raporti vjetor narrativ viti 2019 - ywca albania
Post on 16-Oct-2021
5 Views
Preview:
TRANSCRIPT
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
1
YWCA 2019
Raporti Vjetor Narrativ
Viti 2019
Zbatuar nga YWCA of Albania
Rr. Him Kolli,
Tirana, Albania
Tel/Fax: 00355 42271642
P.O. Box 2970
E-mail: YWCA@ywca-albania.al
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
2
YWCA 2019
HYRJE
Investimi tek gratë, të rinjtë dhe fëmijët. Përfshirja e të gjitha grave, të rinjve dhe fëmijëve. Pjesë e planit
strategjik të YWCA, kjo thirrje përmbledh mesazhet që YWCA of Albania ka përdorur për të kornizuar
punën dhe përpjekjet e paraqitura në këtë raport vjetor. YWCA of Albania ka si synim fuqizimin dhe
bashkimin e grave dhe vajzave që të përfshihen vullnetarisht në çështje me rëndësi për to, duke
garantuar drejtësi, paqe, shëndet, dinjitet, të drejta, liri dhe përkujdesje ndaj mjedisit.
Viti 2019 shënoi një vit të suksesshëm përsa i përket zbatimit të projekteve dhe inciativave të ndryshme.
YWCA of Albania ka qenë dhe vazhdon të jetë një shtëpi e madhe për të gjitha moshat dhe grupet e
njerëzve, pa përjashtim. Takimet midis anëtarëve dhe vullnetarëve të YWCA, trajnimet profesionale,
punësimi, rritja e ndërgjegjësimit tek të rinjtë mbi shëndetin riprodhues, fushata kundër kancerit të gjirit,
ndërgjegjësimi për barazinë gjinore, prezantimi i teknikave pozitive të disiplinimit, fokusi tek edukimi, si
dhe krijimi i koalicioneve të anti-drogës, kanë qenë aktivitetet kryesore që YWCA ka zhvilluar gjatë kësaj
periudhe.
Ky raport vjetor paraqet impaktin që investimi dhe përfshirja e YWCA ka patur tek gratë, fëmijët dhe të
rinjtë. Duke forcuar kapacitetet dhe duke mundësuar mjetet e duhura për mirëmenaxhimin e punës,
YWCA ka ofruar në mënyrë efektive shërbime dhe programe për komunitetin. Puna e YWCA of Albania
bazohet në vlera specifike, si integriteti, toleranca, respekti dhe gjithëpërfshirja.
Arritjet e përshkruara në këtë periudhë raportimi nuk do të kishin qenë të mundura pa mbështetjen e
vazhdueshme të anëtarëve të bordit, stafit, vullnetarëve, partnerëve dhe donatorëve.
Donika Godaj
Drejtore Ekzekutive
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
3
YWCA 2019
PROGRAMET E YWCA OF ALBANIA
QËLLIMI 1: TË VAZHDOJË TË PROMOVOJË ROLIN E LIDERSHIPIT TË GRAVE SHQIPTARE PËRMES
INFORMIMIT, EDUKIMIT DHE PROGRAMEVE TË TRAJNIMIT
Projekti 1.1: Partneritete me qeverinë lokale për të trajnuar gratë dhe të rinjtë mbi aftësitë e komunikimit
dhe etikën e punës.
YWCA of Albania ka një fokus të veçantë në fuqizimin e grave dhe vajzave. Për këtë arsye, puna e
vazhdueshme në këtë fushë përqëndrohet në rritjen e aftësive të edukimit, aftësive profesionale dhe
ndërgjegjësimit mbi çështjet e shëndetit dhe rolin e rëndësishëm që ata kanë në krijimin e një komuniteti të
fortë.
Gjatë vitit 2019, YWCA në bashkëpunim me Seksionin e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën
Amerikane, implementoi një projekt për fuqizimin e grave dhe vajzave, si një faktor kyç për
transformimin social dhe ekonomik, në Berat dhe Lezhë. Në total u trajnuan 267 gra dhe vajza, 136 në
Berat and 131 në Lezhë.
Pas trajnimeve të suksesshme mbi etikën e punës, komunikimin dhe shërbimin në recepsion, YWCA në
bashkëpunim me përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetëror, regjistruan gratë dhe vajzat e trajnuara në
Zyrën e Punës si kandidate për punësim. Zyra e Punës u informua për vendet e lira të punës në
institucione private ku pas procesit të intervistimit, një pjesë e grave të certifikuara nga YWCA u
punësuan. Feedback-u nga këto zonja ishte shumë pozitiv dhe ato ishin shumë të lumtura me punën e
tyre, pasi punojnë me kohë të plotë, marrin një pagë të kënaqshme, duke përfshirë kontributet, si dhe
kanë lehtësira të tjera, si transporti, etj.
YWCA of Albania do të dëshironte të eksploronte mundësinë e ofrimit të të njëjtit trajnim edhe në qytete
të tjera, si dhe krijimin e një moduli të ri trajnimi të përshtatur me nevojat e një shërbimi të mirë për
klientët në Shqipëri, qoftë në ndërmarrje/zyra publike ose private. YWCA ka si qëllim nxitjen e
vazhdueshme të vetëvlerësimit të grave përmes rritjes së shërbimeve për gratë dhe vajzat dhe zgjerimit
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
4
YWCA 2019
të mundësive për punësimin e tyre, duke synuar kështu zbutjen e varfërisë dhe dhunës në familje në
grupe të margjinalizuara të grave.
Linke me foto nga aktivitetet
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1079222132262262&set=pcb.1079222158928926&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1079330432251432&set=pcb.1079222158928926&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1079332012251274&set=pcb.1079222158928926&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1079221572262318&set=pcb.1079222158928926&type=
3&theater
https://www.facebook.com/AYWCA/videos/pcb.1079222158928926/1079334582251017/?type=3&th
eater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1079332275584581&set=pcb.1079222158928926&type=
3&theater
QËLLIMI 2: TË VAZHDOJË TË MUNDËSOJË INFORMIMIN, EDUKIMIN DHE TRAJNIMIN E GRAVE DHE
VAJZAVE, PËR T’I FUQIZUAR ATO NË ASPEKTIN KULTUROR DHE SOCIAL
Projekti 2.1: Zgjerimi dhe përmirësimi i programit të shërbimit të bibliotekës
Projekti i Bibliotekës lidhet me qëllimet kryesore të YWCA për emancipimin e grave dhe vajzave duke
promovuar pasionin për leximin e librave, si një formë trajnimi për të mundësuar rritje kulturore dhe
sociale, por gjithashtu edhe për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Për shkak të situatës së
vështirë ekonomike në Shqipëri njerëzit lexojnë më pak, kështu që puna jonë synon të përfshijë gra dhe
vajza të të gjitha moshave.
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
5
YWCA 2019
Biblioteka e YWCA përmban libra të kategorive të ndryshme: libra klasikë, libra nga autorë shqiptarë,
libra psikologjikë, filozofikë dhe sociologjikë; libra mjekësorë; libra në gjuhë të huaj, libra historikë, etj.
Një fokus të rëndësishëm në bibliotekën tonë, kanë librat për fëmijë, me tregime dhe përralla, por edhe
me udhëzime për prindërit dhe mësuesit, për rritjen e shëndetshme dhe edukimin. Në bibliotekën tonë,
mund të keni akses tek autorët më të mirë shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht biblioteka ka 3464 libra.
Librat kanë një ndikim të madh në fuqizimin e grave dhe vajzave sepse ndikojnë pozitivisht në aspektin
emocional dhe psikologjik; japin mundësi për të mësuar gjëra të reja, për të eksploruar ide të reja, si dhe
për të zgjeruar njohuritë. Përmes librave, gratë mund të zbulojnë vetveten, sepse çdo libër i mirë hap
dimensione të reja mendimesh për lexuesin.
Projekti i Bibliotekës synon të përmirësojë shëndetin emocional të lexuesve, pasi librat karakterizohen
nga prania e shumë emocioneve. Pra, librat janë pa dyshim një burim i madh motivimi. Gratë mund të
frymëzohen nga to dhe të transformojnë jetën e tyre pozitivisht. Gratë kanë nevojë për akses në libra që
nxisin imagjinatën e tyre dhe u ngjallin interes, në mënyrë që të nxiten që të vazhdojnë të lexojnë përgjatë
gjithë jetës së tyre.
Për këtë arsye, gjatë vitit 2019, YWCA of Albania nisi fushatën intensive në lidhje me rëndësinë e leximit.
Kjo fushatë u zhvillua në mediat sociale dhe ishte shumë e suksesshme. Çdo të hënë YWCA ka zgjedhur
dhe sugjeruar tituj të ndryshëm librash. Gjithashtu shumë lexues kanë kontaktuar YWCA-në për të
sugjeruar libra mbresëlënës e për t'i ndarë me audiencën. YWCA do të vazhdojë të vendosë një fokus të
veçantë në edukimin e grave dhe vajzave, si mënyra kryesore për t'i fuqizuar ato.
Linke me foto nga aktivitetet
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1272555136262293&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1279161748934965&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1285795618271578&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
6
YWCA 2019
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1298838870300586&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
QËLLIMI 3: TË OPEROJË SI NJË NGA ENTITETET MË TË MIRA NË PRAKTIKË NË OFRIMIN E
SHËRBIMEVE TË ARSIMIT CILËSOR PËR FËMIJËT
Projekti 3.1: Qendra Ditore për fëmijët
Puna e përditshme në Qendrën Ditore për Fëmijët ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjithë stafit për
zhvillimin e një pune cilësore me fëmijët dhe prindërit. Një staf i përbërë nga 2 psikologe dhe 2 edukatore
ka ndihmuar në përmbushjen e objektivave për edukimin e fëmijëve në bashkëpunim me prindërit, për të
arritur tregues bashkëkohorë.
Ndihma synon specifikisht:
- Të ndërtohen programe cilësore dhe sipas standarteve, në mënyrë që të arrihet përfshirje sa më e lartë
sociale e fëmijëve
- Të punohet me grupmosha të ndryshme
-Të përmirësohet shëndeti mendor i fëmijëve
-Të rritet mirëqenia psikologjike e fëmijëve
Përmbushja e objektivave të lartpërmendura arrihet nëpërmjet:
- Trajnimeve të zhvilluara nga psikologet e Qendrës
- Konsultimeve javore me edukatoret
- Marrjes së informacionit nga literatura pedagogjike
- Trajnimeve nga psikologet dhe programet e trajtimit për fëmijët
-Ndarjes së përvojës me Qendra Ditore të tjera, publike dhe private
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
7
YWCA 2019
Filozofia e Qendrës Ditore është "Të mësuarit përmes lojës". Pra, fëmijët mësojnë koncepte të reja në
mënyra kreative. Fëmijët janë pjesëmarrës aktivë të procesit të të mësuarit, përmes veprimtarive
praktike dhe argëtuese që edukatoret realizojnë, bazuar në programin e zhvillimit.
Loja u jep fëmijëve mundësinë që të shprehen; të eksplorojnë gjuhën; të eksplorojnë dhe të shprehin
ndjenjat në mënyrë të përshtatshme; të zhvillojnë aftësitë sociale dhe bashkëpunuese, kujdesin,
vlerësimin dhe kontrollin; të ushtrojnë zgjedhjet dhe marrjen e vendimeve; të përdorin gjuhën
matematikore dhe të zhvillojnë koncepte matematikore; të zhvillojnë një sërë aftësish motorike dhe të
eksplorojnë një botë fantazie të krijuar prej të tyre.
Për shkak të situatës së shkaktuar nga tërmeti i nëntorit, pranë Qendrës Ditore janë zhvilluar aktivitete të
ndryshme në lidhje me njohjen dhe diskutimin mbi katastrofat natyrore (konkretisht tërmeteve) dhe
mënyrave të përshtatshme të reagimit për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Fëmijët u njohën me tregimin
"Trinka dhe Sam". Historia u ndërtua për të ndihmuar fëmijët e vegjël që të fillojnë të flasin për ndjenjat
dhe shqetësimet që mund të përjetojnë pas një tërmeti. Gjithashtu, përmes një sinjali alarmi, fëmijët u
udhëzuan se si të veprojnë për të mbrojtur veten nga tërmeti, duke qëndruar në një vend të sigurt, duke
mbrojtur kokën dhe duke mos vrapuar.
Në Qendrën Ditore ne kemi aplikuar terapinë e artit dhe lojës. Fëmijët kanë një tërheqje të natyrshme nga
arti dhe vizatimi dhe kjo u siguron atyre një mënyrë komunikimi alternative, më spontane.
Terapia e artit dhe lojës ndihmon fëmijët të ulin nivelin e stresit, të rrisin të shprehurin dhe
vetëvlerësimin, të përmirësojnë aftësitë ndërpersonale, të zhvillojnë vetëndërgjegjësimin dhe të
menaxhojnë sjelljen.
Gjatë vitit 2019, përveç ushtrimeve fizike, fëmijët janë angazhuar në terapinë e muzikës dhe yoga-s.
Përfitimet nga terapia e muzikës dhe yoga-s lidhen me qetësinë, ekuilibrin, fleksibilitetin, fokusin, paqen,
mirësinë, shëndetin dhe mirëqenien.
Qendra Ditore pranë YWCA ka si fokus primar mirëqenien e fëmijëve. Ne jemi të angazhuar për të ofruar
praktikat më të mira të edukimit dhe mësimit për fëmijët, përmes programeve cilësore, mjedisit të
përshtatshëm dhe mbështetjes socio-emocionale.
Linke me foto nga aktivitetet
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
8
YWCA 2019
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1309413502576456&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1299921823525624&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1280839985433808&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1231709260346881&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
Projekti 3.2: “Shkolla ime është një vend i sigurt”
Projekti "Shkolla ime është një vend i sigurt" nisi të zbatohej në 2019, nga YWCA of Albania, me
mbështetjen e UNICEF Albania dhe në bashkëpunim me MASR. Projekti u aplikua në 20 shkolla në 4
qytete të ndryshme të Shqipërisë (Lezhë, Tiranë, Korçë dhe Berat).
Projekti bazohet në aplikimin e ndërhyrjeve për sjelljet pozitive (NSP) si një sistem praktik që sjell rritje
të klimës pozitive në shkollë, duke krijuar strategji për sjellje pozitive, si dhe ndërton një sistem ku të
mësuarit është më i lehtë, më inkurajues dhe shumë më i suksesshëm. Qasja kryesore e projektit bazohet
në zëvendësimin e teknikave ndëshkuese të disiplinimit me metoda të reja pozitive.
Ndërhyrja e quajtur "Shkolla ime është një vend i sigurt" bazohet në tre elementë kryesorë: I sigurt, I
respektueshëm dhe I përgjegjshëm (3I). Projekti përqendrohet në parandalimin e sjelljeve të
papërshtatshme dhe ka një qasje pozitive aplikimi. Qëllimet kryesore të projektit janë: të zhvillojë një
kulturë pozitive në shkolla që promovon mësimdhënien frymëzuese dhe të angazhuar, të zvogëlojë dhe
eliminojë format ndëshkuese të disiplinimit, për t'u dhënë mundësi nxënësve të kuptojnë dhe të hartojnë
rregulla pozitive, të vendosë bashkëpunimin prind-shkollë-komunitet për vazhdimësinë e sjelljeve
pozitive dhe të inkurajojë mësuesit të përdorin teknika pozitive për menaxhimin e klasës dhe shkollës.
Gjatë realizimit të projektit janë zhvilluar aktivitetet e mëposhtme:
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
9
YWCA 2019
Prezantimi i strategjisë. Në 4 qytetet e përfshira në projekt janë zhvilluar takime me drejtuesit dhe
mësuesit. Gjatë këtyre takimeve u prezantua ndërhyrja që do të zbatohej nga YWCA, me
mbështetjen e UNICEF dhe në bashkëpunim dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe u
konsoliduan strukturat për bashkëpunimin e mëtejshëm.
Krijimi dhe shpërndarja e kontratave simbolike. YWCA ka dizenjuar kontrata simbolike për
nxënësit, prindërit dhe mësuesit. Në total, janë shpërndarë rreth 20,000 kontrata simbolike, të
hartuara dhe të shprehura në gjuhë pozitive. Gjithashtu, kontratat ishin hartuar në vetën e parë
për të rritur ndërgjegjësimin dhe sensin e përgjegjësisë.
Trajnime me qeverinë e nxënësve. Trajnimet kanë pasur si qëllim njohjen e nxënësve me NSP
(Ndërhyrjet për Sjelljet Pozitive) dhe 3I-të (I Sigurtë, I Respektueshëm, I Përgjegjshëm), mënyrën
e hartimit të rregullave sipas 3I-ve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për shfaqjen e sjelljeve pozitive si
në shtëpi, ashtu edhe në shkollë.
Trajnimet e nxënësve nga qeveria e nxënësve. Tek të 4 qytetet e përfshira në projekt (Tiranë,
Korçë, Lezhë dhe Berat) qeveria e nxënësve ka zhvilluar trajnime me bashkëmoshatarët rreth
rëndësisë së sjelljeve të përshtatshme dhe aplikimit të teknikave pozitive. Qeveria e nxënësve, si
një strukturë e rëndësishme dhe përfaqësuese luan një rol primar në çështje të ndryshme të
shkollës, në adresimin e problemeve dhe mundësimin e strategjive për të përmirësuar jetën
akademike. Gjatë këtyre aktiviteteve senatorët kanë pasur rol aktiv dhe kanë ndarë me nxënësit e
tjerë përvojën e mësuar gjatë trajnimeve të zhvilluara nga YWCA mbi sjelljet pozitive.
Trajnime me mësuesit. Tek të 20 shkollat ku është aplikuar projekti ``Shkolla ime është një vend i
sigurt`` janë zhvilluar trajnime me mësuesit, pjesë e rrjeteve profesionale. Trajnimet kanë pasur
në fokus njohjen e mësuesve me përdorimin e formave për vlerësimin e klimës në shkollë.
Botimi i manualit ``Ndërhyrjet për Sjelljet Pozitive. Udhëzues për prindërit dhe nxënësit``.
Audienca kryesore të cilës ky manual i drejtohet janë nxënësit, prindërit, mësuesit dhe shkollat.
Udhëzuesi karakterizohet nga prakticiteti, thjeshtësia në të kuptuar dhe shpjegimi i situatave
konkrete ku janë përdorur sjelljet pozitive.
http://site3i.mabelmarketing.com/wp-content/uploads/2019/12/Nd%C3%ABrhyrje-
p%C3%ABr-sjellje-pozitive-Udh%C3%ABzues-p%C3%ABr-prind%C3%ABrit-dhe-
nx%C3%ABn%C3%ABsit-1.pdf
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
10
YWCA 2019
Botimi i broshurës për prindërimin pozitiv. YWCA of Albania ka hartuar një broshurë që fokusohet
tek rëndësia e prindërimit pozitiv dhe efektet negative të disiplinës së dhunshme. Materiali
paraqet parimet e sjelljeve pozitive dhe shpjegon rëndësinë e zbatimit të NSP dhe 3I-ve në shtëpi,
nëpërmjet modelimit dhe brendësimit të sjelljeve pozitive. Broshura synon të rrisë
ndërgjegjësimin rreth pasojave të padëshiruara të teknikave ndëshkuese, si dhe të orientojë
prindërit drejt praktikave pozitive të edukimit.
http://site3i.mabelmarketing.com/wp-content/uploads/2020/02/Broshura-Prinderimi-Pozitiv-
2.pdf
Trajnime me prindërit. Prindërit janë pjesë e rëndësishme e projektit ``Shkolla ime është një vend
i sigurt`` për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e sjelljeve pozitive. Ndërhyrja i konsideron
prindërit si një faktor të rëndësishëm në angazhimin e nxënësve drejt sjelljeve pozitive, nëpërmjet
mbështetjes, inkurajimit, krijimit të modeleve pozitive dhe ndërgjegjësimit për efektet negative të
disiplinës së dhunshme. Për këtë aryse, me prindërit janë zhvilluar trajnime rreth teknikave dhe
prindërimit pozitiv.
Krijimi i website 3i.al. YWCA ka krijuar website 3i.al që ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të një
publiku sa më të gjerë për rëndësinë e sjelljeve pozitive, si në shtëpi dhe në shkollë dhe të
shërbejë si mjet informimi për NSP dhe 3I-të, duke pasqyruar vazhdimisht aktivitetet dhe punën e
realizuar për projektin. Rubrikat kryesore të web-it iu dedikohen nxënësve, mësuesve, prindërve
dhe shkollave.
http://3i.al/
Rishikimi dhe ribotimi i udhëzuesit për mësuesit. YWCA of Albania rishikuar dhe ribotuar
``Ndërhyrjet për sjelljet pozitive``, dizenjuar për mësuesit me qëllim orientimin drejt teknikave
pozitive. Ky udhëzues është një material i rëndësishëm që i ndihmon shkollat 9-vjeçare të njihen
më me detaje me metodologjinë e disiplinës pozitive dhe të praktikojnë e promovojnë përdorimin
e sjelljeve të përshtatshme në shkollë.
https://www.unicef.org/albania/sites/unicef.org.albania/files/2019-
09/%28PE%20BOTIM%29%20Manuali_Dhunes_UNICEF_final.pdf
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
11
YWCA 2019
Qasja e projektit ka rezultuar shumë e suksesshme dhe e nevojshme. ``Shkolla ime është një vend i
sigurt`` do të vazhdojnë zbatimin edhe përgjatë vitit 2020, me aktivitete të ndryshme që do të shërbejnë
në përmirësimin e klimës pozitive në shkollë, shtëpi dhe komunitet bazuar tek 3I-të.
Linke me foto nga aktivitetet
https://ww.facebook.com/photo.php?fbid=1132789850238823&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1166763693508105&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1164064120444729&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
http://3i.al/news/takim-me-perfaqesues-te-shkollave-9-vjecare-te-YWCA-ne-bashkepunim-me-unicef/
http://3i.al/news/vizita-ne-shkollen-ardian-klosi/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1295056960678777&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
QËLLIMI 4: PROGRAMET EDUKATIVE TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE - TË RRISË
NDËRGJEGJËSIMIN MBI SHËNDETIN RIPRODHUES DHE KANCERIN E GJIRIT
Projekti 4.1: Fushata për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit
Një kauzë shumë e rëndësishme e punës së YWCA lidhet me fushatën për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të
gjirit. Deri më tani, puna ka qenë efektive, por numri i shtuar i grave të diagnostikuara çdo vit është një
tregues i rëndësishëm për të kuptuar që iniciativat duhet të vazhdojnë dhe duhet të zgjerohet gama e
shërbimeve. YWCA of Albania ka një përvojë 11 vjeçare në këtë fushë. Objektivat fillestare lidheshin me
ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Objektivat e kauzës
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
12
YWCA 2019
së Fjongos Rozë vazhdojnë përgjatë gjithë vitit në Tiranë dhe qytete të tjera apo zona rurale. Në muajin
tetor ka një numër më të madh aktivitetesh sepse konsiderohet si muaji ndërkombëtar i betejës kundër
kancerit të gjirit.
Viti 2019 shënoi vitin e 11-të të punës së YWCA për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit. YWCA of
Albania me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Abi Bank, Hoffmann - La Roche LTD,
Bashkinë e Tiranës, Credins Bank, Spitalin Hygeia, UNFPA, Agna Group, Sophie Caffé, People Bar
Bistro, Telekom Albania dhe BAYER zhvilluan Fushatën e Fjongos Rozë e cila përfshinte aktivitetet e
mëposhtme.
Video mesazh nga Ambasadorja e Fushatës, Znj. Ermonela Jaho. Video mesazhi lidhej me
ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe zbulimin e hershëm përmes ekzaminimeve, për çdo grua
dhe vajzë. Ai u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale dhe kanaleve të tjera të medias, gjatë gjithë
muajit.
Postera për fushatën kundër kancerit të gjirit të vitit 2019. Këto postera janë shpërndarë çdo
ditë nëpër të gjitha rrjetet sociale. Formati elektronik i posterave është vendosur gjithashtu në
ekranet Led në pjesë të ndryshme të qytetit, të tilla si Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe
ekrane të tjetra publike në Tiranë dhe Durrës.
Fushata në rrjetet sociale. Njerëz të ndryshëm kanë shpërndarë video mesazhe dhe fotografi për
kauzën tonë në rrjetet sociale të YWCA. YWCA gjithashtu i ka shpërndarë ato gjatë gjithë kohës në
profilet e saj.
Shpërndarja e broshurave me informacion për pacientet me kancer në gji (duke u fokusuar në
periudhën e trajtimit me kimio-terapi, shëndetin, kujdesin mendor dhe dietën ushqimore, etj.), në
spitalin publik. YWCA ka organizuar një takim me stafin e spitalit për të ndihmuar në procesin e
shpërndarjes së broshurave tek pacientet me kancer në gji dhe anëtarët e familjeve të tyre.
YWCA ka përdorur rrjetet e Sophie Caffé në Tiranë për të informuar dhe rritur ndërgjegjësimin
mbi Kauzën e Fjongos Rozë. Anëtarët e stafit të Sophie Caffé kanë ndihmuar në shpërndarjen e
informacionit tek klientët e tyre, në lidhje me fushatën për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit
dhe aktivitetet e saj.
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
13
YWCA 2019
Ecja ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit në Tiranë u zhvillua në datën 8 tetor 2019, ku njerëzit
u takuan në sheshin përpara Pallatit të Kongreseve dhe më pas ecën në mënyrë simbolike përgjatë
segmentit të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, drejt skenës që u ngrit pranë monumentit të
Skënderbeut. Në skenën e ngritur, përmes një video projektori, eventi filloi me mesazhin
përshëndetës të Ermonela Jahos. Ceremonia u përqëndrua në ndarjen e çmimeve "Vullnetar i
Fjongos Rozë", për të treguar mirënjohje për kontributin e disa prej vullnetareve ndër vite. Pas
fjalimeve, çmimet u dhanë nga personalitete të ndryshme, si Ministrja e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale Ogerta Manistirliu, Ambasadori i BE Luigi Soreca, Koordinatori i Përhershëm
i Kombeve të Bashkuara, Brian J. Williams, Zëvendës/Kryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa
Ruseti dhe i Ngarkuari me Punë, Leyla Moses-Ones, nga Ambasada e SHBA. Eventi vazhdoi me
fjalimin e Drejtoreshës Ekzekutive të YWCA of Albania, Znj. Donika Godaj, e cila prezantoi
elementët e fushatës, foli për rëndësinë e kauzës së fjongos rozë për YWCA of Albania dhe
falënderoi të gjithë partnerët mbështetës.
Shpërndarja e 100 kuponave për mamografinë falas. YWCA, në bashkëpunim me Spitalin
Hygeia, i ka shpërndarë këto kupona tek shumë gra jo vetëm në qytetin e Tiranës, por edhe në
qytete të tjera të Shqipërisë.
Aktivitete në Tiranë. Info points janë vendosur në disa zona, në bashkëpunim me Bashkinë e
Tiranës. Këto hapësira kanë shërbyer si qendra informimi, ku vullnetaret e YWCA, së bashku me
stafin tonë kanë ndarë informacione të rëndësishme dhe u kanë shpërndarë qytetarëve
fletëpalosje me informacione në lidhje me kancerin e gjirit, shenjat dhe simptomat e tij, përgjatë
gjithë muajit tetor.
Konferenca në Fakultetin e Shkencave Sociale. Në bashkëpunim Fakultetin e Shkencave Sociale,
Universiteti i Tiranës, YWCA ka organizuar një konferencë shkencore, të quajtur “Rëndësia e
trajtimit psikologjik për gratë dhe vajzat e diagnostikuara me kancerin e gjirit”.
Koncerti i Ermonela Jahos për Kauzën tonë Fjongo Rozë. Koncerti i bamirësisë u zhvillua në
datën 22 tetor, në Qendrën Kulturore të Kishës Ortodokse. Ermonela Jaho, ambasadorja e YWCA,
së bashku me Vikena Kamenicën, Elda Laron, Pantesilena Jahon dhe Enada Hoxhën ofruan një
performancë të jashtëzakonshme për publikun në sallë. Të gjitha fitimet (21,359 €) nga ky koncert
shkojnë për kauzën e YWCA. YWCA planifikon të hapë një qendër për gratë dhe vajzat e
diagnostikuara me kancer në gji, për t'u dhënë atyre dhe familjeve të tyre mbështetje psikologjike,
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
14
YWCA 2019
sociale dhe ligjore gjatë kësaj periudhe të vështirë. Koncerti kishte një mbulim të gjerë mediatik
dhe u transmetua më 1 janar në TV Klan.
Një dokumentar i shkurtër i tre vajzave, nënat e të cilave janë diagnostikuar me kancer në gji.
Videoja është lancuar gjatë koncertit në mënyrë të ndahen përvojat e ndryshme, të tregohen
efektet e kësaj sëmundje jo vetëm tek pacientja, por edhe tek familjarët e saj, si dhe në mënyrë
indirekte të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me kancerin e gjirit.
YWCA of Albania prezantoi gjetjet dhe rekomandimet e një Studimi mbi Diskriminimin në
Punësimin e Grave me Kancer në Gji gjatë një takimi me gra politikane, ministre, përfaqësues të
këshillit bashkiak, diplomatë të huaj në Shqipëri, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare,
mjekë të Spitalit Onkologjik të Tiranës, paciente me kancer gjiri, përfaqësues të OJQ-ve, si dhe
biznese të ndryshme.
Linke me foto nga aktivitetet
http://bordo.al/2019/04/18/zonjat-e-politikes-mblidhen-nga-YWCA-per-punesimin-e-grave-te-
prekura-nga-kanceri-i-gjirit/
https://www.facebook.com/AYWCA/videos/1098190240365451/
https://www.facebook.com/AYWCA/videos/1242121935972280/
https://web.facebook.com/photo.php?fbid=1221291704721970&set=pcb.1221293021388505&type=3
&theater
https://web.facebook.com/photo.php?fbid=1238302799687527&set=a.138821939635624&type=3&the
ater
https://www.youtube.com/ëatch?v=smDpZH2iCdë
https://web.facebook.com/photo.php?fbid=1244770355707438&set=pcb.1244773052373835&type=3
&theater
https://web.facebook.com/photo.php?fbid=1268740253310448&set=pcb.1268746216643185&type=3
&theater
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
15
YWCA 2019
https://web.facebook.com/photo.php?fbid=1255198867997920&set=pcb.1255209727996834&type=3
&theater
https://web.facebook.com/AYWCA/videos/1255929384591535/
Projekti 4.2: Forcimi i Reagimit Kombëtar në adresimin e çështjeve të lidhura me HIV/AIDS dhe SST
Shëndeti i grave, vajzave dhe fëmijëve është një çështje e rëndësishme dhe një objektiv strategjik i punës
së YWCA of Albania. Një komunitet i vetëdijësuar dhe i informuar për ndërhyrjet për shëndetin riprodhues,
seksual dhe HIV/AIDS do të vazhdojë të jetë një qëllim i rëndësishëm i YWCA. Gjatë këtij viti, YWCA ka
zbatuar projektin "Forcimi i Reagimit Kombëtar në adresimin e çështjeve të lidhura me HIV/AIDS dhe SST ".
Kjo nismë u zbatua në bashkëpunim me Partneritetet Lokale nga Shkodra, Vlora, Berati, Elbasani, Lezha
dhe Kukësi.
Bazuar në qëllimin e projektit, janë organizuar një sërë aktivitetesh për të kontribuar dhe influencuar në
politikat e nivelit lokal në lidhje me HIV/AIDS dhe ndërhyrjet përkatëse. Në kuadër të projektit janë
organizuar seminare të vazhdueshme mbi ndërgjegjësimin, informimin, parandalimin e HIV/AIDS dhe
SST të tjera, kryesisht për të rinjtë me specialistë të shëndetit publik, psikologë shkolle dhe mësues
përfaqësues dhe përgjegjës për këtë çështje.
Në Berat, në shkollën e mesme "Babe Dudë Karbunara" u organizua aktiviteti me 37 të rinj (nga të cilët
25 vajza) për të diskutuar rrezikun e HIV/AIDS dhe masat parandaluese. Gjatë trajnimit, nxënësve iu
prezantua informacioni i nevojshëm mbi këto sëmundje nëpërmjet integrimit të të dhënave dhe gjetjeve,
me qëllim realizmin e ndërgjegjësimit në mënyrë sa më konkrete dhe reale.
Në Kukës u organizua një takim interaktiv me rreth 23 gjimnazistë nga shkolla "Havzi Nela". Nxënësit
diskutuan për mënyrat e duhura të të sjellurit, me qëllim parandalimin e infektimit nga këto sëmundje të
rrezikshme.
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
16
YWCA 2019
Në Vlorë janë zhvilluar sesione informimi dhe ndërgjegjësimi me 29 nxënës, 15 vajza dhe 14 djem. Të
rinjtë u njohën me aspektet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe se si ata mund të kenë aktivitet të
shëndetshëm seksual për të qenë të mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Përfaqësuesit e partneriteteve lokale në qytetin e Lezhës organizuan një aktivitet mbi HIV/AIDS dhe SST,
me 30 nxënës nga shkolla “Gjergj Fishta”, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Rajonale të
Shëndetësisë, Bashkinë, etj. Gjatë trajnimit, u diskutuan çështje të ndryshme rreth adoleshencës,
veçanërisht për marrëdhëniet e shëndetshme dhe shëndetin riprodhues – me qëllim marrjen e
informacioneve të nevojshme për menaxhimin e sjelljeve në raporte.
Në kuadrin e Partneriteteve Lokale kundër HIV/AIDS në Elbasan, YWCA zhvilloi një aktivitet
sensibilizues dhe informues për parandalimin e HIV/AIDS. Gjatë takimit, nxënësit të ndarë në grupe
përgatitën dhe ndanë mesazhe informimi mbi edukimin e të rinjve për virusin HIV dhe parandalimin e tij.
Partneriteti Lokal në Bashkinë e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Rajonale të
Arsimit dhe Drejtorinë Rajonale të Shëndetit, etj organizuan një aktivitet me 20 të rinj. Aktivitetet e
realizuara kanë qenë një mundësi për të rritur vëmendjen dhe ndërgjegjësimin, për të inkurajuar
parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV/AIDS, përhapjen e informacionit në lidhje me situatën e
kësaj çështje dhe demonstrimin e solidaritetit ndërkombëtar në përballimin e saj.
Linke me foto nga aktivitetet
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1149302241920917&set=pcb.1149303175254157&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1149301958587612&set=pcb.1149303175254157&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1149302325254242&set=pcb.1149303175254157&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1144123122438829&set=pcb.1144124482438693&type=
3&theater
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
17
YWCA 2019
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1164674950383646&set=pcb.1164675523716922&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1164675020383639&set=pcb.1164675523716922&type=
3&theater
QËLLIMI 5: FUQIZIMI I KOMUNITETEVE RURALE PËR TË NDËRTUAR PARTNERITETE TË
VLEFSHME ME QEVERITË LOKALE RURALE PËR TË SIGURUAR MIRËQEVERISJEN".
Projekti 5.1: Forcimi i komuniteteve rurale për të ndërtuar partneritete aktive dhe të vlefshme me qeveritë
lokale rurale për të siguruar mirëqeverisjen
YWCA of Albania ka zbatuar projektin "Forcimi i komuniteteve rurale për të ndërtuar partneritete aktive
dhe të vlefshme me qeveritë lokale rurale për të siguruar mirëqeverisjen". Kjo iniciativë u zhvillua me
mbështetjen e USAID dhe ka mbuluar zonën e Otllak, Roshnik (Berat), Bradashesh dhe Gjinar (Elbasan).
Qëllimi kryesor i kësaj ndërhyrjeje ishte të mundësonte qeverisje të mirë dhe pjesëmarrëse në zonat
rurale, si dhe të ndërtojë dhe të forcojë shoqëritë civile rurale si partnerë të vlefshëm në konsolidimin e
demokracisë me një fokus të veçantë tek të drejtat gjinore dhe të veçanta të komunitetit.
Pjesë të takimeve ishin përfaqësues të kryetarëve të fshatrave; përfaqësues të shërbimeve shëndetësore
të zonës; mësues nga shkollat fillore dhe të mesme; nxënës nga shkollat e mesme; përfaqësues të njësive
administrative (mini-komunave) në zonat e zgjedhura etj.
Fillimisht projekti u përqendrua në krijimin e partneriteteve lokale. Procesi ndoqi hapat: informimi dhe
ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e ekzistencës së një mekanizmi të tillë; vlerësimi i pikave të forta dhe të
dobëta brenda komuniteteve; zhvillimi i statutit të partneriteteve, përzgjedhja, përfaqësuesit dhe
veprimet e para nëkrijimin e partneriteteve. Me qëllim promovimin e Partneriteteve Lokale u dizenjuan
dhe prodhuan fletëpalosje, postera dhe roll-up për secilën zonë specifike. Ato përmbajnë informacion mbi
iniciativën, aktorët e përfshirë, aktivitetet kryesore si dhe përmendin të drejtat kryesore të qytetarëve.
Këto materiale do të përdoren në aktivitetet e ardhshme që do të zhvillohen nga këto struktura lokale.
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
18
YWCA 2019
Lidhur me projektin, në secilën zonë YWCA ka zhvilluar trajnime të ndryshme me një konstrukt logjik të
qëllimeve kryesore për të forcuar komunitetin rural dhe për të rritur partneritetet me qeverisjen lokale
rurale. Sesionet e trajnimit kishin tema të ndryshme, si: Puna në Ekip - Elementet Themelore dhe
Faktorët Kryesorë të Rezultateve të Matshme dhe Efektive; Lidershipi - koncepti dhe praktika; Konflikti –
burim rritjeje; Elementet e komunikimit, Analizat e Detajuara dhe Vlerësimi i thelluar i problemeve në
secilin komunitet.
Pas sesioneve të trajnimit, YWCA ka organizuar dy tryeza të rrumbullakëta për të prezantuar
partneritetet e reja lokale të krijuara në nivel qendror bashkiak dhe katër takime për të zhvilluar
strukturat e brendshme dhe Planet e Punës së Rrjeteve të Partneritetit Rural. Edhe pse, katër
komunitetet e ndryshme rurale janë trajnuar dhe kanë punuar individualisht, fokusi dhe qëllimi i YWCA
ka qenë që pas përfundimit të trajnimit dhe/ose sesioneve të punës, këto katër komunitete të takohen së
bashku për të ndarë përvojat e tyre, sfidat, sukseset gjatë kësaj iniciative dhe për të ndërtuar
marrëdhëniet e punës që do t’u shërbenin atyre në të ardhmen. Ky forum ka qenë një mënyrë efektive për
secilin Partneritet për të prezantuar punën e vet, sfidat dhe suksesin, por gjithashtu, për të plotësuar disa
dokumente themelore për partneritetin.
Qasja që YWCA aplikoi ishte një proces gjithëpërfshirës i të gjithë aktorëve në komunitet, duke u
përqëndruar në kontributin që secili komunitet do të jepte për të qenë pjesë e zgjidhjes. I gjithë procesi i
ndërtimit së kësaj kërkese zyrtare ka qenë një përvojë e mirë për secilin partneritet.
Linke me foto nga aktivitetet
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1110507489133726&set=pcb.1110513909133084&type=
3&theater
http://elbasaninews.al/elbasan-ndermjet-partneriteteve-rurale-shkembim-
pervojash/?fbclid=IwAR0YGykzrVRHsXx9jFTm0Ëb91t9rDM_e8bjYX9ky42rIa4A7O4BqdjtgEg8
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1110508129133662&set=pcb.1110513909133084&type=
3&theater
https://ww.facebook.com/photo.php?fbid=1110508665800275&set=pcb.1110513909133084&type=3&
theater
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
19
YWCA 2019
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1062079933976482&set=pcb.1062083880642754&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1062079983976477&set=pcb.1062083880642754&type=
3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1062080053976470&set=pcb.1062083880642754&type=
3&theater
Projekti 5.2: Koalicionet e Amerikës për Anti-Drogën në Komunitet
Në vitin 2019, YWCA në bashkëpunim me CADCA ka zbatuar një strategji parandaluese kundër përdorimit
të alkoolit dhe drogës. Puna në këtë projekt pasqyron misionin e tij të brendshëm: të krijojë komunitete të
sigurta, të shëndetshme dhe pa substanca.
Nisma u zbatua në dy qytete: Tiranë dhe Shkodër. Qasja e projektit bazohej në krijimin e koalicioneve.
YWCA dhe CADCA kanë punuar për të forcuar kapacitetin e koalicioneve të komunitetit duke ofruar
ndihmë teknike dhe trajnim, edukim dhe advokim mbi politikat publike, strategji mediatike specifike të
koalicionit dhe situata të veçanta.
Koalicionet janë marrëveshje formale për bashkëpunim midis grupeve ose sektorëve të një komuniteti,
në të cilat secili grup ruan identitetin e tij, por të gjithë bien dakord të punojnë së bashku për qëllimin e
përbashkët për komunitete të sigurta, të shëndetshme dhe pa substanca. Koalicionet në Tiranë dhe
Shkodër përfshijnë: të rinj, mësues, prindër, biznese, media, shkolla, agjenci shtetërore, përfaqësues të
feve të ndryshme, grupe civile dhe vullnetare, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe organizata të
tjera të përfshira në reduktimin e abuzimit me substancat.
Për të ndërtuar koalicione me bazë komunitetin, janë zhvilluar trajnime të ndryshme në dy qytetet e
zgjedhura. Gjatë këtyre trajnimeve, janë diskutuar tema të ndryshme bazuar në studimet e fundit, si dhe
modulet që lidhen me komunitetin e shëndetshëm. Konkretisht temat e takiemve ishin:
-Përshkrimi i strategjisë së parandalimit dhe ndërtimi i koalicioneve
-Analiza e komunitetit dhe problematikave
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
20
YWCA 2019
-Modelet logjike
-Kapaciteti i koalicioneve
-Strategjitë gjithëpërfshirëse
-Plani strategjik i veprimit
-Vlerësimi
-Qëndrueshmëria e koalicioneve
-Mbledhja e të dhënave
Një fazë e rëndësishme ishte gjithashtu përzgjedhja e emrave të koalicioneve, përkatësisht: CADA për
Tiranën dhe DMA (Dua, Mund, Arrij) për Shkodrën. Për të rritur vizibilitetin e koalicioneve u dizenjuan
objekte të personalizuara me logot e koalicioneve (stilolapsa, bluza). Për të rritur ndërgjegjësimin në
komunitet u dizenjuan broshura me informacion dhe kontakte për të qenë pjesë e koalicioneve.
Lidhur me vlerësimin e situatës aktuale të komunitetit në secilën zonë, u zhvilluan dy sondazhe përmes
pyetësorëve që anëtarët e koalicioneve ua shpërndarë prindërve, mësuesve dhe nxënësve. Bazuar tek
gjetjet, ishte shumë e lehtë për të blerë alkool dhe substanca të ndryshme narkotike. Gjithashtu, vendet
ku alkooli dhe substancat mund të gjenden ishin restorantet dhe baret. Të dhënat treguan se zonat e
nxehta për konsumimin e alkoolit dhe drogës ishin baret, pub-et, parqet dhe shtëpia. Gjetjet nga sondazhi
e bënë më të lehtë gjetjen e mënyrave të ndërhyrjes dhe rekomandimeve të mëtejshme.
Linke me foto nga aktivitetet
https://ww.facebook.com/photo.php?fbid=1159761634208311&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1159762584208216&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1120401291477679&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
21
YWCA 2019
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1079344172250058&set=pb.100005234554979.-
2207520000..&type=3&theater
Rezultate
- Gjatë vitit 2019, është rritur numri i studentëve dhe grave vullnetare pranë YWCA
- YWCA është një organizatë e njohur për ofrimin e shërbimeve cilësore, si kujdesi ditor,
këshillimi dhe trajnimet profesionale
- YWCA ka fuqizuar gratë dhe vajzat si një faktor kyç në transformimin social dhe ekonomik
përmes sesioneve të edukimit dhe trajnimit
- Numri i grave të punësuara përmes nismave tona është konstant
- Të rinjtë dhe gratë janë fuqizuar përmes aksesit në Bibliotekën e YWCA
- YWCA ka ofruar praktikat më të mira të edukimit dhe mësimit për fëmijët, përmes
programeve cilësore, mjedisit të rehatshëm dhe mbështetjes socio-emocionale
- Ka krijuar një mjedis të sigurt, të përgjegjshëm dhe të respektueshëm, përmes aplikimit të
teknikave pozitive të bazuara në 3I
- Ka rritur ndërgjegjësimin për prindërimin pozitiv
- Ka rritur bashkëpunimin dhe angazhimin midis shkollave, mësuesve, nxënësve dhe
prindërve
- Ka patur një planifikim të mirë të aktiviteteve, transparencë, bashkëpunim midis stafit,
bordit dhe anëtarëve
- Ka zgjeruar punën në zona të reja
- YWCA ka rritur të ardhurat e saj nëpërmjet shërbimeve që ofron
- YWCA është një faktor i rëndësishëm në luftën luftën kundër kancerit të gjirit, për
parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm. Në këtë kauzë ka një numër të madh të
organizatave, bizneseve dhe institucioneve që na bashkohen
- YWCA e konsideron një çështje të rëndësishme dhe objektiv strategjik të punës fokusimin tek
shëndeti i grave, vajzave dhe fëmijëve
RAPORTI VJETOR I PROGRESIT
22
YWCA 2019
- YWCA ka rritur ndërgjegjësimin e komunitetit dhe të rinjve për ndërhyrjet e nevojshme në
lidhje me shëndetin seksual, riprodhues dhe HIV/AIDS
- YWCA ka fuqizuar dhe konsoliduar shoqërinë civile rurale në krijimin e partneriteteve aktive
dhe të vlefshme
- YWCA ka krijuar koalicionet me bazë komunitetin në qytetin e Tiranës dhe Shkodrës
- YWCA ka shërbyer për rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e abuzimit me drogën dhe
alkoolin
- YWCA ka partneritete të konsoliduara me Qeveritë Lokale dhe OJF-të në shumë zona, dhe më
shumë vizibilitet tek donatorët në Shqipëri
top related