ligji per proceduren jashtekontestimore maqedoni
Post on 06-Jul-2018
256 Views
Preview:
TRANSCRIPT
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
1/79
LIGJ
PËR PROCEDURËN JASHTËKONTESTIMORE
PJESA E PARË
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë ligj përcaktohen rregullat e procedurës sipas të cilave gjykatat
procedojnë dhe vendosin për gjendjet dhe marrëdhëniet personale, familjare,
pronësore dhe gjendjet e marrëdhëniet e tjera juridike, të përcaktuara me këtë ligj
ose me ligj tjetër.
Neni 2
Procedura jashtëkontestimore ngrihet me propozim nga personi i
autorizuar dhe nga organi i caktuar me këtë ligj ose me ligj tjetër.
Procedurë jashtëkontestimore gjyqi ngre me detyrë zyrtare në rastet kur
kjo është përcaktuar me këtë ligj ose me ligj tjetër.
Neni 3
Pjesëmarrës në procedurë jashtëkontestimore është personi për të cilin
në mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë vendimi i gjykatës, i cili interesin e vet juridik
e realizon përmes kërkesës që gjykata të marrë vendim, si dhe person përkatësisht
organ, e drejta e të cilit në pjesëmarrje është e përcaktuar me ligj.
Propozues sipas këtij ligji është person, përkatësisht organ me
propozimin e të cilit është ngritur procedura, ndërsa kundërshtar i propozuesitështë personi ndaj të cilit realizohet e drejta ose interesi juridik i propozuesit .
Cilësinë e pjesëmarrësit në procedurë me veprim juridik në punën e
caktuar juridike, gjyqi me përjashtim mund t’ua pranojë edhe atyre formave të
shoqërimit, të cilat nuk e kanë cilësinë e personit juridik, dhe për të cilat me
dispozita të veçanta nuk është e përcaktuar se mund të jenë pjesëmarrës në
procedurën jashtëkontestimore, nëse i plotësojnë kushtet për pranimin e cilësisë së
palës me vendimin e gjyqit, sipas dispozitave të Ligjit për procedurën kontestimore,
dhe nëse lënda e punës jashtëkontestimore drejtpërdrejt ka të bëjë me ata. Pjesëmarrësit në procedurë, veprimet i ndërmarrin personalisht ose
përmes të autorizuarit, në pajtim me Ligjin për procedurën kontestimore.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
2/79
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
3/79
3
Neni 7
Gjyqi mund të lejojë që pjesëmarrësi i cili nuk ka aftësi për punë, përveçveprimeve për të cilat është i autorizuar me ligj, për realizimin e të drejtave dhe
interesave juridike të veta, t’i ndërmarrë edhe veprimet e tjera në procedurë, nëse
konsideron se është në gjendje që t’i kuptojë rëndësinë dhe pasojat juridike të
atyre veprimeve.
Neni 8
Në punët jashtëkontestimore që kanë të bëjnë me rregullimin e
gjendjeve personale të pjesëmarrësit (gjendjet statusore), si dhe në punët e tjera
jashtëkontestimore, që kanë të bëjnë me të drejtat dhe interesat juridike me të cilat
pjesëmarrësit nuk mund të disponojnë, ata në procedurën para gjyqit nuk mund të
heqin dorë nga kërkesa e vet, nuk mund ta pranojnë kërkesën e kundërshtarit, as
të lidhin barazim gjyqësor.
Në procedurën nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata mund të konfirmojë
edhe fakte që pjesëmarrësit nuk i kanë ditur, si dhe fakte të cilat ndërmjet
pjesëmarrësve nuk janë kontestuese, nëse ato janë me rëndësi për marrjen e
vendimit.
Neni 9
Propozimet dhe deklaratat në procedurën jashtëkontestimore, jepen me
shkrim ose me gojë në procesverbal para gjykatës.
Gjyqi do t’i marrë parasysh dhe do t’i vlerësojë propozimet me shkrim
dhe me gojë të dhëna nga të gjithë personat e interesuar.
Gjyqi mund ta dëgjojë pjesëmarrësin në procedurë. Dëgjimi mund tëbëhet edhe në mungesë të pjesëmarrësve të tjerë.
Neni 10
Në procedurë jashtëkontestimore, gjyqi merr vendim pas seancës së
mbajtur në rastet kur kjo është e përcaktuar me ligj, ose kur vlerëson se mbajtja e
seancës është e nevojshme për zgjidhjen e punëve me rregull.
Seanca do të mbahet edhe kur pjesëmarrësit e veçantë, edhe pse të
thirrur me rregull, nuk janë të pranishëm, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuarndryshe.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
4/79
4
Neni 11
Në procedurën për rregullimin e marrëdhënieve dhe gjendjevepersonale dhe familjare, publiku përjashtohet.
Neni 12
Propozimi për ngritjen e procedurës jashtëkontestimore mund të tërhiqet
deri në marrjen e vendimit të shkallës së parë. Propozimi i paraqitur nga më tepër
persona, mund të tërhiqet nëse ekziston pajtimi i tyre, nëse me këtë ligj dhe me ligj
tjetër nuk është përcaktuar ndryshe.
Propozimi mund të tërhiqet edhe më vonë, derisa vendimi nuk është
bërë i plotfuqishëm, nëse me këtë nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë
për të cilët ka të bëjë vendimi, ose nëse pjesëmarrësit e tjerë për këtë pajtohen.
Nëse propozimi është tërhequr pas plotfuqishmërisë së vendimit të
shkallës së parë, gjyqi i shkallës së parë do ta tërheqë vendimin.
Do të konsiderohet se propozimi është tërhequr, kur propozuesi nuk
vjen në seancë, ose nuk do të paraqitet në thirrjen e gjyqit edhe pse është thirrur
me rregull, ndërsa nuk ekzistojnë rrethana të njohura të përgjithshme, që e kanë
penguar që të vijë në gjyq. Shkaqet e arsyeshme për mungesën, gjyqi mund t’ipranojë edhe pa u deklaruar për këtë pjesëmarrësit e tjerë, derisa nuk u dërgon
njoftim për tërheqjen e propozimit.
Në rastet nga paragrafët 1 dhe 4 nga ky nen, pjesëmarrësit e tjerë të
cilët sipas ligjit janë të autorizuar që ta ngritin procedurën, mund të propozojnë që
procedura të vazhdojë. Propozimi për vazhdimin e procedurës, mund të paraqitet
në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të njoftimit për tërheqjen e propozimit.
Neni 13
Për procedim dhe vendimmarrje në procedurën jashtëkontestimore,
kompetente janë gjyqet themelore.
Në procedurën jashtëkontestimore procedon gjykatësi individual, nëse
me këtë ligj dhe me ligj tjetër nuk është rregulluar ndryshe.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
5/79
5
Neni 14
Nëse me këtë ligj dhe me ligj tjetër nuk është rregulluar ndryshe, përzgjidhjen e procedurës jashtëkontestimore kompetent vendor është gjykata në
rajonin e të cilit propozuesi e ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
Neni 15
Gjatë procedurës jashtëkontestimore, gjyqi me detyrë zyrtare kujdeset
për kompetencën e vet.
Neni 16
Nëse gjyqi konfirmon se procedura duhet të zbatohet sipas rregullave të
procedurës kontestimore, deri në marrjen e vendimit për punën kryesore,
procedurën jashtëkontestimore do ta ndërpresë me aktvendim.
Pas plotfuqishmërisë së aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni,
procedura do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës kontestimore para gjyqit
kompetent.
Veprimet e ndërmarra nga gjyqi jashtëkontestimor (inspektimi,ekspertiza, dëgjimi i dëshmitarëve etj.), nuk janë pa vlefshmëri në procedurën
kontestimore. Ato veprime do të përsëriten nëse gjatë ndërmarrjes së tyre është
kryer cenim thelbësor i dispozitave të procedurës kontestimore.
Vendimi i marrë në procedurën jashtëkontestimore, kur procedura është
dashur të zbatohet sipas rregullave të procedurës kontestimore, mund të
kundërshtohet me mjete juridike për shkak të cenimit të procedurës, nëse gjatë
marrjes së vendimit, është kryer ndonjë cenim thelbësor i dispozitave të
procedurës kontestimore.
Neni 17
Në procedurën jashtëkontestimore, gjyqi me detyrë zyrtare mund të
shpallet për jokompetent vendor më së voni në seancën e parë, e nëse seanca
nuk është mbajtur, deri në ndërmarrjen e veprimit të parë që pjesëmarrësi e ka
ndërmarrë pas marrjes së thirrjes nga gjyqi.
Pas plotfuqishmërisë së aktvendimit me të cilin gjyqi është shpallur si
jokompetent vendor, lënda do t’i lëshohet gjyqit kompetent vendor.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
6/79
6
Neni 18
Nëse gjatë procedurës ndryshojnë rrethanat në bazë të të cilave ështëpërcaktuar kompetenca vendore, gjyqi që e udhëheq procedurën lëndën mund t’ia
lëshojë gjyqit që është bërë kompetent vendor, nëse është e qartë se në këtë
mënyrë do të lehtësohet zbatimi i procedurës, ose nëse kjo është në interes të
personave për të cilët gjyqi ka kujdes të veçantë.
Para lëshimit të lëndës gjyqi do të kërkojë mendim nga qendra për punë
sociale, nëse ky organ ka marrë pjesë në procedurë.
Neni 19
Kompetenca vendore në procedurën jashtëkontestimore, mund të
ndërrohet me marrëveshje, nëse kjo është e përcaktuar më këtë ligj ose me ligj
tjetër.
Neni 20
Për veprimet e kryera në procedurën jashtëkontestimore përpilohet
procesverbal.Për deklaratat më pak të rëndësishme nga pjesëmarrësit dhe njoftimet që i
grumbullon gjyqi, mund të shënohen vërejtje në shkresë.
Veprime të veçanta në procedurë mund të ndërmarrin këshilltari i pavarur
gjyqësor, këshilltari gjyqësor dhe bashkëpunëtori profesional i gjyqit, kur kjo është
e përcaktuar më këtë ligj ose me ligj tjetër.
Procesverbalin për veprimet e ndërmarra, e nënshkruajnë personat që i
ndërmarrin veprimet, pjesëmarrësit në procedurë, mbajtësi i procesverbalit dhe
personat e përcaktuar me këtë ligj, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe.
Neni 21
Në procedurën jashtëkontestimore, gjyqi vendos me aktvendim.
Aktvendimi doemos duhet të jetë i arsyetuar, përveç rasteve kur bazohet
në pajtimin paraprak të pjesëmarrësve.
Neni 22
Kundër aktvendimit të marrë në shkallën e parë, lejohet ankesa te gjyqi
më i lartë.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
7/79
7
Ankesa parashtrohet në afatin prej 15 ditësh, pas pranimit të
aktvendimit, nëse me këtë ligj dhe ligj tjetër nuk është përcaktuar ndryshe.
Neni 23
Ankesa e ndalon përmbarimin e aktvendimit, nëse me këtë ligj nuk është
përcaktuar ndryshe.
Gjyqi mund të vendosë që ankesa mos ta ndalojë përmbarimin, nëse me
prolongimin e përmbarimit mund të ndodhin pasoja të pashmangshme të dëmshme
.
Në rastet nga paragrafi 2 i këtij neni, kur duhet të mbrohen të drejtat epersonave të mitur, ose të personave të cilët nuk janë në gjendje që të kujdesen
vetë për të drejtat e veta, gjyqi me detyrë zyrtare e në rastet e tjera me propozimin
e pjesëmarrësit, do të caktojë që të depozitohet sigurimi në para. Në rastin kur këtë
e kërkojnë rrethanat e veçanta, sigurimi mund të caktohet edhe në formë tjetër, në
pajtim me ligjin.
Neni 24
Gjyqi i shkallës së parë, në rast ankese, mund ta ndryshojë ose ta
revokojë aktvendimin e vet, nëse me këtë nuk preken të drejtat e personave të
tjerë, për të cilët ka të bëjë aktvendimi.
Nëse gjyqi i shkallës së parë konstaton se nuk mund ta ndryshojë ose ta
revokojë aktvendimin e vet, ankesën bashkë me shkresat do t’i dorëzojë për
zgjidhje në gjyqin e shkallës së dytë, pa dallim nëse ankesa është e parashtruar në
afatin ligjor.
Neni 25
Gjyqi i shkallës së dytë vendos për ankesat që janë parashtruar me
kohë, ndërsa për ankesën jo në kohë të duhur mund të vendosë, nëse me këtë nuk
preken të drejtat e personave të tjerë, që janë të bazuara në aktvendimin e
ankimuar.
Neni 26
Nëse aktvendimi i gjyqit varet nga çështja paraprake nëse ekzistonndonjë e drejtë apo raport juridik, ndërsa për atë çështje nuk është marrë vendim
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
8/79
8
nga gjyqi kompetent ose organi tjetër kompetent, gjyqi në procedurën
jashtëkontestimore vetë mund ta zgjidhë atë çështje, nëse me këtë ligj ose me ligj
tjetër nuk është përcaktuar ndryshe.
Aktvendimi i gjyqit për çështjen paraprake ka veprim juridik, vetëm në
procedurën jashtëkontestimore, në të cilën është zgjidhur ajo çështje.
Neni 27
Nëse ndërmjet pjesëmarrësve janë kontestuese faktet prej të cilave
varet ekzistimi i ndonjë të drejte apo raporti juridik, gjyqi me aktvendim do t’i
udhëzojë pjesëmarrësit që në afatin e caktuar, jo më të gjatë se 30 ditë, të ngritinprocedurë kontestimore përkatësisht administrative për konfirmimin e asaj të drejte
ose raporti juridik.
Nëse pjesëmarrësit në afatin e caktuar nuk veprojnë sipas aktvendimit
gjyqësor, procedura do të vazhdojë.
Nëse pjesëmarrësit deri në përfundimin e procedurës nuk paraqesin
dëshmi se kanë ngritur procedurë kontestimore përkatësisht administrative, gjyqi
do ta përfundojë procedurën, pa marrë parasysh kërkesën për të cilën
pjesëmarrësit kanë qenë të udhëzuar që të ngritin procedurë kontestimore,përkatësisht administrative.
Gjyqi do ta udhëzojë që të ngritë procedurë kontestimore, përkatësisht
administrative, atë pjesëmarrës të drejtën e të cilit e konsideron më pak të
besueshme, nëse me këtë ligj ose me ligj tjetër nuk është përcaktuar ndryshe.
Neni 28
Nëse pjesëmarrësi ngrit procedurë kontestimore, përkatësisht
administrative në afatin e caktuar (neni 27), ndërprerja e procedurës zgjat derisaprocedura kontestimore, përkatësisht administrative, nuk përfundon në mënyrë të
plotfuqishme.
Neni 29
Aktvendimi i plotfuqishëm i marrë në procedurën jashtëkontestimore, i
obligon të gjithë personat që kanë marrë pjesë në procedurën në të cilën është
marrë aktvendimi, nëse me këtë ligj ose me ligj tjetër nuk u është siguruar e drejta
për ngritjen e procedurës kontestimore.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
9/79
9
Neni 30
Nëse pjesëmarrësi që nuk është organ propozon nxjerrjen e dëshmisë,është i obliguar që me urdhrin e gjyqit, paraprakisht ta depozitojë shumën e
nevojshme për përmbushjen e shpenzimeve për nxjerrjen e dëshmisë, nëse me
këtë ligj ose me ligj tjetër nuk është përcaktuar ndryshe.
Neni 31
Nëse nxjerrja e dëshmisë është urdhëruar me detyrë zyrtare, gjyqi do të
përcaktojë se cili nga pjesëmarrësit është i obliguar, që paraprakisht ta depozitojë
shumën për përmbushjen e shpenzimeve për nxjerrjen e dëshmisë. Gjyqi do ta
caktojë edhe pjesën për secilin pjesëmarrës veç e veç, si dhe afatin në të cilin
shuma doemos duhet të depozitohet.
Nëse në afatin e caktuar pjesëmarrësit nuk i depozitojnë shumat e
përcaktuara nga gjyqi, shpenzimet paraprakisht do të përmbushen nga mjetet e
gjyqit.
Neni 32
Shpenzimet e procedurës bien në llogari të pjesëmarrësit në interes të
të cilit është ngritur procedura, nëse me këtë ligj dhe me ligj tjetër nuk është
rregulluar ndryshe.
Neni 33
Nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe, në procedurën
jashtëkontestimore në mënyrë përkatëse zbatohen dispozitat e Ligjit për
procedurën kontestimore.
Për propozimin për përsëritjen e procedurës paraprakisht do të
procedohet si me ankesën e paraqitur jo në kohën e duhur, nëse ekzistojnë
kushtet e parapara në nenin 24 të këtij ligji, që gjyqi i shkallës së dytë të vendosë
edhe për bazën e ankesës së paraqitur jo në kohën e duhur. Nëse gjyqi i shkallës
së dytë konstaton se ato kushte nuk ekzistojnë, do ta kthejë lëndën në gjyqin e
shkallës së parë, për procedimin e propozimit të përsëritjes së procedurës.
Kundër aktvendimit me të cilin procedura në mënyrë të plotfuqishme ka
përfunduar, propozimi për përsëritjen e procedurës nuk mund të paraqitet, nësepjesëmarrësit me këtë ligj ose me ligj tjetër i njihet e drejta, që kërkesën e vet për
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
10/79
10
të cilën është vendosur me aktvendim, ta realizojë në procedurën kontestimore,
përkatësisht administrative.
PJESA E DYTË
PROCEDURAT E VEÇANTA
I. RREGULLIMI I GJENDJEVE PERSONALE
Kreu I
HEQJA E AFTËSISË PËR PUNË DHE KTHIMI I AFTËSISË PËR PUNË
Neni 34
Në procedurën për heqjen e aftësisë për punë, gjyqi vendos për heqjen
e pjesshme ose të tërësishme të aftësisë për punë, personit i cili për shkak të
sëmundjes psikike, të metave psikike, përdorimit të alkoolit ose helmeve të tjera
nervore, drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekurzorëve, nuk ështënë gjendje të kujdeset për vetveten dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave
të veta.
Kur do të pushojnë shkaqet për të cilat personit i është hequr aftësia për
punë, gjyqi vendos për kthimin e pjesshëm ose të tërësishëm të aftësisë për punë
të atij personi.
Neni 35
Për heqjen e aftësisë për punë të personit shtetas i Republikës sëMaqedonisë, kompetent është gjyqi në rajonin e të cilit personi e ka vendbanimin,
përkatësisht vendqëndrimin.
Nëse personi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ka vendbanim, përkatësisht
vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë, kompetent është gjyqi në rajonin e të
cilit, ai person e ka pasur vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin e fundit.
Neni 36
Procedurën për heqjen e tërësishme ose të pjesshme të aftësisë për
punë, gjyqi e ngrit me detyrë zyrtare ose me propozimin nga bashkëshorti, fëmija,
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
11/79
11
nipi, prindi, gjyshi, gjyshja, vëllai, motra ose çdokush tjetër i cili me atë person jeton
në bashkësi të përhershme, si dhe me propozimin e qendrës kompetente për punë
sociale.
Neni 37
Në propozimin për heqjen e aftësisë për punë, duhet të paraqiten faktet
prej të cilave rezulton se ekzistojnë kushtet për heqjen e aftësisë për punë të
personit, dhe dëshmitë me të cilat vërtetohen ato fakte.
Neni 38
Procedura për heqjen e aftësisë për punë është urgjente.
Neni 39
Për ngritjen e procedurës për heqjen e aftësisë për punë njoftohet
qendra për punë sociale, nëse procedura nuk është ngritur me propozimin e saj.
Neni 40
Në rastet urgjente dhe të arsyeshme, gjyqi gjatë procedurës personit
ndaj të cilit udhëhiqet procedura mund t’ia caktojë përfaqësuesin e përkohshëm.
Para caktimit të përfaqësuesit të përkohshëm, gjyqi do ta dëgjojë
personin nëse kjo është e mundur.
Për caktimin e përfaqësuesit të përkohshëm, gjyqi pa prolongim e
njofton qendrën për punë sociale.
Përfaqësuesi i përkohshëm do të shkarkohet nga detyra, nëse
propozimi për heqjen e aftësisë për punë është refuzuar në mënyrë të
plotfuqishme, ose procedura është ndërprerë, përkatësisht kur do të pushojnë
shkaqet për të cilat është caktuar, si dhe kur qendra për punë sociale do ta caktojë
tutorin e përkohshëm.
Neni 41
Nëse personi ndaj të cilit është ngritur procedura për heqjen e aftësisë
për punë ka pasuri të patundshme, ajo shënohet (vihet shënim) në librat publikë,në të cilat regjistrohen të drejtat ndaj patundshmërive.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
12/79
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
13/79
13
e domosdoshme për konfirmimin e gjendjes së tij psikike, përveç në rastet kur për
shkak të mbajtjes së atillë, do të ndodhin pasoja të dëmshme për shëndetin e tij.
Neni 47
Kundër aktvendimit për mbajtjen në institucionin shëndetësor publik për
sëmundje psikike, në fatin prej tri ditësh pas pranimit të aktvendimit, mund të
parashtrojnë ankesë propozuesi, personi ndaj të cilit është ngritur procedura dhe
përfaqësuesi i tij i përkohshëm, përkatësisht tutori.
Ankesa nuk e ndalon zbatimin.
Për ankesën gjyqi më i lartë është i obliguar që të marrë aktvendim nëafat prej tri ditësh.
Neni 48
Pas zbatimit të procedurës, gjyqi vendos nëse personit ndaj të cilit
mbahet procedura, do t’ia heqë tërësisht ose pjesërisht aftësinë për punë.
Personi të cilit pjesërisht i është hequr aftësia për punë, barazohet me
personin e mitur që i ka mbushur 15 vjet moshë.
Neni 49
Pas pushimit të shkaqeve për të cilat personit i është hequr aftësia për
punë, gjyqi do të marrë aktvendim me të cilin do t’ia kthejë aftësinë për punë
pjesërisht ose tërësisht.
Neni 50
Gjyqi mund ta prolongojë marrjen e aktvendimit për heqjen e
përkohshme të aftësisë për punë për shkak të përdorimit të alkoolit ose helmeve të
tjera nervore, drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekurzorëve, nëse
me bazë mund të pritet se personi ndaj të cilit është ngritur procedura për heqjen e
aftësisë për punë, do të përmbahet nga përdor imi i alkoolit ose nga helmet e tjera
nervore, drogat narkotike, substancat psikotropike dhe prekurzorët, veçanërisht
nëse personi i është nënshtruar mjekimit në organizatën përkatëse shëndetësore.
Gjatë procedurës, gjyqi mundet t’i sugjerojë personit ndaj të cilit mbahet
procedura për mundësinë që ta prolongojë miratimin e aktvendimit për heqjen e
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
14/79
14
aftësisë për punë, nëse ai person vullnetarisht i nënshtrohet mjekimit në
institucionin përkatës shëndetësor publik.
Gjyqi mund ta prolongojë miratimin e aktvendimit për marrjen e aftësisë
për punë, në kohëzgjatje prej gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj, ndërsa
aktvendimin do ta revokojë nëse personi e ndërpret mjekimin, ose në mënyrë tjetër
e pengon mjekimin, si dhe nëse është lëshuar nga organizata shëndetësore për
shkak të prishjes së rendit.
Neni 51
Nëse pas miratimit të aktvendimit për heqjen e tërësishme të aftësisëpër punë, konfirmohet se gjendja e personit për të cilin ka të bëjë aktvendimi është
përmirësuar, aq sa është e mjaftueshme dhe pjesërisht i aftë, gjyqi mund ta
ndryshojë aktvendimin dhe të përcaktojë heqjen e pjesshme të aftësisë për punë.
Neni 52
Ndryshimin e aktvendimit për heqjen e aftësisë për punë, gjyqi e kryen
me detyrë zyrtare ose me propozimin e personave, përkatësisht organit nga neni
36 i këtij ligji, si dhe nga personi që i është marrë aftësia për punë dhe tutori i tij.
Neni 53
Aktvendimi për heqjen e aftësisë për punë dhe për kthimin e aftësisë për
punë dhe ndryshimi i aktvendimit për heqjen e aftësisë për punë, ka veprim juridik
nga dita kur aktvendimi i është dorëzuar personit për të cilin ka të bëjë,
përkatësisht përfaqësuesit të tij.
Gjyqi mund ta prolongojë veprimin e aktvendimit, deri në ditën kuraktvendimi do të bëhet i plotfuqishëm.
Neni 54
Aktvendimi i plotfuqishëm për heqjen e aftësisë për punë, për kthimin eaftësisë për punë dhe për ndryshimin e aktvendimit për heqjen e aftësisë për punë,gjyqi do ta dorëzojë te organi kompetent për mbajtjen e librave amë të të lindurvepër regjistrim, te organi kompetent për regjistrim në librat publikë në të cilëtregjistrohen të drejtat ndaj patundshmërive, nëse personi për të cilin ka të bëjë
aktvendimi, ka pasuri të patundshme dhe te qendra për punë sociale.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
15/79
15
Neni 55
Kundër aktvendimeve nga nenet 47, 50 dhe 51 të këtij ligji, ankesëmund të parashtrojë personi me të cilin ka të bëjë aktvendimi, tutori, propozuesi
dhe qendra për punë sociale.
Neni 56
Në procedurën për heqjen e aftësisë për punë dhe për kthimin e aftësisë
për punë, lejohet revizioni si mjet juridik i jashtëzakonshëm.
Neni 57
Shpenzimet e procedurës për heqjen e aftësisë për punë bien në llogari
të personit të cilit i është hequr aftësia për punë.
Nëse procedura është mbajtur me propozimin e personit të autorizuar,
ndërsa propozimi është refuzuar, shpenzimet bien në llogari të propozuesit.
Kreu II
MBAJTJA NË INSTITUCIONIN SHËNDETËSOR PUBLIK PËR MJEKIMIN E SËMUNDJEVE PSIKIKE
Neni 58
Në procedurën për mbajtje në institucion publik shëndetësor për
mjekimin e sëmundjeve psikike (në këtë krye organizata shëndetësore), gjyqivendos kur personi i sëmurë psiqikisht, duhet të kufizohet në lirinë e qarkullimit ose
kontaktimit me botën e jashtme.
Procedura është urgjente.
Neni 59
Kur organizata shëndetësore do ta pranojë personin e sëmurë
psiqikisht, pa pajtimin e tij ose pa vendimin e gjyqit, personi i autorizuar i
institucionit publik shëndetësor, është i obliguar që në afat prej 48 orësh të
parashtrojë fletëparaqitje në gjyq.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
16/79
16
Kur institucioni publik shëndetësor do ta pranojë personin me vullnetin e
tij, të vërtetuar me deklaratë me shkrim para personit të autorizuar dhe para dy
dëshmitarëve të moshës madhore që dinë shkrim lexim, që nuk janë të punësuar
në institucionin publik shëndetësor dhe nuk janë farefis nga gjaku me personin që
pranohet, në vijë të drejtë, në vijë anësore deri në shkallën e katërt, nga krushqia
deri në shkallën e dytë, as bashkëshorti i tij, si dhe as personi që e ka sjellë në
institucionin publik shëndetësor, edhe nëse pas pranimit personi kufizohet në lirinë
e qarkullimit ose kontaktimit me botën e jashtme, personi i autorizuar në afat prej
48 orësh është i obliguar që të parashtrojë fletëparaqitje në gjyq.
Personi i autorizuar njoftimin nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, e
dërgon në gjyq në rajonin e të cilit gjendet institucioni publik shëndetësor.
Neni 60
Fletëparaqitja nga neni 59 paragrafi 1 dhe 2 i këtij ligji, përmban të
dhëna për atë se kush e ka sjellë personin në institucionin publik shëndetësor, për
natyrën dhe shkallën e sëmundjes, dhe dëshmi në bazë të të cilave institucioni ka
përfunduar për gjendjen shëndetësore të personit të mbajtur.
Neni 61
Fletëparaqitja nga neni 59, paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji, nuk
parashtrohet nëse personi është mbajtur në institucionin publik shëndetësor, në
bazë të aktvendimit të marrë në procedurën për privimin nga aftësia për punë ose
në procedurën penale.
Neni 62
Nëse personi i cili me vullnetin e tij është pranuar në institucionin publik
shëndetësor e revokon pajtimin e dhënë, ndërsa personi i autorizuar konstaton se
mbajtja e tij është e nevojshme, në afat prej 48 orësh ai është i obliguar që ta
njoftojë gjyqin.
Afati për njoftimin e gjyqit rrjedh nga ora kur është revokuar pëlqimi i
dhënë.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
17/79
17
Neni 63
Procedura për mbajtje në institucionin publik shëndetësor, ngrihet medetyrë zyrtare kur gjyqi e pranon fletëparaqitjen, ose në mënyrë tjetër njoftohet se
ndonjë person është mbajtur në institucionin publik shëndetësor pa pajtimin e tij.
Neni 64
Pas ngritjes së procedurës për mbajtjen e personit në institucionin publik
shëndetësor, do të urdhërojë që personi i mbajtur të kontrollohet.
Kontrollimi kryhet sipas nenit 45 të këtij ligji.
Neni 65
Gjyqi është i obliguar që t’i shqyrtojë të gjitha rrethanat me rëndësi për
marrjen e aktvendimit dhe ta marrë në pyetje personin ndaj të cilit bëhet kontrolli,
nëse kjo është e mundur dhe nëse kjo nuk ndikon në mënyrë të dëmshme ndaj
shëndetit të tij.
Neni 66
Gjyqi në bazë të rezultateve nga kontrolli dhe veprimet e realizuara, në
afatin prej tri ditësh do të vendosë nëse personi i kontrolluar do të mbahet në
institucionin publik shëndetësor, ose do të lëshohet. Për këtë do të njoftohet
qendra për punë sociale.
Neni 67
Kur gjyqi do të vendosë që personi i kontrolluar të mbahet nëinstitucionin publik shëndetësor, njëkohësisht do ta caktojë edhe kohën e cila nuk
mund të jetë më e gjatë se një vit.
Neni 68
Nëse institucioni publik shëndetësor vlerëson se personi i mbajtur duhet
të mbetet për mjekim edhe pas skadimit të kohës së përcaktuar me aktvendimin e
gjyqit, është i obliguar që tridhjetë ditë para skadimit të asaj kohe, nga gjyqi të
kërkojë vazhdimin e mbajtjes.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
18/79
18
Neni 69
Aktvendimin për vazhdimin e kohës për mbajtje, gjyqi e merr në bazë tëkontrollit të përsëritur dhe dëgjimit të personit të sëmurë, në pajtim me nenet 64
dhe 65 të këtij ligji.
Neni 70
Me propozim të personit që është mbajtur në institucionin publik
shëndetësor, tutorit të tij ose personave, përkatësisht organit nga neni 36 i këtij
ligji, gjyqi mund të marrë aktvendim për lëshim, edhe para skadimit të kohës së
përcaktuar për mbajtje, nëse konstaton se gjendja shëndetësore e personit të
mbajtur është përmirësuar.
Para marrjes së aktvendimit, gjyqi do të kërkojë raport dhe mendim nga
institucioni publik shëndetësor për gjendjen shëndetësore të personit të mbajtur.
Institucioni publik shëndetësor është i obliguar që t’i dorëzojë gjyqit
raporte të kohëpaskohshme për gjendjen shëndetësore të personit të mbajtur.
Neni 71
Gjyqi para skadimit të kohës së caktuar për mbajtje në institucionin
publik shëndetësor, e në bazë të mendimit të institucionit publik shëndetësor,
mund të marrë aktvendim se ka pushuar nevoja për mbajtjen e mëtejme të
personit.
Neni 72
Kundër aktvendimeve nga neni 66, 70 dhe 71 të këtij ligji, ankesë mund
të parashtrojë personi me të cilin ka të bëjë aktvendimi dhe personi, përkatësisht
organi nga neni 36 i këtij ligji, në afat prej tri ditësh nga pranimi i aktvendimit.
Gjyqi i shkallës së dytë është i obliguar që të marrë aktvendim në afatin
prej tri ditësh.
Neni 73
Shpenzimet për zbatimin e kësaj procedure bien në llogari të gjyqit.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
19/79
19
KREU III
SHPALLJA E PERSONIT TË ZHDUKUR SI TË VDEKUR DHE VËRTETIMI I VDEKJES
Neni 74
Në procedurën për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur dhe për
vërtetimin e vdekjes, gjyqi e shpall personin e zhdukur si të vdekur, përkatësisht e
konfirmon vdekjen e personit për të cilin nuk ka dëshmi se ka vdekur, sipas
kushteve të parapara me ligj.
Neni 75
Për shpalljen e shtetasit të zhdukur të Republikës së Maqedonisë si
person të vdekur, kompetent është gjyqi i Republikës së Maqedonisë, në rajonin e
të cilit ai person e ka pasur vendbanimin në kohën e zhdukjes.
Nëse shtetasi i Republikës së Maqedonisë nuk ka pasur vendbanim në
kohën e zhdukjes në Republikën e Maqedonisë, ose kjo nuk mund të konfirmohet,
gjyqin kompetent vendor do ta përcaktojë Gjyqi Suprem i Republikës së
Maqedonisë.
Neni 76
Propozim për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur, mund të
paraqesë secili person që ka interes juridik për këtë dhe prokurori publik.
Propozim nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqesë edhe avokati
publik, kur është në pyetje interesi pronësor i Republikës.
Neni 77
Propozimi për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur i përmban
faktet që janë me rëndësi për marrjen e aktvendimit, e nëse propozues nuk është
prokurori publik, në propozim shënohet në çka përmbahet interesi i propozuesit për
shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur.
Neni 78
Gjyqi pas pranimit të propozimit vlerëson nëse ka nevojë për dëgjimin e
dëshmitarëve dhe marrjen e të dhënave dhe njoftimeve.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
20/79
20
Neni 79
Nëse gjyqi konfirmon se janë plotësuar kushtet për ngritjen e procedurëssipas këtij ligji, do të japë shpallje në të cilën do të shënohen rrethanat thelbësore
të rastit dhe do të thirret personi i zhdukur, si dhe çdokush tjetër që di për jetën e
tij, të paraqitet në gjyq në afatin prej tre muajsh nga botimi i shpalljes në “Gazetën
zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, me njoftim se pas skadimit të atij afati,
personi i zhdukur do të shpallet si i vdekur.
Shpallja botohet në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe
në tabelën e shpalljeve në gjyq, ndërsa do të publikohet edhe në vendin në të cilin
personi i zhdukur e ka pasur vendbanimin e vet të fundit, përkatësishtvendqëndrimin. Gjyqi mund të përcaktojë që shpallja të publikohet edhe përmes
mjeteve të tjera të informimit, si dhe jashtë vendit.
Pas skadimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nëse
personi i zhdukur nuk lajmërohet, do të njoftohet qendra për punë sociale që ta
caktojë tutorin e personit të zhdukur, si dhe prokurorin publik.
Neni 80
Procedura për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur do tëndërpritet, nëse propozuesi e tërheq propozimin, ose nëse nuk e depoziton
shumën e nevojshme të shpenzimeve për publikimin e shpalljes, përveç nëse
propozimin e kanë paraqitur prokurori publik ose avokati publik.
Neni 81
Pas skadimit të afatit të përcaktuar në shpallje, gjyqi do të caktojë
seancë në të cilën do t’i dëgjojë propozuesin dhe tutorin e personit të zhdukur, dhevarësisht nga rezultatet e procedurës, do ta shpallë si të vdekur personin:
1. për jetën e të cilit në pesë vitet e fundit, nuk ka pasur kurrfarë
lajmesh, ndërsa nga lindja e të cilit kanë kaluar së paku gjashtëdhjetë vjet;
2. për jetën e të cilit në pesë vitet e fundit nuk ka pasur kurrfarë
lajmesh, e për të cilin mund të besohet se më nuk është i gjallë;
3. që është zhdukur në anije, fatkeqësi komunikacioni, zjarr, vërshim,
tërmet ose në rrezik tjetër të drejtpërdrejtë për vdekje, e për jetën e të cilit nuk ka
pasur kurrfarë lajmesh, së paku gjashtë muaj nga dita kur ka pushuar rreziku;
4. që është zhdukur në kohën e gjendjes së luftës, e për jetën e të cilit
nuk ka pasur kurrfarë lajmesh, një vit nga dita kur kanë pushuar armiqësitë.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
21/79
21
Afatet nga pikat 1 dhe 2 nga paragrafi 1 i këtij neni, llogariten nga dita
kur sipas lajmeve të fundit personi i zhdukur padyshim ka qenë i gjallë, e nëse nuk
mund të konfirmohet saktësisht ajo ditë, ato afate fillojnë të rrjedhin me përfundimin
e muajit, përkatësisht vitit në të cilin sipas lajmeve të fundit, personi i zhdukur ka
qenë i gjallë.
Neni 82
Në aktvendimin me të cilin personi i zhdukur shpallet si i vdekur,
shënohet dita, e sipas mundësisë edhe ora, që konsiderohet si koha e vdekjes së
personit të zhdukur. Si ditë e vdekjes konsiderohet dita, kur në bazë të dëshmive të nxjerra,
mund të besohet se personi i zhdukur ka vdekur, përkatësisht dita të cilën personi i
zhdukur besohet se nuk e ka mbijetuar. Nëse nuk mund të konfirmohet ajo ditë,
konsiderohet se vdekja ka ndodhur në ditën e parë pas skadimit të afateve nga
neni 81, paragrafi 1 i këtij ligji.
Neni 83
Nëse personi i zhdukur i shpallur si i vdekur, paraqitet personalisht në
gjyq, gjyqi pasi ta konfirmojë identitetin e tij, pa procedurë të mëtejme, do ta
shfuqizojë aktvendimin e vet për shpalljen e atij personi si të vdekur.
Gjyqi këtë procedurë do ta zbatojë edhe me propozimin e organit dhe
personave nga neni 76 i këtij ligji.
Neni 84
Nëse personi i zhdukur i shpallur si i vdekur është i gjallë, ose ka vdekurnë ditë tjetër, e jo në atë ditë të konfirmuar me aktvendimin e gjyqit, gjyqi me
propozimin e secilit person që ka interes juridik, prokurorit publik ose avokatit
publik, pas zbatimit të procedurës do të shfuqizojë, përkatësisht do ta ndryshojë
aktvendimin e vet për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur.
Neni 85
Për ngritjen e procedurës për revokimin ose ndryshimin e aktvendimit
për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur, menjëherë do të njoftohet gjyqikompetent për shqyrtimin e trashëgimisë së atij personi.. Gjyqi do ta ndërpresë
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
22/79
22
procedurën për shqyrtimin e trashëgimisë nëse procedura është në vijim, e nëse
trashëgimia është shqyrtuar në mënyrë të plotfuqishme, do të urdhërojë që të
bëhet shënimi në librat publikë, në të cilat regjistrohen të drejtat e patundshmërive,
se është ngritur procedura për shfuqizimin përkatësisht ndryshimin, e aktvendimit
për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur.
Nëse gjyqi në bazë të dëshmive të nxjerra, konfirmon se nuk ka vend
për shfuqizimin, as për ndryshimin e aktvendimit për shpalljen e personit të
zhdukur si të vdekur, për këtë do ta njoftojë gjyqin kompetent për shqyrtimin e
trashëgimisë, përkatësisht gjyqin kompetent për fshirjen e shënimit në librat
publikë.
Neni 86
Kundër aktvendimit me të cilin personi i zhdukur është shpallur si i
vdekur dhe kundër aktvendimit me të cilin ai aktvendim është ndryshuar,
përkatësisht shfuqizuar, si dhe kundër aktvendimit me të cilin kërkesa është
refuzuar ose procedura është ndërprerë, ankesë mund të parashtrojë propozuesi,
tutori i personit për të cilin udhëhiqet procedura, prokurori publik ose avokati pub lik.
Neni 87
Aktvendimin e plotfuqishëm për shpalljen e personit të zhdukur si i
vdekur, përkatësisht aktvendimin e plotfuqishëm për ndryshimin ose shfuqizimin e
aktvendimit për shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur, gjyqi do ta dorëzojë te
ofiqari kompetent për regjistrimin në librin amë të të vdekurve dhe në gjyqin
kompetent për shqyrtimin e trashëgimisë së personit të zhdukur, ndërsa
aktvendimin për shfuqizim edhe te qendra për punë sociale.
Neni 88
Nëse vdekja e ndonjë personi nuk mund të dëshmohet me dokumentin
e paraparë në Ligjin për librat amë, secili person që ka interes publik dhe prokurori
publik, si dhe avokati publik, mund t’i propozojnë gjyqit që të nxirren dëshmi për
vdekjen dhe të marrë aktvendim për argumentimin e vdekjes së atij personi.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
23/79
23
Neni 89
Në procedurën për argumentimin e vdekjes, në mënyrë përkatëse do tëzbatohen dispozitat nga nenet 76-86 të këtij ligji, me atë që propozimi për ngritjen e
procedurës, mund të paraqitet menjëherë pas vdekjes së personit vdekja e të cilit
argumentohet, ndërsa afati i shpalljes nuk mund të jetë më i shkurtër se
pesëmbëdhjetë ditë, as më i gjatë se tridhjetë ditë.
Neni 90
Në aktvendimin për argumentimin e vdekjes së ndonjë personi, do të
shënohet dita që është konfirmuar si dita e vdekjes së atij personi, e nëse kjo nuk
është e mundur, do të shënohet dita të cilën personi nuk e ka mbijetuar.
Neni 91
Aktvendimi i plotfuqishëm me të cilin dëshmohet vdekja e ndonjë
personi, dorëzohet te ofiqari kompetent, për regjistrim në librat amë të të vdekurve.
Neni 92
Vdekja e shtetasit të huaj mund të dëshmohet nëse në propozim
konfirmohet se ka vdekur në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Nuk mund të mbahet procedura për shpalljen e shtetasit të huaj të
zhdukur si të vdekur.
II. RREGULLIMI I MARRËDHËNIEVE FAMILJARE
Kreu IV
LËSHIMI I LEJES PËR LIDHJEN E MARTESËS
Neni 93
Në procedurën për lidhjen e martesës, gjyqi vendos për lëshimin e lejes
për lidhjen e martesës ndërmjet personave të caktuar, kur me ligj janë përcaktuar
kushtet se martesë e plotfuqishme ndërmjet tyre mund të lidhet, vetëm në bazë tëlejes së gjyqit.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
24/79
24
Neni 94
Për lëshimin e lejes për lidhjen e martesës së personit të mitur që i kambushur gjashtëmbëdhjetë vjet, kompetent është gjyqi në rajonin e të cilit ai
person e ka pasur vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin.
Neni 95
Propozimin për lëshimin e lejes për lidhjen e martesës, e paraqet
personi i mitur.
Neni 96
Nëse të dy personat që duan të lidhin martesë janë të mitur, paraqesin
propozim të përbashkët që t’u lejohet lidhja e martesës, në gjyqin kompetent
vendor për njërin nga ata.
Neni 97
Propozimi i përmban të dhënat personale për personin e mitur, për
prindërit e tij, përkatësisht për tutorin dhe për personin me të cilin dëshiron ta lidhë
martesën, si dhe dëshmi për rrethanat se ai person e ka arritur pjekurinë trupore
dhe psikike, të duhur për kryerjen e të drejtave dhe detyrave që vijnë në martesë.
Neni 98
Gjyqi është i obliguar që t’i analizojë të gjitha rrethanat thelbësore për
vendimmarrje, e veçanërisht të konfirmojë nëse personi i mitur e ka arritur
pjekurinë trupore dhe psikike për kryerjen e të drejtave dhe obligimeve që vijnë nëmartesë, dhe nëse lirisht dhe me arsye ka marrë vendim që të lidhë martesë.
Gjyqi është i obliguar që t’i analizojë edhe cilësitë personale, gjendjen
pronësore dhe rrethanat e tjera thelbësore, që kanë të bëjnë me personin me të
cilin i mituri dëshiron të lidhë martesë.
Për analizën, përkatësisht konfirmimin e rrethanave nga paragrafët 1
dhe 2 të këtij neni, gjyqi do t’i dëgjojë të miturin, prindërit e tij përkatësisht tutorin,
personin me të cilin i mituri dëshiron ta lidhë martesën, pas mendimit të marrë
paraprakisht nga institucioni shëndetësor dhe ndihmës profesionale nga qendrapër punë sociale.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
25/79
25
Dëgjimi i të miturit kryhet veç, pa praninë e pjesëmarrësve të tjerë në
procedurë.
Neni 99
Në aktvendimin me të cilin personit të mitur i lejohet lidhja e martesës,
shënohet me cilin person i lejohet ta lidhë martesën, si dhe ajo se martesa mund të
lidhet pas plotfuqishmërisë së aktvendimit.
Në arsyetimin e aktvendimit me të cilin jepet leja për lidhjen e martesës,
gjyqi i shënon faktet dhe rrethanat në bazë të të cilave, ka përfunduar se ekziston
pjekuria trupore dhe psikike e të miturit, e duhur për kryerjen e të drejtave dhedetyrave që vijnë në martesë.
Neni 100
Aktvendimi me të cilin lejohet lidhja e martesës i dorëzohet personit të
mitur, prindërve të tij, përkatësisht tutorit dhe qendrës për punë sociale, ndërsa
aktvendimi me të cilin refuzohet kërkesa, i dorëzohet vetëm personit të mitur.
Neni 101
Kundër aktvendimit të gjyqit me të cilin lejohet lidhja e martesës, ankesë
mund të parashtrojnë prindërit e tij, përkatësisht tutori i personit të mitur dhe
qendra për punë sociale, ndërsa kundër aktvendimi me të cilin refuzohet kërkesa,
ankesë mund të paraqesë vetëm personi i mitur.
Neni 102
Në procedurën për dhënien e lejes për lidhjen e martesës ndërmjet
personave që janë të lindur (farefis), në mënyrë përkatëse zbatohen dispozitat nga
nenet 94, 96 dhe 99 të këtij ligji.
Neni 103
Propozimi për lidhjen e martesës ndërmjet anëtarëve të farefisit,
paraqitet bashkërisht te gjyqi kompetent vendor për njërin prej tyre.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
26/79
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
27/79
27
Neni 108
Procedura për marrjen e të drejtave prindërore dhe kthimin e të drejtaveprindërore, ngrihet me propozim nga prindi tjetër dhe qendra për punë sociale,
ndërsa procedura për kthimin e të drejtave prindërore edhe me propozimin e prindit
të cilit i është hequr kryerja e atyre të drejtave.
Nëse i mituri është pronar i pronës së patundshme, ngritja e procedurës
shënohet në librin publik.
Neni 109
Në procedurën për marrjen e kryerjes së të drejtave prindërore dhe
kthimin e të drejtave prindërore, gjyqi do t’i dëgjojë propozuesin, prindin ndaj të cilit
udhëhiqet procedura nëse kjo është e mundur, prindin ndaj të cilit nuk mbahet
procedura nëse nuk është propozues, dhe personat e tjerë që mund të japin
njoftime të duhura.
Nëse propozimi për kthimin e të drejtave prindërore nuk është paraqitur
nga qendra për punë sociale, gjyqi do të kërkojë mendim edhe prej tij.
Neni 110
Kundër aktvendimit të miratuar në procedurën për marrjen e kryerjes së
të drejtave prindërore dhe për kthimin e të drejtave prindërore, ankesë mund të
deklarojnë - prindi me të cilin ka të bëjë aktvendimi, prindi tjetër dhe qendra për
punë sociale nëse me propozimin e tyre është ngritur procedura.
Neni 111
Aktvendimin e plotfuqishëm për marrjen e kryerjes së të drejtave
prindërore dhe kthimin e të drejtave prindërore, gjyqi do t'ia dorëzojë ofiqarit
kompetent për shkak të regjistrimit në librin e amzës së të lindurve.
Kreu VI
VAZHDIMI I TË DREJTAVE PRINDËRORE DHE DETYRIMET PAS MOSHËS MADHORE
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
28/79
28
Neni 112
Në procedurën për vazhdimin e kryerjes së të drejtës prindërore dhedetyrimit pas moshës madhore, gjyqi vendos për vazhdimin e kësaj të drejte dhe
detyrimi nëse fëmija edhe pas moshës madhore për shkak të pengesave në
zhvillimin psikik nuk është i aftë të kujdeset vetë për veten dhe për mbrojtjen e të
drejtave dhe interesave të veta.
Procedura për vazhdimin e të drejtës dhe të detyrimit prindëror pas
moshës madhore ngrihet dhe kryhet para moshës madhore të fëmijës .
Procedura për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit prindëror pas
moshës madhore është urgjente.
Neni 113
Për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit prindëror pas moshës madhore
është kompetent gjyqi në rajonin e të cilit prindi ka vendbanim, përkatësisht
vendqëndrim dhe gjyqi në rajonin e të cilit fëmija ka vendbanim, përkatësisht
vendqëndrim.
Në rastet nga paragrafi 1 të këtij neni, procedurën e kryen gjyqi i cili i
pari e ka ngritur procedurën.
Neni 114
Propozim për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit prindëror pas moshës
madhore mund të dorëzojnë prindërit e fëmijës ose qendra për punë sociale.
Neni 115
Gjyqi është i detyruar të vërtetojë nëse ekzistojnë pengesa në zhvillimin
psikik për shkak të së cilave fëmija edhe pas moshës madhore nuk është i aftë të
kujdeset vetë për personalitetin, të drejtat dhe interesat e veta. .
Për vërtetimin e rrethanave nga paragrafi 1 të këtij neni, gjyqi do ta
dëgjojë të miturin, nëse kjo është e mundshme dhe nëse kjo është e dëmshme për
shëndetin e tij, prindërve të tij, qendrën për punë sociale dhe do të marrë mendim
nga mjeku-specialist për gjendjen psikike të të miturit.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
29/79
29
Neni 116
Kundër aktvendimit për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit prindërorpas moshës madhore, ankesë mund të deklarojnë prindërit e fëmijës ose qendra
për punë sociale në afat prej tetë ditësh.
Ankesa nuk e ndalon zbatimin.
Vendimin ndaj ankesës, gjyqi i shkallës së dytë është i detyruar të marrë
në afat prej tetë ditësh.
Neni 117
Aktvendimi i plotfuqishëm për vazhdimin e të drejtës dhe detyrimit
prindëror pas moshës madhore i dorëzohet organit kompetent për mbajtjen e librit
të amzës së të lindurve për shkak të regjistrimit, si dhe organit kompetent për
shënimin në librat publikë në të cilën regjistrohen të drejtat e patundshmërive nëse
personi të cilit i është vazhduar e drejta prindërore, ka pronë të patundshme.
Neni 118
Në procedurën për ndërprerjen e kryerjes së të drejtës dhe detyrimi tprindëror pas moshës madhore, në mënyrë përkatëse zbatohen dispozitat nga
nenet 113 dhe 115 -117 të këtij ligji.
Procedura për ndërprerjen e të drejtës dhe detyrimit prindëror ngrihet
me propozimin e fëmijës, prindërve të fëmijës dhe të qendrës për punë sociale.
Neni 119
Shpenzimet e procedurës për vazhdimin dhe ndërprerjen e drejtës dhe
detyrimit prindëror pas moshës madhore bien në barrë të propozuesit.
III. RREGULLIMI I MARRËDHËNIEVE PRONËSORE
Kreu VII
SHQYRTIMI I TRASHËGIMISË
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
30/79
30
Neni 120
Në procedurën për shqyrtimin e trashëgimisë gjyqi i përcaktontrashëgimtarët e të vdekurit, pronën të cilën e përbën trashëgimia e tij dhe të drejtat
nga trashëgimia që u takojnë pasardhësve, trashëgimtarëve dhe personave tjerë.
Neni 121
Procedura për shqyrtimin e trashëgimisë ngrihet me detyrë zyrtare,
menjëherë mbasi të njoftohet gjyqi për vdekjen e personit ose se personi është
shpallur i vdekur.
Neni 122
Nxjerrjen e dëshmive dhe marrjen e deklaratës dhe të propozimeve e
kryen gjykatësi, këshilltari i pavarur gjyqësor, këshilltari gjyqësor dhe
bashkëpunëtori profesional me procesverbalmbajtës.
Procesverbalin e nënshkruajnë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në
veprimet në procedurë, gjykatësi përkatësisht këshilltari gjyqësor i pavarur,
këshilltari gjyqësor, bashkëpunëtori profesional dhe procesverbalmbajtësi.
Neni 123
Në rastet kur me aktvendim janë caktuar masat për sigurimin e
trashëgimisë, ndërsa për shkak të prolongimit ekziston rrezik që zbatimi i atyre
masave të pengohet, gjyqi mund të vendosë që ankesa të mos e ndalojë zbatimin
e aktvendimit.
Neni 124
Çdo pjesëmarrës në procedurën për shqyrtimin e trashëgimisë i bart
shpenzimet që i ka pasur gjatë ose me rastin e procedurës.
Nëse ka pasur shpenzime të përbashkëta, gjyqi do të përcaktoj në
ç'përmasë pjesëmarrësit do t'i bartin shpenzimet.
Me propozimin e pjesëmarrësit, gjyqi mund të vendosë që edhe
pjesëmarrësit tjetër t'ia kompensojë shpenzimet, nëse ato shpenzime janë
shkaktuar qartazi me veprim pa vetëdije.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
31/79
31
Neni 125
Pjesëmarrësit në procedurën për shqyrtimin e trashëgimisë janë:pasardhësit dhe trashëgimtarët dhe personat tjerë të cilët realizojnë ndonjë të
drejtë të trashëgimisë.
KOMPETENCA
Neni 126
Për shqyrtimin e trashëgimisë qytetarit të Republikës së Maqedonisëlidhur me pronën e tij, e cila gjendet në Republikën e Maqedonisë ekskluzivisht
është kompetent gjyqi i Republikës së Maqedonisë, përkatësisht noteri si
përfaqësuese i gjykatës.
Gjykata mund t'ia besojë noterit zbatimin e procedurës së trashëgimisë
dhe do t'ia dorëzojë lëndën e trashëgimisë me të gjitha shënimet, në afat prej 8
ditësh nga dita kur lënda do të regjistrohet.
Kur noteri zbaton veprime në procedurën trashëgimore si përfaqësues i
gjykatës, është i autorizuar t'i ndërmarrë të gjitha veprimet në procedurën dhe t'imarrë të gjitha vendimet përveç atyre për të cilat me këtë ligj është përcaktuar
ndryshe.
Gjyqi i Republikës së Maqedonisë ekskluzivisht është kompetent për
shqyrtimin e trashëgimisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në lidhje me
pronën e tij të luajtshme që gjendet jashtë vendit, kurse në lidhje me pronën e tij të
patundshme e cila gjendet jashtë vendit, do të jetë kompetent vetëm nëse sipas
ligjeve të shtetit në të cilin gjendet prona nuk është kompetent organi i huaj.
Neni 127
Kundër aktvendimit të noterit i cili vepron si përfaqësuese gjykatës,
lejohet kundërshtim në afat prej 8 ditësh nga dita e dorëzimit të aktvendimit
pjesëmarrësve.
Kundërshtimi i dorëzohet noterit i cili është i detyruar që pa prolongim,
por më së voni në afat prej 3 ditësh, së bashku me shënimet t’ia dorëzojë gjyqit
kompetent themelor i cili ia ka besuar veprimin sipas lëndës trashëgimore.
Për kundërshtimin vendos gjykatësi individual.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
32/79
32
Neni 128
Kundërshtimin jo në kohë, jo të plotë ose kundërshtimin e palejuar, gjyqi
do ta hedhë poshtë.
Duke vendosur për kundërshtimin kundër aktvendimit që e ka miratuar
noteri, gjyqi në tërësi ose pjesërisht aktvendimin mund ta vërtetojë ose ta anulojë.
Kur gjyqi aktvendimin pjesërisht do ta anulojë ose pjesërisht do ta
vërtetojë, vetë do të vendosë për pjesën e anuluar të aktvendimit.
Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin aktvendimi i noterit në tërësi
ose pjesërisht është anuluar, lejohet ankesë në afat prej 8 ditësh nga dorëzimi i
aktvendimit të shkallës së parë.
Aktvendimi pas kundërshtimit u dorëzohet pjesëmarrësve dhe noterit.
Ndaj aktvendimit të noterit kundër të cilit është deklaruar kundërshtimi,
ndërsa gjyqi e ka hedhur poshtë, klauzolën për plotfuqishmëri e vendos gjyqi që
vendos për kundër vajtjen. Aktvendimi i noterit kundër të cilit nuk është deklaruar kundërshtim është
i plotfuqishëm. Klauzolën për plotfuqishmërinë e këtij aktvendimi e vë noteri.
Gabimet në emrat dhe numrat, si dhe gabimet tjera të dukshme në
shënimin dhe llogaritjen, do t'i përmirësojë ai që e ka miratuar aktvendimin.
Përmirësimet do të kryhen me aktvendim të veçantë, ndërsa
pjesëmarrësve do t'u dorëzohet aktvendim i posaçëm.
Neni 129
Për shqyrtimin e trashëgimisë kompetent vendor është gjyqi në rajonin e
se cilit trashëgimlënësi në kohën e vdekjes ka pasur vendbanim të përhershëm,
përkatësisht vendqëndrim (gjykatë trashëgimore).
Nëse trashëgimlënësi në kohën e vdekjes nuk ka pasur vendbanim ose
vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë, për shqyrtimin e trashëgimisëkompetent vendor është gjyqi në rajonin e të cilit trashëgimlënësi ka trashëgimi,
ndërsa trashëgimtarët e tij kanë dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurës
trashëgimore.
Nëse asnjë pjesë e trashëgimisë nuk ndodhet në Republikën e
Maqedonisë, gjyqin kompetent vendor e përcakton Gjyqi Suprem i Republikës së
Maqedonisë.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
33/79
33
Neni 130
Gjyqi në rajonin e të cilit ka vdekur trashëgimlënësi, përkatësisht gjyqinë rajonin e të cilit është ndodhur trashëgimia e trashëgimlënësit, mund të caktojë
masa të përkohshme për sigurimin e trashëgimisë.
Kreu VIII
NOTERËT SI PËRFAQËSUES TË GJYKATËS
Neni 131
Kryetari i gjykatës themelore është i autorizuar që në pajtim me
dispozitat e këtij ligji, lëndë trashëgimore t'ia besojë në veprim noterëve me seli në
rajonin e gjykatës kompetente themelore.
Neni 132
Noterët, si përfaqësues gjyqësor, ndërmarrin veprime dhe marrin
vendime në procedurën trashëgimore në pajtim me dispozitat e këtij ligji.Gjyqi nga disa shkaqe të rëndësishme, siç janë: pamundësia për
veprim të noterit për shkak të sëmundjes ose shkaqe tjera, për shkak të
mosrespektimit të dukshëm të veprimeve zyrtare, si dhe për shkak të arsyeve tjera
në bazë të vlerësimit të gjykatës, mund ta ndërmarrë nga noteri zbatimin e
mëtutjeshëm të procedurës trashëgimore, dhe procedurën vetë ta zbatoj ose t'ia
besojë noterit tjetër.
Kundër vendimit të gjykatës nga paragrafët 1 dhe 2 nuk lejohet ankesa.
Neni 133
Noteri punët e besuara në procedurën trashëgimore i kryen në pajtim
me dispozitat e këtij ligji.
Në procedurën që mbahet para noterit, pjesëmarrësi mund të
përfaqësohet në bazë të dispozitave të cilat zbatohen për përfaqësim në
procedurën kontestimore.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
34/79
34
Neni 134
Në rastet nga nenet 160, 161 dhe 162 të këtij ligji, noteri do t'ia kthejëgjykatës shkresat për veprim të mëtutjeshëm.
Në rastet nga nenet 138, 139 dhe 142 nga Ligji për trashëgimi, noteri
mundet të marrë vendim vetëm me pajtimin e të gjithë pjesëmarrësve. Në të
kundërtën shkresat do t'ia kthejë gjyqit.
Pas aktvendimit të plotfuqishëm me të cilin procedura ka përfunduar,
përkatësisht me rastin e kundërshtimit të deklaruar, si edhe në rastet tjera të cilat
sipas dispozitave të këtij ligji ia kthen shkresat gjyqit, noteri do t'ia kthejë shkresat
gjyqit kompetent, ndërsa në shkresat e noterit do të mbajë kopjet e shkresave.
Neni 135
Gjyqi, veprimin sipas lëndëve trashëgimore do t'ia besojë noterëve në
bazë të rajoneve zyrtare të noterëve të përcaktuara me Ligjin për noteriat.
Kur në rajonin e gjyqit ka më tepër noterë, lëndët do t'u ndahen në
mënyrë të barabartë sipas renditjes alfabetike të mbiemrave të noterëve.
Neni 136
Nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe, për punën e noterit si
përfaqësues i gjykatës vlejnë dispozitat si për gjyqet.
Për shkaqet e përjashtimit të noterit vendos gjyqi që ia ka besuar punën.
Neni 137
Ftesat dhe dokumentet tjera të cilat i përpilon noteri si përfaqësues i
gjykatës, noteri ia dorëzon pjesëmarrësit në pajtim me dispozitat për dorëzim nga
Ligji për procedurë kontestimore.
Neni 138
Noteri përveç për shkaqe ekskluzivisht të arsyeshme nuk mund të mos e
pranojë punën që i besohet.
Për arsyen e shkaqeve nga paragrafi 1 të këtij neni, vendos gjyqi që ia
ka besuar punën.
Mbikëqyrjen mbi punën e noterit si përfaqësues i gjykatës, e bën gjyqi
që ia ka besuar punën.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
35/79
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
36/79
36
AKTVDEKJA
Neni 142
Kur ndonjë person do të vdesë ose është shpallë i vdekur, ofiqari
kompetent të bëjë regjistrimin e vdekjes në librat amzës së të vdekurve është i
detyruar që, në afat prej tridhjetë ditësh nga dita e vdekjes, t'ia dorëzojë aktvdekjen
gjykatës për trashëgimi.
Nëse ofiqari nuk mund t'i grumbullojë të gjitha të dhënat për përpilimin e
aktvdekjes, do t'ia dorëzojë gjykatës aktvdekjeje vetëm me të dhënat me të cilat
disponon dhe do t'i nxjerrë shkaqet pse nuk mund ta dorëzojë aktvdekjen, duketheksuar edhe të dhënat të cilat do të mund t'i hyjnë në përdorim gjykatës për
gjetjen e trashëgimtarëve dhe pronën e të vdekurit.
Nëse ndonjë person ka vdekur jashtë rajonit të komunës në të cilën ka
vendbanim, përkatësisht vendqëndrim, ofiqari do të mund t'ia dorëzojë gjykatës për
trashëgimi vetëm aktvdekjen nga libri amzë i të vdekurve, si dhe të dhënat me të
cilat disponon, e që mund të shërbejnë për përpilimin e aktvdekjes.
Neni 143
Nëse gjykatës për trashëgimi i është dorëzuar aktvdekje jo i plotë ose
vetëm ekstrakt nga libri amzë i të vdekurve, gjyqi mund të përpilojë aktvdekjeje ose
aktvdekjen e përpiluar t'ia besojë ofiqarit kompetent.
Gjyqi, kur ajo është e njëtrajtshme, vetë mund të përpilojë aktvdekje
edhe jashtë rastit nga paragrafi 1 i këtij neni, nëse me ekstraktin e librit amë së të
vdekurve ose me dokumente të tjera publike është vërtetuar vdekja e ndonjë
personi ose shpallja e tij i vdekur.
Neni 144
Aktvdekja përpilohet çdoherë kur ndonjë person do të vdesë ose është
shpallur si i vdekur, pa marrë parasysh nëse ka ose nuk ka pronë.
Aktvdekja përpilohet në bazë të të dhënave të marra nga familjarët e të
vdekurit, nga personat me të cilat i vdekuri ka jetuar, si dhe nga persona tjerë të
cilët mund të japin të dhëna që do të futen në aktvdekje.
Neni 145
Aktvdekja i përmban këto të dhëna:
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
37/79
37
1) mbiemrin, emrin e babës dhe emrin e të vdekurit, ndërsa për të
vdekurit persona të gjinisë femërore edhe mbiemrin e vajzërisë, profesionin e të
vdekurit, datëlindjen e tij, shtetësinë dhe NUAQ;
2) ditën, muajin dhe vitin, dhe sipas mundësisë dhe orën e vdekjes
dhe vendin e vdekjes;
3) vendin në të cilin i vdekuri ka jetuar, përkatësisht vendqëndrimin;
4) mbiemrin dhe emrin, datëlindjen, profesionin, vendbanimin,
përkatësisht vendqëndrimin e bashkëshortit të të vdekurit dhe të fëmijëve të tij;
5) mbiemrin dhe emrin, datëlindjen dhe vendbanimin, përkatësisht
vendqëndrimin e familjarëve tjerë dhe personave të cilët do të mund të thirren në
trashëgimi në bazë të ligjit, si dhe të personave të cilat janë thirrur në trashëgimi në
bazë të testamentit; dhe
6) vlefshmërinë e përafërt të pronës së patundshme dhe të tundshme
të të vdekurit.
Në aktvdekje, sipas mundësive, futen të dhëna edhe për vendin ku
gjendet prona që e ka lanë i vdekuri, nëse ka pronë për mbajtjen, ruajtjen dhe
lajmërim e së cilës ekzistojnë dispozita të posaçme, nëse ka të holla të gatshme,
letra me vlerë, gjëra të vlefshme, libreza kursimi ose dokumente tjera të
rëndësishme, a ka lënë i vdekuri borxhe dhe sa, a ka lanë testament me shkrimose marrëveshje për mbajtje të përjetshme ose marrëveshje për heqje dorë ose
rindarjen e pronës gjatë jetës edhe ku ata ndodhen, nëse i vdekuri ka bërë
testament me gojë, atëherë edhe mbiemri dhe emri, profesioni dhe vendqëndrimi i
dëshmitarëve para të cilëve është bërë ai testament.
Në aktvdekje në mënyrë të veçantë shënohet nëse pritet lindja e fëmijës
së të vdekurit, si edhe ajo nëse fëmijët e tij ose bashkëshorti kanë tutor.
Nëse para trashëgimlënësit ka vdekur bashkëshorti i tij, fëmija i tij, ose
person tjetër i cili do të ishte thirrur në trashëgimi, në aktvdekje do të shënohetvendi dhe data e vdekjes së tyre.
REGJISTRIMI DHE VLERËSIMI I TRASHËGIMISË
Neni 146
Regjistrimi dhe vlerësimi pronës kryhet me vendimin e gjykatës për
trashëgimi, kur nuk dihet për trashëgimtarët ose për vendqëndrimin e tyre, kurtrashëgimtarët janë persona të cilët për shkak se janë moshës së mitur,
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
38/79
38
sëmundjeve shpirtërore ose rrethanave tjera janë të paaftë, ose janë të paaftë
plotësisht që vetë të kujdesen për punët e veta, kur trashëgimia duhet t'i dorëzohet
Republikës së Maqedonisë, si dhe në raste tjera të justifikueshme.
Regjistrimi dhe vlerësimi kryhet kur atë e kërkojnë pasardhësit,
trashëgimtarët, ose përfaqësuesit e të vdekurit.
Regjistrimi dhe vlerësimi do të kryhet dhe pa vendimin e gjykatës gjatë
përpilimit të aktvdekjes, me kërkesën e ndonjërit prej pasardhësve ose
trashëgimtarëve.
Neni 147
Regjistrimi i përfshin: gjithë pronën e të vdekurit që e ka pasur në
pronësi në momentin e vdekjes së tij, pronën që i ka takuar të vdekurit, ndërsa
gjendet te personi tjetër, me rast theksohet se cila pronë te cili është gjendur dhe
në çfarë baze, si dhe pronën që në momentin e vdekjes e ka pasur i vdekuri dhe
për të cilën vërtetohet se është pronë e tij.
Në regjistrimin shënohen kërkesat dhe borxhet e të vdekurit, ndërsa në
veçanti tatimet e papaguara dhe dhëniet tjera.
Neni 148
Sendet lëvizëse regjistrohen në bazë të llojit, gjinisë, numrit, matjes dhe
rëndësisë ose veç e veç.
Patundshmëritë regjistrohen veç e veç me shënimin e vendit ku
ndodhen, kulturën e tokës, të dhënat nga librat zyrtarë në të cilën regjistrohen të
drejtat mbi patundshmëritë dhe të dhënat t jera kadastrale.
Neni 149
Me regjistrimin e pronës njëkohësisht kryhet edhe vlerësimi, me ç’rast
në mënyrë të veçantë shënohet vlera e patundshmërive të caktuara dhe sendeve
lëvizëse të cilët hyjnë në trashëgimi.
Neni 150
Regjistrimin dhe vlerësimin nga neni 146 paragrafi 1 të këtij ligji, e kryen
me vendim të gjykatës, nëpunësi i gjyqit ose noteri.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
39/79
39
Regjistrimin dhe vlerësimin nga neni 146 paragrafi 2 dhe 3 të këtij ligji e
kryen noteri.
Regjistrimi dhe vlerësimi kryhen me praninë e dy qytetarëve të moshës
madhore, por kur është e nevojshme edhe me pjesëmarrjen e personave ekspertë.
Në regjistrim dhe vlerësim mund të marrë pjesë çdo person i interesuar.
Neni 151
Nëse regjistrimin dhe vlerësimin i kryen noteri, të dhënat nga regjistrimi
dhe vlerësimi i kryer noteri ia dorëzon gjykatës për trashëgimi.
Neni 152
Kur në trashëgimi do të gjenden sende për mbajtjen, ruajtjen ose
lajmërimin e të cilave ekzistojnë dispozita të veçanta, pas regjistrimit të kryer me ta
do të veprohet në bazë të atyre dispozitave.
MASAT E PËRKOHSHME PËR SIGURIMIN E TRASHËGIMISË
Neni 153
Nëse vërtetohet se asnjëri nga trashëgimtarët e pranishmit nuk është i
aftë të menaxhojë me pronën, ndërsa nuk ka përfaqësues ligjor, ose nëse
pasardhësit janë të panjohur ose nuk janë të pranishëm, si dhe kur rrethana tjera
urdhërojnë kujdes të veçantë, organi kompetent i administratës në raste urgjente
pronën ose pjesë nga ajo do t’ia dorëzojë në ruajtje personit të besueshëm, përçka menjëherë do ta njoftojë gjykatën në rajonin e së cilit ndodhet ajo pronë. Gjyqi
këtë masë të organit të administratës mund t’ia ndryshoj ose t’ia heqë.
Paratë e gatshme, letrat me vlere, gurët e çmuar, librezat e kursimit dhe
dokumentet e rëndësishme, menjëherë do t’i dorëzohen në ruajtje gjykatës në
rajonin e se cilës është gjendur ajo pronë.
Për ndërmarrjen e masave të përkohshme për sigurimin e trashëgimisë,
gjyqi e njofton gjykatën për trashëgimi.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
40/79
40
Neni 154
Nëse vlerësohet se në bazë të këtij ligji është e nevojshme veprimi itutorit të përkohshëm të trashëgimisë, tutorin do ta emërojë gjykata për trashëgimi.
Para emërimit të tutorit të përkohshëm, gjyqi do të kërkojë mendim për
personalitetin e tutorit nga personat të cilët janë të thirrur për trashëgimi.
PROCEDURA ME TESTAMENT
Neni 155
Testamenti që e ka lënë i vdekuri i dorëzohet gjykatës për shpallje.
Neni 156
Gjyqit të cilit i është dorëzuar ose te i cili ruhet testamenti, kur do të
vërtetohet përpiluesi i tij se është i vdekur ose i shpallur si i vdekur, është i
detyruar ta hapë testamentin, pa mos e prishur vulën, ta lexojë dhe për këtë të
përpilojë procesverbal. Me këtë testamenti është i shpallur. Gjyqi do të veprojë në bazë të paragrafit 1 të këtij neni pa marrë
parasysh atë se testamenti a është i plotfuqishëm në bazë të ligjit dhe pa marrë
parasysh se a ka më tepër testamente nga personi i njëjtë i vdekur .
Hapja dhe leximi i testamentit kryhet në prani të dy qytetarëve të
moshës madhore, të cilët mund të jenë edhe nga radhët e pasardhësve.
Gjatë shpalljes së testamentit mund të marrin pjesë pasardhësit,
trashëgimtarët dhe personat e tjerë të interesuar dhe të kërkojnë kopje nga
testamenti, përkatësisht nga procesverbali për shpalljen e testamentit Gjyqi, te i cili testamenti ndodhet ose të cilit i është dorëzuar, do ta
shpallë testamentin edhe përkundër asaj që për shqyrtimin e trashëgimisë është
kompetente gjykata tjetër ose organ i huaj.
Neni 157
Për shpalljen e testamentit përpilohet procesverbal, i cili përmban:
1) sa testamente janë gjetur, ku janë gjendur dhe cilat data mbajnë:
2) kush ia ka dorëzuar testamentin gjykatës ose përpiluesit tëaktvdekjes;
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
41/79
41
3) dëshmitarët që kanë marrë pjesë në shpalljen e testamentit;
4) testamenti a është dorëzuar i mbyllur ose i hapur dhe me çfarë
vule ka qenë i vulosur, dhe
5) përmbajtjen të testamentit.
Nëse gjatë hapjes së testamentit vërehet se vula është prishur ose në
testament diçka është shlyer, hequr vijë ose përmirësuar ose nëse gjendet diçka
tjetër e dyshimtë, e gjitha evidentohet në procesverbal.
Procesverbalin e nënshkruajnë gjykatësi, procesverbalmbajtësi dhe
dëshmitarët.
Në testamentin e shpallur gjyqi do të vë vërtetim se është i shpallur, do
ta vë edhe datën e shpalljes, dhe do të shënojë edhe numrin dhe datën e
testamenteve tjera që janë gjendur ose shpallur.
Neni 158
Nëse i vdekuri ka bërë testament me gojë, e për këtë ekziston dokument
të cilin dëshmitarët e kanë nënshkruar, përmbajtjen e këtij dokumenti gjyqi do ta
shpallë në mënyrën e përcaktuar për shpalljen e testamentit të shkruar.
Nëse nuk ka dokument të atillë, dëshmitarët para të cilëve ështëdeklaruar testamenti me gojë do të dëgjohen çdonjëri veças për përmbajtjen e
testamentit, e veçanërisht për rrethanat nga të cilat varet plotfuqishmëria e tij,
andaj procesverbali për marrjen në pyetje të dëshmitarëve do të shpallet në bazë
të dispozitave që vlejnë për shpalljen e testamentit të shkruar.
Nëse pjesëmarrësi kërkon që dëshmitarët e testamentin me gojë të
dëgjohen nën betim ose nëse gjyqi vlerëson se marrja e këtillë në pyetje është e
nevojshme, do të caktoj seancë për marrjen në pyetje të këtyre dëshmitarëve.
Në seancë thirren edhe propozuesit, ndërsa personat tjerë të interesuar
vetëm me atë nëse nuk prolongohet procedura.
Neni 159
Kur shpalljen e testamentit me shkrim ose me gojë e kryen gjykata e cila
nuk është gjykatë për trashëgimi, ajo gjykatë procesverbalin për shpalljen e
testamentit, së bashku me testamentin e shkruar burimor, përkatësisht me
dokumentin për testament me gojë, do t'ia dorëzojë gjykatës për trashëgimi,
ndërsa për vete do të mbajë kopjet e tyre. Testamenti i shkruar burimor dhe dokumenti për testamentin me gojë,
procesverbali për marrjen në pyetje të dëshmitarëve në testamentin me gojë, ruhen
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
42/79
42
në gjyq në mënyrë të veçantë nga shkresat tjera, ndërsa kopja e tyre e vërtetuar u
bashkëngjitet shkresave.
Neni 160
Nëse testamenti i shkruar është humbur ose është shkatërruar
pavarësisht nga dëshira e trashëgimlënësit, ndërsa ndërmjet personave të
interesuar nuk ka kontest për ekzistimin e testamentit, për formën në të cilën ai
është përpiluar dhe për përmbajtjen e tij, si dhe për mënyrën se si është humbur
ose shkatërruar, gjyqi testamentin e këtillë, pasi t’i dëgjojë personat e interesuar
dhe pas propozimit të tyre do t'i nxjerrë dëshmitë e nevojshme, do të përpilojëprocesverbal, të cilin do ta shpallë në bazë të dispozitave që vlejnë për shpalljen e
testamentit me shkrim.
Nëse trashëgimia, kur nuk kanë testament, do të bëhej pronë e
Republikës së Maqedonisë, marrëveshja e personave të interesuar për ekzistimin
e testamentit të mëparshëm, për formën dhe përmbajtën e tij vlen vetëm në
pajtueshmëri me organin kompetent për mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe
interesave.
Nëse ndërmjet të interesuarve ka persona të cilët nuk janë të aftë tëkujdesen për punët e tyre, marrëveshja nga paragrafi 2 i këtij neni vlen vetëm me
pajtueshmërinë e qendrës për punë sociale.
Shpalljen e testamentit të humbur ose të dëmtuar e kryen gjyqi për
trashëgimi.
PROCEDURA E GJYKATËS PËR TRASHËGIMI PAS PRANIMIT TË AKTVDEKJES
Neni 161
Pas aktvdekjes, gjyqi së pari provon kompetencat e veta për shqyr timin
e trashëgimisë.
Nëse gjyqi konstaton se është jokompetent për shqyrtim të
trashëgimisë, aktvdekjen dhe shkresat tjera do t'ia dorëzojë gjyqit kompetent.
Nëse gjyqi konstaton se për shqyrtimin e trashëgimisë është kompetent
organ i huaj, me aktvendim do të shpallet për jokompetent.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
43/79
43
Neni 162
Gjyqi për trashëgimi mundtë urdhëroj masa për sigurimin e trashëgimisëgjatë tërë procedurës për shqyrtimin e trashëgimisë.
Neni 163
Nëse trashëgimlënësi ka emëruar zbatues të testamentit, gjyqi është e
detyruar për atë ta njoftojë, duke caktuar afat në të cilin ai është i detyruar të
prononcohet nëse e pranon atë detyrë.
Neni 164
Nëse pritet lindja e fëmijës i cili do të thirrej në trashëgimi, gjyqi për
trashëgimi me këtë do ta njoftojë qendrën për punë sociale të vlerësojë nëse
interesat e tij duhet t'i përfaqësojë prindi ose do të emërojë tutor.
Nëse qendra për punë sociale në afat prej tridhjetë ditësh pas pranimit
të njoftimit nuk përcakton ndryshe, për të drejtat e fëmijës së pa lindur do të
kujdeset njëri prej prindërve të tij.
Neni 165
Nëse prej të dhënave nga aktvdekja shihet se i vdekuri nuk ka lënë
pronë, gjyqi për trashëgimi do të vendosë që të mos mbahet procedurë për
shqyrtimin e trashëgimisë.
Gjykata do të vendos që të mos mbahet procedurë për shqyrtimin e
trashëgimisë edhe kur i vdekuri ka lënë vetëm pronë të tundshme, ndërsa asnjëri
nga personat e thirrur në trashëgimi nuk ka kërkuar të mbahet shqyrtim.
Kur ndërmjet trashëgimtarëve ka persona të cilët nuk janë të aftë vetë të
kujdesen për të drejtat e veta, ndërsa nuk kanë prindër, gjyqi është i detyruar që,
kur do të vendosë të mos debatohet për trashëgimin, ta njoftojë për këtë qendrën
për punë sociale.
Neni 166
Kur në bazë të ligjit mund të kërkohet ndarja e trashëgimisë nga prona e
trashëgimtarëve, gjyqi, me propozimin e personave të autorizuar, do të urdhërojëndarjen e atillë. Me këtë rast, gjyqi në mënyrë përkatëse do t’i aplikojë dispozitat e
neneve 153, 162 dhe 164 të këtij ligji.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
44/79
44
SEANCA PËR SHQYRTIMIN E TRASHËGIMISË
Neni 167
Për shqyrtimin e trashëgimisë së gjyqi thërret seancë.
Personat e interesuar thirren në seancë me ftesë.
Në thirrje gjyqi i njofton këta persona për ngritjen e procedurës dhe për
ekzistimin e testamentit, nëse i tillë ekziston. Njëkohësisht, me thirrjen gjyqi do t’i
thërrasë personat t'i dorëzojnë testament me shkrim, përkatësisht dokument përtestament gojor, nëse gjendet tek ata ose t'i drejtojnë dëshmitarët në testamentin
gojor.
Në thirrje gjyqi do t'i paralajmërojë personat e interesuar se deri në
përfundimin e procedurës mund të japin deklaratë për pranimin ose heqjen dorë
nga trashëgimia, dhe se, nëse nuk vijnë në seancë ose nuk japin deklaratë, për të
drejtën e tyre do të vendosë në bazë të të dhënave me të cilat disponon.
Në rastin që i vdekuri të ketë lënë testament, gjyqi do t’i thërrasë në
seancë edhe ata persona të cilët në bazë të ligjit do të mund të kenë të drejtën etrashëgimisë.
Nëse i vdekuri ka emëruar zbatues të testamentit, gjyqi do ta thërrasë
në seancë edhe atë.
Neni 168
Nëse gjyqi nuk e ka të njohur se i vdekuri ka trashëgimtarë, me shpallje
do t'i thërrasë personat të cilët kanë të drejtën e trashëgimisë të lajmërohen në afat
prej një viti nga dita e publikimin të shpalljes. Shpallja publikohet në ''Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë''
dhe vendoset në tabelën për shpallje të gjykatës.
Në të njëjtën mënyrë gjyqi do të veprojë edhe kur trashëgimtarit i është
vënë tutor i përkohshëm për shkak se nuk është i njohur vendbanimi i tij,
përkatësisht vendqëndrimi, ndërsa ai nuk ka autorizues të vet, si dhe atëherë kur
trashëgimtari ose përfaqësuesi i tij ligjor ndodhen jashtë vendit, ndërsa ai nuk ka
autorizues të vet, ashtu që dorëzimi nuk ka mundur kryhet.
Pas skadimit të afatit prej një viti nga shpallja në ''Gazetën zyrtare tëRepublikës së Maqedonisë'', nëse personat e interesuar nuk lajmërohen dhe nuk e
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
45/79
45
japin deklaratën e nevojshme, gjyqi do ta shqyrtojë trashëgiminë në bazë të
deklaratës të tutorit dhe të dhënave me të cilat disponon.
Neni 169
Deklarata për trashëgimi jepet para gjyqit për trashëgimi, ndërsa mund
të jepet para çdo gjyqit tjetër themelor, ndërsa jashtë vendit deklarata për
trashëgimi jepet para përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së
Maqedonisë, ose para organit të autorizuar të shtetit të huaj.
Nëse gjyqi dyshon në atë se personi i cili në bazë të ligjit ka të drejtën etrashëgimisë është familjar i vetëm ose më i afërt i të vdekurit, mund t'i marrë në
pyetje edhe personat për të cilët konsideron se mund të kenë të drejt të njëjtë ose
më të fort të trashëgimisë, ndërsa ata mund t’i thërrasë edhe me shpallje (neni
168).
Neni 170
Trashëgimtari me deklaratën për trashëgimi mund ta pranojë
trashëgiminë ose të heqë dorë nga trashëgimia.
Deklarata për heqje dorë nga trashëgimia jepet në procesverbal para
gjykatësit, ndërsa në përfaqësinë e Republikës së Maqedonisë para personit së
paku në rang të konsullit.
Deklarata për pranimin e trashëgimisë jepet në gjykatë para këshilltarit
të pavarur gjyqësor, para këshillit gjyqësor dhe bashkëpunëtorit profesional, ose te
noteri, ndërsa në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë
jashtë vendit para personit nga paragrafi 2 i këtij neni.
Deklaratën për trashëgimi e nënshkruan trashëguesi ose përfaqësuesligjor. Nënshkrimi i deklaratës për trashëgimi e cila nuk është dhënë para gjykatës,
para noterit ose përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë
jashtë vendit (paragrafi 2 dhe 3 i këtij neni), si dhe nënshkrimi i autorizimit që të
jepet deklaratë trashëgimore, duhet të jetë e vërtetuar nga noteri. Autorizimi me të
cilin autorizohet që avokati të japë deklaratë negative për trashëgimi, nuk duhet të
jetë e vërtetuar nga noteri.
Trashëguesi në deklaratën thekson nëse e pranon ose heq dorë nga
pjesa që i takon në bazë të ligjit ose testamentit, ose deklaratës që ka të bëjë mëpjesën e detyrueshme.
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
46/79
46
Gjatë dhënies së deklaratës me të cilën heq dorë nga trashëgimia,
trashëguesi doemos duhet të jetë i udhëzuar se mund të heq dorë nga trashëgimia
vetëm në emër të vet ose në emër të pasardhësve të vet.
Për deklaratën me të cilën nga trashëgimia tërhiqet përfaqësuesi ligjor,
doemos duhet të ketë pëlqim nga qendra për punë sociale.
Neni 171
Në seancën për shqyrtimin e trashëgimisë gjyqi debaton për të gjitha
çështjet që kanë të bëjnë me trashëgiminë, ndërsa veçanërisht për të drejtën e
trashëgimisë, për madhësinë e pjesës trashëgimore të çdo trashëguesi dhe tëdrejtën për trashëgimtarët.
Për këto çështje gjyqi vendos, sipas rregullit, pasi do të marrë deklaratë
nga personat e interesuar.
Për të drejtën e personave të cilët nuk kanë ardhur në seancë, ndërsa
në mënyrë të rregullt janë thirrur, gjyqi do të shqyrtojë në bazë të të dhënave me të
cilat disponon, duke marrë parasysh deklaratat e tyre me shkrim që do të arrijnë
deri në marrjen e vendimit.
Deklarata për trashëgimi për pranimin e trashëgimisë ose për heqje dorënga trashëgimia, nuk duhet doemos të jepet në prani të personave tjerë të
interesuar dhe nuk është e nevojshme që në të gjitha rastet personave të tillë t'iu
jepet mundësia të deklarohen për deklaratën e peronave tjerë të interesuar.
Neni 172
Kur pjesëmarrësit kundërshtojnë regjistrimin ose vlerësimin, gjyqi mund
të urdhërojë që përsëri të kryhet regjistrimi ose vlerësimi.
Nëse regjistrimi ose vlerësimi i pronës nuk janë kryer, gjyqi, në bazë tëtë dhënave nga personat e interesuar, vetë mund të vërtetojë se cila pronë paraqet
trashëgimi.
Neni 173
Gjyqi do ta ndërpresë shqyrtimin e trashëgimisë dhe pjesëmarrësit i
udhëzon të ngritin procedurë kontestimore, përkatësisht administrative nëse
ndërmjet pjesëmarrësve ndodh kontest për faktet nga të cilat varet ndonjë e drejtë
e tyre.
Kontestuese mund të jenë veçanërisht faktet:
-
8/17/2019 Ligji per Proceduren JashteKontestimore Maqedoni
47/79
47
1) nga të cilat varet e drejta e trashëgimore, plotfuqishmëria ose
përmbajtja e testamentit ose raporti i trashëguesve dhe trashëgimlënësit mbi bazën
e të cilave trashëgohet sipas ligjit;
2) nga të cilët varet baza e kërkesës së bashkëshortit të mbijetuar
dhe personave të cilat me trashëgimlënësit kanë jetuar në bashkësi të përhershme,
që t’u ndahen nga trashëgimia sendet për amvisëri që shërbejnë për kënaqjen e
nevojave të përditshme;
3) nga të cilat varet madhësia e pjesës trashëgimore, dhe veçanërisht
përllogaritja e pjesës trashëgimore;
4) nga të cilët varet baza e përjashtimit të trashëgimtarëve të
domosdoshëm ose baza e shkaqeve të padenja; dhe
5) për atë se ndonjë person nëse ka hequr dorë nga trashëgimia.
Nëse në rastet e theksuara nuk ka kontest për fakte, ndërsa kontest
top related