kolegji universitar biznesi fakulteti ekonomik lënda...

Post on 20-Jan-2021

14 Views

Category:

Documents

1 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

Kolegji Universitar Biznesi

Fakulteti Ekonomik

Lënda:Financat publike

Ligjerues:Agim Berishaemail:agimberisha1@hotmail.com

tel:044648328

Prizren:2012

1.Financat publike

• Financa publike paraqet aktivitetin shtetëror në lidhje me mbledhjen e të hyrave publike dherealizimin e shpenzimeve publike.

• Financat publike janë mjaftë të lashta dhe lidhen me lindjen e shtetit.

• Financat publike paraqesin veprimtarinë financiare të shtetit që manifestohet përmes tëardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit.

• Funksionet e financave publike

• 1.Funksioni alokativ

• 2.Funksioni i rishpërndarjes(ridistribuimit)

• 3.Funksioni stabilizues

Politika fiskale

• Shteti përmes politikës ekonomike synon ti realizoj qëllimet e saj si: 1.Punësimi iplotë,

• 2.Stabiliteti i cmimeve,

• 3.Rregullimi i bilancit të pagesave,

• 4.Ekspansioni i prodhimit-rritja ekonomike,

• 5.alokacioni-shpërndarja e faktorëve të prodhimit,

• 6.Plotësimi i nevojave publike. Politika fiskalekonsiderohet një ndër komponentet më të rëndësishme të politikës ekonomike.

II.Shpenzimet publike

• Shpenzimet publike janë të lidhura ngushtë me ekzistimin e shtetit dhe me funksionet e tij.

Me rritjen e rolit të shtetit janë rritur edhe shpenzimet e tij.

• Në literaturën financiare mund të hasim në definicione të ndryshme të cilat përpiqen që të

shpjegojnë kuptimin ose esencën e shpenzimeve publike.

Por, në të gjitha definicionet (përkufizimet), të cilat i kanë dhënë autorët e ndryshëm, i

përshkojnë këto dy karakteristika:

- a) shpenzimet publike shërbejnë për plotësimin e nevojave kolektive dhe për interesa

publike dhe

- b) se shpenzimet publike bëhen në para.

Prandaj, shpenzimet publike mund t’i përkufizojnë si shpenzime në para të cilat i bën shteti

dhe subjektet e tjera juridiko-publike për plotësimin e nevojave kolektive dhe për interesa

publike.

• Shpenzimet publike, pra paraqesin shpenzimin e mjeteve financiare për nevojat publike të

cilat janë krijuar me mbledhjen e të hyrave publike.

• Shpenzimet publike janë ngushtë të lidhura me të hyrat publike, sepse pikërisht të hyrat

publike janë burimi i financimit të nevojave shtetërore me anë të shpenzimeve publike.

• Me anë të shpenzimeve publike plotësohen këto nevoja:

1. nevojat e përgjithshme publike (nevojat e administratës shtetërore, organeve përfaqësuese

shtetërore, mbajtja e ambasadave dhe e përfaqësive në botën e jashtme, dhënia e

subvencioneve, financimi i mbrojtjes popullore, sigurimi i brendshëm dhe i jashtë si dhe

nevojat e tjera të cilat financohen prej buxhetit; pra, në nevojat e përgjithshme publike hyjnë

shpenzimet materiale dhe personale të bashkësive shoqërore politike, p.sh. të organeve

qendrore shtetërore, të komunave etj.

• 2. nevojat e përbashkëta ose kolektive përfshijnë (nevojat e arsimit, kulturës, shkencës,

sigurimit social, pensional dhe invalidor, shëndetësisë, hyrjes në punë, banimit si dhe nevojat

tjera të përbashkëta);

3. nevojat e natyrës ekonomike të shtetit (intervenimi i shtetit në ekonomi, në marrëdhëniet

ekonomike ndërkombëtare, investimi në infrastrukturë etj.).

• STRUKTURA E SHPENZIMEVE PUBLIKE

• Nevojat publike apo veprimtaria dhe funksioni i shtetit ka të bëjë me themelimin, organizmin

dhe financimin e këtyre veprimtarive publike:

• 1. Administratën shtetërore .-në të gjitha nivelet, për ruajtjen e sistemit politik dhe të sistemit

ekonomik.

2. Forcat ushtarake

(armatës) për

sigurimin

ndërkombëtare

të vendit.

• 3. Mbrojtjes dhe të sigurisë së brendshme që nënkupton sigurimin e sistemit politik, juridik

dhe ekonomik, si funksion i organeve të punëve të brendshme duke përfshirë edhe të gjitha

organet e drejtësisë (judikaturën, gjyqësinë).

4. Sigurin sociale siç janë sigurimi pensional, invalidor, shëndetësor, sigurimi i papunësisë.

• 5. Arsimin, shkencën, kulturën, sportin etj. Si funksione shoqërore të shtetit.

6. Fatkeqësitë elementare, lufta, trazirat sociale etj. të cilat për shtetin janë të jashtëzakonshme.

• 7. Funksionet në sferën e politikës ekonomike dhe të zhvillimit ekonomik.

• VËLLIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKENë të gjitha vendet është dukuri tendenca e rritjes së përhershme të shpenzimeve publike.

Kjo rritje është shënuar në të gjitha vendet.

• Teoria moderne financiare nuk bazohet në karakterin kufizues të efekteve të shpenzimeve

publike.

• Kryesisht teorikët modernë në qendër të vëmendjes i vënë efektet e shpenzimeve publike.

• Shumë teorikë financiarë janë marrë me studimin e shkaqeve të rritjes së shpenzimeve

publike. Një pasqyrë më të mirë të shkaqeve të rritjes së shpenzimeve publike e ka dhënë

teoriku francez Gaston Jèze (Zhese).

Shkaqet e rritjes së shpenzimeve publike Gaston Zhese i ka ndarë në dy grupe:

1) në shkaqet në dukje (formale) dhe në 2) shkaqet reale.

• 1. Shkaqet në dukje (formale). - Gaston Zhese i numëron ato shkaqe të cilat nuk rrisin

obligimin tatimor, porse ato mbeten në përpjesëtim të njëtë si edhe përpara rritjes. Këto

shkaqe janë:

a) zvogëlimi i fuqisë blerëse të parave,

b) ndryshimet teknike në përpilimin e buxhetit dhe

c) ndryshimi i madhësisë së territorit të shtetit.

• 2. Shkaqet reale.

– Gaston Zhese shkaqet reale të rritjes së shpenzimeve publike i ndan në shkaqe:

a) të natyrës ekonomike,

b) të natyrës politike dhe

c) të natyrës financiare.

Këto shkaqe tërheqin me vete rritjen e obligimit tatimor të detyruesve tatimor.

• 4. PARIMET (PRINCIPET) E SHPENZIMEVE PUBLIKE

• Në parimet e shpenzimeve publike numërojmë:

• 1. kursimin dhe ekonomizimin,

2. radhitjen e drejtë periodike të shpenzimeve,

3. plotësimin e nevojave sipas urgjencës dhe proporcionalitetit,

4. produktivitetin e shpenzimeve,

5. baza juridike për realizimin e shpenzimeve publike,

6. parimin e interesit të përgjithshëm dhe

7. vëllimi i shpenzimeve duhet të jetë i arsyeshëm (i matur).

• KLASIFIKIMI I SHPENZIMEVE PUBLIKE, SHTETËRORE

• Shpenzimet publike mund të klasifikohen sipas këtyre kritereve (pikëpamjeve):

• 1. Në pikëpamje periodike shpenzimet publike ndahen në të rregullta dhe të

jashtëzakonshme.

• 2. Në pikëpamje të produktivitetit shpenzimet publike i ndajmë në produktive (karakter

ekonomik –investimet publike)dhe joproduktive (administrata shtetërore, ndihmat e

ndryshme, armata etj).

• 3. Në pikëpamje të rentabilitetit shpenzimet publike i ndajmë në rentabile dhe

jorentabile.

• 4. Sipas objektit të shpenzimit, shpenzimet publike i ndajmë në personale dhe materiale.

• Në shpenzimet personale i numërojmë: pagat, mëditjet, pensionet, të marrat e

invalidëve, honoraret, shpenzimet e rrugës dhe të shpërnguljes etj.

• Në shpenzimet materiale hyjnë shpenzimet e pajisjeve, inventari dhe materiali i zyrës,

nxehja, mjetet e higjienës etj.

• 5. Sipas subjektit të shpenzimeve, shpenzimet publike i ndajmë në shpenzime të

organeve qendrore dhe në shpenzimet e ngushta lokale ose vetëadministrimi.

• 6. Sipas funksionit të shtetit shpenzimet publike i ndajmë në reale, ivestive dhe të

transferueshme (të bartëshme).

• Shpenzimet reale janë ato shpenzime të cilat shteti i bën për kryerjen e funksionit të vet

(administrata, armata, shkolla, kultura etj) quhen reale, sepse paraqesin shpërblimin

për punën dhe shërbimin e kryerjes si dhe për të mirat prodhuese.

Shpenzimet investive paraqesin shpenzimet shtetërore për ndërtimin e objekteve

ekonomike me të cilat ndikohet në rritjen e të ardhurave nacionale, pra edhe të të

hyrave buxhetore.

Shpenzimet reale dhe investive quhen edhe shpenzime prodhuese, sepse kanë karakter

prodhues.

Shpenzimet e transferueshme janë shpenzimet të cilat nuk krijojnë të mira ekonomike e as

të ardhura nacionale, por vetëm bëjnë shpërndarjen e re të të ardhurave, përkatësisht të

pasurisë, duke bartur mjetet financiare prej një veprimtarie në tjetrën ose prej një

grupi social në tjetrin.

Shpenzimet tipike të bartëshme janë: ndihmat sociale, ndihmat personave të papunësuar

dhe subvencionet ekonomike, pensionet, pagimi i huave publike etj. Këto shpenzime

bëhen për realizimin e qëllimeve ekonomike dhe sociale

• EFEKTET E SHPENZIMEVE PUBLIKE

• Në këtë kuptim i hasim dy koncepte: efektin neutral dhe efektin aktiv të shpenzimeve

publike.

• Efekti neutral i shpenzimeve publike është koncept i teorisë klasike borgjeze e cila

bazohet në mospërzierjen e shtetit në zhvillimin ekonomik dhe social dhe në shpenzimet

publike sa më të vogla.

• Sot efekti aktiv i shpenzimeve publike bazohet në ndikimin e tyre në sferën ekonomike-

sociale. Merret parasysh se shteti përmes të hyrave publike që i merr nga ekonomia dhe

popullsia ia kthen atyre përmes shpenzimeve publike.

• D.m.th. shteti i shpenzon mjetet e subjekteve ekonomike dhe të popullsisë dhe ndikon

aktivisht në prodhim dhe rishpërndarje.

• Shpenzimet publike kanë ndikim në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e saj përmes

shumëzuesit(multiplikatorit-rritja e shpenzimeve publike veprohet në rritjen e

kërkesës) dhe përshpejtimit(akceleratorit-rritjen e ofertës)

III. TË HYRAT PUBLIKE (SHTETËRORE)

1. KUPTIMI DHE ESENCA E TË HYRAVE PUBLIKE

• Shteti në bazë të Kushtetutës, të ligjeve dhe të dispozitave të tjera ligjore kryen një varg

detyrash dhe funksionesh.

• Për kryerjen e këtyre detyrave shtetit i janë të nevojshme mjete të caktuara financiare.

• Prandaj, këto mjete financiare me të cilat shteti i plotëson nevojat publike (shtetërore)

quhen të hyrat publike ose të ardhura shtetërore publike.

• Karakteristikat e të hyrave publike janë:

• a) të hyrat shtetërore mblidhen dhe janë të shprehura në para, d.m.th. se në shtetet moderne

të hyrat shtetërore vetëm në raste të jashtëzakonshme i mbledhin në natyrë (mallra);

• b) të hyrat shtetërore janë të hyra njëvjeçare, që do të thotë se mblidhen dhe kalkulohen

brenda një viti;

• c) të hyrat shtetërore shërbejnë për plotësimin e nevojave shtetërore (publike),

Në bazë të këtyre karakteristikave, të hyrat shtetërore (publike) mund t’i përkufizojmë si të hyra

në para njëvjeçare, të cilat shërbejnë për plotësimin (financimin) e nevojave publike.

Pra, për kryerjen e funksioneve të veta, organet e bashkësive shoqërore-politike duhet të kenë

mjete financiare, d.m.th. të hyra publike.

• Format më me rëndësi të të hyrave publike janë: tatimet, kontributet, taksat, doganat, huaja

shtetërore, dhuratat, të hyrat prej pasurisë shtetërore, emisioni i parasë etj.

• Qëllimet dhe detyrat e të hyrave publike

• Qëllimet dhe detyrat të cilat realizohen me mbledhjen e të hyrave publike mund t’i ndajmë në

këto grupe:

• 1. rishpërndarja e të ardhurave dhe e akumulimit;

• 2. ndarja e faktorëve ekonomikë;

• 3. stabiliteti ekonomik dhe social; dhe

• 4. nxitja (stimulimi) e zhvillimit ekonomik.

• NDARJA E TË HYRAVE PUBLIKE (SHTETËRORE)

Sipas kritereve të ndryshme, të hyrat publike i ndajmë në:

1. të rregullta dhe të jashtëzakonshme,

2. origjinale dhe derivate,

3. juridiko-publike dhe juridiko-private,

4. të hyra nga ekonomia dhe të hyra nga popullsia,

5. fiskale dhe jofiskale,

6. të hyrat e njësive të gjera dhe të ngushta territoriale,

7. të hyra të destinuara dhe të hyra të padestinuara,

8. të hyra në para dhe në natyrë.

IV. TATIMET

1. KUPTIMI, ZHVILLIMI DHE DEFINICIONI I TATIMIT

• Tatimet janë burimi kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti bashkëkohor i

plotëson shpenzimet publike, e që janë në kompetencë të tij, pa marrë parasysh se a janë

shtete të zhvilluara apo shtete në zhvillim.

• Në literaturën shumë të begatshme financiare autorët e ndryshëm kanë dhënë definicione të

ndryshme për kuptimin e tatimit.

• Tatimi është dhënie në para të cilat shteti i mbledh prej individëve në bazë të sovranitetit të

vet, pa kundërshpërblim të drejtpërdrejtë, me qëllim të mbulimit të ngarkimit publik.

• Tatimi është dhënie e detyrueshme pa të drejtë që të kërkojë kundërshpërblim”.

• Tatimi është dhënie e detyrueshme në para, të një pjese të të ardhurave ose të pasurisë, shtetit

për mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme publike dhe pa kundërshërbim të drejtpërdrejtë.

• Obligimi i pagimit të tatimit rregullohet me dispozita ligjore, sepse ekziston principi se nuk

ka tatim pa ligj, se nuk ka tatime jashtë ligjit dhe kundër ligjit.

top related