bashkia tiranË drejtoria e pËrgjithshme e...
Post on 24-Feb-2020
4 Views
Preview:
TRANSCRIPT
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 1
BASHKIA TIRANË DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE
PROGRAMI I EDUKIMIT PËR FËMIJËT 18-36 MUAJ
MUAJI DHJETOR
PËR STAFIN EDUKATOR TË ÇERDHEVE PUBLIKE TË TIRANËS
www.fëmijëtetiranës.al
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 2
❝Kuriozitete për stinën e dimrit❞
Çfarë duhet të dimë për Dimrin?
DIMRI është stina më e ftohtë e vitit.
Në dimër temperaturë është shumë e ulët, era e acartë dhe bie dëborë.
Në dimër mbizotëron natyra me ngjyrë gri.
Gjatë dimrit disa kafshë, si p.sh. ariu, iriqi, etj. bien në gjendje gjumi të thellë
Sipas studimeve, shumica e kafshëve në dimër ushqehen me sasi më të madhe ushqimi, për të ruajtur
temperaturën e trupit.
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 3
Muaji Dhjetor – Tema Mujore: Karakteristikat e Stinës së Dimrit
Grupi miks: 18-36 muaj
Java I: Karakteristikat e përgjithshme të stinës së Dimrit. Natyra në dimër dhe veshjet e saj.
Java II: Njohja e frutave dhe perimeve të stinës së dimrit.
Java III: Përgatitja për festën e Vitit të Ri. Elementët matematikor përmes elementëve dekorues.
Java IV: Programi festiv i Vitit të Ri.
Tema mujore: Karakteristikat e Stinës së Dimrit
Temat Javore Qëllimi Koha e realizimit
Njohja me karakteristikat
kryesore të dimrit/I ftohti/
Bora. Veshjet tipike të fëmijëve
për stinën e dimrit.
Njohja me elementët kryesorë të dimrit, si: moti shumë i ftohtë,
era e fortë, bora etj.
Si të vishemi në dimër. Ndryshimi i veshjes sipas stinës.
Java I
Njohja e frutave dhe perimeve
të stinës së dimrit.
Njohja e frutave, perimeve përmes demonstrimit të pregatitjes
së ushqimeve.
Java II
Përgatitja për festën e Vitit te
Ri. Elementët dekorues.
Format, ngjyrat, numërimi i
tyre.
Njohja me elementët kryesor dekorues të festës së vitit të ri;
babagjyshi i vitit të ri, bredhi e dhuratat etj.
Format, përmasat, ngjyrat dhe numërimi i tyre.
Java III
Programi festiv i Vitit të Ri. Vjersha dhe këngë festive. Java IV
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 4
Tema mujore: Karakteristikat Stinës së Dimrit
Tema e javës: Njohja me Karakteristika të Përgjithshme të Stinës
Java I Rubrika Aktivitetet Mjetet e Punës
E Hënë Natyra në dimër.
Bisedë: Edukatore-fëmijë: Në stinën e dimrit bën shumë
ftohtë./Bie borë dhe pemët, rrugët zbardhen./Nga i ftohti
pemët janë krejt të zhveshura dhe qielli, shpesh, është gri.
Aktivitet (i orientuar): Vrojtojmë nga dritarja motin në
dimër (shoqëruar me emërtimin e elementëve natyrorë) si:
retë, era, shiu dhe bora.
Vjersha: “Vjersha për stinën e dimrit”
Lojra: “Imitimi i lojës me topa bore” (Edukatorja përdor topa
lodre prej letre, bukëpeshku, etj).
Punim në vazhdimësi gjatë muajit: “Njeriu prej bore”-
edukatoret mund të krijojnë një të tillë që mund të shërbejë
si dekor jo vetëm për stinën e dimrit por edhe si element
dekorues për fundvitin.
Manuali i Vjershave
Manuali i Lojrave
E Martë Njeriu prej dëbore.
Bisedë: Edukatore-fëmijë- Edukatorja iu flet/ shpjegon
fëmijëve rreth dëborës, ngjyrës së saj, ku dhe kur bie më
shumë. A e keni parë borën/A keni luajtur ndonjëherë me
të? A keni qenë në Dajt me prindërit kur ka rënë
dëborë?/Me borën ne luajmë, bëjmë njeri prej bore.
Vjersha: “Bora e bardhë”
Vizatim: “Njeriu prej bore”.
Aktivitet krijues: Me degëza të mbledhur jashtë bashkë me
fëmijët (24-36 muaj) edukatoret mund t’i veshin me
pambuk/letra të bardha/kartopeceta për të dhënë idenë e
Mjete Didaktike
Manuali i Vjershave
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 5
borës.
Vjersha: “Vjersha për stinën e dimrit”.
E Mërkurë Veshja e fëmijëve në
dimër
Bisedë: Edukatore-fëmijë - Edukatorja iu shpjegon/pyet
fëmijët: Si vishemi në dimër? Edukatorja shpjegon, që për
shkak të të ftohtit në dimër veshim rroba të trasha si pallto,
shall, kapuç, doreza. Këto rroba na mbrojnë nga i ftohti,
shiu, era e fortë e dimrit.
Loja: “Veshja”
Vjersha: “Bora e bardhë”.
Punë dore: “Veshjet e fëmijëve në stinën e dimrit”- ngjyrosja
nga fëmijët e formave të pregatitura më parë nga edukatoret
(fletë punë dore ose copa).
Vjersha: “Vjersha për stinën e dimrit”.
Manuali i Vjershave
Manuali i Lojrave
E Enjte Veshja e kukullës
Bisedë: Edukatore-fëmijë - Edukatorja iu shpjegon/ pyet:
Si e veshim kukullën në dimër? Cilat janë veshjet e duhura?
Aktivitet i orientuar: Edukatorja bashkë me fëmijët
demonstrojnë veshjen me elementët dimërore, si: shalli,
dorezat, kapelet, kapuçi, papuçet.
Vjersha: “Bora e bardhë”
Vizatimi/Ngjyrosje: Ngjitja e veshjeve dimërore tek modelet
e pregatitura më parë nga edukatorja.
Lojra: “Imituese” Fëmijët veshin kukullën.
Manuali i Vjershave
E Premte Përsëritja e
aktiviteteve të javës
Bisedë: Përsëritja mbi elementët e trajtuara gjatë javës.
Vjersha: “Bora e bardhë”.
Vjersha: “Vjersha për stinën e dimrit”
Përrallë e lirë - ilustrim i figurave (sipas librave që
disponojnë në grup).
Manuali i Vjershave
Libra, revista
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 6
Tema mujore: Karakteristikat Stinës së Dimrit
Tema e javës: Frutat dhe Perimet e Stinës
Java II Rubrika Aktivitetet Mjetet e Punës
E Hënë Njohja me frutat
Bisedë: Edukatore-fëmijë - Edukatorja iu shpjegon
fëmijëve/tregon/demonstron përmes formave plastike,
tablove, librave, revistave frutat e stinës si: molla, portokalli,
mandarinat, gështenjat, etj. Cilat fruta pëlqeni?
Vjersha: “Etika e ushqimit”
Loja: “Tabela e lotos”(specifikisht me figura frutash).
Vizatimi/ Ngjyrosja: “Frutat e stinës (portokalli ose molla)”-
ngjyrosja e formave nga fëmijët të pregatitura më parë nga
edukatoret (shoqëruar me numërimin e tyre dhe përcaktimin
e ngjyrës).
Manuali i
Vjershave
Manuali i Lojrave
Libra, revista
E Martë Njohja me perimet
Bisedë: Edukatore-fëmijë - Edukatorja iu shpjegon
fëmijëve/tregon/demonstron përmes formave plastike,
tablove, librave, revistave perimet e stinës, si: lulelakra,
brokoli, fasulet, thjerrëzat, spinaqi, karrotat, rrepkat, etj.
Vjersha: “Etika e ushqimit”
Loja: “Tabela e lotos” (specifikisht me figura perimesh).
Vizatimi/Ngjyrosja: “Perimet”- ngjyrosja nga fëmijët e
formave të pregatitura më parë nga edukatoret, si, karrotat,
panxhari, brokoli, etj, (shoqëruar me numërimin e tyre).
Manuali i
Vjershave
Manuali i Lojrave
Libra, revista
E Mërkurë Pregatitja e
ushqimeve
(pregatitja e supës në
shtëpi dhe çerdhe, si
ushqim i ngrohtë që
preferohet nga
fëmijët).
Bisedë: Edukatore-fëmijë - Edukatorja iu shpjegon/pyet
fëmijët si e gatuan supën mami në shtëpi. Shpjegohet
pregatitja e supës me perimet e stinës.
Vizitë - Në kuzhinë (24-36 muaj) Teta kuzhinierja shpjegon
çfarë ushqimesh ka pregatitur për atë ditë ose shpjegon
rreth pregatitjes së supës. Edukatorja shpjegon vlerat që ka
supa për shëndetin e fëmijëve.
Loja: “Frutat dhe perimet/Bëj sikur gatuan” (me zgjedhje).
Përralla: “Rrepka”.
Manuali i Lojrave
E Enjte Punë dore të frutave Punë dore (me plastelinë): “Të krijojmë fruta dhe perime të Manuali i
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 7
dhe perimeve të
stinës së dimrit.
stinës së dimrit”.
Përralla: “Kësulkuqja”. (Edukatorja nxit fëmijët të
shpjegojnë frutat dhe perimet e ushqimeve në shportën e
Kësulkuqes me qëllim lidhjen e fruta-perimeve të stinës, të
mësuara gjatë javës, me rrëfimin e përrallës).
Vjershave
Manuali i Lojrave
E Premte 1. Panairi i
frutave dhe
perimeve të
stinës së
dimrit.
2. (ose) Të pijmë
një çaj ose
lëng të ngrohtë
me fruta të
stinës së
bashku.
Bisedë: Edukatore-fëmijë - Edukatorja iu shpjegon/pyet
fëmijët: Cilat janë frutat dhe perimet e stinës? Çfarë ngjyre
kanë ato?
Aktivitet: Edukatorja iu shpjegon fëmijëve që përdorimi i
lëngjeve të ngrohta për stinën e dimrit ndihmon për të na
mbrojtur nga i ftohti dhe gripi. Aktivitetet që mund të
realizohen:
Mund të improvizohet ose dhe të pregatitet nga
kuzhina çaji dhe mund të serviret në grup.
Mund të improvizohet pregatitja e një lëngu me fruta
të stinës nga edukatoret dhe kuzhinierja.
Panairi i frutave dhe perimeve: Edukatoret të
bashkëpunojnë me prindërit për të sjellë fruta dhe perime të
stinës ose embëlsira të pregatitura me fruta të stinës së
dimrit (demostrimi realizohet me konceptin e ngjyrës dhe
numërimi sipas kategorisë fruta/perime).
Manuali i
Vjershave
Manuali i Lojrave
Tema mujore: Karakteristikat Stinës së Dimrit
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 8
Tema e javës: Përgatitja për festën e Vitit te Ri. Elementët dekorues. Format, ngjyrat, numërimi i tyre.
Java III Rubrika Aktivitetet Mjetet e
Punës
E Hënë Njohja me elementët
dekorues të festës së
Vitit të Ri
Bisedë: Edukatorja iu shpjegon fëmijëve: Dhjetori është
muaji i fundit i vitit. Këtë muaj festojmë ardhjen e Vitit të
Ri. Edukatorja pyet: Çfarë feste po afron? A e keni parë
ndonjëherë babagjyshin e Vitit të Ri?
Vizatimi/ Ngjyrosja: ngjyrosja e babagjyshit të Vitit të Ri
nga fëmijët, e pregatitur më parë nga edukatoret.
Vjersha : “7 dhuratat”.
Kënga: “Ja na erdhi Viti i Ri”.
Manuali i
Vjershave
Mjete
Didaktike
E Martë Bredhi i Vitit të Ri
Bisedë: Edukatore-fëmijë-Edukatorja iu shpjegon fëmijëve
se do të zbukurojnë bredhin. A e keni zbukuruar bredhin
në shtëpi? Edukatorja iu shpjegon fëmijëve ngjyrën e
elementëve dekorues duke realizuar dhe numërimin e tyre:
Çfarë ngjyre ka ylli/topi/etj ? Ejani t’i numërojmë së
bashku! Sa topa me ngjyrë të kuqe ka në tavolinë?
(1,2,3,4,5).
Aktivitet i lirë: Fëmijët së bashku me edukatoren
zbukurojnë bredhin duke vendosur elementët dekorues
festivë.
Loja: ”Zarfa me forma dhe numra”. Format (Δ□O/ 1-5)
Manuali i
Vjershave
Mjete
Didaktike
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 9
Kënga: “Ja na erdhi viti i Ri”.
E Mërkurë Përgatitja e dhuratave.
Aktivitet i orientuar : Edukatorja bashkë me fëmijët
pregatisin dhurata : Kuti të gatshme me përmasa të
ndryshme i veshim me një paketim festiv. (Përdorim letra
të shndritshme dhe me ngjyra të ndryshme).
Vjersha: “7 dhuratat”
Kënga: “Ja na erdhi viti i Ri”.
Manuali i
Vjershave
Mjete
Didaktike
E Enjte Përgatitja e kapeleve
të viti të Ri.
Aktivitet: Edukatoret të bashkëpunojnë me prindërit për
të sjellë kapele festive për Vitin e Ri për fëmijën e tyre.
Edukatorja demostron dhe së bashku me fëmijët pregatit
një kapele.
Vizatim/Ngjyrosje: Fëmijët së bashku me edukatoren
ngjyrosin kapelën prej kartoni dhe vizatojmë/ngjisin një
ose disa elementë festivë.
Vjersha: “7 dhuratat”
Kënga: “Ja na erdhi Viti i Ri” fëmijët këndojnë së bashku.
Manuali i
Vjershave
Mjete
Didaktike
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 10
E Premte Përgatitja e
kartolinave të urimit.
Bisedë: Edukatore-fëmijë-Edukatorja iu shpjegon fëmijëve
se do të përgatisin së bashku kartolinat për Vitin e Ri/A
keni parë më parë kartolinë për Vitin e Ri?/Edukatorja
demostron një kartolinë. A e dini se cili është urimi në të?
Aktivitet i orientuar: Fëmijët së bashku me edukatoren
ngjyrosin kartolinën dhe vizatojmë/ ngjisin një ose disa
elementë festivë.
Vjersha: “7 dhuratat”
Kënga: “Ja na erdhi Viti i Ri” fëmijët këndojnë së bashku.
Manuali i
Vjershave
Mjete
Didaktike
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 11
Tema mujore: Karakteristikat Stinës së Dimrit
Tema e javës: Programi festiv i Vitit të Ri.
Java VI Rubrika Aktivitetet Mjetet e Punës
E Hënë Dekorimi i ambienteve
në grupe
Bisedë: Edukatore-fëmijë - Edukatorja iu
shpjegon fëmijëve se festa po afron dhe të gjithë
së bashku do të festojnë me vjersha dhe këngë
Vitin e Ri. Edukatorja së bashku me fëmijët
pregatisin vargje me punë dore për zbukurimin e
ambientit në grup, vendosin pambuk në dritare
ose pemë të pregatitura me punë dore.
Vjersha: “7 Dhuratat”
Vjersha: “Vjersha për stinën e dimrit”,
Vjersha: “Bora e bardhë”,
Vjersha: “Viu, viu, fryn veriu”
Kënga: “Ja na erdhi Viti i Ri”
Vjersha /këngë (të mësuara gjatë vitit në
programin edukativ).
Manuali i Vjershave
E Martë Përgatitja e
vjershave/këngëve
Aktivitet festiv në grup: Edukatorja bashkë me
fëmijët përgatisin në grupe programin festiv.
Vjersha: “7 Dhuratat”
Vjersha: “Vjersha për stinën e dimrit”,
Vjersha: “Bora e bardhë”,
Vjersha: “Viu, viu, fryn veriu”
Kënga: “Ja na erdhi Viti i Ri”
Vjersha /këngë (të mësuara gjatë vitit në
programin edukativ).
Manuali i Vjershave
E
Mërkurë
Përgatitja e
vjershave/këngëve
Aktivitet festiv në grup: Edukatorja bashkë me
fëmijët përgatisin në grupe programin festiv.
Vjersha: “7 Dhuratat”
Manuali i Vjershave
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 12
Vjersha: “Vjersha për stinën e dimrit”,
Vjersha: “Bora e bardhë”,
Vjersha: ”Viu viu fryn veriu”
Kënga: “Ja na erdhi viti i Ri”
Vjersha /këngë (të mësuara gjatë vitit në
programin edukativ).
E Enjte Përsëritja e vjershave e
këngëve
Përsëritje e programit festiv
Bisedë me prindërit:
-Veshja festive e fëmijës për festën e vitit të Ri
(përgatitje për festën e ditës së nesërme)
- Dhurata që prindi dëshiron të sjellë për fëmijën
e tij.
- Pjesëmarrja e prindërve me dëshirë në festë.
Manuali i Vjershave
E Premte Festa e Vitit të Ri
Realizimi i programit festiv.
Shpërndarja e dhuratave.
Manuali i Vjershave
Programi i Edukimit për Fëmijët 18-36 Muaj/ Muaji Dhjetor 13
top related