bashkia patos buxheti i qytetarëve
Post on 15-Nov-2021
8 Views
Preview:
TRANSCRIPT
BASHKIA PATOS
BUXHETI I QYTETARËVE
2018
RUZHDIE
PATOS
ZHARRËZ
“ Buxheti i Bashkisë Patos për vitin 2018 ka për qëllim kryesor vazhdimin e përmirësimit të infrastrukturës rrugore, të shërbimeve publike, të arsimit, rritjen e
hapësirave të gjelbra, përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë e kanalizime, etj.
Duke patur në qendër të vëmendjes interesin publik, jemi përpjekur të planifikojmë fondet e nevojshme për të nxitur zhvillimin ekonomik vendor nëpërmjet
investimeve publike.
Ky është buxheti juaj!
Rajmonda Balilaj Kryetare e Bashkisë ”
OBJEKTIVAT E BASHKISË PATOS PËR VITIN 2018
Zhvillimi socialo-ekonomik duke mbështetur biznesin dhe duke rigjallëruar
jetën kulturore
Garantimi i shërbimit zjarrëfikës në nivel
lokal dhe administrimi i strukturave përkatëse
Mbështetje për krijimin e
tregjeve rajonale për
shitje
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e
kanalizimeve të ujrave të zeza
Mbështetje për rehabilitimin e shesheve nga mbetjet e braktisura të industrisë së
naftës ndër vite
Zhvillimi Urban nëpërmjet
përmirësimit të aksesit rrugor
Mbrojtja e mjedisit dhe gjelbërimi i
qytetit
Mbështetje për
rehabilitimin dhe krijimin e infrastrukturës
së ujit
CILAT JANË BURIMET E FINANCIMIT TË BASHKISË?
Taksë vendore - një Buxhe i Bashkisë Patos në milion lekë
400 379 382
300
200
100
-
290
2016 2017 2018 (Plan)
pagesë e detyrueshme dhe e pakthyeshme në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore, e vendosur me ligj dhe që paguhet nga çdo person që ushtron një të drejtë apo përfiton një shërbim publik në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Tarifë vendore - një pagesë që një individ, person fizik apo juridik bën në shkëmbim të një shërbimi specifik të marrë, të mirë publike specifike të përdorur apo të drejte të dhënë nga njësia e vetëqeverisjes vendore.
Fondet e pakushtëzuara janëfonde të dhëna nga qeveria qëndrore, për funksionet e bashkisë, pa qëllim të paracaktuar.
Fondet specifike janë fonde të dhëna nga Qeveria qëndrore për funksionet e transferuara rishtazi në nivel vendor.
Burimet e tjera të financimit janë të ardhurat e trashëguara nga vitet e mëparshme, të ardhurat nga disa ndërmarrje të bashkisë.
Të tjera 1.1%
Fondet Specifike 21%
BURIMET FINANCIARE TË BASHKISË
Taksat dhe Tarifat Vendore 45.9%
Fondet e pakushtëzuara
32%
Tarifa për
Taksa mbi pasurinë e
paluajtshme 30.2%
Renta
33.4% Minerare
Tarifa e pastrimit 15.4%
Taksa e regjistrimit te
mjeteve te perdoruara
7.5%
ndotjen e mjedisit 7.2%
Të Tjera 6.3%
TË ARDHURAT
NGA TAKSAT DHE TARIFAT
Rinia dhe Sporti, 4%
Buqësia,
Pastrimi dhe Gjelbërimi, 11%
Mirëmbajtja Urbane, 15.2%
Administrata Vendore,23.5%
Arsimi dhe Kultura, 21.2%
Infrastruktura Publike,20.1%
Blegtoria dhe Pyjet, 5.2%
SHPENZIMET SIPAS
FUNKSIONEVE VITI 2018
SI I SHPENZON FONDET BASHKIA?
Bashkia nëpërmjet buxhetit për vitin 2018 do të investojë në:
1. Zgjerimit të sipërfaqes së pastrimit edhe në zonat periferike dhe informale duke përfshirë dhe fshtrat në juridiksionit të saj.
2. Mirëmbajtjen e lulishteve te shkurreve dekorativ pastrimin e tyre, krasitjen në 4246 m 2 , si dhe shtimet që do të këtë gjatë vitit 2018.Ndricimin e mjediseve publike.
3. Mbështetjen financiare të klubeve në aktivitetet sporive.
4. Ndërhyrje në kopshte e çerdhe për plotësimin e infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme dhe për pajisjen me të gjithë elementët e nevojshëm duke krijuar një nfrastrukturë argëtuese dhe edukative për fëmijët dhe komunitetin ashtu edhe në ambjentet e brendshme me pajisjen me kuzhina profesinale etj. për ofrimin e një shërbimi cilësor për fëmijët.
5. Pastrimin e kanaleve kullues të dyta dhe të treta, si dhe kanaleve vaditëse të dyta dhe të treta. Mbledhja, largimi dhe trajtimi I mbetjeve urbane.
6. Ndërhyrjet në hapjen e rrugëve të parcelave të tokave buqësore dhe sistemimine tyre.
7. Rikonstruksioni i plotë i rrjetit rrugor ekzistues nëpërmjet zgjerimit, asfaltimit, rikonstruksionit të trotuareve, infrastrukturës nën e mbitokësore, të të gjitha rrugëve ekzistuese kryesore dhe sekondare.
8. Ndërtimi i Rrugëve të reja.
NDARJA E SHPENZIMEVE TË BASHKISË
VITI 2018
Paga dhe Sigurime
Shoqërore 55% Operative,
Subvencione dhe
Mirëmbajtje 24%
Investime Kapitale
21%
FUNKSIONET E ADMINISTRATËSVENDORE
Bashkia do të shpenzojë për përmirësimin e punës së administratës vendore dhe për pasojë përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, 90 milion lekë ose 23% të totalit të shpenzimeve buxhetore.
Objektivat që Bashkia synon të realizojë nëpërmjet këtij programi janë:
• Ndërtimi i shërbimit me një ndalesë (one stop shop) dhe ndërtimi i sallës së këshillit.
• Hartimin e planeve dhe programeve për zhvillimin ekonomik lokal.
• Hartimi dhe propozimi i ndryshimeve në politikën fiskale, me qëllim mbështetjen e vazhdueshme të rritjes ekonomike të qytetit.
• Ndërtimin e një sistemi efektiv të programimit buxhetor, mbi bazë programesh, për të gjitha institucionet buxhetore.
• Përmirësimi në vazhdimësi iaftësive drejtuese të stafit tëBashkisë Patos dhe niveleve të tjera të vendimmarrjes në varësi të saj,
• Ofrimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor.
SHËRBIMET PUBLIKE
Bashkia planifikon të shpenzojë 100 milion lekë ose 26.3% të buxhetit për ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.
1. Shërbimi i pastrimit.
2. Shërbimi i gjelbërimit.
3. Shërbimi i mirëmbajtjes urbane.
ARSIMI, EDUKIMI DHE KULTURA
Bashkia planifikon të shpenzojë 81 milion lekë ose rreth 21% të buxhetit të përgjithshëm për arsimin parauniversitar dhe kulturën.
Bashkia Patos administron gjithsej: 13 kopshte; 1 çerdhe; 7 shkolla nëntë-vjeçare dhe 3 Shkolla të mesme të përgjithshme Brenda vitit 2018 do të ndërhyhet në mirembajtjen e të gjitha shkollave dhe kopshteve të qytetit të Patosit dhe të dy Njësive Administrative.
Gjithashtu, gjatë vitit 2018, Bashkia Patos do të realizojë disa projekte kulturore si:
- Pasurimi i bibliotekës me libra për të rritur dhe fëmijë;
- Biblioteka dhe fëmijët;
- Margëlliçi - Kalaja e Historisë.
RINIA DHE SPOR TI
Bashkia planifikon të shpenzojë 14.5 milion lekë ose rreth 3% të buxhetit për mbështetjen e aktiviteteve për rininë dhe sportin.
Objektivat që Bashkia synon të arrijë janë:
• Trajtimi ushqimor për sportistët,
• Shpenzime për honorare, dieta udhëtime, uniforma etj,
• Mbështetje financiare të klubeve në aktivitetet,
• Shpenzime për administrimin e klubeve,
• Nxitja dhe organizimi i projekteve të ndryshme sportive duke i mbështetur financiarisht,
• Financimin e projekteve sportive për të gjithë aplikuesit dhe pjesëmarresit që organizojnë aktivitete sportive që përmbushin funksionin e politikat e programit të Bashkisë së Patos.
BUJQËSIA, BLEGTORIA, PYJET DHE MJEDISI
UJITJA DHE KULLIMI
Për bujqësinë dhe mjedisin do të shpenzohet 5,2% e buxhetit të Bashkisë së madhePatos për vitin 2018. Kjo përqindje përkon me shumën e rreth 19,7 milion lekë.
Ky Program do te financohet 48% me paratë e buxhetit të Bashkisë Patos dhe 52% nga buxheti i shtetit.
Për ujitjen dhe kullimin do të shpenzohen 10,2 milion lekë.
Objektivat që Bashkia synon të realizojë nëpërmjet këtij programi janë:
• Pastrimin e kanaleve kullues të dyta dhe të treta, si dhe kanaleve vaditëse të dyta dhe të treta.
• Azhornimin e sipërfaqeve të paazhornuara apo të azhornuara gabim,
• Ndërhyrjet në hapjen e rrugëve të parcelave të tokave buqësore dhe sistemimin e tyre,
• Përfundimin e procesit të rregjistrimit të tokave buqësore në ZVRPP.
• Forcimi i kontrollit në fushën e veterinarisë si dhe bashkëpunimi me shërbimin veterinar privat.
• Certifikimin e siperfaqeve pyjore si dhe pyllëzimi i i sipërfaqeve të zhveshura.
• Monitorimi i gjendjes së mjedisit, mbrojta dhe menazhimi i mbetjeve.
Ndër investimet konkrete për buqësinë dhe blegtorinë gjatë vitit 2018 përfshihen:
• Punime me zhavorr në rrugët bujqësore në njësitë administrative Zharrëz dhe Ruzhdije.
• Pajisje (motokorrëse dhe motosharra).
• Krijimi i mjediseve të gjelbërta në shkollën e ofiçinës me pemë dekorative.
INFRASTRUKTURA DHE TRANSPORTI PUBLIK
Bashkia planifikon të shpenzojë 77 milion lekë për investime në infrastrukturënpublike gjatë vitit 2018 ose 20% të buxhetit të përgjithshëm të bashkisë. Buxheti i Shtetit ka financuar rreth 14,5 milion lekë për mbrojtjen nga zjarri.
Ndërtim KUZ+ KUB , lagja 29 Marsi ,Vazhdim i ndërtim KUZ Dukas dhe në lagjen Dhori Tanaka
rreth 3,6 milion lekë
Shpim pusi uji (L=140ml,Rruga Enriko Veizi rreth 780 mijë lekë
Linjë ndricimi “Late Bregu rreth 960 mijë lekë
Sinjalistike e “Shetitores Republika rreth 8,8 milion lekë
Ndërtim trotuari përgjate rrugës Nacionale Fier-Berat (në fshatin Zharrëz) si dhe ndërtimi i dy urave për këmbësore, në krah të urës së automjeteve
rreth 5,5 milion lekë
Rikonstruksioni i rrugës "Koli Marku" rreth 72 milion lekë
Vazhdim i punimeve për përfundimin e objektit “Rikonstruksion i rrugës Grizë –Velaj”.
rreth 2 milion lekë
Blerje Bazë materiale për Ish-Institutin rreth 4,5 milion lekë
Blerje “Baza material për Rikonstruksionin e Katit të dytë të Godinës së Bashkisë”
rreth 3 milion lekë
FAZAT E BUXHETIMIT
KALENDARI I PROCESIT TË MENAXHIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE PUBLIKE
Subjekti Afati
Kryetari i bashkisë paraqet për shqyrtim dhe miratim në Këshill raportin për vlerësimet dhe parashikimet afatmesme të të ardhurave
Brenda muajit Janar
Këshilli i bashkisë miraton raportin e vlerësimit dhe parashikimet afatmesëme të të ardhurave Brenda muajit Shkurt
Këshilli i bashkisë miraton tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm Deri në 15 Mars
Kryetari i bashkisë nxjerr udhëzimin e përgatitjes së buxhetit të bashkisë dhe e shpërndan për të gjitha njësitë shpenzuese
5 ditë nga miratimi i tavaneve përgatitore
Kryetari i bashkisë i dërgon Ministrisë së Financave projekt-dokumentin e programit buxhetor afatmesëm Deri në 1 Qershor
Ministria e Financave, analizon dhe përgatit një raport me rekomandime mbi projekt-dokumen-tin e programit buxhetor afatmesëm për çdo njësi dhe ja dërgon zyrtarisht
Deri në 20 Qershor
Këshilli i bashkisë shqyrton dhe miraton projektin e parë të PBA, duke shprehur dhe opinionet mbi rekomantimet e MoF
Deri në 30 Qershor
Kryetari i bashkisë merr masat e nevojshme për publikimin e dokumentit të parë të PBA të miratuar Deri në 5 Korrik
Këshilli i bashkisë miraton tavanet përfundimtare të shpenzimeve të PBA Deri në 20 Korrik
Kryetari i bashkisë nxjerr udhëzimin plotësues për përgatitjen e buxhetit të bashkisë dhe e shpërn-dan për njësitë shpenzuese
5 ditë nga miratimi i tavaneve
Njësia e vetqëqeverisjes Vendore dërgon në Ministrinë e Financave dokumentin e PBA të rishikuar të miratuar nga Këshilli
Deri në 15 Shtator
Ministria e Financave zhvillon seanca konsultimi me bashkinë Deri në 5 tetor
Ministria e Financave dërgon rekomandime përfundimtare për tu refektuar në dokumentin fnal të PBA Deri në 20 tetor
Kryetari i bashkisë përgatit projektin e PBA përfundimtar dhe e paraqet për shqyrtim dhe miratim në këshillin e NJQV sëbashku me projektbuxhetin vjetor
Brenda muajit Nëntor
Projekti i PBA përfundimtar miratohet nga Këshilli i bashkisë Deri në 25 Dhjetor
Kryetari i bashkisë merr masat e nevojshme për publikimin e dokumentit të plotë të PBA të miratuar përfshirë dokumentacionin shoqërues
Deri në 31 Dhjetor
Kryetari i bashkisë paraqet për miratim në këshill projektbuxhetin vjetor Brenda muajit Nëntor
Këshilli i bashkisë miraton projektbuxhetin Deri në 25 Dhjetor
Në rast të mosmiratimit të buxhetit kryetari i bashkisë fllon procedurat e buxhetit të përkohëshme Deri në1 janar
Kryetari i njësisë së vetqëqeverisjes vendore merr mesa për të publikuar buxhetin vjetor përfshirë dokumentacionin shoqërues në Buletinin e Njoftimeve Publike
Brenda 15 ditëve nga miratimi në këshill
Një kopje e buxhetit vjetor dërgohet në Ministrinë e Financave Deri në 10 Janar
Pas miratimit nga këshilli, nënpunësi autorizues i bashkisë detajon fondet buxhetore për të gjitha njësitë shpenzuese
Brenda 5 ditëve pas miratimit nga këshilli
Kryetari i bashkisë kryen një analizë të zbatimit të buxhetit dhe nëse është e nevojshme propozon ndryshime Brenda muajit Qershor
Kryetari i bashkisë paraqet në këshillin përkatës raportin e zbatimit të buxhetit Çdo 4 muaj
www.bashkiapatos.gov.al
bashkiapatos
Kjo broshurë u bë e mundur me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Ajo u përgatit nga Projekti i USAID-it për Planiÿkimin dhe Qeverisjen Vendore.
top related