aktgjzkim me urdher ndeshkimor

3
P.nr.28/15 NË EMËR TË POPULLIT GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN – Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i vetëm gjykues Hamdi Hamdiu, me procesmbajtësen Blerta Blerta, në lënden penale kundër të akuzuarit Sali Saliu ng Prizreni, i akuzuar sipas aktakuzes së Prokurorisë Themelore në Prizren PP.nr.45/2015 të dates 12.06.2015, për shkak të veprës penale të vjedhjes nga neni 252. Parag. 1 të KPK-së, duke vendosur lidhur me kërkesën e PTH-së në Prizren për dhënjen e urdhèrit ndëshkimor, me date 19.04.2015, mori këtë: A K T GJ Y K I M I akuzuari: Sali Shaban Saliu, nga Prizreni, rr. “Adem Jashari” nr. 267, në Prizren, shqiptar, shtetas i Rep. së Kosovës. ËSHTË FAJTOR Sepse prej datës së pavërtetuar e deri me dt.17.03.2015 në Prizren, në shtëpinë e tij, me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm , i pandehuri Sali Saliu në mënzrë të paautorizuar e ka shfrytëzuar energjinë elektrike, njehësorin e vjetër e ka asgjësuar me ç’rast ndërmarrjes së dëmtuar ‚, KEDS ” Distrikti në Prizren i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 560,00 euro. Këso dore ka krzer vepren penale të vjedhjes nga neni 252 paragrafi 1 të KPK-së, Prandaj gjykata me aplikimin e dispozitave të nenit 3,34,36,39 dhe nenit 252 paragrafi 1 të KPK-së si dhe nenit 459 të KPK-së jep këtë: URDHËR NDËSHKIMOR

Upload: sophia-knight

Post on 11-Dec-2015

16 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

i

TRANSCRIPT

Page 1: Aktgjzkim Me Urdher Ndeshkimor

P.nr.28/15

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA THEMELORE NË PRIZREN – Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i vetëm gjykues Hamdi Hamdiu, me procesmbajtësen Blerta Blerta, në lënden penale kundër të akuzuarit Sali Saliu ng Prizreni, i akuzuar sipas aktakuzes së Prokurorisë Themelore në Prizren PP.nr.45/2015 të dates 12.06.2015, për shkak të veprës penale të vjedhjes nga neni 252. Parag. 1 të KPK-së, duke vendosur lidhur me kërkesën e PTH-së në Prizren për dhënjen e urdhèrit ndëshkimor, me date 19.04.2015, mori këtë:

A K T GJ Y K I M

I akuzuari:

Sali Shaban Saliu, nga Prizreni, rr. “Adem Jashari” nr. 267, në Prizren, shqiptar, shtetas i Rep. së Kosovës.

ËSHTË FAJTOR

Sepse prej datës së pavërtetuar e deri me dt.17.03.2015 në Prizren, në shtëpinë e tij, me qëllim që vetit apo tjetrit ti sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm , i pandehuri Sali Saliu në mënzrë të paautorizuar e ka shfrytëzuar energjinë elektrike, njehësorin e vjetër e ka asgjësuar me ç’rast ndërmarrjes së dëmtuar ‚, KEDS ” Distrikti në Prizren i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 560,00 euro.

Këso dore ka krzer vepren penale të vjedhjes nga neni 252 paragrafi 1 të KPK-së,

Prandaj gjykata me aplikimin e dispozitave të nenit 3,34,36,39 dhe nenit 252 paragrafi 1 të KPK-së si dhe nenit 459 të KPK-së jep këtë:

URDHËR NDËSHKIMOR

PRANOHET kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prizren PP.nr.45/2015 të datës 12.06.2015, ashtu që:

Të akuyuarit Sali Saliu i shqiptohet denimi me gjobë në lartësi prej 150 (njëqindë e pesëdhjetë) euro, të cilin dënim i akuzuari duhet të paguaj në afat prej 15 ditësh nga plotëfuqishmëria e këtij aktgjzkimi, në të kundërtën denimi i shqiptuar me gjobë do të i zëvendësohet me denim burgimi duke llogaritur çdo 20 euro në një ditë burgu.

E dëmtuara KEDS-i Distrikti në Prizren për realizimin e kërkesës pronësoro juridike udhëzohen në kontest të rregullt civil.

Page 2: Aktgjzkim Me Urdher Ndeshkimor

I akuzuari obligohet që të paguaj shpenzimet e procedurës në shumën prej 20,00 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij aktgjzkimi, nën kërcnimin e ekzekutimit të dhunshëm.

A r s y e t i m

Prokuroria Themelore në Prizren, pranë kësaj gjykate ka parashtruar aktakuzen PP.nr.45/2015 të dates 12.06.2015 kundër të akuzuarit Sali Saliu për shkak të veprës penale të vjedhjes nga neni 252. Parag. 1 të KPK-së, dhe njëherit gjykatës i ka kërkuar dhënjen e urdhërit ndëshkimor.

Gjyqtari me rastin e shqyrtimit të kërkesës së PTH-së në Prizren, për dhënien e urdhërit ndëshkimor konstatoi se ka të dhëna të mjaftueshme të cilat ofrojnë bazë të mjaftueshme për dhënien e urdhërit ndëshkimor,andaj gjeti se janë plotësuar kushtet ligjore dhe mori vendim që të pranoj propozimin për dhënien e urdhërit ndëshkimor dhe vendosi si në dispozitiv të aktgjykimit.

Kjo gjykatë konsideron se nga provat e bashkangjitura në shkresat e lëndës dhe atë nga procesverbali me nr.,5646544564 të datës 23.06.2015 vërtetimi me nr. 909098 të datës 28.06.2015, fatura nr.00980978 e datës 29.06.2015 mbi loogarinë e dëmit të shkaktuar dhe në transakcionet e kosumatorit, vërtetohet se i pandehuri Sali Saliu ka krzer vepren penale e cila i vihet në barrë.

Vendimi mbi shpenzimet e procedures penale u muarr në bazë të nenit 450 dhe 451 paragrafi 1 të KPK.

Vendimi mbi kërkesën pasurore juridike është marrë në kuptim të nenit 463 parag 2 të KPK-së.

Me sa u tha më lartë u vendos si në shqiptim të këtij aktgjykimi.

GJYKATA THEMELORE NË PRIZRENP.nr.274-2015 me datë 13.07.2015

S.juridike Gjyqtari B.B HH

UDHËZIME JURIDKE: Kundër këtij aktgjyikimi është e lejuar ankesa në afat prej 8 ditësh nga dita e pranimit në këtë gjykatë. Poqëse i pandehuri nuk ushtron kundërshtim në afatin e paraparë ligjor, aktgjykimi merr formën e prerë.