agna group - business news janar... · në Çdo nivel; komunikim i hapur dhe i sinqertë; prioritet...

40

Upload: vuongthu

Post on 06-Feb-2018

323 views

Category:

Documents


12 download

TRANSCRIPT

Page 1: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar
Page 2: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

2 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

“Ne u fokusuam në rrugën që kemi piketuar, e cila është filozofia jonë e të bërit biznes, është kultura jonë e re, që përfshin koncepte të rëndësishme si Frymë Udhëheqje Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; Përmirësim I Vazhdueshëm; Shpejtësi, Thjeshtë-si; Përballemi Me Realitetin; Në Cilësi, Një Hap Përpara Të Tjerëve; Meritokraci; Kulturë Disipline; Punojmë Fort,

Argëtohemi Fort”

Një gosti e jashtëzakonshme është shtruar buzë liqenit ar-tificial të kryeqytetit. Një tryezë plot 482 metra e gjatë ka mirëpritur 2000 qytetarë të thjeshtë dhe konsumatorë të

ujit mineral natyral Glina.

“Rrugën tonë drejt rritjes, përmirësimit dhe suksesit nuk duam ta lëmë në dorë të rastësisë dhe fatit, duam të jetë një proçes i ndërgjegjshëm ku secili kontribuon me dashuri

dhe mençuri, me përkushtim dhe vullnet të mirë”

Agna Group filloi këtë vit bashkëpunimin me Nestlé, kom-paninë 150 vjeçare që renditet sot si më e madhja në botë

në industrinë e ushqimit.

Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve i akordoi këtë vit Agna Group medaljen “Simbol i Vlerave Humane”...

Page 3: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

3business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

04 - 07 Agna Group në aktivitetin më të madh të vitit.

08 - 09 Alfa s.a feston 10 vjetorin e prodhimit të Pepsit në Shqipëri Studentë nga Universitete të ndryshme të Shqipërisë vizitojnë fabrikën e Glinës.

10 - 11 Një surprizë e rrallë nga Glina Një gosti e jashtëzakonshme është shtruar buzë liqenit artificial të kryeqytetit. Një tryezë plot 482 metra e gjatë ka mirëpritur 2000 qytetarë të thjeshtë dhe kon- sumatorë të ujit mineral natyral Glina

12 - 13 “Është rruga Jonë...” Trajnimet e pesë muajve të parë të vitit 2010 kanë patur në fokus “Është rruga Jonë” dhe “Si të bëhemi profesionist në shitje”.

Lajme nga kompanitë14 - 15 Nestle Agna Group, bashkëpunim ekskluziv me Nestle në të gjithë gamën e produkteve.

- 16 Sunday Ëmbëlsirat Sunday, për të kënaqur njerëzit tanë më të dashur dhe për të shijuar çdo moment. - 17 Spin Produkte për pastrimin e sipërfaqeve.

- 18 Projektet e hidroenergjisë Agna Group ka nisur projekte të reja në fushën e Hidroenergjisë.

- 19 Johnnie Walker Red Week Udhëtimi i një jete nga Johnnie Walker.

- 20 UEFA Champions League Kampionët festojnë me Heineken.

22 - 23 Promocione Pranverë - Verë

Përtej biznesit Sociale / Kulturore - 24 Agna Group, Sponsor i Artë i Konkursit Kombëtar të SIFE/Shqipëria.

- 25 Pepsi mbështet konkursin kombëtar të vizatimit.

- 26 Agna Group mbështeti familjet shkodrane të prekura nga përmbytja.

- 27 “Biznesi në ndihmë të fëmijëve jetimë”.

20 Maj, dita kombëtare në ndihmë të jetimëve të Shqipërisë

- 28 Panairet e Punës, një mundësi për të zbuluar “lojtarët A”. - 29 Uji Mineral Natyral Glina mbështet turneun e karatesë në Kosovë. 30 - 34 Këshilla Biznesi: Si të bëhesh profesionist në shitje.

36 - 39 English pages

Page 4: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

4 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Në foto bordi drejtues i Agna Group.

“Ne u fokusuam në rrugën që kemi piketuar, e cila

është filozofia jonë e të bërit biznes, është kultura

jonë e re, që përfshin koncepte të rëndësishme si

Frymë Udhëheqje Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur

Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; Përmirësim I Va-

zhdueshëm; Shpejtësi, Thjeshtësi; Përballemi Me

Realitetin; Në Cilësi, Një Hap Përpara Të Tjerëve;

Meritokraci; Kulturë Disipline; Punojmë Fort, Argë-

tohemi Fort””.

Page 5: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

5business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Objektivat e vitit 2010, të vendosura që në fillim të vitit, janë piketat që udhëheqin çdo punonjës të Agna Group në punën e përditshme për të sjellë suksesin. Këto objektiva shpallen në festën e madhe të fillimvitit

që edhe sivjet u organizua në ambjentet e Sheraton/Tirana. Kjo festë për nga rëndësia që ka, është kthyer në eveniment, pasi është një mundësi e rëndë-sishme për t’u mbledhur sëbashku dhe për të folur për çfarë na shqetëson, çfarë na gëzon, arritjet e biznesit, objektivat e reja, rrugën për t’i arritur, por edhe për t’u argëtuar.

Viti që kaloi nuk ishte i lehtë, karakteristikat e krizës së shumëpërfolur u ndje-në edhe në Shqipëri në forma të ndryshme, por askush, për asnjë moment nuk foli për krizë në Agna Group. Agna Group jo vetëm që nuk uli numrin e puno-njësve dhe as cilësinë e kushteve të punës, por i shtoi dhe i përmirësoi ato. “Në fakt, edhe një kohë krize prodhon mundësira të mëdha në qoftëse mbajmë viz-ionin në mendje, ruajmë qetësinë dhe mënjanojmë panikun, fokusohemi në krijimin e ideve të reja dhe në planifikimin për të ardhmen”- u shpreh z. Naçi, president i Agna Group, duke ju drejtuar pjesëmarrësve në aktivitet.

Gjatë takimit u përmendën disa arritje të rëndësishme të vitit që lamë pas:- Në fabrikën e Glinës u shtua linja e re e prodhimit të ujit Spring në qelq, si

dhe u zgjerua 3000m2 magazina e fabrikës. - Filloi zbatimi i sistemit të ri të matjes së performancës. - U realizuan 820 orë trajnimi - U ndërtuan dhe u vunë në funksion zyrat e reja në Tiranë. - Filloi bashkëpunimi me Nestle, kompania më e madhe në botë në industrinë

e ushqimit. - Filloi bashkëpunimi me Beohemija-n, Kompania më e madhe e prodhimit të

detergjentëve në rajonin e Ballkanit.

Por si u arritën të gjitha këto? Sigurisht që jo rastësisht. “Ne kuptuam rëndësinë e të punuarit më me zgjuarsi, dhe jo vetëm të punuarit më shumë. Ne u fokusuam në rrugën që kemi piketuar, e cila është filozofia jonë e të bërit biznes, është kultura jonë e re, që përfshin koncepte të rëndësishme si Frymë Udhëheqje Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; Përmirësim I Vazhdueshëm; Shpejtësi, Thjeshtësi; Përballemi Me Realitetin; Në Cilësi, Një Hap Përpara Të Tjerëve; Meritokraci; Kulturë Disipline; Punojmë Fort, Argëtohemi Fort”- u shpreh z. Naçi. Këto piketa kryesore përbëjnë Modelin për Sukses të Agna Group, ndaj dhe presidenti i Agna Group u ndal gjatë në to:

Frymë Udhëheqje Në Çdo NivelAjo çfarë kërkojmë në Agna Group janë udhëheqësit në çdo nivel që mund

“Punojmë Fort Dhe Argëtohemi Fort” është pjesë e vlerave bazë, pjesë e filozofisë së biznesit në Agna Group. ‘Punojmë fort dhe argëtohemi fort’ do të thotë të shikojmë pu-nën si argëtim, të gjejmë argëtim brenda saj, ta kemi pasion atë që bëjmë, të bëhemi më të mirë çdo ditë. Nëse nuk bëjmë punën që duan, ne po çojmë dëm jetën tonë. Kënaqë-sia jonë me punën dhe brenda punës, rrit kënaqësinë në jetën tonë profesionale, per-sonale dhe familjare. Eshtë shumë e vështirë të kemi një jetë me kuptim pa një punë me kuptim.”

Page 6: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

6 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

patjetër. Vlerat për të cilat flasim kanë të bëjnë me integ-ritetin, me punën me përkushtim, pasion dhe dashuri, me pasjen e klientit si prioritet, me shpirtin e fitores, me profe-sionalizmin, me frymën e skuadrës, fleksibilitetin në marrjen e vendimeve, të punuarit me mendje të hapur etjera.

Përmirësohemi VazhdimishtNë Agna Group ne konsiderojmë se njerëzit janë aseti

ynë më i rëndësishëm. Teknologjia, produktet dhe struk-tura mund të kopjohen nga konkurrentët, por vlerat, af-tësitë, kultura jonë, nuk kopjohen dot. Biznesi do të shkojë aq larg sa e lejojnë fuqitë e dijes dhe përvojës së njerëzve që punojnë në të. Por a bëjmë ne diçka qëllimisht për t’u rritur çdo ditë? A shkojmë më afër arritjes së potencialit tonë? Nëse nuk ndërtojmë një plan për rritje personale, nuk mund të presim të rritemi. Biznesi është një lojë e bukur, por duhet edhe eksperiencë edhe dije për ta kuptuar dhe jetuar atë. Ndaj në Agna Group kemi vendosur të Përmirë-sohemi Vazhdimisht.

Shpejtësi dhe Thjeshtësi

“Çdo punonjës i Agna Group është i mirëpritur të shprehë idetë dhe të mendojë për ide të reja për të lehtësuar punën, për të rritur produktivitetin dhe për t’i dhënë mundësi biznesit që të jetë gjithmonë i ri dhe i gjallë”- u shpreh z. Naçi. Por që idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar. Thjeshtësia i shton organizatës besim. Ndaj Shpejtë-sia dhe Thjeshtësia përbëjnë një piketë bazë të mënyrës si bëjmë biznes.

Përballemi Me RealitetinBiznesi, si edhe jeta, reduktohet në një gjë: përballja me

realitetin dhe më pas marrja e vendimeve të drejta, bazuar në këtë realitet. Ne duhet të Përballemi Me Realitetin. Duhet ta shikojmë ndryshimin si një mundësi.

Në Agna Group ne kemi zgjedhur “Ndryshimin Gradual” si modelin më të përshtatshëm për t’u ndjekur në biznesin tonë, i cili nënkupton përmirësime hap pas hapi, të men-duara me kujdes dhe të vlerësuara vazhdimisht. “Të mos harrojmë se ka një pjesë të pandryshueshme, pavarësisht realitetit

Ajo çfarë kërkojmë në Agna Group janë udhëheqësit në çdo nivel që mund t’i aktivizojmë, ekzaltojmë dhe frymëzojmë, në vend që t’i ligështojmë, ndrydhim dhe kontrollojmë.

t’i aktivizojmë, ekzaltojmë dhe frymëzojmë, në vend që t’i ligështojmë, ndrydhim dhe kontrollojmë. Në vend të një personi që jep urdhëra, kompanitë duan dikë që bën pyetje me interes, pyetje që e shtyjnë skuadrën të mendojë dhe të gjejë përgjigjet e duhura. Është thelbësore të mësojmë të udhëheqim veten, kolegët, eprorët dhe vartësit. Ndaj kemi vendosur të kultivojmë Frymë Udhëheqje Në Çdo Nivel. Tashmë lidershipi/udhëheqja merr vlerë përmes shumë per-sonave në organizatë, jo vetëm prej një personi në krye.

Në Agna Group, sfida jonë kryesore është të mos mendojmë thjesht si menaxherë, por edhe si lider, të ud-hëheqim me zemër dhe jo thjesht me mendje, të motivojmë skuadrat, t’u japim shansin të rriten profesionalisht, duke u rritur vetë së pari.

Ne duhet të reflektojmë tek skuadrat tona dashuri dhe përkushtim për punën, të bëhemi shembull i të punuarit me vlera, të bëhemi çdo ditë më profesionistë, të respek-tojmë veten dhe njerëzit që na rrethojnë. Një rol shumë të rëndësishëm duhet të luajnë punonjësit e departamentit të shitjeve. Çdo shitës duhet të jetë lider në zonën e vet. Shitësi duhet të jetë i ndershëm, i besueshëm, pasionant, energjik, zgjidhës problemesh, i përgjegjshëm. Të jetë i aftë të krijojë marrë-dhënie, të prezantojë siç duhet imazhin e kompanisë.

Komunikim i Hapur Dhe i SinqertëNjë nga piketat tona kryesore është Komunikimi i Hapur

Dhe i Sinqertë. Por që kjo të ndodhë duhet integritet. Të kemi integritet do të thotë të themi të vërtetën, të mbajmë premtimet dhe të kemi performancë të shkëlqyer, të jemi të drejtë në marrëveshjet tona. Integriteti, komunikimi i hapur dhe i sinqertë është për Agna Group guri mbi të cilin ndër-tojmë suksesin e biznesit, produktet dhe shërbimet cilësore, marrëdhëniet tona me klientët dhe furnitorët. Integriteti do të jetë avantazhi ynë konkurrues.

Prioritet VleraveShumica e kompanive shpenzojnë pjesën më të madhe të

kohës mbi numrat dhe pak kohë mbi vlerat. Mos vallë duhet t’i harrojmë numrat? Sigurisht që jo. Ne vazhdimisht duhet të sigurohemi që kompania shkon shumë mirë. Por ne duhet të kuptojmë se nëse kompania do të përqëndrohet në gjërat e drejta, si p.sh ‘të jetuarit me vlera’, numrat do të vijnë

Page 7: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

7business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Ne duhet të reflektojmë tek skuadrat tona dashuri dhe përkushtim për punën, të bëhemi shembull i të punuarit me vlera, të bëhemi çdo ditë më profesionistë, të respektojmë veten dhe njerëzit që na rrethojnë. Një rol shumë të rëndësishëm duhet të luajnë punon-jësit e departamentit të shitjeve.

që ndryshon, pavarësisht adaptimit që duhet të bëjmë si pjesë e ndry-shimit në një botë që ndryshon. Kjo pjesë e pandryshueshme ka të bëjë me vlerat tona bazë. Ato do të jenë të patjetërsueshme, të pandry-shueshme, të panegociueshme”- theksoi z. Naçi në fjalën e tij.

Cilësi Në Çdo Gjë

Në Agna Group, puna jonë do të përfaqësohet në çdo hap dhe aspekt nga cilësia. Do të synojmë përsosmëri në produktet dhe shërbimet tona, në imazhin tonë në treg, në marrëdhëniet me klientët, me konsumatorët dhe me tregun në përgjithësi. “Cilësia nuk është asnjëherë aksident. Nëse kërkojmë dhe synojmë cilësi, duhet të kuptojmë se cilësia mund të përkufizohet si plotësim i një sërë kushtesh njëkohësisht: produkti ose shërbimi dizenjohet, prodhohet dhe shpërndahet më mirë, më shpejt, më lehtë, më lirë”- u shpreh z. Naçi.

Shpesh bizneset mbeten peng i ‘tiranisë së fjalës OSE’, si një zgjedhje mes dy alternativash, p.sh ‘Kosto të ulët OSE cilësi të lartë’. Në Agna Group nuk do të mbetemi peng i fjalës ‘OSE’. Nuk do të pranojmë asnjë kompromis në dëm të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, të kënaqësisë së punonjësve, të garancisë së konsumatorit. Do të sigurojmë cilësi maksimale, por edhe çmime shumë të mira. Do të punojmë fort, por edhe do të argëtohemi fort. Do të foku-sohemi tek vlerat dhe do të kemi rezultate shumë të mira tek numrat. Do të kujdesemi për një biznes fitimprurës, por edhe për mirëqënien e komunitetit ku jetojmë.

MeritokraciObjektivi ynë vizionar do të bëhet realitet vetëm me njerëz

të mirëedukuar që kanë ambicie, energji dhe punojnë pa u lodhur. Gjetja e njerëzve të mirë është e vështirë, por gjetja

e njerëzve të shkëlqyer është jashtëzakonisht e vështirë. Ata karakterizohen nga Integriteti, Inteligjenca, Maturia, Ener-gjia e tyre dhe ajo i që i transmetojnë të tjerëve, Mprehtë-sia, Aftësia për të bërë gjërat, Pasioni. Objektivi ynë është të punësojmë Lojtarë A ose njerëz me potencial A.

Në Agna Group kujdesemi që shpërblimi i punonjësve të

reflektojë kontributet që gjithsecili jep në kompani, ndaj ap-likojmë konceptin e diferencimit në shpërblim.

Në modelin tonë të diferencimit 20% e punonjësve, më të mirët, do të përfitojnë bonuse, trajnime, lavdërime. 70% e punonjësve, mesatarët, do të mbahen shumë të motivuar, por 10 % i fundit, do të largohet. Nuk është e lehtë të lar-gosh njerëzit nga puna. Në të vërtetë është një fjalë që e urrejmë, por pa diferencim do të biem pre e mediokritetit. “Diferencimi ashtu si sinqeriteti qartëson biznesin dhe e bën atë të funksionojë më mirë në çdo hallkë” - theksoi z. Naçi.

Kulturë Disipline

Të gjitha kompanitë kanë një kulturë. Disa kompani kanë disiplinë. Por vetëm pak kompani kanë një kulturë të disip-linuar. Ne kemi vendosur të kemi Kulturë Disipline. Disiplina është gjëja më fisnike në botë. Ku nuk ka disiplinë, nuk ka karakter. Pa karakter nuk ka progres. Shumica e përgjigjeve për pyetjen “si të bëhemi më të mirë?” qëndron tek pa-sioni dhe disiplina. Tё pёrdorёsh pasionin si ushqyesin tёnd tё vetёm nuk do tё tё sigurojё sukses, ashtu si tё biesh nё dashuri nuk do tё tё sigurojё njё marrёdhёnie tё suk-sesshme jetёgjatё.

“Punojmë Fort Dhe Argëtohemi Fort”“Punojmë Fort Dhe Argëtohemi Fort” është pjesë e vlerave

bazë, pjesë e filozofisë së biznesit në Agna Group. ‘Punojmë fort dhe argëtohemi fort’ do të thotë të shikojmë punën si argëtim, të gjejmë argëtim brenda saj, ta kemi pasion atë që bëjmë, të bëhemi më të mirë çdo ditë. Nëse nuk bëjmë punën që duam, ne po çojmë dëm jetën tonë. Kënaqësia jonë me punën dhe brenda punës, rrit kënaqësinë në jetën

tonë profesionale, personale dhe familjare. Eshtë shumë e vështirë të kemi një jetë me kuptim, pa një punë me kuptim.

Në realizimin e objektivave të vitit 2010, Agna Group do të mbështetet fort në piketat e ‘Modelit për Sukses’

që ka zgjedhur vetë. Këto piketa janë trajtuar gjerësisht në librin “Është rruga jonë...”, e cila ishte dhurata speciale që ju bë punonjësve të Agna Group dhe të pranishmëve në festën e fillimvitit 2010.

Page 8: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

8 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Në foto studentët në fabrikën e Glinës.

STUDENTË NGA UNIVERSITETE TË NDRYSHME TË SHQIPËRISË VIZITOJNË FABRIKËN E GLINËS

Në kuadrin e 10 vjetorit të prodhimit të Pepsi, Ivi, 7Up në Shqipëri, studentë nga universitete të ndry-shme të vendit kanë vizituar fabrikën e Glinës. Ata kanë patur mundësinë të shikojnë nga afër linjat e prodhimit, të flasin me punonjësit dhe të kuptojnë se si operon prodhimi.

Studentët u njohën me rregullat e çertifikimit dhe sigurisë së cilësisë, me rregullat e sigurisë së puno-njësve, me operimin e turneve si dhe me rregullat e prodhimit në një fabrikë serioze.

Kjo ishte dhe një mundësi për studentët që të konk-retizonin në praktikë njohuritë që kanë marrë gjatë lëndëve mësimore, por edhe të shuanin kuriozitetin mbi mënyrën si produkti merr jetë.

Page 9: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

9business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Pepsi ka qenë prezent në tregun shqiptar qysh prej vitit 1993, por prodhimi i tij në fabrikën e Glinës shënon një mo-ment të rëndësishëm jo vetëm për kompaninë, por edhe për tregun shqiptar, pasi brande të mirënjohura në të gjithë botën, me standarte shumë të larta prodhimi, marrin të drejtën të prodhohen në Shqipëri, kur fabrika konsiderohet e

aftë të prodhojë me standartet më të larta bashkëkohore.

Përveç simbolikës së një dekade prodhimi, Pepsi feston këtë vit edhe kontributin e tij në jetën social-kulturore të Shqi-përisë. Në këto vite, shumë grupe të mirënjohura këngëtarësh kanë ardhur në Shqipëri me mbështetjen e Pepsit, duke mos

ngelur më ëndrra të largëta edhe për fansat shqiptarë të brezave të ndry-shëm (Scorpions, Europe, Akon, James Blunt, White Snake, Def Leppard, Zucchero etjerë). Konkurse bukurie kanë marrë jetë me mbështetjen e Pep-sit-t (Miss Globe, Miss Albania, Ambasadore e Bukurisë Shqiptare). Produk-sione të rëndësishme televizive janë mundësuar nga ky brand i fuqishëm, i njohur në të gjithë botën (Netë Vere, Rococo, Formula 1, Star Academy, Kënga Magjike, Dancing with the Stars); shumë kategori në nevojë si fëmi-jët jetimë, të moshuarit pa përkrahje, shtresa të varfra të komunitetit, kanë

gjetur mbështetje dhe ndihmë nga Pepsi. Pepsi ka mbështetur artin shqiptar ndër vite përmes formatesh të mirënjohura si Ditët e Filmit Shqiptar, Takimet muzikore të dy botëve, Ekspozitat e Nëntorit. Pepsi ka dhënë mbështetje të rëndësishme në promovimin e talenteve të reja, që kanë ëndrra për jetën e tyre dhe që duan t’i shikojnë të realizohen. Ju ka dhënë jetë ëndrrave të fëmijëve dhe të rinjve në Rinfest, Giffoni, Kripmjaltëzat, Mikrofoni i Artë, Kampionati i dansit sportiv, Milan Junior Camp, Dancing mbi gëzhoja, Dita e Europës.

Pepsi feston sivjet 10 vjetorin e prodhimit në Shqipëri, me një ofertë speciale për konsumatorët shqiptarë, me një çmim vërtet festiv, për ta bërë këtë produkt të përballueshëm nga çdo familje, që çdo konsumator shqiptar të ketë mundësinë ta shijojë.

Pepsi vjen me premtimin se ashtu si deri tani do të vazhdojë t’u ofrojë konsumatorëve shqiptarë cilësi maksimale, varietete produktesh për të kënaqur shijet dhe dëshirat e tyre, si dhe do të ndihmojë për të lënë gjurmë në jetën shqiptare.

TË PEPSIT NË SHQIPËRI.

ALFA S.A FESTON10 vjetorin e prodhimit

Page 10: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

10 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

“Një gosti e jashtëzakonshme

është shtruar buzë liqenit artificial

të kryeqytetit. Një tryezë plot 482

metra e gjatë ka mirëpritur 2000

qytetarë të thjeshtë dhe kon-

sumatorë të ujit mineral natyral

“Glina.”

Page 11: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

11business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Uji mineral natyral “Glina” thyen rekordin.13 Qershori ka shënuar në Tiranë një rekord të de-

një për librin “Guinnes”.Një gosti e jashtëzakonshme është shtruar buzë liqenit ar-

tificial të kryeqytetit. Një tryezë plot 482 metra e gjatë ka mirëpritur 2000 qytetarë të thjeshtë dhe konsumatorë të ujit mineral natyral Glina.Familje të tëra morën pjesë në këtë drekë të përmasave te-jet të mëdha. Gjyshër me mbesa, gjyshe me nipër, prindër dhe fëmijë, të rinj dhe të reja.

Ka qenë një festë e vërtetë dhe e pazakontë, e organizuar nga uji Glina. Jo vetëm ushqime dhe Glina për të gjithë, por dhe mjaft surpriza. Muzikë, lojëra, artistë të cirkut, kanë menduar të bëhen “një” me njerëzit dhe t’i shtojnë edhe më tepër gëzim kësaj zbavitjeje.

Mijëra njerëz janë ulur në tryezën më të gjatë të shtruar ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon. Shumë prej tyre lanë bregdetin duke preferuar të freskohen me ujin Glina buzë liqenit artificial të Tiranës.Tundimit për të ardhur në këtë gosti nuk i shpëtuan dhe 32 vajzat më të bukura, të cilat garojnë për kurorën e Miss Shqipërisë 2010.Gjatë kësaj dreke ku nuk munguan as personalitete të bi-

znesit, spektaklit, televizionit u hodh dhe një llotari. Të gjithë pjesëmarrësit rastësorë morën pjesë në shortin e or-ganizuar. Për fituesit e kësaj llotarie u dhanë nëntë aparate telefonikë celularë dhe një Ipod.

Është hera e parë që qyteti kthehet në një familje të ma-dhe, falë ujit mineral natyral Glina që na shoqëron prej bre-zash.

Glina ndihmon organizmin tonë duke përmirësuar Metabo-lizmin, Aparatin Tretës dhe Aparatin Urinar. Glina përmban sasi të madhe Kalçiumi, i cili është një element themelor për shëndetin e kockave tona. Por efekti më i njohur i Gli-nës ndër shekuj, është vetia për të shkrirë ose eleminuar në mënyrë natyrale gurët në veshka dhe tëmth, si dhe për të ndaluar riprodhimin e gurëve. Glina ndikon gjithashtu në diurezën natyrale të trupit dhe ka efekt të rrallë në tretjen e ushqimit. I pasur në minerale dhe me përmbajtje të ulët natriumi, Glina është uji ideal për çdo moshë. Prej shumë vitesh Glina eksportohet me sukses në Ballkan, në Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Glina është një ndër krenaritë shqiptare dhe vazhdon të jetë e dashur për të gjithë.

Page 12: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

12 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Page 13: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

13business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

“Është rruga jonë…”, libri i botuar nga Agna Group, për-faqëson filozofinë e biznesit në Agna Group. “Është rruga jonë” i ka rrënjët në përvojën 20 vjeçare të themeluesve të Agna Group dhe është pasuruar me modelet më të suk-sesshme të biznesit modern në mbarë botën dhe njerëzve që kanë lënë gjurmë në historinë e biznesit

“Është rruga jonë” shpreh frymën, parimet dhe piketat udhëheqëse, kulturën e re të korporatës, mënyrën se si do të punojmë në Agna Group. Është një udhërrëfyes për çdo punonjës që e ka lidhur jetën me këtë biznes dhe që dëshiron të shikojë të ardhmen e vet brenda tij”- thekson presidenti i Agna Group, z. Vasil Naçi në hyrjen e librit. Në të flitet për parime të rëndësishme si “të jetuarit me vlera”, “të udhë-hequrit me zemër”, “komunikim i hapur” që rrit frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e lirë të ideve, “të drejtën për të folur dhe për t’u dëgjuar”, “meritokracinë dhe dife-rencimin në shpërblim, në bazë të matjes së performancës”, “ndarjen e njohurive si parakusht për të krijuar memorje biznesi, për të shmangur gabimet dhe për ta bërë ekspe-riencën një mësues të dhembshur”, “shpejtësi dhe fleksibi-litet në një biznes vital që kërkon të marrë frymë e të rritet çdo ditë”, “kombinimi i pasionit me disiplinën që rrjedhojnë në përformancë të shkëlqyer dhe në një jetë me më shumë kuptim”.

Është një libër i shkruar thjesht, por me shumë dashuri dhe përgjegjësi.

“Rrugën tonë drejt rritjes, përmirësimit dhe suksesit nuk duam ta lëmë në dorë të rastësisë dhe fatit, duam të jetë një proçes i ndërgjegjshëm ku secili kontribuon me dashuri dhe mençuri, me përkushtim dhe vullnet të mirë”- shprehet presi-denti i Agna Group, z. Vasil Naçi në hyrjen e librit.

“SI TË BËHESH PROFESIONIST NË SHITJE”...

Shitja është thelbi i çdo profesioni. Pavarësisht se çfarë bëjmë, të gjithë merremi me shitje. Lidershipi, menaxhimi, marketingu modern dhe jo vetëm, kanë në thelbin e tyre nocionin e shitjes, si të bëjmë të pëlqyeshme dhe të pra-nueshme një frymë të re, një ide, një projekt, një mendim, një bindje, duke ngjallur motivim dhe besim.

Kush punon në shitje është me fat, pasi shitja të jep mundësinë të jetosh dinamikën e tregut, të njohësh shumë njerëz, të mësosh si t’ju fitosh zemrën, t’ju shesësh atyre produktin, idenë tënde dhe të krijosh marrëdhënie të vazh-dueshme me ta. Nuk bëhet kurrë monotone, sepse edhe di-namika e mendimit të klientëve ndryshon në varësi të kush-teve të tregut.

Eksperienca dhe njohuria nuk do ta çojnë një shitës në marrjen e kënaqësisë dhe rezultatit maksimal nëse në thelb nuk ka dashuri dhe pasion për profesionin, për klientët, për veten. Shitësi profesionist mëson si të përshtatet me të gjitha situatat, e shikon me dashamirësi ambientin rreth tij, veten, klientët, kolegët dhe ju jep entuziazëm.

“Si të bëhesh profesionist në shitje” është një guidë njohu-rish dhe aftësish, është përgjigja e pyetjes: si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë?

Trajnimet e pesë muajve të parë të vitit 2010 kanë patur në fokus “Është rruga Jonë” dhe “Si të bëhemi profesionist në shitje”. Çdo punonjës i Agna Group është familjarizuar me të dyja librat përmes diskutimesh në grup, seancash reflektimi, tryezash të rrumbullakta, trajnimesh dhe seminaresh. Por sfida e vazhdueshme mbetet aplikimi në praktikë i njohurive të përftuara përmes këtyre materialeve. Disa prej këtyre trajnimeve janë zhvilluar jashtë Shqipërisë duke shërbyer njëkohësisht edhe si mundësi argëtimi dhe çlodhjeje.

“ËSHTË RRUGA JONË...”

Page 14: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

14 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Agna Group filloi këtë vit bashkëpunimin me Nestlé, kompaninë 150 vjeçare që renditet sot si më e ma-dhja në botë në industrinë e ushqimit.

Prej datës 1 Prill 2010 Nestlé operon në Shqipëri përmes bashkëpunimit ekskluziv me Agna Group. Prej dy vitesh Agna Group është distributore ekskluzive e akulloreve Nestlé në Shqipëri, por tashmë ky bashkëpunim u zgjerua në gamën e plotë të artikujve të kompanisë Nestlé, e mirë-njohur në të gjithë botën.

Me zyra qëndrore në Vevey, Zvicër, Nestlé ka një shtrir-je globale duke qenë prezente pothuajse në çdo shtet të botës. Nestlé ka një portofol shumë të pasur produktesh, por ajo rinovon në mënyrë të vazhdueshme produktet ekzis-tuese dhe krijon produkte të reja.

Nestlé njihet për produktet tejet cilësore dhe parimet e shëndosha të biznesit, që i respekton në çdo kohë dhe në çdo vend. Nestlé është kompania që ka në qendër të aktiv-itetit të saj vlerat dhe parimet njerëzore, çka përbën dhe një pikë të fortë, të përbashkët me Agna Group.

Pavarësisht ndryshimeve që ndodhin në ditët e sotshme, të cilave Nestlé ju përshtatet, ajo ruan të pandryshueshme që nga themelimi i saj parimet bazë si: drejtësi, ndershmëri dhe kujdes për njeriun. Prioriteti i Nestlé-së është t’u ofrojë njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre produktet më të mira,

kudo ku ata janë dhe t’u plotësojë çfarëdo nevojash që ata kanë.

Departamenti i Nestlé-së është krijuar rishtazi, por është shumë premtues pasi ka në përbërjen e tij një skuadër me eksperiencë dhe shumë të motivuar.

Aty bashkohen njerëz që prej vitesh kanë qenë pjesë e Agna Group. Eksperienca e tyre ndihmon punonjësit e rinj të këtij departamenti, të cilët janë plot me energji, dëshirë dhe pasion për ta bërë Nestlé-në një histori suksesi edhe në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën.

Për të qenë sa më i përgatitur profesionalisht dhe gjith-monë një hap përpara konkurrentëve tanë, Departamenti i Nestlé-së ka vënë shumë fokus tek trajnimet. Bashkëpunimi mes Nestlé-së dhe Agna Group bëhet akoma me premtues kur shikon ngjashmëritë që ato kanë në filozofinë e të bërit biznes, parimet, vlerat dhe kujdesin ndaj njeriut.

* * *Nestlé është themeluar në vitin 1867 nga Henri Nestlé.

Ai prodhoi një ushqim për fëmijën e fqinjit të tij i cili nuk ushqehej dot me qumështin e gjirit të nënës. Fëmija kishte qëndruar disa ditë në spital dhe doli prej andej pa asnjë shpresë për jetën. Por fatmirësisht ai reagoi pozitivisht ndaj ushqimit (Farine Lactee) të përgatitur nga farmacisti Henri Nestlé. Në ato kohë kur shumë fëmijë vdisnin nga keqush-qyerja, ky ishte një zbulim që shumë shpejt u përhap në të gjithë Europën.

Agna Group, bashkëpunim ekskluziv me Nestlé në të gjithë gamën e produkteve

Page 15: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

15business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Page 16: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

Ëmbëlsirat Sunday prodhohen nga kompania Kolid International, e mirënjohur në ra-jonin e Ballkanit për prodhimin cilësor, sipas standarteve ndërkombëtare dhe përbërësit natyralë për të gjitha produktet. Kolid International ka mundur të sigurojë raportin më të mirë mes prodhimit të ëmbëlsirave shumë cilësore dhe çmimit të përshtatshëm për konsumatorët. Kolid International zhvillon biznesin duke respektuar njerëzit dhe mjedi-sin.

Ëmbëlsirat Sunday kanë cilësi të shkëlqyer, janë të përballueshme për çdo konsuma-tor, të përshtatshme për çdo familje, në çdo kohë. Ëmbëlsirat Sunday janë përgatitur për të festuar çdo ditë.

Ëmbëlsirat Sunday, për të kënaqur njerëzit tanë më të dashur dhe për të shijuar çdo moment.

Page 17: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

17business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Spin – pastruesi i sipërfaqeve me cilësi të lartë, prodhuar me teknologjinë më të re e cila përmbush kërkesat e konsumatorëve

Spin pastruesi i sipërfaqeve do të thotë:

1. MULTIACTION EFFECT:

■ For use on all washable floors (Për përdorim në të gjitha dyshemetë që lahen)

■ Longlasting freshness (Freski që zgjat)

■ Protect natural shine of floors (Mbron shkëlqimin natyral të dyshemeve)

■ Visible shine (Sipërfaqe të pastra dhe plot shkëlqim)

2. Aroma të veçanta nga prodhuesit më të famshëm të aromave

■ Blue Wave

■ Exotic Mix

■ Lavander

3. Paketim modern dhe dizenjo tërheqëse

■ Shishe e qëndrueshme me dorezë që lehtëson dozimin dhe përdorimin; dizenjim i veçantë i etiketës

Surface Cleaner Surface Cleaner

arka

Aromë tropikale, shumë e veçantë dhe plot freski. Përzierje fantastike dhe e harmonizuar e frutave dhe bimëve ekzotike.

Exotic Mix

paketimi barkodi arka

1000ml 8606005195455 12

Aromë qetësuese e relaksuese e luleve të livandos.

Lavander Lavander

1000ml 8606005195448 12

paketimi barkodi arka

paketimi barkodi

1000ml 8606005195462 12

Kombinimi i aromave të parezistueshme të detit, të freskëta dhe të fuqishme për një moment, por njëkohësisht të buta dhe delikate.

Blue Wave Blue Wave

PRODUKTE PËR PASTRIMINE SIPËRFAQEVE

Page 18: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

18 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Dy vite më parë Agna Group shtriu investimet edhe në fushën e hidroenergjisë në Shqipëri. Fokusimi në këtë treg pasoi një punë të thellë studimore dhe

konsultime të vazhdueshme me të gjithë aktorët lokalë dhe rajonalë me eksperiencë në fushën e energjisë.

U studiuan me shumë seriozitet potencialet ujore në vend, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë pikave të forta të këtij tregu, vështirësive, si dhe mundësive për zhvillimin e projekteve të reja hidroenergjitike.

Aktualisht, Agna Group është e përfshirë në Projektin e Hidrocentralit të Sasaj, i cili pritet të startojë në vjeshtën e këtij viti. Në të njëjtën zonë Agna Group ka filluar punën për zbatimin e një projekti të ri hidrocentralesh mbi Lumin Borsh dhe po punohet intensivisht për të respektuar afatin kohor të përfundimit brenda dy vjetëve.

Një projekt tjetër, kontrata e të cilit u nënshkrua këto ditë me Qeverinë Shqiptare është ajo e ndërtimit të disa hidro-centraleve mbi Lumin Grabova. Ky projekt është parashikuar të përfundojë brenda dy viteve dhe me realizimin e tij kom-pania synon të jetë lider kryesor vendas në hidroenergji.

Projektet po zhvillohen duke aplikuar standartet më të përparuara europiane në këtë fushë, duke ecur çdo ditë në të njëjtën linjë me zhvillimet e këtij tregu në rajon dhe më gjerë.

Komunikimi me kompanitë më të mira në tregun europian lehtëson në çdo çast punën me standart dhe cilësi, duke dhënë siguritë e mjaftueshme për realizimin e projekteve.

Investigimi i projekteve ekzistuese dhe të reja, bëhet duke bashkëpunuar ngushtë me kompani konsulente në vend dhe në rajon. Kompania po krijon marrëdhënie të fryt-shme dhe të vazhdueshme me bashkëpunëtorët brenda dhe jashtë vendit. Ne i promovojmë të gjitha këto marrëdhënie me përgjegjësi, me oportunitete afatgjata dhe duke krijuar vlera.

Në fokusin tonë kryesor janë Konsumatorët e energjisë, Punonjësit, Investitorët dhe Komuniteti vendor.

Ne gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë partnerët tanë lokalë dhe të huaj, të cilët kontribuojnë sëbashku me ne për zhvillimin e këtij tregu.

Agna Group ka nisur projekte të reja në fushën e Hidroenergjisë“ Ne gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë partnerët tanë lokalë dhe të huaj, të cilët kontribuojnë sëbashku me ne për zhvillimin e këtij tregu.”

Page 19: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

19business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Johnnie Walker Red Label organizoi një fushatë kon-sumatore të quajtur “Udhëtimi i një Jete” i cili i ofroi shansin një fituesi fatlum që të pilotojë një makinë

garash të Formula 1. Gjysëm-finalja e kompeticionit u zhvillua në Hungari në

pistën e garave Euroring ku morën pjesë fitues të shorteut nga tetë vende të ndryshme të Evropës Juglindore: Shqi-përia, Bullgaria, Serbia, Qipro, Maqedonia, Kroacia, Bos-nia dhe Hungaria. Tre të përzgjedhurit e parë do të jenë finalistët që do të shkojnë në Angli për tu shpallur fitues të kompeti-cionit dhe të pilotojnë maki-nën e Formula 1.

Mika Häkkinen mbështet iniciativën e

Johnnie Walker – Never drink and drive - për të mos i

dhënë makinës të pirë dhe për të pro-movuar konsum të alkolit me përgjegjësi.

Në Shqipëri Johnnie Walker e mbështeti këtë platformë në kuadër të Javës së Kuqe dhe në një fushatë që zgjati dy muaj e që ngjyrosi me të kuqe lokalet më në zë të Tira-nës si dhe në zinxhirët tregtarë më të mëdhenj në Shqipëri. Nata finale u zhvillua në Living Room ku u shpall edhe fitue-si i shorteut. Objektivi kryesor ishte të bënim me dije rininë shqiptare për shansin e jetës të ofruar nga Johnnie Walker. Lokalet më në zë e më të frekuentuar u veshen nën ngjyrën e kuqe të Red Label. Promocionet u zhvilluan me një meka-nizëm të suksesshëm, i cili bëri jehonë e akoma s’është ha-rruar. Fituesi i shorteut në Shqipëri ishte znj. Julinda Dhame, e vetmja femër pjesmarrëse në këtë eveniment.

Pista e garave Euroring e Hungarisë i lejoi garuesit të kishin një ditë të mbushur me emocion. Ata mësuan gjithçka duhej të dinte një garues i Formulës 1 për botën e garave të maki-nave nga vetë kampioni botëror i Formula 1 (dy herë kam-pion bote), Mika Häkkinen, i cili është ambasadori i Johnnie Walker për promovimin e konsumit të alkolit me përgjegjësi. Mika mbështeti garuesit dhe i dha atyre informacion shumë

të vlefshëm se si të garojnë me kontroll të plotë.

Ndër të tjera Mika tha: “Garuesit e vërtetë dhe më të mirë janë ata që janë në gjendje ta mbajnë makinën e tyre në kontroll gjithnjë. Sa më shumë janë ata nën kontroll aq më shumë do jenë në gjendje të përballen me sfidat unike qe të jep dhënia e makinës së Formula 1. ”Ky koncept lidhet me punën që bën Mika në promovimin e pijes me përgjegjë-si për JOHNNIE WALKER nëpërmjet fushatës “Never Drink and Drive” dhe iniciativës “Join the Pact”, të cilat promovoj-në idenë që njerëzit asnjëherë nuk duhet ti japin makinës së pirë. www.jointhepact.com

JOHNNIE WALKER® dhe Formula 1JOHNNIE WALKER® është brandi numër një i whiskey-t

në botë i cili shijohet nga njerëz në më shumë se 200 vende të botës. Agna Group është shumë krenare që ka në por-tofolin e saj një brand si Johnnie Walker. Që nga koha kur është themeluar, Johnnie Walker është shoqëruar gjithnjë me konceptin e progresit personal dhe ky element është i pasqyruar dhe në vlerat e kompanisë Agna Group. Kjo përqasje ndaj progresit personal bëri që në 2005 JOHNNIE WALKER të bëjë një marrëveshje me skuadrën e McLaren Mercedes të Formula 1. Formula 1 është sporti më i ndjekur në botë duke arritur një audiencë globale 2.9 bilion njerëz. Sot JOHNNIE WALKER njihet si një ikonë progresi personal, si një brand ndërkombëtar i një statusi të lartë, i sofistikuar dhe shumë dinamik. Bashkëpunimi me McLaren Mercedes dhe Formula 1 përputhen shumë mirë me këto karakteri-stika dhe sjellin një platformë emocionuese dhe unike për të krijuar kontakt me konsumatorin e sotëm.

UDHËTIMI I NJË JETENGA JOHNNIE WALKER

Page 20: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

20 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Liga e kampionëve ka dhuruar edhe këtë vit emocione të shumta me performancën e skuadrave më të mira të planetit. Përballje fantastike, duele gjigandësh, sfida kampionësh, na kanë sho-

qëruar gjatë gjithë këtyre muajve në baret dhe lokalet më popullore.

Edhe përgjatë këtij viti HEINEKEN, ka qenë sëbashku me kampionët, si sponsor zyrtar i Uefa Champions League. Birra Heineken ka orga-nizuar shumë promocione në baret më të suksesshme, ku atmosfera e ndeshjeve ka dhururar një festë të vërtetë gjatë gjithë muajve të evenimentit.

Caffe & Caffe, Meduza, Makris, Ice club, Vila Fontana, Fiesta, Santa Lucia e shumë të tjerë e kanë përjetuar këtë superturne sportiv në shoqërinë speciale të Heineken. Dhurata të shumta janë shpërnda-rë për klientët, brandimet e lokaleve e kanë shndërruar ambjentin në një arenë të vërtetë kampionësh, ku çdo ndeshje ka patur muzikë dhe atmosferë festive, të mundësuara nga ‘zgjedhja e parë e konsuma-torëve’: HEINEKEN.

Finalja e madhe e 22 Majit ndërmjet Interit dhe Bajern Munchen e zhvilluar në Madrid, solli një atmosferë elektrizuese për baret dhe klu-bet në Tiranë, të cilat u shndërruan në ‘stadiume’ ku tifozët mbështetën skuadrat e tyre të zemrës. Heineken krijoi atmosferën e vërtetë të një finaleje të madhe.

Heineken ka njoftuar se edhe vitin tjetër do të jetë sërisht sponsor zyrtar i UEFA CHAMPIONS LEAGUE. Me mbulimin mediatik që ky eveni-ment sportiv ka në të gjithë botën, është kthyer tashmë në një fenom-en global, i cili shkon mjaft mirë me markën më të mirë të birrave në botë: Heineken.

“Caffe & Caffe, Meduza, Makris, Ice club, Vila Fon-tana, Fiesta, Santa Lucia e shumë të tjerë e kanë për-jetuar këtë superturne sportiv në shoqërinë speciale të Heineken”.

Page 21: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

21business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Page 22: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar
Page 23: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

23business news janar - korrik 2010

Page 24: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

24 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Agna Group, Sponsor i Artë i Konkursit Kombëtar të SIFE/Shqipëria

Skuadra fituese e vendit të parë “Kampion Kombëtar”, e cila do të konkurrojë në kupën e botës në New York në muajin tetor 2010, u shpall skuadra Sife e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Vendin e dytë e fi-toi skuadra e Universitetit Bujqësor të Tiranës, e cila do të konkurrojë në Kupën e Europës.

Agna Group prej pesë vjetësh është Sponsor i Artë i Konkursit Kombëtar të Sife/Shqipëria.Konkursi Kombëtar i Sife/Shqipëria u mbyll me Amstel Pulse Party në Shine Club në Tiranë.

SIFE operon në 45 shtete në partneritet me bizneset dhe studentët.Nga një program i vogël në Fakultetin Ekonomik të Ti-ranës që filloi 14 vjet më parë, organizata SIFE është rritur duke u bërë tashmë një program kombëtar me përfshirjen e 10 Universiteteve në Shqipëri.

Konkursi Kombëtar i SIFE/Shqipëria (Studentët në Sipërmarrjen e Lirë) mblodhi për të pestin vit skuadrat Sife nga 10 universitete shqiptare.

Përmes projekteve që prezantuan, studentët synojnë të vënë në praktikë njohuritë mësimore, por mbi të gjitha të ndihmojnë sado pak për të përmirësuar jetën e ko-muniteteve ku jetojnë.

Me një larmishmëri projektesh në ndihmë të kategorive më të dobëta të komunitetit, si edhe problematikave so-ciale që karakterizojnë shoqërinë shqiptare, këta stu-dentë prezantuan impaktin e punës së tyre në projekte ambicioze para jurisë së përbërë nga figura të njohura të fushës së biznesit, organizmave të huaja që operojnë në Shqipëri dhe përfaqësuesve të mediave. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë dhe Kryeministri i Shq-ipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha.

Page 25: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

25business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Pepsi mbështet konkursin kombëtar të vizatimit.

Ekspozita e Vizatimit me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Shqipërisë.

Në kuadrin e 8 Majit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq, u zhvillua në sallën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ekspozita me temën “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”.

Në këtë ekspozitë morën pjesë me punimet e tyre nxë-nës të shkollave 9-vjeçare nga shumë rrethe të Shqi-përisë. Ekspozita e Tiranës ishte faza finale dhe përfshiu 130 punimet më të mira që u zgjodhën nga konkurset rajonale. Punimet paraqisnin aspekte të ndihmës që Kryqi i Kuq Shqiptar jep tek njerëzit në nevojë. Kjo ekspozitë ishte dhe një apel për të sensibilizuar komunitetin.

Në mbyllje të ekspozitës u dhanë 9 çmime për nxënësit që realizuan punimet më të mira. Ky akivitet u mbështet nga Pepsi.

“Green Up” Albania feston përvjetorin

e 40-të të Ditës së Tokës

Green Up Albania, projekti i Peace Corps në Shq-ipëri, festoi përvjetorin e 40-të të Ditës së Tokës, duke kontribuar për pastrimin e disa zonave të

Shqipërisë dhe duke promovuar nëpërmjet vizatimeve të fëmijëve një Shqipëri më të gjelbëruar dhe më të pastër.

Nën sloganin ‘Green Up’ u organizuan javën e fundit të muajit Prill, nga vullnetarë të foracave të paqes në disa qytete të Shqipërisë si në Vlorë, Fier dhe Peshkopi, ekspozita pikture me vizatimet e fëmijëve ku tema ishte një botë e pastër dhe plot me gjelbërim.

Ky akivitet u mbështet nga Pepsi.

Page 26: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

26 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Agna Group mbështeti familjet shkodrane të prekura nga përmbytja

Agna Group mbështeti me 25 milion lekë familjet shkodrane të prekura nga përmbytja.

Gjatë gjithë ditëve të emergjencës, makinat e Agna Group me produkte ushqimore, ujë dhe lëngje frutash, furnizuan familjet në çadrat ku strehoeshin.

Agna Group mbështet vazhdimisht grupet në nevojë, pasi kjo është pjesë e misionit të saj.

“Biznesi në mbë-shtetje të fëmijëve”

mbyllet me sukses projekti

U mbyll me sukses projekti “Biznesi në Mbështetje të Fëmijëve jetimë”, iniciuar nga Eagle Mobile, ku për një vit u përfshinë 25 kompani, subjekte bi-

znesi, universitete, shkolla, spitale, përfaqësues të me-diave etjerë.

Të gjitha subjektet e përfshira në këtë projekt kon-tribuan drejtpërdrejtë për jetimët, sipas fushës së tyre të aktivitetit, duke ndërmarrë projekte, duke bërë spon-sorizime dhe aktivitete për këtë pjesë të shoqërisë sonë.

Agna Group ishte një ndër bizneset që u bënë pjesë e kësaj iniciative.

Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, kanë bashkëpunuar në përcaktimin e fëmijëve në nevojë, që ndihmat e këtyre kompanive të ishin sa më efikase.

Page 27: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

27business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

“Biznesi në ndihmë të fëmijëve jetimë”

20 Maj, dita kombëtare në ndihmë

të jetimëve të Shqipërisë

Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve të Shqi-përisë organizon çdo vit për fëmijët jetimë aktivitete argëtuese dhe sensibilizuese në kuadrin e 20 Majit,

ditës kombëtare në ndihmë të jetimëve të Shqipërisë.

Edhe këtë vit u organizua në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit një koncert festiv nën moton “Për Dashurinë Njerëzore”, nën kujdesin e veçantë të Presi-dentit të Republikës së Shqipërisë z.Bamir Topi. Në të merrnin pjesë fëmijë nga shtëpitë e fëmijës, fëmijë të policëve të rënë në detyrë, si dhe personalitete të njohur të skenës dhe ekranit.

Agna Group ka ndihmuar vazhdimisht për të bërë të mundura këto aktivitete, ndaj dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve i akordoi këtë vit medaljen “Sim-bol i Vlerave Humane”, me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe kontributin e çmuar në fushën e përgjegjë-sisë sociale, në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe të shtre-save në nevojë”.

Në kuadrin e projektit “Biznesi në ndihmë të fëmi-jëve jetimë” Agna Group mundësoi mobilimin e zyrave të Institutit Kombëtar të Integrimit të

Jetimëve Shqiptarë.

Këto zyra do të shërbejnë për organizimin dhe koordin-imin e veprimtarive të ndryshme të këtij Instituti, në ndi-hmë të fëmijëve jetimë.

Page 28: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

28 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Panairet e Punës, një mundësi për të zbuluar “lojtarë A”

e Tregëtisë, tashmë i kthyer në traditë, pati kandidatë shumë të përgatitur, për të cilët ka kaq shumë nevojë biznesi.

Agna Group vazhdimisht hap dyert e saj për t’u ofruar studentëve mundësinë e kryerjes së praktikës së punës. Studentët më të spikatur, pasi kalojnë me sukses periu-dhën e praktikës, punësohen në Agna Group.

Në proçesin e evidentimit dhe punësimit të talenteve, Agna Group qëndron shumë pranë universiteteve, si institucione që munden të nxjerrin talente.

Panairi i punës në Universitetin e New York-ut në Tiranë, i organizuar për të tretin vit, ishte një mundësi e mirë për të kontaktuar nga afër studentët që graduohen këtë vit dhe që kanë filluar proçesin e aplikimit për punësim.

Universtiteti Europian i Tiranës, organizoi sivjet për herë të parë Panairin e Punës, ku studentët kishin mundësi të kon-taktonin biznese dhe institucione të ndryshme që morrën pjesë në të.

Edhe Panairi i Punës i organizuar nga Dhoma Amerikane

Page 29: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

29business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Stafi i ri i shitjeve për Kosovën

Këtë vit Agna Group filloi të operojë në Kosovë përmes stafit të saj të shitjeve.

Pasi kaluan me sukses proçesin e konkurimit, shitësat e rinj erdhën për dhjetë ditë në Tiranë, ku u trajnuan jo vetëm mbi teknikat e shitjes dhe karakteristikat e produkteve, por edhe mbi filozofinë e biznesit të Agna Group, kulturën e re të korporatës dhe modelin e Agna Group për sukses.

Sigurisht që nuk mungoi argëtimi i mbrëmjeve.

Uji Mineral Natyral Glina mbështet turneun e ka-

ratesë, në Kosovë

Uji Mineral Natyral Glina, tashmë prezent në tre-gun kosovar, ishte sponsor i Turneut Memorial të Karatesë “Burim Spanca”.

Page 30: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

30 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Pasioni është një aset i jashtëzakonshëm për çdo njeri, por për shitësin ai është vendimtar. Nëse e dashuroni me të vërtetë atë që bëni, do të jeni të suksesshëm.

“Zoti nuk urdhëron që të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të thjeshta me dashuri të madhe”- Nënë Tereza. “Gjej një punë që të pëlqen dhe s’do të punosh asnjë ditë në jetë” – Konfuci.

Pasioni i mbush njerëzit me energji dhe dëshirë. Ju jep atyre dëshirën për të fituar. Siç thotë shkrimtari David Am-brose: “Nëse ke dëshirën për të fituar, ti ke arritur gjysmën e suksesit tënd. Nëse nuk e ke, ti ke arritur gjysmën e dështimit tënd”.

Shumë prej nesh ia lejojnë frikës dhe jo dashurisë të na drejtojë jetën. Shumë njerëz punojnë jo sepse e duan atë që bëjnë, por nga frika se mos i dëbojnë nga puna ose nuk do të marrin paratë që u duhen.

Gabimi më i madh që mund të bësh, është të mendosh gjithmonë se punon për dikë tjetër përveç vetes. Shitësit më të mirë besojnë tek vetja dhe tek kompania e tyre. Ata besojnë tek produktet, shërbimet, sikurse besojnë edhe tek klientët e tyre.

Kur ndeshesh me një shitës profesionist, frymëzohesh prej tij, merr energji, të lind dëshira për të rritur perfor-mancën tënde. Ai është folës i mirë, karizmatik dhe dinamik. Shitësit e mirë janë të hapur dhe optimistë, komunikojnë lirshëm dhe hyjnë lehtësisht në shoqëri me klientët e tyre.

E nisin ditën me entuziazëm dhe zakonisht e mbyllin në të njëjtën mënyrë. Ata nuk qahen që punojnë fort, sepse e duan punën. Shitësit me energji pozitive, thjesht e duan jetën.

FORCO VETËBESIMINNdodh që në punë dhe në jetë të përballemi me prova prej

të cilave mund të na humbasë apo të na ulet vetëbesimi. Është një sfidë e vërtetë që të rifitosh vetëbesimin. Ja disa këshilla:

Mendo pozitivisht për jetën tënde. -Ruaj qetësinë. -Fol pozitivisht për veten. -Fol mirë për të tjerët. -Ndrysho mendimin negativ për veten. -Largohu nga njerëzit që ankohen. -Shoqërohu me njerëz të suksesshëm. -Bëhu shoku më i ngushtë i vetes. -Shiko përpara, jo pas. -Thuaj atë që mendon. -Qesh dhe bota do duket më e mirë. -Shpreh respektin dhe dashurinë. -Bëj ushtrime fizike. -Fal. -

“Kush punon në shitje është me fat, pasi shitja të jep mundësinë të jetosh dinamikën e tregut, të njohësh shumë njerëz, të mësosh si t’ju fitosh zemrën, t’ju shesësh atyre produktin, idenë tënde dhe të krijosh marrëdhënie të vazhdueshme me ta. Nuk bëhet kurrë monotone, sepse edhe mendimi i klientëve ndryshon në varësi të ndry-shimit të kushteve të tregut. ”

Page 31: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

31business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Ji i sinqertë me veten. -Përqëndrohu tek pikat e tua të forta. -Kupto se je UNIK dhe se askush nuk është perfekt. -

KALIT DISIPLINËN & KËMBËNGULJEN Shumë nga shitësit më të suksesshëm arrijnë në majë

falë besimit dhe dëshirës së tyre të pashoqe për të qenë të parët. Ata e shohin veten të aftë për “të qenë më të mirët” në fushën e tyre.

Jemi njerëz dhe duam të shijojmë jetën tonë, të jemi të fuqishëm e të shëndetshëm për të ardhmen. Kjo kërkon kultivimin e disiplinës në shumë aspekte të jetës, duke ni-sur nga ushqimi, kujdesi për shëndetin, mënyra se si me-naxhojmë kohën, mendimet, fjalët dhe emocionet tona. Kur përpiqesh vetëm për një herë nuk është disiplinë. Nuk mund të kesh disiplinë për disa ditë ose javë, duhet të kesh disiplinë për një kohë të gjatë dhe kështu ajo bëhet mënyrë jetese.

Padyshim që disiplina nuk është një tipar i lindur. Ajo fi-tohet dhe stërvitet si shumë aftësi të tjera. Por së pari ajo kërkon që “toka” ku do të mbillet (vetë ti) ta dëshirojë dhe ta pranojë. Kolonat bazë të vetёdisiplinёs janё: Vull-neti, Puna e palodhur dhe Kёmbёngulja. “Gjeniu është 1 % frymëzim dhe 99 % djersitje”- Thomas Edison. “Talenti është më i lirë se kripa e gjellës. Ajo që e ndan individin e talentuar nga i suksesshmi është puna e palodhur”- Stephen King.

MERR PËRGJEGJËSI MBI VLERAT & REZULTA-TET E TUA

Nëse dëshiron të jesh i suksesshëm, duhet të marrësh 100% përgjegjësi për gjithçka që përjeton në jetë. Kur merr përgjegjësinë për fatin tënd, bëhesh më i fuqishëm dhe fi-llon të ndihesh mirë me veten. Sa më mirë të ndihesh, aq më shumë shet. Sa më shumë që shet, aq më mirë ndihesh. Përfundimisht, ti arrin pikën në të cilën je i pandalshëm, si një forcë e natyrës. Profesionistët më të paguar në shitje, pranojnë 100% të përgjegjësive për jetën e tyre dhe për çdo gjë që u ndodh.

Shitësit mediokër bien në kurthin e “numrave”. Ata men-dojnë se ylli ndriçues i punës dhe suksesit të tyre është vetëm sasia e produktit të shitur në fund të muajit. Kjo nuk do të thotë aspak nënvlerësim të numrave dhe rezultateve në punë, por ata nuk e kuptojnë se synimi i çdo kompanie në nivel afatgjatë është shtimi i vlerës së biznesit. Kur flasim për sukses në shitje nuk nënkuptojmë vetëm planet nume-rike të cilat padyshim duhet të realizohen. Është e rëndë-sishme të kuptojmë se suksesi përfaqëson numra dhe vlera, ose e thënë më qartë: Numra me bazë vlerat.

JI I KËNDSHËM NË KOMUNIKIM & ZHVILLO SENSIN E HUMORIT

Lloji dhe mënyra si përdoret humori të ndihmojnë të ven-dosësh një marrëdhënie të veçantë me klientët e tu. Hu-mori ndihmon në lehtësimin e stresit që është gjithmonë i pranishëm në çdo shitje. Përdor humorin për të thyer akullin ose për të ulur tensionet. Nëse klienti është i stresuar duke menduar për produktet që sapo ka blerë, atëherë mund të përdorësh pak humor për ta zbutur atmosferën dhe ulur presionin. Por duhet treguar kujdes për të ruajtur ekuilibrin dhe për të mos u sjellë në mënyrë qesharake.

Të gjithë janë të tensionuar gjatë shitjes dhe humori ndihmon gjithësecilin të qetësohet dhe të qeshë. E qe-shura e thjeshtë, spontane, e këndshme, pushton zemrat e klientëve.

MENDO JASHTË KORNIZAVE Koncepti i “të menduarit jashtë kornizës” është shumë më

tepër se thjesht një klishe menaxhimi.Kushtet ndryshojnë vazhdimisht, tipat e klientëve janë të

ndryshëm dhe ti vazhdon të kesh ambicie për sukses. Por që të shesësh dhe të arrish suksesin e dëshiruar, duhet të gjesh zgjidhje të reja, të paprovuara më parë, duke dalë jashtë formave standarte.

Është e natyrshme t’i bësh gjërat siç i ke bërë gjithmonë, ashtu siç di t’i bësh më mirë. Sa herë që ndeshesh me një problem, sjell ndërmend gjithë eksperiencën dhe njohuritë e grumbulluara. Por eksperienca jote mund të të pengojë të pranosh idetë e reja. Shpeshherë mënyra se si e percepton një problem, mund të të pengojë që ta zgjidhësh atë. Të mendosh “jashtë kornizave” do të thotë të dalësh nga zona jote e rehatisë dhe të eksplorosh zgjidhje të reja, përgjigje të reja për problemet, të sjellësh ide të reja, të cilat duhet të dish se si t’i servirësh në tavolinë, që të pranohen dhe të bëhen të dobishme për kompaninë. Të mendosh “jashtë kornizave” kërkon mprehtësi mendimi, vendosmëri, njohuri dhe aftësi krijuese, duhet futur imagjinata në veprim, me synim gjetjen e zgjidhjeve të reja.

PËRCAKTO OBJEKTIVATNjë ndër kriteret më të rëndësishme të suksesit për çdo

njeri është qartësia e objektivave. Nuk mjafton që këto ob-jektiva të ekzistojnë dhe të jenë të qarta, por duhet që të ketë përputhje dhe harmoni mes objektivave personale për jetën dhe atyre profesionale, pra të punës. Nuk mund të jesh i suksesshëm në jetë nëse nuk synon suksesin në pro-fesionin tënd si shitës dhe nëse nuk përkushtohesh për ta arritur atë.

Shitësit e mirë kanë qëllime shumë të qarta për shitjet dhe për të ardhurat që duan, duke i programuar ato në vit, muaj, javë, ditë, madje edhe në orë. S’ka rëndësi sa i ta-lentuar je. Duhet t’i përqëndrosh aftësitë e tua. Zbato pa-rimin e Paretos 80/20, i cili shpreh se 20% e klientëve sjellin 80% të shitjeve. Në 20% të kohës kryhet 80% e punës. Nëse zgjidh 20% të problemeve të klientit do të shmangësh 80% të ankesave. Nëse kërkon sukses në shitje dhe në jetë duhet të përqëndrohesh tek 20%-shi i kohës, aktiviteteve dhe klientëve që të sjellin 80% të rezultateve.

NDËRTO MARRËDHËNIE ME KLIENTËT Shitësit më të mirë janë “ekspertë të marrëdhënieve”. Ata

e përqëndrojnë gjithë vëmendjen e tyre në marrëdhënien me klientin përpara se të fillojnë të flasin rreth produktit apo shërbimit të tyre. Si rezultat, ata shesin më shumë. Shpenz-imi i vetëm pak minutave për ta bërë klientin të ndihet i rëndë-sishëm, është më domethënës se sa harxhimi i orëve të tëra që ai të ndihet si gjithë të tjerët.

Shitësit më të mirë e shohin veten më shumë si këshillues se sa si shitës. Nëse dëshiron t’i bindësh klientët, është më e rëndësishme të mendosh se çfarë duan ata, në vend të asaj që do ti. Kujto dhe apliko këshillat e mjeshtërit të shitjeve

Page 32: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

32 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

panitë e suksesshme janë ato që vazhdimisht fitojnë “bete-jat” edhe me Klientin edhe me Konsumatorin. Një shitës nuk mund të jetë i mirë pa qenë një marketier i mirë, pa kuptuar se si mund t’i mbështesë aktivitetet marketing tek klienti, duke i përcjellë kështu tek konsumatori. Një shitës i mirë jep ide, shikon çfarë bën konkurrenti, sugjeron se si mund të forcohen gjithmonë dhe më shumë produktet në treg. Shitësi i mirë kupton tendencat e kohës në konsumin e produkteve, po ashtu edhe problemet dhe nevojat që ofron tregu.

Në betejë duhet strategji dhe kombinimi i shumë mjeteve për të luftuar. Shitjet në bashkëpunim me marketingun duhet të përcjellin tek konsumatori “joshjen e ëmbël” për produktin, duke përdorur të gjitha rrugët e komunikimit, shumëllojshmëri aktivitetesh marketing dhe kujdes maksi-mal për klientin.

KUPTO GJUHËN E BIZNESIT: FINANCËN Kushdo, pavarësisht se në çfarë departamenti punon,

duhet të zotërojë një minimum njohurish, konceptesh, teknikash, fjalor ose terma financiare, në mënyrë që të mund të komunikojë, të kuptojë dhe të njohë kufizimet e asaj që duhet të bëjë ose jo.

Biznesi është si organizmi i një njeriu. Shitja është si çdo pulsim i zemrës së tij, e cila padyshim i shton të ar-dhurat. Ndërkohë financa ka për mision të mbajë shënim e të kontrollojë çdo rrahje të kësaj zemre, duke garantuar mirëfunksionimin e saj. Ndonjëherë kur je përballë klientit, duke dashur ta habisësh me aftësitë e tua, mund të për-dorësh fjalë të përgjithshme, apo terma që nuk ua di as vetë kuptimin. Klienti mund të pyesë për rregulla dhe proçe-dura tatimore, normat e fitimit, arsyen e nivelit të çmimit. Nëse nuk ke njohuritë bazë financiare, nuk do të mundesh t’i përgjigjesh dhe kredibiliteti yt profesional do të lëkundet.

Dëshiron të dallosh nga konkurrenca dhe të shesësh më shumë? - Mëso për financën, ndiq kurse trajnimi. Takohu me kolegët, pyeti dhe merr sa më shumë informacion të vlef-shëm. Njih mënyrën e lëvizjes së mallrave nga kompania tek klienti, si dhe dokumentat e domosdoshme që e shoqërojnë. Si plotësohen ato dhe cila është pesha ligjore e tyre.

Kupto koston e investimeve të kompanisë, si dhe proçedu-rat e mbylljes së marrëveshjeve për to. Investimet në treg të ndihmojnë për të shitur më shumë, por janë peshë në bilancin e kompanisë. Njohja e financës do të lehtësojë për-pjekjet e tua për të shitur. Për më tepër, do të bëhesh më i aftë edhe në menaxhimin e të ardhurave të tua.

PËRGATITU TË BËSH PYETJET E DUHURATë bësh pyetje ndan shitësit e suksesshëm nga ata që

janë të pasuksesshëm. Ti do të marrësh përgjigje vetëm për pyetjet që bën. Ndaj sa më e menduar dhe e qartë të jetë pyetja, aq më e mirë do të jetë edhe përgjigjia.

Përdorimi i pyetjeve për të rritur cilësinë dhe qartësinë e komunikimit me klientët është shumë i vlefshëm, por duhet patur kujdes që më parë të ekzistojë baza e nevojshme e marrëdhënieve me ta. Nëse nuk ka besim dhe respekt re-ciprok, pyetjet do të jenë të pavlefshme, nuk do të ma-rrin përgjigje, apo në raste të tjera edhe mund të mos mirëpriten prej klientëve. “Unë mbaj gjithmonë 6 shërbëtorë të ndershëm me vete. Ata më mësuan çdo gjë që unë di. Emrat e tyre janë Çfarë, Pse, Kur, Si, Ku dhe Kush”- Rudyard Kipling.

Dale Carnegie:Jini të pakursyer në vlerësime të ndershme dhe të sinqerta -

për klientët tuaj.Interesohuni në mënyrë të sinqertë për të tjerët. -Qeshni. Njerëzit që qeshin reflektojnë pozitivitet dhe -

dashamirësi. Kujtoni se për një njeri, emri i tij është tingulli më i rëndë- -

sishëm dhe më i ëmbël në çdo lloj gjuhe. Jini dëgjues të mirë. Nxitini të tjerët të flasim për veten. -Flisni për atë që u intereson të tjerëve. -Jepuni gjithnjë të tjerëve me sinqeritet, përshtypjen se -

janë të rëndësishëm.Mos thoni kurrë: - “Ju keni gabuar”. Tregoni respekt për

bindjet e të tjerëve.Po të gaboni, pranojeni shpejt dhe pa asnjë mëdyshje. - Çdo

njeri mund të bëjë gabime, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.

Filloni gjithmonë duke u treguar miqësorë. -Kujdesuni në mënyrë që bashkëbiseduesit t’i duhet të -

përgjigjet “Po” që në fillim. Një përgjigje “Jo” në fillim të bisedës kërkon shumë energji të kthehet në “Po”.

Shikojini gjërat nga këndvështrimi i bashkëbiseduesit dhe -mirëkuptojini bindjet dhe dëshirat e të tjerëve.

Ilustroni me veprime bindjet tuaja. Ngjallni tek të tjerët atë -që ju vetë dëshironi.

MENAXHO KOHËN, ËSHTË JETA JOTE Vlerëso faktin që koha e klientëve të tu është e çmuar,

po aq sa është e çmuar koha jote. Ka shitësa që bien pre e keqpërdorimit të kohës, duke harxhuar shumë kohë në gjëra jo të rëndësishme, nuk vendosin prioritete dhe i bëjnë gjërat pa stërvitje dhe pa trajnim. Ata zvarrisin zgjidhjen e problemeve, shmangin vëmendjen nga urgjencat, nuk janë efektivë në mbledhje, janë të paaftë të thonë “Jo”, etjera. Një tjetër pengesë bëhet telefoni, i cili në pamje të parë duket se ndihmon komunikimin e shpejtë, por shpesh ndikon në humbjen e kohës, në shpërqëndrim dhe çfokusim nga gjërat e rëndësishme.

Gjithsecili ka të njëjtin numër orësh dhe minutash çdo ditë, por jo të gjithë marrin të njëjtat rezultate. Njerëzit e suksesshëm nga të pasuksesshmit i ndan mënyra si ata e përdorin kohën e tyre. Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë që koha është produkti më i çmuar. Ata vazhdimisht analizojnë se si e përdorin atë dhe i bëjnë vetes pyetjen: “A po e për-dor si duhet kohën time?”

ZOTËRO AFTËSITË BAZË TË MARKETINGUT Kur sasitë e shitura janë nën nivelin e planifikuar, shitësit e

drejtojnë gishtin e fajit tek marketingu, ndërsa marketingu thotë se është paaftësia e shitjes. A nuk tingëllon kjo si një situatë e njohur? Rrugëdalja e vetme është njohja dhe kup-timi më i mirë i roleve, përgjegjësive dhe sfidave të gjithëse-cilit.

Marketingu përpiqet të krijojë një urë mes kompanisë dhe konsumatorëve. Marketingu përcjell tek konsumatori me-sazhin dhe imazhin që duam për brandet, duke krijuar një “joshje të ëmbël” përmes të gjitha rrugëve të komunikimit, përmes shumëllojshmërisë së aktiviteteve marketing, dhe mbi të gjitha, me imazhin tonë në pikat e shitjeve.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se marketingu dhe shitjet nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin. Kom-

Page 33: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

33business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

ZHVILLO DËGJIMIN AKTIVShitësit e mirë janë të aftë të bëjnë pyetjet e duhura dhe

t’i dëgjojnë me kujdes përgjigjet. Në fillim dëgjojnë, pastaj flasin. Janë të natyrshëm teksa bëjnë pyetje: kush, si, çfarë, pse, kur, ku, për ta bërë klientin të flasë. Më pas i dëgjojnë me shumë durim dhe vëmendje përgjigjet, duke përdorur parimin 70/30. 70% të kohës e dëgjojnë klientin dhe 30% të kohës flasin vetë. “Paaftësia e njeriut për të komunikuar është rezultati i paaftësisë së tij për të dëgjuar”- Carl Rogers.

Shitësi i suksesshëm praktikon dëgjimin aktiv. Dëgjimi ak-tiv është aftësia e përqëndrimit të vëmendjes në mënyrë që të kuptosh këndvështrimin e tjetrit. Dëgjimi aktiv të ndih-mon të ndërtosh marrëdhëniet me klientin. Është aftësi e nevojshme dhe taktikë e mirë shitjeje, e cila të diferencon nga konkurrentët. Shitësi për të qenë më efektiv gjatë shitjes duhet të praktikojë vazhdimisht përqëndrimin në atë që i thonë dhe më pas të përgjigjet. Kujto sugjerimet e më-poshtme.

- Stërvite veten të “përjashtosh” nga mendja faktorët shqetësues të ambjentit të jashtëm.

- Asnjëherë mos e ndërprit klientin ndërsa flet. - Mëso të “parashikosh përgjigjet”. - Përpiqu të “kuptosh” në vend që të “gjykosh”. - Përdor teknikat e “dëgjimit aktiv”. - “Dëgjo nëpërmjet syve”.

NEGOCIO ‘FITON-FITOJ’ Negociatat janë pjesë e jetës si dhe mjeti themelor për të

marrë atë që kërkon nga të tjerët. Tradicionalisht njihen dy mënyra negocimi, ai i butë dhe ai i ashpër.

Një negociator i butë synon shmangien e konfliktit personal ndaj edhe shpeshherë bën lëshime për të arritur mbylljen e marrëveshjes.

Një negociator i ashpër i trajton situatat si teste vendo-smërie, nuk lëshon pe dhe mund të japë përgjigje të ashpra të cilat mund ta dëmtojnë marrëdhënien.

Një metodë e tretë që përdoret gjatë negociatave është ajo parimore. Sipas kësaj metode, për çdo problem vendo-set duke u mbështetur në thelbin e çështjes dhe jo në çfarë thuhet, kush e ka fajin, etjerë. Metoda e negocimit parimor është e ashpër përsa i përket thelbit dhe e butë me njerëzit. Si për çdo gjë në jetë edhe për negociatat, ti mund të fitosh apo të marrësh atë që do, falë përgatitjes shumë të mirë.

Analizo dhe vlerëso kushtet. -Duhet të ndash njerëzit nga problemi. -Shikoji problemet nga këndvështrimi i klientit. -Përcakto stilin dhe strategjinë tënde të negocimit. -

Një shitës profesionist mbështetet në disa faktorë theme-lorë për të siguruar suksesin në negociata. Një ndër ta ësh-të vetëbesimi, i cili ndikon në aftësinë për të influencuar të tjerët.

Është e nevojshme që të jesh i logjikshëm dhe i qën-drueshëm në atë që bën dhe thua. Prano se negociata është dinamike. Gjatë saj ndodhin shpesh ndryshime. Fol qetësisht dhe dëgjo. Lësho, por pa dëmtuar qëllimet e tua. Mos harro që marrëveshja duhet të jetë reciproke.

ZOTËRO PROÇESIN E SHITJESSISTEMI I SHITJES: 7 FAZA & 6 MJETE

7 hapat e proçesit të shitjes janë:Përgatitja & parapërgatitja1. Takimi me klientin & informimi mbi ecurinë e 2.

shitjeveMerchandising 3. Ndërtimi i porosisë, paraqitja e produkteve 4. Negocimi, përballimi i kundërshtive 5. Mbyllja e porosisë6. Ndjekja e ecurisë 7.

GJASHTË MJETET1. Çanta e punës është mjeti i parë dhe më prezantues i shitësit. 2. Baza e të dhënave (kartela e klientit, programi i lëvizjeve). Programi javor dhe ditor i vizitave është mjet thelbësor në organizimin e kohës dhe takimeve me klientët. Kartela e shitjeve të klientit është një tjetër mjet i rëndësishëm i shitësit. 3. Blloku i porosive, PPC. 4. Mjetet e shënimeve dhe llogarisë (stilolapsi, makina lloga-ritëse, blloku i shënimeve) nuk duhet të mungojnë në as-një takim me klientët. 5. Prezantuesit e produktit ndihmojnë në paraqitjen sa më efikase të portofolit të produkteve të kompanisë tek klienti i radhës. 6. Pajisjet ndihmëse që shitësi duhet të mbajë dhe përdorë janë edhe mjetet për pastrimin e bazës reklamuese të kom-panisë (letra të lagura, copë, etjerë).

MENAXHO CILËSINË E MARRËDHËNIES ME KLIENTIN (CRM)

“Në biznes ekziston vetëm një bos. Ky është klienti. Ai mund të pushojë nga puna këdo në kompani, që nga presidenti deri më poshtë, thjesht duke i shpenzuar paratë e tij diku tjetër.”- Sam Walton (pronar i Wal-Mart)

Bizneset ekzistojnë jo sepse kanë produkte, por sepse kanë klientë të kënaqur.

Kujdesi për marrëdhëniet me klientin është padyshim stra-tegjia më e mirë e marketingut që një shitës i suksesshëm mund të përdorë për të ruajtur dhe rritur shitjet e tij. Kjo nuk është thjesht mënyrë pune, por është një mënyrë të jetuari që në çdo moment të biznesit ka parësor klientin.

Shitësi është i detyruar të përballet në çdo moment me klientin, i cili duket sikur s’lë rast pa e shfrytëzuar për t’u ankuar. Kjo është një grackë tjetër që duhet evituar nëse dëshiron që të kesh sukses në shitje.

Më poshtë janë disa nga cilësitë që klienti do dhe i pret nga shitësit dhe kompania me të cilën bashkëpunon:

Trajtim me respekt. -Gatishmëri. -Njohuri të shkëlqyera profesionale. -Përqëndrim në zgjidhjen e problemeve. -Elasticitet. -Korrigjim të menjëhershëm. -

Që të jesh i suksesshëm në shitje, duhet të kesh një

Page 34: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

34 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

përkushtim të thellë dhe të vërtetë ndaj klientit. Shërbimi cilësor dhe kujdesi për marrëdhëniet ndikon pozitivisht tek perceptimi, kënaqësia dhe besnikëria e klientit.

Sot shitësit profesionistë e bëjnë pjesë të punës së tyre MENAXHIMIN E MARRËDHËNIES ME KLIENTIN (CRM). CRM është një strategji, proçes dhe teknologji që do ta çojë kom-paninë drejt maksimalizimit të shitjeve nëpërmjet optimi-zimit të të ardhurave dhe kuptimit më të mirë të nevojave të klientit. Në të mblidhen sëbashku shitjet, marketingu dhe kujdesi për klientin, në një program dhe teknologji të vetme. Me pak fjalë, përfshin të gjithë sektorët e kompa-nisë të cilët ndikojnë në marrëdhënien e saj me klientët. Ajo mbledh, përpunon dhe ruan të gjithë informacionin e do-mosdoshëm që duhet dhe do të dijë një biznes që ka në qendër të veprimtarisë së tij klientin. Çdo ndërveprim me klientin rregjistrohet në një sistem të vetëm. Ky informacion më pas përdoret për të menaxhuar dhe matur proçeset e marketingut, shitjes dhe kujdesit për secilin klient në veçan-ti. Përmes CRM, vendimet merren bazuar në informacionin e plotë mbi tregun dhe klientët, jo thjeshtë mbi hamendësi-met dhe njohuritë e pjesshme nga tregu.

BËHU LIDER NË ZONËN TËNDE Për ty, të jesh lider në zonë do të thotë të jesh agjent

ndryshimi i jetës tënde dhe i asaj të klientit, do të thotë të njohësh mirë zonën dhe klientët, të marrësh vendimet e duhura në lidhje me punën dhe shitjen, duke i shtuar vlerë punës tënde dhe mbarëvajtjes së klientit.

Kur themi “shitësi është lider në zonën e vet” nuk nënkup-tojmë thjesht menaxhimin profesional të listës së klientëve që ka, por edhe zgjerimin e zonës së tij përmes klientëve të rinj, apo atyre potencialë që nuk operojnë me ne.

Shitësit që arrijnë të udhëheqin veten dhe klientët shfa-qin cilësi si: iniciativa, optimizmi, besimi, këmbëngulja, vetë-ndërgjegjësimi, gatishmëria për të bërë përparësi nevojat e të tjerëve, aftësi për të inkurajuar të tjerët, një ndjenjë që-llimi, aftësi për të deleguar dhe për të kuptuar këndvështri-met e të tjerëve.

Shitësi duhet të jetë i ndershëm, i besueshëm, dinjitoz në paraqitje, pasionant dhe energjik, dëgjues i kujdesshëm, dashamirës, zgjidhës problemesh, i përgjegjshëm për re-zultatin. Shitësi duhet të jetë i aftë të krijojë marrëdhënie, të ofrojë produktet me cilësi dhe përgjegjësi, të prezantojë imazhin e kompanisë, të përdorë siç duhet mjetet që ofron kompania për të marrë vendimet e duhura.

Ti duhet të shfaqësh vetitë e liderit jo vetëm në biznes, por edhe në familje, rrethet e miqësisë, në komunitet dhe në grupe të ndryshme sociale.

Të bëhesh lider është një rrugëtim i gjatë dhe i mun-dimshëm, që kërkon dëshirë, sakrifica, përkushtim të pashoq, duhet të mendosh në këtë drejtim dhe të rritësh nivelin profesional. Të gjitha hapat e përmendur më sipër në këtë libër janë parakushtet e duhura për të realizuar këtë synim.

Mëso sa më shumë të mundesh mbi udhëheqjen. -Administro veten mirë. -Përqëndrohu më shumë tek vlerat dhe përgjegjësitë sesa -

tek ëndrrat e tua.

Kërko delegimin. Merr përgjegjësitë që të takojnë. -Bëj mirë punën tënde. -Jepu zgjidhje problemeve. -Thuaji drejtuesit tënd atë që duhet të dëgjojë, jo atë që ai -

dëshiron të dëgjojë. Ji i kujdesshëm të përçosh të gjithë in formacionin, pa e kufizuar atë.

Përkushtohu më shumë nga sa të është kërkuar. -Mendo në mënyrë afatgjatë. -Shtyji kufijtë sa të mundesh në mënyrë që të gjesh rrugën -

më të mirë. Bëhu agjent i ndryshimit. -Bëhu aktiv. -

Si shitës dhe udhëheqës në zonën tënde ti ke dy detyra shumë të rëndësishme. Së pari, të bësh punën tënde, ta re-alizosh atë me sukses të plotë. Së dyti, ti duhet të përmirë-sosh veten tënde në mënyrë të vazhdueshme.

MOS NDAL PËRMIRËSIMIN E VAZHDUESHËM “Duke përmirësuar veten, bota bëhet më e mirë. Mos u frikëso nga rritja e ngadaltë. Frikësohu nga fakti që qëndron akoma aty ku je. Harroji gabimet e tua, por kujto se çfarë të kanë më-suar”- Ben Franklin.

Nëse dëshiron të fitosh më shumë në të ardhmen, duhet të mësosh dhe të zbatosh metoda dhe teknika të reja. Suk-sesi nuk është një rastësi. As dështimi nuk është një rastësi.

Asnjëherë nuk do të jesh një shitës profesionist nëse nuk do ta mbash mbi vete përgjegjësinë për veprimet dhe rritjen tënde. Të gjithë mendojnë të ndryshojnë botën, por askush nuk mendon si të ndryshojë veten.

Si mund të përmirësohesh vazhdimisht? Mëso prej ek-spertëve, kryej të gjitha trajnimet që mundesh, vazhdo se-minaret dhe kurset në shitjet profesionale, kërko këshilla prej të tjerëve. “E ardhmja nuk i përket atyre që kanë më shumë kundrejt atyre që kanë më pak, por atyre që dinë më shumë kundrejt atyre që dinë më pak”.

Shihu në pasqyrën e shpirtit tënd dhe bëji vetes këto py-etje të forta:

A jam duke bërë atë që dua? -A interesohem sinqerisht për klientët? -A po investoj tek marrëdhëniet ? -A po përqëndrohem tek pikat e mia të forta? -A po kujdesem për të sotmen? -A po investoj unë tek vetja? -

Mëso! Për të qënë i suksesshëm, duhet të mësosh shumë. Synimi kryesor i të mësuarit nuk janë njohuritë, por veprimi. Nëse dëshiron të fitosh më shumë në të ardhmen, duhet të mësosh dhe të zbatosh metoda dhe teknika të reja. Nëse bën vazhdimisht të njëjtën gjë, nuk mund të presësh rezul-tate më të mira.

Kur flasim për përmirësimin e vazhdueshëm, nuk duhet të tregojmë kujdes vetëm për dimesionin e zhvillimit tonë men-dor përmes edukimit: leximi, dëgjimi, trainimi, etjerë, apo për dimensionin fizik që përfshin kujdesin efektiv për trupin tonë, kujdesin për ushqimin, relaksimin, menaxhimin e stresit, etjerë. Ne duhet të kujdesemi edhe për dimensionin shpirtëror, që ka të bëjë me përmbushjen e dëshirave, be-simin dhe misionin e jetës sonë, si dhe për dimensionin sho-qëror-emocional, në të cilin përfshihen parimet e lidershipit, komunikimit empatik, krijimtarisë etjerë.

Page 35: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

35business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Page 36: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

36 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

In the photo James Blunt

Page 37: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

37business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

Pepsi brand has been present in the Albanian market since 1993, but the production in the Glina factory signifies an im-portant moment, not only for the company, but also for the Albanian market, because such well-known brands would be allowed to start production in Albania only if the production plant is considered capable of producing with high, up-

to-date standards.

Beyond the symbolic significance of a decade of production in Albania, this year Pepsi celebrates its contribution to the socio-cultural life of Albania. During these years, many well-known singers have performed in Albania, supported by Pepsi, thus, not remaining anymore the remote dream of many generations (Scorpions, Europe, Akon, James Blunt, White Snake,

Def Leppard, Zucchero, etc). Important TV productions are supported by this powerful brand (Summer Nights, Rococo, Formula 1, Star Academy, Magic Songs, Dancing with the Stars). Beauty competitions have been organized with the support of Pepsi (Miss Globe, Miss Albania, Albanian Beauty Ambassador). Many categories in need, such as orphans, abandoned third age people, and poor community groups, have been supported by Pepsi. Pepsi has given great sup-port in promoting talented youngsters, who have dreams that

they want to see come true (I Can campaign, Rinfest, Giffoni, Kripmjaltëzat, Mikrofoni i Artë, Sportive Dancing Champion-ship, Milan Junior Camp, The Day of Europe).

This year, Pepsi celebrates the 10th anniversary of production in Albania with a special offer for Albanian consumers, making this brand affordable for each family.

Pepsi promises to continue offering Albanian consumers a variety of high-quality products, as well as contributing to improve the life of Albanian communities.

Pepsi Production in Albania

ALFA S.A. CELEBRATES the 10th-Anniversary of

Page 38: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

38 business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

The natural mineral water Glina has offered a big surprise to Albanian citi-zens, inviting them for a special lunch, around the biggest table ever set up in Albania.

The event was organized at the Arti-ficial Lake, where 2000 citizens were served lunch around the 482m-long table. They had the chance to share to-gether fresh and entertaining moments with Glina, in the most unusual lunch ever organized in Tirana.

Page 39: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar

39business news janar - korrik 2010

Agna Group - Business News

“This is our way…”, the book published by Agna Group, represents its business philosophy. “This is our way...” has its roots in the 20-year experience of the founders of Agna Group, and is enriched with the most successful contempo-rary business models throughout the world.

“This is our way...” expresses the guiding principles, the cor-porate culture, and the way employees work at Agna Group. It is a guide for each employee who feels that he belongs to this business and wants to see his future in it,” emphasizes the president of Agna Group, Mr. Vasil Naci, in the prologue of the book. It covers important principles such as “living by values,” “leading with heart,” “open communication that en-hances collaboration and the exchange of ideas,” “meritoc-racy and differentiation based on performance,” “sharing the knowledge, as a precondition to create business memory,” “speed and flexibility in a vital business that grows every-day,” “the combination of passion and discipline that bring about excellent performance and more meaningful life.”

“Our way towards growth and success will not be an occa-sional one, we want it to be a conscious process, shaped by ev-eryone’s contribution, love, maturity, devotion and goodwill,” says Naci.

“HOW TO BECOME A PRO-FESSIONAL SALESMAN”...

Selling is the basis of each profession. No matter what we do, we all deal with selling. The leadership, the manage-ment, the modern marketing and other fields, have as a central part the sales concept: how to make satisfactory and acceptable a new idea, a project, a thought, inspiring others to act in a certain way.

Those who work in sales are really lucky, as sales give the opportunity to feel the market dynamics, to meet many people, to learn how to earn their trust, to sell to them and build long-term relationships with them. It never becomes monotonous, because the thinking dynamics of clients var-ies as to the market conditions.

Experience and the knowledge will not allow a salesman to get the most of pleasure and success, if he does not have love and passion for the profession, for the clients and for himself. The professional salesman learns how to adapt to any kind of situation, pays attention to his surroundings, to himself, to the clients and to his colleagues, and knows how to give them enthusiasm.

“How to become a professional salesman” is a professional guide and the answer to the question “how to be successful in our profession and in our life”?

The trainings of the last five months were focused on “This is our way...” and “How to become a professional salesman.” Every employee of Agna Group has become familiar with both books through group discussions, reflection sections, round tables, trainings and seminars. Yet, an ongoing chal-lenge remains the application in practice of the knowledge obtained. Some of these trainings are organized out of Al-bania, thus serving as an opportunity for entertainment and relaxation.

“THIS IS OUR WAY…”

Page 40: Agna Group - Business News Janar... · Në Çdo Nivel; Komunikim I Hapur Dhe I Sinqertë; Prioritet Vlerave; ... idetë të marrin jetë duhet që biznesi të mos jetë i kompli-kuar