„100 vjet nga lufta e parë botërore -...

60

Upload: others

Post on 10-Sep-2019

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve
Page 2: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

„100 vjet nga Lufta e Parë Botërore –Armata e Italisë në frontin e Maqedonisë 1916 – 1918“

Muzeu Ushtarak i cili është në përbërje të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së

Maqedonisë, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, organizoi ekspozitë me rastin e 100 vjetorit të ardhjes së forcave ekspeditive italiane në frontin e Maqedonisë. Në këtë ekspozitë u prenzantua material unikal fotografik dhe material tjetër historik i marrë nga Ambasada e Italisë. Në hapjen e ekspozitës morrën pjesë një numër i mad hi mysafirëve dhe përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së

Maqedonisë dhe SHP të ARM-së, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të korrit diplomatik të akredituar në Maqedi. Ministri i mbrojtjes Zoran

Jolevski në hapjen solemne të ekspozitës theksoi se kjo ekspozitë e pasqyron fatin e përbashkët të Italisë dhe Maqedonisë si vende të cilat

Ekspozitë në Muzeun Ushtarak

Page 3: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

„100 vjet nga Lufta e Parë Botërore –Armata e Italisë në frontin e Maqedonisë 1916 – 1918“

3

Info Vizitë pune në SHBA dhe Kanada

Intervistë me Gjeneral brigade Gordana Garashiq,zëvendës drejtoreshë e RACVIAC

Në vijën e parëShteti Islamik dhe miti për „Ujqërit e Vetmuar“

Jubile 110 vjetori i lindjes së gjeneralit Mihajllo Apostollski

GlobalQendrat e përsosmërisë së NATO-S

ArmatimKoktej Molotovi - arma sekrete finlandeze

ArmatimSistemi raketor rus „tokë - ajër“ OSA

24 orëBatalioni Inxhinerik i ARM-së

Armatim„AFV Grizzly“

GlobalStratkom në ISAF –ndryshime të shumta

GlobalQasja operative

E paobligueshmeKartmonedhat dhe monedhat e Maqedonisë

Film„Përtej kufijve“

Bukuritë e MaqedonisëKompleksi “Fshati i Maqedonisë”

8

12

6

18

26

3638

4246

5256

16

59

kanë vuajtur gjatë luftës, njëherit duke e theksuar edhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, sidomos në fushën e mbrojtjes. Fjalë rasti mbajti edhe ambasadori italian në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romero, i cili e vërtetoi bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy vendeve. Drejtori i Muzeut Ushtarak Aleksandar Stojçev, më konkretisht u ndal te materiali i prezantuar në ekspozitë, duke theksuar se kemi të bëjmë me një përmbajtje unikale që përbëhet nga 150 fotografi autentike dhe 25 harta të arikivuara pranë Institutit Ushtarak në Romë dhe në institucionet tjera në Republikën e Italisë. Janë prezantuar

16 sosh të fotografive panoramike nga pozita të ndryshme të frontit të Maqedonisë, ndërsa janë prezantuar edhe pozicione afër Manastirit, Dojranit dhe liqenit të Dojranit, gjegjësisht afër dy qyteteve të cilët kanë qenë më të dëmtuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai tha se autorët Italian të cilët kanë raportuar dhe kanë shkruar për këto anë, në raportet dhe në shkrimet e tyre Maqedoninë e përmendin si vend ku është vendosur front, ndërsa maqedonasit i përshkruajnë si njerëz me identiet të veçantë kombëtar.Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të muajit janar të vitit 2017, nga ora 09 deri në orën 17.

34

përmbajt jaMBUROJA viti VIII numri 86 dhjetor 2016

Page 4: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

4

Lufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve paraqet një të keqe gjithpërfshirëse e

cila fatkeqësisht deri më sot ende nuk është tejkaluar dhe paraqet një burim të vuajtjeve të mëdha njerëzore. Përveç fakteve të cilat janë të pranishme në veprat e historianëve, për luftërat kuptojmë edhe nga veprat e njerëzve që merren me art. Janë të shumta veprat e autorëve klasik dhe të atyre modern, vepra në të cilat tregohet dhe përshkruhet vuajtja e njerëzve në luftërat më të vogla dhe në luftërat e mëdha. Të shumtë janë edhe piktorët të cilët në mënyrën e tyre përmes vizatimit dhe ngjyrës, e kanë paraqitur tmerrin e luftës. Me paraqitjen e fotografisë, u paraqit edhe zhanri i fotografisë ushtarake. Fotografët me fotoaparatët e tyre i ndjeknin ushtarët dhe i fotografonin betejat, kolonat me të përvuajturit, refugjatët, të lënduarit, të vrarët..të gjitha dëmet, shkatërrimet dhe egërsinë e luftës…Vitin e kaluar kishim mundësi që në Muzeun Ushtarak të shohim ekspozitën me fotografi nga frontografi Merl le Voj nga SHBA-ja, ku i njejti ka bërë fotografi në këto anë gjatë Luftës së Parë Botërore. Gjatë këtyre ditëve, kemi mundësinë e rrallë t’i shohim të gjitha hartat e fotografuara topografike si dhe fotografi të bëra nga fotografë në rradhët e ushtrisë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilët kanë luftuar në këto anë. Nga dy anët, edhe nga fotografi aleat, edhe nga fotografët

italanë, janë bërë fotografi duke i vulosur vuajtjet dhe golgotën e popullatës së kësaj ane, i popullatës së Maqedonisë e cila me dhunë dhe e detyruar ka luftuar në njërën apo në anën tjetër, ka dhënë jetë dhe ka vuajtur gjatë kësaj lufte të madhe. Fotografitë në fjalë kanë një vlerë tejet të madhe ekspresive, historike dhe faktografike.Edhe sot e kësaj dite bota ballafaqohet me konflikte të shumta nga të cilat njerëzit vuajnë gjithnjë e më shumë. Kriza e refugjatëve nuk e anashkaloi as vendin tonë. Ngjarjet përgjatë kufirit tonë jugor, përveç që ishin në fokusin e veprimit të institucioneve të cilat kujdeseshin për regullimin e këtij egzodusi masiv, ajo tërhoqi edhe një numër të madh gazetarësh dhe fotografësh të cilët raportonin rreth të gjitha ngjarjeve. Ndërsa disa nga fotografitë japin emocione dhe transmetojnë mesazhe të fuqishme. Në këtë mënyrë, edhe fotografia e cila morri çmimin e parë në garën e fotografisë më të mirë gazetareske në R. e Maqedonisë, u realizua pikërisht në kufirin tonë jugor. Fotoraportuesja e gazetës “Dnevnik”, Maja Zllatevska, në mënyrën e saj përmes objektivit të fotoaparatit, shpalosi momentin e dëshprimit, humbjes dhe vuajtjes së madhe të fëmijës që ik nga lufta. Kjo fotografi do të shërbejë si një dëshmi e përhershme, e njëherit edhe si apel për ndalimin e konflikteve dhe luftravenë në të cilat e pësojnë më të pafajshmit.

Dr. Zhanet Ristoska

Faktografi dhe art

Çmimi i një kopjeje është 50 denarëAbonimi vjetor 600 denarë

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Теlefon: 02 3128 276www.morm.gov.mk; E-mail: [email protected]

xhiro- llog 05001001 1678720(thirrje në numrin: 725939-10)

numri tataimor: 4030990271748ТС 100000000063095

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë

Botohet një herë në muaj

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë

PërgatitiKëshilli botues

Kryetar i KëshillitDr. Zoran Jolevski Ministria i Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktorë teknik), Mitko Vasilevski

(gazetar), Kristina Ilievska

(gazetare), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe) Aleksandar Atanasov

(fotograf)

Dimçe Isailovski, Redaktor artistik

(dizajni grafik dhe ballina)

Shtyp: „Evropa 92“

Коçan

Page 5: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Info

5

Delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes, e kryesuar nga sekretarja shtetërore e kësaj ministrie, Elizabeta

Çupovska-Ristova në Athinë zhvilloi takim me zëvendës shefin e SHP të forcave të armatosura greke, gjeneral-nënkolonelin Georgios Paraskopulos. Gjatë konsultimeve u fol edhe për aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2016 si dhe për ato që janë planifikuar për vitin vijues 2017. U prezantuan edhe kapacitetet e Qendrës Rajonale për Marrëdhënie me Publikun (QRMP) dhe u propozua thellim i bashkëpunimit në mes qendrës tonë dhe Qendrës për Trajnime në Operacione Paqësore në Kukush të Greq-isë. Në drejtim të implementimit të plotë të programit për shkëmbimin e të dhënave në hapësirën ajrore (ASDE), pala greke shprehu gatishmërinë për të siguruar mbajtjen e trajnimeve profesionale për personelin e ARM-së. Duke e theksuar vullnetin politik për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes, kryesuesit e del-egacioneve nënshkruan Planin për bashkëpunim bilateral ushtarak në mes të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ARM-së qëndroi komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të SHBA-

së për Evropë, gjeneral-nënkolonel Ben Hoxhis. Në takimin me ministrin Jolevski u bisedua për intensivikimin dhe thellimin e bashkëpunimit përmes stërvitjeve dhe trajnimve të përbashkëta. Përmes stërvitjeve të cilat planifikohen gjatë vitit 2017, do të vazhdojë trendi i avancimit të ndërveprimit të ARM-së me armata e vendeve anëtare të NATO-s, element ky shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, duke pasur parasysh se anëtarsimi në Aleancë ngelet përcaktim strategjik i vendit. Bashkëbiseduesit në këtë takim biseduan edhe për procesin e SEDM-it, me ç’rast ministri Jolevski theksoi se Maqedonia do të jetë nikoqire e shtabit qëndror të Brigadës së Evropës Juglindore nga viti 2020 deri në vitin 2026, gjë që flet për lidershipin e vendit në rajon. Gjenerali Ben Hoxhis zhvilloi takim edhe me shefin e SHP të ARM-së gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski, ndërsa vizitoi edhe Batalionin e Policisë Ushtarake. Gjenerali mes tjerash vizitoi edhe akademinë ushtarake, ku zhvilloi takim me një pjesë të kadetëve me të cilët foli për lidershipin në ushtri dhe për rëndësinë e profesionit ushtarak, ndërsa tre kadetëve më të mirë u ndau mirënjohje.

Bashkëpunimi vazhdon

Marrëveshje bilaterale

Ministri Zoran Jolevski morri pjesë në mbled-hjen e ministrave të bashkëpunimit të

mbrojtjes në Evropën Qëndrore dhe të disa vendeve të Evropës Juglindore, e cila u mbajt në Austri. Para ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të grupit të bashkëpunimit të mbrojtjes nga Evropa Qëndrore, ministri Jolevski theksoi se qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë janë anëtarsimi në NATO dhe në BE. Në fjalën e tij, ministri Jolevski theksoi se R. e Maqedonisë është e gatshme për një bashkëpunim praktik dhe efikas bilateral rajonal në fushën e mbrojtjes me vendet e Evropës Qëndrore dhe Juglindore, njëherit duke theksuar se nevojitet një strategji dhe politike gjithpërfshirëse e BE-së për krizën e refugjatëve, për sfidat e sigurisë, nevojitet shkëmbim informatash, regjistrim biometrik i të gjithë refugjatëve, si dhe shkëmbim të të gjitha të dhënave.

Mbledhje ministrore në Austri

Ministri Zoran Jolevski dhe gjeneral-nënkolonel Ben Hoxhis

Ministri Zoran Jolevski në mbledhjen e ministrave në Austri

Sekretarja shtetërore Elizabeta Çuposka-Ristova për vizitë pune te forcat e armatosura të Greqisë

Page 6: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Gjatë vizitës në SHBA ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski zhvilloi takim me Peter Due, drejtor për Azinë, Lindjen e Afërt, Evropën

dhe për Amerikën Latine në Departamentin e OKB-së për operacionet paqësore. Me këtë rast u bisedua për planet vijuese, për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ARM-së në kuadër të operacioneve paqësore të organizatës botërore. Poashtu u shkëmbyen mendime për gjendjen në Siri dhe në Irak, si dhe për krizën e refugjatëve që kaploi Evropën. Ministri Jolevski zhvilloi takim edhe me Hojt Ji, zëvendës ndihmës i sekretarit shtëtëror. Në këtë takim u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë.

Интервју

Vizitë pune e ministrit Jolevski

në SHBA dhe Kanada

Ministri i mbrojtjes së Republikës së

Maqedonisë, Zoran Jolevski gjatë muajit

nëntor qëndroi për vizitë zyrtare disa ditore në SHBA dhe në Kanada,

ku zhvilloi takime të rëndësishme dhe morri

pjesë në forume të sigurisë të nivelit të lartë

Info

Page 7: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

7

Bashkëbiseduesi theksoi se SHBA-ja është e interesuar që Republika e Maqedonisë sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së dhe se në qoftë se zgjedhjet e 11 dhjetorit janë fer dhe kredibile, SHBA-ja do t’a mbështes Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në procesiet e saj integruese euroatlantike. Ministri Jolevski gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA zhvilloi takime edhe me përfaqësues të lartë të fondacionit “Heritage”, fondacion ky i cili ka rol të rëndësishëm në definimin e strategjisë së Partisë Republikane dhe të administratës vijuese amerikane. Pika kryesore gjatë bisedave ishin nevojat e një integrimi të përshpejtuar euroatlantik të R. së Maqedonisë, politikat ekonomike dhe liberalizimi i vizave. Indeksi i lirisë së ekonomisë të cilin e publikon fondacioni “Heritage” dëshmon se Maqedonia bën politikë solide në aspektin ekonomik, politikë e cila është shembull për shumë vende të rajonit. Në SHBA ministri Jolevski morri pjesë në koncertin tradicional për Ditën e Falenderimit që u mbajt për hir të miqësisë mes qytetarëve të SHBA-së dhe Maqedonisë, në të cilin morrën pjesë artistët maqedonas, pijanisti Duke Bojaxhiev dhe klarinetisti Ismail Llumanovski.Në kuadër të vizitës në Kanada, ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski zhvilloi takim në Otava me Xhorxh Furi, spiker i Senatit pranë Parlamentit të Kanadasë. Gjatë takimit u konstatua se Maqedonia dhe Kanadaja kanë një bashkëpunim të shkëlqyer bilateral, sidomos në fushën e mbrojtjes. Ministri Jolevski në Kanada gjithashtu morri pjesë në forum me temë: “Kriza e refugjatëve dhe ndikimi i saj mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe NATO-s”, formu ky që u mbajt nën patronazhin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Kanada në universitetin prestigjoz “Carlton” në Otava. Gjatë fjalimit të tij në kuadër të forumit, ministri Jolevski theksoi se kriza e refugjatëve paraqet një sfidë serioze për Evropën dhe se nevojitet të gjendet një qasje gjithpërfshirëse dhe aksione për gjetjen e solucioneve për tejkalimin e saj në një afat të shkurtër, të mesëm dhe më të gjatë. Pjesëmarësit kanadez në këtë forum, theksuan rolin pozitiv të Maqedonisë sa i përket krizës së refugjatëve njëherit duke e theksuar dhe nevojën e ndarjes së një ndihme më të madhe teknike dhe financiare për Republikën e Maqedonisë dhe për vendet tjera të rajonin të cilat ballafaqohen me krizën e njejtë.Ministri i mbtojtjes Zoran Jolevski morri pjesë edhe në forumin e sigurisë në Halifax, në Kanada ku zhvilloi disa takime me kolegë dhe homologë të tij, ministra të mbrojtjes, senatorë, anëtarë të Parlamentit

të Kanadasë. Ministri Jolevski zhvilloi takime të ndara edhe me ministrin e mbrojtjes së Kanadasë, Sing Saxhan, me ministrin e mbrojtjes së Estonisë, Hanes Hanso, me ministren e mbrojtjes së Bosnje e Hercegovinës Marina Pendesh, si dhe ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demollin. Gjithashtu ministri u takua edhe me senatoren amerikane Xhin Shahin, si dhe me shumë personalitete të shquara nga establishment politik amerikan dhe kanadez. Njëherit gjatë qëndrimit në Halifax, ministri Jolevski mbajti fjalë rasti edhe në takimin kushtuar të ardhmes së operacioneve paqësore të OKB-së, takim të cilin e organizoi ministri kanadez i mbrojtjes Saxhan.

Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski gjatë pjesëmarrjes në forumin e sigurisë në Halifax të Kanadasë, zhvilloi takim edhe me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rose Gotemollar. Temë qëndrore gjatë takimit ishte integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO. Me këtë rast, ministri Jolevski informoi për reformat në sektorin e sigurisë dhe për procesin e modernizimit të ARM-së. Duke folur për modernizimin, ai tha se në vitin e ardhshëm do të rritet buxheti i mbrojtjes, me ç’rast do të plotësohet njëri ndër dy kriteret e Kardifit, 20% e përqindjes për mbrojtje të përdoret për modernizim. Njëherit Jolevski theksoi se modernizimi është duke u realizuar në përputhje me standardet e NATO-s dhe me qëllimet partnere të cilat Maqedonia i ka bashkërenduar me NATO-n. Në këtë takim u fol edhe për krizën e refugjatëve, si dhe për zgjedhjet vijuese në vendin tonë.Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gotemoller përshëndeti reformat dhe buxhetin e rritur për mbrojtje, sidomos për mjetet që do të ndahen për modernizim. Gjithashtu, ai tha se NATO-ja gjatë vitit të ardhshëm do të përqëndrohet më tepër në Evropën Juglindore, gjegjësisht në Ballkanin Perëndimor.Në panelin e forumit të sigurisë në Halifax, kushtuar së ardhmes së NATO-s, floën edhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gotemoller, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq, si dhe senatorja Xhin Shahin. Dita e fundit e forumit të sigurisë në Halifax, ministri Jolevski së bashku me nënkryetarin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Kristina Berill dhe me presidentin e HIAS-it, Mark Hetfild iu drejtuan panelit me teme: “Përderisa refugjatët janë duke kaluar kufijtë, shtetet ia hedhin topin njëri tjetrit”.

R.M.

Page 8: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

C ilat ishin obligimet e Juaja të mëparshme në kuadër të forcave të armatosura dhe në Ministrinë e Mbrojtjes së

Republikës së Kroacisë, na thoni për zhvillimin e karrierës suaj dhe për përvojat në korniza ndërkombëtare?– Vendimi për t’ju bashkangjitur forcave të armatosura më erdh qysh në kohën e studimeve në fakultetin juridik pranë universitetit të Zagrebit. Faktor i

rëndëishëm që më ndihmoi t’a ndërmar këtë hap ishte lufta e atëhershme për pavarësinë e vendit (lufta për atdheun), ku dëshiroja të jap kontributin tim.Pas diplomimit në fakultetin juridik, konkurova dhe u pranova në Ministrinë e Mbrojtjes edhe atë së pari si civile e punësuar në sektorin për menaxhimin e personelit. Për shkak të rezultateve të mira që arrita, mu ofrua mundësia për shërbim aktiv ushtarak, ku edhe e fillova karrierën

time ushtarake (me një trajnim bazik prej oficeri). Kam shërbyer edhe pranë qendrës për kontrollin e armëve, gjegjësisht pranë qendrës për verifikim, në departamentin e politikës për mbrojtje, në zyrën e Kroacisë në NATO/BE në Bruksel të Belgjikës. U emërova edhe si shefe e kabinetit të zëvendës shefit të SHP të forcave të armatosura, si shefe për operacionet vijuese pranë qendrës komanduese për operacione, si dhe ndihmës/këshilltare

Gjeneral brigade Gordana Garashiq,zëvendës drejtoreshë e RACVIAC

Intervistë

8

Page 9: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

për mbrojtje pranë kabinetit të presidentit të vendit, udhëheqëse e sekcionit për administrim/menaxhim me personel (J1) pranë shtabit të përgjithshëm. Dy herë kam qenë pjesëmarrëse në operacionet e NATO-s për ndihmë sigurie në ISAF në Afganistan. Herën e dytë kam ushtruar detyrën e këshilltares për çështje gjinore të komandantit të operacionit ISAF, gjë që në fakt ishte edhe hera e parë që detyrën e këshilltares për çështje gjinore të NATO-s t’a ushtrojë gjeneral me një yll (gjeneral brigade). Gjithashtu kam shërbyer edhe pranë kabinetit të presidentit të Republikës së Kroacisë njëherit komandant suprem i forcave të armatosura si dhe shef i shërbimit ushtarak. Në vitin 2013 diplomova pranë universitetit kombëtar të mbrojtjes në Uashington, SHBA, në shkollën për strategji kombëtare të sigurisë së resurseve “Dvajt Ajzenhauer” duke marë titullin magjistër i shkencave të strategjisë kombëtare për resurse.

Cili është roli dhe funksionet më të rëndësishme të Qendrës RACVIAC në kuadër të bashkëpunimit të sigurisë dhe cilat janë përgjegjësitë tuaja si zëvendës drejtoreshë e kësaj qendre?– Qendra për bashkëpunim mbi sigurinë RACVIAC është formuar në vitin 2000 si verifikim i qendrës rajonale për kontrollin e armatimit dhe qendrës për implementimin e ndihmës me qëllim të sigurimit të trajnimit për kontrollin e armatimit dhe promovimin e mirëbesimit në ndërtimin e masave të sigurisë në Evropën Juglindore. Marrëveshja e re u ratifikua në dhjetor të vitit 2011 dhe qendra fitoi statusin e organizatës ndërkombëtare rajonale me status të misionit diplomatik në vendin nikoqir, në Kroaci. Që nga ajo kohë daton edhe emri i qendrës – RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë me mision për inkurajim të dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Evropën Juglindore. Aktivitetet tona përqëndrohen në tre fusha të veçanta: në mjedisin kooperativ të sigurisë me fokus në kontroll të armatimit, në reformën e sektorit të sigurisë dhe bashkëpunimit

ndërkombëtar e rajonal dhe me fokus në integrimet euroatlantike. Rrjeti i luftës kundër shkatërrimit masiv është shtuar si një fushë tejet e rëndësishme dhe u formua me kërkesë të anëtarëve tanë me qëllim që të mundësohet zhvillim i strategjive kombëtare për luftë kundër armëve të shkatërrimit masiv, si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit në këtë fushë. Momentalisht kemi 9 vende anëtare:

Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kroacinë, Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Romaninë, Serbinë dhe Turqinë. Gjithashtu kemi edhe 14 asociativë dhe 6 anëtarë hulumtues. Nga tetori i vitit 2014 Kosova* është e ftuar të merr pjesë në bazë të përhershme, në të gjitha nivelet dhe në kushtet e njejta në të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet. Puna ime si zëvendës drejtoreshë përfshin mbikqyrjen dhe kordinimin e personelit sa i përket të gjitha çështjeve; përgjegjësi në zhvillimin e propozim-programit dhe realizimin e tij, gjithashtu përfshin politikën e buxhetit dhe zhvillimin e procedurave të cilat e mbështesin misionin e RACVIAC, aktivitetet e të punësuarve si dhe mbështetja efektive të të gjitha aktiviteteve tjera të RACVIAC.

* Ky shkrim nuk procedon statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe me mendimin e GJND rreth deklaratës së pavarësisë së Kosovës (në përputhje me parimet e përfaqësimit dhe bashkëpunimit rajonal).

Sa është i përfaqësuar niveli i trajnimit dhe edukimit sa i përket barazisë dhe perspektivës gjinore në programet vjetore të RACVIAC?

9

Мinistria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë ka bashkëpunim të shkëlqyer dhe

kontribuon në kuadër të qendrës rajonale të sigurisë dhe bashkëpunimit RACVIAC, e cila është e vendosur në Republikën e Kroacisë. Në këtë numër të revistës do t’a përcjellim intervistën me gjeneral brigade Gordana

Garashiq, zëvendës drejtoreshën e RACVIAC

Page 10: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

10

– Në kuadër të reformave të sektorit të sigurisë, në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë organizon dy aktivitete lidhur me integrimin e barazisë dhe perspektivës gjinore pranë sektorit të sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe në kontekst të implementimit të Rezolutës 1325. Aktiviteti i parë ka të bëjë me kursin për përgaditjen e trajnuesve, i cili mbahet së bashku me departamentin e personelit dhe me njësinë e SHP të forcave të armatosura të Republikës së Kroacisë dhe qendrës nordike për çështje gjinore në kuadër të operacioneve ushtarake (NCGM). Programet shkencore rreth trajnimit gjinor (GToT) janë përpiluar në bazë të shkresës/modelit të NCGM, i sertifikuar nga ana e NATO-s, program ky i cili avancohet në vazhdimësi në përputhje me mësimet e mësuara dhe të nevojave të rajonit tonë. Ky trajnim dy

javor përgadit instruktorë dhe trajnues të cilët do të kenë mundësi që në mënyrë të pavarur të zhvillojnë trajnime dhe programe të edukimit para vendosjes së ushtarëve, njësive dhe individëve në operacione, në raport me perspektivat gjinore në kuadër të këtyre operacioneve ushtarake. Përmbajtja e programit është

tejet e zbatueshme, si për trajnimet dhe edukimet kombëtare ashtu edhe për ato ndërkombëtare të forcave të armatosura dhe të organizatave tjera në fushën e mbrojtjes, ndërsa pjesëmarrësit fitojnë njohuri në atë se si të integrohet perspektiva gjinore në trajnimet specifike nëpër misione, por edhe në kuadër të trajnimeve bazike kombëtare.

Aktiviteti i dytë ka të bëjë me konferencën vjetore me temë: “Perspektiva gjinore dhe sektori i sigurisë në Evropën Juglindore”. Me këtë aktivitet, që nga viti 2012 vazhdojmë të mundësojmë proces të rrjetimit dhe lidhjes të vendeve të Evropës Juglindore sa u përket “pikave

kombëtare të përqëndrimit rreth çështjeve gjinore”, duke i mbështetur në tërësi përpjekjet momentale për barazi gjinore, para se gjithash në kontekst të sfidave bashkëkohore të sigurisë për Evropë dhe më gjerë. Qëllimet e konferencës janë: përparimi momental gjatë zbatimit të Rezolutës 1325 dhe rezolutave përkatëse në vendet anëtare të RACVIAC; organizim i forumit të ekspertëve për tema përkatëse dhe për mbështetjen e zhvillimit profesional për dy grupet kryesore profesionaletë cilat janë të përfshira drejtpërsëdrejti ose indirekt në zbatimin e planit kombëtar aksional (qendrat

Bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes është në nivel.

Maqedonia është vend anëtar i RACVIAC- Qendrës për Bashkëpunim në fushën

e sigurisë dhe në mënyrë aktive kontribuon në të gjitha

aktivitetet, duke filluar nga buxheti, personeli, e mes

tjerash është edhe nikoqire e aktiviteteve të njejta

Page 11: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

11

kombëtare/pikat fokale dhe instruktorë për çështjet gjinore). Planifikohet që gjatë vitit vijues kjo konferencë të mbahet me temë: “Diversiteti dhe inkluzioni në sektorin e sigurisë”, ndërsa target grupi do të jetë udhëhqësia qëndrore.

Njëri ndër qëllimet kryesore të vizitës suaj në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë kishte të bëjë me projektin e përbashkët në kuadër të qendrës RACVIAC. Për çfarë projekti kemi të bëjmë, kur dhe si do të realizohet i njejti?– Gjatë vitit 2017 gjegjësisht në fillim të muajit mars, në Maqedoni si vend nikoqir do të mbahet njëri ndër aktivitetet më të rëndësishme sipas raportit për të sektorit të sigurisë në formë seminari me temë: “Avancimi dhe siguria kufitare”. Qëllimi i këtij projekti të përbashkët është të vazhdohet me zgjidhjen e sfidave të sigurisë kufitare dhe të avancimit, të identifikohen sfidat aktuale dhe sfidat vijuese dhe të mbështetet zbatimi i konceptit të sigurisë dhe të administrimit të kufijve të vendeve anëtare të OSBE-së në rajonin e Evropës Juglindore. Seminari do të fokusohet në fuqizimin e kapaciteteve dhe në ndërtimin e proceseve eurointegruese në Evropën Juglindore. Në këtë kontekst është tejet e rëndësishme që të gjithë ne të kemi qëndrim të njejtë se si të fillojmë t’i zgjidhim problemet dhe rreziqet bashkëkohore përmes bashkëpunimit dhe dialogut. Dëshiroj që t’i falenderoj Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë për mbështetjen dhe gatishmërinë të jetë nikoqire e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Sa është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal dhe si e vlerësoni bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë?– Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm sepse kërcënimet me të cilat ballafaqohemi, asnjë vend nuk mund t’i zgjidh vet. Duke filluar nga terrorizmi, lufta kundër armëve të shkatërrimit masiv (kontrolli i armatimit), migrimi ilegal, tregtia me njerëz, trafikimi i armëve, kërcënimet kibernetike e hibride duke përfshirë këtu edhe kërcënimet tjera, ndërsa bashkëpunimi rajonal është aq më i rëndësishëm sepse çdp rajon ka specifikat e veta. Bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes është tejet i frytshëm. Maqedonia është vend anëtar i RACVIAC qendrës për bashkëpunim në sektorin e sigurisë dhe në mënyrë aktive kontribuon në lidhje me të gjitha aktivitetet, duke filluar nga buxheti, personeli, e mes tjerash është edhe nikoqire e disa prej tyre. Ne gjithashtu, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me akademinë

ushtarake, me qëllim të shkëmbimit të drejtpërdrejtë të kuadrove, shkëmbimin e publikimve dhe informatave në sferat e interesit të përbashkët dhe të zhvillimit e realizimit të seminareve dhe konferencave. Njëra ndër fushat ku kemi bashkëpunim të frytshëm është edhe siguria kibernetike.

Si e shihni të ardhmen e RACVIAC dhe në përgjithësi të ardhmen, bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore dhe më gjerë?– Mendoj se rëndësia e qendrës për bashkëpunim në fushën e sigurisë RACVIAC do të rritet aq më tepër, sepse bashkëpunimi rajonal nuk ka opsion tjetër. Sfidat me të cilat ballafaqohemi nuk mund t’i tejkalojmë individualisht

si vend, gjegjësisht çelësi është te bashkëpunimi dhe te ndërtimi i besimit të ndërsjellë. Duhet thënë se RACVIAC është organizata e vetme rajonale e Evropës Juglindore e cila merret me çështjet e fushës së sigurisë, kështu që rëndësia për të vazhduar me punë dhe për të inkurajuar dialogun rreth sigurisë nuk do të reduktohet apo ulet. Në rast se të gjitha vendet e Evropës Juglindore bëhen pjesë e organizatave euroatlantike (NATO dhe BE), e sinqerisht mendoj se kjo do të ndodhë, roli i organizatave rajonale do të jetë edhe më i rëndësishëm, sepse çdo rajon ka çështjet dhe specifikat e tij.

Dr. Zhanet Ristoska

Page 12: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

12

Shteti Islamik (SHI) gjatë këtij viti në vazhdimësi vijon të pësoj humbje të mëdha në fushbetjë. Mendohet se ai ka humbur

gjysmën e territorit të tij në Irak dhe 20 % të territorit në Siri, duke përfshirë këtu edhe lidhjet kryesore të transportit me Turqinë, lidhje këto që janë tejet të rëndësishme për bashkangjitjen e luftëatrëve të jashtëm në grupin e këtij shteti. Edhe pse territori nën kontrollin e ISIS-it vazhdimisht zvogëlohet, kërcënimi gjithnjë është prezent. ISIS dëshmoi se është hibrid dhe një organizatë që mund të përshtatet, duke ndërrmarë masa kreative për të dhënë përgjigje ndaj trysnive të jashtme. Ashtu si që zvogëlohet territori në të cilin vepron Shteti Islamik,

poashtu udhëheqësia e saj bëhet edhe më destruktive ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Rusisë, ISIS gjithnjë e më tepër mbështetet tek “planifikuesit e saj virtuel” – pjesëtarë të cilët punojnë në anën e errët të mediave të internetit, inspiratorë dhe koordinatorë të sulmeve jashtë rajoneve tradicionale islamike të veprimit.Nga fillimi i vitit 2015, ISIS planifikoi dhe realizoi operacione të profilit të lartë, ndërsa Evropa u qëllua në zemrën e saj. Me kalimin e kohës bëhej gjithnjë e më e qartë se strategjia e ISIS për realizimin e operacioneve në Evropë nuk është e rastësishme, metodat e tyre të veprimit janë të udhëhequra dhe të organizuara me kujdes nga ana e filialeve të tyre. Vetëm

disa ditë pas masakrës së Nicas, një migrant 17 vjeçar afgan i cili kërkoi azil në Gjermani, me sëpatë dhe me thikë i sulmoi udhëtarët e trenit në Vircburg dhe para se të qëllohej nga policia, i njejti plagosi katër persona. Dy sulme tjera në emër të ISIS-it u realizuan më 24 dhe 26 korrik: në qytetin gjerman Ansbah në një sulm vetëvrasës me bombë u lënduan 15 persona, si dhe në periferinë e qytetit francez Ruan ku u therr në fyt një klerik katolik 84 vjeçar. Këto incidente janë pjesë e spektrit më të gjerë të terrorit në rritje të ndërrmarë nga ana e disa individëve që veprojnë vet. Analistët dhe ekspertët perëndimor pas secilit nga këto sulme, shpejtojnë që secilin nga këta realizues t’a etiketojnë si “ujk të vetmuar”,

Në vijën e parë

Shteti Islamik dhe miti për „UJQËRIT E VETMUAR“

Page 13: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

13

apo si persona që nuk kanë pasur lidhje më të ngushta me ISIS-in ose me grupet tjera militante dhe që sulmet në fjalë i kanë realizuar me vetëiniciativë. Ky lloj etiketimi kryesisht bëhet në një afat të shkurtër pas sulmeve, para se shërbimet e intelegjencës dhe ato të sigurisë t’a njoftojnë opinionin rreth planifikimit dhe realizimit të operacionit si dhe rreth mbylljes së hetimeve. Në fakt, për më pak se një ditë pas sulmit në Nicë, sulmuesi ishte përshkruar si “ujk i vetumuar” i cili në fakt, nuk ka pasur lidhje me ISIS-in. Аnalistët gjithnjë e më shumë gabojnë në kategorizimin definitive të sulmeve terroriste, duke deklaruar se sulmet janë pjesë e sulmuesve të të identifikuar si “ujqër të vetmuar”, e që më vonë të konstatohet se sulmuesi ka lidhje me ndonjë qeli apo rrjet të caktuar. Në pjesën më të madhe, individët të identifikuar si “ujqër të vetmuar” shpesh herë janë në kontakt me militantë tjerë, duke përdorur pajisje të cilat i transformojnë-mbrojnë informacionet të cilat janë të vështira për t’u definuar. Gjatë shpejtimit me deklaratat rreth sulmuesve dhe realizatorëve të sulmeve terroriste ku të njejtët merren si operativë të pavarur, ekziston rreziku i inkurajimit plotësues të rrjeteve terroriste për të realizuar sulme të reja terroriste.. Duket se miti rreth “ujqërve të vetmuar” një periudhë të caktuar është duke u eksploatuar. Tendenca për etiketimin e sulmuesve të që veprojnë vet si të pavarur, pa ndonjë lidhje me ndonjë rrjet të gjerë të organizatave militante islamike, u pengon analistëve që në mënyrë të thukët dhe tërësisht t’a kuptojnë gjerësinë e rrjetit i cili qëndron pas sulmeve të koordinuara në Paris dhe në Bruksel.

Në prill të vitit 2015 në Francë, Sid Ahmadd Glam, student nga Algjeria ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që rastësisht është qëlluar në këmbë përderisa është munduar të përdorë armë zjarri. Hetimet kanë nxjerë në pah faktin se Glam i cili ka pasur armë zjarri, ka planifikuar të realizojë sulme mbi kisha në Paris dhe në këtë mënyrë është akuzuar edhe për vrasjen e një gruaje të gjetur në periferi të Parisit. Në gusht të vitit 2015, tre amerikan kanë penguar një shtetas 25 vjeçar maroken, Ajub El Kazani që të veprojë me armë zjarri ndaj udhëtarëve të cilët kanë udhëtuar me tren nga Amsterdami në Paris. Në fillim është menduar se dy sulmet nuk kanë lidhshmëri, mirëpo më vonë Kazni është njohur si “ujk i vetmuar”. Të dy rastet janë dukur si një vepër amatoreske.

Në ndërkohë, menjëherë pas sulmit të dështuar të Kazanit, ISIS inkurajon perceptimin se ajo parimisht është e interesuar për instalimin e sulmeve individuale nga ana e “ujqërve të vetmuar, në vend që të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rrjedhën e aksionit. Përmes mediave, ISIS shpërndante video propaganduese duke i ftuar “ujqërit e vetmuar” që t’i shkatërrojnë armiqtë e organizatës.Por, pas sulmit destruktiv në Paris në nëntor të vitit 2015, bëhet e qartë se vlerësimet parësore janë të gabuara. Në mars të vitit 2016, hetimi dëshmoi se Glam, Kazani dhe disa të tjerë kanë marrë vazhdimisht instruksione për realizimin e sulmeve në Evropë nga personi Abdelhamid Abud, organizator i sulmeve të nëntorit në vitin 2015 në Paris.

Qëllimi i tij primar sigurisht se ka qenë që këto sulme të jenë të suksesshme, dhe të njejtat gjithashtu se kanë ndihmuar për defokusimin e vëmendjes nga planet operative më të sofistikuara të ISIS-it. Këto sulme amatoreske nga të a.q “ujqërit e vetmuar”, kanë shërbyer si një “pëlhurë” e cila ISIS-it i mundëson që të përgaditet e qentë për operacionet dhe për sulmet e saj të rradhës. Për faktin se analistët dhe përfaqësuesit tjerë ishin të mendimit se Glam, Kazani dhe të tjerët, gjatë sulmeve veprojnë vet, pa ndonjë lidhshmëri në mes tyre, e lëshuan mundësinë për të identifikuar infrastrukturën operative të përfshirë në

Nga fillimi i vitit 2015, ISIS planifikoi dhe

realizoi operacione të profilit të lartë, ndërsa

Evropa u qëllua në zemrën e saj. Me kalimin e kohës bëhej gjithnjë e më e qartë se strategjia

e ISIS për realizimin e operacioneve në Evropë nuk është e

rastësishme, metodat e tyre të veprimit janë të udhëhequra dhe të organizuara me kujdes

nga ana e filialeve të tyre

Page 14: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

14

koordinim me sulme nga më të ndryshmet të ISIS-it në Evropë. Dështimi për të identifikuar lidhjet e përbashkëta në mes të “ujqërve të vetmuar” dhe ISIS-it është pjesë e një modeli më të gjatë sa i përket periudhës kohore si dhe i nënvlerësimit të madhësisë së rrjeteve militante islamike të cilat veprojnë në botën perëndimore. Hetimi zyrtar pas sulmeve terroriste të 7 korrikut të vitit 2005 në Londër, qelinë terroriste e përshkruan si autonome, pa ndonjë lidhje me “Al Qaedën”. Por, idea që sulmet me bombë në Londër nuk ishin të lidhura me “Al Qaedën” është tërësisht e gabuar. Në korrik të vitit 2006, „Аl Qaeda“ përmes mediave të saj publikoi video në të cilën Mohamed Khan, lideri i grupit terrorist i ka kryer sulmet terroriste në Londër në vitin 2005, duke dëshumar poashtu se ai i ka vendosur kampet e trajnimit të “Al Qaedës” edhe në Pakistan. Validiteti i videos është vërtetuar edhe nga ana e agjensive dhe shërbimeve sekrete perëndimore. Eksperët e sigurisë dhe të intelegjencës londineze ndërprenë lëshimet gjatë hetimit dhe mosgadishmërinë e tyre në identifikimin e lidhjeve në mes të sulmeve dhe organizatës “Al Qaeda”.Megjithatë, edhe më tutje analistët e sigurisë vazhdojnë t’i injorojnë lidhjet mes sulmuesve individ me rrjetet globale militante islamike. Një pjesë e arsyeve për këtë dështim konsistent të shërbimeve të sigurisë mundë të gjendet edhe në pafuqinë e tyre për zgjidhjen e problemit, në shmangjen e përgjegjësisë dhe

shtrembërimin e të vërtetës. Qytetarët e rëndomtë vëshgues të ngjarjeve, janë të mendimit se sulmet e realizuara nga ana e rrjeteve të organizuara terroriste duhet të parandalohen nga ana e strukturave shtetërore të sigurisë dhe gjithsesi, fajin për dështim ndaj parandalimit, qytetarët do t’a kërkojnë tek ato. Por, nëse në opinion plasohen informacione se sulmet

janë realizuar nga ana e sulmuesve individë, të cilët vështirë të lokohen dhe të parandalohen, në atë rast strukturat dhe shërbimet e sigurisë kanë “arsye për dështimin”. Një arsye tjetër mund të jetë edhe dëshira për të nënvlerësuar rrezikun e rrjetit terrorist për shkak të përfitimeve politike dhe shmangjes së ndërrmarjes së aksionit kinetik kundër rrjeteve terroriste. Dukshëm se faktet rreth këtij kërcënimi shpesh herë orientohen kah realizimi i prioriteteve politike, ndërkaq e vërteta është se lidhjet e terroristëve si idnividë me rrjetet terroriste globale shpesh herë lihen anash duke mos u kushtuar vëmendje. Në fakt, teoritë së sulmet terroriste që

ndodhën pak kohë më parë, janë pjesë e disa individëve, tashmë janë të diskredituara. ISIS mori përgjegjësinë për sulmet në Vircburg të Gjermanisë në korrik të vitit 2016. Për një kohë të shkurtër, grupi e publikoi videon në të cilën sulmuesi tregon qartë se është pjesë e Shtetit Islamik dhe ka për qëllim të realizojë sulm terrorist. Më pak se një javë nga sulmi në Nicë dhe deklaratat se kemi të bëjmë me sulmues të a.q “ujk i vetmuar”, autoritetet franceze dhanë detaje se Mohamed Buhlel nuk ka mundur të veprojë vet. Në telefonin e tij cellular janë gjetur mesazhe komunikimi me anëtarët e mbetur të grupit i cili muaj më parë e ka planifikuar sulmin.Natyra e radikalizmit dhe planifikimit operativ në erën e digjitalizimit i komplikon përpjekjet për t’i interpretuar dhe për t’i analizuar sulmet e realizuara nga ana e një individi. Militantët islamik të cilët në të kaluarën kanë planifikuar dhe kanë realizuar sulme në Evropë kanë praktikuar mbajtjen e mbledhjeve në grupe të vogla, nëpër xhami nëntokësore, nëpër shtëpi dhe nëpër lokacione tjera diskrete. Radikalizimi është zhvilluar përmes kontaktit të

drejtpërdrejtë, kokë më kokë. Shërbimet sekrete dhe të intelegjencës vazhdimisht kanë qenë në pritje të dëshmive fizike rreth qelive dhe rreth regrutimit, biseda të përgjuara dhe dëshmi nga video pamjet. Por me zhvillimin e rrjeteve sociale dhe me komunikimin e shifruar, radikalizimi dhe planifikimi operativ, mund

të zhvillohen më lehtë nëprmjet internetit. ISIS shfrytëzoi zhvillimin e teknologjive të komunikimit për ndërtimin e bashkësive koherente “online”, bashkësi të cilat e inkurajojnë ndjenjën e “familjes së largët dhe të afërt”, e me këtë arriti që t’a lehtësojë ngritjen e nivelit të radikalizimit. Gjithashtu, grupi posedon skuadrët e tij të “planifikuesve virtual” të cilët e përdorin internetit për të identifikuar regrutë , për t’i koordinuar dhe për t’i orientuar dhe për t’i drejtuar sulmet, shpesh here edhe pa u takuar

fizikisht me sulmuesit. Roli i planifikuesve virtuel mund të zgjatë me muaj ose një kohë të gjatë para se të realizohet sulmi. Këta “planifikues virtuel”, të cilët zakonisht gjenden në Siri dhe në Irak, përmes rrjeteve sociale bëjnë përzgjedhjen e mbështetësve potencial në tërë botën, të cilët më vonë do të shfaqin interes për realizimin e sulmeve dhe të cilët mund të mos kenë të dhëna teknike ose operative për realizimin e sulmit. Mobilizimi virtuel i idhëtarëve të ISIS-it të cilët tashmë jetojnë në botën perëndimore ka përparsi të dukshme. Ajo atyre u mundëson që t’u jepen instruksione të qarta përmes aplikimeve të kodauara duke iu shmangur

Shërbimet sekrete dhe të intelegjencës vazhdimisht kanë qenë në pritje të dëshmive fizike rreth qelive dhe rreth regrutimit, biseda

të përgjuara dhe dëshmi nga video pamjet. Por me zhvillimin e rrjeteve sociale dhe me

komunikimin e shifruar, radikalizimi dhe planifikimi operativ, mund të zhvillohen më

lehtë nëprmjet internetit

Page 15: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

15

rreziqeve lidhur me trajnimin dhe porosinë e operativëve nga Siria. Kjo strategji u bë komponentë kyçe e përpjekjeve globale të ISIS-it. Nga fillimi i vitit 2016, nga ana e shërbimeve të huaja sekrete, janë hasur raste në të cilat grupi fillon t’i dekurajojë luftëtarët që vijnë nga jashtë, që t’i bashkangjiten organizatës në rajonin e Lindjes së Afërt dhe në Afrikën Veriore, si dhe duke i këshilluar të njejtët “të qëndrojnë dhe të veprojnë nga vendet e tyre”. Natyra e ndryshueshme e planifikimit operativ të organizatave militante islamike globale shpreh nevojën e një koncepti të kuptimit të ri të raportit mes sulmuesve individual nga rrjetet e organizatave të tilla. Tashmë nuk është aspak logjike të zabtohen metodat e erës paradigjitalizuese për ballafaqimin me sulmet bashkëkohore terroriste të cilat janë zhvilluar dhe realizuar në kohën e “tëeeterit”, “Telegram Mesenger”, si dhe gjatë lidhjes së sigurisë “Finish”.Ekzistojnë disa kategori të sulmuesve të cilat krijojnë lidhje me rrjetet terroriste. Kategoria e parë përbëhet nga sulmuesit të cilët realizojnë operacione me anë të parapregaditjes paraprake dhe me kontakt fizik, të trajnuar dhe të dërguar nga ana e organizatës terroriste. Kategoria e dytë përbëhet nga sulmues të cilët kontaktet e tyre i zhvillojnë përmes rrjeteve sociale, përmes planifikuesve virtuel të cilët të njejtëve u ndihmojnë në përcaktimin e cakut, për të përcaktuar kohën e sulmit dhe u sigurojnë udhëzime konkrete për realizimin e sulmit. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë sulmuesit operativ të cilët janë në kontakt me grupin militant përmes komunikimit në internet, por që nuk marrin udhëzime konkrete për realizimin e sulmit.

Dhe, në fund, kategoria e katërt i paraqet “ujqërit e vetmuar”, personat që janë të trajnuar paraprakisht dhe kanë përvojë si pjesë e ndonjë organizate terroriste, ndërsa që vendosin të sulmojnë vetë, pa pasur komunikim “online” ose takim fizik me pjesëtarë tjerë të organizatës terroriste.Është e qartë se shumë vështirë mund të gjenden monstra nga sulmet e realizuara deri më tani, që janë deklaruar si sulme nga ana e “ujqërve të vetmuar”, duke iu

përshtatur definicionit. Përderisa sulmet kanë kategorizim të rrejshëm, shtetet bashkëkohore dhe demokratike as që mund të fillojnë t’u kundërvihen sulmeve në fjalë. Rastet si rasti i sulmit të fundit në Gjermani, por edhe si ai në Francë, të organizuara nga planifikuesit e shumtë virtuel të Shtetit Islamik, me siguri se do të përsëriten gjatë organizimit të operacioneve të tyre në tërë botën. Të njejtat, nuk duhet të etiketohen si sulme të realizuar nga “ujqërit e vetmuar”, term i cili injoron faktin për udhëheqjen potenciale në distancë të sulmeve nga ana e komandantëve të ISIS-it në Irak, në Siri dhe në vende tjera. Edhe përkundër faktit se humbja sistematike e territorit të ISIS-it është tejet e rëndësishme për erozionin e organizatës si tërësi, ajo pa dyshim se do të gjejë mënyrë të re për t’u adaptuar në rrethanat e posa krijuara. Planifikuesit virtuel definitivisht do të jenë mjet për përmbushjen dhe zbatimin e strategjisë së grupit në afat më të gjatë. Ata mund të veprojnë nga të gjitha anët, të armatosur vetëm me një kompjuter dhe me komunikim të internetit. Ashtu siç koalicioni perëndimor vazhdon t’a degradojë ISIS-in në terren, poashtu paralelisht duhet të rritet niveli i fuqisë së perceptimit të oprativëve të tyre në “online” hapësirën dhe gjithsesi, duhet të jenë të gatshëm të ballafaqohen me sulme të reja në territorin e Evropës për një kohë më të gjatë që pas kohës së rënies së Khalifatit. Dhe për fund, definitivisht na nevojitet një model më i mirë i kuptimit për terrorizmin në kohën e digjitalizimit.

Dr. Nenad Taneski

Page 16: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

16

Në jehonën tragjike të Luftës së Dytë Botërore, pas ëndrrës për liri dhe pas

lindjes së diellit, në forntet e pafundme përgjatë tërë territorit të Jugosllavisë së atëhershme, roli i maqedonasit në ato shtigje deri te fitorja është shumë i vlefshëm. Në galerinë e të mëdhenjëve, numri i atyrë më me ndikim është i madh, për një vend si Maqedonia, dëshira e tyre se si më në fund të ngadhënjehet ndaj fashizmit dhe vendi ynë në frymën e kosmopolitizmit të shënojë hapësirën e tij gjeografike ku të gjithë do të jetojnë në paqe, do të mësojnë, do të punojnë. LNë-ja dhe i tërë establishment ushtarak do të ishin të vobekët nëse ajo elitë e heronjëve në arkivin e saj

në piedestalin më të lartë nuk do t’a kishte ngritur figurën dhe personalitetin e gjeneral Mihajllo Apostollskit, i njohur ndryshe edhe si Donçoja i Novo Sellos nga Shtipi, të komadnantit guximtar të aradhave partizane, teoriticientit ushtarak, shkencëtarit dhe kryetarit të dikurshëm të ASHAM-it.8.11. 2016. Solemnitet me rastin e 110 vjetorit të lindjes së gjeneralit Mihajllo Apostollski.

Salla e madhe e Shtëpisë së ARM-së në qendër të Shkupit ishte përplot me persona civil dhe me ushtarak. Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” për nder të 110 vjetorit të ditëlindjes së gjeneralit Apostollski përgaditi solemnitet jubilar, duke kremtuar ditën e lindjes së

patronit të saj. Gjatë përgaditjeve të solemnitetit mund të vërehej niveli i rëndësisë që iu kushtua këtij jubilee. Kadetët e Akademisë Ushtarake u ulën në vendet e tyre, përfaqësues të Lidhjes së Luftëtarëve të Maqedonisë si dhe bashkëkohësit e gjeneralit Mihajllo Apostollski para fillimit të solemnitetit, në frymën e kujtimeve ende mbajnë lidhjet e tyre të thella shoqërore, personat e

110 vjetori i lindjes së gjeneralit Mihajllo Apostollski

Jubile

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” për nder të 110 vjetorit të ditëlindjes

së gjeneralit Apostollski përgaditi solemnitet jubilar, duke kremtuar ditën e lindjes së patronit

të saj

Page 17: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

uniformuar të ARM-së dhe përfaqësues të MM-së janë në pritje të fillimit të solemnitetit i cili paraqet një përmbledhje historike për jetën e ndoshta maqedonasit më me ndikim në kohërat e errëta të rezistencës antifashiste nga shekulli i kaluar. Akademia Ushtarake në të vërtetë përkon me organizatorë të shkëlqyer në rradhët e saj. Pjesa e femrave të ansamblit folkloric “Tanec” në mënyrë emocionale e interpretoi himnin e Republikës së Maqedonisë duke dhënë një hyrje të fuqishme për pikat vijuese të solemnitetit.Në fjalën e tij dekani i Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, koloneli dr. Orce Popovski shprehu pietet dhe kënaqësi të veçantë ndaj figurës dhe veprës së gjeneral Apostollskit, duke shtuar se institucioni që ai drejton tërësisht e meriton të mbajë emrin e këtij heroi madhështor të historisë sonë më të re dhe se të qenurit në krye të një institucioni të këtillë, është nder i veçantë.Duke u ndalur te aktualitetet dhe te sekuencat biografike të punës së Akademisë Ushtarake, koloneli Popvski si dekan i kësaj akademie, tha se ky institucion paraqet një bazë të institucionit të lartë shkencor nga rradhët e të cilit sot dalin kuadrot më cilësore që me krenari mbajnë uniformën e ARM-së, dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Mbrotjes dhe Shpëtimit, Qendrës së Menaxhimit me Kriza. Autoriteti i institucionit, nga fjala e dekanit kolonelit Orce Popovski, mund të vërehej se arrinë kulmet rajonale dhe se në amfiteatrot e të njejtës janë ulur student që kanë diplomuar, e që kanë ardhur nga vendet tjera dhe që mësimet dhe njohuritë e fituara do t’i shkëmbëjnë në vendet e tyre, jashtë kufijve të Maqedonisë. “Është nder të flasësh si dekan i Akademisë Ushtarake”, përmbylli fjalimin e tij dekani Popovski.Në mënyrë reale, inspirative dhe patriotike për jetën dhe veprën e gjeneralit të madh Mihajllo Apostollskit foli edhe përfaqësuesja e Lidhjes së Luftëtarëve të Maqedonisë, Verka Buntevska, si dhe gjenerali i penzionuar Boris Stojanovski, të cilët paraqitën periudha jetësore të gjeneralit Apostollski, që nga faza e hershme, shkollimi, periudha para vitit 1941, periudha antifashiste dhe lufta për çlirim, e deri te koha e pasluftës kur ne themele të shëndosha u ndërtua Republika e sotme e Maqedonisë, si përgjigje e të gjitha viktimave që dha ky vend në luftën kundër okupimit fashist.Në kuadër të këtij solemnitetit, në emër të Akademisë Ushtarake, dekani, koloneli Popovski me anë të pllaketave i falenderoi: SHP së ARM-së, LLM-së, LGJPM, si dhe Ansamblit të këngëve dhe valleve “Tanec”. Orkestri ushtarak i ARM-së në opusin e tij muzikor interpretoi aranzhmane fantastike me këngë patritorike e ushtarake

maqedonase. U rreshtuan dhe me anë të marsheve muzikore ngritën adrenalinën tek të pranishmit në sallë. Pas pikës së tyre, vijoi ansambli “Tanec”. Grupi i vallëtarëve i këtij ansambli dhe institucioni kombëtar, në veshje kombëtare tradicionale maqedonase, hodhën hapin e parë për t’a interpretuar “vallen e rëndë”. Në sallën akustike jehuan zurlet dhe daullet. Porosia e fuqishme përmes levizjeve dhe tingujve folklorik, elemente këto të cilat i pasqyrojnë të gjitha vuajtjet tonë në shekuj. Të gjitha brengat, ëndrrat, synimet dhe viktimat. Në fund vallja përfundon në mënyrë fitimtare me hapa të përshpejtuar dhe simbolizon çlirimin dhe lirinë. Kjo liri është fituar falë komandantit të madh, gjeneralit Mihajllo Apostollskit, por edhe falë atyre para tij të cilët së bashku me të arritën të fitojnë lirinë, që ne sot e kemi.Dhe jemi të obliguar që përgjithmonë t’a ruajmë lirinë e atdheut tonë, Republikës së Maqedonisë.

Мitko Vasilevski

17

Page 18: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

18

Në kuadër të NATO-s egzistojnë dhe funksionojnë me sukses qendra të caktuara përmes të së cilave vështrohen apo ndiqen

përvojat dhe praktika duke realizuar trajnime për kapacitetet vijuese njerëzore të Aleancës.Qendrat e përsosmërisë (Centres of Excellence) janë organizata ndërkombëtare ushtarake të cilat i trajnojnë dhe i edukojnë liderët dhe specialistët e vendeve nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Ata ofrojnë ndihmën e tyre në zhvillimin e doktrinës, identifikojnë mësimet e mësuara, përmirsojnë ndërveprimin dhe shkathtësitë dhe bëjnë testimin dhe verifikimin e koncepteve përmes

eksperimentimit. Përmes qendrave në fjalë shkanget duplimi i mjeteve, resurseve dhe mundësive në kuadër të Aleancës. Momentalisht egzistojnë 24 qendra të këtilla, nga të cilat 23 janë të akredituara nga ana e NATO-s, ndërsa për formimin e të fundit ende janë duke u zhvilluar bisedime. Si gjuhë zyrtare pune në kuadër të qendrave kryesisht përdoret gjuha angleze. Qendrat në fjalë mbulojnë spektër të gjerë të fushave si: operacionet ushtarako-civile, mbrojtjen kibernetike, mjeksinë ushtarake, sigurinë energjetike, të luftuarit detar, mbrojtje nga terrorizmi, trajnime për operacione në kushte dimërore, etj. Përgjegjësi të plotë mbi qendrat ka komanda aleate e transformimit, e cila

Qendrat e përsosmërisë së NATO-S

Global

Page 19: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

19

përgjigjet për vendosjen, akreditimin, mbështetjen e kandidatëve dhe vlerësimeve periodike të qendrave, gjithnjë në koordinim me komandantin suprem të forcave aleate evropiane. Është tejet interesante se qendrat janë të financuara në bazë nacionale ose në bazë multinacionale. Aleanca qendrat nuk i financon në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të njejtat nuk janë pjesë e strukturës komanduese të NATO-s.1.Qendra për analizë dhe simulacion të operacioneve ajrore (Centre for Analysis and Simulation of Air Operations) është formuar në vitin 2008 dhe gjendet në Lyon të Francës. Si fushë veprim qendra ka komandimin dhe kontrollin në ajër në kuadër të operacioneve të bashkuara multinacionale. Qendra përdor dy lloje të stërvitjeve: stërvitje asistuese kompjuterike dhe stërvitje në vend komandues. Ajo analizon mësimet e mësuara nga operacionet dhe stërvitjet reale dhe të njejtat i zbaton gjatë trajnimit.2.Qendra për bashkëpunim civilo-ushtarak (Civil Military Cooperation Center) funksionon nën patronazhin e Gjermanisë dhe Holandës, ndërsa e njejta është e vendosur në Hagë që nga viti 2007. Ajo ka për detyrë përmirësimin e interaksionit civilo-ushtarak dhe bashkëpunimit në mes të NATO-s dhe grupacioneve tjera

civilo-ushtarake. Qendra është e hapur edhe për organizata tjera ndërkombëtare si për shembull për Bashkimin Evropian, për organizatat joqeveritare dhe për institucionet shkencore. 3.Qendra për operacion në kushte të ftohta (Cold Ëeather Operations Center)është e vendosur në Bodo të Norvegjisë. Ajo është e përqëndruar në operacione që zhvillohen në kushte të ftohta ekstreme.

Bashkëpunon me qendrën për luftime malore në Slloveni, qendër e cila gjithnjë është në pritje të akreditimit si qendër e 24 e përsosmërisë.4.Qendra për operacione të përbashkëta nga deti (Combined Joint Operations from the Sea Center) është e

orientuar në luftë kundër sfidave globale të sigurisë dhe operacionet e përbashkëta deti. Gjendet në Horfolg në Virginia në SHBA dhe është në funksion që nga viti 2006.5.Qendra e komandës dhe kontrollit (Command and Control Center) është e vendosur në Utreht të Holandës. Ajo përqëndrohet në aspektet e komandimit dhe kontrollit me theks të veçantë në mjedisin operav.

Qendrat e përsosmërisë së NATO-S

Page 20: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

20

6.Qendra e mbrojtjes kibernetike (Cooperative Cyber Defence Center) është nën patronazhin e Estonisë dhe është e vendosur në kryeqytetin estonez. Misioni i saj është përmirsimi i bashkëpunimit, kapaciteteve dhe shkëmbimin e informacioneve për mbrojtjen kibernetike mes vendeve anëtare të NATO-s. Ajo është e fokusuar në stërvitje, hulumtim, konferenca dhe trajnime të disa fushave të mbrojtjes kibernetike. 7.Qendra për luftë kundër mjeteve të inprovizura shpërthyese (Counter-Improvised Explosive Devices Center) është formuar me qëllim të reduktimit dhe të eliminimit të rreziqeve nga mjetet e inprovizuara shpërthyese. Gjendet në Madrid të Spanjës dhe e njejta është e etabluar në vitin 2010.8.Qendra e kundërzbulimit (Counter Intelligence Center) me seli në Krakov të Polonisë. Ajo siguron ekspertizë gjithpërfshirëse në fushën e shërbimit të intelegjencës dhe shërbimeve të kundërzbulimit. Përveç Polonisë qendra e njejtë mbështetet edhe nga Sllovakia.9.Qendra për menaxhim me kriza dhe reagim gjatë fatkeqësive elementare (Crisis Management and Disaster Response Center) është relativisht qendër e re, e vendosur në vitin 2015 me seli në Sofje të Bullgarisë. Përmes tij, përmirsohet kapaciteti për ballafaqim me llojet e ndryshme të krizave.10.Qendra për mbrojtje nga terrorizmi (Defence Against Terrorism Center) është e vendosur në Ankara të Turqisë. Ajo është e përqëndruar në trajnim në luftën kundër terrorizmit. Ajo raporton për këtë fushë dy herë në vit.

11.Qendra për siguri energjetike (Energy Security Center) siguron ekspertizë për të gjitha aspektet e sigurisë energjetike në plan të shkurtër, të mesëm dhe afatgjatë. Gjendet në Vilnus të Lituanisë.12.Qendra e çmontimit të mjeteve shpërthyese (Explosive Ordnance Disposal Center) është e vendosur në Trençin të Sllovakisë. Ajo përpunon tema për transformimin në NATO, ofron bashkëpunim praktik me partnerët e organizatave ndërkombëtare në sferën dhe standardizimin e doktrinës në këtë fushë.

13.Qendra e intelegjencës (Human Intelligence Center) ofron ekspertizë për komandat strategjike dhe për trupat tjerë të NATO-s përmes eksperimentimit, testimit dhe validimit. Kjo qendër është e vendosur në Rumani që nga viti 2010.14.Qendra e forcave të përbashkëta ajrore (Joint Air Poëer Competence Centre) me seli në Kalkar të Gjermanisë, ofron përpunim dhe përpilim të operacioneve të Aleancës përmes zhvillimit dhe avancimit të ideve të reja të komandimit, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve ajrore të të gjitha llojeve të forcave të armatosura. 15.Qendra për mbrojtje të përbashkët kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (Joint Chemical, Biological, Radiological and Nuclear Defence Center) e vendosur në Vishkov të Çekisë, zhvillon doktrina të mbrojtjes, standarde dhe njohuri, me qëllim të avancimit të ndërveprimit dhe shkathtësive të kësaj fushe.16.Qendra për inxhineri ushtarake (Military Engineering Centre) ofron mundësi për inxhineri të përbashkët dhe të kombinuar

Qendrat e përsosmërisë (Centres of Excellence)

janë organizata ndërkombëtare ushtarake

të cilat i trajnojnë dhe i edukojnë liderët dhe specialistët e vendeve

nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Ata ofrojnë ndihmën e tyre

në zhvillimin e doktrinës, identifikojnë mësimet

e mësuara, përmirsojnë ndërveprimin dhe

shkathtësitë dhe bëjnë testimin dhe verifikimin e koncepteve përmes

eksperimentimit

Page 21: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

21

ushtarake. Qendra është e stacionuar në Gjermani.17.Qendra ushtarake mjekësore (Military Medicine Centre) përqëndrohet në trajnim mjeksor dhe në evaluim, me zbatimin e mësimeve të mësuara për t’i avancuar shkathtësitë mjeksore dhe ndërveprimin. Gjendet në Budapest të Hungarisë, ndërsa e njejta mbështet edhe nga Gjermania.18.Qendra për polici ushtarake (Military Police Centre) gjendet në Poloni. Siguron rritjen e nivelit të shkathtësisë së policisë ushtarake të NATO-s, me anë të rritjes së nivelit të ndërveprimit dhe me anë të sigurimit të ekspertizës për aktivitetet e policisë ushtarake. Kjo qendër është e akredituar në vitin 2014.19.Qendra e modulimit dhe simulacionit (Modelling and Simulation Centre) ofron trajnim, eksperimentim dhe zhvillim të doktrinës në fushën e modulimit dhe simulacionit. Gjendet në Romë të Italisë ndërsa e njejta është aktive që nga viti 2012.

20.Qendra e minimit luftarak detar (Naval Mine Ëarfare Centre) siguron kurse për personel detar nga Holanda dhe Belgjika. Qendra vepron edhe si këshilluese teknike të komandës aleate për operacione dhe njëherit ndihmon edhe komandat operative të NATO-s.21.Qendra e operacionit në ujëra të kufizuara dhe të cekëta (Operations in Confined and Shalloë Ëaters Center) gjendet në Gjermani dhe siguron trajnim ushtarak në fushën e njejtë. 22.Qendra për politikë dhe stabilitet (Stability Policing Centre) i fuqizon përpjekjet e stabilitetit dhe rikonstruimit të Aleancës në skenare postkonfliktuoze. Gjendet në Itali që nga viti 2015.23.Qendra për komunikim strategjik (Strategic Communications Centre) është e vendosur në Riga të Letonisë me mision në drejtim të zhvillimit dhe avancimit të komunikimit strategjik para dhe pas operacioneve të Aleancës. Kjo qendër njëherit punon edhe si qendër debate në disciplina të ndryshme: diplomacy publike, punë publike, punë ushtarako-publike, operacione psikologjiko-informative.Në përgjithësi, qendrat e përsosmërisë specializohen në një fushë të funksionale dhe pjesëtarët e tyre veprojnë si ekspertë të fushave përkatëse. Ato i distribuojnë njohuritë detajisht në fushat e tyre përmes trajnimeve, konferencave, seminareve, stërvitjeve, zhvillimit të koncepteve dhe doktrinave si dhe përmes analizave të mësimeve të mësuara.

Dragan Pavllovski

„AMPV BAE Systems“ Në tetor të vitit 2016 në manifestimin

„AUSA 2016“, kompania „BAE Systems“ paralajmëroi që gjatë muajit në fjalë do të prodhohen automjetet e para serike AMPV (Armored Multi-Purpose Vehicles – automjete blinduese për shumë dedikuese). Dërgesa e parë e 29 automjeteve të Armatës së SHBA-

së do të bëhet në dhjetor të vitit 2016. Armata e SHBA-së përmes këtij projekti do të zëvendësoj një numër të madh të transportuesve blindues “M113”, me automjete të reja shumëdedikuese blinduese, të cilat do të mund të ndjekin hapin në fushbetejë me tanksin “Abrams” dhe me automjetin luftarak të këmbësorisë “M2 Bradley“ Në maj të vitit 2014 përgjigje të përshtatshme të këtyre kërkesave ofroi kompania „BAE Systems“, propozimi i së cilës ishte që për bazë të automjetit të ri të shfrytëzohet automjeti „M2 Bradley“, i cili tash më është i dëshmuar në fushbetejë me mundësinë e tij të madhe për të mbijetuar. Automjeti i ri AMPV do të ketë më shumë se 80% komponenta të përbashkëta me automjetin “M2 Bradly”, por sipas planit të kompanisë “BAE Systems” shpenzimet operative të automjetit planifikohet të reduktohen, gjegjësisht të jenë të ngjajshme me ato të “M113”. Në esencë, AMPV do të jetë një “Bradly” i modifikuar, por pa kupolën luftarake dhe me një hapësirë të zgjeruar të transportit, me motor shtesë dhe me sisteme elektrike të sigurisë plotësuese blinduese. Blinduesi bazik do të përbëhet nga pllaka të salduara alumini ku në disa pozicione të caktuara kritike do të vendosen pllaka çeliku, ndërsa enterieri do të mbulohet nga kevlari. Dyshemeja do t’a ketë formën e shkronjës “V” duke qenë i përforcuar me pllaka çeliku, me qëllim të mbrojtjes më të mirë nga minat dhe nga mjetet shpërthyese të improvizuara. Jashtë automjetit, janë të vendosura blloqe të blinduesit reaktiv, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe mbrojtjes nga veprimet e RPG-së. Disa nga ato do të jenë të pajisura me kupola të hapura mbrojtëse, ose me kupola të vogla me telekomandë të cilat do të mund të kenë edhe pushkomitraloz të llojit “M240”, mitraloz të rëndë “M2 NV” ose lansues automatik të predhave “MK 19”. Armata e SHBA-së ka nevojë për 2.907 automjete të modelit AMPV, 386 të llojit bartës të minahedhësit 120 mm, 790 për evakuim mjeksor, 216 për trajtim mjeksor, 993 të llojit komandues dhe 216 të tjera të llojit bazik.

Ivica Dameski

Info

Page 22: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

22

Automatiku “UZI”, i cili është për gati se 60 vjet në përdorim praktik luftarak, ka të bëjë me një arma kompakte me balanc të shkëlqyer,

armë e qendrueshme, efikase dhe precize. Ka qenë i dizajnuar në vitin 1948 nga ana e oficerit të armatës izraelite Uziel Gal, nga ku edhe është emëruar “UZI”. Si shembull për prodhimin e automatikut çek “Model 23”. Gjatë vitit 1950 është prodhuar edhe prototipi i parë, ndërsa nga viti 1954 edhe zyrtarisht është vënë në përdorim të armatës izraelite. Sandëku i automatikut “UZI” përpunohet nga lyme të çelikut të cilat më pas saldohen. Mbi sandëkun është i vendosur kapak lymi i cili parandalon bartjen e papastërtisë në brendi, e njëherit në të është i vendosur edhe dorëza e repetimit të armës. Për kontroll më të lehtë të pjesës së poshtme të përparme të sandëkut është vendosur kapës plastike, gjithashtu edhe në kapësin e revolverit është vendosur i njejti me qëllim të kapjes më të mirë të janë vendosur edhe mbyllëse plastike. Korniza e municionit është e vendosur në kapësin e revolverit, e për këtë në pjesën e poshtme nga e majta të tij, për të kapur armën më mirë, është vendosur pulla për të liruar më lehtë kornizën e municionit. Sipër pjesës së pasme nga ana e majtë e kapësit të revolverit është i vendosur losti i selektuesit për gjuajtje që posedon 3 pozicione: Pozicionin “S” për të “ndalur”, pozicionin “R” për gjuajtje gjysëmautomatike, pozicionin “A” për gjuajtje automatike. Automatiku gjithashtu është i pajisur me shënjestër parësor mekanik (që përshtatet sipas lartësisë dhe drejtimit) si dhe shënjestër të pasme mekanike në formën e shkronjës L, i cili me anë të mbylljes së thjeshtë përshtatet në hapsirën mes 100 dhe 200 m. Në pjesët anësore të shënjestruesve janë të vendosura dy mburoja të vogla.

Gypi i “UZI” është e kalibrit 9 mm, ndërsa gjatësia e tij është 260 mm. Në të janë të vendosura 4 shtresa me hap të djathtë të rotacionit deri në 254 mm. Dy të tretat e gypit janë të vendosura në sandëk, ku 1/3 është e mbyllur nga ana e mbyllësit në momentin që arma vendoset në funksion. Parimi i punës bazohet në tërheqjen e lirë të mbyllësit. Veprohet nga mbyllësi i hapur, që do të thotë se gjatë secilës tërheqje të këmbëzës, mbyllësi gjendet në pozicion nga mbrapa. Kundaku i llojit të parë të automatikut ka qenë kundak fiks dhe i konstruktuar nga druri, ndërsa te lloji i dytë është vendosur kundak metalik mbëshjellës. Kornizat standarde të municionit që i përdor “UZI” (të kalibrit 9 mm) janë dy rendëshe, me kapacitet prej 20, 25 dhe 32 plumave. Çmontimi bazik i “UZI” realizohet në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë. Pjesë kryesore janë: gypi, mbajtësi i gypit, mbështjellësi (në të cilin është i vendosur kapësi për repetim), sandëku në të cilin janë të vendosura shënjestra e përparme dhe e pasme mekanike, dorëza e revolverit me mekanizmin e këmbëzës i cili ndahet, mbyllësi, hapësira me shtresën kthyese, kundaku dhe korniza e municionit. Ekziston mundësia për vendosjen e pajisjeve shtesë, si për shembull: bajonetë, silenciator, dritë taktike, shënjestër lazerike, shënjestër optike “red dot”, etj.Automatiku “UZI” ka shërbyer për zhvillimin e llojeve: „Mini-UZI“, „Micro-UZI“ dhe „UZI-Pro“ të dedikuara për armatat dhe për shërbimet e intelegjencës. Për tregun civil janë dedikuar këto lloje: „UZI carabine“, „Mini-UZI carabin“ dhe „UZI pistol“, të cilët kanë vetëm gjuajtje gjysëmautomatike. Janë zhvilluar edhe nënrezerva për përdorimin e municionit: 9х19 mm Parabellum, .22 LR, .41 AE dhe 45 ASR.

Ivica Dameski

1. Mbajtësi i gypit2. Siguresa e mbajtësit të gypit3. Mburoja e shënjestrës së përparme mekanike4. Gyp me kalibër 9 mm5. Hapësira e mbështjellësit të dorëzës së repetimit6. Dorëza e repetimit7. Kapaku i sandëkut 8. Mbyllësi9. Gjilpëra sulmuse e mbyllësit10. Hapësira e sipërfaqes11. Hedhësi i kallamidheve12. Mburoja e shënjestrës së pasme mekanike13. Pulla për mbylljen e kundakut14. Pozicioni i vendosjes së lidhëzes15. Kundaku16. Sandëku

2

3

56

7

8 9

1011

Armatim

1718

19

20

21

23

22

1

24

25

262728

Page 23: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

23

Automatiku „UZI“

KARAKTERISTIKA TAKTIKO-TEKNIKE TË „UZI“

KALIBRI I GYPIT DHE MUNICIONI 9 mm; 9х19 mm Parabellum

GJATËSIA GJATË TËRHEQJES SË KUNDAKUT 650 mm

GJATËSIA E KUNDAKUT TË MBYLLUR 470 mm

GJATËSIA E GYPIT 260 mm

GJATËSIA E VIJËS SË SHËNJESTRËS 309 mm

PESHA, I ZBRAZËT, ME KUNDAK METALIK 3.5 kg (3.6 kg me kundak druri)

KAPACITETET E KORNIZAVE TË MUNICIONIT 20 , 25 dhe 32 plumba

PESHA E KORNIZËS SË MUNICIONIT ME 20 PLUMBA 160 gr e zbrazur, 410 gr e mbushur

PESHA E KORNIZËS SË MUNICIONIT ME 25 PLUMBA 200 gr e zbrazur, 490 gr e mbushur

PESHA E KORNIZËS SË MUNICIONIT ME 32 PLUMBA 220 gr e zbrazur, 600 gr e mbushur

SHPEJTËSIA E PREDHËS NË DALJE TË GYPIT 420 m/s

SHPEJTËSIA TEORIKE GJATË GJUAJTJES 600 plumba në minutë

SHPEJTËSIA PRAKTIKE GJATË GJUAJTJES deri në 120 plumba në minutë

12

13 14

15

16

17. Shypësi i plumbit në kornizën e municionit18. Hapësira e kornizës së municionit19. Pulla e frenit automatik për mbrojtje nga gjuajtja e parakohëshme20. Dorëza e revolverit21. Korniza e municionit22. Pulla e mbajtjes/lirimit të kornizës së municionit23. Hapësira e kapësit të këmbëzës24. Këmbëza25. Mburoja e këmbëzës26. Pjesë e mekanizmit të këmbëzës e a.q përzgjedhësi i gjuajtjes27. Dorëza për vendosjen e lidhëzes28. Dorëza e përparme

13

14

15

Page 24: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Në kuadër të kazermës “Alekso Demnievski-Bauman” në Veles, më 4 nëntor u zhvilluan përgaditjet e fundit për

solemnitetin me rastin e dhënies së betimit solemn, kësaj rradhe të gjeneratës së 30-të të qytetarëve të cilët vullnetarisht iu përgjigjën thirrjes së shërbimit ushtarak në ARM. Kjo gjeneratë numëron 103 ushtarë të rinj, mes të cilave edhe nëntë pjesëtare të gjinisë femërore që vullnetarisht iu bashkuan rradhëve të shërbimit vullnetar ushtarak në ARM.Ushtarët e rinj, së bashku me eprorët e tyre e kontrolluan uniformën dhe pushkët e tyre, ndërsa njëkohësisht me vëmendje i ndëgjonin istruksionet e fundit. Nga ana tjetër, të punësuarit në kazermën e Velesit pranë Komandës për Trajnim dhe Doktrina KTD bënë përgaditjet e fundit në binën solemne duke e kontrolluar jehonën e zërit. Në shtizën e lartë, era që fryen fuqishëm e valevit flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Gjithçka është solemne dhe disi ndihet madhështia e aktit të betimit, akt që do t’u paraprijë ushtarëve të rinj. Përballë ushtarëve të rreshtuar, u rreshtuan edhe muzikantët-

anëtarë të Orkestrës Ushtarake të ARM-së, të cilët me instrumentet e tyre kryesisht frymore i realizojnë përgaditjet e fundit për interpretimin e tyre me muzikë dhe marsh solemne. Prania e tyre edhe kësaj rradhe si shumë herë më parë në solemnitete të këtilla, do t’a madhështojë këtë akt të rëndësishëm dhe solemn në jetën e ushtarëve të rinj.Hapen portat hyrëse të kazermës dhe nga njëra hyjnë familjarët dhe miqtë e

ushtarëve të rinj, ndërsa nga porta tjetër për hyrje-daljet zyretare hyjnë të gjithë mysafirët e ftuar në solemnitet: gazetarët dhe eprorët e lartë të SHP të ARM-së dhe

Ministrisë së Mbrojtjes duke i përfshirë këtu edhe përfaqësuesit tjerë të lartë nga institucionet tjera publike të Velesit.Parimisht duket se është gjithçka e njejtë si edhe me 29 gjeneratat e kaluara të cilat u trajnuan nga eprorët e ARM-së dhe QTD, që është në përbërje të KOD-it në kazermën e Velesit. Por, megjithatë nuk është ashtu. Kjo është gjenerata më e re e ushtarëve të rinj të ARM-së nga gjenerata e viteve 2016-2017, këta janë disa djem

dhe vajza të tjera të ardhur nga të gjitha viset e qytetet e vendit në kazermën e Velesit për të kryer shërbimin vullnetar ushtarak, e më pas për t’u punësuar dhe për t’u bërë pjesë e ARM-së.Tradicionalisht, solemniteti filloi me interpretimine Orkestrës Ushtarake dhe marshit ushtarak të regjimentit bajraktar të KBO-së, pjesëtarët e ARM-së të së cilit në një hap të njejtë, sipas traditës, me hapa ushtarak para të pranishmive, me krenari dhe dinjitet mbanin flamurin e Republikës së Maqedonisë. Më pas, sipas protokollit, në foltoren solemne u drejtua komandanti

i QTD-së Gazmend Abdiu. Ai duke iu drejtuar ushtarëve të rinj, i ftoi që të kalojnë në aktin e dhënies së betimit solemn. Përnjëherë heshtja ndërrpret zërat e

24 orë

Betim Solem

24

Page 25: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

25

ushtarëve të rinj, të cilët të gjithë së bashku e njëkohësisht si paraardhësit e tyre dhanë betimin solemn para prindërve, familjarëve, miqve, eprorëve dhe para funksionarëve të lartë të ARM-së dhe MM-së.Ushtarët e rinj edhe të kësaj gjenerate të 30-të, në mënyrë solemne dhe me krenari u betuan se do të jenë lojal dhe me dinjitet do t’i realizojnë detyrat dhe obligimet si mbrojtës të lirisë dhe pavarësisë së atdheut të tyre.Komandanti i tyre, nënkoloneli Gazmend Abdiu mes tjerash në fjalën e tij tha: “Ushtarë të rinj, në ju ARM-ja sheh ushtarë të ardhshëm profesional dhe eprorë, e për këtë shkak i tërë angazhimi dhe mundi juaj do të jenë të vlerësuara maksimalisht. Kjo do të jetë njëra ndër elementet kyçe gjatë përzgjedhjes së mëtejme pë rata të cilët dëshirojnë që profesioni i tyre i ardhshëm të jetë a ii ushtarit profesional në rradhët e ARM-së. Me përcaktimin tuaj ju do të ndërtoni marrëdhënie të fuqishme ndërnjerëzore dhe ndërnacionale, sepse ARM-ja është forca e armatosur e

përbashkët, e të gjithë qytetarëve dhe në të nuk ka vend për ndarje kombëtare ose fetare“.Më pas ushtarët u drejtuan kah tavolinat solemne, ku secili e nënshkroi dhe pranoi dokumentin e betimit solemn te ARM-së. Së pari ata i uruan eprorët e tyre, si dhe gjenerali i pranishëm Muhamet Racaj, zëvendeës shefi i SHP të ARM-së. Ai paraprakisht në fjalën e tij para foltores solemne tha: “Të qenurit ushtar është nder i veçantë, ndërsa me aktin e deri tanishëm të dhënies së betimit ju obligoheni që të mbroni vlerat më të mëdha njerëzore e kushtetuese. Me këtë akt ju u bashkangjiteni gjeneratave të trajnuara dhe të shkathtësuara për të mbrojtur vendin tonë, Republikën e Maqedonisë. U dëshirojë sukses gjatë ditëve tuaja si ushtarë dhe arritje të rezultateve sa më të mira gjatë trajnimit.Në fund të solemnitetit, ushtarët e rinj të cilët ishin jashtëzakonsiht të gëzuar, u gjendën në përqafimet e prindërve, familjarëve dhe miqve të tyre. Sipas

traditës ata provuan çokolata për fat dhe sukses dhe bënë disa fotografi të përbashkëta për kujtim, ndërsa ushtaret femra morrën disa buqeta me lule. Më pas ushtarët nën komandën e eprorëve të tyre përsëri u rreshtuan dhe e përcollën regjimentin flamurtar të nderit për të përfunduar solemnitetin.Prindërit e tyre, familjarët dhe miqtë më pas dolën para portave të kazermës për t’i pritur më të dashurit e tyre, krenarinë e tyre, dhe sipas traditës, pas aktit solemn, t’u drejtohen shtëpive të tyre për fundjave. Në fytyrat e tyre vërhehej qartë gëzimi dhe krenaria që ata kanë djalin apo vajzën e tyre, mikun, ose të dashurin dhe të dashurën, pjsëtarë e pjesëtare të ARM-së dhe të cilët janë një shembull për të rinjtë tjere të vendit tonë, për t’u treguar se duhet që vullnetarisht dhe me vetëiniciativë t’i shërbejmë ARM-së dhe atdheut, Republikës së Maqedonisë.

Antoanella Dimitrievska

Ushtarët e rinj edhe të kësaj gjenerate të 30-të, në mënyrë solemne dhe

me krenari u betuan se do të jenë lojal dhe me dinjitet

do t’i realizojnë detyrat dhe obligimet si mbrojtës të lirisë dhe pavarësisë së

atdheut të tyre

Page 26: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

26

Përdorimi i parë formal i koktejeve të Molotovit nga ana e një ushtrie të organizuar ka ndodhur gjatë luftës qytetare në Spanjë

në shtator të vitit 1936, në betejën për Toledon. Efikasiteti i “shishes-bombë” ka qenë aq dramatik, gjë që ndoshta e ka bërë atë faktor vendimtar për rezistencë ndaj kundërsulmeve lojaliste. Kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit gjatë konfliktit në Spanjë në të cilën kokteji i Molotovit ka qenë i shfrytëzuar me sukses aq të madh. Menjëherë pas betejës së Toledos, Franko ka filluar me vendosjen e formacioneve të tij blinduese, ndërsa dy palët e konfliktuara kanë vendosur tanksin kundër tanks, sidomos në rastet kur e njejta ka qenë e mundur. Kah fundi i viteve të 30’-ta, ushtria finlandeze ka qenë e vetëdijshme se këmbësoria ka nevojë për ndonjë lloj arme vetanake anti tankse dhe ka planifikuar pushkët anti tankse për të njejtin qëllim, por për shkak se vendosja e tyre është anuluar, është filluar të mendohet edhe për alternativa të tjera. Disa nga finlandezët tashmë kanë pasur përvojë me bomba të benzinës në vitin 1932, por për kapetanin Kuitinen, me ekipin e tij modest dhe jo zyrtar për zhvillim, mund të themi se me

të vërtetë është njëri ndër më meritorët për zhvillimin e koktejit Molotov finlandez. Kuitinen dhe ekipi i tij kanë punuar pa urdhëra për të kryer punë të tilla dhe e tërë puna dhe procesi kanë filluar si rezultat i idesë së tij. Në pranverën e vitit 1973 ai ka filluar të zhvilloj versionin e ri në bazë të bombave të benzinës të cilat janë përdorur

në luftën qytetare të Spanjës. Versioni i parë i koktejit ka qenë i bazuar mbi një shishe të thjeshtë të mbushur me benzin dhe një copë lecke pambuku të lidhur mbi të, por kjo nuk është treguar si më ideale. Problemet e mëdha janë hasur te material e lengët (ku vetëm benzina) nuk është ngjitur në cak dhe se shumë lehtë e njëjta është derdhur. Më pas ndezja e leckës së pambukut nga ana e personit i cili e ka gjuajtur shishen këtë e ka bërë në mënyrë të dukshme dhe për këtë shkak ka qenë lehtë për t’u zbuluar. Shtimi i një kartoni të kartoni të pishës është dëshumar si një zgjidhje e mirë për faktin se ai jo vetëm që ka bërë që përzierja të ndizet në cak, por gjithashtu, ai ka shkaktuar më shumë tym. Bonus plotësues ka qenë fakti që zjarri ka qëndruar më shumë dhe ka shkaktuar temperaturë më të lartë. Gjithashtu janë zhvilluar edhe dy mënyrë tjera për ndezjen e materies së lëngët. Njëra, e ashtuquajtura mënyrë e qibritit rezistues ndaj erës, në esëncë ka qenë një qibrit nga fabrika e qibritave që janë prodhuar në Lahti, fabrikë kjo që ka prodhuar nga 12 fije të gjata qibriti të quajtura “stuhi” (gjithashtu të njohura edhe si “qibriti i Bengalit”), të cilat gjatë ndezjes kanë mundur të qendrojnë

Armatim

Koktej Molotovi - arma sekrete finlandeze

Koktej Molotovi është armë e thjeshtë ndezëse i cili

përbëhet nga shisheja e qelqit e mbushur me lëng ndezës,

zakonisht me benzinë (petrolej) ose me alcohol (kryesisht me methanol apo etanol). Kapaku i shishes përbëhet nga pluta

ose nga ndonjë mbyllës tjetër hermetik (gomë, plastikë ose plastikë) dhe nga një leckë e fiksuar në mënyrë të sigurtë rreth qafës apo mbyllësit të

shishes

Page 27: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

27

të tilla deri në 60 sekonda. Dy “stuhi” të këtilla thjeshtë kanë qenë të ngjitura në dy anët e shishes me një lentë izolimi dhe në momentin që janë ndezur, ushtari me koktej Molotovi ka pasur 60 sekonda kohë për t’a gjuajtur shishen. Kuitineni dhe ekipi i tij për zhvillim duket se kanë arritur të përfundojnë zhvillimin e versionit bazik të koktejit të Molotovit të pajisur me fije të “stuhisë” deri në vitin 1939. Më vonë, gjatë Luftës së Dimrit, ky version i koktejit të Molotovit ka qenë version më i përdorur nga ana e ushtrisë finlandeze – rreth 80% të koktejve të Molotovit të prodhuara gjatë Luftës së Dimrit kanë përdorur këtë metodë të ndezjes. Përdorimi i këtij version duket se ka përfunduar me përfundimin e Luftës së Dimrit. Mënyra e dytë e ndezjes ka qenë nëpërmjet një ampule të gjatë dhe të thyeshme të qelqit të mbushur me material vetëndezës (acid sulfurik ose forfor të bardhë në dioksid karboni) që është vendosur në brendinë e shishes. Ashtu si është thyer shishja, ampula e thyeshme e qelqit poashtu është thyer dhe përmbajtja e saj e ka ndezur materien e lengët. Kjo metodë e ndezjes ka qenë e dizajnuar nga ana e Minsitrisë së Mbrojtjes. Gjithashtu, është e mundur që kjo metodë e ndezjes ka qenë vepër e A.I Bitanen (një kimist i njohur finlandez dhe fitues i çmimit Nobël në vitin 1945), i cili për këtë i ka lindur idea nga ana e ndezëseve të cilat janë përdorur në minat detare ruse. Kokteji i Molotovit i pajisur me këtë mënyrë të ndezjes ka qenë i njohur si „А-Pullo» („Shishja - А»). Rreth 20% e koktejeve të Molotovit të prodhuara gjatë Luftës së Dimrit e kanë

pasur këtë metodë të ndezjes dhe e njejta metodë është bërë standarde edhe për koktejët e Molotovit finlandez të prodhuara pas Luftës së Dimrit. Raportet ushtarake sqarojnë se janë hasur probleme me shishet për shkak të vendosjes së ampulës dhe për ndezjen e lëngut gjatë kohës së ftohtë. Një fabrikë finlandeze e qelqit gjithashtu ka pasur rolin e saj në skuadrën e prodhimit të koktejit të Molotovit finlandez. Ajo ka dorëzuar disa lloje të shisheve për testim, ndërsa janë testuar edhe shishet e prodhuara vetëm për këtë qëllim. Por,

shishet normale të qelqit të cilat janë përdorur për pijet e forta alkoholike janë dëshmuar si më të mira dhe janë bërë shishe standarde për koktejet e Molotovit. Shishet e qelqit kanë pasur lartësi deri në 26,5 cm dhe diametër prej 6,8 cm. Në fillim është përdorur mbyllës alumini, i cili më vonë është zëvendësuar nga mbyllësi i bakelitit. Edhe pse kjo armë përmendet në disa broshura ushtarake finlandeze, megjithatë shumë ushtarë finlandez nuk kanë qenë të njoftuar me “polttopullo” (në përkthim, letër ndezëse), deri në fillimin e Luftës së Dimrit. Para kësaj lufte, ushtria

Deri te vendosja e dizel motorëve te tankset bazike luftarake, kokteji i thjeshtë dhe modest i Molotovit ka

shërbyer si predhë anti tankse tejet efikase në luftrat më

modeste. Gjatë viteve të 80’-ta të shekullit të kaluar, kokteji i Molotovit ka pasur ndikim të madh ndaj të luftuarit urban. Ai ka kushtuar lirë dhe është

përgaditur lehtë, ka qenë relativisht i kollajshëm për t’a përdorur dhe për t’a bartur. Ajo ka qenë arma e vetme

masive që kryengritësve lehtë të armatosur u ka mundësuar t’a mbrojnë vendin e tyre ndaj automjeteve blinduese dhe të

rënda të armikut

Page 28: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

28

finlandeze ka planifikuar kokteji i Molotovit të prodhohen me dorë nga ana e disa fabrika të vogla. Disa javë para fillimit të Luftës së Dimrit, ushtria finlandeze ka filluar të përgaditet për prodhimin e koktejve të Molotovit me anë të blerjes së sasive të mëdha të shisheve të qelqit për këtë dedikim. Ushtria finlandeze ka siguruar pesë fabrika për prodhimin e shisheve. Ato kanë qenë fabrika të vogla

në të cilat kanë punuar rreth 40 gra. Por me të nisur lufta, nevoja për koktejtë e Molotovit ka qenë shumë e madhe që këto fabrika të arrijnë t’i prodhojnë të njejtat. Blerja e një numri të madh të shisheve të zbrazëta të alkoholit nga fabrika “Allko” ka shpier deri tek një bashkëpunim i frytshëm në mes të ushtrisë finlandeze dhe në mes të fabrikës “Allko” e cila ka pasur disa linja prodhimi me makina efikase për mbushjen e shisheve. Këto makina kanë mundur të mbushur me dhjetra mijëra koktej të Molotovit për një ditë. Ministri finlandez i mbrojtjes nga fabrika “Allko” në mënyrë të drejtpërdrejtë ka porositur 40.000 shishe me koktej Molotovi. Kjo porosi është realizuar për disa ditë, ndërsa dërgesat e para në front kanë arritur në gjysmën e parë të dhjetorit të vitit 1939. Ushtria finlandeze ndoshta ka pasur mungesë të ndonjë arme të mirë anti tankse, por falë pikave për mbushjen e koktejit të Molotovit, kanë pasur mjaft prej tyre dhe me këto kanë zhvilluar një luftë anti blinduese. Gjatë Luftës së Dimrit, fabrika “Allko”ka arritur të mbushë 542.194 shishe

me koktej Molotovi. Edhe disa fabrika të tjera më të vogla kanë prodhuar kokteje, por edhe prodhimi i tyre i përbashkët ka qenë më i vogël në krahasim me pikat e prodhimit të mbushjes së shisheve nga “Allko”. Gjatë prodhimit, kokteij i Molotovit edhe më tutje i është nënshtruar testimit dhe zhvillimit. Kokteji i Molotovit është meritor për asgjësimin e rrreth 350 tankseve dhe automjeteve tjera blinduese sovjetike.

Sipas raporteve të udhëhequra nga aramta finlandeze, metoda e preferuar për përdorimin e koktejit të Molotovit ka qenë gjuajtja e tij në blinduesin përparës të tanksit si dhe pengimi i tanksit përmes gazit dhe tymit nga djegje a koktejit të Molotovit. Por, ushtarët finlandez së shpejti e kanë kuptuar se kapaku i motorit të tanksit do të ishte cak shumë më i qëlluar për goditje.Tankset të cilat përdoreshin shpesh nga ana e sovjetikëve edhe gjatë Luftës së Dimrit kanë pasur motorë benzine. Lëngu i koktejit të Molotovit i hedhur në pjesën e pasme të tanksit është derdhur dhe përmes hapjeve të ventilimit ka prekur motorin ngrohës edhe në raste kur vetë lëngu nuk ka qenë i ndezur, nga nxehtësia e motorit është aktivizuar dhe ka reaguar. Në këtë moment ekuipazhi i tanksit ka qenë i detyruar në një përzgjedhje të padëshiruar: ose të digjen brenda në tanks, oste të vriten nga ana e këmbësorisë finlandeze që ka qënruar jashtë duke i pritur të dalin nga tankset. Kokteji i Molotovit menjëherë është dëshmuar si armë efikase në duart e finlandezëve kundër tankseve sovjetike pas vendosjes në përdorim në dhjetor të vitit 1939. Ai nuk ka qenë super armë dhe nuk e ka ndryshuar rrjedhojën e luftës, por të paktën këmbësoria finlandeze ka pasur me çfarë të luftojë kundër tankseve armike, si përgjigje ndaj mungesës së armëve tjera anti blinduese. Përdorimi i armëve të llojit të koktejit të Molotovit ka qenë i vështirë dhe i rrezikshëm. Afërsia deri në një distancë të gjuajtjes ndaj tankseve armike ka nxitur që këmbësoria finlandeze t’u afrohet tankseve armike

Vjaçesllav Molotov, ministri i punëve të jashtme në kohën e Stalinit, gjatë intervistave

të dhëna për radio Moskën ka deklaruar se avionët sovjetik në ajër mbi Finlandë lëshojnë

ndihma humanitare e jo bomba, dhe se Armata e Kuqe përpiqet që t’a çlirojë popullin

finlandez. Përgjigja e ushtarëve finlandez ndaj gënjeshtrave të këtilla ka vijuar me një lloj

humori cinik: Bombat sovjetike ata i kanë quajtur “Shporta

pikniku të Molotovit”, ndërsa mënyrë të përshtatshme për t’i përshëndetur ato dhe një numër të madh të tankseve

“çlirimtarë” ka qenë një “Koktej Molotovi”

Page 29: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

29

gjithnjë e më tepër. Sa më shumë që terreni ka ofruar mundësi për këtë, aq më lehtë ka qenë edhe përdorimi i kësaj arme. Terreni i hapur si dhe drita e ditës kanë qenë të dy mundësitë e vetme të papërshtatshme për përdorimin e tij. Sovjetikët, gjithashtu kanë mësuar disa mësime dhe kanë bërë disa ndryshime në taktikën e tyre: në rast se tankset e tyre kanë kaluar hendeqet finlandeze gjatë ditës, ata kanë mësuar shumë shpejtë të kthehen në pozicionet e tyre para se të bie errësira. Tankset e tyre gjithashtu kanë filluar të mbulohen me njëri tjetrin dhe i janë shmangur t’u afrohen hendeqeve finlandeze ose të jenë afër terreneve që kanë ofruar vende të mira të fshehjes për këmbësorinë finlandeze. Më vonë sovjetikët janë përpjekur që t’i reduktojnë shanset që koktejët e Molotovit mos të thehen me vendosjen e degëve pse të rrjeteve të telot mbi tankset e tyre. Në këtë garë të vogël të armatimit, ushtarët finlandez janë përgjigjur me vendosjen e dy apo tre gurrëve të lidhur me tela për koktejin e Molotovit, në mënyrë që të jenë të sigurt se shishet gjithnjë do të thehen pas gjuajtjes, ndërsa rreth shishes kanë vendosur edhe tel me gjemba në mënyrë që të jenë të sigurt se shishja do të mbështetet te rrjeti.Gjatë luftës kokteji i Molotovit ka ngelur si pjesë e armës anti blinduese finlandeze, kundër tankseve të rinj sovjetik të ciët gjithnjë e më pak kanë rënë pre e koktejve të Molotovit. Tankset e mesme “T-28” janë dëshmuar si tejet të vështirë për t’u asgjësuar nga ana e koktejve të Molotovit. Tankset e reja sovjetike të serisë KV dhe “T-34”, të pajisur me dizel motorë gjithashtu janë dëshmuar si shumë të vështirë për t’u asgjësuar me këtë armë, kështu që në përdorim praktik kanë dalë në skenë mbushjet e para të kombinuara shpërthyese si dhe pika të bombave të dorës, e më vonë më 1944, hedhësja e dorës “Pancerfaust” do t’a merr rolin e tyre dhe ngadalë por sigurt do t’a zëvendësojë koktejin e Molotovit si armë anti tankese.Informatat për përdorimin e suksesshëm të koktejit finlandez të Molotovit kanë qenë të prezantuara vazhdimisht gjerë e gjatë nga ana e shtypit ndërkombëtar gjatë Luftës së Dimrit, e ndoshta për shkak të këtij fakti, disa vende gjithashtu e kanë shtuar koktejin Molotovit si armën e tyre anti tankese. Kokteji i Molotovit është zhvilluar dhe është përdorur edhe nga ana e disa vendeve tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Britaninë e Madhe në vitin 1940 janë zhvilluar në mënyrë dedikuese, para se gjithash për gardën kombëtare duke përdorur shishe në formë cilindrike e uiskit dhe një leckë e lidhur sipër shishes që është përdorur si formë e ndezejes. Në Gjermani është përdorur shishe e qelqit e lartë 25 cm dhe e gjerë 7 cm e mbushur me një përzierje karburanti për flakëndezje (një e treta) dhe benzinë

(dy të tretat) e përmbajtjes, të cilat janë prodhuar masivisht në mënyrë industriale. Gjithashtu, është përdorur edhe predhë ndezëse e dorës 48/57 e cila gjegjësisht ka qenë një enë qelqi e mbushur gjysëm litri përzierje nga benzoni dhe benzina që janë prodhuar në mënyrë masive. Në Bashkimin Sovjetik, zyrtarisht e kanë prezantuar koktejin e Molotovit në nëntor të vitit 1941. Sovjetikët kanë përdorur shumë shishe qelqi (0,5 – 0,75 litra) shishe birre ose uji, me metoda të llojllojshme ndezëse, por llojet më të shpeshta kanë qenë të mbushura me lëng vetëndezës.Megjithatë, një ndër momentet më të rëndësishme të koktejit të Molotovit në historinë e tij më të re, ka qenë tetori i vitit 1956 kur populli hungarez është ngritur kundër okupimit sovjetik. Kokteji i Molotovit atyre u ka mundësuar që për një kohë të shkurtër të kenë kontrollin në qendër të Budapestit. Disa nga fotografitë më mbreslënëse nga ajo kryengritje kanë qenë fotografitë e luftëtarëve për liri, të cilët gjuajnë koktej Molotovi ndaj tankseve 32 tonëshe të Stalinit. Gjatë kryengritjes hungareze e cila është shuar nga ana e armatës së kuqe, luftëtarët hungarez në Budapest kanë asgjësuar rreth 400 tankse sovjetike, tre të katërtat e këtij numri janë asgjësuar me anë të koktejeve të Molotovit ose me anë të versioneve të ngjajshme të mjeteve të improvizuara shpërthyese. Në shumë rajone problematike dhe konfliktuoze në botë, kokteji i Molotovit edhe sot e kësaj dite shërben si një arsenal kryengritës. Koktejët e Molotovit mund të bëhen lehtë dhe shërbejnë si armë standarde për kryengritësit, guarilasit dhe demonstrantët e dhunshëm. Por, edhe përkundër thjeshtësisë, për amatorët nuk është aspak e lehtë të bëhet një koktej efikas Molotovi. Problemi kryesor qëndron në stërmbushjen e shishes. Shishja e stërmbushur nuk do të ndizet lehtë pas thyerjes së goditjes (por e njejta kë më tepër potencial djegjeje). Që kokteji i

Molotovit të shpërthejë menjëherë pas goditjes, shishja duhet të jetë e mbushur deri në gjysmë nga dy të tretat e lëngut. Edhe pse kokteji i Molotovit ka edhe mangësi tjera dhe efikasiteti i tij i sotëm kundër tankseve bashkëkohore është reduktuar, ai ka arritur t’a ruajë fuqinë e tij si simbol i rezistencës.

Aleksandar Stojçevski

Page 30: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve
Page 31: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve
Page 32: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

32

„Dita e drurit“

24 orë

Page 33: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

33

Më 30 nëntor në vendin e quajtur Toplik në Gjevgjeli, ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski

dhe kryetari i komunes së Gjevgjelisë, Ivan Frangov mbollën fidane me rastin e aksionit “Dita e drurit – mbjelle të ardhmen tënde”.Sipas organizatorëve të aksionit, ky lloj i mbjelljes së planifikuar dhe të domosdoshme do të ketë efekte të shumëfishta si dhe shumë të mira të tjera afatgjate, jo vetëm për pyllëzimin, por edhe për edukimin dhe inkurajimin e eko-vetëdijes te të rinjtë. Idea është që ata vetë të kujdesen për fidanet të cilat do të mbjellen. Inkurajimi i eko-vetëdijes është e rëndësishme për ambientin e biodiversitetit si një kusht i rëndësishëm për harmoni dhe sinergji mes njerëzve, kafshëve dhe bimëve në planetin tonë – në planetin e Tokës.Duke u nisur nga aspekti i rëndësisë së aksionit të 17 me rradhë të mbjelljes së fidaneve, ministri Jolevski tha se mbjellja e drunjve paraqet të ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë. “Pyjet janë pasuria e një vendi dhe një populli, ato ndikojnë ndaj klimës, ndaj bujqësisë. Por, me rëndësi është që me anë të këtij aksioni për të cilin jam i sigurt se do të vazhdojë edhe në të ardhmen,

ne krijojmë shprehi të reja për të rinjtë dhe për sjelljen e tyre ndaj pyjeve”, tha ministri.Gjatë ditës, në 60 vende në tërë Republikën e Maqedonisë u mbollën 2,5 milion fidane. Gjatë mbjelljes, ashtu si edhe çdo vit, në mënyrë aktive marrin pjesë edhe pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Në aksionet e deritanishme janë pyllzuar rreth 13.000 hektarë me mbi 35 milion fidane.Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski njëherit vizitoi edhe pozicionet e Armatës së Republikës së Maqedonisë përgjatë kufirit jugor në pjesën e Gjevgjelisë, ndërsa vizitoi edhe kapacitetet akomoduese të Armatës në Bogdanci ku njëherit së bashku me pjsëtarët e ARM-së, shfrytëzoi rastin për të drekuar.Jolevski mes tjerash, me ushtarët bisedoi për gjendjen në kufirin jugor e cila momentalisht paraqitet si e qetë dhe stabile„Sot po qëndroi për vizitë tek pjesëtarët

e Armatës të cilët e mbështesin policinë në sigurimin e kufirit. Ne si ministri dhe si qeveri, jemi duke i ndjekur zhvillimet në lidhje me krizën e refugjatëve dhe të gjithë atë qëështë duke ndodhur edhe në Evropë, në Greqi dhe në Turqi, me qëllim të reagimit të përshtatshëm në rast se rritet fluksi i refugjatëve”, theksoi ministri pranë karaulës në Gjevgjeli, lokacion ky i cili ishte ndër lokacionet më të rëndësishme në ballafaqimin me krizën e refugjatëve. Ministri mes tjerash tha se në vazhdimësi janë duke u realizuar takime me ministra të mbrojtjes, si dhe përfaqësues të komesariatit të lartë të refugjatëve, kështu që gjendja është nën vëzhgim e sipër. Kemi përpunuar strategji dhe opsione të ndryshme, varësisht nga ajo se sa refugjatë do të vijnë në mënyrë që të mund të veprohet në mënyrë të përshtatshme, kështu që mund të them se Republika e Maqedonisë për momentin është e sigurt” – tha ministri Jolevski.Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth planeve vijuese sa i përket rritjes së standardit të pjesëtarëve të ARM-së, ministri Jolevski theksoi se ky është një qëllim i rëndësishëm i ministrisë. “Pikërisht për pjesëtarët e ARM-së përgjatë kufirit jugor kemi marrë me qera kapacitete akomodimi në Bogdanci, kapacitet të cilin e kemi renovuar në tërësi. Njëkohësisht, ne vazhdojmëme rritjen e standardeve për pjesëtarët e ARM-së me anë të projektit “ARM – Shtëpia ime e vërtetë”, mëditjet për angazhim përgjatë kufirit jugor jepen rregullisht, investojmë në shkollimin dhe trajnimin e ushtarëve, në mënyrë që ata të përfitojnë shkathtësi dhe njohuri të cilat do t’u shërbëjnë në të ardhmen”, shtoi ministri Jolevski.Aksionet e këtilla për pyllëzimin e hapësirave kanë rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në mjediset urbane dhe ndikojnë në përmirsimin e cilësisë së ajrit. Kristina Ilievska

„Dita e drurit“është aksion ideator i të cilit është

veprimtari ideor, kryetari aktual dhe kryetari i nderit, maestro Boris Trajanov. Ai në vitin 2008 me një grup

entuzijastësh filloi aksionin e mbjelljes së një eko-ardhmërie duke inicuar krijimin e shoqatës qytetare “Dita e drurit – mjelle ardhmërinë tënde”, e cila ia doli që qytatarët e Maqedonisë t’i nxisë në shumë aksione tjera

të suksesshme

Page 34: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

34

Programi i zhvillimit për këtë sistem raketor ishte afatgjatë, me shumë kërkesa për ridizajnim, sit ë raketave ashtu edhe të

platformave të lansimit. Testimi i vargut dhe i aftësive të sistemit raketor “OSA” për nevojat e forcave tokësore u zhvilluar në poligon testimi në Kazakistan në vitin 1965. Në këtë testim janë vërejtur, e më pas edhe janë shmangur shumë gabime të sistemit original. Sistemi i modifikuar është emëruar si “OSA-M” ku shumë nga sistemet e ndara kanë pasur nevojë për ridizajnim. Gjithashtu, edhe një numër i madh i kompanive të cilat kanë qenë pjesë e prodhimit të sistemit janë zëvendësuar. Prodhimi serik i sistemit raketor “OSA-M” filloi në vitin 1971. Sistemi “OSA” është dedikuar për mbrojtje aktive kundër

ajrore të njësive gjatë marshit dhe gjatë luftimeve, si dhe është i dedikuar për objekte strategjike në territor nga mjetet sulmuese kundërshtare nga ajri (fluturake me ekuipazh dhe fluturake pa pilot), të cilat fluturojnë në lartësi të mesme dhe të ulëta. Të gjitha llojet e sistemit “OSA” janë të përbëra nga barrier lansuese, e vendosur në një automjet transportues me shenjë “9A33” dhe në automjet në të cilin është i montuar radar “TELAR”, që mund t’i zbulojë, t’i ndjek dhe të mundësojë vendosjen e raketës (në mënyrë të pavarur ose me anë të radarëve të njësisë së vendosur sipas kierarkisë).

Llojet:– „SA-8 Gecko“ ose „9K33 ОSА» filloi

me zhvillim në vitin 1960 dhe u vendos

Sistemi raketor rus „tokë - ajër“ OSA

Sistemi raketor 9K33 „OSA“ është prodhim i

industrisë ushtarake ruse, ndërsa në NATO është i

njohur me shenjën „SA-8 Gecko“. Ai ka të bëjë me

një sistem raketor taktik të mobilitetit të lartë me varg të shkurtër, i dedikuar për goditje të caqeve ajrore në

lartësi të ulëta

Armatim

Page 35: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

35

në përdorim gjatë viteve 1971/1972. Përbëhet nga katër raketa “9M33” në secilin automjet “TELAR” dhe varg maksimal 12 km.

– „SA-N-4 Gecko“ ose „9K33M ОSА-М» u vendos në përdorim në vitin 1972 dhe paraqet llojin detar brenda sistemit, me dy raketa “9M33M” të vendosura në platform rotacioni “Zif-122” me performaca të avancuara. Ai është i instaluar në në nivelin e anijeve “Kara”, e armatosur me predha ujore, klasi i anijeve “Kiev VTOL” dhe gjithashtu, në llojin e anijeve “Kirov”, “Slava” dhe “Krivak”.

– „SA-8B Gecko Mod-0“ ose „9K33M2 ОSА-АК» u vendos në përdorim në vitin 1975. Te lloji në fjalë për herë të parë u përdor lansuesi i ri për gjashtë raketa.

– „SA-8B Gecko Mod-1“ ose „9K33M3 ОSА-AKM» u vendos në përdorim në vitin 1980. Ky lloj ka varg maksimal deri në 15 kilometra dhe lartësi maksimale të fluturimit të raketës deri në 12 kilometra. Shumica e sistemeve të llojit “OSA-AKM” kanë antenë për identifikimin e caqeve të “të vetin-të huajin”.

Armatim dhe radarSistemi raketor “OSA” është i armatosur me gjashtë raketa “të gatshme për lansim”, të montuara në pjesën e sipërme të automjetit. Raketat vendosen me anë të sistemit radiokomandues. Në rampën lansuese mund të vendosen më së paku dy raketa. Zona e asgjësimit të raketës arrinë nga 2 deri në 9 km distancë dhe nga 50 deri në 500 metra në lartësi. Raketa “OSA-A” ose “9M332” ka një zonë të zgjeruar të shkatërrimit në një distancë prej 1,5 deri në 10 km, ndërsa lartësia ngel e pandryshuar, gjegjësisht nga 50 deri në 5000 metra. Te raketa “9M33M3” në masë të madhe është zgjeruar niveli i lartësisë së gjuajtjes edhe atë nga 10 deri në 12000 metra dhe gjithashtu te kjo raketë është rritur edhe vargu për rreth 15 km. Por, përveç kësaj, sistemi nuk ka pasur mundësinë e gjuajtjes së caqeve në distanca më të mëdha për shkak të kufizimeve të radarit. Radari kryesor i kontrollit të zjarrit përbëhet nga antenna elipsoide rotuese e montuar në kulmin e automjetit. Ai punon në varg frekuent nga 6 deri në 8 GHz (H band) dhe ka shtrirje deri në 30 km (për shumicën e caqeve). Nën antenën në fjalë është e montuar antenna e pulsit e cila punon në varg frekuent nga 14,5 GHz (J band), me shtrirje maksimale deri në 20 km. Në dy anët e antenës së radarit janë të montuara dy antena të vogla parable për ndjekjen e raketave (J band). Nën to gjendet antena e vogël rrethore e cila emiton sinjal (I band)

pas lansimit të raketës. Antenat e fundit në vargun e antenave janë dy anëtenat e vogla drejtkëndëshe, nga një në dy anët, të cilat punojnë në “I band”, ndërsa përdoren për vendosjen e raketave.

MbrojtjaNë pjesën e përparme të automjetit gjendet hapësira mbrojtëse e cila siguron akomodimin e dy personave, për shoferin dhe për komandantin e automjetit. Qasje deri në këtë hapësirë sigurohet përmes hapjes së kulmit të automjetit. Ajo është hyrje dalja e vetme e automjetit.

Motor Sistemi raketor “OSA” i vendosur në automjet me gjashtë goma të llojit “BAZ-5937”. Ky automjet është i dizajnuar në bazë të paraardhësve të shumtë të automjeteve të terrenit me gjashtë rrota, të prodhuara nga ana e kompanisë “Likhachev Automobile”, nga Moska. Sistemi “OSA” është i motorizuar me dizel motor me shenjë “5D20 B-300”, i cili zhvillon dhe tërheq fuqi deri në 300 KS gjatë 2000 rrotullimeve në minutë. Gjatë kësaj, njëra nga turbinet përdoret si motor ndihmës. Me rezervuar të mbushur automjeti mund të kalojë deri në 500 km.

ShtojcaAutomjeti për sistemin raketor “OSA” është tërësisht i amfibuar. Në ujë ai lëviz me ndihmën e dy motorëve të vendosur në anën e pasme të trupit. Para se të përdoret si automjet amfib, nevojitet një kohë e shkurtër për përgaditjen e automjetit dhe ekuipazhit. Automjeti është i pajisur me pajisje filtrimi të ajrit dhe me sistem mbrojtës NHB, si dhe me pajisje infra të kuqe për komandantin dhe për shoferin. Sistemi “OSA” mund të transportohet edhe përmes rrugës ajrore, ndërsa për këtë përdoren avionët transportues të llojit “Il-76”.

Përorimi luftarakÇdo bateri rakete ka katër automjete me lansues dhe dy automjete për plotësim me raketa me shenjën „9T217BM2 TZM“, ku secili automjet mund të bart deri në 12 raketa shtesë. Në nivel regjimenti, ekziston çetë për transportin e raketave e cila disponon me 24 kamionë bartës “ZIL-131” me motor 6x6. Njësia që ka për detyrë mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemit përdor stacion mobil për kontroll me shenjë “9V242-1”, stacion të përshtatjes me shenjë „9V914“, automjet për mirmbajtje me shenjë „9V210M3“ dhe trenazhues elektronik për trajnimin e ekuipazhit me shenjë „9F632M“.

Trajçe Dençevski

Page 36: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Me vendim të presidentit dhe komandantit suprem të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë, Batalioni

Inxhinerik bartës i traditave të Brigadës Inxhinerike të Shtabit të Përgjithshëm të LNÇ të APM, e formuar para 72 vjet më parë, më 13.11.1944. Veprat e reja sot i vazhdon Batalioni Inxhinerik, i cili është pjesë Armatës së re, moderne dhe e efikase të Republikës së Maqedonisë. I përbërë nga ushtarë dhe komandantë të dalluar tejet profesionist, të disciplinuar dhe me karakter luftarak. Veti e tyre është niveli i lartë i shkathtësisë dhe i njohurive. Kjo njësi është dinamike dhe në të për çdo ditë realizohen një numër i madh i detyrave inxhinerike shumë të rëndësishme për Armatën e Republikës së Maqedonisë, për qytetarët dhe për vendin tonë. Batalioni Inxhinerik bashkëpunon dhe merr pjesë në projekte të ndryshme për nevojat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për institucionet qeveritare, për komunat dhe vetëqeverisjen lokale, për ndërrmarjet private dhe publike, si dhe për shumë institucione tjera. Është tejet i rëndësishëm edhe kontributi që ARM-ja dhe Batalioni Inxhinerik si pjesë e saj, e dha gjatë ballafaimit me vërshimet e fundit që e kapluan rajonin e Shkupit. Inxhinierët ishin ndër të parët që erdhën dhe e ndihmuan popullatën e rrezikuar. Në fakt, një pjesë e misionit të batalionit inxhinerik është mbështetja ndaj autoriteteve civile gjatë ballafaqimit me pasojat nga fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore.

Batalioni inxhinerik e ndihmoi edhe komunën e Tetovës. Kur sasi të shumta të ujit erdhën mbi fshatin Shipkovicë, duke e rrezikuar jetën e banorëve të fshatit dhe duke i rrezikuar të mirat e tyre materiale, minuesit inxhinerik realizuan përgaditjet për shkatërrimin e katër shëmbinjëve. Duke i kryer detyrat e tyre, pjesëtarët e këtij batalioni vazhdimisht gjenden pranë qytetarëve. Për këtë arsye, lirisht mund të themi se Btalioni Inxhinerik është ura e cila e lidh Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe qytaterët e Republikës së Maqedonisë. Në të mirë dhe në të keqe batalioni është gjithmonë këtu kur për të kemi më shumë nevojë. Puna e tij është falenderuese duke lënë pas vlera të shumta. Gjatë viteve, duke i realizuar detyrat e veta përgjatë pothuajse tërë territorit të Republikës së

36

24 orë

Batalioni Inxhinerik i ARM-së

Batalioni Inxhinerik sivjet u dekorua me Medaljen për Merita

Ushtarake për kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje

të ruajtjes së sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit

territorial të Republikës së Maqedonisë, si dhe për

fuqizimin e sigurisë kombëtare të qytetarëve të Maqedonisë, sidomos në ballafaqimin me

krizën e refugjatëve si një sfidë e sigurisë globale. Medalja nga ana e presidentit të Republikës

së Maqedonisë dhe njëherit komanantit suprem të forcave të armatosura, Gjorge Ivanov

mbahet me krenari në rradhët e njësisë

Page 37: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Ishte ditë me diell. Flamuri i njësisë valonte, ndërsa eshalonet ishin rreshtuar në një vijë. Në këtë solemnitet morrën pjesë shefi i SHP të ARM-së gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski si dhe mysafirë tjerë të rëndësishëm nga SHP e ARM-së, nga Komanda e Bashkuar Operative, nga brigada e 1. e mekanizuar këmbësorike, komandantë të njësive të ARM-së, ish komandantë dhe të punësuar në kuadër të Batalionit Inxhinerik, përfaqësues të organizatave civile me të cilët bashkëpunon batalioni, si dhe shumë mysafirë tjerë.Para të pranishmëve me fjalë rasti u drejtuan komandanti i brigadës së 1. të mekanizuar këmbësorike, gjenerali i brigadës Zoran Milevski dhe komandanti i Batalionit Inxinerik, nënkoloneli Vasill Mitevski. Pas gjithë asaj që dëgjuam, kuptuam se jo rastësisht batalioni në fjalë disa herë ka marrë dekorata edhe nga president ii Republikës së Maqedonisë.

Solemniteti në pistë përfundoi me prezantimin taktiko-teknik në të cilin u prezantua një pjesë e armatimit dhe pajisjes me të cilën disponon njësia, e më pas i njëjti vazhdoi në objektin e mbuluar deri në tarracën verore të kazermës “Ilinden”. Në fund edhe një herë do të cekim se pjesëtarët e Batalionit Inxhinerik me krenari vazhdojnë veprimet e tyre dhe veprimet e paraardhësve të tyre të famshëm nga Brigada Inxhinerike e SHP të LNÇ dhe APM. Për këtë, flasin të gjitha rezultatet dhe arritjet dhe pikërisht pë këtë arsye Batalioni Inxhinerik edhe këtë vit me plot meritë u dekorua me “Ordenin për merita ushtarake” për kontribut të jashtëzakonshëm dhe për mbështetje në kuadër të ruajtjes së sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë, si dhe në fuqizimin dhe në rritjene nivelit të sigurisë kombëtare të qytetarëve tanë.

Мitko Vasilevski

37

Batalioni Inxhinerik është njësi e cila gjithnjë meriton të gjendet në faqet e revistës sonë, sepse vazhdimisht ka risi dhe arritje të reja. Kësa rradhe për këtë batalion do të shkruajmë për hirë të kremtimit të Ditës së Inxhinerisë, 13 nëntorit. Kjo është njësia

që në aspektin teknik me shumë sukes e mban nën kontroll valën apokaliptike të refugjatëve poshtë në jugun e vendit. Në kufirin jugor, pjesëtarët e këtij batalioni demonstruan shpejtësi

marramendëse dhe efikasitet të lartë. Trupat e tyre mund t’i gjejmë gjithandej. Aty ku Armata do të kalojë lumenj duke “mos e

vërejtur”, aty ku balta duhet qenë asfaltBatalioni Inxhinerik i ARM-së

Secila njësi është unike në mënyrën

e vet

Maqedonisë, ata janë emisarë të Armatës, gjithnjë të pranishëm në mesin e popullit. Ata ndërtojnë dhe rinovojnë për popullin, ndërsa populli kujton gjithnjë gjërat e mira që bëhen për të e më pas edhe gjatë kohë thotë: Këtë për ne e bëri Armata. Batalioni Inxhinerik së bashku me njësitë tjera të ARM-së është i pranishëm edhe në kufirin jugor të vendit në bashkëveprim dhe në ndihmë të forcave të MPB-së gjatë ballafaqimit me krizën e refugjatëve. Në një afat më të shkurtër nga afati i paraparë, batalioni vendosi gardh me tela në distancë prej 35 kilometrash me qëllim kanalizimin dhe evidentimin e refugjatëve, e njëherit edhe për arsye sigurie më të madhe ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Stanço Jovanovski

Page 38: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Automjeti blindues kanadez

38

Automjeti blindues luftarak „AFV Grizzly“ është njëri ndër tre automjetet blinduese për dedikim të përgjithshëm nga familja AVGP

(Armored Vehicle General Purpose), përsëri të prorsitura për prodhim në vitin 1976 nga ana e armatës kanadeze në bazë të shasisë së njejtë. Ato janë automjetet blinduese “Cougar” (për mbështetje gjatë hapjes së zjarrit), “Husky” (automjet blindues për ndihmë gjatë tërheqjes) dhe “Grizzly”. (automjet blindues për transport). “Grizzly” sipas karakteristikave dhe pamjes së tij është më i përafërt me automjetin luftarak blindues zvicerian “MOËAG AFV Piranha I” 6x6. “Grizzly” hyri në përdorim në vitin 1976, porn ë përdorim të përhershëm hyn deri në vitin 2005 nga ana e kompanisë “LAV III”. Janë prodhuar gjitsej 265 copë të këtij lloji ndërsa më vonë një pjesë e tyre janë shitur nëpër vende tjera. Asnjë shenjë numerike nuk është dhënë nga ana e prodhuesit AVGP edhe pse “Grizzly” zyrtarisht u emërtua me disa emra duke përfshirë edhe „Armoured Personnel Carrier “ – APC, „Ëheeled

Armoured Personnel Carrier“ (ËAPC) и „Infantry Section Carrier“ – ISC, si dhe emrin origjinal „Car, Armoured, Personnel Carrier“.Automjeti blindues “Grizzly” u dedikua për përdorim si alternativë për transportuesin “ARS M113” për njësitë e rregullta këmbësorike dhe për forcat rezerve të armatës kanadeze. U dizajnuar për ekuipazh tre anëtarësh ,shofer, shënjestrues dhe komandant si dhe për shkathtësi transporti të një njësie 5-6 anëtarëshe. Në të është e vendosur kupola 1 metërshe “Cadillac-Gage”, e armatosur me “BMG Broëing Machine Gun” – mitraloz 12,7 mm dhe mitraloz tjetër 7,62 mm. Ushtarët kanë mundësi për dalje edhe nga dyert e pasme të automjetit, si dhe nga hapja e kulmit. Edhe pse konfiguracioni në esencë është i njejtë si e automjeteve tjera, me shasi 6x6 dhe me pllaka të mbështetura çeliku të salduara në trupin e automjetit, hapësira e hapur përpara është e pajisur me tre pajisje hulumtimi, ku njëra prej tyre mund të zëvendësohet me pajisje për hulumtin edhe gjatë natës.

Trashësia maksimale e blinduesit të trupit është 10 mm frontalisht, që siguron mbrojtje nga armatimi i këmbësorisë dhe nga shrapnelët e predhave artilerike si dhe siguron mbrojtje anësore blinduese 6 mm.Për lëvizje të automjetit blindues luftarak “Grizzly” shërben motori dizel “Detroit Diesel 6V53T“ 275 hp me shpejtësi maksimale në rrugë deri në 101 km/h. Automjeti është amfib dhe shpejtësia për tejkalimin e pengesave ujore është 10 km/h, falë dy propelerëve të cilët ai i posedon, duke ia shtuar këtu edhe autonominë 600 km të lëvizjes së vargut.Performancat e terrenit përfshijnë tejkalimin e mbështetësit deri në 60%, mbështetësi anësor 30%, pengesa vertikale nga 0,8 m dhe hendek me gjerësi deri në 80 cm. Specifikimet tjera të automjetit blindues kanadez AVGP janë: – gjatësia: 5,97 metra;– gjerësia: 2,53 metra;– lartësia: 2,53 metra;– pesha 10,7 ton;– transmision: automatik (5 shpejtësi para

dhe 1 shpejtësi pas);

Armatim

„AFV Grizzly“

Page 39: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

– suspenzion: amortizues hidraulik;– goma „Michelin“ 27.9 cm x 40.6 cm;– sistem elektrik: 24 V;– akumulatorë: 2х 12 V;– alternator: 24 V, 100 amps.

Ulësja e shoferit është në pejsën përparëse në anën e majtë të trupit, ndërsa njësia këmbësorike gjendet brenda automjetit, shënjestruesi është i ulur menjëherë pas shoferit duke operuar me radiolidhjet, vend ii komandantit është në kupolë ku edhe operon me të. Megjithatë, kur këmbësoria del nga automjeti, komandanti bashkangjitet, shënjestruesi e zë vendin në kupolë dhe në këtë rast automjeti mund të veprojë si mbështetës e këmbësorisë ose në rast tjetërm të tërhiqet. “Cadillac-Gage” kupola 1 metërshe e saj është e dizajnuar për automjete blinduese, e theksuar pas unazës 1 metërshe të kupolës, ku parimisht është e pajisur me mitraloz 12,7 mm “Broëning”. Lloji i vetëm i firmës kanadeze AVGP për montimin e kësaj kupole është automjeti “Grizzly”. Ajo ishte edhe mundësia më e vogël për të ruajtur hapësirë në brendësinë e automjetit. Gjatë periudhës së mëvonshme kur këto automjete i janë vënë në disponim edhe Unionit Afrikan, forca paqësore të vendosura në Sudan, kanë kërkuar leje nga qeveria e SHBA-së në mënyrë që t’i porosisin së bashku me kupolat tematike. Automjeti tjetër i cili përdoret (në shërbim të armatës së SHBA) është “M1117 4x4”, automjet blindues mbrojtës. Duke qenë në shërbim të armatës, shumica nga profesinistët ishin të mendimit se motori ujor është mënjanuar. Vazhdimi i jetëgjatësisë së projektit të rrotave “LAV” u pa si konversion i “Grizzly” dhe i “Husky” si lloje për mbështetje (automjete komanduese dhe punëtori ndërvepruese). Këto lloje përfshinin:– vende komanduse (80);

– radio relejne (10);– pika qasëse të komunikmit (20);– mbrojtje të thjeshtë kundërajrore (24);– traktorë për armatim artilerik (18);– ekipe lëvizëse të riparimit (70).

Ky projekt u anulua në vitin 2005. Në vitin 2007 armata e Kanadasë njësisë policore në Edmonton i dhuroi një automjet “Grizzly” pa armatim. Në vitin 2005 qeveria kanadeze raportoi se gjithsej 105 automjete nga AVGP (100 “Grezzly” dhe 5 “Husky”) do t’ua dorëzoi paqëruajtësve afrikan në rajonin e Darfurit në Sudan. Ky automjet u dëshmua si automjet me lartësi dhe me shkathtësi të duhur për konflikte të llojit dhe intenzitetit të këtillë. Për mirëmbajtjen e automjeteve u angazhuan konstruktues civil. Për faktin se disa pjesë prodhoheshin në SHBA

ose nën licencën e saj, ata gjithashtu e miratuan përdorimin e automjeteve edhe në Sudan. Fillimisht u pa i nevojshëm dorëzimi pa kupolën 1 metërshe “Cadillac-Gade”. Automjetet arritën në Senegal kah fundi i verës së vitit 2005, ndërsa pak më vonë, më 18 nëntor të 2005, arritën edhe kupolat. Huaja e automjeteve së pari u planifikua vetëm për një periudhë një vjeçare, por më vonë ajo u zgjat dhe iu dorëzua edhe misionit AMIS së Unionit Afrikan si dhe misionit UNAMID të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas „Amnesty International“, ushtarët të cilët i kanë përdorur automjetet në fjalë kanë pasur shumë pak kohë për trajnim, por njëkohësisht ata kanë fituar edhe mjaft përvojë. Njëri ndër automjetet është asgjësuar me RPG, përderisa një tjetër është dëmtuar gjatë ndeshjes me një automjet tjetër të rëndë. Në vitin 2009 Urugvaji bleu 98 automjete blinduse “Grizzly” dhe “Husky” të cilët paraprakisht u përdorën në kuadër të misionit AMIS/UNAMID në Darfur të Sudanit. Përveç misionit në Sudan, këto automjete gjithashtu janë përdorur edhe në Qipro si dhe në hapësirat e ish Jugosllavisë (në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë).Në vitin 1994 një numër i madh i hulumtuse kanadezëve në Sarajevë janë zënë rob së bashku me ushtarë tjerë dhe me pajisjet ushtarake: radiolidhje, pajisje hulumtimi, armatim dhe automjete. Automjeti “Grizzly” më vonë u përdor edhe nga ana e njësisë policore në Serbi, njësisë për operacione speciale “Bertat e Kuqe”.Në vitin 2000 disa automjete “Grizzly” janë shëndrruar në traktorë për armatim artilerik për RCHA – Royal Canadian Horse Artillery, të vendosura n ëish Jugosllavi.

Idriz Idrizovski

39

Page 40: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

40

Trajnimi për procesin e planifikimit të stërvitjeve ishte një mundësi e mirë për njoftim dhe zhvillim të trajnimit për pjesëmarrësit, për dizajnin,

zhvillimin dhe realizmin e stërvitjeve ushtarake (nacionale, multinacionale dhe multidimensionale), duke inkuadruar këtu edhe pjesëmarrës tjerë dhe organizata joqeveritare, si dhe shoqata publike dhe private. Ky është trajnimi i 16 nën patronazhin e ministrisë kanadeze të mbrojtjes sipas programit e cila vijon që nga viti 2012. Ky është trajnim serioz nga aspekti i planifikimit të stërvitjeve, proces i cili zakonisht zgjat nga 10 deri në 12 muaj, varësisht nga numri i pjesëmarrsve dhe varësisht nga ajo se a kemi të bëjmë me stërvitje nacionale, bilaterale apo multilaterale, varësisht prej kushteve në të cilat zhvillohet stërvitja etj. Vend nikoqir i trajnimit ishte Mali i Zi, gjegjësisht kryeqyteti i tij Podgorica. Rrjedha e aktivitetitAktiviteti në fjalë u mbajt nën patronazhin e Kanadasë gjegjësisht të „Canadian Department of National Defense, Associate

Deputy Minister Policy, Directorate of Military Training and Cooperation“. Përveç organizatorit, në këtë trajnim morrën pjesë edhe gjashtë vende tjera: Maqedonia (me përfaqësues nga MM dhe SHP i ARM-

së), Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Ukraina dhe nikoqiri Mali i Zi. Programi i punës është i ri, i azhuruar në prill të vitit 2016, në bazë të kurseve dhe përvojave paraprake nën patronazhin dhe

Edukim

Page 41: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

41

nën organizimin e Kanadasë. Qëllimi është që të avancohen proceset, procedurat dhe doktrinat në nivel taktiko-teknik. Programi u realizua në përputhje me „NATO Collective and Exercise Directive BI-SC 075-003“, dokument ky nga viti 2014 (si vijim i fundit) dhe nga programet e trajnimit të këtij lloji në Kanada dhe në SHBA.Qëllimi kryesor ishte njoftimi i pjesëmarrësve të trajnimit me procesin e planifikimit të stërvitjeve përmes ligjeratave dhe stërvitjeve praktike të pjesëtarëve të trajnuar në rolin e planifikuesve të ardhshëm të stërvitjeve në të gjitha segmentet, njëherit edhe ligjërues të temave, që nga fillimi, e deri në realizimin e stërvitjeve. Secili nga pjesëmarrsit përgaditej individualisht. Ligjëratat mbaheshin në brifing sallë, ndërsa puna praktike, gjegjësisht stërvitjet zhvilloheshin në sindikate. Ligjeratat kishin tema të ndryshme, si për shembull: Describe the components of Exercise Planning Process, Exercise Design, Conduct of Concept Development Conference, EXSPEC, Develop an Exercise Scenario, Initial Planning Conference,

Main Planning Conference, Final Planning Conference, Exercise Control Tools, Develop Exercise and Training Objective, Conduct a real Life Support Working Group, Conduct a Site Survey, Post Exercise Report итн.U kushtua vëmendje sidomos formave të stërvitjeve dhe ushtrimeve, si për shembull: stërvitja në vendin komandues (Command Post Exercise) gjegjësisht trajnim të personelit të shtabit në të gjitha tre nivelet e komandimit dhe stërvitjeve të drejtpërdrejta (Live Exercise). Më tej, theks të veçantë u dha në llojin e stërvitjeve: ushtrimi me ndihmën e kompjutorëve (CAX), ushtrimi në hartë (MAPEX), stërvitja logjistike (LOGEX), ushtrimi mjeksor (MEDEX) etj. U diskutua edhe rreth skuadrës qëndrore të planifikimit,

si dhe për strukturën e një stërvitjeje apo ushtrimi. Elemente të rëndësishme janë edhe produktet të cilat dalin nga konferenat e planifikimit, si dhe përpunimi e përpilimi i strukturës së një specifikimi të stërvitjes, deri te përpilimi i planit për stërvitje me listën e ngjarjeve dhe incidenteve. Si dokument përfundimtar është nënshkrimi i marrëveshjes teknike me nikoqirin e stërvitjes dhe vendeve pjesmarrëse .Ashtu si në çdo proces të planifikimit, edhe këtu u diskutua për grupe të ndryshme të punës të cilët punojnë secili në domenin e vet: grupi punues i operacioneve, i dizajnit dhe skenarit, për krijimin e listës së ngjarjeve dhe incidenteve, grupe për kërkime teknike dhe logjistike, për hulumtim në vendet e ngjarjes, për mbulim medial të ngjarjes, etj. Sidoqoftë, për një pjesëmarrje të suksesshme dhe për ndjekje me sukses të ligjeratës, secili ndjekës duhet pasur njohuri të mirfilltë të gjuhës angleze, me mundësi për mbajtjen e brifingjeve, të udhëheq sindikat si lider para pjesëmarrësve tjerë duke marrë pjesë aktive në punë.

Programi mësimor i trajnimit filloi më 01.11.2016 dhe zgjati dhjetë ditë, deri në ditën e shpërndarjes së sertifikateve. Sertifikatet u shpërndan nga ana e zëvendës shefit të SHP të Armatës së Malit të Zi dhe nga ana e atasheut ushtarak pranë ambasadës së Kanadasë. Para këtij akti u organizua stërvitje perzantuese për stërvitjet e ardhshme planifikuese për vitin 2017 në Mal të Zi dhe në Ukrainë, stërvitje në të cilën të pranishmit patën rastin që të njihen nga afër me mësimet e mara të pjesëmarrësve në këtë trajnim. Fjalime mbajtën edhe përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë.Në të ardhmen ekziston mundësia për zbatimin e përvojave nga ky trajnim në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së

Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht gjatë planifikimit të stërvitjeve të llojit “Shkëlqimi i Maqedonisë”, stërvitje e njohur kjo gjatë procesit të notimit të njesive të deklaruara të ARM-së. Me këtë lloj shkollimi dhe trajnimi jepet mundësia për personel të trajnuar të planfikimit të stërvitjeve në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj, e poashtu edhe personeli të jetë në gjendje të mbajë ligjerata në temal lidhur me këtë fushë (zbatim teorik dhe praktik të mësimeve). Me një fjalë, trajnimi dhe shkollimi i këtij lloji pa dyshim se duhet të vazhdojë. Me këtë, fuqizohet dhe avancohet bashkëpunimi në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë, mes vendeve anëtare e pjeëmarrëse në këtë lloj të trajnimit dhe njëherit paraqet mundësi për edukimin e kuadrove të SHP të ARM-së dhe të MM-së të R.M-së. Njëherit, kjo është një mundësi e mirë për pjesëtarët e Ministrisë së Mbrotjes dhe SHP të ARM-së që të jenë ligjërues dhe pjesëmarrës në procesin e planifikimit të stërvitjeve në Maqedoni dhe jashtë saj.

Dragan PAVLLOVSKI

Page 42: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

42

Në zbatimin e strategjisë së informimit shpesh herë janë bërë ndryshime të shpeshta në bazë të kohës së planifikuar në

kuadër të së cilës është dashur të arrihen efektet e duhura, por megjithatë të njejtat kanë ngecur. Në përputhje me doktrinën ushtarake të NATO-s, marrëdhëniet ushtarake me publikun duhet të jenë nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të komandantit të forcave të ISAF-it, ndërsa “Info ops.” që i koordinon të gjitha aftësitë informative, duke i përfshirë këtu edhe operacionet psikologjike, të jetë në kuadër të përbërjes së formacionit në operacionet J3.Në fillimin e veprimit në ISAF, komunikimet e huaja apo ato të jashtmet janë nën ingerencat e komandantit të forcave me anë të sekcionit të përcaktuar për koordinim të Stratkomit (Sekcioni koordinues informativ), i cili është në përgjegjësinë e drejtpërdrejtë

të komandantit të ISAF-it, me qëllim të shmangjes së heqjes dorë nga struktura e paracaktuar që është në përputhje me doktrinën ushtarake të NATO-s. Në një strukturë të tillë, ka qenë shumë vështirë të koordinohen marrëdhëniet me publikun me operacionet informative dhe me operacionet psikologjike, ashtu siç e kërkojnë komunikimet strategjike. Si rezultat i kësaj, para emërimit të gjeneralit Richards për komandant të ISAF-it, struktura komanduese u riorganizua sidomos gjatë periudhës 2006-2007, kështu që marrëdhëniet ushtarake me publikun, operacionet e informacioneve dhe operacionet psikologjike vendosen nën ingerencat e sekcionit J3 në njësi të posa formuar të njohur si “efekte të përbashkëta”. Në këtë mënyrë është mundësuar që të gjithë komponentat të koordinohen mes vete nga një vend në arritjen e qëllimeve komunikimeve

Global

Stratkom në ISAF –ndryshime të shumta

Page 43: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

43

strategjike, por gjatë kësaj, marrëdhënieve ushtarake me publikun u merret lidhje e tyre e drejtpërdrejt dhe e privilegjuar me komandanti, gjë që në fund rezulton si negative gjatë komunikimit me publikun dhe gjatë plasimit të ideve. Gjithashtu, me këtë strukturë tejkalohet edhe një procedurë e doktrinës së NATO-s, me atë që me operacionet psikologjike ngushtë bashkëpunojnë marrëdhëniet ushtarake me publikun, gjë që shkakton bindjen se marrëdhëniet me publikun janë propaganduese. Sipas kësaj, vendosja e formacionit të Stratkomit përsëri duhet të ndryshojë.Menjëherë pas këtij ristrukturimi, pason edhe ristrukturimi vijues në të cilin gjenerali Richards kthen marrëdhëniet ushtarake me publikun në ingerenca të drejtpërdrejta të komandantit të forcave, njëkohësisht duke mos e ulur nivelin e aftësisë dhe koordinimit të ndërsjellë me efektet e përbashkëta, në mënyrë që drejtpërdrejtë të vazhdohet koordinimi edhe me operacionet e informacionit dhe operacionet psikologjike për arritjen e qëllimve të komunikimit strategjik.Pasuesi i gjeneralit Richards, gjeneral McNill, përsëri e kthen sekcionin J3 në strukturën e tij origjinale: operacionet e informacionit dhe operacionet psikologjike vendosen përsëri nën ingerencat e drejtpërdrejta të J3, përderisa marrëdhëniet ushtarake me publikun kthehen nën ingerencat dhe nën komandën e komandantit të forcave. Gjenerali McNill, edhe përkundër dhënies së mundësisë secilit prej elementeve të Stratkomit që të veprojnë në mjedisin e tyre natyror, megjithatë me anë të komandimit të drejtpërdrejtë

të komandantit të forcave ndaj procesit të veprimit të elementeve të Stratkomit, prish sistemin ushtarak të komandimit nën ingerencat e drejtpërdrejta ndaj elementeve, ku mundëson që Stratkom të ndikojë si process i pavarur duke i dëshmuar tërësisht aftësitë e tij. Në këtë mënyrë opracionet e informacionit, të cilat janë kruciale në procesin e aktiviteteve të mëtejme të operacioneve psikologjike dhe marrëdhënieve ushtarake me publikun, nuk kanë mundësi që në tërësi t’i arrijnë ato qëllime për shkak të paraqitjes së dualizmit në kuadër të komandimit dhe drejtimit të procesit i cili duhet t’i përmbushë qëllimet dhe efektet përfundimtare.Gjenerali McKiernan, pasuesi i gjeneralit McNill si komandant i ISAF-it, vendos që të krijojë një njësi të veçantë të komunikimit strategjik (divizionin e Stratkom), me qëllim që t’a zgjedh këtë problem. Plani i gjeneralit është që nëpërmjet ndryshimeve në kuadër të strukturës komanduese t’ jepet mundësia komunikimit strategjik të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me të gjitha elementet, por edhe të jenë nën një komandë të vetme. Në këtë rast, marrëdhëniet ushtarake me publikun tashmë nuk janë nën ingerenca të drejtpërdrejta të komandantit, por nën ingerencat e sekcionit të komunikimit strategjik së bashku me operacionet e informacionit dhe operacionet psikologjike të cilat tashmë nuk janë pjesë e J3, por “de facto” janë nën komandën e drejtpërdrejtë të komandantit të Stratkomit, i cili ka gradën e gjeneralit dhe është vartës i drejtpërdrejtë i komandantit të ISAF-it. Fakti që opracionet e informacionit dhe operacionet psikologjike janë

Dallimet më të theksuara në evaluimet e shumta në

vendosjen e komunikimeve të huaja (Stratcom) në

strukturën e formacionit të ISAF haset edhe në lidhjen e ndërsjellë të komponentave

të Stratkomit: në operacionet informative

(Info opt.), në operacionet psikologjike (Psiops) dhe në marrëdhëniet ushtarake me

publikun

Page 44: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

nën koordinimin e drejtpërdrejtë me marrëdhëniet ushtarake me publikun, nuk i ka pëlqyre shumicës së vendeve anëtare të NATO-s.Gjenerali McKeirnan përsëri ndryshon strukturën ku në sekcionin e komunikimit strategjik i lë në koordinim të drejtpërdrejtë operacionet e informacionit dhe operacionet psikologjike, përderisa marrëdhëniet ushtarake me publikun i kthen nën ingerenca të drejtpërdrejta të komandantit, por në këtë mënyrë, në përpikmëri ai ndërpret koordinimin mes operacioneve të informimit dhe operacioneve psikologjike, ashtu si është vendosur nga politika e komunikimit strategjik.

Nga ana e gjeneralit McKristal, Stratkom dhe marrëdhëniet ushtarake me publikun, më konkretisht lidhen me doktrinën e NATO-s, por njëkohësisht koordinimi mes marrëdhënieve me publikun, operacioneve të informacionit dhe operacioneve psikologjike ngelin në nivel të lartë. Në esencë, gjenerali McKristal etablon një vend të ri të formacionit, zëvendës shef i shtabit qëndror për komunikim, pozitë kjo e cila ndërthen shkathtësi operative dhe është përgjegjëse për koordinimin e të tre shkathtësive të komunikimit dhe të informimit. Marrëdhëniet ushtarake me publikun janë të koordinuara nga ana e zëdhënësit, i cili është përgjegjës para zëvendës

shefit të shtabit qëndror për komunikim, komandantit të forcave. Vlerësimi i McKristal se qendra e gravitacionit është e pamëdyshje e nevojshme – për shkak të sigurisë së popullatës dhe për shkak të krijimit të besimit të qytetarëve afgan ndaj qeverisë afgane dhe ndaj forcave të sigurisë. Nga korriku i vitit 2010 komandanti i ISAF-it, gjenerali Petreus, e ka ruajtur pozitën paraprake të zëvendës shefit të shtabit qëndror të komunikimit si tejet të nevojshme për funksionimin e Stratkomit në arritjen e qëllimit me anë të më tepër ose më pak kombinimeve të disciplinave të komunikmit dhe me anë të

bashkrendimit të nevojshëm të doktrinës të NATO-s për marrëdhëniet me publikun. Kjo mënyrë, do të dëshmohet si e dobishme në aspektin e çështjeve të kësaj natyre, të cilat shtroheshin në mënyrë progresive, si dhe në pikpamjen e vënies në dispozicion të të gjitha kapaciteteve të komunikmit dhe informimit nën një komandë, përfshirjen target grupeve më të përgjithshme, si dhe një të një numri më të madh të organizatave nga struktura e ISAF-it në më tepër drejtime operative.Në kuadër të shtabit të komandës qëndrore të ISAF-it, funksionet e operacioneve dhe planifikimit u mbështetën me anë të integrimit të marrëdhënieve ushtarake me publikun dhe opracioneve të informimit përmes disa skuadrave, secila prej tyre duke ruajtur autoritetin funksional dhe duke marrë drejtime teknike nga ana

44

Gjenerali McNill inicon ndryshime të doktrinës së

NATO-s në përpjekje të mundësojë bashkëpunim më të madh me mundësi

më të mëdha për komunikimin strategjik mes

operacioneve të informacionit, operacioneve psikologjike dhe marrëdhënieve ushtarake me publikun, ku ato koordinohen

me njëra tjetrën, ndërsa gjithashtu komandanti ka

mundësi që drejtpërsëdrejti të udhëheq me procesin strategjik të komunikimit

Page 45: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

45

e shefave të zyrës për marrëdhënie ushtarake me publikun dhe nga ana e operacioneve të informimit.Tre komandantët e fundit të ISAF-it i ruajnë iperativat e ngjajshme strategjike duke mos vendosur ndryshime drastike në përputhje me sfidat e ndryshme të secilit rotacion. Strukturat e komunikimit të Stratkomit në ISAF nga viti 2011 deri në vitin 2014 janë të vendosura në mënyrë solide dhe profilet e nevojshme në esencë janë të njejta, edhe përkundër asaj se shkathtësitë me kalimin e kohës reduktohen (si që është rasti me vlerësimin analitik) ose shmangen (skuadra për marrëdhënie me publikun), ashtu siç edhe ulet numri i forcave të angazhuara në kuadër të ISAF-it, gjë që ka filluar që nga dhjetori i vitit 2013. Edhe në fillim të vitit 2014, megjithatë numri i personelit të angazhuar në sekcionet të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e Stratkomit ngelet tejet i madh, duke filluar nga 70 eprorë, ku gjatë procesit të marrëdhënieve me publikun nuk janë bërë reduktime të theksuara, për dallim nga rëndësia e reduktimit të operacioneve të informacionit dhe operacioneve psikologjike.Gjatë secilës periudhë vijuese kohore, gjithnjë e më shumë ka qenë e nevojshme që popullata të vetëdijsohet, me qëllim që e njejta më tepër t’i bindet ISAF-it, se sa kryengritësve, por për t’u arritur kjo ka qenë e nevojshme të gjendet zgjidhje dhe mënyrë për të krijuar dhe kthyer besimin në kushte të nevojës të veprimeve ushtarake kinetike duke përfshirë këtu edhe viktimat e pashmangshme civile kolaterale. Gjithë koncepcioni më tepër i gjason një kampanje politike e cila ka për qëllim që t’a bëjë për vete popullatën që në mënyrë aktive t’a mbështesin Qverinë e Afganistanit dhe ISAF-in, por avancimi dhe ruajtja e perceptimit pozitiv për rolin e ISAF-it dhe legjitimitetin e qeverisë, sidomos në opinionin e nivelit lokal, është tejet e brizhtë, para se gjithash për shkak të viktimave civile që paraqiten si dëm kolateral nga ana e aksioneve të ISAF-it, si dhe nga shumë gabimeve tjera të cilat kanë të bëjnë me keq koordinimin në mes të forcave të sigurisë afgane dhe forcave të ISAF-it. Gjithashtu, strategjia dhe komunikimi strategjik për pasjen e një plani koordinues për përhapjen e informatave të sakta, me qëllim të përçimit të mesazheve rreth qëllimeve dhe planeve të cilat duhet të përmbushen dhe të arrijnë deri te secili individ, nuk ka qenë e suksesshme, sepse përmes politizimit të mesazheve, dhe përzgjedhjes së qëllimshme të vetëm një pjese të popullatës, si dhe plasimin e lajmeve dhe ideve të cilat nuk kanë qenë

tërëisisht të sakta, konceptin e Stratkomit në kuadër të misionit ISAF e bëjnë që të jetë pjesërisht i sukesshëm (ose ndoshta për disa autorë edhe tërësisht të dështuar). Jo rastësisht planifikuesit ushtarak në SHBA gjatë periudhës së para

përfundimit të misionit ISAF në tërësi e hedhin poshtë strategjinë e komunikimit strategjik duke e vënë të njëjtën në sinkronizim të komunikmit dhe komandimit.

Тоni Janevski

Stratkomi, ashtu si që është paramenduar nga kreatorët, është dashur që në kuadër të ISAF-it të paraqet një lloj lufte për

përfitimin e botëkuptimeve dhe të shihet në parashikimet teorike dhe të legjitimitetit të plotë të Qeverisë së Afganistanit duke larguar kështu ndikimin e papërshtatshëm dhe armiqësor të

Talebanëve

Page 46: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Të gjitha elementet e dizajnit operativ gërshetohen dhe plotësohen dhe dhe nuk do të nevojitej të kemi vetëm një

“element më të rëndësishëm”. Por, qa-sja operative ka të bëjë me një produkt praktik të dizajnit i cili zhvillohet në kornizat të cilat dalin nga të gjitha el-ementet tjera dhe ndryshon në varësi nga inputi i të njejtëve. Sipas doktrinës amerikane JP 5-0(2011), qasja operative i përfshin aktivitetet gjithpërfshirëse të cilat forcat e armatosura i ndërrmarin në mënyrë që t’a transformojnë gjendjen momentale, në gjendje momentale të dëshiruar. Qa-sja operative fillon si pjesë konceptuale e planifikimit ku paraplanifikohet qasja e përgjithshme në raport me caqet e ven-dosura përfundimtare. Ai e merr formën në fazën e planifikimit të detajuar në

atë moment kur përgjigjemi në pyejten e parashtruar se si arrihet caqet përfun-dimtare. Qasja operative zhvillohet në raport me mjadisin operativ, problemit dhe cakut të dëshiruar përfundimtar. Gjetja e qasjes së nevojshme operative në kuadër të operacioneve ushtarake ka të bëjë me masën për një shkathtësi të mirë operative në kuadër të lidershipit ushtarak.Në kuadër të të luftuarit modern ku jeta e njeriut vlen më tepër se në të kaluarën, qasja operative duhet t’a arsyetojë rrezikun dhe humbjet poten-ciale. Përcaktimi i qasjes operative më ekonomike, më të sigurtë dhe njëherit edhe më efikas, paraqet kërkesë për zgjidhjen e një problem jashtëzakonisht kompleks me shumë variable. Varësisht nga menyrë me të cilën sul-mohet kundërshtari në kohë dhe hapë-

46

Global

Qasja operativeQasja operative ka të bëjë

me elementin kyç të dizajnit operativ me anë të së

cilit përshkruhet mënyra apo metoda me të cilën

komandantët e sulmojnë qendrën kundërshtare të

gravitaconit. Kushti parimor për mos përcaktimin e qasjes

operative është përcaktimi i qendrës së duhur të

gravitacionit, ku edhe pse parimisht duket e lehtë,

shumëkush nuk ia del që të njejtin t’a njoh në mënyrë

kritike

Page 47: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

sirë, dallojmë qasje të drejtpërdrejtë dhe indirekte. Qasja e drejtpërdrejtë operative nënkupton sulm ndaj qendrës kundërshtare të gravitacionit në kontakt të afërt me forcën fizike dhe kinetike. Për faktin se rreziku i humbjes është më i madh, në periudhat historike gjithnjë më e preferuar ka qenë qasja indirekte, sepse me këtë shmanget ballafaqimi i drejtpërdrejtë me kundërshtarin. Gjatë qasjes indirekte qendra e gravitacionit nuk sulmohet drejtpërsëdrejti, por zbe-het me anë të sulmeve mbi kërkest kritike të saj, mbi dobësinë dhe mbi ka-pacitetet. Sidomos në kuadër të luftuarit modern, qasja indirekte është zgjidhja e vetme logjike. Sot qendra e gravitacionit gjithnjë është e mbrojtur mirë dhe është mjaft e fuqishme për të mos u asgjësuar nga vetëm një goditje. Rëndësia e qasjes operative qëndron në atë se ajo mundëson një kuptim më të mirë të problemit dhe mjedisit op-erativ, siguron korniza të planifikimit të operacioneve dhe kampanjave dhe në fund komandantit i ofron bazë për zhvil-limin e një plani të detajizuar. Faktorët të cilët merren parasysh gjatë zhvillimit të planit operativ janë anët e fuqishme dhe anët e dobëta për forcat vetanake dhe për forcat e kundërshtarit, rreziqet, mundësitë, kushtet dhe gjendja e rrethi-nës, popullatës, si dhe faktorët tjerë të cilët japin kontribut të rëndësishëm për sukes ose për dështim në fushbetejë. Gjatë analizës së misionit, fakteve dhe parashikimeve, gjithashtu rol të rëndësishëm luan edhe përcaktimi i më shumë kritereve gjatë përzgjedhjes së qasjes operative. Përveç përcaktimit të qendrës së gravi-

tacionit, element tjetër i cili ndikon mbi përcaktimin e drejtë të qasjes operative është definimi i vijave të mundshme të opracionit dhe përpjekjeve të cilat shtri-het apo synojnë qëllimin. Qasja opera-tive është e lidhur drejtpërsëdrejti për vijat e operacioneve dhe zhvillohet drejt lidhjes së tyre, sepse ato i lidhin dhe i përbëjnë momentet vendimtare në fush-betejë. Qasja operative përcaktohet nga komandanti me anë të definimit të vijave të operacionit dhe me përpjekjet të cilat do të vijë deri te gjendja dhe kushtet e dëshiruara në terren në raport me kundërshtarin dhe me forcat vetanake, ose do t’a arrijë qëllimin përfundimtar. Qasja operative zakonisht nënkupton vetëm realizimin e qëllimeve ushtarake, jo edhe të atyre politike. Përderisa planifikuesit i kanë parasysh disa qasje dhe të njejtat ia propozojnë komandantit si variante të veprimit, mje-disi operativ dhe sjellja e kundërshtarit, ndryshojnë. Për këtë shkak procesi i planifikimit nuk ndalet, ndërsa të gjitha informatat e reja prodhojnë fakte dhe parashikime të reja. Ndonjëherë para-shikimet mund t’a ndryshojnë qajsen e paramenduar operative, por kjo është një rrezik i cili duhet pranuar. Koman-danti ka një barrë të rënë për të balan-cuar situatën në mes të sigurisë dhe efikasitetit. Për këtë, parashikimet dhe lidhja e tyre në vijën shkak-pasojë duhet të jetë reale dhe e sinqertë. Gjatë zgjid-hjes së problemeve sidomos të atyre komplekse, aftësia për ndarjen e vijës shkak-pasojë është kyçe për gjetjen e zgjidhjes. Në kuadër të skuadrës së planifikimit është në interes që të kemi njerëz që janë të kujdesshëm dhe të for-muar, por edhe njerëz oportunistë dhe guximtarë, në mënyrë që gjatë procesit të lojrave ushtarake të gjenden në mes dhe t’i propozojnë komandantit një qasje më të pranueshme operative.Qasja operative zhvillohet në atë mënyrë që të prodhohen disa prodhime kyçe: së pari, të bëhet një përshkrim i detajizuar i mjedisit operativ me të gjitha elementet që e përbëjnë dhe me të cilat ato do të ndikonin mbi opracionet. Më pas, definohet problem në mënyrë të qartë dhe precize në mënyrë që të njejtin t’a kuptojë edhe eshaloni i fundit i kierarkisë. Komunikimi i qartë i vizionit të komandantit është parakusht për ar-ritjen e një bashkimi dhe një përpjekje të bashkuar. Qasja operative duhet të jetë në formë të disa drejtimeve të qarta të planifikimit për eshalonet më të ulëta, si deklaratë e komandantit se çfarë dhe si dëshiron të arrijë. Të gjitha parametrat

47

Page 48: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

48

hyrëse janë nën ndikim dhe përgjatë tërë kohës ato ndryshojnë, jo vetëm nga mjedisi dhe kundërshtari, por edhe nga drejtimet vetanake strategjike të cilat mund të pësojnë ndryshime. Qasja operative përcaktohet me anë të kombinimit të logjikës, kauzalitetit, re-alitetit dhe rrezikut. Në procesin e plani-fikmit gjatë realizimit të opracioneve të përbashkëta të kombinuara multinacio-nale arritja deri te qajsa operative është tejet më komplekse. Kësaj i paraprin

konsenzusi rreth disa sfidave mes part-nerëve, si që është qendra e gravita-cionit, natyra e problemit, kuptimi i mje-disit, por edhe dallimet në kulturën e të luftuarit, interesat kombëtare, rregullat e të luftuarit, kufizimet kombëtare të doktrinave ushtarake. Zakonisht ushtritë dhe aleancat janë të qarta rreth sfidave të lartëshkruara, por praktika ka treguar se gjithnjë ka ekzistuar fraksion në mes të planifikuesve në shtabet multinacio-nale sidomos rreth formës së qasjes op-

erative. Kjo, parë në aspektin tjetër, ka të bëjë me dallimet luftarako-kulturore dhe raportit ndaj detyrës, fitores dhe disfatës në luftë. Qasja operative i ka parasysh elementet të cilat japin fuqi luftarake të forcave të armatosura: aftësinë për manovrim, lidershipin, fuqinë e armëve, mbrojtjen e forcave, informatave dhe parimeve të luftës, rëndësinë e forcave, cakun, qasjen ofenzive, befasinë, ekonominë e forcave, komandanimin e bashkuar dhe thjeshtësinë. Secila prej tyre ka ndikim të veçatë gjatë zgjedhjes së qasjes, por duhet të pranojmë se për disa do të duhet bërë kompromis sepse nuk ekzistojnë kushte të përshtatshme dhe ideale në mënyrë që të gjithë faktorët të ngelin të kënaqur. Qasja operative ka të bëjë me aftësinë e sinkronizimit të el-ementeve dhe parimeve në një kornizë operative. Elementet kyçe e hyrëse për zhvillimin e qasjes operative fillojnë me deklaratë rreth misionit apo rreth shkak-timit të problemit i cili duhet të zgjidhet. Hapi vijues ka të bëjë me kuptimin e fraksionit mes gjendjes momentale në terren dhe qëllimit të dëshiruar përfun-dimtar. Më pas në kuadër të mjedisit operativ identifikohen ata faktorë që ndikojnë mbi operacionet, e të njejtët duhet të ndryshojnë ose të drejtohen në mënyrë që të jenë të dobishme, shqyr-tohen mundësitë të cilat i ofron terreni, kushtet dhe gjendja, si dhe kërcënimet të cilët janë pengesë për arritjen e gjen-djes së dëshiruar. Në fund merren para-

Qasja operative ka rëndësi të veçantë në kuadër të dizajnit operativ sepse

me anë të tij komunkojmë idenë e komandantit si në mënyrë konceptuale do të duket përpjekja e të gjitha

njësive dhe komandave vartëse. Për këtë shkak nevojitet shkathtësia e

të menduarit sistemati e lidershipit të rëndësishëm

në të gjitha nivelet, në mënyrë që të gjithë t’a

kuptojnë arsyeshmërinë e e qasjes së caktuar

oprative

Page 49: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

sysh kufizimet, edhe ato të cilat na janë imponuar edhe ato të cilat i prodhojmë vet. Koncepti i drejtë i qendrës së gravita-cionit të cilin e ka dhënë Klauzevitci si një burim të forcës morale dhe fizike të kundërshtarit, sot ka një domethënie dhe rëndësi të ndryshueshme. Në kuadër të të luftuarit modern kundërsh-tari është i shpërndarë në një hapsiërë shumë më të madhe, kështu që është e pamundur të përcaktohet një vend në të cilin kundërshtari do të asgjëso-het vetëm me një goditje të vetme. Për këtë shkak, sot është tejet komplekse identifikimi i qendrës së vërtetë të gravi-tacionit. Edhe pse jo gjithmonë është e mundur, sidomos në operacionet anti kryengritëse, identifikimi i qendrës së gravitacionit në fazën e hershme të pl-anifikimit është tejet i rëndësishëm në mënyrë që të përcaktohet qasje e cak-tuar operative. Një aspekt i rëndësishëm i dizjanit operativ është përcaktimi i asaj se qendra e gravitacionit kundërshtar do të sulmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë apo në mënyrë indirekte. Lidel Hart ka manduar se përgjegjës për përqindjen e lartë të viktimeve të palëve të konfron-tuara në frontin perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore ka qenë zgjidhja e qa-sjes së drejtpërdrejtë operative. Lider-shipi strategjik dhe lidershipi pjesërisht operativ, jo vetëm që e kanë shuar fuq-inë vrastare të armëve dhe teknologjive të reja në atë kohë, por ata i kanë zbehur edhe përvojat nga konfliktet më të vogla gjatë dekadës së kaluar në të

cilën ata kanë qenë të zbatuara edhe në praktikë. Hart ka qenë një mbështetës i idesë së qasjes indirekte me anë të së cilës kundërshtari do të trazohej duke e humbur barazpeshën, ndërsa më pas do të sulmohej. Në 15 vitet e fundit në luftën e fundit kundër terrorizmit në Irak dhe në Afgani-stan, qasja indirekte pati rëndësi më të madhe në kuadër të doktrinës ushtarake të ushtrive perëndimore. Qasja indirekte është karakteristike sidomos për op-

eracionet speciale, përmes realizimit të misioneve, si asistenca ushtarake dhe të luftuarit jokonvencional. Në kuadër të ndërtimit postkonfliktual të paqes, pothuajse të gjitha vijat e përpjekjes bëjnë pjesë në kategorinë e qasjes indirekte, sespse krijohen kushte të volitshme për fitore me metoda joki-netike. Nga ana tjetër, sado që qasje indirekte të favorizohet duke u shfaqur edhe ana e tij më e sigurtë për arritjen e qëllimit përfundimtar ushtarak, qasja e drejtpërdrejtë edhe më tutje do të ngel relevante. Edhe në raste kur nuk do të zbatohet, mundësitë dhe kapac-itetet potenciale të a.q fuqia të përdoret përmes qasjes së drejtpërdrejtë opera-tive, do të luaj rol të rëndësishëm në kuadër të skenës ndërkombëtare. Kjo vërehet edhe në përpjekjet e NATO-s që në mënyrë të vendosur t’a demonstrojë fuqinë e vet ushtarake e konvencionale përmes më shumë stërvitjeve multina-cionale si përgjigje e ambicieve të reja ruse. Aftësia për konfrontim të hapur dhe të drejtpërdrejtë do të ngel një adut i rëndësishëm i aleancave dhe fuqive të mëdha. Sado që qasja e drejtpërdrejtë të kritikohet, mundësia për të ushtruar fuqia ushtarake në kapacitet të plotë dhe në mënyrë të hapur në fushbetejë do të jetë e rëndësishme për kthimin e agresionit në mënyrë të njejtë.

Gjorgji Veljovski

49

Page 50: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

50

Gjenerali Vasko Karangeleski arsimin fillor e ka kryer në fshatin e tij të lindjes në Brusnik. Pas luftës së prillit të vitit 1941, Vaskoja ka qenë

ndër pesë moshanikët të cilët në mënyrë të organizuar kanë filluar të përgatiten për luftë të armatosur për liri. Ata kanë filluar të grumbullojnë armë, municion dhe pajisje të ndryshme të cilat kanë qenë të nevojshme për të luftuar në kuadër të një njësie partizane. Për shkak të këtij afiniteti, në betejën vijuese, në vjeshtën e vitit 1941, është pranuar si anëtar i LKJ-së dhe si partizan në AP “Goce Dellçev” e cila është formuar më 22 maj të vitit 1943 në malin Viço, afër fshatit të Lerinit, Prekopana. Aradha vazhdimisht është rritur. Ushtarët e ri me armë dhe me mjete janë pajisur nga ana e armiqëve të vrarë. Me guximin, nderin, humanizmin, kujdesin dhe me besimin në fitore, Vaskoja ka qenë i vlerësuar nga ana e bashkëluftëtarëve të tij dhe nga ana e udhëheqësve të aradhës. Vazhdimisht ai është ngjitur lartë e më lartë shkallëve të kierarkisë ushtarake duke u bërë kështu udhëheqës ushtarak. Së pari si dhjetar, e më pas edhe komandant i regjimentit, po në atë vitë është anëtarsuar edhe në PKJ (1943).Pas kapitullimit të Italisë, AP “Goce Dellçev” ka

bërë plan për ç’armatosjen e ushtrisë italiane në Prespë. Suksesi më i madh është arritur në vendin e quajtur Lubojno. Janë ç’armatosur pothuajse 250 ushtarë italian dhe janë marrë gjashtë mitraljoz të rëndë dhe shtatë të lehtë, katër makina me municion, barrna në vlerë prej 250 000 leva bullgar, etj. Atëbotë në kuadër

të AP “Goce Dellçev” i janë bashkangjitur gjashtëdhjetë italianë, nga të cilët është formuar çeta “Garibaldi”, por nga e gjithë kjo, 4 ushtarë janë vrarë dhe tre të tjerë kanë mbëtur të plagosur. Më 15 shtator të vitit 1943 aradha partizane “Goce Dellçev” është riorganizuar. Një pjesë e luftëtarëve të kësaj aradhe janë dërguar në Kajmakçallan. Më 11 nëntor të vitit 1943 nga luftëtarë të kësaj aradhe dhe nga luftëtarë tjerë është formuar bataljoni “Stiv Naumov”, i cili më 18 dhjetor të vitit 1943 është gjetur në fshatin Fushtan.

Nga 18 deri në 23 dhjetor fshati Fushtan ka qenë qendër e luftës së Maqedonisë. Në këtë fshat ka pasur shumë aradha të UNÇM-së nën komandën e shtabit të përgjithshëm. Më 22 dhjetor, është bërë riorganizim i njësisë ushtarake. Përpos dy brigadave, është formuar edhe grupi i tretë i bataljonëve nga bataljonët

“Stiv Naumov” dhe “Hristo Botev”.Në kuadër të marshit të shkurtit, së bashku me grupin e tretë operativ të cilën e përbënin bataljonet “Stiv Naumov”, “Hristo Botev”, kalon lumin Vardar, ndërsa në pjesën lindore të pjesës lindore të Maqedonisë së Vardarit arrinë deri në terrenin e Kumanovës, aty ku formohet edhe brigade e tretë sulmuese

maqedonase. Grupi i Vasko Karangeleskit është nisur nga fshati Zborsko përmes fushës së Selanikut, e ka kaluar lumin Vardar në fshatin Orizare dhe është nisur në very përmes Bellasicës, Ograzhdenit, Pllaçkovicës dhe përmes maleve të Osogovësnë mënyrë që të arrijë në Kozjak. Marshi i shkurtit, grupi i shtabit qëndror e ka kurrorëzuar me formimin e brigadës së tretë sulmuese maqedonase më 26 shkurt të vitit 1944 në fshatin Zhegljan të Kumanovës, nga bataljonet: “Stiv Naumov”, “Jordan Nikollov” dhe “Hristijan Todorovski-Karposh”. Me njërin nga bataljonet ka

Udhëheqës ushtarak dhe komandantë maqedonas

Gjeneral Vasko Karangeleski

(1921-1977), luftëtar, gjeneral-kolonel i APJ-së, komandant bataljoni, zëvendës komandant

brigade, komandant brigade dhe komandant divizioni, shef i shtabit të zonës ushtarake dhe

komandant i armatës

Page 51: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

51

komanduar Vasko Karangeleski.Kur është emëruar komandant i bataljonit në kuadër të brigadës së tretë sulmuese maqedonase, në shprehje kanë ardhur aftësitë e tij të jashtëzakonshme prej komandanti: vlerësimi i shpejtë i situatës, gjindshmëria, vendosmëria, sensi i organizimit, guximi personal, si dhe ndikimi i tij te luftëtarët. Ai thjeshtë ka ditur që t’i udhëheq dhe t’u jep kurajo luftëtarëve para betejave.Brigada e tretë sulmuese maqedonase në bashkëveprim me bataljonin e Moravës së Jugut, me bataljonin e Kosovës dhe me bataljonin “Hristo Botev”, e kanë asgjësuar korpusin çetnik të Vardarit në Sellcë dhe në Ristoec, ndërsa më 3 prill i ka asgjësuar edhe stacionet e minierave në fshatin Dobrevo dhe Probishtip. Më 25 pril ka qenë i çliruar qyteti i Kratovës. Ky sukses ka të bëjë edhe me heroizmin e lartë të të gjithë luftëtarëve si dhe me anën taktike të udhëheqësisë së brigadave. Vasko Karangeleski ka ditur saktë t’a përcaktojë vendin për secilin luftëtar. Gjatë luftimeve ai është spikatur si një udhëheqës i denjë ushtarak dhe si një taktik i mirfilltë. Është emëruar zëvendës komandant i brigadës, ndërsa më 23 korrik të 1944 është formuar brigade e katërt maqedonase sulmuese në fshatin Lisec në malet e Pllaçkovicës, Vasko Karangeleski është emëruar për zëvendës komandant i njësisë në fjalë.

Në Ditën e Ilindenit (2. VIII) 1944, afër fshatit Zborsko, në malin Kozhuv formohet edhe brigade e pesëtë sulmuese maqedonase. Si komandant i saj emërohet Vasko Karangeleski. Me këtë brigadë, ai më 12-13 gusht ka zhvilluar luftime me ushtrinë fashiste bullgare mes fshatrave Kapinovë dhe Bogomillë, në Veles.Më vonë, udhëheqësi i dëshmuar luftarak Vasko Karangeleski është emëruar si komandant i brigadës së formuar të shtatë sulmuese maqedonase, e cila është formuar më 22 gusht të vitit 1944 në fshatin Zborsko në Kozhuv. Luftimet e para brigade e shtatë sulmuese maqedonase i ka zhvilluar në Mavrovë. Pas luftimeve në Greshnicë, kjo brigadë ka sulmuar shtabin në njësinë kufitare në Jellak. Më pas ka pastruar terrenin në mjedisin: Kajmakçllan - Pelister - German - Prespë. Brigada e Vaskos në orët e hershme është nisur për të asgjësuar disa karaulla në Kajmakçallan. Kah fundi i shtatorit 1944, në fshatin Gopesh të Manastirit, nga brigade e pestë deri në brigadën e shtatë dhe nga aradhat që kanë vepriar në anën e Manastirit dhe të Prespës, është formuar divizioni i dyzet e nëntë i Maqedonisë. Komandant është emëruar Vasko Karangeleski. Më vonë në përbërje të saj është përfshirë edhe brigade e dytë sulmuese. Ky division është përfshirë në rradhët e korpusit të XV maqedonas të UNÇM-së. Më vonë, divizioni ka pësuar ndryshime,

ndërsa Vasko Karangeleski është emëruar në pozita të larta komanduese.Si një luftëtar i rralë dhe si udhëheqës ushtarak Vasko Karangeleski ka qenë edhe delegat i mbledhjes së parë të ASNOM-it, si dhe njëri ndër themeluesit e parë të shtetit të Maqedonisë. Pas çlirimit, Vasko Karangeleski i është përkushtuar karrierës ushtarake. Ai i ka përfunduar të gjitha shkollat ushtarake të APJ-së. Akademinë e lartë ushtarake dhe kursin për operativë, si dhe akademinë e lartë ushtarake “K.E Voroshillov” në Rusi. Pas përfundimit të shkollimit, ai shumë shpejtë ka përparuar dhe ka kaluar nëpër pozita të larta ushtarake, ku mes tjerash ka qenë edhe komandant i divizionit të UNÇM-së, shef i shtabit të korpusit, shef i zonës ushtarake, komandant i armatës së tretë, ndërsa fundin tragjik të jetës së tij do t’a shijojë në detyrë si komandant i zonës ushtarake të Shkupit.Gjenerali Vasko Karangeleski është inkuadruar edhe në jetën shoqëroro-politike. Ka qenë deputet i Kuvendit të RM-së, deputet i Kuvendit të Jugosllavisë dhe anëtar i KQ të LKM-së.Për meritat e tij në LNÇ, gjenerali Vasko Karangeleski më 29 nentor të vitit 1953 është nderuar me ordenin “Hero i popullit të Jugosllavisë”. Ai është fitues edhe i shumë çmimeve e mirënjohjeve tjera mes të cilave edhe: “Përmendoret 1941”, orden i flamurit ushtarak, orden i bashkim vëllazërimit me kurrorën e artë si dhe shumë e shumë mirënjohje tjera. Gjenerali Karangeleski ka punuar me përkushtim në lidhjen e aktiviteteve të Armatës për Mbrojtjen Territoriale me mbrojtjen civile, si dhe për ngritjen e kuadrit ushtarak në Maqedoni. Kujdesi i tij për ushtarët dhe për vartësit ka qenë tejet i madh duke i ndihmuar secilit prej tyre, duke filluar nga ushtari i thjeshtë e deri tek eprorët.Ka ndërruar jetë më 02.02.1977 në rrethana të paqarta, gjatë një gjahu në rrethinën e Brodit. Gjenerali Vasko Karangeleski është shpallur si hero i popullit të Jugosllavisë.

Dr. Marjan DimitrijevskiGjeneral i pensionuar Boris Stojanoski

Page 52: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

52

E paobligueshme

Kartmonedhat dhe monedhat e Maqedonisë

Page 53: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Paratë paraqesin mjet të përgjithshëm i cili shërben për shkëmbimin e prodhimeve, për ruajtjen e vlerës dhe për pagesën

e borxheve. Ata bazohen mbi marrëveshje në kuadër të një bashkësie për përdorimin e një mjeti të caktuar shkëmbimi. Kjo marrëveshje përdorimi i cilido material të parave mund të jetë ose eksplicit ose implicit, i zgjedhur në mënyrë të lirë ose me imponim. Gjatë zhvillimit historik, në vend të prodhimeve janë përdorur metale me elemente tejet karakteristike. Më vonë mjet shkëmbyes ka qenë një kategori në vete dhe e pavarur, duke humbur hap pas hapi çdo lidhje me prodhimin konkurues paraprak. Vlera e tij është bazuar mbi besimin se për të, në raport të caktuar, do të kemi një prodhim tjetër, gjegjësisht do të hasim në vlerë tjetër pasuese dhe shfrytëzuese.

Historia e parave në MaqedoniHistoria e parave në Maqedoni ka të bëjë me një periudhë të gjatë kohore, periudhë e cila pasqyron ekzistimin e parave si mjet pagesor, që nga monedhimi dhe bashkimi i fiseve maqedonase disa shekuj para erës sonë, e deri tek denari i sotëm si valutë e Republikës së Maqedonisë. Fillimi i monedhimit në territorin e Maqedonisë daton që nga fund ii shekullit VI p.e.s kur bashkësitë pajone kanë filluar të përdorin monedhat e tyre prej argjendi, e kjo ka ndodhur vetëm një shekull më vonë pas paraqitjes së monedhave të para të botës. Në fund të shekullit VI dhe gjatë shekullit të V p.e.s fiset të cilat i kanë banuar rajonet e Pajonisë, Maqedonisë dhe Thrakisë kanë lidhur aleancën e tyre monetare, dhe paratë e tyre kanë qenë sipas standardit të njejtë, kanë pasur nominalin dhe ikonografinë e njejtë, por me gjurmë të veçantë që ka qenë e lidhur me religjionin dhe me jetën e përditshme. Bashkësitë fisnore maqedonase kanë qenë të lidhura ngusht me fiset pajone, kështu që me raste dhe nuk është bërë ndonjë dallim mes njërit apo fisit tjetër. Mes simboleve bashkuese të cilat paraqiten në monedhat e tyre, janë dielli, i cili më vonë do të jetë edhe simbol i njohur i shtëipsë mbretërore maqedonase të Argeadëve. Në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë ruhen 180 monedha të cilat janë punuar nga sundimtarët pajonë, në mesin e të cilave ka edhe monstra të rralla e unikale. Një monstër e këtillë është edhe ajo e diabolës së sundimtarit pajon Tevtajit, për të cilën nuk ekzistojnë shumë të dhëna në burimet e shkruara, por vetëm kjo monedh dëshmon për ekzistimin e tij. Historia e monedhimit mbretëror maqedonas fillon me Lekën e I Filhelenin (498 – 454 p.e.s). Në rajonin të cilin e kanë populluar Bazalltët ka qenë mali Disoron, i njohur për nga pasuritë

e tij me xehe, nga të cilat sipas Herodotit, Leka i I ka fituar nga një talant të argjendit në ditë (rreth 26 kg). Gjatë sundimit të tij, Peridika i II për shkak të mungesës së argjendit në sasi më të mëdha, por edhe për shkak të nevojës së monetarizimit më të madh të ekonomisë së tij, ka përpunuar vetëm monedha prej argjendi me vlera më të vogla nominale – tetrabola të lehta dhe të rënda, diabola dhe obola. Pasuesi i Peridikës II, mbreti Arhelaj (413-399 p.e.s), përsëri ka vendosur nominale të mëdha në argjend të cilat është dashur t’i përmbushin nevojat e tregtisë së jashtme. Për nevojat e tregut lokal kanë qenë të punuara nominale të argjendit, si dhe para bronzi të cilat për herë të parë janë dhënë në përdorim në vitin 400 p.e.s . Në kohën e Filipit të II të Maqedonisë, Maqedonia ka

qenë shteti më i fuqishëm. Pas ardhjes së tij në pushtet ka filluar punimi i parave të argjenta të Filipit, e të njejtat janë punuar në Pellë. Me anë të reformës monetare e cila është vendosur në vitin 345 p.e.s Filipi i II për herë të parë në historinë monetare të Maqedonisë ka vënë në përdorim nominalen e artë. Startuesi i artë ka qenë i punuar me monedhat e njejta nga të cilat janë prodhuar edhe paratë e argjenta. Pas vdekjes së Filipit të II, fronin e ka trashëguar djali i tij Leka i III i Maqedonisë, njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj dhe më karizmatik luftarak në historinë e njerëzimit. Gjatë sundimit të tij ai ka arritur që t’a zgjerojë territorin e Maqedonisë deri në Egjipt dhe Indi dhe në atë hapësirë të gjerë territoresh kanë qarkulluar para të arta, të argjenta dhe para bronzi të cilat janë punuar në më se 30 monedha përgjatë

Kartmonedhat dhe monedhat e Maqedonisë

53

Më 29 prill të vitit 1993, dinarët e Jugosllavisë, si

mjet pagesor edhe zyrtarisht janë hequr nga përdorimi

në Maqedoni. Dizjani i emisionit të parë të parave falutore kanë qenë vepër e artistit grafik maqedonas Borçe Nikollovksi, ndërsa kartmonedhat kanë qenë të përbëra nga vepra arti të së kaluarës historike të Maqedonisë. Nënvaluta e denarit quhet deni dhe

paraqet një të qintën e pjesës së denarit

Page 54: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

54

gjithë perandaorisë. Fuqia e Lekës së Maqedonisë si dhe niveli i lartë i pastërtisë së metalit nga i cili janë punuar paratë e tij, kanë bërë që të njejtat të jenë të pranuara në sistemin ndërkombëtar pagesor. Sistemi pagesor i Perandorisë së Maqedonisë gjatë kësaj periudhe është bazuar mbi sistemin pagesor antik. Pas disfatës së maqedonasve në vitin 168 p.e.s shteti është vendosur nën protektoratin romak dhe është ndarë në katër sfera. Minierat të cilat kanë prodhuar xehe ari dhe argjendi janë mbyllur dhe me këtë masë monedhimi ka qenë i reduktuar. Monedhat të cilat kanë qenë të emituara në emër të qyteteve paraqesin llojin e

zakonshëm të monedhimit provincial romak. Mes shumë qyteteve të cilat gjatë periudhës së perandorisë romake kanë pasur lejen e lëshimit të parave në përdorim në territorin e Maqedonisë, sot e hasim vetëm Stobin. Pas rënies së Maqedonisë nën perandorinë romake, përpos monedhave provinciale në gjysmën e parë të shekullit I p.e.s në territorin e Maqedonisë ka qarkulluar edhe denari romak. Denari është monedhë e argjendë i cili në kuadër të Republikës Romake ka qenë i lëshuar në përdorim rreth vitit 211 p.e.s. Emri denar rrjedh nga emri latin “deni” (nga dhjetë), fjalë që e sqaruar vlerën e tij paraprake të 10 asëve, e cila në disa pjesë të denarëve është shënuar me shenjën X. Sipas kësaj nominale është emëruar edhe valuta e sotme e Maqedonisë. Fillimi i numizmatikës bizante më shpesh lidhet me reformën monetare të Anastasit të I me anë të së cilës janë vendosur paratë e reja prej bakrit, përderisa puna me

arë ka mbetur e pandryshueshme, ndërsa në përdorim janë lëshuar solidet, semiset dhe tremizet e arta. Përveç rritjes drastike të peshës në krahasim me monedhat më të vonshme romake, paratë e reja prej bakri kanë pasur edhe shenjën e vlerës sipas sistemit numerik helen, gjë që ka rënë në sy në anën e tyre reverse. Në gjysmën e dytë të shekullit XI qarkullimi i parave në territorin e Maqedonisë është rritur, ndërsa njëra ndër arsyet për këtë ka qenë edhe reforma fiskale e vitit 1042 me të cilën tatimi në natur është zëvendësuar me tatim në para. Përveç kësaj, niveli i rritjes së monetarizimit mund të sqarohet edhe me shtetit të Samoilit dhe rënien e territorit të Maqedonisë nën Bizantin, si dhe me proceset e inflacionit të cilat gjatë kësaj periudhe kanë qenë të përshpejtuara. Groshi i Venedikut i cili është lëshuar në përdorim në kohën e Enriko Dandollos, me peshën e tij stabile 2,17 gramshe dhe pastërtinë e pandryshueshme të argjendit 98,5% është shëndrruar në mjet dominant pagesor në tregti. Tregtia karvane e cila është zhvilluar në mes të Venedikut dhe brendësisë së Ballkanit ka qenë shkaku kryesor për qarkullimin e groshëve të Vatikanit në terrotirin e Maqedonisë, paralelisht me sistemin monetar të Vatikanit. Prania e groshëve ka filluar me përshpejtësi menjëherë pas lëshimit në përdorim dhe ka vazhduar me intenzitet të ndryshueshëm deri në rënien e këtyre rajoneve nën sundimin osman. Në gjysmën e dytë të shekullit XIII, paralelisht me groshët e Venedikut, në Maqedoni kanë qarkulluar edhe dinarët e sunduesve serb. Shteti mesjetar serb ka lëshuar në përdorim paratë e tij sidomos gjatë kohës së mbretit Radosllav, por pas pushtimit të pjesës veriore të Maqedonisë në kohën e sundimtarit Millutin në vitin 1282 qarrkullimi i tyre ka qenë më i madh, duke u bërë kështu njësi dominante e parasë në këto hapësira. Dinarët serb në fillim i kanë imituar groshët e Venedikut, ndërsa nga pjesa e parë e shekullit XIV, dinarët kanë marrë ikonografinë e pastër venedikase. Pas shpërbërjes së shtetit mesjetar serb, në territorin e Maqedonisë kanë sunduar disa mbretëri dhe fise fisnike sundimtarë të së cilave kanë përodorur paratë e tyre. Eshtë e ditur se disa nga karmonedhat e mbretit Vollkashin gjenden në Prizren, por sigurisht se monedhimi është bërë edhe në Maqedoni. Deri në fund të shekullit XIX në territorin e Maqedonisë ka sunduar perandoria osmane, e me këtë kanë hyrë në përdorim paratë e sistemit monetar osman. Përgjatë tërë territorit janë punuar disa kartmonedha me qëllim që të përmbushen nevojat fiskale dhe ekonomike. Në atë kohë, në treg kanë qarkulluar edhe alltanët e artë, akçat e argjend dhe mangiret e bakrit.

Në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë

ruhen 180 monedha të cilat janë punuar nga

sundimtarët pajonë, në mesin e të cilave ka edhe

monstra të rralla e unikale. Një monstër e këtillë

është edhe ajo e diabolës së sundimtarit pajon

Tevtajit, për të cilën nuk ekzistojnë shumë të dhëna

në burimet e shkruara, por vetëm kjo monedh

dëshmon për ekzistimin e tij

Page 55: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

55

Paratë në Republikën e pavarur të MaqedonisëМëvetësimi monetar është proces i precizimit të sovranitetit shtetëror në fushën e financave monetare, duke përfshirë këtu valutën kombëtare. Ky proces është zhvilluar në fshehtësi më të madhe, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës. Vendosja e

valutës ka ndodhur më 26 prill të vitit 1992, kur kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Kljusev, nga foltorja e Kuvendit të RM-së, i ka bërë publike paratë e reja. Emri i denarit të Maqedonisë rrjedh nga fjala romake “denarius”, fjalë kjo e marrë nga “deni” që do të thotë “nga dhjetë”. Së pari, më 1991, janë

vënë në përdorim bona të vlefshme, të shtypura në shtypshkronjën “11 Tetori” në Prilep. Bonat në fjalë kanë shërbyer si mjet i përkohshëm pagesor. Më 29 prill të vitit 1993, dinarët jugosllav edhe zyrtarisht u tërhoqën nga përdormi si mjet pagesor në Maqedoni. Dizajni i emsionit të parë të kartmonedhave të letrës ka qenë vepër e piktorit grafik Borçe Nikollovski ndërsa

kartmonedhat kanë qenë të vizatuara me motive historike nga Maqedonia. Nënvaluta e denarit quhet “deni” dhe paraqet një të qintën e denarit. Në Republikën e Maqedonisë sot janë në përdorim monedha nga 1,

2, 5, 10 dhe 50 denarë dhe kartmonedha me nga 10, 50, 100, 1000 dhe 5000 denarë. Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë e posedon të drejtën ekskluzive të shtypjes dhe të lëshimit në përdorim të valutës sonë. Monedhat punohen në punëtorinë “Suvenir” në Samokov, kartmonedhat nga 10, 50, 100 denarëshe shtypen në Maqedoni, ndërsa kartmonedhat nga 500, 1000 dhe 5000 denarëshe që nga viti 1996 shtypen në një shtypshkronjë londineze. Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë vazhdimisht lëshon në përdorim monedha jubilare, si denar ari, argjendi dhe denarë bakri në apoena nga 1, 2, 5, 10, 60 dhe 100 denarë, ku shënohen dhe ilustrohen ngjarje apo personazhe të rëndësishme historike. Shtypja e kartmonedhave zgjatë nga katër deri në gjashtë muaj. Gjatë përpunimit të dhjetë denarëshes, në letër derdhen 12 shtresa ngjyre. Në kartmonedhë janë vënë 10 elemente mbrojtëse. Temperatura në hapësirën në të cilën shtypen paratë duhet të jetë 18 gradë, shtypja të jetë 989 hektopaskal, ndërsa lagështia e ajrit nuk guxon të jetë me e lartë ose më e ulët se 55 për qind. Në fund secila kartmonedhë duhet t’i nënshtrohet vlimit dy orësh në 90 gradë Celsius në lavatriçe, gjegjësisht e njejta nuk guxon të pësojë asnjë dëm. Ajo nuk guxon të griset edhe pas 5000 ndrydhjeve, ndërsa parashihet që në qarkullim të qëndrojë nga 5 deri në 7 vjet. Nga mjetet për mbrojtjen e kartmonedhave kemi zhigun e ujit, një pjesë kjo e cila i ndërron ngjyrat varësisht prej këndit nga i cili e vështrojmë kartmonedhën, më pas vjen i ashtuquajturi shtypës i dyfishtë, një mjet i ndarë në dy pjesë i cili mundëson që kartmonedha të krijojë tërësi në pamje nga drita. Ana e tretë e kartmonedhës shërben për mbrojtje dhe shumë pak mund t’a vërej të njejtën.

Igor Tashkovski

Pjesa më e re e kartmonedhave të Maqedonisë është lëshuar në përdorim më 8 shtator të vitit 1996 dhe përbëhet nga para të letrës, vepër e artistes Biljana Unkovska. Kartmonedhat në fjalë janë të dizajnuara me motive të trashëgimisë kulturoro-

historike të Republikës së Maqedonisë. Në përdorim janë lëshuar edhe dy kartmonedha suveniri “Liçnik” (i dizajnuar nga një qytetar i Vevçanit) dhe “Makedonkata” (në të cilën është

dizajnuar Kulla e Bardhë e Selanikut)

Page 56: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

56

Film

Dyzet e dy milion është numri momental i njerëzve në tërë botën të cilët kanë qenë të detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të

konflikteve politike e ushtarake, të cilët kanë rrezikar jetën e tyre. Ata i emërojmë me emra të ndryshëm – refugjatë, migrant, azilantë, i shohim me frigë dhe me urretje, njëkohësisht duke thenë se njëlloj si ne edhe ata dikur kanë pasur gjithçka…Bota në të cilën jetojmë asnjëherë nuk e ka gjetur paqen. Jetojmë në një shoqëri që fëmijët i ushqen me idenë se ata duhet t’a shohin oborrin e tyre, se vujajta e tjetrit është thjeshtë një fatkeqësi dhe nuk është problem i yni. Por, ekzistojnë edhe shumë heronj të heshtur të cilët nuk mund të ngelin gjakëftohtë në dhimbjen e popullatës nëpër vatrat e krizës, ndaj fëmijëve të cilët kanë mbetur pa prindër, ndaj familjeve të cilat kanë ngelur pa kulm mbi kokë. Nga vullnetarë në

kuadër të Kryqit të Kuq dhe UNCHR-së, e deri te humanistët individual, këta njerëz janë një dritë shpresdhënëse për të përvuajturit nëpër vatrat e konfliktit. Filmi “Përtej kufijëve” ka të bëjë me madhështimin e këtyre qenieve të pakursyeshme dhe humane, të rrëfyer përmes përpjekjeve mbinjerëzore të mjekut anglez Nik Kallahan, i cili i ndjek konfliktet më të mëdha ushtarak të dy dekadave të fundit të shek. X, nga Etiopia, përmes Tajlandë e Kamboxhës e deri në Çeçeni duke e marrë rolin e një heroi lokal (anti)luftarak.

Afër rrezikut, më afër dashurisëPërderisa Etiopia gjendet në valën më të madhe të luftës qytetare, në Londër në vitin 1984, organizohet aheng humanitar për donacion të mjeteve për mbështetje të popllit të urritur dhe të përvuajtur të këtij vendi afrikan. Por ahengu hipokrit i elitës londineze do të

merr kahje tjetër me ardhjen e mjekut Nik Kallahan, i cili në mënyrë brutale por tejet të sinqertë të pranishmieve në aheng do t’ua prezantojë realitetin në Afrikë, duke marrë me vete një djalosh nga Etiopia i cili është lakuriq dhe i urritur, njëkohësisht duke zbuluar dyftyrësinë dhe në mënyrë dëshpurese duke u lutur për ndihmën dhe shpëtimin e atij popullit. “Intervenimi” i tij nuk do të jep rezultate, por shkakton kthesë në jetën e njërën nga të pranishmet në aheng – në jetën e amerikanes Sara Xhordan. Ajo, e tronditur nga pamja e djaloshit të vogël i cili qëndronte në mes të sallës, me eshtrat e tij të cilat vërehen nën lëkurë, e thyer nga ndjenja e dhemshurisë dhe ndjenjës njerëzore dhe në dëshirën për të ndihmuar, ajo shëndrrohet në një vullnetare terreni në kuadër të kampeve me refugjatë. Por me hyrje në botën e luftës, ajo në mënyrë të pavetëdijshme ajo do të hyjë në një botë

„Përtej kufijve“

Page 57: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

57

të rrezikshme, aty ku plumbat nuk zgjedhin rrugën e tyre përfundimtare. Në këtë labirinth të lojrave të vështira të luftës, Sara do të zbulojë se pjesëtarët e Kryqit të Kuq edhe ata të Kombeve të Bashkuara nuk kanë imunitet si palë neutral dhe se jeta e tyre është e brishtë, e thyeshme dhe e parëndësishme, ashtu si mund të jetë edhe jeta e atyre që mbajnë pushkë në dorë për të luftuar. Jehona për t’u ndihmuar refugjatëve dhe nevojtarëve me medikamente dhe me ushqim është e gërshetuar me luftën për të shpëtuar vetëveten. Duke u ballafaquar me vdekjen dhe me sëmundje të shumta rreth saj, me shikime të pashpresa dhe të dëshpruara, ajo do të arrijë të kuptojë se një njeri mund të bëjë ndryshime të mëdha. Si dëshmi për këtë është mjeku Nik. Përveç faktit se në vete ajo arrinë t’a zbulojë fuqinë e pandalshme humanitare dhe atë të sakrificës, ajo arrinë të gjejë edhe një gjë krejtësisht të paparashikueshme – ajo arrinë të gjejë ngrohtësinë, dashurinë dhe romancën me doktorin e cila fillon me impresionimin ndaj punës së tij, ndërsa përfundon një dashuri dhe ndjenja të fuqishme, një lidhje emocionale e cila bartet dhe vjen duke lulëzuar edhe në rajonet më të rrezikshme në botë.

Mjeku i pandalshëmPërmes kontakteve me sëmundje të shumta infektive, kaherë të ç’rrënjosura në botën e civilizuar, sëmundje dhe vepra këto të cilat dëshmojnë për tmerret dhe terrorin e “Kmerëve të Kuq” ose për gjendjen me kryengritësit çeçenë, Sara Xhordan thjesht shërben si një pasaportë për dërgimin e ndihmës humanitare në vatrat botërore të krizës. Megjithatë, Niku është ai që bën jetën e vërtetë, bashkndjehet dhe frymon me refugjatët, anë e mbanë botës. Në botën e tij nuk ka vend për emra njerëzish, për dashuri dhe për lidhje emocionale. “Në qoftë se dikujt ia di emrin, atëherë ai është shok ii mi. Çfarë do të ngel nga unë në qoftë se ua mbaj mend emrat të gjithë atyre të cilat

për çdo ditë vdesin në duart e mia?”- do të thotë mjeku. Megjithatë, ardhja e Sarës do t’i ndryshojë bindjet e tij dhe do t’a zhvendosë nga trajektorja e trasuar emocionale, edhe përkundër rezistencës së tij që t’i dorëzohet dashurisë të cilën ai e ndjen për Sarën. Ai gjithmonë do të jetë në gjendje për të ndihmuar, ky është qëllimi i tij përfundimtar edhe në rast se ai të njejtin e paguan me jetë. Duke e jetuar jetën gjatë kohë në vatrat e luftrave, ai e di se aty ku ka gjakderdhje, nderi dhe drejtësia nuk kanë vend. Ai i mëson rregullat e lojrave të flliqura duke hyrë në labirinthin e tregtisë me

armë, në rrethet e thella dhe të rrezikshme të luftës, vetëm e vetëm që të gjej mënyrën më të lehtë për të arritur deri te ndihma humanitare. Klakv Ouen pothuajse në perfeksion e luan rolin e mjekut Nik Kallahan, duke i përshkruar më mirë vetitë e reflektimit të karakterit të një personaliteti të fuqishëm, dominant, të vendosur dhe të një personaliteti me “zemër të artë”.

Humanitarja XholiPër Anxhelina Xholin e cila luan rolin e Sara Xhordanit, ky film është si një “kënd komod i shtëpisë”, gjithnjë duke e njohur angazhimin e saj në UNHCR – komesariatin e lartë të

refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, si ambasadore e vullnetit të mirë. Me këtë film, ajo arrinë të ndihet më së miri, për faktin se i ofrohet mundësia për të punuar diçka për të cilën ajo angazhohet edhe në jetën private duke i dhënë kësaj punë një rëndësi të veçantë. Është tejet interesant edhe realizimi i filmit me anë të fotografisë tash më të njohur dhe të shpërblyer, të fotografit Kevin Karter, fotografia me fëmijun dhe me mishngrënësin përskaj një rruge në Sudan, fotografi e cila si prapavijë është përdorur në këtë film. Kundërthëniet rreth kësaj fotografie kanë të bëjnë pikërisht

me dilemën që e ngrit pikërisht akti njerëzor i fotografit Karter duke e shtruar çështjen se vallë a është dashur që ky i fundit si fotograf, t’i ndihmojë djaloshit ose të ngel si një ndjekës pasiv, pikërisht si që ne e ndjejmë veten tonë kur lexojmë për luftrat dhe konfliktet të cilat ndodhin larg nesh? Pikërisht kjo fotografi, e shpërblyer me çmimin e Pulicerit, është arsyeja për sulmet dhe kritikat e vazhdueshme ndaj fotografit nga ana e opinionit i cili insiston në sqarim përse nuk i është ndihmuar djaloshit në fotografi në momentet e vështira. Këto trysni merren si disa nga arsyet për vetëvrasjet e fotografit

disa muaj më vonë.Edhe pse i gjiruar 13 vjet më herët, filmi është një tregim në vete për vuajtjen e miliona njerëzve të cilët kanë qenë të detyruar të japin jetën e tyre ose të ikin duke e nisur jetën nga fillimi, duke mos pasur asgjë. Por gjithashtu, filmi “Përtej kufijve” është një rikujtues i mirë se ekzistojnë njerëz të cilët pa asnjë rezervë sakrifikojnë për të ndihmuar, në mënyrë të sinqertë dhe me përkushtim, pa kërkuar asnjë kompenzim për veten e tyre dhe pikërisht këta njerëz janë si një burim i pashterrshëm për një shpresë dhe për një të nesërme më të mirë.

Еlena Gjorgjievska

5757

Regjia: Martin Campbell

Skenari: Caspian Tredwell - Owen

Rolet: Angelina Jolie, Clive Owen, Linus Roache, Teri Polo

Мuzika: Јames Horner

Kohëzgjatja: 127 minuta

Vendi: SHBA / Gjermani

Viti: 2003

Çmimet: I nominuar për PFC – çmim i shoqërisë politiko-filmike

Page 58: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve

Fshati i Maqedonisë“ është kompleks i ndërtuar në frymën tradicionale të arkitekturës së Maqedonisë nga shekulli 19 dhe

20 dhe është një atraksion turistik i llojit të vet i vendosur në fshatin Nerez, në afërsi të kishtës “Shën Pantelejmon”. Në një sipërfaqe prej 12.000 m2 kompleksi është i përbërë nga dymbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë shtëpi autentike të ndërtuara në stilin arkitektonik, stil ky karakteristik për rajonet e ndryshme të vendit, me një kapacitet akomodues për 100 vizitor. Shtëpitë e fshatit janë të ndërtuara sipas përshkrimit të shtëpive të hapësirave të ndryshme të Maqedonisë edhe atë nga rrethina e: Manastirit, Velesit, Prolepit, Galiçnikut, Rekës së Epërme, sipas shtëpive të Berovës, Kratovës, Dellçevës, Kumanovës, Tetovës dhe Karadakut të Shkupit. Secila nga shtëpitë është e ndërtuar me gurrët karaktersitik të anës dhe rajonit përkatës, ndërsa secila prej tyre posedon çardak të ndryshëm. Disa

nga shtëpitë kanë nga dy kate, ndërsa ajo e Strugës, e Galiçnikut dhe shtëpia e Rekës së Epërme janë të ndërtuara me nga tre nivele. Kati i parë i shtëpive paraqet muze të llojit të vet në të cilën paraqiten qeramika, pjesë të farkuara, pjesë të qëndisura, pjesë këto karakteristike për rrethin përkatës. Në pjesën e sipërme të shtëpisë janë të vendosura dhomat për të pushuar dhe fjetur. Në kuadër të këtij kompleksi është i ndërtuar edhe muzeu në të cilin janë ekspozuar sende që pasqyrojnë kulturën e Maqedonisë, veshje kombëtare si dhe përbërje arkeologjike. Përveç shtëpive, për të pasur një pasqyrim sa më autentik të rrethinës, në kuadër të kompleksit ka edhe çezmë, kope delesh, vathë dhe kafene dhe restorante ku vizitorët do të mund t’i provojnë specialitetet tradicionale maqedonase. Vizitorët do të kënaqen së shijuari shijet e shumta të ushqimeve maqedonase edhe në ambientin të cilin e ofrojnë restorantet të cilët kanë oferta të ndryshme kuzhine. Etno ambient është i

plotësuar edhe me punëtoritë e zejeve ku vizitorët mund të njihen me zejet tradicionale karakteristike për këto anë, ndërsa për më të vegjëlit ky ambient është i pasuruar edhe me kafshë shtëpiake.Ky është një projekt tejet i rëndësishëm në funksion të promovimit dhe afirmimit të thesarit të pasur kulturor të Maqedonisë sepse përveç pushimit rëzë malit Vodno “Fshati i Maqedonisë” është edhe një muze të gjësendeve ekspozuese si veshje kombëtare, suvenirë, prezantim të zejeve dhe traditave të vjetra. Kompleksi “Fshati i Maqedonisë” vizitorëve u mundëson që për një kohë të shkurtër në një vend t’a shohin Maqedoninë, të njihen me traditën, historinë, arkitekturën, kulturën dhe të kënaqen me shijen e verës së Maqedonisë. Etno kompleksi u ofron shërbim cilësor, ambient të përshtatshëm dhe një përvojë të paharueshme me përmbajtje unikale përmes së cilës promovohet kultura e Maqedonisë.

Kristina Ilievska

58

Kompleksi “Fshati i Maqedonisë”

Bukuritë e Maqedonisë Atraksion turistik

Page 59: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve
Page 60: „100 vjet nga Lufta e Parë Botërore - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/06/86-Shtit-alb.pdf · 4 L ufta si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve