› files › mutterschaft_albanisch.pdf e punësuar dhe shtatzënë - migration-kreuzlingen.chnga...

6
për informacione të tjera: Infolidhjen 0900 55 55 61 3 sfr./min Gjermanisht të marteve 11.00h–13.00h Frangjisht të marteve 13.00h–15.00h E punësuar dhe shtatzënë Të drejtat tua në vendin e punës Oferta e – Këtë broshurë mund ta gjeni në këto gjuhë: • shqip • boshnjakisht • gjermanisht • anglisht • frangjisht • italisht • kroatisht • portugalisht • serbisht • spanjolisht • tamilisht • turqisht Një broshurë kushton 3 sfr. ; me shumicë shiten me zbritje – Infolidhja për informacione individuale: Gjermanisht të martën 11.00 h–13.00 h Frangjisht të martën 13.00 h–15.00 h 0900 55 55 61 3 sfr. /min. Libri i dorës i përgatitur nga ekspertet për çështjet e pushimit të lindjes dhe punësimit (gjermanisht ose frangjisht; 173 faqe, që kush- ton sfr. 52.90 + shërbimet postale) Mund ta porositni te: Travail. Suisse, Hopfenweg 21, Postfach 5775, 3001 Bern, tel. 031 370 21 11, [email protected] ose në www.travailsuisse.ch Një fushatë e albanisch – albanais – albanese Risi: Prej 1 korrikut 2005, për të gjitha nënat pushimi i lindjes unik

Upload: others

Post on 27-Feb-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: › files › Mutterschaft_albanisch.pdf E punësuar dhe shtatzënë - migration-kreuzlingen.chNga muaji i katërt i shtatzënisë brenda dy ditëve të punës duhet të ketë ndërprerje

�����������������������������

për informacione të tjera:Infolidhjen 0900 55 55 613 sfr./minGjermanisht të marteve 11.00h–13.00hFrangjisht të marteve 13.00h–15.00h

E punësuar dhe shtatzënëTë drejtat tua në vendin e punës

Oferta e

– Këtë broshurë mund ta gjeni në këto gjuhë:

• shqip • boshnjakisht • gjermanisht • anglisht • frangjisht • italisht • kroatisht • portugalisht • serbisht • spanjolisht • tamilisht • turqisht

Një broshurë kushton 3 sfr. ; me shumicë shiten me zbritje

– Infolidhja për informacione individuale: Gjermanisht të martën 11.00 h–13.00 h Frangjisht të martën 13.00 h–15.00 h 0900 55 55 61 3 sfr. /min.

– Libri i dorës i përgatitur nga ekspertet për çështjet e pushimit të lindjes dhe punësimit (gjermanisht ose frangjisht; 173 faqe, që kush-ton sfr. 52.90 + shërbimet postale)

Mund ta porositni te:Travail. Suisse, Hopfenweg 21, Postfach 5775, 3001 Bern, tel. 031 370 21 11, [email protected] ose në www.travailsuisse.ch

Një fushatë e

�����������������������������

alba

nisc

h –

alba

nais

– a

lban

ese

Risi: Prej 1 korrikut 2005,

për të gjitha nënat

pushimi i lindjes unik

Page 2: › files › Mutterschaft_albanisch.pdf E punësuar dhe shtatzënë - migration-kreuzlingen.chNga muaji i katërt i shtatzënisë brenda dy ditëve të punës duhet të ketë ndërprerje

2 3

A e dini …– Sa zgjatë pushimi i lindjes dhe sa do të kompensohet paga gjatë

kësaj kohe?

– Se çfarë masa duhet të ndërmerrni ju dhe punëdhënësi i juaj, që gjatë shtatzënisë dhe dhënjes së gjirit të mbrohet shëndeti i juaj dhe i fëmijës?

– Se a guxon punëdhënësi i juaj t`ju japë dorëheqje gjatë shtatzë-nisë?

– Se a mund të rrini në shtëpi gjatë shtatzënisë nëse ju nuk ndjeheni mirë?

– Se a guxoni t`i jepni gji fëmijës në vendin e punës?

Gjeni përgjigjet në këto pyetje dhe në pyetjet të tjera…– në këtë broshurë.

– te sindikata e juaj.

– duke biseduar me punëdhënësin apo me përgjegjësin e personelit.

– Përmes infolidhjes tonë (shiko ballinën e broshurës).

Përmbajtja 1. Kompensimi i pagës gjatë pushimit të lindjes (Amësisë) 4

2. Dorëheqja 5

3. Orari i punës 5

4. Mbrojtja e shëndetit 6

5. Mungesat 6

6. Pushimet për çlodhje 7

7. Informimi i obligueshëm 7

8. Sigurimi shëndetësor 8

9. Shtesat e lindjes dhe të fëmijëve 8

10. Dhënja e gjirit 9

11. Vendi i punës dhe obligimet familjare 9

12. Adresa të rëndësishme 10

Page 3: › files › Mutterschaft_albanisch.pdf E punësuar dhe shtatzënë - migration-kreuzlingen.chNga muaji i katërt i shtatzënisë brenda dy ditëve të punës duhet të ketë ndërprerje

4 5

1. Kompensimi i pagës gjatë pushimit të lindjes (Amësisë)Kompensim unik i pagës gjatë pushimit të lindjesTë gjitha gratë punëmarrëse (punëtoret) dhe të gjitha ato që ushtrojnë punë të pavarur kanë të drejtën e pushimit të lindjes prej 14 javësh dhe gjatë kësaj kohe marrin 80 %- in e rrogës së tyre (maksimum 172 sfr. në ditë). Këto paga do të paguhen nga arka e sigurimit për Rregullimin e Kompensimit të Pagave (EO-Erwerbsersatzordnung). Nëse dëshironi ju mund të rrini 16 javë pranë fëmijës suaj dhe nuk jeni të detyruara të punoni, por për këto dy javë shtojcë nuk do të thotë se patjetër do të merrni pagë.

Dispozita të mëtutjeshme ligjore: Varësisht nga punëdhënsi apo kanto-ni keni të drejtën edhe për përfitime të tjera pas lindjes. Informohuni, mos punëdhënsi i juaj ka bërë një sigurim për pagimin e një pushimi të lindjes më afatgjatë apo mos ndërmarrja ku ju punoni i nënshtrohet një Kontrate të Përgjithshme (GAV) që ka një rregullore të tillë.

Puna e pjesërishme- apo me orëVlejnë të njejtat dispozita sikur më lartë. Kompensimi i rrogës varet nga shkalla e punësimit. Te punësimi i parregullt do të merret parasysh mesatarja e rrogave të një periudhe më të gjatë.

Papunësia dhe paaftësia për punëPo qe se keni të drejtën e zhdëmtimit në rast papunësie, sëmundjeje, aksidenti apo invaliditeti, gjithashtu do të keni kompensim page gjatë 14 javëve të pushimit të lindjes. Për pyetje të tjera kontaktoni infolid-hjen tonë.

2. DorëheqjaPunëdhënësi nuk guxonGjatë tërë shtatzënisë dhe 16 javë pas lindjes punëdhënësi nuk guxon t`ju japë dorëheqje.Po qe se ju jepet dorëheqje para se të fillojë shtatzënia, kështu me fillimin e shtatzënisë do të ndërpritet dorëheqja dhe fillon përsëri tek 16 javësh pas lindjes.

Ju guxoni Nëse ju si punëtore doni të jepni dorëheqje gjatë shtatzënisë këtë mund ta bëni çdo moment duke u bazuar në rregulloren e afatit të dorëheqjes.Kujdes! Mund të ndodhë, që punëdhënësi t`ju këshillojë të jepni dorëheqje nga se ai nuk dëshiron të ta paguajë pushimin e lindjes. Mos lejoni të bini nën këtë presion!

Kur është më së miri të jepni dorëheqje? Po qe se pas lindjes nuk dëshironi më të punoni jepni dorëheqje tek pas lindjes. Ju keni të drejtë të qëndroni në shtëpi deri në 16 javë (eventu-alisht, dy javët e fundit nuk do të paguhen). Te një dorëheqje normale me afat maksimal prej 3 muaj, ju mbetet mjaft kohë pas lindjes.

3. Orari i punësGjatë shtatzënisë nuk guxoni të bëni, punë jashtë orarit të rre-gullt.

Puna e mbrëmjes dhe e natës brenda orës 20°° të mbrëmjes dhe 6°° të mëngjesit janë të ndaluara gjatë tetë javëve të fundit para terminit të lindjes. Me një rekomandim mjeku mund të kërkoni që nga fillimi i shtatzënisë të punoni vetëm ditën. Po qe se nuk ju ofrohet një punë e tillë gjatë ditës mund të rrini në shtëpi e t`iu paguhet 80% i rrogës.

Puna me akord dhe konvejer nuk janë të lejuara, nëse ritmi i punës iu paracaktohet me anë të një maqine. Ju keni të drejtën e një pune tjetër të përshtatshme si në mbrëmje ashtu natën ose 80% të rrogës.

Page 4: › files › Mutterschaft_albanisch.pdf E punësuar dhe shtatzënë - migration-kreuzlingen.chNga muaji i katërt i shtatzënisë brenda dy ditëve të punës duhet të ketë ndërprerje

6 7

4. Mbrojtja e shëndetitPunëdhënësi duhet t`ju informojë për rregullat e mbrojtes së shëndetit gjatë shtatzënisë. Po qe se ai nuk e bënë këtë pyetni.

Te shërbimet e mëtejme si shtatzënë keni të drejtën e mbrojtjes së posaçme dhe masave të caktuara:– Puna në këmbë p.sh në shitje apo hoteleri– Ngritja e peshave prej 5 kg– Lëvizjet lodhëse dhe qëndrimet e tilla trupore– Të ftohtit (prej 15°C), nxehtësia (prej 28°C), lagështia e madhe– Substancat helmuese (p.sh plumbi, zhiva, tymrat)– Kontakti me sëmundjet ngjitëse (p.sh tuberkuloza apo hepatitis në

spital)– Zhurma, vibracionet

Më saktë për këto rregulla mund të informoheni te punëdhënësi juaj apo në infolidhjen tonë.

Po qe se për shkak të shtatzënisë nuk mund më të zbatoni detyrën punëdhënësi duhet t`ju ofron një punë tjetër me vlerë të njejtë. Nëse ai nuk mund ta bëjë këtë ju mund të rrini në shtëpi dhe ju paguhet 80% i rrogës.

5. MungesatPo qe se nuk ndjeheni mirë gjatë shtatzënisë çdo kohë mund të rrini në shtëpi apo edhe ta lëshoni punën. E drejata e marrjes së rrogës është e njejtë si gjatë sëmundjes.Po qe se jeni të punësuara në federatë, kanton apo në komunë do të zbatohet e drejta për personelin publik. Përndryshe do të keni së paku të drejten e marrjes së rrogës sipas ligjit, kjo do të thotë në vitin e parë të punësimit përgjatë 3 javëve dhe në vitet e tjera vijuese përshtatur rrethanave për një kohë më të gjatë. Gjithësesi vërtetoni se si janë rregulloret në kontratën tuaj të punës dhe informohuni te punëdhënësi për rregullat që vlejnë për ju. Nëse keni pasiguri lidhur me rrogën që ju takon gjatë pushimit të lindjes kontaktoni infolidhjen tonë.

6. Pushimet për çlodhjeNë vendin e punës gjatë shtatzënisë duhet të keni mundësinë që gjatë pauzave të shtriheni dhe të pushoni në një vend të qetë me shtrat.Te punët me qëndrim në këmbë keni çdo dy orë të drejtën e një pauze prej 10 minutave. Nga muaji i katërt i shtatzënisë brenda dy ditëve të punës duhet të ketë ndërprerje pune prej më së paku 12 orësh. Prej muajit të gjashtë të shtatzënisë puna me qëndrim në këmbë guxon të bëhet maksimal deri në katër orë.

7. Informimi i obligueshëmGjersa nuk përfitoni nga të drejtat tuaja si shtatzënë nuk është e domosdoshme të informoni punëdhënësin se jeni shtatzënë.

Nëse konkuroni për një vend pune pyetjet e parashtruara si: ”A jeni shtatzënë”? ose ”A dëshironi në të ardhmën e afërt të keni fëmijë”? nuk janë të lejuara. Në këto pyetje nuk është e domosdoshme të për-gjigjeni. Por, nëse bëhet fjalë për një punë të cilën nuk mund ta bëni nëse jeni shtatzënë, atëherë duhet të përgjigjeni: si p.sh punë e rëndë trupore ose nëse punohet me substanca të helmueshme.

Page 5: › files › Mutterschaft_albanisch.pdf E punësuar dhe shtatzënë - migration-kreuzlingen.chNga muaji i katërt i shtatzënisë brenda dy ditëve të punës duhet të ketë ndërprerje

8 9

8. Sigurimi shëndetësorSigurimi shëndetësor i obligaueshëm i merr përsipër të gjitha shpen-zimet mjekësore për ju dhe fëmijën, që kanë të bëjnë me zhvillimin normal të një shtatzënie dhe lindjeje si:– Kontrollat e shtatzënisë te mamia, mjeku apo mjekja– Një shumë të vetme prej sfr.100.– për kurset parapërgatitëse për

lindje– Lindjen dhe javën e krevatit në repartin e përgjithshëm në një spital

publik; lindjes në shtëpi; shpenzimet e mamisë në shtëpinë e lind-jes

– Vizitat në shtëpi të një mamie deri 10 ditë pas lindjes– Një kontrollim 6 javë pas lindjes– Tri këshillime për dhënjen e gjiritTë gjitha këto shërbime i paguan sigurimi shëndetësor 100%.

9. Shtesat e lindjes dhe të fëmijëveJeni ju apo babai i fëmijës i punësuar, atëherë njëri prind ka të drejtën për:– Shtesa të lindjes: shtesa që jipen vetëm njëherë, nuk egzistojnë në

të gjitha kantonet– Shtesat e fëmijëve: jepen çdo muaj, shuma varet nga kantoni dhe

punëdhënësiPyeteni punëdhënësin çfarë të drejtash keni.

10. Dhënja e gjiritSi nënë që jeni duke i dhënë gji fëmijës brenda vitit të parë të lindjes së tij keni të drejta të ndryshme në vendin e punës:

– Ju nuk guxoni të punoni jashtë orarit të punës.– Ndërmarrja juaj duhet t`ju sigurojë një vend të qetë me krevat që të

mund të shtriheni e të çlodheni.– Te punët e rrezikshme dhe të mundimshme nuk guxon të ketë rrezik

për nënën dhe fëmijën. Po qe se nuk ndërmirren masat e duhura dhe ndërmarrja nuk gjenë tjetër vend pune të parrezikshëm, mund të rrini në shtëpi dhe të merrni 80% e rrogës.

– Ju mund t`i jepni gji fëmijës në vendin e punës apo jashtë tij. Koha e duhur për t`i dhënë gji fëmijës nuk guxon të kompenzohet duke ard-hur më herët në punë e as duke bërë orë pune jashtë orarit. Njëherit kjo kohë nuk guxon të hiqet nga ditët e pushimit si psh nga ditët e festave. Po qe se i jepni fëmijës gji në vendin e punës kjo kohë vlenë si kohë e plotë pune, kurse nëse shkoni në shtëpi do të njehësohet gjysma e asaj kohe si orar pune.

11. Vendi i punës dhe obligimet familjarePunëdhënësi duhet të ketë parasysh obligimet familjare. Këtu bën pjesë përkujdesja për fëmijët deri 15 vjeç ose për familjarët që kanë nevojë për përkujdesje dhe për personat e afërm.

Nëse keni obligime familjare,…– Mund të refuzoni punën jashtë orarit.– Mund të kërkoni pauzën e drekës më së paku një orë e gjysmë.– Nëse sëmuret fëmija, ju apo babai i fëmijës mund të mungoni deri në

tri ditë në vendin e punës. Për këtë duhet të posedoni raportin e mje-kut dhe sapo të keni organizuar përkujdesjen e fëmijës së sëmurë duhet të filloni nga puna. Pagesa e rrogës bëhet sikur në rastet e sëmurjes së nënës apo babait.

Page 6: › files › Mutterschaft_albanisch.pdf E punësuar dhe shtatzënë - migration-kreuzlingen.chNga muaji i katërt i shtatzënisë brenda dy ditëve të punës duhet të ketë ndërprerje

1110

12. Adresa të rëndësishmeKurse parapërgatitëse për lindje?Schweiz. Hebammenverband SHV (Lidhja e Mamive të Zvicrës) Tel. 031 332 63 40. Në Zvicër organizohen për migrantet kurse parapërgatitëse pjesërisht edhe në gjuhën amtare: IAMANEH Schweiz, Tel. 061 205 60 80

Informatione për shtatzënsinë, lindjen, dhënjës së gjirit; mamitë Adresat e mamive, informacione apo një broshurë falas „Shtatzënia, të jeshë nënë“ (gjendet në shumë gjuhë): Schweiz. Hebammenver-band SHV (Lidhja e Mamive të Zvicrës), Tel. 031 332 63 40

Konsultime lidhur me shtatzënsinë, seksualitetin dhe planifiki-min e familjesKëshillime falas për gratë, meshkujt dhe për të rinjtë. Përgjegjës për adresën në kantonin tuaj: PLANeS, Schweiz. Dachverband der Familienplanungs- und Sexualberatungsstellen (Lidhja Mbikëqyrse për Këshillimoret për Planifikimin e Familjes dhe për Seksualitet në Zvicër) Tel. 021 661 22 33

Këshillime për nënat dhe baballarëtPër nënat dhe baballarët me foshnje dhe fëmijë të vegjël deri 5 vjeç. Përgjegjës për adresën në regjionin tuaj: Schweiz. Verband der Mütterberaterinnen SVM (Lidhja e Këshillëtareve të Nënave të Zvicrës), Tel. 044 382 30 33

Ndihmë financiareSolidaritätsfonds für Mutter und Kind SOFO des Schweiz. Katholi-schen Frauenbundes SKF, Tel. 041 226 02 27 (Fondet solidare për nënën dhe fëmijën SOFO Federata e Grave Katolike të Zvicrës)

Konsultime lidhur me bugjetin Beratungsstellen der Evangelischen Frauenhilfe in Aarau Tel. 062 822 79 66; Bern Tel. 031 381 27 01; Frauenfeld Tel. 052 721 27 46; St. Gallen Tel. 071 220 81 80; Winterthur Tel. 052 212 10 60; Zürich Tel. 044 405 73 35 (Këshillimore, këto që ndihmojnë grate)

Mbrojtja e shëndetitSeco, Grundlagen Arbeit und Gesundheit, Tel. 043 322 21 00 (Bazat Themelore -Puna dhe Shëndeti). Arbeitsinspektorat (Inspektoriati i Punës në kantonin tuaj). Adresat i gjeni në librat e telefonave.

është një fushatë e:

e krijuar me ndihmën dhe bashkëpunimin e:

BAFFAM Beratungsstelle für Ausländerfrauen und ihre Familien, Bern

Eidgenössisches Büro für die Gleichstellung von Frau und Mann, Bern Finanzhilfen nach dem Gleichstellungsgesetz

Schweizerischer Hebammenverband, Bern

Schweizerische Koordinationsstelle Migration und reproduktive Gesundheit/IAMANEH Schweiz, Basel

Botues:

Përgjegjës për këtë broshurë:Anna Christen, Travail.Suisse, Hopfenweg 21, Postfach 5775, 3001 Bern, tel. 031 370 21 11

Sajimi:Leuenberger, Werbung und Gestaltung, Matzenriedstrasse 54c, 3019 Oberbottigentel. 031 371 60 65

�����������������������������