a deshiron te hysh ne xhennet

66
1 A dëshiron të hysh në Xhennet?! A dëshiron të hysh në Xhennet?! Autor: Ebu Enes 1 www.botaislame.com

Upload: shaip-buzaku

Post on 30-Jun-2015

1.042 views

Category:

Education


9 download

DESCRIPTION

Shaip Buzaku

TRANSCRIPT

Page 1: A deshiron te hysh ne xhennet

1 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

A dëshiron të hysh në

Xhennet?!

Autor:

Ebu Enes

Maxhid Islam Benkani

1 www.botaislame.com

Page 2: A deshiron te hysh ne xhennet

2 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

1432 h

Me emrin e Allahut të Gjithmeshirshmit Mëshirëplotit

2 www.botaislame.com

Page 3: A deshiron te hysh ne xhennet

3 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të Dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është Dhurues i madh. (Hadid, 21)

Falënderimi i takon vetëm Allahut, atë e falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihmë kërkojmë, atë që Allahu e udhëzon s´ka kush që mund ta humb kurse atë që e humb nga rruga e drejtë s´ka udhëzues për të, dëshmoj se s`ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut i cili nuk ka shokë dhe dëshmoj se Muhammedia -salAllahu alejhi ve selem- është rob dhe i Dërguar i Tij.

Vëlla i dashur ekzistojnë disa vepra të lehta që nuk ka nevojë të bëhet mund i madh dhe me gjithë këtë këto vepra kanë shpërblim të madh dhe janë shkak për të hyrë në xhennet me lejen e Allahut të Lartësuar s´ka dyshim se kjo është mëshirë e Allahut mbi ne.

3 www.botaislame.com

Page 4: A deshiron te hysh ne xhennet

4 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Thotë Allahu i Lartësuar: Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nen të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin. (Zumer, 20)

Thotë ibn Kethiri Allahu e mëshiroftë: Allahu tregon në këtë ajet për robërit e tij të lumtur se për ta do të ketë dhoma në pallate të xhennetit, mbi ato dhoma do të ketë dhoma të tjera të ndërtuara të larta dhe të zbukuruara. Çdo gjë në këtë botë ecën nga përfundimi dhe shkatërrimi përveç atë që e ka përgatitur Allahu i Lartësuar për besimtarët në xhennet, ajo nuk përfundon kurrë, thotë Allahu i Lartësuar: Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. (Nahl, 96)

Shkaku i shkrimit të këtij libri është ajo që e shohim në këtë kohë se si njerëzit mundohen në ndërtimin e dynjasë dhe e kanë lënë përgatitjen për ahiret {botën tjetër} përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu i Madhëruar. Jam munduar ti mbledh disa ajete dhe hadithe të vërteta që kanë të bëjnë me këtë temë duke shpresuar që

4 www.botaislame.com

Page 5: A deshiron te hysh ne xhennet

5 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

njerëzit të nxitojnë në vepra të mira dhe ndoshta ky libër është shkak për përmirësimin dhe nxitjen e njerëzve në vepra të mira të cilat afrojnë tek Allahu i Lartësuar dhe të jenë shkak për të hyrë në xhennet me lejen e Allahut të Lartëmadhëruar.

Ne nuk dëshirojmë nga ju asgjë përveç të bëni lutje për ne dhe ne e lusim Allahun e Madhëruar që të na bën të sinqertë në fjalë dhe vepër dhe të na i pranon veprat tona. Amin.

5 www.botaislame.com

Page 6: A deshiron te hysh ne xhennet

6 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Kuptimi i fjalës Xhennet

Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë: Xhennet është emër gjithëpërfshirës për të gjitha begatitë dhe më e madhja e këtyre begative është shikimi në fytyrën e Allahut, siç transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Abdurrahman ibn ebi Lejla nga Suhejbi se i Dërguari –salAllahu alejhi ve selem– ka thënë: Kur të hyn banoret e xhennetit në xhennet thirr një thirrës: O ju banorë të xhenetit ju e keni një vendtakim tek Zoti juaj, Allahu dëshiron që t`ju shpërblen, banorët e xhennetit thonë: Cili është ai shpërblim? A nuk na u janë zbardhur fytyrat tona? A nuk janë peshuar neve peshoret e veprave të mira dhe na ka futur Zoti jonë në xhennet dhe na ka shpëtuar nga zjarri? Tha {i Dërguari i Allahut}: Dhe zbulohet perdja dhe shikojnë besimtarët

6 www.botaislame.com

Page 7: A deshiron te hysh ne xhennet

7 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

në të dhe nuk iu dhurohet banorëve të xhennetit diç më e dashur për ta se sa shikimi i Allahut.

Thotë Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë: Xhennet është emër përmbledhës për çdo gjë prej kopshteve, ndërtesave, pallateve, është transmetuar në Sahihun Buhari nga Enes ibn Malik, vajza e Berras dhe nëna e Harithit ka shkuar tek i Dërguari salAllahu alejhi ve selem dhe i ka thënë: O i Dërguar i Allahut a nuk po më flet për Harithin? Ai ishte vrarë në Bedër e kishte goditur një shigjetë e panjohur {pa ditur kush e ka goditur}, nëse ai është nga banorët e xhennetit unë do të bëj sabër {durim} dhe nëse nuk është nga banorët e xhehenemit do të qajë për të, tha: Oj nëna e Harithit, djali yt është në xhennet, ai e ka fituar xhennetin më të lartë Firdewsin, transmetohet në dy sahihët nga Ebu Musa el-Eshariu nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka thënë: Dy xhennete që enët e tyre i kanë nga ari dhe stolitë e tyre dhe dy xhennete tjera janë prej argjendi që enët dhe stolitë e tyre janë nga argjendi dhe në mes tyre dhe shikimit të zotit të tyre është Ridaul Kibrijai në fytyrën e tij në xhennetin e Adnit, thotë Allahu i

7 www.botaislame.com

Page 8: A deshiron te hysh ne xhennet

8 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Lartëmadhëruar: E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete. (Rrahman, 46) I përmendi Allahu këto dy xhennete pastaj i ka përmend edhe dy xhennete nen këto dyja e që bëjnë katër xhennete.

Thotë ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë: Këto xhennete janë dy llojesh: Dy xhennete janë nga ari kurse dy xhennetet tjera janë prej argjendi.

Çelësi i xhenetit

Dije vëlla i nderuar se ashtu sikurse çdo gjë që e ka çelësin e vetë gjithashtu xhenneti ka qelës e ky qelës është fjala: La ilahe il-lAllah.

Iu është thënë Wehb ibn Munebeh, a nuk është fjala La ilahe il-lAllah çelësi i xhenetit? Tha: Po. Mirëpo nuk ka çelës pa dhëmb, nëse vjen me çelës i cili i posedon dhëmbët të hapet dera përndryshe nuk të hapet dera.

Çelës është edhe: Veprimi i urdhrave të Allahut të Lartësuar dhe braktisja e atyre që Allahu ka ndaluar:

8 www.botaislame.com

Page 9: A deshiron te hysh ne xhennet

9 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të ndërprerë nga Muadhi -radijAllahu anhu- i cili ka thënë: Më ka thënë mua i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kur të pyesin ty banorët e Jemenit për çelësin e xhennetit thuaju është fjala La ilahe il-lAllah. Kjo argumenton se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- e kushtëzoi hyrjen në xhennet vetëm me vepra të mira sikur transmetohet në dy sahihët nga Ebi Ejub se një njeri tha: O i Dërguar i Allahut më trego për një vepër e cila më fut në xhennet. Tha: Adhuro Allahun dhe mos i bë shok aspak, fale namazin, jepe zekatin dhe lidhi lidhjet farefisnore.

Thotë Ibn Kajim el-Xhevzijeh -Allahu e mëshiroftë-: Çelës konsiderohet ajo gjë që e hap një send të mbyllur, prej këtyre çelësave është fjala La ilahe il-lAllah, ashtu siç është çelësi i namazit abdesti.

Pasimi i Kuranit dhe Sunetit është shkak për hyrjen në xhennet:

9 www.botaislame.com

Page 10: A deshiron te hysh ne xhennet

10 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (Ali Imran, 31) Dhe thotë Allahu i Madhëruar: Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut. (Nisa, 80) Ajetet për këtë janë të shumta. Dashuria e Allahut dhe Pejgamberit duhet të bëhet me pasim dhe duke e ndihmuar fenë e Allahut jo vetëm me fjalë siç veprojnë munafikat {dyfytyrëshat}, rezultati i dashurisë së Allahut bën që Allahu i Lartësuar të mëshiron dhe ti fal mëkatet.

Nga Ebi Nexhijh el-Urbad ibn Sarije thotë: Na ka këshilluar i Dërguari i Allahut me një këshillë të çmuar saqë zemrat na janë dridhur dhe lotët na kanë rrjedhur, dhe thamë: O i Dërguar i Allahut sikur kjo këshill të ishte këshill e lamtumirës, prandaj këshillona: Tha: Ju këshilloj që ti keni frik Allahut të bëhuni të dëgjueshëm dhe të respektueshëm edhe nëse ju urdhëron ndonjë robër sepse ai i cili do të jeton prej juve do të shef mospajtime të shumta prandaj kapuni për sunetin tim dhe sunetin e halifëve të udhëzuar kapuni me dhëmballë dhe ruajuni

10 www.botaislame.com

Page 11: A deshiron te hysh ne xhennet

11 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

nga gjërat e shpikura sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje. {E ka nxjerr Shejh Albani në Irvaul alil}

Kuptimi i hadithit është: Kapuni për Sunnetin dhe kujdesuni për të ashtu siç kapet me dhëmballë, ai i cili frikësohet se mos do ti humb ndonjë gjë. Këshillë: Është kur donë ta këshillosh, përkujtosh dikën për përfundimin e asaj gjëje, e çmuar: d.m.th prekëse që nëpërmjet kësaj këshille dridheshin zemrat dhe lotonin sytë, prandaj shpëtimi në kohën e gurabave {të huajve} është në kapjen për librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut me kuptimin ashtu siç e kuptuan shokët e të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem-.

Nga Ebi Shurejh El-Huzaij -Allahu qoftë i kënaqur me të- ka thënë: Ka dalë tek ne i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- dhe ka thënë: A nuk jeni nga ata që dëshmoni se s`ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguar i Allahu. Thanë: Po gjithsesi. Tha: Me të vërtetë ky Kuran një pjesë është në dorën e Allahut dhe një pjesë është në duart tuaja, prandaj kapuni për

11 www.botaislame.com

Page 12: A deshiron te hysh ne xhennet

12 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

të sepse ju nuk do të humbni dhe nuk do të shkatërroheni asnjëherë. {Sahih Et-Tergib, 38}

Nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i kënaqur me të- transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: I gjithë Ummeti im do të hynë në xhennet përveç kush nuk dëshiron, e pyeten: Kush nuk dëshiron me hy në xhennet o i Dërguar i Allahut? Tha: Kush më pason mua do të hyjë në xhennet, ndërsa kush nuk më pason mua ai veçse ka refuzuar {dhe përfundimin e tij e ka në zjarr} . {Transmeton Buhariu 13/249}

Pra shpëtimi i njeriut në dynja dhe ahiret bëhet duke e pasuar udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit -salAllahu alehi ve selem-.

Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi i cili ka thënë: Me të vërtetë ky Kuran është ndërmjetësues kush e pason atë do ta drejton për xhennet dhe kush e len apo ia kthen shpinën do ta shtyn për xhehenem. {Sahi Et-Tergib}

12 www.botaislame.com

Page 13: A deshiron te hysh ne xhennet

13 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Nga ibn Abas ibn Rebia transmetohet të ketë thënë: E kam parë Omer ibn Hattabin -radijAllahu anhu- duke e puthur Gurin e zi {Haxherul Esvedin} dhe thoshte: Unë e di se ti je një guri që nuk bën dëm as dobi dhe sikur mos ta kisha parë të Dërguarin e Allahut Muhammedin -salAllahu aljehi ve selem- duke të puthur nuk do të kisha puthur. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Thotë Taberaniu Allahu e mëshiroftë: Këtë e ka thënë Omeri për shkak se njerëzit kanë qenë afër periudhës së adhurimit të idhujve dhe është frikësuar Omeri se mos po mendojnë xhahilat {të paditurit} se puthja e gurit është nga ana e madhërimit të gurëve siç vepronin arabët në kohën e injorancës dhe deshi Omeri që ti mëson njerëzit se kjo është vetëm ndjekja e Sunetit të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- e jo se guri bën dëm ose dobi siç besonin idhujtarët në injorancë.

Transmetohet nga Muxhahidi të ketë thënë: Kemi qenë me Ibn Omerin Allahu qoftë i kënaqur me të në udhëtim dhe kemi kaluar nga një vend dhe ai {ibn Omeri} ka anuar nga ai vend, e pyetën pse e bëre një gjë të tillë?

13 www.botaislame.com

Page 14: A deshiron te hysh ne xhennet

14 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Tha: E kam parë të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke e bërë këtë dhe e bëra. {Sahih Et-Tergib}

Transmetohet nga Vathilete ibn El-Eskae -radijAllahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e nis një vepër të mirë ai do të ketë shpërblim për të derisa të veprohet me të gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij derisa të lihet ajo vepër dhe kush e nis një vepër të keqe ai do të ketë mëkat për të derisa të lihet ajo vepër e keqe dhe kush vdes duke qëndruar në xhihad atij do ti vazhdon shpërblimi deri kur të ringjallet në ditën e Kijametit. {Sahih Et-Tergib}

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijAllahu anhu- se i Dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush thirr në udhëzim ai do të ketë prej shpërblimit sikurse shpërblimet e atyre që e pasojnë atë, duke mos iu pakësuar nga shpërblimi atyre aspak, dhe kush thirr në devijim ai do ta ketë barrën e mëkatit edhe të atyre që e veprojnë atë duke mos iu mangësuar atyre aspak nga mëkatet e tyre. {Transmeton Muslimi}

14 www.botaislame.com

Page 15: A deshiron te hysh ne xhennet

15 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Thotë Allahu i Lartësuar: Binduni All-llahut dhe binduni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë. (Maide, 92)

Ka thënë shejh Sadi: Respektimi i Allahut dhe respektimi i të Dërguarit është një, ai që i bindet Allahut ai iu është bindur të Dërguarit kurse ai që i bindet të Dërguarit ai iu është bindur Allahut dhe kjo përfshin kryerja e veprave të cilat i ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i tij dhe ndalja apo braktisja e atyre veprave dhe fjalëve që Allahu ka ndaluar apo i Dërguari i tij.

Kjo gjë është prej urdhrave më gjithëpërfshirëse sepse siç po e shef në këtë hynë çdo gjë që ka urdhëruar apo ndaluar Allahu qoftë e anës së brendshme apo e anës së jashtme, fjala e Allahut { kini kujdes (mos kundërshtoni} d.m.th.: Keni kujdes mos e kundërshtoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij sepse në kundërshtimin e Allahut është shkatërrimi dhe humbja e qartë { E nëse refuzoni } nga ajo që jeni urdhëruar dhe bini në atë që është e ndaluar ...atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë. (Maide, 92) Nëse

15 www.botaislame.com

Page 16: A deshiron te hysh ne xhennet

16 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

udhëzoheni kjo është për të mirën tuaj mirëpo nëse bëni keq kjo është kundër vetës suaj, Allahu është ai i cili do t`ju llogaris juve kurse i Dërguari e ka kryer atë që ishte i urdhëruar me të.

Pra respektimi i të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- është shpëtim dhe fitore në ditën e kijametit kur të dalim para Allahut.

Thotë shejhul Islam ibn Tejmijeh Allahu e mëshiroftë: S´ka lumturi për robërit dhe as shpëtim në botën tjetër përveçse nëse e pasojnë të Dërguarin -alejhi selam-: Kush i bindet All-llahut, (urdhrave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë. (Nisa, 13-14)

Nënshtrimi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij bën që njeriu ta arrin lumturin në këtë botë dhe të shpëton në botën tjetër prej skenave tmerruese të ditës së kijametit,

16 www.botaislame.com

Page 17: A deshiron te hysh ne xhennet

17 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

sepse Allahu i ka krijuar njerëzit që ta adhurojnë Atë, siç thotë Allahu i Madhëruar: Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. (Dharijat, 56) Ta adhurojnë Allahun duke e respektuar Atë dhe duke e pasuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selema- ashtu siç na ka mësuar Ai, sepse i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush punon një vepër që se kemi vepruar ne ajo është e refuzuar. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët ”! (Ali Imran, 32) Thotë shejh Abdurrahman Sadi -Allahu e mëshiroftë-: Ky është urdhër prej Allahut të Lartësuar për robërit e Tij dhe është nga urdhrat më përfshirës. Respektimi i Allahut dhe respektimi i të Dërguarit e që në këtë hynë Imani {besimi} dhe Teuhidi {Njësimi i Allahut me të gjitha ato që i përkasin Atij}, pastaj në këtë hynë edhe braktisja e atyre që Allahu ka ndaluar dhe veprimi i urdhrave të Allahut është prej respektimit të Tij dhe kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij ata janë të shpëtuarit. E

17 www.botaislame.com

Page 18: A deshiron te hysh ne xhennet

18 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

nëse ata refuzojnë, ia kthejnë shpinën respektimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij ata bien në kufer dhe në respektim të çdo shejtani të: Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij. (Haxh, 4) I urren dhe i dënon ata me dënimin më të rënd dhe sikur nga ky ajet kuptohet pasimi i të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem- dhe se kjo është respektimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij e ky është respektimi i vërtetë.

Shpenzimi në rrugën e Allahut është shkak për të hyrë në xhennet

Thotë Allahu i Madhëruar: Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). (Ali Imran, 134-135)

18 www.botaislame.com

Page 19: A deshiron te hysh ne xhennet

19 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Thotë Allahu i Madhëruar: Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh. (Nisa, 114)

Transmetohet nga Enes ibn Malik -radijAllahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Sadakaja e fshehtë e ulë hidhërimin e Allahut dhe e parandalon të keqën. {Transmeton Tirmidhiu, Ibn Hibani dhe Begaviu në Suneh}

Transmetohet nga Muadh ibn Xhebel -radijALlahu anhu- të ketë thënë: Kam qenë me të Dërguarin e Allahut -salAllahu alejhi ve selem- në një udhëtim dhe kam qenë afër tij duke ecur dhe tha: A donë të tregoj për dyert e mirësive? Agjërimi është mburojë, sadakaja i fshin mëkatet ashtu siç e fikë uji zjarrin, namazi i njeriut në mesin e natës është shenjë e njerëzve të mirë pastaj e lexoi ajetin: I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo

19 www.botaislame.com

Page 20: A deshiron te hysh ne xhennet

20 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. (Sexhdeh,16) {Sahih et-Tergib}

Ka thënë Shejh Uthejmini -Allahu e mëshiroftë-: Për këtë arsye lëmosha është quajtur me emrin sadaka si argument dhe vërtetim për dhënësin e sajë, duhet që njeriu kur të jap sadaka të jap nga pasuria më e mirë e tij dhe nga ajo pasuri që e donë dhe ti jep përparësi më shumë asaj që e donë Allahu para asaj që e lakmon epshi i tij. Pastaj ka thënë: E gjithë pasuria është e dashur tek njeriu mirëpo një pjesë e pasurisë është më e dashur se pjesa tjetër prandaj kur të japësh për në rrugën e Allahut jep nga ajo që e donë më së shumti sepse kjo është argument se ti je i sinqertë dhe me këtë e arrin shkallën e njerëzve të mirë dhe të devotshëm.

Duaja kur të hysh në treg është shkak për të hyrë në xhennet

Transmetohet nga Ibn Omeri i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Kush hynë në treg dhe

20 www.botaislame.com

Page 21: A deshiron te hysh ne xhennet

21 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

thotë: La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherijke leh, lehul mulku ve lehul hamdu juhji ve jumit ve huvel hajjun la jemutu bi jedihi el-Hajru ve huve ala kul-li shejin kadir. Allahu do t´ia shënon atij njëqind mijë të mira dhe do t`ia shlyen njëqind mijë të këqija, do ta ngrit njëqind mijë shkallë lartë dhe do t´ia ndërton një shtëpi në xhenet {Sahihul Xhami 6231}

Përmendja {dhikri} i Allahut para gjumit është shkak për të hyrë në xhennet

Transmetohet nga Berra ibn Azib, se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kur të shkosh në shtrat për të fjetur merr abdest ashtu siç merr për namaz pastaj bjerë në krahun e djathtë pastaj thuaj: Allahumme innij eslemtu vexh`hij ilejke ve fevedtu emrij ilejke amentu bikitabike eledhi enzelte ve binebijike eledhi erselte, bëje që këto fjalë të jenë fjalët e tua të fundit dhe dije se nëse vdes këtë natë ti do të vdesësh në natyrshmërinë e pastër Islame. Kurse e ka shtuar në hadithin e Husajnit: Nëse zgjohesh do të vijnë mirësi kurse në një variant tjetër: Nëse vdes në këtë gjendje do ti ndërtohet një shtëpi në xhennet. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}21 www.botaislame.com

Page 22: A deshiron te hysh ne xhennet

22 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Komenti i hadithit: Ty ta kam dorëzuar vetën time d.m.th.: Jam mbështetur tek Ti dhe të gjitha çështjet janë në dorën Tënde me dëshirë dhe frikë d.m.th: Duke dëshiruar në shpërblimin Tënd dhe duke u frikësuar nga dënimi Yt do të vdesësh në natyrshmëri d.m.th.: Në Islam dhe nëse zgjohesh do të zgjohesh me mirësi d.m.th.: Do të fitosh shpërblime të shumta, thotë Imam Neveviu -Allahu e mëshiroftë- në këtë hadith fitohen tri sunete që janë të preferuara të veprohen dhe nuk janë obligim {farz} e para: Marrja abdes para gjumit nëse ka qenë me abdes i mjafton, e dyta fjetja në krahun e djathtë sepse i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka qenë që e ka dashur anën e djathtë, e treta: Përmendja e Allahut të Madhëruar në mënyrë që të bëhet përfundimi i tij me këtë vepër të mirë.

Të dhënit ushqim, përhapja e selamit dhe namazi i natës janë shkak për ndërtimin e dhomave të

xhennetit

22 www.botaislame.com

Page 23: A deshiron te hysh ne xhennet

23 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Transmetohet nga Ebi Malik el-Esharij -radijAllahu anhu- nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka thënë: Në xhennet ka dhoma që prej së jashtmi shihet brendësia e tyre dhe prej së brendshmi shihet çfarë ka jashtë tyre e ka përgatitur Allahu për ata që japin ushqim, e përhapin selamin dhe falen natën kur njerëzit e tjerë flenë. E pyetën për kë janë ato dhoma o i Dërguar i Allahut? Tha: Allahu i ka përgatitur për ata që japin ushqim në këtë botë për të varfëritë, jetimët, mysafirëve, vëllezërve etj.. {Sahih Ibn Huzejme}, pastaj për ata që flasin fjalë të buta, thotë Tibij -Allahu e mëshiroftë-: Për ata që flasin fjalë të mira dhe urtësi Allahu bëri që për ta të ketë dhoma në xhennet, Allahu i Madhëruar për këtë ka thënë: E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!” Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me dhoma të larta (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit. (Furkan, 63-75) Në këtë kuptohet se butësia në të folurit është prej cilësive të njerëzve të mirë të cilët janë të nënshtruar për Zotin e tyre dhe janë të mirësjellshëm dhe të butë në vepra dhe fjalë dhe për këtë arsye e bëri shpërblimin për ata që

23 www.botaislame.com

Page 24: A deshiron te hysh ne xhennet

24 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

japin ushqim me fjalët e tij: Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur. (Furkan, 67) Nga ky ajet kuptojmë se bujaria është cilësi e robërve të mirë të Allahut.

Nga Abdullah ibn Amer ka thënë se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Adhurojeni Mëshiruesin, jepni ushqim, përhapeni selamin do të hyni në xhennet me selam. {Et-Tergib}

Nga Abdullah ibn Amer -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Në xhennet ka dhoma që shihet ana e jashtme e tyre prej brenda dhe brendësia e tyre prej anës së jashtme, tha Ebu Malik El-Esharij -radijAllahu anhu-: Për kënd janë ato o i Dërguar i Allahut? Tha: Për atë që fletë mirë, që jep ushqim dhe e kalon natën në namaz kurse njerëzit flejnë. {Sahih Et-Tergib}

Dhënia ushqimit, përhapja e selamit, namazi i natës, janë shkak për ndërtimin e dhomave në xhennet, pra kujdesu o vëlla para se të vjen vdekja dhe të humb kjo shans.

24 www.botaislame.com

Page 25: A deshiron te hysh ne xhennet

25 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Zijareti {vizita} i të sëmurit, vizita e muslimanit dhe duaja për të është shkak për hyrjen në xhennet

Transmetoht nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i kënaqur me të- që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush e viziton një të sëmurë e thirr një thirrës nga qielli qofsh i lumtur dhe hapat tu janë të bekuar, e ke përgatitur një shtëpi në xhenet {Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe}.

Falja e dymbëdhjetë reqateve sunet çdo ditë është shkak për hyrjen në xhennet

Dije vëlla i dashur se namazet nafile kanë shpërblim të madh, është transmetuar në Sunet të vërtetë se për disa nafile ka shpërblim të madh, ky shpërblim është ndërtimi i një shtëpie në xhennet, transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummu Habibete e cila ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: S’ka asnjë rob musliman i cili falet për Allahun e Madhëruar çdo ditë nga dymbëdhjetë reqate nafile që

25 www.botaislame.com

Page 26: A deshiron te hysh ne xhennet

26 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

nuk janë obligim {farz} veçse Allahu do t`ia ndërton një shtëpi në xhennet, thotë Ummu Habibete: Kam vazhduar ti fali gjithherë dhe nuk i kam lënë kurrë. {Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi} e ka shtuar Tirmidhiu: Ato janë: Katra para drekës, dy pas sajë, dy pas akshamit, dy pas jacis dhe dy para namazit të sabahut.

Gjithashtu transmetohet prej sajë se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush i falë dymbëdhjetë reqate gjatë ditës dhe natës i ndërtohet një shtëpi në xhennet. Thotë Ummu Habibete: Nuk i kam lënë këto prej atëherë kur e kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem-. {Tranmeton Muslimi }

Thotë Anbese: Kurrë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e kam dëgjuar hadithin nga Ummu Habibete. Thotë Amer ibn Evs: Asnjëherë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e kam dëgjuar hadithin nga Anbese. Thotë Numani: Asnjëherë nuk i kam lënë këto sunete pasi që e kam dëgjuar hadithin nga Amer ibn Evs.

26 www.botaislame.com

Page 27: A deshiron te hysh ne xhennet

27 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Gjithashtu transmetohet nga ajo se ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: S’ka asnjë rob musliman i cili merr abdes dhe e përkryen atë pastaj i falë dymbëdhjetë reqate çdo natë nafile jo të obliguara, Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhennet. {Transmeton Muslimi}.

Kujdesu o vëlla Allahu të ruajt për këto sunete në mënyrë që ta arrish këtë shpërblim të madh dhe këto mirësi të cilat të bëjnë dobi në ditën e Kiametit { Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.} (Shuara, 88)

Një pallat në xhennet është për ata të cilët duhen për hir të Allahut

Transmetohet nga ibn Abassi se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Allahu i ka disa nga njerëzit ulur në ditën e kijametit në anën e djathtë të Arshit dhe të dy duart e Allahut janë të djathta këta njerëz janë në minbere prej dritës fytyrat e tyre janë prej dritës, këta nuk janë as pejgamberë, as shehida dhe as në grupin e të sinqertëve, e pyetën kush janë ata o i Dërguar i

27 www.botaislame.com

Page 28: A deshiron te hysh ne xhennet

28 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Allahut: Tha: Ata janë që janë dashur për hir të Allahut të Lartëmadhëruar. {Sahih Et-Tergib}

Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-Pejgamberët janë në xhennet, të sinqertit janë në xhennet dhe një njeri i cili e viziton vëllain e tij jo për diç tjetër por vetëm për hir të Allahut është në xhennet. {Hadithi është Sahih}.

Nga Muadhi -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Thotë Allahu Fuqiplotë: Ata që janë dashur për hir Timin për ta do të ketë minbere prej dritës që ia kanë lakminë pejgamberët dhe shehidët. {Transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi}

Pallati i falënderimit për atë që i vdesë fëmija i tij dhe ai bën sabër

Transmetohet nga Ebi Musa radijAllahu anhu se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kur ti vdes robit ndonjë fëmijë Allahu iu thotë Melaikëve: A e 28 www.botaislame.com

Page 29: A deshiron te hysh ne xhennet

29 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

morët fëmijën e robit tim? Thonë: Po. Thotë: A ia morët frytin e zemrës së tij? Thonë: Po. Thotë: Çfarë tha robi im? Thonë: Të ka falënderuar dhe ka thënë: Të Zotit jemi dhe vetëm tek ai e kemi kthimin, thotë Allahu i Lartësuar: Ndërtojani robit tim një shtëpi në xhennet dhe emërtojeni shtëpia e falënderimit. {Sahihul Xhami}

Duaja është shkak për ta ndërtuar një shtëpi në xhennet

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijAllahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Faraoni ia lidhi gruas së tij katër litarë në dy duart e saja dhe dy këmbët e saja, kur shpërndaheshin ushtarët prej sajë, melaiket i bënin hije Asisë, dhe thoshte: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës Sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” (Tahrim, 11) dhe Allahu ia zbuloi perden që ta shef vendin e sajë në xhennet. {Hadithi është i vërtetë}

Kjo dua bëhet shkak për tu ndërtuar një shtëpi në xhennet, prandaj kushtoi rëndësi.

29 www.botaislame.com

Page 30: A deshiron te hysh ne xhennet

30 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Namazi i Duhas {paradites} është shkak për tu ndërtuar një shtëpi në xhennet

Transmetohet nga Ebi Derda -radijallahu anhu- i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush e fal namazin e Duhas {paradites} nuk shkruhet prej gafilëve {të pakujdesshmëve}, kush i falë katër rekate të këtij namazi shkruhet prej adhuruesve, kush i falë gjashtë reqate do ti mjaftojnë prej çdo të keqe të asaj dite kurse kush i fal tetë reqate Allahu do ta shkruan prej adhuruesve të vazhdueshëm kurse ai i cili i falë dymbëdhjetë reqate i ndërtohet një shtëpi në xhennet. {Sahi Et-Tergib}

Transmeton Taberani në Evsat nga Ebi Musa: Kush e falë namazin e duhas katër reqate Allahu ia ndërton një shtëpi në xhennet.

30 www.botaislame.com

Page 31: A deshiron te hysh ne xhennet

31 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Leximi I sures Ihlas dhjetë herë është shkak për të hyrë në xhennet

Transmetohet nga Muadh ibn Enes se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e lexon: Kul huvallahu ehad dhjetë herë Allahu do t´ia ndërton një shtëpi në xhenet. {Sahihul Xhami}.

Kurse në një transmetim tjetër: Kush e lexon Kul Huvallahu ehad deri në fund dhjetë herë Allahu ia ndërton një shtëpi në xhennet, tha Omeri radijAllahu anhu: Atëherë do ta shpeshtojmë leximin, tha i Dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ve selem-: Allahu është më i madhi dhe më i miri.

Thotë Menaviu -Allahu e mëshiroftë-: Në këtë hadith kuptohet vlera e Kulhuvallahut kurse kanë thënë disa të tjerë: Kjo sure përmbledh fjalën e teuhidit sepse në vete përmban mohimin e çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut dhe se ai është i pastër nga ajo që ia përshkruajnë pabesimtarët dhe pohimin se vetëm Allahu është Ai i cili e meriton adhurimin dhe askush tjetër përveç Tij.

31 www.botaislame.com

Page 32: A deshiron te hysh ne xhennet

32 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Kaptina El-Ihlas është 1/3 e Kuranit siç ka treguar i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- për këtë nga Ebu Derda -radijallahu anhu- nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: A s´ka mundësi ndokush nga ju që në mbrëmje ta lexon 1/3 e Kuranit? E pyetën? Si ka mundësi të lexohet 1/3 E Kuranit? Tha Kul huvallahu ehad është sa 1/3 e Kuranit.

Kurse në një transmetim tjetër: Allahu e ka ndarë Kuranin në tri pjesë kurse kulhuvallahu ehad është një pjesë prej pjesëve të Kuranit {Transmeton Muslimi}

Një pallat e fiton në xhennetin më të lartë ku prijësi i tij është Muhammedi -salAllahu alejhi ve selem-

Nga ebi Umame -radijAllahu anhu- ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Unë jam prijësi për t`ia dhënë një shtëpi në xhennet atij i cili e len dyfytyrësinë dhe një shtëpi në xhennet për atë që e len gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka, dhe një shtëpi në xhenetin më të lartë për atë që e ka moralin {sjelljen} e mirë. {Transmeton Ebu Davudi}

32 www.botaislame.com

Page 33: A deshiron te hysh ne xhennet

33 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Kurse në një transmetim tjetër nga Fudalete ibn Abid, nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- se ka thënë: Unë jam zotëria për atë që më beson mua, e pranon Islamin dhe bën hixhret ai do të ketë një shtëpi në bukurit e xhennetit, një shtëpi në mes të xhennetit dhe një shtëpi mbi dhomat me të larta të xhennetit dhe unë jam prijës për atë që me beson mua, e pranon Islamin, bën xhihad në rrugën e Allahut ai do ta ketë një shtëpi në bukurit e xhennetit, një shtëpi në mes të xhennetit dhe një shtëpi në dhomat më të larta të xhenetit {Sahihul Xhami}

Ndërtimi i xhamive është shkak për hyrjen në xhennet

Nga Uthman Ibn Afani radijAllahu anhu transmetohet se ka thënë atëherë kur e kanë ndërtuar xhamin e Pejgamberit -salAllahu alejhi ve selem-: E kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: Kush e ndërton një xhami dhe me të e kërkon fytyrën e Allahut, Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhennet. Kurse në një transmetim tjetër: Allahu do t´ia ndërton atij të ngjashme si ajo në xhennet. {Buhariu dhe Muslimi}

33 www.botaislame.com

Page 34: A deshiron te hysh ne xhennet

34 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi -radjiAllahu anhu- i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: Kush e ndërton një xhami që të përmendët Allahu në të, Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhenet. {Et-tergib}

Transmetohet nga Aisha -radijAllahu anha- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e ndërton një xhami nuk dëshiron me të syefaqësi dhe as famë Allahu do t´ia ndërton atij një shtëpi në xhenet. {Sahih Et-tergib}

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijallahu anhu- i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Ajo që e arrin njeriu besimtarë prej veprës së tij dhe të mirave të tij pas vdekjes së tij janë: Një dituri që e ka mësuar dhe e ka shpërndarë, apo një fëmijë të mirë që e ka lënë, apo një libër të mirë, apo ka ndërtuar një xhami, apo ndonjë shtëpi për të varfëritë, apo një burim me ujë e ka lënë, apo ndonjë sadaka e ka nxjerr nga pasuria e tij kur ka qenë shëndosh gjatë jetës së tij këto i arrijnë atij edhe pas vdekjes së tij. {Sahih Et-tergib}.

34 www.botaislame.com

Page 35: A deshiron te hysh ne xhennet

35 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Prandaj vëlla i dashur kujdesu për ndërtimin e xhamive që ta arrish këtë shpërblim të madh.

Vërejtje: Thotë Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë-: Ka thënë Ibn Xhevzije -Allahu e mëshiroftë-: Kush e shkruan emrin e tij në xhamia të cilat i ndërton personi i tillë është larg nga sinqeriteti.

Drejtimi dhe ngushtimi i safave në namaz është shkak për hyrjen në xhennet

Transmetohet nga Aisha -radijAllahu anha- që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush e plotëson safin e zbrazët Allahu e ngritë atë një shkallë në xhennet dhe ia ndërton një shtëpi në xhenet. {Shejh Albani ka thënë Hadithi është Sahih}, zbrazëtinë konsiderohet ajo pjesë e cila është në mes teje dhe atij që është afër teje gjatë kohës së namazit, prandaj vetëm vendosja e këmbës tënde afër këmbës së tij në saffë gjatë namazit e fiton këtë shpërblim të madh, për fat të keq shohim shumë njerëz e largon këmbën e tij nga këmba e shokut afër dhe e humb këtë shpërblim, prandaj kujdesu

35 www.botaislame.com

Page 36: A deshiron te hysh ne xhennet

36 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

vëlla për këtë shpërblim të madh dhe afroje këmbën afër shokut tënd në namaz.

Dhomat në xhennet janë edhe për ata të cilët i besuan të dërguarve

Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudrij radijAllahu anhu se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Banorët e xhennetit i shohin banorët e tjerë të xhennetit që gjinden në dhoma lart tyre, ashtu siç e shef yllin në univers me një distancë aq sa është prej lindjes deri në perëndim: Thanë: O i Dërguar i Allahut, ato janë pozitat {vendet} e Pejgamberëve, s´mundet ti arrijnë të tjerët? Tha: Po. Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij ato pozita do ti arrijnë ata burra që besuan në Allahun dhe i besuan Pejgamberët. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Thotë Menaviu Allahu e mëshiroftë: Qëllimi me dhomat e xhennetit ësht pallatet e larta në xhennet.

36 www.botaislame.com

Page 37: A deshiron te hysh ne xhennet

37 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Lufta për në rrugën e Allahut është shkak për të hyrë në xhennet

Transmetohet nga Neijm ibn Himar nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- që ka thënë: Shehidët më të mirë janë ata të cilët luftojnë në safin e parë dhe nuk i kthejnë fytyrat e tyre derisa të vriten, ata do ti kenë dhomat e larta në xhennetet e larta, qeshët Zoti i tyre me ta dhe me atë që qeshët Zoti s`ka llogari për të. {Sahihul Xhami}

Shkuarja në xhami

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush shkon për në xhami apo kthehet nga ajo Allahu ia përgatit një vend në xhennet sa herë që shkon ai në xhami. {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Shpresojmë nga ata që falen në shtëpia që ti kushtojnë rëndësi namazit në xhami sepse xhamia prodhon burra, thotë Allahu i Madhëruar: (Ajo dritë) Është në shtëpitë 37 www.botaislame.com

Page 38: A deshiron te hysh ne xhennet

38 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

(xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (Nur 36-37)

Dhe në fund pasi që e lexuam këtë libër, kujdesu o ti vëlla i ndershëm dhe oj ti motër bujare që të fitoni të mira dhe të përgatiteni në këto kohë: Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time. (Bekare, 197) dhe thotë Allahu i Madhëruar: Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut. (Kasas, 83) Thotë shejh Sadi: Atë vend të përjetshëm (xhennetin) - Për të cilin ka treguar Allahu dhe i Dërguari i Tij në të cilin janë mbledhur të gjitha begatitë: Ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, pasi që këta nuk kanë dashur të

38 www.botaislame.com

Page 39: A deshiron te hysh ne xhennet

39 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

bëjnë mendjemadhësi dhe shkatërrim në tokë ua kemi përcaktuar xhennetin si vend të sigurt dhe të qetë sepse këta burra ishin modest me Allahun dhe vepruan vepra të mira dhe këta janë njerëzit e devotshëm të cilët i pret një përfundim i mirë, për këtë arsye Allahu tha: Përfundim. D.m.th.: Shpëtimin dhe lumturin e cila do t´ju vazhdon këtyre është për shkak që i patën frikë Allahut dhe nga kjo kuptojmë se ai që bën mendjemadhësi dhe shkatërrim në tok s´kanë shpërblim ata në botën tjetër dhe s´kanë hise në xhennetin e Allahut.

I mençur dhe fitimtarë është ai i cili punon vepra që e afrojnë tek Allahu kurse njeriu duhet ti shikon veprat e tij ti përmirëson ato dhe të pendohet nga mëkatet dhe gjynahet, ti rritë veprat e mira dhe ti shton adhurimet dhe o ju vëllezër llogariteni vetveten tuaj para se të llogariteni dhe peshoni veprat tuaja para se t´ju peshohen juve. E jona vëllezër është që ta kuptojmë se kjo botë është e përkohshme, kalimtare dhe se përfundimi jonë është duke u afruar prandaj patjetër duhet që të kujdesemi dhe ta vendosim Ahiretin {botën tjetër} në zemrat tona dhe mos ti japim përparësi dynjasë

39 www.botaislame.com

Page 40: A deshiron te hysh ne xhennet

40 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

sepse ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e përjetshme, thotë Allahu i Madhëruar: Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. (Kehf, 46)

Kujdesu o vëlla për vepra të mira dhe për këto shpërblime të mëdha dhe depononi nga veprat e mira të cilat ju bëjnë dobi në botën tjetër.

E lusim Allahun Fuqiplotë që të na ndihmon në kryerjen e veprave të mira dhe po ashtu e lusim që të na bën të sinqertë në fjalë dhe vepra.

Me këtë përmbyllet ky libër, falënderimi i qoftë vetëm Allahut, kjo është përpjekja jonë sipas mundësisë, e lusim Allahun e madh që t`ju bën dobi muslimanëve me këtë libër dhe të jetë përgatitje që na bën dobi në botën tjetër. ..O Allah prano…

Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të botëve kurse Salavatet dhe shpëtimi i

40 www.botaislame.com

Page 41: A deshiron te hysh ne xhennet

41 A dëshiron të hysh në Xhennet?!

Allahut qoftë mbi vulën e Pejgamberëve, Muhammedin -salAllahu alejhi ve selem- mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

E shkroi : Ebu Enes Maxhid Islam Benkani

Përktheu dhe përshtati: -Ebu Merjem-

41 www.botaislame.com