5. bazat e kriminaslistikes

Upload: linda-haxhiu

Post on 14-Apr-2018

252 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    1/18

    5.Ligjerata

    Taktika e keqyrjes se vendit te ngjarjes- kuptimi dhe detyrat

    Kqyrja e vendit te ngjarjes eshte nje veprim hetimor, me ane te te cilit organi i procedurespercepton drejtperdrejte mjedisin ku ka ndodhur vepra penale, zbulon, mbledh, fiksongjurmet e veprave penale dhe sajon rrethanat qe kane rendesi per ceshtjen.

    Kqyrja e vendit te ngjarjes eshte edhe burim i rendesishem informacioni, me ane te cilitsqarohet mekanizmi i ngjarjes ne baze te gjurmeve, studiohet personaliteti i personave qekane marre pjese ne kete ngjarje.

    Ngjarje konsiderohet cdo ndryshim i ndodhur ne mjedisin e dhene ku eshte kryer vepra

    penale, ne te cilin duhet te kryhet veprimi i sqarimit te rrethanave te ngjarjes. Vendi i ngjarjes mund te jete nje territor ose lokal i caktuar i cili, ne nje moment, ka pesuar

    ndryshime te cilat mund te jene rrjedhoje e veprimeve te njeriut.

    Nga ana kriminalistike ngjarje konsiderohen vetem ato qe qe pasohen me levizje te sendeveose objekteve, me thyrje e demtime te tyre.

    Percaktimi i kufijve te vendit te ngjarjes eshte i veshtire. Kur ngjarja ka ndodhur ne ndonjelokal vendi i ngjarjes eshte ne ndertesen e dhene.

    Ne terren te hapur vendi i ngjarjes shtrihet ne ate pjese ku gjendet kufoma e personit oseobjekti tjeter i demtuar si dhe aty ku ndodhin gjurme e prova materiale qe deshmojnezhvillimin e saj.

    Nuk ka veper penale qe nuk le shenja materiale. Kufijt e vendit te ngjarjes varen nga disafaktor, nga natyra e vepres penale, nga vecorite qe ka vendi i ngjarjes etj.

    Vend i ngjarjes eshte jo vetem vendi ku ka ndodhur vepra penale por edhe vendi ku janezbuluar rrethana qe lidhen me te dhe pasojat e tij.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    2/18

    Detyra kryesore e kqyrjes se vendit te ngjarjes eshte studimi i mjedisit ku ka ndodhur vendi ingjarjes dhe i rrethanave te saj. Kqyrja e vendit te ngjarjes behet me qellim qe:

    Te vertetoje a ekziston apo jo vepra penale,

    Te vertetoje llojin e vepres penale,

    Te vertetoje provat me qellim qe te gjedet krysi,

    Te gjendet dhe vertetohet identiteti i viktimes,

    Te vertetohet lloji dhe madhesia e demit, Kontrollimi i provave qe disponojne.

    Pervec kesaj grupi hetimor kryen edhe detyra te tjera te cilat kane te bejne me sqarimin errethanave qe kane rendesi per ceshtjen.

    Nese fajtori ka marre me vete gjurme nga vendi i ngjarjes (gjurme dheu), zbulimi i tyre tregonse fajtori ka qene ne vendin e ngjarjes.

    Te dhenat se ku ndodhet vendi i ngjarjes te dhenat sigurohen nga kufoma.

    Per menyren e kryerjes se vepres penale te dhenat mblidhen nga studimi i pozicionit teobjekteve qe ndodhen ne vendin e ngjarjes, ose pozicioni i kufomes.

    PERGATITJA PER KQYRJEN E VENDIT TE NGJARJES

    Organi i procedures duhet ti bej pergatitjet e duhura para se te dale ne vendin e ngjarjes.

    Vendi i ngjarjes te cdo veper penale i ka te papriturat e veta, objekte te shumellojta qe nukmund te merren me mend.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    3/18

    Per kete arsye verifikimi i njoftimit duhet te behet ne sennsin qe te vertetohet se ngjarja kate bej apo jo me veper penale.

    Veprimet e para per verifikimin e njoftimit te ngjarjes nuk synojne vertetimin e plote tevepres penale dhe te fajesise se personit, sepse ne kete faze nuk zhvillohen akoma hetime.

    Duhet te ndermerren masat e duhura per ruajtjen e vendit te ngjarjes. Kjo behet me qellimqe te ruhen dhe sigurohen provat materiale dhe gjurmet dhe nuk lejohet asnjeri qe te shkelene vendin e ngjarjes para ardhejes se grupit hetimor.

    Te paret qe shkojne ne vendin e ngjarjes jane punetoret e policise, e keta duhet ti marrinmasat per ruajtjen e vendit te ngjarkjes.

    Detyra e pare e tyre eshte njoftimi organit te procedures per ta zbatuar kqyrjen.

    Paaftesia profesionale dhe pakujdesi i personave te policise mund te shkaktoje pasoja nedrejtim te identifikimit.

    Cilesia e kontrollimit te vendit te ngjarjes varet nga perdorimi i mjeteve bashkekohoreteknike. Ne kqyrjen e vendit te ngjarjes marrin pjese personat e ngarkuar nga ligji me kete

    detyre dhe personat qe caktohen nga organi i procedures- eksperti..

    TAKTIKA E KQYRJES SE VENDIT TE NGJARJES

    Kur organi hetimor del ne vendin e ngjarjes, policia i informaon ata ,mbi masat e marra meqellim te ruajtjes se vendit te ngjarjes, gjurmimit te kryesit dhe per te gjitha rrethanat tjera.

    Njoftimi perfshine edhe informaten mbi dhenien e ndihmes mjekesore te demtuarit. Nese aindodhet ne vendin e ngjarjes ai pyetet per ngjarjen dhe personat fajtor.

    Mbledhja e informatave nga i demtuari dhe deshmitaret ka karakter informativ per tembledhur te dhenat qe ndihmojne ndjekjen e fajtorit.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    4/18

    Se fundi behet verifikimi se a kane mberritur ne vendin e ngjarjes personat nga ekimihetimor., largohen te gjithe personat qe pengojne kqyerjen. Hetuuesi i pyet edhe personat qekane ruajtur vendin e ngjarjes.

    Po keshtu shkurt pyeten edhe deshmitaret qe kane pare ngjarjen.

    Nese ngjarja ka ndodhur ne banese, pas shikimit te kufomes, armes dhe objekteve tjerakryesore vemendja perqendrohet te

    gjendja e jashtme e objektit. Kqyrja ketu behet ne rrethe koncentrike duke filluar nga

    periferia, por edhe ne menyre lineare duke ndjekur gjurmet. Ne aksidente automobilistike kqyrja nis me automjetin dhe vazhdo ne drejtim te kundert

    duke shkuar te pika e fillimit te ngjarjes.

    Kur ngjarja ka ndodhur ne vend te hapur inspektohet territori duke levizur. Kur kryhetveshtrimi behet fotografimi orientues dhe ai i pergjithshem.

    Gurmet e dukshme ruhen nga demtimi e prishja, provat materiale fiksohen me kujdes temadh etj.

    Kqyrja nuk duhet te kufizohet vetem ne mjedisin ne te cilin ka gjurme te dukshme por ato,varesiht nga lloji i vepres, duhet te shtrihen edhe ne vendet prane ketij territori.

    KOHA E KQYRJES SE VENDIT TE NGJARJES

    Kqyrja behet ne cdo kohe te dites dhe nates, mjafton te krijohen kushte te pershtatshmendriqimi.

    Nese ajo behet naten me drite jo te plote, vendi i njarjes ruhet dhe vazhdon kqyerja te

    nesermen.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    5/18

    Shkuarja sa e shpejte ne vendin e ngjarjes eshte rregull qe nuk duhet te shtyhet.

    Shkurja e shpejte ne vendin e ngjarjes eshte kusht per sukses. Duke zvarritur shikimin evendit te ngjarjes situata aty mund te nderroje shpejt, pasi aty persona te ndryshem , medashje apo pa te mund te prishin gjurme ne vendin e ngjarjes.

    Kjo ka efekte qe te pengoje kryesin qe ti prishe gjurmet ne vendin e ngjarjes.

    Puna e grupit hetimor per kqyrje pas ardhjes ne vendin e ngjarjes

    Me rastin e shkuarjes se ekipit hetimor ne vendin e ngjarfjes pjestari i policise referon permasat e ndermarra per sigurimin e vendit te ngjarjes.

    Te gjithe personat duhet te mblidhen ne nje vend jash rrethit te shenuar te ngjarjes, duke ilene teshat dhe sendet tjera te te perta.

    Pastaj fillojne pyetjet me procesverbal. Pas kesaj fillon inspektimi i vendit te ngjarjes, studimii vendit te ngjarjes, marrja e masave per kerkimin e fajtoreve.

    Kqyrja e vendit te ngjarjes duhet te filloje, te shumten e rasteve, nga qendra ne periferi. Kjo ipergjigjet parimit nga e pergjithshmja te e vecanta, nga kqyrja e objekteve qe kane me

    shume informacione te ato qe kane me pak. Keshtu lehtesohet puna e ekimit hetimor ne ndricimin e vendit te ngjarjes.

    METODA E KQYRJES STATIKE DHE DINAMIKE TE VENDIT TE NGJARJES

    Kerkimi i gjurmeve dhe i sendeve duhet te filloje nga problemi se cfare objektesh ka prekurfajtori, ne cilin vend apo objekt mund te lihen ato.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    6/18

    Asnje pjestar i grupit hetimor nuk duhet ti prish gjurmet e krimit e as nuk duhet ti le gjurmet e tij.

    Per kete arsye perdoren shume metoda , por kryesore jane dy:

    Metoda statike dhe dinamike. Procesi i kqyrjes kalon neper disa etapa dhe per te perdoren mjete tendryshe teknike.

    Keshtu, eksperti i vendit te ngjarjes duhet te kerkoje gjurme kembesh; xham te thyer, gjak, qime, spermeetj.

    Etapa statike konsiston ne perpilimin e planit te kqyrjes, kurse ajo dinamike konsiston ne kqyerjendinamike te bere ne vendin e ngjarjes.

    Kuptimi dhe rendesia e kontrollimit

    Kontrollimi eshte veprim hetimor qe ndermerret me qellim zbulimi te krysit te fshehur te vepres penale, tegjurmeve te

    vepres penale, ose te mjetit te vlefshem per procedure.

    Pra qellimi i kontrollimit qendron ne gjendjen e provave te krysi ose vendi qe kontrollohet, e te cilat kanerendes per proceduren penale.

    Pergatitja per kontrollim

    Per cdo kontrollim kerkohet pergatitje e posacme. Ne kete drejtim duhet

    -Te mbidhen te dhenat per personat te te cilet do te behet kontrollimi, shprehite e tyre, menyra e jetes,vendkalimet etj.

    -Informimi se i ka fajtori sendet e kerkuara ne vendet qe do te kontrollohen,

    -Te perpilohet me kujdes plani i kontrollimit.

    Duhet te sigurohen te dhenat per sendet qe kerkohen, te dhenat per personalitetin e kryesit.

    Informatat duhet te sigurohen nga deshmitaret, nga vendi i punes se tyre dhe nga te dhenat tjera.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    7/18

    Kontrollimi i baneses duhet te filloje e perfundoje, si rregull, gjate dites. Kjo i ka perparesite e veta:mindesite per rezistence jane me te pakta, mundisia per ikje po ashtu etj.

    Naten me lehte mund te fshihen e hidhen sende nga dritaret etj.

    Por, kontrollimi duhet te perfundoje, nese eshte e nevojshme duke e vazhduar ate edhe gjate nates. Kjonga se evitohen mindesite e marrveshjeve midis fajktoreve etj.

    Kontrollimi ne banese

    Dallohen: kontrollimi i banesave private dhe objekteve percjellese, lokaleve zyrtare, publike, lokaleve tepunes, ekonomike

    etj.

    Dallohen kontrollimet e tera qe perfshijne te gjitha lokalet dhe hapesirat per rreth tyre.

    Kthinat dhe kuzhnat kontrollohen nje nga nje, duke u mbyllur me qels qe te pengohet vendosja e sendevete kerkuara ne to.

    Kontrollimi zakonisht duhet te jete i befasishem, duke e rrethuar objektin qe kontrollphet.

    Nese gjate kontrollimit gjenden sende qe kane lidhje me veper tjeter penale ato konfiskohen dhe idorezohen prokurorit publik. Pse?...

    Kontrollimi ne banese eshte i veshtire per shkak te laramanise se vendeve ku mund te fshihen sendet.

    Kur fillon kontrollimi te gjithe njerezit e shtepise tubohen ne nje vend, atyre u dorezohet vendimi perkontrollim dhe njoftohen per te drejten e tyre.

    Pa lejen e personit pergjegjes asnje person nuk lejohet te levize.

    Para kontrollimit te baneses eshte mire te kontrollohen personat e tubuar.

    Para se te filloje kontrollimi kerkohet nga personat qe ti dorezojne sendet e kerkuara. Dorzimi i sendevenuk do te thot se kontrollimi nuk do te behet.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    8/18

    Duhet te kontrollohen edhe sendet qe hasen: bicikletat, veturat, motoqikletat etj. Kur nuk hapen dollapat dhe ormanet ato happen me force. Gjate kontrollimit duhet pasur parasysh edhe hapesira e hapura rreth baneses. Kontrollmi behet ne pranine e dy deshmitareve dhe per te mbahet procesverbal.

    Kontrollimi i personit

    Kontrollimi i personit behet domosdosjhmerisht gjate heqjes se lirise se tyre. Ky kontrollim perfshin kontrollimin e trupit, teshave dhe sendeve qe ndodhen tek ai. Ne cdo rast atij i dorezohet kopja e vendimit per kontrollm dhe kerkohet qe ti dorezoj

    sendet qe kerkohen.

    Gjate kontrollimit duhet respektuar dinjitetin e personi.

    Kontrollimin e femrave e bejne femrat dhe e kunderta.

    Gjate kontrollimit kontrolllohen kapelat, kesulat, astaret, jaka e palltos, pantollanat,kepucet etj.

    Gjate kontrollimit te personit kontrollohen edhe floket, mjekrra, hunda, veshet,gishtrinjet e kemnbeve, gjinjte, sqetullat, lidhjet e plageve etj.

    Para se te fillohet me kontrllimin personi qe kontrollohet njiohet me te drejten qe tesiguroje pranine e nje deshmitari, por me kusht qe ai te gjendet shpejt.

    Gjate kontrollimit te teshave duhet kushtuar kujdese kontrollimit te sendeve qe gjendenne to, sepse ne ato vende mund te fshehen dokumente dhe gjera tjera qe kerkohen.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    9/18

    Llojet e vecanta te kontrollimit Si llojet et vecanta te kontrollimit konsiderohen kontrollimi ne grup dhe

    kontrollimi i perseritur.

    Kontrollimi ne grup behet brenda nje kohe, ne nje procedure, por ne vende tendara.

    Pra objektet e kontrollit ndahen ne disa persona dhe ne vende te ndryshme.

    Keto kontrollime behen per te penguar marreveshjet midis bashkepunetoreve.Po te beheshin kontrollimet te keta persona ne kohe te ndrshme ata mund temerreshin vesh me telefon, telegram etj., dhe keshtu do te pengohej suksesi ikontrollimit.

    2.Kontrollimi i perseritur behet ne rastet kur kontrollimi paraprak nuk kishtesjellur rezultate, por qe jane forcuar bindjet se kontrollimi i ri do te sjellsuksese.

    Ky sukses mund te realizohet per shkak se kryesit, munden qe sendet ekerkuara ti sjellin me pas ne shtepine e tyre, me supozimin se shteti e ka berekontrollimin dhe se me nuk do ti trazoje.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    10/18

    Kuptimi dhe rendesia e pyetjes

    Kuptimi i te vertetes objektive dhe dhenia e vendimit te drejte kerkon konstatimin eplote te te gjitha fakteve qe kane lidhje me ceshtjen.

    Per kete arsye eshte e nevojshme qe te percaktohet rrethi i provave qe do teshqyrtohen- objekti i te provuarit.

    Me objekt te te provuarit kuptohet teresia e fakteve, konstatimi i te cilave eshte inevojshem per vertetimin e drejte te ceshtjes.

    Rol te vecante ne vertetimin e rrethanave te ceshtjes penale ka deshmia. Permes sajpercaktohen rrethanat objektive dhe subjektive te kryerjes se vepres penale.

    Mirepo, pyetesi duhet te kete kujdes per disa karakteristika psikologjike te thenjeve, qete mund te vleresoje saktesine e tyre.

    Pyetja eshte veprim hetimor e gjyqesor permes se ciles organi i procedures merrdrejtperdrejte thenie qe kane rendesi ne zgjidhjen e drejte te ceshtjes.

    Sic dihet theniet e personave te ndryshem jane rezultat nje procesi te nderlikuar psikik.

    Pse pyetja eshte veprin hetimor e gjyqesor?

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    11/18

    Bazat psikologjike te pyetjeve Per pyetjen e deshmitareve, te demtuarve, eksperteve etj, rendesi te vecante ka njohja e

    bazave te formimit te personalitetit. Pra duhet te njihen karakteri, temperamenti, motivet,emocionet etj.

    1.Karakteri si tipar i personalitetit te njeriut tregon si vepron individi ndaj vlerave morale teshoqerise. Karakteri tregon veprimet qe i kryen nje individ, qofshin ato te moralshme apo jo.

    2.Temperamenti shprehet ne menyren e reagimit te individit ndaj ngacmimeve dhe nxitjevete jashtme. Temperamenti eshte i nevojshem per te treguar shkaqet qe e kane shtyre njeriun

    te kryej vepra penale. 3.Emocionet jane shprehje e ndryshimit te gjendjes psikike te njeriut. Njerezit ne jeten e

    perditshme provojne emocione si: frike, gezim, trishtim etj. Emocionet mund te jene te atillaqe mund te ndikojne ne kryerjen e krimeve.

    4.Shprehite jane veti te individit te cilat krijohen, zhvillohen e ndryshojne nen ndikimin emjedisit shoqeror. Shprehite fitohen me perseritje.

    5.Inteegjenca eshte aftesia e te menduarit dhe aftesia per te zgjidhur probleme. Roli i sajeshte i madh dhe ai shprehet ne llojin e vepres penale te kryer.

    6.Motivet jane faktore qe e shtyjne individin per te qene aktiv dhe e orientojne ate nezgjidhjen e problemeve kponkrete. Motivi i vepres penale.

    Nuk ka dy njerez te njejte. Andaj edhe ne pikpamje psikologjike njerezite e perjetojne botensecili ne menyren e vet.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    12/18

    Perceptimi Perceptimi eshte proces psikik me ane te cilit ne pasqyrojme ne vetedijen tone sendin,

    objektin dhe dukurine ne teresi qe vepron drejtperdrejte ne shqisat tona.

    Ne perceptim merr pjese i tere aparati nervor. Figura e perceptimeve krijohen si rezultat iveprimit reciprok te disa aparateve nervore. Pra ne perceprim marrin pjese pos dy bebzave tesyrit edhe aparatet nervore te syrit.

    Ne punen hetimore kane rendesi perceptimet hapesinore, te kohes dhe te levizjes.

    Por, dihet se njeriu nuk mund te perceptoje dukurine ne tere dimensionet e saja.

    Prandaj, organi i procedures kur ben pyetjen duhet te sqaroje se cka ka perceptuar i pyeturine castin e ngjarjes.

    Perceptimi behet permes shqisave te te pamurit, prekurit etj.

    Perceptimi me i sakt eshte kur keto organe bashkeveprojne nder vete.

    Sa me shume qe zgjat koha e perceptimit aq me i lehte eshte pershkrimi i dukurise dhe ekunderta.

    Personi qe e ka pas vemendjen gjetke me pak ka mundesi te perceptoje ngjarjen.

    KUJTESA

    Kujtesa eshte teresi procesesh te nderlikuara si: te mbajturit mend, ruajtja, njohja dhe teriprodhuarit.

    Kjo ka rendesi te madhe ne formimin e thenieve te deshmitareve, te pandehurit dhe tedemtuarit.

    Edhe perceptimi me i drejte nuk na siguron se ai do te riprodhohet drejte. Kjo mund te

    ndodhe sepse njeriu mund te harroje plotesisht ose pjeserisht, kjo varte nga kujtesa. Disa njerez mbajne mend me mire te tjeret me keq, ne kete ndikojne shume faktore

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    13/18

    Riprodhimi Riprodhimi eshte proces kur i pyeturi, pas perceptimit dhe kujteses, riprodhon fakte qe ka

    pare e degjuar.

    Riprodhimi menjehere pas perceptimit eshte me i plote dhe me i sakte.

    Kur riprodhimi eshte i shoqeruar me emocione nuk eshte mire te jepert menjehere. Pas dyditesh ai mund te jete shume me i plote dhe objektiv.

    Gjate pyetjes se personave dallohen:

    1.Pyetjet sugjestive- jane pyetje qe sugjerojne pergjegjie te caktuara. Pyetjet e tilla, teshumten e rasteve, jane te ndaluara.

    2.Pyetjet decizive- Kravata a ishte e kuqe- pergjegjia te shumten e rasteve eshte PO, sepsejepet pa menduar,

    3.Pyetjet kapricioze- Cfare ngjyre kishte fustani i femres? Keto pyetje behen kur kriminalistinuk eshte i bindur ne dissa rrethana te caktuara.

    4.Pyetjet e nderlidhura- nderlidhen me pergjegjiet e patrashtruara pas pyetjes se

    meparshme.

    TAKTIKA E PYETJES SE TE PANDEHURIT

    Para se te fillohet me pyetjen e te pandehurit duhet studiuar lenden e ceshtjes,personalitetin e tij etj.

    Lenda duhet te studiohet me kujdes per te percaktuar rrethanat te cilat priten te sqarohenme ane te pyetjes.

    Studimi i personalitettit te te pandehurit behet me qellimn qe te njihen vecorite individulaete tij e qendrimet e pergjithshme etj.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    14/18

    Pyetja e te pandehurit si rregull behet pasi organi i procedures te kete siguruar prova (kqyrjete vendit te ngjarjes, kontrollimit etj.)

    Mosstudimi i lendes dhe mosnjohja e personalitetit te e pandehurit do ta veshtiresoje shumeprocesin e pyetjes se te pandehurit.

    Praktiika ka treguar se mund te perdoren keto metoda taktike te pyetjes se te pandehurit:

    1.Pyetja frontale- keto pyetje behen ne rastet kur vepra penale e kryer nga i pandehuri eshtee fresket. Ketu atij i behet pyetja e drejtperdrejte per vepren penale. Keto pyetje behen

    menjehere pas arrestimit te personit dhe ato te shumten e rasteve japin rezultate pozitive. Njohja e te pandehurit me te gjitha provat e ceshtjes behet vetem pas perfundimit te hetimit.

    Metode mjaft e rendesishme ne pyetjen e te pandehurit eshte detajimi i thenieve.

    Ne raste mjaft te rralla theniet mund te trillohen prej fillimi.

    Pyetja duhet te sherbeje per te vertetuar karakterin e te pandehurit.

    Pas njhohjes se karakterit eshte shume me e lehte berja e pyetjeve.

    Per te qene i suksesshem prezantimi i provave ato duhet te jene te dokumentuara.

    Deklarimi i sakt mund te ndikoje ne zbutjen e denimit.

    Nese ka bashkepunetore shkohet edhe ne pyetjen e tyre.

    Fajtori dinak i permend vetem disa hollesi dhe ai i permbahet sa me shume te vertetes

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    15/18

    Motivet e pohimit te te pandehurit

    Do te ishte gabim i organit te procedures nese nuk reagon ndaj thenieve te rreme.

    Pra organi i procedures duhet te zbulojne genjeshtren dhe ti behet me dije se rruga me edobishme eshte qe te pohoje.

    Pohimi vertetohet ne pikpamje logjike e psikologjike. Pra duhet te vertetohet logjikshmeria ethenieve dhe perputhshmeria e saj me provat.

    Pra, cdo pohim duhet te krahasohet me provat e marra, por duhet te gjenden edhe provattjera.

    Pohimi duhet ti shpjegoje motivet e vepres. Nese kete nuk e bene ai nuk eshte i plote. Theniet e te pandehurit kane vlere sikur dhe provat tjera. Pra edhe pohimi, sa do qe eshte i

    rendesishem, ai duhet te vleresohet e krahasohet me provat tjera.

    Disa mendojne se kur kane marre pohimin e te pandehurit kane kryer punen. Kjo eshtegabim, sepse

    Pohimi i vertete zakonisht ndodh kur i pandehuri nuk ka kah tia mbaje prej provave tesiguruara.

    Gjate pyetjes se te pandehurit atij duhet ti mundesohet deklarimi gjeresisht dhe mbi tembahet procesverbal.

    Ne disa raste i pandehuri deklaron pak nga pak. I pandehuri duhet vete ta vizatoje rrugen ekryerjes se krmit, pamjen e vendit ku e ka kryer vepren, rrugen e largimit etj.

    Nese i pandehuri ka pohuar vepren organi i procedures duhet te perpiloje nje shenim zyrtarqe tregon per kete ceshtje.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    16/18

    Taktika e pyetjes se deshmitarit Qellimi i pyetjes se deshmitarit eshte marrja e njoftimeve te sakta e te plota mbi ngjarjen.

    Deshmia si prove eshte mjaft e shpeshte dhje mjaft e rendesishme per sqarimin e ceshtjespenale.

    Si deshmitar mund te paraqitet personi qe ka njohuri mbi ngjkarjen. Deshmitaret mund tejene te ndryshem ..

    Deshmitari duhet ta thote te verteten.

    Deshmitaret mund te ballafaqohen

    Kur deshmitari flet per gjerat qe nuk kane rendesi ai duhet te nderpritet,

    Deshmitarit mund ti behen pyetje plotesuese, por ato nuk duhet te kene karakter sugjestiv.

    Organi i procedures pyet per ceshtjet qe kane rendesi per ceshtjen. Pyetet per rrethanatkritike.

    Deshmitaret genjejne bukur shpesh. Motivet per kete mund te jene te ndryshme, te medhaapo te vogla.

    Organi duhet ti gjeje shkaqet e deshnise se rreme. Genjeshtra ndodhe per shkak te miqesise,dashurise, urrejtjes, hakmarrjes etj.

    Theniet e deshmitareve duhet te verifikohen.

    Deshmitari duhet te pyetet se a e ka pare vet ngjarjen apo ka degjiar nge tjetri per kete.

    Deshmnia eshte e rrejshme atehere kur ajo nuk perputhet me realitetin..

    Zakonisht me rastin e genjimit zbatohet menyra pasive e te genjyerit. Keshtu, i pyeturi medashje hesht disa fakte. Te heshturit nuk verehet menjehere, por ajo mesohet gradualisht.

    Mund te ndodhe qe deshmitari te thote te verteten per pikat kryesore e te genjeje per gjerate dores se dyte

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    17/18

    Taktika e pyetjes se femijeve Thenjet e femijeve duhet vlersuar me kujdese. Kjo do te thote se ato nuk duhet marre si te

    pasigurta.

    Duhet ditur se ne thenjet e femijeve luajne rol fantazite.

    Praktika njeh deshmitare femijet 3 e 4 vjecar te cilet kane treguar per gjera teresisht te sakta.

    Zvillimi i femijes kalon neper disa faza.

    Teoria dhe praktika kane formuluar pytesorin dhe ai ka keto rubrika:

    Emrin dhe mbiemrin; ne cilen mase informanti ka arritur ta njohe femijen; shkalla e zhvillimittrupor; shkollimi; mendimi per pjekurine shpirterore te femiut; aftesia e te folurit; aftesia e teverejturit; aftesia e te mbajturit mend, qendrimi intelektual, sjellja seksuale, vetedija, sjellja efemijes ndaj mesuesit etj.

    Ne praktike do te ishte gabim shume i madhe sikur te nenqmohet shkalla e pjekuriose sefemijeve. Kjo nga se femijet shpejt kuptojne cka kerkohet prej tyre. Ata kuptojne se cfare nukduhet permendur para te rriturve.

    Me rastin e pyetjes se femijeve nuk eshte e keshillueshme qe femijet te pyeten pasdite ose

    ne mbremje. Femija nuk duhet ta prese pyetjen. Hapi i pare eshte largimi i frikes se femiut dhe koha

    maksimale e pyetjes se femijeve eshte 45 minuta.

    Per cfare motivesh genjen femija?

    -Per tu mbrojtur; nga kenaqesia, desekujlibrimit seksual etj.

    Thenjet e femijeve mund te jene te sakta por edhe prodhim i thjeshte fantazie.. Femijet 7,9,10 mund te jene deshmitar te shkelqyeshem.

    Ka mendime se femija nuk genjen.

  • 7/30/2019 5. Bazat e Kriminaslistikes

    18/18

    Gjate pyetjes eshte shume e rendesiushme qe ambienti te jete i pershtatshem.

    Organi kurre nuk guxon te flase me femijen si femije. Ai duhet te pyes me seriozitet si dhe territurit.

    Kriminaliteti i te miturve eshte mjaft prezent ne shoqerine bashkekohore. Njohja dheparandalimi i tij eshte preokupium i madh i shoqerise.

    Taktika e pyetjes se femijeve varet nga pozita e tyre procedurale dhe nga disa veti psikike qekane te bejne me percekptimin.

    Pyetjet e te miturve i kane disa vecori: -I mituri nuk ka mundesi qe te perqendrohet per nje kohe te gjate dhe te perceptoje me

    saktesi rrethanat qe i ka pare.

    -I pandehuri i mitur ka frike qe te tregoje per bashkepunetoret e tij..

    Nuk mund te pyeten si deshmitar femijet qe kane probleme psikike.

    Nje ton miqesor ndikon te femijet qe te deklarojne dhe te flasin per ceshtjen. I mituri ja hapzemren vetem atij qe i beson.

    Pyetjet e deshmitareve te mitur duhet te behen ne nje ambient te pershtatshem, shkolle,shtepi, e i pandehuri eshte e keshillueshme te pyeten ne zyre te organit te procedures.

    Toni i ngritur ndikon te femiu qe te friksohet dhe te mos deklaroje.

    I mituri duhet te pyetet menjehere pas ngjarjes sepse ata harrojne shpejt.

    Nje pyetje e dyte per te njejtat rrethana nuk eshte e keshilluesheme