3.31-57

31
Nga vepra e K. Marksit dhe e F. Engeisir «MANIFESTI I PARTISE KOMUNISTE» II PROLETAR DHE KOMUNISTË ...Zhdukje e familjes! Edhe radikalët mh të ve- ndosur indinjohen nga ky qëllim i shëmtuar i komu- nistëve. Mbi se bazohet familja e . sotme, borgjeze? Mbi ka- pitalin, mbi fitimin privat. Familja në formën e saj më të zhvilluar ekziston vetëm për borgjezinë; por atë e plotëson mungesa e detyrueshme e familjes te proleta- rët dhe prostitucioni publik. Me zdukjen e këtyre të fundit do të zhduket, na- tyrisht, edhe familja borgjeze, dhe të gjitha së bashku do të zhduken me zhdukjen e kapitalit. Apo mos vallë ju na qortoni se ne duam t'i japim fund shfrytëzimit të fëmijëve nga ana e prindërve? Ne e pranojmë këtë krim. Por ju thoni se, duke zëvendësuar edukatën shtë- piake me edukatën shoqërore, ne duam të zhdukim marrëdhëniet më të shtrenjta -për njeriun. Por mos vallë edukata juaj nuk përcaktohet nga shoqëria? Mos vallh ajo nuk përcaktohet nga marrëdhë- 120 niet shoqërore brenda të cilave ju edukoni, nga ndër- hyrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e shoqërisë me anën e shkollës etj.? Ndikimi i shoqërisë mbi edukatën nuk është një gjë e shpikur prej komunistëve; ata s'bëjnë tjetër veçse ndryshojnë karakterin e edukatës, e shkëpusin atë nga ndikimi i klasës sunduese. Pallavrat borgjeze mbi familjen dhe edukatën, mbi marrëdhëniet plot dhimbshuri midis prindërve dhe fëmijëve bëhen aq më të neveritshme, sa më te- për shkatërrohen të gjitha lidhjet familjare në radhët e proletariatit, për shkak të zhvillimit të industrisë së madhe, sa më tepër shndërrohen fëmijët në artikuj të thjeshtë tregtie dhe në vegla pune. Por ju, komunistët, doni të vendosni bashkësinë e grave, — çirret njëzëri gjithë borgjezia. Borgjezi e sheh gruan e vet si një vegël të thje- shtë prodhimi. Ai dëgjon se veglat e prodhimit do të përdoren së bashku, dhe, sigurisht, nuk mund të rrijë pa menduar se i njëjti fat i pret edhe gratë. Atij as që i vete mendja se fjala është pikërisht për ta zhdukur atë gjendje të gruas, në të cilën ajo është një vegël e thjeshtë prodhimi. Madje s'ka gjë më qesharake sesa tmerri i bor- gjezëve tanë plot moral në lidhje me të ashtuquajturën bashkësi zyrtare të grave, që predikojnë komunistët. Komunistët s'kanë nevojë të vendosin bashkësinë e grave; ajo ka ekzistuar pothuajse gjithmonë. Borgjezëve tanë nuk u mjafton që kanë në dispo- zicion gratë dhe vajzat e punëtorëve ië vet, pa bërë fjalë këtu për prostitucionin zyrtar, prandaj ata ndi- ejnë një kënaqësi të veçantë kur bëjnë për vete gratë e njëri-tjetrit. Martesa borgjeze, në të vërtetë, është bashkësi grash. Shumë-shumë komunistët mund të qortoheshin se duan gjoja që bashkësia e fshehur dhe hipokrite e grave të zëvendësohet nga një bashkësi zyrtare, e ha- pët. Por vetvetiu kuptohet se, me zhdukjen e marrë- 121

Upload: osho

Post on 24-Dec-2015

225 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

3.31-57

TRANSCRIPT

Page 1: 3.31-57

Nga vepra e K. Marksit dhe e F. Engeisir

«MANIFESTI I PARTISE KOMUNISTE»

II

PROLETAR DHE KOMUNISTË

...Zhdukje e familjes! Edhe radikalët mh të ve-ndosur indinjohen nga ky qëllim i shëmtuar i komu-nistëve.

Mbi se bazohet familja e .sotme, borgjeze? Mbi ka-pitalin, mbi fitimin privat. Familja në formën e saj më të zhvilluar ekziston vetëm për borgjezinë; por atë e plotëson mungesa e detyrueshme e familjes te proleta-rët dhe prostitucioni publik.

Me zdukjen e këtyre të fundit do të zhduket, na-tyrisht, edhe familja borgjeze, dhe të gjitha së bashku do të zhduken me zhdukjen e kapitalit.

Apo mos vallë ju na qortoni se ne duam t'i japim fund shfrytëzimit të fëmijëve nga ana e prindërve? Ne e pranojmë këtë krim.

Por ju thoni se, duke zëvendësuar edukatën shtë-piake me edukatën shoqërore, ne duam të zhdukim marrëdhëniet më të shtrenjta -për njeriun.

Por mos vallë edukata juaj nuk përcaktohet nga shoqëria? Mos vallh ajo nuk përcaktohet nga marrëdhë-

120

niet shoqërore brenda të cilave ju edukoni, nga ndër-hyrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e shoqërisë me anën e shkollës etj.? Ndikimi i shoqërisë mbi edukatën nuk është një gjë e shpikur prej komunistëve; ata s'bëjnë tjetër veçse ndryshojnë karakterin e edukatës, e shkëpusin atë nga ndikimi i klasës sunduese.

Pallavrat borgjeze mbi familjen dhe edukatën, mbi marrëdhëniet plot dhimbshuri midis prindërve dhe fëmijëve bëhen aq më të neveritshme, sa më te-për shkatërrohen të gjitha lidhjet familjare në radhët e proletariatit, për shkak të zhvillimit të industrisë së madhe, sa më tepër shndërrohen fëmijët në artikuj të thjeshtë tregtie dhe në vegla pune.

Por ju, komunistët, doni të vendosni bashkësinë e grave, — çirret njëzëri gjithë borgjezia.

Borgjezi e sheh gruan e vet si një vegël të thje-shtë prodhimi. Ai dëgjon se veglat e prodhimit do të përdoren së bashku, dhe, sigurisht, nuk mund të rrijë pa menduar se i njëjti fat i pret edhe gratë.

Atij as që i vete mendja se fjala është pikërisht për ta zhdukur atë gjendje të gruas, në të cilën ajo është një vegël e thjeshtë prodhimi.

Madje s'ka gjë më qesharake sesa tmerri i bor-gjezëve tanë plot moral në lidhje me të ashtuquajturën bashkësi zyrtare të grave, që predikojnë komunistët. Komunistët s'kanë nevojë të vendosin bashkësinë e grave; ajo ka ekzistuar pothuajse gjithmonë.

Borgjezëve tanë nuk u mjafton që kanë në dispo-zicion gratë dhe vajzat e punëtorëve ië vet, pa bërë fjalë këtu për prostitucionin zyrtar, prandaj ata ndi-ejnë një kënaqësi të veçantë kur bëjnë për vete gratë e njëri-tjetrit.

Martesa borgjeze, në të vërtetë, është bashkësi grash. Shumë-shumë komunistët mund të qortoheshin se duan gjoja që bashkësia e fshehur dhe hipokrite e grave të zëvendësohet nga një bashkësi zyrtare, e ha-pët. Por vetvetiu kuptohet se, me zhdukjen e marrë-

121

Page 2: 3.31-57

dhënieve të sotme në prodhim, do të zhduket edhe bashkësia e grave, që është një rrjedhim i këtyre ma- rrëdhënieve, d.m.th. do të zhduket prostitucioni zyrtar dhe jozyrtar...

Shkruar nga K. Marksi dhe F. Engelsi në dhjetor

1847 — janar 1848 Botuar për herë të parë st broshurë më vete në shkurt të vitit 1848 na

Londër

K. Marks e F. Engels, Vepra të zgjedhura

në dy vëllime, bot. shqip, 1975, vëll.

f• 38-40 Nga librt i F. Engelsit

«ANTI-DYRING»

V. SHTETI, FAMILJA, EDUKIMI

Ashtu sikurse z. Dyring e quan krejt të mund-shme, siç e pamë më sipër, që të zëvendësohet më-nyra kapitaliste e prodhimit me mënyrën shoqërore të prodhimit, pa e transformuar vetë prodhimin, — po kështu ai kujton se familja borgjeze e sotme mund të shkëputet nga gjithë baza ekonomike e saj, pa ndry-shuar bashkë me të tërë formën e familjes. Këtë for-më ai e përfytyron aq të pandryshueshme, saqë «të drejtën e lashtë romake», ndonëse në një trajtë pakëz «të fisnikëruar», e bën parim udhëheqës të marrëdhë-nieve familjare për të gjitha kohërat, duke e përfyty-ruar familjen vetëm si një njësi «që lë trashëgim», d.m.th. që zotëron pronë. Në këtë çështje utopistkt qën-drojnë shumë më lart se z. Dyring. Ata bashkë me or-ganizimin e lirë të njerëzve në shoqëri dhe me shndë-rrimin e punës shtëpiake private në industri shoqë-rore, parashikojnë drejtpërsëdrejti edhe shoqërizimin e edukimit të rinisë, e bashkë me këtë marëdhëniet reciproke me të vërtetë të lira midis anëtarëve të fa-miljes. Pastaj, Marksi ka provuar («Kapitali», f. 515 e vij.) se «industria e madhe, duke u lënë grave, të mi-turve dhe fëmijëve të të dy sekseve rolin kryesor në

122 123

Page 3: 3.31-57

procesin shoqërisht të organizuar të prodhimit jashtë sferës së vatrës shtëpiake, krijon bazën e re ekonomi- ke për një formë më të lartë të familjes dhe të rapor-tit midis sekseve» 10...

Shkruar nga fundi f mafit 1876 — fiiiimi i korrikut

1878

F. Engels. «Antl-Dynng.-, bot. shqtp, 1974, f. 365

N g a artikulIt t V. /. Lentnit

«XIIEVAHIRE TE PROZHEKTORIZMIT NARODNIK»

IV

...Nuk mund të përfytyrohet i një shoqë- rie të ardhshme pa e bashkuar arsimin me punën pro-dhuese të brezit të ri: as arsimi dhe edukimi pa një punë prodhuese, as puna prodhuese pa arsimin dhe edukimin nuk do të mund të viheshin në atë lartësi që kërkohet nga shkalla e sotme e teknikës d'ne nga gjendja e dijeve shkencore. Këtë ide e kanë shprehur edhe utopistët e mëdhenj të së kaluarës; me këtë ide bashkohen plotësisht edhe «nxënësit> ,, të cilët pikë-risht për këtë arsye, midis së tjerash, nuk e kundër-shtojnë në parim punën e grave dhe të të miturve në industri, i quajnë reaksionare orvatjet për ta ndaluar absolutisht këtë punë dhe luftojnë vetëm që ajo të vi-het në, kushte krejt higjienike...

Shkruar në internim në fund të vitit 1897

Botuar për herë të parë më 1898

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, vell. 2,

f. 549

124 125

Page 4: 3.31-57

N g a artikulli i V. I. Leninit

«NJE NGA FITORET E MEDHA TE TEKNIKES»

Ndriçimi elektrik dhe ngrohja elektrike në çdo shtëpi do të shpëtojnë miliona «skllave shtëpiake» nga domosdoshmëria që të kalojnë tri të katërtat e jetës në kuzhinën e fëlliqur...

«Pravda» Nr. 91, 21 prill 1913 Nënshkruar: I.

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, vëll. 19,

f. 47

N g a artikuili i V. I. Leninit

«A DO TA MBAJNE BOLSHEVIKET PUSHTETIN SHTETEROR?»

...Ne nuk jemi utopistë. Ne e dimë se çdo punë-tor i thjeshtë dhe çdo gjellbërëse nuk janë në gjendje t'i përvishen menjëherë punës së qeverisjes së shtetit. Këtu ne jemi të një mendimi edhe me kadetët edhe me Breshkovskajan edhe me Ceretelin. Por ndryshimi midis nesh dhe këtyre qytetarëve është se ne kërkoj-më të hiqet menjëherë dorë nga paragjykimi se gjoja vetëm të pasurit ose funksionarët e dalë nga familjet e pasura janë në gjendje ta qeverisin shtetin, të me-rren me punën e përditshme të qeverisjes. Ne kërkoj-më që punën e qeverisjes së shtetit ta mësojnë punë-torët dhe ushtarët e ndërgjegjshëm dhe që kjo të fi-llojë menjëherë d.m.th. që menjëherë gjithë puno-njësit, gjithë të varfrit të fillojnë të mësojnë.

Ne e dimë se edhe kadetët janë të mendimit se duhet mësuar populli se ç'është demokratizmi. Zonjat kadete kanë pranuar të lexojnë, siç thonë burimet më të mira angleze dhe franceze, leksione për shërbëto-rët e tyre mbi barazinë e grave. Po kështu në mitin-gun-koncert më të afërt, përpara mijëra njerëzve, në estradë do të organizohet puthja: një zonjë lektore ka-det,e do të puthë Breshkovskajan, Breshkovskaja do

126 127

Page 5: 3.31-57

të puthë ish-ministrin Cereteli, dhe populli mirënjohës do të mësojë në këtë mënyrë konkretisht se ç'është barazia, liria dhe vëllazërimi republikan...

Po, ne e pranojmë se kadetët, Breshkovskaja dhe Cereteli kanë, sipas mënyrës së tyre, një devotshmëri për demokratizmin dhe e propagandojnë atë në popull. Po ç't'i bësh në qoftë se ne e mendoimë pak më ndry-she demokratizmin?

Sipas mendimit tonë, për t'i lehtësuar vështirësitë dhe mjerimet e pashembullta të luftës, si dhe për t'i mbyllur ato plagë të tmerrshme që i ka shkaktuar po-pullit lufta, nevojitet demokratizmi revolucionar, ne-vojiten masa revolucionare pikërisht të një lloji të tillë, si shpërndarja e banesave në interes të të varfërve që përmendëm si shembull. Po kështu duhet vepruar edhe në qytet edhe në fshat me ushqimet, me vesh-mbathjen etj., në fshat — me tokën, etj. Për ta qeve-risur shtetin në këtë mënyrë ne kemi mundësi të ngre-më menjëherë një aparat shtetëror prej nja dhjetë

njerëzish, në mos njëzet, një aparat që nuk është parë në asnjë shtet kapitalist...

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, vëll. 26,

f. 110-111

V. I. LENIN

FJALIM NE KONGRESIN I TE GRAVE-PUNETORE TE RUSISE

19 NENTOR 1918

(Delegatet e kongresit e pri-tën shokun Lenin me duartrokitje dhe ovacione, që nuk pushonin.) Sho-qe, nga një pikëpamje kongresi i grave, të cilat për-bëjnë një pjesë të ushtrisë proletare, ka një rëndësi veçanërisht të madhe, sepse gratë në të gjitha vendet janë vënë në lëvizje më me vështirësi nga të gjithë. Nuk është e mundur të bëhet revolucioni socialist, po nuk mori pjesë në një masë të konsiderueshme shu-znica dërrmuese e grave punonjëse.

Në të gjitha vendet e qytetëruara, edhe në ato më të përparuarat, gjendja e grave është e tillë, që ato nuk i quajnë kot skllave shtëpiake. Në asnjë shtet ka-pitalist, edhe në republikën më të lirë, gratë nuk gë- zojnë të drejta plotësisht të barabarta.

Detyra e Republikës Sovjetikë është në radhë të parë t'i zhdukë të gjitha kufizimet e të drejtave të gra-ve. Pushteti Sovjetik e zhduku krejt bu•imin e ndy-rësisë, të poshtërimit dhe të shtypjes borgjeze — pro-cesin e shkurorëzimit.

Së shpejti mbushet një vit që ezkiston legjislacio-

Shkruar në jund tc shtatorit — 1(14) tetar 1917

128 9 — 43 129

Page 6: 3.31-57

ni krejt i lirë në lidhje me shkurorëzimin. Ne nxua-rëm një dekret, i cili zhduku ndryshimin midis fë.mi-jës së lindur me martesë dhe asaj të lindur jashtë ,

martese, dhe një varg të tërë kufizimesh politike; as-gjëkundi nuk janë realizuar në një mënyrë kaq të plo-tk barazia dhe liria e grave punonjëse.

Ne e dimë se gjithë barra e rregullave të vjetra rëndon mbi gruan e klasës punëtore.

Ligji ynë për të parën herë në histori .hoqi çdo gjë që i bënte gratë të mos gëzonin të drejta të barabarta. Po nuk është puna vetëm te ligji. Ndër ne në qytetet dhe në qendrat industriale ky ligj mbi lirinë e plotë të martesës po zbatohet mirë, kurse në fshat në shu-më raste mbetet vetëm në letër. Atje vazhdon të mbi-zoterojë martesa kishtare. Kjo i detyrohet ndikimit që kanë priftërinjtë; është më vështirë të luftohet kjo e keqe sesa legjislacioni i vjetër. .

Lufta kundër paragjykimeve fetare duhet bërë me një mënyrë jashtëzakonisht të matur; shumë dëm na sjellin ata që në këtë luftë fusin fyerjen e ndjenjave fetare. Duhet që lufta të bëhet me anën e propagandës, me anën e arsimit. Po ta ashpërsojmë luftën, mund ta zemërojmë masën; një luftë e tillë e përforcon ndar-jen e masave sipas parimit të fesë, kurse forca jonë qëndron te bashkimi. Burimi më i thellë i paragjyki-meve fetare është varfëria dhe errësira; pikërisht ku-ndër kësaj së keqeje duhet të luftojmë ne.

Gjendja e gruas deri më sot ka qenë e tillë, që e quajnë gjendje prej skllavi; gruaja është e shtypur nga ekonomia e saj shtëpiake, dhe nga kjo gjendje mund ta shpëtojë atë vetëm socializmi. Vetëm atkhe-rë, kur nga ekonomitë e vogla ne të kalojmë në eko-nominë e përbashkët dhe në punimin e përbashkët të tokës, vetëm atëherë do të arrihet çlirimi dhe emanci-pimi i plotë i grave. Kjo është një detyrë e vështirë, por tani, që po formohen ko:nitetet e fshatarëve të

varfër, po vjen koha që revolucioni socialist të trr-eohet.

Vetëm tani po organizohet pjesa e varilër e po-pullsisë në fshat, dhe në to, në organizatat e fshata-rësisë së varfër, socializmi po fiton një bazë të shë-ndoshë.

Më parë ndodhte shpesh që qyteti të bëhej reva-lucionar, dhe pas tij të vihej në lëvizje fshati.

Revolucioni i sotëm mbështetet te fshati, dhe këtu qëndron rëndësia dhe forca e tij. Nga eksperienca e të gjitha lëvizjeve çlirimtare është parë se suksesi I revolucionit varet nga shkalla e pjesëmarrjes së gruas në të. Pushteti Sovjetik bën çmos që gruaja të mundë ta zhvillojë në mënyrë të pavarur punën proletare socialiste.

Gjendja e Pushtetit Sovjetik është e vështirë, me-qenëse imperialistët e të gjitha vendeve e urrejnë Rusinë Sovjetike dhe po pregatiten të nisin luftën ku-ndër tij, pse ai i dha zjarr revolucionit në një varg të tërë vendesh dhe bëri ,hapa të vendosur drejt So-cializmit.

Tani, që ata duan të shkatërrojnë Rusinë revolu-cionare, vetë atyre po fillon t'u digjet toka ndër kë-mbë. Ju e dini se si në Gjermani po rritet lëvizja re-volucionare, në Danimarkë po zhvillohet lufta e pu-nëtorëve kundër qeverisë. Po zgjerohet lëvizja revolu-cionare në Zvicër dhe në Holandë. Lëvizja revolucionare në këto vendet e vogla nuk ka një rëndësi të pavarur në vetvete, por është veçanërisht kuptimplot, sepae në këto vende nuk pati luftë dhe se atje ka ekzistuar regjimi demokratik më Në qoftë se këto ve-nde vihen në lëvizje, kjo na bën të bindemi se lëvizja revolucionare po mbulon gjithë botën.

Deri më sot asnjë republikë nuk ka mundur ta çlirojë gruan. Pushteti Sovjetik po e ndihmon atë. Çë-shtja jonë është e pathyeshme sepse në të gjitha ve-

130 133

Page 7: 3.31-57

ndet po ngrihet në këmbë klasa punëtore e pathyesh-me. Kjo lëvizje tregon rritjen e revolucionit socialist të pathyeshëm. (Duartrokitje të vazhduesh-me, Këndohet «Internacionalja».)

Përmbledhja u botua raë 20 nëntor 1918 në gazetën «Izves-

tija VCIK» Nr. 253

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqlp, vëll. 28,

f. 194-196 Nga vepra e V. I. Leninit

«PROJEKTPROGRAMI I PK(b) TE RUSISE»

8

PARAGRAFI I PARË I PIKËS SË PROGRAMIT MBI GJYKATAT

Në rrugën drejt komunizmit nëpërmjet diktaturës. së proletariatit partia e komunistëve, duke flakur pa-rullat demokratike, zhduk përfundimisht edhe organet e tilla të sundimit të borgjezisë — si gjykatat e tipit ta vjetër, duke i zëvendësuar ato me gjykatat punëtore--fshatare të klasës. Pasi e mori gjithë pushtetin në duart e veta, proletariati në vend të formulës së më-parshme të papërcaktuar: «Gjykatësit zgjidhen nga populli» hedh parullën e klasës «Gjykatësit zgjidhen nga radhët e punonjësve vetëm prej punonjësve» dhe e zbaton këtë parullë në gjithë organizimin e gjyka-tave. Duke zgjedhur si anëtarë të gjykatës vetëm për-faqësuesit e punëtorëve dhe të fshatarëve, që nuk për-dorin punë me mëditje për të nxjerrë fitime, partia komuniste nuk bën dallime për gratë, duke i barazuar të dy sekset në të gjith.a të drejtat si në zgjedhjen e gjykatësve, ashtu edhe në kryerjen e detyrave të gjy-k~it. Duke- anuluar ligjet e qeverive të përmbysu-,

182 133

Page 8: 3.31-57

ra, partia u jep gjykatësve, të zgjedhur nga zgjedhë-sit sovjetikë, parullën. — të realizojnë vullnetin e pro-tetariatit duke zbatuar dekretet e tij, dhe në rast se mungon dekreti përkatës ose ky nuk është i plotë, të udhëhicien nga ndërgjegjja juridike socialiste, duke )1.akur ligjet e qeverive të përmbysura.

V. I. LENIN

Sotuar për herë të parë

V. I. Lenin. Veprat, më 1930

bot. shqip, vëll. 29, f. 133

/\; g a «KONGRESI VIII I PK(b) TE RUSISE»

18-23 MARS 1919

RAPORT MBI PROGRAMIN E PARTISIy 19 MARS

...Kushdo mund të gjykojë në bazë të ndërgje-gjes juridike të klasave punonjëse. Këtu ne ende nuk e kemi çuar punën deri në fund, por në një varg të tërë krahinash ne e kemi bërë gjyqin ashtu si duhet të jetë. Ne kemi krijuar organe në të cilat mund të zgji-dhen pa dallim jo vetëm burrat, por edhe gratë, ele-menti më i prapambetur dhe i palëvizshëm...

Botuar në mars-pri// 1919 në gazetën «Pravda»-

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, vëll. 29,

J. 195

134 135

Page 9: 3.31-57

Nga artikulli i V. I. Leninit

«INICIATIVA E MADHE»

...Të marrim gjendjen e gruas. Asnjë parti de-mokratike në botë, në asnjë nga republikat më të për-Paruara borgjeze, për dhjetëra vjet nuk ka bërë në këtë drejtim as të njëqindtën e asaj që kemi bërë ne që në vitin e parë të pushtetit tonë. Ne, në kuptimin e plotë të fjalës, nuk kemi lënë dy .gUrë bashkë nga ligjet e poshtra mbi pabarazind e gruas, mbi kufizi-met e ndarjes dhe formalitetet e shëmtuara që janë të lidhura. me të, mbi mohimin, e fëmijëve të lindur ja-

. shtë martesës, mbi kërkimin e atësisë së tyre etj., nga ato ligje, m'beturinat e të cilave janë të panumën-ta në të gjitha vendet e qytetëruara, për faqen e zezë të borgjezisë dhe të kapitalizmit. Ne kemi një mijë herë të drejtë të krenohemi për ato që kemi bërë në këtë fushë. Por sa më shumë ta kemi spastruar terre-nin nga plehrat e ligjeve dhe të institucioneve të vje-tra borgjeze, aq më e qartë bëhet për ne se ky është vetëm një spastrim i vendit ku do të ngrihet ndërtesa, por nuk. është ende vetë ndërtesa.

Gruaja me gjithë ligjet që e çlirojnë vazhdon të jetë skllave e shtëpisë, sepse atë e shtyp, e mbyt, .e tru-llos, e poshtëron ekonomia e vogël shtëpiake, e cila e gozhdon atë pas kuzhinës dhe fëmijëve, duke i har-xhuar forcat e saj për një punë egërsisht joprodhuese,

136

të ulët, trullosëse, që shkatërron nervat dhe me- ndjen. Çlirimi, i vërtetë i gruas, komunizrni i vërtetë. do të. fillojë vetëm aty dhe atëherë, ku dhe kur do të fillojë lufta në masë (luftë kjo e udhëhequr nga prole-tariati që ka në duart e veta pushtetin shtetëror) ku-ndër kësaj ekonomie të vogël shtëpiake, ose, më mirë të themi, kur të fillojë transformimi në masë i kësaj ekonomie në një ekonomi të madhe socialiste.

A i kushto»snë ne në praktikë vëmendjen e du-hur kësaj çështjeje, e cila teorikisht është e qartë për çdo komunist? Sigurisht, jo. A tregojmë ne kujdesin e duhur për filizat e komunizmit, që ekzistojnë qysh ta-ni në këtë fushë? Edhe një herë jo, jo e jo. Mensat sociale, çerdhet, kopshtet e fëmijëve, — ja shembujt e këtyre filizave, ja ato mjete të thjeshta, të përditshme, që nuk kanë asgjë të bujshme, as fjalë të mëdha dhe as solemnitet, ato mjete të cilat -me të vërtetë mund ta çlirojnë gruan., me të vërtetë mund ta pakësojnë dhe ta zhdukin pabarazinë e saj me burrin përsa i përket rolit të saj në prodhimin shoqëror dhe në jetën shoqë-rore. 'Këto mjete nuk janë të reja, ato janë krijuar (ashtu si edhe përgjithësisht të gjitha premisat mate-riale të socializmit) nga kapitalizmi i madh, por në-kushtet e kapitalizmit ato kanë qenë, së pari, një gjë e rrallë, së dyti, — çka është veçanërisht e rëndësish-me — ose ndërmarrje tregtare me të gjitha anët më të këqija të spekulimit, të pasurimit, të mashtrimit, të rrenës, ose kanë qenë «akrobaci të mirëbërësisë bor-gjeze»-, të cilën me plot të drejtë punëtorët më të mirë e kanë urrejtur dhe përbuzur.

S'ka dyshim se ne kemi një numër shumë më të madh institucionesh të këtilla dhe se ato kanë filluar të. ndërrojnë karakterin e tyre. S'ka dyshim se midis punë-toreve dhe fshatareve ka shumë më tepër sesa dimë ne organizatore me talent, njerëz që dinë ta organizojnë. punën praktike me pjesëmarrjen e një numri të madh punonjësish dhe një numri edhe më të madh konsu-

137

Page 10: 3.31-57

matorësh, pa atë lumë frazash, zhurmësh të kota. dis-kutimesh, pallavrash, për plane, për sisteme, etj., që janë «sëmundja». e «inteligjencies» që e heq gjithmo-në veten tepër të zgjuar, ose e «komunistëve» gjys-makë. Por për këta filiza të së resë nu,k po kujdesemi si duhet.

Vështroni borgjezinë. Sa mirë di ajo t'i reklamojë ato që i duhen asaj! Vështroni se si ndërmarrjet që, sipas kapitalistëve, janë «shembullore» lavdërohen në gazetat e tyre që dalin me miliona kopje, vështroni se si institucionet «shembullore» borgjeze bëhen objekt i krenarisë kombëtare! Shtypi ynë nuk tregOn asnjë kujdes, ose gati asnjë kujdes, që të përshkruajë men-sat ose çerdhet më të mira, që të arrijë, duke ngulur këmbë çdo ditë, që disa prej tyre të bëhen shembullo-re, t'i reklamojë këto, të përshkruajë me holiësi se sa punë njerëzore kursehet, sa lehtësi kanë konsumato-rët, sa kursim bëhet në produktet, si çlirohen gratë nga skllavëria shtëpiake, sa përmirësohen kushtet sanitare me një punë shembullcrre komuniste, si mund të arri-hen të gjitha këto, si mund të përhapen të gjitha këto në tërë shoqërinë, në tërë pun.onjësit...

Botuar në korrik 1919 si "broshurë më vete, Moskë Nënshkruar: N. Lenin

V. I. LENIN

IVIBI DETYRAT E LEVIZJES PUNETORE TË GRAVE NE REPUBLIKEN SOVJETIKE

FJALIM I MBAJTUR NË KONFERENCËN IV TË GRAVE-PUNËTORE PA PARTI TË QYTETIT

TË MOSKËS

23 SHTATOR 1919

Shoqe, jam shumë i gëzuar që kam rastin të për-shëndes konferencën e grave-punëtore. Do t'i lejoj ve-tes të mos prek ato tema dhe ato çështje që, natyrisht, shqetësojnë më tepër se çdo gjë tjetër secilën grua-pu-nëtore dhe secilin njeri të ndërgjegjshëm nga masa punonjëse. Këto janë çështjet më të ngutshme — çë.- shtja e bukës dhe çështja e gjendjes sonë të luftës. Por, siç e kam parë në reportazhet e botuara në ga-zetat mbi mbledhjet tuaja, këto çështje u prekën këtu plotësisht nga shoku Trocki përsa i përket çështjes së luftës dhe nga shokët Jakovleva dhe Sviderski — për-sa i përket çështjes së bukës, prandaj më lejoni që këto çështje të mos i prek.

Do të doja të thosha dy fjalë në lidhje me detyrat e përgjithshme të lëvizjes punëtore të grave në Re-publikën Sovjetike, duke prekur si detyrat që kanë të

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, vë/1. 29,

f. 476-478

138

139

Page 11: 3.31-57

bëjnë me kalimin në socializëm në përgjithësi, ashtu edhe ato që sot shtrohen rne forcë të veçantë në plan të parë. Shoqe, Pushteti Sovjetik e shtroi që në fillim çështjen e gjendjes së gruas. Unë mendoj se detyra e-çdo shteti punëtor që kalon në socializëm do të jetë e dyfishtë. Dhe pjesa e parë e kësaj detyre është rela-tivisht e thjeshtë dhe e lehtë. Ajo ka të bëjë me ato ligje të vjetra, të cilat e vinin gruan në një gjendje të pabarabartë me burrin.

Prej shumë kohësh përfaqësuesit e të gjitha lëviz-jeve çlirimtare në Evropën Perëndimore, jo vetëm gja-tk dhjetëvjeçarëve, por edhe gjatë shekujve kanë kër-kuar që të higen këto ligje të vjetruara dhe t'i njihen gruas me ligj të drejta të barabarta me burrin, por asnjë nga shtetet demokratike evropiane, asnjë nga republikat më të përparuara nuk ka mundur ta rea-lizojë këtë, sepse atje ku ekziston kapitalizmi, atje ku ruhet prona private mbi tokën, prona private mbi fa-brikat dhe mbi uzinat, atje ku ruhet pushteti i kapi-talit, privilegjet do t'u mbeten burrave. Në Rusi kjo u bë e mundshme vetëm e vetëm sepse që prej 25 tetorit 1917 këtu u vendos, pushteti i punëtorëve. Pushteti Sovjetik qysh në fillim i vuri vetes si detyrë që të ek-zistojë si pushtet i punonjësve, armik i çdo shfrytë-zimi. Ai i vuri vetes si detyrë të zhdukë mundësinë e shfrytëzimit të punonjësve nga ana e çifligarëve dhe e kapitalistëve, të zhdukë sundimin e kapitalit. Push-teti Sovjetik bëri të gjitha përpjekjet për të siguruar që punonjësit ta ndërtojnë jetën e tyre pa pronë pri-vate mbi tokën, pa pronë private mbi fabrikat dhe m'bi uzinat, pa atë pronë private, e cila kudo, në mbarë botën edhe kur ekziston liria e plotë politike, edhe në republikat demokratike, në fakt i ka vënë punonjë-sit në një gjendje mjerimi dhe skllavërie me mëditje, kurse gruan — në një gjendje skllavërie të dyfishtë.

Pushteti Sovjetik, si pushtet i punonjësve, që në muajt e parë të ekzisteneës së vet, bëri, në ligjet që

kanë të bëjnë me çështjen e gruas, kthesën më ven-climtare. Nga ligjet që e vinin gruan në një gjendje të nënshtruar në Republikën Sovjetike nuk mbeti asgjë. Unë flas pikërisht për ato ligje, cilat shfrythzonin posaçërisht gjendjen më të dobët të gruas, duke e vënë .atë në një gjendje pabarazie dhe shumë herë bile posh-tëruese, d.m.th. për ligjet mbi ndarjen dhe për fëmi-jët e lindur jashtë martesës, mbi të drejtën e gruas për të ngritur padi kundër atit të fëmijës për mbajtjen e saj.

Pikërisht në këtë fushë legjislacioni borgjez, du-het ta themi, edhe në vendet më të përparuara, shfry-. tëzon gjendjen më të dobët të gruas duke e bërë atë të pabarabartë dhe duke e poshtëruar atë. Dhe pikërisht në këtë fushë Pushteti Sovjetik nuk la asgjë nga ligjet e vjetra, të padrejta dhe të padurueshme për përfaqë-suesit e masës punonjëse. Dhe sot ne mund të themi me krenari të plotë, pa e tepruar aspak, se, përveç Ru-sisë Sovjetike, nuk ka vend në botë ku të ekzistojë ba-razia e plotë e gruas dhe ku gruaja të mos jetë në një gjendje poshtëruese, që është veçanërisht e ndiesh-me në jetën- e përditshme, familjare. Kjo ka qenë një nga detyrat tona të para dhe më të rëndësishme.

Në qoftë se keni rast të hyni në kontakt me par-titë që janë armiqësore ndaj bolshevikëve, ose në qof-të se ju bien në dorë gazetat që botohen rusisht në krahinat e pushtuara nga Kolçaku ose ng,„a Denikini, ose keni rast të bisedoni me njerëz që qëndrojnë në pi-këpamjet e këtyre gazetave, ju mund të dëgjoni shpesh nga goja e tyre akuzën që i bëhet Pushtetit Sovjetik se ai e paska shkelur demokracinë.

Ne, përfaqësuesve të Pushtetit Sovjetik, bolshe-vikëve-komunistë dhe përkrahësve të Pushtetit Sovje-tik, na kritikojnë vazhdimisht duke thënë se e kemi shkelur demokracinë, dhe për ta provuar këtë akuzë sjellin si fakt se Pushteti Sovjetik shpërndau Asa-mblenë Kushtetuese. :Këtyre akuzave zakonisht ne u

140 141

Page 12: 3.31-57

përgjigjemi kështu: ajo demokraci dhe ajo Asamble Kushtetuese, që lindën në kohën e ekzistencës së pro-nës private mbi tokën, kur njerëzit nuk ishin të bara-bartë midis tyre, kur ai që kishte një kapital të tij ishte zot, ndërsa të tjerët, ata që punonin te ai, ishin sklie-vërit e tij me mëditje — kjo demokraci për ne nuk ka vlerë. Kjo demokraci ka shërbyer për të maskuar skllavërinë edhe në shtetet më të përparuara. Ne, so-cialista, jemi përkrahës të demokracisë vetëm atëherë, kur ajo e lehtëson gjendjen e punonjësve dhe të të shtypurve. Socializmi i ka vënë vetes si detyrë në gji-thë botën të luftojë kundër çdo shfrytëzimi të njeriut prej njeriut. Për ne ka vlerë të vërtetë ajo demokraci, e cila u shërben të shfrytkzuarve, u shërben atyre që janë vënë në një gjendje të pabarabartë. Në qoftë se atij që nuk punon i hiqet e drejta e votimit, kjo është pikërisht barazi e vërtetë midis njerëzve. Ai që nuk punon, nuk duhet të hajë.

Këtyre. akuzave ne u përgjigjemi duke thënë se duhet shtruar çështja si ralizohet demokracia në këtë ose atë shtet. Në të gjitha republikat demokratike ne shohim se shpallet barazia, por në ligjet civile dhe në ligjet mbi të drejtat e gruas, përsa i përket gjendjes së saj në familje, përsa i përket ndarjes, ne shohim vazh-dimisht pabarazinë dhe poshtërimin e gruas, dhe në themi se kjo është një shkelje e demokracisë, dhe pi-kërisht përsa u përket të shtypurve. Pushteti Sovjetik e ka realizuar demokracinë më shumë se të gjitha ve-ndet e tjera edhe më të përparuara, sepse në ligjet e tij ai nuk ka lënë as më të voglën gjurmë të pabara-zisë së gruas. E përsëris, asnjë shtet dhe asnjë legjis-lacion demokratik nuk ka bërë për gruan as gjysmën e asal që ka bërë Pushteti Sovjetik që në muajt e parë të ekztistencës së vet.

Natyrisht, nuk mjaftojnë vetëm ligjet dhe ne në asnjë mënyrë nuk kënaqemi vetëm me dekrete. Por në fushën e legjislacionit ne i kemi bërë të gjitha sa

142

kërkoheshin prej nesh për ta barazuar gjendjen e gruas me gjendjen e burrit, dhe me plot të drejtë ne• mund të mburremi për këtë. Gjendja e gruas në Re-publikën Sovjetike sot është e tillë, që ajo mund të quhet ideale në krahasim me shtetet të përparua-ra. Por ne i themi vetes se ky, natyrisht, është vetëm fillimi.

Gjendja e gruas, kur ajo vazhdon të merret me ekonominë shtëpiake, mbetet ende e vështirë. Për çli-rimin e plotë të gruas dhe për barazinë e saj të vërtetë me burrin duhet të ekzistojë një ekonomi shoqërore dhe që gruaja të marrë pjesë në punën e përgjithshme të prodhimit. Atëherë gruaja do të jetë po në atë gje-ndje, në të cilën është burri.

Natyrisht, këtu nuk është fjala që të barazohet gruaja në rendimentin e punës, në masën e punës, në kohën e vazhdimit të punës, në kushtet e punës etj., por është fjala që gruaja të mos jetë e shtypur nga gjendja e saj ekonomike, ndryshe nga burri. Të gjithë ju e dini se edhe në kushtet e barazisë së plotë, pra-pëseprapë, në fakt, gruaja .vazhdon të jetë e shtypur, sepse mbi të rëndon gjithë barra e ekonomisë shtkpla-ke. Kjo ekonomi shtëpiake më të shumtën e herëve është puna më shterpe, më e egër dhe më e rëndë që bën gruaja. Kjo punë është jashtëzakonisht e imtë dhe nuk përmban në vetvete asgjë që të ndihmojë pak a shumë për zhvillimin e gruas.

Duke synuar në idealin socialist ne duam të lui-tojmë për. realizimin e plotë të socializmit, dhe këtu për gruan hapet një fushë shumë e madhe pune. Ne po pregatitemi tani seriozisht të spastrojmë truallin për ndërtimin socialist, dhe vetë ndërtimi i shoqërisë socialiste do të fillojë vetëm atëherë kur ne, pasi të kemi siguruar barazinë e plotë: të gruas, do t'i përvi-shemi kësaj pune të re së bashku me gruan, të çliruar nga kjo punë e imtë dhe shterpe që të matufos. Për këtë punë do të na duhen shumë e shumë vjet.

143

Page 13: 3.31-57

Kjo pUnë nuk mund të japë rezultate të shpejta Idhe të bëjë efekt të shkëlqyer.

Ne po krijojmë institucione shembullore, mensa, çerdhe, të cilat duhet ta lirojnë gruan nga punët e shtë-pisë. Dhe pikërisht këtu grave u takon më shumë se kujtdo tjetër kjo punë për organizimin e të gjitha kë-tyre institucioneve. Duhet ta pohojmë se tani në Rusi janë shumë të pakta këto institucione që do ta ndih-monin gruan të dilte nga gjendja e skllaves së shtëpi-së. Numri i tyre është shumë i vogël, dhe ato kushte, në të cilat është vënë sot Republika Sovjetike, — si kushtet e luftës, ashtu edhe ato të ushqimeve, për të cilat ju folën këtu me hollësi shokët, — na pengojnë në këtë punë. E megjithatë, duhet të themi se këto institucione, që e shpëtojnë gruan nga gjendja e skIla-ves së shtëpisë, po ngrihen kudo, ku ekziston qoftë edhe mundësia më e vogël për ta bërë këtë.

Ne themi se çlirimi i punëtorëve duhet të jetë ve-për e vetë punëtorëve, dhe po kështu çlirimi i grave--punëtore duhet të jetë vepër e vetë grave-punëtore. Vetë gratë-punëtore duhet të kujdesohen për zhvilli-min e këtyre institucioneve, dhe kjo veprimtari e gru-as do të sjellë ndryshimin e plotë të gjendjes së saj të vjetkr në shoqërinë kapitaliste.

Për t'u marrë me politikë në shoqërinë e vjetër ka-pitaliste nevojitej një pregatitje e veçantë, dhe pra-ndaj pjesëmarrja e grave në politikë, edhe në vendet kapitaliste më të përparuara dhe më të lira, ishte shu-më e vogël. Detyra jonë është që t'i japim mundësinë çdo gruaje punonjëse të merret me politikë. Që prej çastit kur u zhduk prona private mbi tokën dhe mbi fabrikat dhe u përmbys pushteti i çifligarëve dhe i ka-pitalistëve, detyrat e politikës për masën punonjëse dhe për gratë punonjëse u bënë të thjeshta, të qarta dhe krejt të kuptueshme për të gjithë. Në shoqërinë kapitaliste gruaja është vënë në një gjëndje aq të pa-

barabartë, saqë pjesëmarrja e saj në politikë është më e vogël në krahasim me burrin. Që kjo gjendje të ndryshojë duhet pushteti i punonjësve, dhe atëherë detyrat kryesore të politikës do të jenë gjithçka që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me fatin e vetë punonjësve.

Dhe këtu pjesëmarrja e gruas-punëtore, jo vetëm e gruas që është anëtare e partisë dhe është e ndër-gjegjshme, por edhe e gruas pa parti dhe më pak të ndërgjegjshme, është e domosdoshme. Këtu Pushteti Sovjetik ka hapur përpara gruas-punëtore një fushë të gjerë veprimtarie.

Ne kemi hequr shumë keq në luftën kundër for-cave armike të Rusisë Sovjetike, që kanë ndërmarrë fushata kundër saj. Në luftën kundër forcave që i ka-në shpallur luftë pushtetit të punonjësve ne kemi he-qur keq si në fushën ushtarake, ashtu edhe në fushën e ushqimeve kundër spekuluesv,e, sepse është i pa-mjaftueshëm numri i njerëzve, numri i punonjësve të cilët mund të na ndihmojnë pa rezerva me punën e tyre. Dhe këtu Pushteti Sovjetik nuk mund të çmojë asgjë më shumë se ndihmën e masës së gjerë të grave--punëtore pa parti. Le ta dinë ato se, ndoshta, në sho-qërinë e vjetër borgjeze për t'u marrë me veprimtari politike nevojitej një pregatitje e ndërlikuar, dhe kjo ishte e parealizueshme për gruan. Por veprimtaria po-litike në Republikën Sovjetike i vë vetes si detyrë kryesore luftën kundër çifligarëve, kundër kapitalis-tëve, luftën për zhdukjen e shfrytëzimit, dhe prandaj në Republikën Sovjetike për gratë-punëtore hapet një fushë veprimtarie politike, përmbajtja e së cilës do të jetë që gruaja, me zotësinë e saj organizatave, të ndih-mojë burrin.

Ne nuk kemi nevojë vetëm për punë organizative që ka të bëjë me miliona njerëz. Ne kemi nevojë edhe për punën organizative në shkallë fare të vogël, e cila u jep mundësi edhe grave të punojnë. Gruaja mund të

10 — 43 145 144

Page 14: 3.31-57

punojë edhe në kushtet e luftës, kur është puna për ta nditunuar ushtrinë, për të bërë agjitacion në radhët e saj. Në të gjitha këto gruaja duhet të marrë pjesë aktive, në mënyrë që Ushtria e Kuqe të shohë se për të kujdesohen, se për të përpiqen. Gruaja mund të punojë gjithashtu ed'ne në fushën e ushqimeve — për shpërndarjen e produkteve dhe për përmirësimin e ushqimit të masave, për zhvillimin e atyre mensave që sot janë organizuar në shkallë aq të gjerë në Petro-grad.

Ja fushat ku veprimtaria e gruas-punëtore ka një rëndësi të vërtetë organizative. Pjesëmarrja e gruas është e domosdoshme edhe në ngritjen e ekonomive të mëdha eksperimentale dhe në kujdesin për to, në më-nyrë që kjo punë të mos jetë te ne punë vetëm e disa personave. Pa pjesëmarrjen e një numri të madh grash punonjëse në këtë punë, ajo nuk mund të kryhet. Dhe gruaja-punëtore mund t'i përvishet fare mirë kësaj pune për të ushtruar kontroll si mbi shpërndarjen e produkteve, ashtu edhe mbi dërgimin e tyre sa më leh-tk në vend. Gruaja-punëtore pa parti mund ta kryejë fare mirë këtë detyrë dhe kryerja e saj do të ndih-mojë më së miri për forcimin e shoqërisë socialiste.

Pasi hoqi pronën private mbi tokën dhe pasi hoqi pothuajse plotësisht pronën edhe mbi fabrikat dhe uzinat, Pushteti Sovjetik synon që gjithë punohjësit jo vetëm anëtarët e partisë, por edhe ata pa 'parti, dhe jo vetëm burrat, por edhe gratë, të marrin pjesë në këtë ndërtim ekonomik. Kjo punë që ka filluar Push-teti Sovjetik mund të shkojë përpara vetëm atëherë kur në vend të qindra grave në gjithë Rusinë, në këtë punë do të marrin pjesë miliona e miliona gra. Atk-herë jemi të sigurt se çështja e ndërtimit socialist do të forcohet. Atëherë punonjësit do ta provojnë se dinë të jetojnë dhe dinë ta drejtojnë ekonominë e tyre edhe pa çifligarë e kapitalistë. Atëherë ndërtimi socia-

list në Rusi do të vihet në baza aq të shëndosha, sac$ Republika Sovjetike nuk do t'i trembet asnjë armiku të jashtëm si në vendet e tjera, ashtu edhe në Rusi.

•Pravda» Nr. 213, 25 shtator 1919

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, 30,

f. 26-33

146 147

Page 15: 3.31-57

V. I. LENIN

PUSIITETI SOVJETIK DHE GJENDJA E GRUAS

Përvjetori i dytë i Pushtetit Sovjetik na bën t'i he-dhim një vështrim të përgjithshëm punës së bërë gjatë kësaj kohe dhe të mendojmë rëndësinë dhe qëllimet e revolucionit që kemi bërë.

Borgjezia dhe përkrahësit e saj na akuzojnë se shkelim demokracinë. Ne themi se revoluciorki sovje-tik i dha zhvillimit të demokracisë një shtytje që s'e ka shoqen në botë në të gjitha drejtimet, dhe demo-kracisë pikërisht për masat punonjëse dhe të shtypura nga kapitalizmi, — pra, demokracisë për shumicën dërrmuese të popullit, pra, demokracisë socialiste (për punonjësit), ndryshe nga demokracia borgjeze (për shfrytëzuesit, për kapitalistët, për Lë pasurit).

Kush ka të drejtë? Ta mendosh mirë këtë pyetje, ta kuptosh atë sa

më thellë — do të thotë të vlerësosh eksperiencën e dy vjetëve dhe të pregatitesh më mirë për ta zhvilluar më tej.

Gjendja e gruas e shpjegon në mënyrë veçanërisht konkrete ndryshimin midis demokracisë borgjeze dhe socialiste, i përgjigjet në mënyrë veçanërisht konkre-te pyetjes që kemi bërë.

Në republikën borgjeze (d.m.th. ku ekziston prona

private mbi tokën, mbi fabrikat, mbi uzinat, mbi aksio-net etj.), qoftë kjo republika më demokratike, gjendia e gruas në asnjë vend të botës, në asnjë shtet nga Tnë të përparuarit nuk është bërë plotësisht e barabartë. Dhe kjo ndodh megjithëse që nga koha e revolucionit të madh francez (demokratiko-borgjez) ka kaluar raë shumë se një shekull e një çerek.

Demokracia borgjeze me fjalë premton barazinë dhe lirinë. Në të vërtetë gjysmës së njerëzimit, që për-bëhet nga gratë, asnjë republikë borgjeze, qoftë edhe më e përparuara, nuk i ka dhënë me ligj as barazinë e plotë me burrin as lirinë nga kujdestaria dhe nga shty-pja e burrit.

Demokracia borgjeze është demokracia e frazave të bujshme, e fjalëve të mëdha, e premtimeve të bu-kura, e parullave bombastike, mbi lirinë dhe barazinë, kurse në të vërtetë të gjitha këto shërbejnë për ta mas-kuar skilavërinë dhe pabarazinë e gruas, skIlavërine dhe pabarazinë e punonjësve dhe të të shfrytëzuarve.

Demokracia sovjetike ose socialiste i flak fjalët e bujshme, por të rreme, i shpall luftë të pamëshirshme hipokrizisë së «demokratkve», të çifligarëve, të kapita-listëve ose të fshatarëve të ngopur, që pasUrohen duke spekuluar mbi tepricat e drithit që u shesin punëtorëve të uritur.

Poshtë këto gënjeshtra të fëlliqura! Nuk mund të ketë, nuk ka dhe nuk do të ketë «barazi» midis të shtypurve dhe shtypësve, të shfrytëzuarve dhe shfry-tezuesve. Nuk mund të ketë, nuk ka dhe nuk do të ketë

të vërtetë, derisa për gruan nuk ka liri nga pri-vilegjet që ligji i njeh burrit, liri për punëtorin nga zgjedha e kapitalit, liri për fshatarin punonjës nga zgje-dha e kapitalistit, e çifligarit, e tregtarit.

Gënjeshtarët dhe hipokritët, mendjeshkurtit dhe të verbrit, borgjezët dhe përkrahësit e tyre le ta gënjejnë popullin duke folur për liri në përgjithësi, për barazi në përgjithësi, për demokraci në përgjithësi.

148 149

Page 16: 3.31-57

Ne u themi punëtorëve dhe fshatarëve: çirreni maskën e këtyre gënjeshtarëve, hapjauni sytë këtyre të verbërve. Pyesni:

— Barazi e cilit seks me cilin seks? — E cilit komb me cilin komb? — E cilës klasë me cilën klasë? — Liri nga cila zgjedhë ose nga zgjedha e cilës

klasë? Liri për cilën klasë? Ai që flet për politikë, për demokraci, për liri, për

barazi, për socializëm, pa i bërë këto pyetje, pa i vënë ato në plan të parë, pa luftuar kundër fshehjes, kun-dër errësimit të këtyre pyetjeve, është armiku më i keq i punonjësve, është ujk me lëkurë deleje, është armiku më i egër i punëtorëve dhe i fshatarëve, është shërbëtor i çifligarëve, i carëve dhe i kapitalistëve.

Në një nga vendet më të prapambetura të Evro-pës brenda dy vjetëve Pushteti Sovjetik ka bërë për çlirimin e gruas, për barazinë e saj me seksin «e fortë» aq sa nuk kanë bërë në 130 vjet të gjitha republikat e përparuara, të kulturuara dhe «demokratike» të gjithë botës të marra së bashku.

Arsimi, kultura, qytetërimi, liria — të gjitha këto fjalë të bujshme në të gjitha republikat borgjeze ka-pitaliste të botës bashkohen me ligjet çuditërisht të poshtra, .tmerrsisht të fëlliqura, egërsisht brutale mbi pabarazinë e gruas, siç janë ligjet mbi të drejtën e mar-tesës dhe ndarjen, mbi pabarazinë e fëmijëve të lin-dur jashtë martesës me fëmijët «e ligjshëm», mbi pri-vilegjet e burrit, mbi poshtërimin dhe fyerjen e gruas.

Zgj,ë61ha e kapitalit, shtypja e «pronës së shenjtë private», despotizmi i mendjeshkurtësisë mikroborgje-ze, i egoizmit të fëlliqur të pronës së vogël — ja kush i ka penguar republikat më demokratike të borgjezisë që të vënë dorë mbi këto ligje të fëlliqura dhe të po-shtra.

Republika Sovjetike, republika e punëtorëve dhe e fshatarëve i fshiu këto ligje menjëherë pa lënë dy gurë

bashkë nga ndërtesa e gënjeshtrës borgjeze dhe e hi- pokrizisë borgjeze.

Poshtë këto gënjesht-ra! Poshtë gënjeshtarët që flasin për liri dhe për barazi për të gjithë, derisa ekzis- ton një seks i shtypur, derisa ka klasa që shtypin, derisa ekziston prona private mbi kapitalin, mbi ak- sionet, derisa ka njerëz që janë të ngopur dhe të cilët me tepricat e tyre të drithit skllavërojnë të uriturit. Jo liri për të gjithë, jo barazi për të gjithë, por luftë ku-ndër shtypësve dhe shfrytëzuesve, zhdukja e çdo mu-

ndësie për të shtypur dhe për të shfrytëzuar. Ja pa-rulla jonë!

Liri dhe barazi për seksin e shtypur! Liri dhe barazi për punëtorin, për fshatarin, puno-

njës! Luftë kundër shtypësve, luftë kundër kapitalistëve,

luftë kundër kulakut-spekulues! Ja parulla jonë luftarake, ja e vërteta jonë prole-

tare, e vërteta e luftës kundër kapitalit, e vërteta që ne ia përplasëm turinjve botës së kapitalit me frazat e saj të shpëlara, hipokrite dhe të bujshme mbi lirinë dhe mbi barazinë në përgjithësi, mbi lirinë dhe mbi ba- razinë për të gjithë.

Dhe pikërisht sepse ne e çorëm maskën e kësaj hi-pokrizie, pikërisht sepse ne po vëmë në jetë me energji revolucionare lirinë dhe barazinë për të shtypurit dhe për punonjësit, kundër shtypësve, kundër kapitalistëve, kundër kulakëve, — pikërisht për këtë arsye Pushteti Sovjetik është bërë aq i shtrenjtë për punëtorët e mba-rë botës.

Pikërisht për këtë arsye, ditën e përvjetorit të dytë të Pushtetit Sovjetik, në të gjitha vendet e botës masat punëtore, të shtypurit dhe të shfrytëzuarit na simpatizojnë ne.

Pikërisht për këtë arsye, ditën e përvjetorit të dy- të të Pushtetit Sovjetik, pa marrë parasysh urinë dhe

150 151

Page 17: 3.31-57

të ftohtit, pa marrë parasysh të gjitha mjerimet tona, që na shkakton sulmi i imperialistëve kundër Repu- blikës Sovjetike të Rusisë, ne jemi plot besim të pa- tundur në drejtësinë e çështjes sonë, besim të patun- dur në fitoren e pashmangshme të Pushtetit Sovjetik botëror.

V. I. LENIN

BYROSE SE KON•RFSIT Tr GRAVE TE GUBERNES SE PETROGRADIT

Shoqe! Duke mos pasur mundësi të ndodhem në kongresin tuaj, dëshiroj t'ju dërgoj me 1 ,2tër përshën-detjet dhe urimet e mia për suksese sa më të mëdha.

Tani ne po i japim fund me sukses luftës civile. Republika Sovjetike po forcohet në saje të fitoreve që ka korrur mbi shfrytëzusit. Republika Sovjetike ka mundësi dhe duhet t'i përqëndrojë që sot e tutje forcat e saj mbi detyrën më të rëndësishme, më të afërt dhe më të dashur për të gjithë ne, për të gjithë punonjësit: në luftën pa gjak, në luftën për fitoren mbi urinë, të ftohtin dhe rrënimin. Dhe në këtë luftë pa gjak grave punëtore dhe fshatare u takon të luajnë një rol veça-nërisht të madh.

Kongresi i grave të gubernës së Petrogradit le të ndihmojë për ta themeluar, për ta bashkuar dhe për ta organizuar ushtrinë femërore të punonjësve në këtë luftë pa gjak, e cila duhet t'i sjellë dhe do t'i sjelld Pushtetit Sovjetik fitore edhe më të mëdha.

Krshëndetje komuniste V. Uljanov (Lenin)

«Pravda- Nr. 249, 6 nëntor 1919 Nënshkruar: N. Lenin

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, vëll. 30,

f. 118-122

10/1/1920

«Petrogradskaja Pravda ,. Nr. 11,

16 janar 1920

V. I. Lenin. Veprat,. bot. shqip, vëil. 30,

f. 338

152 153

Page 18: 3.31-57

Nga letra e V. I. Leninit dërguar J. V. Staltnit

SHOKUT STALIN

Në bazë të direktivës që ka dhënë Komiteti Qe-ndror duhet, sipas mendimit tim, të ripunohen të 3 pro-jektet në një projekt të vetëm.

Sipas mendimit tim duhet të shtohen: 1) «Seksioni» i Inspektimit Punëtor-Fshatar pranë

Kontrollit të Shtetit duhet të jetë i përkohshëm dhe të caktohet si detyrë që Inspektimi Punëtor-Fshatar të vi-het n ë t ë g j i t h a seksionet e Kontrollit të Shtetit dhe atëherë të zhduket si seksion i veçantë.

2) gjithë masa punonjëse, si burrat ashtu dhe sidomos gratë, të marrin pjesë në Inspekti-min Punëtor-Fshatar.

3) Për këtë qëllim poshtë në bazë të hartohen lis-tat (sipas Kushitutës), të përjashtohen nëpunësit etj.

— të gjithë të tjerët, m e r a d h ë, të marrin pje-së në Inspektimin Punëtor-Fshatar.

4) Kjo pjesëmarrje të ndryshojë sipas shkallës së zhvillimit të pjesëmarrësve: duke filluar që nga roli i «shahitit» ose dëshmitarit ose vërtetuesit ose nxënësit për punëtorët dhe fshatarët analfabetë dhe fare të pa-zhvilluar, — dhe duke mbaruar M'a të gjitha të drejtat (ose pothuajse të gjitha) për ata që dinë shkrim e kën-

154

dim, që janë të zhvilluar dhe që në një mënyrë ose në një tjetër janë sprovuar.

5) T'i kushtohet vëmendje e posaçme (dhe të cak-tohen rregulla sa më të përpikta) që kontrolli i Inspek-timit Punëtor-Fshatar mbi llogaritjen e produkteve, të mallrave, &pove, veglave, materialeve, lëndëve djegëse etj. etj. (të mensave etj. sidomos) të jetë sa më i gjerë.

Në këtë punë të tërhiqen m e d o e m o s gratë dhe bile pa përjashtim...

Botuar për herë të parë

V. I. Lenin, Veprat, më 1928

bot. shqip, vëll. 30, f. 339-340

155

Page 19: 3.31-57

V. I. LENIN

GRAVE-PUNETORE

Shoqe! Zgjedhjet për Sovjetin e Moskës tregojnë se në radhët e klasës punëtore partia e komunistive është forcuar.

Duhet që gratë-punëtore të marrin më shumë pjesë në zgjedhjet. Pushteti Sovjetik është i pari dhe i vetrni. pushtet në botë që zhduku plotësisht të gjitha ligjet e vjetra dhe të poshtra borgjeze, të cilat e vinin gruan në një gjendje të pabarabartë me burrin, i njihnin pri-vilegje burrit, për shembull, në fushën e së drejtës mar-tesore ose të marrëdhënieve me fëmijët. Pushteti So-vjetik është i pari dhe i vetmi pushtet në botë, si push-tet i punonjësve, që hoqi të gjitha privilegjet e lidhura me pronën, privilegje që gëzon burri në të drejtën familjare në të gjitha republikat borgjeze, edhe në ato më demokratiket.

Atje ku ka cifligarë, kapitalistë, tregtarë, atje nuk mund të ketë barazi.midis gruas dhe burrit as me ligj.

Atje ku nuk ka çifligarë, kapitalistë, tregtarë, ku pushteti i punonjësve po e ndërton jetën e re pa këta shfrytëzues, atje ka barazi midis gruas dhe burrit me ligj.

Por kjo nuk mjafton. Barazia me ligj nuk është ende barazi në jetë. Duhet që gruaja-punëtore ta arrijë barazinë me bu-

156

Trin-punëtor jo vetëm me Iigj, por edhe në jetë. Për këtë duhet që gratë-punëtore të marrin pjesë gjithnjë e më shumë në drejtimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe në qeverisjen e shtetit.

Duke drejtuar, gratë do të mësojnë shpejt dhe do t'ua arrijnë burrave.

Prandaj zgjidhni më shumë gra-punëtore në So- vjetin, si komuniste, ashtu dhe pa parti. Mjafton që të jetë punëtore e ndershme, e aftë për punë të saktë e të ndë ► gjegjshme, qoftë ajo edhe pa parti, — zgjidheni në Sovjetin e Moskës!

Më shumë gra-punëtore në Sovjetin e Moskës! Iy ta tregojë proletariati i Moskës se ai është gati të bëjë dhe bën gjithçka për të luftuar deri në fitore, për të luftuar kundër pabarazisë së vjetër, kundër .poshtërimit të vjetër, borgjez të gruas!

Proletariati nuk mund të fitojë lirinë e plotë, pa fituar lirinë e plotë për gratë.

N. Lenin

21 shkurt 1920

..Pravda., Nr. 40, V. I. Lenin. Veprat, 22 shkurt 1920

bot. shqtp. veli. 30, J. 422-423

157

Page 20: 3.31-57

V. I. LENIN

ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE GRAVE PUNETORE

Kapitalizmi e lidh barazinë formale me pabarazinë ekonomike dhe, si pasojë, me pabarazinë sociale. Kjo është një nga veçoritë themelore të kapitalizmit, të cilën përkrahësit e borgjezisë, liberalët, e fshehin në mënyrë hipokrite, dhe të cilën nuk e kuptojnë demo-kratët mikroborgjezë. Nga kjo veçori e kapitalizmit del midis së tjerash nevoja domosdoshme që në luftën e vendosur për barazinë ekonomike të njihet haptazi pabarazia kapitaliste dhe bile, në disa kushte të caktu-ara, kjo njohje e hapët e pabarazisë të vihet në bazë të jetës shtetërore proletare (Kushtetuta Sovjetike).

Por edhe në barazinë formale (në barazinë me ligj, në «barazinë» e të ngopurit me të uriturin, të pronarit me të varfrin) kapitalizmi nuk mund të jetë konsekuent. Dhe një nga shfaqjet më të theksuara të kësaj mungese konsakuence është pabarazia e të drejtave midis gruas dhe burrit. Barazinë e plotë të të drejtave nuk e ka si-guruar asnjë shtet borgjez, bile as shteti borgjez më i përparuar republikan dhe demokratik.

Kurse Republika Sovjetike e Rusisë i fshiu menjë-herë pa përjashtim të gjitha gjurmët legjislative të pa-barazisë së gruas, i siguroi menjëherë asaj barazinë e plotë me ligj.

Thonë se niveli i kulturës karakterizohet më shumë

se nga çdo gjë nga gjendja juridike e gruas. Në këto fjalë ka një thërrime të një të vërtete të thellë. Dhe nga kjo pikëpamje vetëm diktatura e proletariatit, vetëm shteti socialist mund ta siguronte dhe e siguroi nivelin kulturor më të lartë.

Për këtë arsye shtytja e re dhe e fuqishme si kurrë ndonjëherë, që i është dhënë lëvizjes punëtore të grave, është patjetër e lidhur me krijimin (dhe konsolidimin) e së parës Republikë Sovjetike, — dhe krahas me këtë e në lidhje me këtë me Internacionalen Komuniste.

Sapo që ështëljala për ata që kanë qenë të shtypur nga kapitalizmi drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, tërësisht osa pjesërisht, duhet të themi se pikërisht rendi sovjetik dhe vetëm rendi sovjetik siguron demokracinë. Kjo shi-het qartë në gjendjen e klasës punëtore dhe të fshatarë-ve të varfër. Kjo shihet qartë në gjendjen e gruas.

Por rendi sovjetik është beteja e fundit vendimtare për zhdukjen e klasave, për barazinë ekonomike dhe sociale. Demokracia, bile edhe demokracia për të shty-purit nga kapitalizmi, duke përfshirë këtu seksin e shtypur, — për ne është pak.

Lëvizja punëtore e grave i vë vetes si detyrë krye-sore luftën për barazinë ekonomike dhe sociale të gruas, dhe jo vetëm për barazinë formale. Ta tërheqësh gruan në punën e prodhimit shoqëror, ta shkëputësh atë nga •skllavëria shtëpiake», ta çlirosh atë nga nënshtrimi — që të matufos dhe të poshtëron — nga atmosfera e për-jetshme dhe e pandryshueshme e kuzhinës, e dhomës së fëmijëve, — ja detyra kryesore.

Kjo është një luftë e gjatë, që kërkon ndryshimin rrënjësor si të teknikës shoqërore, ashtu edhe të zakone-ve. Por kjo luftë do të përfundojë me fitoren e plotë të komunizmit.

4 mars 1920

«Pravda», 8 mars 1920

V. I. Lenin. Veprat, (botim i posaçëm)

bot. shqip, vëll. 30, Nënshicruar: N. Lenin

f. 465-466

158 159

Page 21: 3.31-57

160 - 43 161

V. I. LENIN

PrIISIIENDETJE MBLEDIIJES SE SEKSIONE'VE TE GRAVE TE GUBERNAVE TE RUSISE

TELEFONOGRAM

Shoqe! Më vjen shumë keq që nuk munda ta vizi-toja kongresin tuaj. Lutem t'u transmetoni pjesëmarrë-seve dhe pjesëmarrësve të konferencës përshëndetjet e mia të sinqerta dhe urimet për suksese më të mira.

Pjesëmarrja e grave në punën e partisë dhe të pushtetit merr një rëndësi shumë të madhe pikërisht tani kur lufta mbaroi dhe puna e organizimit paqësor ka dalë — shpresoj, për një kohë të gjatë, — në plan të parë. Në këtë punë gratë duhet të luajnë një rol të dorës së parë, dhe ato, sigurisht, do ta luajnë këtë rol.

Kryetari i Këshillit të Koraisarëve të Popullit. V. Uljanov (Lenin)

6 dhjetor 1920

«Pranda» Nr. 286, V. I. Lenin. Veprat, 19 dhjetor 1920

bot. shqip, vëll. 31, f. 527

V. I. LENIN

DITA NDËRKOMBETARE E GRAVE-PU'NETORE

Gjëja krresore, gjëja më e rëndësishme e bolshe-vizmit dhe e Revolucionit të Tetorit në Rusi është tërhe-qja për të marrë pjesë në politikë pikërisht e atyre që kanë qenë më të shtypur se të gjithë në kapitalizëm. Ata janë shtypur, janë gënjyer, janë grabitur nga kapi-talistët edhe në kushtet e monarkisë edhe në republikat demokratike borgjeze. Kjo shtypje, ky mashtrim, kjo grabitje e punës së popullit nga ana e kapitalistëve ishin të pashmangshëm derisa vazhdonte të ekzistonte prona private mbi tokën, mbi fabrikat, mbi uzinat.

Thelbi i bolshevizmit, thelbi i Pushtetit Sovjetik është që, duke demaskuar gënjeshtrën dhe hipokrizinë e demokratizmit borgjez, duke hequr pronën private mbi tokat, mbi fabrikat, mbi uzinat, të përqëndrohet gjithë pushteti shtetëror në duart e masave punonjëse dhe të shfrytëzuara. Vetë këto masa marrin në duart e tyre politikën, domethënë ndërtimin e shoqërisë së re. Kjo punë është e vështirë, masat janë të sfilitura dhe të shtypura nga kapitalizmi, por tjetër rrugëdalje nga skIlavëria më mëditje, nga skllavëria e kapitalistëve nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Dhe është e pamundur të tërhiqen masat për të marrë pjesë në politikë pa tërhequr në politikë gratë. Sepse gjysma e njerëzimit, e përbërë nga gratë, në ka-

Page 22: 3.31-57

pitalizëm i nënshtrohet një shtypjeje të dyfishtë. Gru-aja punëtore dhe fshatare është e shtypur nga kapitali dhe, veç asaj, ajo edh,e në republikat borgjeze më de-mokratike, së pari, nuk gëzon të gjitha të drejtat, sepse ligji nuk i njeh të drejta të barabarta me burrin; së dyti, — dhe kjo është kryesorja — ajo ,mbetet nën «skllavërinë shtëpiake», «skllave shtëpiake», duke qenë e shtypur nga puna më e imët, më e ulët, më e rëndë, që e matufos më shumë njeriun, nga punët e kuzhinës dhe përgjithësisht nga punët e ekonomisë së vetmuar shtëpiake dhe familjare.

Itevolucioni bolshevik, revolucioni sovjetik i pret rrënjët e shtypjes dhe të pabarazisë së gruas aq thellë, sa nuk ka guxuar t'i presë asnjë parti dhe asnjë revo-lucion në botë. Në Rusinë Sovjetike është zhdukur me ligj çdo gjurmë e pabarazisë midis gruas dhe burrit. Pabarazia veçanërisht e fëlliqur, e poshtër, hipokrite në martesë dhe në familje, pabarazia në marrëdhëniet me fëmijët është zhdukur plotësisht nga Pushteti Sovjetik.

Ky është vetëm hapi i parë drejt çlirimit të gruas. Por asnjë nga republikat borgjez ,e, edhe nga ato rnë demokratiket, nuk ka guxuar ta bëjë as këtë hap të parë. Nuk ka guxuar nga frika e «pronës së shenjtë private».

Hapi i dytë dhe kryesor është heqja e pronës priva-te mbi tokën, mbi fabrikat dhe mbi uzinat. Kështu dhe vetëm kështu hapet rruga për çlirimin e plotë dhe të vërtetë të gruas, për çlirimin e saj nga «skllavëria shtë-piake» duke kaluar nga ekonomia e vogël dhe e vet-muar shtëpiake në ekonominë e madhe të shoqërizuar.

Ky kalim është i vështirë, sepse këtu bëhet fjalë për transformimin e. «rregullave» që kanë rrënjë më të thella, që janë bërë më të zakonshme, që kanë marrë formën më të ngrirë dhe më të ngurtë (të themi të vër-tetën, jo «rregulla», por gjëra të shërntuara dhe të egra). Por ky kalim ka filluar, puna është vënë në vijë dhe ne ia kemi hyrë kësaj rruge të re.

Dhe në ditën ndërkombëtare të grave nga të gjitha vendet e botës në mbledhjet e panumërta të grave punë-tore do t'i drejtohen përshëndetje Rusisë Sovjetike, e cila filloi një punë jashtëzakonisht të vështirë dhe të rëndë, por të madh,e, me rëndësi botërore dhe me të vërtetë çlirimtare. Do të dëgjohen thirrje të fuqishme për . të mos e humbur kurajën përpara reaksionit të tërbuar dhe shumë herë të egër të borgjezisë. Sa «më i lirë» ose «më demokratik» është një vend borgjez, aq më të egra dhe më të tërbuara janë veprimet e bandës së kapitalistëve kundër revolucionit të punëtorëve; një shembull në këtë drejtim është republika demokratike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Veriore. Por masa e punëtorëve është zgjuar. Lufta imperialiste i zgjoi përfundimisht masat e plogështa, të fjetura dhe gjysmë të fjetura .edhe në Amerikë edhe në Evropë edhe në Azinë e prapambetur.

Akulli u thye në të katër anët e botës. Çlirimi i popujve nga zgjedha e imperializmit, çli-

rimi i punëtorëve dhe i punëtoreve nga zgjedha e kapi-talit po shkon përpara pa u ndalur. Këtë çështje e kanë çuar përpara dhjetëra dhe qindra milion punëtorë dhe punëtore, fshatarë dh ,e. fshatare. Dhe prandaj kjo çështje e lirisë së punës nga zgjedha e kapitalit do të fitojë në gjithë botën.

4.111.1921

Botuar më 8 mars 1921 në

V. I. Lenin. Veprat,

Shtojcën e Nr. 51 të gaze- bot. shqip, vëll. 32,

tës «Pravda» f. 179-181

Nënshkruar: N. L e nin

162 163

Page 23: 3.31-57

V. I. LENIN N g a artikulli t V. I. Lenintt

PrRSHENDETJE KONFERENCES SE PERFAQESUESEVE Tr SEKSIONEVE TE GRUAS TE

POPUJVE TE LINDJES TE QARQEVE DHE TE REPUBLIKAVE SOVJETIKE

Me keqardhje të thellë ju njoftoj se një punë e ngutshme nuk më lejon të marr pjesë në konferencën tuaj. Ju përshëndes nxehtësisht dhe ju dërgoj urimet e mia më të mira për suks, s në punë, sidomos në punën për pregatitjen e Kongresit të ardhshëm të parë të Rusisë të grave pa parti të Lindjes, i cili, po të pregatitet dhe po të zhvillohet drejt, do të luajë patjetër një rol shumë të madh në çështjen e zgjimit të ndërgjegjes dhe të bashkimit organizativ të grave të Lindjes.

Lenin

«Pravda.. Nr. 77, V. I. Lenin. Veprat, 10 prill 1921

bot. shqip, vëll. 32, f. 352

«ME RASTIN E KATERVJETORIT TE REVOLUCIONIT TE TETORIT»

...Cilat kanë qenë shfaqjet kryesore, mbeturinat kryesore të bujkrobërisë në Rusi më 1917? Monarkia, kastet, pronësia mbi tokën dhe sistemi i shfrytëzimit të tokës, gjendja e gruas, feja, shtypja e kombësive. Merrni cilëndo nga këto «shtalla të Augiasit», — të cilat, është rasti ta themi këtu, të gjitha shtetet e për-paruara i kanë lënë shumë të papastruara kur kanë kryar revolucionet e tyre demokratiko-borgjeze këtu e 125, 250 e më shumë vjet më parë (më 1649 në Angli), — merrni njërën nga këto shtalla të Augiasit dhe do të shihni se ne i kemi spastruar rrënjësisht. Brenda më pak se dhjetë javëve, duke filluar që nga 25 tetori (7 nëntori) 1917 deri në shpërndarjen e Asamblesë Kush-tetuese (5 janar 1918), nee kemi bërë në këtë drejtim një mijë herë më shumë sesa kanë bërë demokratët borgjezë dhe liberalët (kadetët) edhe demokratët mi-kroborgjezë (menshevikët dhe eserët) gjatë tetë muajve të pushtetit të tyre.

Këta burracakë, llafazanë, narcisë të dashuruar pas vetes së tyre, këta Hamletë në miniaturë vringëllinin shpatat prej kartoni dhe nuk qenë të zotë ta zhduknin as monarkinë! Ne i spastruam të gjitha plehrat e mo-

164 165

Page 24: 3.31-57

narkisë, si askush ndonjëherë. Ne nuk lamë dy gurë bashkë, nuk lamë dy tulla bashkë të ndërtesës së vjetër të kasteve (vendet më të përparuara, si Anglia, Franca, Gjermania, edhe sot e kësaj dite nuk janë çliruar ende nga gjurmët e kasteve!). Rrënjët më të thella të kasteve, pikërisht: mbeturinat e feudalizmit dhe të bujkrobërisë në pronën tokësore ne i kemi shkulur që nga themelet. «Mund të diskutohet» (jashtë shtetit ka mjaft letrarë, kadetë, menshevikë dhe eserë për t'u marrë me këto dis-kutime) se çfarë do të dalë «në fund të fundit» nga reformat agrare të Revolucionit të Madh të Tetorit. Tani ne nuk duam të humbasim kohë për këto diskutime, sepse këtë diskutim dhe të gjitha diskutimet e shumta, që varen prej tij, po i zgjidhim me luftë. Por nuk mund të diskutohet kundër faktit se demokratët mikroborgje-zë për tetë muaj me radhë «janë marrë vesh» me çifli-garët, që ruanin traditat e bujkrobërisë, ndërsa ne br'enda disa javëve i fshimë fare nga faqja e tokës ruse si këta çifligarë, ashtu edhe të gjitha traditat e tyre.

Merrni fenë ose gjendjen e gruas, që nuk gëzonte asnjë të drejtë, ose shtypjen dhe pabarazinë e kombë-sive joruse. Të gjitha këto janë çështje të revolucionit demokratiko-borgjez. Mendjelehtët e demokracisë mi-kroborgjeze kanë llomotitur për tetë muaj me radhë rreth kësaj çështjeje; nuk ka asnjë nga vendet më të përparuara të botës ku këto çështje të jenë zgjidhur deri në fund në drejtimin demokratiko - borgjez. Te ne ato janë zgjidhur deri në fund nga legjislacioni i .Revo-lucionit të 'Petorit. Fenë ne e kemi luftuar dhe e luf-tojmë me tërë mend. Ne u kemi dhënë të gjitha kombë-sive joruse republikat ose qarqet e veta autonome. Te ne në Rusi nuk ekziston një gjë kaq e ulët, e poshtër dhe e fëlliqur si mohimi i të drejtave të gruas ose pabarazia e saj, kjo mbeturinë e neveritshme e bujkro-bërisë dhe e mesjetës, që përtërihet nga borgjezia e pan-gopur dhe idiote, nga borgjezia e vogël e frikësuar në të gjitha vendet e botës pa asnjë përjashtim.

Të gjitha këto përbëjnë përmbajtjen e revolucionit demokratiko-borgjez. Udhëheqësit e përparuar të këtij revolucioni (të këtyre revolucioneve, në qoftë se flasim për çdo formë kombëtare të një tipi të përgjithshëm) këtu ,e 150 dhe 250 vjet më parë u kanë premtuar popuj-ve çlirimin e njerëzimit nga privilegjet mesjetare, nga pabarazia e gruas, nga privilegjet shtetërore të kësaj ose asaj feje (ose «ideje të fesë», të «frymës fetare» në përgjithësi), nga pabarazia e kombësive. Premtuan, por nuk e mbajtën. Nuk mund ta mbanin këtë premtim, sepse i ndaloi «respekti» — — — ndaj «pronës së shenj-të private». Në revolucionin tonë proletar ky «respekt» i mallkuar ndaj kësaj mesjete tri herë të mallkuar dhe ndaj kësaj «prone të shenjtë private» nuk ka ekzis-tuar...

«Prarda ,. Nr. 234, V. I. Lenin. Veprat,

IR tetor 1921 bot. shqtp, vëll. 33,

Nënshkruar: N. Lenin f. 38-40

166 167

Page 25: 3.31-57

V. L LENIN

J. V. STALIN

KONFERENCES SE GRAVE-PUNETORE DFIE FSHATARE PA PARTI TE MOSKES DHE

TE GUBERNES SE MOSKES

Të dashura shoqe! Ju falënderoj ngrohtësisht për urimet dhe përshëndetjet Tuaja të përzemërta. Më vjen shumë leeq që nuk mund të marr pjesë personalisht. Me rastin e pesëvjetorit të revolucionit i uroj kongresit suksese të mëdha.

Juaji Lenin

6/XI.1922

Botuar në nëntor të Dittt 1922

V. I. Lenin. Veprat, bot. shqip, ve:11. 33,

f. 459

168

N g a «KONGRESI XII I PK(b) TE RUSISE ►

17-25 prill 1923

1. RAPORTI ORGANIZATIV I KOMITETIT QENDROR TË PK(b) TË RUSISË

17 prill

...Tani po kaloj në mbledhjet e delegateve punë-tore. Edhe këto përbëjnë një mekanizëm transmisioni — ndoshta të lënë pas dore nga organizatat tona, por shumë të rëndësishëm, es.encial — që lidh partinë tonë me pjesën femërore të klasës punëtore. Shifrat që kemi tregojnë sa vijon: në 57 guberna dhe në 3 krahina vitin e kaluar, në pragun e Kongresit XI, ne kishim rreth 16 000 delegate, shumica e të cilaw ishin punëtore. Në pragun e kongresit, këtë vit, në po ato guberna dhe krahina ne patëm jo më pak se 52.000 delegate, nga të cilat 33 000 punëtore. Ky është një hap shumë i madh përpara. Duhet pasur parasysh se ky është një front, të cilit deri më sot ne i kemi kushtuar një vëm.mdje të paktë, ndërsa ai ka një rëndësi shumë të madhe për ne. Derisa në këtë fushë puna shkon mbarë, derisa janë kushtet për ta forcuar e zgjeruar edhe këtë aparat dhe për të shtrirë krahët e partisë për zhdukjen e mit të priftërinjve në radhët e rinisë, që eclukoh2t. nga

169

Page 26: 3.31-57

gratë, është e natyrshme se partia duhet ta konsiderojë si një nga detyrat e veta imediate përqëndrimin e mak-simumit të energjive edhe në këtë front, që pa dyshim është i kërcënuar...

J. V. STALIN

Kcmgrest XII i Partisë

J. V. Stalin. Veprat, Komuniste (Bolshevike)

bot. shqip, vëll. 5,

të Rusisë. Raport i sten,o- I. 196-197 grafuar. M. 1923

ME RASTIN E PERVJETORIT TE PESTE TE KONGRESIT TE PARE TE

PUNETOREVE DHE TE FSHATAREVE

Pesë vjet më parë Komiteti Qendror i partisë sonë thirri në Moskë Kongresin e parë të punëtoreve dhe të fshatareve të gjithë Rusisë. Në kongres muarën pjesë më tepër se një mijë delegate, të cilat përfaqësonin jo më pak se një milion gra punonjëse. Ky kongres shë-noi një etapë të re në punën e partisë sonë midis grave punonjëse. Merita e paçmueshme e këtij kongresi është se ai hodhi bazat e organizimit të edukimit politik të punëtoreve dhe të fshatareve të republikës sonë.

Ndokush mund të mendojë se këtu nuk ka asgjë të veçantë, se partia është marrë kurdoh ,:.rë me edukimin politik të masave, duke përfshirë edhe gratë, se edukirni politik i grave nuk mund të ketë ndonjë rëndësi të ma-dhe, përderisa ne kemi një bërthamë të mirë kuadrosh midis punëtorëve dhe fshatarëve. Ky arsyetim është krejt i gabuar. Tani që pusht.eti ka kaluar në duart e punëtorëve dhe të fshatarëve, edukimi politik i grave punonjëse ka një rëndësi të dorës së parë.

Dhe ja sepse. Vendi ynë ka rreth 140 milion banorë, nga të cilët

jo më pak se gjysma janë gra, kryesisht punëtore dhe

171 170

Page 27: 3.31-57

fshatare, të braktisura, me një ndërgjegje të ulët dhe të paditura. Përderisa vendi ynë i është përveshur serio-zisht ndërtimit të jetës së re sovjetike, a nuk është e qartë se gratë e këtij vendi, të cilat përbëjnë gjysmën e popullsisë së tij, do të jenë ferrë nëpër këmbë në çdo hap përpara, në qoftë se ato do të mbeten edhe paskë-taj të braktisura, me një ndërgjegje të ulët dhe të pa-ditura?

Gruaja punëtore ecën krah për krah me punëtorin. Bashkë me të ajo punon për çështjen e përbashkët të ndërtimit të industrisë sonë. Ajo mund të ndihmojë në çështjen e përbashkët, në qoftë se është e ndërgjegj-shme, në qoftë se është politikisht e zhvilluar. Por ajo mund ta dëmtojë çështjen e përbashkët, në qoftë se mbetet e braktisur dhe e paditur, sigurisht jo nga vull-neti i saj i keq, por nga padituria e saj.

Gruaja fshatare ecën krah për krah me fshatarin. Bashkë me të ajo e shpie përpara çështjen e përbashkët të zhvillimit të bujqësisë sonë, të përparimit dhe të lulëzimit të saj. Ajo mund të japë një ndihmë shumë të madhe në këtë punë, në qoftë se do të çlirohet nga errësira dhe nga padituria. Dhe, përkundrazi: ajo mund të pengojë gjithë punën, në qoftë se do të mbetet edhe paskëtaj skllave e paditurisë.

Punëtoret dhe fshataret janë qytetare të lira, një-lloj si punëtorët dhe fshatarët. Ato zgjecthin Sovjetët tanë, kooperativat tona; ato mund të zgjidhen në këta Sovjetë dhe kooperativa. Punëtoret dhe fshataret mund t'i përmirësojnë, t'i forcojnë dhe t'i zhvillojnë Sovjetët dhe kooperativat tona, në qoftë se janë politikisht të zhvilluara. Punëtoret dhe fshataret mund t'i dobësojnë dhe t'i shkatërrojnë këto organizata, në qoftë se janë të paditura dhe të pakulturuara.

Më së fundi, punëtoret dhe fshataret janë nëna,.që rrisin rininë tonë — të ardhmen e vendit tonë. Ato mund ta prishin shpirtin e fëmijës ose mund të na japin një rini shpirtërisht të shëndoshë, që mund ta

shpjerë përpara vendin tonë; këtu ka të bëjë: e simpa-tizon apo jo gruaja-nënë rendin sovjetik, apo ajo shkon pas priftit, kulakut, borgjezisë?

Ja sepse edukimi politik i punëtoreve dhe i fsha-tareve tani që punëtorët dhe fshatarët i janë përveshur ndërtimit të jetës së re, është një punë e dorës së parë dhe me shumë rëndësi për të arritur Rjë fitore të vër-tetë mbi borgjezinë.

Ja sepse rëndësia e Kongresit të parë të punëtoreve dhe të fshatareve, që hodhi bazat e edukimit politik të grave punonjëse, është me të vërtetë e paçmueshme.

Pesë vjet më parë, në Kongresin e parë të punëto-reve dhe të fshatareve, partia kishte si detyrë imediate të aktivizonte në punën e përgjithshme të ndërtimit të jetës së re sovjetike me qindra mijëra punëtore. Në këtë punë, në radhët e para marshuan punëtoret e kra-hinave industriale, si elementët më të gjallë dhe më të ndërgjegjshëm midis grave punonjëse. Duhet pranuar se gjatë pesë vjetëve është bërë një punë madhe në këtë drejtim, megjithëse mbetet ende shumë për t'u bërë.

Tani partia ka si detyrë imediate të aktivizojë në punën e përgjithshme të organizimit të jetës sonë sovje-tike me miliona fshatare. Pesë vjet punë kanë mjaftuar për të nxjerrë një varg të tërë udhëheqësesh nga ra-dhët e fshatareve. Le të shpresojmë se radhët e udhë-heqëseve fshatare do të plotësohen me fshatare të reja të ndërgjegjshme. Le të shpresojmë se partia do t'i dalë mbanë edhe kësaj detyre.

10 nëntor 1923

Revista «Kommunistka.. J. V. Stalin. Veprat,

Nr. 11, nëntor 1923

bot. shqip, vell. 5, Nënshkruar: J. Staiin

f. 341-343

172 173

Page 28: 3.31-57

J. V. STALIN

N g a «KONGRESI XIII I PKR(b)»

23-31 maj 1924

1. ORGANIZATAT E MASAVE QË LIDHIN PARTINË ME KLASËN

. . .ç) Bashkimet e punëtoreve dhe të fshatareve. Organizata kryesore në këtë sektor janë mbledhjet e delegateve. Këtu shifra të ngatërruara ka sa të duash, ka pa masë, porse, po ta analizosh punën më mirë, del se në qytetet vitin e kaluar ka pasur 37 mijë delegate, kurse sivjet 46 mijë d.m.th. pak më tepër se vitin e kaluar. Në fshatra delegate vitin e kaluar ka pasur 58 mijë, kurse tani 100 mijë. Se ç'numër masash të gjera të grave fshatare e punëtore përfshijnë këto delegate, për këtë unë nuk kam mundur të kem shifra sado pak të sakta.

Duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë që ka çështja e aktivizimit të grave punëtore dhe fshatare në punën e Sovjetëve dhe të partisë, nuk është e tepërt të analizojmë përqindjen e pjesëmarrjes së grave punë-tore dhe fshatare në organet profesionale, në Sovjetët, në komitetet e partisë të gubernave dhe të ujezdeve. Në Sovjetët e fshatrave vitin e kaivar gratë përbënin gjith-

sejt rreth 1% (tmerrsisht pak). Sivjet 2,9% (prapë shu-më pak), por megjithatë ka një farë shtese. Në komitetet ekzekutive të vollosteve ka pasur 0,3% gra vitin e kaluar, kurse sivjet 0,5%, — një shtesë minimale që nuk ia vlen të përmendet. Në komitetet ekzekutive të ujez-deve vitin e kaluar ka pasur rreth 2% gra, kurse sivjet pak më tepër se 2% (jap shifra për RSFSR-në, pasi nuk kemi shifra për të gjitha republikat). Në komitetet ekzekutive të gubernave të RSFSR-së vitin e kaluar ka pasur më se 2% tani më se 3%. Sivjet gra anëtare të bashkimeve profesionale ka 26%, për vitin e kaluar s'kemi të dhëna. Anëtare të komiteteve të fabrikave dhe të uzinave kemi 14%. Anëtare të degëve të gubernave kemi 6% gra, në komitetet qendrore të bashkimeve më se 4%. Në parti vitin e kaluar gratë përbënin rreth 8%, tani rreth 9%. Kandidate ka pasur rreth 9%, kanë arritur rreth 11°/0. Të gjitha këto para thirrjes leninis-te. Në komitetet e gubernave gjer në Kongresin XIII gra ka pasur 3%, në komitetet e ujezdeve — rreth 6%. Komuniste në bashkimet më të rëndësishme të grave, në mbledhjet e delegateve ka pasur 10%, tani ka 8%. Ky pakësim shpjegohet nga shtimi i numrit të delegateve pa parti. Duhet pranuar se gjysma e popull-sisë të Bashkimit tonë Sovjetik — gratë — qëndrojnë ende mënjanë, ose pothuajse mënjanë, nga rruga e ma-dhe e ndërtimit sovjetik dhe të partisë...

«Pravda». Nr. Nr. 118 dhe 119, J. V. Stalin. Veprat,

27 dhe 28 maj 1924

bot. shqip, vëll. 6, f. 201-202

174 175

Page 29: 3.31-57

se në kongresin e ardhshëm me këtë çështje do të du-het të merremi posaçërisht. Në përputhje me vendimin e kongresit plenumi i KQ menjëherë pas mbylljes së kongresit vendosi të ngarkonte Byronë Organizative të KQ të partisë sonë të merrte masa të posaçme, që puna me gratë punonjëse të ngrihet në lartësinë e duhur...

«Pravda›. Nr. Nr. 136 dhe 137, 19 dhe 20 qershor 1924

J. V. Stalin. Veprat, bot. shqfp, vëll. 6,

f. 260-261 Nga referati i J. V. Stalinit

«MBI KONKLUZIONET E KONGRESIT XIII TE PKR(b) ►

17 QERSHOR 1924

ÇËSHTJET E EDUKIMIT DHE TË RIEDUKIMIT TË MASAVE PUNONJËSE

...c) Mbi punën me gratë punonjëse. Edhe në refe-ratin tim në kongres unë thashë se ky sektor pune ndër ne është lënë pas dore, se kjo punë për partinë ka rën-dësi jashtëzakonisht të madhe dhe se në disa raste ajo është sektor vendirntar pune për edukimin e brezave të rinj në frymën e socializmit. Që të përsëris ato që thashë në kongres, sigurisht, nuk është nevoja. Unë do të doja vetëm të drejtoja vëmendjen në faktin që kon-gresi duke mos pa.sur, për fat të keq, mundësi të disku-tonte posaçërisht çështjen e punës me gratë punonjëse, megjithatë mori një vendim të posaçëm që «kongresi drejton veçanërisht vëmendjen e të gjithë partisë në domoscloshmërinë e përforcimit të punës me gratë punë-tore dhe fshatare dhe të ngritjes së tyre në të gjitha or-ganet e zgjedhshrne të partisë dhe të pushtetit» (shih rezolucionin në me raportin e KQ). Unë mendoj

12 — 43 178

177

Page 30: 3.31-57

J. V. STALIN

ME RASTIN E DHJETËVJETORIT TE KONGRESIT TE PARE TE PUNETOREVE E TË FSHATAREVE

Përshëndetje vëllazërore punëtoreve dhe të gjitha grave punonjëse të qytetit dhe të fshatit!

U uroj atyre sukses në luftën për zhdukjen e shfry-tëzimit, të shtypjes, të pabarazisë, të errësirës dhe të prapambetjes!

Në një front unik me të gjithë punonjësit, nën udhëheqjen e klasës punëtore — përpara për zhdukjen e kapitalizmit, për forcimin e diktaturës së proletariatit, për ndërtimin e shoqërisë së re socialiste!

J. STALIN

J. V. STALIN

REVISTES «RABOTNICA»

E përshëndes nxehtësisht revistën «Rabotnica» me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistencës së saj. I uroj suk-sese në edukimin e masave të grave proletare në frymën e luftës për triumfin e plotë të socializmit, në frymën e plotësimit të porosive të mëdha të mësuesit tonë — Leninit.

J. STALIN

«Pravda» Nr. 25, J. V. Stalin. Veprat, bot. shqip, roëll. 13,

f. 226

«Prauda» Nr. 267, 17 nëntor 1928

178

J. V. Stalin. Veprat, bot. shqtp, vëlt. 11„

f. 241

179

Page 31: 3.31-57

...Përsa u përket vetë kolkozianeve, ato duhet të mos harrojnë forcën dhe rëndësinë që kanë kolkozet për gratë, duhet të mos harrojnë se vetëm në kolkoz ato kanë mundësi të jenë në një radhë me burrat. Pa kolkozet s'ka të drejta të barabarta, vetëm në kolkoz ka të drejta të barabarta. Le ta kenë parasysh këtë shoqet kolkoziane dhe le ta ruajnë rendin kolkozian si dritën e syrit...

J V. STALIN

N g a «FJALIMI NE KONGRESIN E PARE TE KOLKOZIANEVE SULMUES TË

BASHKIMIT SOVJETIK»

«Pravda» Nr. 53, J. V. Stalin. Veprat, 23 shkurt 1933

bot. shqip, vëll. 13, f. 242-243

19 SHKURT 1933

III

DISA VËREJTJE

...Çështja e grave në kolkozet është një çështje e rëndësishme, shokë. Unë di se shumë prej jush i nën-vleftësojnë gratë, bile edhe tallen me to. Por ky është gabim, shokë, një gabim serioz. Puna këtu është jo vetëm se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë. Puna është, para së gjithash, se lëvizja kolkoziane ka ngri-tur në vende drejtuese një numër të konsiderueshëm grash të mrekullueshme dhe të afta. Po t'i hidhni një sy kongresit, përbërjes së tij, do të shihni se gratë ka kohë që kanë dalë nga prapambetja dhe kanë hyrë në radhën e të dalluarve. Gratë në kolkozet janë një forcë e madhe. Ta mbash të ndrydhur këtë forcë do të thotë të bësh një krim. Detyra jonë është që t'i çojmë përpara gratë në kolkozet dhe ta vëmë këtë forcë në veprim...

180 I 181