2020 03 30 19keshilla2 corona · 2020. 4. 12. · higjena e rrobave 1. ndërrimi dhe larja më e...

5
Zentrum Parandalo Wallisellenstrasse 429 8050 Zürich [email protected] Tel. 076 419 11 10 FLETKËSHILLIM Nr. 2 SHOQATA DHE QENDRA “PARANDALO” ME SELI NË QYTETIN E CYRIHUT NË ZVICËR - LIDHUR ME MASAT PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË VIRUSIT KORONA 19, LËSHON KËTË “FLETKËSHILLIM” TË DYTIN ME RADHË Përpiluar nga Dr. Xhevat Hasani, anëtar i Kryesisë së Shoqatës “Parandalo” E nderuar anëtarësi e Shoqatës dhe e Qendres «Parandalo»! Me datën 18 mars të vitit vijues 2020 u është dërguar me rrugë elektronike një «FLETKËSHILLIM», lidhur me masat që duhet marrur për parandalimin e përhapjes së virusit Corona, të njohur si COVID-19 dhe si SARS-2. Shoqata dhe Qendra «Parandalo» duke e pasur parasysh rritjen eksponenciale të numrit të të infektuarave dhe rritjen eksponenciale të numrit të të vdekurve nga infektimi me këtë virus, e ka pa të arsyeshme që edhe tani me 30 mars të vitit 2020, t`ju dërgoj po me rrugë elektronike një «FLETKËSHILLIM» plotësues të dytin me radhë, lidhur me masat paranadaluese që duhet marrur kundër infektimit me virusin Korona. Dukja e jashtme skematike e virusit Korona Cyrih, 30 Mars 2020 h

Upload: others

Post on 01-Sep-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 2020 03 30 19Keshilla2 Corona · 2020. 4. 12. · Higjena e rrobave 1. Ndërrimi dhe larja më e shepesht e pershqireve dhe rrobave të trupit. 2. Ndërrimi dhe larja më e shepeshte

Zentrum Parandalo Wallisellenstrasse 429

8050 Zürich

[email protected]

Tel. 076 419 11 10

FLETKËSHILLIM Nr. 2 SHOQATA DHE QENDRA “PARANDALO” ME SELI NË QYTETIN E CYRIHUT NË ZVICËR - LIDHUR ME MASAT PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË VIRUSIT KORONA 19, LËSHON KËTË “FLETKËSHILLIM” TË DYTIN ME RADHË

Përpiluar nga Dr. Xhevat Hasani, anëtar i Kryesisë së Shoqatës “Parandalo” E nderuar anëtarësi e Shoqatës dhe e Qendres «Parandalo»!

Me datën 18 mars të vitit vijues 2020 u është dërguar me rrugë elektronike një

«FLETKËSHILLIM», lidhur me masat që duhet marrur për parandalimin e përhapjes së virusit

Corona, të njohur si COVID-19 dhe si SARS-2.

Shoqata dhe Qendra «Parandalo» duke e pasur parasysh rritjen eksponenciale të numrit të të infektuarave dhe rritjen eksponenciale të numrit të të vdekurve nga infektimi me këtë virus, e

ka pa të arsyeshme që edhe tani me 30 mars të vitit 2020, t`ju dërgoj po me rrugë elektronike

një «FLETKËSHILLIM» plotësues të dytin me radhë, lidhur me masat paranadaluese që duhet

marrur kundër infektimit me virusin Korona.

Dukja e jashtme skematike e virusit Korona

Cyrih, 30 Mars 2020

parandalo.ch

Page 2: 2020 03 30 19Keshilla2 Corona · 2020. 4. 12. · Higjena e rrobave 1. Ndërrimi dhe larja më e shepesht e pershqireve dhe rrobave të trupit. 2. Ndërrimi dhe larja më e shepeshte

ANALIZA E TË DHËNAVE STATISTIKORE 1. Numri i vendeve të prekura në botë

Që nga fillimi i pandemisë së virusit Korona në fillim të janarit të vitit 2020 e deri me 18 mars të vitit vijues 2020 (rreth 75 ditë), janë prekur nga virusi Korona 90 vende të botës. Që nga 18 marsi i vitit 2020 e deri me 30 mars të vitit vijues 2020 (për 12 ditë), janë prekur nga virusi Korona edhe 109 vende tejra. Që nga fillimi i janarit të vitit 2020 e deri me 30 mars të vitit vijues 2020 (rreth 90 ditë), nga pandemia e virusit Korona në gjithë botën janë perkur 199 vende. A32

2. Numri i të infektuarve në botë Nga fillimi i pandemisë së virusit Korona në fillim të janarit të vitit 2020 e deri me 18 mars (rreth 75 ditë), në gjithë botën ka pasur 160 mijë të infektuar. Që nga 18 marsi i vitit 2020 e deri me 30 mars të viti vijues 2020 (për 12 ditë), nga pandemia e visrusit Korona janë prekur në gjithë botën edhe 580 mijë persona të tjerë. Për 12 ditë (nga 18 deri me 22 mars të vitit 2020) infekcioziteti- përhapja e virusit Korona në gjithë botën - ka shënuar rritje për 3,6 herë. Numri total i të infektuarve në botë që nga fillimi i pandemisë së virusit Korona në janarin e vitit 2020 e deri me 30 mars të vitit vijues 2020 (rreth 90 ditë) ka arritur në 740 mijë të infektuar.

3. Numri i të vdekurve në botë * Që nga fillimi i pandemisë në janarin e vitit 2020 e deri me 18 mars të vitit vijues 2020 (rreth 75 ditë), nga 160 mijë njerëz të infektur në gjithë botën me virusin Korona - kanë vdekur rreth 6000 njerëz. * Shkalla e vdekshmërisë gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë rreth 3,7% (në fletkëshillimin e parë është shkruar gabimisht rreth 3,1%). * Që nga 18 marsi i vitit 2020 e deri me 30 mars të viti vijues 2020 (për 12 ditë), në gjithë botën kanë vdekur edhe 27 mijë persona të infektuar me virusin Korona. * Shkalla e vdekshmërisë brenda kësaj periudhe kohore ka qenë rreth 4,7%. *Numri total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në janarin e vitit 2020 e deri me 30 mars të vitit vijues 2020 (rreth 90 ditë) - ka arritur 33 mijë të vdekur.

ANALIZA E TË DHËNAVE STATISTIKORE 1. Rritja e numrit të të infektuarve nga virusi Korona për 12 ditë (brenda 18 e 30 marsit) rreth

4, 6 herë, dhe për rrejedhoj edhe rritja e vdekshmërisë të të infektuarve brenda kësaj periudhe kohore përreth 4,6 herë, flasin se masat parandaluese- mbrojtëse nga infektimi me virusin Korona nuk duhet zbutur - por duhet forcuar edhe më shumë.

2. Rritja e numrit të të infektuarve nga virusi Korona vetëm për 12 ditë (brenda 18 e 30 marsit) përreth 4, 6 herë (580 mijë raste të reja), flet se infektimi i njerëzve me virusin Korona në numër kaq të madh nuk ka mundur të ndodh vetëm drejtpërdrejtë - duke kaluar sperklat e kollës apo të tështimës së të infektuarit në gojën apo hundën e njeriut të painfektuar, por ka ndodhur edhe me ndonjë rrugë tjerër.

3. Rruga tjetër e infektimit me virisin Korona ka gjasa të mëdha të jetë ajo e prekjes me duar nga ana e nejrëzve të painfektuar të sperklave të kollitjeve apo të teshtimave të njerëzve të infektuar, të rëna në sipërfaqet e gjalla (të lëkurës) apo në sipërfaqet e vdekura (të gjesendësve të përditshmërisë).

4. Infektimi nëpërmjet të prekjes së sipërfaqeve të gjalla apo të vdekura të kontaminuara me virusin Korona, flet se ky virus, siç kemi cekur edhe në “Fletkëshillimin” e parë, për dallim nga shumë viruse tjera është shumë më rezistent në ambientin e jashtëm - ku ai sipas të gjitha gjasave mbijeton për disa orë ose për disa ditë.

Page 3: 2020 03 30 19Keshilla2 Corona · 2020. 4. 12. · Higjena e rrobave 1. Ndërrimi dhe larja më e shepesht e pershqireve dhe rrobave të trupit. 2. Ndërrimi dhe larja më e shepeshte

5. Edhe pse fjala e fundit për virusin Korona ende nuk mund të thuhet - të gjitha gjasat flasin se rrezikshmëria e përhapjes së madhe së tij lidhet pikërisht me rezistencën (mbijetesën) e madhe të tij në ambientet e jashtme (në sipërfaqet e gjalla e të vdekura).

6. Brenda rrethanave të tilla sipërfaqet e parave prej letre ose metali mund të janë mjeti më infektues i mundshëm- thjesht sepse paraja përdoret pothuajse çdo ditë për blerjen e ushqimeve.

Situta pandemike në vende të ndryshme 1. Duhet pasur parasysh se numri prej 740 mijë të infektuarve në gjithë botën nuk është real,

sepse mendohet se secili i infketuar në ndërkohë ka infektuar disa persona tjerë në familje apo në vendin e punës, për të cilët ende nuk dihet se janë të infektuar. Numri i të infektuarave për të cilët ende nuk dihet se janë të infektuar, ka filluar të quhet “shifër e zëzë!”

2. Prandaj për ta parandaluar sa më suksesshëm përhapjen e virusit Korona, duhet bërë testipërveç personit të infektuar, por edhe të gjithë personave të tjerë me të cilët ai ka qenë në kontakt qoftë edhe për pak kohë.

3. Vendet si Koreja e Jugut, Singapuri dhe Asturia dhe derridiku edhe Gjermania, në sajë të testimit të mjaftueshëm dhe të masave tjera plotësuese, kanë arritur të kenë numër më të vogël të të infektuarve dhe të të vdekurve.

4. Italia, Spanja dhe dhe deridiku edhe SHBA-të duket se janë vende që duke bërë testime të kufizura, kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe të të vdekurve.

5. Në Shqipëri deri me 30 mars 2020 janë 223 të infektuar dhe 11 të vdekur. Shqipëria ishte dashur ta rrit numrin e testimeve për ta gjetur me kohë numrin e vërtet të të infektuarve.

Dërgimi i 30 mjekëve dhe einfermiereve nga Shqipëria për ta ndihmuar Italin në përballimin e pandemisë së virusit Korona, paraqet një gjest humanist që nderon secilin shqiptarë.

6. Në Kosovë deri me 30 mars 2020 janë 104 infektuar dhe 6 të vdekur. Edhe Kosova ishte dashur ta rrit numrin e testimeve për ta gjetur me kohë numrin e vërtetë të tëtë infektuarve.

Këshillat e përgjithshme vetëmbrojtëse Higjiena personale 1. Larja e duarve para e pas ngrënies, para e pas përgatitjes së ushqimit, pas përdorimit të

parave, pas kthimit në shtëpi nga shitorja dhe ambientet tjera të jashtme.

2. Kollotija dhe teshtima duhet bërë në faculetë higjenike para gojës e hundës.

3. Faculeta e ndotur duhet të hidhet menjëherë në koshin e mbyllur të mebturinave.

4. Mosprekja e fytyrës (gojes dhe hundës) me duar të palara

Higjena e rrobave 1. Ndërrimi dhe larja më e shepesht e pershqireve dhe rrobave të trupit.

2. Ndërrimi dhe larja më e shepeshte shtrojes dhe e mbulojes për fjetje. Higjena shëpiake 1. Pastrimi dhe ajrosja më e shpesht e shtëpisë-banesës.

2. Sidomos pastrimi dhe ajrimi më i shpeshtë i kuzhinës.

Page 4: 2020 03 30 19Keshilla2 Corona · 2020. 4. 12. · Higjena e rrobave 1. Ndërrimi dhe larja më e shepesht e pershqireve dhe rrobave të trupit. 2. Ndërrimi dhe larja më e shepeshte

3. Shpërlarja dhe vendosja e eneve në në enëlarës menjëherë pas ngrënies.

4. Largimi më i shpesht dhe më i kujdesshëm i mbeturinave nga kuzhina. Higjiena e ushqimeve 1. Duhet bërë larja e pemeve dhe e perimeve para përdorimit.

2. Duhet bërë ruajtja e ushqimeve në vende të pastërta dhe të freskëta.

Shmangia dhe evitimi i kontakteve 1. Duhet shanagur dhe evituar kontaktet e drejtpërdrejta me njërëz të tjerë si në ambientet e

brendshme shtëpiake, ashtu edhe në ambientet e jashtme në natyrë.

2. Duhet respektuar distanca prej 2 metrash me të tjerët

3. Duhet bërë ndërprerja e udhëtimeve/vizittave brenda dhe jashtë vendit ku jetojmë.

4. Duhet ndërprerë vizitat familjare te njëri-tjetri.

5. Vetëizolohemi -Vetëkarantinimi në shtëpi/banesë është masa më e mirë vetëmbrojtëse.

6. Dalja e shkurt jashtë shtëpisë/banesës vetëm për të blerë ushqime, për të bërë vizita mjekësore dhe për të shkuar në punë.

Masat që duhet të mirrën nëse kemi shenja të infeksionit 1. Nëse kemi shenja të lehta ose mesatare gripoze duhet të vetëizolohemi në shtëpi deri 24

orë pas largimit të shenjave të tilla.

2. Nëse kemi shenja gripoze pak a shumë të theksura duhet konsultuar mjekun e shtëpisë me telefon dhe sipas urdhërit të tij edhe të shkojm në vizitë mjekësore te ai.

3. Nëse kemi shenja gripoze të rënda me temeraturë të lartë 38, 39 apo 40 gradë Celzius, kollitje të thatë dhe të ashpër dhe pengesa mesatare në frymëmarrje, duhet të paraqitemi patjetër për vizitë te mjeku i shtëpisë.

4. Nëse kemi temperaturë të lartë dhe pengesa të theksura në frymëmarrje, duhet paraqitur patjetër në “Stacionin e Urgjencës” (“Notfallstation”) të spitalit më të afërt.

5. Për të mos humbur kohë në “Stacionin e Urgjencës” (“Notfallstation”) duhet shkur me makinë private.

6. Por kur kjomundësi nuk ekziston duhet thirrur urgjencëne spitalit - numrin 144, e cila e organizon tansportimin tuaj në spital me Ambulancën e Urgjencës.

Shtruarja në spital: Hospitalizimi 1. Në sipal nuk shtrohen të gjithë të infektuarit me virusin Korona.

2. Të infektuarit me shenja gripale të lehta ose mesatare duhet të vetëizolohen në shtëpitë/ banesat e tyre për 14 ditë, në mënyrë që ata të mos i infektojnë të tjerët.

3. Gjatë vetëizolimit shtëpiak 14-ditor këta të infektuar sherohen në shtëpitë/banesat e tyre, duke përdoruar medikamentet e përshkruara nga mjekët e shtëpisë.

4. Në spital shtrohen vetëm ata të infektuar me virusin Korona që kanë shenja të rënda gripale, sidomos nëse kanë kallje të mushkërive (Pneumoni) me pengesa të theksuara në frymëmarrje.

5. Hospitalizimi i të sëmurëve të tillë në radhë të parë bëhet për t`iu mundësuar atyre frymëmarrje artificilae me aparate të frymëmarrjes.

Page 5: 2020 03 30 19Keshilla2 Corona · 2020. 4. 12. · Higjena e rrobave 1. Ndërrimi dhe larja më e shepesht e pershqireve dhe rrobave të trupit. 2. Ndërrimi dhe larja më e shepeshte

Medikamentet Medikamente që derjetpërdrejt i shkatërrojnë viruset nuk ka. Por ka medikamente të cilat në njëfarë mase e pengojn shumëzimin e viruseve. Nëse infektimi me virusin Korona është i shoqëruar edhe me infektim me bakterie, të sëmurëve të tillë iu jepen edhe antibiotik të caktuar. Antibiotiket janë medikamente që drejtpërdrejtë i shkatërrojnë bakteriet. Medikamentet ndihmëse Medikamentet tjera që u jepën të sëmurve nga virusi Korona janë medikamente ndihmëse - për zbutjen e simptomeve të sëmundjes. Të tilla janë medikamentet kundër temperatuarës së lartë, për uljen e dhimbjeve, për zbutjen e këlbazës për ta hedhur me koll, medikamentet me permabjtje vitaminoze dhe minerale. Në shërimin e të sëmurëve ndihmojnë edhe: Pushimi - qendrim në shtrat, ushqimi i mirë dhe higjiena trupore, si dhe marrja në sasi të madhe e ujit në formën e çajrave. Në këtë «Fletkëshillim» paraqitet situata e pandemisë së virusit Korona deri me 30 mars të vitit 2020.