+ ## prezentimi letrat me vlere
TRANSCRIPT
PREZENTIMI
LETRAT ME VLERE
Dr.sc. Armand Krasniqi
Kuptimi i letrave me vlerë• Me lëshuarën e tyre në qarkullim krijojnë detyrime me
shprehjen e njëanshme të vullnetit;• Janë dokumente të shkruara me të cilat mund të përcaktohet
ndonjë e drejtë pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është e patjetërsueshme pa ekzistimin e letrës me vlerë;
• Letra me vlerë është karakteristike se i takon atij që e mban që nënkupton se është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban;
• Roli i letrave më vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësi është shumë i madh;
• Letrat me vlerë janë dokumente të cilat përpilohen me shkrim;• Formaliteti (Forma) është njëra ndër karakteristikat kryesore të
saj;• Kjo nënkupton se ato prodhojnë efekt juridik dhe ekonomik
vetëm nëse janë të krijuara në formën të cilën shprehimisht e përcakton ligji;
• Letrat me vlerë i paraqesin dy vlera:– Vlerën e vet që kanë; dhe – Vlerën të cilën e mbajnë;
• Nga kjo del se letrat me vlerë mbanë dy lloje të drejtash:
– Të drejtat në vet letrat me vlerë që t’i posedon ato; dhe – Të drejtat të cilat dalin nga letrat me vlerë (ajo se çfarë është
shkruar në të);
• Letrat me vlerë mundësojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të biznesit;
• Lehtësojnë qarkullimin në biznes dhe rrisin sigurinë juridike;
Një letër me vlerë për të shërbyer si dokument i bazuar me ligjin
duhet t’i plotësojë disa karakteristika të domosdoshme:
• Duhet të cilësohet lloj i letrës me vlerë p.sh. sikurse që është fjala për kambialin, çekun, fletdetyrimin, etj;
• Firmën, respektivisht emërtimin dhe selinë e lëshuarësit të letrës me vlerë;
• Firmën, respektivisht emrin e personit me urdhrin e të cilit lëshohet letra me vlerë;
• Caktimi i saktë i detyrimit i cili del nga letra me vlerë (elementet gjeografike, kalendarike etj)
• Nënshkrimi i lëshuarit të letrës me vlerë ose faksimili i lëshuarit nëse kjo behët në seri;
• Nënshkrimi
SIPAS NATYRËS SË TË DREJTAVE QË MBAJNË NE VETE, LETRAT ME VLERË MUND T’I NDAJMË NË
• Detyrime juridike;– Kambiali dhe çeku
• Sendore reale – juridike;• Të drejtat e pasurisë apo hipotekës
• Letra me vlerë të korporatave;– Aksionet
LLOJET E LETRAVE ME VLERË• Ndarjen e letrave me vlerë zakonisht ndahet
sipas kriterit të bartësve të tyre;
• Të këtilla janë:– Letrat me vlerë me emër;– Letrat me vlerë sipas urdhrit;– Letrat me vlerë sipas prurësit;
Letrat me vlerë me emër janë ato letra ku• Është i cekur emri i bartësit te të drejtave
pronësore dhe juridike të cilat i përmban vet letra;• Vetëm personi i cili është i cekur në letër mund
t’i realizojë këto të drejta;• Personi i cili e posedon letrën me vlerë ka
mundësi që atë ta bartë në personin tjetër;• Letrat me vlerë me emër garantojnë siguri të
madhe të qarkullimit;• Me humbjen e kësaj letre ka mundësi të behët
amortizimi i tyre;
Letrat me vlerë sipas urdhrit janë ato letra ku;
• Krijojnë lehtësira në sferën e qarkullimit ekonomik – juridik;
• Bartën shumë lehtë dhe në mënyrë të thjeshtë me emër të personit tjetër;
• Posedojnë klauzolën “paguaj sipas urdhrit”;• Bartja e tillë e së drejtave quhet ndryshe
“INDOSIM”• Me rastin e humbjes së tyre ka mundësi të
behët amortizimi i tyre;
Letrat me vlerë sipas prurësit;• Janë letra me vlerë shumë më të avancuara se dy llojet e
sipërme;• Janë të liruara nga formalitetet e shumta;• Bartja e të drejtave nga letra behët shumë shpejtë;• Karakteristikë e këtyre letrave është se në to fare nuk
ceket poseduesi i tyre;• Si posedues legjitim i tyre konsiderohet çdo person i cili e
disponon letrën me vlerë;• Ky lloj i letrave me vlerë nuk siguron siguri të madhe;• Mundësia e keqpërdorimit të tyre është shumë e madhe;• Të këto letra me vlerë nuk ka mundësi të behët amortizimi
pasi që kur humbet letra automatikisht humbet edhe e drejta që del nga ajo;
LETRAT LEGJITIMUESE DHE SHENJTA• Letrat legjitimuese janë dokumente (shkresa) sipas të
cilave:= poseduesi i tyre është formalisht i autorizuar që nga
lëshuari i tyre të kërkojë që të kryej ndonjë veprim i cili është i cekur në të;
• Letrat legjitimes konsiderohen letra me emër;• Këto letra mund të konsiderohen edhe letra sipas prurësit;
- Shenja legjitimuese mund të jenë p.sh:= biletë udhëtimi = shenjat e gardërobave;
= shenjat e mallrave;= shenja të caktuara – numra etj;
FLETAKSIONET Kuptimi dhe rëndësia e fletaksioneve
Flet – aksionet janë letra me vlerë që paraqesin risi në sistemin juridik,
po ashtu janë të lidhura me afirmimin e plotë të shoqatave aksionare te ne si njërit nga subjektet themelore ekonomike;
• Fletaksioni është letër me vlerë me të cilën realizohet pronësia në:
mjetet e deponuara në ndërmarrje, bankë ndonjë subjekt tjetër ekonomik, në organizatat tjera financiare, ne organizata për sigurimin e ndonjë personi
tjetër juridik i cili mund të arrijë fitim.
Poseduesi i fletaksionit i fiton 2 të drejta themelore
1. PJESMARRJA NË PJESEN E FITIMIT
2. E DREJTA E PJESMARRJES NË QEVERISJES E SUBJEKTIT BIZNESOR;
Mund të ekziston fletaksioni pa të drejtën e pjesëmarrjes në qeverisje;
Kur fletaksioni bartet nga një person në tjetrin bartet pronësia e cila është shënuar në të fletaksionet;
janë shumë e përshtatshme për bashkimin e kapitalit të stimulimit maksimal të angazhimit të mjeteve të disponuar;
Fletaksionet mund të lëshohen në valutën nacionale dhe të huaj mirëpo, brenda kufijve tonë në treg mund të shiten dhe të blihen vetëm me valutën nacionale;
Fletakisonet paguhen në të holla , ( por ka mundësi edhe në sende edhe në të drejta , me një kusht që vlera e këtyre sendeve të shprehet në të holla );
Fletaksioni përbëhet nga 2 pjesë :
NË PJESEN E PARË TË FLETAKSIONIT E CILA QUHET BAZA
• (d.m.th. duhet të shënohen të gjitha elementet themelore të fletaksionit ).
NE PJESA E DYTË PËRBËHET NGA PJESA E KUPONIT
• ( triskës ) që shërbejnë për pagimin e dividendit;
LËSHIMI I FLETAKSIONIT
• Vendimin për lëshimin e fletaksioneve e nxjerr organi përkatës i qeverisjes të ndonjë subjekti ekonomik ekzistues (apo themeluesi p.sh . i ndonjë shoqate të re aksionare .
Me vendimin mbi lëshimin e fletaksioneve në veçanti përcaktohet
1. EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONEVE ;2. SHENJA E OBLIGACIONIT QË LËSHOHET NË EMER APO SIPAS
PRUESIT (sjellësit) ;3. MËNYRA E PAGIMIT TË DIVIDENDËS ;4. KOHA E RREGJISTRIMIT TË FLETKASIONEVE ;5. MENYRA E RREGJISTRIMIT TË FLETAKSIONEVE ;6. TE KUSH DHE NË CILIN AFAT BËHET PAGESA E MJETEVE PËR BLERJES
E FLETAKSIONEVE ;7. NË CILIN AFATË BËHET KTHIMI I MJETEVE TË PAGUARA NË RASTË
TË EMITIMIT TË FLETAKSIONEVE (heqje dore );8. LLOJET E FLETAKSIONEVE ;9. PAGESA E FLETAKSIONEVE ;10. BARTJA E RREZIKUT etj;
• Mjetet për blerjen e fletaksioneve mund të paguhen menjëherë apo me këste (kur pagesa bëhet me këste blerësit të fletaksionit i lëshohet fletaksioni i përkohshem në të cilën ç’do pagës e kësteve vërtetohet me shkrim .
• Në rast se poseduesi i fletaksionit e bënë pagesën në tërësi tërhiqet fletaksioni i përkohshëm dhe i lëshohet fletaksioni i rendomë i lëshuar.
PËRMBAJTJA E FLETAKSIONIT• Fletaksioni si letër me vlerë duhet ti përmbaj të
gjitha elementet që janë të parapara si : 1. SHENJËN SE ËSHTË ME FLETË AKSION2. SHENJËN E LLOJIT TË FLETAKSIONIT , FIRMEN
RRESPEKTIVISHT SELIN E LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ;
3. FIRMEN RRESPEKTIVISHT EMRIN E BLERSIT APO SHENJEN NË EMER TË CILIT LËSHOHET FLETAKSIONI ;
4. AFATET E PAGIMIT TË DIVIDENDËS etj.
Elementet e kuponit për pagimin e dividend janë
1.NUMRI RENDOR I KUPONIT ;2.NUMRI I FLETAKSIONIT SIPAS TË CILIT
DIVIDENDA PAGUHET ;3.EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ;4.VITI NË TË CILIN DIVIDENDA PAGUHET DHE
FAKSIMILI I NËNSHKRIMI I PERSONAVE TË AUTORIZUAR ( lëshuesit të fletaksioneve.)
LLOJET E FLETAKSIONEVE
të përkohshme
përhershme;
duhet ta bëjmë dallimin e feltaksioneve
• në emër , • sipas urdhrit dhe • sipas prurësit
Sipas radhës së lëshimit fletaksionet munden me qenë;
të themeluesit , të emisiont të pare apo të emisioneve të
ardhshme; fletaksionet munden me qenë pa të drejt vote
dhe me të drejt vote ose; me të drejtën e një vote apo me të drejtë më
më shumë vota në kuvendin e aksionarve .
• Rëndësi të veçanet kanë fletaksionet me prorioritet në këtë relacion me fletaskionet e rëndomta
• Keto kanë të drejtën përparësinë në pagës të dividendë po ashtu të drejtë pagese me procedurën e falimentimit.
Fletaksionet me prioritet mund të jenë:
• KUMULATIVE DHE • PARTICIPUESE
Flet aksioni KUMULATIV jep poseduesit të saj të drejtë pagese të dividend paguar KUMULATIVE;
Fletaksionet PARTICIPUESE, prioritare i japin poseduesit krahas të drejtës dividend edhe të drejtën e ndarjes së fitimit në marrëveshjen me vendimin mbi emetimin e këtyre fletaksioneve .
FLETËDETYRIMI
FLETËDETYRIMI
• Është dokument i shkruar me të cilin emituesi i saj obligohet që, subjektit të shënuar në fletëdetyrim (apo edhe sipas urdhrit të tij) prezentuesit të fletëdetyrimit, në ditën, muajin dhe shumë e caktuar t’i paguaj shumën e shënuar në kupon;
fletëdetyrimi participativ
• Ekziston edhe fletëdetyrimi participativ – që nënkuptron që poseduesi i tij , përveç kamatës (interesit) fiton edhe të drejtën për pjesëmarrje në fitimin i cili është i përcaktuar për emituesin e fletdetyrimit:
• Në jetën praktike fletëdetyrimi mund të emitohet me garancion dhe pa garancion;
• Ndërmarrjet dhe institucionet shoqërore – politike por edhe subjektet tjera juridike mund t’i emitojnë (jepin) fletëdetyrimet – në emërin dhe llogarinë vet, – në emrin e vet dhe në llogari të dikujt tjetër, dhe – në emër dhe llogari të subjekteve të tjera;
• Fletëdetyrimi mund të shprehet në valutën e vendit dhe në valutë të huaj;
• Blerësi i fletëdetyrimit e fiton të drejtën vetëm pasi që të paguaj çmimin e saj në tërësi:
• Fletëdetyrimi duhet të përmbajë:
Firmën respektivisht emrin dhe selinë e emituesit të fletëdetyrimit;
Firmën respektivisht emrin e blerësit të fletdetyrimit; Lartësinë e shkallës së kamatës; Përqindjne e pjesëmarrjes në fitim nëse është përcaktuar; Afatet e pagimit të kamatës; Vendin dhe datën e emitimit së bashku me numrin serik dhe
kontrollues të fletëdetyrimin; Faksimilin së bashku më nënshkrim e subjekteve të
autorizuara;
Leksione per:
FLETË ARKA CETEFIKATI FLETË KOMPERCIALJA
Fletarka• Fletarka – është letër me vlerë për shumën
monetare të caktuar e cila duhet të përmbushet në afatin e arritjës në bazë të shkallës së caktuar të kamatës;– Fletarkën mund ta emitojë banka, organizata e caktuar
financiare dhe institucioni kompetent shoqëror – politik;
– Rëndësia e tyre qëndorn sepse nëpërmjet të shitjës së tyre emituesi i tyre tubon mjete monetare afatshkurta;
– Fletarka emitohet në bazë të vendimit të organit kompetent të emituesit të saj;
– Zakonisht fletarka jepet me afatin e arritjes deri në një vjet;
Certifikati
• Certifikati – është dokument i shkruar për mjetet e deponuara në bankë apo në ndonjë institucion tjetër kompetent në bazë të nja afati të shkurtë të kthimit – deri në një vit;
Fletë komercialja
• Fletëkomercialja – është letër me vlerë e cila aplikohet nëpërmjet të shitjës në funksion gjatë tubimit të mjeteve monetare në një afat të shkurtë;
• Emitohet nga ndërmarrjet dhe nga subjektet e caktuara juridike – ekonomike në bazë të kompetencave ligjore;