tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

83
Tregime Islame Njëherë e pyetën Xhunejdin e urtë: "Çfarë dobie ka besimtari nga tregimet e urta? ” U përgjigj: "Tregimet janë ushtri prej ushtrive të Allahut të madhërishëm. Ai me këto forcon zemrat e tyre.” E pyetën përsëri: "A ke ndonjë argument?" Tha: "Po, fjalët e Allahut të madhërishëm: "Të gjitha këto që t'i rrëfejmë ty nga lajmet e pejgambereve, janë që të forcojnë zemrën tënde..." Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira... Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin "El- Vabilus-Saj-jib”. Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: "Ky është hadith madhështor, me pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të... Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub, i cili thotë: "Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne ishim në "Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha: "Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme. Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin... Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e Vdekjes prej tij. Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit... E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim. Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët... E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij. Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit... E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre. Pashë një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar. Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej...! E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që ai e shuan etjen që e kishte kapluar.

Upload: muki1519sss

Post on 01-Dec-2014

32.323 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Tregime Islame

Njëherë e pyetën Xhunejdin e urtë:

"Çfarë dobie ka besimtari nga tregimet e urta?” U përgjigj: "Tregimet janë

ushtri prej ushtrive të Allahut të madhërishëm. Ai me këto forcon zemrat e

tyre.”

E pyetën përsëri: "A ke ndonjë argument?"

Tha: "Po, fjalët e Allahut të madhërishëm: "Të gjitha këto që t'i rrëfejmë ty

nga lajmet e pejgambereve, janë që të forcojnë zemrën tënde..."

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...

Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin "El-

Vabilus-Saj-jib”.

Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: "Ky është hadith madhështor, me pozitë të

lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të

përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të...

Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub,

i cili thotë:

"Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne

ishim në "Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:

"Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.

Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i

Vdekjes për t’ia marrë shpirtin...

Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Melekun e

Vdekjes prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit...

E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai dënim.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët...

E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit...

E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre. Pashë një person nga

Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar.

Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe pengohej...!

E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit me ujë, sa që

ai e shuan etjen që e kishte kapluar.

Page 2: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe (mexhlise)...

Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre mexhliseve, largohej prej tyre

dhe pengohej...!

E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe e ulin

pranë meje, mexhlisit tim.

Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte errësirë, nga e

djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë, sipër tij errësirë, poshtë tij

errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga të lëvizte), nga të ikte...

E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin atë prej

errësirës në dritë.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e zjarrta të

prushit...

E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e zjarrit dhe

bëhet mbulesë mbi kokën e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i flisnin atij...

E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: "O besimtarë! Ky njeri

ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e

takojnë atë, e edhe ai i takon ata.

Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)...

E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai kishte bërë në

dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.

Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar... Midis tij e Zotit kishte pengesë...

E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne audiencën e

Allahut!

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij...

E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe vendos nga ana

e djathtë e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...

E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar mirë (siç duhet)

dhe ia rëndojnë peshoren e tij.

Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të Xhehenemit...

E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së tij) dhe e

shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr...

E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpëton atë

nga Zjarri.

Page 3: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit...

Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë...

E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia qetëson

dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.

Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.

Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e nganjëherë

kacavirrej...

E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë mbi mua dhe e

çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.

Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit...

E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet...!

E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia "La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që adhurohet me të

drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne Xhenet.”

Shejhu i Islamit, Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e madhështonte shumë këtë hadith,

dhe në vlerësimin e tij për të ka thënë:"Argumentet e vërtetësisë janë të dukshme për këtë

hadith.”, pra e ka konsideruar të saktë.

Dëshirat e plakut

Vëllezër dhe motra!

Eselamu alejkum! Është mirë të mësojmë nga ngjarja e një të moshuari. Ndodhia në fjalë

zgjon interesim, ofron dobi dhe mësime.

Një plak i shtyrë në moshë gjendej i shtrirë në shtratin e vdekjes. Rreth tij ishin tubuar

anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë. Momentet e fundit të vdekjes... qimet e bardha i

kishin mbuluar kokën, shenjat e pleqërisë vëreheshin dukshëm, por ai ishte i përmbajtur

në fytyrë. Të gjithë rreth tij shikonin me kujdes dhe vëmendje. Mbretëronte qetësia..

Plaku filloi të flasë: -O bijtë e mi! Kur i mbusha të njëzetat, kisha ambicie, aspirata dhe

synime të mëdha. Ato ishin gjithëpërfshirëse, synoja të ndryshoja për së miri tërë dynjanë

(botën), të bëja një përmirësim të shkëlqyer. Këto ishin ëndrrat e mia!

Kaluan vitet, i bëra njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e tre... arrita në të tridhjetat. Kështu e

pashë veten se gjatë kësaj periudhe kohore vetëm kisha menduar, por asgjë nuk kisha

ndryshuar.

Synimi për të ndryshuar botën është një gjë e vështirë, prandaj nga ky moment vendosa të

reformoja shtetin ku jetoja. Patjetër mendoja që duhet të kontribuoja për vendin tim duke

e transformuar në një gjendje më të favorshme. Kështu dëshirat filluan të zbehen

dalëngadalë, vit pas viti. Tridhjetë e një, tridhjetë e tre... dhe i bëra dyzet vite jetë. Vërtet

me keqardhje po e them se prapë asgjë nuk arrita të bëja, vërejta se ishte e vështirë.

Vendosa të përqendrohesha vetëm në qytetin ku jetoja, së paku këtu t’i realizoja ëndrrat e

mia. Për çudi, vitet shkonin: dyzet e një, dyzet e tre dhe i plotësova pesëdhjetë vite, por

përsëri nuk arrita të realizoja asgjë dhe të bëja asnjë ndryshim.

Kështu, duke parë veten pa rezultate, vendosa ta jepja kontributin tim në një nivel më të

vogël dhe zgjodha lagjen ku banoja, me shpresë se këtu do ta arrija qëllimin. E, një ditë i

Page 4: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

mbusha gjashtëdhjetë vite! Përsëri, shumë me keqardhje duhet të them se nuk arrita të

përmirësoja dhe të ndërroja as lagjen time.

Vendosa të ndryshoja shtëpinë time, anëtarët e familjes sime. Fillova të veproja në këtë

drejtim, shkoi një vit, i dyti, i treti dhe i mbusha shtatëdhjetë vite jetë e përsëri nuk arrita

të përmirësoja dhe të ndikoja as në familjen time.

Nuk pata sukses dhe dështova në të gjitha rastet. Vallë! Ku është problemi? I mbusha të

shtatëdhjetat dhe tani jam në shtratin e vdekjes.

Plaku u tha bijve të vet: -Unë e mësova arsyen e dështimit në të gjitha këto përpjekje.

Ishte e nevojës dhe parësore që unë të filloja së pari nga vetja, të përmirësoja veten. Po qe

se nuk ndryshon veten, assesi nuk ke mundësi të ndikosh te të tjerët. Allahu i Lartësuar

thotë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të

ndryshojnë ç’kanë në vetvete.”

Plaku shprehet: -Po të më japë Allahu jetë edhe dhjetë vite, që nga ky çast do të filloja ta

përmirësoja veten dhe jam më se i bindur se kur ta arrija këtë, do të kem mundësi të

ndikoj dhe të përmirësoj familjen time, lagjen ku banoj, qytetin dhe vendin tim.

Kur Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, filloi komunikimin e

mesazhit islam, filloi nga vetja dhe më pas e zgjeroi shtrirjen e udhëzimit.

Keshillat e LLukmanit a.s

Djali im, kalova pranë shumë Pejgamberëve dhe përfitova prej tyre tetë urtësi:

- Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën tënde.

- Kur të jesh në tubime me njerëz, ruaje gjuhen tënde.

- Kur të jesh në shtëpitë e tyre, ruaje shikimin tënd.

- Kur të jesh në ushqim, ruaje stomakun tënd.

Dy gjëra mos i përmend kurrë:

- Të keqen që ta bën dikush dhe,

- Të mirën që ia bën dikujt.

Dy gjëra mos i harro kurrë:

- Allahun e Madhnum dhe,

- Shtëpinë e përhershme (ahiretin).

Djali im, kam bartur gur dhe hekur, mirëpo nuk kam gjetur asgjë më të

rëndë se borxhi.

I shijova te gjitha mirësitë e nuk shijova asgjë më të mirë se shëndeti.

I shijova te gjitha të hidhurat e nuk shijova asgjë më të hidhur se

nevoja ime për njerëzit.

Page 5: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Djali im, me të vërtetë prindërit janë derë prej dyerve të xhenetit,

nëse ata janë të kënaqur me ty, vazhdo për në xhenet, e nëse janë të

hidhëruar, të është bërë perde (pengesë) për në xhenet.

Djali im, mos rri me njerëz të prishur dhe mos u shoqëro me ta.

Frikësohu se po i godet dënim nga qielli e të përfshin edhe ty.

Djali im, rri me njerëz të dijshëm dhe shoqërohu me ta, ndoshta zbret

mbi ta mëshirë e të përfshin edhe ty.

Djali im, shite dynjanë për ahiretin, do i fitosh të dyja, e mos shit

ahiretin për dynjanë, se do i humbësh të dyja.

Djali im, mësoje gjuhën tënde që vazhdimisht të thotë "O ALLAH MË FAL

MUA!"sepse është një çast në të cilin Allahu nuk e refuzon duanë.

Djali im, tek ti të ushqehen të devotshmit, ndërsa në të gjitha çështjet

konsultohu me dijetarët.

Djali im, mos u sill but me injorantin, që të mendojë se je i kënaqur me

punën e tij, dhe kujdes nga neveritja e të mençurit, se do të kthehet ty

(neveritja).

Djali im, bëhu shërbëtor i të mirëve e mos u bëj i dashur i të këqijve.

Djali im, ik (largohu) nga armiku dhe kujdes se me kë po shoqërohesh dhe

mos iu qas asaj që nuk të intereson.

Djali im, shkon në mësimet dhe tubime me dijetarët, se me të vërtetë

Allahu i Madhëruar i ngjall zemrat me dritën e urtësisë sikurse e ngjall

tokën me shi të furishëm.

Djali im, shenjat e ziliqarit janë tri: e përgojon shokun në mosprani,

kur dëshmon, bën lajka, gëzohet me fatkeqësinë e tjetrit.

Djali im, bëhu i pasur, do të jesh besnik.

Djali im, dynjaja (jeta në këtë botë) është kalimtare, prandaj kalo

nëpër të e mos u mashtro pas saj (ndërtimit në të).

Djali im, vërtet dynjanë e ke lënë mbrapa që kur ke ardhur në të, ndërsa

ahiretin e ke para, prandaj shtëpinë së cilës çdo moment i afrohesh e ke më

afër se shtëpinë që çdo moment i largohesh.

Djali im, nëse dëshiron të zësh shok ndonjërin, së pari hidhëroje, nëse

tregohet i drejtë në ato momente, shoqërohu me të, përndryshe largohu nga

Page 6: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

ai.

Djali im, fjala e mirë dhe buzëqeshja jote janë më të dashura te

njerëzit sesa ndihma materiale.

Djali im, shokun vëre në atë pozitë sikur nuk ka nevojë fare për ty,

ndërsa ti për atë çdoherë ke nevojë.

Djali im, mos dëshiro që njerëzit të të lëvdojnë, as mos u jep shkas që

të të fyejnë, ti çdoherë lodhu (përpiqu që t’i ndihmosh), ndërsa të tjerët

të jenë nga ti të qetë.

Djali im, kujdes çfarë del nga goja jote, sepse kush hesht, shpëton,

prandaj duhet të flasësh vetëm atë që të bën dobi.

Djali im, le të jetë nënshtrimi ndaj Allahut tregtia jote, do fitosh pa

harxhuar mall fare.

Djali im, ki frikë Allahun e mos u shtir si i devotshëm me qëllim që të

të nderojnë njerëzit, kurse zemrën e ke të prishur.

Djali im, largoju së keqes (sherrit), se me të vërtetë e keqja për të

keqen është krijuar.

Djali im, mos u bëj më i paaftë se gjeli, i cili këndon para mëngjesit,

ndërsa ti je në gjumë.

Djali im, kush i do debatet (polemikat), fyhet; kush hyn në vende të

këqija, akuzohet, e kush shoqërohet me njerëz të këqij, nuk shpëton dhe kush

nuk e ruan gjuhën e tij, pendohet.

Djali im, mos e humb pasurinë tënde e ta rregullosh pasurinë e huaj, se

vërtet pasuria jote është ajo që e ke dhënë, ndërsa pasuria që ke lënë është

e huaja.

Djali im, nuk ka asgjë më të mirë sesa gjuha dhe zemra nëse pendohen dhe

nuk ka asgjë më të keqe sesa gjuha dhe zemra nëse prishen.

Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh

Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush

refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për

falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm. (përkujtoju popullit

tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i

përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"

Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse

Page 7: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin.

(E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse

vetëm tek Unë është kthimi juaj.

E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk

ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së

kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i

kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për

atë që keni punuar.

O djali im, s'ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e

të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta

sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar.

O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat,

përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të

preferuara.

Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë,

se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.

Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri

i gomarit."* (Kur'an - Lukman : 12/19)

Çfarë ju pëlqey sahabëve më së shumti në dunja ?

Një ditë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s tek qëndronte me shokët e tij, i ka pyetur duke filluar

me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të:

Çfarë të pëlqen prej dynjasë?

Ebu Bekrin r.a. tha:

Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri:

Të qëndruarit pranë teje, të shikuarit në ty dhe harxhimi i pasurisë sime për ty

Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Umer?

Umeri r.a. tha:

Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri:

Urdhërimi në të mirë edhe nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja edhe nëse është

haptazi dhe thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur.

Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Page 8: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Po ty, o Uthman?

Uthmani r.a. u përgjigj:

Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri:

Ushqyerja e të varfërve, përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën kur njerëzit janë në

gjumë.

Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Ali?

Aliu r.a. tha:

Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri:

Nderimi i musafirit, agjërimi në verë dhe goditja e armikut me shpatë.

Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun:

Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në këtë botë?

Ebu Dherri r.a. u përgjigj:

Në këtë botë më pëlqejnë tri gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja.

Pejgamberi s.a.v.s e pyeti se pse o Ebu Dherr!?

Ai iu përgjigj:

Më pëlqen uria që të më zbutet zemra, më pëlqen sëmundja që të më shlyhen gjynahet

dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin tim.

Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua më pëlqejnë nga

dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e amanetit dhe dashuria ndaj të varfërve.

Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha: Allahu i Lartësuar ju dërgon selam dhe

thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha e cila është e lagur me të përmendurit e

Allahut, zemra e bindur ose e nënshtruar dhe trupi i cili sprovat i duron.

Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim!

12 Fjalët magjike të shejtanit të mallkuar.

1- Nuk bëhet gjë për një herë,

2- Jemi akoma të rinj.

3- Zoti shikon pastërtinë e zemrës.

4- Pasi të dal në pension.

5- Nuk duhet tu përshtatet koha juve por ju kohës.

6- Nuk hyhet midis Zotit e njeriut.

7- Pas gjithë këtyre mëkateve është e vështirë të fali Zoti.

8- Mos u mendo shumë se e humbet fillin fare.

Page 9: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

9- Ne pasi të digjemi një kohë në xhehenem do dalim se do dalim në

xhenet.

10- Nuk bëhet gjë Zoti të fal.

11- Neve kështu na kanë mësuar të parët tanë.

12- Kini kujdes mos tu mashtrojnë me fjalë ata të prapambeturit.

Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulewjmani ka thënë:

"Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten, pusho zemrën tënde duke u përzier me pak

njerëz, zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun, sjelli zemrës tënde

nur duke qenë vazhdimisht i mërzitur, mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin, kërkoi

idetë dhe mendimet gjatë vetmisë, ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd, stolisu

për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra, fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe

vetëkontroll, shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre.

Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës,

mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin, kurse varfëria më e madhe është

varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit. Forca më e madhe është

refuzimi i hidhërimit, kurse drita më e madhe është drita e bindjes, e bindja më e madhe

është zvogëlimi i

dynjasë. Njohja më e madhe është njohja e vetvetes, begatia më e madhe është shpëtimi

nga mëkati, shpëtimi më i madh është suksesi. Asketizmi më i madh është shpresa e

vogël, kurse lakmia më e madhe është gara në arritjen e gradave të larta, respekti më i

madh është kryerja e farzeve, kurse devotshmëria më e madhe është largimi nga haramet.

Asgjëja më e madhe është mungesa e logjikës, kurse vlera më e madhe është xhihadi, e

xhihadi më i madh është xhihadi i nefsit. Poshtërimi më i madh është grykësia. Ai që

s'kujdeset për vetveten, epshi shumë shpejtë do ta shpie në shkatërrim. I shkatërruari nuk

përfiton asgjë nga shpëtimi i të pagabuarit. Hidhësira e devotshmërisë sot është ëmbëlsi

nesër. I shkatërruar është ai që shkatërrohet në fund të udhëtimit të tij, i cili i është afruar

vendbanimit e i humbur është ai që njerëzve ua tregon veprat e mira, kurse del para Atij

që është më afër tij se sa damari i qafës me vepra të këqija.

Një porosi e Aliut r.a

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Es'selamu-Alejkum we'Rahmetullahi we'Berekatuhu

We'Esh-hedu en'La-ilahe-il-All-llahu wahdehu'la'sherike'leh we'Esh-hedu

ene'Muhameden Abduhu-Habibuhu we'Resuluhu

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Salavatet dhe selamet ia dërgojmë të dashurit tonë Muhamedit, Familjes së tij fisnike dhe

të gjithë as’habëve, dhe atyre që e ndjekin rrugën e tij deri në fund!

Page 10: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Vëllezër të nderuar!

Këtë porosi Ali ibn Ebi Talibi r.a. e kishte drejtuar prej minberit të xhamisë në Medine,

kurse e trasmeton Selman Farisisu dhe Haris El-Hamedani.

Pasi që tregoi falënderim ndaj Allahut të Madhërishëm dhe dërgoi salavate mbi të

Dërguarin Muahammedin a.s. Ali ibn Ebi Talibi r.a. tha:

“Shembulli i kësaj bote është sikur shembulli i gjarprit: Nëse e prek është i butë, kurse

helmi i tij është vrasës. Rri larg nga gjithçka që të çon drejt saj (dynjasë) sepse ajo një

kohë të shkurtër qëndron me ty. Largoj nga vetja brengat e dynjasë, sepse je bindur se

ndarja me të është e pashmangshme dhe gjendja e saj është e ndryshueshme. Kur të

vëresh se i afrohesh shumë atëherë largohu më tepër. Sepse, çdo herë kur dikush është i

bindur në lumturinë e saj, ajo e hedh në rrezik. Ose kur ndjehet i sigurt në të, ajo sigurinë

ia zëvendëson me frikë. Mbahu fortë për litarin e Kur’anit dhe udhëzimin kërkojë nga ai.

Konsideroji urdhrat e tij ligjore, kurse ndalesat joligjore. Dëshmoje të vërtetën që ka qenë

në të kaluarën. Merr mësim nga e kaluara për shkak të asaj që ka mbetur nga kjo botë.

Madhëroje Allahun e Madhërishëm ashtu që do ta përmendësh vetëm në të vërtetën.

Shpesh kujtoje vdekjen dhe atë që vjen pas saj. Kurrë mos e dëshiro vdekjen vetëm se në

kushte dinjitoze (p.sh. në rrugën e Allahut). Ji i kujdesshëm ndaj veprave që dikush i bën

vetëm për vete e jo për muslimanët në përgjithësi. Ruaju nga veprat që bëhen në fshehtësi,

e që turpërohesh t’i bësh publikisht. Gjithashtu ruaju nga veprat e secilit, i cili kur do të

pyete për to, ose gjykon veten ose kërkon falje. Mos u bën prej atyre që u përflitet nderi.

Mos u trego njerëzve gjithçka që dëgjon sepse ajo arrin deri në gënjeshtër. Mos moho

gjithçka që njerëzit të tregojnë, sepse kjo tregon injorancë. Mbaje zemërimin dhe fal kur

je i fuqishëm për të dënuar. Trego përmbajtje në moment zemërimi, dhe fal kur ke

pushtet. Rezultati përfundimtar do të jetë në favorin tënd. Kërko më të mirën nga mirësitë

që Allahu t’i ka dhënë, dhe mos shkatërro asnjë nga mirësitë që Ai të jep. Dhe le të

shihen tek ti shenjat e mirësive që Allahu t’i ka dhënë. Dije se besimtari më i mirë është

ai cili është larguar për shpenzim ndaj vetes, familjes dhe mallit të tij. Sepse gjithçka që

shpie drejt të mirave përpara teje ajo do të ngel për ty si rezervë. Kurse fitimi i gjithçkaje

që e lë pas vete, do ta nxjerrin të tjerët. Largohu nga shoqëria që mendimin e kanë të

pabesueshëm, kurse punët i kanë të këqija, sepse për njeriun gjykohet në bazë të

shoqërisë. Ruaju shoqërimit me veskeqin, sepse veskeqi tërheq veskeqin. Ruaju nga

zemërimi, sepse kjo është njëra nga ushtritë më të mëdha të Iblisit.” (Nehxhul-Belaga; fq.

223).

Allahu i Madhërishëm thotë:

“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju

hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim

për atë që merituan. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin

fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata

ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush

Page 11: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur.” (El-A’rafë, 96-99).

Selami dhe paqja qoftë gjithnjë mbi zotëriun dhe pejgamberin tonë Muhammedin!

Muadh Ibn Xhebeli ka thënë: "Mësonie diturinë ngase të mësuarit e saj është frikë ndaj

All-llahut, të kërkuarit e saj është adhurim, të studiuarit e saj është "tesbih", hulumtimi i

saj është xhihad, të mësuarit atë që nuk di është lëmoshë (sadaka), shpenzimi i saj te ai që

e meriton është afërsi, ajo të ndihmon kur je i vetmuar, është shok kur je në intimitet,

është argument (udhërrëfyes) për fenë. Të ndihmon në hare dhe në fatkeqësi, është vezit

te shokët, është e afërt te të afërmit, është dritë e rrugës së Xhennetit, me të All-llahu i

ngritë popujt dhe ata i bënë të jenë në shërbim të së mirës, i bën liderë të udhërrëfimit që

duhet ndjekur (shkuar pas tyre), është argument i të mirës dhe shteg i gjurmëve të tyre,

shikohen veprat e tyre, melaiket dëshirojnë miqësinë me ta dhe me krahët e vet i mbrojnë,

çdo gjë e thatë dhe e njomë lutet për ta, madje edhe balena dhe insekti i dëmshëm,

kafshët dhëmbëshkyese dhe bagëtitë, qielli dhe yjet...deri sa tha: Me dituri All-llahut i

bëhet nënshtrim (respekt), me atë bëhet adhurim, me atë All-llahu njihet i vetëm, me atë

All-llahu madhërohet, me atë bëhesh i përmbajtur, me atë bëhet lidhja familjare, përmes

saj njihen hallalli dhe harami, ajo është prijëse ndërkaq vepra atë e pason, frymëzohen me

atë të lumturit dhe privohen nga ajo fatkëqinjtë".

Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?

Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të

maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo mëngjes,

gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe

lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë

në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë nipi e pyeti gjyshin: 'Gjysh,

kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë

çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi

i Kur’anit?'

Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua

nipit: 'Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a

sjell prapë!' Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta

para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha: 'Duhet të ecësh pak më

shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet

dhe e dërgoi atë përsëri.

Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para

se të kthehej në shtëpi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur

të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: 'Nuk dua

një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet', dhe

doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri.

Page 12: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i

tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të

mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.

Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur

arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: 'E sheh

gjysh, është e padobishme'. Plaku ia ktheu: 'Shikoje shportën'. Djaloshi

shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe.

Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të

pastër, brenda dhe jashtë. 'Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund

të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë,

do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona'.

Tregimi me kalin dhe vendosshmërin e tij

Një njeri kishte një kalë të vjetër të cilin e përdorte për punën e tij, por tani fundi po i

afrohej kalit. Një ditë kali ra në pus dhe pronari i tij tentoi që ta nxjerr por nuk mundi

edhe pasi përdori mënyra të ndryshme tërë ditën. Ai filloi të humbi shpresën sepse

makinat të cilët do të nxjerrin jashtë kalin janë më të shtrenjta se çmimi i kalit të plakur.

Prandaj njeriu vendosi, edhe përkundër dashurisë së tij ndaj kalit, të grumbullojë njerëz

nga fshati i tij që të hedhin dhe në pus për ta varrosur për ta shpëtuar nga torturat meqë

me siguri se do të ngordhë. Kur ata filluan të hedhin dhe, kali filloi të bërtiste dhe ulërinte.

Njeriut iu dhimb kali dhe kërkoi nga fqinjët të hedhin dhe nga larg sepse nuk dëshironte

të shihte kalin e tij duke ngordhur. Pas një kohe, kali nuk u dëgjua.

Njeriu mendoi se kali ngordhi nga trauma. Ai shikoi kalin e tij dhe pa se cdoher që

njerëzit hidhnin dhe ne shpinën e tij ai dridhej dhe gjuante dheun nga shpina nën këmbët

e tij dhe kështu ai ngrihej.

Kjo u dha shpresë dhe ata vazhduan të hedhin derisa kali u ngrit lart.

Ne e dim se shumë dhe është hedhur mbi ne... nuk ka dobi nga te qarët dhe bisedat e

kota... ne duhet të ndalemi së vajtuari dhe të ngrihemi e të bëjmë diçka.

Është e pamundur se kali është më i mençur se ti, o i biri i Ademit, për të cilin Allahu i

urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde, për të nderuar intelektin tënd.

ALIU (radial-llahu anhu) i sëmurë

Derisa hazreti Aliu r.a ishte I sëmurë ndër të parët që I erdhën ta vizitojnë

Ishin tre shokët e tij më të dashur: Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani r.a. Kur hynë në shtëpi,

I dhanë selam, të cilin Hazreti Aliu r.a menjëherë u ofroj një filxhan me mjaltë.Në

mjaltën në mes të filxhanit ishte një

qime e hollë. Hazreti Ebu Bekri tha se nuk do të hajë nga ajo mjaltë deri sa nuk bijmë tri

shembuj në lidhje me atë mjaltë.

Ebu Bekri tha: “Feja dhe Islami janë më të bardhë se ky filxhan , imani është më I ëmbël

se mjalta, ndërsa sheriati është më I hollë se kjo qime.”

Page 13: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Omeri r.a tha:

“Xhenneti është më I bardhë se ky filxhan, ngrëniet e xhennetit janë më të këndëshme

nga kjo mjaltë, ndërsa të përkthyerit e Kur`anit është më I hollë se kjo qime.”

Në fund Aliu r.a tha:

“Musafiri I cili viziton të sëmurin, konaku për të është më I bardh se ky filxhan, të flasësh

me misafirin është më e ëmbël se kjo mjaltë, ndërsa ti dëfresh ata është më e hollë se kjo

qime.”

Pastaj iu tha musafirve:

“Urdhëroni e hani!”

Bisedë me hijen

Shikova rreth vetes nuk e pashë hijen time!!

Ngrita shikimin në qiell, dielli në kupën e qiellit, nuk pashë asnjë shenjë të reve. Prapë

hodha shikimin rreth vetes nuk e gjeta hijen.

Subhanallah!! Ku shkoi, ecte me mua...

U ktheva mbrapa e kërkova dhe e gjeta pranë një shkëmbi.

I thashë: Hija ime ku mbete? Pse nuk vjen pas meje që të vazhdojmë rrugën?

Hija: Jam lodhur (mërzitur) duke ecur me ty.

I thashë: Cila është arsyeja?!

Hija: sepse ti më çon në poshtërim në disa vende dhe unë nuk jam krijuar për ato. Ti bën

disa veprime në shikim të jashtëm duken si të sinqerta por në brendësi është dyfaqësia, ah

sikur të mos isha hija jote.

I thashë: Ti dëshiron ndarjen prej meje, kurse të tjerët dëshirojnë takimin me mua,

ndoshta mos po gabon në gjykim, o hija ime.

Hija: Pasha Allahun s’po gaboj. Njerëzit shohin vetëm pjesën tënde të jashtme, por unë

njoh anën tënde të brendshme.

I thashë: Çka po rreh me këto fjalë?

Hija: Qëllimin tim e di mirë, njerëzit nuk janë vazhdimisht me ty sikurse unë, sikur ta

shikosh zemrën tënde, do të shohësh se është bërë e zezë.

I thashë: Cila është arsyeja e nxirosje së saj?

Page 14: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Hija: Mos sinqeriteti në punë dhe dyfaqësia në veprime.

I thashë: A thua deri në këtë masë ndikon kjo sjellje në zemër?

Hija: Po, vërtet sinqeriteti është bazë e veprës, saqë në një fjalë të urtë thuhet: ai i cili nuk

ka sinqeritet mos të lodhet.

I thashë: Kjo pra është një çështje serioze për vetveten!!

Hija: E the të vërtetën, pa dyshim që sinqeriteti është një kapitull me rëndësi që në të

mund të ndikojë shejtani kështu ta dëmtojë veprën e njeriut. Për këtë Sufjan Thevriu ka

thënë: Më vështirë për mua ishte shërimi i sinqeritetit.

I thashë: Por njerëzit këtë nuk e dinë se unë veproj me dyfaqësi.

Hija: Ti a je prej atyre që në veprim ke parasysh vetëm njerëzit apo edhe Zotin e tyre.

Tek Allahu i Lartësuar nuk fshihet asgjë, çdo gjë është e zbuluar në Ditën e gjykimit,

trupi, shpirti, ndërgjegjja, vepra, ardhmëria. Të gjitha pengesat bien dhe sekretet zbulohen.

Shoku im, atë ditë nuk të bën dobi njeriu, por vepra e bërë me sinqeritet, mbuloje

adhurimin tënd, kështu që shejtani mos ta rrëmbejë. Prej të sinqertëve kishte të tillë që

njëri kishte agjëruar dyzet vjet dhe nuk e dinte askush, kur dilte nga shtëpia për në treg

me vete i kishte dy pjesë të bukës dhe i jepte sadaka. Në shtëpi mendonin se i ka ngrënë

kurse shokët në treg mendonin se ka ngrënë ushqim në shtëpi.

I thashë: Vërtet ma ndërrove mendjen për veten time, o hija ime. Por më trego diç mbi

shenjat e dyfaqësisë?

Hija: Pyete veten se ti je njohës i vetvetes.

I thashë: Mos ngurro hija ime, më trego, se vërtet kam vendosur që të jem i sinqertë,

inshaAllah.

Hija: Aliu radijallahu anhu ka thënë: Dyfaqësia ka tre shenja: është përtac kur është në

vetmi; është aktiv kur është me njerëz; kur lavdërohet vepron, por kur qortohet pakëson

punën.

I thashë: Ah mjerë për mua, paskan humbur veprat e mia.

Hija: Ripërtëri vendosmërinë, ripërtëri besën me Allahun e Lartësuar. Çdo herë lute

Allahun për sinqeritet në vepër derisa Allahu të bekojë ty në veprat tua, ashtu siç e bekoi

Omer b. Abdulazizin (Allahu e mëshiroftë).

I thashë: Pas një mendimi dhe analize thashë vërtetë do të lëvizi me vendosmëri

inshaAllah.

Hija: Fillo shoku im duke e angazhuar veten në sinqeritet dhe lëviz me vendosmëri para

Page 15: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

se të djegë (shkatërrojë) hija jote.

I thashë (i habitur): Çka thua?! Vallë a të dëmton hija?

Hija: Po shoku im.. Kemi dy lloje të hijeve, e ato janë:

Hija e urryer. Allahu i Lartësuar thotë: “Shkoni tek ajo hije (mjegull e tymit të Zjarrit të

Xhehenemit) që ka tre degëzime. Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.”

(Murselat, 30-31)

Hija e preferuar (e pëlqyer). Është hija e xhenetit, Allahu i Lartësuar thotë: “Janë nën

drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të

përhershme. Pranë ujit rrjedhës.” (Vakia, 28-31)

Shoku im, ke rastin të zgjedhësh se cilën hije dëshiron. Ai që e kërkon sinqeritetin nuk

lodhet. (Mos harro se) era e dheut nga sinqeriteti është më e mirë sesa aroma e parfumit

që vjen nga dyfaqësia.

Autori: Muhamed Deuserij

Përktheu: Valdet Kamberi

Tregimi për imanin e shërbetores së faraonit

Nje nga sherbetoret e vajzes se faraonit,derisa po I krihte floket vajzes,I bie krehri dhe

kur e merr thote:”Bismilah”(Ne emer te Zotit) E pyet vajza:”Cilin zot baban tim?”.Kurse

ajo ia ktheu:”Zoti im,I yti dhe I babait tende eshte All-llahu”.Vajza I tregoi babait te

saj,faraonit,I cili e thirri dhe e pyeti:”A ke zot tjeter perveq meje?” “Zoti im dhe I yti

eshte All-llahu”-iu pergjigje sherbetorja.Faraoni e merr ate edhe kater femijet e saj dhe I

ofron pranj nje zjarri te madh te ndezur dhe I thote:”A ke zot tjeter veq meje?”Zoti im

dhe I yti eshte All-llahu-ia kthen gruaja besimtare.Ateher faraoni merr femijen e saj me te

madh dhe e hedh ne zjarr.E njejta gje ndodhi edhe me me te dytin,te tretin dhe te katertin.

Kur e mori te hedh te katertin,I cili ishte me I vogeli dhe ishte per gjiri akoma,sikur nuk

deshi ti lejoj ta hedhin,por

ne ate moment,foshnja flet dhe I thote:”Oj nena ime,ti je ne rrugen e vertet,prandaj

duro!!!!

Pejgamberi a.s tregon mbi naten e Miraxhit dhe tregon:

“Derisa po ngjiteshim larte ne qiej,ndjeva nje arome shum te mire,qe nuk kasha ndjer

ndonjher.E pyeta Xhibrilin se c’ishte kjo arome e mire.Ai me tha se ishte sherbetroja e

faraonit me femijet e saj

Page 16: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Duaja e Nenes

Nje dite Musai.a.s duke biseduar me Allahun (me formen qe ia mundesio Allahu xh,sh.

Musait.a.s. ) e pyeti Allahun.xh,sh

- Kush do te me shoqeroje per ne xhenet, O i Lartmadheruar ?

Allahu.xh.sh - Nje djalosh nga filan vendi ...

Musai.a.s kurioz te njoh djalin, niset per tek vendi. Mbrin dhe e sheh vetem nje shtepi te

shkrete. Troket ne dere, del nje djalosh i rij.

Hyn brenda dhe fillojne te bisedojne.

Musai.a.s e pyet djaloshin - Me cilen jeton ?

Djaloshi - Me nenen, eshte nga dhoma tjeter.

Po cka ben ti me te ? e pyet Musai.a.s

Kujdesem - ia kthen djali

Po ajo eshte ne moshe, martohu ti shikoje jeten. - e sheh cfar djaloshi eshte Musai.a.s

Nena ime do jete gjitheher, varesisht moshes. - ia kthen djaloshi,

E sheh se djaloshi kembengules ndaj nenes se tij, e pyet a mund te takohem me nenen

tende .

Po - ia kthen djaloshi.

Dhe Musaia..s hyn ne dhome e sheh nje plake ne shtrat dhe i jep selam.

Kur ulet e sheh se ajo eshte e verber, dhe e pyet per djalin, ajo nisen e lavderohet per

kujdesin e tij ndaj saj. E Musai.a.s e pyet nenen, e cka ben ti per te qe te jete ky

mirenjohes.

Nena ja kthen : Bej nje dua, O Allah bene djalin tim te jete ne xhenet me Musain.a.s

Më falni, unë nuk flas!

Në njërën nga qendrat tregtare, në mesin e madh të njerëzve bie në sy një djalosh i

zhvilluar, i cili sillej rreth dyqaneve, nga njëri te tjetri. Sikur synonte diçka. Hynte në

njërin dyqan, qëndronte disa minuta dhe më pas kalonte te tjetri, kurse në dorë mbante

një çantë. Po t’i afrohesh më afër, të tërheq vëmendjen një letër e vendosur në shpinën e

tij “Më falni, unë nuk flas!”

Cili është sekreti i kësaj letre të varur, çfarë mban në dorë dhe pse sillet në këtë mënyrë?

Ai ishte një fëmijë i butë dhe më shëndet të mirë. Mësonte në shkollë si të tjerët, por kur

arriti në klasën e gjashtë të fillores, Allahu e sprovoi me një sëmundje në kordat e zërit,

kështu që zëri filloi t’i dobësohet gradualisht, saqë nuk pati më mundësi të flasë. Kështu

ndodhi.

Djaloshi po jeton dhe po i kalon ditën pa gjuhë dhe mundësi për komunikim. Me kalimin

e kohës, shokët filluan të mërziten prej tij, saqë e ndiente veten të tepërt nëpër takime.

Vetëm dëgjonte dhe nuk kishte mundësi të bisedonte. Kështu ndihej keq dhe u largua prej

tyre.

Djaloshi u rrit dhe filloi të kërkojë vende ku nuk kishte nevojë për fjalë e biseda. E gjeti

veten në dëgjimin e ligjëratave shkencore dhe mësimeve edukative. Kështu filloi të

ndikohet nga mësimet mbi rëndësinë e shërbimit mbi Islamin dhe thirrjes në fenë e

Page 17: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Allahut të Lartësuar. Ai nuk e injoroi veten duke u arsyetuar se nuk kishte mundësi, por

kontribuoi në shërbim të fesë së tij me ato mundësi që i përgjigjeshin gjendjes së tij.

Ai punonte si fotokopjues dhe nga paga e marrë kishte vendosur që të ndante një pjesë

për të blerë kasata (CD) dhe broshura edukative. Filloi të ecte nëpër qendra tregtare duke

shëtitur nga një dyqan në tjetrin. Atë të keqe që e shihte, zgjidhte CD-në e nevojshme dhe

ia dhuronte pronarit ose pronares. Këtë e bënte me buzëqeshje dhe dilte nga dyqani duke i

bërë me shenjë në shpinë për letrën e varur “Më falni, unë nuk flas!”. Kështu vepronte

gjatë tërë javës.

Unë nuk di si ta shpreh habinë time: për vendosmërinë e tij në thirrjen e Allahut apo për

shikimin e tij pozitiv mbi jetën dhe për atë me të cilën është sprovuar?

Një njeri e kishte pyetur pasi i kishte ndjekur lëvizjet e tij në davet: -A ke pasur reagime

ose suksese?

Djaloshi i shkroi ne leter keto fjal: -Po, pasi kam hyrë në një dyqan dhe pashë veprime të

këqija, i dhurova shitësit një CD. U largova dhe pas disa muajsh kalova sërish atypari.

Me të hyrë në dyqan, shitësi më takoi me buzëqeshje dhe më përqafoi dhe me tha a je ti

që ma dhurove atë CD-në?! Dhe e nxori nga xhepi. Pohova me kok se un jam.

Më pas tha: -Vëlla, ne jemi tetë veta që nuk kemi ditur asgjë për Islamin përveç emrit

(Islam).

Bënim çdo të keqe. Pasi dëgjuam CD-në, deshi Allahu i Lartësuar dhe më pas shkaktar

ishe edhe ti dhe u kthyem në rrugën e Tij. Jemi larguar nga veprat që bënim dhe i kemi

përmirësuar lidhjet me Allahun. Allahu të shpërbleftë!

Vetvetiu pyetja bëhet: Edhe pas kësaj, vallë, a mund të gjejë i arsimuari arsye

neglizhence në shërbim të Islamit?

Nje ngjarje nga jeta e Omerit r.a.

Ka dal Omer ibn Hattabi r.a një nat të errët i vetmuar dhe fshehtazi që mos ta shikoj

askush,dhe ka hyrë në një shtëpi,por papritmas një person e sheh Omerin r.a. mirëpo

Omeri nuk e vren ate.Ai i cili e pa Omerin r.a ishte Talha r.a.dhe mendoi se ka ndodh

diqka,duke menduar se pse hyri omeri në këtë shtëpi? Dhe pse i vetmuar? Dhe pse në

mbrëmje? Dhe pse u fshihte që mos ta shoh askush?

Pasi që lindi dielli,shkoi Talha tek ajo shtëpia në të cilën e kishte parë omerin se kishte

hy,aty nuk takoi askend përveç një plakë të verbër të gjymtë, e pyeti atë:

"Çfarë është puna e një njeriu i cili po vjen tek ti?" Ajo nuk e dinte se ai njeri ishte Omer

ibn Hattabi (All-llahu e mëshiroftë), prijësi i muslimanëve, dhe tha: "Ai kujdeset për mua

qe shumë kohë, për të gjitha çfarë kam nevojë unë dhe e pastron shtëpinë."

Nuk është për tu çuditur me këtë vepër të Omer Ibn Hattabit r.a,prijësit të muslimanëve

dhe kryetar të shtetit,sepse ai ka bërë edhe shum vepra tjera të ngjajshme.

Është për tu çuditur se si është fshehur duke shkuar natën e errët që mos ta shoh askush

dhe ta zbuloj fshehtësin e tij të cilen ka dasht ta bëjë vetëm për Allahun xh.sh.

Page 18: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Amaneti i Babait

Nje burre pasanik kur e kuptoi se po i afrohej vdekja,e thirri prane djalin e tij dhe i la

amanetin me te rendesishem.

I tha:"kur te vdes me fut ne varr me qorape".

I biri megjithese nuk e kuptoi deshiren e te atit ,pranoi.

Perpara se te largohej i ati i dha edhe nje leter ne dore dhe e porositi qe pas vdekjes se

tij ,ne momentin e pare qe do te mbetej ngusht te hapte letren.

Kaluan kohe dh eme ne fund burri dha shpirt.Ne kete moment djali fillon te mendoje si

t'ia beje per ta varrosur te atin me qorape.Shkon tek nje hoxhe dhe e pyet a eshte e lejuar

nje gje e tille ne islam?por hoxha i kthen pergjigjje negative.

Shkon e pyet edhe nje hoxhe tjeter por edhe ky i pergjigjet "gje qe s'behet,kjo nuk eshte e

lejuar nga feja jone."

Djali tani ishte ne nje gjendje qe nuk po dinte si te vepronte,ne kete moment iu kujtua

porosia e dyte e te atit,qe pas vdekjes se tij ,ne momentin qe do te mbetej ngushte te hapte

letren dhe keshtu beri.Ne kete leter qe hapi djali shkruheshin keto rreshta:

"Bir! siq po e shikon edhe vete,une megjithese jam kaq shum i pasur nuk marr dot me

vete as nje pale qorape.Tani ti mendo vete per te tjera....!"

Tregimi qe zbut zemrat

Një njeri erdhi vonë, i lodhur dhe i nervozuar nga puna, përderisa i biri i tij pesë vjeçar po

e priste te dera e shtëpisë.

-"Baba, a mund të të pyes diçka?"...

-"Natyrisht, biri im, çfarë ka ndodhur?" ia ktheu njeriu.

-"Baba, sa të paguhet ora?"

-"Kjo me të vërtetë nuk të hyn në punë ty fare?" Pse bën pyetje të tilla?" iu përgjigj njeriu

i zemëruar.

-"Vetëm dua ta di. Të lutem më thuaj sa të paguhet ora?" e luti voglushi.

-"Nëse patjetër duhet ta dish, unë i fitoj 20 euro në orë."

-"Baba, të lutem a mund të m'i huazosh 10 euro?"

Babai u tërbua. -"Nëse ky është qëllimi yt i vetëm, atëherë pse dëshiron të dish sa fitoj

unë që t'i marrësh ca para për të blerë ndonjë lodër apo diç tjetër të padobishme, shko të

lutem menjëherë në dhomën tënde dhe flij. Mendo se përse je kaq egoist. Unë punoj gjatë

dhe orë të rënda për çdo ditë dhe nuk kam kohë për këso lodra qesharake."

Voglushi shkoi i qetë në dhomën e tij dhe mbylli derën. Njeriu u ul dhe zemërohej

gjithnjë e më tepër për shkak të pyetjeve të voglushit.

Si mund të bëjë ai pyetje të tilla, me qëllim që të marrë ca para? Pas një ore njeriu u

qetësua dhe filloi të mendoj se mos kishte qenë pak i ashpër ndaj të birit. Ndoshta kishte

diçka që duhet ta blente ai me këto dhjetë euro. Njeriu shkoi te dera e dhomës së fëmijëve

dhe e hapi atë.

-"Biri im, a ke fjetur? pyeti ai.

-"Jo baba, ende jam i zgjuar." u përgjigj djaloshi.

Page 19: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

-"Mendoj se u solla pak ashpër më heret ndaj teje" tha njeriu.

-"Ishte një ditë e gjatë dhe unë e shfryva zemërimin tim në ty. Ja ku i ke ato dhjetë euro

për të cilat më lute."

Vogëlushi u ngrit menjëherë duke shkëlqyer. "Oh baba, shumë faleminderit! bërtiti ai.

Pastaj nxori me vrull ca kartmonedha të zhubravisura nën jastëkun e tij.

Kur e pa njeriu se djaloshi kishte para u zemërua sërish. Djaloshi numëronte paratë me

kujdes dhe pastaj shikonte babain e tij.

Babai zhurmonte: "Përse kërkon më shumë para prej meje pasi që ti vetëmse i paske

disa?"

-"Ngase nuk kisha mjaft. Por, tash kam mjaft!" ia ktheu djaloshi.

-"Baba, tash i kam 20 euro së bashku... - A mund ta blej një orë nga koha jote qe ta

kalosh me mua?"

ANTONIO CARIOVATO, filozof (Itali)

Quhej Antonio Cariovato, 29 vjeç, italian nga Roma. Pasi e pranoi Fenë Islame, pas një

studimi serioz, ndërroi emrin dhe tani quhet Salah Eddin. Ka kryer filozofinë dhe është

specializuar në të, por të Vërtetën e gjeti në Fenë Islame.

Rrjedh nga një familje konservatore italiane. Të gjithë anëtarët e familjes së tij shkojnë

rregullisht në kishë, u binden rregullave të Kishës Katolike dhe po ato rregulla i zbatojnë

në praktikë. “Kështu veproja edhe unë - thotë Antonio Cariovato – derisa zbulova se në

Krishtërim ka shumë kundërthënie, hipokrizi e mashtrime...! Për natyrën e Jezu Krishtit

dhe jetën e tij ka disa shpjegime. Disa thonë se Jezusi (paqja e shpëtimi i Zotit qofshin

mbi të), është djalë i Zotit, kurse disa të tjerë thonë se ai është vetë Zoti, por në pamjen e

njeriut etj. Mirëpo, logjika s’e pranon asnjërën nga këto shpjegime. Provova të mësoj se

ç’thotë Feja Islame. E lexova Kur’anin e Shenjtë dhe aty gjeta një përgjigje të arsyeshme,

bindëse. E falënderova Zotin! Ky ishte hapi im i parë drejt Islamit. Duke e lexuar

Kur’anin e Shenjtë zbulova atë që e ruaja në shpirt. Vendosa të bëhem musliman.

Fillova të mësoj se si të falem. I mësova lutjet, e në fillim e mësova kaptinën El-Fatiha.

Familja ime në fillim, e sidomos babai dhe vëllezërit, gati të gjithë më kundërshtonin me

shumë rreptësi, por unë vazhdoja rrugën time.

Nuk pija më verë, u lar¬gova prej të gjithëve që luanin bixhoz, që e konsumonin alkoolin

dhe bënin punë të tjera të ndaluara, haram.

Kur më shihnin duke marrë abdest e duke u falur pesë herë në ditë, para Zotit të

Madhërueshëm, më pyetnin me habi se ç’po bëja? U thosha se po kryeja obligimet

fetare...

Ç’është më me rëndësi, në familjen time gati të gjithë fi-lluan t’i vërenin ndryshimet në

sjelljet e mia dhe nuk më kundërshtonin si më parë, por filluan në heshtje t’i pranonin

Page 20: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

vep-rimet e mia e nuk shqetëso¬heshin më. As unë nuk shqetësohe-sha prej tyre! E

falënderoj Zotin! Tani të gjithë në familje kanë një simpati ndaj meje dhe po e

respektojnë besimin që e kam zgjedhur.

Feja Islame ka moral të lartë dhe i përkrah fuqimisht marrëdhëniet familjare e njerëzore.

Shpresoj se Zoti do të më ndihmojë që edhe familja ime në të ardhmen ta pranojë Islamin

dhe i lutem të Madhit Zot që kjo dë¬shirë të më realizohet së shpejti...! Ai ka mundësi të

bëjë çdo gjë!”

Muslimani i ri italian, filozofi Antonio Cariovato, tani me emrin e ri Salah Eddin, është i

martuar dhe bashkëshortja e tij quhet Ajshe. Gjashtë muaj para se të martoheshin ajo

pranoi Islamin.

Ata ishin kolegë të mirë, të dashur e të sinqertë. I shprehnin njëritjetrit ndjenjat e

brendshme shpirtërore. Dhe si rezultat i të gjitha këtyre bisedave edhe ajo filloi të

interesohej për Fenë Islame. Filloi të mësojë, të lexojë, të studiojë e të krahasojë dhe më

në fund All-llahu i Plotfuqishëm e udhëzoi, e ndriçoi, kështu që edhe ajo e pranoi

Islamin!

“Lavdi të Madhit Zot, jeta jonë bashkëshortore”, - thotë plot gëzim z. Salah Eddin, - është

e lumtur dhe plot mirëkuptim. Gruaja ime, Ajshja - vazhdon z. Salah Eddin, - e di se

duhet t’i bindet Zotit, kuptohet edhe burrit. Unë, gjithashtu, i di të drejtat e gruas, të cilat

ajo i gëzon në Fenë Islame... E kundër¬ta po ndodh në shoqërinë evropiane.

Shkurt e me pak fjalë mund të themi: E gjetëm veten në Islam. E ndiejmë paqen e

sigurinë, prej se jemi bërë muslimanë. Vërtet, jeta jonë tani ka kuptim! Të gjitha këto na

mungonin dhe iu mungojnë njerëzve në shoqërinë moderne evropiane. Ky civilizim

materialist po e bënë njeriun frikacak, të pasigurtë, të shqetësuar dhe të hutuar..

Vetëm besimi i drejtë në All-llahun e Plotfuqishëm mund ta ndryshojë këtë gjendje të

mjerueshme, vetëm me besim njeriu mund të jetojë në paqe në këtë botë.

Edhe gruaja ime ndihet dhe shprehet pothuajse në të njëjtën mënyrë.

Feja Islame na mësoi dhe na obligoi të falemi pesë herë në ditë. Pesë herë në ditë të

takohesh me All-llahun e Madhërueshëm është një gëzim i papërshkrueshëm.

Në çdo namaz më kthjellohet mendja, më qartësohet besimi dhe më qetësohet shpirti. Kjo

mund të gjendet vetëm në Islam. Me të vërtetë, ne zbuluam shumë mirësi në këtë fe të

vërtetë.”

E Pyeten nje Herë OMERIN R.A:

"Kush eshte me mire per njeriun,heshtja apo te folurit?Sikur ai qe flet te dinte se cfare

eshte e keqja e te folurit do te heshte edhe sikur t'i mundesohej te jetonte sa Nuhu a.s,por

sikur ai qe heshte te dinte se cfare eshte e keqja e te heshturit do te luste Zotin qe t'i

mundesoje te jetojne sa dy jete te Nuhut a.s,vetem qe te flase dhe te udhezoje ne rrugen e

drejte dhe te vertete-u pergjigj ai"

Page 21: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

E Pyeten LLUKMANIN e Urtë:

"Nga e mesove urtesine?-Nga te verberit,-u pergjigj ai.-Se keta pa e njohur mire vendin

nuk e hedhin mire kemben."

E Pyete GAZALIUN:

"Si e arrite kete shkalle te larte te diturise?-Duke mos pasur turp te pyesja per cdo gje qe

nuk e dija-u pergjigj ai."

ALIU r.a:

"Askund nuk do te gjeni me shume begati se sa ne dituri.Nese jeni te pasur,dituria ju

stolis,nese jeni te varfer ajo ju ushqen,por fundin e saj askush s'mund ta gjeje."

Eshte Pyetur JUSUFI a.s:

"Perse rrin i urte,ndersa nen qeverisjen tende ndodhen te gjitha depot e ushqimit te

Egjiptit! Ai u pergjigj; se sikur une te ngopem me ushqim kam frike se do t'i harroj ato qe

jane te uritur."

Madhëria e Allahut

Nji njeri ishte buz detit dhe po mendonte per All-llahun se sa madh esht, se si duket e

keshtu kishte hyr thell ne mendime ne moment All-llahu i dergon nji melek ne form te

njeriut me nji llopat ne dor dhe i afrohet ketij njeriut dhe jep selam dhe nisen te hap nji

grop dhe ky njeriu e pyet se cka je duke ber ja jam du ke hapur kete grop te vogel dhe

gjithe kete det qe e shef do ta fus ne kete grop, ja kthen ky njeri ti a te ka len mendja

gjithe ate det te fusesh ne ate grop te vogel pastaj ky njeriu ne form te melekut ja kthen

po ti a je ne mend gjith at madheri gjith ate nur-drit te All-llahu don te shtysh ne mendjen

tende ehh...

Dy burrat në spital

Dy burra ishin semure rende, dhe ishin ne te njejten dhome te shtruar ne spital.

Njerit nga ato i lejoheshte qe te rrinte 1 ore ne kembe.Krevati i tij ndodhej afer

dritares..kurse atij qe duhej te rrinte vetem shtrire nje ndarje muri qe ndodhej mes 2

krevateve nuk i lejonte te shihte nga dritarja.

Te dy burrat flisnin me ore te zgjatura me njeri-tjetrin per familjen e tyre, per semundjet e

tyre etj etj.

Cdo mbasdite burrit qe ju lejonte te rrinte ne kembe i pershkrunte me fjale ate qe shihte

nga dritarja..dhe pacienti tjeter fantazonte ato qe degjonte.

Dhe si per cudi kuptoj qe priste me padurim oren qe te degjonte pershkrimin e tij dhe

mendja i gjalleronte ngjyrat,zerat, pastertin qe ndodhej atje jashte dhe qe shoku i tij kaq

bukur ja tregonte.

-Shoh nje park qe mbreterojne te gjitha ngjyrat, me nje lume te vogel qe i jep gjalleri

parkut. Rosa ,mjelma notojne dhe femijet luajne me varka prej letre. Cifte te rinjsh bejne

Page 22: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

shetitje prane luleve shumengjyrshe te kapur prej dore. Pemet e lashta kane ngritur si

mburoj te parkut nje hije te mrekullushme dhe ne hapesirat e vogla qe lejojne duket ylberi.

-keto pershruante ai qe rrinte prane dritares dhe fantazia e pacientit tjeter kishte arritur ne

piken kulminante...

Ditet kaluan dhe ai qe smund te levizte nga krevati filloj te kishte xhelozi pe ate qe kishte

mundesi te shihte nga dritarja...dhe xhelozia filloj te rritej shume brenda tij. Edhe pse

vlersonte ate qe bente shoku i tij duke i treguar cdo hollesi qe shihte nga dritarja, prape

brenda tij ai uronte qe te ishte ai ne vend te tij dhe te kishte ai mundesi te shihte nga

dritarja, kjo xhelozi e beri qe marredheniet me pacientin tjeter te mos ishin te mira .

Nje mengjes kur hyri infermjera ne dhome gjeti pacientin qe kishte krevatin prane

dritares te vdekur. Kishte vdekur naten me nje paqe brenda tij. Therriten infermjeret e

tjere dhe larguan trupi e tij pa jete.

Mbas pak ditesh pacienti qe nuk mund tu conte nga krevati kerkoj qe ti conin krevatin

prane dritares. Deshiren e tij e plotesuan ne moment. U gezua pa mase.

U mbeshtet me dhimbje me berryla qe te hidhte nje shikim ne boten e jashtme, me ne

fund do shikonte dhe ai cfare u bente pas dritares.

Ajo qe pa ishte vetem nje MUR...

Therriti infermjeren dhe e pyeti....Si ka mundesi qe pacienti tjeter shikonte te gjitha ato qe

me pershkruante mua me fjale aq te bukura dhe aq te ngrohta sa me bente sikur i jetoja

dhe une??? Dhe nga ketu nga dritarja sduket asgje pervec se nje mur i vjeter dhe i

piset???

Dhe infermjera u pergjigj...nuk e dije qe pacienti qe vdiq ishte qorr?....ai as murin nuk

mund ta shifte ...por e bente kete per ty qe mos tet merzitet ty...iu pergjigj infermjera....

Ne ate moment mbeshteti koken ne jastik dhe lot te nxehte i rrodhen nga syte.....

NEQOFTESE JETONI JETEN TUAJ DUKE PARE SE CFARE KANE TE TJERET, DO

TE HUMBISNI EDHE KENAQESINE PER TE QENE MARRES TE ATYRE QE TE

TJERET DUAN TJU DHUROJNE....

Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotë:

"Isha një ditë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë dhe papritmas humba rrugën për ku isha

nisur. U ndala tek një tendë e vjetër, shikova mbrenda saj dhe pashë aty një njeri, ishte i

ulur në tokë.

Sapo iu afrova me qetësi pashë se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte të dy duart e

këputura.

Ç'është më e çuditëshmja se ai ishte edhe i verbër dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askënd

që të kujdesej për të.

Dëgjova prej tij disa fjalë, që shpesh i përseriste: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që

me ka nderuar me një nderë të madhe mbi shumë krijesa të Tija.

Page 23: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Duke e përseritur këtë disa herë, ma tërhoqi vëmendjen dhe më shtyri të interesohem për

te. Dy duart e këputura dhe dy sytë e tij të verbër dhe nuk posedonte kurrfarë fuqie për

kujdesjen e vetës. Shikova përreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikë prej të afërmëve të

tij që kujdeset për te, mirëpo, për fat të keq, nuk pashë askend. Vazhdova t'i afrohem deri

sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi të pyeste:

- Kush është? Kush është?

- I thashë: Esselamu alejkum! Jam një njeri që kam humbur rrugën dhe u ndala tek tenda

jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar në këtë vend? – Fillova unë me pytje: Ku e ke

familjën apo të afërmit?

- M'u përgjigj: Unë jam një plak i sëmuar, që me kanë lënë njerëzit dhe me kanë vdekur

shumica prej të afërmëve.

- I thashë: Dëgjova nga ju disa fjalë, që me çuditën: Falënderimi i takon vetëm All-llahut,

që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa tjera të Tija, me trego se çka të

ka nderuar All-llahu ty kurse unë të shohe të verbër me dy duart e këputura, i varfer dhe

askend perreth teje që interesohet për ty?!

- Më tha: Të tregoj, por me një kusht! Kam një nevojë të ma kryesh.

- I thashë: Me gjithë dëshirë inshallah, vetëm me trego!

- Më tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, mirëpo, prap

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë

krijesa të tjera. A nuk me ka dhënë All-llahu mendjen, që të logjikoj me te?!

I thashë: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa e sa njerëzve u mungon kjo begati, janë budalla, të çmendur, që nuk

posedojnë mendje?!

- Shumë ka. - ja ktheva.

- Pastaj tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka zgjedhur mbi shumë krijesa

të tjera dhe me ka nderuar.

- Vazhdoi përseri: A nuk me ka dhënë All-llahu të dëgjuarit, me të cilin dëgjoj ezanin për

namaz, dëgjoj me te fjalët dhe atë që kam përreth?!

- I thashë: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa prej njerëzëve janë të shurdhët dhe nuk mund të dëgjojnë?! Falënderimi i

takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar mbi shumë krijesa.

A nuk më ka dhënë All-llahu gjuhën, me të cilën e përmendi Atë dhe mirrem vesh me

njerëzit?! Sa e sa njerëz memece ka sot që nuk flasin?!

I thashë: Po, vërtetë shumë ka.

- Tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi

shumë krijesa të Tija.

A nuk me ka udhëzuar All-llahu në Islam dhe adhuroj vetëm All-llahun Një, të Vetmin,

që nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij?! Unë tek Ai llogaris shpërblimin duke

bërë durim në sprovat e Tija.

Sa ka prej njerzëve, që janë adhurues të idhujve dhe kryqëve dhe janë të kënaqur me

mosbesimin e tyre?! Ata kanë humbur në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i

takon vetëm All-llahut, që më ka nderuar mbi shumë krijesa të Tija. Kështu vazhdoi

plaku duke i numëruar begatitë e All-llahut, kurse mua me shtohej çudia prej imanit të tij

të fort dhe bindjes së tij të madhe, që plaku edhe në gjendjen e tij të mjerueshme ishte i

kënaqur me ato begati që ia kishte dhënë All-llahu.

Thashë me vete: Sa prej të sëmurëve janë, që ndoshta nuk janë goditur as sa një e katërta

Page 24: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

e kësaj që është goditur ky plak, apo ndoshta janë sprovuar vetëm me humbje të shikimit

apo të dëgjimit, apo kanë ndonjë sëmundje të lehte e që mund të llogariten të shendoshë

në krahasim më atë që e ka goditur këtë plak. Saqë i dëgjon duke u ankuar dhe duke

qajtur me zë të lartë, duke renkuar nga semundja. E atyre vetëm iu shtohet dobësia dhe iu

pakësohet bindja në shpërblimin e All-llahut.

U thellova në mendime të thella derisa m'i ndërpreu mendimet fjala e plakut duke më

thënë:

- A ta them kërkesen time që pata? A ma kryen atë?

I thashë: Po, inshallah! Cila është kërkesa yte?

E uli kokën dhe lotët i rrodhën nga sytë e tij të verbër. Pastaj ngriti koken e tha:

- Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveç një djalit katërmbedhjetëvjeçar. Ai është

që me ushqen, me veshën, me shtrinë për të fjetur dhe me ngrite për çdo nëvojë. Mirëpo,

ka dalë që dje të me kërkojë ushqim dhe nuk është kthyer më dhe nuk e di a është gjallë

dhe kthehet apo është i vdekur dhe është harruar. Unë, sikurse po e sheh, jam plak i

lodhur, i verbër, ku ta kërkoj unë i shkreti?!

E pyeta për pamjen e tij dhe cilësitë e tija në mënyrë që ta njoh nëse e takoj.

Dola që ta kërkoj djalin, po ku ta kërkoj kurse rruga për mua ishte e panjohur dhe nuk

dija nga ta kërkoja, unë vetë kisha humbur rrugën.

Vazhdova rrugën duke ecur nëpër shkretëtirë, kërkoja andej këtej ndonjë njeri të pyes për

djalin, por s'ka gjë. Rastësisht e ktheva kokën dhe pashë andej tëndes së plakut një kodër

të vogël, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diçkaje. Thashë me vete:

Këto nuk mblidhen përveç se rreth ndonjë ngrodhësire ose ushqimi. U ngrita në koder

dhe u afrova tek këto shpezë. Kur arrita afër tyre filluan të shpërndahen dhe në vendin ku

ishin mbledhur sorrat çka të shoh?! Një djale i ri i vdekur, trupi i tij i këputur sikur ta

kishte sulmuar ndonjë ujk dhe ka ngrenë një pjesë të tij dhe ka lënë pjesën tjetër për

shpezë.

Nuk me brengosi djali aq shumë sa me erdhi keq dhe u pikëllova për plakun. Zbrita nga

kodra duke ecur ne drejtim të tendës duke qenë në mes pikëllimit dhe hutise. Duke

menduar se a të shkoj dhe ta lë plakun në vetmi apo të kthehem tek ai dhe ta lajmëroj për

djalin. U drejtova kah tënda dhe po dëgjoj plakun duke bërë tesbihë dhe duke përmendur

All-llahun. Isha i hutuar çka t'i them, si t'ia filloj...? Me erdhi në mendje ngjarja e të

dërguarit të All-llahut, Ejubit alejhi selam.

Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lënë. I dhashë selam. I mjeri, ishte mërzitur

shumë për djalin. Sa më ndjeu më pyeti: ku është djali?

I thashë: Përgjigju ti njëhere! Cili prej ju të dyve është me i dashur tek All-llahu, ti apo

Ejubi, alejhi selam?

Tha: Ejubi, alejhi selam është me i dashur tek All-llahu.

I thashë: Cili është sprovuar më shumë, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.

Atëherë i tashë: Llogarite djalin tënd tek All-llahu se të ka vdekur...!

E gjeta atë të vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqërit mbi trupin e tij. Rënkoi plaku i

mjerë, pastaj rënkoj përseri duke marrë frymë thellë dhe duke përseritur fjalën: LA

ILAHE IL-LALL-LLAH...

Mora ta qetësojë duke ia kujtuar durimin, mirëpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rënkimet

derisa dhe nisa t'ia përkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq në duart

Page 25: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

e mia.

E mbulova me jorganin që e kishte përfundi dhe dola të kerkoje ndonjë njeri që të më

ndihmojë t'ia pregadis xhenazën. Pas pak pashë tre vetë të hipur mbi kafshet e tyre.

Dukeshin të ishin udhetarë.

I thirra dhe m'u përgjigjen. Kur u afruan u thashë:

- Këtu është një njëri musliman i vdekur dhe nuk ka askë që interesohet dhe mirret me të,

a keni mundësi që të më ndihmoni për ta larë, ta mbështjellim në qefin dhe ta varrosim?

Ata pranuan.

Hyrën në tendë që ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin për ta varrosur. Sapo zbuluan

fytyrën e tij bertitën: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora veshë se Ebu kulabe

kishte qenë një prej dijetarëve të njohur, qe e kishte humbë pleqëria dhe sëmundjet e

shumta pozitën e tij dhe e kishin lenë njerëzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumë sprova

dhe fatëkeqësi deri sa ishte vetmuar prej njerzëve në një tendë të vjetër në hapësiren e

shkretëtirës.

Ia pregatitëm xhenazën dhe e varrosëm.

Udhëtova bashkë me këta tre veta dhe më ndihmuan që ta gjejë rrugën për në qytet.

Në këtë natë e pashë ne ëndërr Ebu Kulaben me pamjen me të bukur, kishte të veshur

rroba të bardha dhe ishte plotësuar pamja e tij, pa të meta trupore. E pashë duke ecur në

një vend të gjelbëruar.

E pyeta: O Ebu Kulabe, çka të ka bërë ty të jesh në këtë vend kaq të bukur dhe i

shëndoshë fizikisht?

U përgjigjë: Posa më ka futur All-llahu në xhenet dëgjova një zë duke me thënë fjalën e

All-llahut:

"(u thonë) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm

është ky vend." [Err-rrad, 24]

Dhurata e bukur e maturantit

Një djalë i ri bëhej gati t'i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai kishte admiruar një

veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe duke e ditur se babai i tij mund

pa problem t'ia blinte, i tha atij se jo ishte e tëra që e dëshironte për maturë. Derisa afrohej

dita e diplomimit, djaloshi priste të shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën.

Ditën e diplomimit, babai e ftoi në zyrën e tij të punës dhe i tha se ndihej shumë krenar që

kishte një djalë kaq të vyeshëm dhe i tregoi se sa shumë që e donte. Me këtë rast, ia

dhuroi të birit një kuti dhurate të mbështjellë bukur. Kureshtar, mirëpo paksa edhe i

zhgënjyer, djaloshi e hapi kutinë dhe brenda pa një Kur'an të dashur, të mbështjellë me

lëkurë. I inatosur, e ngriti zërin kundër babait duke i thënë: "Me të gjitha ato para që ke,

po ma jep një Libër të shenjtë?". Doli me vrull nga shtëpia duke e lënë librin e shenjtë.

Për një kohë bukur të gjatë ky nuk kontaktoi më me të atin. Kaluan shumë vite dhe ky

djaloshi u bë një njeri shumë i suksesshëm në biznes. Ai tanimë kishte një shtëpi të bukur

dhe një familje të mrekullueshme. Mirëpo, dikur iu kujtua se babai duhej të ishte plakur

dhe se ndoshta duhej të shkonte ta vizitonte. S'e kishte parë atë që nga dita kur diplomoi.

Page 26: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Para se të fillonte me përgatitjet për udhëtim, mori një telegram se babai i kishte ndërruar

jetë dhe se i kishte lënë me testament krejt pronën e tij për trashëgim të birit. Ky duhej të

shkonte menjëherë në shtëpi dhe të kujdesej për sendet që i kishte lënë i ati. Kur mbërriti

te shtëpia e të atit, papritmas zemrën e tij e kaploi zija dhe keqardhja. Nisi të kërkonte

letrat e rëndësishme të të atit dhe e gjeti atë Kur'anin akoma ashtu të ri e të paprekur, mu

ashtu siç ia kishte dhuruar i ati vite e vite më parë.

Me lot në sy, e hap Kur'anin dhe fillon t'i shfletojë faqet e tij. Derisa lexonte pjesë nga

Kur'ani, çelësi i veturës ra nga një mbështjellës i lidhur për anën e pasme të Kur'anit. Ai

kishte një etiketë me emrin e shitësit, të të njëjtit shitës të veturës sportive të cilën ky e

kishte shumë qejf atëkohë. Në etiketë ishte shënuar data e diplomimit të tij si dhe fjalët

"E PAGUAR".

Sa e sa herë ne nuk i vëmë re bekimet e Zotit nga arsyeja e thjeshtë se ato nuk janë

paketuar ashtu si duam ne?!".

Baba e bir , dijetar

Në një vend jetonte një baba me të birin. Të dy ishin të dijshëm. Babai ishte punëtor e

djali përtac.

Babai e nxiste të punojë duke i treguar për pasojat e papunës dhe përtacisë duke ia

përkujtuar që Kur'ani udhëzon në punë me fjalët: "Ve en lejse lil-inseni il-la ma se'a"

(Njeriut nuk i takon përveç ajo që ka punuar), dhe se nuk ka gjë më të mirë për njeriun se

puna dhe përpjekja e tij.

Ndërsa djali i përgjigjej se Allahu i madhërishëm ia ka garantuar secilit nafakën me fjalët

e Kur'anit: "Ve ma min dabbetin fil-erdi il-la alall-llahi rizkuha" (Nuk ka asnjë gjallesë në

tokë që Allahu nuk ia ka garantuar furnizimin). Babai i tha se e di këtë ajet kur'anor, por

në pyetje është se çfarë nafake garantohet. Por djali edhe më tej qëndronte pranë

mendimit të tij.

Një ditë, djali shprehi dëshirën që të shëtit nëpër botë dhe të provojë nafakën. Erdhi në

një vend që i pëlqeu, por pasi i shpenzoi të hollat dhe askush nuk e pranoi, vendosi të

kthehet në shtëpi. Rrugës për në shtëpi e zuri nata në një mal dhe djali u strehua në një

gërmushë.

Në mëngjes u zgjua herët dhe vërejti një dhelpër të sëmurë e cila mezi arriti te gërmusha

dhe aty u ndal, ngase nuk mundi më larg. Djali mendoi në vete: "Kjo dhelpër qenka e

sëmurë dhe vetë nuk mund ta gjejë nafakën", dhe ngeci tri net për të parë si do të arrijë

dhelpra te furnizimi.

Pas tri netësh pa një ujk i cili mbante në dhëmbë një gjah të cilin e hodhi afër dhelprës.

Pas e hëngri të tërin i la vetëm eshtrat dhe shkoi. Dhelpra me mund duke u zvarritur shkoi

Page 27: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

deri te kockat dhe filloi t'i lëpirë dhe ngrënë nafakën e saj.

Pas kësaj ndodhie, djali vazhdoi rrugën. Kur erdhi në shtëpi, babai e pyeti si kishte kaluar.

Djali ia tregoi ndodhinë e dhelprës dhe ujkut duke potencuar që ai kishte të drejtë, që

Allahu xh.sh. secilit ia ka garantuar nafakën, bile edhe dhelprës së sëmurë. Babai në këtë

u përgjigj: "Ah djali im, është e vërtetë se Allahu secilit ia ka garantuar nafakën, por çfarë

nafake? Ti e ke parë dhelprën e sëmurë e cila tek pas tre ditësh, diç shijoi nga kockat e

mbetur prej dikujt tjetër e përse nuk e vërejte, marre të qoftë, ujkun i cili e ushqeu veten

por edhe tjetrit i la diç."

Ëndrra e kishte mësuar se veprat e mira duhet bërë vetëm për Allahun për të

peshuar rëndë në peshojën e ditës së Gjykimit

Në Kufe jetonte një tregtar i pasur, i cili ishte i ndershëm, fitonte mirë, u jepte të varfërve,

jepte hua atyre që ishin të nevojshëm pa kamatë. Një herë një tregtari nga Basra i dha hua

mall me vlerë të madhe dhe pas kësaj vdiç pa lajmëruar askë nga familja e tij e as të birin

e vetëm për huanë e dhënë. Djali i tij filloi të merrej me tregti, jetonte në shtëpinë e babait

me gruan dhe fëmijët.

Një kohë tregtia i shkonte mirë, por pas një kohe falimentoi, saqë nuk kishte çfarë me i

ushqyer familjen e tij. Vendosi ta shesë shtëpinë. Kishte një shok të mirë të cilin e luti t'i

jep të holla hua derisa t'i shitej shtëpia. Shoku i tha: "Merre këtë samun derisa unë të

shkoj e t'i sjell të hollat."

Morri samunin dhe u nis për shtëpi. Rrugës hasi në një nënë me fëmijën në dorë që nuk

ishte ngrënë disa ditë. Gruaja e luti që t'ia jep samunin për fëmijën e saj, sepse gati kishin

harruar kur kishin ngrënë. Ja dha samunin djalit që u gëzua pa masë, ndërsa nënës i

rrodhën dy pika loti nga gëzimi.

Tregtari duke shkuar në shtëpi filloi të mendojë: "Çfarë bëra? Në shtëpi kam lënë të uritur

gruan dhe fëmijët, por edhe vet i uritur, ndërsa samunin ia dhashë gruas së panjohur." Por

në vete tha: "I fitova tri sevabe: E ushqeva fëmiun, nënën e tij dhe së treti për atë që pata

nevojë për vete i dhashë përparësi tjetrit."

Shejtani i përshpëriti se ky nuk është sevab, por ka gabuar, sepse ka lënë anash familjen e

tij. Por, tregtari e mënjanoi nga mendimet e tij duke kujtuar lotët e nënës së varfër në

shenjë falënderimi.

Ende pa arritur në shtëpi, kur ja shoku i tij i cili i tha që ka kohë duke e kërkuar, sepse

kishte ardhur tregtari nga Basra me tri deve me të holla, dhurata që i kishte marrë nga

babai i tij i ndjerë. Kështu djali u bë aq i pasur saqë filloi me dhënë të holla për hajrate,

medrese, xhamia, për të varfër por me shum jepte per ta lavderuar te tjeret sesa ne emer te

Allahut.

Page 28: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Një ditë kur e zuri gjumi e pa veten në ëndërr para peshojës së ditës së Gjykimit. Erdhi

rendi i tij. Filluan t'ia peshojnë sevabet dhe mëkatet. Sevabe kishte shumë, por lehtë

peshonin. Një zë i thoshte: "Ti ke dhënë për të lavdëruar tjerët", andaj peshoja e sevabeve

ishte e lehtë dhe ngritej. Tregtari ishte merakosur çfarë ndodhi me veprat e mira.

"A ka edhe diç tjetër që ka bërë tregtari gjatë jetës në dynja?", u dëgjua zëri tjetër.

"Ka! Ja ka dhënë një samun një fëmije të varfër kur ishte i uritur."

"Sillni samunin këtu", dhe e vendosin në peshojë. Peshoja barazohet.

"Ky ishte një sevab. A ka edhe diç tjetër për të peshuar?"

"Ka!", dëgjohet zëri tjetër, "Këtë samun e ka dhënë kur vet ka qenë i uritur."

"Edhe një sevab", dhe peshoja filloi të bie më poshtë.

"A ka edhe diç?"

"Edhe gruaja e fëmijët e tij kanë qenë të uritur kur e ka dhënë samunin."

"Këto janë tri sevabe", peshoja e veprave të mira ra edhe më poshtë.

"A ka edhe diç tjetër?"

"Ka! Kur nëna e pa fëmiun e uritur të saj të gëzuar i rrodhën dy pika loti."

"Sillni këto dy pika loti".

I vendosën këto dy pikat e lotit në peshojë dhe lotët u kthyen në det të sevabeve sa që

spërkatën tregtarin.

Në atë moment u zgjua. U bë njeri tjetër. Çdo gjë jepte në emër të Allahut, pa menduar

fare se çfarë thonë njerëzit.

Ndodhia e bretkosave

Një tufë bretkosash po kërcenin gjithë gëzim dhe hare nëpër pyll, me atë kërcimin prej

bretkose… Kur papritur dy prej tyre ranë në një gropë të thellë. Të gjitha bretkosat e tjera

u grumbulluan rreth gropës për të parë nëse mund t’i ndihmonin shoqet e tyre. Por kur

panë se gropa ishte shumë e thellë, me drojtje dhe frikë fIlluan t’u thonin shoqeve të tyre

se nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar dhe se të dilje që aty, ishte thuajse e

pamundur. Kështu që bretkosat duhej të përgatiteshin për të pranuar fatin e tyre; vdekjen

që e kishin kaq afër.

Jo të gatshme për ta pranuar këtë fat të tmerrshëm, bretkosat filluan të hidheshin me sa

kishin fuqi per te dal. Bretkosat prej lart bërtisnin nga larg se nuk kishte asnjë shpresë për

të dalë që ande dhe t’u jepnin fund përpjekjeve të kota. Por bretkosat filluan të hidheshin

edhe më fort dhe pas disa orë përpjekjesh të dështuara u këputën fare.

Më në fund njëra nga bretkosat duke u shkuar pas thirrjeve të shoqeve të saj u dorëzua. E

dërmuar dhe e dëshpëruar, ajo e pranoi fatin dhe ngordhi. Bretkosa tjetër filloi të hidhej

edhe më fuqishëm, megjithëse ishte tej mase e lodhur.

Bretkosat nga lart filluan sërish të bërtisnin duke i thënë që ajo t’u jepte fund mundimeve

e dhimjeve dhe të ngordhte e qetë ashtu si ngordhi shoqja pranë. Por bretkosa e

rraskapitur, vazhdonte të hidhej akoma, dhe ja – ndodhi mrekullia e mrekullive. Së fundi

ajo bëri një kërcim aq të lartë sa doli nga gropa. Të mahnitura, bretkosat e tjera filluan të

festonin dhe të gëzoheshin për këtë mrekulli dhe e rrethuan të gjitha duke e pyetur se si e

arriti një gjë të tillë.

Page 29: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

“Po përse hidheshe aq fort kur ti e shihje se të dilje nga gropa, ishte thuajse e pamundur?”

Duke e lexuar në buzët e tyre atë që po thonin shoqet e saj, bretkosa tashmë e lodhur, e

gëzuar dhe krenare në të njëjtën kohë, u sqaroi se ishte e shurdhër dhe se kur shikonte

shenjat dhe të bërtiturat e tyre, mendonte se ishin të gjitha fjalë inkurajuese: “Jepi, forca,

edhe pak, ti do t’ia dalësh mbanë!” Të gjitha këto fjalë që ajo i kishte marrë si fjalë

inkurajuese, e ndihmuan që të hidhej gjithmonë e më fort, për të dalë që andej.

Kjo histori në dukje e thjeshtë, përmban një mësim shumë të madh dhe të rëndësishëm.

Fjalët e mira, të buta e inkurajuese mund ta ndihmojnë dikë gjatë gjithë ditës. Mund ta

nxjerrin nga gropa!Ndërsa fjalët e ashpra, lënduese e plangprishëse mund të jenë si një

armë që shkatërron dëshirën dhe vullnetin për të vazhduar më tej - madje dhe jetën e tyre.

Këto fjalë, fjalë të thëna pa kujdes mund ta dobësojnë dhe zbehin largpamësinë e tjetrit

dhe mund të kenë një ndikim të vazhdueshëm në mënyrën se si reagojnë njerëzit.

Përgjigjet e shpejta të imam Shafiut

Një grup dijetarësh ishin xhelozë ndaj imam Shafiut. Menduan një ditë t’i bëjnë një kurth

me disa pyetje në lëmin e fikut, madje në prezencë të emirëve dhe kalifit Er-Reshid.

Kalifi kishte kureshtje të veçantë ndaj këtij dijetari.

Pyetja e parë:

Çfarë mendimi ke nëse një njeri ka therur një dele në shtëpi, më pas ka dalë nga shtëpia

për një nevojë dhe pasi është kthyer u ka thënë familjarëve: -Hani ju nga delja, kurse për

mua është haram (e ndaluar).

Pasi mendoi një çikë, Shafiu u përgjigj: Ky njeri ka qenë idhujtar (mushrik), e ka prerë

delen në emër të idhujve. Kur ka dalë nga shtëpia për nevojat e veta, Allahu i Lartësuar e

udhëzoi në Islam, kështu ju bë haram delja e therrur. Më pas familjarët e pranuan Islamin

dhe për të gjithë u bë haram ngrënia e deles.

Pyetja e dytë:

Dy muslimanë të logjikshëm kanë pirë alkool. Njëri prej tyre merr dënimin, kurse tjetri jo.

Mendoi pakëz dhe tha: Njëri prej tyre ka qenë në moshën madhore (dhe është penalizuar),

kurse tjetri ka qenë fëmijë.

Pyetja e tretë

Pesë persona kanë bërë zina me një grua. I pari prej tyre vritet. I dyti gurëzohet (rexhm). I

treti dënohet (hadd). I katërti merr gjysmën e dënimit (haddit). Ndërsa tjetri asgjë.

Mendoi pakëz dhe tha: I pari ekzekutohet sepse ai e ka bërë hallall zinanë dhe është bërë

murted dhe vrasja e tij është vaxhib. I dyti gurëzohet (rexhm) sepse ka qenë i martuar. I

Page 30: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

treti dënohet (hadd) sepse ishte beqar (i pamartuar). I katërti ishte rob dhe merr gjysmën e

dënimit. Kurse i pesti ka qenë i çmendur.

Pyetja e katërt:

Një njeri ka falur namaz. Kur ka dhënë selam në të djathtë ka shkurorëzuar gruan, kur ka

dhënë selam në anën e majtë i prishet namazi dhe kur shikon në qiell i bëhet obligim

dhënia 1000 dërhemë.

Mendoi pakëz dhe tha: Kur ka dhënë selam në anën e djathtë, ka parë burrin e gruas së

vet, e cila është martuar pa prezencën e tij dhe menjëherë e ka shkurorëzuar gruan e vet.

Kur ka dhënë selam në anën e majtë në rroba ka parë ndyrësi, kështu që namazi i është

prishur. Ndërsa kur shikoi në qiell, pa hënën e re (fillimin e muajit) dhe iu kujtua borxhi

që kishte për të kthyer.

Pyetja e pestë:

Çfarë thua për një imam i cili ishte duke u falur me katër veta në xhami dhe ka hyrë te ata

një njeri. Pasi imami jep selam, duhet të vritet imami, ndërkohë që dënohen (xheld) katër

veta (katër xhamatlinj) dhe rrënohet xhamia deri në themel.

Mendoi pakëz dhe tha: Njeriu i cili ka hyrë ka pasur një grua. Ai ka udhëtuar dhe e ka

lënë gruan në shtëpinë e vëllait të vet. Imami e ka vrarë vëllanë e këtij dhe ka pretenduar

se kjo femër është gruaja e të vrarit dhe imami me këtë grua është martuar. Gjithashtu

këta katër veta (xhmatlinj) kanë qenë dëshmitarët e imamit. Kurse xhamia ishte shtëpia e

të vrarit, që imami e kishte shndërruar në xhami.

Pyetja e gjashtë:

Çfarë thua për një njeri i cili ka marrë një gotë me ujë për të pirë. Ka pirë një

pjesë hallall, kurse pjesa tjetër e mbetur i është bërë haram.

Mendoi pakëz dhe tha: Njeriu në fjalë ka pirë gjysmën e gotës, ndërkohë ka rrjedh gjaku

nga hunda në ujin e mbetur. Është përzier uji me gjakun kështu që i është bërë haram uji i

mbetur në gotë.

Deri në këtë moment duroi kalifi Reshid, por nuk mundi të përmbahet dhe ta fshehë

admirimin që kishte ndaj Shafiut për shkak të zgjuarsisë, shkathtësisë së tij, cilësisë së të

kuptuarit. Ai i tha: -Ke sqaruar dhe qartësuar me shumë shkathësi. Ndërsa imam Shafiu i

tha kalifit: -Allahu të dhëntë jetë të gjatë. Unë kërkoj që t’i pyes këta dijatarë vetëm me

një pyetje. Nëse përgjigjen, elhamdulilah, nëse jo, atëherëë shpresoj që këta ta ndalin

komplotin e së keqes ndaj meje. Rashidi i tha Shafiut: -Po, kështu do të jetë. Atëherë

urdhëro dhe pyeti.

Imam Shafiu tha: -Ka vdekur një burrë dhe ka lënë trashëgim 600 derhemë. Motrës nga

kjo pasuri i takon vetëm 1 dërhem. Atëherë si bëhet shpërndarja e trashëgimisë?

Dijetarët shikuan njëri-tjetrin një kohë të gjatë dhe nuk mundën t’i japin përgjigje Shafiut.

Page 31: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Atëherë Reshidi e kërkoi përgjigjen prej Shafiut.

Ai tha: -Ky njeri ka vdekur dhe ka lënë pas vetes: dy vajza, nënën, gruan, 12-vëllezër dhe

një motër. Kështu që dy vajzave u takojnë dy të tretat, pra 400 dërhemë; nënës i takon një

e gjashta, pra 100 dërhemë; gruas i takon një e teta, pra 75 dërhemë, 12 vëllezërve u

takojnë 24 dërhemë dhe motrës i ka mbetur vetëm një dërhem.

(400+100+75+24+1= 600)

Buzëqeshi kalifi Reshid dhe urdhëroi që Shafiut t’i japin 1000 dërhemë, por ai ua

shpërndau të gjitha shërbëtorëve të pallatit.

Tregimi i Isës a.s dhe dhoqëruesit të tij jehudi

Tregon Vehbi bin Munbeli:

Isa a.s. del të shëtisë nëpër tokë, atë e shoqëron një jehudi. Ai i kishte dy bukë me vete,

ndërsa Isa a.s. vetëm një. Isa a.s. i thotë jehudisë: “T’i bashkojmë ushqimet tona?” Po, -

tha jehudija. Mirëpo, më vonë, kur e kuptoi se Isa a.s. e kishte vetëm një bukë, u pendua.

Isa a.s. u ngrit dhe filloi të falej.

Jehudia, i cili ishte bashkudhëtar, e ha njërën bukë.

Pasi që e përfundon Isa a.s. të falurit, fillojnë ta shtrojnë ushqimin në tryezë. Isa a.s. i

thotë: “Ku është buka tjetër?”

- Jo, ka qenë (e kam pasur) vetëm një bukë.

Isa a.s. e ha njërën bukë, shoku i tij bukën tjetër dhe e vazhdojnë rrugën.

Gjatë rrugës ndalen nën hijen e një lisi. Isa a.s. i thotë: “Ta kalojmë natën dhe të flemë

sonte nën këtë lis”. Jehudia pranoi. Dhe ranë në gjumë. Në mëngjes jehudia, kur u zgjua,

ishte verbëruar. Isa a.s. i tha: “Çka mendon sikur të ta kthejë shikimin, a do të më

falënderoje?” Po, - i tha jehudia. Atëherë Isa a.s. ia lëmoi sytë e tij dhe i erdhi shikimi.

Atëherë Isa a.s. i tha: “Pashë Atë që ta ktheu shikimin! A e ke pasur edhe një bukë?

Jahudia i përgjigjet: - Betohem në Zotin se e kam pasur vetëm një bukë. Isa a.s. hesht.

Duke udhëtuar e sheh një Dhabij (kaproll) duke kullotur. Isa a.s. e thërret, e ai vjen. E

prenë, e përgatisin dhe e hanë. Pastaj Isa a.s. i thotë kaprollit: “Me emrin e Allahut

ngjallu!”. Dhe kaprolli ngjallet. Atëherë ai thotë: “Subëhanallah!”. Isa a.s. i thotë: “Pashë

këtë argument që po e sheh! Kush e hëngri bukën e tretë. Ai u përgjigj se nuk ka qenë,

pos një bukë! Vazhdojnë rrugën dhe gjatë rrugës nevojitej të kalohet një lumë i madh, i

cili nuk e kishte urën. Isa a.s. e merr për dore jehudinë dhe e kalon lumin pa u lagur.

Atëherë ai thotë: “Subhanallah!” Isa a.s. i thotë: “Pash këtë argument që po e sheh, kush e

hëngri bukën e tretë?” Ai thotë: “Për Zotin nuk ka qenë, pos një bukë”.

Vazhdojnë rrugën, derisa arrijnë në një fshat të madh, ku në periferi të atij fshati i gjejnë

tre topa të mëdhenj të mbushur me ar. Isa a.s. tha: “Një top ari më takon mua, një ty dhe

një i takon atij, i cili e ka ngrënë bukën e tretë. Atëherë jehudia thotë: “Po unë e kam

Page 32: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

ngrënë bukën e tretë derisa ti flije”. Isa a.s. i thotë: “Po t’i jap që të tre topat e arit”, dhe

largohet e ndahet prej tij. Pasi që topat e arit ishin të rëndë, ai nuk mundi t’i barte. Aty

pranë kalojnë tre njerëz dhe e mbytin atë, dhe ia marrin topat e arit. Dy prej tyre i thonë të

tretit: “Shko në qytet dhe na sill ushqim”. Ai u nis për në qytet. Ata dy që mbetën merren

vesh, që kur ai të kthehet, ta mbysin dhe t’ia marrin arin. Ai, i cili kishte shkuar të merrte

ushqim në qytet thotë në vetvete: “Ushqimin do ta helmoj dhe do t’i mbys që të dy,

kështu do t’i marr që të tre topat e arit”. Dhe ashtu veproi, siç e kishte mësuar shejtani.

Kur u kthye me ushqim të helmuar, ata e hanë pasi që e mbysin, ndërsa, pastaj, edhe vetë

vdesin pranë topave të arit.

Isa a.s. shkon aty dhe kur i sheh që të katërt të mbytur pranë arit. Sinjalizoi me gisht dhe

iu tha havarijunëve, të cilët ishin me të: “Kështu lakmia e kësaj bote ju bën juve, andaj

kini kujdes dhe ruajuni!”.

Bilali r.a. Nga tregimet e shkurtra më të bukura, mbi dashurinë ndaj të

Dërguarit tonë s.a.v.s.

I pari që thirri ezanin në xhaminë që është ndërtuar në Medinën e Ndritshme, i urdhëruar

nga Pejgamberi a.s. dhe që vazhdoi me këtë ezan për gati dhjetë vjet.

Këtë gjë shumë prej nesh e dinë, apo e kanë lexuar apo edhe e kanë studiuar, por atë që

shumë kush nuk e di është se, ku mbeti Bilali pas vdekjes së të Dashurit të tij dhe tonë

Muhamed ibn Abdullahut (s.a.v.s.)

Bilali, i mërzitur me qëndrimin në Medinën e zbrazët pa të dashurin e tij Muhamedin a.s.,

shkoi një ditë te Ebu Bekri dhe i tha:

- O halifi i Resulullahut, kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: “Puna më e mirë e

besimtarit është xhihadi për hir të Allahut” ...

Ebu Bekri i tha: - E çka do të thuash me këtë o Bilal?

Bilali tha: - Do të doja të luftoja për hir të Zotit deri sa të vdes ...

Ebu Bekri i tha: - Po kush do të na thërras ezanin atëherë?

Bilali, duke i rrjedhur sytë lot tha: - Unë nuk i thërras askujt ezan pas të Dërguarit të

Zotit....

Ebu Bekri i tha: - Megjithatë, rri dhe thirre ezanin për ne o Bilal!

Bilali ia ktheu: - Nëse ju o Ebu Bekër, më keni liruar për veten tuaj, le të bëhet si të doni

ju, e nëse më ke liruar për Allahun, më le të lirë dhe për Atë për të cilin më ke liruar.

Ebu Bekri, duke ndjerë veten keq, tha: - Po si jo, të kam liruar për Allahun, o Bilal!

Bilai udhëtoi për në Siri, dhe mbeti atje i vendosur dhe muxhahid. Ka thënë për veten e

vet: -“Nuk mundja të qëndroja në Medinë pas vdekjes së Pejgamberit (s.a.v.s.)”.

Kur donte të thërriste ezanin dhe vinte te fjala: "Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i

Zotit” iu ndalte zëri dhe qante, prandaj u largua për në Sham dhe iu bashkangjit

muxhahidëve.

Pas dy vitesh, Bilali pa në ëndërr Të Dërguarin a.s. duke i thënë: “Ç’është kjo ashpërsi, o

Bilal? Pse nuk vjen të na vizitosh?”

Këtë vërejte Bilali e morri seriozisht, e i pikëlluar u kthye në Medinë. Erdhi te varri i

Pejgamberit a.s., filloi të qajë deri sa e vërshuan lotët. Atje takoi Hasanin dhe Husejnin

(nipat e Të Dërguarit s.a.v.s.), filloi t’i përqafoj dhe t’i shtrëngoj në kraharorin e tij. Ata i

thanë: “Na ka marrë malli të na thërrasësh ezanin para agimit”.

Page 33: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Atëherë, Bilali u detyrua të ngjitet mbi kulmin e xhamisë dhe kur filloi ezanin me

“Allahu Ekber, Allahu Ekber”…, Medineja gati sa nuk u trondit, dhe kur erdhi te

shqiptimi i fjalës “Eshhedu enne Muhammederr- Rresulullah” (Dëshmoj se Muhamedi

është i Dërguar i Allahut), dolën nga shtëpitë e tyre edhe gratë… Nuk është parë

ndonjëherë në ndonjë rast të kenë qarë më tepër burra e gra se atë ditë.

Kur emiri i muslimanëve, Omeri r.a. e vizitoi Shamin, muslimanët kërkuan prej tij që të

ndërmjetësoj te Bilali që të thërras ezanin në njërin prej namazeve. Omeri e ftoi Bilalin

kur koha e namazit kishte ardhur dhe kërkoi prej tij që ta thërras ezanin. Bilai duke

respektuar emirin e muslimanëve u ngrit dhe filloi me ezanin…

Nga zëri i tij, dhe mallëngjimi për kohën që jetuan bashkë me Resulullahun s.a.v.s., dhe

kur Bilali ishte muezin i tij, qanë të gjithë sahabët që ishin prezent sa asnjëherë më parë,

ndërsa Omeri r.a. ishte ai që më së shumti qau.Në momentet e fundit të jetës së tij, Bilalit

i qëndronte pranë bashkëshortja e tij, e cila qante, kurse vet ai e ngushëllonte: “Mos

qajë,… nesër do të takoj të dashurit,… Muhamedin a.s. dhe sahabët.

Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me ty o Bilal dhe me të gjithë sahabët!

Tetë cështje:

Transmetohet se shejh Behliju, All-llahu e mëshiroftë, kur iu drejtua Hatimit, Allahu e

mëshiroftë, me këto fjalë: “O Hatim, jetove me mua për një kohë të gjatë. Çfarë mësove

nga unë?”

Hatimi iu përgjigj: “Kam mësuar nga ti tetë çështje.”

E para: Shikova njerëzimin, ku çdo njëri prej tyre ka miqtë e vet e kur të arrijnë te varri,

do të ndahen nga njëri-tjetri. E unë veprat e mira i zura për miq, që të jenë me mua në

varr.

E dyta: Shikova fjalën e All-llahut të Lartësuar: “...dhe ndaloje veten prej epsheve.” (En-

Naziat: 40)

E detyrova veten time që të ndalet nga pasioni i epsheve, derisa u përqendrua në ibadet.

E treta: Pashë se çdo njeri që posedon diçka me vlerë, e ruan atë, pastaj shikova fjalën e

All-llahut të Lartësuar: “Ajo që keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është tek

All-llahu është e përjetshme.” (En Nahl: 96) Pas kësaj, çdo gjë që e pata pranë vetes e

dhurova për All-llahun e Lartësuar, që të jetë e përjetshme.

E katërta: Shikova njerëzit se si lakmojnë pasurinë, pozitën, famën e ato nuk janë asgjë.

Thotë All-llahu i Lartësuar: “Më i ndershi nga ju është ai që është më i devotshëm.”

(Huxhurat: 13)

Punova për devotshmërinë që të jem tek All-llahu i Lartësuar i ndershëm.

E pesta: Pashë njerëzit ziliqarë dhe shikova fjalën e All-llahut të Lartësuar: “Ne kemi

përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë...” (Ez Zuhruf: 32)

E lashë zilinë, se ajo është ta kundërshtosh atë që Zoti ka caktuar.

Page 34: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

E gjashta: Pashë njerëzit të armiqësuar dhe shikova fjalën e All-llahut të Lartësuar:

“Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik.” ( Fatir: 6)

E lashë armiqësinë ndaj njerëzve dhe mora djallin armik të vetëm.

E shtata: Pashë njerëzit si e ulin veten në kërkim të furnizimit dhe shikova fjalën e All-

llahut të Lartësuar: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar

furnizimin e saj.” (Hud: 6)

Punova për atë që më takon, e dhashë pasurinë për All-llahun duke qenë i bindur në

premtimin e Tij, i Lartësuar qoftë.

E teta: Pashë njerëzit si janë mbështetur në tregtinë dhe profesionet e tyre e unë iu

mbështeta All-llahut të Lartësuar: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë

garantuar furnizimin e saj.” (Hud: 6)

Duke qene i bindur në premtimin e Tij, i Lartësuar qoftë.

Bukuria e nje zemre te dhimbsur!

Infermierja i dha në krahë një foshnjë të sapolindur dhe të mbështjellë me një batanije të

mëndafshtë. Gëzimi i saj i ngriu në fytyrën e qeshur e të paduruar për të parë krijesën e

Zotit që kishte sjellë në jetë.

“A mund ta shikojë foshnjën time?”- tha nëna e re.

Infermierja i dha në krahë një foshnjë të sapolindur dhe të mbështjellë me një batanije të

mëndafshtë. Gëzimi i saj i ngriu në fytyrën e qeshur e të paduruar për të parë krijesën e

Zotit që kishte sjellë në jetë. Doktori që ndodhej në dhomë u kthye nga dritarja për të mos

i rritur më shumë dozën e mërzisë nënës së re e cila kishte shtangur teksa pa të voglin e

saj pa veshë. I sapolinduri nuk kishte asnjërin nga veshët e tij...

Gjatë shtatzënisë, mjekët i kishin thënë nënës se fëmija që do të sillte në jetë mund të

kishte probleme me veshët. “S’ka gjë”- kishte thënë ajo, “Unë do ta pranojë këtë dhuratë

të Zotit sido që të jetë”. Më në fund, kur fëmija lindi, lavdi Zotit, i vetmi problem që

kishte ishte mungesa e veshëve, por ai mund të dëgjonte normal si të tjerët.

Kaluan vite dhe djali u rrit. Një ditë, teksa u kthye nga shkolla, vrapoi duke qarë drejt

prehrit të së ëmës. “Një nga shokët e klasës më shau sepse nuk kisha veshë”, thoshte i

vogli me zërin që i dridhej e që nuk arrinte të nxirrte dot fjalët të plota.

Djali, u rrit me atë që Krijuesi i kishte dhuruar. Ai ishte mjaft i zgjuar dhe shumë i

suksesshëm në mësime. Shokët tashmë e kishin pranuar ashtu siç ishte dhe e donin shumë

atë, pavarësisht atyre prototipave që ndonjëherë përpiqeshin ta vinin në lojë. Nëna e

mësonte vazhdimisht që të shoqërohej me shokët dhe të sakrifikonte për të mirën. E teksa

përpiqej të edukonte të birin, në zemrën e saj gjithmonë vuante atë që shikonte tek ai.

Page 35: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Një ditë prej ditësh, babai takon një mjek të njohur dhe e pyet nëse mund të bëhej ndonjë

gjë për të birin i cili nga lindja nuk kishte veshë. “Patjetër që mund të bëhet”, tha mjeku i

njohur në qytet. “Problemi qëndron në atë se duhet të gjinden dy veshë të një personi

tjetër”, vijoi ai.

Dy prindërit nisën kërkimet për një person që do të sakrifikonte veshët e tij për djalin e

tyre. Kjo mund të ndodhte edhe në shkëmbim të ndonjë shume të hollash. Mjafton që të

gjendej, dhe prindërit ishin të gatshëm që të bënin të pamundurën për ti dhuruar birit të

tyre atë gjë për të cilën ai ëndërronte që nga lindja.

Një ditë, babai i thotë të birit : “Hajde bir. Bëhu gati se do të shkojmë në spital. Kemi

gjetur dikë që do të dhurojë veshët e tij për ty. Do të shkojmë të tre së bashku, unë, ti dhe

nëna”.

Operacioni kaloi me sukses dhe djali fitoi një nga dhuratat më të dëshiruara për të. Dukej

sikur po jetonte një rilindje. Ishte mjaft i lumtur. Nëna dhe babai shpesh herë qanin nga

gëzimi teksa shikonin të birin kaq të lumtur. Pa kaluar shumë kohë, ai u martua dhe krijoi

edhe familjen e tij. Pati një karrierë mjaft të suksesshme diplomatike. I ati i kishte

kërkuar që të mos e pyeste se kush i kishte dhuruar veshtë për të, por djali, insistonte

gjithnjë e më shumë.

“Baba, të lutem, më trego se kush sakrifikoi një gjë të tillë për mua. Më thuaj të lutem.

Unë nuk arrita as ta falënderoj atë”, i thoshte ai.

“Jo biri im. Unë kam premtuar që nuk do të tregoj. Do të vijë ajo ditë kur ti ta mësosh,

por tashmë është ende herët”, ju përgjigj i ati.

Babai e mbajti këtë sekret për vite me rradhë pa i treguar të birit. Kaluan vite dhe nëna e

babai tashmë ishin bërë gjyshër. Ata gëzoheshin me dy nipat dhe mbesën e vogël që u rrit

në prehrin e tyre. Vjen një ditë, kur djali, tashmë baba i tre fëmijëve përballet më një

dhimbje ndoshta nga më të thellat për dikë. Nëna e tij kishte vdekur. Ai nuk do të ndiente

më dorën e saj të ngrohtë që ti përkëdhelte kokën më dashurinë e pakrahasueshme të

nënës. Ai nuk do të gjente më mundësinë që edhe pse rreth të dyzetave, të vinte kokën në

prehrin e nënës dhe të pushonte i qetë aty.

Teksa po përcillnin për në banesën e fundit të shtrenjtën nënë, babai, me duart që i

dridheshin, i përkëdheli fytyrën dhe i ngriti flokët ngjyrë gështenjë që shndërrisnin si

kurrë ndonjëherë e që ende i mbulonin pjesën e veshëve. Iu drejtuat të birit dhe i tha:

“Biri im, nëna jote ishte shumë e lumtur që nuk preu asnjëherë flokët pas operacionit

tënd”.

“..... dhe askush nuk e vuri re se nëna jote ishte më pak e bukur, apo jo”.....

Bukuria e vërtetë, nuk është në atë fizike, por fshihet në zemër!

Page 36: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Vetëm për.......

- Vetëm për këtë mëngjes, do të buzëqesh kur të shoh fytyrën tënde dhe do qeshi kur do

ndihem për të qarë.

- Vetëm për këtë mëngjes, do të të le të zgjedhësh se cfarë do të veshësh, dhe do të

buzëqesh dhe do të them se sa e bukur është ajo.

- Vetëm për këtë mëngjes, do të largohem nga lavanderia dhe do të të marr që të të dergoj

në park për të luajtur.

- Vetëm për këtë mëngjes, do t’i lë enët në lavaman, dhe të të shikoj dhe të mësohem prej

teje se si luan me lojën enigmatike për t’i bërë bashkë dhe formuar figurën.

- Vetëm për këtë pasditë, do të ckyq tëlefonin dhe do të largohem nga kompjuteri, që të

qëndroj me ty në kopsht dhe të fryjmë balona.

- Vetëm për këtë pasditë, nuk do të bërtas, as edhe një gjëmitje të vockël kur t’i do të

kërkosh për ëmbëlsirën tënde që të vie me kamion, dhe do të të blija një po që se vije.

- Vetëm për këtë pasdite, nuk do të brengosem se cka do të bëhesh kur do të rritesh.

- Vetëm për këtë pasdite, do të të lejojë që të më ndihmosh rreth përgatitjes së gjellrave,

dhe nuk do të të rrij mbi krye për ti rregulluar ato.

- Vetëm për këtë mbrëmje do të të mbaj në krahët e mia dhe do të të tregoj tregimin se si

kishe lindur dhe se sa shumë të dua.

- Vetëm për këtë mbrëmje, do të të lë të spërkatesh në vaskë dhe nuk do të zemërohem.

- Vetëm për këtë mbrëmje, do të të lë të qëndrosh deri vonë përderisa qëndrojmë së

bashku në ballkon dhe numërojmë të gjitha yjet.

- Vetëm për këtë mbrëmje, kur do ti përshkoj gishtërinjtë e mij mbi flokët e tua, do t’i

jem shumë mirënjohëse se Zoti i Gjithfuqishëm më dhuroi dhuratën më të cmuar që kisha

ndonjëherë.

Do të mendoj për prindërit të cilët kërkojnë bijtë e tyre që i mungojnë, prindërit të cilët

vizitojnë varrezat e fëmijëve në vend të dhomave të gjumit ku fëmijët e tyre bënin gjumë.

Prindërit të cilët gjenden në dhomat e spitalit duke shikuar vuajtjet e fëmijëve të tyre

duke bërtitur dhe të pandjenjë nga brenda; ngase nuk mund ta përballojnë më.

- Kur do të të puth sonte, biri im, do të të mbaj pak më shtrënguar, pak më gjatë, në atë

moment, do të falenderoj All-llahun që të kam ty, dhe të mos kërkoj nga Ai asgjë vetëm

se edhe të më dhurojë edhe një ditë më shumë me ty, biri im …

Autorja 29 vjecare shkroi këtë letër personale prekëse atëherë kur mjekët e informuan se

djali i saj i vetëm 10 vjecar ishte diagnostifikuar me kancer në tru.

Durimi i Ebu Hanifes

Durimi i këtij kolosi ka qenë pragmatik. Duke ndëgjuar se Ebu Hanife është shumë i

durueshëm, deri në atë masë saqë askush asnjëherë deri në fund të jetës së tij nuk ka

mundur që ta hidhëronte, një i ri kishte vendosur që mu ai të jetë i cili do ta sfidojë dhe se

para të gjithë njerëzve do ta hidhërojë. Erdhi në Kufe (ose ne Irakun e sotshem) dhe është

Page 37: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

marrë vesht me disa njerëz që tia japin një hedije (dhuratë), nese për këtë kanë mundësi.

Ebu Hanife pas namazit të drakes, është nisur për në shtëpi për të ngrën drekë, ndërsa ai i

riu u nis pas tij, duke hedhur gurë kah ai,për ta hidhëruar. Kur këtë nuk ka mundur që ta

arrijë me gurë të vegjël atëher e mori një guri të madh dhe e goditi imamin në kokë, mu

atëher kur ai e nxori çelesin e madh që ta hapë derën. Mirpo, imami duke u buzëqeshur e

kishte vendosur çelësin në dry, e kishte hapur derën dhe të riut i ka thenë: O djalosh, koha

është për drekë, do të më vinte mir që të hamë së bashku! Urdhëro dhe hyn! I riu mbeti pa

koment, ndërsa të gjithë presentët vetum se e vërtetuan atë që e dinin për Ebu Hanifen

dhe durimin e tij!

Thotë All-llahu ne kur'an: O ju besimtarë, bëni durim, bëheni te qëndrueshëm kundër

armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.(Ali Imran,

200)

Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë

Deshiroj te behem...

"Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur atë... Ai tha:

Dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Frikësoju Zotit, bëhesh

njeriu më i ditur. Ai tha:

Dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i kënaqur me atë që ke, do të jesh njeriu më i pasur.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të bëhesh

njeriu më i drejtë.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i

veçantë.

Ai tha: Dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi)!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Përmirësoje moralin-sjelljen tënde, do të të plotësohet imani

(besimi).

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej të mirëve (prej muhsininëve)!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Adhuroje Zoti sikur je duke e parë Atë, edhe nëse ti nuk e

sheh Atë, Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve.

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Kryeji farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij.

Page 38: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Ai tha: Dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Pastrohu nga papastërtia (xhynybllëku), do ta takosh Zotin i

pastër nga mëkatet.

Ai tha: Dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kijametit në dritë!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos i bë të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kijametit

në dritë.

Ai tha: Dëshiroj që të më mëshirojë Zoti Ditën e Kijametit!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij, Zoti

do të të mëshirojë Ditën e Kijametit.

Ai tha: Dëshiroj që të më pakësohen mëkatet!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje fjalën "estagfirullah” - "kërkoj falje nga Zoti” do

të të pakësohen mëkatet.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos iu anko askujt për punët tua, do të jesh njeriu më fisnik.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbështetu te Zotit, do të bëhesh njeriu më i fuqishëm.

Ai tha: Dëshiroj që Zoti të m’i hap dyert e furnizimit!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Qëndro i pastër, do të të hapën dyert e furnizimit.

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe të Dërguarit të Tij!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Duaje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e duan, do të bëhesh

njeriu më i dashur.

Ai tha: Dëshiroj që të jem i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e

Kijametit!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos u hidhëro ndaj askujt nga krijesat e Zotit, do të jesh i

sigurt nga hidhërimi i Zotit.

Ai tha: Kam dëshirë që të më përgjigjet ndaj lutjes!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Largohu nga ushqimi haram, të përgjigjet ndaj lutjes sate.

Ai tha: Dëshiroj që t’m’i mbulojë Zoti (mëkatet) në Ditën e Kijametit!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbuloji të metat e vëllezërve tu, edhe ty Zoti do t’i mbulojë

të metat tua Ditën e Kijametit.

Ai tha: Çfarë të shpëton nga mëkatet, ose nga gabimet?!

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lotët, nënshtrimi dhe sëmundjet.

Ai tha: Cila vepër (e mirë) është më e madhe te Zoti?

Page 39: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i mirë, modestia dhe durimi ndaj belave.

Ai tha: Cila vepër (e keqe) është më e madhe te Zoti?

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i keq dhe koprracia e tejskajshme.

Ai tha: Çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër?

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lëmosha sekrete dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.

Ai tha: Çfarë e shuan zjarrin e xhehenemit në Ditën e Kijametit?

-Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Durimi në këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme.”

E pyeten Aliun.r.a. cilen e kapen meshira e Allahut xh.sh.

Aliu .r.a. u pergjegj.

Meshira e Allahut e perfshine gjithe, eshte si shiu, qe e mbush edhe goten e perlyer edhe

goten e paster.

Shoku i vërtetë

Na ishin një herë dy shokë. Njëri ishte i ngathët, i drejtë dhe i qetë, kurse tjetri shumë i

shkathtë, i zgjuar dhe i lëvizshëm. Një ditë ky i shkathëti shkon te shoku i vet dhe i thotë

se ka probleme në punë dhe lyp prej tij para. Shoku i sinqertë nuk ia prish dëshirën dhe

pa një pa dy ia jep të gjitha paratë që kishte. Ky i merr paratë dhe e rregullon situatën e

vet. Pas një kohe, i shkathëti vjen sërish te shoku i vet dhe i thotë që të hiqte dorë nga

vajza me të cilën ai ishte i fejuar dhe priste martesën, duke i thënë se ky e donte shumë

këtë vajzë, pra të fejuarën e shokut të vet. Shoku u habit tej mase. Nuk dinte çfarë t'i

thoshte. Mirëpo, midis tyre ekzistonte një dashuri aq e madhe dhe e fuqishme, saqë nuk

mund t'i thoshte shokut "Jo". Si pasojë ky heq dorë nga e fejuara.

Me kalimin e kohës, këtij të ngathëtit nuk i shkojnë punët mbarë dhe përnjëherë i vjen

ndërmend shoku i vet. Shkon te vendi i punës së shokut duke menduar se do t'i

ndihmonte pasi që edhe ky i kishte ndihmuar atij kur ai kishte qenë ngushtë. Kërkon prej

tij që t'i gjente vend pune në punëtorinë e vet, mirëpo ai nuk i gjeti dot. Kthehet prapë i

mbushur plot dëshpërim e pendesë. Mirëpo, prapë, nuk mund të zemërohej me shokun që

kishte.

Një ditë, duke ecur rrugës, atij i afrohet një plak i sëmurë. I thotë djaloshit se ishte i

varfër dhe se nuk mund t'i blinte ilaçet. Djaloshit i dhimbet fort plaku, shkon ia blen

ilaçet, e çon në shtëpinë e vet, e shtrinë në shtrat për t'u qetësuar dhe vazhdojnë të

bisedojnë për një kohë... Pas disa ditësh djaloshi merr vesh se plaku kishte ndërruar jetë...

Plaku kishte qenë shumë i pasur dhe gjithë mallin e tij ia kishte lënë trashëgim djaloshit

të ngathët.

Ky i ngathëti, me pasurinë që i kishte lënë plaku, dhe paksa me zemër të thyer ndaj

shokut të vet, shkon dhe blenë një shtëpi karshi punëtorisë së tij... Një ditë, vjen një

lypëse plakë dhe i troket derës së djaloshit. Plaka i thotë se është shumë e uritur dhe

kërkon prej djaloshit t'i jepte diçka për të ngrënë. Djaloshi, pa menduar fare, e merr

Page 40: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

plakën brenda dhe ia ngop barkun me ushqim të ngrohtë. Ky dëgjon prej saj se ajo ishte e

vetme, ndaj i thotë se edhe ky ishte i vetmuar fare. I thotë plakës që nëse ajo donte, mund

të rrinte bashkë me të, t'i bënte punët e shtëpisë dhe të përgatiste ushqimin... Gruaja plakë,

pa menduar fare, e pranon menjëherë propozimin e djaloshit.

Pas një kohe, plaka i drejtohet djaloshit të ngathët duke i thënë se duhej të gjente një

vajzë të përshtatshme dhe të martohej me të. Djaloshi i thotë se nuk dinte si ta gjente dhe

nuk dinte a kishte dot ndonjë të tillë. Plaka i thotë se ajo e njihte një dhe se nëse ky donte

mund ta takonte me të... Dhe pas shumë takimesh me vajzën, këta dy të rinjtë vendosin të

martohen. I përgatisin dhe i shpërndajnë ftesat për dasmë... Djaloshi edhe pse me zemër

të thyer, përsëri nuk kishte mund ta harronte shokun e vet të ngushtë. Andaj edhe atij i

dërgon një ftesë.

Dhe ja, dita e dasmës erdhi... Në sallonin e mbushur plot mysafirë, djaloshi e merr

mikrofonin dhe fillon t'u tregojë mysafirëve krejt atë çfarë i kishte ndodhur në jetë:

"Dikur kam pasur një shok të cilin e doja shumë fort. Një ditë, kur s'i shkonte mbarë,

erdhi dhe më kërkoi para borxh. Ia dhashë të gjitha që kisha. Një herë tjetër më tha se e

pëlqente shumë të fejuarën time dhe kërkoi prej meje të hiqja dorë prej saj. Me zemër të

thyer e të përgjakur, e braktisa edhe të fejuarën... Thjesht nga arsyeja se ne ishim shokë të

vërtetë. Nuk kisha dëshirë t'ia prishja qejfin shokut... Kur më vonë mua s'më shkonte

mbarë, shkova te punëtoria e tij dhe e luta të më gjente punë. Mirëpo ai nuk më dha punë.

U dëshpërova shumë. Mirëpo, prapëseprapë, nuk jam i zemëruar me shokun tim. Sepse

ne ishim shokë të vërtetë."

Me të dëgjuar këto fjalë, shoku i shkathtë nuk duron dot dhe e merr mikrofonin në dorë

dhe fillon edhe ky të flasë: "Edhe unë dikur kam pasur një shok të vërtetë që e doja fort.

Kur nuk më shkoi mbarë, kërkova prej tij para. Ai m'i dha të gjitha paratë që kishte... Më

vonë ia kërkova të fejuarën. I dëshpëruar dhe i brengosur, ai e braktisi edhe të fejuarën.

Mirëpo, arsyeja pse kërkova të ndahej nga e fejuara ishte se ajo vajzë nuk meritonte të

bëhej grua e tij. Meqë shoku im ishte i ngathët dhe s'e kuptonte dot këtë, unë vetëm në

këtë mënyrë mund ta shpëtoja... Kur ishte ai në zor, erdhi tek unë dhe kërkoi ta punësoja,

mirëpo unë nuk mund ta shihja shokun tim më të ngushtë të punonte nën komandën time.

Për këtë arsye dhe nuk i gjeta punë... Plakun që ai e takoi në rrugë, ishte babai im. Ai

ishte pranë vdekjes. Atë unë e dërgova te shoku im dhe unë i thash atij që gjithë pasurinë

t'ia linte trashëgimi atij... Gruaja plakë që erdhi të lypte te porta e tij ishte nëna ime. Unë

e dërgova atë te shoku që ai të jetonte më mirë e më lehtë... Kurse gruaja me të cilën ai

sot po martohet, është motra ime më e vogël. Unë e binda atë që të martohej me shokun

tim...

Ja, kjo është miqësia dhe dashuria jonë."

Page 41: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

E Paguar

Një djalë i vogël iu ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë derisa ajo po bënte gati darkën

dhe ia dorëzoi një copë letre ku ky kishte shkruar diçka në të. Nëna pasi i thau duart me

përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:

Për kositjen e kullosës: 5 euro

Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro

Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.50 euro

Për atë që e kam ruajtur vëllanë e vogël derisa ti ishe në shitblerje: 0.25 euro

Për hedhjen e mbeturinave në kontejner: 1 euro

Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro

Për fshirjen dhe rregullimin e oborrit: 2 euro

Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro

Hëmm! Nëna filloi ta shikonte të birin derisa ai rrinte pranë saj dhe sikur ia lexonte

kujtimet që i silleshin asaj nëpër kokë. Ajo e kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që e

kishte shkruar i biri dhe shkroi:

Për nëntë muaj që të kam bartur në bark derisa ti rriteshe: falas (gratis)

Për të gjitha netët që kam ndenjur pa gjumë, jam kujdesur dhe jam lutur për ty: falas

Për të gjitha kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë

viteve: falas

Për të gjitha netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: falas

Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve tua: falas, bir.

Kur t’i mbledhësh krejt këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: falas

Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë iu mbushën me lot dhe duke e

shikuar drejt në sy të ëmën i tha: “Nënë, vërtet të dua shumë”. E mori lapsin dhe me

germa të mëdha shkroi në letër: “E PAGUAR”.

Nëna me zemër të lënduar

(Kjo ngjarje zhvillohet mes nënës dhe birit të saj i cili ishte mënjanuar nga rruga e All-

llahut. Nëna e tij përpiqet me gjithë forcat e saj për ta bindur djalin e saj të kthehet në

rrugë të mbarë e ta bindë që ta falë namazin. Nëna ishte zgjuar për ta falë namazin e

sabahut, dhe i afrohet djalit;)

Nëna: Zgjohu more biri i nënës se thërret ezani, çohu fale namazin!

Djali: (duke i bërtitur nënës së tij) Oj, a je çmendur…(e shikon orën) A nuk e sheh se sa

Page 42: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

është ora? Nuk më le një ditë rahat të fle…(dhe pa i vënë re lotët e nënës së tij, të cilës

zemra i ishte bërë copë e thërrime, u kthye në krahun tjetër.)

Nëna: (me lot në sy) Ah more biri i nënës, kthehu në rrugë të mbarë, ah sa shumë ma

lëndon zemrën kur ezani thërret e ti nuk ndalesh ta dëgjosh, e të marrësh abdest e ta

falësh namazin…t'i lutesh Zotit për mëkatet e tua.

Djali: Hajt moj nënë, se ende i ri jam, nuk po më le të qetë, kur do të plakem atëherë do të

falem, sa shumë të rinj ka kështu sikur unë!

Nëna: Oh more biri i nënës, kjo botë është kalimtare e shumë e shkurtë, shumë shpejt

kalojnë ditët, javët, muajt e vitet. Ti more bir, bëj ibadet sa je i ri se kur të plakesh nuk do

të kesh fuqi, atëherë do të jetë tepër vonë. Ah more bir, kur linde ti të gjitha dyert e

diturisë e të dritës ishin të mbyllura më shumë se gjysmë shekulli në errësirë. Edhe unë u

linda e u rrita në atë kohë, mirëpo prindërit e mi më mësuan e më udhëzuan në fenë

Islame. Zoti i mëshiroftë prindërit e mi e i shpërbleftë me Xhennet. Edhe unë të mësova e

të udhëzova aq sa pata mundësi, mirëpo ti kurrë nuk i përsërite e të gjitha i harrove. Sa të

lumtur jetonim, na mbronte dhe na ndihmonte All-llahu.

Djali: (I pikuan një dy pika loti duke i kujtuar momentet kur jetonin të lumtur, kur

shkonte në xhami, e respektonte nënën dhe bënte gjithmonë punë të mira. I erdhi për ta

ngushëlluar veten, dhe padashur psherëtiu) Ohh…

Nëna: (kur e vërejti se djalit të saj iu zbut pak zemra vazhdoi) Por tani kohërat kanë

ndryshuar more bir, tani kemi libra, broshura të ndryshme në bibliotekë, në xhami, në

rrugë, ngado që të shkojmë, mirëpo ti kurrë nuk merr t'i lexosh. Ah kjo shoqëri e keqe

dhe e fëlliqur…

Djali: (mendonte e mendonte, tani nëna e tij po ia rikujtonte ditët e mallkuara kur ishte

bashkuar me atë shoqëri të keqe e të fëlliqur, ku ata i udhëzonte shejtani i mallkuar, e

fajësonte veten për këtë, filloi t'i vijë turp nga vetvetja për punët e këqija që i kishte bërë.)

Nëna: Ah kjo kohë e shëmtuar dhe e çoroditur, që na erdhi e na gjeti të

papërgatitur…(nëna u ndal një çast, mori frymë thellë dhe vazhdoi) Ah more bir, për këtë

kohë që ka ardhur, hazreti Muhamedi ka thënë se do të vijë, e ja na erdhi, ne sot po e

përjetojmë këtë kohë të fëlliqur e të shëmtuar.

Ai ka thënë se do të vijnë edhe shenjat e kijametit, e ja edhe ato kanë ardhur, e ne sot po i

shohim me sytë tanë, e prapë nuk po na mbushet mendja. Uragane, cuname, vërshime,

tërmete, vullkane, luftëra...

Këto janë të gjitha shenjat e kijametit, një ditë do të krisë edhe kijameti mos harro, pastaj

do të vijë dita e gjykimit, dita e llogarisë, dita e drejtësisë, dita e trishtimit dhe e frikës, ah

kur e kujtoj se si do të dalim para All-llahut. Sa turp i madh do të jetë kur atë ditë do t'i

lexojmë mëkatet me gojët tona, e pastaj do të heshtim…duart e këmbët tona do të flasin.

More bir, mos e lejo veten të turpërohesh para Zotit xh.sh…

Page 43: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Djali: (djali kur dëgjonte nënën e tij i dridhej trupi, ethet i shtoheshin hiç pa nda…)

Nëna: Ditën e gjykimit kjo botë sa e shëmtuar ka me dalë, të gjithë do të pyesin se kush

është kjo, e ajo do t'u tregojë se është bota dhe se është e pafajshme se edhe atëherë kur

keni jetuar ka qenë kështu e tillë por shejtani e hijeshoi dhe ju u mashtruat. Dhe të gjithë

do të jemi para Zotit të tubuar e do të presim dënimin e merituar.

Djali: (djali i hutuar qëndronte në krevat i shtrirë, ndërsa nëna e vet me lot në sy u

mundonte që ta bindte djalin e saj.)

Nëna: (me lot në sy e me një zë lutës vazhdoi) Kthehu more biri i nënës, se ende ka kohë

që të pendohesh, e jo kur të mplakesh se atëherë do të bëhesh i paaftë e të gjitha dyert do

të mbyllen, vetëm një do të jetë e hapur, e ajo është dera e xhamisë. Ajo kurrë nuk

mbyllet, gjithmonë na thërret, e ti atëherë do të shkosh në xhami, mirëpo nuk do të dish

se ku të ulesh, të ulesh në fund aty janë fëmijët, të ulesh në mes aty janë të rinjtë, të ulesh

në fillim aty janë ulemat që gjithmonë të kanë thirrë për në rrugë të mbarë.

E ti atëherë do të ulesh te fëmijët, e kur do të ulesh aty do të kujtohet kur ishe i vogël e

nëna të mësoi e të udhëzoi, e ti kurrë nuk i përsërite e të gjitha i harrove. E atëherë do t'i

lutesh Zotit: "O Zot, mi fal mëkatet e mia se vetëm Ti je ai që m'i fal!" Nëse do Zoti të

falë e të çon në Xhennet, mirëpo ti do të mbesësh te dera e Xhennetit, sa dëshpërim i

madh do të jetë kur të tjerët shëtisin nëpër Xhennete të larta e ti do të mbesësh tek dera

përgjithmonë. O biri i nënës, po në këtë botë të gjithë duan të arrijnë sa më lartë, po pse

nuk punon në këtë botë që të arrish në Xhennet më lartë, se atje do të jesh përgjithmonë.

Oh, oh, mjerë për ty o biri im nëse All-llahu nuk t'i fal mëkatet, oh…(në këtë moment

nënës i filluan dhimbje të papërshkrueshme në shpirtin e saj prej nëne, oh po ç'të bënte e

shkreta, i dhimbsej evladi i vet, mori frymë edhe njëherë thellë dhe vazhdoi) Nëse Zoti

nuk t'i fal mëkatet, atëherë të pret zjarri i Xhehenemit. Jo, jo more biri i nënës, kurrë nuk

dëshiroj që të jetë kështu, e di se edhe ti nuk do kështu, po shpresoj se një ditë do të

kthehesh në rrugë të mbarë e do ta falësh namazin, e do të shkosh në xhami e do të ulesh

në mesin e xhamisë te shokët e tu, e do t'i lutesh Zotit për mëkatet tua, kurse unë sa të

jem gjallë do të lutem për ty. (nëna e shkretë filloi me zë të qajë.)

Djali: (djali nuk u përmbajt më, iu hodh nënës në qafë dhe i ngriti duart kah All-llahu) O

Zoti im, o Zoti i qiejve dhe i tokës, o Zot i Arshit të Madh, falmi mëkatet se vetëm Ti je

ai që fal dhe ki mëshirë ndaj meje…

Nëna: (sikur nuk u besonte veshëve kur e dëgjoi djalin e saj) O Zot sa kënaqësi! (Edhe

nëna i çoi duart drejt All-llahut, me lot në sy dhe nuk mund ta përmbante gëzimin)

FALËNDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT, ZOTIT TË GJITHËSISË! (Dhe e shtrëngoi

djalin e vet në gjoksin e saj).

Page 44: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Abdullah ibnu Hudhafe Es-sehmij

Heroi i tregimit tonë është një njeri nga sahabët, i cili quhet ABDULLAH IBNU

HUDHAFE ES-SEHMIJ.

Historia ka mund të kalojë para këtij njeriu ashtu sikurse kaloi para miliona arabëve para

tij, pa i përmendur fare.

Mirëpo, Islami madhështor ia bëri të mundur Abdullah ibnu Hudhafes të takohet me dy

sundimtarët e botës së asaj kohe: Kisranë e persianëve dhe Cezarin perandorin e

romakëve, dhe me secilin prej tyre të ketë nga një ndodhi, të cilat do t'i ruaj kujtesa e

kohës dhe do t'i rrëfejë historia.

Po e rrefejm vetem ngjarjen që kishte nodhur në takimin me Cezarin-të madhin e Romës

(Bizantin).

Takimi i tij me Cezarin ndodhi gjatë sundimit të Omer ibnul Hattabit r.a. Ai takim ishte

njëra prej ngjarjeve më madhështore në histori.

Në vitin e nëntëmbëdhjetë të hixhretit Omeri r.a e dërgoi një ekspeditë ushtarake për të

luftuar kundër romakëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe Es-

sehmij. Cezari ishte informuar për motivacionin dhe moralin e lartë me të cilin njiheshin

ushtarët myslimanë si dhe besimin e madh që kishin ata në luftën e tyre në rrugën e All-

llahut dhe të Dërguarit të Tij.

Cezari i urdhëroi ushtarët e tij që nëse zënë rob ndonjë ushtar mysliman, t'ia sjellin të

gjallë. Deshti All-llahu xh.sh, që Abdullah ibnu Hudhafe të zihet rob dhe të bjerë në duart

e romakëve. Ushtarët e dërguan te perandori i tyre dhe i thanë: Ky është njëri prej

sahabeve të parë të Pejgamberit a.s. me duart tona e zumë rob dhe ua sollëm juve.

* * *

Perandori romak e shikoi gjatë Abdullah ibnu Hudhafen e pastaj tha:

Unë të ofroj ty një gjë.

Abdullahu pyeti: C'është ajo?!

Perandori iu përgjigj: Të ofroj të bëhesh krishterë. Nëse e pranon këtë, do të lë të lirë,dhe

do të nderoj me çfarëdo pozitë të duash.

Robi (Abdullahu) iu përgjigj me krenari dhe me vendosshmëri: Larg asaj! Vdekja për

mua është njëmijë herë më e dashur se ajo që më ofron!

Cezari ia kthehu: Unë po të shoh se je njeri i mençur. Nëse me përgjigjesh në atë që të

ofrova, do të jesh pjesëmarrës në çështjen time dhe do ta ndajmë së bashku pushtetin tim.

Robi I lidhur me pranga buzëqeshi dhe tha:

Të betohem në All-llahun se sikur të ma dhuroje tërë pasurinë tënde dhe tërë pasurinë që

kanë arabët, me qëllim që ta braktisi fenë e Muhamedit a.s., për aq sa vetëm njëherë lëviz

syri, nuk do ta bëja kurrë.

Kur e pa kokëfortësinë e tij, Perandori i tha:

Atëherë do të mbys.

Abdullahu ia kthehu: Bën ç'të duash !

Perandori urdhëroi që të kryqëzohet dhe i tha xhelatit në gjuhën romake: Hidheni afër

duarve të tij e ai i ofronte atij të bëhet I krishterë, mirëpo ai refuzoi.

Atëherë i tha: Hidheni afër këmbëve tëtij, e ai i ofronte ta braktisë fenë e vet, por ai prapë

refuzoi ofertën e tij.

Perandori urdhëroi të heqin dorë prej tij. Kërkoi prej tij ta zbresin nga dërrasa e

Page 45: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

kryqëzimit. Pastaj kërkoi t'ia sjellin një vorbë të madhe, të cilën e mbushën me vaj dhe e

vunë mbi zjarr derisa vloi. Pastaj i thirri dy myslimanë të zënë robër dhe urdhëroi që njëri

prej tyre të hidhet në të. Për një çast i tërë mishi iu shkri, e eshtrat e tij i dukeshin lakuriq.

Perandori iu drejtua Abdullah ibnu Hudhafes dhe i ofroi të bëhet krishterë, por kësaj here

refuzimi i tij ishte më i fuqishëm se herave te tjera.

Pasi që humbi çdo shpresë së do ta braktisë fenë Islame, urdhëroi të hidhnin në vorbën e

mbushur me vaj të vluar, në të cilin gjetën vdekjen dy shokët e tij myslimanë. Në

momentin kur e morën ta hidhnin në të, i lotuat të dy sytë. Njerëzit e Cezarit e vërejtën

këtë dhe i thanë atij: Robi po qan. Perandori mendoi se ai po qan nga frika se po I

dhimbsej jeta, për këtë urdhëroi e tha :

Kthejeni tek unë! Kur ia sollën përpara i ofroi të bëhet krishterë, por Abdullahu përsëri

refuzoi.

Atëherë, Perandori e pyeti: Medet për ty. C'është ajo që të shtyri të qash?!

Abdullahu u përgjigj: Ajo që më bëri të qajë ishte se unë thashë me vete: Të hedhin tash

në këtë vorbë,dhe të del shpirti. Do të dëshiroja që të kem aq shpirtëra sa është numri i

qimeve në trupin tim dhe të gjithë ata të hidhen në këtë vorbë, në rrugën e All-llahut.

Diktatori, atëherë i tha:

A don ta puthësh kokën time e të liroj ?!

Abdullahu iu përgjigj:

Me kusht që t'i lirosh edhe të gjithë ushtarët myslimanë të zënë robë.

Cezari u përgjigj:

Po, do t'i liroj dhe myslimanët e zënë robë.

Abdullahu tregon:

Thash me vete: Ta puthi kokën e njërit prej armiqëve të myslimanëve dhe të lirohem, unë

dhe të gjithë myslimanët e zënë robë, ky ndoshta nuk është mëkat i madh për mua.

Pastaj iu afrua atij dhe ia puthi kokën. Atëherë, Perandori romak dha urdhër që të tubohen

të gjithë myslimanët e zënë robë dhe të lirohen.

Pas lirimit nga robëria, Abdullahu shkoi të Omer ibnul Hat-tabi r.a dhe i lajmëroi për këtë,

për çka Omeri u gëzua shumë. Pasi i shikoi robët, iu tha:

Është obligim i çdo myslimani ta puth kokën e Abdullah ibnu Hudhafes, dhe unë filloj i

pari.

Pastaj u ngrit dhe ia puthi kokën …

Mrekullia e çarjes së Hënës

...dhe pra, ishte Sureja El-Kamer shkak për Islamin e tij, që një kohë ishte shkak për

kundërshtimin e tij ndaj Islamit …!

Në njërin nga simpoziumet e Dr. Zaglul en-Nexhar të mbajtur në një Universitet te

Britanisë së Madhe deklaron: "Me të vërtetë mrekullia e çarjes së Hënës në kohën e

Pejgamberit alejhisselam është zbuluar në kohën më të re", e pastaj e përmendi një

shembull që perforcon këtë…

Tregon një vëlla britanez që është i interesuar për çështjen e Islamit, emri i të cilit është

Davud Musa Bejtkuk, e i cili tani është udhëheqës i një Partie Islame në Britani, dhe i cili

ka për qëllim zgjedhjet të rrjedhin në emër të Islamit, që po përhapet në Perëndim me

kthesa të mëdha.

Page 46: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Derisa ishte duke bërë një hulumtim për religjionin, një shok i dhuroi atij një përkthim të

komenteve të Kur’anit në gjuhën angleze, që posa e hapi filloi leximin në suren El-Kamer

"Ora është afruar dhe Hëna u ça në dysh..." pastaj i habitur tha: "A është e mundur me u

ça Hëna?" dhe e ndërpreu leximin e Mus'hafit që nuk e hapi më për së dyti.

Dhe një ditë derisa ai ishte ulur pranë Televizionit Britanez për të shikuar një program të

BBC, në të cilin spikeri bisedonte me tre shkencëtarë amerikan duke ua tërhequr vërejtjen

atyre, Amerika shpenzon miliona madje miliarda dollarë në projektet për pushtimin e

hapësirës, në kohën kur miliona njerëz janë të prekur nga varfëria, kurse shkencëtarët

vazhduan duke justifikuar veten e tyre për këtë gjë, e cila pati ndikim të madh në

shumicën e fushave të bujqësisë dhe industrisë etj.!

Pastaj përmendi njërin nga udhëtimet më të mundimshme të tyre, që u realizua mbi

sipërfaqen e Hënës e që kushtoi 100 miliardë dollarë, e kështu shtroi pyetje spikeri duke u

thënë atyre se për çfarë qëllimi Amerika po e shtrin shkencën mbi sipërfaqe të Hënës dhe

shpenzon këtë vlerë të hollash!

Kurse shkencëtarët ia kthyen se ata e kanë studjuar strukturën e brendshme të këtij sateliti

(Hënës), për t’i parë përngjasimet e tij me Tokën, e pastaj shtoi njëri prej tyre:

"Jemi çuditur nga një gjë interesante, kemi parë një shirit i përbërë nga shkëmbinjtë

metamorfik, i cili shirit ndante sipërfaqen e Hënës nga brendësia e saj, i dërguam këto të

dhëna shkencëtarëve të gjeologjisë të cilët gjithashtu mbetën të habitur nga kjo ndodhi

dhe erdhën në përfundim se kjo nuk ka mundësi të jetë kështu përveç nëse Hëna ishte

çarë ndonjëherë më herët e pastaj ishte bashkuar, dhe që këta shkëmbinj metamorfik të

kenë qenë rezultat i kësaj ndeshje në momentin e bashkimit.

Pastaj vazhdoi Davud Musa Bejtkuk: "U hodha nga karriga duke u gëzuar (brohoritur)

për mrekullinë e Pejgamberit alejhisselam që nga më shumë se 1400 vjet më herët në

qendër të shkretëtirës, pra i nënshtroi All-llahu subhanehu we te'ala amerikanët, që të

shpenzojnë miliarda dollarë për t'ua treguar këtë gjë muslimanëve, dhe se më të vërtetë

kjo fe është e Drejtë…!

...dhe pra, ishte Sureja El-Kamer shkak për Islamin e tij, që një kohë ishte shkak për

kundërshtimin e tij ndaj Islamit …!

Allahu eshte Falesi me i Madh

Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelet ne shkretetire, nje

thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt qiellit duke u lutur per shi.

Por per çudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak re te shperndara ne qiell u zhduken krejt,

nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe thatesira po ashtu.

Iu shpall Musair as. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut subhanehu ue

teala per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga bashkesia juaj", i tha

Allahu svt. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh shiun mbi ju."

Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte bindur Allahut

per 40 vjet. Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga turma, Allahu do te na leshoje

Page 47: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas me shprese se po del dikush tjeter te thote

qe ai eshte, por askush nuk po dilte. Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per

te.

Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga etja, por nese

dilte para turmes do te turperohej pergjithmone.

Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me pare dhe

me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i mbulo mekatet! O

Allah, me fal!"

E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para turmes si

mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta. Musai as. e pyeti

Allahun svt. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari nuk e tregoi se kush

eshte." Allahu svt. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak te pendimit te atij njeriu qe une

bekova gjithe Beni Izraelet me uje."

Musai as. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush

eshte ky njeri O Allah!" Allahu svt. pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha gjynahet ketij

njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?"

Namazi i vjedhesit

Nje njeri te cilin e njihnin te gjith se ishte vjedhes dhe i njohur per pun te keqia, nga ana

tjeter ishte edhe nje nga ato qe shkonte rregullisht ne xhami per te fal namazin.

Hoxha i nervikosur nga punet e liga qe bente ky njeri iu afrua nje dit dhe i tha:

Cka ben ti ketu a nuk e din se nuk e pranon Zoti namazin nese je nga ato qe bejn pun te

liga si vjedhje e me radh.

Vjedhesi i pergjigjet: Hoxh un Zotit ja kam mbyll te gjitha dyert, por i kam len hapur

vetem nje der...deren e namazit per kete mos me pengo qe te vi ne xhami.

Nga kjo hoxha e len dhe thot ani cka me i be le te vjedh e le te falet ndoshta e udhezon

Zoti nje dit.

Kalon nje koh dhe hoxha shkon ne haxh, duke ber tavaf i bie ne sy nje njeri qe eshte ndal

para qabes dhe qan me pendes duke iu lutur Zotit tia fal gabimet e meparshme dhe duke i

premtuar se do te permisohet dhe nuk ben me pun te liga.

Hoxha i afrohet dhe kur e veren e sheh se eshte pikerisht ai vjedhesi, dhe i thot:

Zotit ia lae hapet vetem nje der, por Ai ti hapi te gjitha dyert e tjera.

Zoti xh.sh., në një ajet të Kur‘anit ka thënë: ...Dhe fale namazin, se vërtetë namazi ndalon

nga punët e ndyta dhe të shëmtuara.(El-Ankebut: 45)

Dobitë e namazit janë të shumta, aq saqë nuk ka mundësi të numërohen.

Shumica e njerëzve sot sillen me neglizhencë ndaj namazit dhe e lënë pas dore, për disa

bile është një barë e rëndë. Nëse i përkujton për namazin, ata të përmendin lloj-lloj

arsyesh.

Page 48: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

All-llahu na udhëzoftë dhe na beft nga ato qe e respektojn ket urdher Hyjnor kaq te

rendesishem.

Qeni

Pronari i një shitoreje mbante mbi derë mbishkrimin në të cilin shkruante "këlyshët në

shitje". Ky mbishkrim filloi t'i tërheq fëmijët, dhe kështu një djalosh i vogël u ndal para

kësaj shenje dhe e pyeti pronarin: "Sa para keni ndërmend t'i shitni ata këlyshë?"

Pronari i shitores iu përgjigj: "Prej tridhjetë deri në pesëdhjetë dollarë".

Djaloshi futi dorën në xhep dhe nxorri ca para të imëta: "Kam dy dollarë dhe tridhjetë e

shtatë centë", tha. "A do t'më lejonit të hyj dhe t'i shikoj?"

Pronari i shitores buzëqeshi dhe pastaj fishkëlloi, dhe prej shtëpizës së vogël doli

qenushja Lejdi, dhe pas saj pesë toptha të butë lëkure. Djaloshi menjëherë vërejti se njëri

prej këlyshëve tërhiqej paksa zvarë dhe se mbeti larg të vetëve. E pyeti pronarin: "Çka

nuk është në rregull me këtë qen të vogël?"

Pronari i shpjegoi se e kishte shikuar veterinari dhe kishte konstatuar se e kishte

kërdhokullën e nxjerrur, dhe se përgjithmonë do të çalojë. Djaloshi u shqetësua. "Dua ta

blej pikërisht këtë këlysh".

Pronari i shitores i tha: "Jo, ti nuk dëshiron ta blesh këtë këlysh. Nëse vërtet e dëshiron,

do të ta falë".

Djaloshi u shqetësua edhe më tepër. E shikoi pronarin drejt në sy dhe, duke kërcënuar me

gisht, tha: "Nuk dua të ma falni. Ai këlysh vlen njëjtë sa edhe të tjerët, për çka do t'ju

paguaj shumën e plotë edhe për të. Në të vërtetë, tash do t'ju jap dy dollarë e tridhjetë e

shtatë centë, ndërsa nga pesëdhjetë centë do t'ju paguaj për çdo muaj deri sa e shpaguaj".

Pronari i shitores mundohej ta bindte: "Ti vërtet nuk ke dëshirë ta blesh këtë këlysh. Ai

kurrë s'do të mund të vrapojë, të kërcejë dhe të luajë me ty sikur qentë tjerë".

Atëherë djaloshi u ul, përvoli këmbëzën e pantallonave që t'ia tregonte atij këmbën e

përdredhur në një protezë të madhe të metaltë. E shikoi pronarin e shitores dhe butësisht

iu përgjigj: "Shihni. As unë s'mund të vrapoj mirë, dhe atij këlyshi i nevojitet dikush i cili

do ta kuptojë!"

Njeher e pyeten Saadi Shirazin “Ceshte njeriu?

Poeti i urte mistik u pergjegj " Ca pika gjak dhe njemije e nje dyshime...

Guximi i voglushit

Do t'u rrëfej ndodhi prej se ciles mesova se cka eshte guximi- tha ajo.

Para shumë vitesh, gjersa punoja si vullnetare në spital në Stenford, njoftova vajzën me

emrin Liza, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. U tregua se e vetmja

mundësi që ajo të shpëtonte ishte, që me anë të transfurzionit të jepet gjaku i vëllait të saj

te vogel, i cili në njëfarë mënyre të pashpjegueshme, kishte arritur të shërohet nga ajo

sëmundje e njëjtë, ashtu që në organizmin e tij ishin krijuar antitrupa që mund ta

përballnin atë sëmundje të tmerrshme.

"Mjeku, vëllaut të saj të vogël i sqaroi se si qëndron situata dhe e pyeti se a dëshiron të

Page 49: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

jep gjak për motrën e tij. E pashë se djaloshi, pas një çasti, thellë shfryu dhe tha: Po, jam i

gatshëm nëse kjo do ta shpëtoj Lizën."

"Gjersa e kryenin transfurzionin, rinte shtrirë në shtrat pranë motrës dhe buzëqeshte.

Edhe ne të tjerët buzëqeshnim duke shikuar se si vajzës i kthehej ngjyra në faqe. Atëherë,

fytyra e tij u zverdh dhe nga ai humbi buzëqeshja. Shikoi drejt mjekut dhe me zë të

dridhur tha: "A do të filloj menjëherë të vdes?"

"Pasi që ishte i vogël, djaloshi e kishte kuptuar gabimisht mjekun; mendonte se motrës

duhej t'ia jepte tërë gjakun e tij.

"Por un mësova se çka është trimëria," - shtoi ajo - "ngase kam patur mësues të mirë."

Thesari

Transmetohet se një njeri, në një natë, u nis për te Ebu Hanife dhe pasi iu drejtua, i tha:

“O Imam, ka kohë që kam groposur thesarin diku, por që assesi të më bie ndërmend

vendi se ku! A do të më ndihmoje në zgjidhjen e këtij problemi?”

Ebu Hanife ia ktheu: “Kjo s’është punë e fekihut (juristit) që t’ua zgjidh problemin në

këtë rast. Mirëpo, pasi u mendua një çik, tha: “Shko në shtëpi dhe fillo të falesh, por pa

ndërprerje, deri në mëngjes, dhe kështu, me siguri, do të të kujtohet vendi se ku i ke

fshehur paratë, nëse do Allahu.”

Njeriu u kthye dhe filloi të veprojë ashtu siç e udhëzoi Imami. Dhe, papritmas, pas një

kohe të shkurtër, tek po falej iu kujtua vendi se ku i kishte fshehur paratë. Me të nxituar

shkoi dhe i gjeti ato.

Në mëngjes te Ebu Hanife po avitej një njeri, dhe ja, ishte po ai njeri që ditë më parë

kishte kërkuar prej tij ndihmë për gjetjen e thesarit të humbur. Tek sa po i rrëfente Imamit

për rastin dhe duke e falënderuar për ndihmën, e pyeti me shumë habi: “Si e dinit ju që

unë do të kujtojë vendin e thesarit?”

Imam Ebu Hanife ia ktheu: “E dija që djalli (shajtani) nuk do t’ju lë të qetë gjatë faljes

dhe, me siguri, do t’ju pengonte, duke ju bërë të kujtonit vendin e thesarit tuaj të

fshehur.”

Molla

Babai i Imam Azam Ebu Hanifes, i nderuari Thabit, një ditë teksa po merrte abdest buzë

një lumi e pa një kokërr mollë që po notonte mbi ujë.

E morri kokrrën e mollës dhe e kafshoi, por menjëherë erdhi në vete dhe filloi të kërkonte

të zotin e mollës.

Pak më tutje e pa një pemë molle, degët e së cilës zgjateshin deri në lumë, gjeti të zotin e

saj dhe kërkoi që t'ia bënte hallall.I zoti i mollës i buzëqeshi.

I kishte pëlqyer shume ky djalë i ri prandaj i tha:

- Jo bir, nuk ta bëj hallall.

- Jam gati të bëj çfarë të duash që të ma bësh hallall!

- Mirë, atëherë do të punosh dy vjet në kopshtin tim dhe do të më shërbesh mua, pastaj të

shohim.

Page 50: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Djali pranoi.

Pasi punoi dy vjet me rradhë në kopshtin, shkoi tek plaku dhe i tha:

- Kam plot dy vjet që të shërbej, ma bëj hallall tani.

- Po deshe që të ta bëj hallall, duhet të martohesh me vajzën time.

- Mirë, pranoj që të martohem, mjafton që ti të ma bësh hallall!

- Mendohu mirë, se vajza ime është pa duar, pa këmbë, sytë nuk i shohin e veshët nuk i

dëgjojnë!

- Sdo që të jetë, është më mirë, sesa të keshë barrë hak njeriu.

Pas dasmës, Thabiti e pa nusen dhe u habit shumë, se ajo nuk ishte fare ashtu si i kishte

thënë babai i saj.

Doli menjëherë jashtë dhe i tha plakut:

- Këtu ka ndodhur një gabim, ti më pate thënë se vajza yte nuk ka këmbë as duar, sytë

nuk i shohin dhe veshët nuk i dëgjojnë.

- Nuk ka asnjë gabim.

*Të pata thënë se vajza ime nuk ka duar as këmbë sepse ajo nuk ka prekur me dorë asgjë

që nuk i përket asaj, e nuk ka shkuar në asnjë vend që e ndalon feja jonë.

*Të pata thënë se nuk sheh, sepse ajo nuk ka parë asnjëherë një pjesë të trupit që e ka të

ndaluar.

*Të pata thënë se nuk dëgjon, sepse nuk ka dëgjuar kurrë fjalë haram.

Ja pra, djali i një nëne dhe babai të tillë ka qenë Imam Azami, fryti i kësaj martese.

Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin e një pyetje nga muslimani

Një musliman e kishte një shokë të krishter. Krishteri i lutet muslimanit që të shkojë me

të në kishë, për të prezantuar në ligjëratën e priftit e më pas t’i japë mendimin krishterit

për këtë. Muslimani pranoi që të shkonte, kur shkoi prifti e kuptoi se në mesin e të

pranishmëve gjendet një musliman prandaj dhe tha: Ndërmjet jush gjendet një

Muhammedan (musliman). Muslimani u ngrit dhe i tha si e dite këtë? Prifti tha: tregojnë

shenjat në fytyrat e tyre. Muslimani buzëqeshi, ndërsa prifti i tha: Dëshiroj t’i bëj

njëzetedy pyetje:

Cfarë është një i cili nuk mund të jetë dy?

Cfarë janë dy të cilët nuk mund të jenë tre?

Cfarë janë tre të cilët nuk mund të jenë katër?

Cfarë janë katër të cilët nuk mund të jenë pesë?

Cfarë janë pesë të cilët nuk mund të jenë gjashtë?

Cfarë janë gjashtë të cilët nuk mund të jenë shtatë?

Cfarë janë shtatë të cilët nuk mund të jenë tetë?

Page 51: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Cfarë janë tetë të cilët nuk mund të jenë nëntë?

Cfarë janë nëntë të cilët nuk mund të jenë dhjetë? Cfarë janë dhjetë të cilët nuk mund të

jenë njëmbëdhjetë? Cfarë janë njëmbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë dymbëdhjetë?

Cfarë janë dymbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë trembëdhjetë?

Cfarë janë trembëdhjetë të cilët nuk mund të jenë katërmbëdhjetë?

Cila është ajo gjë e cila merr frymë e shpirt nuk ka?

Cili është ai varr i cili ka ecur me të zotin e tij?

Kush janë ata të cilët kanë gënjyer e kanë hyrë në xhennet?

Cila është ajo gjë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren?

Cilët janë ata të cilët Allahu i ka krijuar pa baba dhe pa nënë?

Kush është krijuar prej zjarri, kë e ka shkatërruar zjarri e kush është i mbrojtur prej tij?

Kush është krijuar nga guri, kush është shkatërruar prej tij dhe kush është mbrojtur prej

tij?

Cfarë është ajo të cilën e ka krijuar Allahu dhe e ka konsideruar si dicka të madhe?

Cila është ajo pemë e cila i ka dymbëdhjetë degë dhe në çdo degë tridhjetë gjethe, në çdo

gjethe pesë fruta, tre në hije e dy në diell.

Buzëqeshi muslimani duke qenë i sigurtë në besimin e tij në Allahun.

Filloi me emrin e Allahut "BISMIL LAHIRR RRAHMANIRR RRAHIM"

Allahu i Lartësuar është Një që nuk ka pas Tij të dytë.

Ndërsa dy pas të cilit nuk ka tre: Nata dhe dita. “Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që

dokumentojnë për fuqinë Tonë)” (El Isra : 12)

Ndërsa tre pas të cilit nuk ka katër: Arsyetimet e Musai me Hidrin në shkatërrimin e

anijes, mbytja e djaloshit dhe ndërtimi i murit.

Ndërsa katër pas të cilit nuk ka pesë: Teurati, Zeburi, Ingjili dhe Kur’ani.

Ndërsa pesë pas të cilit nuk nuk mund të ketë gjashtë, janë pesë namazet e obliguara.

Page 52: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Ndërsa gjashtë pas të cilit nuk ka shtatë, janë ditët në të cilat Allahu e ka krijuar botën.

Ndërsa shtatë pas të cilit nuk ka tetë, janë shtatë qiejt. “Ai është që krijoi shtatë qiej palë

mbi palë. Në krijimin e mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast” (El Mulk : 3)

Ndërsa tetë pas të cilit nuk ka nëntë, janë bartësit e arshit të Rrahmanit, “E atë ditë, tetë

(engjëj) e bartin mbi vete arshin e Zotit tënd” (El Hakka : 17)

Ndërsa nëntë pas të cilit nuk ka dhjetë, janë mu’xhizet e Musait alejhis selam, shkopi i

cili u shndërrua në gjarpër, dora e cila i bënte dritë, vërshimi i Nilit, bretkosat e shumta,

uji i cili u shndërrua në gjak, qimkat të cilat nuk linin askënd të flinte, dërgimi i

karkalecae të cilët dëmtonin bimët, thatësia e madhe, zvogëlimi i prodhimeve.

Ndërsa dhjetë pas të cilit nuk ka njëmbëdhjetë, janë sevapet “kush vepron një të mirë do

të shpërblehet dhjetë fish e Allahu ia shton shpërblimin kujt të dojë”

Ndërsa njëmbëdhjetë pas të cilit nuk ka dymbëdhjetë, janë vëllezërit e Jusufit alejhis

selam.

Ndërsa dymbëdhjetë pas të cilit nuk ka trembëdhjetë, është mrekullia e Musait alejhis

selam, “Dhe (përkujto) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit

me shkopin tënd” , atëherë nga ai u gufuan dymbëdhjetë kroje” (El Bekare : 60)

Ndërsa trembëdhjetë pas të cilit nuk ka katërmbëdhjetë, janë vëllezërit babai dhe nëna e

Jusufit alejhis selam.

Ndërsa ajo që merr frymë e shpirt nuk ka është agimi, “Pasha agimin kur ia shkrep” (Et

Tekvir : 18 )

Ndërsa varri i cili ka ecur me të zotin e tij, është peshku i cili e përbiu Junusin alejhis

selam.

Ndërsa ata të cilët gënjyen e hynë në xhennet, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa atë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren është zëri i gomarit, “Zëri më i egër

është zëri i gomarit” (Llukman : 19)

Ndërsa ata që i ka krijuar e janë pa baba dhe pa nënë janë Ademi, devja e Nuhut, dashi i

kurbanit dhe meleqt.

Ndërsa ai i cili është i krijuar prej zjarrit është Iblisi, ai i cili është shkatërruar prej zjarrit

është Ebu Xhehli, ndërsa ai i cili është mbrojtur prej zjarrit është Ibrahimi alejhis selam.

Ndërsa ai i cili është krijuar prej gurit, është Deja e Salihut alejhis selam, e ai që është

shkatërruar prej gurit janë Es habul fijl (poseduesit e elefantit) dhe ata të cilët janë

mbrojtur prej gurit janë Es habul kehf (të vendosurit e shpellës).

Page 53: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Ndërsa atë që Allahu e ka krijuar dhe e ka konsideruar si dicka të madhe është kurthi i

grave "Dhe vërtet i madh është kurthi juaj" (Jusuf : 28 )

Ndërsa pema është viti i cili i ka dymbëdhjetë muaj “degë” ndërsa tridhjetë gjethet janë

ditët e çdo muaji, pesë fryte janë pesë kohët e namazit, e tri nën hije janë: Namzi i

sabahut i akshamit dhe i jacisë, e dy në diell janë dreka dhe ikindia.

Këto ishin përgjigjjet e muslimanit, prifti dhe të pranishmit u cuditën por prifti u befasua

nga një pyetje të cilën ia drejtoi muslimani. E jo është:

Cili është celësi i xhennetit?

Këtu nuk mundi prifti t’i përgjigjet kësaj pyetje, por ai u detyrua të përgjigjet pas lutjes së

shumtë të të pranishmëve.

A e paramendoni pse?!

Sepse përgjigjja është: “Eshhedu en la ilahe il lall llah ëe enne muhammeden resulull

llah”

Prifti dhe të gjithë të pranishmit të cilët ishin në kishë e pranuan Islamin.

A e shikoni se sa madhështore që është besimi në Allahun?.

Behlul Dana dhe Harun Al Rashidi

Behlul Dana e gjen fronin e Harun Rashitit të zbrazët dhe ulet në të për një kohë të

shkurtër. Gardianët që vërejnë se Behlul Dana është ulur mbi fronin, e zbresin atë nga

froni, duke I dhënë një djajak të mirë. Harun Rashiti nuk ishte I informuar për ndodhitë .

Kur u kthye te froni, e gjeti Behlul Danën duke qarë. E pyeti për shkakun se pse po qanë,

kurse au u përgjigj në këtë mënyrë:

Për shkak të disa minutave që ndenja mbi fron, e hëngra gjithë atë dajak, Jam duke qarë

dhe duke u menduar se si do ta keni ju hallin në të ardhmen, pas gjithë atyre viteve që

jeni duke ndenjur mbi atë fron.

Njeriu do të përgjigjet për nimetet që u janë dhënë atij gjatë gjithë jetës. Të japësh

përgjegjësi për veprat personale është ndryshe, kurse të japësh përgjegjësi edhe për të

tjerët është ndryshe. është ky shkaku se pse katër kalifët e mëdhenj dhe të gjithë të

mëdhenjtë nuk kanë dashur që të marin një përgjegjësi të tillë mbi supet e tyre, ose nëse

mund të thuhet edhe kanë ikur nga një përgjegjësi e tillë. Behluli me një veprim të vogël

sqaroi këtë realitet të madh.

Page 54: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Mjere per ty...!

Ahnef B. Kajsi ishte njeri shume i devotshem dhe modest, njeri i dhene pas namazit dhe

agjerimit. Kur binte terri i nates, ndizte qiriun e tij, e vinte para vetes dhe falte namaz, aq

shume thellohej aty, saqe renkonte si ndonje i semure rende dhe prej frikes se Allahut e

denimit te tij qante sikur te kishte humbur femijen e vet me te dashur.

Sa here qe i kujtoheshin mekatet apo mendonte per leshimet qe kishte bere, e afronte

gishtin te qiriu dhe thoshte:

-A te dhemb o Ahnef? Atehere pse e bere ate dhe ate?

-Mjere per ty, o Ahnef? Nese tani nuk mund te durosh dhembjen e flakes se qiriut, si

mendon neser te durosh zjarrin e Xhehenemit dhe t'i durosh mundimet e tij?

- O Zot, nese me meshiron dhe fal, ajo eshte prej miresise Tende, e nese me denon, une

kete e kam merituar!

Syrin qe e kom te shendoshe, e merr malli qe t'i rrjedhe gjaku si tjetrit per hater te

Allahut.

Te gjithe muslimanet ne Meke torturoheshin dhe fyheshin pse ishin muslimane!

Sa here qe Uthman ibnu Madh'uni shihte nje musliman qe ofendohej dhe rrihej nga

Mekasit, e kuptonte qe ai afrohej me teper me Zotin e Madherishem. Kurse kete nuk e

prekte njeri edhe pse ishte musliman sepse ishte nen mbrojtje te Velid ibnul Mugires.

-Nje dite shkoi te Velidi dhe i tha: "O Velid nuk e dua me mbrojtjen tende!"-

-"A ke gjetur dike me te mire e me te forte se une?"- e pyeti Velidi

-"PO"-i tha Uthmani

-"Kush eshte ai?"- e pyeti serish Velidi

-"Allahu"- iu pergjigj Uthmani

Keshtu, pasi e ktheu mbrojtjen e Velidit shkoi e u ul ne mes te Kurejsheve te cilet po

degjonin poezi.Poeti ne ato çaste po recitonte "...çdo gje veq Zotit eshte e kote..."

Uthmani ngriti zerin e tha: -"Te verteten e ke thene."

Poeti vazhdoi "...dhe cdo e mire do te shuhet nje dite...."

-"Ketu genjeve"- tha Uthmani pasi te mirat e Xhennetit jane te perhershme

Ne ate kohe ishte zakon qe te mos kundershtohej poeti keshtu poeti u drejtua kah

kurejshet dhe tha:- "O kurejshe qe kur keni filluar ti fyeni poetet ne kuvendet tuaja?"

-"Skemi c'to bejme"- i thane sepse eshte nen mbrojtjen e Velid ibnul Mugires"

-Por Uthmani tha: -" Jo me!!!! e kam refuzuar mbrojtjen e tij" Atehere kurejshet u çuan

dhe filluan ta rahin derisa filloi ti rrjedhe gjak nga syri...ne ate moment vie Velid ibnul

Mugire dhe thote: - "Ke qene ne mbrojtje te mire deri tani"

-"Jo per Zotin" -ia kthen Uthmani ...Mrojtja e Zotit eshte me e mire. Syrin qe e kom te

shendoshe, e merr malli qe t'i rrjedhe gjaku si tjetrit per hater te Allahut.

Me pas erdhi profeti s.a.w.s dhe vendosi doren e tij fisnike tek syri dhe u lut gjersa u

sherua!

Page 55: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Tre thirësit

Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin, dhe i ftuan

që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t'i luten, mirëpo populli nuk pranuan. Kur

dëgjuan për këta, ushtria e këtij populli i prangosi dhe i solli para mbretit të tyre. Kur i

dëgjoi mbreti, thirri prijësit e tij fetar që të bëjnë dialog më këta.

Kleriku i tyre u tha thirrësve islam që do t'ju bëjë disa pyetje, ndërsa këta thanë:

"Nëse përgjigjemi në pyetje, a do ta pranosh Islamin?!" Kleriku tha që pranon dhe filloi

me pyetjet:

Çfarë është ajo që Zoti nuk e njeh?

Çfarë kërkon Zoti prej robërve të Tij?

Çfarë Zoti nuk ka në thesaret e Tij?

Çfarë ka njeriu e që Zoti nuk e ka?

Çfarë Zoti ia ka ndaluar vetit?

Në këtë njëri prej thirrësve në islam filloi të përgjigjej në pyetjet:

Atë që Zoti nuk e njeh, është shirku (politeizmi); "...Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre!

A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i

emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë

dredhia e tyre,..." (4) Pra, Ai nuk njeh ortak në pushtet!

Atë që Zoti kërkon prej robërve të Tij është huaja: "Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë,

Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë mirënjohës, i butë". (5)

Atë që Zoti nuk ka në thesaret e Tij është varfëria, sepse thesaret e Tij janë gjithnjë

përplot dhe jep sa të dojë dhe kujt të do; Atë që njeriu e ka e Zoti nuk ka janë gruaja dhe

fëmijët; Atë që Zoti vetit ia ndaloi është zullumi (padrejtësia)!;

Kur dëgjoi këto përgjigje kleriku filloi me qarë dhe tha: "Kjo është vërtetë fe e vërtetë! Si

ta pranoj?

Thuaj: La ilahe ilallah Muhammedun resulullah!

Kleriku me sy të përlotur e tha shehadetin e pas tij të gjithë e përsëritën këtë.

Dashuria ndaj Profetit s.a.w.s

Motra e gruas se Profetit s.a.w.s Zejnebes quhej HINA....

Ajo kishte degjuar se ne Uhud eshte vrare edhe Profeti s.a.w.s dhe vrapoi per ta kuptuar a

eshte e vertete...

Rruges takoi nje prej luftetareve i cili i tha: Te Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi-Yt

vella ra shehid ne Uhud....!

Ajo ia kthehu: Po i derguari s.a.w.s?

Page 56: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Luftetari tha: Ai eshte mire...mirpo ajo tha: Jo per Zotin se besoj deri sa ta shoh me syte e

mi....

duke ecur dikush e thiri: O HINE! Te Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi! Yt shoq ra

shehid ne Uhud!

Ajo pa thene asnje fjale tjeter tha: Po i derguari i Allahut?

Luftetari tha: Ai eshte mire....

Por ajo serish tha: Jo per Zotin se besoj deri sa ta shoh me syte e mi....

Vazhdoi te ecte...

Nje tjeter luftetar thiri: O HINE! Te Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi! Daja yt ra

shehid ne Uhud...

Ajo serish vetem pyeti: Po i derguari s.a.w.s?

Ai ia ktheu: Ai eshte mire...

Ajo perseri thote:Jo per Zotin se besoj deri sa ta shoh me syte e mi....

Pasi e pa te derguarin e Allahut s.a.w.s thote: çdo fatkeqesi tjeter perveq humbjes tende,

O i derguar i Allahut eshte e lehte...!!

Ta imagjinojme pak vehten ne kete pozite...

Te thone se te eshte vrare vellau, bashkshorti dhe daja...kurse ty nuk te ndalen kembet, as

ste rrjedhin lotet por pyet per te derguarin e Allahut-?? Sa prej femrave do te mund ta

perballonin humbjen e bashkshortit edhe vellaut edhe dajes njeheresh duke mos u ndal as

nje minut per ta qetsuar veten por duke vazhdu te kuptonte se a eshte gjalle I Derguari i

Allahut....

Behlul Dana dhe Hasan El Basriu

Nje dite Hasan el Basriu takoi udhes Behlul Danen dhe e pyeti:

- O Behlul , prek nga vjen.

- Behluli i'a ktheu, nga Xhehnemi vij.

Hasan El Basriu ia ktheu " Po nuk qenke djegur "

Behlul Dana ia ktheu " Njeriu zjarin e mer prej kete bote me mekatet e tij, dhe atje ato

mekatet e djegin "

Fillimi

Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi,ky nga

Urve b. Zubejri, ky nga Aishah r.a., e cila ka thënë:

"Kur Pejgamberi s.a.v.s. për herë të parë ka filluar ta marrë Shpalljen, ishin ato ëndrra të

mira që i përjetonte në gjumë. Nuk ka pasur ndonjë ëndërr që nuk do t’i dilte qartë si

agimi i mëngjesit. Pastaj ai u dashurua në vetmi. Vetmohej në shpellën Hira dhe aty ruhej

(nga gabimet) dhe lutej me net të tëra, para se të zbriste te familja e tij që të furnizohej me

ushqim për këtë qëllim. Pastaj kthehej te Hatixheja dhe furnizohej si më parë. (Kështu

veproi) derisa i erdhi E VËRTETA kur ai ndodhej në shpellën Hira.

I erdhi meleku dhe i tha: ‘Ikre’, d.m.th. ‘Lexo, mëso!’

’Nuk di të lexoj’ – iu përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).

Page 57: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

’Më mori’, - tha ai (Muhammedi a.s.) – ‘dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi, e

pastaj më lëshoi dhe më tha: ’Ikre’, d.m.th. ’Lexo, mëso!’

’Nuk di të lexoj,’ – ’i thashë, e ai (Xhibrili) më mori edhe për herë të dytë më shtrëngoi

derisa më kapi mundimi, pastaj më lëshoi dhe më tha:

"Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar njeriun nga Alak (copë

gjaku e mpiksur në mitrën e nënës). Lexo! Dhe Zoti yt është më i Begati Dhurues."

(Al‘Alak: 1-3).

Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye, e duke iu dridhur zemra (nga frika), hyri te Hatixhe

Huvejlidi r.a. të cilës i tha: ‘Më mbuloni! Më mbuloni!’ E mbuluan derisa i kaloi frika.

Pasi ia tregoi ndodhinë Hatixhes, tha: ‘Po frikohem!’ ndërkaq Hatixheja ia ktheu: ‘Jo, për

Zotin, kurrsesi! Allahu nuk të turpëron dhe nuk të lëshon ty asnjëherë, sepse ti i viziton të

afërmit, po u ndihmon jetimëve dhe atyre që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je

mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.’

Atëherë Hatixheja e çoi te djali i mixhës së vet, Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza.

Ky njeri e kishte pranuar krishterimin në kohën e xhahilijetit. E dinte mirë shkrim-

leximin hebrej dhe përshkruante (transkriptonte) nga Inxhili në gjuhën hebreje, atë që

Allahu xh. sh. donte të shkruhej. Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe, vërtet, ishte

verbuar.

Hatixheja i tha (Verekës):

‘O djal i xhaxhait, dëgjo diç nga djali i vëllait tënd!’

Vereka i tha (Muhammedit a.s.):

‘O djal i vëllait tim, ç’është ajo që ke parë?’

Pejgamberi s.a.v.s. ia shpjegoi Verekës ndodhinë që e kishte përjetuar, e Vereka i tha:

‘Ai është Namusi, të cilin Allahu ia dërgoi Musait. Ah, ta kisha fatin të isha i ri në ditët e

thirrjes sate. Ah, ta kisha fatin të isha gjallë kur populli yt do të dëbojë.’

‘A thua do të më dëbojë? – pyeti (Pejgamberi s.a.v.s.).

‘Po’ – tha ai – ‘sepse asnjëherë askush nuk ka sjellur diç t ngjashme si ti, e që nuk është

sulmuar. Po të jem gjallë, do të ndihmoj ty sa të mundem.’

Nuk kaloi shumë pas kësaj e Vereka vdiç. Edhe Shpallja për një kohë pushoi.

Lutja

ibn Asakiri [rahimehull-llah] tregon në historinë e tij se:

Një njeri i varfur kishte mushkë me të cilin punonte me qira nga Damasku e në Zebdani.

Ky njeri tregon: një herë me mua erdhi një burrë, e kur kaluam në disa rrugë të panjohura

tha: zgjidhe këtë rrugë, se kjo është më e afër…

i thashë: skam nevojë për këtë rrugë se nuk e njoh…më tha: mirëpo është më

afër…morëm këtë rrugë dhe erdhëm në një vend të trishtueshëm dhe afër një lugine të

thellë, ku kishte shumë njerëz të vrarë, më tha: kape mushkën për koke derisa të zbres.

Zbriti, i përvjeli krahët dhe më sulmoi me një thikë… ika prej tij, kurse ai erdhi pas meje.

E luta në emër të All-llahut e i thashë: meri mushkat me gjith mallin. Kurse ai mu

përgjigj: dëshiroj të të vras…e frikësova me All-llahun dhe denimin, mirëpo nuk

pranoi…iu dorëzova dhe i thashë: më le ti fali dy rekate? Tha: shpejto…u ngrita të falem,

dëshirova të filloj të lexoj Kur'an, nuk mu kujtua asnjë shkronjë…qëndrova një kohë i

Page 58: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

hutuar, kurse ai thoshte: më shpejtë, më shpejtë, atëherë All-llahu më solli në gjuhë

ajetin:

“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen

…”. (En-Neml: 62). E përsërita këtë ajet disa herë.

Për moment na erdhi një kalorës nga brendësia e luginës, në dorë kishte një shtizë, me të

cilën e gjuajti këtë njeri dhe e qëlloi në zemër, e vdiq… u kapa për këtë kalorës e i thashë:

Pash Zotin, kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjijget lutjes së nevojtarit dhe

i largon të këqijat. Unë jam melek nga qielli i katërt. Më ka dërguar All-llahu që ti

përgjigjem lutjes tënde dhe ta largojë të keqen. Tha: i mora mushkat dhe mallin e u

ktheva shëndosh.

Pejgamberi a.s. kur brengoseshte nxitonte në namaz… e thoshte: na rehato me namaz, o

Bilal.

Frika e djaloshit nga Allahu

Një ditë, Malik bin Dinar r.a kalonte afër një vendi, kur e vërejti një djalosh të veshur me

rroba të vjetra dhe duke qajtur në skaj të rrugës.Ai quhej Utbe. Djersa e tij rridhte

teposhtë trupit të tij edhe pse temperatura ishte shumë e ulët në atë kohë.

Malik bin Dinar u çudit me këtë që shihte dhe e pyet...i Utben,'O djalosh, pse po qan?

Dhe pse djersitesh në këtë temperaturë shumë të ftohtë?'

Utbe u përgjigj, 'një herë, kam bërë një mëkat këtu në këtë vend. Sot, duke kaluar pranë

këtij vendi m’u kujtua ai mëkat.'

Djaloshi besnik

Një ditë prej ditësh, djaloshi i Mekës, Abdullah ibnu Mes’udi vërejti prej së largu dy

mesoburra hije rëndë, të cilët po shkonin në drejtim të tij, që dukeshin të lodhur e të

rraskapitur. Nga udhëtimi i gjatë u ishin tharë buzët dhe fyti. Kur arritën tek ai, e

përshëndetën dhe i thanë:

- O djalosh, mile njërën prej këtyre deleve që ta shuajmë etjen!

Djaloshi ia ktheu:

- Nuk mund ta bëj këtë. Delet nuk janë të miat. Ato më janë lënë në besim.

Dy mesoburrat nuk i pritën fjalët e djaloshit me përbuzje, por në fytyrat e tyre u duk një

lloj kënaqësie.

Pastaj njëri prej tyre i tha djaloshit:

- Më drejto te një dele, e cila ende nuk ka pjellur. Djaloshi e drejtoi te një dele e vogël aty

pranë. Njeriu iu afrua, e lidhi dhe filloi t’i prekë gjinjtë e saj me duart e tij, duke e

përmendur emrin e Allahut. Djaloshi e shikoi me habi dhe tha me vete:

- Kur ka ndodhur që delja e cila ende nuk ka pjellur të nxjerrë qumësht?!

Mirëpo, nuk kaloi shumë dhe gjinjtë e deles u frynë dhe qumështi filloi të rrjedhë me

bollëk.

Ndërsa njeriu tjetër mori një gur prej tokës, në formë pjate, dhe e mbushi atë me qumësht,

Page 59: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

nga e cila pinë ai dhe shoku i tij. Pastaj edhe atij i dhamë të pijë prej tij dhe ai nuk mund

t’i besonte asaj që ishte duke parë…

Pasi u ngopën me qumësht, njeriu i mirë i tha gjiut të delës: Rrudhu, dhe menjëherë filloi

të rrudhet, derisa u kthya në gjendjen e mëparshme.

Atëherë djaloshi i tha atij njeriu të mirë:

- Më mëso mua diçka prej atyre fjalëve që the!

Ai ma ktheu:

- Ti je djalosh i ditur.

Ky ishte fillimii takimit të Abdullah ibnu Mes’udit me Islamin…

Nese nuk ka qen:

Xhaxhai i Muhamedit s.a.v.s, Hamsa r.a ne nje lufte kishte vrare babane dhe xhaxhan e

Shejve bin Osmani. Ne luften e Hunejnit Shajbe bin Osmani sulmoi qe te vriste

Resulullahun qe ne kete menyre te merrte hakun e babait dhe te xhaxhait. E ngriti shpaten

per ta goditur Resulallahun por hoqi dore meniere. Kur e pyeten me vone per kete veprim

ai u pergjigj.

" Kur u afrova tek ai per ta goditur pashe perpara meje nje flake me te shpejte se rrufeja.

Shpetimin e gjejsha vetem kur u largojsha. Kur po largohesha Pejgamberi me thirri pran

tij. Shkova iu afrova dhe ai vendosi doren e tij mbi gjoksin tim. Deri ne ato momente

ishte njeri me i urryer per mua, kur e hoqi doren nga gjoksi im, kishte bere zemren time

qe ai te jet njeriu qe desha me shume. Pas kesaj tha"Eja afrohu ne radhet tona, lufto

armikun." Nxorra shpaten dhe nisa nje lufte te papershkrueshme."

Për ku sot

Umer ibnu Abdul Azizi sa here qe dilte nga shtepia,i pyeste kembet:"Per ku sot?"

Nese i pergjigjeshin"Ne bindje dhe adhurim te Zotit", u thoshte " Ateher vazhdoni, Zoti

ju begatofte"

Por nese pergjigjeshin:" Drejt gjynahevedhe kenaqesive te shfrenuara", ai thoshte:"

Kthehuni perseri brenda!"

Alkame dhe nëna e tij

Alkame, i cili ishte plot shëndet e fuqi sëmuret aq rëndë saqë nuk ishte në gjendje të

thoshte ndonjë fjalë e as të shprehte shehadetin. Familja e tij dhe njerëzit që vinin për ta

vizituar ia përkujtonin shehadetin duke shpresuar se edhe ai do ta thotë pas tyre, mirëpo

gjuha e tij nuk punonte dhe nuk ishte në gjendje të thoshte “La ilahe il-lallah”. Familja

dhe të afërmit u dëshpëruan shumë për atë gjendje të tij. Duke mos gjetur rrugëdalje tjetër

nga ai pikëllim i madh për Alkamen, njëri prej të afërmve të tij shkon te Pejgamberi,

alejhi selam dhe e lajmëron për gjendjen e atij të riu. Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve

sel-lem e pyet personin që e lajmëroi për gjendjen e Alkames: “A ka Alkamja prindër?

Personi me fjalë nuk e kuptoi njëherë fshehtësinë e një pyetjeje të tillë e cila nuk kishte të

bëjë me sëmundjen e Alkames, por megjithatë iu përgjegj Pejgamberit: “I ati i ka vdekur,

Page 60: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

e nënën e ka të moshuar…”

Pejgamberi, alejhi selam, e dërgoi atë që ta thirrë nënën e tij. Erdhi nëna e mirë dhe

Pejgamberi, alejhi selam, e pyeti për sjelljet e birit të saj dhe për gjendjen momentale.

Ajo tha: “Rregullisht e falte namazin, jepte sadakë e zekat, e agjëronte Ramazanin…

Nëna ishte e sinqertë dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm e dinin se ajo ishte duke e

thënë të vërtetën për birin e saj. Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, e pyeti nënën e Alkames

se si ishte gjendja mes asaj dhe birit të saj? Me këtë Pejgamberi, alejhi selam, dëshironte

të dijë diçka më shumë rreth marrëdhënieve të birit me nënën e tij.

Nëna mendoi pak dhe tha: “Unë jam e hidhëruar ndaj tij!” Pejgamberi i tha: “Pse ashtu?!"

Nëna e Alkames me një zë të ulët dhe të pikëlluar tha: “E çmon dhe i jep përparësi më

tepër gruas së tij se mua…”Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Hidhërimi i nënës ndaj tij

është shkak që është penguar gjuha e tij nga thënia e shehadetit.”

Të gjithë të pranishmit ndjenë një tronditje të madhe për Alkamen, për atë të ri i cili falte

namaz, jepte sadaka, agjëronte, por nuk i kishte dhënë hakun përgjegjësisë që kishte ndaj

nënës së tij, përkundër kësaj i kishte dhënë përparësi gruas, e kishte çmuar dhe vlerësuar

shumë më tepër atë që kishte dëgjuar nga gruaja sesa fjalët e nënës dhe me këtë kishte

shkaktuar hidhërimin e nënës së tij.

Atëherë, Pejgamberi, alejhi selam, e ktheu kokën prej Bilallit, radijall-llahu anhu, dhe

tha: “Shko e sillmi disa dru ta djegi Alkamen në zjarr!”

Kur e dëgjoi këtë, nëna shprehu një zë pikëllues dhe të dhimbshëm dhe tha: “O i Dërguar

i Allahut, don ta djegësh birin tim, lulen e zemrës sime në praninë time? Si do të mund ta

bart këtë zemra ime? Pejgamberit, alejhi selam, i shkoi buza në gaz, sepse fjalët e tij rreth

djegies së Alkames dhanë rezultatin e dëshiruar, pasi ai kishte dëshirë që nëna e Alkames

t’ia falë gabimin birit të saj. Pastaj, Pejgamberi i tha nënës së Alkames: “Nëse dëshiron

që Zoti të jetë i kënaqur dhe ta shpëtojë birin tënd, falja gabimin, pajtohu dhe bëhu e

kënaqur ndaj tij.”

Pejgamberi, alejhi selam, heshti për një moment e pastaj tha: “Pasha Atë në duart e të cilit

është shpirti im, nuk do të përfitojë asgjë me namazin, sadakën dhe agjërimin e tij derisa

ti je e hidhëruar ndaj tij.” Atëherë, nëna e dashur e ngriti zërin nga thellësia e shpirtit dhe

tha: “Po dëshmoj para Zotit, po të dëshmoj ty o i Dërguar i Allahut, po dëshmoj para të

gjithë këtyre që janë të pranishëm: “Unë ia fala gabimin dhe jam e kënaqur ndaj tij.”

Kur nëna e shpalli pajtimin ndaj djalit të saj, ia fali gabimin dhe e largoi hidhërimin,

Pejgamberi, alejhi selam, tha: “Bilall, shko dhe shiko a po e thotë shehadetin? Me këtë

deshi të provojë se a e kishte thënë nëna pajtimin dhe fjalën me zemër, apo nuk e kishte

thënë me zemër, por vetëm pse ishte turpëruar prej Pejgamberit.

Kur shkoi Bilalli, radijall-llahu anhu, te dera e Alkames, radijall-llahu anhu, e dëgjoi atë

duke thënë shehadetin. U kthye dhe e lajmëroi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-

lem, se po e thoshte shehadetin.

Andaj, le të ketë kujdes çdo i mençur që të mos bëjë lëshime ndaj prindërve se

përfundimin do ta ketë të keq! Le të bëhet i zellshëm për bamirësinë ndaj tyre sepse ata

shpejt e marrin rrugën për në botën tjetër e pastaj ty të kaplon pendimi!

Page 61: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Lusim Allahun që të jemi të dëgjueshëm ndaj prindërve, salavatet dhe selamet qofshin

mbi profetin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Shejhu dhe dashuria

Nje dite nje shehj populli dhe paria e qytetit e kishin shpalle te cmendur. Dhe nga keto

fjale shehju ishte detyruar te largohet nga cdo gje i perkiste kesaj bote dhe te rinte ne nje

shtepi te vetme. Nje dite prej ditesh disa njerez trokiten ne deren e tij, e hapi deren dhe i

pyeti kush jeni. Ata i thane - Jemi nxenesit e tu !

- Po ckeroni nga une, sju njoh kush jeni - ua kthen shehju.

- Po erdhem te ju shohim, se ju duam o shehj, a sna njeh, - ia kthejn nxenesit.

- Jo, thote nuk ju njoh dhe mer disa gurez dhe i gjuan.

- keta shikohen mes veti , dhe mendojne me te vertete shehju qenka cmendur.

Ateher shehju i thret, ndaluni ndaluni ejani kendej. Ata habiten dhe e degjojne shehjun

dhe afrohen.

Shehju ju kthehet, ju ikni nga une pse nje te keqe ua bera, largohuni se nuk jeni ata qe me

doni. Ai ate qe e don nuk largohet nga ai/ajo per nje te te keqe , duke mohuar miresite e

medha.

Plaku dhe Djaloshi

Dielli përcëllonte me rrezet e tij, ndërsa plaku mjekërbardhë nisej

për faljen e namazit të drekës.Rrudhat e tij në ballë tregonin

vuajtjet e tij në jetë, duke filluar që nga fëmijëria e tij e deri

në ditët e sotme. Por, për çudi, në sytë e tij vërehej krenaria dhe

brendia e shpirtit të lumtur, e nganjëherë ajo lumturi manifestohej

me buzëqeshje e cila rrënjët I kishte në besimin e tij në Allahun,

besim I kultivuar me një ndjenjë të veçantë.

Derisa po kalonte skajin e rrugës, rastisi në një çun me një çantë

në dorë I cili duke vrapuar goditi plakun dhe u rrëzua përtokë.

Plaku I habitur nga ky takim I papritur me një njeri me të cilin e

dallonin 70 vite, filloi ta ngrisë fëmijën e rrëzuar I cili filloi

të qajë nga dhembjet e shkaktuara. Duke ia shkundur pluhurin nga

rrobet e tij të mira, duke e vendosur gishtin afër buzëve për të heshtur,

preku syrin dhe lëvizin dorën djathtas e majtas për të ndërprerë qarjen.

Beshiri I vogël menjëherë e kuptoi se plaku me të cilin u ndesh është

shurdhmemec. Filloi ta shikojë me sy të mbushur me lot, derisa plaku ia

prekte mjekrën e tij të butë dhe duke e puthur në faqe, duke ia bërë me

shenjë se a dëshiron të shkojë diku me të.

Beshiri me një lëvizje të kokës ia bëri me shenjë se u pajtua me

propozimin e tij. U nisën dhe mbërritën te dera e oborrit të xhamisë.

Aty Beshiri e kuptoi se plaku e kishte ftuar që të shkojnë në xhami.

Mirëpo, çfar të bëjë Beshiri I vogël në xhami, kur nuk kishte mësuar

se si të falej dhe po I thotë plakut se nuk di të falet. Plaku I urtë

Page 62: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

I tha se do ta mësojë të falet. Morrën abdest dhe hynë në xhami.Ezani

ushtoi duke lajmëruar kohën e namazit të drekës, ndërsa Beshiri shikonte

ne lartësitë e xhamisë përbrenda duke u habitur dhe duke menduar se sa

është kjo xhami e lartë.

Plaku filloi ta mësojë Beshirin vetëm me lëvizjet e namazit e pasi që

ishte shurdhmemec, nuk kishte mundësi tia mësojë edhe duatë përcjellëse

të namazit.

Pas faljes së namazit, plaku dhe Beshiri u nisën për në shtëpi, mirëpo

ende pa mbërri në destinacion, plaku hyri në një dyqan dhe I bleu atij

disa bombone dhe ia futi në çantë, sërish duke ia bërë me sy dhe me gisht

si shenjë që të heshtë.

Kjo pamje vazhdoi edhe ditëve tjera sa që Beshirit iu bë shprehi shkuarja

me plakun për të falë namazin, mirëpo kësaj here në shtëpi të plakut

e cila nuk ishte edhe aq larg shtëpisë së Beshirit. Beshiri edhe kur

luante me shokët futboll, lojë kjo shumë e dashur për të, kur shihte

plakun që po kalonte andej pari, linte lojën dhe vraponte pas tij,

sepse ishte koha e namazit..

Kaluan shumë vjet dhe Beshiri pas kryerjes së shkollës fillore,

udhëtoi për në Xhidde, qytet bregdetar në Arabinë Saudite,

për të vazhduar shkollimin e mesëm dhe atë universitar.

Beshiri që atje filloi të mësojë se si falet namazi me duatë

përcjellëse, kuptoi esencën e namazit, mësoi leximin e Kuranit,

sepse të gjitha këto ishin shumë problem të mësohen në një vend

sikur Tunisi për shkak të qëndrimit të shtetit me laicizëm ndaj

Islamit. Shkurt Beshiri dhe bashkëkombasit e tij ndjeheshin të huaj

sa I përket islamit në atdheun e tyre.

Pas disa viteve qëndrim në Arabinë Saudite, Beshiri u kthye në

shtëpi, por kësaj here jo si një Beshir I vogël, por I rritur

me shtat të lartë, me një fytyrë të rrumbullakët, me sy të kthjellët

dhe me një buzëqeshje të madhe.Mirëpo, ende pa shkuar për të vizituar

familjen e tij, së pari shkoi të vizitojë plakun e fëmijërisë së tij,

I cili kishte mbjellur te ai dashurinë e Islamit, namazit edhe pse me

gjuhën e gjesteve.

Takoi plakun I cili kishte qenë në shtëpi përbrenda. Shtëpia ishte

shumë e vogël, me një korridor të vogël dhe me dy dhoma të vogla.

Plaku u gëzua shumë për ardhjen e Beshirit, saqë I pikuan lotët nëpër

faqe. Ndejti pak me të dhe u nis për te familja e tij.

Pas një kohë kuptoi se plaku ishte sëmurë dhe Beshiri shkoi për ta

Page 63: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

vizituar atë. Kur hyri brenda, pa se plaku ishte shtrirë në shtrat

dhe po flinte. Por për çudi, në momentin kur hyri Beshiri në dhomë,

ai hapi sytë dhe ktheu kokën kah ai. Beshiri iu afrua plakut dhe u

ul afër tij.Kapi dorën e tij dhe e puthi në shenjë dhimbjeje për të

që është I sëmurë, ndërsa plaku shtrëngoi dorën e Beshirit. Beshiri

me shenja të dorës po e pyet se si është me shëndet dhe se do të bëjë

më mirë, ndërsa plaku duke ngritur mesin e buzëve dhe duke ulur skajet

e tyre, ia bëri me shenjë Beshirit se për të ka ardhur fundi. Por

plaku I tha se që një javë nuk ka bërë namaz, ndërsa Beshiri I çuditur

e pyeti se pse. Ai I tha se pa abdest si të falet.Beshiri u mendua pak

dhe doli përjashta ku në një qoshe gjeti një gur deri diku të madh, ia

afroi dhe I tregoi se si merret tejemmumi. Plaku mori tejemmum ndërsa

Beshiri tash po e meson se si të falet kur është I shtrirë. Kështu, der

isa plaku po falte namazin, pasi mbaroi, filloi të ndjehet edhe më keq,

kështu që ndjente se fundin e ka shumë afër. Plaku shikonte Beshirin mu

në sy, duke I treguar atij se fundi është, ndërsa Beshirit filluan tI

pikojnë lotët nga dhembja. Ashtu në atë moment, Beshiri me gjeste po I

thotë plakut se: Kur isha unë fëmijë, ti ma mësove namazin ndërsa unë

po ta mësoj në pleqëri. Plaku me dhembje të mëdha, buzëqeshi dhe I tha

Beshirit (me gjeste): Unë ta mësova namazin në fillim të jetës, ndërsa

ti po ma mëson namazin në fund të jetës , dhe menjëherë pas kësaj,

drejtoi sytë kah tavani I shtëpisë dhe dha shpirt.

Njerëzit e mëdhenj njëherë vdesin por gjithmonë jetojnë. Plaku të cilit

as unë nuk arrita tia mësoj emrin, ishte mësuesi dhe thirrësi më I mirë

në islam. Dinte të dojë dhe ta dojnë. Unë isha ai që e kam dashur më së

shumti, sepse iu gjeta në momentin e vdekjes, tha Beshiri me lotë në sy

duke na treguar neve ngjarjen e tij të vërtetë në jetë. Edhe unë isha ai

njëri prej shumë vetëve që e dëgjuam këtë të ngjarë të cilit as pa e

njohur plakun e Beshirit, mu mbushën sytë me lot.

Nxënësi i sëmurë

Nje dijetar ka patur disa nxenes qe kane mesuar vazhdimisht nga ligjeratat e tij. Nje nga

nxenesit e ketij dijetari eshte dalluar nga mendjemprehtesia e tij dhe intelegjenca.

Nje dite kur ky dijetari del te ligjeroj mesimin e dites, veren mungesen e djaloshit. Te

nesermen prap kur del te ligjeroj verehet mungesa e tij. Kalojne disa jave dhe dijetari pasi

mbaron ligjeraten e pyet nje nxenes te tij.

- Ku eshte shoku juaj qe nuk e vereh kohet e fundit ne ligjerate te jete pjesemares ?

- Ai ia kthen " o shehj , ka nje kohe qe shoku jone eshte semure dhe eshte shtrire ne shtrat

"

- Dijetari merzitet dhe shkon te vizitoj. Shkon tek shtepia e tij dhe futet brenda tek dhoma

ku ai rinte shtrire.

Kur futet brenda e sheh gjendjen e djalit. I ligesht dhe i humbur ne shendet. I afrohet dhe

e pyet shehju.

- Cte ndodhu keshtu o djal ?

Page 64: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

- Ai iu kthye me lot ne sy - o mesues imi, nje nate duke fal namazin e nates e fillova me

suren El Fatiha si cdo her, dhe kur mberita tek ajeti ....Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm

te Ty kërkojmë ndihmë!....me paraqitej hipokrizia ime per cdo gje qe gjendej ne zemren

time vec Allahut sa qe filllova te qaj ne namaz, nuk munda te vazhdoj ajetin derisa u

molisa dhe kisha ra ne toke. Dhe prej ateher frikohem nga gjendja e zemres sime.

Dijetari mbetet pa fjale ngritet ne kembe dhe del nga dhoma i heshtur.

Ebu Hamid Gazaliu, rahimehullah në librin e tij “O Djalosh” thotë :

Djalosh! Thelbi i dijes është të kuptosh se çka është respekti dhe adhurimi?

Dije se respekti dhe adhurimi është të ndjekësh Ligjvënësin në urdhrat dhe ndalesat e Tija

me fjalë dhe vepra. D.m.th çdo gjë që thua ose bën ose çdo gjë që nuk thua ose nuk e bën

të ndodh në pajtim me sheriatin. Andaj po të agjëroje ditët e Bajramit do të bëje mëkat

dhe po të faleshe në rroba të vjedhura do të bëje mëkat, edhe pse ato në formën e jashtme

janë adhurime”.

Mëkatet

Një i devotshëm i quajtur Ammija, gjashtëdhjetë vjeç, I numroi ditët e jetës së tij dhe kur

i bëri hesapë, ishin mbushur 21900 ditë. Ai tha me vehte "sa keq, sikur të kem bërë vetëm

nga një mëkat për çdo ditë, si do të lirohem prej 21900 mëkateve

Lutja

Një njeri takoi Ibrahim Ed'hemin dhe iu ankua: "Allahu xh sh në Kur'an (a.sh) thotë:

Kërkoni prej Meje e Unë do t'u përgjigjem. E çështë me ne? Lutemi por lutja nuk na

pranohet. Kërkojmë nga Allahu, por përgjigje nuk marrim! Vallë pse kështu?" Ibrahim

Ed'hemi iu përgjigj: "Sepse zemrat tuaja janë të vdekura. E dini se Allahu është Një,

kurse obligimet ndaj Tij nuk jeni duke i kryer. E lexoni Kur'anin famëlartë, por nuk e

kuptoni e as që jeni duke vepruar sipas tij. Thuani se e doni Resulullahun, por nuk jeni

duke vepruar në bazë të syneteve të tij. Thoni se e mallkoni djallin, kurse ju jeni duke e

dëgjuar me plotbindje. Thoni se i frikësoheni zjarrit, kurse trupin tuaj e keni lodhur me

punë për në zjarr. Thoni se i frikësoheni vdekjes, kurse për këtë nuk keni përgaditur

kurgjë.Thoni se e doni Xhennetin, kurse për këtë nuk keni përgaditur asgjë, pasi dëfrimet

i keni shijuar në dynja. Kur zgjoheni nga gjumi, të metat tuaja i hudhni pas shpinës, kurse

të metat e njerëzimit i zbuloni dhe i përgojoni..."

Bukuria

Ishte njëhere Muhammedi s.a.w.s duke ecur me Ebu Beker

Ebu Bekri e vështronte dhe mahnitej me bukurinë e tij dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut

sa i bukur je!

Ke të drejtë - iu pergjigj Resulullahu s.a.w.s.

E degjoi kete bisede Ebu Xhehli dhe nje dite i thotë Pejgamberit s.a O Muhamed sa i

shemtuar je.-Ke të drejtë-i pergjigjet pejgamberi s.a

Pasi merr vesh Ebu Bekri për këtë dialog i thotë të Dërguarit të Allahut:O i derguar i All-

Page 65: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

llahut, kur unë te thash se sa i bukur je, ti me the se kam te drejte dhe kur te tha Ebu

Xhehli se sa i shëmtuar je po te njejten pergjigje i ktheve, si ka mundesi?

Muhamedi s.a.w.s i tha:

-Po është e vertetë, të verteten ju kam thënë të dyve, sepse unë jam sinjë pasqyre, dhe

cdokush sheh tek unë atë që ka ne zemer.Ti me the sejam i bukur sepse zemra jote

rrezaton mirësi dhe besim, ndersa Ebu Xhehlit i dukesha i shëmtuar sepse nga zemra e tij

buron e keqja dhe smira

Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Unë jamë qyteti i diturisë, ndërsa Aliu është

porta e tij".

1. Këndimi i Kur'anit të shëron zemrën.

2. Harrimi i vdekjes vjen nga nrdyshkja e zemrës.

3. Ndriçoje zemrën me namaz gjatë natës.

4. Nga shkaqet e ndriçimit të fytyrës së besimtarit, më kryesori është falja e namazit

natën.

5. Lartësimi i bamirësisë është nga parimet e besimit Islam.

6. ndriçon po të ushqehesh me ushqim hallall.

7. Ai që shet besimin (imanin) për interesin e kësaj jete, është i humbur në të dy jetët.

8. Feja përparon duke u ruajtur nga të ligat.

9. Kush falet natën, i ndriçon fytyra ditën.

10. Agjërimi ruan dhe përmirëson trupin e njeriut.

11. Të kujtuarit e vdekjes pastron ndryshkun e zemrës.

12. Kije frikë Zotin, që të jesh i sigurtë prej të tjerëve.

13. Përtimi i njeriut për namaz vjen nga besimi i dobët.

14. Rrethimi i njeriut nga frika ndaj Zotit është dritë e syve.

15. Shite këtë jetë për atë jetë, që të fitosh.

16. Jep zeqatin (të dyzetën) e pasurisë, që t'ju ketë dukuri gjëja.

17. Kush mban fjalën e dhënë, mban edhe fenë.

Page 66: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

18. Vendi i diturisë është kopsht xhenneti.

19. Kush jep mend për një problem të caktuar, pa qenë i ditur në atë fushë, atë e mallkon

toka dhe qielli.

20. Njerëzit janë në gjendje gjumi, kur vdesin zgjohen.

21. Ai që i përulet të pasurit për shkak të pasurisë, atij i pakësohet një e treta e besimit.

22. Kush mendohet shumë për fundin e një pune, s'bën dot trimëri.

23. Besimtari kur këndon Kur'an gjatë namazit, shpërblehet si vijon: kur këndon duke

qenë në këmbë, shpërblehet me njëqind të mira për çdo shkoronjë, kur këndon duke qenë

në rukuë, shpërblehet me pesëdhjetë të mira për çdo shkronjë; ndërsa kur këndon Kur'an

jashtë namazit, shpërblehet me njëzet e pesë të mira për çdo shkronjë; ndërsa kur këndon

Kur'an pa abdes, ka dhjetë të mira (sevabe) për gjithë pjesën e kënduar.

24. Pleqëria nuk është jetë.

25. Dritën (mençurinë) e pleqërisë mos e errëso me ligësi.

26. Kur të thinjet koka, ta dish se vdekja të është afruar.

27. Është një gjë shumë e hidhur, kur të bie në mënd vdekja.

28. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) në çastet e fundit të jetës dha këtë

porosi: " Namaz, namaz dhe të keni frikë prej Zotit; T'i keni kujdes ata që i keni nën

urdhëra (vartësit dhe shërbëtorët)"-dhe pas atij çasti ndërroi jetë.

29. Pangopësia është armiku i njeriut.

30. Ngrihu nga shtrati pa zbardhur mirë drita, që të jesh i lumtur.

31. Dhuro shumë dhe ngope syrin me pak.

32. Tjetërkush e fiton dhe tjetërkush e ha.

33. Mjerë ai që u tregon armiqësi njerëzve të mirë!.

34. Zjarri i përçarjes është më i keq se zjarri i skëterrës.

35. Të ndenjurit e vazhdueshëm në një mjedis femëror të dobëson besimin.

36. Vlera e njeriut qëndron në bamirësin dhe në gjuhën e tij.

37. Ai që s'flet, nuk pendohet.

Page 67: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

38. Njeriun e merr në qaf zemërimi i vet.

39. Kush flet shumë, pendohet po aq shumë.

40. Ai që ka smirë, s'i qesh buza kurrë.

41. Kush i ka të larta qëllimet, atij i zgjaten hidhërimet

42. Zbute fjalën tënde, që t'ju duan të tjerët.

43. Fjala e butë gjuan zemrat.

44. Pleqëria është sëmundje shumë e rëndë.

45. Të ngrënit tepër të dëmnton shëndetin.

46. Të qenit i shoqërueshëm me miq e shokë, është nga cilësia e besimtarit.

47. Kur të punosh tregohu i kujdesshëm që të mos gabosh.

48. Të mirën e dhuruar nga Zoti, kush s'e njeh si të tillë, ajo i del nga dora.

49. Me fjalën e vet njeriu e pasqyron atë që ka në zemër.

50. Çdo zemër merret me vetveten.

51. Varfëria është një variant vdekjeje.

52. Sikur të na linin pa u pyetur pas vdekjes, vdekja do të ishte shpresë për çdo të gjallë.

Por ç'ti bësh se pas vdekjes ngjallemi dhe do të na kërkojnë llogari edhe për gjërat për të

cilat ne s'duam të pyetemi.

53. Puna është tregues i vlerave të njeriut.

54. Nga pamja e jashtme e degës kuptohet vlera e rrënjës.

55. Kush ka besë, gjen pjesë.

56. Edhe kur ke të drejtë zemërimi është dobësi.

57. Kush se përmban vetveten, s'gjen pjesë në të mira.

58. E rëndësishme është jo vetëm të mbledhësh libra, por t'i studiosh e t'i përvetësosh ato.

59. Ai që i mohon të drejtat tjetrit, fundin e ka të keq.

Page 68: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

60. Hijeja e zemërbardhit është e gjërë.

61. Hieja e zemërligut është e shtrembër.

62. Ai që nxehet për një gjë, është më i keq se ai që nxehet për mungesë të ujit.

63. Hieja e mbretit (të drejtë) për nënshtetasit e tij është si kujdesi i Perëndisë.

64. I zgjatet hidhërimi atij që humb shpresën.

65. I zgjatet jeta atij që e shkurton mundimin.

66. Dorështërnguari (kopraci) e ka të ngushtë zemrën.

67. I lumtur është ai që s'lakmon shumë.

68. Lum ai që shikon turpin e vet e s'vështron të botës, dhe lum ai që rri në shtëpi të vet

dhe ha bukën e vet, i falet Zotit, qan për hallet e veta dhe kështu, duke u marrë me punët

e veta, edhe bota shpëton prej tij.

69. Ngushtimi i zemrës është më i keq se ngushtimi i dorës.

70. Plaga që shkakton gjuha, është më e keqe se plaga e thikës.

71. Zoti ka garantuar për të ushqyer çdo njeri.

72. Nëse do të mundosh shpirtin, shoqërohu me të shushaturit.

73. Shoqërohu me të mirët, që të jesh i pashqetësuar prej të ligëve.

74. I pasuri zemërzi është më i varfër se sa i varfëri zemërbardhë.

75. Për njeriun e pasur është torturë e madhe qenia e tij zemërzi.

76. Më mirë të jesh pak i ditur për jetën (edhe pse i varfër), se sa të kesh shumë e të jesh

krejt injorant.

77. Lavdërimi i vetvetes: "unë di", është gjë e shëmtuar.

78. Madhëria e njeriut tregohet nga të qenët e tij sa më modest e i thjeshtë.

79. Frenimi i gjuhës është shpëtim i njeriut.

80. Shpëtimi i njeriut është në të ruajturit e gjuhës së vet.

81. Pandehma e ligë vjen nga të ndrojturit.

Page 69: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

82. Kushdo që të më kërkojë diçka, unë s'kursehem, i përgjigjem sipas kërkesës së tij,

duke i falë ose duke i dhënë hua, cilido qoftë ai; nëse është person i mirë, me atë që i jap,

i ruaj nderin atij, në qoftë se ai është person i keq ruaj nderin tim nga përgojimet e tij.

83. Nëse gëzohesh me të mirat e kësaj jete, je i gënjyer.

84. Të vajturit për vizitë tek familjet e varfëra e fatkeqe është veprim që vjen nga

modestia, thjeshtësia dhe zemërgjërësia e vizitorit.

85. Më mirë të stolisësh zemrën, se sa të stolisësh lëkurën.

86. Lajthitja, gabimi i të diturit ka peshë të madhe.

87. Peshoji njerëzit me peshat e tyre.

88. Të lindurit është tregues i vdekjes.

89. Lirimi i frerit të vetvetes të mundon.

90. Pashë Ymerin (pastë ndjesë për jetë) që kishte veshur një gunë me njëzet e një arna;

disa prej lëkure e disa prej leckash.

91. Ai që është me sy shumë herë gabon, ndërsa i verbëri godet.

92. Kur takon njeriun e dashur, të çelen sytë nga gëzimi.

93. Ndero babanë tënd, që të të nderojë yt bir.

94. Të shprehurit e mendimeve me sinqeritet është nga cilësitë më të çmuara të njeriut.

95. Një punë e ligë është shumë, ndërsa një punë e mirë është pak.

96. Gëlltite zemërimin që të fitosh lavdinë për jetë.

97. Atë që të bën keq dhe të mundon, turpëroje me heshtjen dhe me mosreagimin tënd

ndaj tij.

98. Të hollat e zemërziut janë gurë (d.m.th. të dëmshme).

99. Lakmia e sëmur njeriun.

100. Njeriu, kur sheh vëllezërit e tij, është gjithnjë i gëzuar.

101. Më e mira dhe më e respektueshmja e grave është ajo që ka rritur më shumë fëmijë.

102. Më mirë të kesh zemrën të pastër e të qetë, se sa qesen plotë.

Page 70: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

103. Nëse do të jesh i qetë, mos bëj si të thotë nefsi.

104. I poshtri s'ka besë.

105. Stoli për burrat është sjellja e mirë, kurse për gratë janë florinjtë.

106. Burri skuqet nga turpi.

107. Bukuria e burrit është urtësia.

108. E pavërteta një orë jetë ka, kurse e vërteta jeton sa të jetë jeta.

109. Shokun e mirë mos e digj për gjëra të vogla.

110. Rri me të varfërit që të të shtohet e mira.

111. Fjala është e pëlqyer kur është sa më e shkurtër.

112. E mira e jetës së ardhshme është më e dobishme se të mirat e kësaj jete.

113. Rroba e shpëtimit nuk vjetërsohet.

114. Vurratën (shenjën) e lakmisë vetëm dheu e mbyll.

115. Një e treta e fesë është turpi, një e treta është mendja dhe një e treta e fundit është

dhembshuria e zemrës.

116. Tri gjëra e humbasin njeriun: të qënit dorëthatë, papërqëndrueshmëria dhe të

pëlqyerit e vetvetes.

117. Të mbajturit e vetes poshtë (modestia) e nderon njeriun.

118. Në t'u bëftë ndonjë e keqe nga ndokush, sillu sikur s'di gjë, që të nderohesh nga të

tjerët.

119. Që të arrish të mirën, duhet ta ndjekësh atë.

120. Më mirë është të mos bësh faj, se sa të bësh faj dhe pastaj të kërkosh ndjesë.

121. Përpiqu që të çosh në vend në pleqëri qto që humbe në rini.

122. Fundit të jetës s'mund t'i vihet ndonjë vlerë e veçantë.

123. Humbja e kohës me të qeshur, është një tjetër dhimbje më vete.

124. Të bërit mirë nënës e babës, është më e mira e të mirave.

Page 71: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

125. Puno mirë, që të të ketë duk puna.

126. Të pëlqyerit e vetvetes s'të lë të përparosh.

127. Arsimoi fëmijët, që të shijosh të mirën e tyre.

128. Zoti, kur zemërohet ndaj një kombi, i lëshon atij zi e shtrenjtësi të madhe, tregtarët

s'fitojnë, pemët nuk piqen, lumenjtë shterojnë, shi nuk bie dhe njerëzit e këqinj e

sundojnë.

129. Vëllezërit e kësaj kohe përgjojnë të të gjejnë të metat.

130. Kush mban benë (betimin) mban edhe fenë.

131. Vëlla yt i vërtetë është ai person që, kur ke ndonjë të keqe, vjen e të pyet se ç'hall ke.

132. Kur ta shohësh veten ngushtë, duro dhe mos e humb shpresën, sepse për së shpejti

ke për t'u gëzuar; rri i qetë dhe jo i brengosur, se nata është barsë, ndaj shpresohet që ajo

mund t'ju lind ndonjë foshnje të mbarë!

133. Më e mirë se çdo vdekje tjetër është vrasja, dhe për këtë unë, Aliu, i biri i Ebu

Talibit, ju betohem në Zotin, në dorën e të cilit është jeta ime, se më vjen më lehtë të më

godasin një mijë herë me shpatë, se sa të vdesë në shtëpi, në shtratë.

134. Kini kujdes të druhi nga pandehmat e besimtarëve, sepse Zoti e shpreh të vërtetën

me gjuhët e tyre.

135. Kur e sheh se Zoti po t'i jep të mirat njërën pas tjetrës, atëherë të jesh i trembur…!

136. Më e nderuara e punëve është ajo që s'para ta ka qejfi.

137. Ai që është falenderues ndaj Zotit, kamjen nuk e fsheh.

138. Ta duash mikun por jo aq shumë, sepse mundet që një ditë edhe të prishesh me të…

Mos e shaj aq shumë atë që të është mërzitur, pasi një ditë mund të pajtohesh me të.

139. Ki kujdes të ruhesh prej mallkimit të atij që e ke lënduar, se Zoti kërkon të punojmë

me drejtësi. Zoti i madh nuk e lë pa e marrë hakun e të dëmtuarit prej dëmtuesit.

140. Bëji mirë atij që të bën keq, që t'i bëhesh model.

141. Pagesa në kohën e caktuar tregon besnikëri dhe korrektësi.

142. Më i miri i thesarëve është dashuria e zemrave.

143. Mendja është për të bërë adhurim dhe jo për të kuptuar Perëndinë (se si është).

Page 72: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

144. Për deri sa njeriu nuk arrin të kuptojë dot esencën e tij se si është formuar, atëherë si

mund ta kuptojë Perëndinë se si është Ajo?! Pra një gjë e krijuar e ngjizur dhe e shpikur,

si mund të kuptojë krijuesin e vet?!

145. Disa e adhurojnë Zotin se kanë shpresë që Ai t'u falë fajet, këta janë tregtarë; disa i

falen nga frika, këta janë robër; disa të tjerë i falen për ta lavdëruar dhe për ta lartësuar

(për shkak se e duan Atë) këta janë njerëz të lirë dhe të mirë.

146. Njeriu, sa më i paditur që të jetë, aq më pak vlerë ka.

147. Dhënia kur është vetëm në gjuhë, është fort e pandershme, ndërsa kur është me duar,

është fort e ndershme.

148. Edhe pse thoshte Faraoni "jam Perëndi", Zoti e duronte atë, sepse kushdo që të

kishte ndonjë të keqe dhe po të shkonte tek ai për t'u ankuar, ai e afronte, i'a dëgjonte

fjalët dhe ushqente të varfërit.

149. E fshehura e shqetësimeve, duke mos iu ankuar të tjerëve për ta, është burrëri.

150. Jep sihariq vetvetes: "po durove trashëgove".

151. Njeriu nga gjuha pëson.

152. Të mirën që bën, mos e humb duke u mburrur para të tjerëve me të.

153. Tjetrin po e nderove, dashurin ndaj teje ia shtove.

154. Kur shtohen musafirët në sofër, buka ka duk, ajo jo vetëm që nuk pakësohet, por

përkundrazi, shtohet.

155. Nga të ligat largohu sa më shumë.

156. Vdekja e dijetarëve të fesë është dobësim i besimit për njerëzinë.

157. Lëvdoje dhimbjen tënde duke kërkuar ndjesë.

158. Ai që lëvdon atë që i jep, shton të mirën e vet.

159. Jep sipas pasurisë që ke.

160. I varfri përpiqet shumë (por s'ka ç'të bëjë).

161. Urtësinë njeriu e ka ndihmë për vete.

162. Urtësia është një mbulesë kurse mendja një shpatë e mprehur; turpet e veseve të tua

mbuloji me urtësinë, ndërsa shpresat e ndyra vraji me kordhën e mendjes.

Page 73: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

163. Gjella e thartë është më e shijshme se fjala e thartë.

164. Vdekja e fëmijës të djeg zemrën.

165. S'ka gjë më të mirë për njeriun, se sa vetia e mirë.

166. Fjalën e mirë mundohu ta rrokësh qoftë edhe nga goja e idhujtarëve dhe e ateistëve.

167. Zemërimi ia shuan njeriut qartësinë e mendjes.

168. Pasuria e njeriut është mjeshtria.

169. Më i miri i shokëve është ai që të mëson për të mirë.

170. Mendja e njeriut kuptohet nga shokët që ka.

171. Ai që të mban fjalën e fshehtë, të do me shpirt.

172. Ajo gjë që jepet në udhë të Zotit, është më e mbarë.

173. Ilaçi i zemrës është është pritja me qetësi dhe gëlltitja e atyre që janë dhënë nga Zoti

(kaderi).

174. Besa e njeriut është shoku i tij.

175. Njeriu, kur shan një gjë, dije që të gjithë atë e ka ndërmend.

176. Kujtimi i të mirëve, të sjell ndjesë nga Zoti.

177. Lakmia e çnderon njeriun.

178. I varfëri është i nderuar tek Zoti.

179. Të sjellësh ndër mend djalërinë, është peng i madh.

180. Më e larta shkallë, është ajo e diturisë.

181. Rrizku të kërkon, por rri i fshehur.

182. Shoku i ligë është vetë djalli.

183. Mikut eci sipas nderit që ka dhe që të bën.

184. Të vajturit tek i dashuri, përsërit dashurinë.

185. Cepat e kësaj bote janë plot me hidhërime.

Page 74: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

186. Veti e ligë për njeriun është mërzitja e madhe, prej së cilës nuka ka shpëtim, ngado

që të shkojë.

187. Fjala e fshehtë është robi yt, por kur e flet bëhesh ti rob i saj.

188. Vlerën e njeriut e tregon puna e tij.

189. Të mëdhenjtë e këtij ymmeti janë dijetarët e fesë.

190. Të dehurit e njeriut është vesë i ndyrë.

191. Gjashtë cilësi tregojnë burrëri për njeriun: tri prej tyre janë kur është në shtëpi, dhe

tri të tjera kur është në udhëtim. Ato të shtëpisë janë: 1-Këndimi i Kur'anit Kerim; 2-

Ndërtim xhamish; 3-Të zënit miq. Cilësitë që duhen në udhëtim e sipër janë: 1-Të mos

kursehet për t'u shtruar tryezën shokëve; 2- Rruajtja e dinjitetit dhe e cilësive të mira

morale; 3-Të qenët i qeshur me shokët, por jo aq shumë sa të humb serioziteti e dinjiteti i

personit.

192. Nuk ka gjë më të keqe sa sa veprimet e paligjshme.

193. Kërkoje Parajsën me adhurim dhe me punë.

194. Pleqëria të jep sihariq nga vdekja.

195. Shatranxhi (shahu) është lodër e axhemit.

196. Gjykimi dhe veprimi me drejtësi i njeriut, është shpëtim për veten e tij.

197. Durimi sjell trashëgim.

198. Mbarësia, përparimi i trupit arrihet me pushim.

199. Heshtja të paditurit ia mbulon turpet (gafat) e tij.

200. Ec (shoqërohu) me miq që të të shtohet e rrethi.

201. Kur të godet i dashuri të dhemb më tepër (se goditja e dikujt tjetër).

202. Kush ndjeg të ligjtë, është i humbur.

203. Kur kacafyten dy të pagdhendur, e kanë keq përfundimin.

204. Kush i mbështetet Zotit, ai e kalon mirë kohën.

205. Lum ai që e ka mirë gjendjen.

Page 75: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

206. Më mirë të kërkosh edukatë e dituri, se sa të kërkosh pasuri.

207. Kush ndëgjon fjalën e armikut, ka vrarë vetveten.

208. Dashuria për Zotin e vërtetë është fitim për jetë.

209. Errësira e dhunuesit ia errëson dhe besimin tjetrit.

210. Jeto me sy të ngopur që të bëhesh i madh.

211. Shëmtimi i ligjëratës është zgjatja e saj.

212. I mençur është i vuajturi, i pësuari.

213. Çuditem me atë njeri zemërzi e të pasur që ndjell varfërinë, e cila ik prej tij dhe

humbet atë kamje që e ndjek atë dhe që rron në këtë jetë si i varfër, ndonëse do t'i merret

shuma e të pasurit; Çduditem me atë fodull që dje ishte një pikë uji i ndyrë, ndërsa nesër

do të jetë një coftinë. Çuditem me atë njeri që e ka të lëkundur mëdysh besimin për Zotin,

edhe pse e sheh botën (gjithësinë); Çuditem me atë njeri që e ka harruar vdekjen, edhe

pse e sheh kur vdesin njerëz të tjerë; Çuditem me atë njeri që nuk e beson ngjalljen e dytë,

edhe pse e di fort mirë ngjalljen (krijimin) e parë; Çuditem me atë njeri që ka rënë

krejtësisht pas kësaj bote, ndërsa jetën e përhershme e ka lënë fare.

214. Më mirë të kesh një armik të mençur, sesa një mik pa mend.

215. Shtrëngesa është kallauz, udhërrëfyes i lehtësirës, domethënë, pas hidhërimit vjen

gëzimi.

216. S'ka fitim më të madh se shpëtimi.

217. Të ndenjurit bashkë me atë që s'ta do zemra, është vdekje (torturë) e madhe.

218. Ai që të mëson për të keq, do humbjen tënde.

219. Ai që të nxit për të ligë, të ka bërë pabesi.

220. Për besimtarin mysliman nuk ka gjë më të mirë sesa ajo, kur gjen të vërtetën.

221. Njeriu duhet të ketë për nder, kur është i ditur e i ndershëm, dhe jo pse është bir i

akëcilit.

222. Nëse do ta mposhtësh armikun, duro!

223. I fituar është ai që shpëton nga ligësia e vetvetes.

224. E vërteta e shpëton njeriun.

Page 76: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

225. Kuvendimi i vërtetë e i sinqertë vjen nga besimi (imani).

226. Të forcuarit e zemrës është pasojë e besimit të saktë.

227. Puthja e djalit është mëshirë, puthja e gruas është dashuri e zjarrtë, puthja e nënës

dhe e babait është falje dhe puthja e vëllait vjen nga ndjeshmëria e zemrës.

228. Lakmia e vret të zotin (vetveten).

229. Të ndenjurit pranë të ligëve është dëm i madh.

230. Njeriu e gjen nderin me përpjekje.

231. Rrushin hajeni kokrra-kokrra, sepse në atë mënyrë e shijoni dhe ju bën mirë.

232. Për atë që ka nakar, soset zjarri i nakarit.

233. Përfundimi i diturisë është arritja e urtësisë.

234. Nga të këqijat e kësaj jete është e mjaftueshme vetëm kjo gjë; që s'je i përhershëm,

por je i vdekshëm.

235. S'ka njeri të mos ketë një të metë me vete dhe të mos e shfaqë atë.

236. Më duket më lehtë të ngarkohem me gurë të mëdhenj nga mali, se sa të mbetem në

barrë të tjetrit. Të tjerët më thonë: "është turp të merresh me tregëti, sepse je mbret",

ndërsa unë u them atyre: "turp është të lypurit".

237. Ç'do armiqësi lind nga një shkak, veç nakari (s'mira) s'ka ndonjë shkak.

238. Një ditë, kur H. Aliu ishte në mimber duke predikuar dhe dikush nga xhemati e pyeti

për një çështje, ai u përgjigj: "Nuk e di"! Pas kësaj, personi që e pyeti më parë, i tha

Imam Aliut: "Ky vend, në të cilin predikohet, nuk është për të paditurin", atëherë H. Aliu

iu përgjigj kështu: "Ky vend është për atë që disa gjëra i di dhe disa të tjera nuk i di.

Ndërsa për atë që di gjithçka dhe nuk ka gjë që të mos dijë, për të s'ka vend të caktuar".

239. Sado që të mundohet njeriu ta fsheh një gjë, ajo do t'i kuptohet atij nga tradhëtia që i

bëjnë dridhjet e zërit e të marrurit e gojës dhe nga ndryshimi i mimikës së fytyrës, kur të

flitet për atë problem.

240. Kush vështron turpet e botës dhe i quan të liga, ndërsa turpet e veta i sheh, por i

konsideron të mira, ai është mendjelehtë, kokëbosh.

241. Një njeri që ka këto pesë gjëra, duhet të jetë i lumtur: 1-Bashkëshorten ta ketë sipas

kërkesave të tij; 2-Fëmijet t'i ketë të mbarë; 3-Shokët e tij të jenë të ndrojtur nga të ligat;

4- Fqinjët t'i ketë të mirë; 5-Ushqimin ta ketë të siguruar.

Page 77: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

242. Ai që rreh gjunjët kur i ndodh ndonjë e keqe, e ka humbur shpërblimin e Zotit.

243. Të ndenjurit me të ligjtë, është si të hyrët në det.

244. Kuvendimi me të mirët është kështjellë e fjalës, domethënë ruhet sekreti.

245. Njerëzit janë kundër gjërave që s'i dinë.

246. Me pasuri i arrin shpresat njeriu.

247. Bamirësia atje ku nuk duhet bërë, quhet vepër e ligë.

248. Ai që jep dhuratë, por e përgojon atë, me të përfolurën e tij ia humbet shpërblimin e

dhurimit.

249. Si mjer i shëmtuari, që ka edhe vese të liga.

250. Njeriu mendjeshkurtër edhe po të hypë në shkallë (poste) të larta, rrokulliset shpejtë.

251. Njeriu më mirë të rrijë i vetmuar, sesa të shoqërohet me njerëz me vese të liga.

252. Ai që nuk të bën armiqësi, të do.

253. Çdo foshnje që lindet, vjen bashkë me rriskun (ushqimin) e vet.

254. E mira është larg këshillës së armikut.

255. Ai që pëlqen vetveten, bije në hund.

256. Të ikësh prej veseve të vetvetes më shumë sesa prej frikës së luanit.

257. Nxirre në shesh atë që ke, që të dihet se kush je.

258. Kush s'ka burrëri, s'ka as besë.

259. As për mburrje mos puno, as sfidës mos iu tërhiq.

260. Kur ke nevojë për të pyetur dikë për diçka, mos pyet zemërziun, sepse ai të prapson

nga e mira dhe të tremb me varfërinë; as frikacakun mos e pyet, sepse ai të dobëson

veprimtarinë tënde; as lakmuesin mos e pyet, se ai të fut në lakmi duke të bërë kështu që

të lëndosh edhe të tjerë. Frikacaku dhe lakmuesi përmbajnë në vetvete ligësi dhe për

Perëndinë.

261. I mençuri s'ka varfëri.

262. Gënjeshtari s'ka nder.

Page 78: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

263. Nakarmbajtësi, smirëziu s'ka prehje e qetësi në zemër.

264. Armikun e mikut tënd mos e zër mik.

265. Kamja vihet me mend.

266. Ç'është e shkruar do të vijë në kohën e caktuar.

267. Mbartësi i fjalëve për një orë ban aq të liga, sa që dikush tjetër s'i bën dot për muaj

të tërë.

268. Dhembshuria dhe mëshira për të tjerët të shton jetën.

269. Njeriu bëhet udhëheqës i kombit duke i bërë mirë atij.

270. Siç e kërkon ti ushqimin, edhe ai ashtu të kërkon ty.

271. Njeriu që kërkon dhe mbron të drejtën, arrin në shkallën (gradën) e zotërinjëve të

mëdhenj.

272. Kur i priten shpresat, njeriu bëhet i pakujdesshëm për vetveten, dorëzohet para

vështirësive.

273. Njeriu fatbardhësohet, bëhet i lumtur kur futet në mjedise njerëzish të lumtur.

274. Kur vdes një njeri i mirë, qajnë për të dheu i vendit në të cilin falej, si dhe vendet ku

ai bënte punët e mira, të cilat janë ngritur në qiej. E thënë ndryshe, për njeriun e mirë qan

toka dhe qielli.

275. Stolia e të varfërit është ndershmëria (të ruajturtit nga të ligat).

276. Kur vjen të ftohtit, ruhu prej tij, por kur të përballesh me të, përshtatiu ambientit,

sepse të ftohtit i punon trupit të njeriut atë që u bënë drurëve: në fillim i than, pastaj u

rrëzon gjethet.

277. Ai që jep pa i kërkuar, është zemërbardhë; ndërsa ai që jep pasi t'i kërkohet, këtë nga

turpi.

278. Më i keqi i qyteteve është ai që s'ka rregull, qetësi e siguri për qytetarët.

279. Qortoje tët vëlla duke i bërë mirë; dhe largoje të ligën e tij, gjithashtu, po me të mirë.

280. Më mirë të kënaqesh me një minimum jetese, se sa të notosh në mirëqenie materiale,

por me plot brenga shpirtërore.

Page 79: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

281. Kur'ani ju tregon se ç'është bërë përpara jush, në të shkuarën dhe se ç'do të bëhet më

pas, në të ardhmen. Ai është gjyq që sqaron mosmarrëveshjet ndërmjet jush.

282. Zoti është jashtë çdo përfytyrimi, që mund t'i vijë ndërmend njeriut.

283. Bëhu zemërbardhë, por mos prish pa hesap (pa llogari), dhuro me shumicë, por jo sa

të bëhesh kërmë.

284. Ka shumë të mençur, sa s'ka mbi mendjen e tyre, por janë aq të këputur (të varfër) sa

s'kanë bukë të hanë; ka edhe shumë të paditur, që kanë aq, sa s'dinë ku t'i vënë; kështu e

ka krijuar Ai, Zoti i madh e i ditur.

285. Kërkesat e tepërta të lënë pa asgjë.

286. Njeriu ose di, ose mëson, ose dëgjon; në mos qoftë kështu, atëherë ai është i

trullosur.

287. E liga e ligë është, por mundimi i saj është më i lig. Dhe e mira e mirë është, por

shprehja e saj është ca më e mirë.

288. Kjo jetë me atë jetë i ngjet lindjes me perëndimin, po t'i afrohesh njërës, i largohesh

tjetrës.

289. E pyetën Aliun: "Sa e doje Muhammedin (pastë ndjesë e shpëtim për jetë!)"? Ai u

përgjigj: "Bëj be për Zotin e vërtetë se e donim më tepër se çdo gjë në jetë: më tepër se

baballarët, se nënat, e bijtë dhe më tepër se ujin që pimë, kur jemi të zhuritur".

290. Një njeriu iu ankua H.Aliut për një person, i cili kishte thënë: një natë, në gjumë

kam parë një ëndër, në të cilën u bëra për t'u larë me nënën time. Imam Aliu i dha këtë

zgjidhje: "Nxirre atë person në diell dhe rrih hijen e tij!".

291. E pyetën H.Aliun: "Sa mban që nga ku lind e deri ku perëndon?" Përgjigjja e tij

ishte: "Pas diellit mban një ditë".

292. Një nga bashkëpunëtorët e pyeti H.Aliun: "Përse qe i turbulluar hylafeti yt dhe i

Osmanit, ndërsa hylafeti i Ebu Bekrit dhe i Omerit nuk qe kështu?" Kësaj pyetjeje ai iu

përgjigj kështu: "Ata patën ndyhmës mua dhe Osmanin, kurse ne patëm ndyhmës ty dhe

shokët e tu".

293. Lyhuni me manushaqe, sepse ajo në verë ju flladit, ndërsa në dimër ju nxeh.

294. Më tepër ma do shpirti të liroj një rob, se sa të mblidhem me disa në një vaktë bukë.

295. Mbani unazë me gurë akik, sepse sa të keni atë, nuk ju gjen ngushtim në zemër.

296. Kush ngul këmbë shumë, duhet dëbuar.

Page 80: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

297. Leri mos i merr nëpër gojë gratë se janë të pabesa si era, edhe fjalët e tyre një janë:

ta lëndojnë zemrën, pastaj ta shërojnë". t e tyre nga besa janë të lara.

298. Kur i lutej Zoti, H.Aliu thoshte: "Mjaftë nder është për mua që jam robi Yt, mjaftë

përgëzim është për mua, kur të kam Zot Ty!"

299. Prej dheu u krijove, edhe për së shpejti nën palë të dheut do prehesh; lakmon të

rrosh e të jeshë gjithë jetën e jetës në këtë të shkretë botë, por mos lakmo, se këmbën e ke

mbi uzengji.

300. Fjala "Amin" është vula e Zotit për lutjen e robit.

301. Për burrat nuk shihet fisi, por vështrohet të ketë edukatë, sjellje të mira. Prandaj hap

sytë e mëso dituri dhe diturinë zbukuroje me edukatë. Ai që nuk e mëson besën (fenë) e

Muhammed Mustafait (s.a.s), gjithë jetën mbetet në paqartësi të mëdha.

302. Dita e djeshme shkoi, ja u gdhive përsëri. Të ligën e djeshme stolise me të mirën e

sotme; dhe punën e mirë të sotme mos e lër për nesër, sepse mundet që, kur të vijë e

nesërmja, ty s'të gjen; edhe dita e djeshme s'kthehet më.

303. S'ka më mirë se sa të pyeturit, këshillimi me të tjerët. S'ka më keq se të punuarit në

kokën e vet (pa u këshilluar me dikë).

304. Fjalën e fshehtë, sekretin, vetëm të ndershmit tregoja, sepse ai i vë kyçin asaj dhe

çelësin e thyen.

305. H.Aliu, kur i lutej Zotit, thoshte: "O Zot! Ti je i madh, je durues, kurse unë jam

fajtor, a s'më duro! O Zot! Unë mendimim për ty e kam të mirë. O Zot! Sipas mendimit

që kam, ashtu më ki dhe ti mua!"

306. Largohu prej gënjeshtarit, dhe përpiqu të zësh shok atë që s'gënjen.

307. O mëkatmadh mos e pre shpresën, sepse Zoti është më Mëshirëmadhi, por as mos

shko i papërgatitur, sepse udha është e frikshme!

308. Ki kujdes, që birit tënd t'i japësh edukatë dhe mësim për një kohë tjetër, dhe jo sipas

kohës tënde (sepse çdo kohë do mësimin e saj)!

309. Ai që nuk ka turp, nuk ka as fe.

310. Mos iu përul njeriut nga lakmia për interesa të çastit, sepse të dobësohet besimi.

Ushqimin kërkoje nga Zoti (xh.sh). Ai njeri tek i cili ke shpresë ti, ai vetë është i mjerë

dhe bir i të mjerit. Nuk ka gjë më të ligë se kamja pa fe.

Page 81: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

311. Lëre lakmin nga kjo e shkretë botë. Mos ki zili të rrosh shumë. Mos mblidh mall

shumë, se nuk e di për kë e mbledh, ushqimi është ndarë që me kohë; Pandehma e ligë

s'vlen gjë fare. Lakmuesi është i varfër, syngopuri është i pasur.

312. Kur mbush gjatëdhjetë vjeç, gjysmën e jetës njeriut ia ka ngrënë nata; edhe gjysma e

gjysmës i shkon me foshnjëri e me rrini duke mos e kuptuar atë. Një e treta e gjysmës

është shpresë, lakmi dhe mundime për fitime e për jetesë. Edhe ajo pjesë tjetër e jetës që

mbetet, është sëmundje, pleqëri e vdekje. Prandaj kërikimi i njeriut për jetë të gjatë është

një padituri shumë e madhe, sepse jeta në këtë mënyrë ndahet, sado e gjatë që të jetë ajo.

Sa bukur thotë një poet persian

Njeriu me një jetë kaq të shkurtër, ç'mund të bëjë? Sa mirë do të ishte sikur njeriu të

kishte dy jetë: njërën për mësim dhe tjetrën për provë

-I-

1. Mësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është

njësoj si ujitja. S'ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjellë nga mendimet tona

pozitive ose negative.

2. Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me

provime; kurse në jetë ballafaqohemi me provime, pastaj mësojmë gjëra.

3. Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të

studiosh një muaj.

4. Mësova se nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për

ku je nisur të shkosh.

5. Mësova se më mirë është për njeriun të ecë si breshkë në rrugën e vërtetë, sesa si një

dre në rrugën e gabuar.

6. Mësova se shpesh humbja e betejës të mëson se si fitohet lufta.

7. Mësova se ekzistojnë shumë njerëz që kërkojnë dituri, por prej tyre pak janë të

kulturuar.

8. Mësova se çelësi i dështimit është të mundosh kënaqjen e çdo personi që njeh.

9. Mësova se nuk duhet ta matësh veten me atë që ke arritur deri tani, por duhet ta matësh

me atë që duhet të arrish në të ardhmen, duke krahasuar aftësitë e tua.

10. Mësova se njerëzit që më së shumti na dëmtojnë janë personat që u kemi dhënë gjithë

besimin tonë, për arsye se, me njohjen e fshehtësive tona, ata i përdorin kundër nesh

atëherë kur ne kemi mospajtim me ta, e kjo padyshim është tradhti.

-II-

1. Mësova se suksesi nuk është gjithçka, por ajo që kërkohet është dëshira për sukses.

2. Mësova se jeta i ngjan një ndeshjeje boksi, ku me rëndësi nuk është nëse i ke humbur

të gjitha raundet, por e gjithë ajo që kërkohet prej teje është ta rrëzosh kundërshtarin me

një goditje të fuqishme në disa sekonda dhe kështu të dalësh fitues.

3. Mësova se nëse njeriu dëshiron të ketë sukses, atëherë duhet të largohet nga personat

që janë pesimistë, negativë, të mërishëm..., për shkak se nëse jemi larg tyre, konsiderohet

Page 82: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

më pak e dëmshme sesa po të jenë me ne. Pesimizmi, negativiteti, mëria (hasedi) janë

sëmundje shkatërruese si kolera.

4. Mësova se ai që fiton një milion (euro) në vit nuk punon 1000 herë më shumë se ai që

fiton 1000 (euro) në vit, fshehtësia është se si i punon mendja.

5. Mësova se personat e suksesshëm marrin vendime me shpejtësi dhe i ndryshojnë me

ngadalësi, kurse personat e dështuar marrin vendime me ngadalësi dhe i ndryshojnë me

shpejtësi.

6. Mësova se çdo gjë që shohim është e madhërishme në jetë, duke filluar nga ideja e çdo

fillimi të vogël.

7. Mësova se çdoherë ekziston një rrugë më e mirë për të kryer një punë, ndërsa gjetja e

saj është e domosdoshme.

8. Mësova se më mirë është për njeriun që të pendohet për atë që ka bërë, se të vajtojë për

atë që nuk e ka bërë.

9. Mësova se puna e mirë është shumë më e vlefshme se fjala e mirë.

10. Mësova se njerëzit harrojnë shpejtësinë me të cilën e kryejnë punën, mirëpo kujtojnë

formën e saj.

-III-

Mësova se njeriu nuk mund të jetë përparimtar përderisa të mos provojë gjërat me të cilat

nuk është mësuar (të pazakonshmet) .

Mësova se dështuesit gjithmonë thonë se suksesi është vetëm fat.

Mësova se pa vështirësi nuk ka realizim të ambicieve.

Mësova se njohuria nuk konsiderohet fuqi në kohën e shpejtësive, të internetit dhe të

kompjuterit, por praktikimi i njohurive është fuqi.

Mësova se fati në jetë është një pikë që lidhet me parapërgatitjen e mirë dhe shansin që

vjen.

Mësova se dështimi nuk është gjëja më e keqe në këtë botë, por dështim i vërtetë është të

mos provojmë fare.

Mësova se ekzistojnë disa njerëz që notojnë në drejtim të anijes e disa të tjerë e humbin

kohën duke e pritur atë.

Mësova se ekzistojnë dy mënyra për të pasur një ndërtesë të lartë; ose të shkatërrosh të

gjitha ndërtesat që ke afër, ose të ndërtosh më të lartën nga të tjerët- zgjidh gjithmonë të

dytën.

Mësova se njeriu nuk shkatërrohet kur humb, por kur tërhiqet.

Mësova se në këtë jetë nuk arrihet diçka e madhe pa vullnet.

-IV-

Mësova se ai që fiton është ai që është më i qëndrueshëm dhe që ka durim.

Mësova se buzëqeshja do të thotë shumë, por nuk na shpenzon asgjë.

Mësova se të gjitha zbulimet që i shohim tani, para se te zbulohen janë konsideruar si të

pamundura.

Page 83: Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja

Mësova se shikimi i gjërave të thjeshta, që shumica e njerëzve zakonisht i konsiderojnë si

të pavlera, i bën disa njerëz të pasur.

Mësova se nëse kalon kohë të këndshme duke luajtur, atëherë ti je fituesi, edhe nëse ke

humbur me rezultat.

Mësova se arma më e suksesshme që ka njeriu është koha dhe durimi.

Mësova se njeriu nuk duhet të mundohet të jetë njeri i suksesshëm, por të mundohet për

të qenë njeri që ka vlerë, e pas kësaj suksesi vjen vetë.

Mësova se dështuesit janë dy llojesh: ata që mendojnë pa realizuar dhe lloji tjetër janë ata

që realizojnë pa menduar.

Mësova se ata të cilët kanë guxim ta ballafaqojnë dështimin, janë ata që i përmbysin

vështirësitë dhe arrijnë fitore.

Mësova se ai që ngjitet lart shkëlqyeshëm, përqendrohet në qëllimin e tij dhe nuk shikon

poshtë për shkak se rreziqet i turbullojnë mendjen