sjellje organizative vete-kontrolli

12
Vetë-kontrolli Njerëzit janë diversë dhe secili prej tyre shfaq një sjellje të caktuar në organizata, por manipulimi I kësaj sjellje në mënyrë që të arrihen qëllime të caktuara mund të përbëjë një avantazh. Në këtë detyrë kursi do argumentohet vetëkontrolli si koncept, si proces dhe si aftësi e individeve për t’ju përshtatur situatave. Do flasim për teoritë e famshme të Bandurës,Shunk dhe Zimmerman. Vlen per tu theksuar edhe lidhja e vetëkontrollit me egon,shterimi I egos, dhe një shpjegim psiko-analitik I Frojdit. Cilët janë komponentët e vetëkontrollit? Cfarë efektesh I sjell manaxherëve dhe punonjësve në organizata? Ështe më mirë një sjellje automatike apo e kontrolluar?Këshilla për manaxherët e së ardhmes nga specialistë të fushës. Ktëo dhe të tjera mund ti gjeni të argumentuara më poshtë. Vetëkontrolli është aftësia për të kontrolluar emocionet, sjelljen dhe dëshirat, për tu përballur me kërkesat e jashtme në funksion të shoqërisë. Në psikologji shpeshherë quhet vetërregullim. Vetëkontrroli është esencial në sjellje për të arritur qëllimet dhe për të shmangur impulset ose emocionet të cilat mund të jenë negative. Në analizen e sjelljes vetëkontrrolli paraqet ndërthurjen konfliktuale mes dy forcave kontigjente, rastësore ose të pasigurta të cilat sjellin një reagim kontrollues të përgjigjes. Veëtkontrrolli është si një muskul I cili kërkon energji. Disa njerëz mund të ushtrohen aq mirë në përdorimin e tij, sa kjo mund të përbëjë një avantazh konkurues ndërsa të tjerë perqasen mbi këtë muskul të pavullnetshem. Ne manipulojme gjendjen tonë emocionale duke shkaktuar mënyra të caktuara përgjigje. Vetë-rregullimi është shumë adaptive e tipareve të dallueshme të njeriut që mundëson që njerëzit ti shkelin dhe ndryshojnë përgjigjet e tyre, duke përfshirë ndryshimin e vetes së tyre në mënyrë që të jetojnë në

Upload: sara-vena

Post on 20-Feb-2017

332 views

Category:

Leadership & Management


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sjellje organizative vete-kontrolli

Vetë-kontrolli

Njerëzit janë diversë dhe secili prej tyre shfaq një sjellje të caktuar në organizata, por manipulimi I kësaj sjellje në mënyrë që të arrihen qëllime të caktuara mund të përbëjë një avantazh. Në këtë detyrë kursi do argumentohet vetëkontrolli si koncept, si proces dhe si aftësi e individeve për t’ju përshtatur situatave. Do flasim për teoritë e famshme të Bandurës,Shunk dhe Zimmerman. Vlen per tu theksuar edhe lidhja e vetëkontrollit me egon,shterimi I egos, dhe një shpjegim psiko-analitik I Frojdit. Cilët janë komponentët e vetëkontrollit? Cfarë efektesh I sjell manaxherëve dhe punonjësve në organizata? Ështe më mirë një sjellje automatike apo e kontrolluar?Këshilla për manaxherët e së ardhmes nga specialistë të fushës. Ktëo dhe të tjera mund ti gjeni të argumentuara më poshtë.

Vetëkontrolli është aftësia për të kontrolluar emocionet, sjelljen dhe dëshirat, për tu përballur me kërkesat e jashtme në funksion të shoqërisë. Në psikologji shpeshherë quhet vetërregullim. Vetëkontrroli është esencial në sjellje për të arritur qëllimet dhe për të shmangur impulset ose emocionet të cilat mund të jenë negative. Në analizen e sjelljes vetëkontrrolli paraqet ndërthurjen konfliktuale mes dy forcave kontigjente, rastësore ose të pasigurta të cilat sjellin një reagim kontrollues të përgjigjes. Veëtkontrrolli është si një muskul I cili kërkon energji. Disa njerëz mund të ushtrohen aq mirë në përdorimin e tij, sa kjo mund të përbëjë një avantazh konkurues ndërsa të tjerë perqasen mbi këtë muskul të pavullnetshem. Ne manipulojme gjendjen tonë emocionale duke shkaktuar mënyra të caktuara përgjigje. Vetë-rregullimi është shumë adaptive e tipareve të dallueshme të njeriut që mundëson që njerëzit ti shkelin dhe ndryshojnë përgjigjet e tyre, duke përfshirë ndryshimin e vetes së tyre në mënyrë që të jetojnë në standardet sociale.Dëshmitë e fundit tregojnë se vetë-rregullimi shpesh konsumon resurse të kufizuara,te ngjashme me energjinë apo forcën, duke krijuar një gjendje të përkohshme të shterimit te egos. Shterimi I egos është pikëpamja se niveli I lartë I vetëkontrrollit kërkon energji dhe fokus dhe I ushtruar për një kohë të gjatë ai mund të zvogëlohet. Ka disa mënyra për të shmangur këtë shterim të egos. Një mënyrë është ti shmangesh, të pushosh ndaj kërkesave të larta. Një mënyrë për të kapërcyer dëshirat e panevojshme është ndryshimi I metodës së qasjes me dëshirat. Sa të zakonshme janë rastet e shtreimit të egos? Disa njerëz mendojne se vetëkontrroli është dicka qe e përdorim nganjëhere, për shembull kur je I predispozuar për te bërë dicka gabim. E kundërta është e vertete. Kërkimet thonë se njerëzit shpenzojnë mesatarisht 3-4 orë në ditë duke I rezistuar dëshirave. Plus është përdorur dhe për gjëra të tjera si kontrrolli I mendimeve dhe emocioneve. Rregullimi I performances së detyrave dhe në vendimarrje.

Frojdi ka folur per vetveten si pjesë e një energjie të kompozuar dhe një procesi që përfshin energjinë. Struktura e mendjes sipas Frojdit përbëhet nga:

Idi-thelbi është personaliteti I individeve. Idi është primitv dhe I pandryshueshëm për shkak se nuk ka asnjë kontakt me botën e jashtme, kryesisht pa ndjenja. Idi dëshiron që impulset të kënaqen dhe nuk kujdeset për mënyren sesi ndodh kjo.

Page 2: Sjellje organizative vete-kontrolli

Ego- vetë identiteti që lind nga Idi, egoja kontrollon lëvizje dhe vetëkontroll në sjelljet vullnetare. Ego-ja duhet të plotësoje kërkesat impulsive të Idit por duke ju bindur standarteve të superegos.

Superego- zhvillimi nga vetja, kjo strukturë shërben si ndërgjegje në të cilën zhvillohen standartet e sjelljes së mirë dhe asaj të ndaluar. Superego mund të jetë edhe e vetëdijshme edhe pa ndjenja, ajo modelohet sipas prindërve tanë.

Sipas modelit të forcës, vetëkontrrolli është një burim I shtershëm që përcakton kapacitetin për përpjekje të kontrrolluara ndaj përgjigjeve dominuese dhe I zgjeruar të con në vetëkontrrollin e detyrave të performancës të quajtur si shterim I egos.

Në 1960 Walter Mischel testoi disa fëmijë 4-vjecarë për testin Marshmallow- të ëmbëlsirave. Secilit fëmije ju dha nga një ëmbëlsire dhe ju the se mund ta konsumonin në cdo kohë qe të dëshironin por nëse prisnin 15 minuta ata do të merrnin një tjetër ëmbëlsire. Strategjia e përdorur fokusohej në anën tërheqëse të paraqitjes dhe në shije. Në shije ishte më e vështire ta vonoje kënaqësinë ndërsa në pamjen e jashtme ishin karakteristika të ftohta të ëmbëlsirës dhe mund të kontrollohej dëshira. Disa vite më vonë Dr.Mischel arriti ti mblidhte përsëri pjesmarrësit e studimit të cilet tashmë ishin 40-vjecarë. Ai zbuloi se ata të cilët shfaqnin më pak vetëkontrroll ishin më të predispozuar për të zhvilluar probleme në mardhënie, stres dhe abuzim me drogat. Dr.Mischel vazhdoi eksperimentin përsëri me të njejtit pjesmarrës në mënyrë që të shihte cilët pjesë të trurit aktivizoheshin gjatë proocesit te vetëkontrrollit. Pjesmarrësit u skanuan me M.R.I1 për të reguar aktivitetin e trurit. Rezultatet treguan se ata të cilët kishin nivele të ulëta të vetëkontrrollit kishin aktivitet më të ulët të trurit në zonën që merret me shpërblimet positive. Nga eksperimenti u konkludua se vetëkontrrolli lidhej me rezultate të ndryshme positive të jëtes si : lumturia, optimizmi e të tjerë faktorë psikologjikë, por lidhej dhe negativisht me sociotropinë2 dhe depresionin.

Për të studjuar sjelljen nuk na duhet ndonjë mikroskop apo teleskop sepse sjellja është një proces, jo I paarritshëm për tu studjuar , por është jashtëzakonisht komplekse nga një njeri tek tjetri.

Njerëzit të ciët thonë fjale për fjalë cdo gjë që është në mendjen e tyre zakonisht përfundojnë me shumë pak miq.

Vlerat e vetë-kontrollit në organizatë:

-suksesi në arritjen e objektivave

-mardhënie të mira me kolegët

-sistemimi, shëndeti mendor

-shëndeti fizik

-sjellja e mire, fryma e bashkëpunimit

Page 3: Sjellje organizative vete-kontrolli

-shmangia e konflikteve

Ushtrimi I vet/kontrrollit në funksionet ekzekutive në vendimmarrje.

Teoria e shterimit të egos:

-burimet e kufizuara

-rënia e performances nga shterimi I vullnetit

-I perdorur gjithashtu për mendimin inteligjent,iniciativen.

Rezultatet nga fushat e hulumtimit sugjerojnë se vetëkontrrolli mund të jetë një ndikues I fortë në kontekstin organizativ. Për shembull studimi I Duckworth dhe Seligmon(2005) tregoi një korrelacion pozitiv mes vetëkontrrollit dhe performances në përgjithesi. Vetëkontrrolli lehtëson dukshem rezultatet organizative lidhur me sjelljet positive dhe po pengon sjelljen kundërproduktive. Rëndësia e tij vihet re edhe në seleksioninim e personelit të ri. Manaxherët dhe rekrutuesit duan të ndërtojne një organizate ku mbizoteron një frymë e mirë dhe e shëndetshme.

Vetëkontrolli lidhet dhe me inteligjencën emocionale. Ajo përbëhet nga:

- vetëdija, vetëkontrolli, motivimi empatia dhe aftësite sociale.

Jane 4 komponentë të vetëkontrollit:

standartet- niveli apo cilësia e sjelljes së dëshiruar për të arritur. motivimi- entuziazmi për të arritur standartet monitorimi- taktikat e numërueshme, mendimet apo veprimet e bëra. vullneti-forca e brendshme për të kontrrolluar dëshirat që thyejnë standartet.

Vetë-rregullimi është një nëndisipline e vetëkontrrollit. Teoria SRT është një sistem I manaxhimit të vetvetes duke limituar aktet e kontrolluar mendimet, sjelljet, ndjenjat për të arritur qëllimet tona. 3 modelet e vetëkontrollit janë dizenjuar për të shpjeguar aksesin konjiktiv:

Vetërregullimi si strukture njohëse, fuqie dhe aftësie. Njerëzit me impulse të ulëta të kontrrollit priren drejt veprimit përkundrejt nevojave imediate. Një punonjës mund të jetë I revoltuar nga faktorë të jashtëm dhe e shpreh atë brenda në organizatë ose duke ulur ritmin e punës ose duke ja transmetuar të tjerëve. Po ashtu manaxherët cdo ditë vihen përballë situatave të panumërta ku konfrontohen më njerëz divers, qoftë furnitorët, punonjësit, manaxherët e tjerë apo bordin drejtues. Të kontrollosh sjelljen do të thotë të shëndërrohesh në manaxherin kameleon4. Përshtatja me situatën është një aftësi me shumë se një zotësi e cila ka një përqindje të konsiderueshme në inteligjencën emocionale.

Kanë qenë shumë kërkues, psikologë dhe shkencëtarë që kanë studjuar proceset e vetëkontrrollit si Albert Bandura, Roy Baumeister dhe Robert Wood.

Albert Bandura , një psikolog konjiktiv dha kontribute sinjikative që fokusoheshin në sjelljet që çonin në torinë konjiktive sociale dhe teorinë e të mësuarit social. Ai solli një mori komponentësh që çonin në konkluzionin se njerëzit janë të aftë të kontrollojnë sjelljen e tyre

Page 4: Sjellje organizative vete-kontrolli

nëpermjet një procesi te quajtur vetërregullim ose vetëkontroll. Procesi përmbante vëzhgimin e vetes , gjykimin dhe përgjigjen ndaj vetes. Vetë-observimi I quajtur si introspektiv3 është një proces që përfshin aksesin në mendimet, ndjenjat në mënyre që të informojë dhe motivojë punën individuale në vendosjen e qëllimeve dhe të bëhesh I influencuar nga ndryshimet e sjelljes. Gjykimi përfshin krahasimin individual të dikujt me performancën e tyre ose standartet e krijuara. Dhe vetë-përgjigja aplikohet, ku individi mund ta shperblejë veten për arritjen apo jo të standarteve. Duke zgjeruar 3 hapat e Bandurës, Dale Shunk dhe Barry Zimmerman bashkëpunuan dhe kërkuan efektet e variablave sociale dhe situacionale të organizatës në vetëkontroll. Ata shtuan vetë-vleresimin, vetë-reagimin, dhe vetë-efikasitetin. Vetë-vlerësimi është absolut ose normativ. Për shembull standart absolute është arritja e notës kurse standart normativ është vlerësimi I performancës. Kur individet arrijnë këto qëllime ata priren të vazhdojnë të shpenzojne energjinë ekstra për vetëkontrollin. Vetë-reagimi është elementi në të cilin motivohemi përmes reagimeve nga të tjerët. Për shembull performanca e përfituar nga një sërë njohurish bën që individi të ndihet efikas. Kur ka një vlerësim negativ ata mundësisht motivohen për të punuar më shumë. Sjellja e kontrolluar mundet edhe të sjellë efekte negative në rezultate. Zvarritja e punëve mund të ndodhe kur punojnësit ndihen nën presion, raportohen më shumë mungesa dhe kjo shpjegohet në dy arsye kryesore. Ata mund të mungojnë sepse kanë tendencen të jenë më të tërhequr në rrethana agresive të punës, e cila është quajtur sëmundje vullnetare. Arsyeja tjetër është se ata kontrollohen dhe abstenojne ndaj shqetësimeve të shkaktuar në mjedisin e punës duke I pranuar dhe duke mos reaguar. Baumeister 4solli një shembull të një këndvështrimi mbi studentët. Ata tentojnë të gjejnë justifikime, të sillen të sëmurë per sa kohë që mbi ta ushtrohet presion për ta mbaruar atë punë të caktuar. Gjithnjë e më shumë po zgjerohet debati mbi sjelljen dhe mendimin automatik apo të kontrolluar.

Si të forcojme vetë-kontrollin? Përdorimi I ushtrimeve fizike ndikon dukshëm në kapacitetin mendor të trurit, në një studim të Oaten dhe Cheng, programet përfshinin peshëngritjen, trajnimin e rezistencës, dhe gjimnastikën. Pas 2 muajsh u vërejt se pjesëmarresit ishin më të aftë të kontrollonin impulset dhe mënyren e komunikimit të tyre. Manaxhimi I parasë është një tjetër faktor që mund të rrisë nivelin e kontrollit vetjak, në vazhdim të studimit të mëparshëm vihej në dukje se një problem domethënës për shoqërine ditët e sotme është menaxhimi I financave prandaj dhënia e stimulit në këtë aspekt mund të ndikojë pozitivisht. Zakonet e të punuarit, mësuarit dhe rutina e perditcme. Bërja e një jete të gjallë, duke ndjekur interesat dhe shmangur monotoninë sjell reduktim të stresit dhe tendencës për të shfaqur negativitet në mjedisin rrethues. Eleminimi I steriotipizimit, komunikimi I rregullt verbal janë gjithashtu faktorë positivë. Aftësia për të ndryshuar përgjigjet ndaj dikujt në mënyrë që ti sjellë ato në përputhje me idealet, vlerat morale, normat sociale, ligjet dhe standardet e tjera është një element i rëndësishëm për sukses në jetë dhe një nga më të rëndësishmit. Në qoftë se vetë-rregullimi juaj është mjaft i fuqishëm, atëherë pavarësisht nga prirjet tuaja, përvojat e kaluara, apo neurozës, ju gjithmonë mund të bëni gjënë e duhur ose të adaptoheni. Vetë-rregullimi mund të jetë karta nën mëngë e personalitetit.

Identifikimi i procesit tonë emocional të vetë-rregullimit mund të lehtësojë në procesin e vendimmarrjes.

Vetë-kontrolli do të thotë balancë, qetësi,vendosmëri, besim, dhe vullnet.

Në vazhdim jepen disa keshilla nga specialistë e manaxherë të cilët kanë formësuar nga eksperienca e tyre disa parime aktuale.

Page 5: Sjellje organizative vete-kontrolli

1. Drejto me integritet

Menaxherët të cilët janë të vetë-kontrolluar të udheheqin perpara me integritet. Ata janë një shembull i mirë, praktikojnë atë që predikojnë dhe krijojnë mjedise të besueshme. Ata bëjnë gjënë e duhur për arsye të drejtë, madje edhe kur kjo do të thotë se ata nuk e marrin mundësi më e lehtë. Njerëzit të cilët jetojnë dhe punojnë me integritet janë shpesh të suksesshem sepse të tjerët t'i respektojnë. Vetëkontrolli për manaxherët do të thotë të mos besh kompromis me atë që nuk është etike dhe profesionale dhe të fillosh të jetosh me këto vlera çdo ditë. Pranimi i gabimeve tuaja, marrja e përgjegjësise për veprimet tuaja dhe dëgjimi i zërit tuaj të brendshëm jane determinues për një vetëkontroll me efekte positive për organizatën.

Njerëzit kanë tendencë për të trajtuar ashtu si ju trajtojnë ata, kështu që, në qoftë se ju nuk doni të përjetoni sjelljet e këqija nga të tjerët, mos i shfaqni ato vetë. Po ashtu, në qoftë se ju të mbeteni pozitiv dhe optimist - madje edhe në fytyrën e fatkeqësisë - anëtarët e ekipit tuaj ka te ngjarë të bëjnë të njëjtën gjë.

2. Të qenurit i hapur për të ndryshuar

Njerëzit të cilët vetë-rregullojnë përballen edhe me ndryshimin, dhe përshtasin lehtë sjelljen e tyre në situata të ndryshme. E rëndësishmja, ata mendojnë për ndryshimin pozitivisht, dhe e shohin atë si një mundësi të mrekullueshme për vetë-zhvillim.Në anën tjetër, njerëz të cilët rezistojnë ndryshimit mund të përjetojnë një pjesë të madhe të stresit, dhe efekte të tjera negative fizike dhe psikologjike.

3. Identifikimi i vetëdijes tonë

Një pjesë e rëndësishme e të qenit të vetë-kontrolluar është procesi I vetë-vetëdijes .Kur është fjala për të ditur se çfarë janë dobësitë tuaja dhe si sjellja e njerëzve të tjerë mund të ndikojë negativisht në ju, duhet ta vendosim veten ne planin kritik dhe te tentojme ta njohim më tepër.

Konsideroni mbajtjen e një ditari, shtoja planit të njohjes së vetvetes për të identifikuar se ku ju duhet për të përmirësuar aftësitë tuaja të menaxhimit të stresit, dhe për të kuptuar nivelet e stresit në të cilën ju nuk jeni të lumtur dhe më pak efektivë.

4. Praktikimi i Vetë-disiplinimit

Në studimin e tyre të vitit 2012, hulumtuesit Thomas Bateman dhe Bruce Barry thane se vetë-rregullimi është faktori i vetëm më i rëndësishëm në arritjen e qëllimeve afatgjata. Njerëzit të cilët tregojnë iniciativë apo punë në drejtim të qëllimeve të vështira shpesh hasin në vështirësi dhe pengesa, por ata janë në gjendje ta mbajnë përfundimisht ketë sukses.

Zhvillimi i vetë-rregullimit duke punuar në këmbëngulje dhe vetë-disiplinim. Këto janë tipare që na bejne te vazhdojme të punojmë shumë, madje edhe kur ju nuk jemi "në humor" dhe qëllimet tona duken të paarritshme.

Page 6: Sjellje organizative vete-kontrolli

5. Rikornizimi I mendimeve negative

Njerëzit të cilët janë të vetë-kontrolluar janë në gjendje të zgjedhin cilin ujk ata ushqejnë. Nëse ju përjetojnë një ngjarje negative apo pengesë në punë,pyesni veten nëse mendimet negative janë të arsyeshme dhe a qëndrojnë në shqyrtim të drejtë? Për shembull, ju me të vërtetë nuk e merrni punën sepse ju jeni "nuk mjaft të mirë", apo ishte sepse kolegu juaj kishte më shumë përvojë në një fushë të caktuar?

Një strategji e mire është për të gjetur diçka pozitive në lidhje me situatën. Ky ndryshim i vogël në perspektivë mund të transformojë të menduarit tuaj dhe të bëjnë të ndiheni më optimist për të ardhmen.

6. Ruajtja e qetësisë kur je nën presion

Për shembull, teknikat e relaksimit ,frymëmarrja e thellë mund të ju ndihmojë për tu qetësuar - ajo ndërpret mendimet negative, dhe ju vë përsëri në një rrugë më pozitive.

Mbani mend,sa më shumë ju praktikoni vetë-kontrollin, aq më i suksesshëm ju do të jeni në të.

7. Merrni parasysh pasojat

Nëse e gjeni veten në një situatë të vështirë, ose në qoftë se ju jeni duke u përpjekur për të kontrolluar impulset tuaja, mendoj se para se të veprojmë duhet të marrim parasysh pasojat. Imagjinoni se si ju dukeni dhe silleni kur ju nuk jeni në kontroll - kjo do t’ju jape disa perspektiva mbi situatën.

8. Besoni në veten tuaj

Një tjetër element i rëndësishëm i vetë-kontrollit është vetë-efikasiteti. Ky është besimi juaj në aftësinë tuaj për të arritur qëllimet tuaja. Për të zhvilluar këtë, punoni me vetë-besimin tuaj.Fokusohu në përvojat në jetën tuaj, ku ju ishit të suksesshme, për të vënë gabimet tuaja në prapambetje ,në perspektivë.

Zgjidhni të besojni në veten tuaj, dhe rrethojeni veten me njerëz të tjerë pozitive dhe të sigurt. Sa më shumë që shikoni suksesin e të tjerëve, aftësitë e të cilëve janë të ngjashme me tuajat, më shumë të ngjarë që ju të besoni se ju mund të arrini këtë sukses.

Kombinoje të gjithë këtë energji pozitive me strategjitë e mëdha të menaxhimit të stresit, dhe ju do të përmirësoni së shpejti nivelin tuaj të besimit personal.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

1MRI-magnetic resonance imaging, teknikë e përdorur në radiologji për të parë imazhin e proceseve të stimulimit të trurit.

Page 7: Sjellje organizative vete-kontrolli

2Sociotropia - është një tipar personalitetit që karakterizohet nga investime të tepruara në marrëdhëniet ndërpersonale, njerëzit me sociotropi kanë tendencë që të kenë një nevojë të fortë për pranim social.3Introspektiv - Analiza e vetvetes ,shqyrtimi i dikujt per mendimet e veta të ndërgjegjshme dhe ndjenjave.Në psikologji procesi i analizës së vetvetes mbështetet ekskluzivisht në vëzhgimin e gjendjes mendore, ndërsa në një kontekst shpirtëror ajo mund t'i referohet shqyrtimin e shpirtit të dikujt.4Baumeister - Ai është një psikolog social i cili është i njohur për punën e tij për vetë-refuzimin social, përkatësinë,vetë-kontrollin, vetë-respektin, sjelljet vetëshkatërruese, motivimin, agresionin, vetëdijen, dhe vullnetin e lirë.

Sipas Goleman, Boyatzis dhe McKee, në librin e tyre të vitit 2002 , udhëheqësit e rinj: Transformimi i Arti i Lidershipit", njerëzit të cilët vetë-kontrollojne shohin të mirën në njerëz të tjerë, dhe janë në gjendje të identifikojnë mundësitë në situata të ndryshme. Ata mbajnë linjat e komunikimit të hapura,bejne motivet dhe qëllimet e tyre të qarta, dhe veprojnë në përputhje me vlerat e tyre. Ata gjithashtu punojnë në të mirë të aftësive të tyre, dhe janë në gjendje për të ruajtur vazhdimesine kur kohët janë të vështira.

Konkluzione permbyllëse

Një plak I motçëm tha: "Biri im, lufta është mes dy ujqërve. Njëri është I keq. Ai është i zemëruar, ziliqar, xheloz, i trishtuar, dashakeqës, lakmitar, arrogant, fajtor, inferior, i pandershëm, krenar, superior, dhe egoist. Tjetri është i mirë. Ky ujku është i lumtur, i qetë, i dashur, me shpresë, i qetë, i përulur, i sjellshëm, dashamirës, i ndjeshëm, bujar,i sinqertë, I mëshirshëm dhe besnik. "

Nipi i tij mendon për një kohë, dhe pastaj pyet: "Cili ujk fiton gjyshi?" plaku I vjetër thjesht përgjigjet, "ai që do ushqesh”.

Pika e tregimit është se ne të gjithë kemi një zgjedhje për mënyrën se si ne reagojmë ndaj situatave: ose në një mënyrë pozitive apo negative. Sa më shumë që praktikojme të menduarit dhe të sjellurit pozitivisht, aq më pak negativiteti mund të ndikojë tek ju dhe mënyrën se si silleni.

Le të aplikojmë analogjine e dy ujqerve në vendin e punës.

Imagjinoni ju keni qenë I vetmi qe nuk kaloi për promovimin. Ju filloni të mendoni negativisht për shefin tuaj, aq shumë në mënyrë që kjo ndërhyn ne aftësinë tuaj për të bërë punën tuaj. Por, pasi e rimendoni situaten ju I thoni vetes gjëra pozitive si, "gjerat më të mira do të vijnë së bashku", "Personi më I përshtatshem për këtë punë e mori atë," dhe "Nuk është asgjë personale." Këto mendime të reja ju ndihmojë për të menduar në mënyrë të qartë përsëri, dhe ju lejojnë për të vënë situatën në perspektivë.

Marrja e një zgjedhje proaktive për të ushqyer "ujkun tuaj te mirë" dhe për të manaxhuar mënyrën si ju mendoni dhe veproni, përfshin vetë-kontrollin.

Page 8: Sjellje organizative vete-kontrolli

Literatura

Baumeister, Roy; "Self-Regulation and the Executive Function: The Self as Controlling Agent". Social psychology: Handbook of basic principles.

Baumeister, Roy (2000). "Self-Regulation and Depletion of Limited Resources: Does Self-Control Resemble a Muscle?"

Bandura, Albert (1991). "Social Cognitive Theory of Self-Regulation" Organizational Behavior and Human Decision Processes.

Walter Mischel ;The Marshmallow Test: Understanding Self-control and How to Master It www.businessnewsdaily.com www.forbes.com