shkalla f-dur

121

Click here to load reader

Upload: lyminh

Post on 29-Jan-2017

592 views

Category:

Documents


25 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shkalla F-dur

Sllavjanka Dimova Vera Angellovska

Marina Vasiq- Stefanovska

ARSIMI MUZIKOR

Për klasën e VIII të arsimit fi llor tetëvjeçar

Page 2: Shkalla F-dur

Autorë:Sllavjanka DimovaVera AngellovskaMarina Vasiq-Stefanovska

Redaktor:Sllavjanka DimovaVera AngellovskaMarina Vasiq-Stefanovska

Ilustrues:Sllavjanka DimovaVera AngellovskaMarina Vasiq-Stefanovska

Recensues:dr. Ivica ZoriqFrosina Cvetkova-MuratovskaFlurim Zulfi ja

Lektor i botimit në maqedonisht:Tatjana Nankova

Përkthyes:Afërdita Memedi

Redaktim profesional:doc. Fatos Lumani

Lektor i botimit në shqip:Abdulla Mehmeti

Përgatitja kompjuterike:Vesna Gorjanska-KerzhevaDragan Arsovski

Botues:Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtyp:Qendra Grafi ke shpkpv, Shkup

Tirazhi: 8.800

Me vendim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisënr. 22-2434/1 datë 26.04.2010 lejohet përdorimi i këtij libri.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје373.3.016:78 (075.2) = 163.3ДИМОВА, СлавјанкаМузичко образование за VIII одделение : осумгодишно основно образование /Славјанка Димова, Вера Ангеловска, Марина Васиќ Стефановска. - Скопје :Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2010. - 121 стр. :илустр. ; 28 смISBN 978-608-4575-79-51. Ангеловска, Вера [автор] 2. Васиќ Стефановска, Марина [автор]COBISS.MK-ID 84070922

Page 3: Shkalla F-dur

3

I nderuar nxënës,

Ky vit shkollor për ty është i fundit në arsimin fi llor. Këtë vit do ta përfundosh udhëtimin në botën e muzikës, duke i zbuluar fshehtësitë edhe të dy temave: instrumenteve muzikore dhe veprave muzikore skenike.

Në qoftë se me mësimin e notave, shkallës muzikore, elementeve kryesore të formave muzikore, pjesëve të dëgjuara dhe mundësisë që ta shprehish kreativitetin tënd, përmes krijimtarisë dhe shprehjes muzikore, dhe nëse e kemi zgjuar interesimin dhe dashurinë ndaj muzikës klasike, do të ndjehemi të lumtur. Njohuritë e fi tuara, të cilat më vonë do t’i zgjeroni, do të ndihmojnë që t’i përcjellësh ngjarjet muzikore nga të gjitha gjinitë dhe zhanret e muzikës, tek ne dhe në botë, dhe gjatë saj të kesh mundësi t’i vëresh dhe shijosh vlerat themelore muzikore.

Muzika është ushqim shpirtëror për secilin njeri. Vetëm ajo mund ta ngrit njeriun mbi të gjitha vështirësitë duke e lartësuar ndjenjën e dinjitetit, të vlerës dhe dashurisë njerëzore.

Për këtë arsye, do të ndjenim kënaqësi edhe më të madhe nëse do të kemi sukses që njohuritë e fi tuara në sferën e muzikës të bëhen pjesë e mozaikut të arsimimit dhe kulturës tënde, pjesë e personalitetit tënd. Vetëm personalitete të tillë do të kontribuojnë në përhapjen dhe afi rmimin e muzikës, por edhe të kulturës së përgjithshme. Ndërsa ajo, do të kontribuojë të synosh qëllime më të larta, dhe vlerat e mirëfi llta, si pjesë e përditshmërisë sonë.

Të dëshirojmë durim, përkushtim dhe sukses në rrugën e zbulimit të fshehtësive të muzikës. Shpresojmë se dikush prej jush, në të ardhmen do të bëhet kompozitor i suksesshëm, dirigjent, pedagog muzike, këngëtar, ose instrumentist me njohuri dhe shkathtësi të mëdha, për vlerësimin e vërtetë të interpretimeve dhe veprave muzikore.

Autorët

Page 4: Shkalla F-dur

4

Vendi im(me dëgjim)

Teksti: Nada ZekmanovaMuzika: Dragan Shuplevski

Si-kur t i vend-l in-dja i -me,

në të-rë bo-tën vend nuk ka, kë- tu u-në

l in-da dhe u rr i - ta s i zo-gu në f lu- tu-r im.

Rri- tu dhe lu- lë-zo vend i da-shur, shkël-qe

në dr i - të të di-el l - i t , r r i - tu , lu- lë-zo, ha-pi kra-hët ,

t i vend-l in-dja i -me. Moj vend-l ind-ja i -me,

ven-di im i da-shur! Rri- tu dhe lu- lë-zo

ven-di im i da-shur, shkël-qe në dr i - të të di-el l - i t .Detstvoto moe kako v bajkaminuva vo radost, pojqubov na{a - radost tvojali~en kraju moj.Refren: Rasti, cuti ....

Ako treba da te branam,zemjo i ako sum mladdetstvoto moe, igri moiza tebe bi gi dal.Refren: Rasti, cuti ....

Fëmijëria ime si në përrallëkalon me gëzime, këngëe dashurisë tonë-e gëzimit tëndti vendlindja ime.Refreni: Rritu, rritu dhe lulëzo...

Nëse duhet të të mbroj,Vendi im edhe pse jam i riFëmijërinë time, lojërat e mija Për ty do ti kisha dhënë.Refreni: Rritu, rritu dhe lulëzo...

Page 5: Shkalla F-dur

5

Shkallët muzikore dur

Të rikujtohemi:

Shkalla muzikore C-dur e ka marrë emrin sipas radhës alfabetike të tingullit të parë C.Secila shkallë në –dur ka shpërndarje të këtillë, të toneve dhe semitoneve:

Shenja për shkallë të plotë Shenja për gjysmë shkallë

Nga grada e V (e psetë) në C-dur e tingullit g, veç e kemi krijuar shkallën G-dur. Për radhitjen e drejtë të toneve dhe semitoneve , e kemi ngritur tingullin në gradën e VII (F në FIS). Kjo shkallë bën pjesë në grupin e shkallëve me diezis.

Që të krijohet shkallë e re, tingulli në gradën e IV (e katërt) në shkallën C-dur, bëhet e I (e para) në shkallën e re muzikore.

Për shpërndarje të drejtë të toneve dhe semitoneve (ndërmjet gradës së III, IV dhe VII, VIII) në shkalën e fi tuar, është e nevojshme që të ndryshohet lartësia e tingullit në gradën e IV. Në këtë lloj të shkallës muzikore e përdorim shenjën b-mol (për ulje të tingullit).

Shenja b (b-mol) e ul tingullin për një semiton.Emërtimet sipas radhës alfabetike të tingujve të ulur fi tojnë prapashtesën -es.

Për shembull: c-ces, d-des, e-es, f-fes, g-ges, a-as, h-hes (b).

Page 6: Shkalla F-dur

6

Mënyra e krijimit të shkallëve dur me b-mol

Shkallë e re -dur e krijojmë nga grada e katërt e shkallës C-dur (katër gradë nga lartë, ose pesë gradë nga poshtë nga tingulli C). Procedura për zbulimin e shkallëve të tjera me shenja për ulje (b-mol) është e njëjtë.

nga grada IV e lartë

nga grada V e poshtë

Mbaj mend!1. Shkallët në –dur, me b-mol, zbulohen nga grada e IV e lartë, ose grada e V e poshtë, nga

shkalla e mëparshme.2. Në shkallët –dur, gjysmë tingulli ka në mes gradës III dhe IV dhe VII dhe VIII.

Page 7: Shkalla F-dur

7

Shkalla F-dur

Të rikujtohemi:

Tingulli që gjendet në gradën e IV në C-dur - nga lartë, ose në gradën e V –poshtë, është tingulli F. Me radhitjen e tingujve nga lartë do të ndërtojmë shkallën e re muzikore F-dur. Tingulli F do të jetë tingull fi llestar në shkallën e re muzikore në -dur.

Shkalla e re

Në shembullin e dhënë radhitja e semitoneve nuk është në formë të drejtë. Radhitja në formë t drejtë e semitoneve në shkallët -dur është ndërmjet gradëve III dhe IV, VII dhe VIII.

Që të bëhet radhitja e drejtë e tingujve dhe gjysmë tingujve, tingulli H (grada e IV) ulet për gjysmë tingulli me ndihmën e shenjës b, b-mol në Hes (B).

Shkalla F-dur

Në literaturën muzikore përdoret përpara shenja (B) HES të shënohet menjëherë pas çelësit sol në vijën e tretë të pentagramit.

Shkalla F-dur

Mbaj mend!1. Shkallët emërohen sipas radhës alfabetike të tingullit i cili do të ndodhet në gradën e I

(e parë). Shkalla F-dur ka një tingull të ulur B (HES) në gradën e IV.

Page 8: Shkalla F-dur

8

Ushtrime melodike në shkallën F-dur

Ushtrimi melodik nr. 1

Ushtrimi melodik nr. 2

Ushtrimi melodik nr. 3

Ushtrimi melodik nr. 4

Detyra:1. Këndoji ushtrimet me emërtimin e notave.2. Vëreje notën e ulur në ushtrimet melodike.3. Përcaktoji gradët e tingullit në parë dhe tingullit të fundit në ushtrimet melodike.

Page 9: Shkalla F-dur

9

Lepuri i mendjemadh (me nota)

Teksti: M. Simonovski Muzika: D. Masevski

E pa le-pu-r i y-në t rak- to-r in: , ,He-u - tha, çfa-rë ka-u qen-ka!

Kur lëv-ron ve- tëm pë-l le t , je-hon fu-sha, çu-ka e kod-ra”.

E pa le-pu-r i y-në t re-nin: , ,He-u-tha, çfa-rë ku-çed-re ,

Kur rrësh-qet ve- tëm pis-kat , sa i tmerr-shëm dhe i gja- të”!

E pa le-pu-r i y-në ra-di-on: Shi-kon, dë-gjon i men-çu-r i y-në.

, ,He-u - tha, çfa-rë çu-di-re , mu s i -kur nje-r i f le t”!

Detyrë:1. Emërtoje shkallën muzikore në të cilën është shkruar kjo këngë.

Page 10: Shkalla F-dur

10

Shkallët muzikore mol

Të rikujtohemi: Shkallët muzikore -mol ndërtohen nga tingulli, i cili gjendet në gradën e VI (e gjashtë) të

shkallës muzikore -dur. Nga grada e VI e shkallës G-dur, nga tingulli e, e kemi ndërtuar shkallën e-mol.

Shkalla G-dur

Shkalla e-mol

Ekzistojnë tri lloje të shkallëve -mol: natyral, harmonike dhe melodike. Shkallët -mol i njohim sipas radhitjes së toneve dhe semitoneve, karakteristik për llojet e shkallës -mol.

Lloji natyral i shkallës -mol.

Lloji harmonik i shkallës -mol.

Lloji melodik i shkallës -mol, nga lartë:

Lloji melodik i shkallës -mol, nga poshtë:

Kur tingulli në shkallën e VI nga shkalla -dur bëhet i tingull i parë, krijohet shkalla -mol. Nga grada e VI e shkallës F-dur, nga tingulli d do të krijojmë shkallë në -mol. dhe do ta merr emrin e tingullit në fi llim.

Mbaj mend!1. Shkallët -mol ndërtohen nga tingulli i cili gjendet në gradën e IV (e katërt) të shkallës -dur.

Page 11: Shkalla F-dur

11

Lloji natyral i shkallës mol,shkalla d-mol

Nga grada VI e shkallës F-dur prej tingullit d krijohet shkalla muzikore d-mol.

Shkalla F-dur

Shkalla d-mol

Lloji natyral d-mol

Rradhitja e toneve dhe semitoneve në shkallën mol natyral është e njëjtë si nga lartë ashtu edhe nga poshtë.

Mbaj mend!1. Lloji natyral i shkallës d-mol ka një ton të ulur b (hes).

Aktivitete:1.Këndoje shkallën d-mol nga lartë dhe nga poshtë!2.Në fl etoren e notave shkruaje llojin natyral të shkallës d-mol!

etj.

Page 12: Shkalla F-dur

12

Ushtrime melodiketë llojit natyral d-mol

Ushtrimi melodik nr.1

Ushtrimi melodik nr.2

Ushtrimi melodik nr.3

Çezmeja në përkujtimTeksti: M.Simonosvki

Muzika: GJ.Smokvarski

Lar- të në mal hej . . . . çez-ma kuj- t im zbar-dhon

Bu-ron, gur-gu-l lon në vet-mi hesht dhe py-l l i e dë-gjon.

Detyrë:1.Këndoji ushtrimet melodike sipas tekstit muzikor!2.Dalloje zërin e llojit natyral të shkallës d-mol!

Page 13: Shkalla F-dur

13

Lloji harmonik i shkallës mol,shkalla d-mol

Të pëkujtojmë:Rradhitja e toneve dhe semitoneve në shkallën mol të llojit harmonik është si në vijim:

Që të fi tohet radhitje e rregullt e toneve dhe semitoneve në llojin harmonik të shkallës mol, ngritet zëri në gradën VII. Me këtë ndryshim fi tohet distancë prej një toni e gjysmë, mes gradës VI dhe VII.

Lloji harmonik i shkallës d-mol

Në shkallën d-mol të llojit harmonik tingulli në gradënVII ngritet, ndërsa c ngritet në cis.

Emrat e toneve janë:

Mbaj mend!1.Shkalla d-mol e llojit harmonik ka ton të ulur b dhe ton të ngritur cis.

Aktivitete:1. Këndoje shkallën d-mol- të llojit harmonik, nga lartë dhe nga poshtë!2. Shkruaje shkallën d-mol-të llojit harmonik në fl etoren e notave!

Page 14: Shkalla F-dur

14

Ushtrime melodike të llojit harmonik në d-mol

Ushtrimi melodik nr1.

Ushtrimi melodik nr.2

Ushtrimi melodik nr3.

Ushtrimi melodik nr4.

Detyra:1. Këndoji ushtrimet melodike sipas tekstit muzikor!2. Vëreje tingëllimin e tingullit cis (grada VII).

Page 15: Shkalla F-dur

15

Çel gjelbërimi në mal(popullore)

Shkroi:V.H.Manov

Çel , e çel për-së-r i

gjel-bë-r i -mi në mal

Ve-tëm një dru

nuk ka çe- lur.

Nën dru rrin i shtrirë një trim i plagosur, me nëntë plagë, plagë plumbash. Me nëntë plagë, plagë plumbashplaga e dhjetë me thikë e shpuar.

Detyra:1. Emërtoje notën e ulur dhe të ngritur në tekstin muzikor!2. Emërtoje shkallën e tingullit në të cilën është e shkruar kënga!

Pod drvo le`i mlad, ranet junak,so devet rani, rani, kur{umlii.So devet rani, rani, kur{umlii,deseta rana so no` probodena.

Page 16: Shkalla F-dur

16

Lloji melodik i shkallës molshkalla d-mol

Të rikujtohemi:

Tingujt e ngritur ose të ulur kthehen në lartësinë e mëparshme me shenjën - bekar. Shkruhet para notës ose në fi llim të pentagramit.

Radhitja e toneve dhe semitoneve të shkallës mol – të llojit melodik është si në vijim:

Që të fi tojmë rradhitje të drejtë të toneve dhe semitoneve të shkallës mol- të llojit melodik, tingulli ngritet në gradën VI dhe VII.

Lloji natyral i shkallës d-mol nga lart

Në shkallën d-mol tingulli ngrihet në gradën VI, b në h, dhe tingulli ngritet në gradën VII c në cis.

Shkalla d-mol e llojit melodik nga poshtë këndohet si lloji natyral.

Me përdorim të drejtë të shenjës - bekar, tingujt e ngritur do të kthehen në lartësinë e mëparshme.

Lloji natyral i shkallës d-mol nga poshtë

Mbaj mend!1. Shkalla d-mol e llojit melodik ka ton të shkarkuar b në h dhe ton të ngritur c në cis.

Aktivitete:1. Këndoje shkallën d-mol të llojit melodik nga lart dhe nga poshtë.2. Në fl etoren e notave shkruaje shkallën d-mol të llojit melodik nga lartë dhe nga poshtë.

Page 17: Shkalla F-dur

17

Ushtrime melodike në d-mol -lloji melodik

Ushtrimi melodik nr.1

Ushtrimi melodik nr.2

Ushtrimi melodik nr.3

Detyra:1.Këndoji ushtrimet melodike sipas tekstit muzikor!2.Vëreje tingëllimin e tingullit h (gradaVI) dhe cis (grada VII)!

Page 18: Shkalla F-dur

18

Ushtrime melodike në shkallën F-dur dhe d-mol

Ushtrimi melodik nr.1

Ushtrimi melodik nr.2

Ushtrimi melodik nr.3

Aktivitete:1.Këndoji ushtrimet melodike me tekst muzikor!2.Cakto se cili shembull nga ushtrimet melodike është në shkallën F-dur, e cili në shkallën d-mol!

Page 19: Shkalla F-dur

19

Llojet e metrave

Të rikujtohemi: Metri binar 2/4 për masë të metrit themelor ka notën katërshe. Përmban dy rrahje dhe

lexohet në dy rrahje.

e pa-ra e dy-ta e pa-ra e dy-ta

Metri i përbërë 5/8 për masë themelore të metrit ka të notën tetëshe. Përmban dy rrahje dhe lexohet në dy godije.

Aktivitet: 1.Tekstin nga ushtrimi, shqiptoje në mënyrë të saktë ritmike dhe me theksim të drejt të fjalëve.

Theksi i fjalëve në tekst përputhet me rrahjet e forta (të theksuara) kohore. Për shkak të rradhitjes së njëpasnjëshme të rrahjeve të forta dhe të dobëta ritmi i fjalëve është i shkruar në metër 3/4.

Mbaj mend!1.Metri ¾ tri pjesësh për masë themelore të metrit ka të katërtën e notës, përmban tri takte kohore dhe lexohet me tri goditje.

kohë e theksuar e metritkohë e patheksuar e metrit

Njëra rrahje përmban dytë tetat e notave, ndërsa tjetrapërmban tri të tetat e notave.

Sot ditëlindje festojmëFestë të madhe bëjmë

Miq më të dashur ftojmëTë gjithë bashk festojmë

Page 20: Shkalla F-dur

20

Metri 7/8, i ndarë dhe i përbërë

Aktivitet: 1.Theksoje tekstin letrar me theks të drejtë të fjalëve:

Muzikë e dashur shoqëruese, seci l i t i jep forcë. Ti je më e rëndësishmja, e hareshme por edhe e vuaj tur.

Teksti letrar është i shkruar me nota qëndruese në metrin 7/8.Theksoje tekstin me theks të drejtë dhe lexo me tri goditje.

Rrahja e parë, e dytë, e tretë, Rrahja e parë, e dytë, e tretë.

Metri 7/8 i ndarë në mënyrë të pabarabartë, gjithashtu ka tre takte kohore, por për masë themelore të metrit ka të tetën e notës (7/8).

Rrahja e parë e metrit përmban tri nota tetëshe (♪♪♪), ndërsa dy rrahjet tjera përmbajnë nga dy nota tetëshe (♪♪).

Mbaj mend!1.Metri i përbërë 7/8 për masë themelore të metrit e ka notën tetëshe, përmban tri takte kohore dhe lexohet me tri goditje.

Muzikë e dashur shoqëruese, seci l i t i jep forcë. Ti je më e rëndësishmja, e hareshme por edhe e vuaj tur.

ose

Page 21: Shkalla F-dur

21

Ushtrime melodike dhe ritmike me përdorimin e metrit 7/8

Ushtrimi ritmik numër 1

Ushtrimi melodik numër 1

Ushtrimi ritmik numër 2

Ushtrimi melodik numër 2

Detyrë:1.Krahasoje ritmin në ushtrimet ritmike dhe melodike të ushtrimit 1 dhe 2.

Aktivitet:1.Shoqëroji ushtrimet melodike 1 dhe 2 me takt të ulët.

Page 22: Shkalla F-dur

22

Nëna e Marikës mendonte(me dëgjim)

Këngë popullore maqedonase

Në-na e Ma-r i -kës me-ndo-nte ,

Ma-r i -kë, b i - jë Ma-r i -kë.

Me-rre bi- jë Gjor-gj in

Gjor-gj in të pa-r in bek-r i .

E dëgjoi Marika nënën e saj,e mori Gjorgji bekrinë,

Gjorgji Marikën mendonteMarikë, e dashur Marikë.

Mejhane e re është hapurmua më ftojnë të shkoj,

për hajër t’ua bëj,fi rmën t’ua shkruaj.

Ja Gjorgji tek po vjen,nëntë zurla po bien,nëntë zurla po bien

dhjetë lodra po bien.

Detyrë:1.Këndoje këngën ,,Nëna e Marikës” dhe vërej ritmin!2.Caktoje cila rrahje përmban tri të tetat e notave.

Poslu{a Marika majka si,zema go \or|i bekrija,

\or|i na Marika duma{eMarike, libe Marike.

Nova se kr~ma otvaramene me kanat da idam,

sefteto da im napravam,firmata da im napi{am.

Ene go \or|i kaj ide,devet mu zurli svirea,devet mu zurli svirea

deset tapani ~ukaa.

Page 23: Shkalla F-dur

23

Elementet e formave muzikore

Të rikujtohemi:

Skemë e elementeve të formave muzikore

frazë frazë frazë frazë

fjali fjali

periudhë

Kompozicioni muzikor është i ndërtuar nga pjesë më të mëdha dhe më të vogla të tërësive muzikore.

Në skemën e dhënë është paraqitur pjesëmarrja në krijimin e formave të plota muzikore, nga motivi deri te periudha.

Motivi është pjesa më e vogël e tërësisë muzikore.Fraza (dy taktëshe) është tërësia muzikore e ndërtuar nga motivet. Fjalia muzikore është mendim i formuluar muzikor, i ndërtuar nga dy fraza.Periudha është e ndërtuar nga dy fjali muzikore, të cilat plotësohen midis tyre dhe krijojnë

tërësi të rrumbullaksuar muzikore. Fjalia e parë e periudhës është në formë pyetjeje, ndërsa e dyta është përgjigje e pyetjes.

Page 24: Shkalla F-dur

24

Kënga e vogël dypjesore

Aktivitet: 1.Me lexim të përqëndruar të tekstit letrar të këngës, dalloni tërësitë letrare!

E qetë, e majit, madhështore , Hënë e qartë, fl lad i ëmbël, natë, luzmë yjesh që xixëllojnë cicërimë, e ëmbël, e zogjve

Periudha (strofa)

Natën e mirë, ëndërr të mirë, Dëgjo zërin e zogjve, jashtë është gjithçka e qetë fl ej pëllumbi im.

Periudha (refreni)

2. Bëni analizë dhe radhitni tërësitë letrare në tekstin e mbetur të këngës!

Nesër, rrezja e diellit sapo të depërtojë nëpër dritaren tënde, në lojë, këngë, qeshje fëmijërore, i lumtur do të jesh përsëri. Natën e mirë, ëndërr të mirë, jashtë është gjithçka qetë, dëgjoje zërin e zogjve, fl ej pëllumbi im.

Periudha (strofa)

Periudha (refreni)

Mbaj mend!1. Kompozicioni i cili është i ndërtuar nga dy pjesë – periudha, ka formë të vogël të këngës dypjesore. Pjesët shënohen me a dhe b.

Detyrë:1. Krijo skemë të një kënge të vogël dypjesore me përdorim të IKT!

Page 25: Shkalla F-dur

25

Këngë gjumi

Aktivitete:1.Këndoje kompozimin ,,Këngë gjumi” nga Johanes Brams.2.Vëreje dypjesëshin dhe veçoritë e të dyja pjesëve.

Johanes Brams

Na-të e qe-të ma-dhësh-to-re, luz-më yj-esh që xi-xë-lloj-në, hë-në

e qar-të, fl lad i ëm-bël, na-të e qe-të ma-dhësh-to-re, ci-cë-ri-më e ëm-bël e zogj-ve.

Na-të të mi-rë, ën-dërr të mi-rë, jash-të gjith-çka ësh-të e qe-të, dë-gjo

ci-cë-ri-më zogjsh, fl ej pë-llum-bi im. Ne-sër pë-llum-bi im.

Detyra:1.Radhite pjesën e parë dhe të dytë të këngës në fl etoren e notave!2.Bën analizë të këngëve të tjera nga libri dhe përcaktoje formën e tyre muzikore!

Utre {tom niz prozor tvoj, son~ev yirne zrak,v igri, pesni, detski smev, boder, vesel }e si pak.

Dobra no}, dobar son, se e tivko von,slu{aj zov, pti~ji poj, spi mi galebe moj.

Nesër, rrezja e diellit sapo të depërtojë nëpër dritaren tënde,në lojë, këngë, qeshje fëmijërore, i lumtur do të jesh përsëri.

Natën e mirë, ëndërr të mirë, jasht është gjithçka qetë,Dëgjo zërin e zogjve, fl ej pëllumbi im

Page 26: Shkalla F-dur

26

Kalorësi i egërRobert Shuman

Robert Shuman është kompozitor gjerman, i cili ka jetuar në shek. XIX. Nga i ati ka trashëguar dashurinë ndaj letërsisë, ndërsa nga e ëma dashurinë ndaj muzikës. Që si fëmijë ka fi lluar ta mësojë pianon. Për shkak të lëndimit të gishtit të dorës së djathtë nuk ka mundur të luajë më. Gruaja e tij, Klara Shuman, i ka luajtur kompozimet dhe i ka realizuar idetë e tij. Iu përkushtua punës pedagogjike, redaktimit dhe kritikës muzikore. Ka shkruar një numër të madh të komopozimeve për piano, kompozime koncertesh për piano dhe orkestër, për violinë dhe orkestër, simfoni, këngë solo, etj. Përmbledhjet e kompozimeve të titulluara ,,Album për të rinjtë” dhe ,,Skena fëmijësh”, janë pjesë nga krijimtaria që ua ka kushtuar dëgjuesve dhe interpretuesve të rinj.

Në piesën ,,Kalorësi i egër”, Shuman e përshkruan vrapimin galop dinjitoz të kalit, duke lënë pas vete trokun që krijojnë thundrat e tij.

Kompozicioni ka karakter të gëzueshëm dhe tempo të shpejtë. Në pjesën e parë, melodinë energjike në tonalitetin mol e ekzekuton dora e djathtë e shoqëruar nga akorde të shkurtëra. Në pjesën e dytë, melodia kalon në dorën e majtë por në tonalitetin dur, dhe pjesa e tretë, e cila është përsëritje e melodisë së parë, gjithashtu luhet nga dora e djathtë.

Kompozicioni ka formë trepjesore, kështu që secila pjesë paraqet periudhë.

pjesa e parë

pjesa e dytë

pjesa e tretë

Robert Shuman

Page 27: Shkalla F-dur

27

Kënga e vogël trepjesore

Kënga e vogël trepjesore është e ndërtuar nga tri pjesëve. Asnjëra pjesë e këngës nuk është më e madhe se periudha. Kur tek kënga trepjesore përsëritet pjesa e parë si e tretë, pjesët i shkruajmë me a b a. Nëse të trija pjesët janë të ndryshme, ato i shkrujmë me a b c.

Kalorësi i egër kompozitor: Robert Shuman

Mbaj mend!1.Kompozicioni i cili është i ndërtuar nga tri pjesë – periudha, ka formën e këngës së vogël trepjesore.

Detyrë:1.Mundohu t’i radhitish pjesët në tekstin muzikor.

Page 28: Shkalla F-dur

28

Skema e këngës së vogël trepjesore

Skemë e këngës së vogël trepjesore

Detyrë:1.Bëhu kreativ dhe puno skemë të këngës së vogël trepjesore me përdorim të TIK!

Fjalia I

Fjalia II

Fjalia II

Fjalia I

Fjalia I

Fjalia II

periudha

periudha

periudha

Page 29: Shkalla F-dur

29

Masat kohore dhe rrahjet

Të rikujtohemi:Çdo masë përmban rrahje të forta (të theksuara) dhe të dobëta (të pa theksuara). Ato i shënojmë me këto shenja:

Teza (rrahje e fortë ose e theksuar)

Arza (rrahje e dobët ose e patheksuar)

Numrin e rrahjeve të forta dhe të dobëta e rregullon metri i masës, i cili shkruhet në fi llim të masës.

Theksi të cilin e shënojmë me këtë shenjë >, gjithmonë bie mbi rrahjet të forta.Metri 2/4 përmban një rrahje të fortë dhe një të dobët. Theksi bie mbi rrahjen të fortë.Metri 3/4 përmban një rrahje të fortë dhe dy të dobët. Theksi bie mbi metrin kohor të fortë.

Shembulli.1 Shembulli.2

Metri 4/4 përmban dy takte kohore të forta dhe dy të dobëta. Theksi bie mbi rrahjet të forta.

Shembulli.3

Zakonisht, theksin në muzikë jemi mësuar ta dëgjojmë në vendin e përhershëm, në rrahjen e fortë të masës.

Por, të shumtë janë shembujt kur theksi bie mbi rrahjen e dobët. Shembujt e tillë paraqesin veçori interesante ritmike.

Page 30: Shkalla F-dur

30

Sinkopa

Nëse rrahjen e dytë të dobët dhe të tretën të fortë i lidhim me hark (në një gjatësi note) theksi i fortë do të kalojë në atë të dobëtin. Kështu paraqitet një veçori e papritur interesante dhe ritmike e cila quhet sinkopë.

Shembull:

Sinkopa është veçori ritmike e cila paraqitet me lidhjen e rrahjes së dobët dhe asaj të fortë, kështu që theksi prej rrahjes së fortë kohor

kalon në atë të dobët.

Notat të cilat i lidhim me lartësi të njëjtë mund të jenë të barabarta ose të ndryshme për nga kohëzgjatja.

Shembuj:

Sinkopa

Në të dy-tën dhe të t re- tën ve- tëm një he-rë t ro-ki- t i ,

me hark ja-në l i -dhur që të for-mo-het s in-ko-pa.

Mbaj mend!1.Sinkopa është veçori ritmike e cila paraqitet me lidhjen e rrahjes së dobët dhe asaj të fortë kështu që, theksi prej rrahjes së fort në atë të dobët.

ose

Page 31: Shkalla F-dur

31

Ushtrime ritmike dhe melodikeme zbatimin e veçorive ritmike

të sinkopës

Ushtrimi ritmik nr.1

Ushtrimi melodik nr.1

Ushtrimi ritmik nr.2

Ushtrimi melodik nr.2

Page 32: Shkalla F-dur

32

Vajzë e vogël si djalli Popullore

Vaj-zë e vo-gël s i dja- l l i , vaj-zë e vo-gël

s i dja- l l i , d ja- l l i , d ja- l l i , d ja- l l i .

Mos më kalo para oborreve,mos më kalo para oborreve, oborreve.

Mos më shkakto mallëngjim,mos më shkakto mallëngjim, mallëngjim.

Vasha e fjetur Popullore

Va-shë e f je- tur pra-në de- t i t , e da-shu-ra në-në

va-shë e f je- tur pra-në de- t i t .Frynë erë, e fuqishme , e dashura nënë

fryu erë e fuqishme. Theu degë, ulliri...

t’i bjerë vashës në fytyrë...

Vasha u hidhërua, u hidhuërua shumëedhe më hidhërueshëm mallkoi

“Pse erë më frynedhe ëndërr të mirë më moredhe ëndërr të mirë më more”

Detyrë:1.Emërto taktet sipas tekstit muzikor të ushtrimeve melodike dhe këngët ku ka sinkopë!

Ne mi minvaj pred dvori,ne mi minvaj pred dvori, pred dvori.

Ne mi zadavaj jadovi,ne mi zadavaj jadovi, jadovi.

Poduvna vetre, povejna, mila mamopoduvna vetre, povejna.

Odlomi gran~e, maslin~e...ta, udri mome po lice...

Mome se luto, razlutiu{te poluto prokolna.

”Zo{to mi vetre poduna,i sladok son mi odnese

i sladok son mi odnese”.

Page 33: Shkalla F-dur

33

MUZIKA INSTRUMENTALE

Të rikujtohemi:

Llojet muzikore sipas mënyrës së interpretimit:

Muzika Muzika vokale instrumentale

Muzika vokale-instrumentale

Të dhënat e para për zhvillimin e muzikës janë paraqitur me vizatime nëpër shpella në të cilët tregohet jeta e njerëzve në bashkësitë e para. Prej tyre kuptojmë se në përditshmërinë e njeriut, përveç këngës dhe lojës, rol të madh dhe përdorim kanë pasur edhe instrumentet muzikore.

Instrumentet e para kanë qenë të ndërtuara prej materialeve të ndryshme.Ato paraqesin bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm të instrumenteve muzikore.

Instrumente muzikore nga kohae kulturës egjiptiase

Mbaj mend!Muzika e cila ndiqet me instrumente quhet

muzikë instrumentale.

Sipas mënyrës së tingullit të krijuar, instrumentet ndahen në tri grupe themelore.

Page 34: Shkalla F-dur

34

Llojet e instrumenteve muzikore

Instrumente me goditje

instrumente lloje të instrumente frymore instrumenteve me tela

Instrumente me tastjerëNjë pjesë e instrumenteve me tastjerë

i përkasin grupit të instrumenteve me tela,ndërsa një pjesë tjetër instrumenteve frymore.

Aktivitet:1.Duke përdorur TIK, hulumto për instrumentet muzikore dhe klasifi koji ato sipas ndarjes së lartpërmendur!

Page 35: Shkalla F-dur

35

Ndarja e instrumenteve muzikore sipasmënyrës së krijimit të tingujve

Instrumentet me tela kanë prejardhje nga koha e bashkësive të para.Nëpër shekuj ato janë zhvilluar dhe janë përsosur në instrumente të ndryshme me tela.

Tingulli tek instrumentet me tela fi tohet në dy mënyra:-duke tërhequr nëpër telat me gishta ose plektrum (pendë-dridhëse);-duke tërhequr hark nëpër tela.

instrumente me tela

violina viola kitara mandolina

violinçeli kontrabasi harpa

Mbaj mend!Instrumentet me tela ndahen në:

grupin e instrumenteve me hark dhe në grupin e instrumenteve me dridhje

instrumente me harqe, te të cilat luhet me hark

instrumenteme dridhje,

te të cilat luhetme percë dhe

me gishta

Page 36: Shkalla F-dur

36

Instrumentet harkore

Instrumentet harkore bëjnë pjesë në grupin e instrumenteve me tela. Emrin e kanë marrë sipas mënyrës së të luajturit. Me rrëshqitje të harkut nëpër tela, ato dridhen dhe krijojnë zë. Lartësia e tingullit varet nga gjatësia dhe trashësia e telave. Instrumentet me hark kanë formë të njëjtë, por kanë madhësi dhe mënyrë të ndryshme të mbajtjes së instrumentit.

Mënyra e të luajturit

Pjesët kryesore të instrumenteve me harqe janë:Trupi rezonant, qafa, çibia, telat dhe harku.

Në muzikën klasike përdoren instrumentet me harqe:Violina, viola, violinçelo dhe kontrabasi

violina

viola violinçelo kontrabasi

Për shkak të listës së gjerë (mundësisë që të luhen më tepër tone), këto instrumente e kanë rolin dominant në muzikën klasike dhe paraqesin bazë të orkestrit simfonik.

Kuarteti me harqe ,,Tartini”

A e dini se?Përpunuesit më të njohur të instrumenteve me harqe kanë qenë familjet italiane Amati,

Gvarneri dhe Stradivari. Për ndërtimin e instrumenteve kanë përdorur materiale dhe teknika të veçantë. Disa nga violinat e tyre janë me vlerë të paparashikueshme. Ruhen në muze, por disa u janë dhuruar virtuozëve të dalluar botërorë.

Page 37: Shkalla F-dur

37

Violina

Violina u shfaq në Italinë veriore në shek. XVI. Rrjedh nga familja ,,viola da braço”. Emri ,,violinë” praqitet në Itali, në vitin 1538. Formën defi nitive, violina e ka fi tuar në Itali, në mes të viteve 1520 dhe 1550. Në atë periudhë në qytetin italian Kremona kanë jetuar mjeshtrit më të njohur të violinës: Amati, Stradivari dhe Gvarneri.

Mbreti francez, Karli IX, në vitin 1596, nga Amatët ka porositur 24 violina. Nga ajo porosi violina më e vjetër e ruajtur është violina e ashtëquajtur ,,Karli IX”, e prodhuar në Kremona.

Violina

Violina ka zë të dashur dhe ton të butë e të këndshëm. Për shkak të mundësive të mëdha të theksuara teknike, me violinë luhen edhe pjesë solistike. Përfshihet edhe në ansambël kamertal, orkestër sinfonik, harkorë, argëtues, xhazi dhe popullor. Për violinë janë shkruar numër i madh kompozimesh nga kompozitorë të njohur.

Kompozitori virtuoz italian, Nikolla Paganini, ka qenë mjeshtër i pa arritshëm në interpretim me violinë. Për përmbushje të kompozimeve të tij është e nevojshme mjeshtri e madhe teknike. Violinës, pjesë të krijimtarisë së tyre i kanë kushtuar edhe kompozitorët: Vivaldi, Bahu, Mocarti, Betoveni, Çajkovski etj.

Mjeshtër të njohur botërorë të violinës janë: Henrik Vijenjavski, Jasha Hajfec, Jozef Joakim, Leonit Kogan, Fric Krazller, Gidon Kremer, Jehudi Menjuhin, David Ojstrah, Nikollo Paganini, Jacik Perlman, Pablo de Sarasete, Zhak Tibo, Viktor Tretjakov, Pinkas Cukerman, Isak Shtern, Stefan Millenkoviq e të tjerë. Mjeshtër të njohur maqedonas për violinë janë: Bllagoja Dimçevski, Lubisha Kirovski, Olleg Kondratenko e të tjerë.

A e dini se?Muzikanti Filipe Kvint, i nominuar për çmimin Grem, ka arritur ta gjejë violinën e tij me

vlerë prej 4 milion dollarë ,,Antonio Stradivari” nga viti 1723, të cilën e ka haruar në taksi. Violina e tij natën e kaloi në mbështjellësen e saj në ulësen e prapme të taksisë.

Isak Perllman

Nikolla Paganini

Page 38: Shkalla F-dur

38

Viola

Periudha e Renesansës paraqet ,,kohën e artë” të violës, në të cilën janë përdorur lloje të ndryshme të violave: sopran, alt, tenor, viola de braço, viola de gamba. Emrat i kanë marrë sipas zërit apo mënyrës së mbajtjes.

viola d’amore

Për prejardhjen e violës ekzistojnë dy parashikime. Njëri parashikim thotë se u paraqit në shek. XV nga ,,viola da braço” dhe ,,viola da gamba”. Nga kjo periudhë ekziston edhe një violë nga ky grup, e quajtur, viola d’amore. Ajo emrin e ka marrë nga zëri i butë. Me hulumtimet më të reja parashikohet se viola është bërë nga ,,lira da braço”, nga variante të violinës më të mdhe.

Viola e sotme për nga forma është e ngjashme me violinën, por pak më e madhe. Prodhon ton nazal, të butë dhe të zbehtë. Më shpesh përdoret si instument orkestral dhe instrument kamertal, ndërsa më rrallë si instrument solistik.

Literatura solistike e këtij instrumenti nuk është voluminoze. Simfoni për violë dhe violinë ka shkruar Volfgang Amadeus Mocarti, Hektor Barliozi-simfoninë ,,Haroldi në Itali”; koncerti për violë i Fridrik Hendel dhe Johan Kristijan Bah dhe pjesë të tjera.

Viola Mjeshtër të njohur botërorë të violës janë: Tabea Cimerman,

Jurij Bashmet, Tatjana Masurenko, Julian Rahlin e të tjerë. Mjeshtër maqedonas të violës janë: Lupço Sokollov, Frosina Ballova, Blerim Grubi e të tjerë.

Viktor Botene Ekzekutues solo në violë Grup kaeral - trio

Porosi për të dëgjuar: ,,Sheherezada” (hyrje)-N.R.Korsakov

pjesë të violës

Page 39: Shkalla F-dur

39

Violinçelo

Violinçelo rrjedh nga familja e ,,Viola da gamba”. Për nga ndërtimi dhe forma është e njëjtë me violinën dhe violën. Trupi – korpusi është dy herë më i madh, por ka tela më të gjatë dhe më të trashë dhe për këtë shkak tingëllon për një oktavë më poshtë se viola. Përveç fushëveprimit dhe tingëllimës, violinçelo dallohet edhe për mënyrën e mbajtjes gjatë të luajturit. Ekzekutuesi i instrumentit me të ekzekuton në pozicion ulur duke e mbajtur instrumentin me gjunj, të mbështetur në tokë me këmbëzë metali.

Me lëvizje të harkut në tela, krijohet zë, kurse me shtypje (shkurtim) të telave përfi tohen tone të ndryshme sipas lartësisë. Ekzekutuesit e këtij instrumenti quhen violinçelistë apo shkurt çelistë.

Violinçelo

Për shkak të regjistrit të gjerë të toneve, lëvizshmërisë dhe zërit të ngrohtë poetik, ky instrument ka një vend të veçantë në muzikë solistike, në muzikë kamertale dhe në muzikë orkestrale.

Literaturën e muzikës për violinçelo e kanë pasuruar shumë kompozitorë të dalluar: Kamil Sen-Sans, Ludvik van Betoven, Karl Marija Veber, Franc Shubert, Johanes Brams, Antonin Dvorzhak, Edvard Grig e të tjerë. Mjeshtër të njohur botëror në violinçelo janë: Andre Navara, Mstisllav Rostropoviç, Pablo Kazals, Ksenija Jankoviq, Jo Jo Ma, Antonio Meneses, Alfredo Pjati, Xhovani Rikardi, Kanon Vakeshima, e të tjerë. Mjeshtër të njohur maqedonas në violinçeo janë: Dushka Tasevska, Paskal Krapovski, Radosllav Stojanov, Bozhidar Pejiq e të tjerë.

Porosi për dëgjim:,,Mjellma” nga Kamil Sen – Sans.

Mstisllav Rostropoviç Pablo Kazals

Korpusi

Page 40: Shkalla F-dur

40

Kontrabasi

Kontrabasi (bas), prejardhjen e ka nga lloji i veçantë i ,,viola da gambos”, ndërsa formën dhe rolin e sotëm në orkestër e fi toi që nga shekulli XVIII. Ekzekutuesi, kontrabasisti, ekzekuton në pozicion të ulur ose duke qëndruar me instrument të mbajtur para vetes, i cili është i peshuar në tokë me këmbëz të shkurtër.

Kontrabasi

Për shkak të madhësisë së korpusit, konstrabasi posedon ton më të thellë. Ka tela më të trashë dhe më të gjatë te të cilët luhet me hark. Me dridhje të telave krijohet ton i errët dhe pak kërcëllues.

Paraqitet në lloje të ndryshme orkestrash dhe ansamble kamertale. Si istrument solistik paraqitet në xhaz, ndërsa në muzikë klasike ka rol orkestral.

Ekzekutuesit e njohur të huaj të kontrabasit janë: Xhovani Botezini, Domeniko Dragoneti, Ludvig Shtrajher, Çarls Mingus, Sergej Kusevickij etj.

Ekzekutues të njohur maqedonas në kontrabas janë: Dragan Trajkovski, Aleksandër Pop Hristov, Velko Todevski, Bllagoja Morotov etj.

A e dini se?

Tek instrumentet harkore mund të ekzekutohet edhe me tërheqje të telave me gishta, të ashtuquajtura ekzekutime picikato. Në këtë mënyrë ekzekutohet ,, Pollka picikato” nga kompozitori austriak Johan Shtraus.

Porosi për dëgjim:,,Elefanti” – Kamij Sen-Sans.

Pjesë nga kontrabasi

Gjilpërat shtrënguese

Grup i kontrabastëve

Kubeja

Dragan Trajkovski

Page 41: Shkalla F-dur

41

Harpa

Harpa është instruent i njohur që nga civilizimet e hershme. Harpa e sotme daton nga shekulli XIX. Ka formë të ramit trianësor. Përbëhet prej pjesëve në vijin:

Piedestali ku shtrihet tërë instrumenti. Në të janë të vendosura pedalet për akordim të telave. Vertikalisht, nga piedestali është e vendosur një shtyllë e zbrazët ku nëpër brendinë e saj kalojnë leva të cilat i lidhin pedalet me pjesën e epërme të mekanizmit për akordim, që quhet urë. Trupi rezonant, i drunjtë dhe i zbrazët është i vendosur pjerrët në raport me bazën.

Qafa është në formë të shkronjës S. Në të janë të vendosura gjilpërat shtrënguese ku përforcohen telat. Shtrëngimi ose lirimi i telave paraqet akordim themelor.

Harpa ka 46 ose 48 tela, në të cilët luhet me tërheqje, me gishtërinjtë e të dyja duarve nëpër tela. Disa tela janë të kuq ose të kaltërt, me çka lehtësohet orientimi i ekzekutuesit gjatë ekzekutimit.

Ekzekutuesi ekzekuton në pozicion ulur duke e mbështetur instrumentin në krah dhe në gjunj.

Harpat e më parshme janë shfrytëzuar si instrumente për shoqërim, por me përsosjen e tyre u bënë pjesë e orkestrës.

Për shkak të kolorizmit dhe lirizmit të pasur të tingullit, harpa gjeti vend dhe përdorim në veprat e Hendlit, Mocartit, Vagnerit, Berliozit, Debisit, Ravelit dhe te kompozitorëve të tjerë.

Ekzekutues të njohur botërorë në harpë janë: Nikolla Boksa, Marsel Granzhani, Vera Dullova, Ksenia Erdeli, Ollga Erdeli dhe të tjerë, ndërsa ekzekutues të njohur maqedonas në harpë janë: Lejla Urmanova, Mersiha Shukri, etj.

Porosi për dëgjim:,,Vallceri i luleve” (hyrje) – baleti ,,Arrëthyesja” P.I. Çajkovski.

,,Queen mary harp”

mënyra e ekzekutimit

Mersiha Shukri

Harpa

Page 42: Shkalla F-dur

42

Kitara

Kitara është një nga instrumentet më të popullarizuara. Formën e saj përfundimtare e fi toi në Spanjë.

Përbëhet prej korpusit rezonant prej druri, qafës me gjilpëra për shtrëngim të telave dhe prej gjashtë telave metalik. Në qafë janë të vendosura të ashtuquajturat pragje, të cilët i përcaktojnë vendet e toneve.

Ekzekutohet me tërheqje të telave me gishta ose me dridhje dhe me dridhjen e tyre krijohet ton. Gishtat e dorës së majtë i shtypin telat dhe kështu fi tohen tone të lartësive të ndryshme.

Më shumë përdoret në muzikën argëtuese dhe të popullarizuar.Tingujt te kitarat akustike krijohen me dridhje të telave dhe me rezonim të korpusit të zbrazur. Kitarat elektrike nuk kanë korpus rezonant. Zëri fi tohet me teknikë elektronike. Ekzistojnë më tepër lloje të kitarave akustike dhe elektrike.

gjilpërat shtrënguese

qafa me pragje

kitarë akustike

kitarë elektrike

Njëri nga kompozitorët më të njohur, i cili ka shkruar për këtë instrument është Manuel de Falla. Ekzekutues më të njohur në kitarë janë: Andre Segovija, Pako de Lusija, Tomi Emanuel, Skot Henderson, Jovan Jovanoviq, Xhimi Hendriks, Erik Klepton e të tjerë.

Vllatko Stefanovski, kitarist maqedonas Andre Segovia

Porosi për dëgjim:,,Koncert për kitarë dhe orkestër”-akti i dytë, nga Joakim Rodrigo.

Page 43: Shkalla F-dur

43

Mandolina

Mandolina (nga italishtja, mandolino-bajame e vogël), është instrument me dridhje, i cili u paraqit në shek. XVI në Itali. Në shumë vende shumë shpejt u bë instrument i popullarizuar folklorik.

Forma e mandolinës është e ngjasheme me atë të lahutës, por ka qafë më të gjatë, ndërsa në pjesën e epërme ka gjilpëra të cilat shërbejnë për akordim. Përdorim më të madh ka mandolina napolitane me katër çifte telash.

Tingulli përfi tohet me tërheqje të të dy telave njëherësh, me dridhje, me lëvizje të shpejtë të dorës së djathtë lartë-poshtë. Telat e metaltë krijojnë zë të qartë tingëllues dhe të dashur.

Ky instrument mund të jetë solistik, kamertal dhe orkestral. Përveç në folklor përdoret edhe në muzikë artistike: Vivaldi - Koncert për mandolinë, orkestër harkor dhe klaviçenbal; Mocarti – Operë ,,Don Zhuan”; Betoven – Sonatë dhe variacione për mandolinë. Përdorim të gjerë gjen në orkestrat popullore dhe shkollore.

Orkestri më i njohur i mandolinës në Maqedoni është orkestri i udhëhequr nga Ramadan Shukri:

,,Për mua është sfi dë të punoj dhe të aranzhoj kompozime të cilat nuk janë ekzekutuar shpesh dhe të fus fragmente nga folklori ynë i pafund. Më shumë ekzekutoj pjesë të cilat i janë të njohura publikut dhe të njëjtat i përshtas për orkestër mandoline”.

Kështu thotë Ramadan Shukri, muzicient dhe dirigjent i orkestrit të mandolinës të qytetit të Shkupit. Si rezultat i punës së pandërprerë të tij pason koncerti ku si mysafi rë u prezantuan solistë të dalluar me renome nga vendi dhe bota.

Për veprën e tij të suksesshme dëshmojnë shpërblimet e fi tuara në nivel ndërkombëtar, për të cilat ai thotë:

,,më tepër i adhuroj dy Grand-pri shpëblimet të cilat orkestri i fi toi në Belgjikë dhe shpërblimin special për dirigjent më të mirë të cilin e fi tova në festivalin e vitit 1986 në Poloni”.

Porosi për dëgjim:,,Muzikë e vogël nate” (transkripcion) nga Volfgang Amadeus Mocart.

Mandolina

Ramadan Shukri

Orketri i mandolinës

Page 44: Shkalla F-dur

44

Instrumentet frymore

Këto instrumente quhen instruente me frymë për shkak se tingulli fi tohet me fryrje dhe dridhje të ajrit në gypin e instrumentit. Lartësia e ndryshme e tingullit fi tohet me ndryshim të gjatësisë së shtyllës frymore. Këtë funksion e ka sistemi me kapak ose me valvulë.

Instrumentet frymore janë të punuar nga materiale të ndryshme dhe për këtë shkak ndahen në dy grupe: instrumente të drurit dhe të kallajit.

Instrumentet frymore nga druri janë të punuara nga druri ose metali. Tingulli përfi tohet me fryerje në hapje të lirë ose në pipëz me kallam njëpjesësh ose dypjesësh.Me hapje dhe mbyllje të birave të lira me kapakë metali fi tohen tone të ndryshme për nga lartësia.

Instrumentet frymore nga kallaji më shpesh janë të ndërtuar nga zinku dhe kallaji i ngjeshur, ose në kohë të sotme nga legura metalike ,,argjendi i ri”, kopër, çelik gjerman etj. Kanë formë të gypit të rrotulluar i cila gradualisht zgjerohet. Të gjithë kanë tre deri në katër valvula. Tingulli fi tohet me fryrje në pipëz dhe me shtypje të valvulave ose me tërheqje dhe shtyrje të gypit në trombon gllënjkë.

Instrumente frymore nga druri

Instrumente frymore ng kallaji

Page 45: Shkalla F-dur

45

Flauta

Flauta është njëri nga instrumentet më të vjetra me frymë. Forma e saj në vazhdimësi është përsosur. Me konstruktimin e sistemit me valvula, fl auta e fi toi formën fi nale të saj. Sot ato më së tepërmi përpunohen nga bakri, nikli, zinku ose nga argjendi.

Flauta paraqet një gyp të gjatë dhe të drejtë dhe përbëhet prej tri ose katër pjesëve të cilat hynë njëra në tjetrën me çka mundësohet akordimi i instrumentit. Instrumenti mbahet në pozitë horizontale, me çka ajri kalon përmes birave dhe krijohet zë.

Flauta ëstë instrument me zë të errët në regjistrin e ulët, por kumbues dhe të ndritshëm në regjistrin e lartë. Regjistri i mesëm është karakteristik për tingujt e buta dhe të ngrohta, të përshtatshme për melodi baritore. Për shkak se është tepër lëvizës dhe virtuoz dhe instrument me koloritet dhe dinamikë të madhe, fl auta shfrytëzohet si instrument solistik, kamertal dhe orkestral.

Ekzekutues botërorë të njohur në fl autë janë: Volfgang Riter, Gustav Shek, Fransua Born, Miodrag Azanjac, Irena Grafenauer, Lubisha Jovanoviq etj.

Ekzekutues të njohur maqedonas në fl autë janë: Kiro Bozhinovski, Nikolla Atanasov, Strasho Temkov, Ilija Zimbo, etj.

Pikolo

Pikolo është fl autë e vogël e cila sipas formës, mënyrës së ekzekutimit dhe përfi timit të tingullit është e njëjtë si fl auta. Tingëllon për një oktavë më lartë se fl auta.

Krijon tone të larta goditëse dhe shërben në orkestër muzikorë. Këtij instrumenti nganjëherë i jepet pjesë solistike. Për shembull: ,,Marshi i fëmijëve” nga opera ,,Zonja e parë” nga P. I. Çajkovski.

Porosi për dëgjim:,,Petri dhe ujku” nga Sergej Prokofjev

Mënyra e të ekzekutuarit

Sistemi i valvulave

Flauta

Pikolo

Page 46: Shkalla F-dur

46

Klarineti

Klarineti i përket rradhës më të re të grupit të instrumenteve drurore me të fryrë. Paraprihet nga instrumente të ngjashme të periudhës së Renesansës, në vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore, siç ishin instrumentet Klarino dhe Shalmo. Në shekullin XVIII, ndërtuesi gjerman i instrumenteve, Johan Dener, e përsosi mekanizmin e klarinetit. Me këtë zmadhohen mundësitë e tij tekniko-ekzekutive.

I impresionuar nga virtuoziteti i klarinetistit, Anton Shtedler, V.A. Mocart e shkroi koncertin për klarinet dhe orkestër në A-dur. Në pjesën e tij të fundit ,,Rekviem” edhe një herë vërteton vlerat solistike të këtij instrumenti. Pa klarinetin zhvillimi i mëtejshëm i orkestrit simfonik nuk mund të paramendohet. Me ndërtimin e tij të përsosur bëhet teknikisht më i lëvizshëm dhe instrument virituoz me varg më të madh të toneve në grupin e instrumenteve frymore. Sot më shpesh përpunohet prej drurit të zi abonoso dhe ka pesë pjesë: Pipëza - (pifl a), Trompa, mekanizmi i lartë dhe i poshtëm i korpusit. Sipas tipit të mekanizmit sot kryesisht përdoren dy lloje klarinetësh:

Gjerman (i zakonshëm) dhe francez (sistem Bem), në të shumtën e rasteve në tingullin A dhe B. Klarineti ka rol të rëndësishëm në muzikën orkestrale dhe kamertale. Si instrument solistik përfshihet në zhanre të ndryshme: artistike, popullore, xhaz dhe në muzikën pop. Krijimtaria: Vivaldi, Shtamic, Mocart, Bethoven, Veber, Brams, Shuman, Glinka, Korsakov, Gershvin etj.

Interpretues të njohur të huaj në klarinet janë: Karl Lister, Stenli Driker, Josip Nohta, Alesandro Karbonare, Mishel Arinjon, Sabine Mejer, Sheron Kam, Beni Gudman, Arti Sho, Milenko Stefanoviq etj.

Interpretues të njohur maqedonas në klarinet janë: Ivan Koçarov, Tale Ognenovski, Boris Tanaskov, Stojan Dimov, Ferus Mustafov, Zoran Jovanoviq Lima, Zdravko Angelov, etj.

Bas klarinetiBas klarineti tingëllon një oktavë më poshtë se klarineti. Për shkak të ngjyrës së errët në

regjistrin e thellë, kompozitorët e përdorin për interpretim të momenteve të fshehta dhe dramatike. Teknika e të luajturit është e njëjtë si te klarineti.

Porosi për të dëgjuar:,,Rapsodi në të kaltërt” Xh.Gershvin;Koncert për klarinet dhe orkestër nga V.A.Mocart.

Stojan Dimov

Klarineti Dhe bas klarineti

Page 47: Shkalla F-dur

47

Saksofoni

Saksofoni është i ndërtuar nga metali. Për nga konstruksioni dhe interpretimi, teknikisht u përket instrumenteve frymore të përbëra nga druri. Shpikësi i tij është belgu, Adolf Saks, i cili në gjysmën e shekullit XIX jeton dhe krijon në Paris, Francë.Janë ruajtur më shumë projekte për krijimin e këtij instrumenti. Ato ngjajnë me pamjen e sotme të tij. Të përbashkëta të këtyre projekteve janë vetitë e njëjta të fi sit më të vjetër nga grupi i instrumenteve drurore me të fryrë. Përkrahës i madh i Adolf Saksit për krijimin e instrumentit të ri është kompozitori francez, Hektor Berlioz.

Nga këtu fi llon përdorimi fi llestar i saksofonit në orkestrin e operës dhe simfonik. Më vonë do të përdoret për nevojën e orkestrave ushtarake ku në ambient të hapur i zëvendëson instrumentet harkore.

Saksofoni krijon tinguj të ndryshëm, prej regjistrit më të ulët deri te më i larti. Sipas nevojës së interpretimit solistik dhe orkestral, më të përfaqësuar janë: saksofoni alt, tenor, sopran dhe bariton. Shumica e saksofonëve e kanë formën e shkronjës latine S, por disa lloje të saksofonit sopran dhe sopranino kanë formë të drejtë dhe ngjajnë me klarinetin e metaltë.

Duke i falënderuar koloritit të pasur me ngjyra nga i gjithë regjistri, mundësia për dinamizëm të shkëlqyeshëm, virtuozitetit etj .të gjitha këto karakteristika kontribuan që saksofoni për një kohë të shkurtër të bëhet instrument i popullarizuar pothuajse në të gjitha zhanret muzikore. Shumë autorë të muzikës artistike veçanërisht të shekullit XX i kushtuan një vend të veçantë në vargjet e tyre. Popuj të ndryshëm të botës e kanë përfshirë në folklorin e tyre si instrument të krijuar mu për

nënqiellin e tyre. Në muzikën pop a veçanërisht në xhaz muzikë, saksofoni e vërteton dominimin e tij maksimal.

Interpretues të huaj të njohur në saksofon janë: Detlef Bensman, Sigur Rasher, Klod Delongl, Timoti Mek Alister, Çarli Parker, Xhoshua Redmen, Pakito Drivera, Keni Xhi, Kendi Dolfer, Xhejms Karter dhe shumë të tjerë.

Interpretues të njohur maqedonas në saksofon janë: Petar Kargov, Gjeorgji Mincanov, Zoran Jovanoviq, Niosllav Dimon, Bobi Kominovski, Stojan Dimov, Ferus Mustafov, Tingulli Vellkov, Vllatko Ivanov, Zoran Kraguevski, Vlladimir Krajanovski.

saksofoni

Lloje saksofonësh

Ninosllav Dimov

Porosi për dëgjim:,,Skaramush” akti i tretë, nga Dario Mijo.

Page 48: Shkalla F-dur

48

Oboa

Oboa u krijua nga një lloj shallmi mesjetar, instrument me gyp të gjatë nga druri. Në shekullin XVII në Francë pësoi ndryshime të cilat ndikuan në përmirësimin e intonacionit dhe në theksin e tij. Gjatë shekullit XIX ajo u përsos me shtim të mekanizmit të valvulave dhe thuprës së metaltë.

Sipas formës është e ngjashme me klarinetin, por në vend të pipëzës ka një gyp metali të shkurtër në të cilin është futur gjuha e

dyfi shtë. Në pjesën e mesme janë birat me valvula ndërsa pjesa e poshtme e gypit ka formë topi.

Ka ngjyrë nazale të vrazhdët. Varësisht nga regjistri, mund të zërojë butë dhe në mënyrë idilike, deri në zë të prekshëm, ndërsa tingujt e lartë nganjëherë kanë ton oriental.

Oboa është instrument të cilit i ndahen pjesë solistike në orkestër. Për shkak të intonacionit dhe tingullit preciz të saj, shfrytëzohet për akordim të orkestrit. Përveç në orkestër përdoret edhe në muzikë kamertale dhe në muzikë solistike.

Ekzistojnë disa lloje të oboas (në regjistra të ndryshëm), por më i rëndësishmi dhe më i përhapuri është Korni anglez.

Korni Anglez

Korni angles është instrument i ngjashëm me obonë ,,obo më e madhe”. Krijon zë për pesë tone më ulët se oboa. Kompozitorët e përdorin për tregime elegjike dhe disponime baritore. Korni anglez e përmbush temën kryesore të aktit të ngadalshëm në simfoninë IX ,,Nga bota e re” të A. Dvorzhak.

Interpretues të ngjohur botërorë në oboa janë: Françesko Barsanti, Gjuzepe Samartini, Albreht Majer, etj.

Interpretues të njohur maqedonas në oboa janë: Kiro Davidovski, Vasil Atanasov, Gordana Josifova, Vlladimir Lazarevski etj.

Mënyra e interpretimit

Oboa

Gordana Josifova

Porosi për dëgjim Tema kryesore nga ,,Liqeni i mjellmave”-P. I. Çajkovski

Page 49: Shkalla F-dur

49

Fagoti

Fagoti është instrumenti më i madh frymor nga druri. Emrin e ka marrë nga ndërtimi i tij (italisht, fagatto-dengu). U krijua në gjysmën e parë të shekullit XVI nga instrumenti i vjetër bombarda. Përsosja e tij u arrit në shekullin XIX.

Ky instrument ka gyp druri të gjatë rreth 2,5m. I ndarë në pjesë, të cilat lidhen mes vete. Në pjesën më të shkurtër të epërme të gypit është shtuar një gyp metali me gjuhë të dyfi shtë nga kallami, në të cilin fryhet nga ku krijohet zëri. Fagoti ka bira përgjatë gypit dhe mekanizëm të ndërlikuar të valvulave. Përfshin një radhë të gjerë tonesh në regjistrin e thellë dhe të mesëm.

Tingujt e thella i ka të forta por jo shumë energjik. Në regjistrat e lartë tingëllon butë dhe këndshëm, ngjashëm me saksofonin.

Në kuptimin teknik është instrument lëvizës, prandaj kompozitorët e shfrytëzojnë për melodi të shpejta, tallëse dhe për melodi me qetësi të theksuar. Në grupin e instrumenteve frymore nga druri ka rol të basit. Përveç në orkestër përdoret edhe në amsamblet kamertale (veçanërisht në kuintet frymor, ku plotëson melodinë e ulët). Nganjëherë ka përdorim në koncert ose solistik.

Kontrafagoti Sipas formës është i ngjashëm me fagotin, por është shumë më i madh. Tingëllon

për një oktavë më ulët se fagoti. Karakteistik i ka tingujt e thellë. Në orkestër shfrytëzohet si bazë harmonike. Interpretues të njohur botërorë në fagot janë: Klaus Tuneman, Milan Turkoviq, Valerij Popov etj. Interpretues të njohur maqedonas në fagot janë: Sreten Teodosijevski, Vasil Karaskakovski dhe Daniel Apostollov.

fagoti

kontrafagoti

Kuartet ,,Fagotisimo”

Porosi për dëgjim:,,Petri dhe ujku”-S.Prokofjev

Page 50: Shkalla F-dur

50

Trompa

Instrumentet e para të tipit të borisë kanë qenë të përpunuara nga regjistra dhe forma të ndryshme. Instrumentet Fanfare ishin gypa të gjatë pa valvulë, të cilët përdoreshin për paralajmërim të ngjarjeve festive ose ushtarake.

Trompa ka formë të lakuar të gypit, e cila në pjesën e poshtme zgjerohet në formë të hinkës. Luhet me ndihmë të tri valvulave.

Trompa për nga regjistri është instrument frymor më i lartë, nga kallaji. Ka zë të ndritshëm dhe energjik. Teknika interpretuese e këtij instrumenti është zhvilluar deri në virtuozitet.

Pas afi rmimit në muzikën klasike u popullarizua dhe u bë instrument udhëheqës solistik edhe në xhaz. Përdoret edhe në muzikë zbavitëse dhe popullore. Për shkak të zërit karakteristik, nganjëherë interpretuesi përdor shurdhues zëri ose sordino.

Trompa është përfshirë në krijimtarinë e: Gjuzepe Verdit, Ludvig van Betovenit, Petar Iliç Çajkovskit, Beddzhih Smetanas, Antingullin Dvorzhak etj. Interpretues të njohur në bori janë Luis Amstrong, Oliver King, Nini Roso, Vinton Marsalis, Bllagoja Angellovski, Vaso Ristov, Lupço Koskarov etj.

TromboniTromboni (pozauna) ose ,,Trompa e madhe” u paraqit në shek.

XV. Llojet e ndryshme të tromboneve dallojnë për nga forma, ndërtimi dhe mënyra e interpretimit.

Cug-tromboni ka gyp lëvizës në formë të shkronjës U dhe me tërheqje dhe shtyrje të saj fi tohen tone më të thella dhe më të larta. Në shekullin e XIX janë ndërtuar trombone me valvulë. Zëri i trombonit është

masiv, energjik dhe shndritës dhe është njëri ndër më të fortët në orkestër. Regjistri tingullik i tij kap katër oktavë. Këto karakteristika e përforcojnë pozicionin e trombonit në muzikën orkestrale, kamertale dhe solistike. Përveç në muzikën artistike, përfshihet edhe në muzikën xhaz dhe në zhanre të tjera muzikore. Gjet përdorim në krijimtarinë e shumë kompozitorëve si: Çajkovski, Musorgski, Raveli etj.

Interpretues të njohur botërorë në trombon janë: Xhej Xhej Xhonson, Glen Niler, Tom Dorsej dhe një trombonist i njohur maqedonas Kiril Ribarski.

Bori me sordino

Lloje sordinash

Kiril Ribarski

Porosi për dëgjim:-Shembuj muzikorë në intepretim të Luis Armstrongut;-,,Çardash”-Monte (interpreton, Kiril Ribarski).

Vaso Ristov

Page 51: Shkalla F-dur

51

Korni

Korni prejardhjen e ka nga korni i gjuetarëve. Forma e tij është ndryshuar dhe përsosur. Me shtimin e valvulave janë shtuar mundësitë teknike të kornit nga kallaji.

Gypi i kornit është i lakuar në formë të rrethit, në të cilin ndodhet rrjet shtesë e gypave me nga dy ose tri valvula. Në pjesën e epërme ndodhet pipëza, ndërsa pjesa e poshtme e gypit është zgjeruar në formë të hinkës. Korni është i vetmi instrument frymor nga kallaji në të cilin luhet me dorën e majtë.

Korni tingëllon butë dhe ka zë poetik me nuanca të mëdha dhe ka ngjyrim bohemik të tingullit. Për shkak të virtuozitetit lëvizjes dhe mundësive teknike, Kornit i besohen melodi të qeta dhe idilike. Korni përfshihet në orkestër simfonik, ansambël kamertal por si instrument solistik.

Tingëllimi i tij hetohet veçmas në veprat e: K.M. Veber, C. Frank, B. Smetana, A. Dvorzhak etj. Interpretues të njohur botërorë në bri janë: Herman Bauman, Frank Lojt, Mishel Tonson, Vinsent Derosa, Filip Farkas, Xhovani Punto, Stefan Dor, Radovan Vllatkoviq etj. Interpretues të njohur maqedonas në bri janë: Levçe Trajkovski, Aleksandar Goshev etj.

TubaTuba është zhvilluar nga instrumenti i vjetër bas i quajtur serpent, ndërsa formën

bashkëkohore ia dha Adolf Saks.Ky është instrument më i madh frymor. Gjatë interpretimit, ekzekutuesi instrumentin e

mban para vetes, me hinkë të kthyer lartë. Ka tri ose katër valvula. Tuba posedon zë të thellë, timbër masiv dhe për këtë shkak në orkestrin simfonik ka rol të

instrumentit bas. Shpesh përdoret në solo pjesë, si për shembull në veprat e: Malerit, Stravinskit, Musorgskit dhe të kompozitorëve të tjerë.

Përdoret në orkestër simfonik dhe frymor, kurse më rrallë në orkestër xhazi dhe zbavitës.Interpretues botërorë të njohur në tubë janë: Xhefri

Anderson, Ronald Bishop, Martin Erikson, Kris Olka, Patrik Sheridan etj.

Aleksandar Goshev

Kuartet tube

Porosi për dëgjim:-,,Petri dhe ujku”-S. Prokofjev;-,,Bidlo”-Fotografi nga ekspozita Musorgski-Ravel;-,,Udhëheqës në orkestër”-B. Britn (përcaktimi i instrumenteve muzikore).

Page 52: Shkalla F-dur

52

Instrumentet me tastierë

Instrumentet me tastierë mund të ndahen në dy grupe:-instrumente me tela me tastierë-instrumente frymore me tastierë

Instrumentet me tastierë

mund të ndahen në dy grupe:

instrumente me tela me tastierë

ÇembaloÇembalo ose klaviçembalo është instrument i cili është shfrytëzuar në kohën e Mesjetës

së vonë. Në Itali ndodhen ekzemplarë më të vjetër të klaviçembalos. Në fi llim kishte një klaviaturë dhe më shpesh shërbente si shoqërues.

Sipas formës është i ngjashëm me pianon. Mbi pllakën rezonante janë vendosur telat të cilat tërhiqen me pendë. Në shekullin e XVII dhe XVIII është shtuar numri i telave dhe i është shtuar edhe një klaviaturë dhe regjistri për ndërrimin e ngjyrës së zërit.

Çembalo ka zë karakteristik, tingëllues dhe të qartë. Në periudhën nga shekulli XVI deri në shekullin XVIII kishte rol primar në orkestër, në orkestrin kamertal dhe në veprat operistike. Më tepër kompozicione për çembalo kanë shkruar kompozitorët barok J.S.Bah dhe G.F.Hendel.

Interpretues më të njohur botërorë në çembalo janë: Kenet Gilbert, Trevor Pinok, Kristofer Ruse, Andrea Stajer,

ndërsa në Maqedoni Cvetanka Sozovska e të tjerë.

instrumentetfrymore me tastierë

Klaviçenbalo

P.Virtaperko (çembalist)

Lloj klaviçenbaloje

Porosi për dëgjim:,,Fantazia kromatike dhe fuga”-J.S.Bah

Page 53: Shkalla F-dur

53

Pianoja

Pianoja është instrument i me origjinë nga çembalo dhe grupi i familjes së saj. Është paraqitur në fi llim të shekullit XVIII në Itali. Pianoja, emrin e ka marrë në kohën kur është shpikur mekanizmi i çekiçëve me anë të të cilit tingujt mund të interpretoheshin me fortësi të ndryshme. Pianot e para janë quajtur piano- forte (nga italishtja- qetë, fortë), për shkak të mënyrës së përfi timit të fortësisë së tingullit. Pianoja moderne është krijuar në shekullin XIX.

Pianoja përbëhet prej: trupit nga druri i cili është i vendosur në tri këmbë në formë të harfi t të vendosur horizontalisht dhe me kapak nga ana e epërme. Në trup është vendosur korniza metalike me tela të kryqëzuar, dhe mekanizmi rezonant dhe ai i çekiçëve.

Me përdorim të pedaleve pasurohen mundësitë e theksuara të instrumentit.Tastatura përbëhet prej 88 tasteve (52 të bardha dhe 36 të zeza) në të cilën luhet me të dyja

duart. Me goditje në taste ngriten çekiçët dhe u bien telave të cilët dridhen dhe krijojnë tinguj.Franc List është pianisti më i madh i cili ka shkruar për mundësitë dhe zërim më të potencuar

të pianos: ,,Në piano mund të interpretohen akorde si në harfë, të këndohet si me instrumente frymore, në të mund të interpretohen njëmijë pasazhe të cilët më herët është dashur që patjetër të luhen me shumë instrumente të tjera të ndryshëm...”

Me zhvillimin e muzikës instrumentale nga shekulli XVII, pianoja si dhe paraardhësit e saj, morën një vend të rëndësishëm në muzikën solistike por edhe në muzikën kamertale dhe orkestrale.

Rolin udhëheqës ia ndanë edhe klasikët vienez Hajdi, Mocarti dhe Bethoveni. Përveç se në muzikën klasike ajo përdoret edhe në xhaz muzikë dhe në muzikë të popullarizuar.

Interpretues të njohur botëror në piano janë: Sergej Rahmanjino, Sfjotosllav Rihter, Artur Rubinshtajn, Aleksis Vjasenberg, Djug Elington etj.

Interpretues të njohur maqedonas në piano janë: Valeri Stefanovski, Milica Shperoviq, Stela Sleanska, Rita Trpçeva-Popoviq, Todor Svetiev, Marija Goshevska dhe pianisti ynë me famë botërore, Simon Trpçevski.

Pianinoja ka tingëllim të njëjtë sikur edhe pianoja, por ka volum më të vogël të zërit. Për shkak të këtyre karakteristikave nuk shfrytëzohet në interpretime koncertrale, por është e përshtatshme për përdorim shtëpiak.

piano

Simon Trpçevski

Porosi për të dëgjuar:-Valsi cis-mol, Frederik Shopen;-,,Për Elizën”- Ludvig Van Bethoven.

Page 54: Shkalla F-dur

54

Organoja

Organoja ka origjinë nga instrumentet e lashta të lindjes dhe nga fl auta antike ,,Panova”. Në mesjetë, organot janë shfrytëzuar si instrumente shoqëruese në këngët kishtare te liturgjitë krishtere perëndimore. Në kohën e barokut përsëri u bënë instrumente të rëndësishme në muzikën instrumentale.

Organot janë instrumente më të mëdha dhe më të ndërlikuara frymore, të përbëra nga gypa të shumtë. Tingulli krijohet me rrymim të ajrit nga lëvizja e ajrit nëpër gypa. Organot më shpesh kanë tri tastierë (manuale), të rradhitura në shkallë dhe në to luhet me duar. Në pjesën e poshtme të tastierës luhet me këmbë (pedale). Menjëherë pranë manualeve janë regjistrat të cilët shërbejnë për përcaktimin e ngjyrës së zërit, me çka përfi tohet tingull i një ose i një grupi instrumentesh.

Gypat janë të përbërë prej druri ose metali. Ato janë të formave dhe të madhësive të ndryshme. Për secilin ton organot kanë një ose më shumë gypa, por me ngjyrë dhe lartësi të ndryshme të zërit. Për këtë qëllim arrihet tingëllimë e orkestrit simfonik. Sot organot janë instrumente solistike koncertrale. Shfrytëzohet në kisha, katedrale dhe në salla të mëdha koncertesh.

Organot bashkëkohore elektrike përdoren në muzikën e popullarizuar.

Për organo më shumë ka shkruar kompozitori J. S. Bah, por edhe vet ishte interpretues virtuoz në organo.

Interpretues të njohur botërorë në organo janë: Lorenco Gijelmi, Daniel Brun, Vanes Vanderhoven, Dalibor Miklavçiç, Pavao Mashiq, Gorana Vidnjeviq-Fabianiq etj.

organo

Porosi për dëgjim:,,Tokato dhe fuga”, d-mol, nga J.S. Bah.

Page 55: Shkalla F-dur

55

Fizarmonika

Fizarmonika është emër për shumë instrumente. Tek ato, tingulli përfi tohet me dridhje të gjuhëve metalike me ndihmën e rrymave të ajrit.

Harmonika u paraqit në Gjermani. Për shkak të zërit të saj të pazakontë, atëherë zë tërësisht i ri, u bë instrument i njohur i cili

më pas u përsos. Mund të ndërtohet nga druri por edhe nga metali. Ka formë të trekëndëshit kënddrejtë me

dy rrathë birash, në të cilat luhet me të fryrë dhe me të tërhequr të ajrit. Në harmonikë gojore përveç melodisë mund të përfi tohet edhe shoqërim akordik.

Instrumenti mbahet me shuplakë dore, ndërsa me lëvizje fi ton efekt dhe dridhje. Në këtë mënyrë krijohen tone karakteristike me ngjyrim të bukur. Ky instrument me tingëllimën e tij përdorim gjen në muzikën bluz, ku interpretuesit kanë të zhvilluar teknikë të veçantë të interpretimit. Sot përdoret në zhanre të ndryshme muzikore.

Fizarmonika me tastiere ose me susta ka konstrukcion më të komplikuar dhe teknikë më të komplikuar për interpretim.

Përbëhet nga dy pjesë drurore me taste të cilat janë të lidhura me barkun e ajrit. Në anën e djathtë ndodhen tastet me të cilat interpretohet melodia, ndërsa në anën e majtë ndodhen sustat të cilat shfrytëzohen për shoqërim bas.

Me tërheqje të barkut ajri kalon nëpër bira ku gjuhët metalike dridhen dhe krijojnë ton.

Gjen përdorim të gjerë në muzikën popullore argëtuese dhe klasike. Në literaturën muzikore për harmonikë përveç literaturës origjinale ka edhe pjesë të tjera të përpunuara.

Interpretues të njohur në fi zarmonikë janë: Boban Kopunoviq, Misha Mijatoviq, Bojan Jovanoviq, Lubisha Petkoviq, Gordan Tashiq. Në hapësirat tona interpretues të njohur në harmonikë janë: Koço Petrovski, Milan Zevkov, Goran Alaçki, Zuica Lazova, Ilço Jovanovski, Zorica Karakutovska etj.

Harmonikë goje

Fizarmonikë me susta

Zorica Karakutovska

Porosi për të dëgjuar:-Tango, Nju Jork

Fizarmonikë me tastiere

Page 56: Shkalla F-dur

56

Instrumentet me goditje

Emrin e kanë marrë nga mënyra e të luajturit-goditet në sipërfaqe, e cila dridhet dhe krijon zë. Luhet në mënyra të ndryshme: me dorë, me lloje të ndryshme shkopinjsh, me dorezë metali, nga një sipërfaqe në tjetrën ose me ndihmë të mekanizmit përkatës. Këto instrumente janë ndër më të vjetrat, ndërsa për nga ndërtimi janë më të thjeshtët.

Qysh nga koha e bashkësive primitive, këto instrumente kanë pasur rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të njeriut. Më vonë në muzikën popullore ndikuan në të shprehurit e ndjenjave dhe në pasurimin e interpretimit muzikor. Në muzikën argëtuese dhe artistike ato e theksojnë ritmin dhe i japin ngjyrim tërë orkestrit.

Sipas zërit që prodhojnë ndahen në dy grupe: -instrumente me lartësi të caktuar të tingullit (melodike); -instrumente me lartësi të pacaktuar të tingullit (ritmike).

me lartësi të caktuar të tingullit

me lartësi të pacaktuar të tingullit

Page 57: Shkalla F-dur

57

Instrumentet me goditje, me lartësi të caktuar të tingullit

(instrumente melodike)

Grup instrumentesh që prodhojnë një ose më tepër tone të cilat krijohen nga dridhja e pllakave drurore ose metalike, gypa ose lëkurë, quhen edhe si instrumente melodike. Në këtë grup bëjnë pjesë më tepër instrumente ndër të cilët edhe: ksilofoni, vibrafoni dhe timpani.

KsilofoniEmrin e ka marrë nga fjala greke ksilos – dru dhe fonos – zë,

sipas materialit nga i cili janë ndërtuar pllakat. Ksilofoni rrjedh nga Azia, por mund ta hasim edhe te popujt

afrikanë dhe amerikolatinë. Në Evropë, për herë të parë paraqitet në shek. XVI. Në shek. XIX, polaku Guzikov e ndërron konstrukcionin e instrumentit, duke i vendosur pllakat në katër rradhë.

Ksilofoni i sotëm ka pllaka druri në dy rradhë, ngjashëm sikurse tastet tek pianoja dhe rezonator të llojit të gypave në të cilët janë të rradhitura pllakat.

Luhet me goditje të pllakave me dy shkopinj me përfundim në formë

topthi. Tingujt janë të thekshëm në të forta, por të buta dhe të ngrohta në dinamikë piano.

Ksilofoni për herë të parë është përdorur në orkestër në mes të shekullit XIX. Sot përdoret në orkestrin simfonik (K. Sen Sans, G. Maller, Stravinski, Ravell, Xh. Gershvin), orkestër kamertal (Bartok, Stravinski) dhe shumë rrallë si instrument solistik (sonatë për ksilofon- Tomas Pitfi llt).

ksilofon antik

shkopinj për ksilofon profesional

ksilofon i madh

Porosi për të dëgjuar:,,Sidrata”-xhaz ksilofon

Page 58: Shkalla F-dur

58

Vibrafoni

Emri vibrafon është përfi tuar nga fjalët ,,vibra”-dridhje dhe ,,fone”- zë, tingull. Origjinën e ka nga instrumentet e vjetra me goditje dhe vjen nga ujdhesat Java dhe Bali. Instrument me të njëjtin emër, por me dallime të theksuara, për herë të parë u paraqit në shek. XX në SHBA. Vibrafoni është i ndërtuar nga pllaka metali (alumini), të rradhitura në dy rradhë hatullash drurore mbi kornizën e metaltë dhe rezonator i përbërë nga gypa me madhësi të

ndryshme.Vibrafoni ka dhe pedale, e ngjashme si te pianoja dhe

shërben për shurdhim të zërit. Kështu tingulli bëhet i shurdhuar dhe i shkurtër. Gypat janë të venduar vertikalisht nën pllaka dhe me ndihmën e elektromotorit krijojnë tone vibruese.

Në pllaka luhet me shkopinj. Ata mund të jenë të ndryshëm për nga madhësia, ndërsa më shpesh kanë “kokë” të mbështjellur me lesh. Për të luajtur akord shfrytëzohen dy, tre, ndoshta edhe katër shkopinj.

Vibrafoni është instrument solistik, më shpesh në xhaz, por shfrytëzohet edhe si instrument orkestral në muzikë klasike

(B.Britni, I.Stravinski), në muzikë fi lmi dhe argëtuese (Bitëllsi, Madona, Pink Fllojd). Interpretues të njohur botërorë në vibrafon janë: Gari Barton, Mild Xhekson, Bobi

Hatçerson, Boshko Petroviq, ndërsa tek ne Mojca Sedeu, Martin Vuçiç e të tjerë.

mënyra e të luajturit

vibrafon

Nik Parnel Gari Barton

Porosi për të dëgjuar:Solo vibrafon-Gari Barton

Page 59: Shkalla F-dur

59

Timpani

Instrumente të ngjashme me timpanët e sotëm në Evropë kanë ekzistuar që nga shek. XV. Në shek. XVII janë bërë pjesë e orkestrit.

Përbëhet nga korpusi prej metali dhe membrana që përbëhet nga lëkura natyrale ose artifi ciale e mbështjellur rreth hapësirës së korpusit. Shtrëngimi i lëkurës ndryshon me ndihmë të pesales, me të cilën ndryshohet lartësia e tingullit të instrumentit. Zëri përfi tohet me goditje me shkopinj në lëkurë të ngrehur. Ato mund të jenë të përbëra nga materiale të ndryshme që kanë rëndësi të veçantë në kualitetin dhe ngjyrimin e zërit.

Timpanët mund të prodhojnë zëra të

tingëllueshëm, por edhe shurdhues, varësisht nga forma e instrumentit dhe lloji i shkopinjëve. Mund të krijojnë gradacion dinamik nga pianisimo deri në fortisimo. Në orkestër kanë rol për theksim të ndonjë ritmi ose të krijojnë ndonjë efekt zëri (bubullimë, krisje topi, ujëvare dhe të ngjashme).

Timpanët përfshihen në zhanre të ndryshme muzikore: muzikë klasike (B. Smetana, L. V. Betoven), muzikë argëtuese dhe në xhaz.

Timpanë

Timpanë për përdorim shtëpiak

Interpretues në timpanë

Page 60: Shkalla F-dur

60

Instrumentet me goditje, me lartësi zëri të pacaktuar

(instrumente ritmike)

Instrumentet me goditje, me lartësi zëri të pacaktuar quhen edhe si instrumente ritmike. Këto instrumente shërbejnë për të luajtur ritmin ose për të krijuar efekte të caktuara zërash. Në këtë grupë instrumentesh bëjnë pjesë: tamburi militar dhegran kasa, tam -tami, çineli, trekëndëshi, marakasi, daullja dhe kastanjeti.

Instrumentet ritmike gjejnë përdorim në muzikën klasike dhe në zhanret tjera muzikore (muzikë argëtuese, popullore dhe xhaz)

Gran kasa dhe tamburi militar ka pasur rëndësi të madhe në jetën e njeriut. Me kalim të kohës është ndryshuar dhe sot ekzistojnë lloje të ndryshme të tupanëve. Zëri fi tohet kur me shkopinj goditet mbi membranën e instrumentit pas së cilës ajo dridhet dhe fi tohet zëri. Shkopinjtë janë të përbërë nga materiale të ndryshme dhe janë me madhësi dhe peshë të ndryshme.

Interpretues të njohur botërorë në tupan janë: Fil Kolins, Tihomir Filesh, Rob Gardner, Ringo Star etj. Interpretues të njohur maqedonas në tupan janë:

Martin Vuçiq, Garo Tavitjan dhe vëllezërit Tavitjan.

Tam tami është instrument i vjetër kinez. Ngjan në pjatë metali të madhe dhe luhet me goditje me shkop në mes të instrumentit. Ekzistojnë lloje të ndryshme gongu, por më i përhapuri është gongu i madh dhe i vogel. Në orkestër më shpesh përdoret për krijim të efekteve tingullike.

Çinelët janë instrumente në të cilët luhet me shkopinj (pjatat janë të vendosura horizontalisht) ose nëse janë të vendosura vertikalisht goditen njëra me tjetrën. Më shpesh përdoren në muzikë klasike, ndërsa në muzikë argëtuese dhe xhaz luhet me pedale. Përfshihet në orkestrin frymor, ushtarak, të xhazit dhe simfonik.

Tupan i madh

dobosh

gongu

Çinelët

Porosi për të dëgjuar:Buddy rich – solo tupan

Page 61: Shkalla F-dur

61

Trekëndëshi është instrument nga metali i thyer në formë të trekëndëshit. Mbahet në dorën e majtë, ndërsa me thupër metalike goditet në anët e instrumentit. Ka zë kumbues dhe shërben për efekte ritmike dhe melodike.

Marakasi është instrument ritmik me zë karakteristik. Përdorim më të madh gjen në muzikën zbavitëse dhe në xhaz. Shfrytëzohet edhe në folklorin meksikan.

Daullja është instrument ritmik. Zëri përfi tohet me dridhje ose me goditje në membranën e instrumentit. Përdoret në zhanre të ndryshme muzikore: muzikë zbavitëse, xhaz, popullore dhe në muzikë klasike.

Kastanjetët janë instrumente ritmike muzikore. Janë dominuese në folklorin spanjoll. Përfshihen edhe në zhanret tjera muzikore. Si edhe te çinelët edhe te kastanjetët, zëri përfi tohet me goditje të njërës sipërfaqe në tjetrën.

trekëndëshi

marakasi

Daulle

kastanjet

Iinstrumente tjera me të goditur

Porosi për të dëgjuar:-,,Bolero”- Moris Ravel;-,,Marshi i Çernomorit” –M.Glinka;-Nebojsha Jovan Zhivkoviq- 7 goditje, vibrafon, 12 marinba.

Page 62: Shkalla F-dur

62

Krishtlindje (për dëgjim)

Teksti: S.Kondovska-Sula

Muzika: D.Kollarovski

Sot ësh- të kr isht- l in-dje di- të e shenj- të .

Sot ësh- të di- të- l ind-ja e Zot- i t .Refreni:

Kudo që të jesh, kudo që të shkosh,

në di tën e kr isht l indjeve, thonë të jeshë në shtëpi .

I dashuri yll! Zot, Perëndi, më dhuro dashuri, besim të fortë ne të na zbukurojnë!

Refreni: kudo që të jesh...

Zvezdo, ti mila!Bo`e, Gospode,

dari mi qubov, verba silna,da ne krasat nas.

Refren: Kaj i da si...

Detyrë:1.Hulumto se si festohet festa e Krishtlindjeve në botë dhe tek ne.

Page 63: Shkalla F-dur

63

VEPRA MUZIKORE SKENIKE

Opera Operata

Balet Mjuzikëll

Page 64: Shkalla F-dur

64

OPERA

Nevoja e formulimit të shprehjeve të krijimtarisë së artit teatral dhe atij muzikor është vërejtur qysh tek grekët e vjetër (shek. V p.e.s.), ndërsa vazhdon edhe në mesjetë.

Kah fundi i shekullit XVI në Firencë – Itali, një grup i dalluar muzicientësh, fi lozofësh, shkrimtarësh dhe artistësh, të cilët kanë punuar nën emrin camerata e kanë drejtuar punën e tyre kah ringjallja e tragjedisë antike greke. Këto këmbëngulje rilindasish kanë krijuar lloj të ri të veprave skeniko- muzikore me vlera të larta artistike, të quajtura opera.

Opera është vepër muzikore skenike. Subjektin dramatik (përmbajtjen) interpretuesit e realizojnë me anë të këngës. Solistët vokalistë, kori dhe ansambelt e baleteve i shoqëron orkestri. Sipas kësaj, opera paraqet sintezë të më shumë arteve: muzikë, lojë, dramë dhe art fi gurativ, të shprehura përmes skenës së dekoruar dhe kostumografi së. Opera është e ndërtuar nga akte, ndërsa aktet janë të ndaran në fotografi .

Nocioni operë buron nga fjala latine opus që do të thotë dramë që këndohet.Ideja e parë për ndërtimin e një lloji të këtillë muzikor ishte e letrarit Oktavio Rinuçini. Ai

ka shkruar tekst me titull ,,Dafne”, ndërsa në përshtatje me tekstin, kompozitori Jakopo Peri e krijoi muzikën. Kështu u krijua opera e parë ,,Dafne” në vitin 1594.

Për shkak se dorëshkrimi i operës ,,Dafne” kishte humubur, si muzikë e parë dramatike llogaritet opera e tij e dytë ,,Evridika”, e cila për herë të parë u shfaq në vitin 1600. Opera u zhvillua edhe në qytetet e tjera të Italise, por edhe në shtetet e tjera Evropiane: Francë, Angli, Gjermani dhe Austri.

Nga ajo periudhë, e deri më sot, opera e ka famën e njëjtë.

skenë nga opera ,,Dafne”nga Jakopo Peri

Page 65: Shkalla F-dur

65

Klaudio Monteverdi

Kaludio Monteverdi (1567 – 1643) u lind në Karmela- Itali. Shquhet si mjeshtër më i madh i artit operistik. Opera ,,Orfej” shquhet si vepër e parë muziokre- skenike, e shfaqur si premierë në vitin 1607. Si kompozitor dramaturg, ka bërë njësim të plotë midis muzikës dhe dramës. Recitimet monotone i zëvendësoi me arie (tërësi muzikore me vijë të zhvilluar melodike).E vëndoi themelin e krijimit të orkestrit operistik.

Klaudio Monteverdi

Skenë nga opera ,,Orfej”.Sot interpretohet në varijantine bashkëkohor të Karl Orfi t.

loje operash sipas përmbajtjes

opera SERIA është operë opra BUFFA është operë serioze me përmbajtje parodike e cila me përmbajtje serioze dhe trajton tema nga tragjike përditshmëria

skenë nga opera ,,Aida” skneë nga opera ,, Berberi i Seviljes”

A e dini se?Xhovani Batista Pergollezi me operën ,,Shërbëtorja zonjë” (shfaqur më 1733) i përket gjeneratës së parë të kompozitorëve të operës Bufa.

Page 66: Shkalla F-dur

66

Fazat e zhvillimit të operësGjatë vënies së baraspeshës midis muzikës dhe

tekstit, opera kaloi nëpër tri faza:

opera monodiske opera numerike në të cilën dominon në të cilën dominon teksti muzika

drama muzikorenë të cilën rëndësi të njëjtë kanë

edhe teksti edhe muzika

skena nga opera ,,Aida”

Page 67: Shkalla F-dur

67

kompozitor libretist

Krijim,përgatitje dheperformancë

e veprësoperistike

përgatitja performanca

kostumografi orkestri

koreografi baleti

regjisori solisti

korepetitori kori

dirigjenti

performanca

Page 68: Shkalla F-dur

68

Libreto Shtrirja tekstuale e pjesës operistike quhet libreto.Përpunimin dhe përshtatjen e tekstit e bën libretisti. Mund të përpunohen

tema nga e kaluara historike, dashurie, popullore ose nga përditshmëria.Libretoja për operën mund të jetë e shkruar specialeose të jetë përpunim

i pjesës ekzistuese dramatike si për shembull: ,,Mbreti argëtohet”, nga Viktor Hygo që është libreto për operën ,,Rigoleto”; drama ,,Kurbetlinjtë” nga Anton Panov është libreto për operën ,,Ndarja” etj.

Kompozitori

Kompozitori shkruan muzikë i inspiruar nga ndonjë përmbajtje. Ajo do të jetë lilbreto për krijimin e pjesës operistike. Sipas mendimit të tij dhe me përdorim të mjeteve terminologjike muzikore, kompozitori krijon melodi e cila do të krijojë njësim të muzikës dhe dramës. Për krijim të suksesshëm të veprës operistike duhet të ketë bashkëpunim të përhershëm dhe të mirë midis libretistit dhe kompozitorit.

kompozitorë të njohur operistik

R.Vagner Xh.Verdi Zh.Bize

Xh.Rosini Xh.Puçini V.Belini

Page 69: Shkalla F-dur

69

Interpretuesi vokal

Bartësit e realizimit të zërit të pjesës operistike janë interpretuesit vokal. Ata janë solistë ose anëtarë të ansambleve vokale.

Solisti, qoftë ai zë mashkullor apo femëror, mund të ketë rol kryesor ose dytësor epizodik. Në interpretimin e veprës operistike përdoren stile të ndryshme këndimi. Solistët përdorin stilin Bel kanto- bukur këndim. Përdorimi i stilit bel kanto veçanërisht nevojitet të përdoret në vijat melodike më të komplikuara dhe të vështira. Për shembull: arija ,,Kasta Diva” nga opera ,,Norma”, arija e ,,Figaro” nga opera ,, Berberi i Seviljes” etj.

Marija Kallas Luçijano Pavaroti

Në skenë në të njëjtën kohë mund të paraqiten më shumë solistë. Sipas numrit të pjesëmarrësve përbërjet mund të jenë: duet:- dy solistë; terecet:-tre solistë; dhe kuartet:- katër solistë. Roli i këtyre përbërjeve është të tregohet dialog midis dy, tre dhe katër personave.

përbërje këngëtarësh nga opera ,,Rigoleto”

Page 70: Shkalla F-dur

70

Kori

Ansambli i korit në operë përdoret për skena masive. Kompozitori nëpërmjet tyre paraqet momentin e veprimit dramatik kur dëshiron të shfaq grup të madh njerëzish, varësisht nga përmbajtja e operës: fshatarë, ushtarë, punëtorë etj.

Përbërja e korit mund të jetë e përzier, kor burrash, femrash dhe fëmijësh.Një ndër koret arie më të suksësshme, i cili në krijimtarinë operistike ka lënë përshtypje të

madhe është kori ari ,,Kori i Hebrejve” nga opera ,,Nabuko” e Gjyzepe Verdit.

skena nga opera ,,Nabuko”

Fragment nga kori i operës ,,Nabuko” –Xh. Verdi

Flu-tu-ro kuj-tim në kra-hët e tu, fl u-tu-ro në-për kod-ri-na, qe-të-so-je dhim-bjen tën-de. At-je ku

e-ra për-ha-pet, at-je në vend-lin-dje ku rrez-ja e di-ell-it ngroh.

Porosi për të dëgjuar:,,Kori i Hebrejve” nga opera ,,Nabuko” nga Xh.Verdi.

Page 71: Shkalla F-dur

71

Orkestri në operë

Vendi i orkestrit në operë është midis shikuesve dhe skenës. Kjo traditë daton qysh nga koha e teatrit të vjetër grek.

Kompozitorët kanë përdorur përbërje të ndryshme të orkestrit, varësisht nga afi nitetet e tyre dhe kohës kur kanë jetuar.

DirigjentiDirigjenti udhëheq me performancën e përbashkët të veprës muzikore të shfaqjes operistike.

Ai është realizues i ideve të kompozitorit. Në interpretimin e veprës, dirigjenti fut edhe ndjenjat e tij, të cilat nuk duhet t’ia prishin karakterisitikat e përgjithshme të operës në tërësi.

Zubin Mehta Rikardo Muti Oskar Danon

Korepetitori Për performancë të sukseshme të veprës operistike, dirigjenti në kontinuitet bashkëpunon

me korepetitorin (ndihmës dirigjent) e korit dhe solistët. Me ndihmën e tij dhe me shoqërim të pianos i përpunon vijat melodike të këngëtarëve, koreve, dhe ansambleve të baleteve.

Regjisori Regjisori ka për detyrë realizimin e skenës së veprës operistike. Ai bashkëpunon me gjithë

ekipin: skenografi n, koreografi n, kostumografi n dhe pjesëmarrësit e tjerë, solistët, korin, dhe ndihmon rreth paraqitjes së tyre dhe realizimit të roleve të tyre.

teatër i vjetër grek- amfi teatër

Page 72: Shkalla F-dur

72

Skenografi

Skenografi është artist fi gurativ i cili duhet ta paramendojë, ta vizatojë dhe ta vendos dekorin e skenës, të përshtatshëm për kohën dhe vendin e veprimit të dramës. Me mundësi të paraqitjes bashkëkohore të veprës operistike, skenografi mund të zhvillojë standarde të duhura të larta për promovimin e mendimeve dhe ideve të tij.

dekorim skene

Koreografi Koreografi është artist baleti. Ai i paramendon dhe i

formëson lëvizjet, hapat dhe fi gurat e artistëve të baletit.

fi gurë baleti

Kostumografi Artist fi gurativ i cili duhet të ketë njohuri

të mëdha për stilet e ndryshme dhe mënyrën e të veshurit nëpër epoka të ndryshme kohore. Dizajnon vizatime për veshjen e solistëve, për korin dhe pjesëmarrësit në ansamblet baletante të cilët duhet të jenë në përshtatje me veprimin e dramës.

kostum modern kostum nga periudha e renesansës

A e dini se?Në realizimin fi nal të veprës operistike merr pjesë edhe sufl eri (person i cili u ndihmon

interpretuesve nëse paraqitet nevoja për ndihmë në tekst) dhe inspicienti i cili kujdeset për përgatitje kohore të interpretuesve në performancë.

Page 73: Shkalla F-dur

73

Teatrot e operave

Në qendrat më të mëdha kulturore- qytete në Evropë dhe në botë, si refl ektim të zhvillimit dhe nxitjes së kulturës operistike, ekzistojnë shtëpi të ndërtuara speciale për operë. Në to promovohen krijimet e njohura operistike si dhe emra të njohur të këngëtarëve operistik.

Njëra ndër shtëpitë operistike më të vjetra në Evropë, e cila që nga krijimi e deri më sot, e mban dhe e imponon autoritetin si ,,Opera e Madhe”, është në Paris, e themeluar në vitin 1669.

Opera në Paris

Opera ,,La Skala” Opera ,,La Skala” (brenda)

,,La Skala” milaneze për shkak të thesarit dhe prestigjiozitetit të saj, lë përshtypjen e ,,tempullit të muzikës”. Pamja e jashtme (në pamje nuk është shumë e madhe), e fsheh bukurinë e brendshme të saj. Përjetimet nga performancat e shfaqjeve operistike mund të krahasohen me tregime përrallash. Për këtë shkak ajo paraqet sfi dë për shumë këngëtarë operistikë botëror dhe dirigjent.

A e dini se?Pas përfundimit të rikonstruimit të ,,La Skalës” milaneze, hapja solemne u bë në ditën e

,,Shën Ambrozinit”, mbrojtës i qytetit të Milanos. Prandaj drejtor artistik, maestro Rikardo Muti, për atë rast e zgjodhi operën e kompozitorit italian A.Salieri ,,Evropa e pranuar”, me të cilën në vitin 1778 u hap opera ,,La Skala”.

Page 74: Shkalla F-dur

74

Si shtëpi operistike më prestigjioze në kohët më të reja njihet opera Metropoliten e ashtuquajtura Met. Është themeluar në vitin 1883, me donacion të adhuruesve të pasur të artit muzikor.

Metropoliten - Nju Jork

A e dini se?Në koncertin e madh në Hyde Park, në vitin 1991, Luçiano Pavaroti ka mahnitur më shumë

se 250.000 vizitorë. Nga ai sukses koncerti u përsërit në vitin 1993 në Nju Jork- Metropoliten, në të cilin kanë qenë të pranishëm rreth gjysmë milioni vizitorë.

Teatri Bollshoi është teatri më i vjetër në Moskë, i cili daton qysh nga viti 1824. Në të performohen shfaqe të njohura ruse, por edhe nga autorë të huaj. Për nga kapaciteti (numri i publikut), bie ndër teatret më të mëdha të botës.

Teatri Ballshoi

Opera në Sidnej është simbol arqitektural i qytetit. Është e ndërtuar në vitin 1973. Edhe pse është e vendosur në port, ajo është plotësisht një kompleks funksional. Është e përbërë nga një sallë e madhe koncertesh, e cila ka akustikë të jashtëzakonshme, sallë operash dhe sallë për shfaqje dramatike.

Shtëpia e Operës në Sidnej

Detyra:1.Hulumto për shtëpi të tjera operash në Evropë dhe botë!2.Me zbatim të TIK puno prezantim në Power Point, për një nga shtëpitë operistike sipas zgjedhjes sate.

Page 75: Shkalla F-dur

75

Gjuzepe Verdi (1813-1901)

Gjuzepe Verdi (Giuseppe Fortunino Francesco Verdi) është kompozitor italian i cili jetoi dhe krijoi në kohën e ashtuquajtur –të bukurkëndimit(bel –kanto).

Është i lindur në Le Ronkole në Itali. Për shkak të gjendjes së dobët fi nanciare ka fi lluar të interpretojë në organo, në kishën lokale në moshë 11 vjeçare. Mbrojtësi i tij Antonio, tregtar dhe adhurues i muzikës, i ka ndihmuar të fi llojë arsimimin muzikor në Milano.

Për shkak të kufi rit të moshës nuk i ka plotësuar kushtet për regjistrim në konzervatorium, andaj ka qenë i detyruar të punojë tek dirigjenti operistik Lavinje. Pas vdekjes së organistit Provesi, në Buset, e mori punën e tij. Dy vite më vonë u martua me vajzën e mbrojtësit

të tij. Pas vdekjes së gruas dhe dy fëmijëve të tij, mbetet i vetëm. Në atë kohë Verdi debuton si kompozitor operistik. Kjo i mundësoi ta ndërrojë vendin e banimit në Milano. Kështu lindin operat e tij: ,,Rigoleto”, ,,Travijata”, ,,Otello”, ,,Trubadur”, ,,Balo me Maska”, ,,Fuqia e të ardhmes”, ,,Don Karlos”, ,,Nabuko” dhe opera ,,Aida”, e cila performohet për nder të hapjes së kanalit të Suezit. Verdi përjetoi moshë të thellë, dhe sukses të madh. Shtëpia e tij e përjetshme gjendet në institutin muzikor ,,Verdi” në Milano.

Gjuzepe Verdi

skenë nga opera ,,Aida” skenë nga opera ,,Trubadur”

skenë nga opera ,,Rigoleto” skenë nga opera ,,Don Karlos”

Page 76: Shkalla F-dur

76

TraviataTraviata (nga italishtja La Traviata)

është operë në tri akte nga kompozitori italian Gjuzepe Verdi. Libreton e ka shkruar Françesko Maria Pjave, sipas dramës ,,Zonja me deve” nga Aleksandër Dima-i riu. Premiera u performua me 6 mars 1853 në teatrin Feniçe (nga italishtja Teatro la Fenice) në Venecia. Veprimi ndodh në Paris dhe në rrethinë, sipas dramës Diminova rreth vitit 1700. Në vazhdim vendnddhja e ngjarjes së operës më shpesh është vendosur sipas mendimit të Verdit, në kohën e paraperformimit, shekulli XIX.

Arija (këngë vere) ,,Traviata”-Gjuzepe Verdi

Të pimë gotë për vël lezër të meri tuar, ta ndezim zemrën nga vera

prush ndër verë e zë i fuqishëm kënge,edhe fëmija i lundur, nga Zot i është dhuratë

Akti i parë

Ngjarja ndodh në shtëpinë e kurtizanës Violeta Valeri në Paris. Pas sëmundjes së shkurtër Violeta organizon festë për nder të kthimit të saj midis shokëve. Para miqve të pranishëm, shoku i saj i vjetër Gaston, e paraqet praninë e shokut të tij Alfred Zhermon. Ai tani një kohë të gjatë është adhurues i Violetës.

Alfredi përgëzon me të bukurën Violetë në emër të dashurisë, e ajo për të është më e rëndësishmja në jetë. Violeta i bashkangjitet përgëzimit, duke thënë se dashuria është vetëm gëzim dhe argëtim.

Violeta, e pafuqishme dhe me shëndet të dobët, tërhiqet në një lokal tjetër, duke i lutur të ftuarit të vazhdojnë me argëtimin. Alfredi është i brengosur për shëndetin e Violetës. Sjellja e tij brengosës e përmbyt dashurinë ndaj Violetës. Me falënderim të madh, Violeta e fton Alfredin ta vizitojë ditën e nesërme. Alfredi shkon i gëzuar, ndërsa ahengu përfundon me largimin e të ftuarve të tjerë. Violeta mbetet e vetme, e dehur nga ndjenjat e reja të dashurisë dhe e e menduar për jetën e saj me Alfredin.

Skena ,,Përgëzim”

pllakati për performimin e operës “Traviata”

Page 77: Shkalla F-dur

77

Akti i dytë, pamja e parë

Tani më tre muaj, Violeta dhe Alferdi jetojnë në shtëpinë e tyre në afërsi të Parisit. Alfredi zbulon se Violeta për jetëën e tyre luksoze shet nga pasuria e saj. Prandaj ai shkon në Paris. Përderisa Violeta me kënaqësi lexon ftesën për balo nga shoqja e saj Flora, bashkëpunimin e paralajmëron vizitori Zhorzh Zhermon, babai i Alfredit. Ai nga Violeta kërkon që ta shkëput lidhjen me djalin e tij, sepse e njëjta mund t’i sjell reputacion të keq familjes së tyre. Violeta haptazi e lut mos të kërkojë nga ajo viktimizim, sepse bëhet fjalë për dashuri të vërtetë.

Mirësia dhe sinqeriteti i Violetës e zvogëlon dyshimin e Zhermonit, por ai edhe më tutje qëndron në kërkesën e tij. Violeta me zemër të thyer pajtohet vetëm për shkak të të dashurit të saj, dhe Zhermoni shkon. Violeta me dëshpërim i shkruan letër lamtumirëse Alfredit. Ai arrin dhe ajo me lot në sy i thotë se do të shkojë në Paris.

Në realitet Violeta nuk ia tregoi të vërtetën. Zhorzh Zhermon kthehet dhe e lut Alfredin të kthehet në vendlindjen e tij në Provansë. Alfredi duke e lexuar ftesën për balo, drejtuar Violetës, i hutuar dhe i dëshpëruar shkon në Paris.

Akti i dytë, pamja e parë

Në aheng te Flora, temë kryesore për bisedë është ndarja e Violetës dhe e Alfredit. Në argëtim arrin Alfredi, e pas tij vjen Violeta, në shoqërim të Baronit Dufal.

I sigurtë se Violeta e ka lënë për shkak të dashurisë ndaj Baronit, Alfredi e lëndon Dufalin. Violeta e thërret Alfredin për bisedë dhe e lut që të shkojë. I hidhëruar nga xhelozia, Alfredi e fajëson Violetën, duke mos i zgjedhur fjalët me të cilat e lëndonte.

Para të gjithë të pranishmëve ai i hedh paratë pranë saj si falenderim për shërbimet e saja. I hidhëruar nga veprimi i tij, Baroni Dufal e fton Alfredin në dyluftim. Zhorzh Zhermon, babai i Alfredit, e mallkon djalin e tij me thënien se ,,secili që e lëndon gruan e hidhëruar është i pa ndërgjegjshëm”.

Letër për ndarje

Skenë e të luajturit bixhoz

Page 78: Shkalla F-dur

78

Akti i tretë

Edhe një mëngjes i jetës së Violetës. E sëmurë rëndë ajo qëndron e shtrirë vet në dhomën e saj. Pranë saj është vetëm Anina. Vjen mjeku i cili e vërteton gjendjen e saj të rëndë shëndetësore. Në letrën e Zhermonit, Violeta merr lajm se pas dyluftimit, Alfredi është në arati, ndërsa Baroni është lehtë i lënduar. I vetëdijshëm për padrejtësinë që ia bëri Violetës, premton se djalit të tij do t’ia tregojë tërë të vërtetën. Shpejt në dhomë hyn Alfredi. Me dashuri te pamasë, në moment vuajtjeje ai e mban Violetën të përqafuar duke i premtuar

se së shpejti do të shërohet dhe do të fi llojë jetë të re. Violeta është tepër e lumtur. I bën përpjekjet e fundit që të duket e bukur para të dashurit të saj. Për fat të keq shëndeti i saj është përkeqësuar shumë dhe ajo vdes në duart e Alfredit.

Dueti i Violetës dhe Alfredit

Porosi për të dëgjuar:Aria (këngë vere) nga opera ,,Travijato”-Xh. Verdi.

Page 79: Shkalla F-dur

79

Opera në Maqedoni

Opera Maqedonase është themeluar në vitin 1947, në përbërje të Teatrit Popullor Maqedonas (TPM).

Për herë të parë më 9 maj në TKM u shfaq opera ,,Kavaleria Rustikana” nga Petro Maskanji, në dirigjim të maestro Todor Skallovskit.

Më 24 maj të vitit 1954 u shfaq premiera e operës së parë maqedonase ,,Goce” nga kompozitori maqedonas, Kiril Makedonski. Regjinë e kësaj performanse e bëri Petre Përliçko, ndërsa si solistë u paraqitën: Danço Mitrovski, Zina Krela dhe Kalina Miloshevska.

OBM ka funksionuar në kuadër të TKM në ndërtesën e madhe dhe shumë funksionale të teatrit, të ndërtuar në vitin 1927. e njëjta u rrenua në kohën e tërmetit më 26.07.1963.

Pas tërmetit ,TKM funksionoi në objektin e përkohshëm të Qendrës Teatrale, deri në ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar Maqedonas në vitin 1982.

Më 10.02.1983 është hapur objekti i ri i Operas dhe Baletit Maqedonas. Ky model i organizimit teatral (dramë-operë-balet) është ndërruar në vitin 2004 atëherë TKM e mbajti ansamblin dramatik, ndërsa Opera dhe Baleti krijoi institucion të veçantë të quajtur, Opera dhe Baleti Maqedonas (OBM).

Opera dhe Baleti Maqedonas (OBM) është institucion shtetëror i kulturës dhe institucion më i vjetër i këtij lloji në Maqedoni.

Skenë nga ,,Kavaleria Rustikana”

Teatri Popullor Maqedonas

Ndërtesa e re e OBM

Page 80: Shkalla F-dur

80

Solistë operistik maqedonas

Boris Trajanov Vesna Ginovska-Ilkova Nikolla Gagjov Milka Eftimova

Sllavica Petrova-Galiq Cvetan Stojanovski Gabriela Georgieva

Igor Durlovski Ana Durlovski Bllagoj Nacoski

Detyrë:1.Hulumto për këngëtarë të tjerë operistik Maqedonas dhe për krijime të tyre operistike dhe më pas përpilo album.

Page 81: Shkalla F-dur

81

Dirigjentë maqedonas

Në reportuarin e Operës Maqedonase janë bërë cilësime dhe realizime të reja, të cilat shfaqen nën dirigjimin e dirigjentëve maqedonas.

Tomisllav Shopov Oliver Balaburski Aleksandar Lekovski

Sasha Nikollovski-Gjumar Borjan Canev Bisera Çadllovska

Aktivitete:1.Vizitoje një shfaqje operistike sipas zgjedhjes sate dhe punoje një ese në të cilin do t’i përshkruash përjetimet tua gjatë performancës.2.Merre rolin e profesionit të dirigjentit dhe sqaroji obligimet tua, emëro anëtarët e ekipit për bashkëpunim për realizim të suksesshëm të veprës humoristike.

Page 82: Shkalla F-dur

82

Kompozitorë të njohur maqedonas dhe veprat e tyre

Kiril Makedonski:,,Goce”, ,,Mbreti Samuil”,,Ilindeni”

Kiril MakedonskiTrajko Prokopiev

Trajko Prokopiev:,,Ndarja”,,Kapedan Kuzmani”

Toma Proshev: ,,Pajazhina”,,Princi i vogël”

Toma Proshev

Risto Avramovski

Risto Avramovski:,,I sëmuri Dojçin”,,Lidija nga Maqedonia”

Dimitrije Buzharovski: ,,Përrallë e sheqertë”,,Despina dhe Mister Doks”

Dimitrije Buzharovski

Detyrë:1.Hulumto për jetën dhe veprat e kompozitorëve të prezantuar dhe bën prezantim në Power Point!

Page 83: Shkalla F-dur

83

Kiril Makedonski

Kiril Makedonski (1925-1984) është kompozitor maqedonas dhe autor i operës së parë maqedonase ,,Goce”. Për muzikë u shkollua në Zagreb, Sarajevë, Lublanë, ndërsa në punë është kurorëzuar me titullin ,,specialist për kompozicion”. Punimi i tij i magjistraturës është opera ,,Mbreti Samuil”, e cila nga Komisioni i Akademisë Muzikore në Lublanë është notuar me notën më të lartë.

Gjatë aktivitetit të tij shumëvjeçarë si kompozitorë i frytshëm, shkroi numër të madh veprash muzikore. Më të njohura janë operat: ,,Goce”, ,,Mbreti Samuil”, dhe ,,Ilindeni”; poema simfonike ,,Valltarja”; katër simfoni; ,,Koncert i vjetër grek” për instrumente harkore dhe krijime të tjera: sonata, kantate, kompozime koresh dhe këngë solistike. Është autor i muzikës për radio-dramë, muzikë skenike për vepra dramatike, muzikë për fi lma të shkurtër dhe autor i muzikës së fi lmit ,,Dasma e përgjakshme maqedonase”.

Rruga e krjimtarisë së tij ishte e orientuar kryesisht kah krijimtaria e stilit nacional maqedonas, bazuar në karakteristikat e melosit nacional maqedonas.

Për operën ,,Mbreti Samuil”, Makedonski vet e ka shkruar libreton, duke i përfshirë momentet kryesore nga ngjarjet fatkeqe në Maqedoni kah fundi i shekullit X dhe në fi llim të shekullit XI. Kompozitori, Kiril Makedonski, është munduar që me zgjedhjen e tingujve të thjeshtë të realizojë shprehje dramatike. Këmbëngulte, veçanërisht në aspektin muzikorë, që t’i diferencojë skenat që zhvillohen midis Bizantinëve dhe atyre të taborit vendas.

Kiril Makedonski

Mbreti Samuil

Page 84: Shkalla F-dur

84

Mbreti SamuilKiril Makedonski

(subjekti)

Akti i parë:

Në oborrin e princit Samuil në Prespë, të gjithë e festojnë fi toren ndaj ushtrisë bizantine.

Princi Samuil nuk ka mundur ta ndjejë fi toren sepse në shpirtin e tij nuk mbizotëron paqa. Samuili ka qenë i detyruar që ta vrasë vëllanë e tij Aronin, që të krijojë stabilitet dhe bashkim në shtet. Jostabilitetin në shtet e vërteton djali i tij Gavril Radomiri i cili dashurohet në greken e robëruar, Irena. Gjithashtu Maria, gruaja e Vlladisllavit, i cili është djalë i Aronit, planifi kon hakmarrje ndaj vjehrrit të tij. Dëshiron ta helmojë Samuilin dhe ta trashëgojë fronin.

Në ndërkohë në oborrin e mbretit Bizantin, Vasilij i Dytë, pas fi tores mbi ushtrinë e Samuilit te lumi Sperhej, mbizotëron paqa. Spiuni bizantin Crnolubi, njëkohësisht është edhe bashkëpunëtor i Samuilit. Ai e lajmëron Vasilijin e Dytë se Samuili në Ohër është kurorëzuar si Mbret. Ky lajm nuk i pëlqen Vasilijit dhe tek ai shfaqet ndjenja e hakmarrjes.

Akti i dytë:

Në oborrin e tij, në kalanë e Ohrit, Samuili me dukët e tij bën gati plan për qërim hesapesh me Vasilijin e Dytë. Crnolubi i cili është dehur nga dëshira për tu bërë mbret, dëshiron të fi tojë. Fitoren dëshiron ta marrë me dredhi, jo me luftë. Pason mosmarrëveshja në mes Marisë dhe Vlladisllavit. Ai nuk pajtohet me mendimin e gruas për ta helmuar Samuilin.

Skenë nga opera ,,Mbreti Samuil”

Skenë nga opera ,,Mbreti Samuil”

Page 85: Shkalla F-dur

85

Akti i tretë:

Dredhaku Crnolub e kupton planin për luftë të Samuilit dhe e lajmëron Vasilin e Dytë. Në malin Bellasica zhvillohet betejë e vështirë në mes luftëtarëve të Samuilit dhe Vasilit. Ushtria e Samuilit pëson disfatë. I dehur nga fi torja, Vasili i Dytë urdhëron që të verbohen 14 mijë luftëtarë të robëruar, kurse çdo të njëqindit luftëtarë t’i lehet një sy, që të mund të kthehen te Samuili.

Epilog:

Para pamjes trishtuese të 14 mijë ushtarëve të vet të verbuar, nga mallëngjimi dhe dhimbja e madhe Samuili vdes.

Fragment nga opera Mbreti Samuil

Djemtë e mi janë të r inj ,

djemtë e mi janë të r inj , por

të ve. . . . . . . . . . . . . . rbët , por, të ve-------- - - - - - rbët! e t j .

Detyrë:1.Cilat ishin motivet për t’u krijuar opera ,,Mbreti Samuil”?2.Çfarë ndjenjash zgjon tek ti vepra operistike: adhurim, dashuri ndaj atdheut, vuajtje, gëzim? 3.Theksoje ndonjë nga ato ndjenja të cilën konkretisht e përjeton duke e dëgjuar përmbajtjen muzikore!

Porosi për dëgjim:,,Monolog i Mbretit Samuil, nga opera me titull të njëjtë.

Vizatim mesjetar nga beteja e Bellasicës

Vizatim mesjetar nga vdekja e Mbretit Samuil.

Page 86: Shkalla F-dur

86

\Maqedonia e Goces

(sipas notave)

Teksti:P.MillenkovMuzika:K.Makedonski

Zhvi- l lo-hu, zhbi- l lo-hu, Ma-qe-do-ni , to-kë

Fla-mu-r in lar- të , ço- je ço- je .

Kën-ga le të r r jedh

Në zem-rat gje-rë s i de- të!

Tokë, populli feston, populli shumë i gëzuarZogjtë më ëmbël këndojnë në mal,

Më shpejt rriten drithërat,na lulëzon buzëqeshja në fytyrë.

Tokë, emrin e ke Maqedoni, Ndizi shekujt e zbehtë dhe të errët,

Nëna e dukës Goce,Në mëngjesin me diell hapëron.

Praznuva narod, narod presre}en, zemjo,pomilo peat v gora pticite,

pobrzo rastat `itjata,v nasmev ni cutat licata.

Imeto ti e Makedonija, zemjo,razgori temni, mra~ni vekovi,

majka na Goce vojvoda,v son~evo utro ~ekori{.

Detyrë:1.Caktoje në cilën shkallë muzikore është e shkruar kënga.

Page 87: Shkalla F-dur

87

OPERETA

Opereta është vepër skenike-muzikore me subjekt të qartë, parodik dhe argëtues. Veprimi dramatik realizohet duke kënduar, duke luajtur në instrument, duke aktruar dhe duke bërë dialog. Opereta rrjedh nga opera komike franceze (opera comique) në gjysmën e shekullit XIX që t’i kënaq kërkesat për vepra të shkurtëra dhe të lehta si kontrast i veprave të cilat bëjnë pjesë në Opera comique.

Mendohet se Zhak Ofenbahu i ka shkruar operetat e para siç janë hitet më të hershme njëaktëshe ,,Dy njerëzit e verbër”, ,,Ba-ta-klani”” dhe operetën e plotë të parë me sukses të madh ,,Orfej nga bota e nëndheshme”.

Popullarizimi i operetës i kalon kufi jtë francez dhe përhapet në Angli, Gjermani, Austri dhe në gjerë. Kompozitori më i njohur i operetës në gjuhën gjermane është austriaku Johan Shtraus – i Riu, kurse opereta më e njohur e tij është ,,Lakuriqi”. Traditën e Vienës e vazhdojnë Franc Lehar, Oskar Shtraus, Karl Celer, Leo Fal etj.

Berlini u bë qendër e operetës gjermane. Ajo dallohet me stilin e saj unik, sidomos pas Luftës së Parë Botërore. Ky stil ka përfshirë risi siç janë elementet e xhazit, ritme të vallëzimit sinkopist, përfshin edhe regtajm-melodi marshi.Ndër operetat e para është ,,Vajza e pyllit të zi” nga Leon Josel. Autorë të tjerë të operetave janë: Pol Linke, Eduard Kuneke, Zhan Gilbert e të tjerë.

Kulmi i operetës në gjuhën angleze u arritur kur u paraqit Gilberti si shkrimtarë libretosh dhe Salivab Viliam si kompozitorë muzike. Zhvillimi i operetës vazhdon në shekullin XX me vprat e kompozitorëve: Edvard German, Lajonel Monkton dhe Harolf F. Simson.

Skena nga opereta ,,Lakuriqi”

Detyrë:1.Përmendi dallimet dhe ngjashmëritë në mes operës dhe operetës.

Page 88: Shkalla F-dur

88

Zhak Ofenbah

Zhak Ofenbah (1819- 1880), është kompozitor francez dhe violinçelist me prejardhje gjermane, i cili e krijoi operetën franceze dhe dha kontribut për popullarizimin e saj.

Ka shkruar rreth 100 vepra muzikore nga të cilat më të njohura janë operetat: ,,Orfej nga bota e nëndheshme”, ,,Elena e bukur” dhe operetën ,,Tregimet e Hofmanovit”.

Ajo që i karakterizon operetat e Ofenbahut është muzika e gëzuar dhe argëtuese, e ndjekur me satirë dhe mënyrën groteske të të treguarit të jetës, dhe gjithashtu karakterizohet me të menduarit e lirë ekstrem gjatë interpretimit.

,,Orfej nga bota e nëndheshme”(operetë në dy akte)

,,Orfej nga bota e nëndheshme” është operetë e Zhak Ofenbahut. Teksti francez ka qenë i shkruar nga Ludvig Alevi (Ludovic Halevy), më vonë i reviduar nga Hektor Kremio (Hector J. Cremieux). Prezantimi i parë i kësaj operete u bë në Paris, më 21 tetorë të vitit 1858. Versioni i mëvonshëm në katër akte është treguar si më pak i popullarizuar nga versioni origjinal.

Akti i parë, skena 1

Shfaqja fi llon me melodramë. Mendimi publik është paraqitur nga personazh i cili sqaron moralin, dhe i cili do ta rrëfejë tregimin. Opereta Orfej dhe Evridika ka karakter moralizues.

Orfeji dhe Evridika janë të martuar. Ajo është e dashuruar në Aristeusin-bari i cili jeton në shtëpinë fqinje, kurse Orfej është i dashuruar në Kloen – bareshë. Me insistimin e Evridikës që të ndahen, Orfej bën përpjekje që ta mbajnë bashkëshortësinë dhe të mbrohen nga thashethemet. Arteriusi duke u munduar që mos të vërehet se është Pluton, këndon këngë barinjsh. Plutoni dhe Orfej bëjnë plan që ta vrasin Evridikën. Vdekja për të nuk ishtë shumë e keqe, sepse Zoti i nëntokës dhe i vdekjes është i dashuruar deri në vdekje në të. Evridika i len porosi Orfejit se do të shkojë me dëshirën e saj. Jeta e qetë e Orfejit e prish mendimin e lirë publik, sipas të cilit patjetër e ka ta shpëtojë gruan e tij. Orfeji është i pa kënaqur, por pajtohet.

Zhak Ofenbah

Evridika

Page 89: Shkalla F-dur

89

Skena 2

Ngjarja zhvillohet në Olimp, kurse atje për zotrat nuk ka humbje kohe. Dinamikë sjell Diana e cila tregon se Akteoni, dashnori i saj, e ka shndërruar në drenushë. Jupiteri është i habitur nga sjallja e Dianës e cila duhet të përfaqësojë Perëndeshën e pafajësisë dhe të nderit.

Arin Plutoni dhe zotrave të tjerë u zbulon ,,kënaqësitë,, e ferrit, duke i dërguar të protestojnë kundër jetës së mërzitshme të Olimpit. Jupiteri është temë përqeshëse për shkak të aferave të tij mitologjike. Situata qetësohet me ardhjen e Orfejit. Me monologun e tij i përlot zotrat, duke zbuluar se duhet ta kthejë Evridikën. Jupiteri dhe Zotra e tjerë i ofrojnë ndihmë, edhe në qoftë se shkojnë në ferr. Pason festë masive.

Akti i dytë, skena 1

Plutoni e ruan Evridikën të mbyllur në botën e nëndheshme. Mërzia e saj e shtyn Xhon Stikun edhe më shumë të tregojë për qeverisjet e tij si mbret i Beotisë, pjesë e Greqisë.

Plutoni zbulon se ku ndodhet Evridika. I shndërruar në mizë të artë kalon nëpër birën e çelësit dhe takohet me Evridikën. Pason duet dashurie. Duke zbuluar fytyrën e tij ai i premton Evridikës se do ta shpëtojë, duke i fshehur ndjenjat personale.

Skena 2

Në ferr ka festë të madhe të zotrave në të cilën arrin të vijë edhe Evridika. Vallëzimin e Jupiterit zotrat e konsiderojnë si të mërzitshëm. Përfshihen të gjithë personazhët dhe kjo pjesë e operetës është pjesa më e popullarizuar- galop, në muzikë e njohur si vallëzim kan- kan.

Në skenë arrijnë Orfeji dhe personazhi i mendimit publik. Jupiteri premton që do ta mbajë Evridikën më larg nga ai. Sipas mitologjisë, Orfeji nuk mund të rrotullohet nga prapa, nëse nuk don ta humb Evridikën përgjithmonë. Jupiteri shkakton vetëtimë e cila do ta sfi dojë Orfejin që të shikojë prapa. Skena përfundon përsëri me vallzim të melodisë së popullarizuar kan-kan.

Porosi për dëgjim:,,Kan-kan” – vallzim nga opereta ,,Orfej nga bota e nëndheshme” – Zhak Ofenbah.

Evridika dhe Orfej

Page 90: Shkalla F-dur

90

Johan Shtraus

Operetën si zhanër teatral shumë shpejt e ka pranuar edhe pubiku i Vienës. Në krijimtarinë e Johan Shtrausit ajo e gjet vendin e saj dhe ai është përfaqësues më i eminent i operetave.

Vepra e tij e parë nga ky zhanër është ,,Indigo dhe 40-të grabitësit” (1871), por opereta e tij më e suksesshme është ,,Lakuriqi” (1874), e cila u bë opereta më e shfaqur në botë dhe deri më sot ka mbetur vepër skenike më e popullarizuar.

Për realizim të kësaj operete nevoiten këngëtarë me rvojë me mundësi të shumta zëri, aktorë dhe humorist poashtu me përvojë të madhe, balerina lëvizëse, kor i mirë dhe i disponuar dhe orkestër të rradhitur shkëlqyeshëm. ,,Lakuriqi“ shpejtë u vendos në repertuarin e operës oborrtare e më vonë në Operën Shtetërore në Vienë. Opereta

ka qenë e pranuar edhe në shtëpitë operistike me famë në Evropë dhe më gjerë.

Lakuriqi(opereta në tri akte)

,,Lakuriqi “ është operetë e komponuar nga Johan Shtraus, në libreto nga Karl Hafner dhe Riçard Gene. Burimi origjinal për ,,Lakuriqin” ka qenë i shkruar nga Julius Roderik Benediks, i njohur me titullin ,,Burgu”. Burim tjetër është drama francze ,,Darka e mesnatës” e Anri Meljak dhe Ludvik Alevi. Për shkak të pranisë së zakoneve specifi ke franceze, Riçard Gene ka bërë adaptim të tekstit të dramës në libreto me balon e Vjenës, të destinar për Johan Shtrausin.

Opera është përgatitur dhe si premierë u interpretua më 5 prill të vitit 1874, në Vjenë. Që atëherë, ajo vazhdimisht është pjesë e reportuarit të Operës në Vjenë.

Johan Shtraus

Page 91: Shkalla F-dur

91

Akti i parë:

Gabriel fon Ajzenshtaun është i dënuar me tetë dit burgim për shkak të lëndimit të një nëpunësi shtetërorë, pjesërisht me fajin avokatit të tij d-r Blind. Adela, shërbetorja e Azejnshtajnovit, pranon ftesë nga motra e saj të merr pjesë në balon e princit Orlovski. Me arsyetim tjetër, Adela kërkon ditë të lira.

Në balo është i ftuar edhe Azejnshtajni. Ai largohet nga shtëpia e tij duke i treguar edhe gruas së tij Rozalindës se shkon në burg.

Pas largimit të tij, Rozalinda e viziton të dashurin e saj Alfred, profesor i këndimit. Frank, drejtues i burgut, vjen ta arrestojë Azejnshtajnin, por takohet me Alfredin i cili e pranon rolin e Azenshtajnerit.

Akti i dytë:

Në vilën e princit Orlovski bëhet aheng. Me leje të Orlovskit, Falke është dirigjent i balos. Qëllimi i tij është t’i hakmerret Azejnshtajnit për lëndimin të cilin ai më parë ia shkaktoi, duke e lënë në rrugë në gjendje të dehur të veshur si lakuriq. Pjesë e planit të Falkes është edhe prania e Frankut, e Adelës dhe e Rozalindës.

Princi i pret të ftuarit e tij ndër të cilët edhe Rozalindën, në rol të konteshës hungareze, Ajzenshtajnin me emrin Markiz Renard, Frankun-kavalier (kalorës), Shagrinin dhe Adelën në rol të artistes. Të ftuarit zbaviten dhe bisedojnë të përkulur njëri ndaj tjetrit, duke mos u njohur ndërmjet veti. Rozalinda arrin të vjedh orë nga xhepi i burrit të saj, i cili më vonë do ta dhurojë si dëshmi për sjellje të keqe. Në një moment duke qenë i pakujdesshëm, duke e treguar ndodhinë për lakuriqin, Ajzenshtajni e zbulon personalitetin e tij. Drejtuesi i burgut dhe Franku në gjendje të dehur shoqërohen dhe e lëshojnë argëtimin duke shkuar kah burgu.

Akti i tretë:

Në mëngjesin e rradhës të gjithë ndodhen në burg. Në mungeë të drejtorit mbizotëron atmosferë e paqartë për shkak të dehje së rojes së burgut Frosit. Duke pasur njohuri mbi mashtrimin e Gabrielit, Rozalinda merr vendim të fi llojë proces për ndarje. Adelën dhe motrën e saj Idaën i dërgojnë në paraburgim. Kjo ngatërresë arrin kulmin me deklaratën e Falkes i cili e pranon të vërtetën se ngjarja është hakmarrje për ,,Lakuriqin”. Ajzenshtajni e pranon pabesinë e tij dhe qëndron në burg ta vuajë dënimin e shqiptuar.

Porosi për dëgjim:Uvertyrë nga opereta ,,Lakuriqi” – J.Shtraus.

Page 92: Shkalla F-dur

92

BALETI

Baleti (italisht ballet-lojë, valle) është shfaqje skenike në të cilën veprimi dramatik kryhet përmes lëvizjes, vallzimit dhe pantomimës nën shoqërim të muzikës.

Format e para të baletit hasen në lojrat magjike primitive, në ceremonitë-ritet kulturore të civilizimeve të vjetra, në tragjeditë dhe komeditë greke, në lojrat e këngëtarëve të rrugës dhe tek zbavitësit në mesjetë. Si formë teatrale e lojës, baleti fi lloi të zhvillohet në Evropën Perëndimore në kohën e renesancës në vitet (1300-1600).

Në manifestimet festive në Francë baleti oborrtarë u zhvillua si sintezë e lojës, muzikës, dhe tekstit.

Me hapjen e skollave të baletit (1661) fi llon historija e baletit klasik, i cili dallohet me lëvizje të qarta, pamjes, pantomimës dhe ndjenjës.

Zhvillimi i baletit si formë artistike Në shekullin e XVII dhe XVIII baleti fi lloji të paraqitet si pjesë përbërëse e operës

(intermeco). Pastaj pason periudha e një përparimi të madh i standardet teknike të baletit. Në shekullin e XIX baleti u bë formë serioze dramatike dhe forë e pavarur artistike dhe u

barazua me operën. Rol kryesorë në përparimin epokal të baletit luajti Zhan – Xhorxh Nuvr, i cili emocionet i ka paraqitur përmes lëvizjeve së trupit dhe pamjes së fytyrës së vallëtarëve.

Valltarë baleti nga Edgar Dega, në vitin 1872

Page 93: Shkalla F-dur

93

Baleti klasik është stil më formal i baletit, i cili u përmbahet teknikave të baletit tradicional. Sipas vendit të origjinës, ekzistojnë lloje të baletit rus, francez, anglez dhe italian. Baleti klasik është i njohur për karakteristikat e tij unikate dhe teknike, shtrëngimet e larta dhe për nga lëvizjet precize dhe gracioze.

Baleti romantik ka qenë i inspiruar nga përallat dhe legjendat, dhe duke përdorur teknikë të baletit klasik në të cilin vërehen elemente nga temperamenti i lojrave popullore.

Në fi llim të shekullit XX, Sergej Djagilljev me një grup të koreografëve dhe muzikantëve të rinj formon balet modern. Ai synon njësimin e vallzimit dhe muzikës.

Baleti modern i shfrytëzon komponentat estetike nga teknika e baletit klasik, lojrat popullore tradicionale dhe moderne, por përdor edhe thekse të baletit bashkëkohor.

Isidora Dankan është themeluese e pozicionit të vallëzimit modern. Ajo është balerina e parë e cila ka vallëzuar këmbëzbathur.

Krijime të njohura të baletit janë: ,,Liqeni i mjellmave”, ,,Arrëthyesja” dhe ,,Bukuroshja e fjetur” nga Petar Iliç Çajkovski; ,,Zhizel” nga Adolf Adam; ,,Rajmonda” nga Boris Gllazunov; ,,Zogu prush” dhe ,,Petrushka” nga Igor Stravinski; ,,Romeo dhe Xhulieta” dhe ,,E përhitura” nga Sergej Prokofjev; ,,Esmeralda” nga Çezare Punji; ,,Don Kishoti” nga Ludvig Minkus; ,,Kopelia” nga Leo Delib; ,,Legjenda e Ohrit” nga Stevan Hristiq etj.

Lëvizje në balet

Qëndrim në balet

Skena nga baleti Modern Isidora Dankan

Page 94: Shkalla F-dur

94

Terminologjia në balet

Krijimi i një performanse baleti bazohet në muzikë paraprakisht të komponuar, në bazë të propozimit të libretos.

Koreografi e ka rolin kryesorë në paraqitjen e shfaqjes së baletit. Koreografi a në tërësi është art loje të cilin e peformon valltari (balerina, balerini) ose grup valltarësh.

Divertismani është program koncertral i përbërë nga lojra të ndryshme sipas zhanrit dhe karakterit.

Kostimografi ka për detyrë t’i punojë dhe ti dizajnojë kostumet e baletit. Ai duhet të jetë i suksesshëm dhe mbresëlënës. Veshja e baletit për femra dhe për meshkuj (jelek) është e krijuar me qëllim që ta paraqesë fi gurën e trupit, por edhe të jetë e përshtatshme për realizimin e lëvizjeve vallëzuese.

Mbathje baleti

Skenë nga baleti ,,Bukuroshja e fjetur”

A e dini se?Baleti ,,Bukuroshja e fjetur” për herë të parë është shfaqur në vitin 1829, në Paris, nën

vendosje të valltarit dhe koreografi t francez Zhan Omer. Si rezultat i vendosjes së koreografi së së mirë, ky balet u bë pjesë e reportuarit në të gjitha skenat botërore me më pak ose më shumë ndryshime nga versioni i parë.

Artistë baletiPrimabalerina asoluta është titulli më i lartë i cili mund të fi tohet nga interpretuesja në

balet klasik. Është ndarë disa herë në historinë e artit baletik.Primabalerina është solistja më e dalluar e grupit të baletit. Kjo termë nënkupton artistin

i cili luan pjesë nga repertoari klasik. Në grupet të cilat merren vetëm me balet modern nuk është shprehi të ndarit e këtij titulli.

Solistët janë artist baleti (meshkuj dhe femra) të cilët e interpretojnë rolin e parë dhe të dytë në shfaqet solistike dhe numerike.

Ansambli mashkullorë ose femërorë janë vallëzues baleti të cilët luajnë skena të përbashkëta pa pjesë individuale ose këngë baleti të pavarura.

Page 95: Shkalla F-dur

95

Artistë të njohur baleti

Matilda Kshesinskaja Galina Ulanova Ana Pavllova

Margo Fontejn Maja Pllisecka Larisa Ponomarenko

Juri Janovski Rudolf Nureev Gabor Kapin

Detyrë:1.Hulumto për artistë të tjerë të njohur të baletit botëror dhe për interpretime të tyre..2.Krijoni album me fotografi të valltarëve nga zhanri i baletit modern.

Page 96: Shkalla F-dur

96

Petar Iliç Çajkovski

Petar Iliç Çajkovski (1840-1893) është kompozitorë rus, i cili jetoi dhe krijoi në gjysmën e dytë të shek XIX. Qysh si fëmijë tregoi interes të veçantë ndaj muzikës, veçanërisht ndaj muzikës popullore ruse. Edhe pse posedonte talent për muzikë, me dëshirën e prindërve të tij ai e studioi drejtësinë. Në moshën 23 vjeçare u regjistrua në studimet për teori dhe kompozicion muzikor në Konzervatoriumin e Petrogradit.

Gjuha e tij origjinale muzikore u hetua qysh në veprat e para të tij (1866-1877): Simfonia e parë, uvertitura ,,Romeo dhe Xhulieta” dhe baleti ,,Liqeni i mjellmave”.

Duke i falenderuar Nadezhda fon Mekut, adhuruese e muzikës së tij u bë materialisht i pavarur. Arriti sukses të madh me interpretimet e tij si

dirigjent në shfaqje të veprave të tij në Rusi, Evropë dhe në Amerikën Veriore. Në krijimtarine e tij vërehen elemente të folklorit rus dhe të popujve të tjerë. Vend të rëndsishëm në literaturën muzikore kanë edhe gjashtë simfonitë e tij; veprat muzikore skenike dhe operistike: ,,Evgjeni Onjegin” dhe ,,Zonja Pikova”; baletet: ,,Liqeni i mjellmave”, ,,Bukuroshja e fjetur” dhe ,,Arëthyesja”.

P.I.Çajkovski

A e dini se?-Disa muzikologë thonë se simfoninë e gjashtë Çajkovski e ka shkruar si rekuiem të vetin. -Komunikimi mes Nadezhda fon Mekut dhe Çajkovskit mbahej kryesisht përmes letrave

(kanë dërguar 1200 letra). Asnjëherë nuk janë parë.

Skenë nga baleti ,,Bukuroshja e fjetur”

Page 97: Shkalla F-dur

97

,,Arrëthyesja”

,,Arëthyesja” është një përallë e baletit klasik të Petar Iliç Çajkovskit, me libreto të shkruar nga Marius Petipa, dhe sipas përallës së T. Hofmanit. Paraqitja e parë e baletit u bë më 6 dhjetorë të vitit 1892, në teatrin Marin në Sankt Peterburg.

Përmbajtja:Veprimi ndodh në një qytet të vjetër gjerman në shek XIX.

Akti i parë:

Në mbrëmjen e Krishtlindjeve nëpër rrugë ndjehet atmosferë festive dhe e gëzuar. Në dhomën e miqve të familjes Shtalbaum qëndron bredhi i stolisur për festën e Krishtlindjeve.

Në festë arritën fëmijët dhe Dresmajeri, mjeshtër i vjetër lojrash. Të gjithë janë grumbulluar rreth bredhit. Dresmajeri ua ndan dhuratat fëmijëve. Me gëzim të madh fi llon loja me kukulla ,,Mbylli sytë Tatara”.

Në lojë bashkangjitet edhe Dresemajeri. Me sy të mbyllur i pari e kap Klarën, vajzën e Shtalbaumit. Pas lojës fi llojnë vallëzimet.

Klara me kukullën Arrëthyesja

shtëpia e Shtalbaumëve

Arritja e miqve

Page 98: Shkalla F-dur

98

Zbavitja fi ton rrjedhë të re me paraqitjen e Dresermajerit i veshur si magjistar. Me lojrat e tij si magjistar interpreton shfaqje me kukulla. Mbreti i minjve dëshiron që ta vjedh princezën, por guximtari Shçelkulçik-kukulla për arra e ashtëquajtura Arrëthyesja, e vret atë. Lojrat e Dresejmajerit vazhdojnë.

Ai e tregon kukullën marimangë, por Klarës më shumë i pëlqen Shçelkunçiku. Kukullën dëshiron ta merr Franci, por në duart e tij mbetet vetëm koka e këputur. Dresermajeri shpejt e rregullon kukullën dhe loja vazhdon. Klara e kënaqur e ledhaton dhe e qetëson kukullën e saj.

Në orët e vona të mbrëmjes miqtë shkojnë. Festa e Krishtlindjes mbaron me vallëzime. Klara përshëndetet me Shçelkunçikun, i shuan dritat e bredhit dhe shkon të fl ejë. Ajo ëndërron se si minjtë vijnë në dhomën e miqve në ballë me mbretin e tyre. Në mbrojtje ven Shçelkunçiku me ushtarët nga plumbi. Duke e mundur frikën Klara me trimëri e hudh këpucën kah mbreti i minjve dhe kështu e shpton Shçelkunçikun. Mbreti i minjëve e humb betejën dhe zhduket me ushtrinë e tij. Dresermajeri me magji e shndërron Klarën në vajzë të bukur, ndërsa Shçelkunçikun n djalë të mrekullueshëm. Fillon rrugëtimi nëpër vendin e përallave.

Akti i dytë:

Klara dhe Shçelkunçiku ndodhen në një ujdhesë magjike. Në atmosferë të bukur festive gëzimi i Klarës dhe i Shçelkunçikut është i pamasë. Vallëzojnë dhe argëtohen me miqtë e tjerë. Mëngjesi afrohet dhe Klara zgjohet. Ëndrra magjike mbaron.

Porosi për të dëgjuar:,,Vallëzimi i luleve” nga baleti ,,Arëthyesja”-P.I.Çajkovski

Magjistari Dresermajer

loja e minjve

Vallzimi dordolecësh

Page 99: Shkalla F-dur

99

Opera dhe Baleti Maqedonas

Me formimin e Operës, në vitin 1948, në TPM fi lloi të punojë edhe baleti. Koreografi maqedonas Gjorgji Makedonski, bashkë me Analize Asman (balerinë gjermane dhe mësuese e këtij arti) e formuan studion e baletit në përbërje të TPM. Në fi llim studioja numëronte 25 anëtarë.

Shfaqja e parë e baletit ,,Nata valpurgjike” nga Sharl Guno është interpretuar më 27 janar të vitit 1949 nën dirigjim të Trajko Prokopievit. Koreografi në e përpunoi Gjorgji makedonski, ndërsa ansambli i baletit ishte i përbërë nga valltarë nga mese të ndryshme si dhe nga antarë të studios së baletit. Në vitin 1950 studioja e baletit u ngrit në shkollë të ulët dhe më pas edhe si shkollë e mesme e baletit, e cila sot punon në përbërje të Qendrës Shkollore të Muzikës dhe Baletit.

Qendra Shkollore e Muzikës dhe Baletit ,,Ilija Nikollovski Luj”-Shkup u themelua në vitin 1945. Në të arsimohen kuadro nga arti muzikorë dhe i baletit. Si qendër e vetme e këtij loji në Republikën e Maqedonisë, ajo paraqet bërthamë nga ku dalin Artistët e ardhshëm të muziks dhe të baletit dhe pedagogë, koreografë, dirigjentë, kompozitorë dhe punëtorë të tjerë të kulturës muzikore dhe të baletit.

TPM dikur

Ndërtesa e sotme e QSHMB

A e dini se?Baleti ,,Historia maqedonase” nga kompozitori maqedonas Gligor Smokvarski është baleti

i parë maqedonas.

Programi i repertuarit të baletit zgjerohet me vepra të kompozitorëve vendas: Trajko Prokopiev, Toma Proshev, Tomisllav Zogravski, Aleksandar Lekovski dhe kompozitorë të tjerë.

Page 100: Shkalla F-dur

100

Koreografë dhe artistë të baletit maqedonas

Elpida Pakovska Vera Branxholica

Olga Millosavleva Natka Penushliska

Zoran Velevski Zoica P.-Velevska Ekrem Husein

Page 101: Shkalla F-dur

101

Goran Bozhinov Katerina Kiprovska, Kire Pavllov Prijës në BM primabalerinë në BM solist në BM

Risima Risimkin ka bërë 20 projekte autoriae. Ajo është udhhqës artistike e festivalit ,, Tanc Fest” dhe njëra nga koreografi stet maqedonase e cila kontribuoi për zhvillimin e vallëzimit bashkëkohorë në Maqedoni.

Aleksandra Mijalkova, skenë nga baleti ,,Rajmonda” Prijëse në BM

Risima Risimkin

Detyrë:1.Hulumto për artin e baletit në Maqedoni dhe krijo album të artistëve të dalluar të baletit maqedonas.

Page 102: Shkalla F-dur

102

Trajko Prokopiev

Trajko Prokopiev (1909-1979) është kompozitor maqedonas, i lindur në Kumanovë. Shkollën e mesme të muzikës e ka mbaruar në Beograd. Me dëshirë që ta thellojë arsimimin e tij muzikor, në vitin 1946 shkon në konzervatoriumin e Pragës. Pas kthimit në Maqedoni zhvillon aktivitet shumë të begatshëm si udhëheqës i repartit të muzikës në Radio Shkupi. Punon si dirigjent në orkestrin simfonik, në operën e Shkupit dhe drejtor në ansamblin ,,Tanec”. Krijimtarija e tij është shumë e pasur dhe e begatshme. Në të shfrytëzon motive të këngëve popullore, karakteristike për zonën kumanovare, të stilizuara me tufa kori, minijatura kamertale e të tjerë. Nga veprimtaria e muzikës skenike vepra të njohura janë: baleti ,,Labini dhe Dojrana” dhe operat ,,Ndarja” dhe ,, Kuzman kapedani”.

Është autor edhe i muzikës së fi lmit të parë maqedonas, Frosina, të vitit 1952.

,,Labini dhe Dojrana”

Tregimi për ,,Labinin dhe Dojranën” është ngjarje mitologjike e cila ka ndodhur në liqenin e Dojranit. Sipas mitit, zanat janë qenie mbinatyrore fuqia e të cilave është mbinjerëore. Në tekstin e adaptuar të kësaj ngjarjeje mitologjike, Trajko Prokopiev e ka shkruar muzikën e baletit ,,Labini dhe Dojrana”. Parapremiera shfaqet më 11 qershorë të vitit 1958, në Teatrin Popullor Maqedonas, në Shkup.

Në njërën nga tri legjendat për formim të liqenit të Dojranit dhe emrin e qytetit Dojran, thuhet: Në qytetin Polin ka jetuar një vajzë e bukur, e lartë, syzezë me emrin Dojrana. Çdo mbrëmje , Dojrana dhe shoqet e saja kanë shkuar për ujë te çezma e cila ndodhej në fushën e rrafshtë, më larg nga qyteti. Një natë te çezma erdhi edhe simpatia e saj, bukuroshi Labin.Të vërshuar nga ndjenjat dhe të zhytur në bisedë, nuk kanë vërejtur se shoqet e Dojrankës i kanë mbushur shtambat e tyre dhe kanë shkuar në shtëpi. Dojrana, e frikësuar shpejt i mbush shtambat me ujë, duke e lënë çezmën që të rrjedh. Uji ka rrjedhur tërë natën dhe e ka vërshuar tërë luginën. Fusha e bukur me kullota u bë liqen. Sipas emrit të bukuroshes Dojrana, liqenin e kanë quajtur Liqeni i Dojranit, kurse qytetin Dojran.

Trajko Prokopiev

Page 103: Shkalla F-dur

103

Përmbajtja e baletit ,,Labini dhe Dojrana”

Në bregun e Liqenit të Dojranit takohen djali Labin dhe shoku i tij Ognen. I inspiruar nga bukuria e ujrave të Liqenit të Dojrnit, Labini luan në kavallin e tij. Zëri i mahnitshëm i kavallit i mashtron të tri motrat, zana të dalin nga liqeni dhe të vallëzojnë valle zanash. Kur i pa Labini u mahnit nga bukuria e tyre. Sipas legjendës, ai e ka ditur se fuqia e zanave ndodhet në këmishat e tyre. Duke mos mundur t’i rezistojë bukurisë së Dojranës, Labini e mban këmishën e saj. Ajo është e deturuar të jetojë me Labinin. koha kalon, kurse ato të gëzuar kanë jetuar në dashuri dhe harmoni. Ogneni, shoku i Labinit, bëhet gati për dasmën e tij. Në dasëm janë të ftuar edhe Labini dhe Dojrana. Në gëzimin e dasmës të gjithë e lutin Dojranën të vallëzojë valle zanash. Ajo e lut Labinin t’ia kthejë këmishën e zanave, sepse pa të nuk mund të kërcejë. Që ta plotësojë dshirën e Dojranës, Labini ia kthen këmishën. E humbur në magjinë e vallëzimit Dojrana e fi ton fuqinë e zanave dhe zhduket përgjithmonë. Fytyrat e habitura të të ftuarve të pranishëm mbetën të kthyara kah fytyra e pashpresë dhe e mërzitur e Labinit.

Skenë nga baleti ,,Labini dhe Dojrana”

A e dini?Filmi ynë i vetëm i baletit është ,,Labini dhe Dojrana”, i xhiruar në ambient të vërtetë nga

libreto në Liqenin e Dojranit. Muzika është e Trajko Prokopievit, skenari i Branko Gapos, Vllado Çuçkovit dhe Lubomir Brangjollicas, kurse regjia e Branko Gapos.

Detyrë:1.Me përdorim të TKI hulumto për vepra të tjera skenike muzikore të cilat për libreton kanë ngjarje mitologjike ose përmbajtje fantastike.

Porosi për dëgjim:,,Labini dhe Dojrana”-Trajko Prokopiev

Page 104: Shkalla F-dur

104

MJUZIKLI

Mjuzikli është vepër muzikore-skenike me karakter argëtues dhe të lehtë, i mbushur me dialogje, pika muzike dhe vallëzimi. Më shpesh ka dy akte.

U krijua rreth vitit 1900 në Brodvej në Nju Jork, si rezultat i jetës argëtuese amerikane. Në fi llim paraqiste sintezë nga parodia, pantomima, baleti dhe opereta.

Shfaqet e pikave muzikore kanë pasur gjurmë të këngës argëtuese dhe xhaz-muzikës.

Libretat e suksesshme bazohen në vepra të vlefshme të literaturës. Gjithë ajo ndikoi që mjuzikli të bëhet vepër muzikore-skenike e pavarur.

Rreth vitit 1930 mjuzikli u soll edhe në Evropë, fi llimisht në Angli, Francë dhe në Gjermani. Shumë melodi të asaj kohe bëhen të njohura si evergrini: melodia ,,Marija” nga ,,Rrëfi m nga ana perëndimore” dhe ,,Mos qaj për mua Argjentinë” nga ,,Evita”.

Nga viti 1920-1960 është Koha e pjekurisë artistike të mjuziklit. Në këtë periudhë përforcohet lidhja në mes këngës, lojës dhe përmbajtjes. Autor të njohur të mjuziklit të asaj kohe janë: Zherom Kirn me ,,Shou anije”, Leonard Bernshtajn me ,, Rrëfi m nga ana perëndimore”, Riçard Roxhers me ,,Oklahoma” e të tjerë.

Pas asaj periudhe popullariteti i mjuziklit vazhdon. Krijohen mjuzikle nën ndikim të rok muzikës: ,,Isus Fristos, super ylli” dhe ,,Flokët”. Autori më i njohur i gjysmës së dytë të shekullit XX ka qenë Endru Lojd Veber, me mjuziklin: ,,Macet”, ,,Fantomi nga operata” dhe ,,Evita”.

Skenë nga mjuzikli ,,Macet” skenë nga mjuzikli ,,Çikago”

Skenë nga mjuzikli ,,Flokët”

Page 105: Shkalla F-dur

105

Rrëfi m nga ana perëndimore “West Side Story”

Mjuzikli amerikan ,, Rrëfi m nga ana perëndimore” (West Side Story) për të cilin muzikën e ka shkruar Leonard Bernishtajn, libretoja është e Stefen Sondeim e adaptuar nga vepra e Artur Laurentisit. Në tregimin e mjuziklit ka edhe elemente të dramës Shekspiriane ,,Romeo dhe Xhulieta”. Paraqitja skenike është bërë në mes të viteve të 50’ të shekullit XX në Nju Jork.

Ky mjuzikël e zbulon rivalitetin e dy bandave të tinejxherëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore, të cilët luftojnë për kontrollë ndaj lagjes.

Tema e erët specifi ke, muzika e sofi stikuar, skenat e vazhdueshme të vallëzimit dhe fokusi i problemeve sociale kanë shënuar kthesë në historinë e teatrit amerikan.

Mjuzikli ka realizuar 732 paraqitje para se të organizohet turne me të njëjtin. Në Londër shfaqja është paraqitur edhe më gjatë dhe është shpërblyer me sukses internacional. Në vitin 1961 është bërë përpunim, fi lm-mjuzikl me regji të Robert Vajsit. Filmi ka fi tuar 10 çmime oskar nga gjithsej 11 nominime.

Skena nga mjuzikli ,,Rrëfi m nga ana perëndimore”

Rivalitet i shpehur përmes vallëzimit

Page 106: Shkalla F-dur

106

Përmbajtja:Akti i parë:

Pjesëtarët e grupit “the Sharks” (,,Peshkaqenët”), janë gjenerata e parë amerikane nga Porto Riko. Ata janë të ftuar në qërim hesaesh nga djemtë e bardhë, “the Jet”. Në ahengun e përbashkët në mes djalit të ri Toni dhe vajzës Maria, lind dashuria. Maria është motra e Bernardos, liderit të bendit kundërshtarë, “the Sharks” (,,Ajkulat”).

Në ndërkohë vajzat argëtohen, kurse djemtë përgatisin rrahje rrugore. Dashuria në mes Tonit dhe Marisë ndizet dhe ata përgatiten për dasëm. Në provokimet e vazhdueshme për rrahje nga ana e Bernardos, Tonit bëhet zemërgjerë. Në momentin kur Bernardo e shpon me thikë Rafi n, shokun e Tonit, ai nuk mund t’i kontrollon ndjenjat e tij dhe e vret Bernardon.

Akti i dytë:Lajmi i vdekjes së Bernardit vjen deri te

Marija. Ajo është e hutuar nga përzierja e ndjenjës së urrejtjes dhe dashurisë. Megjithatë vendos të ikë me Tonin. Rafi në emër të shoqërisë së vërtetë don ta mbrojë Tonin. Mosmarëveshjet vazhdojnë të ndjekura me ngatërresa dhe mashtrime. Te Toni vjen lajm jo i vërtetë se Marinë e kanë vrarë. Duke mos pasur se çka të humb më shumë Toni vjen te banda kundërshtarë në kërkim të gjurmëve të Marisë. Gjatë rrugës ai plagoset dhe vdes. Maria e pashpresë shikon se si shuhet dashuria e saj e vërtetë.

Detyrë:1.Bën prezantim të mjuziklit sipas dshirës tënde në PoëerPoint.

Porosi për dëgjim:,,Rrëfi m nga ana perëndimore” – Xhim Mambo.

Marija dhe Toni

Rivalitet i shrehur përmes valëlzimit

Skenë nga ikja e Marijës dhe Tonit

Page 107: Shkalla F-dur

107

Fantomi nga opera,,The phantom of the opera”

,,Fantomi nga opera” është novelë e shkrimtarit francez Gaston Leru (Gaston Leroux). Në fi llim të shekullit XX (1910), ky tregim ka qenë i botuar si libër për të cilin nuk ka pasur interes të veçantë. Më vonë është ribotuar disa herë, është përpunuar për fi lm dhe shfaqje teatrale dhe arrin sukses të madh. Njëra ndër paraqitjet më të rëndësishme mendohet së është mjuzikli i Lojd Veberit (Llya Ëebber) nga viti 1986.

,,Fantomi nga opera” sot është mjuzikli më gjatë i shfaqur në Brodvej dhe njëra nga shfaqjet më produktive e të gjitha kohrave.

Përmbajtja:Vajza Kristina Dae, shumë herët ngel pa nënën e saj. Pas vdekjes së

nënës, për atë kujdeset babai i saj, i njohur si ekzekutues dasmash në Suedi. Në kohën e udhëtimeve të tyre ai i tregonte shumë tregime ku personazhi më i shpeshtë ishte engjëlli i muzikës. Në tregimet kënaqet edhe djali i tij Rauli.

Duke e tejkaluar dhimbjen e shkaktuar pas vdekjes së babait të saj, Kristina fi lloi të këndojë në korin e shtëpisë së operës Parisiene.

E befasuar ajo fi llon ta dëgjojë zërin e engjëllit të muzikës, nga tregimi i babait të saj. Në të vërtetë, ai është zëri i Erikut, gjeni i deformuar-fantom, i cili fshehurazi ka jetuar në lokalet e podrumit të operës deri sa është ndërtuar.

Kristina dhe Fantomi

Interpretimi i Kristinës

Page 108: Shkalla F-dur

108

Performansat e Kristinës triumfuan falë zërit të saj të mrekullueshëm. Në mes Erikut dhe Raulit krijohet rivalitet, sepse të dytë janë të dashuruar në të.

Nga keqardhja për Erikun, Kristina nuk mund të ikë me Raulin, i cili don ta largojë sa më larg nga Eriku.

Eriku e ka dëgjuar bisedën dhe në shfaqjen e operës së ,,Faustit”, e grabit Kristinën. Oferta ishte që të martohet me të ose përndryshe do ta shkatërrojë tërë operën dhe do ta mbajë Kristinën në amulli.

Rauli dhe ,,Persijani” (personazhë nga e kaluara e Erikut), vijnë ta shpëtojnë Kristinën, por bien në lokalin e quajtur ,,qelia për torturë”. Duke dashur t’i shpëtojë, Kristina pajtohet të martohet me Erikun. Në momentin kur ajo e puth Erikun, ai është i vërshuar nga emocionet dhe e lëshon të shkojë me Raulin, me njeriun të cilin me të vërtetë e do. Duke qarë, Kristina largohet. Pas tri javësh vjen lajmi se Eriku ka vdkur.

Kristina dhe Eriku

Në lokalet nëntokësore

Skenë nga opera ,,Fantomi nga opera”

Porosi për dëgjim:,,Fantomi nga opera” – Zhak Ofenbah në plotësim të Sara Brajtman dhe Antonio Banderas.

Page 109: Shkalla F-dur

109

XHAZ MUZIKA(jazz)

Xhazi është muzikë karakteristike e shekullit XX. Rrjedh nga afrikanët e racës së zezë të cilët janë vendosur në Amerikën Jugore. Nga paravendlindja e tyre, Afrika, i kanë sjellë zakonet e tyre dhe muzikën e tyre popullore. Në tokën e re kanë pasur qasje me format e muzikës popullore, kishtare etj. Të zinjtë amerikanë-afroamerikanët veçanërisht duke e shfrytëzuar aftësinë dhe dhuntinë muzikore për të improvizuar dhe ndjenjën e ritmit e pranuan muzikën nga mesi i ri dhe e interpretuan atë në mënyrë të vet, por me ndikim të madh të folklorit afrikan.

Instrumentet në xhaz janë të shumëllojshme. Grupit të instrumenteve me të goditur (timpanit dhe të tjerave me goditje), më vonë i janë shtuar edhe pianoja, kontrabasi dhe kitara. Grupit të instrumenteve melodike: borisë, trombonit dhe klarinetës u janë bashkangjitur zërat e saksofonit dhe vibrafonit.

Në interpretim të xhaz muzikës mund të marrin pjesë solistë dhe ansambël vokal. Emra të njhur të interpretuesve vokal janë Luis Amstrong, Bing Krozbi, Frenk Sinatra, Rei Çarls, Sara Von Fixherald, Mahalia Xhekson, Bili Holidej, Barbara Strejsend etj.

Mënyra e interpretimit është shumë individuale dhe secili interpretim është premierë për shkak të improvizimit që është karakteristikë e xhazit. Në fi llim të kompozicionit demonstrohet tema, ndërsa më vonë varron në format ritmike dhe melodike dhe paraqitet interpretimi i të gjithë interpretuesve. Improvizimet janë të lira, me ritme të pasura dhe me pjesmarrje të melodisë sinkope. Kjo mënyrë e interpretimit kërkon angazhim dhe kreativitet maksimal nga ana e interpretuesit.

zakon i zezakëve të Afrikës

Interpretues të xhaz muzikës

Frenk Sinatra

Page 110: Shkalla F-dur

110

Zhvillimi i xhazit

Periudha e parë

Periudha e parë e cila zgjat nga viti 1895 deri në vitet e ’20 të shekullit XX quhet periudha e stilit Nju Orleans ose periudha e ,,Xhazit të ngrohtë”. Drejtimet karakteristike të kësaj periudhe janë: regtajmi dhe bluzi. Karakterizohet me melodi të improvizuara të interpretuara me instrumente evropiane: bori, klarinet, trombon dhe me instrumente me goditje.

Këtë stil e pranuan edhe amerikanët e bardhë dhe të njëjtin fi lluan ta interpretojnë. Kështu u krijua stili diksilent i cili më tutje nk mbeti vetëm stil i të bardhëve. Karakterizohet me improvizim edhe më të madh solistik të instrumenteve melodike dhe në tërësi të gjithë grupit të instrumenteve njëherësh.

Periudha e dytë

Si qendër ku xhazi e përjetoi zhvillimin e tij është qyteti i Çikagos. Në periudhën nga viti 1920 deri në vitin 1930 në Çikago u paraqit qendra e ashtëquajtur sving. Në stilin çikagian paraqitet saksofoni si instrumnt i rëndësishëm melodik. Pas Luftës së Parë Botëore xhazi u popullarizua në tërë Amerikën po dh në Evropë. U formuan shumë përbërje xhazi (big band). Ndër grupet e njohura të kësaj periudhe janë edhe grupet Xhozef ,,King “, Oliver dhe grupi i Djug Elingtonit.

Dixieland Jazz band

Orkestri i Kingut dhe i Karterit

Djug Elingtingulli

A e dini?Djug Elington (1899-1974) është zezaku i parë, portreti i të cilit

është shtypur në banknotën amerikane 25 centëshe.

Big bend – është orkestër i madh, i përbërë prej 20 interpretuesish, të grupuar në sekcione në të cilët mund të ketë më shumë solistë.

Në atë kohë u krijua xhazi simfonik. Xhaz-orkestrat e mëdha simfonike luajnë në salla të mëdha koncertesh. Nga ajo periudhë e njohur është shfaja ,,Rapsodi në të kaltërt” nga Xhorxh Gershvin.

Porosi për të dëgjuar: ,,Rapsodi në të kaltët”-Xh. Gershavin

Page 111: Shkalla F-dur

111

Periudha e tretë:

Në vitet e 30-ta të shek XX u krijua stili i ri i quajtur sving. Më vonë do të popullarizohet si muzik për lojra. Karakteristikë për sfi ngun janë përbërjet e mëdha në të cilat për shkaqe teknike improvizimi tani më nuk mund të ishte i përbashkët por ai mund të koncentrohej vetëm te solistët. Xhazi nga bordelot u zhvendos në Karnegi Hol. Përfaqësis të njohur të ksaj periudhe janë: Luis Amstrong (borist dhe këngëtar), Beni Gudman (klarinetist dhe dirigjent), Kaunt Bejzi (pianist dhe kompozitor), Lajonel Hempton (vibrafonist).

,,Mbreti i xhazit”

Luis Amstrong i quajtur si ,,Saçmo” , kishte veçori dalluese të dyfi shtë: ishte virtuoz në bori dhe këngëtarë me zë rapist. Në një rast ka dklaruar: ,,secila muzikë është muzikë popullore”.

Periudha e katërt:

Në fi llim t viteve të ’40-ta lind një stil i ri që quhet bi-bop (beebop) që karakterizohet për tempo të shpejtë, dhe destinohet si muzikë dëgjuese por jo edhe për vallzim. Përfaqësuesit e kësaj periudhe janë: Çarli Parker (saksofonist), Dizi Gilepsi (borist dhe dirigjent).

Pas gjysmës së dytë të viteve të ’40 dhe ’50 pasojnë më shumë stile xhazi: cool jazz, me tingëllimë të lehtë, me inprovizim të qetë melodik dhe pa perioda agresive dhe apstrakcion harmonik të bi-bopit. Si vazhdimësi e bi-bopit paraqitet hard-bopi i cili e kthen improvizimin temperamentues dhe virtuoz. Moduset kishtare janë themel i melodisë dhe i improvizimit të stilit xhaz-modal (Modal jazz). Kah fundi i viteve të ’50-ta paraqitet drejtim i ri i quajtur ,,free jazz”-avagardë e xhazit specifi k për nga liria në interprtim. Pëfaqësues: Majls Dejvis, Xhon Koltrein, Herbi Henkok, Ornet Koulman etj.

Luis Amstrong

Beni Gudman

A e dini?Kompozimin ,,Sing, sing, sing” të Beni Gudmanit radioja

amerikane e shpalli si jërën nga 100 veprat më të rëndësishme muzikore.

Page 112: Shkalla F-dur

112

Periudha e pestë:

Në vitet e ’60-ta dhe të ’70-ta të shekullit XX pasojnë stile të reja në xhaz muzikë. Xhazi latin (Latin-jazz), i cili bazohet në ritmet e vendeve afrikane dhe latinoamëerikane (bossa e re). Pas tij pasojnë stilet: post-bop; soul-xhaz; xhaz-fjuzhn; xhaz-fank etj. Përfaqësues të kësaj periudhe janë: Sten Gec, Toni Viliams, Çik Koreja, Al Di Meola, Stenli Klark, Xhon Meklafl in, Kit Xheret...

Periudha e gjashtë:

Nga vitet e ’80-ta dhe deri më sot, xhazi lëviz në të gjitha drejtimet e mundshme duke i shfrytëzuar të gjitha përparësitë e teknologjisë së sotme të zhvilluar. Në skenën muzikore të xhazit prezent janë stilet: Smooth Jazz, Acid Jazz, Nu Jazz, Jazz-Rap, Punk Jazz, Jazzcore e të tjera. Interpretues të njohur në këtë periudhë janë: Shade, Dijana Kral, Shaka Kan, Xhoshua Redman, Keni Xhi, Xhejms Karter.

Al Di Meola Kit Xheret

Çik Koreja

Xhejms Karter Blue Bossa

Porosi për dëgjim:,,Blue Bossa”-Keni Dorhan.

Page 113: Shkalla F-dur

113

Xhazi në Maqedoni

Dragan Gjakonovski-Shpato (1931-1987) kompozitor, aranzhist dhe dirigjent-është legjendë e xhazit maqedonas dhe i muzikës zbavitëse. Gjatë tërë jetës punoi në krijimin e traditës për xhaz dhe muzikë zbavitëse kulturore në Maqedoni. Formoi orkestrat e para profesionale në Maqedoni, udhëhoqi me to, mes të cilave edhe Big bendin e RTM. Ka shkruar mbi 3.000 aranzhmane dhe orkestrime dhe mbi 500 krijime zbavitëse dhe të xhazit. Kompozicionet më të njohura vokale janë: ,,Leni”, ,,A me të vërtetë është fundi”, ,,Dita e

fundit e ndarjes”, ,,E bukur je si muzika” etj. Kompozicioni orkestral ,,Në vallëzim” është shpallur si xhaz kompozicioni i parë maqedonas.

Ilija Pejovski është kompozitor xhazi, aranzhist dhe dirigjent. Diplomoi në xhaz kompozim dhe aranzhim në kolegjin Berkli të Bostonit, SHBA. Opusin krijues të tij e përbëjnë më tepër se 70 komozicione origjinale dhe bi 300 aranzhmane. Mori pjesë në shumë festivale nëpër botë. Përvojat e tij si krijues dhe pedagog i paraqiti në librin ,,Bazat harmonike të xhazit”.

Kire Kostov është kompozitor dhe dirigjent maqedonas. Në periudhën nga viti 1970 deri në vitin 1988 ishte borist i parë dhe solist i orketrit të vallëzimit të Radio Shkupit, ndërsa nga viti 1988 dhe deri më sot është dirigjent i saj. Është autor i rreth pesëdhjetë kompozicioneve orketrale të ekzekutuara nga lëmia e xhazit dhe është autor i kompozimeve të muzikës popullore. Njëra ndër to është edhe ,,Fshehtësia ime” e cila këndohet edhe sot.

D. Gj. –Shpato

Ilija Pejovski

Kire Kostov

Anëtarë të orkestrit të vallëzimit të RTVM

Page 114: Shkalla F-dur

114

Xhaz festivali i Shkupit daton nga viti 1982.

Edhe pse në festival promovohet muzikë e cila në shikim të parë duket e largët nga kultura dhe tradita maqedonase, ajo arrinë që të tërheq një numër të konsiderueshëm pubiku.

Ka reputacion të një festivali prestigjioz jo vetëm në Maqedoni por edhe në Ballkan dhe më gjerë.

Shfaqje e bendit të Rahib Abu-Kalil në xhaz festivalin e Shkupit

Interpretues maqedonas të xhazit

Toni Kitanovski Georgji Sharevski Vlladimir Çetkar

Toni Kitanovski është nxënës i Dragan Gjakonovskit-Shpato i diplomuar në Berkli (shkollë për muzikë në Boston). Theksi i tij muzikorë është rezultat i hulutimit dhe përvojës nga lëmia e muzikës bashkëkohore të xhazit dhe muzikës bashkëkohore tradicionale në botë dhe më gjerë.

Georgi Sharevski i diplomuar për xhaz-kompozim në kolegjin e Berklit në SHBA. Sharevski bashkëpunon me muzicient të njohur ndërkombëtarë botërorë me të cilët ka inçizuar dy albume dhe ka interpretuar në shumë festivale.

Vlladimir Çetkar, kitarist nga Ohri jeton dhe punon në Menhetën në Nju Jork. Është lider i kuartetit të tij dhe aranxhist e producent i studimeve profesionale.

Detyra:1.Hulumto për interpretues vendas dhe për bende të huaja që kanë marrë pjesë në xhaz festivalin e Shkupit.2.Hulumto dh zbulo kush është Oliver Belopeta.

Page 115: Shkalla F-dur

115

MUZIKA E POPULLARIZUAR

Muzika e popullarizuar është term i cili përfshinë muzikën e favorizuar nga një pjesë e madhe e publikut. Shpesh quhet edhe si pop-muzikë, por ky term i përket një zhanri të veçantë muzikorë i cili është pjesë e muzikës së popularizuar. Paraqitet në vitet e fundit të decenies së 5-të të shkullit XX dhe shfrytëzon elemente të stileve të ndryshme muzikore: bluzë, soul, rege, kanti, muzikë elektronike etj. Ajo e ndjek trendin dhe ndryshon me kalim të kohës duke i ruajtur të rinjtë si publik të vet në tërësi.

Stilet e muzikës së popullarizuarZanafi lla e rok muzikës ndodhet në të ashtëquajturën epokë e

,,rock’n’roll”-it në vitet e ’50-ta të shekullit XX. Në fi llim ishte e destinuar vetëm për vallëzim. Me shpejtësi fi lloi të dominojë në skenën muzikore dhe këtë rol e mban sot e kësaj dite. Përfaqësues: Beatles (Bitëllsat), Rolling Stones (Roling Stoun), Elvis Presley (Elvis Prisli), U2, Lenny Kravitz (Leni Kravic), Kings of Leon (Kings of Leon) ... Përfaqësues aqedonas: Lebb i Sol (Bukë e Kripë), Beni Shaqiri, D.N.O., Area...

Metal muzika paraqitet në vitet e ’60 dhe ’70 në Britaninë të Madhe dhe në SHBA. Përshkruhet si muzikë e ,,të pakënaqurve”. Kjo lloj muzike ndërtohet mbi bazë të rok muzikës e cila vjen nga rok bluzi dhe nga psikoroku.

Përfaqësues: Iron Maiden (Ajron Mejden), Led Zeppelin (Led Cepelin), Bllack Sabbath (Blek Sabat), Deep Purple (Dip parpl), Metallica (Metalika)...

Rap muzika është krijim i pakicës afroamerikane të cilët zhvillojnë kulturën e hip-hopit në përgjithësi në SHBA. për herë të parë u paraqit në Bronks, Njujork. Ky stil është karakteristik sipas asaj se interpretuesi reiton tekst me rimë (rapon) të melodisë me ritëm ose të ritmizuar. Përfaqësues: Dr. Dre (Doktor Dre), Tupac Shakur (Tupak Shakur), Snoop Dog (Snup Dog), Eminem (Eminem), Jay-Z, (Xhej Zi), 50 Cent (Fifti Cent), P. Diddy (Paf Dedi)... Përfaqësies medonass: Toni Zen, Sllatkaristika (Ëmbëlristika)...

Elvis Prisli

Metalika

Toni Zen

Page 116: Shkalla F-dur

116

Muzika elektronike për herë të parë shfaqet në Detroid, SHBA në vitet e ’80-ta si krijim i muzikës së popullarizuar elektronike të viteve të ’70-ta. Karakterizohet me ritëm të rregullt dhe konstant të ndjekur me zëra të distorzuar dhe të sintetizuar. Sot është e njohur si muzikë klubesh, ndërsa veçanërisht është e johur dhe e popullarizuar mes të rinjve. Përfaqësues Derrick Mas (Derik Mej), Kevin Sounderson (Kevin Sanderson), Kraftverk (Kraftverk)...

Pop muzika paraqitet në mes të viteve të’50-ta edhe atë si alternativë pak më e butë e rok muzikës. Konsiderohet si muzikë kmerciale, shpesh e orientuar kah publiku më i ri. Elementt themelore të këtij zhanri mbetën të pandryshuara. Me kalim të viteve në të shpesh dallojmë ndikim nga llojet tjera të muzikës së popullarizuar (rok, rap etj.). Përfaqësues Michael Jackson (Majkëll Xhekson), Backstreet Boys (Bekstrit Bojs), Take That (Tejk Det), Madona (Madona)... Përfaqësue maqedonas: Kaliopi, Toshe Projeski, Elena Risteska, Tamara Todevska.

Termi-muzikë R’n’B, konkretisht në përkthim do të thotë ritëm dhe bluz. Sot më shumë përdoret për të përshkruar stilin muzikorë të afroamerikanve i cili u paraqit në vitet e ’80-ta nëpër disko. Nga paraqitja e tij dhe deri më sot ky zhanër vazhdimisht ndërron duke përvetësuar elemente të reja nga stile të tjera muzikore: muzika elektronike, xhazi e të tjera. Ky stil sot veçanrisht është i popullarizuar tek të rinjtë. Përfaqësues: Alicia Keys (Alisia Kejs), Mary J. Blige (Meri Xhej Bllajxh), Beyonce (Bijons), Usher (Ashër), JUSTIN Timberlake (xhastin Timberllejk)... Përfaqësues maqedonas Jovan Jovanov, Adrian Gaxha e të tjerë.

Kiril Xhajkovski

Tamara Todeska

Alicia Keys

Porosi për dëgjim:-,,Hello”-Beyonce-,,Rehab”-Rihanna-,,Shira të kuq”-Dani

Page 117: Shkalla F-dur

117

Diell në fl okët tua bjonde

Muzika: Grigor KoprovTeksti: Ognen Nedellkovski

sytë tu ylber fshehin,

Katër shkronja nga emri yt

katër anë të botës sime.nën të eci me fytyrë të gëzuar.

përderisa ti fl en unë jam mirë shikoj dhe fjalë kërkoj, fjalë nuk kam asesi

kuptoj se ti je lulja më e bukur

ty nuk të këndon vargu dielli në fl okët

e tua bjonde, engjëll që mua

dashuri më sjell. Yjet fshehen në sytë e tu,

e arta ime që moti pres të arrish!

Page 118: Shkalla F-dur

118

Përforcim i nocioneve të shkruara muzikore

FJALËKRYQ

1.Emri i notës e cila ndodhet në vijën e tretë të pentagramit.2.Grup i ynë i popullarizuar baleti.3.Zë më i lartë mashkulli.4.Shenjë për vazhdim qëndrimi të notës e cila i lidh dy nota me emër të njejtë.5.Vepër muzikore skenike në të cilën veprimi dramatik realizohet me të kënduar.6.Zë më i lartë femre.7.Kohë mase e patheksuar ose dobët e theksuar.

REBUS

KRIPTOGRAMI

dhe

G___GJ X____J GJ____ZH ZH____X

A____V GJ____ZH J____L SH____B P____S

Page 119: Shkalla F-dur

PËRMBAJTJA Vendi im .......................................................................................................................4Shkallët muzikore dur .......................................................................................................5Mënyra e krijimit të shkallëve dur me bemol ...................................................................6Shkalla F-dur ....................................................................................................................7Ushtrime melodike në shkalllën F-dur ..............................................................................8 Lepuri i shumëditur .....................................................................................................9Shkallët muzikore mol .....................................................................................................10Lloji natyral i shkallës mol, shkalla d-mol ......................................................................11Ushtrime melodike të llojit natyral d-mol .......................................................................12Lloji harmonik i shkallës mol, shkalla d-mol .................................................................13Ushtrime melodike të llojit harmonic në d-mol ..............................................................14 Çel gjelbërimi në mal ..................................................................................................15Lloji melodik i shkallës mol, shkalla d-mol ....................................................................16Ushtrime melodike në d-mol-lloji melodik .....................................................................17Ushtrime melodike në shkallën F-dur dhe d-mol ...........................................................18Llojet e takteve ................................................................................................................19Metri 7/8 I ndarë pabarazisht ...........................................................................................20Ushtrime melodike dhe ritmike me përdorim të Metrit 7/8 ............................................21 Nëna e Marikës mendonte ...........................................................................................22Elemente të formave muzikore .......................................................................................23Kënga e vogël dypjesore .................................................................................................24 Këngë gjumi ...............................................................................................................25Kalorësi i egër-Robert Shuman .......................................................................................26Këngë e vogël trepjesore ................................................................................................. 27Skemë e këngës së vogël trepjesore ...............................................................................28Taktet dhe kohët e takteve ................................................................................................29Sinkopa ............................................................................................................................30Ushtrime ritmike dhe melodike me zbatim të Veçorive ritmike të sinkopës ...........................................................................................31 Vajzë e vogël djall ......................................................................................................32

MUZIKË INSTRUMENTALE .....................................................................................33Llojet e instrumenteve muzikore .....................................................................................34Ndarja e instrumenteve muzikoresipas Mënyrës së krijimit të tingullit .........................................................................................35Instrumentet harkore .......................................................................................................36 Violina ........................................................................................................................37 Viola ...........................................................................................................................38 Violinçelo ...................................................................................................................39 Kontrabasi ..................................................................................................................40 Harpa ...........................................................................................................................41

Page 120: Shkalla F-dur

Kitara ................................................................................................................................... 42 Mandolina ............................................................................................................................ 43Instrumentet me frymë ............................................................................................................... 44 Flauta ..................................................................................................................................... 45 Klarineti ............................................................................................................................... 46 Saksofoni ............................................................................................................................. 47 Oboa ...................................................................................................................................... 48 Fagu....................................................................................................................................... 49 Trompa ................................................................................................................................. 50 Tromboni .............................................................................................................................. 50 Korni .................................................................................................................................... 51 Tuba....................................................................................................................................... 51Instrumentet me tastierë ............................................................................................................ 52 Pianoja ................................................................................................................................... 53 Organoja ................................................................................................................................ 54 Fizarmonika ......................................................................................................................... 55Instrumentet me të goditur ........................................................................................................ 56 Instrumentet me të goditur me lartësi të caktuar të tingullit (instrumentet melodike) ...................................................................................... 57 Vibrafoni ............................................................................................................................. 58 Timpanët .............................................................................................................................. 59 Instrumentet me të goditur me lartësi zëri të pacaktuar (instrumentet ritmike) ................................................................................ 60 Krishtlindje ........................................................................................................................... 62

Vepra muzikore skenike ............................................................................................................ 63OPERA..................................................................................................................................... 64 Klaudio Monteverdi .............................................................................................................. 65 Libreto .................................................................................................................................... 68 Kompozitorë .......................................................................................................................... 68 Interpretues vokal .................................................................................................................. 69 Kori ........................................................................................................................................ 70 Orkestri në operë .................................................................................................................... 71 Dirigjenti ................................................................................................................................. 71 Korepetitori ............................................................................................................................. 71 Regjisori ................................................................................................................................. 71 Skenografi ............................................................................................................................... 72 Koreografi .............................................................................................................................. 72 Kostumografi .......................................................................................................................... 72 Shtëpi operash ........................................................................................................................ 73 Xhuzepe Verdi ........................................................................................................................ 75 Traviata .................................................................................................................................. 76 Opera në Maqedoni ................................................................................................................. 79 Solistë operistik maqedonas ................................................................................................... 80 Dirigjentë maqedonas ............................................................................................................ 81 Kompozitorë të njohur maqedonas dhe veprat e tyre ............................................................ 82

Page 121: Shkalla F-dur

Kiril Makedonski ....................................................................................................................... 83Mbreti SamuilKiril Makedonski ....................................................................................................................... 84 Maqedonia e Goçes ............................................................................................................... 86

OPERETA ............................................................................................................................... 87 Zhak Ofenbah ......................................................................................................................... 88 Johan Shtraus ......................................................................................................................... 90

BALETI ................................................................................................................................... 92 Terminologjia në balet .......................................................................................................... 94 Artist të njohur baleti ............................................................................................................ 95 Petar Iliç Çajkovski ............................................................................................................... 96 Arrëthyesja ............................................................................................................................ 97 Opera dhe baleti maqedonas .................................................................................................. 99 Koreografë dhe artistë të baletit maqedonas ....................................................................... 100 Trajko Prokopiev ................................................................................................................. 102

MJUZIKLI ............................................................................................................................. 104 Rrëfi mi nga ana perëndimore “Ëest Side Story” ................................................................... 105 Fantomi nga opera “The phantom of the Opera” ................................................................. 107

XHAZ MUZIKA ................................................................................................................... 109 Zhvillimi I xhazit ................................................................................................................ 110 Xhazi në Maqedoni ............................................................................................................. 113

MUZIKA E POPULLARIZUAR ........................................................................................ 115 Diell në fl okët tua bjonde ................................................................................................. 117

Përforcim i nocioneve të shkruara muzikore ....................................................................... 118