revista " utopia "

23
Revista Nr1 . 13 Nentor 2015 Personazh Modë Reportazhe dhe aktivitete Opinione të nxënësve

Upload: aurela-elmasllari

Post on 08-Jan-2017

515 views

Category:

Education


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: REVISTA  " UTOPIA "

Revista Nr1 . 13 Nentor 2015

Personazh Modë

Reportazhe dhe aktivitete Opinione

të nxënësve

Page 2: REVISTA  " UTOPIA "

2

Nga revista

I paanë eshtë qielli me kaltërsine e tij.

Të pafundme janë mendimet tona. Ato e mbushin qiellin në formën e reve të

dendura dhe yjeve të shndritshëm. Nuk e njohim botën, por kujtojmë të kundërtën. Dukemi të paprekur nga ngjarjet e ditës, por vetem ne e dime se sa shumë ndikohemi nga to. Ndihemi te vetmuar dhe mendojme se askush nuk do të na kuptoje, edhe pse prindërit i kemi gjithnje nga mbrapa per te na shtrire duart nese ne biem keqazi.

Shume gjëra i kuptojmë dhe shumë të tjera jo. Në këtë moshë që ndodhemi, vetja na duket e rritur gjate ditës dhe e vogel

gjatë natës. Në mëngjes, bëjmë interesantin/en ndërsa në darke kërkojme përqafimin e babait dhe puthjen e nënës.

Utopia është bota jone imagjinare. Utopia është bota perfekte e për këtë arsye

jeton vetëm në fantazitë tona. Utopia është liria që ne aq shumë kërkojmë. Secili nga ne dëshiron një Utopia të veten. Secili nga ne ëndërron që një dite

kjo Utopi të bëhet realitet.

Page 3: REVISTA  " UTOPIA "

3

Përmbajtja

Personazh: Coco Chanel

Reportazh: Ndihma ndaj një familjeje të

varfër!

Opinione

Masterchef.: Miklovani

Reportazh : Riciklimi

Bulimia

Stili i Rrugës

Moda dhe Astrologjia

Aforizma

Coco Chanel

Page 4: REVISTA  " UTOPIA "

4

Page 5: REVISTA  " UTOPIA "

5

E lindur me 19 Gusht 1883 në Samur të Francës Coco Chanel ishte një nga emrat më të mëdhenj të të gjitha kohërave në modën franceze. Ajo vdiq në vitin 1971 në moshën 87 vjeçare. Jeta e saj e ngjashme me një përrallë, ka frymëzuar filma dhe dokumentarë të ndryshëm. Edhe për autorët e librave, historia e jetës së saj ka qenë tërheqëse. “Coco Chanel: legjenda dhe jeta”, është libri i fundit i shkruar për të

Fakte të shkurtra për të : “Babai i saj ishte një tregëtar ambulant i cili ishte tërë kohën në lëvizje.

Ai shiste kopsa dhe fjongo, elementë që ju mund t’i gjeni në stilimet e Chanelit”.

Kur ajo ishte 11 vjeçe, nëna e saj vdiq. Babai e futi në një jetimore, ku ajo mësoi të qepte.

Chanel mbasi u largua nga jetimoreja, nisi të këndonte nëpër kabare. Me paratë që i dha një i dashuri i saj, ajo nisi tregëtimin e kapeleve në Paris.

“Në atë kohë gratë vishinin korse. Ato vishnin rroba të ngushta që nuk i linin të merrnin frymë, të ecnin normalisht, të vraponin...Channel i hoqi veshjet me korse, dhe futi veshjet me ngjyra të hapura”

Ajo vishte këdo, nga Brixhid Bardo, Jane Fonda, Elizabeth Taylor dhe Merlin Monroe. Tek ajo vishej edhe Xheki Kenedi”.

Ajo ishte shumë kontradiktore, kishte peroiudha që ishte shumë e palumtur dhe shumë e vetmuar. Dhe në fund të jetës, ndonëse kishte miq të afërt, ajo vdiq vetëm”.

“Sekreti i Chanelit është pastërtia, moderniteti dhe shenjimi i gërmës C

Page 6: REVISTA  " UTOPIA "

6

Reportazh :Ndihma ndaj një familjeje të varfër!

Asgjë nuk ndodh rastësisht! Këtë rast shtysa për ne ishte dëshira për të ndihmuar.Kjo dëshirë na bëri të thonim njëzëri “po” kur mësuesja na prezantoi me temën e projektin tonë për këtë vit shkollor.Ky projekt kishte s‘i qëllim të ofronte ndihmë për një familje të varfër. Nga të gjithë historitë që dëgjuam në klasë nga shokët tanë për familjet e varfra që ata njihnin përzgjodhëm njërën prej tyre. Kjo histori u prezantua nga shoqja jonë ë klases.Ishte mjaft prekëse sepse bëhej fjalë për një familje që me të vërtetë kishte nevojë për një ndihmë sadopak të vogël.Nga vete shoqja mësuam se kjo familje përbëhet nga 5 pjesëtarë: 3 fëmijë pak më të vegjël se mosha jonë,babai dhe halla e sëmurë.Babai punonte cdo ditë nga mëngjesi në darkë për të ushqyer familjen e tij ndërsa halla e tyre ishte e paralizuar dhe shtëpia ku jetonin nuk ishte aspak e përshtatshme për të bërë një jetë normale.Ky ishte informacioni që morëm paraprakisht nga ajo e që pas disa ditësh do ta vërtetonim me sytë tanë.Pasi grumbulluam një sasi të caktuar parash vendosëm që me to të blinim ushqimet më të nevojshme për këtë familje.Pasi bëmë pazarin u nisëm drejt shtëpisë së familjes sonë. Ata që na pritën ishin tre fëmijët dhe halla sepse i ati i tyre ishte në punë.Cdo gjë ishte ashtu sic shoqja jone na e kishte përshkruar.Ata dukeshin shumë mirënjohës ndërsa halla e tyre nuk pushonte së falenderuari.Ishte një situatë tepër prekëse tek shikoje kushtet me të cilat jetonin dhe sakrificat që i ishin dashur kësaj familjeje të bënte për të mbijetuar.Një pjesë e tyre kishin rënë në supe e një vajze që quhej Migena dhe që kishte të njëjten moshë me ne ,16 vjec.Asaj i duhej te kujdesej për shtëpinë,për babain dhe 2 vëllezerit e saj por mbi të gjitha hallën për të cilën kujdesej pjesën më të madhe të kohës.Kësaj vajze të brishtë e fytyrë-ëmbël i mungonte shkolla,i mungonin lojërat dhe shoqet e saj.

Nga :#MesueseAurela

Page 7: REVISTA  " UTOPIA "

7

Qëllimet e kësaj familjenuk shkonin më tepër se sigurimi i ushqimit për të nesërmen,ndërkohë që familje të tjera shijojnë lukset e jetën me një të ardhme të ndritur.Po ta shikoje nga njëra anë,ndoshta,ndihma jonë nuk ishte shumë e madhe por mirënjohja e tyre na bëri të kuptonim rëndësine e këtij projekti kaq fisnik,i cili na bëri të njihnim më mirë një pjesë të kësaj bote për të cilën nuk ishim shumë të informuar.Na bëri të mësojmë t’i vlerësojmë gjërat që kemi . Ky ishte edhe projekti ynë shkollor ,i cili rezultoi në dicka mjaft të madhe jo

vetëm për familjen por edhe për ne.

Page 8: REVISTA  " UTOPIA "

8

OPINIONET E NXENESVE PER TEMA NGA JETA E PERDITSHME

Mendimi im eshte se nese njeriu vesh dicka qe eshte ne mode nuk eshte thjesht per t’u pelqyer te tjereve. Njerezit vishen me mode sepse eshte dicka qe te ben te ndihesh mire me vetveten. Shume persona mund t’i shohin si te llastuar apo mendjemedhenj ata qe ndjekin moden. Per mua nuk eshte ashtu Eshte nje veprim qe tregon rrespektin qe ke ti per veten ne rradhe te pare dhe per te tjeret.Fundja nese nuk te intereson vetja apo dicka tjeter nuk ke pse kujdesesh per te .Menyra e te veshurit , te rregullimit te flokeve nuk tregojne vetem se ti ndjek moden apo jo. Ato tregojne edhe personalitetin , tipin e cdo njeriu . (Klevisa Abdyli)

Nxenesit duhet te jene korrekt me detyrat qe u ngarkohen.Nje nga keto eshte edhe veshja e uniformave Te gjithe institucionet kane uniformen e tyre perkatese.Edhe shkolla, si nje institucion arsimor duhet te kete .Une mendoj qe veshja e uniformave eshte nje mendim i shkelqyer qe eshte marre pasi tregon disiplinen dhe simbolin e nje shkolle serioze.Mendoj qe uniformat duhet te vishen. Nxenesi duhet ta dije qe uniforma eshte shume e rendesishmem sepse ajo shpreh rregullin e shkolles dhe karakterin e vete nxenesit nese ai i permbahet apo jo ketij rregulli ..

Page 9: REVISTA  " UTOPIA "

9

Te gjithe e dime qe te ushtruarit e sportit eshte gjeja me e mire qe ne mund te bejme , pasi ai jo vetem qe te zhvillon trupin,por te ben te ndihesh me i fresket e i zhdevjellte : psh.. Une personalisht ushtroj sportin e mundjes,i cili jo vetem qe te mban trupin ne forme , por te jep edhe kenaqesi.Nese meresh me nje sport kurre nuk ndihesh i lodhur apo i ‘’plakur’’ .Kjo ndoshta duket pak e cuditshme pasi ne fund te fundit futbolli eshte nje aktivitet fizik por nese e ushtron ate per nje kohe te vazhdueshme trupi yt do te mesohet dhe ti do te ndihesh shume here me mire Prandaj une mendoj se gjithkush nga ne duhet te ushtroje sadopak sport. (Marcelino Turku)

Une mendoj se librat te nxisin imagjinaten,ndersa ne internet i marrim gjerat gati. Librat te pasurojne akoma me shume fjalorin.Edhe interneti nuk mbetet pas per te provuar me shume emocione.Nese kerkon nje vend per tu argetuar, per te mbaruar nje pune te caktuar sa me shpejt atehere mund te zgjedhesh internetin , por nese kerkon vertet te mesosh dicka te re dhe te behesh sa me i zoti ne te shprehur atehere vendi i duhur eshte biblioteka jote .

(#MesueseAurela)

Page 10: REVISTA  " UTOPIA "

10

A keni menduar ndonjëherë te bëheni kreativë me cdo gjë që gjeni në shtëpinë tuaj? Kjo gjë është mëse e mundur nëse ke vullnet dhe dëshirën për të krijuar dicka të bukur.Cdo vit në shkollën “Naim Frasheri” organizohet një panair me sendet apo veshjet më të ndryshmet të krijuara nga vetë nxënësit. Duke qënë se jam në vit të parë kjo ishte hera e parë për mua që shikoja të organizohej një panir i tillë.Ky panair ishte vërtetë i këndëshëm dhe ofronte shumë gjëra të bukura të bëra nga nxënësit ,mbi të gjitha me cmim të arsyeshëm.Teksa kaloje nga njëra stendë në tjetrën të zinte syri shishe të mbushura me lule që mesa duket funksiononin si vazo.Ato ishin të rrethuara me fije spangoje me ngjyra të bukura që i bënin të dukeshin ndryshe nga ato të zakonshmet që gjenden kudo në shtëpitë tona.Por mund të them se të rrallë janë ata njerëz që provojnë të bëjnë dicka të tillë .Në shumicën e rasteve sapo mbaron vera shishja përfundon në kosh pa menduar më gjatë. Në këtë panair kishte shumëllojshmëri zgjedhjesh, mes tyre edhe korniza ku nxënësit kishin shprehur fantazinë dhe botën e tyre, gjë që i bënte akoma më të vecanta. Në njërën prej tye ishte vizatuar një pemë ku ne vend të frutave të pikturuara ishin ngjitur kopsa.Në një tjetër ishin krijuar disa flutura prej teli të lakueshëm.Kishte dhe nga ato korniza të mbushura me disqe të ngjitura që tregonin forma të ndryshme. Të punuara me mjaft mjeshtëri ishin disa kuti kartoni te ngjyrosura dhe që tregonin personazhin tim të preferuar vizatimor Sponge –Bob të cilin mund ta gjeje edhe në dimensione të ndryshme dhe e bukura ishte që shërbenin si mbajtëse lapsash. Për mendimin tim kryesoret atë ditë ishin byrzylykët e miqësisë te cilat përbënin edhe krijimet më të shitura kryesisht mes vajzave. Rrugës teksa kthehesha per ne shtepi,duke mbajtur ne duar një nga krijimet që zgjodha të blej nga ky panair ,po mendoja se edhe unë mund ta bëja dicka të tillë në shtëpinë time pasi edhe te tjerë kanë provuar të riciklojnë për të mbrojtur mjedisin dhe provën për këtë gjë e kisha ne duart e mia.

Reportazh: Riciklimi

Page 11: REVISTA  " UTOPIA "

11

Foto nga Panairi !

Page 12: REVISTA  " UTOPIA "

12

MasterChef Albania

Miklovani është larguar nga Shqipëria

në një kohë kur në Itali ikej me gomone. Ai ka qenë 9 vjeç dhe këtë episod s’e harron dot lehtësisht. Ai është shumë

këmbëngulës dhe mjaft i përkushtuar ndaj punës. Ka një mënyrë pune aq të organizuar saqë nuk i bëjnë përshtypje të papriturat apo presioni i kohës kur gatuan. Ka nisur të gatuajë që në moshë të vogël, pasi prindërit ktheheshin vonë dhe atij i duhej të gatuante për vete dhe motrën. Kuzhina është pasioni më i madh i jetës. Pjatat e preferuara janë: supa e peshkut, orizi me akullore borziloku dhe karpaço karkaleci e gjallë. Përveç gatimit pëlqen dhe futbollin dhe makinat.

Merr pjesë në MasterChef: Sepse ai mendon se ka përbërësin sekret: talentin!

Masterchef,nje edicion kuzhine,pas shume sfidave dhe recetave pa fund, ka pefunduar .Edhe pse Alfio ka rrembyer cmimin e madh per mua fitues mbetet Miklovani. Miklovani ja ka dale mbane perhere,edhe kur e kane vene ne veshtiresi ai ka arritur te beje mrekullira.

Gatimi i tij i preferuar: Rose me rosnica

Page 13: REVISTA  " UTOPIA "

13

Bulimia… Sëmundja e bulimisë eshte një çrregullim I të ngrënit.Të prekurit

nga bulimia nuk e kontrollojne dot veten kur hanë dhe ushqimin e

ngrënë detyrohen ta vjellin.Të sëmurëve iu duket vetja të shëndoshë,

pavarësisht se pesha e tyre mund të jetë normale, prandaj kjo sëmundje

është psikologjike.Bulimia, anoreksia dhe sëmundje të tjera të

crregullimit të të ngrënit klasifikohen si sëmundjet e dyta mendore më të

shpeshta te adoleshentët. Të sëmurët nga bulimia nuk kanë vetëbesim,

janë pak të shoqërueshëm. Ata mundohen ta fshehin faktin që janë të

sëmurë,madje ka pasur raste që të sëmurët me bulimi e kanë fshehur

sëmundjen e tyre për një periudhë shumë të gjatë, 15-20 vjecare

Sëmundja e bulimise mund të jetë shpeshherë kërcënuese për jetën e

të sëmurëve.Megjithatë

shërimi nga bulimia është I

mundur, pavarësisht sesa

vjet ka një person që është I

sëmurë.

Ka pasur njerëz të

famshëm që kanë vuajtur

nga bulimia si:Lady

Gaga ,Lilly Allen,Victoria Beckam,Princesha Djana,Elton John

,Franz Kafka,Demi Lovato.Ata kane folur për sëmundjen e tyre

dhe se si ia kanë dalë të shërohen,duke qenë shembuj për te

githë të sëmurët me bulimi.

Page 14: REVISTA  " UTOPIA "

14

STILI I RRUGËS : LONDËR

Në ditët e sotme shumë e më

shumë stilistë në botë po inspirohen nga mënyra e të veshurit të njerëzve të thjeshtë dhe drejtuesve të blogjeve të ndryshme .Në këtë mënyre është krijuar një “marrëveshje e fshehtë” midis tyre ose një inspirim i ndërsjelltë ku stilistët dhe njerëzit përfitojnë nga njëri-tjetri. Më poshtë do të paraqiten “stilet e rrugëve” Londer dhe Tokio!

Page 15: REVISTA  " UTOPIA "

15

“Stili i rruges “2015- TOKIO

Page 16: REVISTA  " UTOPIA "

16

Moda dhe Astrologjia

Dashi (21 Mars-19 Prill) Të lindurit në shenjën e dashit janë ata që vendosin

trendet e reja në modë dhe në veshje.Për djemtë

pantallonat dhe bluza e bardhë klasike theksojnë

personalitetin.

Ngjyrat e shenjës : e kuqja, e zeza dhe tonalitete të okrës.

Demi (20 Prill-20 Maj) Ata tentojnë të blejnë veshjet më të shtrenjta nga stilistët.Djemtë I kushtojnë me

teper rëndësi detajeve sesa vetë veshjes.Ata duken mire në një kostum

bezhë,kafe ,ton pastel ndërsa vajzat të evitojnë fundet e shkurtra .

Ngjyrat :Nuancat e rozes ,ngjyrat natyrale dhe modelet me lule.

Binjakët (21 Maj-21 Qershor) Binjakët nuk vishen që të tërheqin vëmendjen.Vajzat këshillohet të vishen

fustane sintetike ndërsa për djemtë pantallona bambuku dhe bluza.

Ngjyrat :Jeshilja dhe argjendi.

Gaforrja (22 Qershor-22 Korrik) Ato vishen sipas humorit.Në një gjendje melankolie veshin ngjyra të errëta dhe të

celura kur janë të lumtur.

Të preferuarat: Copat e buta,pantallona dhe këpucë komode.

Ngjyrat: Kontrastet bardh e zi.

Luani (23 korrik-22gusht) Luanët jetojnë me stil dhe veshin rroba elegante dhe të prera bukur.

Ngjyrat: Ari, e kuqja ,e verdha ,portokallia.

Të preferuarat: Fustanet deri tek kupa e gjurit tipi Katherine Hepburn.

Virgjëresha(23 Gusht-22 Shtator) Veshjet e tyre dallohen menjëhere pasi të lindurit në këtë shenjë janë më

guximtarët.

Ngjyrat: Tonalitetet e tË kuqes,së zezzës,rozës

Të preferuarat:Fustanet e gjata prej linoje me një cardigan sipër.

Page 17: REVISTA  " UTOPIA "

17

PESHORJA (23 Shtator -22Tetor) Në veshjen tënde gjithçka është e llogaritur për të lënë

një përshtypje të një harmonie të përgjithshme. Di si të

gjeshë harmoni në forma, ngjyra, midis stilit elegant dhe

shik

Ngjyrat e tu:. Bluja, e kuqja me kusht që të mos jetë

shumë e theksuar.

Të preferuarat e shenjës: Copat me pala, të rrudhura, xhaketat me detaje, mëngë

të fryra.

Akrepi (23 Tetor-21 Nentor) Aleatët e tu... copat e buta, lëkura dhe mëndafshi të shoqëruara me prerje fine.

Ska pala dhe fryrje të mëngëve.

Ngjyrat: E zeza me të bardhën dhe të kuqen, ngjyrat intensive dhe vibruese,

floriri

Të preferuarat : Xhinset e ngushta ,cizmet,fustanet e zinj ose vishnnjë.

Shigjetari (22 Nentor -21 Dhjetor) Çfarë dive! Gjithçka në pamjen tënde dhe në mënyrën se si je tërheq vëmëndjen.

Fanse e ngjyrave, i përdor shumë dhe me talent në veshjet e tua. Të tërheq stili

barok, adhuron copat e përziera me mëndafsh, kadife, ari dhe argjendi. Mund

edhe të veshësh fustane të stilit afrikan ose indian. Nëse një ditë zgjedh të

ndryshosh luk, zgjedh veshje elegante dhe të thjeshta.

Bricjapi (22 Dhjetor-19 Janar) Në gardërobën tënde ka veshje cilësore dhe thelbësore, për të tjerat i beson

intuitës tënde. Bizhutë e tua janë të thjeshta dhe të përdorshme me gjithçka.

Ngjyrat e tua: E zeza, grija, bezha, bluja dhe jeshilja.

Të preferuarat e tua:Një orë e bukur meshkujsh. Çizme me takë.

UJORI (20 Janar -18 Shkurt) Ujoret kanë shumë qejf të vishen në mënyrë jokonvencionale që të shokojnë

njerëzit.Ata janë të bërë për triko blu dhe pantallona gri.

Peshqit(19 Shkurt-20 Mars) Peshqit janë të thjeshtë dhe veshjet reflektojnë personalitetin e tyre.

Ngjyrat e tua: nuancat e blusë, lejlasë, të jeshiles dhe në përgjithësi ngjyrat e

buta dhe të shndritshme.

Page 18: REVISTA  " UTOPIA "

18

Pasi ta mësoni dhe pasi ta doni do të vuani më tepër! (Victor Hugo)

Mosnjohja e vuajtjes është një vuajtje e madhe! (Cicero)

Ambicia është refugjati i fundit i dështimit ! (Oscar Ëilde)

E meta me e madhe e njerëzve është që kanë shumë të meta të

vogla! { Zhan Pol}

Për fatkeqësitë e tyre njerëzit janë të prirur të akuzojnëfatin,perënditë

dhe cdo gjë tjetër,por vetëm jo vetveten {Platoni}

Njeriu duhet vlerësuar jo vetëm nga veprat por edhe nga synimet e

tij {Demokriti}

Miqësitë e vërtetë cdo gjë e kanë të përbashkët. {Euripid}

Ka tri lloje miqsh: miq që ju duan, miq që s'duan ta dijnë për ju dhe

miq që ju urrejnë {Shamfor}

Gjëegjëza

Ditë e natë në roje Në një shtrat të drejtë

Pa venë gjumë në sy, dy lumenj të shpejtë,

Largohen prej tij! vec jo në të njëjtin krah

(Dordoleci) Njëri shkon e tjetri vjen Ështe c’është kush e gjen?!

(Autostrada)

Aforizma

Page 19: REVISTA  " UTOPIA "

19

Turizëm

Kallmi, bukuri natyrore ende e panjohur !

Pas plazhit të Currilave në Durrës fshihet një zonë turistike ende e panjohur dhe tepër të veçantë. Në ndryshim nga plazhi i madh(tashmë i mbipopulluar në stinën e verës) apo ai i Currilave, Kallmi përbëhet nga gjire të vegjël detarë me plazhe shkëmbore. Ky është ndër të paktat vende përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, që ngjason paksa me plazhet shkëmbore në jug të Shqipërisë. Vendodhja paksa e fshehur,rruga e pashtruar dhe mungesa e informacionit ka mbajtur larg plazhistët dhe ndërtuesit, duke shërbyer si një mburojë e mirë për ruajtjen e kësaj zone. Kodrat e Kallmit janë një pasuri e jashtëzakonshme, që natyra me bujari të madhe i ka falur qytetit të Durrësit. Kjo zonë dhe pse e veshtirë për t’u arritur është një pikë turistike e kërkuar dhe nga shumë të huaj si gjermanë apo austriakë të cilët e vizitojnë atë çdo vit. Një faktor tjetër pozitiv që e bën atë mjaft të preferueshme për këta turistë është edhe moli i jahteve.

E paprekur nga dora e njeriut, zona e Kallmit ofron me bujari një ndërthurje të bukur të detit, plazheve ranore dhe shkëmbore,qetësisë,kodrës e gjelbrimit, duke iu përshtatur

kërkesave të të gjithëve njerëzve që zgjedhin t’ kalojnë aty pushimet!

#MesueseAurela

Page 20: REVISTA  " UTOPIA "

20

8 foto të rralla nga e shkuara!

Hera e pare e Arnold scharzenegger ne Ne York ne 1968

Paul Mccarteny, John Lennon dhe George Harrison duke kwnduar nw njw dasme ,1958

Muhammad Ali duke bindur dikw qw tw mos hidhet nga ndwrtesa ,1981

Jimi hendrix dhe mick jagger,1969

Page 21: REVISTA  " UTOPIA "

21

Mbretëresha Elizabet gjatë shërbimit ushtarak në luftën e dytë botërore.

ENIAC-kompjuteri i pare i prodhuar ndonjehere.

Osama Bin Laden ne rini, me familjen ne Suedi. Bin Laden eshte i dyti nga e djathta,me kemishe jeshile e pantallona blu.

Hitleri si shoqeruesi i pare i dhendrit ne dasmen e Joseph Goebbels.

Page 22: REVISTA  " UTOPIA "

22

Test personaliteti JU e quani veten fëmijë të :

a) Yjeve

b) Tokes

c) Prindërve tuaj

d) Tokës dhe Yjeve

e) Cfarë ju jep më shumë forcë:

a) Dashuria dhe kujdesi që kanë të tjerët ndaj jush

b) Dashuria dhe kujdesi që keni ju ndaj të tjerëve

c) Lufta që bëni për qëllimet dhe bindjet tuaja peronale

d) Besimi i ndërsjelltë.Ideja se jeni pjesë e një komuniteti të besuar.

Një pikturë nga ekspozita ju tërheq vëmendjen.Ju për të mendoni:

a) Kjo pikturë ka domethënie enigmatike

b) Edhe unë do ta pikturoja plotësisht kështu

c) Piktura është shume dekorative.

d) Ndihem i ngjashëm me artistin sepse mendojmë njëlloj.

Për ju jeta është:

a) Lumë i gjatë dhe i qetë që ka rrjedhën e vet.

b) Stuhi deti,e ndryshme dhe me valë.

c) Një mundësi e madhe për fillim të ri

d) Kohë e ndryshineve të vazhdueshme,dëshirave dhe lakmive.

Sipas mendimit tuaj cila ngjyrë e përshkruan më mirë planetin tonë:

a) E kaltra

b) E kuqja

c) Njyrë hiri

d) E gjelbërta

Cfarë ndjeni kur ndodheni vetem me qiellin me yje:

a) Vetmi dhe pasiguri

b) Ftohtesi dhe pasiguri

c) Kenaqesi,të mbushur me ndjenjën e sigurisë

d) Pendesë

Më shumë përgjigje A:

Me shumë përgjigje C:

Page 23: REVISTA  " UTOPIA "

23

Revista “Utopia” Nr 1,

Revistë mujore per te rinj

NENTO R 2015 Viti i I i botimit

#MesueseAurela