projekt i programit te provimit profesional

9
Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional? Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional? Në vazhdim të ideve që parashtrova në takimin e dt.18 Maj në selinë e UF për mënyren e hartimit të Programit të Provimit Profesional, po përpiqem të jem më i qartë, duke bërë një paraqitje të modeleve të programeve dhe njëkohësisht, duke parashtruar edhe një projekt të plotë të modelit që unë preferoj: Kimi faramaceutike 24/05/2011 1 Dr. Enver MUSTAFAJ Mendoj se shumica prej nesh njohin modelin klasik (tradicional për shkollat tona), atë të provimit të diplomës, i cili përmbledh njohuri kryesore të pakten nga 3 prej disiplinave profesionale, p.sh., Teknologjisë farmaceutike, Kimisë farmaceutike dhe Farmakologjisë. Sikurse shihet nga diagrama-yll, të tre disiplinat janë të ndara qartë, ku secila disiplinë ka pyetjet (tematiken) e saj. Nëse konsiderojmë këtë model si formen e ardhshme të programit të provimit profesional, atëhere pyetjet që shtrohen para hartuesve të programit janë: 1.Sa ka qënë dhe sa duhet të jetë pesha specifike e seciles nga këto 3 lëndë në formimin profesional? 2. A janë të mjaftueshme vetëm njohuroritë nga këto 3 disiplina pë t`u kualifikuar si profesionist i aftë? 3. Për t’u klasifikuar pozitiv (ose kundërta), a duhet që kandidati t’i superojë shumicen e pyetjeve nga secila prej 3 disiplinave, apo do të vlerësohet bazuar në rezultatit shumativ që do të arrijë?

Upload: emustafaj

Post on 27-Nov-2014

380 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

Projekt i paraqitur te Urdheri Farmacisteve te Shqiperise mbi Programin e Provimit Profesional, Maj 2011.

TRANSCRIPT

Page 1: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?

Në vazhdim të ideve që parashtrova në takimin e dt.18 Maj në selinë e UF për mënyren e

hartimit të Programit të Provimit Profesional, po përpiqem të jem më i qartë, duke bërë një

paraqitje të modeleve të programeve dhe njëkohësisht, duke parashtruar edhe një projekt të

plotë të modelit që unë preferoj:

Kim

i faramace

utike

24/05/2011 1Dr. Enver MUSTAFAJ

Mendoj se shumica prej nesh njohin modelin klasik (tradicional për shkollat tona), atë të provimit të diplomës, i cili përmbledh njohuri kryesore të pakten nga 3 prej disiplinave profesionale, p.sh., Teknologjisë farmaceutike, Kimisë farmaceutike dhe Farmakologjisë. Sikurse shihet nga diagrama-yll, të tre disiplinat janë të ndara qartë, ku secila disiplinë ka pyetjet (tematiken) e saj.

Nëse konsiderojmë këtë model si formen e ardhshme të programit të provimit profesional, atëhere pyetjet që shtrohen para hartuesve të programit janë:

1.Sa ka qënë dhe sa duhet të jetë pesha specifike e seciles nga këto 3 lëndë në formimin profesional?

2. A janë të mjaftueshme vetëm njohuroritë nga këto 3 disiplina pë t`u kualifikuar si profesionist i aftë?

3. Për t’u klasifikuar pozitiv (ose kundërta), a duhet që kandidati t’i superojë shumicen e pyetjeve nga secila prej 3 disiplinave, apo do të vlerësohet bazuar në rezultatit shumativ që do të arrijë?

Page 2: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?

Diçka i ngjashëm me modelin tradicional të provimit të diplomës do të

rezultonte edhe modeli me shtesa të 2-3 lëndëve të tjera, duke ruajtur qartë

kufinjtë ndarës mes disiplinave. Pra, përsëri nuk do kishim një program me

tematikë të integruar, por një formë neoklasike të programit të provimit të

diplomës.

Duhet të jemi të qartë dhe të bindur se, ligjërisht nuk ekziston më provimi i

diplomë për nivelin Master Shkencor dhe shumica e disiplinave farmaceutike

duhet të zhvillohen me provime semestrale, ndërsa titulli “Master Shkencor”

mbrohet me një punim. Pra, shumë gjëra kanë ndryshuar në programet

universitare dhe shumë të tjera janë në ndryshim. Rjedhimisht, mendoj se

modelet e vjetëruara të kontrollit të dijeve (ku bënte pjesë edhe provimi i

diplomës), nuk mund të ruhen dhe të ‘transplantohen’ tek provimi profesional.

Për më tepër, pamundësia shtohet po të kemi parasysh se provimi do të

zhvillohet në forma krejt të tjera (pyetje me shumë zgjedhje ‘alternativa’ , i

dixhitalizuar dhe se këtij provimi do t’i nënshtrohen edhe kandidatët që nuk

vijnë vetëm nga shkollat farmaceutike shqiptare.

Tekno

logji farm

aceutike

& B

iofarm

aci

24/05/2011 2Dr. Enver MUSTAFAJ

Page 3: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?

Në situaten e tanishme kandidatët për titullin “Farmacist”, të diplomuar nga

universitete të ndryshme, duhet të provohen për aftësitë e tyre në ushtrimin e

profesionit dhe jo thjesht për dije të copëzuara nga disa disiplina. Rrjedhimisht, në

hartimin e programit të provimit profesional mendoj se duhet të kemi në konsideratë

këta faktorë:

1. Programi duhet të jetë gjithpërfshirës, pra në tematikat e tij duhet të përfshihen

shumica e disiplinave formuese profesionale karakterizuese të programit studimor (të

ashtuquajturat disiplina të grupit B, të cilat zënë nga 50 deri 55 % të programit master

sipas udhëzimeve të MASH, por që shkon edhe konform Direktivës 2005/36 EC).

2. I gjithë programi duhet të konceptohet jo i ndarë në ‘parcela’ disiplinash, sikurse

modelet tradicionale, por i harmonizuar mirë dhe me një tematikë komplekse, ashtu

sikurse paraqitet problematika e punës gjatë ushtrimit të profesionit. Përfytyrojmë për

një moment profesionistin (farmacistin) në sherbimin farmaceutik: në çdo rast (me çdo

pacient) atij i duhet të japë zgjidhje që mbështeten në etiken dhe legjislacionin

profesional, në njohuritë dhe informacionin e gjithanshëm mbi barnat por edhe mbi

patologjitë e ndryshme.

24/05/2011 3Dr. Enver MUSTAFAJ

Page 4: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?Cili duhet të jetë modeli i Programit te Provimit Profesional?

3. Tematikat e programit duhet të jenë të integruara (të pakten pjesa më e madhe e

tyre), çka do të thotë, një tematikë e caktuar duhet të përfshijë njohuri të fituara nga dy

ose më shumë disiplina. Kjo praktikë zbatohet edhe në modelet bashkëkohore të

provimeve profesionale, si NAPLEX Exam (North American Pharmacist Licensure

Examination -SHBA) apo PEBC Exam (Pharmacy Examining Board of Canada -Kanada).

4. Përsa i përket vështirësisë së provimit: Duke zgjedhur si referues një model

bashkëkohor si NAPLEX apo PEBC, kjo nuk nënkupton se ne duhet apo kemi qëllim të

hartojmë një program të të njëjtës shkallë vështirësie si provimet profesionale në SHBA

apo Kanada. Zgjedhja e atyre modeleve na shërben vetëm për të realizuar kërkesat e

sipërpërmendura: për të patur një program të integruar, gjithëpërfshirës (tematikë nga

shumë disiplina) dhe me mundësi hartimi pyetjesh me disa alternativa (mundësi krijimi

të bazës së të dhënave dhe dixhitalizimi).

Të gjithë e kemi të qartë se vështirësia e provimit do të varet: a)nga

përmbajtja e tematikave të zgjedhura, b)mënyra e ndërtimit të pyetjeve me disa

alternativa dhe c)nga ‘pragu’ që komisioni i provimit (apo AKP) do ta caktojë si të

mjaftueshëm për vlerësim pozitiv (pra mënyra e vlerësimit).

24/05/2011 4Dr. Enver MUSTAFAJ

Page 5: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

Dr. Enver MUSTAFAJ

MModeli dhe përmbajtja e Programit që propozoj:odeli dhe përmbajtja e Programit që propozoj:

Në vazhdim dhe në konkretizim të ideve që paraqita më lart….për të qënë më i kuptueshëm projekti që propozoj, po paraqes që në fillim një ‘pamje’ të shkëputur nga libri “Comprehensive Pharmacy Review”, botim i 2010, i domosdoshëm për kandidatët që përgatiten t’i nënshtrohen NAPLEX Exam.

24/05/2011 5

Page 6: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

Përmbajtja e Programit: Përmbajtja e Programit: Si do zbatohet modeli i zgjedhurSi do zbatohet modeli i zgjedhur??

Në vazhdim po paraqes vetëm 3 tematika të programit, dy prej të cilave të zberthyera edhe me përmbajtjen (çështjet) që përputhen me kurrikulat tona:

1. Barnat në përgjithësi: lëndët vepruese e lëndët ndihmëse, emërtimi e klasifikimi i barnave,

përftimi i barnave në industrinë farmaceutike.

a. Përkufizimi i termit ‘bar’ sipas legjislacionit europian dhe klasifikimi ATC i barnave.b. Koncepti mbi lëndën vepruese faramaceutike (lëndën medikamentoze, ose Active pharmaceutical

ingredient = API) dhe lëndët e tjera me veprim të panjohur (New Chemical Entity = NCE). Rrugët epërfitimit të lëndëve vepruese, emërtimet e klasifikimet e tyre.

c. Forma farmaceutike e pëfunduar (produkti medikamentoz, ose Finished Dosage Form), përbërja kimike esaj dhe funksioni i lëndës vepruese e lëndëve ndihmëse (eksipientëve pëbërës), klasifikimi i formavefarmaceutike.

d. Fazat studimore të krijimit të produkteve të reja farmaceutike duke u nisur nga një lëndë vepruese e re(NCE). Aspekte të etikës dhe legjislacionit gjatë përftimit dhe miratimit për tregtim të produkteve të rejafarmaceutike dhe barnave xhenerike, ndryshimet mes tyre.

e. Kërkesat bazë të Praktikës së Mirë të Fabrikimit (Good Manufacturing Practices = GMPs). Standardeteuropiane të GMPs, të kontrollit të cilësisë (Quality Control = QC) dhe të garantimit të cilësisë (QualityAssurance = QA) në industrinë farmaceutike.

24/05/2011 6Dr. Enver MUSTAFAJ

Page 7: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

2. Përllogaritjet dhe statistika në farmaceutikë.

a. Njohuri bazë mbi matjet dhe përllogaritjet, shprehja e raporteve, proporcioneve dhe sasive tëbarasvlerëshme (aliquoteve).

b. Sistemet e masave që përdoren në farmaci (sistemi metrik dhe sistemet e tjerë), përllogaritjet nëformulimet farmaceutike dhe në dozat e barnave.

c. Mënyrat e shprehjes së përqëndrimit të tretësirave në përqindje, në raporte fuqie (peshë, vëllim), nënormalitet, në molaritet dhe fraksione molare.

d. Hollimi dhe përqëndrimi i tretësirave, tretësirat e elektrolitëve dhe shprehja e përqëndrimit nëmiliekuivalent (mEq) dhe në miliosmol (mOsmol).

e. Konceptet bazë të statistikës farmaceutike: Frekuenca e shpërndarjes dhe vlerësimi i mesatares, isaktësisë dhe gabimit.

f. Vlerësimi i ndryshueshmërisë (variabilitetit), varianca e mostres, diapazoni (range), shmangja standardedhe përpikmëria (precizioni) si shprehje të variabilitetit.

3. Vetitë fiziko-kimike të lëndës vepruese dhe ndikimi i tyre në formulimet farmaceutike.

a. ................... etj.

X.... (deri në mbulimin 50-55 % të PS Farmaci)

Literatura bazë:

Literatura ndihmëse:

24/05/2011 7Dr. Enver MUSTAFAJ

Page 8: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

SqarimeSqarime

1. Duke parë tematiken 1:•

1. Duke parë tematiken 1:• Qëllimi është të studiohen dhe të njihen konceptet bazë mbi barin, të cilat

trajtohen në disa disiplina farmaceutike si, legjislacioni, etika, teknologjia, kimia farmaceutike, farmakologjia etj.

• Natyrisht, nuk synohet të njihet gjthcka per barin, por konceptet që shtjellohen në kurrikulat e farmacisë synohet të mësohen të integruara.

3. Në këtë fazë, e cila është vetëm paraqitja e një projekti (draft), mendoj të mos 3. Në këtë fazë, e cila është vetëm paraqitja e një projekti (draft), mendoj të mos merremi me detajet, si p.sh., çështjet brenda tematikave te paraqitura, terminologjinë e pasaktësi të vogla, pasi ato do të korektohen në fazen finale, pasi të jetë përfunduar i tërë projekti, si draft.

2. Duke parë tematiken 2:•

2. Duke parë tematiken 2:• Qëllimi është të studiohen dhe të njihen konceptet bazë mbi përllogaritjet dhe

elementët fillestarë të statistikës. …, duke filluar nga llogaritjet e thjeshta dhe të domosdoshme në farmaci (edhe pse ato studiohen edhe në shkollë të mesme), por që shpesh neglizhohen …?

• Janë ndëthurur njohuri matematiko-statistikore elementare, të domosdoshme për recepturen, përgatitjet galenike dhe ato në industrinë farmaceutike, për kontrollin e barnave në përgjithësi, për marketingun etj.

24/05/2011 8Dr. Enver MUSTAFAJ

Page 9: Projekt i Programit Te Provimit Profesional

Si Si përfundimpërfundim,,

Për këtë program mund të punohet vetëm në grup të vogel (2 ose

Këtë projekt të programit profesional, unë marr përsiper ta

përfundoj në një periudhë 4 javore, pas pelqimit (dhe miratimit

formal, nëse…) nga ana e UF.

Për këtë program mund të punohet vetëm në grup të vogel (2 ose

3 vetë).

Kolegët e tjerë të ftuar nga UF, mendoj se mund të kontribuojnë

vetëm në fazen perfundimtare, pas përfundimit të draftit.

Kontributi i kolegëve mund të jetë në formen e vërejtjeve,

sugjerimeve për ndryshime të vogla, të cilat duhet të realizohen

brenda afatit 1 javor (pas paraqitjes së draftit).

24/05/2011 9Dr. Enver MUSTAFAJ