multimodal station and integration with new intermodal ... strategic plans_fb2_vlora_ al...sidomos...

21
The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA) Local strategic plan on Intermodality: Multimodal Station and integration with new intermodal means of transportVlora Municipality, Albania FB 2

Upload: others

Post on 30-Dec-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Local strategic plan on Intermodality:

“Multimodal Station and integration with

new intermodal means of transport”

Vlora Municipality, Albania – FB 2

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Work Package Team

Gentian Sherifaj – Head of Vlora Municipality transport department

Merita Memaj - Specialist of Transport Services Department

Fatjon Devollaj - Specialist of Transport Services Department

Anisa Haderaj - Specialist of Transport Services Department

Authors:

Merita Memaj- Specialist of Transport Services Department

Fatjon Devollaj - Specialist of Transport Services Department

Anisa Haderaj - Specialist of Transport Services Department

Ilir Banushi – D/Major on Economic Issues

Nevila Braho – Project Manager

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

TABLE OF CONTENTS

Section Page

1. Definition of the strategic focus on intermodality to be

investigated at local level and description of the current conditions

of the intermodal system

2. Critical diagnosis of the intermodal issue

3. Identification of the strategies to address the key intermodal issue

and outline of the related actions to be implemented

4. Plan implementation: further steps

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

1. Definition of the strategic focus on intermodality to be investigated at local

level and description of the current conditions of the intermodal system

Menyrat e lëvizjes janë një nga kushtet thelbësore për organizimin shoqëror dhe

zhvillimi ekonomik. Për të siguruar menyra lëvizjeje te qëndrueshme ,te cilat ruajne

ambientin natyror dhe human si dhe krijojne vende te reja pune ,eshte e

rendesishme qe te shkohet drejt objektivave te shperndarjes intermodale si nje

koncept teresisht bashke kohor dhe qe siguron nje zhvillim te qendrueshem dhe me

shume alternativa te ketij sektori.

- Ndryshimet e ndodhura pas viteve ’90 sollen ndryshime demografike te

jashtezakonshme te cilat u reflektuan sidomos ne rajonet perndimore te vendit dhe

sidomos ne aksin Tirane – Durres – Vlore. Keto ndryshime sollen pasojat e tyre

pozitive dhe negative ne te gjithe fushat e jetes. Qyteti i Vlores pesoi nje rritje gati sa

trefishin e popullsise se vet dhe e gjitha kjo gati brenda dhjete vjetesh. Nese ne vitin

1990 kishim nje popullsi ne qytet prej rreth 60.000 banoresh sot popullsia ne qytet

eshte rreth 150.000 banore. Keto levizje u shoqeruan dhe me nje vale emigrimi apo

levizje brenda vendit ku sipas vleresimeve jo zyrtare mendohet se rreth 50-60 mije

vete jane larguar nga qyteti.

- Ne kete periudhe pati dhe nje ndryshim te struktures ekonomike mbi te cilen

bazohej qyteti dhe zonat perreth. Para vitit ’90 kishte nje zhvillim te degeve te

ndryshme te industrise si ato kimike, ndertimit, ushqimore, bujqesise etj. Pas viteve

’90 strukturat e vjetra nuk i pergjigjeshin kohes dhe tregu u perqendrua kryesisht ne

degen e sherbimeve dhe me pas ne ndertim.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

- Per tu marre ne konsiderate dhe hapja e Universitetit te Vlores i cili ka rreth 7.000

studente nje pjese e madhe e te cileve jane nga qytetet prane Vlores dhe kryejne

levizje te perditshme vajtje-ardhje me destinacion Vloren.

- Ndryshimet e mesiperme kerkuan strategji te reja ne te gjithe fushat duke iu

pershtatur jo vetem politikave te reja por dhe nje zhvillimi afatgjate dhe te

qendrueshem. Ne kete kuader transporti ka pjesen e vet ne kete zhvillim strategjik

sidomos ne rajone te tilla qe perfaqsojne nyje te rendesishme ne zhvillimin e vendit.

- Nese ne vitet para 90 te cilat kemi marre si reference transporti interurban kishte

pothuaj vetem nje mundesi , ate hekurudhor dhe shume me pak ate me autobus,

tashme raportet jane permbysur plotesisht. Transporti interurban eshte teresisht ne

favor te transportit automobilistik nepermjet autobusit apo furgonave duke lene pas

dore ate hekurudhor, kryesisht si pasoje e mungeses se investimeve ne hekurudha.

- Gjendja e rrugeve nacionale vazhdimisht ka ardhur duke u permirsuar, ku nje ndikim

te madh pati perfundimi i segmentit te autostrades Levan – Vlore dhe me mbylljen e

by-pas te Fierit pothuaj kompleton me nje infrastrukture shume te mire gjithe aksin

Vlore-Tirane. Mbyllja ne nje prespektive te afert dhe e by-pas te Vlores ndikon

ndjeshem ne permirsimin e trafikut ne periudhen e veres duke ndihmuar ndjeshem

levizjen vecanerisht ne funksion te sezonit turistik jo vetem ne qyetin e Vlores por

ne gjithe Gjirin e Vlores ne drejtim te Rivieres. Me rendesi do te jete dhe

rikonstruksioni i rruges se Lumit te Vlores, vecanerisht segmenti i cili lidh keto

fashtra me Rivieren. Kjo do ti jepte akses zhvillimit ekonomik te kesaj zone pasi do te

shkurtonte ndjeshem kohen e daljes ne treg te banoreve te kesaj zone, te cilet

vleresohen me nje popullsi rreth 50.000 banore.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

- Transporti i brendshem perbehej nga disa linja urbani te cilat shtriheshin vetem ne

disa rruge kryesore dhe pjesen me te madhe te ketij transporti e kryente bicikleta e

cila ishte mjet masiv i transportit te brendshem ne qytet. Automjetet personale ishin

te jashte ligjshme. Tashme dhe keto raporte jane permbysur. Transporti urban

perfshin me shume hapesira gjeografike por eshte larg cilesise ne sherbim. Vendin e

bicikletave e kane zene automjetet personale te cilat sherbejne per plotesimin e

levizjeve si ne qytet dhe jashte tij. Braktisja e bicikletes ka krijuar veshtirsi ne trafik

dhe ndotje te konsiderueshme te ambjentit.

- Transporti ajror pothuaj ishte i paperfillshem per shkak te pengesave politike.

Tashme ky transport eshte pjese e alternativave te rendesishme te levizjes. Gjate

viteve te fundit nepermjet aeroportit te Tiranes i cili aktualisht eshte i vetmi ne vend

kane levizur mbi 1.5 milion pasagjere. Ka patur dhe ka nje presion te vazhdueshem

nga faktore te ndryshem per hapjen e aeroporteve te tjere alternative, njeri prej te

cileve eshte propozuar pikerisht ne qytetin e Vlores. Nje mundesi e tille, qofte dhe

sezonale do ti jepte mundesi pasagjereve jo vetem te shtonin alternativat e levizjes

por dhe te zgjidhnin transportin me te pershtatshem te mundshem.

- Transporti ujor ka qene inegzistent. Tashme ne qytet operojne linja te rregullta

ditore tragetesh te cilat lidhin qytetin e Vlores me ate te Brindisit (Itali). Sipas te

dhenave numri i pasagjereve ka qene mbi 70 mije persona dhe tendenca eshte qe

brenda dy-tre viteve te fundit ky numur te dyfishohet. Vecanerisht e rendesishme

eshte fillimi i punimeve te zgjerimit te portit , tashme i miratuar i cili do ta kthente

kete port ne nje ambient te pershtatshem per levizjen e pasagjereve por dhe si

destinacion te mundshem turistik per krociera.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Ndryshimet e mesiperme i permendem jo vetem per te shprehur ndryshimin e madh

te struktures se levizjes ne keto vite , por me teper per te vleresuar qe ky ndryshim i

madh ka ndodhur ne nje periudhe rreth 20 vjecare, e cila ka bartur dhe gjithe

problematikat e ketij ndryshimi i cili me teper ka qene i corganizuar.

- Nje nga instrumentet e rendesishem per planifikimin strategjik te menyrave te

levizjes , e ne vecanti te transportit intermodal, eshte Plani Urban i Menyrave te

Levizjes (Urban Mobility Plan)

Një plan i qëndrueshëm Mobilitetit Urban synon të krijojë një sistem te

qëndrueshëm te transportit urban duke synuar objektivat e mëposhtme:

• Duke siguruar aksesibilitet te vlefshem per te gjithe nepermjet sistemit te

transportit

• Përmirësimi i sigurisë

• Uljen e ndotjes se ajrit dhe zhurmave,uljen e emetimit te gazrave ndotes e e te

konsumimit te energjise

• Përmirësimi i efikasitetit dhe kosto-efektivitetit në transportin e personave dhe të

mallrave;

• Të kontribuojë në rritjen e atraktivitetit dhe cilësise se mjedisit urban

Qellimi i nje Plani te qendrueshem Urban te Menyrave te Levizjes eshte hartimi i

politikave dhe masave qe mbulojne te gjitha menyrat dhe format e transportit ne

teresine e zones urbane, duke perfshire transportin publik e privat, ate te

udhetareve dhe mallrave, te motorizuar e jo te motorizuar si dhe parkimin.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Transporti intermodal, i cili eshte ne fokusin e studimeve tona, ka avantazhe të

konsiderueshme. Uljen e ndotjes dhe bllokimet e trafikut; reduktimi i konsumit te

energjisë dhe përmirësimin e sigurisë. Zhvillimi dhe implementimi i politikave

intermodale do të ndihmojë për të zgjidhur shumë probleme në balancimin e

nevojave të përdoruesve dhe interesat e komunitetit.

Ne fokusin e studime tona ne kuader te ketij programi ka qene transporti intermodal

i pasagjereve nga Tirana ne Vlore e shperndarja ne destinacionet e tyre , e kryesisht

ato turistike edhe per vete karakterin e zones se vlores, nepermjet nje sistemi

intermodal te transportit.

Gjendja ekzistuese e transportit dhe infrastruktures se saj ne pergjithesi eshte

kaotike dhe ne gjendje jo te mire. Per transportin e pasagjereve nga Tirana ne Vlore

aktualisht perdoren disa menyra transporti si ai hekurudhor, i cili eshte ne nje

gjendje gati te mjerueshme per shkak te lenies pas dore prej vitesh te tij, transporti

me autobuze dhe furgona te cilet jane te pa organizuar sic duhet e funksionojne te

pa koordinuar, si dhe transporti individual i cili eshte me i parapelqyeri per shkak te

mosfunksionimit me cilesine e duhur te transportit kolektiv.

Gjithashtu edhe shperndarja nga stacionet ne Vlore drejt destinacioneve

perfundimtare te pasagjereve eshte me te meta te ndjeshme. Keshtu Vlora ka pak

linja autobuzesh te cilat nuk mbulojne sic duhet te gjithe siperfaqen e qytetit e

sidomos zonat turistike ne jug te saj, te cilat sherbehen me veshtiresi e ne menyre te

pa organizuar e te pa kontrolluar.

Nje handikap i ndjeshem ne qytetin e Vlores eshte dhe infrastruktura rrugore e tij e

cila nuk lejon perdorimet e mjeteve te ndryshme te transportit si psh . mungesa e

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

plote e pistave te bicikletave apo e pasazheve kembesore te vazhduara, mungesa e

korsive te dedikuara per transportin publik e te emergjences, si dhe mungesa totale

e transportit te brendeshem ujor i cili mund te perbente nje menyre transporti

shume efikase dhe atraktive per mberritjen ne zonat turistike direkt nga porti i

Vlores.

2. Critical diagnosis of the intermodal issue

Pengesat qe kane ndikuar ne gjendjen kaotike te transportit intermodal ne qytetin e

Vlores jane te disa natyrave.

- Ne nivelin e planifikimit strategjik kane munguar planet dhe strategjite afatmesme e

afatgjata ne kete drejtim. Keshtu sot ndodhemi perpara nje mungese totale te nje

plani te detajuar urban te menyrave te levizjes e parkimeve ne qytet. Planet e

kaluara rregulluese kane parashikuar ne menyre te pergjithshme zhvillimin urban

por pa u ndalur ne menyre te detajuar ne menyrat e transportit e planifikimin e

infrastruktures se nevojshme per to.

Ne planin e fundit urban dhe modifikimet qe po i behen se fundmi me projektimin e

shetitores se re , qe pritet te implementohen, eshte prekur , por jo ne menyre te

integruar e te detajuar, edhe problemi i menyrave te transportit. Keshtu ne kete

plan eshte parashikuar krijimi i nje stacioni multimodal ku do te bashkohen stacioni i

trenit me stacionin e autobuzeve interurban e stacioni qendror urban. Me realizimin

e tyre mendojme se do hidhen bazat e para te nje levizje intermodale ne qytet. Por

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

kjo nderhyrje e planifikuar nuk eshte e mjaftueshme sepse duhet shoqeruar me nje

plan te detajuar te menyrave te levizjes e parkimit ne qytet si dhe vendosjen e

realizimin e standarteve infrastrukturore per realizimin e ketyre menyrave te

transportit.

Keshtu megjithese Vlora ne pjesen me te madhe te saj ka nje relief te sheshte,i cili

favorizon perdorimin e bicikletes, mungojne si ne planifikim ashtu edhe ne

realizim,me perjashtim te disa perpjekjeve ne nivel projektesh por qe nuk jane

realizuar, pistat e bicikletave te vazhduara si dhe vendet per stacionimin e tyre, te

cilat kane sjelle si pasoje nje perdorim minimal te bicikletave ne kete qytet per shkak

te mungeses se infrastruktures se pershtatur per to .

Nje problem tjeter praktik ne mos funksionimin e transportit intermodal eshte edhe

mungesa e stacioneve te mireorganizuara te automjeteve te transportit publik.

Keshtu nuk ka nje stacion te sakte te autobuzeve interurban (ose me mire te themi

te qendrueshem pasi vazhdimisht ai ka ndryshuar vendndoshjen) ne menyre qe te

ishte ne afersi te stacioneve te ndryshme urbane per shperndarjen e pasagjereve ne

destinacione te ndryshme finale. Po keshtu porti praktikisht nuk eshte i lidhur me

asnje sherbim urban apo interurban qe te beje te mundur levizjen intermodale te

pasagjereve nga porti ne drejtime te ndryshme dhe anasjelltas. Te gjitha keto kane

cuar ne nje transport jo te integruar dhe kaotik.

- Vlora eshte nga te vetmet qytetet bragdetare europiane ,ashtu si dhe durresi e

qytete te tjera shqiptare, qe nuk kane transport te brendeshem pasagjeresh

nepermjet ujit. Transporti ujor paraqet sot nje nga transportet me atraktive dhe

ekonomike qe po perdoret gjeresisht ne vendet bregdetare si per transportin e

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

turisteve ashtu edhe per transportin urban nepermjet ujit. Nje nga aresyet kryesore

qe ka penguar kete lloj transporti ne Shqiperi eshte edhe mungesa e legjislacionit

perkates si dhe mungesa e studimeve te fisibilitetit ne keto lloj linjash e per

rrjedhoje dhe mungesa e investimeve e ketij sherbimi ne vetvete.

Ajo qe paraqitet si me problematike eshte pikerisht gjendja infrastrukturore e

rrugeve te brendshme ne qytet. Pothuaj ne cdo lagje ka rruge te cilat jane ne gjendje

te mjerueshme dhe sidomos ne zonat periferike ato nuk plotesojne standartet

minimale . Mungesa e nje strategjie efikase vecanerisht gjate stines se veres kur

qyteti ka mbipopullim ne banore,turiste dhe mjete i rrit akoma me shume

problematikat ne lidhje me transportin duke krijuar nje kaos te vertete .

- Mungeses se alternativave sa me efikase te lidhjeve interurbane i shtohet dhe

mungesa e vazhdueshme e sherbimit hekurudhor i cili duket pothuaj i braktsur.

- Gjithashtu eshte e ndjeshme mungesa pothuaj e plote e informacionit per

mundesite e levizjes si brenda qytetit ashtu dhe ne brendesi te vendit. Kjo situate

eshte vecanerisht e ndjeshme per sektorin turistik per shkak te zhvillimit gjithnje e

me teper te ketij sektori. Turistet nuk kane pothuaj asnje mundesi informimi per

menyrat e levizjes. Informacioni konsiderohet si nje nga pikat me te dobeta ne lidhje

me transportin. Mungesa e informacionit te shkruar, sinjalistikes etj ndihet shume

ne vizitoret e huaj. Gjithashtu sezonaliteti ka krijuar vazhdimisht veshtirsi ne

planifikim dhe perballimin e fluksit sidomos ne transportin e brendshem urban dhe

ate detar.

Mungesa e strategjive afatmesme e afatgjata eshte shoqeruar gjithnje me mungese

te fondeve e cila vazhdimisht eshte shqetesuese per zhvillimin e ketij sektori.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Mungon zgjidhja per mundesite e parkimit duke e lene ate ne gjendje kaotike.

Keto mungesa te planifikimit e implementimit te kushteve minimale te transportit

intermodal , pra mungesa e stacioneve te mire organizuara dhe e infrastruktures se

pershtatur, kane sjelle qe dhe informacioni e senjalistika mbi transportin intermodal

te mungoje plotesisht.

3. Identification of the strategies to address the key intermodal issue and outline

of the related actions to be implemented

Per te ecur perpara me objektivin e permirsimit te ketij sektori dhe pershtatjen e tij

me zhvillimet ekonomike, demografike, turistike , mjedisore etj ne kemi identifikuar

disa objektiva afatmesme e afatshkurtra, per te cilat projekti do te sherbeje si faze

fillestare per fillimin e nje procesi kompleks per forcimin e transportit intermodal.

Planet afatmesme dhe afatgjata jane te lidhura kryesisht me permirsime ne

infrastructure ne radhe te pare. Nje pjese e tyre ka filluar te permirsohen por ne

kete drejtim ngelet shume per te bere dhe sfida me e madhe ka te beje me aspektin

e sigurimit te fondeve.

Ne planet afatshkurtra jemi perqendruar ne keto pika:

Ngritja e nje sistemi informimi i cili te sherbeje vecanerisht ne funksion te turizmit

dhe levizjes sa me efikase ne nje kohe sa me te shkurter te pasagjereve. Ofrimi i

informacioneve ne lidhje me mundesite e perzgjedhjes qe kane pasagjeret per

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

arritjen ne destinacion, oraret, menyren e levizjes urbane te gershetuara me

informacione te tjera per destinacionin e zgjedhur ne Vlore, eshte nje mundesi e cila

do te korrigjohet ne nje periudhe te shkurter. Informacioni duhet te jete lehtesisht i

aksesueshem si ne forme te printuar, tabela e sinjalistike, ashtu dhe info online.

Kompletimi i adresarit te rrugeve ne periudhen e fundit e jep kete mundesi per

krijimin e nje harte te plote dhe me axhende te pasur.

Per te avancuar ne permiresimin e sistemit intermodal te transportit te pasagjereve

ne territorin e saj vlora ka te nevojshme te adaptoje si hap te pare nje Plan Urban te

Menyrave te Levizjes qe do te perbeje strategjine baze mbi te cilen do te kryhen

studimet e fisibilitetit per nderhyrje e realizime te vecanta.

Duke u bazuar ne eksperiencen nderkombetare te hartimit dhe implementimit te

ketyre planeve , per te qene nje plan efikas e i qendrueshem ne kohe, ai duhet te

zhvillohet sipas akseve te meposhtme:

Pjesemarrje e gjere ne procesin e tij : që përfshin qytetarët dhe grupet e interesit që

në fillim dhe gjatë gjithë procesit deri në vendimmarrje e ne zbatimin e tij .

Nje impenjim per te qene i qendrueshem, duke balancuar zhvillimin ekonomik,

barazine sociale dhe cilesine ambientale.

Te shkoje drejt nje qasje te integruar , te praktikave e strategjive ndermjet politikave

sektoriale (p.sh. transporti, perdorimit të tokës,mjedisi, zhvillimi ekonomik,

përfshirja sociale,barazia gjinore, shëndeti, siguria ), ndermjet niveleve te ndryshme

te autoriteteve ( bashki, qark, rajon , kombetare), dhe ndermjet autoriteteve

kufitare( ndermjet bashkive e komunave kufitare apo qarqeve kufitare )

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Perqendrimi ne arritjen e objektivave te matshem qe rrjedhin nga objektivat

afatshkurter , te cilat duhet te jene ne te njejten linje me vizionet per transportin te

perpunuara ne strategjite e zhvillimit te qendrueshem.

Te rishikoje kostot e transportit dhe perfitimet,duke mare parasysh kostot dhe

perfitimet me te gjera shoqerore ne te gjithe sektoret e politikave.

Ndertimi i nje metodologjie duke patur parasysh :

Analizen e gjendjes ekzistuese dhe skenaret baze

Përcaktimi i një vizioni, objektivat dhe synimet

Zgjedhja e politikave dhe masave

Percaktimin e përgjegjësive dhe burimeve

Marrëveshjet për monitorim dhe vlerësim.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Përfitimet dhe vlera e shtuar e një Plani Urban të Qëndrueshëm te Menyrave te

levizjes duhet tju shpjegohet vendim-marrësve, planifikuesve dhe aktoreve te tjere

në mënyrë që ata të binden per avantazhet qe ka perdorimi i kësaj qasjeje në

kontekstin e tyre urban. Bashkia duhet të konsideroje kete plan si një tjetër plan te

domosdoshem në rendin e ditës. Eshtë e rëndësishme për tu theksuar se planifikimi

qëndrueshëm mobilitetit urban nuk është një qasje krejtësisht e re e planifikimit,

por se ajo ngrihet mbi aktivitetet ekzistuese të planifikimit. Ka një larmi të madhe të

përfitimeve të lidhura me Planifikimin e qëndrueshëm te mobilitetit urban. Disa nga

perfitimet kryesore po i rendisim me poshte :

Cilësi më e mirë e jetës

Praktika tashme ka provuar që Planifikimi i qëndrueshëm urban i mobilitetit

kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës në një zonë urbane duke i kthyer

hapesirat publike ne hapesira terheqese, duke përmirësuar sigurine rrugore, cilësia

më e mirë e ajrit, e duke ulur nivelin e zhurmës.

Përfitimet mjedisore dhe shëndetësore

E lidhur ngushtë me efektet pozitive mjedisore dhe përmirësimet në aspektin e

cilësisë së ajrit dhe zhurmave.

Përmirësimi i Levizjes dhe aksesibilitetit

Planifikimi i Qëndrueshëm i mobilitetit urban në fund të fundit konsiston ne

implementimin e projekteve dhe masave qe përmirësojne gjendjen lëvizshmërisë se

qytetarëve dhe lehtëson aksesin ne zonat urbane dhe shërbimet e tyre.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Përmirësohet imazhi i qytetit e Rriten mundesite për të arritur më shumë njerëz

ne qytet

Planifikimi i mire rrit potencialin për të arritur më shumë njerëz dhe per tju

përgjigjigjur me mire nevojave të grupeve të ndryshme të përdoruesve.

Nje nga objektivat specifike te ketij projekti ne do donim te veconim krijimin e

kushteve per nje lidhje te mire te portit me zonen turistike bregdetare duke

sherbyer edhe si nje projekt pilot per promovimin dhe implementimin e elementeve

te transportit intermodal ne vlore.

Ne qytetin e Vlores po perfundon faza e projektimit dhe brenda nje periudhe dy-tre

vjecare do te perfundoje dhe realizimi i shetitores buzedetit dhe akseve kryesore te

transportit nga porti deri tek tuneli.

Realizimi i ketij projekti do na jepte mundesi te implementojme nje program te

nxitjes se perdorimit te bicikletave dhe krijimit te kushteve te nevojshme per lidhjen

e portit me zonen turistike nepermjet kesaj menyre levizjeje.

Ne kete projekt pilot mund te studjojme menyrat dhe mundesite e lidhjes se

transportit detar me ate te bicikletave, kembesoreve dhe me transportin e

autobuzeve urbane nepermjet studimit te mundesive te krijimit te stacionimeve te

bicikletave (velostation) prane portit , prane stacioneve te autobuzit e prane

destinacioneve kryesore turistike qe njekohesisht do te sherbehen edhe nga

shetitorja e re qe do te krijohet. Keto velostation do te duhet te funksionojne edhe

si pika te marrjes se bicikletave me qera nga nje stacion ne tjetrin.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

Ne planifikimin e ketij projekti duhet kushtuar rendesi e vecante dhe dizenjimit te

sistemit te sinjalestikes se nevojshme per funksionimin normal te levizjes se

bicikletave dhe kembesoreve si dhe sinjalestikes informative qe do te beje te

mundur informimin e turisteve per ekzistencen e ketij sherbimi si dhe orientimin e

tyre drejt kesaj menyre levizje.

Krijimi i nje stacioni multimodal eshte hap tjeter i objektivave afatshkurtra.

Perfundimi i lidhjes se rruges Transballkanike me Portin dhe lidhjen me autostraden

i jep nje mundesi te re hedhjes se ketij hapi. Ky stacion do te permirsonte ndjeshem

sistemimin e mjeteve, rregullin ne levizje, lidhjen komode nepermjet transportit

urban me pikat e tjera lidhse te qytetit, shmangien e informalitetit etj efekte

pozitive. Ne lidhje me transportin ne qytet do te jete pika kryesore e referimit.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

4. Plan implementation: further steps

Per arritjen e objektivave te permendur me siper do te duheshin kombinimi i

faktoreve te ndryshem te cilet kane mundesine te japin kontributin real ne kete

drejtim. Ne perputhje me keto objektiva dhe mundesite qe ka cdo factor ne kemi

paraqitur nje sere masash qe duhen marre ne kete drejtim. Ne kete drejtim nuk

perfshijme investimet ne infrastructure te cilat perfshijne actor local, qendror dhe

nderkombetar. Keto investime per shkak te kostove financiare dhe mundesise se

gjetjes se ketyre financimeve kerkojne nje strategji te vecante.

Objektivat qe synon ky plan strategjik permblidhen si me poshte dhe me nje afat te

parashikuar per periudhen deri ne fund te vitit 2017 :

-Ndertimi i nje stacioni multimodal per linjat rrugore te transportit interurban dhe

nderkombetar. Projekti do te realizohet nga Bashkia Vlore ne bashkepunim me te

gjithe faktoret e interesuar.

-Ndertimi i nje sistemi informacioni mbi bazen egzistuese te menyrave te levizjes i

cili te kete mundesi informimi per te gjitha destinacionet qe perfshijne Vloren, si ato

urbane, kombetare e nderkombetare. Permirsimi i vazhdueshem me elemente te

rinj te ketij sistemi ne menyre qe ti pergjigjet zhvillimit dinamik te sektorit.

Informacioni do te jete i kombinuar dhe ne sherbim dhe te sektoreve te tjere te

zhvillimit te qytetit dhe sidomos duke e plotesuar vazhdimisht me elementet e

nevojshem per zhvillimin e turizmit.

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

-Ringritja mbi baza te reja dhe ne funksion te permirsimit te levizjes urbane ne qytet.

Rikonfigurim i linjave urbane, rritjen e efikasitetit te levizjes, zgjerimin e

vazhdueshem te rrjetit egzistues duke e kombinuar sa me mire me mundesite e

tjera alternative te levizjes se pasagjereve.

- Permirsimi i sinjalistikes dhe i sistemit te menyres se levizjes se mjeteve

vecanerisht gjate periudhes se sezonit turistik ku arrihet piku ne transport.

-Ngritja e nje sistemi teresisht te ri te parkimit i cili ti japi fund kaosit ne kete drejtim

dhe te vendose ate mbi baza bashke kohore.

- Hartimi in je plani te ri te levizjes dhe te lidhjes se njesise se re administrative te

Bashkise Vlore duke integruar ne kete system te gjithe pjesen qe perfshin territory i

ri i kesaj Bashkie.

-Harimi i i planeve per investime ne pistat e bicikletave atje ku eshte e mundur,

sidomos ne rruget kryesore te qytetit dhe shtrirja e saj vecanerisht pergjate vijes

bregdetare deri ne Zvernec.

-Ngritja ne nje stad tjeter te transportit te brendshem ujor ne gjirin e Vlores.

Aktualisht kjo levizje eshte ne fazat fillestare dhe e gjitha ne funksion te turizmit.

Bashkia do te kontriboje ne bashkimin e te gjithe faktoreve local dhe nacional qe kjo

levizje te jete e mireorganizuar dhe me cilesi sa me te mire per pasagjeret.

-Ngritja e porteve per mjete ujore te karakterit turistik e cila tashme eshte kthyer ne

domos

The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

- Futja e teknologjive te reja ne levizjen dhe kontrollin e sherbimit urban dhe

rikonfigurimi i stacioneve te autobuseve per tiu pershtatur nje cilesie me te larte

sherbimi.

- Kombinimi i planeve te Bashkise Vlore me subjekte te tjera te interesuara, privat

apo public te cilat kane si qellim te perbashket pikerisht zhvillimin e transportit

intermodal. Per kete qellim do te kerkohet nenshkrimi i nje marrveshje ne te cilen te

perfshihen te gjithe aktoret pjesmarres local dhe me gjere