kontracepcioni - kosovo police · 2 3 shërbimet shëndetësore-shpk shërbimet shëndetësore-shpk...

8
SHËRBIMET SHËNDETËSORE-SHPK Planifikimi i familjës KONTRACEPCIONI 2008

Upload: others

Post on 24-Sep-2019

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KONTRACEPCIONI - Kosovo Police · 2 3 Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni P lanifikimi familjar u mundëson çifteve

SHËRBIMET SHËNDETËSORE-SHPK

Planifikimi i familjës KONTRACEPCIONI

2008

Page 2: KONTRACEPCIONI - Kosovo Police · 2 3 Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni P lanifikimi familjar u mundëson çifteve

2 3

Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK

Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni

Planifikimi familjar u mundëson çifteve të vendosin për numrin e fëmijëve duke mos iu cënuar

atyre të drejtën për vetvendosje, si dhe ndikon në zvogëlimin e aborteve dhe komplikimeve të tjera shëndetë-sore.Metodat e parandalimit të shtatzënisë mbrojnë nga SNS-të, duke përfshirë edhe HIV-in.

Megjithatë nuk ekziston asnjë me-todë e përkryer e parandalimit të shtatzënisë. Ndonjëherë dështojnë mjetet kontraceptive, e ndonjëherë vetë njerëzit nuk i përdorin ato me kujdes, e në mënyrë konsekuente. Të gjitha metodat e parandalimit të shtatzënisë kanë disa përparësi dhe disa efekte të padëshirueshme, ose rreziqe potenciale.

Të gjitha mjetet kontraceptive të poshtëpermendura mund të mer-ren falas në qendrat më të afërta të mjekësis familjare apo spitale.Për qdo sqarim të mëtutjeshëm mos hezitoni të këshilloheni me mjekun tuaj.

ABSTINENCA

Abstinence është zgjedhja më e shën-detëshme për të rinjtë. Vendimi për të shtyrë fillimin e marrëdhënieve seksuale, është metodë më e sigurt dhe më efektive e parandalimit të shtatzënisë si dhe bartë rrezikun më të vogël për tu infektuar me HIV ose SNS-të e tjera. Abstinenca është 100% efektive.

METODAT PENGUESE - BARRIERË

Të gjitha metodat penguese (barri-erë) funksionojnë në princip të nje-jtë: përmes mjeteve mekanike ose kimike, ato parandalojnë sperma-tozoidet që të arrin deri të qeliza vezë. Këto metoda të parandalimit të shtatzënisë përdoren gjërësisht nga shume qifte. Ato janë mjaftë efek-tive, edhe pse ekziston incidencë relativisht e lartë e përdorimit jo të drejtë, gjë që e rrit shkallën aktuale të dështimeve (aborteve).

SPERMICIDET

Janë substanca kimike që i mbysin spermatozoidet dhe e bllokojnë hyr-jen e qafës së mitrës. Ato shiten në pesë forma: krem, xhel (gel), shkumë, filma vaginal dhe vaginaleta. Për për-dorimin e tyre nuk nevojitet përsh-krimi i mjekut. Ato mund të gjenden në dyqane, farmaci dhe në qendrat e mjekësisë familjare.Një ndër spermicidet më efektive dhe i preferueshëm është:Pharmatex vag. (benzalconjum chloride)-kontraceptiv local.Aktivizo-het për 10 minuta dhe mbronë 4 orë.

Page 3: KONTRACEPCIONI - Kosovo Police · 2 3 Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni P lanifikimi familjar u mundëson çifteve

2 3

Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK

DIAfRAGMA

Është një këllëf gome, i rrumbullakët dhe i cekët që vendoset mbi qafën e mitrës, brenda në vaginë. Efektin e arrin duke bllokuar kalimin e sperma-tozoideve në mitër. Ajo mund të ven-doset rreth dy orë para marrëdhënies seksuale dhe duhet të qëndrojë së paku edhe 6 orë, mirëpo jo më shumë se 24 orë pas marrëdhënies seksuale.

TAMPONI kONTRACEPTIv

Ky tampon ndryshe mund të quhet edhe diafragmë për një përdorim. Ai është një disk i butë nga poliuretani me një gropëz në mes dhe vendo-set brenda në vaginë – mbi qafën e mitrës. Kjo gropëz përmban spermi-cide.

PREzERvATIvI ( kONDOMI)

Është i vetmi mjet kontracep-tiv i sigurtë, jo kirurgjikal që aktualisht është në përdorim dhe

që mund të përdoret nga meshkujt. Prezervativi parandalon shtatzëninë duke vepruar si pengesë (barrierë), duke parandaluar hyrjen e sperma-tozoideve në sistemin riprodhues. Varësishtë nga kujdesi me të cilin përdoret, efektiviteti i parandalimit të shtatzënisë së padëshiruar është 85 deri 98%. Përveq parandalimit të shtatzënisë së padëshiruar, për-parësia më e madhe e prezervativit është mbrojtja nga HIV-i dhe SNS-të e tjera.

METODAT HORMONALE

Hormonet kontrollojnë procesin riprodhues si të meshkujve, ashtu edhe të femrave. Një ndër këto hormone janë: Es-trogjeni dhe Progesteroni të cilat prodhohen në vezore të femres, ku roli i Estrogjenit është se ndikon në pjekjen e qelizes vezë (ovulacion), kurse Progesteroni e përgatit mitren për shtatzëni.

Metodat e parandalimit hormonal të shtatzënisë i shfrytëzojnë hormonet artificiale, për të parandaluar ovu-lacionin gjatë ciklit menstrual. Këto metoda mund të zbatohen në disa mënyra: merren në formë të pilulave, ngjiten si fllaster në lëkurë, vendosen në vaginë si unazë ose injektohen.

Meqenëse këto metoda i ndryshojnë funksionet themelore të trupit, fem-rat mund të përjetojnë efekte të padëshirueshme. Mirëpo, hormonet mund të ofrojnë edhe dobi, të cilat nuk mund ti sigurojnë metodat e tjera të parandalimit të shtatzënisë, si psh: rregullimin e ciklit menstrual.

Pilulat për parandalimin e shtatzënisë janë të padëmshme dhe efektive te shumica e femrave. Disa të dhëna tregojnë se femrat, të cilat i përdorin pilulat mund të kenë disa përfitime shëndetësore, siq janë: rreziku më i vogël nga osteoporoza, endometrioza dhe artriti rheumatoid. Poashtu janë të pranishme efektet positive në cik-lin menstrual – më pak shtërngime dhe gjakderrdhje gjatë periodës men-struale, dhe më pak simtoma para-menstruale. Pasi se pilulat mund të merren në qdo kohë të ditës, marrja e tyre nuk interferon me aktivitetin seksual.

Page 4: KONTRACEPCIONI - Kosovo Police · 2 3 Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni P lanifikimi familjar u mundëson çifteve

4 5

Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK

PILULAT PËR PARANDALIMIN E SHTATzËNISË

Këto pilula përdoren nga numri më i madhë i grave në SHBA, krahasuar me qdonjërën nga metodat tjera reversi-bile. Më shumë se 10.7 milion femra i përdorin pilulat për parandalimin e shtatzënisë, ku llogariten edhe 18% të adoleshenteve seksualisht active. Pilulat janë 92 deri 98% efektive, varësisht nga ajo, se me qfarë kujdesi merren. Pilulat duhet të përshkruhen nga mjeku.

NË PËRDORIM TË PËRGjITHSHËM jANË 2 TIPE TË PILULAvE:

- Pilulat e kombinuara, janë tipi më i përdorur i kontraceptivëve gojor (oral). Ato përmbajnë kryesisht pro-gesterone, e më pak estrogjen. Fem-ra e merr njëherë në ditë nga 1 pi-lulë, për 21 ditë me rradhë. Në ditët vijuese, ajo e ka periodën e saj men-struale të shkaktuar nga ndërprerja e marrjes së pilulave ( hormonit sinte-tik progesterone). Pastaj femra rifil-lon ciklin e ardhshëm të marrjes së pilulave.

Minipilulat, janë pilula që përm-bajnë vetëm progestin (progester-one sintetik). Merren qdo ditë gjatë gjithë ciklit. Ato kanë më pak efekte të padëshiruara në krahasim me pi-lulat e kombinuara, por janë më pak efektive në parandalimin e ovulimit. Veprojnë kryesisht duke e ndryshuar kualitetin e mukusit cervical. Përdo-rueset gjithashtu ju ekspozohen gjak-derdhjeve më të qrregullta menstru-ale.

Megjithatë, pilulat nuk sigurojnë mbrojtje kundër HIV-it e as kundër SNS-ve të tjera. Ato patjetër duhet të merren për qdo ditë. Nëse femra haron ta marrë pilulën , rriten gjasat për shtazëni. Efektet më të shpeshta negative janë: nausea, kapsllëku, fryrja e gjinjve, enjtjet dhe puqrat në lëkurë. Disa femra fitojnë ose humbin në peshë, kanë sekrecion të shtuar vaginal dhe prirje të rritur për infeksione vaginale. Të tjerat fillojnë të kenë dhimbje koke ose dhembjet ekzistuese të kokës, bëhen më të for-ta. Depresioni mund të thellohet ose të zvogëlohet. Këto efekte zakonisht zhduken pas disa cikleve. Megjithatë, te disa femra, disa nga simptomat mund të paraqiten çdo muaj.

Page 5: KONTRACEPCIONI - Kosovo Police · 2 3 Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni P lanifikimi familjar u mundëson çifteve

4 5

Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK

fLLASTERI PËR PARANDALIMIN E SHTATzËNISË

Është katror i hollë, plastik, dhe ngjitet në lëkurë. Ai mund të ngjitet në vithe, bark (por jo në gjinj). Flas-teri përmban ostrogjen dhe progestin. Ai vepron duke i liruar ngadal hormo-net në lëkurë, të cilat e depërtojnë atë, arrijnë në brendi të organizmit dhe e pengojnë lirimin e qelizës vezë në vezore. Ai qëndron i ngjitur 7 ditë dhe ndërrohet çdo javë, për tri javë me radhë. Në javën e fundit nuk ven-doset, sepse gjatë kësaj jave femra e ka periodën menstruale. Flasteri duhet të përshkruhet nga mjek.

Unaza vaginale

Është unazë e butë e prodhuar nga plastika fleksibile që vendoset bren-da në vaginë. Ajo liron doza të vogla

h o r m o n e s h . Unaza lihet në vaginë për tri javë, dhe pastaj largohet për

një javë që të mundësohet

perioada m e n -

struale normale. Pas përfundimit të periodës menstruale vendoset unaza e re.

Pistoletat ose injektimet

Për parandalimin e shtatzënisë ekzis-tojnë dy lloje injektimesh:

-Lunella ka të njëjtat hormone si-kurse kombinimi i pilulave për paran-dalimin e shtatzënisë dhe zgjatë 1 muaj.

-Depo-provera ka vetëm progestin dhe zgjatë 3 muaj.

Injektimet veprojnë duke e ndër-prerë lirimin e qelizës vezë dhe duke e trashur mukusin e qafës aë mitrës, kështu që vështirësohet hyrja e sper-matozoideve në mitër. Ato gjithashtu e hollojnë endometriumin, kështu që veza nuk mund të implantohet. Femra duhet ta mbajë në mend që ta marr injeksionin te mjeku.

Page 6: KONTRACEPCIONI - Kosovo Police · 2 3 Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni P lanifikimi familjar u mundëson çifteve

6 7

Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK

MjETET INTRAUTERINE

Mjeti intrauterine (mjeti brenda mitrës, spiralja) është një mjet elas-tik që vendoset në mitër dhe shërben si metod afatgjate e parandalimit të shtatzënisë. Variantet moderne të mjeteve intrauterine janë nga plas-tika, me madhësi afërsisht sa kapësja e dokumenteve, dhe kanë formën e shkronjës T me një fije prej najloni të ngjitur në fund të saj. Disa lloje janë të mbështjella me tel bakri ose përmbajnë hormone sintetike, të cilat zbërthehen ngadalë përderisa mjeti të gjendet në vendin e tij.

NË SHBA MË SË SHUMTI PËRDOREN Dy TIPE TË MIU-ve:

• T-ja me tel bakri, që vepron si sper-micid në parandalimin e fekondimit. Zgjatë 10-12 vjet ose deri sa të ndëro-het për shkaqe të tjera.

• Mirena që trashë mukusin e qafës së mitrës, në ç’mënyrë vështirësohet hyrja e spermatozoideve në mitër. Ajo zgjat rreth 5 vjet.MIU ka përparësi sepse gjithmonë

qëndron në vend për përdorimin e tij nuk nevojitet ndërprerja e marrëdhë-nies seksuale. MIU është zgjidhje për femrat që nuk munden ose nuk duan t’i përdorin preparatet hormonale. Ai është shumë efektiv nëse femra e toleron mjetin dhe nëse vendoset si duhet.

kONTRACEPCIONI URGjENT

Marrëdhëniet seksuale ndonjëherë janë të paplanifikuara. Mund të ndo-dhë që qiftet t’i përdorin në mënyrë jo korrekte ose të mos i përdorin fare metodat për parandalimin e shtatzënisë. Prezervativi mund të griset, ndërsa diafragma mund të rëshqa nga vendi i saj. Gjithashtu mund të ndodhin edhe dhunime të femrës. Dhe në fund asnjë metodë për kontrollin e lindjeve nuk është 100% efektive. Kontracepcioni urgjent (KU) ose parandalimi i shtatzënisë menjëherë pas marrëdhënies seksu-ale, është një mundësi zëvendësimi në rastet e lartpërmendura. Ai është 74-99% efektiv.

Page 7: KONTRACEPCIONI - Kosovo Police · 2 3 Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni P lanifikimi familjar u mundëson çifteve

6 7

Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK

NË SHBA jANË NË DISPOzICION 3 LLOjE TË kU-ve:

• Pilulat me progestin që përmbajnë hormonin progestin. Marrja duhet të fillon brenda 3-5 ditëve, pas marrë-dhënies seksuale të pa mbrojtur.

• Pilulat e kombinuara përmbajnë es-trogjen progestin. Pilula Preven është prodhuar posaqërisht për përdorim urgjent. Marrja e tyre duhet të fillon brenda 3-5 ditëve, pas marrëdhënies së pambrojtur seksuale.

• MIU në formë të germës T me tel bakri duhet të vednoset brenda 5 ditëve (120 orëve) pas marrëdhënies së pa mbrojtur seksuale. Kjo metodë duhet të zgjidhet vetëm në qoftë se femra dëshiron të vazhdojë përdorim-in e MIU si metodë të parandalimit të shtatzënisë.

PARASHIkIMI I DITËvE kUR fEMRA MUND TË MBETET SHTATzËNË

Metodat e parashikimit të ditëve fertile në të kuptuarit e ciklit men-strual. Qiftet mësojnë të parashikoj-në se kur femra është fertile dhe kur nuk është. Femra mund të vrojtojë

mukusin e qafës së mitrës, të mba-jë shënime për temperaturën e saj trupore ose të llogarisë ditët mes pe-riodave, për të ditur kohën se kur ajo mund të mbetet shtatzënë. Nëse ata abstenojnë prej marrëdhënies seksu-ale gjatë ditëve fertile, ata zbatojnë metodën natyrore të planifikimit të familjes.

Megjithatë shkalla e zakonshme e efektivitetit është afërsishtë 75%. Metodën e parashikimit të ditëve fertile e përdorin vetëm 2% e fem-rave. Për zbatimin e tyre nevojitet kontrolli dhe plotësimi i shpeshtë i grafikonit të ciklit dhe të tempera-turës. Kjo mund të paraqes vështirësi për adoleshentet dhe për femrat që kanë cikle të pa rregullta menstruale si dhe kërkon shkallë të lartë bashk-punimi mes partnerëve.

METODAT kIRURGjIkE

Përveq abstinencës së plotë me-toda më efektive e parandalimit të shtatzënisë është sterilizimi kiru-rgjik. Këto operacione relativisht të thjeshta e bëjnë jo fertil mashkullin dhe femrën. Sterilizimi mund të kon-siderohet si metod e përhershme e parandalimit të shatzënisë.

Page 8: KONTRACEPCIONI - Kosovo Police · 2 3 Shërbimet Shëndetësore-SHPK Shërbimet Shëndetësore-SHPK Planifikimi i familjës- kOnTRaCEPCiOni P lanifikimi familjar u mundëson çifteve

Përgaditur nga: Dr. Qefsere MULAJ; Redaktor: Dr. Linditë KAJtAzi; Design: Çajup KAJtAzi - tel: 038 5080-1126; Fax: 038 5080-1130; E-mail: [email protected]

Shërbimet Shëndetësore-SHPK

EkzISTOjNË Dy TIPE TË OPERACIONEvE:

• Vazektomia është procedurë e thjeshtë, me anë të së cilës në tes-tikut e mashkullit priten kanalet (vas deferens), nëpër të cilat kalojnë spermatozoidet. Operacioni mund të kryhet për 15 minuta, dhe në kushtë ambulantore.

• Lidhja e tubave është metodë më e shpeshtë e sterilizimit kirurgjik të

femrës. Lidhja e tubave-sipas vetë fjalës bëhet me lidhje të tubave të Fallopit, për të parandaluar bash-kimin e spermatozoidit me qelizën vezë, prej nga e ka prejardhjen edhe shprehja e këtyre grave “i kam tubat e lidhura “.

Aktualisht tubat prehen, lidhen ose kauterizohen. Operacioni nuk cenon funksionin normal seksual. Lidhja e tubave është pothuaj 100% efektive në parandalimin e shtatzënisë.