kmpi, hla, mhc

13
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS PUNIM SEMINARIK Lënda : IMUNOLOGJI Tema :KOMPLEKSI MADHOR I PAJTUESHMERISE INDORE- (KMPI– HLA - MHC) Mentori : Kandidati : Prof. Dr. Enver Zenku Ardian Hyseni

Upload: ardian-hyseni

Post on 21-Jun-2015

263 views

Category:

Science


7 download

DESCRIPTION

Punim seminarik

TRANSCRIPT

Page 1: KMPI, HLA, MHC

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

PUNIM SEMINARIKLënda : IMUNOLOGJI

Tema :KOMPLEKSI MADHOR I PAJTUESHMERISE INDORE- (KMPI– HLA - MHC)

Mentori : Kandidati : Prof. Dr. Enver Zenku Ardian Hyseni Tetovë 2014

Page 2: KMPI, HLA, MHC

Kompleksi madhor i pajtueshmerise indore (KMPI)

Kompleksi madhor i pajtueshmerise indore (KMPI) është një kompleks gjenesh që kodohen në krahun e shkurtër të kromozomit të gjashtë tek njeriu (ku njihet edhe me emërtimin HLA - human leucocyte antigen-). Karakteristikë kryesore e këtyre gjeneve është polimorfizmi alelik i tyre, pra brenda të njëjtes specie grupe të ndryshme individësh bartin alele të ndryshme të te njëjteve lokuse. Funksioni i këtij kompleksi është kodimi për molekula membranore në sipërfaqen e mjaftë qelizave të organizmit dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në përgjigjen imunitare.

Te njeriu dhe te miu ekzistojnë grupe dominante antigjenike që shkaktojnë reaksione të forta. Kompleksi HLA është i ngjashem me sistemin ABO të gjakut, dhe janë përgjegjës për transplantim, sikur sistemi antigjenik ABO për transfuzion të gjakut.Kompleksi i histokompatibilitetit për herë të parë është gjetur te miu dhe është emërtuar si lokus H-2 e si i këtillë emërtohet edhe sot. Reaksioni imunologjik gjendet nën kontrollin e dy sistemeve gjenetike edhe ate:

1. Gjeni kryesor i sistemit të histokompatibilitetit i cili bën rregullimin e reaksionit imunologjik kunder antigjenit timovarës.2. Gjeni struktural përgjegjës për zingjiret e imunoglobulinave që e bën kodimin e alotipeve.

Page 3: KMPI, HLA, MHC

Komleksi HLA përbëhet nga 5 gjene (lokuse) e që emërtohen si: HLA- A, HLA- B, HLA- C, HLA- D, dhe HLA- DR. Antigjenet që bëjnë kodimin e HLA- A, HLA- B, HLA-C, HLA-DR ka mundësi të përcaktohen me ndihmen e metodave serologjike ngjashëm me përcaktimin e grupeve të gjakut, por kuptohet me metoda të veçanta laboratorike. Përcaktimi i lokuseve emërtohet si tipizim i indeve dhe përdoret te transplantimi i indeve dhe i organeve të ndryshme.

Gjenet HLA-A, HLA-B, HLA- C bëjnë kodimin e struktures kryesore të histokompatibilitetit i cili gjendet po thuaj se në të gjitha strukturat qelizore të indeve dhe organeve. Ndërsa antigjeni HLA- DR gjendet kryesishtë në limfocitet- B. Pa marr parasysh shpërndarjen e tyre ky antigjen si i tërsishem ose si i vetem, është shkaktar kryesor i hudhjes së transplantit indor.Tipizimi bëhet duke kërkuar jo reaktivitetin kundër qelizave homozigote të cakut. Këto qeliza të cakut mund të fitohen nga pasardhësit e bashkëshortësive të kusherinjëve të parë.KMPI e ndajmë në 3 regjione kryesore gjenetike. Sipa vendosjes 5' - 3' në gjenome pra duke u nisur nga afërsia me centromerin këta regjione jane: 1. Regjione të klasës II 2. Regjione të klasës III3. Regjioni i klasës I.

Page 4: KMPI, HLA, MHC

Në klasën I të KMPI kemi 3 lokuse kryesore: B,C, A. Secili prej tyre karakterizohet nga shumëllojshmeria alelike që është më e shprehur për lokusin B pastaj A dhe me pak për lokusin C. Këto gjene kodojnë për një varg polipeptidik që quhet vargu alfa dhe që është i shprehur në sipërfaqen e të gjitha qelizave me bërthame të organizmit. Ky varg përbëhet nga 3 domene ekstraqelizore (homologe me domenet e imunoglobulinave) që duke filluar nga domeni me distal quhen alfa 1, alfa2, alfa3, Beta2. Te gjitha qelizat me bërthame të organizmit bartin në sipërfaqen e tyre molekulat e klasës se I. Më tepër ato janë shprehur me qelizat limfoide, me pak në ato hepatike, mushkëri dhe veshka dhe mjaftë rrallë në tru dhe muskujt skeletik. Antigenët me shumë të shprehur të njëriu janë HLA-A dhe HLA-B.

Page 5: KMPI, HLA, MHC

Klasa e II: Molekulat e klasës II janë gjithashtu glikoproteina transmembranore të përbëra nga një varg alfa dhe një beta. Ekziston një homologji në sekuencat e alfa 2 dhe beta 2, kanë palosjen karakteristike të Ig ndërsa ato alfa 1 dhe beta 1 i ngjajnë domeneve alfa 1 dhe alfa 2 të Kl I duke formuar një "gropëz" ku vendoset polipeptidi antigenik. Molekulat e Klasës II janë të shprehura në limfocitet B, qelizat dentritike, dhe makrofagët.Klasa e III: Ne këtë regjion kodohen një sërë molekulash të komplementit kryesisht si dhe të TNF (faktori i nekrozes së tumoreve), molekula këto që nuk janë në sipërfaqet qelizore, por në serum ose sekretohen nga qeliza të ndryshme.

Page 6: KMPI, HLA, MHC

Polimorfizmi i gjeneve HLA

Ndryshimet e aminoacideve përgjegjës për këtë polimorfizem ndodhin në domenet alfa1 dhe alfa2 të klasës I si dhe në ato alfa1 dhe beta1 të klasës II. Eshtë shumë sinjifikant fakti që këto ndryshime ndodhin në aminoacidet e domeneve të mesipërme të lokalizuara rreth gropëzes ku vendoset polipeptidi antigjenik, pra ato përcaktojnë dhe variabilitetin e lidhjes me antigenin nga alele të ndryshme të sistemit HLA.

Gjenet e sistemit HLA kanë ekspresion kodominant dhe segregojnë në mënyrë mendeliane (si grupet e gjakut p.sh.). Tërësia e gjeneve KMPI që ndodhen në një nga kromozomet çift formojnë haplotipin. Pra çdo individ ka 2 haplotipe dhe fëmija trashegon një haplotip nga çdo prind.

Page 7: KMPI, HLA, MHC

Funksionet e molekulave të KMPI Kl I

Megjithëse fillimisht të zbuluar nëpërmjet reaksioneve të flakjes se transplantit, molekulat e HLA kanë funksione jetësore biologjike për organizmin. Ato funksionojnë si shënues qelizorë që i mundësojnë qelizat e infektuara të organizmit të njihen nga limfocitet T helper dhe citotoksikë. Ky funksion ka të bëjë me faktin që limfocitet T citotoksikë të një organizmi mund të realizojnë vrasjen e një qelize të infektuar me virus që bart një antigjen të huaj vetëm në qoftë se ky antigjen është i shoqëruar me molekulat e KMPI të klasës I të alotipit të këtij organizmi.

Me antigjenë endogjene quajme antigjenët virale, autoantigjenët ose antigjenët tumorale, që kanë karakteristikë të përbashkët faktin që ata përdorin aparatin biologjik të vetë qelizës për t'u sintetizuar. Antigjenët endogjene sintetizohen në citoplazmën e qelizës dhe aty ata lidhen me molekulat KMPI të Kl I.

Page 8: KMPI, HLA, MHC

Funksionet e Klasës II të KMPI

Funksioni kryesor imunologjik i këtyre molekulave është paraqitja e Antigjenëve ekzogjene limfociteve T helper, të cilët njohin antigjenin KMPI të klasës II. Kjo paraqitje bëhet nga qelizat antigjen-paraqitëse si limfocitet B, makrofagët apo qelizat dendritike. Megjithëse fillimisht të zbuluar nëpërmjet transplanteve, molekulat HLA përdoren për funksione të rëndësishme vitale. Roli i tyre në përgjigjen imune është shumë i rëndësishëm dhe në këtë aspekt polimorfizmi i pasur i KMPI paraqet një përgjigje të species për të rritur variabilitetin e përgjigjes imune ndaj shumëllojshmerise se mikroorganizmave.

Page 9: KMPI, HLA, MHC

Përdorimi klinik i tipizimit të KMPI të njeriu (HLA): 1. Përdorimi kryesor është pa dyshim përcaktimi i përshtatshmerisë midis dhuruesit dhe

marrësit të transplantit. Kjo bëhet me metodat klasike të limfocitotoksicitetit ose ato më bashkëkohore të biologjisë molekulare, në rastin e parë limfocitet e individit për t'u tipizuar vihen në fillim në kontakt me serume me specifitet të njohur për alelet e ndryshme HLA. në një etape të dytë shtohet komplementi i cili realizon lizën e limfocitit në qoftë se ky individ përmban alotipin HLA të antiserumit.

2. Në mjeksine ligjore tipizimi i HLA të fëmija dhe prindet është metoda më e efektshme për përjashtimin e atësisë dhe e konfirmon atë deri në 99 %.

3. Në gjenetiken e popullatave studimi i aleleve të HLA është metoda më e saktë për ndjekjen e përzierjes së popullatave të ndryshme dhe origjinës së tyre.

4. Disa alele të HLA janë të lidhura me sëmundje të ndryshme kryesishtë autoimune: kështu HLA 95% të te sëmurëve me Spondiloartrit ankilozant, në të sëmurët me diabet juvenil insulinovartes, LES (lupus sistemik eritematosis).

Page 10: KMPI, HLA, MHC

Parandalimi i flakjes se transplantit Meqënëse antigenët e HLA (KMPI të njëriut) janë përgjegjësit kryesore të flakjes së transplanteve, përshtatja sa më e mirë e këtyre antigjenëve midis marrësit dhe dhuruesit është rruga kryesore për evitimin e flakjes se transplantit në mënyrë të ngjashme kjo me nevojen e pajtueshmerisë së grupeve ABO në transfuzionet e gjakut. Përcaktimi i antigenëve HLA realizohet me metoden e limfocitotoksicitetit ose me metodat e biologjisë molekulare. Transplantimi i palcës kockore kërkon një shkallë sa më të lartë pajtueshmerie dhe saktësia më e madhe e metodave të biologjisë molekulare nëpërmjet tipizimit të ADN është një kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim.

Page 11: KMPI, HLA, MHC

Sipas specieve ku realizohet transplanti ato i ndajmë në autotransplant, izotransplant, alotransplant, dhe heterotransplant. Në autotransplant dhuruesi dhe marrësi janë i njëjti individ. Autotransplantet, kryesisht të indeve (lekura, palca kockore) kanë gjithashtu një përdorim të shpështë.

Në izotransplant transplanti realizohet midis individëve gjenetikisht identike si psh. binjaket monoovulare.

Alotransplantet janë transplantet midis individëve te të njëjtes specie por të ndryshëm gjenetikisht. Alotransplanti me i shpeshtë indor është pa dyshim transfuzioni i gjakut në të cilin njihen mirë pasojat e papajtueshmerisë.

Ksenotransplantet (ose heterotransplantet) janë transplantet midis individëve të specieve të ndryshme.

Transplanti i lëkurës ka qënë gjithmonë një model interesant ekspërimental për studimin e fatit të një transplanti. Në rastin e alo- apo heterotransplantit të lëkurës vihet re midis ditës se 3 dhe të 9 një pakesim i qarkullimit të gjakut në indin e transplantuar si dhe një rritje e infiltrimit të këtij indi me limfocite, plazmocite dhe shumë pak plazmocite.

Page 12: KMPI, HLA, MHC

Anëtarët e familjes HLA typing Nëse kemi një transplantim të veshkave atëherë ajo mund të jetë e mundur që të marrim atë organ nga një anëtar i familjes së ngushtë, në fillim duhet të Testohen për HLA typing. Ky test mund të na jep informata në lidhje me gjenetiken në familje.

Page 13: KMPI, HLA, MHC

Çfarë është analiza antitrup? Është e rëndësishme që mostren e gjakut të një marrësi të mundshëm ta dërgojm në laborator dhe të bëhet analiza për antitrupat HLA. Disa njerëz tashmë kanë antitrupa kundër HLA të njerëzve të tjerë të themi se ata janë "Sensibilizuar". Kjo zakonisht ndodh me transfuzion, shtatzënisi apo transplantet e mëparshme.

Nëse antitrupat janë zbuluar është e rëndësishme që të gjejmë se cili lloj i HLA-së ka këta antitrupa, këto quhen si HLA ‘'antigjene të papranueshme "për atë pacient dhe duhet të shmanget në çdo transplantim të ardhmen, në të kundërten sistemi imunitar do ta shkatrroj organin dhe do ta hudh (brenda pak minuta ose orë). Serumi nga pacienti mund të ruhet një kohë të gjatë dhe të futen në listen e transplantimit.