kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

19
REPUBLIKA E SHQIP ËRISË Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë Lënda : Sjellje Organizative Tema : Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të 1

Upload: ssulko

Post on 12-Apr-2017

22 views

Category:

Leadership & Management


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Universiteti i TiranësFakulteti i Ekonomisë

Lënda : Sjellje Organizative

Tema : Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Punuan : Adriana Ndreu Anxhela Shabani

Denada Doku Elisa Brahilika

Inesa Dosti Sara Sulko

1

Page 2: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Kompania që ne kemi përzgjedhur është AnSig, Një kompani sigurimesh lider në tregun Shqiptar. AnSig ka filluar operimin në tregun shqiptar në mars të vitit 2006 duke u shtuar në staf e në klinentë çdo ditë e më shumë. Si një kompani e konsoliduar në tregun e sigurimeve është e shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me 11 degë, 38 zyra dhe mbi 120 pika shitje. AnSig numëron rreth 17500 mijë klientë. Kompania është tërësisht me kapital aksioner vendas.

Vizioni i kompanisëNë fokus të të gjithë punëve e aktiviteteve që kryen kompania, primare ka qenë dhe mbetet shërbimi ndaj klientëve, shërbim i cili kryhet nga një personel i kualifikuar dhe me vision të qartë në punë. Para klientëve kompania është gjithmonë në provë të cilën e vërtetojnë dhe argumentojnë me punën që bëjnë.

Misioni i kompanisëAnSig, në tregun e sigurimeve, me një staf të kualifikuar dhe me përvojë e eksperiencë të gjatë pune, jep një garanci të plotë financiare ndaj çdo rreziku, i çfarëdo lloj qoftë.

Burimet NjerëzoreKjo kompani i konsideron burimet njerëzore si një faktor të rëndësishëm për rritjen e biznesit dhe për këtë arsye investon sistematikisht në selektimin, trajnimin, vlerësimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e punonjësve.

Stema dalluese e kompanisë

2

Page 3: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Metoda e studimit

Metoda e përzgjedhur është forma e pyetësorit i cili përmban pyetje të hapura dhe të mbyllura. Pyetësori është metoda më e përhapur e anketimit, shërben si instrument për mbledhjen e të dhënave primare. Avantazhet kryesore të kësaj metode janë :1. ofron më shumë të dhëna2. ndikimi i anketuesit është më i vogël

Qëllimi i pyetësorit është dallimi i nivelit të kënaqësisë ose të pakënaqësisë së individëve në punë, duke analizuar pesë elementë që janë :

Puna në vetvete Mbikqyrja Bashkëpunëtorët Pagat Ngritja në përgjegjësi

Pyetësori përmban 10 pyetje të cilat kanë për qëllim të zbërthejnë të pestë elementët e kënaqësisë në punë. Pyetjet janë të mbyllura dhe janë të hartuara fillimsht për të mbrojtur privatësinë e të ankëtuarve. Pyetjet janë të ndërtuar në menyrë të tillë që të anketuarit të mos kuptojnë që ne realisht duam të studjojmë kënaqësinë në punë. Ky kamuflim është bërë nga ana jonë që individët të tregojnë realisht perceptimet e tyre pa u ndikuar nga qëllimi i studimit, kënaqësia në punë.

Përshkrimi i monstrës

Pyetësori është plotësuar nga 18 individë,punonjës të kompanisë së sigurimeve AnSig. Këta individë zënë këto pozicione pune :

Asistent Drejtues Marketingu Financier Inspektor i dëmëvë motorrike Jurist Menaxher i dëmeve motorrike Menaxher risku Përgjegjës i sektorit të shëndetit

3

Page 4: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Sekretar Shef departamenti i statistikës Specialist kontabiliteti Zëvendës drejtor

Mosha e të anketuara varion në këto intervale :

25-35 36-45 46-55 mbi 55

Vjetërsia në punë varion në këto intervale :

0-5 6-10 11-15 mbi 15

Kemi zgjedhur që pyetësori të plotëshët online për disa arsye :

1) Për të shamgur ndikimet e mundshmë të anketuesve2) Për të ruajtur privatësinë e anketuesve3) Zhvillimi teknologjik

Pyetësor

4

Page 5: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Qëllimi i pyetësorit : Arsyeja e zhvillimit të këtij pyetësorit është tërësisht didaktike. Të dhënat do të mbeten konfidenciale

Mosha :

25-35 36-45 46-55 mbi 55

Gjinia :

femër mashkull

Gjendja civile :

beqar/e martuar i/e ve i/e divorcuar

Pozicioni i punës :

______________________________

1) Sa të hapur jeni me bashkëpunëtorët nëse përballeni me një padrejtësi?

Aspak Pak I/e moderuar Shumë

2) Nga koha juaj e lirë, sa shpenzoni me kolegët e punës?

Aspak

5

Page 6: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Pak I/e moderuar Shumë

3) Çfarë lidhje ekziston midis përpjekjes në punë dhe pagës tuaj?

E drejtë E zhdrejtë

4) Sa të gatshëm jeni të pranoni një ofertë tjetër pune me një pagë më të lartë?

Aspak Pak I/e moderuar Shumë

5) Sa do ta pranonit nëse eprori juaj ju shton një detyrë (kërkesë) që është jashtë detyrave tuaja?

Pak Aspak

6) A ju ka ndodhur që këshillat e eprorit tuaj të kenë rezultuar jo efektive?

Po Jo

7) A ka ndryshuar (rritur) pozicioni juaj që nga fillimi I punës në këtë kompani?

Po Jo

8) A ndodh shpesh të vini me vonesë në punë?

Po Jo

9) A ju duken të përshtatshme oraret e punës?

6

Page 7: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Po Jo

10) A mendoni se përpjekjet tuaja vlerësohen mjaftueshëm për tu promovuar në karrierë?

Po Jo

Analiza

Mosha e të anketuarve sipas grup-moshave të përcaktuara është e shprehur në këtë grafik

7

Page 8: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Sipas grafikut të mësipërm shumica e të anketuarve i përkasin grupmoshës 25-35 me një përqindje mbizotëruese prej 38.9%. Duke u pasuar nga dy grupmosha të cilat janë me përqindje të barabartë prej 22.2%. Në minorancë është grupmosha mbi 55 vjec, me një përqindje prej 16.7%

Me një pëqindje prej 55.6% mbizotërues janë meshkujt.

8

Page 9: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Gjendja civile varion, por përqindja më e madhe zihet nga individët e martuar prej 50%. Pjesa tjetër janë personat me statusin beqar me një përqindje prej 27.8%. Me një përqindje të barabartë janë ata me statusin i/e ve dhe i/e divorcuar prej 11.1%.

9

Page 10: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Vëmë re se pjesa më e madhe e stafit të anketuar ka një vjetërsi relativisht të vogël prej 0-5 vitesh dhe kjo kategori është mbiotëruese me një përqindje prej 38.9%.E pasur më pas me kategorinë e individëve me vjetërsi 11-15 vite dhe me një përqindje prej 27.8%. Më pas vijon grupi me vjetërsi 6-10 vite me një përqindje prej 22.2%. Në fund vjen grupi me eksperiencën më të madhe prej plot 15 vitesh ose më shumë, por që në kompani zë një përqindje modeste prej 11.1%.

Përqindja prej 38.9% tregon që individët në këte kompani janë shumë të hapur me bashkëpuntorët nëse përballen me një padrejtësi. Ky është një tregues mjaft i mirë i ambjentit pozitiv, komunikativ dhe të hapur mes individëve brenda kompanisë. Fakti që përqindja më e vogël i përket atyre individëve të cilët nuk janë aspak të gatshëm të flasin për padrejtësitë në ambjentin e punës tregon tërthorazi që niveli i kënaqësisë në këtë kompani është i kënaqshëm.

10

Page 11: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Ky grafik është një tregues që marrëdhëniet informale janë shumë të forta në këtë kompani. Plot 55.6% e të anketuarve shpenzojnë shumë kohë me kolegët e punës jashtë orarit zyrtar. Një shifër e tillë tregon që kënaqësia në punë është në nivele aq të larta sa individët edhe kohën e tyre të lirë duan ta kalojnë së bashku me kolegët.

Kjo përqindje kaq e lartë tregon se paga e punonjësve reflekton përpjëkjet e tyre të vazhdueshme.

11

Page 12: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Vëmë re se shumica e individëve nuk e shikojnë të arsyeshme largimin nga kompania pavarsisht tundimit nga oferta që përfshijnë paga më të mira. Tërthorazi kjo nënkupton që individët ndihen të vlerësuar në shumë aspekte të tjera (morale, trajnimi, vlerësimi) dhe paraja mbetet çështje sekondare.

Kjo përqindje prej 72.2% tregon që punonjësit i pranojnë deri diku detyrat e shtuara nga eprori në të mirë të vijueshmërisë të punëve të kompanisë.

12

Page 13: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Kjo tregon që eprorët janë të përgatitur dhe fjala e tyre dëgjohet nga punonjësit duke sjellë një produktivitet të shtuar në punë. Diferenca e vogël mes dy përqindjeve tregon që individët kanë një shkallë të lartë pavarësie në vendimmarrje.

Edhe pse diferenca nuk është e konsiderueshme, ajo mbetet një tregues i mirë që kompania ndjek promovimin nga poshtë lartë, kështu duke motivuar punonjësit të jenë më produktivë dhe të lidhur me punën. Nxitet shpirti pozitiv i garës.

13

Page 14: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Përqindja mbizotëruese i përket atyre punonjësve të cilët kanë vonesa për të arritur orarin zyrtar të fillimit të punës.

Përqindja më e madhe shpreh që oraret e punës janë mëse të përshatshme sipas këndvështirmeve individuale të secilit prej të anketuarve.

14

Page 15: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Përqindja dukshëm mbizotëruese tregon që individët ndihen të vlerësuar për përpjekjet që bëjnë dhe e shikojnë të ardhmen e tyre të lidhur me të ardhmen e kompanisë.

KONKLUZIONE

15

Page 16: Kënaqësia në punë dhe faktorët që ndikojnë në të

Pjesa më e madhe e të anketuarve në këtë kompani janë meshkujt e martuar në moshën 25-35 vjec.

Nga anketimi rezulton se të punësuarit janë shumë të hapur ndaj padrejtësive në punë. Marrëdhënia me kolegët rezulton të jetë shumë e rëndësishme për të arritur kënaqësinë në

punë.Shkak kryesor është komunikimi informal ndërmjet punonjësve. Shumica dërmuese e vlerësojnë lidhjen midis përpjekjes në punë dhe pagës

përpjestimisht të drejtë. Punonjësit e përfshirë në këtë pyetësor janë përgjithsisht të kënaqur nga paga dhes

hpërblimet e tyre. Shkak për këtë është dhe plotësimi i nevojave të punonjësve në ambientet e punës.

Oraret janë të përshtatshme, por mungesat justifikohen me faktin e mungesave të vullnetshme të të rinjve, problemeve shëndetësore, pasjes së fëmijëve dhe faktorëve të tjerë të jashtem.

Prirjet e punonjësve për të pranuar një detyrë shtesë jashtë kornizës të detyrimeve të është e ulët.

Punonjësit janë të hapur ndaj këshillimit. Duke parëpërgjigjet e punonjësve të anketuar arrijmë në përfundimin që punonjësit janë

të kënaqur në vendin e punës dhe mundësitë që kanë për rritjen në detyre janë të konsiderueshme

REKOMANDIME

Në mënyrë që kompania të rrisë efektivitetin, efiçencën dhe performancën e saj duhe të që ta bëjë orarin më fleksibël.

Kompania duhet të ndërmarrë politika që favorizojnë shancet e promovimit dhe rritjes në karrierë.

REFERENCAT

www.ansig.al www.googleforms.com

16