gazeta mapo

16
Një imperializëm i ri ekonomik dhe kulturor po e rivendos perandorinë e re turke në Rajonin e Ballkanit e sidomos në Shqipëri. Regresi i eurozonës e spostoi vendin aziatik në një dimension krejt të ri rajonal. Këtë vit ajo u ngjit në vendin e tretë, pas Greqisë dhe Italisë, për nga madhësia e investimeve në vendin tonë. Një strategji krejt e ndryshme nga ajo greke për dominimin ekonomik të rajonit, tashmë turqit po synojnë sektorët strategjikë. Të paktën në Shqipëri ia kanë arritur. Atasheu ekonomik: Prania turke në ekonominë Shqiptare më e ulët se në Rajon THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E HëNë, 25 SHKURT 2013. NUMëR 841. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 12 Italianët votojnë kaosin dhe komikun Beppe Grillo ZGJEDHJET Në mbledhjen e fundmuajit, krahas dosjes për mbarëvajtjen e punëve me karakter administrativ të kryeqytetit, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tira- nës do të kenë në tavolinën e tyre edhe tri projektvendime të propozuara dje nga disa drejtori të Bashkisë. Në mbledhjen e radhës anëtarët e Këshil- lit Bashkiak do të duhet të votojnë pro- jektvendimin për vendosjen e bustit të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, një ndër politikanët më të njohur në Shqipëri, publicistit Sabri Godo, në lulishten përpara Par- lamentit, ngjitur me shëtitoren “Murat Toptani”, nga ana e Akademisë së Shkencave. Një tjetër propozim lidhet më vendosjen e një tjetër busti, figurës së njohur të Rilindjes Kombëtare, Je- ronim De Rada, vepër e realizuar nga Odise Paskali. Ky bust është planifi- kuar të vendoset në lulishten... FAQE 6 Bashkia, bust për Godon, dhe memorial për diktaturën nga Lubonja dhe Isufi Për shtypin e shkruar dhe MAPO-n në epokën dixhitale Është fakt i pakundërshtueshëm tashmë transformimi që po pëson bota e sotme, me sistemet e reja të komunikimit, aq më tepër e gjithë media, aq më tepër shtypi i shkruar. Duke filluar nga sot, botimet perio- dike MAPO, gazeta e përditshme MAPO, MAPO Weekend si gazetë e fundjavës, revista mujore MAPO si dhe botimi i specializuar Madame MAPO, nisin një fazë të re të jetës së tyre, e lidhur ngushtë me një trans- formim përmbajtësor, që vjen si pa- sojë e atyre shndërrimeve që po ndodhin kudo në shtypin e shkruar. Printi, media e printuar, me të gjitha format e saj është prej më shumë se një dekade kur filloi dhe po ndodh shkëlqimi i mediave online, sociale dhe formave/ sistemeve të reja të ko- munikimit, në një transformim... HENRI ÇILI NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 11,15 Përkujdesje europiane Konventa spektakolare, programi jo dhe aq Ka vetëm dy gjëra që duhen bërë për të ruajtur konsideratën... Ménage à trois: Çani, Jozefina dhe ne Arian Çani dhe Jozefina Topalli janë një kombinim ‘i rrezikshëm’... BLOG ALFRED LELA KOMENT ARJAN VASJARI CMYK EDITORIAL / 11 KRONIKë 7 VRASJA E 22-VJEçARIT “Sajmiri bënte dy punë, po mblidhte paratë për një shtëpi” Daja i Sajmir Deçes, i vrarë dy ditë më parë në urbanin e linjës së “Uzinës Traktori” flet për jetën e thjeshtë të nipit, përpjekjet për të pasur një shtëpi të tijën dhe natën e vrasjes Mos humb kohë, shko dhe merr ABCom-Fix! Komuniko FALAS me të gjithë numrat ABCom dhe me tarifat më të lira në treg. Oficeri i Policisë, Dritan Lamaj, u qëllua dje me breshëri automatiku vetëm pak metra larg pallatit ku banonte. Autorët dyshohet se janë dy të rinj të cilët kanë ndjekur lëvizjet e ish-shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë. Pistat e atentatit: Hetime për vrasje për shkak të detyrës EKZEKUTOHET KOMISARI, 100 MIJë USD PëR “KOKëN” E VRASëSIT FAQE 3 Rrokada e figurave në PS. Shumica e socialistëve që prezantuan programin politik në Konventë, të ardhur në parti pas 2005-ës. Drejtuesit e vjetër Ruçi, Majko, Malaj, Xhafaj etj. spektatorë në dy ditët e eventit. Të gjithë emrat që u ngjitën në podium dhe ata që u spostuan. Rama: Nano-Meta historia e PS-së, ata që s’folën kanë pasur detyra të tjera. Berisha: Programi i PS-së, vraponi o burra të kalojmë ylberin! KONVENTA E PS-së Të rinjtë në tribunë, qëndrestarët në stol Komisari Drtan Lamaj sapo kishte dalë nga banesa e tij në zonën e Tiranës së Re, kur dre- jt mjetit të tij “Lancia” Ypsilon u qëllua me dy breshëri “Kallashnikovi” që pasuan njëra- tjetrën. Dy persona ende të panjohur mendo- het se i kishin zënë pritë në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në kryqëzimin e rrugës “Petro Ko- rçari”, pranë kompleksit të pallateve ku ba- nonte ish-shefi i komisariatit nr.6. Sapo mjeti i Lamajt po dilte nga oborri i pallatit, ai është qëlluar nga pas, duke i shkaktuar tri plagë që rezultuan fatale për jetën e 41-vjeçarit. Oficeri i karrierës ndërroi jetë vetëm pak minuta më vonë në spitalin Ushtarak, ku u transportua me shpejtësi nga disa banorë të zonës, të cilët e kishin njohur. Autorët dyshohet se janë lar- guar me një automjet tip “BMW”, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë edhe një motor, në të cilin policia dyshon se ndodheshin filli- misht autorët ose bashkëpunëtorët... FAQE 5 Atasheu ekonomik në Shqipëri, Muharrem Çan Oficeri i Policisë, Dritan Lamaj, i vrarë dje në Tiranë Turqit, pushtimi i dytë i Shqipërisë përmes bizneseve DITARI I LUFTëS Në KOSOVë, CAMPBELL ZBULON BISEDIMET Që VENDOSëN BOMBARDIMET “Vitet me Tony Blair” në shqip nga UET PRESS. Promovimi i librit sot në orën 18:00 në “Hotel Tirana”, ku do të jetë i pranishëm autori Alastair Campbell FAQE 4 FAQE 7

Upload: gazeta-mapo

Post on 28-Mar-2016

266 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Një imperializëm i ri ekonomik dhe kulturor po e rivendos perandorinë e re turke në Rajonin e Ballkanit e sidomos në Shqipëri. Regresi i eurozonës e spostoi vendin aziatik në një dimension krejt të ri rajonal. Këtë vit ajo u ngjit në vendin e tretë, pas Greqisë dhe Italisë, për nga madhësia e investimeve në

vendin tonë. Një strategji krejt e ndryshme nga ajo greke për dominimin ekonomik të rajonit, tashmë turqit po synojnë sektorët strategjikë. Të paktën në Shqipëri ia kanë arritur. Atasheu ekonomik: Prania turke në ekonominë Shqiptare më e ulët se në Rajon

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E hënë, 25 shkurt 2013. numër 841. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe

12

Italianët votojnë kaosin dhe komikun Beppe Grillo

Zgjedhjet

Në mbledhjen e fundmuajit, krahas dosjes për mbarëvajtjen e punëve me karakter administrativ të kryeqytetit, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tira-nës do të kenë në tavolinën e tyre edhe tri projektvendime të propozuara dje nga disa drejtori të Bashkisë. Në mbledhjen e radhës anëtarët e Këshil-lit Bashkiak do të duhet të votojnë pro-jektvendimin për vendosjen e bustit të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë

në dy legjislatura, një ndër politikanët më të njohur në Shqipëri, publicistit Sabri Godo, në lulishten përpara Par-lamentit, ngjitur me shëtitoren “Murat Toptani”, nga ana e Akademisë së Shkencave. Një tjetër propozim lidhet më vendosjen e një tjetër busti, figurës së njohur të Rilindjes Kombëtare, Je-ronim De Rada, vepër e realizuar nga Odise Paskali. Ky bust është planifi-kuar të vendoset në lulishten... FAqe 6

Bashkia, bust për Godon, dhe memorial për diktaturën nga lubonja dhe Isufi

Faqe 16

Për shtypin e shkruar dhe MAPO-n në epokën dixhitale

Është fakt i pakundërshtueshëm tashmë transformimi që po pëson bota e sotme, me sistemet e reja të komunikimit, aq më tepër e gjithë media, aq më tepër shtypi i shkruar. Duke filluar nga sot, botimet perio-dike MAPO, gazeta e përditshme MAPO, MAPO Weekend si gazetë e fundjavës, revista mujore MAPO si dhe botimi i specializuar Madame MAPO, nisin një fazë të re të jetës së tyre, e lidhur ngushtë me një trans-formim përmbajtësor, që vjen si pa-sojë e atyre shndërrimeve që po ndodhin kudo në shtypin e shkruar. Printi, media e printuar, me të gjitha format e saj është prej më shumë se një dekade kur filloi dhe po ndodh shkëlqimi i mediave online, sociale dhe formave/ sistemeve të reja të ko-munikimit, në një transformim...

HenriÇili

NGërÇ NGa Bujar KapexhIuop-ed / 11,15

përkujdesje europiane

Konventa spektakolare, programi jo dhe aq

Ka vetëm dy gjëra që duhen bërë për të ruajtur konsideratën...

Ménage à trois: Çani, jozefina dhe ne

Arian Çani dhe Jozefina Topalli janë një kombinim ‘i rrezikshëm’...

BloGAlFred lelA

KomeNTArjAn VASjAri

CmyK

edITorIal / 11

KroNIKë

7VrAsjA e 22-VjeçArIt “sajmiri bënte dy punë, po mblidhte paratë për një shtëpi” Daja i sajmir Deçes, i vrarë dy ditë më parë në urbanin e linjës së “Uzinës traktori” flet për jetën e thjeshtë të nipit, përpjekjet për të pasur një shtëpi të tijën dhe natën e vrasjes

Mos humb kohë,shko dhe merr ABCom-Fix!Komuniko FALAS me të gjithënumrat ABCom dhe metarifat më të lira në treg.

Oficeri i Policisë, Dritan Lamaj, u qëllua dje me breshëri automatiku vetëm pak metra larg pallatit ku banonte. Autorët dyshohet se janë dy të rinj të cilët kanë ndjekur lëvizjet e ish-shefit të komisariatit nr.6 në tiranë. Pistat e atentatit: Hetime për vrasje për shkak të detyrës

EkzEkutohEt komisari, 100 mijë usD për “kokën” E vrasësit

Faqe 3

rrokada e figurave në Ps. shumica e socialistëve që prezantuan programin politik në Konventë, të ardhur në parti pas 2005-ës. Drejtuesit e vjetër ruçi, Majko, Malaj, Xhafaj etj. spektatorë në dy ditët e eventit. të gjithë emrat që u ngjitën në podium dhe ata që u spostuan. rama: Nano-Meta historia e Ps-së, ata që s’folën kanë pasur detyra të tjera. Berisha: Programi i Ps-së, vraponi o burra të kalojmë ylberin!

KONVeNtA e Ps-së Të rinjtë në tribunë,qëndrestarët në stol

Komisari Drtan Lamaj sapo kishte dalë nga banesa e tij në zonën e Tiranës së Re, kur dre-jt mjetit të tij “Lancia” Ypsilon u qëllua me dy breshëri “Kallashnikovi” që pasuan njëra-tjetrën. Dy persona ende të panjohur mendo-het se i kishin zënë pritë në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në kryqëzimin e rrugës “Petro Ko-rçari”, pranë kompleksit të pallateve ku ba-nonte ish-shefi i komisariatit nr.6. Sapo mjeti i Lamajt po dilte nga oborri i pallatit, ai është qëlluar nga pas, duke i shkaktuar tri plagë që

rezultuan fatale për jetën e 41-vjeçarit. Oficeri i karrierës ndërroi jetë vetëm pak minuta më vonë në spitalin Ushtarak, ku u transportua me shpejtësi nga disa banorë të zonës, të cilët e kishin njohur. Autorët dyshohet se janë lar-guar me një automjet tip “BMW”, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë edhe një motor, në të cilin policia dyshon se ndodheshin filli-misht autorët ose bashkëpunëtorët... FAqe 5

atasheu ekonomik në shqipëri, muharrem Çan

oficeri i policisë, dritan lamaj, i vrarë dje në Tiranë

Turqit, pushtimi i dytë i Shqipërisë përmes bizneseve

dITarI I luFTës Në Kosovë, CampBell zBuloN BIsedImeT që veNdosëN BomBardImeT“Vitet me tony Blair” në shqip nga Uet Press. Promovimi i librit sot në orën 18:00 në “Hotel tirana”, ku do të jetë i pranishëm autori Alastair Campbell

Faqe 4

Faqe 7

Page 2: Gazeta Mapo

12 afër/larg

Vladimir Karaj

Deklarata e Hakan Shukur-it, ish-futbollisti i Gallatasarait, Interit dhe golashënuesi më i mirë i kombëtares turke, e së fundmi deputet i partisë qeverisëse të kryeministrit Erdogan (AKP), se është shqiptar, ndezi debat në Ankara mbi na-cionalizmin dhe etninë. Në mjaft media Shukur u sulmua se po përcillte ndasi e përçarje etnike, edhe pse ai sqaroi dje se mesazhi që donte të për-cillte ishte krejt e kundërta e kësaj.

Përmasat që mori debati përfshin edhe kry-eministrin Rexhep Taip Erdogan, i cili i doli në mbrojtje Shukur-it, duke thënë se ai kishte të drejtë të ishte shqiptar, ashtu si shumë të tjerë janë çekrezë, apo kurdë. “Ne i bashkojmë ata të gjithë”, tha Erdogan, duke nënkuptuar vël-lazërim mes etnive që përbëjnë Turqinë dhe dënuar ndarjen.

Një thënie e ngjashme e kryeministrit shqip-tar Sali Berisha në vizitën e fundit në Ankara, për “vëllazëri shqiptaro-turke” e për mjaft shq-iptaro-turq që jetonin në Azinë e Vogël, krijoi të njëjtën vorbull polemikash në Tiranë. “Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme”, tha atëherë Berisha, thënie që ndezi të njëjtin debat në Tiranë, mes atyre që i mbronin këto lidhje dhe atyre që nuk donin që ato të ekzistonin e jo më të përmendeshin...

Marrëdhënia historike diku miqësore dhe di-ku e përdhunshme mes shqiptarëve dhe turqve, ka diktuar një lloj sjellje dashuri-urrejtje (të ng-jashme me ato të telenovelave) mes shqiptarëve dhe turqve, duke i përplasur herë pas here dhe herë të tjera duke i vënë në të njëjtin krah. “Men-doj se turqit paragjykohen për shkakun se jemi mësuar t’i gjykojmë si barbarët nga Azia që na shkëputën nga Europa. Në këtë aspekt mendoj se është një kundërshtim deri diku i sinqertë nga disa që me këtë frymë kundërturke janë rritur e formuar”, thotë në një intervistë për revistën

“Mapo”, Enis Sulstarova, duke shpjeguar me këtë ndasitë e sotme, por duke lënë të kuptohet se e gjithë kjo është prej paragjykimit e jo e vër-teta. Ndërkohë Adrian Ndreca në një koment po për “Mapo”-n mbi këtë çështje shkruante: “Oto-manëve duhet t’ua dimë për nder izolimin qin-dravjeçar prej Europës. Në fakt, përpara së ata të vinin me na qytetnue prej fushave të Anadol-lit ... ne kishim nji kulturë që na bashkonte me Europën”. Të tjerë studiues mbajnë një qëndrim më pak radikal dhe vlerësojnë më së shumti lid-hjet kulturore që janë vendosur e nuk mund të shprishen mes popujve apo edhe minoritet et-nike të vendosura andej apo këndej.

Zhvillimet e fundit në Turqi, e cila kërkon të paqtojë brenda vetes një numër po aq të madh etnish sa ish-Perandoria Osmane (përpjekja më e madhe ajo e vendosjes së paqes me kurdët), zbulojnë ndërkohë edhe një qëndrim “të ri” të Ankarasë ndaj disa prej etërve themelues të Turqisë moderne dhe origjinës së tyre, të cilën së fundmi e pranojnë, edhe pse për ta, pavarë-sisht etnisë, ata mbeten turq. “Sami Frashëri, (për turqit Semseddin Sami) është një thesar për turqit, me dëshirën e Zotit ai do të qëndrojë në Stamboll”, tha Ahmet Davutoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë, në përgjigje për kërkesën e Kryeministrit shqiptar për të kthyer eshtrat e ril-indësit në mëmëdhe.

Një mpleksje e tillë e origjinës së “heronjve” të dy popujve është fillimi dhe fundi i grindjeve ballkanase mbi origjinën dhe etninë. Grindje që gëlojnë për mite e personazhe që prej Alek-sandërit të Madh. Në rastin e Turqisë gjërat

Hakan Shukur dhe zgjimi i gjakut shqiptar në Turqi

duket se janë ndryshe dhe më të qarta, të paktën nga ana e kryeministrit Erdogan dhe përkrahësve të tij, të cilët s’e kanë për tradhti të pranojnë se disa nga turqit e mëdhenj janë me origjinë shqiptare.

“Shukur, (i cili ka babanë nga Prishtina dhe nënën nga Shkupi), i përmendi rrënjët e tij në Universitetin e Burdur-it, i cili ka marrë emrin e poetit Mehmet Akif Ersoy, autor i himnit kom-bëtar turk, gjithashtu me origjinë shqiptare”, tha Erdogan, siç citohet nga Hurryet, duke përmen-dur origjinën shqiptare të njërit prej poetëve të parë dhe figurave politike më të nderuara në Turqi. Kjo sidoqoftë nuk e bën as poetin Mehm-et Akif dhe as Sami Frashërin ‘shqiptarë’ për turqit. Aq më pak Ataturkun, për të cilin përflitej po ashtu një origjinë ende e paqartë shqiptare. Sado e vështirë që është për ta pranuar origjinën e këtyre “etërve”, turqit, ndryshe nga pjesa tjetër e Ballkanit, e kanë më të lehtë të mos përfshihen në debatet etnike.

Ankaraja e shikon etninë me të njëjtën logjikë si dikur Porta e Lartë. “Ç’është Turqia? Turqia është një Ballkan i vogël, një Lindje e Mesme e vogël, një Kaukaz i vogël. Më shumë boshnjakë jetojnë në Turqi sesa në Bosnjë. Më shumë shqiptarë jetojnë në Turqi sesa në Shq-ipëri, më shumë çeçenë sesa në Çeçeni, më shumë abkazë se në Abkazi. Dhe kemi kurdë, arabë dhe turq bashkë. Pse është e gjitha kjo? Për arsye të trashëgimisë otomane”, thoshte në një konferencë mbi trashëgiminë otomane në Sarajevë ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Ashtu si ai gazeta ‘Zaman’ në ver-sionin anglisht nuk e lë pa përmendur faktin se vëllezërit e Sami Frashërit (Naimi dhe Avdyli) janë të varrosur në Shqipëri dhe se ishin shqip-tarë të famshëm, edhe pse “harron” në listën e veprave të Sami Frashërit ato të shkruara enkas për Shqipërinë...

“Shukur, (i cili ka babanë nga Prishtina

dhe nënën nga Shkupi), i përmendi

rrënjët e tij në Universitetin e

Burdur-it, i cili ka marrë emrin e poetit

Mehmet Akif Ersoy, autor i himnit kom-

bëtar turk, gjithashtu me origjinë shqiptare”

Rexhep taip eRdogankryeministër i turqisë

“Unë jam shqiptar, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi im është më ndryshe. Por unë jam ushqyer nga kjo tokë”

kA thënë hAkAn ShUkUr në një tAkiM ME StUdEntë

“Sami Frashëri, (për turqit Semseddin Sami)

është një thesar për turqit, me dëshirën e Zotit ai do të qëndrojë

në Stamboll”, tha Ahmet Davutoglu, ministër i Jashtëm i

Turqisë, në përgjigje për kërkesën e Kryeministrit

shqiptar për të kthyer eshtrat e rilindësit në mëmëdhe.

AtentAt mAfioz komisAritPolicia 100 mijë USD për vrasësin

ekonomiBiznesi turk, pushtimi i dytë i Shqipërisë

zgjedhjetItalianët votojnë kaosin dhe komikun Beppe Grillo

etnos ballKaniK një mpleksje e tillë e origjinës së “heronjve” të dy popujve është fillimi dhe fundi i grindjeve ballkanase mbi origjinën dhe etninë...Faqe 5 Faqe 4 Faqe 7

ish futbollisti Hakan shukur, tani deputet i

aKP duke takuar kryeministrin

erdogan

Ahmet Davutoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë

Page 3: Gazeta Mapo

3kryesore 25.02.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Konventa e PS, të rinjtë në tribunë, qëndrestarët në stol Rrokada e figurave në PS. Shumica e socialistëve që prezantuan programin politik në Konventë, të ardhur në parti pas 2005-ës. Drejtuesit e vjetër Ruçi, Majko, Malaj e Xhafaj spektatorë në dy ditët e eventit

Fejzi BrauShi

Partia Socialiste mbylli të sh-tunën Konventën Kom-bëtare ku prezantoi pro-gramin politik me të cilin

kërkon besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin në 4 vitet e ardh-shme. Përtej shfaqjes së programit që u përgatit në një rrugëtim të gjatë konsultimesh dhe anës vizuale (skenografia, fotot ilustruese, moderimi), që përbënte një risi në llojin e eventeve të tilla, ajo që ra në sy ishin aktorët që u përzgjodhën për t’u ngjitur në skenë dhe që bënë prezent këtë dokument. Çka në fakt u bë objekt edhe i një sulmi politik nga kampi kundërshtar. Nisur nga emrat që folën në Konventën e so-cialistëve, PD akuzoi kryesocialistin Rama se kishte bërë një parti të tijën dhe që kishte harruar socialistët e vërtetë. Akuzë që u forcua më tej ed-he me pretendimin e njërit nga de-putetët më aktivë opozitar, Erion Braçes, i cili duke komentuar në rr-jetin social faccebook do të shkru-ante se nuk ishte lejuar të fliste në këtë aktivitet.

Ekipi i riPavarësisht akuzave politike, ajo

që u pa në Konventë ishte një për-pjekje e lidershpit për të përcjellë një imazh tjetër me anë të një ekipi të ri me energji dhe ide për të vënë në jetë programin, duke lënë jashtë fokusit

të gjitha ato figura që në fakt kanë bërë historinë e PS-së dhe që rën-dom në fjalorin politik janë quajtur edhe si “xhaketa të vjetra”. Si nga ata që ishin zgjedhur të moderonin dy ditët e eventit, nga sekretari për Pro-gramin, Ilir Beq ja, dhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, thuajse të gjithë ata që iu dha mundë-sia të flisnin, kishin të përbashkët se ishin rishtarë në PS dhe që histori-në e tyre politike e kanë nisur pas 2005-ës. Vit në cilin edhe vetë Rama u zgjodh në krye të PS-së. Të gjithë këta deputetë, kryetarë bashkish, drejtues të lartë partiakë, të ardhur në PS pas Ramës, pritet të jenë edhe ekipi që do të përbëjë bërthamën e grupit të ardhshëm parlamentar, por pse jo dhe të vetë qeverisjes. Edhe një sy i pastërvitur me ndryshimet e politikës do të dallonte lehtë ngjitjen në skenën plot shkëlqim të Kon-ventës të Mimi Kodhelit, Ditmir Bushatit, Ilir Beqjas, Auron Tares, Alfred Pezës, Olta Xhaçkës, Er-monela Felajt, Vasilika Hysit, Saimir Tahirit, Erion Veliajt, Elisa Spiro-palit, Fidel Yllit e shumë të tjerëve, të gjithë prurje që mbajnë firmën e kreut socialist. Bëjnë përjashtim em-rat e Blendi Klosit, Tauland Ballës, që hyri në politikë si mbështetës i ish-kreut socialist Fatos Nano, apo edhe ai i Arben Ahmetajt, i cili gjithashtu ka qenë një nga ekspo-nentët e PS-së së para ardhjes së

Ramës, megjithëse jo në pozicione kaq të larta sa është tani. Një zgjed-hje jo e pafajshme kjo e Ramës, i cili nëpërmjet Konventës kërkoi t’u pre-zantojë shqiptarëve jo vetëm një vizion të ri, por edhe një ekip të ri, ndoshta edhe qeverisës.

Të munguarit e mëdhenjPo një sy i pastërvitur mund të dal-

lonte se, megjithëse ishin në sallë, as-një prej figurave të “vjetra”, por që mbajnë peshën kryesore të PS-së, si në forume ashtu edhe në bazë, nuk prezantoi ndonjë pjesë të programit. Nuk u pa në skenën e konferencës as numri dy i partisë, Gramoz Ruçi, dhe asnjë prej drejtuesve të tjerë të lartë të kësaj force, që në fakt përbëjnë dhe shumicën e kryesisë, si Arben Malaj, Erion Braçe, Valentina Leskaj, Fat-mir Xhafaj, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Arta Dade, Arben Isaraj, Besnik Bare etj. Megjithëse mund të interpretohet edhe si një mënjanim i këtyre figurave nga qendra e vë-mendjes, ajo pritet të jetë dhe një strat-egji e fushatës elektorale, ku protago-nistë pritet të jenë pikërisht këta em-ra të rinj, si në ballafaqimin në bazë ashtu edhe në atë mediatik. Dhe kjo ka të bëjë me një ide të mirëllogaritur, pa-si kreu socialist duket se kërkon të dalë para shqiptarëve jo vetëm me një program për të cilin u kritikua më 2009 se nuk e kishte, por edhe me një premtim për ndryshim rrënjësor në qeverisjen e nesërme me emra të rinj.

Të shtunën, ndërsa zhvillonte punimet Konventa e PS-së për programin, Erion Braçe bënte të ditur në faqen e tij në facebook se nuk ishte lejuar që të fliste në të për të debatuar mbi disa çështje që ai i konsideronte të rëndësishme për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë dallimin mes të majtës dhe të djathtës. “Për disa çështje të rëndësishme, tamam për ato që bëjnë diferencën mes të majtës dhe të djathtës, nuk ka angazhime të mjaftueshme. Për shembull, taksimi

progresiv është kufizuar vetëm mbi pagat e jo mbi fitimin. Në mungesë të lejes për të debatuar mbi to, sot ja ku i keni, thoni mendimin tuaj”, - shkroi Braçe në Facebook. Dje ai është përfshirë në diskutim tjetër, duke mohuar si të pavërteta lajmet që e heqin atë si kandidat për deputetë nga qarku i Beratit dhe e sjellin në Tiranë. “Nuk ka asgjë të vërtetë përsa i përket kandidimit tim. Nuk ka asnjë vendim të kryesisë së PS-së për këtë çështje. " - tha Braçe.

Kryeministri dje ka ironizuar me programin e PS nëpërmjet një postimi në FB. Në orën 22 të mbrëmjes ai lëshoi një koment të shkurtër me këtë përmbajtje: “Në programin që paraqiti dje në Konventën e tij, të cilin mediat, për zotimet qesharake, e quajtën thjesht programi i Nastradinit, z.Rama premtoi: 1- Dalja nga Shqipëria e gënjeshtërt, në të cilën jetojnë, sipas tij, sot shqiptarët në

Shqipërinë e vërtetë që ekziston vetëm në paranojën e tij. 2- Dalja lakuriq për të rilindur pas zgjedhjeve, por jo ashtu siç e kanë paraqitur në gazeta me gjethe fiku por... ... 3- Krijimi në 4 vite i 300 mijë vendeve pune dhe punësimi i 250 mijë grave, kështu që burrave për t’u punësuar, përveç radhës në zyrat e punësimit, do t’u shtohet edhe radha e kalimit të ylberit!! Nastradini do t’ia kishte lakmi!”

Erion Braçe s’lejohet të flasë në Konventë Berisha: Programi i PS, o burra të kalojmë ylberin!

Folën në KonvEnTë• Edi Rama• Mimi Kodheli• Ditmir Bushati• Taulant Balla• Ilir Beqja• Auron Tare• Alfred Peza• Arben Ahmetaj• Olta Xhaçka• Ermonela Felaj• Vasilika Hysi• Saimir Tahiri• Blendi Klosi • Erion Veliaj• Elisa Spiropali• Niko Peleshi• Vangjesh Dako• Eglantina Gjermeni• Fidel Ylli• Shkëlqim Cani• Klodiana Spahiu

FiguraT që nuK Folën• Gramoz Ruçi• Namik Dokle• Fatmir Xhafaj• Damian Gjiknuri• Erion Braçe• Valentina Leskaj• Bashkim Fino• Arta Dade• Arben Malaj• Ethem Ruka• Ben Blushi• Arben Isaraj• Pandeli Majko

emrat

edi rama:

nano-Meta historia e PS,ata që s’folën kanë detyra të tjera

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka hedhur poshtë si të pavërteta çdo interpretim që bëhet në media se gjatë Konferencës së Programit u mënjanuan figurat e njohura të PS-së. Sipas tij, “mungesat kanë të bëjnë me faktin se ata që nuk u ngjitën në tribunë kanë qenë të angazhuar në detyra të tjera, ose me faktin që nuk kanë qenë të përfshirë në rrugën e pro-gramit si pjesë e njerëzve që kanë punuar me të. “S’ka pasur asnjë, që ka qenë i përjashtuar dhe asnjë që ka qenë i paplanifikuar për sa i përket tribunës së konferencës. Të gjithë kanë qenë aty si protagonistë të rrugës së programit”, - tha Rama dje gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Ai ka theksuar se PS ka sot një kuadër njerëzish që kërkojnë të ndryshojnë Shqipërinë. Rama ka konfirmuar se, pavarësisht se ndan bindjen se kryeministri duhet të bëjë kryeministrin dhe deputeti deputetin, ai do të jetë pjesë e listës së deputetëve të ardhshëm të PS-së. Rama nuk ka ngurruar aspak që të njohë për herë të parë ndoshta kaq hapur kontributet e Fatos Nanos dhe Ilir Metës në historinë e Partisë Socialiste. “Të mos harrojmë se 10 vjet më parë, kur Partia Socialiste është anëtarësuar në Internacionale, ka qenë një moment i jashtëzakonshëm në historinë e kësaj partie, si rezultat i një transformimi të PS, nga një parti e paragjykuar padrejtësisht për një të shkuar, nga e cila u nda në një mënyrë shumë më të qartë sesa PD që u mbajt peng nga lloji më i keq i komunistëve, që Vlaslav Havel i përshkruan shumë bukur, komunistët antikomunistë, Fatos Nano dhe Ilir Meta ishin

protagonistë kryesorë. Kjo është historia”, - u shpreh Rama.

Erion Veliaj dhe Milena Hariton në Konventën e programit të ri të Partisë Socialiste

Page 4: Gazeta Mapo

4 ngjarje e ditës

fokus

Një imperializëm i ri ekonomik dhe kulturor po e rivendos peran-dorinë e re turke në Rajonin e Ballkanit e sidomos në Shqipëri. Regresi i eurozonës e spostoi vendin aziatik në një dimension krejt të ri rajonal. Këtë vit ajo u ngjit në vendin e tretë pas Greqisë dhe Italisë për nga madhësia e investimeve në vendin tonë.

Blerina Hoxha

Një strategji krejt e ndryshme nga ajo greke për dominimin ekonomik të ra-jonit, tashmë turqit po synojnë sektorët strategjikë. Të paktën në Shqipëri ia ka-në arritur.

Strategjia e shtrirjes ekonomikeMe një ekonomi në rritje të fortë,

Turqia është kthyer në një magnet për njerëzit në Ballkan. Tregtia dhe turizmi lulëzojnë, telenovelat turke janë bërë se-rialet më popullore në Ballkan dhe uni-versitetet turke janë kthyer në alternati-va për të rinjtë, duke ofruar qindra bursa. Abdullah Frakulli është një shembull. Tani është rreth të 30-tave dhe drejton një bi-znes argjendarie në Shqipëri. Ishte vetëm 18 vjeç kur viti i mbrapshtë 1997 e detyroi të largohet bashkë më familjen nga Shq-ipëria, fillimisht në Greqi. Atje ishte e pa-mundur t’i mbijetonte racizmit. Pati fatin që kishte mbaruar kolegjin turk në Shq-ipëri, duke i dhënë shansin të fitojë një

bursë në Stamboll, ku mbaroi studimet për Administrim-Biznes. “Në Stamboll u ndje-va si në shtëpi”. Të qenit shqiptar në Turqi përbën avantazh. Je i preferuar dhe gjithç-ka bëhet më e lehtë dhe dashamirëse. Kjo ndodh edhe nëse vendos të jetosh atje, shton ai. Menjëherë ka arritur të punëso-het, madje dhe të bëjë karrierë në kom-paninë lider të tregtimit të floririt në Turqi, “Altinbas”. Dëshira për të qenë pranë njerëzve të afërt e solli atë në Shqipëri si drejtor dhe aksioner në dy filiale të “Altin-bas”. Frakulli pohon se e veçanta e të bërit biznes me turqit është se ata e konceptojnë biznesin si një familje, e vlerësojnë sin-qeritetin më shumë se çdo aftësi tjetër. Si Frakulli ka edhe shumë të rinj të shkolluar në Turqi, të cilët më vonë shihen si asete të bizneseve jashtë Turqisë. Kjo taktikë ka ar-ritur të shtrihet deri në Afrikë. Qeveria turke pas viteve ‘95 ka investuar në arsi-min në Ballkan dhe Azi. Ofrohen bursa ed-he për somalezë. Ndërsa në Ballkan im-pakti është krejt më i lehtë, për shkak të kulturës mjaft të ngjashme. Botimet dhe telenovelat turke duken si pararoja e një plani dominues ekonomik në Rajon.

100 kompani turke, 1.5 mld USD investime Megjithë praninë në rritje të bizne-

seve turke në vendin tonë, atasheu treg-tar për Shqipërinë, Muharrem Can, thotë se nuk ka një strategji të qeverisë turke për një dominancë në ekonomitë e Rajonit. Ekonomia e Turqisë po rritet me ritme të shpejta dhe shtrirja e saj jashtë kufijve të Turqisë është e natyrshme. Ak-tualisht 100 kompani turke ushtrojnë ak-

TurqiT“pushtimi i dytë” i Shqipërisë nga biznesi

474 Shtetas turq kanë leje pune në vendin tonë dhe përbëjnë numrin më të madh të të huajve që punojnë në Shqipëri.

1,5Miliardë dollarë llogariten investimet turke në ekonominë shqiptare në fund të 2012-s, duke u renditur në vend të tretë, pas investimeve greke dhe italiane.

100 Kompani turke ushtrojnë aktiv-itet në vendin tonë, duke nisur nga bankat, telekomunikacioni, industria dhe shërbimet.

tivitet në Shqipëri. Një pjesë e tyre zotëro-jnë sektorët strategjikë. Kompania “Calik Group” ka pronësinë mbi bankën e dytë më të madhe në vend, BKT; zotëron kompaninë e vetme kombëtare të tele-fonisë fikse, Albtelekom dhe kompani-në celulare Eagle Mobile. Së fundmi kompania tjetër turke ‘Kurum’ ka zgje-ruar aktivitetin e saj përtej prodhimit të hekurit në Elbasan dhe në privatizimin e katër hidrocentraleve të mesme. Pak ditë më parë ‘Kurum’ ka marrë edhe kon-cesionin për terminalin e mallrave në Portin e Durrësit. Kompania tjetër turke ENKA, në partneritet me ameri-kanët e Bechtel, ndërtoi Tunelin e Ka-

limashit dhe një pjesë të rëndësishme të Rrugës së Kombit. Turqit janë të pra-nishëm edhe në transportin ajror me kompaninë ajrore “Albanian Airlines’. Gjithashtu, dhjetëra biznese të tjera turke, që nga shërbimet dentare, sallo-net e bukurisë, restorantet, veshjet, marketingu etj. Në mbështetje të këtyre sipërmarrjeve janë 474 turq që kanë marrë leje pune për të qëndruar në Shqipëri, duke parakaluar grekët dhe italianët. Të dhënat e fundit nga zyra e atasheut tregtar tregojnë se investimet turke në Shqipëri arrijnë vlerën e 1,5 miliardë dollarëve, ose rreth 10, 5% e GDP-së së vendit.

Atasheu tregtar i Turqisë në vendin tonë, Muharrem Can, jep detaje për shtrirjen e bizneseve turke në Shqipëri. Avantazhet dhe disavan-tazhet e Shqipërisë në raport me Rajonin

Zoti Can, vitet e fundit ka një prani në rritje të bizneseve dhe kulturës turke në Ballkan dhe Shqipëri gjithashtu. A ka një strategji të posaçme qeveria turke për këtë ekspansion?

Vendet e Ballkanit, edhe pse në veçanti nuk kanë një program të veçantë për mbështetje shtetërore nga ana e Qe-verise Turke, duke u bazuar në të kalu-arën e përbashkët, afërsinë në kuptimin gjeografik, ngjashmërinë në fusha soci-ale-kulturore si dhe të lidhjeve të ngush-ta familjare, janë vende në të cilat firmat turke kanë investuar dhe kanë krijuar marrëdhënie tregtare. Ndihmat shtetërore janë në kundërshtim me mar-rëveshjet ndërkombëtare. Në qofte se do marrim shembull, kompanitë turke

marrin pjesë dhe fitojnë një tender priva-tizimi, bazuar në rregullat e secilit shtet, duke dhënë ofertën më të mirë. Në anën tjetër, përsa i përket të ardhurave në fushën e ndërtimit gjatë vitit 2012, Turq-ia me një vlere prej 26 641 milionë dol-larësh ka lënë pas ShBA-në dhe renditet e dyta pas Kinës. Ndërkohë, edhe pse ke-mi përfunduar projekte të rëndësishme në Ballkan dhe Shqipëri, përsëri shfaq-im një performancë më të ulët. Sipas të dhënave të INSTAT-it, gjatë vitit 2012 eksporti ndaj Shqipërisë ka pësuar një ulje prej 3% , ndërsa vërehet një rritje në eksportet ndaj disa vendeve të Afrikës me 41%, shteteve të Amerikës Jugore 22% , Lindja e Mesme me 52%. Sektori privat turk, në përzgjedhjen e vendit të in-vestimit, merr parasysh çështje të rëndë-sishme, si rreziqet dhe përfitimet.

Cila e është panorama e investi-meve turke në ekonominë tonë?

Ashtu siç dihet, në Shqipëri ushtroj-në aktivitet rreth 100 kompani turke, shumica prej tyre ndërmarrje të vogla dhe të mesme, në fusha si ndërtimi, hek-ur-çeliku, miniera, telekomunikacioni, arsimi, shëndetësia, energji, sektori ban-

kar, prodhim etj. Turqia është një vend që ka investuar në shumë vende të botës, por fakti që kemi një kulture të përbash-kët, (vlen për t’u përmendur Sami Fra-shëri [Semseddin Sami], i cili ka shkru-ar fjalorin e parë Turqisht Kamus-i Tur-ki si dhe gjithashtu poetin e Himnit kom-bëtar turk, Mehmet Akif Ersoy, i cili ka prejardhje Shqiptare), marrëdhënie eko-nomike në zhvillim si dhe fuqia punëtore që ofron Shqipëria, përbën një avantazh që firmat Turke dëshirojnë të investojnë në Shqipëri. Duke qenë se ekonomia e Shq-ipërisë është e fokusuar më shumë në sek-torë si energjia, miniera dhe industria e lehtë, edhe firmat turke janë më të pranishme në këta sektorë, duke theksuar se së fundmi ka-në shprehur interesin e tyre për investim në fusha si tekstili dhe turizmi.

Çfarë peshë zënë bizneset tuaja në sektorët që përfaqësojnë?

Duke u bazuar në të dhënat e INSTAT-it, sipas renditjes së rezultatit financiar, kompanitë turke si ‘Ber-alb’ renditet në vendin e 5-të , BKT në vend të 6-të, Albtele-com në vend të 14-të, Kurum Holding në vend të 16-të, Turgut Ozal Eduacation në vend të 34 -ërt. Ndërsa në renditjen e kom-

panive sipas xhiros vjetore për vitin 2011, BKT zë vend të 4-t, Kurum Holding vend të 6-të, Albtelecom vend të 19-të, Eagle Mo-bile vend të 38-të. Ndërkohë Banka Kom-bëtare Tregtare ka rezultuar më e madhja më 2011, sipas xhiros, duke u rritur me rit-me të larta dhe duke zgjeruar xhiron vje-tore me rreth 84% më 2011. Me një vlerë af-ërsisht prej 1.5 miliardë dollarësh vitin e kaluar, të investimeve direkte dhe të fush-ës së ndërtimit, në qofte se shtojmë edhe investimet e mëdha që janë bërë së fundmi në miniera, në terminalin e kontenierëve si dhe në energji, mund të themi së Turqia është një nga shtetet e fuqishme investitorë ne Shqipëri.

Cilat janë avantazhet konkur-ruese të Shqipërisë në krahasim me Rajonin?

Duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, vëmë re se Shqipëria ka pagën minimale më të ulët se Kosova dhe Maqedonia. Gjithashtu, ka një nivel të lartë të forcës punëtore të specializuar për fushat e tekstilit dhe mobilierisë. Ba-zuar në sistemin fiskal, Shqipëria është një nga vendet me nivelin e taksave më të ulëta ne Ballkan. Sipas legjislacionit të

vendit, investitorëve të huaj u ofrohen mundësi të kënaqshme për investim. Por duhet të theksojmë faktin se këto ja-në deri diku nxitës të investimeve.

Po disavantazhet apo problemet me të cilat bizneset turke nuk ndihen mirë në Shqipëri?

Disa nga problemet që hasin firmat in-vestuese në Shqipëri janë, çështjet me tapitë e tokave dhe mosfunksionimi i zo-nave industriale. Nga ana tjetër edhe pse procedurat për regjistrimin e firmave janë të shpejta, burokracia shfaqet në sistemin e penalizimeve dhe taksave. Sidomos për-sa i përket çmimeve të referencës në doga-na, nuk janë mjaftueshëm transparente. Problemet e firmave që hasen gjatë rrugës, nuk arrihen të zgjidhen në kohën dhe shpejtësinë e duhur. Probleme dalin hera-herës edhe në sistemin gjyqësor. Por duke marrë parasysh të kaluarën, presim që kë-to probleme të zgjidhen gradualisht në të ardhmen. Sidomos gjatë viteve të fundit kemi vënë re se Shqipëria po ndjek politi-ka të hapura ndaj investitorëve të huaj. Shqipëria përbën avantazh duke qenë një portë hyrëse drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Can: Prania turke në ekonominë Shqiptare me e ulët se në Rajon

Ekonomia e Turqisë po rritet me ritme të shpejta dhe sh-trirja e saj jashtë kufijve të Turqisë është e natyrshme. Aktualisht 100 kompani turke ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

Atasheu tregtar i turqisë në Shqipëri, Muharrem Can

Page 5: Gazeta Mapo

Lamaj priste të operontebashkëshorten, vuante nga zemraBashkëshort ja e Lamajt , Anila Lamaj, prej kohësh ishte përgatitur që prej disa javësh për të kryer një oper-acion në zemër për shkak të problemeve shëndetësore që ajo kishte prej vitesh. Të dy ata kishin parashikuar që gjatë kësaj jave të udhëtonin drejt Greqisë, për të kryer nj ë o p e r ac i o n n ë z e m ë r, ndërsa mësohet se kishin parashikuar që të kryenin operacionin në Athinë, ndër-sa për këtë operacion i kishte ndihmuar një i afërm i tyre. B a s h k ë s h o r t j a e L a m e s mësohet se ka qenë në shtëpi në momentin e ng jarjes, ndërsa ka dëgjuar të shtënat e armës që vinte në një dis-tancë jo më shumë se 100 me-tra larg nga shtëpia e tyre, në perëndim të zonës ku ata ba-nonin prej vitesh. Lamaj ba-nonte në këtë bllok aparta-mentesh me bashkëshorten e tij Anilën, si dhe vajzën e tyre 13-vjeçare. Sipas buri-meve të policisë, gruaja e La-majt, ka dëgjuar të shtënat dhe ka tentuar të afrohet, ndërsa i shoqi me shpejtësi ishte përcjellë drejt spitalit ushtarak për t’i dhënë ndih-mën e parë. Mësohet se filli-misht bashkëshortja e Lama-jt është informuar se bash-k ë s h o r t i i s h t e p l a go s u r rëndë në atentat. Lamaj, ndërroi jetë në spitalin ush-tarak vetëm pak kohë pas at-

entatit, ndërsa ishte transportuar për t’i d h ë n ë n d i h m ë n e nevojshme.

5ngjarje e ditës 25.02.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

41 vjeç Viktima Dritan Lamaj është 41-vjeç dhe babai i një fëmije. Ai ishte pjesë e strukturave të policisë prej rreth 20 vitesh dhe ishte një nga oficerët më me përvo-jë në Policinë e Shtetit. Lamaj ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në strukturat e policisë.

3 plumbaSipas ekspertizës, rezulton se oficeri i policisë është qëlluar me tre plumba me drejtim qitjeje nga mbrapa para. Njëri prej plumbave rezultoi fatal për jetën e 41-vjeçarit, i cili i shkaktoi vdekjen pak çaste pas trans-portimit në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

100 mijë $ Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për personat që do të japin informa-cione rreth autorëve që ekzekutuan komisarin Dritan Lamaj. Policia vë në dispozicion të atyre që kanë informacione numrin e telefonit 069 41 02 932.

zooM

Atentat mafioz komisarit, policia 100 mijë USD për vrasësin Oficeri i Policisë Dritan Lamaj është qëlluar me breshëri automatiku vetëm pak metra larg pallatit ku banonte. Policia tha se autorët dyshohet se janë dy të rinj të cilët kanë marrë informacione mbi lëvizjet e ish-shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë. Hetimet shtrihen në disa pista, por kryesorja mbetet vrasja për shkak të detyrës

Tiranë Komisari Drtan Lamaj sapo kishte dalë nga banesa e tij në zonën e Ti-ranës së Re, kur drejt mjetit të tij “Lancia” Ypsilon u qëllua me dy breshëri “Kallash-nikovi” që pasuan njëra-tjetrën. Dy per-sona ende të panjohur mendohet se i kishin zënë pritë në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në kryqëzimin e rrugës “Petro Korçari”, pranë kompleksit të pallateve ku banonte ish-shefi i komisariatit nr.6. Sapo mjeti i Lamajt po dilte nga oborri i pallatit, ai është qëlluar nga pas, duke i shkaktuar tri plagë që rezultuan fatale për jetën e 41-vjeçarit. Oficeri i karrierës ndërroi jetë vetëm pak minuta më vonë në spitalin Ushtarak, ku u transportua me shpejtësi nga disa banorë të zonës, të cilët e kishin njohur. Autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tip “BMW”, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë ed-he një motor, në të cilin policia dyshon se ndodheshin fillimisht autorët ose bash-këpunëtorët e tyre. Një orë pas krimit policia ofroi 100 mijë dollarë shpërblim për informatorët që do të çojnë në zbuli-min e autorëve të krimit të rëndë, edhe pse fillimisht janë hedhur disa pista për hetim.

Ngjarja Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi

rreth orës 18:20 të pasdites së djeshme në kryqëzimin e rrugëve “Ibrahim Dervi-shi” e “Petro Korçari”, fare pranë kom-pleksit të pallateve ku banonte Dritan La-maj. Fillimisht një breshëri e shkurtër au-tomatiku tronditi lagjen e qetë, por 2 sekonda më pas u dëgjua një tjetër breshëri arme që terrorizoi banorët e zo-nës. “Fillimisht u dëgjua një breshëri e shkurtër dhe më pas një tjetër më e gjatë. Të shtënat terrorizuan lagjen”- tregoi një dëshmitar në vendin e ngjarjes. Goditja ishte fatale, pasi duket se gjithçka ishte planifikuar me detaje nga vrasësit. Au-torët kanë pritur objektivin sapo ka kalu-ar kryqëzimin duke marrë drejtimin nga e majta dhe kanë qëlluar atë nga mbrapa në pozicion diagonal. Shumë prej plum-bave kanë qenë me drejtim daljeje në pjesën e parë të makinës nga krahu i

Tiranë Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes oficerët e policisë morën dëshmitë e disa banorëve të zonës, të pranishëm në vendin e ngjarjes, si dhe pamjet filmike të disa kamer-ave. Vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, policia administroi pamjet e marra nga kamerat e sigurisë së një lokali, fushpamja e të cilave, sipas administratorëve, shtrihet vetëm në lulishten përpara lokalit. Por këto pamje nuk janë këqyrur ende nga poli-cia për të parë nëse ato kanë fokusuar autorët e dyshuar të vrasjes, të cilët i bënë pritë komisarit vetëm pak metra

larg shtëpisë. Përveç këtyre pamjeve, policia evidentoi edhe disa kamera të tjera në bizneset që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, duke evidentuar disa të tilla, të cilat mund të kenë fik-suar të dyshuarit. Përgjatë mbrëmjes policia kontrolloi zonën përreth vendit të krimit, por pa mundur të gjejë gjurmë të autorëve. Me urdhër të drejtuesve të policisë, u vendosën post-blloqe në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, si dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës, me qëllim kontrollin e gjithë automjeteve apo personave të dyshuar.

Dritan Lamaj njihet si oficer karriere që e ka nisur punën e tij policore në vitin 1996, pas përfundimit të arsimit përkatës. Fillimisht ai punoi me detyrën e oficerit të Policisë Kriminale dhe të Rendit në Policinë e Vlorës si dhe në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Në vitin 2001, është transferuar në detyrën e Oficerit të Policisë së Rendit, si dhe të Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë nr.2, ku punoi deri në fund të vitit 2004. Këtë vit, ai emërua shef i komisariatit të policisë nr.6, në Kombinat, ku qëndroi deri më 2006, kur u transferua si specialist i hetimit të Krimeve dhe Akteve Terroriste

në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në vitin 2008 Lamaj u rikthye në detyrën e shefit të komisariatit nr.6, në Kombinat, ku qëndroi për rreth një viti. Më pas u trans-ferua në detyrën e shefit të komisariatit të Skraparit, ku qëndroi afërsisht pesë muaj e më pas u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Në vitin 2011 Lamaj, u emërua sërish shef komisariati në Kombinat, deri në tetor të vitit të kaluar, kur pati edhe përplasjet e mëdha me një personazh. Pas kësaj detyre, Dritan Lamaj u transferua në detyrën e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë.

Policia sekuestron kamerat e bizneseve

Kush është Dritan Lamaj, komisari me përvojë 20 vjeçare

HeTimeT bio

Vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, policia administroi pam-jet e marra nga kamerat e sigurisë së një lokali

Në vitin 2011 Lamaj, u emërua sërish shef komisariati në Kombinat, deri në tetor të vitit të kaluar

këqyrja e kryer, Lamaj rezulton të ketë marrë tre plumba, njëri prej të cilëve re-zultoi fatal, pasi i shkaktoi një plagë vdekjeprurëse në kokë. Dëshmitarët dhe policia thanë se autorët kanë qenë dy të rinj, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e komis-arit të policisë para vrasjes. Dyshohet se ata kanë marrë informacion nga persona të tjerë që, sipas policisë, ndodheshin në një automjeti tip “BMW”, e cila është shpallur në kërkim. Sapo ai ka dalë me automjetitn tjetër kanë qëlluar dy herë me breshëri dhe më pas janë larguar përgjatë rrugicave të lagjes në drejtim të Selitës. Vetëm katër minuta më pas në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të komisariatit nr.2, ndërsa pas tyre edhe drejtuesit e policisë.

Hetimet Në krye të hetimeve kanë qenë dre-

jtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, si dhe prokurori Besnik Muçi, të cilët kanë koordinuar veprimet hetimore me oficerët e policisë. Fakti që nuk ka gjetur shpjegim nga ekspertët është se në vendin e ngjarjes janë gjendur vetëm 3 gëzhoja automatiku tip “Kallash-

nikov”, edhe pse dëshmitarët kanë dëgjuar dy breshëri automatiku, ku mund të jenë qëlluar të paktën 15 fishekë. Dyshimet e para tregojnë se autorët kishin marrë masa për të mos lënë shumë gjurmë në vendin e ngjarjes, ndoshta duke mbështjellë armën me qese, taktikë kjo e njohur në ekzekutime të tilla. Mëso-het se hetimet janë shtrirë në disa pista që lidhen me detyrën e komisarit Dritan Lamaj, i cili vetëm pak kohë më parë ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si shef i sektorit të Policimit në Komunitet. Hetuesit po verifikojnë disa pista, të cilat lidhen me detyrën dhe me kohën kur Lamaj ka qenë në krye të komisariatit nr.6. Gjatë kësaj kohe Lamaj ka patur përplasje për shkak të detyrës, konflikte të cilat janë pasuar me denon-cime të ndërsjella në prokurorinë e Tira-nës. Këto denoncime kanë patur si zgjid-hje pushimin e hetimeve nga organi i het-imit. Sipas burimeve, mësohet se konflik-tet për shkak të detyrës është një nga pi-stat për të cilën po heton policia dhe prokuroria, ndërsa zyrtarisht Prokuro-ria për Krime të Rënda tha se ende nuk ka një pistë kryesore për ngjarjen e rëndë.

reagon rama: PoLiCiA e trADHtUAr NgA PUSHtetiMenjëherë pas ngjarjes së rëndë reagoi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Nëpërmjet rrjetit social Twitter Rama akuzoi pushtetin për tradhti ndaj policisë, duke sjellë viktima në radhët e efektivëve blu. “Edhe një komisar i vrarë! Në mes të Tiranës”- shkruan Rama në Twitter, teksa akuzon pushtetin për jetët e humbura të punonjësve të policisë. “Sa jetë policësh do kushtojë ende tradhtia e pushtetit ndaj Policisë?”- shkruan Rama.

shoferit duke qëlluar në kokë e trup 41-vjeçarin Dritan Lamaj. Goditja ka qe-në e menjëhershme, duke mos i lënë as-një mundësi reagimi komisarit të poli-cisë, të cilit i është gjetur edhe arma e shërbimit në kroskotin e automjetit tip “Lancia Ypsilon” me ngjyrë gri, me xhama të errët me targa TR 2564 N. Nga

Komisari i policisë Dritan Lamaj, i

vrarë dje pranë banesës së tij

Page 6: Gazeta Mapo

6 kronika e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditariMeta: LSi, zgjidhje për bizneset e emigrantëve të kthyer Tiranë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi takime me emigrantë shqiptarë në Greqi, konkre-tisht në qytetet e Larisës, Volosit dhe Elasonës, takime këto të organizuara nga strukturat e degëve të LSI-së në këto qytete. Meta vlerësoi kontributin e të gjithë emigrantëve për Shqipërinë, duke i cilësuar ato të jashtëzakonshme. Si-pas tij, LSI-ja do të paraqesë edhe një paketë konkrete që siguron lehtësira fiskale për të inkurajuar hapjen e bizneseve të reja nga të gjithë emigrantët të cilët kthehen në Shqipëri dhe duan të integrohen. Ai theksoi se emigrantët përfaqë-sojnë një fuqi mjaft të kualifikuar për shkak të eksperiencës dhe punëve të ndryshme që ata kanë bërë jashtë.

tiranë, rama: Pështy asfalt mbi asfalt. Bashkia: Je kapitull i mbyllur

Tiranë Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, lideri i opozitës, Edi Rama nuk është dakord për mënyrën se si po puno-het me rrugët në kryeqytet. “Për riparimet e rrugëve në Tiranë, rikthim tek metoda e viteve ‘90! Pështy asfalt mbi asfalt deri në shiun e radhës...TURP”, shkruan Rama në Twitter. Ndërsa Bashkia e Tiranës e konsideron Ramën një kapitull të mbyllur, kurse ndërtimin e rrugëve, për-pjekje për një Tiranë moderne. “I dëshpëruar dhe i paturp është ish-kryetari i Bashkisë, pasi qytetarët mirëpresin punimet që nuk i patën për 10 vjet”, - thuhet në reagimin e Bashkisë. Sipas Bashkisë, ish-kryebashkiaku Rama duhet të heshtë dhe të kërkojë falje për sulmet.

“Shqipëria mobile”, Berisha: Së shpejti me 4g Tiranë “Të dashur miq! Gjatë vitit 2012 numri i përdoruesve të internetit nëpërmjet rrjeteve celulare 3G arriti në rreth 308 mijë abonentë, krahasuar me zero përdorues në vitin 2005. Vetëm brenda dy viteve të fundit arritëm të kemi në treg 3 kompani celulare me teknologji 3G, të cilat ofrojnë inter-netin me shpejtësinë më të lartë dhe në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Berisha në Facebook. Sipas tij, qeveria do t’iu hapë rrugën kompanive celulare 3G në Shqipëri që të implemento-jnë teknologjitë 4G në frekuencat aktuale. Një gjë e tillë, sipas Berishës, do të mundësojë internet prej 100 Mbps në celularë. ”M-Albania, Shqipëria mobile, është projekti ynë për katër vitet që vijnë!” shkruan Berisha.

Tiranë Afro 200 milionë euro çliro-hen nga heqja e taksave për sekto-rin bujqësor dhe atë agroushqi-mor. Heqja e TVSH-së për makin-eritë e pajisjet si dhe inputet bujqë-sore, krijon të ardhura që do të ndikojnë në rritjen e prodhimit. “Heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore, inputet bujqësore, së fundmi edhe për materialin e parë, d.m.th, mëshqerrat bartëse, bagëti të imëta që vijnë nga jashtë, raca e përmirësuar, kanë një efekt shumë

të madh në drejtim të biznesit, për vetë faktin se kanë ndikuar në kos-ton e biznesit”, - tha dje për “AS” Enver Ferizaj, President i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.

Ferizaj tha se heqja e TVSH-së është një kërkesë që ky këshill i ka drejtuar qeverisë pesë vite më parë. “Në qoftë se implementohet dhe fillohet nga implementimi menjëherë tani që jemi në fazën e mbjelljeve të pranverës, njëkohë-sisht jemi edhe në rikonstruksio-

nin e fermave që sapo kanë dalë nga dimri me bazën ushqimore etj., do të jetë një efekt shumë pozitiv. Mund të them se vlera është rela-tivisht e lartë, edhe me shtimin e mëshqerrave, bagëtive të imëta, të materialit biologjik, disa ushqime-ve që janë lëndë të parë për blegto-rinë, shkon në 200 mln euro. Është një shifër shumë e madhe për bux-hetin, por është dhe një ndihmesë shumë e madhe për biznesin”,- theksoi ai.

Bujqësia pa TVSH, Ferizaj: Çlirohen 200 milionë euro

Heqja e TVSH-së për makin-

eritë e pajisjet si dhe inputet

bujqësore, kri-jon të ardhura

që do të ndiko-jnë në rritjen e

prodhimit

TRI OBjEKTET E MEMORIALIT të DiktAtUrëS

muri i berlinit - kujton Luftën e Ftohtë, izolimin si mjet sundimi, mungesën e komunikimit, tentati-vat për ta kaluar atë në kërkim të lirisë, vrasjet rrëzë tij dhe më në fund shembjen e tij.

bunkeri - një simbolikë veçanër-isht shqiptare, evokon izolimin e Shqipërisë, paranojat e diktaturës dhe mundin e njerëzve për t’i ndërtuar ato në gjithë territorin e Shqipërisë.

objekti i tretë është një organizim shtyllash betoni, i një fragmenti galerie miniere si ato ku kanë punuar ish-të burgosurit.

Projekti për Simbolet e diktaturës “Postbllok” është iniciuar nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me artistët Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi

Tiranë Në mbledhjen e fundmua-jit, krahas dosjes për mbarëva-jtjen e punëve me karakter ad-m i n i s t r a t iv t ë k r y e q y t e t i t , anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të kenë në tavolinën e tyre edhe tri projektvendime të propozuara dje nga disa dre-jtori të Bashkisë. Në mbledhjen e radhës anëtarët e Këshil l it Bashkiak do të duhet të votojnë projektvendimin për vendosjen e bustit të ish-deputetit të Ku-vendit të Shqipërisë në dy legjis-latura, një ndër politikanët më të njohur në Shqipëri, publicis-tit Sabri Godo, në lulishten për-para Parlamentit , ng jitur me shëtitoren “Murat Toptani”, nga ana e Akademisë së Shkencave. Një tjetër propozim lidhet më vendosjen e një tjetër busti, fig-urës së njohur të Rilindjes Kom-bëtare, Jeronim De Rada, vepër e realizuar nga Odise Paskali. Ky bust është planifikuar të ven-doset në lulishten përpara Parla-mentit, përballë rrugës “Jeronim De Rada”. Vendosja e memorialit për Simbolet e diktaturës “Post-bllok” është një tjetër propozim që pritet të hidhet në votim nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e r ad h ë s . N ë r e l ac i o n i n q ë i bashkëlidhet këtij projektven-d i m i t h u h e t s e m e m o r i a l i i persekutimit komunist bashkon në një instalacion tri objekte të ngarkuara me simbolika lokale dhe universale. “Projekti është iniciuar nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me artistët Fa-tos Lubonja dhe Ardian Isufi.

Bashkia: Bust për Sabri godon dhe memorial për Simbolet e diktaturës

Karakteristikë e veçantë e këtij kompleksi është se të tria objek-tet janë autentike dhe vijnë në formë “artifakti”, çka do të thotë që bartin në vetë trupin e tyre gjurmët e asaj kohe. Gjithashtu, ndërhyrja artistike do të realizo-het në një hapësirë urbane his-torike në hyrje të Bllokut, pra pikërisht në vendin ku bunkeri është instaluar qysh në kohën e diktaturës, ku do të ndërtohet m e m o r i a l i s i nj ë m e t a f o r ë e “arkeologjisë” së vuajtjes dhe dhimbjes. Muri i Berlinit është një copë e murit, dhuratë që i është bërë Bashkisë së Tiranës nga Bashkia e Berlinit. Shtyllat e galerisë janë marrë nga miniera e kampit f amëkeq të Spaçit”, - thuhet në relacion. Vendosja e memorialit për Simbolet e dik-taturës “Postbllok”, do të bëhet në lulishten që ndodhet në kry-qëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qe-mali”, përballë hotel “Rogner”.

“I dëshpëruar dhe i paturp është ish-kryetari i Bashkisë, pasi qytetarët mirëpresin punimet që nuk i patën për 10 vjet”

Nga një mbledhje e këshillit Bashkiak të tiranës

Një tjetër propozim lidhet më vendosjen e një tjetër busti, figurës së njohur të Rilindjes Kombëtare, jeronim De Rada, vepër e realizuar nga Odise Paskali

Page 7: Gazeta Mapo

“Zoti po më thërret që të ngjitem në mal”, - tha ai të dielën dhe se pas dorëheqjes do t’u përkushtohet lutjeve

7kronika e ditës 25.02.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Mesha e fundit e një Pape, Benedikti XVI: Zoti më thërret në mal Para një turme prej 100 mijë personash, Papa Benedikti XVI mbajti dje lutjen e tij të fundit publike si Papë. Ai tha se e ka ndjekur dëshirën e Zotit me vendimin e tij për dorëheq je. Papa 85-vjeçar do të japë dorëheq jen më 28 shkurt, pasi siç tha, nuk ishte më i aftë fizikisht të përmbushte detyrat. “Zoti po më thërret që të ngjitem në mal”, - tha ai të dielën dhe se pas dorëheq jes do t’u përkushtohet lutjeve dhe med-itimeve. Papa do të mbajë një takim përfundim-tar me kardinalët në mëngjesin e 28 shkurtit dhe dorëheq ja e tij - e para nga një papë në afro 600 vjet - do të hyjë në fuqi në orën 20:00 të po së njëjtës datë. Vatikani ka thënë se shpreson që një Papë i ri do të caktohet para se Kisha Katolike të fillojë me ditët festive të Pashkëve. Një numër kandidatësh janë paraqitur tashmë si më favor-itët, por zgjedhja e një pape pak mund të para-shikohet. Mediat italiane janë mbushur plot me spekulime se Benedikti dha dorëheq je për shkak të skandaleve të ndryshme në Vatikan.

Analiza urgjente në Shqipëri për qumështi e bllokuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri njoftoi se mori me urgjencë mostra të llojeve të qumështit që dyshohet se kanë përmbajtje alfa-toksine dhe që janë bllokuar në Kosovë dhe shumë shpejt do të publikojë përgjigjet e analizave. Ven-dimi u mor një ditë pas lajmit se në Kosovë dy produkte qumështi nga Shqipëria janë bllokuar pasi ishin të kontaminuara dhe pas reagimit të kompanisë që e ka cilësuar vendimin e auto-riteteve kosovare diskriminues dhe kundër konkurrencës. Kompania shqiptare “Primalat” reagoi pas publi-kimit të lajmit në mediat kosovare se produkte të kësaj kompanie, siç është qumështi i njohur me këtë emër, por dhe qumështi “Fast” me prejard-hje nga Shqipëria janë hequr nga tregu, pasi kanë rezultuar të kontaminuar. Drejtues të kompanisë “Primalat” duke e cilësuar vendimin e Agjencisë Kosovare të Ushqimit si një luftë me motive konkurrence, paralajmëruan hapjen e një procesi gjyqësor ndaj AUV-së.

Vendimi u mor një ditë pas lajmit se në kosovë dy produkte qumështi nga Shq-ipëria janë bllokuar

Daja i Sajmir Çedjas të vrarë dy ditë më parë në urbanin e linjës së “Uzinës Traktori” pas një sherri banal, flet për jetën e thjeshtë të nipit, përpjekjet për të pasur një shtëpi të tijën dhe natën e vrasjes

TiranE “Paradite punonte në piceri, ndërsa pasdite punonte në parkimin e restorantit. Pu-nonin të gjithë vëllezërit shumë, sepse donin të ndërtonin një shtëpi të re, pasi ajo ku ishin ishte tepër e vogël dhe nuk mund të rrinin të pestë vëllezërit. Kishin blerë një copë tokë dhe po mundoheshin të ndërtonin një shtëpi tjetër që pesë vëllezërit të jetonin atje. Ky ishte qël-limi dhe përpjekja e vetme, në të cilën ishin përqendruar ata. Kjo ishte edhe ëndrra e Sa-jmirit, që shpresonte që një ditë të bëhej picieri më i mirë i Tiranës”. Është Fadili, daja i Sajmir Çedjes, që rrëfen detaje nga jeta e nipit të tij, ndërsa mezi gjen fjalët të përshkruajë dhim-bjen pas vrasjes së ndodhur dy ditë më parë. Me fjalë të thjeshta, tregon ato pak detaje që ka mundur të marrë vesh nga ngjarja e vrasjes së të nipit.

Dëshmia“Isha në shtëpi. Djemtë e tjerë ishin duke

parë ndeshjen në një lokal, pranë shtëpisë tonë jo shumë larg. Ndërsa ne ishim duke parë televizor, pamë lajmin e vrasjes së ndodhur në autobusin e linjës sonë dhe të

vrasjes Sajmirit. Fillimisht morëm vesh se kishte ndodhur një sherr në autobus dhe një person ishte plagosur, ndërsa më pas pamë se ishte Sajmiri. Më parë atje ishte nisur vëllai tjetër i imi, pa u thënë të tjerëve, sepse ai e mori vesh më shpejt”- tregon burri i moshuar por i fortë fizikisht. Ai shton se në pak minuta ata mbërritën te stacioni i autobusit ku kishte ndodhur ngjarja, por gjithçka kishte marrë fund. “Kur zbritën njerëzit nga autobusi ata pa-në që Sajmiri kishte mbetur i goditur dhe me plagë në trup. Aty e morën vesh edhe komshinjtë tanë se i vrari ishte Sajmiri”. Sipas tij, me Sajmirin, kanë qenë duke ud-hëtuar edhe disa fqinjë të tij dhe të familjes, por që kanë qenë në vende të tjera në au-tobus dhe nuk kanë pasur mundësi të kon-statojnë sherrin. Daja i të riut 22-vjeçar, që punonte 16 orë në ditë, si picier dhe si roje parkingu, për të mbledhur sa më shumë para për shtëpinë e tij, tregon se makina e restorantit ku ai punonte, e kishte përcjel-lë normalisht deri te stacioni i autobusit, siç bënin gjithmonë. Më pas me autobus shkonte deri te stacioni, në afërsi të rrugës së Luleve. Që aty, shtëpia e picierit ishte vetëm 15 minuta larg në këmbë. “Ai foli me njerëzit e shtëpisë në telefon, dhe u tha se ishte duke mbërritur. Në polici më pas morëm vesh se konflikti ka ndodhur, mes dy personave, të cilët kanë qenë të dehur dhe kishin nisur të shanin në autobus” - tregon daja e picierit 22-vjeçar, i përcjellë dje në banesën e fundit nga familja e tij.

“Sajmiri bënte dy punë, po mblidhte paratë për një shtëpi”

Votimet e së dielës në Itali cilësohen si më të paparashikueshmet prej vitesh, ndërsa sondazhet u japin një fitore të ngushtë të majtëve të drejtuar nga komunisti Pier Luigi Bersani, por Reuters shkruan se do të jetë vendimtare ajo që është quajtur vota e revoltës kundër politikanëve dhe korrupsionit. “jam pesimiste. Asgjë nuk do të ndryshojë”, - thotë Luciana Li Mandri, 37 vjeç, ndërsa votoi në Palermo në procesin që do të vazhdojë edhe (sot) të hënën. “Të njëjtët hajdutë do të jenë në qeveri”, - thotë gruaja për Reuters. Ky lloj qëndrimi

është vërejtur thuajse në të gjithë vendin. Njeriu që ka tërhequr vëmendjen në këto zgjedhje është aktori komik Beppe Grillo, i cili duke sulmuar pa asnjë kompromis politikën e deritanishme ka tërhequr mjaft prej të pakënaqurve dhe të inatosurve. Sidoqoftë, sipas Reuters dhe agjencive të tjera të lajmeve, prej zgjedhjeve që ndiqen me vëmendje të veçantë nga Bashkimi Europian, pritet të dalë (pikërisht ajo që nuk duhet) një qeveri e dobët dhe ndoshta pak e aftë të vazhdojë reformat e kursi-meve. Ish- kryeministri Silvio Berluskoni

dhe kryeministri teknicien Mario Monti që garojnë në dy lëvizje të ndryshme pritet të renditen përkatësisht të dytët dhe të tretët në renditjen totale, por numri i votave që do ndajë fituesin nuk parashiko-het të jetë i madh. Votimet do të vazhdojnë deri në 15:00 të pasdites së të hënës dhe menjëherë pas kësaj do të lëshohen edhe exit poll-et e para, ndërsa rezultatet do të jepen të martën në mëngjes. Ndërkohë dje, veç skandalit të nxjerrjes së sekretit të votës në Facebook dhe filmimeve të momentit të votimit, grupi i femrave të

Femen u bë sërish lajm, pasi protestuan në Milano nudo kundër Berluskonit, i cili ndodhet në gjyq për të ashtuquajturën çështje “Bunga-bunga”. Pjesa më e madhe e ekspertëve presin që Bersani dhe Monti të krijojnë një qeveri të re, por mjaft prej tyre po i frikësohen rritjes së papara-shikueshme të Grillos dhe partisë së tij “Lëvizja 5 yjet” në sondazhe, që sipas tyre do të krijonte gjendje kaosi në Senat.

italianët zgjedhin kaosin dhe komikun Beppe grillo

Arrestohet autori, u fsheh në kryegjyshatë TiranE – Policia vuri në pranga autorin e vrasjes së një 22-vjeçarit në autobus. Artur Zeqiri vrau me thikë në zemër shtetasin Sajmir Çedja, pas një sherri në autorin e linjës së kryeqytetit Qendër-Shkozë. Nga të dhënat e policisë, autori pas vrasjes u largua nga vendngjarja në drejtim të Fierit. 35-vjeçari ishte fshehur në kryegjyshatë dhe u arrestua pasditen e së dielës nga efektivët e policisë. Sipas uniformave blu, Zeqiri rezulton një person me precendentë penalë të mëparshëm. Ai ishte shpallur në kërkim dhe nga drejtësia turke. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy persona kanë pasur një mosmarrëveshje në autobus, që ka degjeneruar më pas në dhunë. Njëri prej të rinjve ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar disa herë personin tjetër të përfshirë në sherr. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë qenë 2 persona të implikuar në vrasjen e 22-vjeçarit Sajmir Çedja, mbrëmjen e së shtunës brenda autobusit të linjës Uzina e Autotraktorëve-Qendër.

Ai foli me njerëzit e shtëpisë në telefon, dhe u tha se ishte duke mbërri-tur. Në polici më pas morëm vesh se konflikti ka ndodhur, mes dy personave, të cilët kanë qenë të dehur dhe kishin nisur të shanin në autobus”

Sajmir Çedja, 22-vjeçarit i vrarë

thikë në zemër

Page 8: Gazeta Mapo

CmYk f 8

Page 9: Gazeta Mapo

CmYk f 9

   

NJOFTIM

Banka Crédit Agricole Shqipëri pjesë e Grupit bankar francez Crédit Agricole ka në

fokus të aktivitetit të saj interesin dhe komoditetin e klientelës. Me synimin për të

rritur cilësinë e shërbimit duke i qendruar gjithmonë e më pranë klientëve të saj,

banka njofton se duke nisur nga data 23 Shkurt 2013 dhe në vazhdim do të mbajë të

hapura edhe ditën e shtunë degët e saj në qytetet: Tiranë (Dega Kryesore, Dega

Usluga), Fier, Elbasan dhe Durrës (Agjencia pranë Portit).

Orari i punës në fundjavë do të jetë:

Ora 10.00 – 14.00

 

Duke shpresuar se ju kemi ardhur sadopak në ndihmë, mirëpresim çdo të shtunë të

gjithë klientët e interesuar, për të kryer veprimet bankare sipas nevojave të tyre.

www.credit-agricole.al

 

Job Announcement

International Business Development / Sales ManagerAirport Systems

TCN is a system integrator operating in Albania and other Balkan countries. Supply, Implementation and maintenance of Air Traffic and Airport Systems is an important business line of TCN. In this context, TCN is enhancing its sales capabilities looking for challenging and ambitious professionals able to perform independently and efficiently the given duties, in a local and international environment.

The interested candidates must register at www.tcn.al section Careers/Job Opportunities, where they will find a more detailed notification and apply by sending an email to: [email protected] by March 15th, 2013.The personal data of the applicants will be kept strictly confidential.

TCN-Office: Bulevardi “Zog I” P53 H3/77, 1016, Tirana, ALBANIA; TEL: +355 4 225 8418; FAX: +355 4 225 7712; E-mail: [email protected] Web Page: www.tcn.al

Requirements:

• Bachelor degree, completed not latter then 2008 in: A) Electronics, Telecommunications or Computer Engineering (preferred) Economics, B) Business Administration, or other related fields • MBA degree in a relevant area or equiv-alent professional experience (preferred)• Excellent command of English, spoken and written. Working experience in Eng-lish (preferred)• Minimum 4 years in technology systems sales at similar areas• Strong knowledge of sales management processes and mechanisms, especially in a International context• Very good interpersonal, communica-tion, persuasion and documentation skills/ Organizational, systematic and multitask capabilities• Availability to frequent international travel

Responsibilities:

• contribute to the definition of the business and sales plan of TCN• manage business development and sales activities• identification and set-up of projects• specific market studies and assessments• supervision of staff• build and maintain customer relations• draft and review technical and/or comercial proposals about airport systems• participate in working groups on international level• evaluate customer satisfaction reports and provide detailed analysis and proposals/advice for improved services• project management skills

Page 10: Gazeta Mapo

PoSta e redakSiSë

10 oPinionE & EditorialE BloG & IDE

Botimi / në shqip libri i këshilltarit të Blair: arkitektët e luftës në Kosovë

recensa/ Intelektualët, leximi dëfryes i mëkateve të gjenive

Blog/ Ménage à trois: Arian Çani, Jozefina Topalli dhe ne

mAksimA e ditës

natyra e bën gruan për t’u fituar dhe burrin për të fituar.- George William Curtis, autor amerikanFaqe 12 Faqe 13 Faqe 15

Përkujdesje europiane

nga BUjAr kAPexhiU

[email protected]

rrugëtimi i apostullit Pal dhe krishterimi në shqipëri

nga gëzim llojdia Paganizmi, thotë prof I. Kelmendi, besojshin në shumë perëndi: Medau-

rus, Binaus, latra, Seutona etj. Kristianizmi tek ilirët përmend faktin se il-irët ishin ndër të parët popuj në Evropë që erdhën ne kontakt me Kristian-izmin. në vitin 53 Shën Pavli predikoi Ungjillin ndër ilirët, ndërsa 4 vjet më vonë nxënësi i tij Titus. në shekullin V-VI, Durrësi dhe nikopoli u bën qend-rat më të forta të kristianizmit në Iliri. Mbas tyre vinte Shkodra, Tivari. në kohën e Justinianit Shkupi u bë kryeqyteti moral dhe administrativ i krejt Ilirisë. Të dhëna të tjera për krishterimin në Iliri gjejmë tek Wikipedia ku thuhet se Krishterimi në Shqipëri është ngritur mbi një bazë apostolike. Pozita gjeografike e saj e bën këtë të pashmangshme. Ungjilli i krishterë u fut për herë të parë në Europë nga apostulli Pal në Filipe të Maqedonisë. (41) Pastaj, duke udhëtuar drejt perëndimit, përmes rrugës Egnatia, ai pre-dikoi në Selanik, qyteti më i madh në atë rrugë. Më vonë, ai u bë qendra nga ku krishterimi rrezatoi mbi Athinë e Korint, si edhe mbi provincën e Ilirikut. është interesant fakti se si udhëtimet e Palit ndiqnin besnikërisht rrugët romake dhe se si përgjatë tyre shtohej zinxhiri i bashkësive të hershme. Me të vërtetë, një udhëtim prej 270 km nëpër rrugën Egnatia, nga Selaniku dre-jt perëndimit, do të depërtonte deri në zemrën e Shqipërisë. Pikërisht këtë rrugë ndoqi apostulli Pal. Gjatë udhëtimit të tij të tretë, rreth vitit 59 pas Kr., ai i shkruante bashkësisë së krishterë të Romës se “që nga Jeruzalemi e përqark në Ilirik u kam predikuar të gjithëve ungjillin e Krishtit.”(42) Paraf-jala greke “në” (Ilirik) është e dykuptimtë, pasi nënkupton një përdorim për-jashtues ose përfshirës. (43) Pali nuk u shpreh qartë nëse ai e kishte çuar ungjillin e krishterë deri në kufirin ilir apo nëse ishte futur me të edhe në provincë. Edi Shkriu shkruan: Krishterimi në Dardani nisi të përhapet herët dhe u bë fe zyrtare nga shekulli IV si dhe në gjithë Perandorinë romake. Dar-dania në përgjithësi u bë edhe udhëkryq i përplasjes së doktrinave kishtare, të asaj lindore dhe perëndimore, nga të cilat pas shekullit XI u krijua trashëgimia kulturore katolike dhe ortodokse e banorëve të Kosovës. Gjur-mët e kishave të shumta dhe toponimet, si janë lisi i popit apo lisi i priftit, i dëshmojnë këto ndarje dhe, mes tjerash, edhe manifestimi i Shën Gjergjit sipas kalendarit katolik apo ortodoks, ky i fundit i manifestuar edhe nga banorët shqiptarë të besimit islam.

Në shkrimin: Shqiptarët dhe krishterimi i hershëm

Natyrisht që ekziston një shpirt i padukshëm, i cili merr frymë në një popull të

tërë dhe në të cilin marrin pjesë të gjithë, ndonëse jo të gjithë njësoj, një shpirt i cili i jep ngjyrë dhe karakter si virtyteve, ashtu edhe veseve; si rrjedhojë, i njëjti veprim, bëhet fjalë për ata që shprehen me të njëjtët ter-ma, nuk është i njëjtë te një spanjoll, ashtu siç do të ishte te një francez dhe unë flas për një të vërtetë të patjetër-sueshme, pa pranimin e së cilës gjithë historia do të ishte një enigmë’’. Ky ishte këndvështrimi i Samuel T. Coleridge rreth më shumë së një shekull e gjysmë më parë në lidhje me debatin mbi karakterin kombëtar, veçoritë specifike e ndjesitë e kombeve. Vetitë, apo cilësitë e sipër-përmendura, që ndajnë një komb nga një tjetër përçohen jo pak në natyrën e qeverisjes, me një fjalë asaj që ne e cilësojmë si sistem që kombet respe-ktive i japin formë, duke e realizuar atë nëpërmjet elitave. Kësodore, fizio-nomia e sistemeve apo regjimeve politike të kombeve të ndryshme nuk mund të jetë asgjë përpos një kom-binimi të veçorive të karakterit auten-tik të kombit në fjalë së bashku me strukturën e të menduarit.

Për t’i paraprirë si dhe kanalizuar shpërthimet e impulseve të dhun-shme e kaotike të njeriut, elitat e mençura të kombeve që i kanë dhënë tonin e formën historisë moderne të n j e r ë z i m i t , d u k e q e n ë t ë ndërgjegjshme që domosdoshmëria e rithemelimit imponohet për arsyen e vetme që është e lidhur me vdekjen, rënien e çdo gjëje në këtë botë, duke përfshirë edhe institucionet politike; në pamundësi për ta shmangur një finalitet të tillë, i dhanë jetë e formë një natyre institucionale, e quajtur ndryshe si një sistem politik të paji-sur e karakterizuar nga filozofia, sistemi i të menduarit e vepruarit autentik. Autentik mund ta cilëso-jmë për faktin pasi ai përmban në vetvete dy komponentë: shkollën filozofike vetjake që formaton men-dimin të ndërthurur me cilësitë e virtytet, ashtu edhe të veseve të të njëjtit komb. Ja pra sesi racionalizmi mekanik si dhe përsosmëria siste-matike e filozofisë se Dekartit rish-faqen në shterpësinë e formalizmit akademik që karakterizon shumë sfera të jetës intelektuale bashkëko-hore të Francës. Ato rishfaqen në for-mulat e planet logjikisht të përkr-yera, por jo totalisht të zbatueshme, në të cilat spikasin në të shumtën e rasteve shtetarët francezë. Ndërkohë që cilësia e një lloj kurioziteti intele-ktual apo doza të një cinizmi me qesëndi, apo një lloj trishtimi melankolik janë shënjuar pothuajse në mënyrë permanente në të gjitha

kohërat si një tipar dallues në kara-kterin kombëtar francez. Përsa i për-ket mendimit të sistemit britanik, doktrina filozofike e Lok-ut korre-spondon jo pak me individualizmin britanik, apo Edmond Burke në for-mulat filozofike që përputheshin me tiparet e arsyetimit jo-dogmatik të përziera me parimin moral dhe pragmatizmin politik predominues, origjinal për shpirtin e karakterin kombëtar britanik. Hegeli e Kanti ja-në referencat thelbësore në traditën filozofike të Gjermanisë, po aq sa Dekarti në Francë, apo John Lok-u e Burke në Britaninë e Madhe (Shih Hans Morgenthau: Politika ndërm-jet kombeve, fq. 160). Ajo përshtatet apo nuk është pa ndonjë lidhje me vetitë e karakterit kombëtar gjerman; strukturën racionale të të funksionuarit, sensin e fortë të hier-arkisë që hera-herës mvishet me tra-jta autoritarizmi, transparencën e përpikërinë e përkushtimin. Tradita shqiptare as i ka njohur as i ka zhvil-luar formula të tilla të ngjashme të të menduarit e të vepruarit. Jo se shq-iptarët shfaqnin ndonjë lloj inferior-iteti antropologjik përkundrejt kombeve të tjera, por për shkak të ‘’specificitetit’’ të tyre politik, që i detyrohet kompleksitetit të rretha-nave e kushteve historike. Në Shq-ipëri nuk u prodhuan mendimtarë të përmasave të përngjashme, mirë-po ekzistoi një Rilindje kombëtare, përfaqësuesit e së cilës ishin formuar pothuajse në universitetet perëndi-more, apo në shkollat më të mira pe-randorake, pjesa më e mençur e fis-nike gjer më tash e popullit shqiptar. Kështu rilindësit atdhetarë e të kul-turuar i ofruan kombit shqiptar pos-tulatet e duhura, që do ta orientonin atë drejt arsyes, civilizimit e pros-peritetit. Siç ndodh jo rrallë me plat-format, probabiliteti i aplikimit për shumëllojshmëri arsyesh është i pa-mundur. Ndërsa në rastet e sipërpër-mendura strukturat filozofike të të menduarit e vepruarit i dhanë trajtë e formë një mendësie që përbën ed-he traditën apo “arkitekturën” shtetërore të patjetërsueshme kom-bit përkatës; të pandryshueshme për faktin se pas një ndodhie dramatike, e tillë Lufta e Dytë Botërore për Francën apo shpërbërja e Peran-dorisë britanike, struktura e të men-duarit, e të konceptuarit të natyrës së shtetit mbetet e njëjta. Ja pra, ky

është kohezioni apo kontinuiteti që u mundësuan kombeve në fjalë kom-paktësinë nga një etapë e historisë në tjetrën. Jo se në Shqipëri në këta 100 vjet nuk kanë ekzistuar sistemet politike, por ato ishin të një natyre të ndryshme. Të pambështetura mbi ndonjë strukturë, apo doktrinë filo-zofike të mendimit autentik, ato as i morën ndonjëherë me të vërtetë në konsideratë recetat e ofruara nga Ril-indësit; thjesht Rilindja kremtohej e cilësohej si “busulla” drejtuese e po-pullit shqiptar, veçse në nivele hi-pokrite e retorike, apo sipas nevojsh-mërisë së prijësit politik shqiptar. Tek ne, përsa i përket sistemit poli-tik, është hasur fenomeni i më-poshtëm: një grup i caktuar, i krye-suar nga një prijës politik, impono-hej në luftën për pushtet, shpeshherë duke përdorur edhe eliminimet e pa-besa fizike jo për arsye kombëtare, por për motive të egoizmit politik, duke “ngjyrosur” vendin me percep-timet personale, mungesën e de-mokracisë, taktikat e djallëzuara, e p r o c e d u r a t e m b r a p s h t a , dashakeqësinë, që përçoheshin dre-jtpërdrejt në fizionominë e zhvillimit të kombit. Në Shqipëri kanë mun-guar mekanizmat e duhur të siste-meve demokratike që neutralizojnë liderin e mbrapshtë apo bllokojnë deviacionet e rënda. Virtytet, cilësitë, gjithashtu edhe cenet e karakterit kombëtar shfaqen përgjatë historisë së kombit në varësi sesi qeveriset. Në këtë mënyrë, mirëqeverisja, pra një demokraci e plotë, favorizon anët pozitive; keqqeverisja - të kundërtat e tyre; me një fjalë, anët e tij negative; mirëpo nëse keqqeverisja zgjat për një kohë të gjatë pa hasur në një re-agim të shoqërisë, kësisoj formon një traditë e pak më vonë një mendësi. Druhem, e tillë mund të diagnostiko-het sindroma që ka kapluar apo është instaluar në shoqërinë shqip-tare. Fenomenet e qeverisjes apo simptomat e funksionimit të ra-porteve gjithëpërfshirëse përbrenda shoqërisë shqiptare përngjajnë me njëra-tjetrën si dy pika uji në të gjitha etapat në të cilat ka kaluar shteti shq-iptar në 100 vjetët e ekzistencës së tij. Është e tepërt, madje-madje pa vend, t’u kërkohet e sugjerohet në këto rrethana shqiptarëve ndërtimin apo konceptimin e sistemeve politike të sofistikuara me bazë të ndonjë shkolle filozofike. Për pasojë, shqip-tarët duhet të përpiqen për më shumë se çfarë tjetër të përmbysin apo thyejnë këtë traditë, mendësinë për ta futur vendin e tyre në hullitë e zhvillimi të drejtë, “çelësi” zgjidhës i gjithë problemeve e vështirësive jo vetëm të brendshme, po do të ishte edhe një pikënisje për një zgjidhje të mbarë të çështjes shqiptare.

KoMent

Dritan Hoti

Sistemet politike dhe shqiptarët

2

Page 11: Gazeta Mapo

— henri Çili

Duke filluar nga sot, botimet periodike MAPO, gazeta e përditshme MAPO, MAPO Weekend si gazetë e fundjavës, revista mujore MAPO si dhe botimi i specializuar Madame MAPO, nisin një fazë të re të jetës së tyre, e lidhur ngushtë me një transformim përmbajtësor, që vjen si pasojë e atyre shndërrimeve që po ndodhin kudo në shtypin e shkruar. Printi, media e printuar, me të gjitha format e saj është prej më shumë se një dekade kur filloi dhe po ndodh shkëlqimi i mediave online, sociale dhe formave/ sistemeve të reja të komunikimit, në një transformim i cili përpiqet që në çdo fazë dhe hap të mund t’i japë shtypit të shkruar një identitet ose funksion të ri.

Henri Çili

Disa kolegë janë trans-

formuar, di-sa tituj po

ashtu, disa të tjerë me sig-uri do ta bëj-në, e rëndë-

sishme është që MAPO në

epokën dix-hitale do të

përpiqet, nga ky numër e tutje t’i për-

shtatet kësaj faze të re

Ka vetëm dy gjëra që duhen bërë për të ruajtur konsider-atën pozitive rreth konventës

së socialistëve: e para, të kujtosh se ajo ishte një spektakël brilant i komu-nikimit politik. E dyta, të mos kujtosh asgjë tjetër. Mund të tingëllojë cinike që, me një të rënë të lapsit, të fshish rreth dhjetë orë ligjërime, të disa dh-jetëra ligjëruesve, për një program për të cilin punohet prej rreth dhjetë muajsh. Por, pritshmëria e madhe prej konventës, që do të thotë produk-ti i saj, ishte realisht zhgënjyes. Zh-gënjyes duke filluar nga liturgjia e stërdëgjuar politike, mesazhet, thua-jse mesianike të “shpëtimit të atdheut nga Saliu” e deri te natyra butaforike e premtimeve. Megjithatë, pavarë-sisht këtij spektakli zhgënjyes, kon-venta e partisë që mëton me të drejtë pushtetin e ruan statusin për t’u kon-spektuar. Së paku, në nivel makro e për çështje që nuk mund të anash-kalohen asesi.

Mbi të gjitha, konventa shënoi, në mos një regres historik pa kthim, një metamorfozë të qartë ideologjike të Partisë Socialiste të vitit 2013 me Partinë Socialiste të para 2013-s. Përfundimisht, pardje u mbyll edhe ideologjikisht era Nano në PS, duke u sigluar zëvendësimi i modelit të so-cializmit liberal që ai ndërtoi, me modelin e së majtës së pastër, kla-sike. Është shumë e thjeshtë që këtë fakt ta pikasësh në, pothuajse, gjithë programin e shpalosur. Fjala vjen, pa asnjë lloj mundimi e kupton se programi ekonomik i Partisë Social-iste të zotit Rama, në ndryshim nga ai i zotit Nano, është zhvendosur në një aks ku komponenti etatist është shumë më i theksuar. Blerja nga shteti e shërbimit shëndetësor, për-parësia absolute e sistemit arsimor shtetëror (alias publik), prania e shtuar e shtetit brenda sipërmarrjes së lirë dhe tregut përmes një fisku agresiv, arti dhe kultura me fonde (dhe sfond) shtetëror, janë vetëm pak shembuj të rikthimit, me maskë, të shtetit në sektorët kryesorë të jetës së shoqërisë.

Nga ana tjetër, ky transformim ideologjik ka prodhuar një konfig-urim të ri, duke bërë një risistemim të gjërave sa i takon pozicioneve brenda së majtës relevante. Brenda koordinatave të spektrit, Partia So-cialiste është zhvendosur më majtas, duke ia lënë vendin e së majtës liberale, me vektor më centrist, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Diferencat programore mes tyre, pas kësaj konvente, janë mjaft evi-dente, duke e thelluar ndarjen e tyre, tashmë, edhe në nivel ideologjik. Kjo përligj dhe shpjegon njëherazi, në mënyrë racionale, edhe orientimet e tyre aktuale politike lidhur me ko-alicionet. Partia Socialiste është e grupuar me forca dhe ide të së ma-jtës tradicionale dhe të majtës eks-treme. Lëvizja Socialiste për Integ-rim është duke qeverisur me të djathtën liberale, por duke medituar për një pol të qendrës, një aliazh me frymëzim liberal-progresist, në për-pjekje për të bashkërenduar kompo-nenten ideologjike me atë elektorale.

Në rrafshin argumentues, pra, aty ku premtimi elektoral ndahet nga gënjeshtra elektorale, programi ishte një zhgënjim i thellë. Programi i shpalosur në konventë (për të qenë i sinqertë, si të gjithë programet politike në përgjithësi) ishte shumë i qartë sa i përket njësisë “çfarë”, por shumë më pak sa i përket njësisë “si”. Për të qenë më konkret: në kon-

ventë u shpjegua në detaje se “çfarë” ka ndërmend të bëjë Partia Sociali-ste nëse vjen në pushtet, por, në tërë-si, ngeli një detaj i pashpjeguar se “si” Partia Socialiste do ta realizojë këtë. Po sjell vetëm një shembull (ka mjaft të tillë): u tha se do të hapen treqind mijë vende të reja pune, por ngelet ende një mister ekonomik se-si do ta bëjë këtë. Askush dhe për as-një arsye nuk dyshon në dëshirën dhe vullnetin e PS për të hapur treq-ind mijë vende pune. Dyshimi lind se si do t’i hapë. I njëjti dyshim lind për mënyrën sesi PS do të ulë borx-hin publik, sesi do të rrisë pesë herë financimin në ekonominë rurale, se-si do të tërheqë tregjet ndërkom-bëtare në Shqipëri, se përmes ç’mekanizmave ekonomikë do të bëjë që punëmarrësit shqiptarë të mos jenë më të keqpaguarit në Eu-ropë etj. etj. etj. Shoqëria pretend-onte këto shpjegime nga programi i PS. Të tjerat janë “fjalë, imzot, fjalë”.

Dhe së fundi, programi ishte një vizion minimalist për Shqipërinë minimale. Ishte një përpjekje për të ndërtuar një krahasim socialist të Shqipërisë me veten, ose, më mirë, një përpjekje për ta orkestruar nevo-jën rock të rritjes së Shqipërisë me ritmin lento të Partisë Socialiste. Në asnjë rresht nuk shihej “narracioni i madh” për këtë vend. Në asnjë rresht, asnjë kauzë e madhe e majtë. Në asnjë rresht nuk lexohej Shqipëria potenciale. Lexohej vetëm ajo e zakonshmja, e vockla, lokalja. Sali Berisha, edhe në mos të ketë bërë gjë, ka folur së paku për një Shqipëri “superfuqi energjetike në rajon”, për një Shqipëri “lider i IT në Ballkan”, për një Shqipëri “vend i zhvilluar në mandatin e tretë”. Në konventën e socialistëve, thuajse asgjë. A mund të flitej? Sigurisht që po. Brenda filozofisë së të majtës moderne, brenda pilastreve të saj programatikë, brenda alfabetit politik të majtë. Mund të flitej fort, fjala vjen, për një Shqipëri lider të green economy dhe green energy në rajon; apo për një Shqipëri model ballkanik i mbledhjes së diferencuar; apo për një Shqipëri revolucionare në mbrojtjen e të ashtuquajturave “të drejta të brezit të katërt”. Me pak fjalë, të flitej për Shqipërinë e një projekti të madh, për Shqipërinë që e tejkalon veten, për Shqipërinë që frymëzon, për Shqipërinë që mund të jetë.

Lind pyetja: a u dha përgjigje kon-venta (kupto programi) pikëpy-etjeve që sot mundojnë shoqërinë? Jo, nuk u dha! Dhe ky përfundim nuk ka të bëjë aspak me ndonjë paragjykim rreth mutacionit ide-ologjik të Partisë Socialiste, me zh-vendosjen e saj më majtas. Le të jetë e tillë, le të jetë më e majtë. Nuk është ky zhgënjimi. Nëse shoqëria e voton, jemi brenda ligjësive demokratike të sistemit. Zhgënjimi prej programit nuk buron se dha përgjigje më të majta se ç’duhet, por sepse nuk dha fare përgjigje. Ky është edhe kryqi më i rëndë që socialistët do kenë mbi shpinë deri më 23 qershor. Sa më shpejt ta heqin, aq më mirë do të jetë.

Është fakt i pakundërshtueshëm tashmë transformimi që po pëson bota e sotme, me sistemet e reja të komu-nikimit, aq më tepër e gjithë media, aq më tepër shty-

pi i shkruar. Duke filluar nga sot, botimet periodike MAPO, gazeta e përditshme MAPO, MAPO Weekend si gazetë e fundjavës, revista mujore MAPO si dhe botimi i speciali-zuar Madame MAPO, nisin një fazë të re të jetës së tyre, e lidhur ngushtë me një transformim përmbajtësor, që vjen si pasojë e atyre shndërrimeve që po ndodhin kudo në shtypin e shkruar. Printi, media e printuar, me të gjitha format e saj është prej më shumë se një dekade kur filloi dhe po ndodh shkëlqimi i mediave online, sociale dhe formave/ sistemeve të reja të komunikimit, në një transformim i cili përpiqet që në çdo fazë dhe hap të mund t’i japë shtypit të shkruar një iden-titet ose funksion të ri.

Është e qartë se çdo sistem mediatik, sapo ka dalë një sistem i ri komunikimi, është transformuar, dhe kjo është tashmë një histori e vjetër: shtypi i shkruar me radion, të dy bashkë me televizionin, kinemaja me televizionin, dhe të gjithë bashkë me televizionin; dhe tashmë tërësia e siste-meve të deritanishme të komunikimit me internetin. Në qoftë se shtypi i shkruar deri më tani po vuante, ose “vaj-tonte” në një farë mënyre, efektin e komunikimit online, tashmë kemi ardhur në një fazë të re. Shtypi i shkruar duhet të transformohet rrënjësisht në një mënyrë të re në ndiki-min e zhvillimit të medias online. Nuk do të thotë që kjo gjë nis me MAPO-n, shumë prej kolegëve dhe mediave të tjera ose dhe ne po ashtu, kemi “notuar” gjatë këtyre viteve në përpjekjet ‘t’i përshtatemi kësaj faze’, por duhet pranuar tashmë që një model i ri i shtypit të shkruar duhet t’i zërë ven-din një modeli klasik. Disa kolegë janë transformuar, disa tituj po ashtu, disa të tjerë me siguri do ta bëjnë, e rëndë-sishme është që MAPO në epokën dixhitale do të përpiqet, nga ky numër e tutje t’i përshtatet kësaj faze të re. Shtypit të shk-ruar në Shqipëri në këta 20 e ca vjet iu desh të vuante dyfish pasojat e rrethanave. Rrethana e parë ishte prapambetja e tmerrshme infrastrukturore e shtypit të shkruar, e cila vazh-don të mbetet. Sikur kjo të mos mjaftonte, ia behu dhe me-dia online, ose interneti dhe që të dyja kanë krijuar një ngërç, një nevojë për një përmbajtje të re, për një përshtatje.

Ndaj, duke filluar nga kjo e hënë, në pesë ditët e javës, nëpërmjet një përmbajtjeje dhe ristrukturimi të ri, MAPO di-tore do të sjellë te publiku interpretimin e saj mbi aktualitetin, këndvështrimin e saj, do të sjellë seleksionimin e ngjarjeve sipas asaj që mendon ekipi editorial, do të fokusohet mbi aspekte të caktuara të realitetit që, sipas nesh, janë më të rëndësishme dhe me interes publik. Në kushtet e shumëfishimit të me-sazhit, në kushtet kur të gjithë mund ta quajnë veten gazetarë dhe të gjithë marrin pjesë në media, ajo gjë me rëndësi është redaksia, pra kanali i komunikimit, mënyra sesi filtrohet re-aliteti dhe informacionet, të cilat tashmë nuk mungojnë. Në një farë mënyre, nuk ka gjë të re, nuk ka lajm të ri, gjithçka merret vesh dhe e gjithë çështja është interpretimi dhe do-methënia dhe lidhja e ngjarjeve dhe informacioneve.

MAPO Weekend, e cila del me një format të zgjeruar ditën e shtunë, do të përpiqet të sjellë, në një formë të re edhe më të plotë sesa që kur ka filluar ky format, ngjarjet e javës, zh-villimet e temave të caktuara, idetë, refleksionet, dossierët, intervistat, duke krijuar te publiku, mundësinë që gjatë fundjavës të mund të lexojnë më thellë dhe ngeshëm diçka që ia vlen vërtet të lexohet, të ndalet në krahasim me forma-cionin e shkurtër apo “fluturimin e pafund” të informacion-it të përditshëm audio-viziv apo të internetit.

Po ashtu revista MAPO mujore do të sjellë këndvështri-met e saj më të thelluara, tendencat dhe personazhet “që bëj-në” muajin dhe sigurisht me avantazhin e ilustrimeve të foto-grafisë me ngjyra që e ka një revistë, një gjini kaq e dashur për publikun.

Të gjitha këto përforcojnë një tjetër dimension, do të kri-jojnë mundësinë që të përforcohet MAPO si një qendër men-dimi, idesh, debati, e hapur, pluraliste, intencionale pra, e qëllimshme në raport me idetë dhe vizionet që ne kemi për zh-villimin e vendit, që kemi për ngjarjet; nga ato politike deri te fenomene nga më të ndryshmet në shoqërinë shqiptare dhe në botë. Duke iu përmbajtur fort parimit të pavarësisë, filtrimit të realitetit dhe të aktualitetit, MAPO do të përpiqet që këtë formësim të ri, i cili do të shoqërohet edhe me një edicion shumë më aktiv të MAPO-s online në site-in mapo.al, do të përpiqet pra të përmbushë një parim thelbësor, e angazhuar, por jo partizane, të qartë dhe të hapur: ne do të zgjedhim nga realiteti dhe aktualiteti, pasi u kemi krijuar mundësinë të gjitha ideve dhe rrymave, të gjitha pikëpam-jeve dhe këndvështrimeve, atë çka, sipas nesh, modestisht, është më tepër, në momentin e dhënë, në raport pozitiv me interesin publik.

Konventa spektakolare, programi jo dhe aq

Për shtypin e shkruar dhe MAPO-n në epokën dixhitale

Dhe së fundi, programi ishte një vizion minimalist për Shqipërinë minimale. Ishte një përpjekje për të ndërtuar një krahasim socialist të Shqipërisë me veten, ose, më mirë, një përpjekje për ta orkestruar nevojën rock të rritjes së Shqipërisë me ritmin lento të Partisë Socialiste. në asnjë rresht nuk shihej “narracioni i madh” për këtë vend. në asnjë rresht, asnjë kauzë e madhe e majtë. në asnjë rresht nuk lexohej Shqipëria potenciale. lexohej vetëm ajo e zakonshmja, e vockla, lokalja. Sali Berisha, edhe në mos të ketë bërë gjë, ka folur së paku për një Shqipëri “superfuqi energjetike në rajon”, për një Shqipëri “lider i IT në Ballkan”, për një Shqipëri “vend i zhvilluar në mandatin e tretë”. në konventën e socialistëve, thuajse asgjë. A mund të flitej? Sigurisht që po. Brenda filozofisë së të majtës moderne, brenda pilastreve të saj programa-tikë, brenda alfabetit politik të majtë.

arjan Vasjari

KoMent eDitorial

11oP-Ed 25.02.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Page 12: Gazeta Mapo

12 suPlEmEnt PRoMoVIMI

alastair Campbell kishte postin e zëdhënësit dhe drejtorit të komunikimit dhe Strategjisë, por që për të shpesh thuhej se ishte pikërisht ai që lëvizte fije të shumta brenda qeverisë që drejtohej nga kryeministri tony BlairL

ibr

i

e mërkurë, 24 marsBerlin. Kosova vazhdonte të ishte lajmi kryesor.

E kalova një pjesë të pasdites duke punuar për daljen televizive të Tony Blair (T.B) për Kosovën. John Sawers më mori mënjanë dhe tha se Kosova do bëhej patjetër dhe aksioni fillonte në 7 të darkës. SACEUR (Komandanti Suprem i Aleancës për Eu-ropën, Gjenerali Wes Clark) kishte çelësin. U kthy-em në hotel dhe T.B punoi mbi 99. Me këmbën-guljen e Chirac-ut, Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, (si mbajtës i Presidencës së BE-së) po shtynte që të hiqte rabatën 2 miliardë paund të BE-së për Britaninë, duke argumentuar se modeli i shpenzimeve të BE-së kishte ndryshuar shumë që nga koha e negocimit të rabatës në 1984-ën nga Mar-garet Thatcher-i.

e premte, 26 marsReagimi për sulmet në Kosovë nuk ishte shumë

i mirë. Përveçse Harriers-at nuk kishin gjuajtur objektivat e tyre, TLAM-ët tanë (predhat për sulm tokësor Tomahawk) nga Splendid-it gjithashtu kishin dështuar. Yank-ët që na i shitën nuk ishin fare të kënaqur për këtë. Unë sugjerova që të thoshim se ishte një operacion i përbashkët dhe të mos hynim në detajet se kush bëri dhe kë pjesë të operacionit. Pasqyrimi i samitit po shkonte mirë, por sigurisht i shkurtuar pak nga Kosova. Rrugës së kthimit bëmë shakatë e zakonshme për ud-hëheqësit e tjerë.

e hënë, 17 majT.B ishte i bindur se të paktën duhet të kër-

cënonim me përdorimin e forcave tokësore dhe të bënim përgatitje, përndryshe Millosheviçi do të mendonte se ai mund të rrinte aty derisa vullneti ynë të dobësohej. I thashë se ai sot duhej të fliste me Schoeder-in, sepse nesër ai duhej të ishte te

NATO dhe do të ishte fokusi kryesor i mediave për atë ditë, dhe ne duhej ta bënim të ndryshonte qën-drim. Në Tiranë ne vizituam kampin e refugjatëve dhe një çift pleqsh që ishin shumë të prerë dhe të drejtpërdrejtë, por gjithashtu edhe shumë prekës për mënyrën sesi po jetonin. Fëmijët ishin nxirë nga dielli dhe ishin të gëzuar, dukej se kishin mjaf-tueshëm për të ngrënë, megjithëse brenda tendave ishte vapë dhe zagushi. Nënat dukej se e kishin më të vështirë. Një grua na ndali dhe tha se burri i saj ishte kthyer me 4 brinjë të thyera. Ua kishin marrë të gjitha paratë dhe ata kishin lënë pas të afërm që ata e dinin se ishin vrarë apo përdhunu-ar. T.B përçoi pak nga ai mesazhi: “Ju do të kthe-heni në shtëpi” dhe foli për nevojën thelbësore për fitoren e njerëzores. T.B kishte menduar ta pro-vonte prapë me B.C, t’i thoshte se tani ishte me të vërtetë i shqetësuar se po mbeteshim pa strategji përveç sulmit ajror dhe Millosheviçi thjesht do priste derisa neve të na mbaroheshin mundësitë. Ai e dinte se sa më shumë të bombardonim, aq më

shumë civilë do të vrisnim dhe me kalimin e ko-hës vullneti i partnerëve tanë do të thyhej. Refug-jatët nuk do të ktheheshin nëse ai vazhdonte të qëndronte aty, dhe ne nuk kishim për ta hequr prej aty pa të paktën kërcënimin realist të trupave tokësorë. Pak para mesnate, John Sawers më zg-joi për të më informuar mbi një telefonatë “shumë të vështirë” mes B.C dhe T.B. Ata kishin folur për më shumë se një orë dhe 5-10 minutat e para ishin zënë me Bill-in, të cilit i kishte kërcyer damari. Ai i kishte parë raportimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjërat në Shtetet e Bashkuara dhe ai “e dinte se çfarë po ndodhte, se ishte e qëllimshme dhe duhej të ndalej”. Ai tha se mund të shkonte me median britanike dhe me publikun, por “kishte një çmim për të paguar dhe ti do ta paguash”. John-i tha se ai qartësisht po sugjeronte se unë me qël-lim kisha folur me median kundra tij për të ngri-tur lart T.B. T.B protestoi aq sa mundi. Ai tha se ishte i tmerruar nga ideja se ata mund ta shkonin ndërmend që ne mund t’i vinim atij pengesa kur ai e drejtonte këtë gjë, së cilës B.C iu përgjigj se “në këtë rast po ndodh pa dijeninë tënde”- që nënkup-tonte se ishte edhe më keq. John-i tha se ai nuk kishte thënë emra, por ishte e qartë se për kë e kishte fjalën. Ai tha se kurrë nuk e kishte dëgjuar kaq të inatosur dhe T.B ishte pak i habitur. Në thelb, megjithatë, B.C dukej se po lëvizte. Ai ndan-te mendimin e T.B se opsioni i d’Alema-s mund të ishte një mënyrë për të hequr opsionin e trupave tokësorë. T.B e tha shkoqur: “Kishim një pushim 48 orësh, ndërsa binim dakord për një UNSCR të re, pastaj nëse Millosheviçi nuk bindej, bazuar në 5 kërkesat e NATO-s, ne do të bombardonim sër-ish dhe planifikonim për trupa tokësore”. Bill-i e pëlqeu si ide.

Ditari i luftës në KosovëKonflikti i Kosovës pasqyrohet i zgjeruar në volumet II dhe III në ditarin e zëdhënësit të kryeministrit britanik. Këtu, Alastair Campbell zbulon takime dhe biseda mes liderëve botërorë, kryesisht Clinton-Blair, që vendosën të bombardonin Millosheviçin për të çliruar Kosovën

“Vitet me tony blaiR” në ShQIP nGA UET PRESS

Promovimi sot në orën 18:00 në “Hotel Tirana”, ku do të jetë i pranishëm

autori Alastair Campbell për të ndarë me lexuesit

shqiptarë kujtimet e tij në krah të kryeministrit

britanik Tony Blair

Si ishte të punojë me Tony Blair? Çfarë diskutohej dhe flitej në zyrën e kryeministrit britanik? Kush ishte njeriu dhe kryeministri Blair? Alastair Campbell (Alister Kampbell), njeriu që ka qëndruar 10 vjet me radhë në krah të kryeministrit britanik, ka botuar katër volume ditarësh të tij gjatë kohës që ka qëndruar pranë Tony Blair (Toni Bler). “Vitet me Tony Blair” (The Blair Years) është një përmbledhje e asaj çfarë ka ndodhur gjatë periudhës 1994-2003. Për lexuesin shqiptar, konflikti i Kosovës që pasqyrohet i zgjeruar në volumet II dhe III do të ngjallë vërtet interes. Këtu ai zbulon takime e biseda mes atyre liderëve që në njëfarë mënyre ishin arkitektët e luftës në Kosovë. Por më së shumti, Vitet e Tony Blair është dëshmia më bindëse dhe e hapur e politikës bashkëkohore që do të lexoni ndonjëherë. Alastair Campbell kishte postin e zëdhënësit dhe drejtorit të Komunikimit dhe Strategjisë, por që për të shpesh thuhej se ishte pikërisht ai që lëvizte fije të shumta brenda qeverisë që drejtohej nga kryeministri Tony Blair. Campbell punoi për një dekadë në këtë pozicion, dhe vinte në këtë post pas një karriere si gazetar. Sot njeriu i cilësuar si mbreti i spin-it ftohet shpesh në auditorë të ndryshëm në mbarë botën për të dhënë leksione mbi artin e marrëdhënieve publike dhe menaxhimin e krizave.

Alastair Campbell dhe kryeministri Tony Blair

një rrëfim brilant, përthithës....që të mban të ngërthyer, mbi të cilin mund të bazohet për dekadat që vijnë. Blijini këto rrëfime, do t’ju thithin... matthew Parris, the times

Ky është një libër që të mbërthen, imponues dhe që me gjithë mend ua heq kapakun gjërave rod liddle, sunday times

Vibrant, me humor dhe shpalosës...Ka mjaftueshëm në këtë ditar për të më bindur se do të bëhen dokumente klasike të kohës sonë. steve richards, independent

KAnë Thënë PëR lIBRIn

autori i librit alastair

Campbell

Page 13: Gazeta Mapo

1325.02.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Preç Zogaj

“Intelektualët”, libri i eseistit me famë botërore Paul Jonson, botuar në shqip nga shtëpia botuese “Elta BS”, është një portretizim i rrallë i disa prej mendjeve më të mëdha të filozofisë, letërsisë dhe artit, që i kanë dhënë formë botës moderne. Au-tori ndriçon anët e panjohura të jetës së tyre pri-vate, veset e tyre, marrëdhëniet e tyre me gratë, me fëmijët, me paranë, ku ata shfaqen ndryshe, jo engjëllorë, por gjithsesi njerëzorë dhe të veçantë në madhështinë plot dritëhije të personalitetit të tyre.

Çfarë janë në të vërtetë Zhan Zhak Ruso, Persi Shelli, Karl Marksi, Henrik Ibsen, Leon Tolstoj, Ernest Heminguej, Bertold Breht, Betrand Rasel, Zhan Pol Sartri...? Fjala që do t’i përfshinte të gjithë në një përgjigje të vetme, do të ishte: “Të mëdhenj”. Ata kanë sunduar si mbretër apo profetë të men-dimit dhe shijeve në kohën kur kanë jetuar. E ar-dhmja i ka konfirmuar si të tillë, pavarësisht se koha është e verbër dhe e pamëshirshme në gjy-kimin e saj. Por madhështia kalon përpara, edhe kur i duhet të tërheqë pas vetes vese dhe cene. Lav-dia postmortum nuk mund të fabrikohet. Për rrjedhim, nuk mund të fabrikohet as çmitizimi i saj, sikur lumenj me fjalë turbulluese të lëshohen drejt panteonit. Të mëdhenjtë mund t’i ridimen-sionojë historia, por jo vullneti i të gjallëve .

Ç’ka bërë atëherë Paul Johnson me të mëdhen-jtë në librin “Intelektualët”? Mendimi i parë “po-pullor”, që ka përcjellë edhe jehonën e këtij libri të bujshëm, është se Johnson ka grisur maskat, ka hequr vellot, ka zbuluar mëkatet, ka treguar përbindëshat e fshehur në shpirtin e atyre njerëzve që kujtesa kolektive i mban si korifenj. Me pak fjalë, i ka çmitizuar! Kjo lloj jehone ka shërbyer ed-he si një publicitet për këtë libër, duke qenë se natyra njerëzore në tërësi gjen kënaqësi në aktin e shkurorëzimit të të kurorëzuarve.

Por e vërteta e këtij libri nuk është kjo. Paul Johnson nuk mund t’ia lejonte vetes të binte në nivelin e kërkesave të perversionit. Pa dyshuar në talentin e intelektualëve që janë bërë objekt i eseve të tij, ai i ka zbritur ata nga piedestali apo amshi-mi, i ka kthyer në fillimet e tyre, duke na treguar në një formë shumë tërheqëse rrugën plot zigzage të secilit drejt suksesit dhe lavdisë. Njëherësh, ed-he anët e errëta dhe kontradiktore të personalitetet të tyre. Ai e ka bërë këtë duke u mbështetur në të dhëna të njohura, që nuk janë vlerësuar, në zbu-lime të dokumentuara që nuk janë njohur nga publiku, në deduksione logjike nga epistolarët, shënimet, dëshmitë dhe vetë veprat e këtyre gjen-ive dhe talenteve. Me fjalë të tjera, duke i riportreti-zuar, Paul Johnson i ka ripikturuar në pamjen e gjallë të një realizmi të ndershëm e magjepsës, që nuk ka lidhje me figurat e ngrira dhe të ftohta të ikonave engjëllore.

Duke sjellë me penelata të zgjedhura profilin e secilit prej shkrimtarëve dhe filozofëve që ka mar-rë në shqyrtim, autori Paul Johnson është përqen-druar me përparësi tek ajo që mund të quhet pre-rja intelektuale e tyre, ku gjen edhe pikat e për-bashkëta të një race krijuesish të dominuar nga ambiciet shelbuese. Rusoi, Marksi, Tolstoi, Brehti, Rasëll - që të gjithë janë të pushtuar nga vetëdija e një misioni për të hapur një faqe të re në historinë e shoqërisë njerëzore. Ndjenja e misionit i tërheq në vorbullën e vet marramendëse. Lartësia e mis-ionit që duan të përmbushin përcaktohet nga lartësia e talentit dhe gjenialitetit të tyre. Në këtë rrafsh ata ngjajnë me njëri-tjetrin. Ata janë që të gjithë egocentristë. Gjithçka rreth e rrotull u sakri-fikohet pamëshirshëm synimeve dhe ambicieve të tyre të larta, veseve të tyre simetrike me ambici-et. Ata ndryshe predikojnë dhe ndryshe jetojnë. Mbajnë anën e njerëzimit, por nuk u interesojnë shumë qeniet e gjalla prej gjaku dhe prej mishi, nënvizon autori. Në këtë pikë mendoj se ai i pret drutë shkurt me qëndrimin e tij qortues, duke har-ruar se në majë të çdo karriere shkencore dhe le-trare ka një mrekulli pune. Dhe punë do të thotë vetmi, distancë. Ne nuk mund ta qortojmë një gje-ni nëse ai nuk është një baba i mirë. Çfarë do të kishte fituar njerëzimi, fjala vjen, po ta kishte fitu-ar si baba dhe ta kishte humbur si gjeni?

Jeta private dhe intime e intelektualëve për të

cilët flitet në librin e Johnson-it kalon në skanerin e tij prej publicisti të mprehtë dhe shumë të ditur. Autori plotëson për të gjithë fishën e marrëd-hënieve me gratë, me fëmijët, me miqtë, me kolegët, me rivalët, me paranë… Në këtë aspekt, ashtu siç vë në dukje gazeta ‘New Jork Times’, “Johnson zbu-lon të gjitha mëkatet që kanë bërë këta mendim-tarë të mëdhenj dhe leximi i mëkateve është dë-fryes”. Në lidhje me gratë, shumica shfaqen si im-itues të poligamisë së Davidit, duke pozuar një problem të madh përsa i përket destinacionit të im-pulseve seksuale mashkullore në lavdi dhe pasuri. Personazhet e librit kanë pika ngjashmërie në ra-portin me fëmijët dhe paranë. Duket se në këtë pikë Johnson ka seleksionuar me përparësi të ash-tuquajturit gjeni me njolla. Natyra e marrëdhënies me krijimin, që është më e shenjta, bën që ata të sil-len përgjithësisht sipas një standardi të vetëm me gratë, fëmijët dhe të afërmit. Por ata nuk janë një prerje. Sa ç’janë të ngjashëm, ata janë edhe të dal-lueshëm, si individë që vinë nga shkolla të ndry-shme mendimi, që kanë jetuar e luftuar për gjëra të ndryshme në kohë të ndryshme. Përveç veseve komune, ata kanë edhe veset e tyre të veçanta. Krah për krah me madhështinë e tyre shohim paradën e shfaq jeve të vulgaritetit, meskinitetit, hi-pokrizisë, mitomanisë, mashtrimit dhe gënjesh-trës, por të gjitha këto janë si një provë për të treguar se nuk kanë rënë nga qielli, por janë ngri-tur drejt qiellit duke marrë me vete shenjat e baltës dhe helmeve të tokës. Episodet që flasin për manitë e Ibsenit, Tolstojt dhe Sartrit, për dyfytyrësinë e Brehtit, për oshilacionet e hatashme të Rasellit, për veprimet e çmendura të Heminguejt e tjerë, janë nga më argëtueset. Me kureshtje të veçantë lexo-het në këtë libër portreti i Karl Marksit, për të cilin historiografia jonë e periudhës komuniste ka pas “gdhendur” figurën standarde të një gjeniu mbi tryezën e shkrimeve dhe të një udhëheqësi revolu-cionar. Johnson e shkatërron në një farë mënyre këtë kimerë propagandistike, por pa i mohuar dhuntitë e rralla dhe frymëzimin e tij mesianik që synonte të ndryshonte botën. Larg shablloneve idi-like janë edhe faqet që i kushtohen jetës private të Marksit, marrëdhënieve të tij me gruan, Zhenin, me vajzat, me dhëndurët, me miqtë.

Johnson nuk e fsheh prirjen për t’u shpallur luftë ideve që nuk i do. Në përgjithësi figurat që kalojnë në skanerin e tij i përkasin kulturës së të majtës. Por do të thoshim se ai i plotëson e shër-ben ata me penën e tij të mrekullueshme, ku stili i gjallë, gjuha e pasur dhe aftësia për të qëmtuar de-taje domethënëse nga moria e fakteve janë një model lakonizmi.

Edhe Fan Noli ynë ka shkruar një libër “real-ist” për Bethovenin, ku, krahas magjisë së kom-pozitorit të madh, tregon edhe tundimet e tij prej pijetari apo sarhoshi. Ekziston një teori sipas së cilës gjenialiteti i gjenive manifestohet në disa çaste, kurse pjesa më e madhe e jetës së tyre zvar-ritet gjithashtu në pluhurin e së përditshmes. Nuk mund ta dimë sa e vërtetë është kjo. Por dimë një gjë tjetër: Të mëdhenjtë nuk e bëjnë dife-rencën me veset e tyre, por me veprën e tyre. Ata janë edhe si gjithë të tjerët. Por gjithë të tjerët nuk janë dot si ata.

Leximi dëfryes i mëkateve të gjenive“Intelektualët”, libri bestseller i Paul Johnson, botuar nga “Elta BS”

ilva tare / Parathënia e librit

Për herë të parë e kam takuar Alastair-in në dëshirat e mia. Isha në fillimet e gaze-tarisë kur më gërryente kurioziteti për të

kuptuar sesi një zëdhënës mund të konsidero-hej numri dy i qeverisë së Mbretërisë së Bash-kuar. E intervistoja shpesh në imagjinatën time. Kisha një listë pyetjesh për rolin e këshilltarit të medias, duke ditur që në Shqipëri ky pozicion nënkupton mbajtësin e çantës së Kryeministrit.

Siç ndodh shpesh në jetë, koha na vë në provë. Në tetor të vitit 2011 unë e intervistova Alastair-in prej vërteti në Tiranë. Ai i kishte të gjitha karakteristikat që kisha imagjinuar pas leximit të artikujve të shumtë në shtypin britan-ik për betejat e Campbell me individë, institu-cione, ministra, dhe njerëz që ai i urrente dhe pëlqente. Campbell kishte një të ecur prej luftë-tari. Ishte i sjellshëm, arrogant, sharmant, miqë-sor, i gjatë, i mprehtë, i ndershëm dhe i papër-punuar. Mbi të gjitha, ishte një ndër bashkëbise-duesit më interesantë që kisha intervistuar. Kur-rë më parë nuk kisha takuar dikë që fliste aq ha-pur për dobësitë e tij. Alastair-i e bënte këtë me një lehtësi mbresëlënëse.

Intervista e programuar vetëm për njëzet minuta zgjati më shumë se një orë. Nuk e fsheh ankthin e përgatitjes për të biseduar me njeriun që media britanike e përshkruante shpesh si një personalitet të vështirë, gati të çmendur. I duhej të merrte avionin atë mëngjes. Unë kisha një milion pyetje për të. Për të njëmiliontën herë u përgjigj me durim dhe mirësjellje për çështje që ndoshta i kishin ardhur në majë të hundës - problemi me alkoolin, puna me orë të gjata pra-në Tony Blair-it, depresioni, betejat me median, deklarata e tij se “Laburistët nuk janë Zoti”, pa-sioni për vrapin, urrejtja për injorancën dhe, duhet ta pranoj, që më pëlqeu pa masë për këtë të fundit.

“Vitet e Blair-it” është një paraqitje ndjellëse e lidershipit të Tony Blair, e shkruar nga këshill-tari i medias, strategu, drejtori i komunikimit, miku i ngushtë, që nuk kursen askënd kur men-don se është duke bërë gjënë e duhur. Libri është i mrekullueshëm, i shkruar një nga mjeshtër i fjalës, me fjali të shkurtra, por me shumë kup-tim. Sjell dëshmi për periudhën 1994-2003, që ishte vendimtare, jo vetëm për Britaninë e Mad-he por edhe për rolin e saj në krizat botërore. Të punoje me Tony Blair-in ishte një krizë 24-karatëshe, kujton Alastair. Ritmi me të cilin lexohet libri është po aq marramendës sa edhe ndodhitë e rrëfyera, që janë sa të shumta aq ed-he intriguese në të njëjtën kohë. Ky që do të lex-oni nuk është një ditar, por kronologjia e bërjes së historisë - e rrëfyer nga njeriu që me mprehtësinë e tij arriti të kontribuonte, ta jeton-te dhe ta mundësonte.

Për lexuesit shqiptarë, ky është një libër që nuk mund t’i mungojë bibliotekës. Për histori-anët, është një dokument i çmuar ku zbardhen mënyrat sesi udhëheqësit e botës marrin ven-dimet pas dyerve të mbyllura. Nuk është një

shfaqje e orkestruar. Zbulohen ngjarjet që poli-tikanët përpiqen t’i mbajnë sekret. Të shkruara me sinqeritet, shpesh edhe humor. Për studentët është një manual i domosdoshëm për të njohur udhëheqësit botërorë dhe kryetarët e shteteve, presionin që ndiejnë dhe vendosmërinë e treguar në momentet kur bëjnë zgjedhje që prekin fatet e miliona njerëzve. Shqiptarëve, sidomos atyre që jetojnë në Kosovë dhe anekënd globit, u jepet mundësia të shohin nga afër se si çifti Clinton-Blair u shpëtoi jetën duke vendo-sur t’i jepnin fund masakrave të Millosheviçit. Për këtë arsye shqiptarët i janë mirënjohës Toni Blair-it. Për shqiptarët ai është prurësi i lirisë.

Alastair Campbell është dëshmitari kyç i një lufte që nuk kishte miratimin e të gjitha vendeve europiane. Ai zbulon sesi e përdori pushtetin e medias për të fituar miratimin e publikut për fushatën e bombardimeve të NATO-s në Serbi. Disa e quajnë manipulim. Të tjerë trillim. Vetë Campbell është i bindur se aleatët perëndimorë morën vendimin e duhur për t’i dhënë fund vrasjes së njerëzve të pafajshëm në Kosovë. Ai përshkruan edhe zellin për të urdhëruar bom-bardimet teksa bashkëbisedonte me refugjatët kosovarë në kampet e improvizuara në ditët kur situata dukej e vështirë për t’u zgjidhur, madje gati e pamundur.

Campbell hedh dritë edhe për qëndrimin e disa udhëheqësve të Bashkimit Europian kur duhej vendosur ndërhyrja ushtarake. Ai sjell në vëmendje një telefonatë të inatosur të kancelar-it gjerman Shroeder me Blair-in, që e bëri Kry-eministrin britanik të kujtonte se kolegu i tij gjerman ishte gati ta qëllonte. Kontributi i Blair-it në çlirimin e Kosovës vlerësohet nga të gjithë shqiptarët si i pazëvendësueshëm. Blair-i është një politikan i rrallë. Politikanët shqiptarë dhe ata ballkanikë mund të frymëzohen dhe influ-encohen nga modeli i tij. Ditari i Campbell është një libër i çmuar për gazetarët dhe studentët e komunikimit si dhe të marrëdhënieve me pub-likun dhe strategjisë politike.

Nuk është një libër shkolle. Për mua ishte një kënaqësi e veçantë që kemi fatin ta shijojmë falë penës së Alastair-it. Është një libër për politikën dhe politikanët. Për vështirësitë dhe dilemat. Është një margaritar në lëmin e komunikimit strategjik dhe mënyrës sesi mund të arrihen përfitime prej tij. Është një rrëfim i paredaktuar i momenteve kur kryetarët e qeverive debatojnë për vendimmarrjen dhe impaktin që qeverisja e një kryeministri apo një tjetri ka në mënyrën sesi i zgjidh çështjet kur është në presion, qoftë edhe kur i anashkalon ato. Campbell-it iu kërkua nga Clinton dhe Blair të vendosej në Bruksel gjatë bombardimeve të NATO-s, për të ‘rregulluar’ problemet që kishin raportimet me-diatike gjatë luftës së Kosovës. Lavdi Zotit, edhe pse Campbell pohon se nuk “është Zoti”, u gjend pranë Blair-it në ato ditë kritike. Shqiptarët për-fituan nga pasioni i tij për jetën dhe këmbëngulja për të luftuar të keqen.

Kujdes: Ky nuk është ditar, është kronikë e historisë

ishte i sjellshëm, arrogant, sharmant, miqësor, i gjatë, i mprehtë, i ndershëm dhe i papërpunuar

ilva tare dhe alastair

Campbell

Page 14: Gazeta Mapo

14 vitrina BoTIME Të REJA

ishte një rrëfim në vetën e parë i vetë autorit, i cili sa i përket ngjarjeve, rrethanave që e lidhin me disa prej tyre, pyetjeve retorike, dilemave dhe zgjidhjeve të ardhura jo pa mundim, mund të identifikohet sa me rrëfyesin, po aq edhe me personazhin kryesor të veprës, Aleks krastën

historititulli: historia e ZvicrësAutori: thomas MaissenPërktheu: Genc LafeShtëpia Botuese dituria

Vetëm pak ditë më parë, kolanës së botimeve tona historike, me titull historia e popujve dhe e shteteve, i është shtuar një tjetër libër. Pas botimeve: lindja e Europës, historia e Ital-isë,  historia e Francës,  historia e Span-jës dhe historia e krishterimit, sjellim këtë herë për ju historinë e pasur të një tjetër ven-di europian - historinë e Zvicrës. Shkruar nga Thomas Maissen, historiani i njohur zviceran dhe profesori i Universitetit Ruprecht-Karl të heidelbergut, dhe nën përkthimin mjeshtëror të Genc lafes, ky tekst kompakt i historisë së Zvicrës sjell paraqitjen e re të përgjithshme, të pritur prej kohësh.

historititulli: Mbi historinë e Ballit kombëtar (Vështrim kritik)Autori: kristo FrashëriShtëpia Botuese dudaj

“E vetmja meritë që ballistët vënë në dukje për historinë e organizatës së tyre gjatë luftës është angazhimi i Ballit Kombëtar për të shpë-tuar Shqipërinë nga regjimi komunist, madje në këtë drejtim ata mburren se Balli Kombëtar e ka filluar luftën kundër regjimit komunist pa-ra se të fillonte lufta e Ftohtë, pra jo pas luftës, por që në ditët e luftës së Dytë Botërore. Por kjo nuk mund të quhet meritë, por një nga gabimet më të rënda të Ballit Kom-bëtar”,- kështu shkruan historiani Kristo Fra-shëri në librin “Mbi historinë e Ballit Kom-bëtar”. historiani i njohur, Kristo Frashëri, jep kësisoj vështrimin e tij kritik të kësaj force politike.

romAntitulli: Mallkimi i graveAutori: Viktor CanosinajShtëpia Botuese dyrrah

Pashallëku i Janinës, 1812. Pse ndodhi rrethimi dhe masakra e Kardhiqit, kjo Trojë e vogël shq-iptare? nga buronte urrejtja e familjes Tepele-na për këtë qytezë? Pse nëna dhe motra e Ali pashë Tepelenës u rrëmbyen dhe u mbajtën një muaj peng në Kardhiq, duke shkelur kodin shqiptar të sjelljes së grave? Ç’ndodhi me to ndërsa mbaheshin robina? Ç’ndodh brenda vetë familjes Tepelena? Pse pati aq shumë mizori dhe dhunë në kohën e mbretërimit të kësaj familjeje? Të gjitha këto pyetje gjejnë përgjigje në romanin e shkrimtarit shqiptar Viktor Canosinaj, “Mallkimi i grave”.

filozofititulli: kush jam unë - dhe nëse po, sa shumë?richard david Precht Përktheu: rezarta reimann Botimet: dudaj

libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Rich-ard David Precht: “Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?” është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë. Askush më parë nuk ka mundur ta orientojë lexuesin dre-jt çështjeve të mëdha filozofike, plot dije të pasura, kompetencë dhe njëkohësisht në mënyrë kaq tërheqëse dhe elegante. një rrugëtim i pakrahasueshëm në tërësinë e par-rokshme të dijeve tona mbi njerëzimin. Duke e nisur me hulumtimin e trurit për të ecur më tej me psikologjinë dhe filozofinë, Precht na përcjell në këtë rrugëtim njohuritë më të fun-dit në këto fusha.

Çdo pyetje që e ka munduar atë prej shumë e shumë vitesh, ka marrë në mënyrë artistike një përgjigje nëpër-mjet këtij romani, që unë besoj se do të jetë edhe i fundit ku shkrimtari Bashkim Shehu do të mbyllë rrëfimet e tij në funksion të së kaluarës, duke e kyçur brenda faqeve të këtij libri si në një sënduk me kapak të rëndë

Kur botuesja Irena Toçi mori në dorë dorëshkrimin e shkrimtarit Bash-kim Shehu, “Loja, shembja e qiellit”, ajo çka i bëri përshtypje në leximin

e parë ishte rrëfimi në vetë të parë i autorit. Dilema nëse autori ishte personazhi dhe anasjelltas e shoqëronin gjatë gjithë leximit.

“Ishte një rrëfim në vetën e parë i vetë auto-rit, i cili sa i përket ngjarjeve, rrethanave që e lidhin me disa prej tyre, pyetjeve retorike, dilemave dhe zgjidhjeve të ardhura jo pa mun-dim, mund të identifikohet sa me rrëfyesin, po aq edhe me personazhin kryesor të veprës, Aleks Krastën”, - shprehet botuesja. Dhe ajo ka të drejtë. Mënyra sesi ka vendosur personazhet në ngjarjet e rrëfyera flasin për Aleks Krastën, shkruesin e parë të shënimeve të këtij romani, të rishkruar dhe riformuluar nga rrëfyesi i ve-prës, Bashkim Shehu. Ata janë njohur me njëri-tjetrin gjatë viteve të vështira të vuajtjes së dënimit me burg nga diktatura. Vend ku Krasta është njohur dhe miqësuar edhe me një prift katolik të shumëvuajtur, patër Shtjef-nin. Aleksi është djali më i madh i një babai me pozitë në strukturat e Ministrisë së Brendshme e më vonë të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do të duhet të paguajë një ditë pasojat e dënimit të paracaktuar të diktaturës. Pikërisht në moshën 20-vjeçare, kur sapo kishte filluar të njihte vet-veten dhe ende s’kishte mundur të shijonte dashurinë. Kalvarin e procesit të hetimit e më pas të dënimit të tij, Aleksi nuk do ta kalojë i vetëm. Një prej miqve dhe njerëzve që do t’i japin forcë e kurajë për të jetuar dhe duruar në këtë rrugëtim mes ferrit të përditshëm do të jetë pikërisht prifti katolik patër Shtjefni. Një miqë-si që do të vazhdojë ta mbrojë nga fantazmat e të shkuarës edhe pas daljes nga burgu. Sado e ashpër dhe e padrejtë tregohet jeta me per-sonazhin kryesor, vjen një moment që ai ndërgjegjësohet se frika nga Zoti, nga i cili ne, qeniet njerëzore kthejmë fytyrën dhe sytë sa herë jemi në hall, mund t’ia bëjë pasvdekjen dikujt shumë herë më të tmerrshme sesa ai mund t’ia ketë bërë

jetën një sinjeriu tjetër. Ky është ndëshkimi më i arsyeshëm dhe i panjollë që mendja e njeriut ka krijuar në shekuj. Dhe kjo është loja nga e cila rrallëkush mund të shpëtojë, qoftë ky be-simtar i ndërgjegjshëm ose jo. Sipas botueses Irena Toçi, pyetjet që shpesh ia kanë drejtuar apo përgjigjet që i kanë kërkuar autorit të këtij romani, djalit të ish-kryeministrit Mehmet She-hu, dilemat që ai ka pasur për shkak të histo-risë së tij të dhimbshme familjare, nevoja, që si-pas të gjitha gjasave, ai ka ndjerë për gjykim të drejtë të ngjarjeve nga shoqëria nën dritën e të vërtetës historike dhe sidomos asaj njerëzore, ai u ka dhënë me këtë roman një përgjigje shter-uese. “Çdo pyetje që e ka munduar atë, mendoj unë, prej shumë e shumë vitesh, ka marrë në mënyrë artistike një përgjigje nëpërmjet këtij romani, që unë besoj se do të jetë edhe i fundit ku shkrimtari Bashkim Shehu do të mbyllë rrë-fimet e tij në funksion të së kaluarës, duke e kyçur brenda faqeve të këtij libri si në një sën-duk me kapak të rëndë”.

Pyetjet që kanë munduar bashkim Shehun

irena toçi

“Loja, shembja e qiellit” nga shtëpia botuese “Toena”

dilemat që ai ka pasur për shkak të historisë së tij të dhimbshme familjare, nevoja, që sipas të gjitha gjasave, ai ka ndjerë për gjykim të drejtë të ngjarjeve nga shoqëria nën dritën e të vërtetës historike dhe sidomos asaj njerëzore, ai u ka dhënë me këtë roman një përgjigje shteruese

Sado e ashpër dhe e padrejtë tregohet jeta me personazhin kryesor, vjen një moment që ai ndërgjegjëso-het se frika nga Zoti, nga i cili ne, qeniet njerëzore kthejmë

fytyrën dhe sytë sa herë jemi në hall, mund t’ia bëjë pasvdekjen dikujt shumë herë më të tmerrshme sesa ai

mund t’ia ketë bërë jetën një sinjeriu tjetër

titUj dhE AUtorë

bashkim shehu autori i librit

“loja, shembja e qellit”

Lib

ri

Page 15: Gazeta Mapo

1001 ditë Që formësUAn Botën

hRUShoVI DEnonCon STAlInIn1355 delegatët me të drejtë vote dhe 81 pa, të mbledhur në Pallatin e Madh të Kremlinit në shkurt 1956, nuk dinin se ç’të prisnin nga Kongresi XX i Partisë Komu-niste, i pari që nga vdekja e Stalinit në vitin 1953. Një sinjal i përgjithshëm u dha në ditën e hapjes, kur Sek-retari i Parë, Nikita Hrushov u kërkoi delegatëve të ngriheshin në këmbë në kujtim të udhëheqësve ko-munistë (në shumës) që kishin vdekur kohët e fundit. (Stalini në të njëjtën fjali si Gotvaldi dhe Toduka?). Megjithatë, askush nuk ishte përgatitur për fjalimin e tij 4 orësh në një sesion sekret të Kongresit më 25 shkurt. Hrushovi dënoi kultin e personalitetit që

Stalini kish ndërtuar rreth vetes, zbuloi armiqësinë e Leninit ndaj tij në vitin 1924 dhe denoncoi rolin e Sta-linit në shkatërrimin e jetës së kaq shumë njerëzve të pafajshëm në spastrimet politike. Hrushovi preten-doi se udhëheqësi, me gjasë i pagabueshëm, në fakt kish qenë një despot, fajtor për krime ndaj popullit sovjetik. Nuk është për t’u habitur që delegatët ishin të tronditur. Mijëra të burgosur u liruan nga gulagët dhe u hoqën statuja të Stalinit. Dukej si një epokë e re, megjithatë pati reagime. Shumë vetë e panë fjalimin e Hrushovit si një përpjekje cinike dhe të pandershme për të shtyrë përpara karrierën e vet. Pika e kthesës

erdhi kur Hrushovi dislokoi trupa në Hungari, duke shpallur se ai ishte stalinist në këmbënguljen për të luftuar kundër armikut të klasës. Ai kishte hedhur dy hapa para, por tani po bënte kilometra mbrapa.

Fjalimi i Hrushovit ishte çorientues. Liderët perën-dimorë kishin pritur një zbutje të luftës së ftohtë kur në realitet moti diplomatik po ngrinte në Berlin dhe Kubë. Megjithatë, reputacioni i Stalinit nuk e rimori kurrë vetën nga sulmi i 1956-ës, dhe duke krijuar një shoqëri disi më të hapur në BS, Hrushovi mund të shihet si pararendës i Glasnostit dhe Perestrojkës së viteve ’80.

Revolucionet nuk prodhohen për t’u eksportuar.

nikita hRushoV

25 ShkUrt

1956

alfred lela

Arian Çani dhe Jozefina Topalli janë një kombin-im ‘i rrezikshëm’ i komunikimit publik. I pari mendon se nuk ka jetë jashtë interesantes e cila, si-pas tij, përjashton, pa hezitim, të rëndësishmen; madje e dyta mund ta dëmtojë të parën. Topalli mendon se, edhe vetë jeta, jo vetëm në PD por në përgjithësi, është edhe më pak interesante, edhe më pak e rëndësishme se…Sali Berisha. Kanë qe-në të dy, Çani e Topalli, në këtë ménage à trois, në këtë kitch të së premtes mbrëma në Zonë e lirë. Duket se të dy mund të shmangen, e bashkë me ta edhe kitch-i: Jozefina me votë e Çani me teleko-mandë. Megjithatë, prova, e ofruar përmes jetëg-jatësisë, si e kuqja shenjë e shijes së shalqinjve në pazaret anërruge në autostradën Lushnjë-Fier, dëshmon se ata janë në një treg i cili ngrihet mbi supet e shijeve tona. Politike apo mediatike. Zj.

Topalli ka thënë se Berisha është partia dhe par-tia është Berisha, duke rënë në enverizëm dhe, duke lënë, edhe pse te një fraksion shumë i vogël i audiencës së Çanit, shijen e konformizmit, të mungesës së alternativës në një prej dy partive më të rëndësishme në Shqipëri; por edhe të mung-esës së mendimit të pavarur, politik apo ideologjik të vetë një prej personazheve më të njohur të ske-nës së këtushme politike. Po si ia del zonja Topal-li të spikasë pikërisht nëpërmjet mungesës së spika-mës, të veçantësisë, të pavarësisë, të vetes si të til-lë, të gruas në politikë? Ndoshta, sepse mendon, me të drejtë, se suksesioni përmes konkurrencës së hapur është vrarë në politikë dhe emërimet nga shefi janë e vetmja mundësi për karrierë. Ose ed-he sepse spikama nuk është një ‘sëmundje’ gjen-etikisht e transmetueshme.

*Blogu i autorit te: http://alfredlela.wordpress.com/

flickr

titulli: nouVelle Vague Foto: aRed t

DarDan Malaj

GjerGj Meta

Marsel lela

jola Foto

në në Facebook

Ménage à trois: Çani, jozeFina Dhe ne

Kryetari “i madh” i një partie të vogël thotë: aleancë me biznesin. Po nëse partia që ai vetë drejton është biznes, çfarë kuptimi ka aleanca???

nga shumë anë sot dëgjohet të thuhet: bota është në krizë, ekonomia është në krizë, morali është në krizë, fetë janë në krizë. Kisha, duke ndjekur edhe ngjarjet e fundit, është në krizë...Ka një krizë, është e vërtetë, e këtë e ndjejmë në mishin tonë e në pështjellimin që hera-herës kap edhe mendjen e shpirtin tonë. Por kjo krizë nuk është jashtë njeriut, kjo është në të vërtetë kriza e njeriut të sotshëm, bjerrja e pikave të referim-it e mbi të gjitha, bjerrja e hyjit e dëbimi i tij. Kjo është kriza më e thellë, njeriu...!

Jam 1.92 i gjatë, nuk blej librat e Zhakut dhe i kreh flokët me vijë në anë. Ky është sekreti im.

Sapo u ktheva nga Euromax: bleva qese dhe ca ushqime.

Blitz

herë e ka përmendur kryetari socialist emrin ‘Sali’ ose format e tij ‘Sala’, ‘Saliut’, duke nënkuptuar sigurisht kryeministrin e vendit. Asnjëherë nuk e ka përmendur me mbiemrin e tij Berisha.

Viti kur Edi rama u fut në politikën aktive me ftesë të kryeministrit të asokohe, Fatos nano. i ndodhur në tiranë për varrimin e të atit, kristaq ramës, ai la Francën për postin e ministrit të kulturës.

Fjalë përmban fjalimi i kryetarit Edi rama në hapje të konferencës kombëtare për Programin për një rilindje Shqiptare të Partisë Socialiste. Fjalimi i mbajtur pa letër, në këmbë, në sfondin e përzgjedhur ndoshta nga vetë ai për këtë event: një rozë e mbyllur me nuanca të vjollcës.

9383

3

1998

ne jemi e majta e re, ne jemi e majta e Tonny Blair, jemi e majta e Gerard Shreder, jemi e majta e Romano Prodit, jemi e majta

që e mësoi dhe të djathtën sesi mund të qeverisë. Ja pse kompanitë e biznesit të

madh do të votojnë për ne, për këtë program më 23 qershor.

-edi Rama në Konferencën e programit të PS.

nëse ka diçka që ne në Itali mund të bëjmë për të ndihmuar Greqinë... ne italianët

kemi simpati të madhe për Greqinë, e cila është djepi i kulturës, kemi studiuar

kulturën e lashtë greke në shkollat tona dhe është vendi ku më shpesh bëjmë

pushimet. I thashë Papandreut, nëse ka një pronë të bukur në Greqi dhe nëse ishte e

disponueshme për ta blerë. nëse duhet të blej një ishull, unë jam në dispozicion. Por

tani hesht, sepse me këto çmime që mbizotërojnë duket sikur dua të përfitoj

nga situata.

-silVio beRlusconi në një konferencë për shtyp.

Ta shpif. Unë kam qenë guvernator i new York-ut.

- eliot spitZeR, kur u pyet se si po e shijonte punën e tij të re si kolumnist për

Slate magazine

[email protected] cel: 068 20 55 477

Themelues: henri Çili. Kryeredaktor: Arion sUlo. Zv/kryeredaktor: Alfred lelA, Aleksandra BogdAni. Politika: nevila Përndoj, fejzi BrAUshi. Kronika: leonard BAkillAri, dashamir BiÇAkU. Speciale: Vladimir karaj. Ekonomia: Blerina hoxhA. . Kultura: Aida tUci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar kAPexhiU. Faqosja: florenc elezi. ilir drizAri, kujtim Bisha. Korrektore: lila Plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi gjergj fishta pranë Uet

Marketing / Drejtore: Vera PerlekA Cel: 068 20 55 437 E-mail 1: [email protected] E-mail 2: [email protected] Menaxhim / robert mAne Cel: 068 20 55 440

15blog 25.02.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

profil&

Page 16: Gazeta Mapo

VITET ME TONY BLAIR

Ditari i zëdhënësit të kryeministrit britanik

Alastair Campbell

Promovimi i librit organizohet ditën e hënë, 25 shkurt 2013 në Hotel Tirana International, salla Balsha

VITET ME TONY BLAIR është dëshmia më bindëse dhe e hapur e politikës bashkëkohore që do të lexoni ndonjëherë. Nxjerrë nga ditarët e përditshëm të Alaistar Campbell-it, japin një grafik të

ngjitjes së Labursites së Re, dhe vitet e trazuara të lidershipit të Tony Blair-it, duke na dhënë dokumentin e parë të rëndësishëm të një dekade të paharrueshme në jetën britanike. Campbell, këshilltar i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, një njeri i rëndësishëm për

shqiptarët, është autor i fushatës së komunikimit të NATO-s në Kosovë.

Promovimi i librit organizohet ditën e hënë, 25 shkurt 2013, ora 18 00, në Hotel Tirana International, salla Balsha

CmYk f 8