gazeta mapo

16
THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MARTë, 2 PRILL 2013. NUMëR 872. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 2 Detyrë shtëpie për universitetet: Studentë të aftë për punë ARSIM Të gjithë ata që posedojnë sipërfaqe mbi 500 metër katror të palegalizuara, fatura e pagesës ulet deri në 10 herë, për shkak se kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të trojeve. Ja përfituesit Çmimet e reja të trojeve dhe tokave bu- jqësore po japin efektet zinxhir në të gjitha pagesat e tjera që lidhen me tran- saksionet e pronësisë. Legalizimet preken nga këto ndryshime, pasi me çmimet e reja që tashmë janë botuar edhe në Fletoren Zyrtare... FAQE 6 Çmimet e reja të trojeve, sa ulet fatura e legalizimeve Konsiderata paraprake për koalicionin e pritshëm Rama-Meta Ndodhi. Pikërisht ajo që logjikisht pritej dhe verbalisht nuk pranohej si e mundshme. Ilir Meta dhe Edi Rama nisin një bashkëpunim të ri politik, duke filluar nga garimi së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit, me shpresën për të qeverisur së bashku Shqipërinë e dekadës së re. E papritur si një vijë logjike e bash- këqeverisjes 4-vjeçare me Berishën; e papritur për biografinë e marrëd- hënieve Rama-Meta, tepër mosbe- suese, tepër e ashpër. Krejt e prit- shme për nevojën e Ilir Metës për të dalë nga impasi politik ku u gjend këto katër vite, krejt e pritshme për nevojën e tij për t’i dhënë vetes... HENRI ÇILI NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Sllogan parazgjedhor Pirueta e LSI-së Kohët e fundit kemi disa veprime dhe deklarata nga eksponentë të rëndësishëm të dy forcave kryesore... Çfarë i mban shqiptarët shqiptarë Ndoqa me vëmendje bisedën e Kim Mehmetit në lidhje me promovimin... KOMENT ARBEN KALLAMATA KOMENT ROLAND LAMI CMYK EDITORIAL / 11 Vladimir Karaj "ZEMëRATA" ONLINE, Të ZHGëNJYERIT PëRBALLë PRAGMATISTëVE AFËR / LARG FAQE 12 Kudo dhe kurdo, informacionet më të fundit tashmë në celularin tuaj 12:34 PM 12:34 PM Kerko ne ikub.al Kerko Posto ne ikub.al Njoftime Time.al Horoskopi 27/02/2013 15:16 time.al Njoftime Ofrohet vend pune menaxher/e marketingu dhe shitjesh > Matura 2013: Si të regjistrohemi për aplikimin online? mobile ikub.al Shitet Opel Corsa 1.2Benzine + Gaz > Shitet Apartament 2+1 tek kompleksi > Në BRENDëSI Kryeministri dhe kreu i LSI takohen kokë më kokë. Meta i lajmëron vendimin për daljen nga koalicioni qeverisës, por i premton se votat e LSI do të jenë pro ligjeve dhe nismave. LSI mbledh të premten kryesinë për vendimin përfundimtar. Rama, darkë te Xibraku me pjesën më të madhe të kryesisë së PS. Mungojnë Braçe, Malaj, Dade dhe Dokle. Kreu i PS-së merr mbështetjen e figurave kryesore për votimin e tre ligjeve dhe bashkimin me Metën, një natë para mbledhjes zyrtare. Pandeli Majko në Facebook: Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit. Braçe u përgjigjet pyetjeve: Ju e dini që jam kundër. Me ç’po shoh qenka kundër një parti e tërë! LSI voton dekretet e gjykatësve, Topalli s’merr pjesë, Mark Marku kundër FAQE 3,4,5 RAMA MERR VOTëN E KUPOLëS, META NDAHET Në PAQE ME BERISHëN Gjykata: Dajti të mbrohet nga Maksim Haxhia e Fatmir Braka Dramaturgu Hysi provokon: Shqipëria, një spital psikiatrik TRAFIKU I FËMIJËVE PëRGJIMI I STUDENTIT Të MJEKëSISë: DO MARR 45 MIJë EURO Begzim Isa është përgjuar teksa komunikonte në gjuhën gorane për këmbimin e fëmijës me 45 mijë euro. Policia dyshoi fillimisht për pedofili, por u zbulua se fëmija ishte rrëmbyer 2 herë nga studenti. Verifikohen dyshimet për Bleonën “Tri mendje në ankand” është premiera e prillit në Metropol, një komedi e zezë për shqiptarët, nga Ferdinand Hysi dhe Elma Doresi FAQE 13 FAQE 7 FAQE 7 BASHKIMI PS-LSI

Upload: gazeta-mapo

Post on 22-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E martë, 2 prill 2013. numër 872. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe

2

Detyrë shtëpie për universitetet:Studentë të aftë për punë

arsim

Të gjithë ata që posedojnë sipërfaqe mbi 500 metër katror të palegalizuara, fatura e pagesës ulet deri në 10 herë, për shkak se kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të trojeve. Ja përfituesit

Çmimet e reja të trojeve dhe tokave bu-jqësore po japin efektet zinxhir në të gjitha pagesat e tjera që lidhen me tran-saksionet e pronësisë. Legalizimet preken nga këto ndryshime, pasi me çmimet e reja që tashmë janë botuar edhe në Fletoren Zyrtare... FAqe 6

Çmimet e reja të trojeve, sa ulet fatura e legalizimeve

Faqe 16

Konsiderata paraprake për koalicionin e pritshëm Rama-Meta

Ndodhi. Pikërisht ajo që logjikisht pritej dhe verbalisht nuk pranohej si e mundshme. Ilir Meta dhe Edi Rama nisin një bashkëpunim të ri politik, duke filluar nga garimi së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit, me shpresën për të qeverisur së bashku Shqipërinë e dekadës së re. E papritur si një vijë logjike e bash-këqeverisjes 4-vjeçare me Berishën; e papritur për biografinë e marrëd-hënieve Rama-Meta, tepër mosbe-suese, tepër e ashpër. Krejt e prit-shme për nevojën e Ilir Metës për të dalë nga impasi politik ku u gjend këto katër vite, krejt e pritshme për nevojën e tij për t’i dhënë vetes...

HenriÇili

NgërÇ Nga bujar Kapexhiuop-ed / 10-11

Sllogan parazgjedhor

pirueta e lsi-së

Kohët e fundit kemi disa veprime dhe deklarata nga eksponentë të rëndësishëm të dy forcave kryesore...

Çfarë i mban shqiptarët shqiptarëNdoqa me vëmendje bisedën e Kim Mehmetit në lidhje me promovimin...

KomeNTArben kAllAmAtA

KomeNTrolAnd lAmi

CmyK

ediTorial / 11

Vladimir Karaj

"ZemëraTa" oNliNe, Të ZhgëNjyeriT përballë pragmaTisTëve

AfëR / lARg

FAqe 12

Kudo dhe kurdo,infor macionet më të fundit

tashmë në celularin tuaj

Posto ne ikub.al

12:34 PM12:34 PM

Kerko ne ikub.al Kerko

Posto ne ikub.al

Njoftime Time.al Horoskopi

27/02/2013 15:16 time.

al

Njoftime

Ofrohet vend pune menaxher/e marketingu dhe shitjesh >

Matura 2013: Si të regjistrohemi për aplikimin online?

mobileikub.al

Shitet Opel Corsa 1.2Benzine + Gaz >

Shitet Apartament 2+1 tek kompleksi >

Në breNdësi

Kryeministri dhe kreu i lsi takohen kokë më kokë. meta i lajmëron vendimin për daljen nga koalicioni qeverisës, por i premton se votat e lsi do të jenë pro ligjeve dhe nismave. lsi mbledh të premten kryesinë për vendimin përfundimtar. rama, darkë te xibraku me pjesën më të madhe të kryesisë së ps. mungojnë braçe, malaj, dade dhe dokle. Kreu i ps-së merr mbështetjen e figurave kryesore për votimin e tre ligjeve dhe bashkimin me metën, një natë para mbledhjes zyrtare.pandeli majko në Facebook: Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit. braçe u përgjigjet pyetjeve: ju e dini që jam kundër. me ç’po shoh qenka kundër një parti e tërë! lsi voton dekretet e gjykatësve, Topalli s’merr pjesë, mark marku kundër Faqe 3,4,5

rama merr votën e Kupolës, meta ndahet në paqe me Berishën

gjykata: Dajti të mbrohet nga Maksim Haxhia e fatmir Braka

dramaturgu hysi provokon: shqipëria, një spital psikiatrik

TRAfiKu i fëMijëVe përgjimi i sTudeNTiT Të mjeKësisë: do marr 45 mijë euro Begzim isa është përgjuar teksa komunikonte në gjuhën gorane për këmbimin e fëmijës me 45 mijë euro. Policia dyshoi fillimisht për pedofili, por u zbulua se fëmija ishte rrëmbyer 2 herë nga studenti. Verifikohen dyshimet për Bleonën

“Tri mendje në ankand” është premiera e prillit në Metropol, një komedi e zezë për shqiptarët, nga ferdinand Hysi dhe elma Doresi FAqe 13

FAqe 7

FAqe 7

BashKimi ps-lsi

Page 2: Gazeta Mapo

ekonomiÇmimet e reja të trojeve, sa ulet fatura e legalizimeve

vendimiGjykata: Dajti të mbrohet nga Maksim Haxhia e Fatmir Braka

Trafiku i fëmijëve Studenti i mjekësisë: Do marr 45 mijë euro 1

2 afër/larg

Vladimir Karaj

Të gjithë duken të zhgënjyer. Të paktën mili-tantët apo aktivistë në faqet online të partive shqiptare, që kanë shpërthyer në një gjuhë

mllefi pa orientim. Lëvizjet e fundit, që paralajmëro-jnë një koalicion mes PS opozitare dhe LSI deri tani e ndoshta deri vonë në qeverisje, i kanë gjetur të papërgatitur. Socialistët, të angazhuar deri dje në luftë pa asnjë kompromis kundër LSI si pjesë e qe-verisë, janë të inatosur sa mjaft prej tyre shpallin abstenim. “Do na lini pa votuar”, i shkruante një aktiviste deputetit Erjon Braçe në Facebook. Ata të LSI nga ana tjetër janë mosbesues. Është hera e dytë që mund të ndryshojnë “armik” (kundërshtarë) dhe u duket e vështirë ta përtypin. “Besoj se LSI nuk do të bjerë në këtë grackë”, shkruante një prej tyre në faqen zyrtare të partisë në rrjetin social, duke para-lajmëruar se krerët e Internacionales Socialiste dhe Eurosocialistët janë miq të Ramës. Nga PD reagi-met janë më të kontrolluara, ata duket sikur nuk janë të interesuar për këtë “pazar” të ri të të majtëve, fundja LSI pjesë e PS ka qenë, por nga ana tjetër lëvizja sigurisht që i prek dhe në teori cenon ndjeshëm mundësitë për të qenë sërish në qeveris-je. Megjithatë, palët duket se i kanë bërë llogaritë. Socialistët mblidhen sot dhe me shumë gjasa, ash-tu siç shkruhej edhe në letrat e “baballarëve” të In-ternacionales Socialiste dhe Eurosocialistëve i sh-trijnë dorën e pajtimit madje dhe më shumë se kaq LSI-së. Çfarë vjen pas kësaj?!

Debati i ndezur menjëherë pas publikimit të informacioneve për një koalicion të mundshëm të së majtës, ishte ai për moralin. Drejtuesit nuk duket se e kanë problem të kapërcejnë ndarjet, ata thjesht duhet të bindin elektoratin deri më tani të karikuar kundër tjetrit, se e gjitha ishte një lojë dhe se për “të mirën e përgjithshme” duhet të luajmë një lojë të re. Letrat e drejtuesve Eurosocialistë dhe ajo e kreut të Internacionales Socialiste duket se kanë pikër-isht këtë qëllim. “Bëhuni bashkë, shpëtoni Shq-ipërinë”, thuhet në letrat që kërkojnë bashkimin, sipas tyre, të “progresistëve”. Në fakt ato duken si justifikimi i diçkaje të ndodhur më herët. Në emis-ionin 360º të Artur Zhejit, drejtuesi i ‘Opinion’, Blendi Fevziu, dhe Ylli Rakipi ndajnë këtë mendim. “Kjo është e parapërgatitur. Pse nuk e bënë 10 ditë para”, thotë Fevziu. Ndërsa sipas Rakipit, “kjo i duhet popullit”. “Ata janë të majtë dhe janë deklara-ta që i duhen Ramës dhe Metës. Është një element

i cili i duhet kësaj ngjarje”, thotë Rakipi. Megjithatë, edhe komentuesit në emision janë në një farë mase të papërgatitur për atë që sapo ndodhi, edhe pse nuk janë zënë në befasinë që u kapën militantët dhe ak-tivistë të palëve deri disa orë më parë, duke u sharë dhe papritur në koalicion. “O Edi, jo koalicion me LSI, bëje për ne që jemi të rinj e duam një të ardhme më të mirë!! S’mund t’i zihet besë një njeriu si Ilir Meta! Ke për të humbur sërish! Ne do të votojmë ty dhe ti s’do kesh nevojë për koalicione”, i shkruan Lindy Ceka, kreut të PS poshtë një fotoje të tij pas aktiviteteve në Milano. Shumë të tjerë duan ta vënë në pozitë me 21 janarin. Ata akuzojnë kreun e LSI si bashkautor në krimin që u mori jetën katër pro-testuesve. Motra e Ziver Veizit, njërit prej të vrarëve po ashtu në një mesazh për Tema Tv thotë se lëviz-ja është jomorale. “Ilir Meta e quajti vëllanë tim kokëpalarë”, thotë ajo ndër të tjera në mesazh. Sido-qoftë, ndryshe nga shumë të tjerë të gatshëm për t’ia ndryshuar destinacionin votës, gruaja në të ze-za thotë se do të mbetet majtas. Të tjerë komentues e shohin këtë si Pazar në kurriz të shqiptarëve dhe nuk e gjejnë të mjaftueshme thirrjen për bashkim të socialistëve ndërkombëtarë. “Dhe një nën-pyetje, a kanë këto letrat ndonjë paragraf sqarues, footnote, endnote ose të ngjashme që të sqarojë fëmijët e Ziv-er Veizit, Faik Myrajt, Hekuran Dedes dhe të afër-mve të Aleks Nikajt, që ‘puna e bllokut ishte loja që të futej në kurth Saliu se Iliri ishte i pastër’? Fale-minderit”, shkruan Swed te blogu peshkupauje.com. Ajo që ende është e pallogaritshme në këtë lëvizje të beftë është kostoja që do të marrin palët dhe qëndrimi që do të mbajë elektorati.

Sigurisht në PS janë bërë llogaritë dhe duhet të ketë dalë se kjo është e vetmja mënyrë për të fitu-ar zgjedhjet ose për ta garantuar një fitore, por sa do të jenë ata që prej kësaj lëvizjeje mund të shtyhen drejt partive të tjera apo drejt abstenimit, nuk dihet. Mero Baze në opinionin e tij është i bindur që ko-alicioni i mundshëm do të sjellë rrotacion. “Të gjithë ata që kanë qëllim të vetëm rrotacionin, mund të gëzohen. Me shumë gjasa ai do të ndodhë. Fytyra e

“Zemërata” online, të zhgënjyerit përballë pragmatistëve

kalbur e Sali Berishës vinte erë qysh sot në Parla-ment. Por ky rrotacion nuk po vjen nga fitorja e opozitës, por nga dorëzimi i saj”, shkruan Baze në opinionin e tij në faqen online të Temës. “Opozita që kam mbështetur prej 4 vitesh, ka dështuar. Ko-alicioni që ka qeverisur prej katër vitesh, po ashtu ka dështuar. Në mënyrë paradoksale rrotacioni i 23 qershorit nuk do të prodhohet nga beteja jonë, por nga dështimi i saj. Në mënyrë të pazakontë, opozita zyrtare do të vijë në pushtet jo nga bash-kimi i faktorëve opozitarë, por nga aleanca me një pjesë të qeverisë”, shkruan më tej Baze. Ai e bën të sigurt fitoren e PS bashkë me LSI, edhe pse e sheh këtë ashtu si shumë të tjerë si dështim të opozitës për të përmbysur qeverinë, por nuk sheh rrezik për largim votuesish. Ndërkohë për gaze-tarin dhe drejtuesin e ‘Opinion’ në Tv Klan, Blendi Fevziu, risku është i LSI. “Ky është risku i Metës. Ai e ka marrë vendimin si kreu i LSI-së, vendimi është basti i tij. Bast në kuptimin se ne nuk kemi informacion. Kur një marrëdhënie nuk ka funksionuar dy herë nuk ka shanse për të tretën”, thotë Fevziu, duke paragjykuar koalicio-nin ende të “palindur”. Nga ana tjetër gjasat janë që ashtu siç do gjejë me siguri mjaft përkrahës koalicioni mes dy pjesëve të ndara të PS, gjen ed-he kundërshtarë të ashpër në Partinë Socialiste. Pandeli Majko në një formë apo një tjetër u shpreh dje ashtu si mjaft komentues në faqen e tij online. “RILINDJA e së vërtetës është shpresa për nesër. Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit. Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për ‘t’u vrarë’”, shkruante ish-kryeministri socialist, edhe pse është e vështirë të kuptohet çfarë qëndrimi do të mbajë ai pas një zyrtarizimi të mundshëm të ko-alicionit. Të tjerë deputetë s’kanë komentuar, por ndanë në faqe letrën e Papandreut, që lë të kuptojë se janë pro bashkimit. Nga njëra anë e gjithë kjo do të ishte krejtësisht normale, sikur partitë politike dhe krerët e tyre nuk do të kishin thënë tashmë gjithë të zezat për njëri-tjetrin, (shëmbëlltyrë e korrupsionit, hajdut me bllok me zë e me figurë, apo drejtues i një sekti spiunësh, fundërrinë dhe pa moral dhe sigurisht një listë mjaft më të rëndë se kjo) dhe do ishte brenda normave të bashkë-punimit politik. Nga ana tjetër, pas situatave shq-iptare kjo është krejt e pabesueshme, edhe pse me shumë gjasa në mungesë të një të treti serioz do të provohet e suksesshme...

“Për mua nuk ka rëndësi a do të largohet apo jo për ka rëndësi arsyeja se përse largohet. Dua

ta di si publik arsyen, një, dy, tre apo katër.

Fakti që kalojnë sa herë këtej e andej kjo është

treguar. Këtu kemi të bëjmë me një tip pazari që nuk dimë se çfarë ka prapa...Kam dëgjuar që

tani kanë nisur edhe u thonë njerëzve që po

nuk more kaq vota del nga vendi i punës. Janë

oligarkët që i luajnë fijet nga prapa skenës”...

Fatos Lubonja në emisionin Opinion

“dhe një nën-pyetje, a kanë këto letrat ndonjë paragraf sqarues, footnote, endnote ose të ngjashme që të sqarojë fëmijët e Ziver veizit, faik myrajt, Hekuran dedes dhe të afërmve të aleks nikajt, që ‘puna e bllokut ishte loja që të futej në kurth Saliu se iliri ishte i pastër’? faleminderit”

shkruan Swed te blogu peshkupauje

Në këto kohë sfidash dhe krize ekonomike, progresistët,

socialistët dhe socialdemokratët kanë përgjegjësinë të garantojnë

që interesat e njerëzve të dëgjohen dhe shihen si prioritet,

duke garantuar një funksionim transparent të qeverisjes dhe institucioneve demokratike.

Bashkimi mund të sjellë fitoren dhe fitorja mund të sjellë shpresë dhe ndryshim. Dëshira ime është që të dy ju, të dashur Edi dhe Ilir,

ta shfrytëzoni këtë mundësi historike.

Presidenti i Internacionales Socialiste George A. Papandreou

Nga ana tjetër gjasat janë që ashtu siç do gjejë me siguri mjaft përkrahës koalicioni mes dy pjesëve të ndara të PS, gjen edhe kundërshtarë të ashpër në Partinë SocialisteFaqe 7 Faqe 6 Faqe 7

kreu i PS-së, edi rama

Page 3: Gazeta Mapo

Kryeministri dhe kreu i LSI-së takim kokë më kokë një orë. Meta premton se katër votat e LSI-së nuk do të bllokojnë miratimin e projek-tligjeve dhe nismave të qeverisë deri në përfundimin e Kuvendit. Pse mocioni i mosbesimit duket i pamun-dur të realizohet nga PS-LSI

Nevila Perndoj

TIRANË Ndryshe nga çdo takim tjetër i zhvilluar në zyrën e Kryeministrit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për In-tegrim, Ilir Meta, nuk kishte me ve-te ndonjë axhendë pune. Gjatë “kaf-es” së paradites, që zgjati më tepër se një orë, gjithçka mes Metës dhe Berishës ishte një marrëveshje ver-bale (ose prishje e marrëveshjes) e pashkruar mes dy njerëzve që deri më dje kanë ditur të respektojnë çdo pakt mes tyre. Një takim kokë me kokë që rezultoi me disa përfundime të përcjella nga vetë ata në rrugë jo zyrtare. Ajo që përflitej nën zë për një largim të mundshëm të Metës te koalicioni i opozitës nuk ishte e re për Kryeministrin e vendit. Burime nga mazhoranca pohuan dje për gazetën “Mapo” se Meta i ka garan-tuar Berishës mbështetjen e çdo ligji dhe nisme në Kuvend deri në fund të kësaj legjislature, duke njoftuar gjithashtu se largimi i tij nga qeveria është varianti më i mundshëm. Të premten LSI pritet të mbledhë

kryesinë për të vendosur daljen nga koalicioni qeverisës me PD-në, ndërsa sot është PS-ja ajo që do të përcaktojë përmes vendimeve lëvizjen e re me Ilir Metën. Deri tani nuk ka një ofertë zyrtare nga PS-ja dhe asnjë përgjigje zyrtare nga LSI. Por thirrjet formale të socialistëve europianë për bashkim të së majtës ishin sinjali i parë se mes PS-së dhe LSI-së gjërat kanë lëvizur. Arsyeja e fortë për largimin e beftë të Metës në gjirin e PS-së duket se është përlloga-ritja matematikore që vetë LSI-ja po bën prej më tepër së dy muajsh në zyrat e saj. Burimet pohojnë se Meta (për shkak të sistemit) e ka të vështire të dalë i vetëm në zgjedhje dhe se re-zultati që ai kërkon nuk është ai i duhuri. Për pasojë, Ilir Meta u përpoq të krijonte një pol të tretë në politikën shqiptare, por pa rezultat. Në rrugët-imin e tij politik për një tjetër koalicion partiak, Meta kishte të sigurt vetëm kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Shpëtim Idrizin e PDIU-së, pavarë-sisht përpjekjeve për mbrojtjen e çështjes çame, Meta e “humbi” në fund të vitit të kaluar. Bamir Topi në anën tjetër është treguar skeptik de-ri më tash, sa kohë që vetë LSI-ja bashkëqeveriste me Berishën. Për-pjekjeve të Metës për të bërë gjithë përllogaritjet e mundshme po i vinte fundi. Në mes të muajit prill, (në mos më afër), ai do të mbledhë konventën e partisë për të deklaruar se nga do të anojë peshorja e forcës së tij poli-tike. Me Edi Ramën ndërkohë nego-ciatat mbeten ende të hapura. Në rrugë jo zyrtare përflitet se mes Ramës dhe Metës ekziston një mar-

rëveshje e shkruar, por e padeklaru-ar për pjesën tjetër partiake, ndërsa publikisht dihet se Rama do t’i “dhu-rojë” Metës tre ligjet për integrimin.

Ç’ndodh pas largimit?Ajo që mbetet ende me pikëpyetje

dhe e pasqaruar është pikërisht lëvizja që Ilir Meta do të ndërmarrë pas largimit ende pa afat nga qeve-ria. Nëse shkohet drejt këtij varian-ti, atëherë LSI-ja do të duhet që të largojë të gjithë stafin e saj nga qeve-ria. Paralelisht, nga opozita po dis-kutohet mundësia e një mocioni mosbesimi ndaj Kryeministrit për të

shkuar në zgjedhje pa Berishën. Por sa e mundshme është kjo për t’u re-alizuar? Kundrejt një varianti jo zyr-tar nga PS-ja për mocion mosbesimi, në rast se Meta largohet nga qeveria, Kushtetuta ka parashikuar edhe mocionin e besimit në nenin 104 të saj. Sipas Kushtetutës, Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Mi-nistrave. Në rast se mocioni i besim-it votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kry-eministri, brenda 48 orëve nga voti-mi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit, që do të thotë se e bën të pamundur krijimin e qeverisë së re, duke zbatuar për pasojë një tjetër nen të Kush-tetutës, nenin 106, ku citohet se Kry-eministri dhe ministrat janë të detyru-ar të qëndrojnë në detyrë deri në form-imin e Këshillit të Ministrave pasard-hës. Në anën tjetër edhe zbatimi i ne-nit 105 që lejon mocionin e mosbesim-it duket e vështirë për t’u arritur. Kuven-di mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjed-hur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryemi-nistër të ri. Por a i ka aktualisht PS-ja bashkë me LSI-në 71 vota. Deri më tani jo, nëse do i referohemi një logjike të ftohtë. Me gjithë largimet e mund-shme dhe lëvizjet brenda kampeve, PS-ja me votat e LSI-së bën 70 vota. Ndërsa PD-ja, përfshi këtu votën e Shpëtim Idrizit edhe atë të Kastriot Islamit, bën gjithashtu 70 vota, pra as-njëra prej tyre nuk bën dot 71 vota, aq sa duhen për kuorumin që kërkon Kushtetuta

3kryesore 02.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Meta ndarje të paqtë me Berishën, i premton votimin e çdo ligji

Vota e balancës, Islami takon Berishën në Kryeministri

deklarata

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta

prapaskena

TIRANË Ilir Meta nuk ishte i vetmi që takoi dje kryeministrin Sali Berisha. Pak orë pas mesdite, pas një shkëputjeje nga punimet e seancës së djeshme parlamenta-re, kreu i ekzekutivit zhvilloi një takim në zyrën e tij me deputetin Kastriot Islami. Ndryshe nga takimi Meta-Berisha, në takimin e dytë me Islamin gjithçka mbeti

hermetike. Në mungesë të një qëndrimi rreth këtij takimi, hipotezat mbeten. Me largimin e LSI-së, votat e mazhorancës mbeten të brishta. Pa votat e LSI-së, mazhoranca shënon 70 vota në Kuvend, përfshi votën e Shpëtim Idrizit dhe Kastriot Islamit. Me një logjikë të thjeshtë i bie që vota e Kastriot Islamit të

mbajë qeverinë, në rast se në një situatë hipotetike, në Kuvend depozitohet ndonjë kërkesë për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Berisha. Kastriot Islami njihet gjithashtu për aftësitë e tij në përllogaritjen matematikore të skemave elektorale bazuar në sistemin aktual zgjedhor.

Meta: Qëndrimet e LSI-së do t’i vlerësojnë forumet

TIRANË Pas takimit me kryem-inistrin Berisha, Ilir Meta in-formoi deputetët e LSI-së mbi atë çka ishte biseduar. Por i py-etur nga media, Meta u tregua i rezervuar, duke mos dhënë de-taje mbi qëndrimin e ardhshëm të LSI-së në qeveri dhe bashkim-in e saj me opozitën. “Sot është 1 prilli dhe kuptohet që nuk ka vlerë të bëjmë ndonjë deklaratë, sepse nuk e di se sa të be-sueshme do të ishin deklaratat. Po ne takime kemi vazhdimisht dhe takimet janë mjaft kon-struktive. Këto janë qëndrime, të cilat në fund fare do t’i vlerë-sojnë forumet e LSI-së… “,- tha Meta. Ndërkohë burime nga Lëvizja Socialiste për Integrim bëjnë të ditur se të premten e kësaj jave do të mbahet mbled-hja e kryesisë, pritet të zyrtar-izohet dalja nga koalicioni qe-verisës dhe bashkëpunimi në zgjedhje me socialistët. Ndërsa forumi më i lartë, Konventa e LSI pritet të mbahet para 15 pril-lit ku dhe delegatët do të mira-

tojnë këtë vendim të rëndë-sishëm.

Në rrugë jo zyrtare për-flitet se mes Ramës dhe Metës ekziston një mar-rëveshje e shkruar, por e padeklaruar për pjesën tjetër partiake, ndërsa publikisht dihet se Rama do t’i “dhurojë” Metës tre ligjet për integrimin

Pa votat e LSI-së, mazhoranca shënon 70 vota në Kuvend, përfshi votën e Shpëtim Idrizit dhe Kas-triot Islamit

Page 4: Gazeta Mapo

4 Politika e ditës

vendimi

Kuvendi miraton heqjen e TVSH-së për bujqësinë, PS: E rrëzuat në dhjetorKuvendi me 127 vota pro miratoi të hënën disa shtesa në ligjin “Për tati-min mbi vlerën e shtuar”, që synojnë përjashtimin nga TVSH-ja brenda vendit dhe në import të lëndëve të para që përdoren në bujqësi dhe të kafshëve të racës, që gjithashtu për-doren në bujqësi. Sipas kryetarit të komisionit parlamentar të Ekono-misë, Edmond Spaho, drafti është “një hap i madh në mbështetje të zh-villimit të bujqësisë dhe një ndihmë për fermerët në uljen e kostos së prodhimit bujqësor, përmes reduk-timit të kostos së lëndës së parë të përdorur në bujqësi, përfshirë mate-rialet bujqësore dhe kafshët e racës”. Por për deputetët e opozitës, projek-tligje të tilla janë për efekt elektoral. Sipas tyre, pikërisht përmbajtja e këtij projektligji ka qenë propozuar vetëm 4 muaj më parë nga opozita gjatë diskutimit të paketës fiskale dhe atëhere mazhoranca i rrëzoi ato me votë. “Këtë projektligj që ju paraq-isni sot, pjesërisht, jo plotësisht, opozita shqiptare ua ka sjellë tri herë. Dhe pikërisht ju dhe ministrat tuaj kanë argumentuar të kundërtën e kësaj që thua ti. Mirë se erdhe. Ne të përshëndesim edhe për aktin e pendesës së zotërisë tënde sot, por ama, këtyre propozimeve që janë të pjesshme, jo tërësore, u mungon ak-ciza e naftës dhe ajo e ilaçeve. Pra, sot mirë se erdhët ju te propozimi ynë”, deklaroi Gramoz Ruçi, duke iu drejtuar Kryeministrit. Opozita gjithashtu akuzoi Kryeministrin se nuk kishte mbajtur premtimet e dhë-na në programin qeverisës të 2009-ës. “Zgjidhjen brenda vitit 2011 të titujve të pronësisë, si dhe përfund-imin e legalizimit në të gjithë territo-rin brenda shtatorit 2010. Nuk kanë gjetur zgjidhje as titujt e pronësisë sipas 7501-shit dhe as legalizimet. Këto janë realizuar më pak se 10 për qind”, vuri në dukje Ruçi. “Kam një lajm për t’ju dhënë. Do të mërziteni. Këto ditë Banka Botërore, pas një seri tes-timesh konkludon se sistemi shqip-tar i regjistrit dixhital të tokës i akor-dohet certifikata e cilësisë më të lartë. Por po jetove në botën e rre-jshme, në Shqipërinë e gënjeshtërt, nuk mund të shohësh asgjë për së mbari”, u përgjigj Berisha. Ndërsa për legalizimet për të cilin akuzoi për mosbashkëpunim të Edi Ramës si kryetar bashkie, Kryeministri bëri një premtim tjetër të ri. “Legalizimet. Ur-rejtja e dytë janë të ardhurat. Ata nuk i honepsni dot ju. I quani shpellarë, i quani primitivë. Unë i quaj qytetarë dhe do të bëj gjithçka për të bërë nor-male jetën e tyre. Prandaj, absolut-isht do të votoni shumë shpejt ligjin për legalizimet e të gjitha ndërtesave nga viti 2006 deri më sot”, tha më tej Berisha.

Thirrjeve për një koalicion mes Ramës dhe Metës i është bashkuar dje edhe presidenti i Internacionales Socialiste, George Papandreu. Në një letër publike Papandreu shkruan se të dy duhet ta konsiderojnë në mënyrë serioze bashkëpunimin, për të larguar Berishën nga pushteti. “Pa-varësisht dallimeve, sot sfida e vër-tetë është krijimi i një fronti të bash-kuar progresist. Ky front i bashkuar progresist do t’i mundësojë vendit ndërmarrjen e reformave të nevo-

jshme për të garantuar një shoqëri më të ndershme me institucione de-mokratike, transparencë dhe lloga-ridhënie. Këto reforma janë të nevo-jshme qoftë për të siguruar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europi-an, qoftë për të garantuar liri dhe dre-jtësi për të gjithë qytetarët e Shq-ipërisë. Për të konsoliduar de-mokracinë në Shqipëri nevojiten zgjedhje të lira e të ndershme dhe një shumicë e re qeverisëse që të jetë e

vendosur dhe e gatshme për të garan-tuar sundimin e ligjit. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Shqipëri-në, por edhe për Ballkanin, për Eu-ropën dhe më gjerë. Në këto kohë sfi-dash dhe krize ekonomike, progre-sistët, socialistët dhe socialde-mokratët kanë përgjegjësinë të ga-rantojnë që interesat e njerëzve të dëgjohen dhe shihen si prioritet, duke garantuar një funksionim transparent të qeverisjes dhe institu-cioneve demokratike.

Apeli i Papandreut: Bashkim Rama-Meta për zgjedhjet

fokusRrjedhjen e votave të mazhorancës e

kanë rikuperuar vetë socialistët, të cilët gjithashtu nuk kanë mundur të

mbajnë të unifikuara votat e tyre

E shkuara profesionale gjatë periudhës së diktaturës ka pasur efektin e vet te vota që ka shprehur e djathta për dy

kandidaturat që propozoi kreu i shtetit për anëtarë të Gjykatës Kush-tetuese dhe që dje morën pëlqimin e Kuvendit. Besnik Imeraj, që para viteve ‘90 ka punuar për shumë vite si hetues; dhe Gani Dizdari, i cili po ash-tu gjatë asaj periudhe ka punuar për shumë vite si prokuror, dje kanë mar-rë besimin e Kuvendit, por jo atë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topal-li, e cila, ashtu si në rastin e kryeproku-rorit Adriatik Llalla, ka preferuar të mos votojë. Kryetarja e Kuvendit, e ci-la meqenëse votimi ishte nominal, tek-sa ka thirrur emrat e deputetëve të tjerë për të votuar, ka anashkaluar em-rin e saj, duke mos u shprehur njëko-hësisht as për votën e saj. Po ashtu kë-to kandidatura nuk kanë marrë as vo-tat e deputetëve demokratë Mark Marku, që ka votuar kundër tyre dhe as atë të Enkeljed Alibeajt, që, ashtu siç kishte deklaruar, ka abstenuar. Ndërkohë që edhe një deputet tjetër i mazhorancës nuk ka preferuar të shpreh votën, ndërsa në sallë prej mazhorancës mungonte edhe minis-

tri Vangjel Tavo. Megjithëse jo zyrtar-isht, mësohet se qëndrimi i këtyre tre deputetëve të mazhorancës ka qenë i diktuar nga teza e lustracionit që ata kanë mbrojtur gjithmonë.

Gjykata KushtetuesePor rrjedhjen e votave të mazho-

rancës e kanë rikuperuar vetë social-istët, të cilët gjithashtu nuk kanë mun-dur të mbajnë të unifikuara votat e tyre. Kështu ndaj kandidaturës së Imerajt socialistët kanë dhënë plot 4 vota pro. Dhe më konkretisht pro ka-në votuar Fatmir Xhafaj, Tom Doshi, Anduel Xhindi dhe Fidel Ylli. Votës së tyre i është bashkuar edhe vota e Dri-tan Priftit, i cili rikthehej në Kuvend pas një mungese të gjatë. Ndaj në total Besnik Imeraj ka marrë plot 76 vota pro, 31 abstenime, kryesisht vota të so-cialistëve dhe 1 votë kundër atë të Mark Markut. Ndërkohë që kandida-tura tjetër, ajo e Gani Dizdarit ka mun-dur të marrë vetëm 1 votë nga social-istët, atë të Tom Doshit, si dhe të depu-tetit të pavarur Dritan Prifti. Kështu në përfundim ai ka siguruar vetëm 73 vota pro, 30 abstenime dhe 2 kundër, të Mark Markut dhe Bashkim Finos. Një pjesë e deputetëve socialistë që vo-tuan ndryshe nga grupi, të pyetur për

miratohen dekretet e nishanit, Topalli nuk i votonGjatë votimeve për tre dekretet për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese ka pasur rrjedhje votash nga të dy grupet e mëdha. Marku, votë kundër; Alibeaj, abstenim. Vota është përçarë edhe në grupin socialist

Jozefina Topalli, ashtu si në rastin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka preferuar të mos votojë

Nga zhvillimet e seancës

parlamentare

Jorgo Papandreu

këto votime, kanë bërë të ditur se e kishin shprehur verdiktin e tyre si pa-sojë e lidhjeve dhe njohjeve personale me këto kandidatura.

Gjykata e LartëPo gjatë seancës së djeshme Ku-

vendi ka votuar me shumicë votash edhe propozimin e Presidentit të Re-publikës për të emëruar Xhezair Za-ganjorin si anëtar të Gjykatës së Lartë. Zaganjori ka marrë 76 vota pro, 1 kundër dhe 43 abstenime. Ai është votuar nga e gjithë mazhoran-ca e pranishme në sallë, si dhe nga deputeti socialist Tom Doshi dhe Dritan Prifti, ndërkohë që Erion Braçe ka votuar kundër. Më përpa-ra me anë të sekretarit për koordin-imin, PS deklaroi se nuk do pran-onin të votonin dekretet në fjalë, për shkak se zëvendësimi i anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese bëhet në kundërshtim me vendimin e vetë kësaj gjykate, i cili thekson se man-datet e tre gjyqtarëve që duhet të zëvendësohen në këtë gjykatë për-fundojnë më 21 maj të këtij viti. Por votimi i djeshëm i këtyre dekreteve, por edhe i ligjeve të tjera që ishin në rend të ditës, konfirmoi votën e uni-fikuar mes PD dhe LSI.

Page 5: Gazeta Mapo

5ngjarja e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

mbështetja

Koka: Jemi parti e majtë, zgjedhja në shërbim të vendit Deputeti i LSI, Lefter Koka, në një prononcim për mediat theksoi se nuk ka asnjë ftesë zyrtare të PS. Jashtë sallës së Kuvendit, Koka ka thënë se zgjidhja që do të bëjë LSI do të jetë në shërbim të vendit dhe të saj. “Kreu i LSI, zoti Meta, e ka bërë të qartë që do të jenë struktu-rat e partisë që do të marrin vendimin e duhur në shërbim të Shqipërisë dhe të LSI-së”- tha ai. Sipas tij, LSI është një forcë e majtë dhe që PS mund të bëjë thirrje për koalicione, kjo ishte gjëja më normale. “Mirëpresim çdo bashkëbisedim me forcat politike, por në shërbim të vendit” - tha ai. Sipas Kokës, struktura të LSI do të vendosin këtë muaj mbi vendimet që do të merren mbi koalicionet për zgjedhjet parlamentare. Koka theksoi se LSI do të vijojë të jetë e fuqishme në Parlamentin që pritet të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. 

Pandeli Majko: Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit. Braçe u përgjigjet pyetjeve në Facebook: Ju e dini që jam kundër. Me ç’po shoh qenka kundër një parti e tërë!

Tiranë Koalicioni i 1 prillit! Kështu e ka cilësuar deputeti socialist Pan-deli Majko aleancën e mundshme me LSI-në. Duke iu referuar lajmeve për një marrëveshje të mundshme mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, Majko nuk heziton të shprehë qëndrimin e tij kundër. “Kam zgjedhur koalicio-nin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit”,-

shkruan ai në profilin e tij në Face-book, duke mos kursyer notat e ash-pra për politikanët. Për këtë frazë, ish-kryeministri socialist ka marrë mbështetje nga shumë miq apo mbështetës të tij, të cilët nuk janë kursyer në habinë e shprehur mbi rikthimin e Ilir Metës në koalicion me PS. Në postimin e tij Majko ka bërë një analogji mes ditës së gënjeshtrave dhe sjelljes së politika-nëve, që, sipas tij, gënjejnë një pop-ull të tërë. “Miq! Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkupto-jmë si humor. Kjo është dita kur the-mi gënjeshtra të ‘stisura’ ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha

të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit, gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj. Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë, por iu dorëzuan shen-jës së kësaj date. Të gënjesh një po-pull është faj. Ta lësh atë pa të dre-jtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është dramë e mas-karenjve pa principe të politikës” - shkruan më tej ish-kryeministri socialist Pandeli Majko. Gjatë ditës së djeshme, kanë qenë të shumtë zërat kundër rikthimit të Ilir Metës në koalicionin e majtë, edhe pse ka-në munguar reagimet zyrtare. Faqet e deputetëve të PS-së në rr-jetet sociale janë mbushur me py-

etje nga miqtë e tyre, por reagimet lidhur me këtë temë kanë qenë të pakta. Një ndër profilet e bombard-uara me pyetje apo qëndrime ka qenë edhe ai i deputetit Erjon Bra-çe. Ky i fundit, i njohur tashmë për reagimet e tij të vazhdueshme kundër aleancës me LSI-në, ka p ë r s ë r i t u r q ë n d r i m i n e mëparshëm. “Ti e di, unë jam kundër. Me ç’po shoh qenka kundër një parti e tërë” -i përgjig-jet Braçe njërës prej pyetjeve në Facebook. Përtej reaksioneve, liderishipi i PS ka mbledhur dje këshillin konsultativ politik, për të diskutuar lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje me Ilir Metën.

Rama merr mbështetjen e kupolës për bashkimin me LSI

4 orë ka zgjatur darka e djeshme te Xibraku mes Ramës dhe pjesës më të madhe të anëtarëve të kryesisë së PS 18 anëtarë kryesie dhe drejtues të PS

merrnin pjesë dje në darkën ku u diskutua bashkimi me Metën dhe votimin e tre ligjeve të Brukselit 6 anëtarë kryesie mungonin dje në darkën te

Xibraku. Braçe, Malaj, Dokle, Isaraj, Leskaj dhe Dade. Mes tyre sot në kryesi pritet të ketë kontestues të paktit me LSI

Bashkimi me Metën, Majko e Braçe kundër koalicionit

Fejzi BRauShI

Pak orë para mbledhjes së kryesisë së Partisë Sociali-ste, Edi Rama ka marrë mbështetjen e disa prej fig-

urave kryesore të kësaj force dhe të të besuarve të tij në forumet dre-jtuese të partisë, për afrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në koalicionin opozitar dhe votimin e tre ligjeve të intergrimit. Takimi është mbajtur dje në ambientet e lo-kal “Xibrakut” dhe ai ka filluar rreth orës 19.00 dhe ka vijuar deri afër mesnatës, megjithëse vet kryetari Rama dhe disa prej drejtuesve të tjerë janë larguar rreth 30 minuta më shpejt. Në të veç figurave të rëndë-sishme të kësaj force, si Gramoz Ruçi, Ben Blushi, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Blendi Klosi kanë që-n ë d h e d i s a n g a m i q t ë d h e mbështetesit e Ramës në PS, ku mund të përmendim krerët e bash-kive Durrës, Elbasan dhe Korçë, apo edhe Erion Veliaj dhe Endri Fuga. Binin në sy mungesat e Namik Do-kles, Erion Braes, Valentina Leskaj, Arta Dades, Arben Malajt dhe Ar-ben Isarjat. Megjithëse PS e ka kon-sideruar si një darkë private dhe jo një mbledhje zyrtare pune, (sebep për këtë takim-darkë, është bërë pi-kërisht lindja e djalit të të deputetit Eduard Shalsi) në të mësohet se është diskutuar fillimisht lidhur me mar-rëveshjen e bashkëpunimit që është arritur tashmë në parim mes PS-së dhe LSI-së. Burime nga takimi kanë bërë të ditur se thuajse të gjithë të pra-nishmit janë shprehur dakort me këtë afrim me LSI-në, duke mbështetur kreun socialist për t’a vijuar më tej de-ri në konkretizimin e një marrëveshje me këtë forcë politike. Megjithathatë ky informacion mbetet me rezerva përsa kohë më parë gjatë ditës së djeshme, pjesëmarrës në të ishin shprehur publikisht të zhgënjyer nga një bashkim i tillë. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Pandeli Majko, i cili duke ju referuar këtij bashkëpunimi me LSI-në, do t’a godiste atë si koalicio-

ni i 1 prillit. Megjithatë nuk përjashto-het mundësia që një pjesë e tyre, pa-varësisht se kanë pasur rezerva nuk kanë dashur të shprehin qëndrimin e tyre në një takim informal, duke e lë-në atë për në mbledhjen e sotme të kryesisë, ku do të diskutohet pikër-isht kjo çështje. Takimi i djeshëm duke parë pjesëmarrësit kuptohet qartë se është thirrur nga Rama kryesisht për të gjithë ata persona të cilët nuk do donte t’i kishte kundër në mbledhjen e sotme të kryesisë. Me këtë darkë ai ka përcjellë edhe një mesazh të qartë pjesës tjetër të kryesisë që nuk ishte prezente në këtë darkë, se tashmë ai e ka marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij politike , rikthimi në bashkëpunim me LSI-në, me anë të të cilit ai synon të rikthejë PS-në në pushtet.

Rama, darkë te Xibraku me pjesën më të madhe të kryesisë, mungojnë Braçe, Malaj, Dade dhe Dokle. Kreu i PS-së merr mbështetjen e figurave kryesore për votimin e tre ligjeve dhe bashkimin me Metën, një natë para mbledhjes zyrtare të kryesisë

Kryesia e Partisë Socialiste

2.04.2013

• Fatmir Xhafaj• Ben Blushi• Pandeli Majko• Arben Ahmetaj • Tauland Balla• Gramoz Rucci • Blendi Klosi • Ditmir Bushati• Bashkim Fino

Pjesmarësit në darkë

• Damian Gjiknuri• Sajmir Tahiri• Eduard Shalsi• Qazim Sejdini• Niko Peleshi • Vangjush Dako• Erion Veliaj• Endri Fuga• Ilir Beqja Lefter Koka

Page 6: Gazeta Mapo

6 kronika e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditari

Prurjet nga emigrantët po shkojnë drejt stabilizimit, pasi rënia nga viti në vit po ngushtohet në vlera të pritshme edhe para krizës. Paratë që emigrantët sollën në familjet e tyre gjatë vitit 2012 ishin në nive-lin më të ulët të dekadës së fundit, sipas të dhënave të publikuara nga bilanci i page-save i Bankës së Shqipërisë. Sipas treg-uesve zyrtarë, remitancat arritën në vlerë absolute në 680 milionë euro, me një rënie prej gati 2% në krahasim me një vit më parë. Përgjatë tremujorëve konstatohet që në ra-port me periudhat përkatëse të një viti më

parë ka pasur rënie në tremujorin e dytë dhe të tretë, ndërkohë që në tre muajt e fun-dit të vitit, situata është përmirësuar. Nive-li më i lartë i remitancave në vlerë absolute është shënuar në 2008-ën, dhe më pas me fillimin e krizës ekonomike globale është shënuar vazhdimisht një tkurrje e tyre. Kri-za ekonomike dhe më pas ajo e borxheve ka prekur ndjeshëm dy fqinjët tanë ku je-tojnë e punojnë pjesa më e madhe e shqip-tarëve, Italinë dhe Greqinë, sidomos këtë të fundit. Një pjesë e konsiderueshme e in-dividëve apo familjeve që jetonin e puno-

nin në Greqi janë kthyer në atdhe, ku sipas burimeve të Ministrisë së Punës, numri i të kthyerve i kalon 40 mijë. Krahas ndikim-it të krizës, një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë tendencë është edhe ai ciklik, ku pas më se 20 vitesh teksa janë integruar pothuajse tërësisht në shtetet ku jetojnë e punojnë, emigrantët po i shkëpusin grad-ualisht lidhjet me vendin mëmë. Këto transferta janë një burim i rëndësishëm je-tese për një shtresë relativisht të varfër të popullsisë, ndërkohë që kanë qenë një nx-itje e rëndësishme e konsumit në vend.

Emigrantët sollën 680 mln euro më 2012, frenohet rënia

Të gjithë ata që posedojnë sipërfaqe mbi 500 metër katror të palegalizuara, fatura e pagesës ulet deri në 10 herë, për shkak se kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të trojeve. Ja përfituesit

Blerina HoxHA

Çmimet e reja të trojeve dhe tokave bujqësore po japin efektet zinxhir në të gjitha pagesat e tjera që lidhen me

transaksionet e pronësisë. Legalizi-met preken nga këto ndryshime, pa-si me çmimet e reja që tashmë janë botuar edhe në Fletoren Zyrtare, ata që zotërojnë mbi 500 metër katror truall do të paguajnë shumë herë më pak. Në shumicën e zonave infor-male, të cilat janë në rrethinat e Tira-nës, kjo faturë do të jetë 10 herë më e ulët.

UljaQysh këtë javë fatura e të ard-

hurave që duhej të vilej nga zotëruesit e objekteve informale është shfryrë ndjeshëm, pas çmimet zyrtare të tro-jeve dhe tokave bujqësore janë ulur konsiderueshëm. Çmimi i legalizim-it lehtësohet sidomos për pjesën që ka në zotërim mbi 500 metër katror, pasi mbi këtë sipërfaqe paguhet me çmime tregu. Dhe këtu ka qenë pikër-isht ngërçi i ecurisë normale të pro-cesit të legalizimeve. Pasi shumica e poseduesve të zonave informale jashtë vijave të verdha, por edhe brenda tyre, në disa raste kanë mbi 500 metër katror. Fatura e legalizim-it për një banor në Kodër-Kamëz dhe në zonën e Bathores për sipërfaqe de-ri në 700 metra shkon mbi 100 milio-në lekë të vjetra. Kjo është arsyeja pse procesi i legalizimeve nuk po shkon mbarë, edhe pse qeveria ka favori-zuar ndjeshëm pagesat për sipërfaqet deri në 300 metër katror. Mirëpo çmi-met e reja, të cilat kanë marrë fuqi lig-

jore javën që shkoi, e lehtësojnë ndjeshëm këtë faturë, e cila për sh-embullin e mësipërm zbret në më pak se 13 milionë lekë. Kështu nga rreth 200 mijë lekë që ishte një metër katror në zonën e Kodër-Kamzës, ky çmim nuk është më shumë se 23-32 mijë le-kë për metër katror.

EfektetPër ekspertët e legalizimeve çmi-

met e reja të trojeve në të gjithë ven-din do të ndikojnë në përshpejtimin e procesit, pasi të gjithë ata që kanë mbi 500 metër katror do të nxiten të bëjnë pagesat. Por nga ana tjetër, kjo do të sjellë ndikime negative për kom-pensimin e ish-pronarëve, pasi një vlerë më e ulët arkëtohet. Por kjo duket se shkon në proporcion të dre-jtë, pasi harta e re e çmimeve të tro-jeve sjell pikërisht një ulje të vlerës së

kompensimit të ish-pronarëve. Për të gjitha sipërfaqet e palegalizuara deri në 300 metër katror pagesa bëhet 70 për qind me letra me vlerë dhe 30 për qind me para në dorë. Ndërsa për sipërfaqet mbi 300 metra katror duhet likuiduar 50 për qind me letër me vlerë dhe 50 për qind me para në dorë. Ndërsa për sipërfaqe mbi 500 metër katror pagesa të bëhet sipas çmimit të tregut, me para në dorë. Procesi i legalizimit këtë vit ka ecur me ritme të shpejta, mirëpo ende është larg objektivit të mazhorancës për të mbyllur këtë proces brenda këtij mandati kur kanë mbetur pak më shumë se dy muaj. Çdo javë pub-likohen mbi 2000 emra që përfitojnë nga procesi, por pjesa më e madhe e emrave të publikuar nuk kanë mar-rë ende tapitë.

Çmimet e reja të trojeve ulin faturat e legalizimeve

Zonë informale

Për ekspertët e legalizimeve çmimet e reja të trojeve në të gjithë vendin do të ndikojnë në përshpejtimin e procesit, pasi të gjithë ata që kanë mbi 500 metër katror do të nxiten të bëjnë pagesat.

Heqja e TVSH për bujqësinë, 150 mln euro minus në buxhet

Qeveria pretendon se procesi i legalizimeve do të përfundojë këtë mandat. Sipas ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, deri tani nga 270 mijë aplikime janë kualifikuar 230 mijë, janë përditësuar në terren 140 mijë, është bërë kalimi i pronësisë për 103 mijë parcela, janë dhënë lejet për 65 mijë ndërtime. Olldashi ka pohuar se janë dëmshpërblyer 5458 pronarë me 5.527 miliardë lekë të reja. Ndërkohë që kryetari i PS-së, Edi Rama pohoi këto ditë se do t’u vërë fre ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin. Sipas tij janë të regjistruara vetëm 60% e pronave të këtij vendi, publike dhe private, ndërsa

pjesa tjetër prej 40 për qind është e paregjistruar. Kryetari i opozitës paralajmëroi gjithashtu se PS-ja do t’i japë përgjigje njëherë e mirë ndërtimeve pa leje veçanërisht në zonat bregdetare. “Unë di të them këtë. Kush mendon se mund të hedhë kate pas katesh, pas 23 qershorit mund t’i shohë të gjithë ato kate, dhe këtu nuk flas për ata që ndërtojnë kate për të strehuar familjen e tyre, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e kryeqytetit, flas për ata që ndërtojnë kate në zemrën e atdheut që është bregdeti, t’i shohë ato kate të rrafshuara përtokë, mos çuditet”, – tha Rama.

Me nismat e njëpasnjëshme të qeverisë për lehtësira fiskale duket se buxheti i vitit 2013 deri në fund të mandatit do të katandiset “një thelë”. Ministri i Financave, Ridvan Bode pohoi dje se vetëm heqja e TVSH-së për mjetet dhe inputet bujqësore ka një efekt 150 milionë euro në buxhet. Kjo reformë, sipas ministrit do të nxisë prodhimin, rritjen e të punësuarve dhe nga ana tjetër do vazhdojë të jetë motor i rritjes së ekonomisë. Hyrja në fuqi e ligjeve për përjashtimin e taksës së sheshtë në rrogat deri në 300 mijë lekë, heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet, do të krijojë një kosto gati edhe 100 milionë euro të tjera. Kryeministri Berisha pak ditë më parë ka

artikuluar një hendek rreth 200 milionë eurosh nga lehtësirat fiskale. Mirëpo pas populizmit të taksave, buxheti i shtetit pritet të vihet në pozitë të vështirë përpara vetëm dy zgjidhjeve, secila me kosto. E para, të shkurtohen shpenzimet. Dhe e dyta, të rritet borxhi dhe të tejkalohet deficiti buxhetor. Shpenzimet e buxhetit 2013, duke përfshirë edhe borxhin 48 miliardë lekë, janë programuar gjithsej 409 miliardë lekë. Me shkurtimet që ka pohuar Kryeministri dje, i bie që ky buxhet të rrudhet edhe me 29 miliardë lekë, duke shkuar në 380 miliardë lekë.

Sipas treguesve zyrtarë, remitancat arritën në vlerë absolute në 680 milionë euro, me një rënie prej gati 2% në krahasim me një vit më parë

Bilanci, 103 mijë parcela dhe 65 mijë objekte janë legalizuar

Metër katror është sipërfaqja mbi të cilën tarifa e legalizimit paguhet me çmime tregu.

500

Ridvan Bode

Emigrantë në Kakavijë

Sokol Olldashi

Page 7: Gazeta Mapo

7kronika e ditës Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Gjykata lë në burg 20-vjeçarinGjykata e Kukësit ka lënë në arrest me burg personin e arrestuar në Zapod dhe të akuzuar për rrëmbimin e një fëmije 8 vjeç. Ndërkohë që vijojnë hetimet për rastin e ndodhur tre vjet më parë, kur u zhduk një tjetër fëmijë në të njëjtin fshat. I arrestuari është Begzim Isa, student në Kosovë, i cili, sipas policisë, kishte rrëmbyer mbrëmjen e së premtes një fëmijë në fshat dhe pas përgjimeve nga ana e policisë ai u arrestua të shtunën në mbrëmje. Por familjarët e të ndaluarit protestuan duke kundërshtuar tërësisht versionin e dhënë nga policia. Vëllai dhe nëna e të ndaluarit kanë protestuar para komisariatit të policisë ku mbahej i arrestuar 20-vjeçari. Sipas policisë, 20-vjeçari kishte rrëmbyer edhe herë të tjera fëmije. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata, tre vjet më parë në të njëjtën zonë.

Nuk ka prova ende për BleonënPavarësisht se hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Kukësit kanë zbuluar një provë të rëndësishme në lidhje me të arrestuarin për trafik të të miturve, policia e këtij qyteti ende nuk ka të dhëna për persona të tjerë të mundshëm, pjesëtarë të rrjetit ku bënte pjesë Begzim Isa. Sipas tyre, është ende herët për të folur për këtë rast, ndërsa pritet të kryhen verifikime të mëtejshme. Ndërkaq hetuesit thonë se sa i përket zhdukjes së Bleona Matës, edhe pse ka shumë dyshime, ende nuk mund të thuhet nëse rasti i vajzës së zhdukur tri vite më parë mund të jetë kryer po nga e njëjta dorë. Hetuesit thonë se tashmë pritet të bëhen verifikime të tjera, si dhe të kryhet letërporosi në Kosovë për të sqaruar edhe më mirë lidhjet dhe marrëdhëniet që ka pasur Begzim Isa në Prishtinë etj.

20-vjeçari kishte rrëmbyer edhe herë të tjera fëmije. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje zhdukjen Bleona Matës

20-vjeçari kishte rrëmbyer edhe herë të tjera fëmije. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje zhdukjen Bleona Matës

Fillimisht hetuesit dyshuan për pedofili, por më pas u zbulua se fëmija ishte rrëmbyer dy herë nga Begzim Isa

Dashamir BiÇAKU

Një komunikim në gjuhën gorane mes studentit të Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, Begzim Isa dhe të

afërmve të tij është deri më tani çelësi i suksesit i hetuesve të Drejtorisë së Policisë së Kukësit, në identifikimin e këtij personi si të përfshirë në një linjë të mundshme të trafikut të fëmijëve. Ky dyshim i hetuesve është konfirmuar edhe nga rrëfimi i një prej vëllezërve më të mitur të të dëmtuarit 10-vjeçar që ka parë disa kohë më parë Isën të rrëmbejë në krahë të miturin A. S, dhe me të është nisur në drejtim të kufirit të Kosovës, pasi nga fshati Orgjocë ku ata banojnë, kufiri nuk është veçse pak kilometra. Lajmi bëhet i ditur për “Mapon” nga burime të Drejtorisë së Policisë së Kukësit, si dhe të Komisariatit të Policisë së këtij qytetit. Sipas tyre, hetimet e kryera në momentet e para ishin orientuar drejt faktit se rasti i kërcënimit me armë të të miturit A.S, mund të ishte një rrëmbim i kryer për qëllime pedofilie nga studenti i Mjekësisë.

Një dyshim i tillë ishte ngritur nisur edhe nga rasti i Ardian Prrenjasit, i arrestuar tri javë më parë në kryeqytet. Madje, nisur nga hetimet dhe teknikat speciale të përdorura nga oficerët e krimeve të Komisariatit dhe Drejtorisë së Policisë së Kukësit, hetuesit thanë se nëpërmjet teknikave dhe metodave speciale është zbuluar se edhe shuma prej 45 mijë eurosh ishte sasia e parave që Begzim Isa do të përfitonte nga shitja e të miturit A. S. Hetuesit ende nuk janë të qartë për motivacionin për të cilin është rrëmbyer i mituri nga fshati Zapod. Burimet e Drejtorisë së Policisë së Kukësit thanë dje për “Mapon”

se një nga pistat e mundshme është ajo që fëmija mund të përdorej për qëllime lypësie në Kosovë, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë e një trafiku për qëllime të transplantit të organeve. Sipas tyre, tashmë teknikat speciale të hetimit të përdorura në rastin e Begzim Isës kanë marrë formë ligjore dhe janë tërësisht të përdorshme si prova në gjykatë.

Ndërkaq, të afërm studentit të Mjekësisë kanë pretenduar se njeriu i tyre nuk ishte përfshirë në rrëmbimin apo tentativën për të trafikuar të miturin A. S, pasi ai nuk është gjetur në banesën e familjes Isa, por në banesën e familjes së vetë të miturit. Pavarësisht këtij pretendimi, hetuesit e policisë thonë se ka prova të rëndësishme dhe dëshmi që e lidhin këtë person me një mundësi të trafikimit të fëmijëve drejt Kosovës. Një ndër këto dëshmi është edhe rrëfimi i vëllait të të miturit që e ka parë autorin e dyshuar të rrëmbimit të të miturit A. S. Begzim Isa, 20 vjeç student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, u arrestua mbrëmjen e së shtunës nga seksioni i hetimit dhe i parandalimit të krimit në Komisariatin e Kukësit. Mesnatën e së premtes rreth orës 23:50, efektivët e sallës operative të policisë së Kukësit morën një telefonatë nga babai i të miturit A. S, se një person i kishte kërcënuar djalin e tij të mitur me armë.

Menjëherë oficerë të Komisariatit të Kukësit si dhe një patrullë policie mbërritën në adresën e lajmëruar në telefon, ku dhe kontaktuan me prindërit e fëmijës. Këta të fundit i pohuan policisë se Begzim Isa kishte kërcënuar djalin e tyre. Nga deklarimi i marrë është mësuar se Isa iu kishte rrëmbyer fëmijën dhe me të ishte nisur në drejtim të varrezave të fshatit Orgjocë. Por sipas hetuesve, në rrethana ende të panjohura personi e ka lënë fëmijën që më parë e kishte kërcënuar. Ndërkaq hetuesit e policisë së Kukësit thonë se sipas të afërmve, ky person e kishte rrëmbyer edhe një herë më parë fëmijën dhe me të në krahë ishte nisur në

Përgjimi i studentit të mjekësisë: Marr 45 mijë euro për fëmijën

Tiranë Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër punonjësve të policisë në vitin 2009, tashmë i ka kaluar mbi 200 seanca të shtyra duke futur çështjen në udhëkryq. Asnjë prej avokatëve mbrojtës që janë në listat e mbrojtësve kryesisht nuk ka pranuar të përfaqësojë Dajtin në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe kreu i avokatëve penalistë, Saimir Visha, nuk është paraqitur në seancën e djeshme, duke detyruar gjykatën të shtyjë sërish seancën. Këtë radhë trupi gjykues vendosi të kërkojë dy drejtuesit e avokatëve, kreun e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhiaj, dhe kreun e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për Tiranën, Fatmir Braka. Dy avokatët, që respe-

ktivisht drejtojnë dy strukturat organizative më të rëndësishme, sipas gjykatës, duhet të mbrojnë të pandehurin në proces gjyqësor. “Gjykata duke pasur parasysh se i pandehuri Dritan Dajti ka ngelur pa mbrojtës, pasi mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata dhe të zgjedhurit nuk kanë marrë përsipër të realizojnë mbrojtjen, ka caktuar dy mbrojtës të cilët janë avokatet Maks Haxhia dhe Fatmir Braka, për faktin se me gjithë kërkesat që gjykata i ka drejtuar dhomës së avokatisë ajo nuk ka caktuar mbrojtës për të pandehurin”- thuhet në një njoftim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ky vendim vjen pasi trupi gjykues i ka konsumuar të gjithë avokatët kryesisht, ndërsa drejtuesit e tyre janë njoftuar për ngërçin e krijuar në

procesin “Dajti”. Tashmë pritet qëndrimi i dy avokatëve të zgjedhur nga gjykata. Prej disa muajsh gjykata nuk ka zhvilluar asnjë seancë gjyqësore ndaj të pandehurit Dritan Dajti, pasi asnjë prej avokatëve të thirrur nga gjykata nuk është paraqitur në seancë gjyqësore. Mungesa e mbrojtësve ka bërë që të dështojnë mbi 200 seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Dritan Dajti, duke sjellë kështu zvarritje të tejzgjatur të procesit. Tashmë pritet qëndrimi i dy avokatëve Haxhia e Braka lidhur me vendimin e gjykatës që i cakton ata në mbrojtje të Dajtit. I pandehuri Dritan Dajti akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për vrasjen e katër oficerëve të policisë në gusht të vitit 2009 gjatë operacionit për arrestimin e tij në plazhin e Durrësit.

Gjykata: Dajti të mbrohet nga Maksim Haxhia e Fatmir Braka

Ndërkaq, të afërm stu-dentit të Mjekësisë kanë pretenduar se njeriu i tyre nuk ishte përfshirë në rrëmbimin apo tentativën për të trafikuar të miturin A. S, pasi ai nuk është gjetur në banesën e familjes Isa, por në banesën e familjes së vetë të miturit

Begzim Isa, autori i pengmarrjes së 8 vjeçarit

Belona Mata

2.04.2013

drejtim të kufirit të Kosovës, në një luginë ku kufiri është shumë afër. Mirëpo vëllai i të miturit e kishte parë atë dhe ka nisur të qajë. Nisur nga kjo rrethanë Isa e ka lënë

fëmijën, por edhe në këtë rast ai ka kërcënuar fëmijën me armë. Nisur nga rrëfimi i të vëllait të dëmtuarit si dhe nga provat e siguruara, hetimi kaloi në zyrën e Trafiqeve.

Dritan Dajti

Page 8: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

2.04.2013

Kontakt:Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëriwww.megateksa.com; [email protected] e shërbimit për klientin: 04 23 88 333

Autobuzi Megatek-Citypark

FALAS, çdo 30 minuta!

Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura…

Atmosfera romantike mund

të krijohet me përdorimin

e elementëve artistikë

të cilët përdorin ngjyrën

e kuqe apo simbole të

dashurisë. Sektori më i ri

në MEGATEK,

“Korniza dhe Piktura”,

ofron mundësinë

e zgjedhjeve ekonomike

nëpërmjet të cilave

ju mund të shprehni

dashurinë dhe të krijoni

ambjent të dashur.

Momentet me

të bukura, mund t’i

memorizoni në foto

të vendosur në korniza

me simbolin e zemrës

dhe t’ia dhuroni njerëzve

të dashur…

1.290 LKodi: 36028

Kornizë druri34 x 16.5 x 2.7 cm

590 LKodi: 36027

Kornizë druri13.5 x 24.5 x 1.2 cm

720 LKodi: 36025

Kornizë druri 13 x 25 x1.2 cm

490 LKodi: 36020

Kornizë xhami 17 x 22 cm

720 LKodi: 36043

Kornizë MDF10 X15 cm

550 LKodi: 36023

Kornizë metalike21 x 16 x 6 cm

750 LKodi: 36024

Kornizë metalike 40 x 16 x 6 cm

990 LKodi: 36026

Kornizë druri18 x 26 x 1.2cm

6.450 LKodi: 24381

Pikturë në telajo 40 x120cm

6.450 LKodi: 24380

Pikturë në telajo 120 x 40 cm

7.890 LKodi: 24387

Pikturë në telajo 150 x 50 cm

1.990 LKodi: 24353/24357

Pikturë në telajo 40 x 40 cm 1.590 L

Kodi: 24282

Pikturë me kornizë38 x 37.5 cm

Page 9: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMA Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 9

CMYK

2.04.2013

Kontakt / [email protected]; [email protected]; Cel: 068 20 55 432

Media MaPO shPk kërkOn të PunësOjë:

Gazetarë:Gazetarë me përvojë mbi 5 vjet në shtypin e shkruar apo në mediat vizive. Të interesuarit duhet të zotërojnë stil dhe cilësi të shkruari si dhe të jenë të gatshëm për të eksploruar edhe zhanre si reportazhi, feature etj.

sektOri i MarketinGut:Punonjës marketingu me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar dhe vizive. Të interesuarit duhet të kenë kontakte me agjencitë e marketingut si dhe të marrin përsipër sigurimin dhe publikimin e reklamës në gazetën “MAPO”.

sektOri i shPërndarjes: Punonjës të sektorit të shpërndarjes, me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar. Të interesuarit duhet të zotërojnë njohuri mbi procesin e shpërndarjes së gazetës në pikat e shitjes dhe kontrollimin e tregut.

MaPO Online: Gazetarë, web-master dhe web-designer me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar, vizive apo atë online.

Për aplikimet elektronike mund të na shkruani në adresën: [email protected]. Aplikantët janë të lutur të dërgojnë: CV, letër interesi, diplomë dhe certifikata kualifikimi. Deri në datë 18 mars 2013

Njoftim punësimi

E përmuajshmeNr. 27, Viti II botimittetor 2012Çmimi 300 Lekë

Aurela Hoxha dheçantat që tronditën Tiranën

Libra, receta, dekor

Nr. 2

7, V

iti II

bot

imit

tet

or 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

DOSSIERSa fëmijë?Ilva Tare

Ruhjuni uraganit “Urrejtja” Elida Cangonji“I thuaj ‘jo’”Xhani ShqerraKu është kufi ri?

KINKALERI

Kthesa e madhe e ZANA ÇELËS

4Duhet të kesh

mikesha

Monika KryemadhiVera GrabockaKristina JorgaqiArdit GjebreaSaimir BrahoMerita Rexha

Seks në takimin e parë?gjërat që duhet të bëshpara se të shkosh 3525

HERMES MANIA

Të martohesh me të?SIPAS YJEVE

ZANA ÇELËSZANA ÇELËSAngazhimet e reja në shoqërinë civile. Ndryshimet e karakterit por jo të pamjes. Sekretet e zonjës së pamoshë

E përmuajshmeNr. 29, Viti II botimitdhjetor 2012Çmimi 300 Lekë

Nr. 2

9, V

iti II

bot

imit

dhj

etor

201

2

Çmim

i 300

Lek

ë

Eglantina GjermeniIlva TareXhani ShqerraSingle & the city

Julka GramoEster HoxhaViol Xhafaj

Aritmetika e lidhjesFatma Haxhialiu Blendi Salaj Lori Haxhiu Endri Xhafo Ilir Shaqiri

Libra, receta, ide

JozefinaDITËT E MIA TË ËMBLA

Kinkaleri

Në çift

Veshja e festaveSi Estela Ujka

HOROSKOPI

2013

Julka GramoJulka Gramo

DOSSIERNën yllin e festave

Parf�me, dhurata dekor

gatime

I shkrujanë BABAGJYSHIT

Ne që (s’)duam FESTAT

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

10 (2

57), V

iti V

ii bot

imit

NëN

tor

201

2 Ç

mim

i 300

Lek

ëe

përm

uajs

hm

e

10 BURRAT E SHEKULLITDhjetë gra të spikatura të jetës publike e kulturore, zgjedhin figurën tyre të shekullit shqiptar.

Helena Kadare-Lasgush PORADECI; Odeta Barbullushi-Faik KONICA; Rudina Xhunga-Enver HOXHA; Belina Budini-Mbreti ZOG; Arta Marku-At Zef PLLUMI; Dhurata Shehri-Ibrahim RUGOVA; Grida Duma-

Sali BERISHA; Luljeta Lleshanaku-Gjon MILI; Eda Derhemi-Fan NOLI; Zefina Hasani-Ismail KADARE

agron Gjekmarkaj Dosjet, duhet një Wikileaks shqiptar

sokol balla Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash

DorëshkrimiLibri i ri Preç Zogajt: 21 Janari im

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR.

9 (

256)

, VIT

I VII B

OTI

MIT

TET

OR

201

2 Ç

MIM

I 300

LEK

ËE

PËRM

UAJ

SHM

E PËR BURGUN DHE HISTORINELIBRI I RI I SPARTAK NGJELËS

Avokati rikthehet në vendin e dënimit, në burgun e Burrelit, ku kaloi 10 vite të jetës. Si njeri i lirë dhe me një libër që rrëfehet nga burgu, por më shumë se për IZOLIMIN flet për lirinë.

Dëshmia e Daut Gumenit: Burgu i Burrelit më mirë se burgu i madh Shqipëri

ALBERT P. NIKOLLA NJË SQARIM PLASARIT PËR ‘KATOLICIZMIN’ E KADARESËARTUR ZHEJIHAXHI QAMILI? MË KA BURGOSUR GJYSHIN, MËSUES I SHQIPESRAPORTI BRITANIK ‘23MË TË KORRUPTUARIT JANË TE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE

PERSIDA ASLLANIKËRKOHET NJË HEROINË

CIVICI: Ta “lexojmë ndryshe” ekonominë?

Ardian Ndreca: Pasqyra e shtypit

Preç Zogaj: Mrekullia e punës, tragjedia e famës

Pa kufizime 200 MB 200 MB

Çdo operator 200 Min. 200 Min.

Çdo kohë

200 SMS 200 SMS

Nuk është kjo liria që kërkoje?..

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR. 1

4 (2

59), V

ITI V

III BO

TIM

IT J

ANAR

201

3 Ç

MIM

I 300

LEKË

E PË

RMUA

JSHM

E SIPAS NJË SHQIPTARI QË PUNON PËR TËGuljed Birçe mbulon Marrdhëniet me Jashtë në zyrën e Senatorit amerikan. Punon aty prej 5 vitesh dhe

ëndërron Capitol Hill-in në Washington. Raporti i Kerry-t me shqiptarët, huqet e tij, a do të kandidojë sërish për President, dhe a do të kemi një ambasador amerikan me prejardhje shqiptare në Tiranë…?

SPECIALE/ 2013SHQIPËRIA DHE BOTA, SI DO TË JENË...

AMIK KASORUHOGJASHTË VJEÇ NË DASMËN E MBRETIT

RAPORTI BRITANIKE VËRTETA E VRASJES SË HASAN PRISHTINËS

MAJLINDA BREGUNË KOHËN E LEXIMEVE

AGRON GJEKMARKAJ KADARE-PLLUMI NJË MIQËSI EUROPIANE

Adrian Civici Cilësia e universiteteve, kusht për zhvillimin

Albert Nikolla Përdor standardin...pa dashuri

Ardian NdrecaIku edhe ky vit, si kalë i çalë

JOHN KERRY

Jo vetëm politikë si zakonisht

Nr.

11 (

258)

, Vit

i Vii b

oti

mit

dh

jeto

r 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

e pë

rmu

ajsh

me RIKTHIMI I PRIFTIT TE ILUMINUAR

GJERGJ META dhE kishA kATolikE

RREFIM NE 360o. Fëmijëria në Rrushkull: atë kohë modeli ishte Enver Hoxha. Doja të bëhesha lider politik. Shkollimi në Itali: si një prift menaxhon dlirësinë me tundimin e bella vita. Shugurimi,

detyra si zëdhëns i Kishës dhe raportet me gazetarët. Cenusi, At Zef Pllumi e të tjera…

REPoRTAZhKur varrmihësi vdes, Kush ia bën varrin?!

NAsho JoRGAQiRAFTI I PARë, ‘FASHIST’; LIbRI I PARë, KANUNI I LEKëS

PikTuRATASo oSE oNUFRI I KISHAvE gREKE

PRoFilKUSH ëSHTë FETULLAH güLEN?

adrian Civici Rastësisht turist në Kubën e Fidel Kastros

Gilman bakalliShqipëria ka patur sundues, jo udhëheqës

ardian Ndreca100 vjetët e para të Shtetit shqiptar

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare!

optikaGrand

Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e për të gjithë rajonin.CARTIERGrand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,AlbaniaTel:0673001000; 0674006606; [email protected]; www.grandoptika.al

NJOFTIM / REKLAMA28.02.2013 Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

Page 10: Gazeta Mapo

10 OpiniOne & editOriale Blog & Ide

OpEdOpinione dhe Editoriale

Sllogan parazgjedhor

Nga Bujar Kapexhiu

«Edhe un frati tham t›vërtetën / me muslimanët e baj fli veten / Varrem n›krab; lidhem n›vargaj / E Shqipënin un› nuk e l’shoj» (Nga Lahuta e Malcis, Gjergj Fishta)

Ndoqa me vëmendje bisedën e Kim Mehmetit në lidhje me promovimin e librit të tij

të ri Shkupi, për të cilën është bërë aq zhurmë kohët e fundit. Biseda është shumë e mirë, shumë e qartë, shumë e argumentuar, deri sa arrin në minutën e 32-të të saj, kur shkrim-tari lëshon këto fjalë:

“Sepse duhet pranuar një gja, që nuk ka religjone destruktive, por ka njerëz destruktivë që e përdorin re-ligjonin si …Absolutisht, matema-tikisht mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thashë më parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqip-tare, absolutisht. Mund t’ia u dësh-moj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i ke, katolikët shqiptarë nuk i ke në Shkup. I ke vetëm shqiptarët muslimanë.” (Transkriptimi im, A.K.)

Krejtësisht e pavërtetë, krejtë-sisht e gabuar. Ajo që të çuditi më tepër, ishte që këto fjalë bien në kundërshtim me gjithçka që vetë Kim Mehmeti ka thënë deri në atë pikë të bisedës. Ai flet për shkrirjen masive të shqiptarëve katolikë (rreth 60 mijë, sipas bisedës), të cilët të detyruar nga shtypja kanë lëvizur për në Kroaci; flet për tretjen e një numri të madh shqiptarësh orto-doksë, të cilët duke u lidhur me Kishën greke ishin shndërruar në grekë (gjë që e dimë të gjithë që ka ndodhur jo vetëm në Shkup por ed-he gjetkë); flet edhe për firosjen e shqiptarëve muslimanë, sidomos pas ikjeve të shumta në Turqi. Kim Mehmeti duket se ka në kokë një tablo të qartë dhe të mirinformuar për historinë e shqiptarëve të Shku-pit, ose të historisë së Shkupit si qytet shqiptar. Megjithatë, në kundërshtim me gjithë këtë infor-macion, ai lëshoi deklaratën e më-sipërme.

Pyetja është: A duhet anatemuar shkrimtari kështu siç po bëjmë këto kohët e fundit në media publike dhe

shoqërore, apo duhet pranuar ajo që është e logjikshme dhe bindëse nga biseda e tij – ndoshta 95 për qind e atyre që thotë – duke kërkuar prej tij dhe kujtdo tjetër që ka dëshirë të marrë pjesë në këtë diskutim mundësinë e sqarimit, saktësimit, ose ndoshta ri-pozicionimit.

Mendoj se këtu nuk ka fare vend për urrejtje dhe shfryrje pasionante nacionaliste. Nëse një intelektual hedh një tezë të gabuar, përse të mos e marrim shtruar, ta diskutojmë dhe të shprehim mendimin në lidhje me të, ta analizojmë dhe kundërshtojmë në mënyrë qytetare, pa qenë nevoja për etiketime dhe sharje.

Për mendimin tim, as musliman-izmi, as katolicizmi, as ortodoksia, as bektashizmi si fe nuk e kanë ndi-hmuar ndonjëherë çështjen kom-bëtare shqiptare. Dhe, meqë ra fjala, as paganizmi. Është mëse e vërtetë që ka pasur klerikë patriotë të të katër feve, siç është po aq e vërtetë edhe që ka pasur klerikë anti-shq-iptarë të të katër feve. Por s’mund të

thuash se fetë në vetvete kanë ndi-hmuar në mbijetesën e shqiptarëve në komb. Të paktën unë s’di ndonjë rast të tillë. Përkundrazi, sa herë që kanë futur hundët në punët e poli-tikës, gjë që nuk ka ndodhur rrallë, fetë në Shqipëri kanë përfaqësuar interesat e atyre që i kanë sjellë.

Vetëdijen shqiptare e ka ndi-hmuar vetëm aftësia e shqiptarëve për ta vënë përkatësinë etnike-kom-bëtare përmbi çdo vetëdije tjetër - sidomos përmbi vetëdijen fetare. Ose, për t’i parë këto të dyja, ashtu siç duhen parë - krejtësisht të ndara nga njëra-tjetra. Këtë element e ka-në kapur edhe rilindësit dhe intele-ktualët më të shquar shqiptarë, jo vetëm Pashko Vasa me vargun e tij monumental “feja e shqiptarëve është shqiptaria”, por edhe Naim Frashëri, edhe Konica, edhe Fishta. Vargjet e Fishtës te ‘Lahuta e Malcis’ e japin në mënyrën më të përmbled-hur dhe artistike atë që i ka shpëtuar shqiptarët nga asimilimi: “Edhe un frati tham t’vërtetën / me muslima-nët e baj fli veten / Varrem n’krab; lidhem n’vargaj / E Shqipënin un’ nuk e l’shoj”.

Jo pa të drejtë në bisedën e tij Kim Mehmeti vë në dukje se vitet më shkatërruese për vetëdijen e shqip-tarëve të Maqedonisë kanë qenë dh-jetëvjeçarët e Jugosllavisë komu-niste. Ai thekson se është ndjekur një politikë e menduar mirë anti-shqiptare, ndërkohë që edhe shqip-tarët e Maqedonisë kanë pjesën e tyre të fajit. Kjo është më se e vërtetë. Një pjesë e shqiptarëve të Maqedo-nisë kanë rënë në grackën jugoslla-vo-maqedonase të cytjes kah is-lamizmi, kah identifikimi me mus-limanizmin. Për dyzet vjet të Jugosl-lavisë, por edhe sot, autoritetet maqedonase i kanë shtyrë shqip-tarët larg shkollave shqipe dhe drejt medreseve, larg librave laikë shqip dhe drejt librave fetarë shqip. Fat-keqësisht, shqiptarët atje janë treguar të paaftë për t’iu përgjigjur kësaj politike. Por kjo vërteton të kundërtën e asaj që thotë Kim Meh-meti në deklaratën që citova në krye të këtij shkrimi. Kjo tregon se mus-limanizmi nuk ka qenë mburojë, por mbulojë e shqiptarisë. Ka qenë guri i rëndë i varrit që Maqedonasit e ka-në ngritur me kujdes për të mbuluar vetëdijen etnike dhe kombëtare të shqiptarëve.

Çfarë i mban shqiptarët shqiptarë

komeNt

arbeNkallamata Posta e redaksIsë

[email protected]

Llogaritë që duhet të japë Meta

Nga Noel

Ilir Meta duhet të japë llogari për thesarin e shtetit, që u grabit kur ishte kryeministër. të japë llogari për videon komprometuese, nga e cila rrodhën aq shumë ngjarje të trishtuara, deri dhe katër qytetarë të vrarë. të japë llogari për ata qindra anëtarë që u zhgënjyen në momentin që Iliri ua tjetërsoi votën nga majtas-djathtas. kur t’i ketë bërë këto, atëherë i mund të rehabilitohet në politikë…

Në shkrimin: Ilir Meta do të kërkojë patjetër një histori të re politike

pendesa si kofini pas të vjelave

Nga Deda

kësaj i thonë si kofini pas të vjelave. do të ishte tepër naive nga so-cialistët që duke e kthyer fletën pasi e bënë dëmin, do të zhvlerëso-nin “armën” e fortë propagandistike të mazhorancës për integrimin evropian. Pendesa e kthesa e bërë në një moment zgjedhjesh elekto-rale që nuk mund të ndikojë aspak në procesin e integrimit, është një afirmim i fajit të opozitës që veçse afirmon në opinion publik qëllimet e mbrapshta antikombëtare të edi ramës.Në shkrim: Ndryshon qëndrim PS, plan për të votuar tri ligjet e Brukselit

Shqiptare dhe jo shqiptare Nga laiku besimtar

Pranohet në parim! Por kërkoj nga z. Ndreca të na publikojë një problem! Historikisht kishat katolike në territorin shqiptar janë konsideruar kisha shqiptare ose të shqiptarëve (prandaj ka patur nene të posaçme kodi i stefan dushanit ). Historikisht Xhamitë në territorin shqiptar janë konsideruar xhami i shqiptare ose të shq-iptarëve (nuk thotë kush se janë të turqve). Ndërsa në veri të ter-ritorit shqiptar ku gjinden kisha ortodokse, serbia thotë që janë kisha serbe, ortodoksët janë serbë dhe ky territor është serbi. Po kështu në Jug ku ka kisha ortodokse dhe ortodoksë greqia thotë “ja Vorio epiri”ky është problem sipas mendimit tim.Në shkrimin: Deliri si ndërshkim

empati dhe një zgjedhje tjetër | Nga Dedalia

Ftoj prof. Ndrecën me përdorë empatinë karshi shqiptarëve që kanë pasë mbi shpinë trysninë pansllave e përveç kritikës t’iu jepte nji zgjed-hje tjetër për me mbijetue…Në shkrimin: Deliri si ndërshkim

Vetëdijen shqiptare e ka ndihmuar vetëm aftësia e shqiptarëve për ta vënë përkatësinë etnike-kom-bëtare përmbi çdo vetëdije tjetër - sidomos përmbi vetëdijen fetare. ose, për t’i parë këto të dyja, ashtu siç duhen parë - krejtësisht të ndara nga njëra-tjetra. këtë element e kanë kapur edhe rilindësit dhe intelektualët më të shquar shqiptarë, jo vetëm Pashko Vasa me vargun e tij monumental “feja e shqiptarëve është shqiptaria”, por edhe Naim Frashëri, edhe konica, edhe Fishta...

Page 11: Gazeta Mapo

11Op-ed 02.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

2 Blog/ “Po këto ç’janë?”, një iniciativë qytetare

Kulturë/ dramturgu Hysi provokon: shqipëria, një spital psikiatrik

universitet/ detyrë shtëpie për universitetet: studentë të aftë për punë

Zakoni është guida e madhe e jetës njerëzore. David Hume

Faqe 15 Faqe 13 Faqe 122

HeNri Çili

Por historia politike nuk

përfundon këtu. Proce-set politike,

pasojë e kësaj lëvizje-

je, sidomos në kampin e djathtë, ka-

në krijuar tashmë ter-

renin e duhur që të

ndodhin. Historia duhet të

shkojë për-para.

Kohët e fundit kemi disa vep-rime dhe deklarata nga eksponentë të rëndësishëm

të dy forcave kryesore, sidomos nga PS-ja, për shkak të sjelljeve të fundit në Parlament të LSI-së. Kjo forcë politike, duke vazhduar strategjinë e ndjekur nga zgjedhja e Presidentit e deri tani, ia ka arritur që edhe kësaj here, nëpërmjet veprimeve apo deklaratave të bëra publike, ia ka dalë të ofrojë shpresë te PS-ja dhe të risë ankthin tek e djathta për ndërprerjen e bashkëpunimit në ditët në vazhdim.

Më konkretisht, është krijuar përshtypja se bllokimi i dekreteve të Presidentit të Republikës të enjten e kaluar ishte sinjali i parë publik për drejtimin e ri që Lëvizja Socialiste për Integrim mund të marrë. Në se-ancën e së enjtes, me gjithë munge-sat e justifikuara të Berishës apo Id-rizit, mazhoranca nuk mundi të plotësonte kuorumin prej 71 votash për kalimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, pasi në sallë mungonin Ilir Meta, Lefter Ko-ka dhe Vangjel Tavo. Në krahun tjetër, ditën e shtunë, dy ditë pas se-ancës parlamentare, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, mohoi të kishte ndonjë konflikt për dekretet mes LSI-së dhe PD-së. Ndërsa një tjetër eksponent i rëndësishëm i LSI-së, Lefter Koka, deklaron se ne jemi parti e majtë.

Një strategji tipike ala LSI-ste, ku akti dhe deklaratat kundërshtojnë njëra-tjetrën, madje edhe mes deklaratave ka kontradikta dhe të gjitha jo pa qëllim. Një strategji të til-lë e kemi para edhe herë të tjera të aplikohet nga kjo forcë politike dhe për hir të së vërtetës nuk është se nuk ka funksionuar. Kjo forcë poli-tike ia ka arritur që të faktorizohet mediatikisht si forcë e tretë e rëndë-sishme për zgjedhjet e 2013-s, ndry-she nga shumë parti të tjera të ash-tuquajtura të vogla apo të sapokri-juara. Ajo e di që sa më shumë të bëhesh prezent mediatikisht në këto momente specifikisht, aq më shumë krijon përshtypjen në publik për vlerën që posedon, qoftë në pushtet, qoftë në elektorat. Në këtë linjë, i nevojitet që për t’u identifikuar në publik si forcë politike, të mbajë një qëndrim të ndryshëm nga ai i PD-së, njëkohësisht roli dyzues i qël-limshëm i saj karshi dy forcave poli-tike, ku me njërën krijon idenë e për-plasjes dhe me tjetrën shpresën për bashkëpunim, nuk bën gjë tjetër veçse teston nivelin e reagimit të kë-tyre të fundit dhe përllogarit vepri-min e radhës që duhet të ndërmarrë. Me këtë lojë arrin te maksimizojë in-teresat e saj dhe njëkohësisht të tes-tojë se cila nga të dyja forcat politike e josh dhe e bind më shumë për pushtetin e së nesërmes.

Po t’i referohemi rastit konkret të kandidaturave për Gjykatën Kush-tetuese dhe atë të lartë, vërejmë se reagimet, të paktën të bëra publike, nuk kanë munguar. Nga krahu i ma-jtë kemi propozimin e ditëve të fun-dit të zëvendëspresidentit të Parla-mentit Europian, Xhani Pitela, që u ka përcjellë liderëve të LSI-së dhe PS-së, që të lënë pas mosmarrëvesh-jet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e së majtës shqiptare, një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe ekspo-nentë të tjerë periferikë të PE-së, ndryshimi i kursit të PS-së për ide-në e votimit të tri lig jeve në Parlament,një veprim që e përafron më shumë me qëndrimin e LSI-së këtë çështje, si dhe organizimi i mbledhjen së kryesisë së Partisë So-cialiste ku,veç çështjes së ligjeve, pritet të diskutohet edhe për alean-cat elektorale. Të gjitha këto lënë te kuptohet jo për veprime të rastit,por për veprime të mirorganizuara në funksion të krijimit të hapësirave të bashkëpunimit PS–LSI. Nuk mun-gojnë reagimet edhe në krahun

tjetër. Vlen të veçomë deklaratat e përsëritura gjatë këtyre ditëve nga eksponentë të rëndësishëm të PD-së për vazhdimësinë e bashkëpunimit PD–LSI dhe së fundmi takimi i kry-eministrit Berisha me Metën.

Kushdo në këtë situatë të krijuar ngre pyetjet: A është e mundur që një kandidaturë, siç përflitet ajo e Artan Hoxhës, të bëhet sebep për prishjen e një llogarie elektorale PD–LSI për 2013-n, apo është pikër-isht kjo e fundit që i jep mundësi LSI-së që të marrë koncesionin e radhës nga PD-ja dhe njëkohësisht të për-forcojë bindjen e vazhdimit të bash-këpunimit me këtë forcë politike ed-he në ditët në vazhdim? Apo ky mo-ment do të shërbejë si pretekst për të krijuar një bashkëpunim me ale-atë të rinj, pasi llogaritë elektorale e diktojnë këtë gjë?

E vështirtë është të japësh një përgjigje, pasi askush nuk e di, përveç LSI-së, se çfarë mendohet në lidhje me të ardhmen e afërt. E vetja mundësi për të hamendësuar diçka mund të jetë analiza e veprimeve të së shkuarës, kur kjo forcë politike ka përdorur të njëjtën strategji dhe ka përfunduar tek i njëjti aleat.

Dhe në fakt, po t’i referohemi ras-teve të fundit vërejmë se një gjë të til-lë kjo forcë politike e ka bërë edhe herë të tjera, si për kandidaturat e dekretuara nga ish-presidenti Topi, qoftë për zgjedhjen e Presidentit më 2012 dhe në fund të procesit LSI-ja ka vazhduar bashkëpunimin me PD-në. Ky qëndrim i përsëritur i kësaj force për shumë analistë është shpjeguar qoftë me sjelljen “bujare” të PD-së për t’i dhënë mundësi LSI-së të zgjerojë akoma më shumë pushtet, por edhe për shkak të ofer-tave të PS-së, të cilat shpesh janë shoqëruar me deklarata kontradik-tore të eksponentëve të rëndësishëm brenda PS-së, dhe kampit të majtë në përgjithësi dhe ajo që është më e rëndësishmja nuk kanë qenë shumë bindëse këto oferta për t’u marrë në konsideratë.

Edhe ky moment i mbyllur nga ana e LSI-së me votimin e tre kandi-daturave të dekretuara nga presi-denti Nishani në Parlament ditën e djeshme, të krijon idenë se kemi të bëjmë me të njëjtën strategji dhe të njëjtin qëndrim të LSI-së. Mirëpo kjo formë analize ka një problem, pasi nuk merr shumë në konsider-atë kontekstin, pikërisht kësaj radhe konteksti mund të ketë ndryshuar. Pra LSI-ja, duke qenë se po i afrohet dita e konventës, po përgatit veten dhe elektoratin e saj për një shkëputje të mundshme nga ko-alicioni aktual dhe krijimin e një ko-alicioni të ri. Mirëpo, që të besojmë këtë të dytën, të dhënat aktuale nuk mjaftojnë, atëherë mbetet vetëm thjesht ta besojmë dhe kaq.

Ndodhi. Pikërisht ajo që logjikisht pritej dhe verbalisht nuk pranohej si e mundshme. Ilir Meta dhe Edi Rama nisin një bashkëpunim

të ri politik, duke filluar nga garimi së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit, me shpresën për të qeveri-sur së bashku Shqipërinë e dekadës së re. E papritur si një vijë logjike e bashkëqeverisjes 4-vjeçare me Ber-ishën; e papritur për biografinë e marrëdhënieve Ra-ma-Meta, tepër mosbesuese, tepër e ashpër. Krejt e pritshme për nevojën e Ilir Metës për të dalë nga im-pasi politik ku u gjend këto katër vite, krejt e prit-shme për nevojën e tij për t’i dhënë vetes një histori të re politike, një fabul të re politike.

Por mbi të gjitha krejt e pritshme për atë që quhet politikë. Atë që quhet politikë moderne nga Maki-aveli e këtej, një ushtrim, edhe pse in extremis i prag-matizmit politik.

Konsiderata e parë për koalicionin e pritshëm Ra-ma-Meta është fakti që ‘historia u zhbllokua’, e djath-ta mbetet në fatin e vet, dhe nevojën për ta gjeneruar ajo vetë fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme, pa ndi-hmën e një pjese të së majtës. Kjo do ta rikonceptojë nga e para procesin politik brenda të djathtës dhe ro-lin e lideri të saj Sali Berisha në këtë fazë të karrierës së tij politike apo të procesit politik brenda së djath-tës. Shkurt, historia u zhbllokua; ajo mund të shkojë më mirë ose më keq për Shqipërinë dhe demokracinë e saj, por do të ecë përpara. Koalicioni Berisha-Meta nuk arriti ta nxirrte Ramën nga politika dhe përderisa ai mbeti në politikë dukej sikur asgjë s’mund të lëvizte dhe asgjë s’po ndodhte dot. Rikthimi i Metës te Rama e ribën garën Berisha-Rama më të vërtetë, më të mor-alshme, më dobiprurëse për interesin publik.

Konsiderata e dytë në lidhje me koalicionin e pritshëm Rama-Meta është fakti që virusi i pragmatizmit ka prekur tashmë cilindo në politikën shqiptare. Dhe kjo nuk është gjë domosdoshmërish e keqe. Opozita e ristrukturuar tashmë me Metën brenda, nuk ka asnjë mundësi të propozojë një rend të ri moral. Berisha nuk ka asnjë mundësi të preten-dojë të godasë kundërshtarët e tij Rama-Meta për mungesë morali dhe të gjithë bashkë duke kthyer përmbys historinë e tranzicionit kanë qenë së paku njëherë me të gjithë e njëherë kundër të gjithëve. Shkurt, pragmatizmi politik është bërë gjendje e re universale e politikës shqiptare. Askush nuk ka më shumë ose më pak të drejtë morale se tjetri. Beteja e ardhshme politike ka shans, në këtë mënyrë, që të zhvillohet në sferën e përmbajtjes politike, jo të mo-ralit; në sferën e kompetencës, të sigurisë, të përvo-jës, jo më në sferën e moralizmit. Dhe, sado cinike të duket, ky është ndoshta emancipimi i politikës shq-iptare.

Konsiderata e tretë në lidhje me këtë lëvizje është fakti se Ilir Meta nuk i ka borxh askujt, përkundrazi Berisha i ka borxh thuajse dy mandate në pushtet pasi, nga veprimet ose mosveprimet e Ilir Metës më 2005 dhe 2009, PD përfundoi dy mandate. Edi Rama konsolidoi figurën e tij si lider i opozitës me zgjedhjet e 2007-s përmes votave të Ilir Metës, kurse Lulzim Basha dhe PD-ja rimorën Bashkinë e Tiranës vetëm me votat e Ilir Metës. Meta me kapitalin e vet politik dhe formacionin e vet politik, ka të drejtë të ndjekë ambicien e tij ku ta shohë të arsyeshme. Askush nga ata që ndjekin gjithë ditën interesin e tyre politik nuk ka të drejtë të bëjë këtë ose atë. Ai është i lirë të ndjekë ambicien e vet, që këtë radhë me sa duket përkon, me kampin e majtë.

Por historia politike nuk përfundon këtu. Proceset politike, pasojë e kësaj lëvizjeje, sidomos në kampin e djathtë, kanë krijuar tashmë terrenin e duhur që të ndodhin. Historia duhet të shkojë përpara.

Pirueta e LSI-së

Konsiderata paraprake për koalicionin e pritshëm Rama-Meta

edhe ky moment i mbyllur nga ana e lsI-së me votimin e tre kandidaturave të dekretuara nga presidenti Nishani në Parlament ditën e djeshme, të krijon idenë se kemi të bëjmë me të njëjtën strategji dhe të njëjtin qëndrim të lsI-së. Mirëpo kjo formë analize ka një problem, pasi nuk merr shumë në konsideratë kontekstin, pikërisht kësaj radhe konteksti mund të ketë ndryshuar. Pra lsI-ja, duke qenë se po i afrohet dita e konventës, po përgatit veten dhe elektoratin e saj për një shkëputje të mundshme nga koalicioni aktual dhe krijimin e një koalicioni të ri. Mirëpo, që të besojmë këtë të dytën, të dhënat aktuale nuk mjaftoj-në, atëherë mbetet vetëm thjesht ta besojmë dhe kaq.

rolaND lami

komeNt eDitorial

Page 12: Gazeta Mapo

universitet12 sfida punësimi

Është një detyrë e të gjitha universiteteve të botës. Për të zgjidhur problemin global të papunësisë së të rinjve nga një anë dhe të vendeve bosh të punës që nuk plotësohen sepse të diplomuarit nuk kanë aftësitë e duhura. Specialistët e arsimit, të shumë vendeve, këshillojnë përshtatjen e sistemit arsimor me kërkesat e tregut të punës. Zv.rektorja e UET-it, Nevila Xhindi, shkruan për disa nga mënyrat që do i bënin studentët të aftë për këtë treg

Vëmendja e politikëbërësve të arsimit dhe komunitetit ndërkombëtar të kësaj fushe është drejtimi për nga aftësitë që kërkon

tregu i punës për të siguruar rritje ekonomike. Kjo u bë shumë e dukshme gjatë vitit të kaluar në shtetet më të pasura. Por kjo temë po bëhet e njo-hur dhe në vendet në zhvillim dhe shtetet me niv-el mesatar ekonomik dhe duket se është një debat në vendet e varfra se çfarë do jetë në qendër të ob-jektivave në dy vitet e ardhshme të Pikësynimeve të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG). Specialistët e arsimit të lartë thonë se universitetet po vihen nën një trysni në rritje, për të qenë të sigurt që të diplomuarit të jenë “të punësueshëm”, megjithatë përgatitja për punësueshmërinë është ende rrallë e përfshirë në kurset univer-sitare dhe aftësitë që mund të bëjnë ndryshimin për gjetjen e punës si dhe rrugët për t’i shpërndarë këto aftësi nuk janë ende evidente. “Ka një rritje të ndërgjegjësimit për nevojën e rritjes së marrëdhënies mes arsimit dhe pu-nësimit” ka thënë Nicholas Burnett, ish-asis-tent drejtori i përgjithshëm për arsimin në UNESCO, ku ai drejtonte Raportin Monitorues Global “Education for All” (EFA). “Recensioni ose ngadalësimi global po provokon një reaksion që mund të jetë problem në anën e ofertës, që ke-mi gjithë këtë papunësi sepse të rinjtë nuk kanë aftësitë e duhura” është shprehur Burnett. Deb-orah Roseveare, drejtoresha e një programi të Drejtorisë së Arsimit në Paris, të OECD, ka thënë se vihet re një tendencë drejt aftësive dhe përdor-

imit të tyre efektiv. “Ne po punojmë me shtetet për të parë se si mund t’i përmirësojnë këto aftë-si”, ka thënë ajo për sajtin e njohur University World News. “Nuk është vetëm çështje e një kom-binimi më të mirë të aftësive dhe punëve”, duhet menduar dhe mjedisi ekonomik specifik.

më shumë arsim nuk mjaftonMegjithëse në një kohë kur regjistrimet në uni-

versitet po rriten në të gjithë botën, specialistët thonë se “më shumë arsim nuk do të thotë au-tomatikisht aftësi më të mira”. Sekretari i përgjithshëm i OECD, Ángel Gurría, ka vënë në dukje se vitin e kaluar në Egjipt 1.5 milionë të rinj ishin të papunë dhe në të njëjtën kohë 600 000 vende vakante nuk mbusheshin. Dhe raporti McKinsey zbuloi se 53% e punëdhënësve indianë nuk mbushnin vendet vakante, më së shumti sepse të diplomuarit nuk kishin aftësitë e duhu-ra. Komisioni Europian në Bruksel ka bërë të di-tur ndërkohë që papunësia e të rinjve në BE është afër kuotës 23%, disa nga dy milionë vende vakante bosh nuk mund të mbushen. “Europa ka nevojë për një të rimenduar radikal mbi atë sesi arsimi dhe sistemet e trajnimit mund të shpërndajnë aftësitë përkatëse që kërkon tregu i punës”, sipas Komisionit në strategji-në e Rimendimit të Arsimit në nëntor, që ka synim “të inkurajojë shtetet anëtare të ndër-marrin veprim të menjëhershëm për të sigu-ruar zhvillimin te të rinjtë të aftësive dhe kompetencave që kërkon tregu i punës”.

Detyrë shtëpie për universitetet:STudenTë Të afTë Për Punë

Universitetet duhet të garantojnë ndërdi-siplinaritet; zgjidhjet monodisiplinore rrallëherë janë përgjigjja për problemet

e botës reale. Aktualisht ekziston një konsensus mbi nevojën për një ndryshim gjithëpërfshirës të kurrikulës dhe të metodave të nxënies si dhe për një ndërdisiplinaritet dhe transdisiplinaritet më të madh të axhendave të arsimit dhe të hu-lumtimit, për përfshirjen e aftësive transversale dhe të transferueshme dhe të nocioneve themelore të ekonomisë dhe të teknologjisë në kurrikulat në të gjitha nivelet e kualifikimit. Kur-rikula duhet të jetë në “trajtë T-je”: e rrënjosur në disiplinën akademike specifike, ndërsa në të njëjtën kohë ndërvepron dhe bashkëpunon me partnerë në disiplina dhe sektorë të tjerë. Insti-tucionet e arsimit të larë kanë nevojë për metoda më të mira ekzaminimi, më të prirura drejt vlerësimit të nxënies dhe kompetencave dhe të diversifikimit më të madh të profileve të pranim-it dhe qasjeve ndaj nxënies, në mënyrë që të shfrytëzohen talentet më të mira nga mjediset jo tradicionale, duke përfshirë të rriturit që i rik-thehen studimeve. Ndryshimi i kurrikulave në madhësinë dhe hapin e kërkuar është i mundur vetëm në qoftë se struktura e brendshme e universiteteve ofron një kuadër mundësues dhe shpërblyes. Sigurimi i brendshëm i cilësisë dhe sistemet e jashtme të akreditimit duhet t’i kushtojnë më tepër vëmendje rëndësisë sociale dhe ekonomike të programeve mësimore. Agjen-citë e akreditimit duhet të përfshi-jnë përfaqësues nga nxë-nësit si dhe nga biznesi e shoqëria në përgjithësi. Konkurrenca e eko-nomive varet gjithnjë e më shumë nga dis-

ponibiliteti i një fuqie punëtore të kualifikuar dhe sipërmarrëse. Iniciativa “Aftësi të Reja për Punë të Reja” ka konfirmuar që nevoja e BE-së për të diplomuar shumë të kualifikuar dhe sipër-marrës do të vazhdojë të rritet në vitet e ardh-shme. Stazhet/internship janë një mjet qendror për të garantuar që të diplomuarit janë të gatshëm për punë. Cilësia e stazheve është një faktor i rëndësishëm në garantimin e kthimit të investimit si për të diplomuarit edhe për bizne-set. Vetëm nëpërmjet koordinimit të mirë nga universiteti mund të garantohet përfitimi re-ciprok. Universitetet, si partnerë të barabartë dhe të shkëlqyer: vetëm duke u bërë më të përgjegjshëm dhe më të kuptueshëm ndaj nevojave të bizneseve mund të marrin rolin e garantimit që studentët të kenë akses në eksperiencën e punës dhe në aftësitë për-katëse. Ky pastaj do të bëhet një shërbim i cili do të garantojë një nivel më të mirë të cilësisë dhe disponueshmërisë për të gjithë studentët. Aftësitë e përgjithshme duhen garantuar: Uni-versitetet e kanë më të lehtë të ngulitin aftësitë e sektorit të ri apo aftësitë e lëndëve specifike në kurrikulë, në vend të aftësive të përgjith-

shme (menaxhim, biznes, komunikim, menaxhim projekti, zgjidhje problemesh

etj.). Aftësitë e përgjithshme shfaqin nevojën për t’u transmetuar nëpërm-jet mësimdhënies së orientuar drejt veprimit, zgjidhjes së problemeve, ndërsa aftësitë e sektorit dhe të lëndës

mund të transmetohen nëpërmjet ro-lit më tradicional mësimdhënës të

qendrave të karrierës dhe funk-sioneve të tjera të jashtme uni-

versitare. Veç kësaj, të diplo-muarit duhet të marrin një përgjegjësi për zhvillimin e tyre.

nevila Xhindi: Përgatitja e të diplomuarve për të ardhmen. Ja ç’duhet të bëjnë universitetet

Një gamë raportesh të mëdha ndërkombëtare dhe rajonale janë publi-kuar në gjysmën e dytë të 2012-s mbi aftësimin e studentëve, ndër to Raporti Monitorues Global Education for All i UNESCO, përqendruar te të rinjtë dhe aftësitë e tyre dhe Raporti i Zhvillimit të Botës 2013, i sapobotuar, i Bankës Botërore, përqendruar te punësimi.

FTESË PËR OFERTË Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në ligjin, nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, i ndryshuar, në VKM, nr. 27, datë 19.01.2007, “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”, i ndryshuar, në VKM, nr. 165, datë 27.02.2013 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Malla” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, si dhe në VKM, Nr. 268, datë 18.4.2012 “Për kryerjen në mënyrë elektronike të procedurave konkurruese të dhënies së koncesionit”, shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Malla”.

1.Kërkohet, që projekti të realizohet në segmentin e rrjedhës e poshtëme të lumit Molla e Lurës, nga Hec-et ekzistuese “Lura 1,2,3” deri te liqeni i Hec-it “Skavica”.

2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkurruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcak-tuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

4. Ofertat duhet të shoqërohen me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose kopje të noterizuara, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të ngarkohen ne sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit, të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 29/04/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.

9. Ofertat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 29/04/2013, ora 12:00.

10. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM DAEL DERVISHI

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E EKONOMISË,

TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME RREGULLATORE

Adresa: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, 1001 Faqja web: http://www.mete.gov.al

Page 13: Gazeta Mapo

quajtur unë, që i flet çdo kohe. Vër-tet është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1994, por ajo është po aq aktuale edhe sot dhe e tillë do të jetë edhe pas shumë vitesh, nëse do të vihej sërish në skenë”- thotë dra-maturgu Ferdinand Hysi. Ngjarjet zhvillohen brenda një spitali psiki-atrik, ku tre të çmendur diskutoj-në, debatojnë dhe përpiqen të gje-jnë një zgjidhje për çatinë që pikon. Ata janë po aq të çmendur edhe në bindjet e tyre politike. Gjithçka për ta është o majtas o djathtas. I treti që mendon se nuk ka bindje maj-tas-djathtas në fakt përpiqet t’i kënaqë që të dy, duke mos ia pri-shur as njërit dhe as tjetrit. Në ‘de-batin’ e madh sesi mund t’i mbyllin

vrimat e çatisë së “shtëpisë” shfaqet një zonjë e hijshme ameri-kane e shoqatës “Zoti e do psikia-trinë”, e cila përpiqet t’i ‘ndihmojë’ me këshilla ndërkombëtare të tip-it: topi është i rrumbullakët, oturakët janë zgjidhja më e mirë për çatinë që pikon e të tjera kotë-sira. Por është dhe një personazh që sillet rreth kësaj çmendie të madhe. Ai quhet Popi. Ai nuk flet në asnjë moment, vetëm shesh g jithçka ndodh brenda katër mureve të psikiatrisë dhe hidhet herë në njërin krah e herë në tjetrin. Kur e pyet Ferdinand Hy-sin për simbolikat në veprën e tij ai shprehet: “Gjithçka është simbo-likë. Psikiatria simbolizon Shq-ipërinë, zonja amerikane ato dh-jetëra fondacione të huaja që vijnë në Shqipëri dhe nuk dihet se çfarë bëjnë. Dikur ka qenë një fondacion ‘Zoti e do Shqipërinë’ dhe unë kam ironizuar me ‘Zoti e do psikiatrinë’. Ndërsa Popi, personazhi që nuk flet, për mua personifikon Popul-lin që, pa e kuptuar se çfarë ndodh, shkon si turmë herë në njërën anë e herë në tjetrën”. Personazhe të tillë, sipas Hysit, kanë qenë, janë dhe do të jenë në realitetin shqip-tar të çdo kohe. Po a mund të quhet kjo një dramë politike?...”Jo, nuk është aspak politike” - thotë me bindje dramaturgu Hysi. “Unë e kam shkruar si një dramë satirë. Personazhet nuk i shoh si individë me bindje majtas apo djathtas, sepse ai që ka qenë i majtë dikur tani është kthyer djathtas dhe anasjelltas. Pra, nuk bëhet fjalë për bindje. Ideja është se, çfarëdo që thotë njëra palë, tjetra i kundërvi-het. Kjo është në thelb. Madje, ka dhe një skenë ku ata të tre votojnë dhe ai i qendrës kur deklaron re-zultatin thotë: Tre pro, tre kundër, me shumicë votash aprovohet. Në një farë mënyre unë ironizoj me faktin që, sido që të votohet, rezul-tati është i vendosur që në fillim”- thotë Hysi

1302.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]ë

Aida Tuci

Në skenën “Shekspir” të Teat-rit të Metropolit tre aktorët e rinj Devis Muka, Klodian

Hoxha, Alban Musa janë tre të çmendur që shqetësimin më të madh kanë sesi të mbyllin vrimat e çatisë që pikon nga të gjitha anët, në një spital psikiatrik. Personazhi i parë është me bindje të majta, i dy-ti me bindje të djathta dhe i treti rri gjithmonë në qendër, nuk ia prish as të majtit e as të djathtit. Spekta-tori që do të shkojë të shohë ko-medinë e zezë “Tri mendje në ank-and” do të largohet me pyetjen: Vallë kush janë të çmendurit?! ... Ata që janë brenda apo ne qe jemi jashtë? “Tri mend-je në ankand”, e dramatur-gut shqiptar Ferdinand Hysi, është premiera e rad-hës që do të vihet në skenën e ‘Metropolit’ nga regjisorja e re Elma Doresi. Një dramë që rikthehet në skenën teat-rore pas 19 vjetësh dhe që tingëllon po aq aktuale. Pre-mierën e saj e pati në vitin 1994 në skenën e teatrit “Petro Mar-ko”. U vu dy vjet më pas vetëm një herë në teatrin “Skampa” në El-basan dhe pas kësaj mbeti në sir-tarin e punës të dramaturgut Fer-dinand Hysi. E rikthen për pub-likun drejtoresha e teatrit të ‘Metropolit’, Suela Konjari. “E kam parë këtë komedi në vitin 1994 në Vlorë dhe kisha shumë dëshirë që ta sillja edhe në ske-nën e kryeqytetit. Është një ko-medi që do ta përfshijë publi-kun”- na thotë Konjari, teksa na shpjegon se publiku do të përballet me një surprizë sapo të hyjë në korridorin që e dre-jton për te skena “Shekspir”, ku do të jepet premiera kryeqytetase e “Tri mendje në ankand”. Na e thotë dhe ne surprizën, por ç’surprizë do ishte nëse e zbulojmë?!

R e g j i s o r j a E l m a D o r e s i ndërkohë është duke vendosur për fundin e komedisë. Dëshiron të devijojë pak nga teksti, për të për-cjellë një mesazh te publiku. Kjo nuk e shqetëson aspak dramatur-gun Ferdinand Hysi, për të e gjithë vepra është një mesazh për Shq-ipërinë e ’94-s, për atë të 2013-ës, por dhe për Shqipërinë e së ar-dhmes. “Tri mendje në ankand” është një dramë satirë, siç e kam

“Tri mendje në ankand” është premiera e prillit në Metropol, një komedi e zezë e për shqiptarët, nga Ferdinand Hysi dhe Elma Doresi

Teatër

Shqipëria, një spital psikiatrik

Dramaturgu Hysi provokon:

Në katalogun e dramave më të mira europiane

“Tri mendje në ankand” është përzgjedhur për t’u bërë pjesë

e një katalogu të Konventës Europiane të Teatrove (Euro-

pean Theatre Convention), që përfshin dramaturgët më të

mirë të Europës. Në listën e 119 dramave që u prezantohen ske-

nave më prestigjioze të teatrove në Europë është edhe komedia

e zezë “Tri mendje në ankand”. Në këtë botim, çdo dramë

shoqërohet me një sinops në anglisht dhe frëngjisht. Përveç “Tri mendje në ankand” pjesë e këtij botimi janë dhe dy drama

të tjera shqiptare “Delirium” me autor Arben Iliazin dhe “Kostan-

dini i Madh” me autor Agim Shehun. Dramaturgu Ferdinand Hysi e sheh këtë përzgjedhje si një mundësi e mirë që drama e

tij të mund të depërtojë edhe në skenat europiane.

ditët e provave… në çmendinë19 vjet më parë tre të çmendurit ishin: Bujar Asqeriu, Kristaq Skrami dhe Vasillaq Godo, tre aktorë karriere të skenës teatrore. Interpretimi mjeshtëror i tyre i solli sukses kësaj drame, që u vu shfaq për disa javë rresht në skenën e Vlorës. Prandaj në këtë risjellje të komedisë “Tri mendje në ankand” aktorët e rinj Devis Muka, Klodian Hoxha dhe Alban Musa duket se e kanë ndjerë më shumë peshën e përgjegjësisë. Për të skalitur personazhet e tyre Muka, Hoxha dhe Musa kanë qëndruar për ditë të tëra në mjediset e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, për të kuptuar më mirë jetën e personazheve të tyre brenda mureve të një dhome psikiatrie. Sesa e kanë arritur këtë, spektatori do të mund të gjykojë në premierën e këtij muaji në ‘Metropol’.

aktori devis muka në një komedi të regjisores elma doresi

Page 14: Gazeta Mapo

Moustafa Ismail, i cili ka marrë nofkën Popai për shkak të muskujve të tij, është alergjik në spinaq. Egjiptiani në vitin e kaluar ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, si njeriu me bicepse më të mëdha në botë. Mirëpo, për dallim nga karakteri i animuar ‘Popeye the Sailor’, i cili bëhet i fuqishëm kur konsumon spinaq, Moustafa sëmuret në rast se e bën të njëjtën gjë. “Jam egjiptiani i parë që kam hyrë në librin e rekordeve Guinnes”, ka thënë ai duke shtuar se në vendlindjen e Moustafait të gjithë janë krenuar me arritjen e tij.

‘Popai i vërtetë’ është alergjik në spinaq

3

5

2

5

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:159, 352, 451, 760.Numra me 4 shifra:0965, 1242, 1444, 1558, 2015, 2773, 4515, 4784, 5025, 5968, 6353, 6835, 7573, 7844, 9292.Numra me 5 shifra:01417, 04921, 20111, 21727, 25453,

31014, 35805, 51515, 54212, 63210, 68912, 97205.Numra me 6 shifra:015230, 149606, 056429, 126576, 146293, 152226, 296663, 416175, 485965, 522302, 548182, 555126, 562147, 808856.

Numërkryq

GjeN

i 10

Ndry

shim

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizoNtalisht1. Shërbëtor. 7. Përqendrimi i sheqerit në gjak. 15. Institut Ekonomik. 16. Tase e volejbollit. 17. Një shtet i SHBA-së. 18. Kimist i famshëm rus, autori i tabelës së elementeve. 20. E kundërta, ngre. 21. Re-part Industrial. 22. Mbahet zakonisht në xhep. 23. Këmborë. 27. I ka vesa në mes. 28. Kamion rus. 29. Pjesa e sipërme e shputës së këmbës. 30. Tren Express. 31. Shqetë-sime, halle, brenga. 34. Mama, shkurt. 35. Organizatë Europiane. 36. Mes i trupit të njeriut. 37. Organizatë terroriste. 38. Vullkan në Itali. 40. Pak onde. 41. Smirë, resë. 42. Aleks, akademik e historian i njohur shqiptar. 45. Qytet i madh në Gjermani. 47. Shpërndahen në fund të një kompeticioni sportiv. 49. Vepër e madhe muzikore. 51. Qytet i vogël turistik në brigjet e detit Jon. 52. Mjek për sytë.

Vertikalisht:1. Një vepër e famshme e Shekspirit. 2. Metal që nuk ndryshket. 3. Kandili i detit. 4. Kësulë e bardhë. 5. Vegël, mjet. 6. Nënshtetas jo mysliman në Perandorinë Osmane. 7. Përdoret për të larë rroba. 8. Letërsia Kosovare. 9. Perceptime të gabuara. 10. Armë brezi. 11. Psherrëtimë. 12. Përdoret kur i drejtohemi një burri a një djali. 13. Përemër pronor. 14. Ambasada Amerikane. 19. Bakaj i futbollit. 24. Notë muzikore. 25. I butë në të prekur. 27. Pa druajtje dhe me kokën lart. 30. Fill metali. 32. Niki, ish-pilot i njohur në Formula 1. 33. Gjendje e sëmurë e trupit të njeriut që shfaqet me zjarrmi. 34. Njeri anglez. 36. Zhorzh i muzikës. 39. Organizatë e madhe ushtarake. 40. Në formë vezake. 43. Lojë me 32 gurë. 44. Pashai i Tepelenës. 46. Braun i Formula 1. 47. Ballshi në makina. 48. Jele pa dyshen. 50. Postë Telegraf.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

3 8 9 19 7 3 2 5 4 8

5 4 7 3 96 8 1 23 2 4 57 1 6 95 4 2 37 9 68

6 4 2 38 4 7 1

9 4 1 23 6 4

4 1 2 66 7 5

1 2 7 66 4 9 5

8 1 3 9

horoskoPi javor

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

15 16 17

18 19 20 21

22 23 24 25

26 27 28 29 30

31 32 33 3 34 35 36

37 38 39 40 41

42 43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

LUaNi (23/VII-22/VIII) virGjeresha (23/VIII-22/IX)

Venusi dhe Marsi do kujdesen për ju sot dhe do ju krijojnë ambientin e duhur për të dashuruar në mënyrë pasiononte. Do ndiheni të lumtur! Për beqarët dita do jetë goxha e ndërlikuar. Do keni tërheqje të madhe për dikë, por nuk duhet të hidhni asnjë hap sepse ai nuk është për ju. Tregohuni sa më të matur të mundeni me financat dhe lërini për më vonë investimet që keni menduar.

Në jetën në çift do ndiheni mjaft mirë dhe të gëzuar për zgjedhjet që keni bërë. Ndjenjat do jenë të forta dhe pasion-ante. Shfrytëzojeni deri në maksimum ditën. Marsi do i bëjë beqarët më joshës, ndërsa Dielli do i ndihmojë të gjejnë shpirtin binjak. Më në fund nuk do ndi-heni vetëm. Në planin financiar do gjen-deni para disa zgjedhjeve.

BiNjaket (21/V-20/VI) GaForre (21/VI-22/VII)

Falë ndikimit mjaft pozitiv të yjeve, jeta juaj në çift do jetë harmonike. Tërhiqni më tepër vëmendjen e partnerit duke u treguar të sjellshëm dhe dëshirues. Per-sonat që do takojnë sot beqarët do u japin dëshirën për të tentuar jetën në çift. Mos kini frikë. Disa gabime në planin fi-nanciar apo disa shpenzime të pamendu-ara mirë do e tronditin buxhetin.

Do jeni mjaft sharmantë sot dhe askush nuk do mund t’ju rezistojë. Nga ana tjetër part-neri do bëhet mjaft xheloz dhe do keni disa debate. Mos u alarmoni sepse pasdite gjithçka do kthehet në normalitet. Beqarët as sot nuk do mund ta gjejnë personin e duhur. Mos u dëshpëroni por vazhdoni të kërkoni. Në planin financiar do ketë një për-mirësim të ndjeshëm.

dashi (20/III-20/IV) demi (21/IV-20/V)

Jeta sentimentale e atyre që janë në çift do ndjekë një linjë të drejtë dhe do jetë e qën-drueshme. Bëni kujdes vetëm nga rutina. Përsa u përket beqarëve, do kenë takime interesante por kjo dashuri e re që mund të lindë do kundërshtohet mjaft nga të tjerët. Më mirë mos u angazhoni. Financat do jenë të mira dhe ju do keni mundësi të kryeni disa shpenzime të nevojshme.

Nëse jeni në çift, do jeni imazh perfekt i butësisë dhe sensualitetit të zjarrtë. Do ju mungojë vetëm pak fantazi dhe humor, por që do ua plotësojë personi që keni në krah. Do kaloni momente të paharrueshme. Be-qarët do jenë guximtarë dhe do e joshin atë që duan. Me financat duhet të tregoheni më të arsyeshëm. Mos bëni atë që mendo-ni për momentin, por reflektoni.

Ujori (20/I-19/II) PeshQit (20/II-19/III)

Dita e sotme për të gjithë të dashuruarit e kësaj shenje do jetë shumë e bukur dhe plot ngjyra. Do ketë një rizgjim të pasionit dhe do bëni gjëra mjaft të veçanta. Edhe beqa-rëve do u buzëqeshë fati. Do ndiheni të pëlqyer dhe të dëshiruar nga të tjerët. Mos i lini për nesër problemet financiare sepse do përballeni me shumë vështirësi.

Dielli do jetë planeti që do merret veça-nërisht me jetën tuaj në çift. Më në fund! U bënë disa javë që keni qenë të shqetë-suar dhe nuk e keni shfrytëzuar sa duhet kohën kur keni pasur partnerin pranë. Je-ta sentimentale e beqarëve do marrë një kthesë tjetër. Personat që do takoni do ju bëjnë për vete menjëherë.

shiGjetari (22/XI-21/XII) BriCjaPi (22/XII-20/I)

Bashkëpunim, dialog dhe dëshirë për të ndarë çdo gjë me partnerin. Kjo ditë do jetë e përshtatshme që ju të afroheni më shumë me partnerin tuaj. Shfrytëzojeni! Jeta sen-timentale e beqarëve do fillojë të marrë ngjyra. Nuk do ndiheni më të trishtuar. Në sektorin financiar do ju ndihmojnë miqtë dhe familjarët. Mundohuni të shlyeni filli-misht borxhet që më pas të jeni të qetë.

Përsa u përket çifteve që kanë kohë bashkë, gjërat mund të marrin tatëp-jetën nëse nuk mundoheni të largoni ru-tinën dhe të shtoni dozat e imagjinatës. Pjesa tjetër do kalojnë një ditë të qetë. Beqarët duhet të përfitojnë sa më shumë nga mundësitë që do u jepen. Zgjohuni nga gjumi letargjik! Financat do kenë goxha përmirësime.

Peshorja (23/IX-22/X) akrePi (22/X-21/XII)

Dy planetë mjaft të favorshëm do e mbrojnë sot jetën tuaj në çift. Ata që jetojnë bashkë do përjetojnë një muaj mjalti të vërtetë. Disa të tjerë do mendojnë edhe për një fëmijë. Çdo gjë që dëshironi do ju plotësohet. Beqarët duhet të marrin disa vendime të rëndësishme. Mendohuni mirë para se të thoni fjalën e fundit.

Ju që jeni në çift duhet të shtoni dozat e pasionit në lidhjen tuaj. Surprizojeni partnerin dhe të jeni të sigurt që ai do ndihet mjaft mirë. Beqarët do kenë një takim mjaft të bukur dhe që do kthe-het në një lidhje goxha serioze. Më në fund edhe ju do ndryshoni status. Me Neptunin në krah financat nuk do të tronditen aspak.

14 zbavitje LOJRA Të NDRSyHME

Page 15: Gazeta Mapo

1001 ditë që forMëSuan Botën

PusHtIMI I IsHuJVe FalklaNdPër juntën ushtarake argjentinase të Leopoldo

Galtierit, pushtimi i ishujve Falkland në vitin 1982 dukej si rasti ideal për të tërhequr vëmendjen nga problemet e mëdha ekonomike dhe pakënaqësitë në rritje në planin e brendshëm. Sovraniteti i ishu-jve Falkland në jug të Atlantikut, nën varësinë bri-tanike të njohur për argjentinasit si Malvinas, ishte në diskutim që në shekullin e 19-të. Negoci-atat ndërmjet dy vendeve u hapën në vitin 1965, por britanikët nuk treguan ndonjë interes të veçantë në arritjen e një zgjidhjeje. Në vitin 1981, sidoqoftë, flota britanike e mbetur në ishull u

tërhoq dhe një ligj i ri në Parlament sugjeronte heqjen e shtetësisë britanike për 1800 banorët e ishullit.

Galtieri hamendësoi se rimarrja e Malvinas do t’i jepte juntës një popullaritet të paanë. Britan-ikët, me sa dukej, nuk kishin ndonjë interes për ishujt dhe do të pranonin një fakt të kryer ushta-rak. Kjo ishte një keqllogaritje serioze. Kryemin-istrja britanike, Margaret Thatcher ishte asokohe shumë jopopullore për reformat e saj ekonomike ndarëse. Kështu që, ajo gjithashtu mund të fiton-te popullaritet të brendshëm nëpërmjet një oper-

acioni të suksesshëm ushtarak. Nën shtysën edhe të flotës mbretërore, e djegur për të treguar vlerën e saj aktuale, ajo dërgoi një trupë anijesh për të ripushtuar ishullin.

Konflikti 74 ditor përfundoi me një humbje vendimtare të Argjentinës. Më shumë se 900 ush-tarë britanikë e argjentinas u vranë dhe 2000 të tjerë u plagosën. Rreth 11 mijë ushtarë argjentin-as u dorëzuan. Junta argjentinase nuk mundi t’i mbijetonte poshtërimit dhe demokracia u vendos në vitin 1983. Thatcher arriti një fitore të gjerë në zgjedhjet e atij viti.

Unë kam vuajtur nga të qenit i keqkuptuar, por do të kisha vuajtur

shumë më tepër po të më kishin kuptuar. ClarenCe Darrow

2 prill

1982

Kemi shumë vite me një realitet të shëmtuar mbi kokat tona, të cilin duket sikur e kemi harruar pothuajse fare. Nuk e kuptojmë që çdo ditë është një situatë dramatike mbi kokat tona.

Bëhet fjalë për telat e internetit dhe të çfarëdo gjëje tjetër që kompanitë private apo qytetarët e thjeshtë varin mbi kokat tona çdo ditë sikur të mos bënin asgjë të çuditshme.

Uniteti “Mendo Pozitiv” nisi të vëzhgojë këtë situatë për disa ditë me radhë, dhe konkluzioni ishte që kjo gjendje ka shkuar aty ku nuk imagjino-het. Turistët që vijnë në Tiranë i bëjnë foto këtij fenomeni dhe gjithnjë i gjen të habitur përpara këtyre shtyllave. Befasohen edhe banorët e Tira-nës kur i vënë re, por përsëri vazhdojnë jetën e tyre dhe i harrojnë shumë shpejt këto rrjeta merimange mbi kokë. Kemi hasur edhe vende ku maki-nat e mëdha nuk kalojnë dot sepse këpusin telat e internetit, kemi hasur vende ku tmerrohesh nga numri i madh i telave që qëndrojnë në një shtyl-lë të vetme. Kush e ka problemin e kësaj situate? Kush duhet t’i lëvizë dhe t’i rregullojë këta tela? Për këto pyetje ne nuk jemi të aftë të kthejmë përgjigje, sepse nuk jemi kompetentë dhe as gazetarë terreni apo urban-istë të Tiranës. Ne jemi thjesht qytetarë që bëjmë punën tonë çdo ditë, dhe pasditeve përpiqemi të bëjmë diçka për komunitetin. Për sa na përket ne-ve, fajtorët më të mëdhenj të kësaj situate jemi ne qytetarët e Tiranës, ne të cilët nuk flasim për këtë problem, të cilët nuk e manifestojmë këtë prob-lem, të cilët nuk e kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi.

Për këtë arsye ne vendosëm të bëjmë atë për të cilën jemi më kompe-tentë. Menduam një mënyrë për të kthyer shtyllën më të shëmtuar në Ti-

ranë, në një shtyllë arti, kjo për të vënë në dukje këtë fenomen të shëmtu-ar dhe për të futur pak pozitivitet në atë negativitet që rrezaton ajo shtyllë. Duke përdorur vetëm materiale të ricikluara, qese dhe tela, secili nga ne sipas mundësive ndërtoi flutura dhe lule në shtëpi. Të cilat më pas, bren-da një ore u varën të gjitha në telat e kësaj shtylle që po “vdes”. Këto flutu-ra dhe lule u shoqëruan nga CD të prishura, të cilat i jepnin rrezatim ven-dit. Gjithashtu, u shoqëruan me parullën “Po këto ç’janë?!” për ta ngac-muar pak vëmendjen e qytetarit. Dhe funksionoi, të gjithë kalimtarët nisën t’i vinin re, të gjithë kalimtarët e kishin një koment, disa na lavdëronin për problemin që po ngrinim, disa na shpalosnin shqetësimet e tyre për këtë situatë alarmante, telat të cilët i kishin bllokuar komplet ballkonin një qytetari, dhe një tjetri i kishin mbuluar komplet tarracën e shtëpisë. Qytetarët ishin me ne, asnjeri nuk na ndaloi dhe asnjeri nuk na gjykoi, të gjithë na përkrahën dhe të gjithë e kuptonin shqetësimin tonë. Ky aktiv-itet na kushtoi vetëm 8 orë gjithsej nga e gjithë koha e pashfrytëzuar e mu-ajit mars dhe vetëm 600 lekë të ndarë në 11 veta. Shumë e papërfillshme si kosto në krahasim me problemin që kemi ngritur, por nuk mjaftojmë vetëm ne për të zgjidhur problemin e të gjithë Tiranës, kështu që qytetarë të dashur, mos kini turp dhe frikë të kërkoni të drejtat tuaja, sepse interneti është i juaji dhe kabllot janë tuajt, sigurisht që mund të gjejmë një zgjidhje siç ka në të gjithë botën, por sigurisht që kjo zgjidhje nuk do vijë nëse an-kohemi vetëm në kafe dhe zihemi për politikë gjithë kohën. Mendoni poz-itivisht dhe jepni kontributin tuaj për të mirën tonë të përbashkët.

Marrë nga http://MenDopozitiv.CoM

Flickr

titulli: të rinjtë e “MenDo pozitiv” në inaguriMin e shtyllës prane rrugës së elbasanit Foto: MenDo pozitiv

ArAnitA BrAhAj

në FAceBook

“Po këto ç’jAnë?”, një iniciAtivë qytetAreshqiptarë & shqiptarë, ta gëzoni Ilir Metën kryeministër. Në fakt edhe prokurorët e juristët e prezantuar nga rama si kryesues të listave të Ps në rrethe dy muajt e fundit, fronti i Metës kundër qeverisë Nano kanë qenë ... për Metën, ramës ia kthejnë kurrizin që të hënë 24 qershor.

erAld kAPri

hysni ndreu

virgjil kule

rIlINdJe...me një ngjalë sa krahu në gjirin e lalzit.

Facebook-u është prova që tregon se bota reale është bërë e mërzitshme.

Për shembull, po të hiqen frazat që ka përdorur historiani osman tursuni e ca të tjerë për të karakterizuar shqiptarët, sigurisht që historia fillon të zbutet nga gjuha e urrejtjes....

BLitz

Shënon Sierra leone, gjë që e bën vendin më të keq për të jetuar.

32.9pikë në një sistem prej 100 shënon islanda sa i përket cilësisë së jetës; më e larta në botë.

96.8

Shënon Australia sa i takon barazisë gjinore.

96.3

Dollarë për person merr në ndihma Bregu perëndimor dhe rripi i Gazës.

479

[email protected] ceL: 068 20 55 477

themelues: henri ÇiLi. kryeredaktor: arion SuLo. Zv/kryeredaktor: alfred LeLa, aleksandra Bogdani. Politika: nevila përndoj, fejzi BrauShi. Kronika: Leonard BaKiLLari, dashamir BiÇaKu. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxha. . Kultura: aida tuci. Suplement: arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: florenc eLezi. ilir drizari, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi gjergj fishta pranë uet

Marketing / drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 e-mail: [email protected] / robert Mane Cel: 068 20 55 440

15blOg 02.04.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Page 16: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

2.04.2013