gazeta mapo

16
THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E HëNë, 6 MAJ 2013. NUMëR 900. VITI IV BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 2 Musaraj: Nacionalizmat do të zbehen nga integrimi Lazimi i LSI: Taksa progresive, jo më shumë se 10 % SEKRETARI EKONOMIK I LSI ZV/MINISTRJA PËR 'LIMES' FAQE 6 FAQE 7 Vladimir Karaj Në 5 MAJ...Të GJALLëT NDAJNë Të VDEKURIT PëR SHQIPëRI AFëR / LARG ARSIM 12 Nga qershori e gjithë administrata në shkollë Drejtori i shkollës shqiptare të administratës publike, Roland Bejko zbulon detajet e funksionimit të këtij institucioni të ri Banka Qendrore e vendit, nëpërmjet një ankete për të ardhurat në familjet shqiptare vërejti se, pensionet janë burimi kryesor i financimit për një të tretën e familjeve shqiptare. Ja harta e të ardhurave dhe borxheve Të flasësh se sa shpenzon është shumë e lehtë për çdokënd, por të tregosh bur- imin e të ardhurave, shpesh është më e vështirë dhe mjaft komplekse. Sido- mos për vende të tilla si Shqipëria, ku burimet e të ardhurave jo gjithmonë janë të ligjshme dhe të deklaruara. Por Banka Qendrore e vendit është për- pjekur që me anë të disa anketave të thjeshta të tregojë burimet... FAQE 6 Vrojtimi i BSH: 28 për qind e familjeve mbahen me pensione Nuk është mëkat të mos dish...si të bëhesh kryeministër Aq e çuditshme është skena politike parazgjedhore sa është e vështirë të dallosh, komentosh apo të marrësh seriozisht ‘të rejat’. Dhe të rejat në këtë moment i takojnë opozitës. E akuzuar për tetë vjeçarin e ‘pasuk- sesshëm’ me doza të forta autorita- rizmi, PD sipas ‘të tjerëve’, nuk ka më ç’të thotë. Risitë, fjalët, propozi- met ‘e forta’ u përkasin vetëm atyre që po projektojnë ‘rilindjen’. Rilind- ja, me të gjitha gjasat, duhet të jetë fillimi i ri i diçkaje që pakkush po arrin ta konturizojë. E nëse nga pikëpamja përmbajtësore pakkush u vë veshin risive, të tjerë po tento- jnë të kuptojnë mënyrën sesi do të konceptohet pushteti i ri. Skema që u shpjegua nga ‘kryeministri’ kan- didat në ‘Opinion’ duket se është e reja më pikante dhe më e ‘bukur'... KLEJDI KëLLIçI NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10,15 A merr vesh? Parlamenti, dyqani, lotaria: a e ke emrin në listë? Një lloj kureshtjeje kombëtare, e cytur sigurisht edhe nga... Shqipëria dhe trajtimi i mbetjeve urbane Problemi i mprehtë i mbetjeve urbane në Shqipëri nuk është një... GJERGJI SHORE ERNEST GJURAJ BLOG ALFRED LELA KOMENT/ 11 Arben Malaj, Ilir Gjoni e Arben Isaraj rrezikojnë moskandidimin në 23 qershor. Marko Bello, Alfred Dalipi, Albert Çaçi, Et’hem Ruka, Eltar Deda nuk do të kandidojnë fare ose nuk do të jenë në vendet fituesve të listave. Erion Braçe ende pa qark, refuzon të shkojë në Fier. Namik Dokle kalon në qarkun e Durrësit. Majko e Nikolli në balotazh për kryesimin e listës së Tiranës. Bello: Rama po i fut nga oxhaku ata që populli i nxori nga dera. KANDIDATëT E PD, BERISHA MBLEDH KRYESINë E VOGëL, SOT FIRMOSEN FORMULARëT E KQZ LISTAT E PS DEPUTETëT VIP Që “DIGJEN” NGA RAMA FAQE 4-5 Tiranë, ekzekutohet në pritë biznesmeni i ndërtimit Hikmet Kotorri, ndërtues pallatesh prej disa vitesh në Tiranë është vrarë mbrëmë, pak minuta pasi ka dalë nga banesa. Policia heton në pistën e një konflikti pronësie Një biznesmen ndërtimi është ekze- kutuar mbrëmë pak metra larg Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka, tregon arsyet që e shtynë të braktiste Partinë Socialiste për PR-në. “Kemi diskutuar deri në momentin e fundit, kur më tha se do të jem i pesti në Berat. Ky pozicion nuk ishte në pritshmëritë e mia, e Rama më tha të largohem” Agron Duka: Negociatat e mia me Ramën, ja pse ika nga PS shtëpisë së tij në Tiranë. Krimi ndodhi rreth orës 23.00 të mbrëmjes në rrugën “Ali Visha”, në kohën kur ndërtuesi Hikmet Kotorri po dilte nga shtëpia e tij. Burime të policisë në vendngjarje i thanë “MAPO”-s se biznesmeni është qëlluar për vdekje, ndërsa çdo për- pjekje për t’i dhënë ndihmën e parë ka qenë e kotë. Nga ana tjetër, arsyet e këtij krimi mbeten ende të paqarta... FAQE 7 Pak orë nga skadimi i afatit ligjor për dorëzimin e listës shumemë-rore të kandidatëve për deputetë për zgjed- hjet e 23 qershorit, kreu i socialistëve, Edi Rama kishte ende shumë dilema për një numër të konsiderueshëm emrash të njohur në këtë parti. Figu- ra me peshë të këtyre viteve... FAQE 4-5

Upload: gazeta-mapo

Post on 09-Mar-2016

239 views

Category:

Documents


10 download

DESCRIPTION

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune, para, libri, speciale

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E hënë, 6 maj 2013. numër 900. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe

2

Musaraj: Nacionalizmat do të zbehen nga integrimi

Lazimi i LSI: Taksa progresive, jo më shumë se 10 %

Sekretari ekonomik i LSi Zv/miniStrja për 'LimeS'

FAQe 6 FAQe 7

Vladimir Karaj

Në 5 maj...Të gjallëT NdajNë Të vdeKuriT për shqipëri

Afër / LArg

arsim

12 Nga qershori e gjithë administrata në shkollë Drejtori i shkollës shqiptare të administratës publike, roland Bejko zbulon detajet e funksionimit të këtij institucioni të ri

Banka Qendrore e vendit, nëpërmjet një ankete për të ardhurat në familjet shqiptare vërejti se, pensionet janë burimi kryesor i financimit për një të tretën e familjeve shqiptare. Ja harta e të ardhurave dhe borxheve

Të flasësh se sa shpenzon është shumë e lehtë për çdokënd, por të tregosh bur-imin e të ardhurave, shpesh është më e vështirë dhe mjaft komplekse. Sido-mos për vende të tilla si Shqipëria, ku burimet e të ardhurave jo gjithmonë janë të ligjshme dhe të deklaruara. Por Banka Qendrore e vendit është për-pjekur që me anë të disa anketave të thjeshta të tregojë burimet... FAQe 6

vrojtimi i Bsh: 28 për qind e familjeve mbahen me pensione

Faqe 16

Nuk është mëkat të mos dish...si të bëhesh kryeministër

Aq e çuditshme është skena politike parazgjedhore sa është e vështirë të dallosh, komentosh apo të marrësh seriozisht ‘të rejat’. Dhe të rejat në këtë moment i takojnë opozitës. E akuzuar për tetë vjeçarin e ‘pasuk-sesshëm’ me doza të forta autorita-rizmi, PD sipas ‘të tjerëve’, nuk ka më ç’të thotë. Risitë, fjalët, propozi-met ‘e forta’ u përkasin vetëm atyre që po projektojnë ‘rilindjen’. Rilind-ja, me të gjitha gjasat, duhet të jetë fillimi i ri i diçkaje që pakkush po arrin ta konturizojë. E nëse nga pikëpamja përmbajtësore pakkush u vë veshin risive, të tjerë po tento-jnë të kuptojnë mënyrën sesi do të konceptohet pushteti i ri. Skema që u shpjegua nga ‘kryeministri’ kan-didat në ‘Opinion’ duket se është e reja më pikante dhe më e ‘bukur'...

klejdi Këlliçi

NgërÇ Nga Bujar Kapexhiuop-ed / 10,15

A merr vesh?

parlamenti, dyqani, lotaria: a e ke emrin në listë?

Një lloj kureshtjeje kombëtare, e cytur sigurisht edhe nga...

shqipëria dhe trajtimii mbetjeve urbane

Problemi i mprehtë i mbetjeve urbane në Shqipëri nuk është një...

gjergji SHoreerneSt gjurAj

BlogAlFred lelA

KomeNT/ 11

Arben Malaj, Ilir gjoni e Arben Isaraj rrezikojnë moskandidimin në 23 qershor. Marko Bello, Alfred Dalipi, Albert Çaçi, Et’hem ruka, Eltar Deda nuk do të kandidojnë fare ose nuk do të jenë në vendet fituesve të listave. erion braçe ende pa qark, refuzon të shkojë në fier. Namik Dokle kalon në qarkun e Durrësit. Majko e Nikolli në balotazh për kryesimin e listës së Tiranës. bello: rama po i fut nga oxhaku ata që populli i nxori nga dera.

KaNdidaTëT e pd, Berisha mBledh KryesiNë e vogël, soT FirmoseN FormularëT e KqZ

LiStat e pS DEputEtët Vip që “DigjEn” nga Rama

Faqe 4-5

Tiranë, ekzekutohet në pritë biznesmeni i ndërtimit Hikmet Kotorri, ndërtues pallatesh prej disa vitesh në Tiranë është vrarë mbrëmë, pak minuta pasi ka dalë nga banesa. Policia heton në pistën e një konflikti pronësie

Një biznesmen ndërtimi është ekze-kutuar mbrëmë pak metra larg

Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka, tregon arsyet që e shtynë të braktiste Partinë Socialiste për Pr-në. “Kemi diskutuar deri në momentin e fundit, kur më tha se do të jem i pesti në Berat. Ky pozicion nuk ishte në pritshmëritë e mia, e rama më tha të largohem”

agron duka: Negociatat e mia me

ramën, ja pse ika nga ps

shtëpisë së tij në Tiranë. Krimi ndodhi rreth orës 23.00 të mbrëmjes në rrugën “Ali Visha”, në kohën kur ndërtuesi Hikmet Kotorri po dilte nga shtëpia e tij. Burime të policisë në vendngjarje i thanë “MAPO”-s se biznesmeni është qëlluar për vdekje, ndërsa çdo për-pjekje për t’i dhënë ndihmën e parë ka qenë e kotë. Nga ana tjetër, arsyet e këtij krimi mbeten ende të paqarta... FAQe 7

Pak orë nga skadimi i afatit ligjor për dorëzimin e listës shumemë-rore të kandidatëve për deputetë për zgjed-hjet e 23 qershorit, kreu i socialistëve,

Edi Rama kishte ende shumë dilema për një numër të konsiderueshëm emrash të njohur në këtë parti. Figu-ra me peshë të këtyre viteve... FAQe 4-5

Page 2: Gazeta Mapo

intervistaAgron Duka: Negociatat e miame Ramën, ja pse ika nga PS

ekonomiVrojtimi i BSH: 28 % e familjeve mbahen me pensione

politikëListat e PS, deputetët VIP që “digjen” nga Rama 1

2 afër/larg

Vladimir Karaj

Dikush që ka qenë në ceremoni var-rimi te Dëshmorët e Kombit, e ka të qa-rtë përzierjen mes dhimbjes, kre-

narisë, zemërimit dhe atë ndjenjë të humbjes së shpresës që përfshin të gjallët, sa herë një nga të mirët ikën. Varret aty janë të ng-jashme me ato gjetkë, por vdekja jo. Vdekja, është e ndryshme. “Doemos do vdesim, në shtrat, në mos rënçim në prag të shtëpive to-na!”, shkruante Jeronim De Rada te “Këngët e Milosaos”, në atë kushtrim që fillonte me “Erdhi dita e Arbërit”...

Një punonjës policie, babai i tre fëmijëve, ishte i fundmi që e dha jetën ndryshe. Ai u përcoll si dëshmor dje në varrezat e familjes, në periferi të Tiranës, jo shumë larg nga ven-di ku humbi jetën i përplasur prej një ma-kine që nuk pranoi të ndalonte në postbllok. Selman Lena është i fundmi dëshmor i Shq-ipërisë. Në më pak se një vit kohë, 3 burra të tjerë funksionarë të Policisë së Shtetit ranë dëshmorë e u përcollën në ceremoni, që veç dhimbjes e nderimit u shoqërua po ashtu (si thuajse gjithmonë) me gjithë patetikën dhe njëfarë hipokrizie të politikës. Kjo ashtu si dje, nuk ka mundur të ngrihet në atë nivel barazie me burrat e gratë që përcillen në botën tjetër me grushte dheu, shoqëruar me premtime e fjalë të bukura që duket se kër-casin më fort mbi dërrasat e qivurit.

Ata që përfaqësojnë politikisht Shqipëri-në ishin dje të ndarë më dysh, ashtu si në mjaft raste të ngjashme, duke qenë edhe dëshmia më e fortë se premtimet janë gro-posur mu në ato varre ku janë dhënë e nuk mbahen qoftë për protokoll. Burrat që janë mbuluar në ato varre, ku drejtues të qeverisë dhe opozitës vunë dje veç e veç kurora me lule, zor se e kanë menduar kështu. Në fakt, edhe historia nuk ka qenë fort e mirë as për ta. Qemal Stafa, vrasja e të cilit në përpjekje

me fashistët ka shënuar edhe këtë ditë, dys-hohet se u tradhtua prej të “tijve”. Ndërkohë që mund të thuhet pa mëdyshje se idealet dhe ëndrrat e një pjese të mirë të atyre bur-rave të mbuluar me pllaka mermeri nën hi-jen e rëndë të “Nënë Shqipëri”, janë po ash-tu të tradhtuara.

“Çdo vizitë në varrezat e dëshmorëve është njëkohësisht edhe një vizitë në varrez-at e idealeve të tradhtuara nga ata që sot e sundojnë Shqipërinë, si shëmbëlltyra të një tradhtie të dyfishtë”, - thoshte dje kreu i so-cialistëve, Edi Rama, duke e përdorur këtë për të sulmuar kundërshtarët, pavarësisht se nuk është më pak fajtor se të tjerët për mjaft prej atyre që ndodhin në Shqipërinë e 20 viteve të fundit, apo të asaj që ai e quan “tradhtim idealesh”. Ai ishte dje (për herë të parë) në krye të një radhe të gjatë të ma-jtësh opozitarë, të cilët prej vitesh i kishin vizituar varrezat po të ndarë në fronte të ndryshme. Dje Rama, përndryshe nga një listë e gjatë 5 majësh të kaluar, ishte bashkë me kreun e LSI-së, Ilir Meta, dhe po ashtu bashkë me ta ishin edhe krerët e tjerë të partive më të vogla të koalicionit. As Meta, as Rama, në deklaratat e mëpasme nuk e “kursyen” ditën nga deklaratat për zgjedh-jet e 23-qershorit, duke theksuar se sipas tyre, kjo ditë do të shërbente për t’u hapur rrugë ëndrrave që do të jetësoheshin me ar-dhjen e tyre në qeverisje.

Në kampin tjetër, kryeministri Sali Beri-

Në 5 maj... të gjallët ndajnë të vdekurit për Shqipëri

sha, presidenti Bujar Nishani dhe figura të tjera të shumicës i vizituan dëshmorët një orë më herët sesa opozita. Kryeministri në faqen sociale Facebook dhe në fjalën për me-diat theksoi se të rënët e Shqipërisë nuk do të vdisnin kurrë. “Nderimi më i madh, ndjenjat, dashuria, gjithçka tjetër janë sot tek të rënët e kombit tonë. Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para atyre vajzave e djemve, burrave dhe grave, që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët sot t’i nderojnë ata në liri. Bënë të mundur që Shqipëria sot të jetë anëtare e aleancës më të fuqishme të lirisë”, tha Beri-sha. Kryeministri, veç këtyre fjalëve cere-moniale nuk ka përmendur zgjedhjet dhe fushatën në ditën e dëshmorëve. Sidoqoftë, kjo nuk ka mjaftuar për të mos treguar ndar-jen e thelluar mes kampeve në prag zgjed-hjesh. Të majtë e të djathtë dëshmuan dje sërish se i shihnin dëshmorët dhe heron-jtë të ndarë ashtu si të gjallët, në dy pjesë. Në fakt palët politike nuk i kanë pranuar thuajse asnjëherë të rënët që quan dësh-morë pjesa tjetër. “Lufta” që i ndan dësh-morët e vdekur ashtu siç ndahen të gjallët sipas bindjeve, është më e gjatë se de-mokracia shqiptare. Diktatura dhe njerëz-it pas saj fshinë me qindra emra, (mjaft prej tyre edhe i ekzekutuan) nga lista e atyre që duhet të nderohen. E njëjta për-pjekje dhe lënie në harresë vijon edhe sot, ndërsa opozita dhe mazhoranca u për-plasën jo më shumë se një muaj më parë me deklarata për shpalljen dëshmorë e ri-varrimin te Dëshmorët e Kombit të dy ofi-cerëve të SHIK-ut të vrarë më 1997-ën. E vet-mja që i trajton me barazi dëshmorët është toka në të cilën prehen, për të cilën dhanë jetën, jo në shtrat, aty ku ikin të gjithë vdekatarët, por në këmbë duke luftuar: Si të pavdekshmit...

“Nderimi më i madh, ndjenjat, dashuria,

gjithçka tjetër janë sot tek të rënët e kombit

tonë. Çdo shqiptar përulet me nderimin

më të madh para atyre vajzave e djemve,

burrave dhe grave që me sakrificën e tyre

sublime bënë të mundur që shqiptarët sot t’i nderojnë ata në

liri. Bënë të mundur që Shqipëria sot të jetë

anëtare e aleancës më të fuqishme të lirisë”.

Kryeministri Sali Berisha.

një punonjës policie, babai i tre fëmijëve, ishte i fundmi që e dha jetën ndryshe. ai u përcoll si dëshmor dje në varrezat e familjes, në periferi të tiranës, jo shumë larg nga vendi ku humbi jetën i përplasur prej një makine që nuk pranoi të ndalonte në postbllok. selman lena është i fundmi dëshmor i shqipërisë.

“Çdo vizitë në Varrezat e Dëshmorëve është njëkohësisht

edhe një vizitë në varrezat e idealeve të tradhtuara nga ata që sot e

sundojnë Shqipërinë, si shëmbëlltyra të një tradhtie të dyfishtë. Të

tradhtisë së ëndrrave dhe shpresave që i vendosën shqiptarët krah për

krah me të gjitha forcat e botës kundër murtajës fashiste dhe

idealeve dhe shpresave të tradhtuara të atyre që i nxorën

shqiptarët në rrugë në vitet ‘90”.Edi Rama

“Jam i bindur se edhe 23 qershori do të japë një kontribut të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe për të lartësuar më tej kujtimin dhe veprën e dëshmorëve”- Ilir MetaFaqe 4 Faqe 5 Faqe 6

kryetari i ps, edi rama dhe ai i lsi, ilir meta, gjatë homazheve në varrezat e Dëshmorëve

Page 3: Gazeta Mapo

TIRANË Ndërsa nga selia rozë gjërat kanë filluar të qartësohen, në selinë blu, ashtu siç ndodh rëndom, lista përfundimtare do të shpallet vetëm sot, në afatin e fundit kohor që Kodi ka përcaktuar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë. Po sot pritet të mblidhet formalisht edhe organi më i lartë i partisë, kryesia e PD-së, për të formalizuar në fakt listën që ka pasur në mend-je kryeministri Berisha. Ky i fundit ka zhvilluar një mbledhje në fund-javë (në orët e vona të mbrëmjes), me kryesinë e vogël të partisë, ku mësohet se secili prej tyre ka mun-dur të paraqesë vetëm dy deri në tre emra. Gjithçka tjetër është vendo-sur nga kreu i ekzekutivit, i cili dje paradite ka zhvilluar një axhendë të ngjeshur vizitash, ndërsa pasdite është nisur për në Durrës për të

kaluar fundjavën me familjen e tij. Ndërkohë, shumica e deputetëve të grupit aktual parlamentar do të mund të përballen sot me faktin nëse do të jenë ose jo serish pjesë e mandatit të ardhshëm katërvjeçar. Në seancën e sotme parlamentare, gjatë periudhës së pushimit ata që do të jenë sërish deputetë do të firmosin formularin e detyrueshëm të KQZ-së. Në grupin e ardhshëm parlamen-tar PD-ja do të freskojë jo pak përbër-jen me figura të reja dhe të kualifi-kuara, si Halim Kosova, Jorida Taba-ku, Grida Duma, Benet Beci apo Bardh Spahia, ndërkohë që një vend të sigurt tashmë do të kenë edhe tre deputetët dikur socialistë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani që do të ga-rojnë në listën e Tiranës dhe Gjovalin Kadeli në qarkun e Lezhës. Është konfirmuar gjithashtu se drejtuesit

e partive aleate, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu do të jenë pjesë e listave të PD-së, ndërsa mbetet në pikëpyetje emri i Princ Lekës. Pas dy mandateve qe-verisëse pritet që në legjislaturën e ardhshme të paktën 30 për qind e de-putetëve të jenë të rinj, ashtu siç ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Berisha në një nga mbledhjet e fundit që ai ka zhvilluar me strukturat. Katër vite më parë kryeministri Ber-isha prezantoi të 140 kandidatët për deputetë në një nga ambientet e “Ho-tel Sheraton”, duke theksuar se em-rat që ai kishte përzgjedhur do të për-bënin ekipin e fitores, por që në fakt nuk rezultoi i tillë. Në zgjedhjet e vitit 2009 PD-ja fitoi 70 mandate, duke pranuar për herë të parë një koalicion të vështirë me LSI-në, me qëllim dre-jtimin e vendit.

3kryesore 06.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Kryesia e Partisë Demokratike

aleatëtËshtë konfirmuar gjithashtu se drejtuesit e partive aleate, Nard

Ndoka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu do të jenë pjesë e listave të PD-së, ndërsa mbetet

në pikëpyetje emri i Princ Lekës

KaNDiDaTëT e PD Berisha mbledh sot kryesinëBerisha, të shtunën në mesnatë mbledhje me kryesinë e vogël për të konsultuar listën e re të deputetëve të PD. Sot mbledhje tjetër për të miratuar 140 kandidatët zyrtarë. Emrat e rinj, kryesisht në Tiranë

v i z i ta

5 maji, Berisha në shtëpinë e Hajdarit

Në Ditën e Dëshmorëve, Kryeministri vizitoi familjen e Heroit të Demokra-cisë Azem Hajdari dhe të Dëshmorit të Atdheut Idriz hoxha. Berisha, në një bisedë me bashkëshorten e fëmijët e Hajdarit, kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të Lëvizjes së Dhjetorit ’90-të dhe rolin vendimtar të Azem Hajdarit në të.“Sot është një ditë e veçantë, dita e nderimit e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë, bënë gjithçka për lirinë. Në histori sa më shumë të hu-lumtohet, aq më shumë do të pohohet se ato që ka bërë Azem Hajdari për lir-inë e shqiptarëve, ato ditë dhjetori të vitit ’90-të, nuk i ka bërë kush. Sepse ajo ishte një përballje më e pabarabar-ta, më e zbuluara, më e hapura. Një për-ballje që u fitua. Fakti që sot ai është midis nesh vjen mbi të gjitha, nga ai kontribut që ai dha në vitin ’90-të. Unë kam bindjen se vepra, kontributi i tij do të shndrisë e shkëlqejë në altarin e lirisë së shqiptarëve,” – u shpreh Kry-eministri. Më pas, Kryeministri vizitoi familjen e Dëshmorit të Atdheut Idriz Hoxha, Komandat-pilot i Regjimentit të Bazës Ajrore të Rinasit, i rënë në kr-ye të detyrës. “Erdha të shpreh nder-min më të thellë, të përulem me respe-ktin më të madh para kujtimit të bash-këshortit tuaj, babit tuaj, aviatorit trim, atdhetar dhe i përkushtuar. Sot, çdo ndjenjë e mirë, e tërë dashuria e respekti u takon të rënëve për atdhe. Idriz Hoxha qëndron në krye të atyre burrave e grave, djemve e vajzave që u

flijuan në emër të detyrës, të din-jitetit. Erdha sot të shpreh nderi-

min në emër të qeverisë,” – u shpreh Kryeministri.

tiranë SALI BeRISHA eDuARD SeLAmI mAJLINDA BRegu ARBeN RIStANI geNt StRAzImIRI JoRIDA tABAku tAuLANt BINogeRt BogDANI eDI PALokA gRIDA DumA tRItAN SHeHu kAStRIot ISLAmI HALIm koSoVA ASLLAN DogJANI eNNo BozDo eNeIDA guRIA

Lezhë ALDo BumçI gJoVALIN kADeLI PAuLINA HotI

vLorë AStRIt PAtozI ARDIAN koLLozI ARtA muSARAJ?

Gjirokastër geNc RuLI SPIRo kSeRA

BeratgeNc PoLLo AStRIt VeLIAJ

meHmet XHekA

DiBër myqeRem tAfAJ SHeRefeDIN SHeHu JemIN gJANA

kukës fLAmuR NokASAIt DoLLAPI fAtoS HoXHA

Durrës eDuARD HALImI oeRD ByLykASHI ALBANA VokSHI gJeRgJ LezHJA

IgLI cARA oSmAN metALLA

korçë RIDVAN BoDe eDmoND SPAHo eNteLA PRIftI?LeDINA ALIoLLI? fAtBARDH kADILLI gJeRgJI PAPA

eLBasan ARBeN ImAmI eLVANA HANA LuçIANo BoçI DASHNoR SuLA ARDIAN tuRku

SHefqet DeLIALLISI

shkoDër JozefINA toPALLI AStRIt BuSHAtI?AReNcA tRASHANIBeNet BecI gJok uLDeDAJ BARDH SPAHIA NARD NDokA fLAmuR kuçI

Fier SokoL oLLDASHI meSILA DoDA feRDINAND muRAtI

lista e kanDiDatëve të pD

Page 4: Gazeta Mapo

NgJARJe e DItëS4 në fokus

PS konfirmoi dje se Erion Braçe do të jetë pjesë e listave shumemërore të PS-së, por askush nuk mund të thoshte me siguri se në cilin qark ai do kandidonte. Vetë Braçe ka refuzuar të jetë në Fier

kanDiDimilista e kanDiDatëve për Deputetë

majko e nikolli, në balotazhpër kryesimin e listës së tiranësNë dilemë është edhe drejtimi i listës së kandidatëve socialistë për zonën kryesore, atë të Tira-nës. Pavarësisht se e mori nga Korça dhe e solli në Tiranë, nuk dihet me siguri nëse Majko do të jetë ai që do kryesojë listën e qarkut të Tiranës. Burime nga PS kanë bërë të ditur se Majko deri dje ishte në balotazh për kryesimin e listës me kandidat-en tjetër, kryetaren e Njësisë bashkiake numër 1, Lindita Nikolli. Megjithatë, në këtë balotazh Majko konsiderohej favorit për shkak të staturës së tij politike, element ky që i mun-gon Nikollit, e cila kandidon për herë të parë për deputete. Edhe në zgjedhjet e fundit, ato të 2009-ës, kryesimi i listës së Ti-ranës ka qenë një dilemë deri në ditën e fundit, kjo ndoshta edhe për shkak të një taktike elekto-rale për të mashtruar kundër-shtarin. Kujtojmë këtu se në zgjedhjet e shkuara, këtë listë e kryesoi Vasilika Hysi, një emër i ardhur nga shoqëria civile, e cila në këto zgjedhje do kandi-dojë sërish në Tiranë, por në një nga vendet e mesit të listës. Ndërkohë që nga ana tjetër kon-firmohet se kreu i socialistëve, Edi Rama ka vendosur tashmë

në mënyrë zyrtare që të kandidojë në qarkun e Vlorës.

Fejzi Braushi

Pak orë nga skadimi i afatit ligjor për dorëzimin e listës shumemërore të kandi-

datëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i socialistëve, Edi Rama kishte ende shumë dilema për një numër të konside-rueshëm emrash të njohur në këtë parti. Figura me peshë të këtyre viteve, si Erion Braçe, Arben Ma-laj, Ilir Gjoni, Arben Isaraj, të pak-tën deri dje në orët e mbrëmjes, në rastin më të keq nuk kanë qenë konfirmuar si pjesë e listës së kan-didatëve për deputetë dhe në ras-tin më të mirë nuk iu janë përcak-tuar zona dhe vendi në listë. Burime nga selia rozë kanë bërë të ditur dje se në dy ditët e fundit ka patur përpjekje nga kryetari Rama për ta çuar nënkryetarin e grupit dhe një nga emrat më të spikatur të opozitës 8-vjeçare, Erion Bra-çen, që të kandidojë në qarkun e Fierit dhe më konkretisht në qyte-tin e Lushnjes. Ofertë kjo, që siç mësohet, nuk është pranuar nga Braçe, i cili tashmë është përjash-tuar në mënyrë përfundimtare nga lista e qarkut të Beratit që e ka zgjedhur disa herë resht. E vetmja alternativë mbetet qarku i Tira-nës, të cilin Braçe vetë më parë ed-he publikisht e kishte kundërsh-tuar. Megjithatë, burime nga PS-ja konfirmuan dje se Braçe do të jetë pjesë e listave shumemërore të PS-së, por askush nuk mund të thoshte me siguri se në cilin qark ai do kandidonte. Një emër tjetër i njohur në radhët e socialistëve është edhe ai i ish-ministrit të Fi-nancave, Arben Malaj, për të cilin gjithashtu deri dje në mbrëmje ekzistonte dilema nëse ai do ishte pjesë e listës së PS-së apo jo. Edhe për këtë figurë, dje në PS nuk kishte askush një informacion të saktë nëse ai do ishte pjesë e listave fituese. Emri i Malajt është folur si kandidaturë në zonën e Delvinës në qarkun e Vlorës, por për shkak të marrëdhënieve jo fortë miqë-sore me kryetarin e partisë, emri i tij deri në mbrëmjen e djeshme ishte në pikëpyetje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një emër tjetër të njohur të PS-së, deputetin aktual Arben Isaraj, i cili në zgjed-

hjet e 2009-ës kryesoi listën e so-cialistëve për qarkun e Vlorës. Pa-varësisht se Isaraj është edhe anëtar i kryesisë, burime në PS bë-në të ditur se emri i tij ishte sërish me pikëpyetje në listë. Një dilemë që kreu socialist duhet t’i japë një zgjidhje gjatë ditës së sotme është edhe ajo për të kandiduar një nga pjesëtarët e familjes Kokëdhima. Ndërsa deri para pak ditësh ishte folur për kandidimin e mundshëm të vajzës së kësaj f amiljeje, këngëtares Besa Kokëdhima, dje në ambientet e selisë rozë përflitej dhe kandidimi i mundshëm i Brixhida Kokëdhimës në qarkun e Vlorës.

“të djegurit”Por ndërsa emrat e mësipërm

mund të konsiderohen si emra që kanë ende mundësi të bëhen pjesë e listave, një numër tjetër i konsi-derueshëm deputetësh aktualë të PS-së kanë prerë biletën për ta parë ndeshjen e ardhshme elekto-rale ose nga stoli i rezervave (pra duke qenë pjesë e listave, por jo në vendet fituese), ose nga jashtë fushe) d.m.th duke mos qenë fare në listë). Dhe bëhet fjalë për një numër prej rreth 15 deputetësh të tjerë, të cilëve, vetë kryesocialisti Edi Rama në takime direkte me ta u ka bërë të ditur vendimin e tij ose për të mos i kandiduar fare, ose për t’i kandiduar në vende të pa-sigurta. Kështu bie në sy emri i ish-ministrit të Brendshëm, Ilir Gjoni, i cili aktualisht mban dhe pozicionin e nënkryetarit të komis-ionit të Sigurisë Kombëtare. Burime nga PS kanë bërë të ditur se emri i Gjonit nuk është përmendur fare këto ditë si pjesë e listave. Ndërkohë që është konfirmuar moskandidimi ose kandidimi në vendet plotësuese i emrave të tillë, si Marko Bello, Agim Leka, Shegushe Ligori, Ilir Bejtja, Alfred Dalipi, Eltar Deda, Albert Çaçi, Et’hem Ruka etj. Duke patur parasysh edhe faktin se tashmë tre deputetët aktualë, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, të cilët në 2009-ën u zgjodhën nën siglën e PS-së dhe tashmë janë larguar prej saj, i bie që nga lista fituese e zgjedhjeve pararendëse të mos rikandidohen afërsisht 30 % e saj.

listat e Ps Deputetët viP që “digjen” nga rama Malaj, Isaraj e Gjoni rrezikojnë moskandidimin në 23 qershor. Marko Bello, Alfred Dalipi, Albert Çaçi, Et’hem Ruka, Eltar Deda, takim me Ramën, ku i komunikohet moskandidimi ose qenia në një vend jo fitues në listë

elbasanBeN BLuSHIDAmIAN gJIkNuRIeVIS kuSHIALfReD PezAtAuLANt BALLAmuSA uLqINI

GjirokastërARBeN AHmetAJeRIoN VeLIAJANAStAS ANgJeLIVLADImIR koStA

shkoDërmImozA HAfIzItom DoSHIPAuLIN SteRkAJNAmIk koPLIku

lezhëmImI koDHeLIARmANDo PReNgAARBeN NokANDRecë DeDA

kukësVeXHI muçmAtAVLADImIR eLezI DibërSHkëLqIm cANIqemAL mINXHozIuLSI mANJA berateDuARt SHALSIfIDeL yLLIeRmoNeLA feLAJ

eDuARD BeJko

DurrësBLeNDI kLoSIkLoDIANA SPAHIuNAmIk DokLe ILIR BeqJAeDISoN koNomIgAzmIR BIzHgA

FiergRAmoz RuçIILIRIAN ceLIBASHIegLANtINA gJeRmeNIARmANDo SuBASHIeRIoN BRAçe?eRVIN koçIfAtoS kLoSI

korçëBASHkIm fINooLtA XHAçkAyLLI zIçISHtIILIR PeNDAVINIILIR XHANgoLLIIReNA kALLço

tiranëPANDeLI mAJkoSAJmIR tAHIRILINDItA NIkoLLAfAtmIR XHAfAJDItmIR BuSHAtIeRIoN BRAçe?ARtA DADePARID cARABeSNIk BAReVASILIkA HySIARtAN gAçI

mILeNA HARItoXHemAL qefALIAJPJeRIN NDReuSADRI ABAzIARBI mAzNIku

vlorëeDI RAmAVALeNtINA LeSkAJLuIzA XHuVANIfAtmIR toçIARBeN mALAJ?BRIXHIDA kokëDHImA?ARBeN ISARAJ?eDuARD LekA

Deputetët që nuk janë ose që janë në Dyshim për të qenë në listëAgIm LekAILIR BeJtJASHeguSHe LIgoRIILIR gJoNImARko BeLLoPIRRo LutAJARBeN çukoPAuLINA HoXHASkëNDeR HASAALBeRt çAçIet’Hem RukAHAzIR gASHI

(renditja e emrave është rastësore dhe s’ka të bëjë me renditjen e tyre në listën zyrtare që do të dorëzohet në kqz

Page 5: Gazeta Mapo

506.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Deputetë të grupit aktual, figura të njohura të Partisë Socialiste ndër vite rrezikohen të mos jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. Arben malaj kryeson këtë listë, pasi kandidatura e tij mbetet ende në pikëpyetje, por ikin edhe marko Bello, Shega Ligori e Ilir gjoni

Deputetë janë prezantuar që prej mesit të shkurtit e deri më tani nga kryesocialisti Rama, si emrat që i janë bashkuar Rilindjes. Ndër ta spikasin juristët celibashi e muçmata, gazetari Alfred Peza, ish-guvernatori Shkëlqim cani. Pjesë e kësaj liste janë edhe të rikthyerit ulqini e Hafizi

Përqind e listës së Partisë Socialiste përbëhet nga brezi i ri i politikanëve që kandiduan për herë të parë në vitin 2009. Investim direkt i Ramës në politikë, eduart Shalsi, Sajmir tahiri, olta Xhaçka, erion Veliaj etj ndodhen në pjesën e sigurt të listës së kandidatëve të PS

DekLarata

Deputeti i qarkut të Beratit, Marko Bello nuk do jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë me të cilën PS do kan-didojë në këto zgjedhje. Bello bëri të ditur dje se i ishte ko-munikuar moskandidimi. “Sot mësova se nuk do të kandi-dohem në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013“, - shk-ruante Bello dje në FB. Ai akuzoi Ramën se po fut në grupin parlamentar ata që populli me votë i nxori nga politika vite më parë. “Jam krenar se nga politika aktive nuk po më lar-gon vota e qytetarëve, por kapriçoja e një tekanjozi, i cili, ata që populli i përzuri nga dera, po i fut nga oxhaku...”, - thek-sonte Bello. Pavarësisht kësaj, ai duke i uruar fitore PS-së në zgjedhje, gjen rastin të falenderojë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij. “Falenderoj sinqerisht Partinë Socialiste, strukturat e saj dhe sidomos anëtarët dhe simpatizantët ta-në në qarkun e Beratit për besimin që më kanë dhënë në gjithë këto vite. Shpresoj të mos i kem zhgënjyer. Gjithash-tu, u shpreh mirënjohjen time qytetarëve dashamirës dhe fisnikë të Beratit për mbështetjen dhe respektin ndaj meje. Ndihem i nderuar që i kam përfaqësuar në Kuvendin e Shq-ipërisë për 12 vjet dhe dua t’i siguroj se mbetem në shërbim të tyre në vijimësi”, - shkruante Bello. Duhet theksuar se ai ishte 1 nga 5 deputetët socialistë që pas zgjedhjeve të 2009-ës iu kundërvu kryesocialistit Rama me të ashtuquajturën LMN. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje të Ramës për atë kundërshti të asaj kohe, por nga pesë depu-tetët që e përfaqësuan atë lëvizje, vetëm njëri prej tyre, Ben Blushi ka të sigurt kandidimin.

agron Duka: negociatat e miame ramën, ja pse ika nga Ps Ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka, tregon arsyet që e shtynë të braktiste Partinë Socialiste për PR-në. “Kemi diskutuar deri në momentin e fundit, kur më tha se do të jem i pesti në Berat. Ky pozicion nuk ishte në pritshmëritë e mia, e Rama më tha të largohem”

intervistoi: Leonard Bakillari

Z. Duka, cilat ishin arsyet e lëvizjes suaj nga Partia Sociali-ste në Partinë Republikane, duke qenë se jeni një figurë me kon-tribute në këtë forcë politike, së fundmi dhe anëtar i Asamblesë, apo kreu i grupit të punës për programin e Bujqësisë?

Unë nuk kam patur një kontratë të shkruar me Edi Ramën, gjithçka është diskutuar verbalisht. Pasi na quajti mbështetës të ish-kryeminis-trit Fatos Nano, vetë Rama më thirri dhe më kërkoi të jap kontributin tim në Partinë Socialist. Pasi hoqi dys-himet që mund të kishte, pasi z. Na-no nuk u angazhua më në politikë, më bëri anëtar të kryesisë së PS-së dhe kreun e grupit të punës për pro-gramin e Bujqësisë. Me qëllim maksimalizimin e votave të Partisë Socialiste, i kam kërkuar të kandidoj si deputet në qarkun e Durrësit, pa-si kjo ishte dhe pritshmëria e mbështetësve të mi. Kemi diskutuar deri në momentin e fundit, kur më tha se nuk do jem kandidat në Dur-rës, por i pesti në listë në qarkun e Beratit. Ky pozicion nuk ishte as në pritshmëritë e mia dhe as në pritsh-

mëritë e mbështetësve të mi. Kjo ishte mundësia e vetme që

ju ofroi z. Rama, nuk negociuat më gjatë me të?

Pasi i kërkova që të jap kontribu-tin tim në maksimalizimin e votave të Partisë Socialiste, më thirri dhe më tha që do të jem i pesti në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Beratit. I thashë se nuk mund ta pranoj këtë gjë, pasi unë duhet të jem kandidat në zonën time, ku gëzoj mbështetje dhe përkrahje në masë. Nuk mund ta pranoj këtë vendim dhe për këtë arsye më duhet të lar-gohem nga kjo forcë politike. ‘Lar-gohu’, - më tha. Duke qenë se nuk gjetëm gjuhën e komunikimit, unë vendosa të largohem për t’iu bash-kuar një force politike të djathtë. Ed-he pse programet e forcave politike nuk është se ndryshojnë shumë.

Pse zgjodhët Partinë Repub-likane, duke kaluar në një forcë politike e cila është pjesë e ko-alicionit kundërshtar me Partinë Socialiste, ku ju keni dhënë kon-tributin tuaj?

Për shkak të njohjeve të vjetra me kryetarin aktual të Partisë Repub-likane, z. Fatmir Mediu, dhe të ndjer-in Sabri Godo, zgjodha të jem pjesë e kësaj partie, të cilën do e përfaqë-soj si kandidat për deputet në qa-rkun e Durrësit. Kemi kontaktuar në telefon me z.Mediu, i cili ka pranuar të jem pjesë e kësaj partie. Në fakt ishte e vetmja dritare ku unë mendoj se mund të jap kon-tributin tim në politikë. Edhe pse gjatë kësaj kohe unë kam qëndruar në hije, sërish mendoj se mund të jap kontribut në politikë. Në rast se nuk do të isha angazhuar në kë-to zgjedhje, atëherë për mua do të ishte vetëvrasje politike.

“kemi diskutuar deri në momentin e fundit, kur më tha

se nuk do jem kandidat në Durrës, por i pesti në listë në qarkun e Beratit. ky pozicion

nuk ishte as në pritshmëritë e mia dhe as në pritshmëritë e

mbështetësve të mi”

12 10 60

Për të lënë një takim, telefononi në : Salus Tirana Sh.a : + 355(0) 4 2390500 + 355(0) 66 2053 180

POLIAMBULATORI I RI SALUS

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

SPITALI ITALIANMULTISPECIALISTIK

NË QËNDËR TË TIRANËSVIZITA FALAS !

Dr. Luca Calligaris Specialist Kirurgji e Përgjithshme Kirurgji Onkologjike

Dr. Enton BollanoDr. Shkencave Kirurgjikale

-Kirurgjia e tumorit të gjirit. -Kirurgjia e tumorit të stomakut-Kirurgjia e kolorektalit (zorrës së trashë)-Gurët në tëmth-Hernie abdominal, inguinale, etj.-Variçet-Hemorroidet.

Specialist Kirurgji e PërgjithshmeSëmundjet e Zorrës së Trashë

- Sëmundjet hemorrodiale - Fistula anale - Sinusi Pilonidalos- Fisura anale -Polipet e zorrës së trashë- Tumoret e Zorrës së Trashë - Prolapsi rektal -Trajtimi i inkontinencës anale

Përfitoni tani....!

Si kanë qenë reagimet e mbështetësve tuaj pas largimit nga PS?

Nga takimet dhe kontaktet që kam patur me mbështetësit e mi në zonën e Durrësit, reagimi i tyre ka qenë tërësisht pozitiv. Në fakt kjo ka qenë pritshmëria e tyre, pasi ata ka-në kërkuar që unë të kandidoj si deputet në zonën e Durrësit. Kjo dhe për arsyen se gjatë kohës që kam qenë ministër i Bujqësisë, nuk kam bërë diferencime në të majtë apo të djathtë. Madje dhe unë vetë, rreth dy vjet kam që jam bërë anëtar i Partisë Socialiste, pasi më parë edhe pse isha ministër, nuk kam qenë anëtar partie.

Pas vendimit tashmë publik

për t’u larguar nga Partia Social-iste, a keni kontaktuar me kreun e PS?

Jo, nuk kemi patur më kontakte, edhe pse sinqerisht e pata të vështirë të largohem nga kjo parti. Përveç kontributit në vite pranë kësaj force politike, prej rreth dy vjetësh unë kam qenë kreu i grupit të punës për programin e Bujqësisë. Jemi an-gazhuar plot 50 veta dhe mendoj se kemi bërë një punë vërtet të mirë. Unë kam angazhuar të gjithë miqtë e mi, ekspertë të Bujqësisë, madje kam sjellë edhe profesorë italianë që na kanë mbështetur gjatë hartimit të programit. Nga të paktën 50 vetë që kemi qenë në fillim, tashmë kanë mbetur rreth 8-9 veta.

bello: rama po i fut nga oxhaku ata që populli i nxori nga dera

Page 6: Gazeta Mapo

6 ditari Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditari Sipas anketimit të Bankës së Shqipërisë, burimet kryesore të të ardhurave të familjeve të vrojtuara vazhdojnë të mbeten: të ardhurat nga vetëpunësimi 26%, të ardhurat nga pensioni në masën 28%, dhe të ardhurat nga puna në sektorin privat, 25% të totalit të personave që sigurojnë të ardhura

Banka Qendrore e vendit, nëpërmjet një ankete për të ardhurat në familjet shqiptare vërejti se, pensionet janë burimi kryesor i financimit për një të tretën e familjeve shqiptare. Ja harta e të ard-hurave dhe borxheve

Blerina Hoxha

Të flasësh se sa shpenzon është shumë e lehtë për çdokënd, por të tregosh buri-min e të ardhurave, shpesh është më e vështirë dhe mjaft komplekse. Sidomos për vende të tilla si Shqipëria, ku buri-met e të ardhurave jo gjithmonë janë të ligjshme dhe të deklaruara. Por Banka Qendrore e vendit është përpjekur që me anë të disa anketave të thjeshta të trego-jë burimet kryesore të të ardhurave të shqiptarëve për vitin që shkoi. Ndryshe nga katër vite më parë, rezulton se buri-mi kryesor i të ardhurave janë pensionet. Sigurisht, bëhet fjalë për burimet ligjore të të ardhurave, dhe jo ato që mund të krijohen në mënyrë të paligjshme. Pen-sionet mbeten si mundësia e vetme e fi-nancimit për një të tretën e familjeve, (një kampion prej 1210 familjesh që BSH an-ketoi), këto të shpërndara në 16 rrethe të ndryshme të vendit.

kriza ndryshon hartën e të ardhuraveEdhe pas 20 vitesh ekonomi në kush-

tet e një tregu të lirë, Shqipëria vijon të

ketë si burim kryesor pagesat nga shteti në formën e pagave dhe pensioneve. Por kriza ekonomike ka ndryshuar burimet e të ardhurave në familjet shqiptare. Si-pas vrojtimit, burimet kryesore të të ar-dhurave të familjeve vazhdojnë të mbeten: të ardhurat nga vetëpunësimi 26%, të ardhurat nga pensioni në masën 28%, dhe të ardhurat nga puna në sekto-rin privat, 25% të totalit të personave që sigurojnë të ardhura. Pesha e “emigra-cionit” si burim të ardhurash, në gjashtëmujorin e dytë 2012 ka mbetur në të njëjtin nivel si dhe gjashtëmujorin e kaluar. Komponentë të tjerë në të ardhu-rat e shqiptarëve janë të ardhurat nga pronat, pensionet etj. Shpërndarja e tyre është e ndryshme midis tipave dhe mad-hësive të ndryshme të familjeve. Për familjet me një person, të ardhurat vijnë kryesisht nga pensione dhe transfertat. Kjo është karakteristike edhe për çiftet pa fëmijë dhe familjet me një prind. Nga ana tjetër, transfertat private janë të ndjeshme për familjet me një person dhe ato me një prind, duke zënë rreth një të katërtën e të ardhurave gjithsej. Për familjet me një dhe dy fëmijë, burim kryesor për të ardhurat gjithsej janë të ardhurat nga puna, të cilat zënë mbi tre të katërtat e tyre. Në përgjithësi, të ard-hurat nga puna përbëjnë më shumë se dy të tretat e totalit të të ardhurave famil-jare. Duke u fokusuar vetëm tek “totali i të punësuarve”, rezulton se 41% janë të vetëpunësuar, 39% janë të punësuar në sektorin privat dhe 18% në sektorin shtetëror. Pesha e “të vetëpunësuarve”

vrojtimi i bsh: 28 % e familjeve mbahen me pensione

në raport me totalin e të punësuarve është rritur, krahasuar me gjashtëmujo-rin e parë të vitit 2012, ndërsa pesha e të “punësuarve në sektorin shtetëror” ka rënë.

borxhetI njëjti raport që ka survejuar gjend-

jen financiare të familjeve shqiptare zbardh faktin se rreth 33% e kampionit të familjeve të testuara, pra 401 prej tyre pohojnë se kanë një hua të papaguar, çka përbën një rritje me rreth 2 pikë përqin-dje krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2012. Në 45% të rasteve, familjet hua-marrëse deklarojnë se e kanë siguruar huanë/huatë nga burime formale, si “ban-ka”, (39%) dhe “institucione të tjera finan-

ciare jobanka” (6%). Kjo përbën një rritje me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mu-jorin e kaluar. Në 54% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se u janë drejtuar burimeve informale. Nga 401 familje hua-marrëse, rreth 7% e tyre kanë më shumë se një hua të marrë nga burime të ndryshme, kryesisht bankë dhe person fizik. Qëllimet kryesore të marrjes së huasë nga familjet mbeten: “blerja/riparimi i një prone të paluajtshme” në 33% të rasteve, “konsumi” në 32% të rasteve dhe “zhvillimi i biznesit” në 15% të rasteve. Numri i rasteve që deklarojnë se kanë marrë hua me qëllim blerje/riparim të një prone, ka shënuar rënie me rreth 3 pikë përqindje, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2012, një prirje e nisur që në periudhën e mëparshme.

Në këndvështrimin e LSI-së, për zhvillimin ekonomik të vendit janë më të rëndësishme krijimi i ambientit të favorshëm për biznesin dhe siguria, sesa norma e taksave. Sekretari për Marrëdhëniet eko-nomike në LSI, Majlind Lazimi zbardh skemën për taksën e sheshtë

Pas koalicionit të ri, cila është qasja e LSI-së në programin eko-nomik të opozitës?

Si fillim mund t’ju them se programi ekonomik i LSI-së është në fazën e konsultimit final. LSI tashmë ka një plan konkret, që ne e kemi quajtur “5 pikat për punësimin”, i cili prezanton propozime specifike për zhvillimin e 5 sektorëve “motor” të punësimit si: bu-jqësia, energjetika, infrastruktura dhe industria, shërbimet dhe turizmi, si dhe bizneset e reja SME. Vizioni i LSI-së për modelin e ri ekonomik oriento-het kryesisht drejt stimulimit të prod-himit vendas dhe eksporteve “Made in Albania” përmes lehtësirave fiskale dhe kredituese të sektorit privat, rent-abilitetit të investimeve publike, që fat-

keqësisht sot bëhen kuturu sipas “oreksit elektoral”, dhe ofrimit të një pakete fiskale “one-stop-shop” për in-vestimet e huaja që hapin masivisht vende të reja pune. Ne jemi për një “kapitalizëm social”, ku roli i shtetit dhe i qeverisë në ekonomi nuk është ai i “zjarrfikësit”që shfaqet vetëm kur ka vatra zjarri për të shuar. Ne jemi për modelin socialdemokrat të zhvil-limit ekonomik dhe progresit social përmes “dorës së dukshme” të shtetit që krijon garancitë e duhura për nx-itjen e sipërmarrjes private dhe konkurrencës së ndershme, që garan-ton siguri dhe rend publik në çdo cep të Shqipërisë, që lufton varfërinë dhe pabarazinë, mbron shtresat në nevojë dhe i jep zgjidhje me prioritet çështjes së papunësisë, sidomos për të rinjtë ta-në.

- Cili është qëndrimi i LSI-së për taksën e sheshtë apo atë pro-gresive? A mendoni se sistemi i tak-save do të jetë “kali i betejës” për alternativën më të mirë ekonomike në këto zgjedhje?

Me sa duket, debati ideologjik i tak-save do të na shoqërojë gjatë gjithë fushatës deri në qershor…dhe fatkeqë-sisht çështja e taksave nga një “mjet” për të zhvilluar ekonominë po na kthe-het në “qëllim në vetvete. Konkretisht, ne jemi për një “korrektim social” të

tatimit mbi të ardhurat personale, duke synuar një prag më të lartë për-jashtues nga tatimi për pagat e ulëta, dhe një barrë më të ulët tatimore për pagat e mesme me synimin e drejtësisë sociale duke ruajtur barazinë fiskale, sipas skemës së mëposhtme: Pagat de-ri në 35 000 lekë në muaj, zero tatim mbi të ardhurat personale. Pagat 35 000-50 000 lekë në muaj, tatimi (TAP) 10 për qind, do të llogaritet vetëm mbi shumën 35 000 lekë. Për pagat mbi 50 000 lekë aplikohet 10 % mbi gjithë pag-esën. Sot shqiptarët kërkojnë llogarid-hënie dhe përgjegjësi më të madhe nga qeveria se si dhe ku “rishpërndahen” taksat që paguajnë, dhe si u kthehen mbrapsht në shërbime dhe investime publike . Rritja e taksave, jo vetëm që do të na bënte jokonkurrues me vendet e rajonit, (p.sh. Mal i Zi aplikon një tak-së të sheshtë 9%), por do të dekurajon-te investimet e reja, që do të thotë më pak mundësi punësimi..më pak pu-nësim do të thotë më pak konsum për familjet shqiptare, më pak konsum do të thotë më pak shitje për biznesin shq-iptar (p.sh. për një dyqan te rruga e Durrësit)…dhe në fund në fakt do të mbledhim më pak taksa për arkën e shtetit.

-Keni drejtuar 4 vitet e fundit Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Çfarë do të ndry-

shonte në këndvështrimin tuaj, sidomos për koncesionet, nëse e drejtoni sërish këtë ministri si pjesëtarë të koalicionit të ri?

Në fakt, në programin ekonomik të LSI-së, një fokus të veçantë ka edhe rëndësia e Partneritetit Publiko-Privat jo thjesht si një marrëdhënie kontrak-tuale apo ligjore mes shtetit dhe sipër-marrësit privat, por mbi të gjitha si një mjet efikas, ku financat private mobi-lizohen për të kryer investime dhe shërbime me interes publik, përfshirë edhe veprat koncesionare në hidrocen-trale dhe miniera, për një pjesë të mirë të të cilave licencat janë dhënë që në vi-

tin 2007 apo edhe më herët. Në shumë raste, kontratat koncesionare janë stig-matizuar herë me të drejtë e herë pa të drejtë nga retorika politike, por që në thelb ka një shqetësim real që ka të bëjë me rentabilitetin e projekteve. Ligji për koncesionet është miratuar në fund të vitit 2006 si strategji prioritare e qe-verisë në atë kohë, dhe ka pësuar për-mirësime të dukshme legjislative gjatë viteve të fundit me iniciativën e METE-s. Por unë mendoj se ka nevojë për një “rikonceptim” të licencave koncesion-are dhe të skemave të Partneritetit-Publiko-Privat, ku shteti dhe qeveria nuk mjaftohen thjesht me garancitë kontraktuale ligjore që i transferohen biznesit, por angazhohen të çlirojnë burime financimi për realizimin e pro-jekteve koncesionare, si për shembull në dhjetëra hidrocentrale të pareali-zuara, ku fatkeqësisht bankat tregtare që operojnë në Shqipëri nuk janë përf-shirë në financimin e tyre për shkak të riskut dhe mungesës së ekspertizës në financimin e këtyre projekteve. Pran-daj, një opsion i nevojshëm që është propozimi yni si LSI, do të ishte edhe krijimi i “Bankës Kombëtare për Inves-timeve dhe Zhvillim”, si një banke pub-like që së bashku me bankat private do të financonin projektet në sektorët strategjikë, si në energjetikë, infra-strukturë etj.

LSi: Taksa progresive, jo më shumë se 10%

I njëjti raport që ka survejuar gjendjen financiare të familjeve shqiptare zbardh faktin se rreth 33% e kampionit të familjeve të testuara, pra 401 prej tyre pohojnë se kanë një hua të papaguar, çka përbën një rritje me rreth 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2012.

Guvernatori i bsh, ardian Fullani

sekretari për marrëdhëniet ekonomike në lsi, majlind lazimi

Page 7: Gazeta Mapo

7kronikë 06.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

ditari Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e krimit, ku ndodhej banesa dhe një kompleks ndërtimi,

pronë e Kotorrit dhe kanë nisur hetimet e para

Ekzekutohet në pritë biznesmeni i ndërtimit Hikmet Kotorri, ndërtues pallatesh prej disa vitesh në Tiranë është vrarë mbrëmë, pak minuta pasi ka dalë nga banesa. Policia heton në pistën e një konflikti pronësie

Vendi ku u vra biznesmeni

Hikmet Kotorri

Dashamir Biçaku

Një biznesmen ndërtimi është ekzekutuar mbrëmë pak metra larg shtëpisë së tij në Tiranë. Krimi ndodhi rreth orës 23.00 të mbrëmjes në rrugën “Ali Visha”, në kohën kur ndërtuesi Hikmet Kotorri po dilte nga shtëpia e tij. Burime të policisë në vendngjar-je i thanë “MAPO”-s se biznesmeni është qëlluar për vdekje, ndërsa çdo përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë ka qenë e kotë. Nga ana tjetër, arsyet e këtij krimi mbeten ende të paqarta. Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e krimit, ku ndodhej banesa dhe një kompleks ndërtimi, pronë e Kotorrit dhe kanë nisur hetimet e para. Sipas policisë, pronari i shoqërisë Kotorri- SL është qëlluar nga dy persona, të cilët dyshohet se i kishin zënë pritë në afërsi të pallatit. Arma e përdorur është një pistoletë, ndërsa policia ka sekuestruar vetëm gëzhojat në vendin e ngjarjes. “Autorët e këtij krimi janë ende të panjohur, ndërsa dyshimet e para kanë lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm biznesi”,-i tha MAPO-s një burim nga policia. Vetë pallati ku banonte viktima mësohet se ishte

një prej shkaqeve të konfliktit, për faktin se pronësia e saj pretendohej nga disa persona. Nga ana tjetër, nuk janë përjashtuar edhe pista të tjera të rivalitetit në biznes, ku dyshohet se është përfshirë Hikmet Kotorri. Burimet nga vendi i ngjarjes thanë mbrëmë se ky atentat po hetohet në dritën e një tjetër krimi të ndodhur pak javë më parë në Tiranë, ku u plagos gjatë shpërthimit të makinës një tjetër biznesmen. Hikmet Kotorri ishte 45-vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili ushtronte prej vitesh biznesin e ndërtimit në Tiranë. Në vitin 2008 ai themeloi kompaninë Kotorri – SL, pasi kishte punuar më parë si ortak në disa kompani të tjera ndërtimi. Aktualisht, kompania e tij kishte në proces ndërtimi një kompleks pallatesh në zonën e Dajtit dhe godina të tjera në zona të ndryshme të Tiranës. Pista e konfliktit për çështjen e pronësisë ka zënë numrin e parë mbrëmë, në hetimet e Policisë së Tiranës. Disa persona që mendohet se kishin dijeni mbi rrethanat e krimit janë shoqëruar në mjediset e policisë, ndërsa hetimet janë fokusuar tek konfliktet në biznes të Hikmet Kotorrit.

hEtimi

Polici i vrarë nga emigranti i dehur, përcillet si DëshmorDashamir Biçaku

Tiranë Selman Lena, punonjësi i policisë që u aksidentua për vdekje në bulevardin blu në Kamëz, u përcoll dje si “Dësh-mor i Atdheut”. Krerë të lartë të shtetit, drejtues të policisë, kolegë, miq e të afërm i dhanë dje lamtumirën e fundit kole-gut të vrarë në krye të detyrës. Homazhet vijuan për rreth 2 orë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku mori pjesë edhe kryeministri Berisha. “U shpreh ngushël-limet e mia, dhimbjen, pikëllimin për rënien në krye të detyrës të Selman Lenës, këtij inspektori të shkëlqyer të forcave to-na të rendit, të efektivëve të rendit. Unë gjithashtu uroj që shoku i tij, që është në një gjendje shumë të rëndë, të përmirësohet, të shërohet”, - u shpreh kryeministri Berisha. Gjatë ceremonisë së zh-v i l l u a r, z v / D r e j t o r i i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrum-bullaku u dorëzoi famil-jarëve të inspektorit Sel-man Lena flamurin kom-bëtar, me të cilin ishte mbuluar arkivoli i tij, dhe kapelën e uniformës së policisë. Ndërkohë, dje policia vazhdoi hetimet për zbardhjen e aksi-dentit të rëndë që i mori jetën Lenës dhe plagosi rëndë ko-legun e tij. Ish-emigranti Edmir Koleci, autor i ngjarjes së rëndë, u arrestua dje në qytetin e Shijakut, ku ishte fshehur në banesën e një të njohuri të tij. Veç Kolecit, në ambientet e policisë u shoqëruan një numër i konsiderueshëm person-ash, të cilët kishin dijeni mbi rrethanat e aksidentit të rëndë. Nga hetimet e para të kryera nga policia është mësuar se shkak për aksidentin është bërë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara i automjetit të markës “BMW” X6, me targa angleze EU09 TWL, në pronësi të Edmir Kolecit. Buri-met e policisë thanë se tri orë pas aksidentit të rëndë, Ko-leci është arrestuar sërish në gjendje të dehur. Ai kishte mbërritur me një fqinjin e tij në Shijak, të cilit i kishte kërkuar që ta dërgonte me taksi atje për disa punë të tijat. Aksiden-ti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:00, kur Sel-man Lena, baba i tri vajzave, dhe Prengë Lleshi, ndodheshin në postbllok. Rreth orës 23:30, efektivët e policisë ndaluan një mjet me targa greke që i përkiste një emigrantit të sapoardhur nga Greqia për festën e Pashkëve dhe që priste të kthehej gjatë ditës së sotme. Në këtë moment është vë-në re se një mjet po afrohej me shpejtësi nga Kodër-Kamza drejt tyre. Në këtë kohë, kur polici Selman Lena ishte duke komunikuar me emigrantin e kthyer nga Greqia, polici tjetër, Prengë Lleshi, mësohet se është përgatitur për të nxjerrë tabelën ndërsa ndodhej brenda rrethimit të koneve me vi-jëzime fosforeshente. Në pak momente ai është afruar duke marrë përpara fillimisht Selman Lenën. Më pas, mjeti i Ko-lecit mori drejtimin majtas rrugës duke marrë përpara poli-cin tjetër, Prengë Lleshi. Të dy policët mbetën të plagosur rëndë në rrugë por menjëherë u nisën për në Spitalin ushta-rak. Ndërsa Lleshi jepte shenja jete, kolegu i tij thuajse nuk kishte reagim dhe sipas burimeve ai mund të ketë ndërruar jetë që në momentet e para të aksidentit, për shkak të shpe-jtësisë së madhe të automjetit ‘BMW’ X6 të Kolecit. Pas ak-sidentit, Koleci është drejtuar në kthesën e parë majtas dhe i është drejtuar shtëpisë së tij. Aty pasi ka hyrë në oborr, mësohet se ka goditur një mur dhe një pemë të shtëpisë së tij. Ai është arrestuar më pas në Shijak për ngjarjen e rëndë.

Pavarësisht dozave të nacionalizimit, Shq-ipëria është vendi me shkallën e aspiratës për integrim në BE më të madhe krahasuar edhe me anëtarët e vet, është shprehur për “Limes” zv/ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj. “E njëjta gjë është e vlefshme edhe për anëtarësi-në në NATO. Por Shqipëria, në të njëjtën kohë, si gjithë vendet, ka të drejtë të lexojë historinë e vet dhe të definojë identitetin e vet. Kemi të drejtë të flasim për vete, të bëjmë vlerësime dhe të vëmë në evidencë fakte apo artikulojmë një realitet, pasi nëse përkufizohet nga kënde të ndryshme vështrimi (siç ndodh shpesh në ra-jonin e Ballkanit), është gjithmonë aty dhe i

prekshëm”, - tha zyrtarja e Mbrojtjes ndaj in-teresit të gazetarëve të huaj në lidhje me rritjen e toneve nacionaliste kohët e fundit nga poli-tika shqiptare. “Kjo nuk duhet konsideruar si tepri nacionalizmi. Është e vërtetë që shekuj historie nuk mund të fshihen dhe çështjet e identiteteve kombëtare janë gjithmonë të nde-zura në Ballkan”, - tha ajo. Por sipas saj, aty ku frymëzimi dhe vendosmëria drejt integrimit në BE dhe NATO janë të forta, tepria e zellit nacionalist bie. Dhe duke përmbushur dy kushtet e para, Shqipëria me qeverinë ‘Beri-sha’ nuk mund veçse të konsiderohen si tejet konstante dhe në ekuilibër në pozicionin e tyre

në çështjet nacionaliste. E njëjta gjë, sipas saj vlen edhe për çështjet që mund të konsidero-hen objekt i të drejtës ndërkombëtare. E tash-mja e një vendi përcaktohet nga vendimet e marra në të kaluarën, por për sa i takon së ar-dhmes, janë jetike projektimet dhe vizioni që krijohet sot, në të tashmen. Sipas Musarajt, në këtë moment historik aspiratat e Shqipërisë janë ato të integrimit europian dhe luajtjes së një roli gjithmonë e me më shumë përgjegjësi dhe aktiv në kuadër të NATO-s, nën yllin e paqes, të sigurisë dhe respektit për njeriun, të vlerave të demokracisë dhe të zhvillimit, jo vetëm për rajonin, por për mbarë globin.

Musaraj: Nacionalizmat do të zbehen nga integrimi

Konflikti, plagoset një 34-vjeçar Shkodër Një person ka mbetur i plagosur rëndë në Shkodër, pasi është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti. Lek Brunga, 34 vjeç, nga fshati Krajen i Lezhës, është plagosur nga 25-vjeçari Albert Ndoja, banues në fshatin Hajmel në Shkodër. Mësohet se dy personat e përfshirë në ngjarje kanë patur një konflikt të mëparshëm mes tyre. Policia e Shkodrës ka ndaluar 25-vjeçarin Albert Ndoja, i cili akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Page 8: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

06.05.2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMInIStRIA E PUnËvE PUBLIKE DHE tRAnSPoRtIt

Drejtoria e përgjithshme e shërbimeve mbështetësedrejtoria e shërbimeve juridikeSEKtoRI I SHPRonËSIMEvE___________________________________________________________________________

ADresA: sheshi “sKënDerbej”, nr.5, TirAnë Tel:++355 42 380793; FAx: ++355 42 232389

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit do të zhvillojë proçedurat e publikimit për interes publik në zbatim të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik, për pasuritë e paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Qukë Qafë Thanë”.

“Shpallje Kërkese për Shpronësim PublikMinistria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive

të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Qukë Qafë Thanë”.Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr.138, date 23.03.2000 “Për kriteret tekinke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar.

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit).

Vlera totale e shpronësimit është 1 133 763 (njëmilion e njëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre) lekë.

SHPALLjE KËRKESE PËR SHPRonËSIM PUBLIK

LIStA E PRonAvE QË SHPRonËSoHEn ngA nDËRtIMI I I SEgMEntIt RRUgoR “QUKË QAfË tHAnË”

REPUBLIKA E SHQIPERISEDREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVEDREJTORIA E SHPRONESIMEVE

SiperfaqeCmimi Vlera Siperfaqe Cmimi Vlera Lloji Vlera Totali

Fshati Rajce-Fushe ZK 3203

1 Vasil Karaj 3203 869/30 12 235 2,820 2,820 Konfirmim ZVRPP2 Besim Rira 3203 869/31 12 235 2,820 2,820 Konfirmim ZVRPP3 Luan Bari Collake 3203 1043/1 33 235 7,755 7,755 Konfirmim ZVRPP4 Ramadan Kodhel Halili 3203 869/3 30 235 7,050 7,050 Konfirmim ZVRPP5 Xhevahir Destan Collaku 3203 25/3 20 235 4,700 4,700 Konfirmim ZVRPP6 Fatmir N. Collaku 3203 1043/7 30 235 7,050 7,050 Konfirmim ZVRPP7 Destan Iliaz Halili 3203 869/4 45 235 10,575 10,575 Konfirmim ZVRPP8 Avni Sali Collaku 3203 25/16 30 235 7,050 7,050 Konfirmim ZVRPP9 Arben Muca 3203 25/21 70 235 16,450 16,450 Konfirmim ZVRPP

10 Nafije Sherif Halili 3203 869/9 130 235 30,550 30,550 Konfirmim ZVRPP11 Musa Luman Dashi 3203 844/32 16 235 3,760 3,760 Konfirmim ZVRPP12 Musa Luman Dashi 3203 844/34 16 235 3,760 3,760 Konfirmim ZVRPP13 Avni Dalip Hallidri 3203 844/19 20 235 4,700 4,700 Konfirmim ZVRPP14 Musa Halil Beqo 3203 844/7 18 235 4,230 4,230 Konfirmim ZVRPP15 Sherif Halil Beqo 3203 844/9 18 235 4,230 4,230 Konfirmim ZVRPP16 Enver Halil Beqo 3203 844/8 18 235 4,230 4,230 Konfirmim ZVRPP

NrARE

Nr.PasZKMbiemriAtesiaEmriTRUALL Objekte

Lloji I Pasurise

Shenime

Fshati Prrenjas-Fshat ZK 2925

17 Shefki Sadik Karriqi Dyqan 33 m2 721352.9 721,353 Konfirmim ZVRPP

Qyteti Prrenjas ZK 2924

18 Xhelo Sulo Karriqi +B 2924 2/301 45 2800 126000 126,000 Konfirmim ZVRPP19 Xhelo Sulo Karriqi +B 2924 2/354 39 2800 109200 109,200 Konfirmim ZVRPP

Fshati Qukes-Shkumbin ZK 3120

20 Xhemal Refat Leka 3120 486 20 149 2,980 2,980

Fshati Pishkash-Qender ZK 2969

21 Arif Isak Shebegu 2969 742 20 210 4,200 4,200 Konfirmim ZVRPP22 Qani Isak Shebegu 2969 619 150 210 31,500 31,500 Konfirmim ZVRPP23 Qani Isak Shebegu 2969 677 80 210 16,800 16,800 Konfirmim ZVRPP

SHUMA 788 177,210 84 235200 721352.9 1,133,763

Page 9: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMA Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 9

CMYK

06.05.2013

Page 10: Gazeta Mapo

10 OpiniOne & editOriale Blog & Ide

OpEdOpinione dhe Editoriale

A merr vesh?

Nga BujAr KApexhiu

Problemi i mprehtë i mbetjeve ur-bane në Shqipëri nuk është një problem specifik shqiptar por

botëror. Shoqëria e sotme njerëzore po përballet me një situatë pothuajse katastrofike në fushën e mbetjeve të gjeneruara prej saj. Sigurisht, super-zhvillimi industrial i njerëzimit dhe rritja e mirëqenies së masave shumëmilionëshe janë përgjegjës për rritjen në maksimum të nivelit të mbetjeve. Por shkaku kryesor është pa dyshim “paaftësia” e kësaj shoqërie për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë ekonomike dhe ekologjike. Aktualiteti? Njerëzimi sot është në prag të një fenomeni, i cili mund të portretizo-het si dizastër ekologjik, dhe nuk disponon mjetet e duhura për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi. Në rast se shumëkush mendon se ky nocion është i ekzagjeruar, le të përballemi me faktet.

Niveli i gjenerimit të mbetjeve ur-bane në vendet e zhvilluara është pothuajse 3-4 fishuar në 50 vitet e fun-dit. Ndërsa në vitet 60’, çdo person, i rritur apo fëmijë, në këto vende gjen-eronte disa qindra kg mbetje në vit, sot kjo shifër po i afrohet me shpejtësi vlerës prej 1 ton/person. Mbi këtë bazë popullsia e vendeve të EU gjeneron 350-400 milion ton mbetje në vit, in-dustritë manifakturuese europiane ja-në përgjegjëse për disa qindra milion ton të tjera, industria e ndërtimit rreth 1 miliard ton etj. Në rast se do t’iu be-sojmë shifrave të dhëna prej komis-ioneve europiane në këtë fushë, EU në total gjeneron rreth 3 miliardë ton mbetje në vit, nga të cilat, rreth 100 milionë konsiderohen si mbetje të rrezikshme (për shkak të përmbajtjes së komponimeve toksike të metaleve të rënda apo toksina të llojeve të tjera). SHBA nuk mbeten aspak prapa në këtë drejtim: megjithëse amerikanët, me një popullsi prej rreth 300 milionë përfaqësojnë rreth 5% të popullsisë botërore, ata gjenerojnë rreth 25% të sasisë së mbetjeve botërore.

Duke konsideruar një koeficient riciklimi, i cili edhe në rastin më ideal nuk e kalon vlerën prej 40% në rastin e mbetjeve urbane apo të industrive ushqimore, EU i ngelet të paktën një sasi prej 1 miliard ton mbetje me natyrë organike, e cila duhet sistemuar sepse cikli do të përsëritet me mbingarkesë pas një periudhe njëvjeçare. Sistemi-mi i këtyre mbetjeve është një proces aspak i lehtë, i ngadaltë dhe me kosto të lartë sepse teknologjitë aktuale të trajtimit të mbetjeve, përdorimi i Land-fill-eve dhe/ose Incinerimi (djegia në prani të oksigjenit për të rikuperuar energji termike) janë të vjetruara dhe inadekuate.

Përdorimi i landfill-eve është pa dyshim forma më e vjetër dhe më e përhapur e trajtimit të mbetjeve të bio-degradueshme, më e thjeshta, por sig-urisht më e padëshirueshmja për shkak të problemeve të mprehta ekologjike që shkakton. Pa përmen-dur arsyet estetike, depozitimi i

mbetjeve në landfill-e u nënshtrohet proceseve të biodegradimit, të cilat gjenerojnë komposte (produkti i bio-degradimit, me erë të keqe dhe përfi-tim ekonomik thuajse të papër-fillshëm) si dhe në mënyrë të pash-mangshme gazin metan (CH4), një “greenhouse” gaz me një impakt neg-ativ rreth 23 herë më të madh se diok-sidi i karbonit (CO2). Përveç kësaj, dekompozimi aerobik dhe anaerobik i masës organike rezulton në kom-ponime kimike të metaleve të rënda (Pb, Hg, Zn, Cd, Se etj), të cilat jo vetëm depozitohen në shtratin e landfill-it, por eventualisht mund të penetrojnë këtë shtrat duke kontaminuar ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore dhe në këtë mënyrë, duke pozuar rreziksh-mëri për shëndetin publik.

Kjo është ndër arsyet kryesore për ndryshimet rrënjësore në legjislacio-nin europian në mes të viteve ‘90 për sa i përket menaxhimit të landfill-eve. Mijëra të tillë janë mbyllur për shkak të kushteve sub-standarde të operim-it; për më tepër që landfill-et ekzistuese kanë rritur ndjeshëm tarifat e depoz-itimit (të cilat në pjesën më të madhe të vendeve të EU kalojnë shifrën prej 100€/ton), duke reduktuar ndjeshëm sasinë e mbetjeve të depozituar gjatë 20 viteve të fundit.

Procesi tjetër i trajtimit, Inciner-imi i mbetjeve për të prodhuar

energji elektrike si dhe energji për ngrohje, i reklamuar në vitet ‘60 si zgjidhje efektive, sot është jashtëza-konisht i kushtueshëm jo vetëm për shkak të fuqisë së ulët kalorifike, por kryesisht për të përballuar koston e neutralizimit të gazrave toksike të pro-cesit, të tilla si monoksidi i karbonit CO, gazet acide, oksidet e metaleve të rënda me përbërje kadmiumi, mërkuri, plumbi etj, dioksina kar-cinogjene si dhe mikrogrimca shumë të dëmshme për shëndetin. Pavarë-sisht prej teknologjive të avancuara të pastrajtimit, është i pamundur një neutralizim i plotë i këtyre gazeve, duke lejuar shkarkimin e tyre në at-mosferë në një masë të caktuar. Për kë-to arsye, kostoja e ndërtimit të incin-eratorëve sot është shumë e lartë dhe përfitimet krahasimisht të vogla: në një llogaritje të përafërt, një incinera-tor do të duhej të përballonte një kosto prej 150-200 €/ton mbetje të in-cinerueshme (kostoja e një incinera-tori që do të përpunonte 1 000 000 ton mbetje për një periudhë 20-vjeçare, do të ishte përafërsisht 150-200 000 000 €). Kjo kosto përfshin përfitimet en-ergjetike prej 550-600 Kwh/ton mbetje të incineruar (ose 30-35 €/ton).

Cili është atëherë raporti aktual që

Shqipëria ka me mbetjet urbane? Është sigurisht logjike të mendohet që në dy dekadat e fundit, sasia e mbetjeve të jetë rritur në mënyrë proporcionale me rritjen e përqindjes së popullsisë ur-bane si dhe nivelin e jetesës së kësaj të fundit. Në bazë të statistikave të vitit 2010, sasia e këtyre mbetjeve të gjen-eruara në vend e kalonte vlerën prej 1 100 000 ton (sasi e cila, për hir të së vër-tetës, përfshin edhe një pjesë të mbetjeve të industrisë ushqimore). Është pak a shumë e njohur për publi-kun shqiptar që mënyra e vetme e “tra-jtimit” të këtyre mbetjeve ka qenë dhe vazhdon të jetë depozitimi i tyre në landfill-e, të cilat sipas definicionit shq-iptar nuk janë gjë tjetër veçse vende të hapura, të pakontrolluara dhe me jashtëzakonisht pak përjashtime, jashtë standardeve ekologjike europi-ane. Shqipëria numëron aktualisht midis 60-70 landfill-esh të tilla, në të cilat toksinat e gazta janë të “lira” të flu-turojnë në atmosferë, kurse toksinat e lëngëta mund të penetrojnë lirisht sh-tresën sipërfaqësore të tokës për të kontaminuar ujërat nëntokësore. Është e qartë se tolerimi i mëtejshëm i një situate të tillë, jo vetëm është një “vetëvrasje” ekologjike, por mbart pa-soja të jashtëzakonshme negative fi-nanciare apo shëndetësore. Korrekti-mi i menjëhershëm i kësaj situate do të kërkonte mbylljen e landfill-eve të vje-tra dhe ndërtimin e site-ve të reja sipas standardeve bashkëkohore, proces i cili do të ishte tërësisht kompleks dhe do të kërkonte kohë të gjatë, përpjekje dhe mjete financiare të jashtëzakon-shme. Teknikisht, 60 apo 70 landfill-et ekzistuese jashtë kushteve teknike do të duhej të zëvendësoheshin me një numër të njëjtë landfill-esh të rregull-ta, situatë e cila do të kthente Shqipëri-në në një varrezë gjigante mbeturi-nash, duke pasur parasysh sipërfaqen e kufizuar të vendit dhe tendencën e shoqërisë për të gjeneruar një sasi në rritje mbetjesh (e cila eventualisht do t‘i afrohet mesatares europiane prej rreth 1 ton/person). Nga ana tjetër, për-pjekjet e ricikluesve të vegjël shqiptarë p ë r t ë s h f r y t ë z u a r p j e s ë n e riciklueshme të mbetjeve (rreth 30%, kryesisht materiale plastike) do të për-balleshin me një kosto në rritje të këtij procesi për sa kohë seleksionimi i plas-tikës prej pjesës organike nuk bëhet prej shoqërisë civile në mënyrë të dre-jtpërdrejtë; seleksionimi në landfill-e do të ishte një proces shumë i kushtueshëm dhe aspak praktik.

Skenari i dytë, trajtimi i mbetjeve thjesht për energjinë e tyre termike si lënde djegëse për incineratorët, do të ishte “vetëvrasje” ekonomike: ndërti-mi i impianteve të incinerimit jo vetëm do të kërkonte një sasi marramendëse fondesh, energjia e rikuperuar gjatë djegies do të mbulonte vetëm një frak-sion të vogël të shpenzimeve e pro-cesit. Rrjedhimisht, jo vetëm nuk do të siguroheshin fitime, por fondet e taksapaguesve shqiptarë do të për-doreshin për të subvencionuar incin-

Shqipëria dhe trajtimi i mbetjeve urbane: Ç’ka qenë, ç’është dhe ç’mund të bëhet

komeNt

gjergji Shore,erNeSt gjuraj

erimin e mbetjeve të importuara për periudha të stërzgjatura kohore.

Atëherë, është situata e mbetjeve në Shqipëri e pashpresë për shoqërinë dhe taksapaguesit shqiptarë? JO DETYRI-MISHT. Ekziston një skenar i tretë, në bazë të të cilit një vend si Shqipëria mund të përfitonte së tepërmi prej për-dorimit të mbetjeve urbane si “lëndë e parë” e favorshme për procesin e piro-lizës për të gjeneruar hidrokarbure.

Si proces fiziko-kimik piroloza i referohet një trajtimi kompleks

të lëndëve organike në temperatura shumë të larta (500-1500 °C) në mung-esë të oksigjenit; për pasojë ndodh zbërthimi termokimik i lëndës organ-ike, i cili rezulton në produkte krejt të ndryshme krahasuar me procesin e in-cinerimit. Jo vetëm reduktohen në minimum ndotësit e gaztë të atmosfer-ës, por produktet kryesore të pirolozës janë vajrat bituminozë (rreth 300-400 kg/ton), hidrokarbure të gaztë (rreth 350-400 kg/ton) si dhe mbetje inerte pothuajse të pastra karboni (200-300 kg/ton) të përdorshme si lëndë djegëse ose ndërtimi. Në tregun e sotëm të en-ergjisë, vlera e karburanteve të gjen-eruara nga piroliza do të ishte të pak-tën 300-350 €/ton material të piroli-zuar. Ndonëse procesi i pirolizës kërkon energji të konsiderueshme për t’u realizuar, platforma të reja piroli-tike, thellësisht efikase nga ana energ-jetike, të bazuara mbi teknologji ino-vative me mikrovale po hedhin bazat e një INDUSTRIE TE RE për sintezën e hidrokarbureve duke përdorur një lëndë të parë të lirë siç janë mbetjet ur-bane. Avantazhet e një industrie të til-lë fitimprurëse do të ishin akoma me sinjifikante në kushtet e krizës dras-tike të njerëzimit në fushën e energjisë, sidomos energjisë së hidrokarbureve.

Pavarësisht prej investimeve të jashtëzakonshme që bota ka bërë dekadat e fundit në fushën e energjive të rinovueshme (ujore, diellore dhe të erës), këto të fundit plotësojnë një përqindje shumë të vogël të nevojave botërore për energji, rreth 7%. En-ergjia e centraleve bërthamore mbulon rreth 6%, kurse hidrokarburet dhe qy-myret (fosil fuels) plotësojnë pjesën tjetër ose mbi 85% të këtyre nevojave dhe ky ekuilibër parashikohet të ndry-shojë shumë pak në dekadat që vijnë. Nga ana tjetër, një rritje e tillë drastike e nevojave për hidrokarbure është në dis-harmoni të plotë me “jetëgjatësinë” e rezervave botërore, të cilat parashi-kohen të zvogëlohen me shpejtësi pas

viteve 2050 dhe ndoshta të humbasin rëndësinë si burim kryesor energjie për njerëzimin rreth viteve 2080; megjithatë, përpjekjet e njerëzimit për të zbuluar forma alternative të en-ergjisë kanë qenë të pasuksesshme de-ri tani. Si rrjedhojë, gjetja e metodave të reja të gjenerimit të hidrokarbureve do të ishte esenciale për mbijetesën e shoqërisë deri në momentin kur hidro-karburet të mos kenë rëndësinë jetike që aktualisht kanë për shoqërinë njerëzore. Në këtë kuadër, ndërsa gjen-erimi i “biofuels” mbi bazën e trajtim-it pirolitik të biomasës, nga një kurioz-itet shkencor në vitet 80’ sot po merr tiparet e një industrie, piroliza e mbetjeve urbane në veçanti ka për-parësi të jashtëzakonshme për një ar-sye thelbësore: lënda e parë (mbetjet) është praktikisht pa kosto dhe lehtësisht e sigurueshme.

E aplikuar në kushtet e një vendi si Shqipëria, një industri e tillë

jo vetëm do të eliminonte mbetjet e pariciklueshme me natyrë organike, duke zgjidhur përfundimisht këtë problem kompleks për shoqërinë shq-iptare, por potencialisht do të gjen-eronte qindra ose mijëra vende të reja pune si dhe miliona € shtesë për eko-nominë e vendit. Në këtë perspektivë, një import i kontrolluar i këtyre mbetjeve mund të ishte potencialisht i nevojshëm për plotësuar nevojat me lëndë të parë të kësaj industrie nëse resurset domestike do të ishin të pam-jaftueshme (një vendim i tillë do të ishte sigurisht prerogativ i shoqërisë së gjerë civile në bashkëpunim me një qëndrim politik të përgjegjshëm të qe-verive shqiptare).

Për më tepër, “the added value” (vlera e shtuar) e një industrie të tillë fitimprurëse për gjenerimin e hidro-karbureve do të hapte një perspektive tjetër shumë të rëndësishme për të ar-dhmen e vendit: TRAJTIMIN PIRO-LITIK TË UJËRAVE TË ZEZA UR-BANE, një proces i cili do të facilitonte aplikimin e teknologjive të “gjelbra” të pirolizës në trajtimin e ujërave të zeza, si alternativa tërësisht ekologjike, të li-ra dhe efikase në krahasim me teknologjitë konvencionale dhe shumë të kushtueshme të cilat po aplikohen në vend.

*Gjergji Shore, Ing. Kimist (PhD, IGJEUM) është ekspert ndërkombëtar i teknologjive të asistuara me mikrovalë.

**Ernest Gjuraj (MSc, AKU) po përfundon doktoraturën në fushën e

teknologjive të reja të industrisë kimike.

Page 11: Gazeta Mapo

11Op-ed 06.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

22 BlogParlamenti, dyqani, lotaria: a e ke emrin në listë?

Kulturë Kur qesh e qan çmendina

universitetÇfarë është shkolla e administratës publike?

Qëllimi i njëmendtë i librave është të fusin në kurth mendjen, në mënyrë që ajo të mendojë më vete. Christopher morley 

Aq e çuditshme është skena politike parazgjedhore sa është e vështirë të dallosh,

komentosh apo të marrësh se-riozisht ‘të rejat’. Dhe të rejat në këtë moment i takojnë opozitës. E aku-zuar për tetë vjeçarin e ‘pasuk-sesshëm’ me doza të forta autorita-rizmi, PD sipas ‘të tjerëve’, nuk ka më ç’të thotë. Risitë, fjalët, propozi-met ‘e forta’ u përkasin vetëm atyre që po projektojnë ‘rilindjen’. Rilind-ja, me të gjitha gjasat, duhet të jetë fillimi i ri i diçkaje që pakkush po ar-rin ta konturizojë. E nëse nga pikë-pamja përmbajtësore pakkush u vë veshin risive, të tjerë po tentojnë të kuptojnë mënyrën sesi do të koncep-tohet pushteti i ri. Skema që u shpjegua nga ‘kryeministri’ kandi-dat në ‘Opinion’ duket se është e re-ja më pikante dhe më e ‘bukur’ e kë-tyre ditëve. Kryeministri dhe ‘skuadra’ e tij jashtë, e të tjerët që qëndrojnë brenda në parlament, të gatshëm për të mbështetur qeverinë në çdo çast. Shumëkush e ka cilësu-ar si tentativë ‘të zgjuar’ për të ruaj-tur balancat, të tjerë, si një tentativë për të treguar prirjet autoritare të Ramës, e kështu me radhë. Të dyja ndoshta qëndrojnë, por më shumë qëndron arsyeja e tretë, ajo e paditu-risë në mënyrën sesi organizohen republikat parlamentare. Një kry-

etar partie apo koalicioni që fiton a pretendon të fitojë zgjedhjet, ka detyrën morale dhe materiale të ulet dhe ta drejtojë vendin nga Parla-menti. Logjika e drejtimit jashtë, poshtë apo lart, në të gjitha ‘pozicio-net e kamasutrës’ politike joparla-mentare është e çuditshme e për më tepër ekstravagante. Vetëm Rama e di si do të bëjë.

Sondazhet parazgjedhore, sado të anatemuara, bien dakord në një pikë të vetme, atë të një rezultati të ngushtë, me mazhoranca parla-mentare që do të varen nga kapriçot e kryetarëve të partive të vogla, që me shumë gjasa nuk do të mungo-jnë në Parlamentin e ardhshëm. Në kushte të tilla, mbushja e listave me njerëz nga shoqëria civile, anonimë të partive e kështu me radhë, do ta bëjë më të vështirë kontrollin mbi mazhorancën parlamentare. Kësh-tu, një kryeministër jashtë Parla-mentit apo me skuadër qeverisëse jo të inkuadruar në të, do ta ketë të vështirë. Modeli që Rama kërkon të ndërtojë është ai i një partie me tri faqe; partia parlamentare, ajo kry-eministrore dhe ajo që mbetet nga dy të parat. Teorikisht, ajo që mbetet duhet të jetë ‘partia e mirë’, ajo morale, e cila kërkon të bëjë gjëra po s’mundet, por që në Shq-ipëri ka ekzistuar vetëm kur partitë

kanë qenë në opozitë. Pikërisht këtë lloj modeli trefaqësh Rama kërkon ta shpikë në Shqipëri, duke mbaj-tur pezull të tijtë në dilemën mes parlamentit apo qeverisë, me të vet-men mundësi të sigurt, partinë në xhep. Pezulli është njëra anë, tjetra është ajo e karrierës politike të kry-etarit aktual të PS. Kjo, është matu-ruar jashtë dhe anash partisë, e cila i ofroi fillimisht Ministrinë e Kul-turës e më pas Bashkinë e Tiranës. Ishte pikërisht kjo e fundit e cila i ka dhënë formatin politik Ramës, atë të individit të zgjedhur direkt nga populli tri herë. Me këtë paran-tezë politike, Rama do të ndërtojë dhe të ardhmen e tij të mundshme në krye të qeverisë. Problemi është që posti i kryeministrit nuk është ai i një kryetari bashkie, një gjysmë monarku i cili qeveris edhe pa mbështetjen e këshillit bashkiak (parlamentit të Bashkisë), por kërkon ruajtjen e mazhorancës brenda në Parlament. Ruajtje që kërkon edhe kontroll, që ushtrohet edhe përmes ministrave apo mundësisë që deputetët kanë vazh-dimisht për t’u bërë pjesë e qeverisë në një legjislaturë. Ndarja e pozi-cionit të deputetit me atë të funk-sionit ministror heq mundësinë e kontrollit dhe të përgjegjësisë mbi mazhorancën parlamentare.

Problem tjetër është ai i partive të vogla. Të paktën dy prej tyre do të jenë pjesë e qeverisjes dhe nëse kry-etarët e tyre do të marrin nesër, pas-nesër një pozicion ministror, atëherë do t’ia lënë vendin e deputetit të dytit në listë. Të dytët, jo detyrimisht janë aq të bindur dhe besnikë ndaj partive të vogla. Kështu dhe ko-alicioni shumëngjyrësh mund të kthehet në një koalicion të vetëm PS.

Më tepër sesa këto përllogaritje, në thelb të propozimit të zotit Rama qëndron bezdia e kahershme për të qeverisur në grup, zëti për çdolloj forme kolegjiale bashkëpunimi. Vetë qëndrimi i tij në këto vite në parti ka treguar këtë. Thellë-thellë, Rama mbetet një individualitet i fortë, të cilit i shkon ngushtë identi-fikimi me grupe e grupime, qofshin këto parti politike. Aderimi i Ramës në PS, vite më parë, ishte një ‘kon-vertim’ i sforcuar për të kapur ma-jën dhe për rrjedhojë, postin e kry-eministrit. Kryetari aktual do të jetë kështu më tepër një kryeministër se-sa një kryetar partie, duke e lënë atë që do t’i japë pushtetin (partinë) pak në baltë. E fundja nuk është hera e parë që trupat shumëngjyrëshe të PS-së lihen në momente kyçe pa ud-hëheqës apo komandohen me tele-komandë me defekt. Greva e urisë apo 21 janari e mësojnë këtë.

Ndërsa ambasadori Arvizu theksonte se “për të patur zgjedhje të mira, nevojitet

një KQZ funksionale”, m’u kujtua një shprehje e Stalinit “Ai që voton, nuk vendos gjë. Kush numëron votat, vendos gjithçka”. Ata që keqinterpretonin fjalët e ambasadorit Arvizu për kryeministrin Sali Berisha, kur e quante “burrë shteti”, duke e konsideruar të njëanshëm politikisht, duhet ta kuptojnë se amerikanët janë miq të shqiptarëve dhe pikë. Bëjnë kritika dhe jo sulme ndaj mazhorancës ose minorancës së përkohshme. Është në stilin e tyre të reagojnë shpirtërisht dhe jo për hir të strategjisë gjeopolitike. Ky duhet të jetë këndvështrimi për deklaratat e tij më 21 janar 2011, për vendimin e gjykatës për ngjarjet e 21 janarit, për zgjedhjen e Presidentit, KQZ-së etj.

E çuditshme është se ne alarmohemi kur plas problemi, dhe bëjmë zhurmë aq të madhe sa është e pamundur ta analizosh atë. Që të gjendet zgjidhja duhet gjetur rrënja dhe duhet drejtuar ajo, që të ecë drejt në të ardhmen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë organ kushtetues, dhe jo pa qëllim, në një

vend që vinte pas një diktature të gjatë dhe pas një tranzicioni vërtet të trazuar. Kushtetuta e miratuar më 28.11.1998 me votim popullor, e kishte parashikuar të tillë. Ky vullnet, ky parashikim, u ndryshua “me konsensus”, por konsensusi ishte i detyruar pas një greve urie në ambientet e Parlamentit. Më pas, në vitin 2008, përsëri me “konsensus” u pa e arsyeshme të ndryshohej vullneti i sovranit duke e hequr fare nga Kushtetuta dhe kështu e bënë të lëkundshëm, të paqëndrueshëm, të varur nga pozita. Askush nuk u shqetësua në atë kohë kur qëllimi i zgjedhjeve është pikërisht të dëgjohet zëri i popullit, sovranit.

Duke lexuar Kodin Zgjedhor, përkatësisht neni 14, kupton që një marrëveshje politike, një votim politik, duhet të prodhojë një institucion jopolitik. Shumë e vështirë në një vend ku Prokurori i

Përgjithshëm nuk ka mbaruar asnjëherë mandatin, madje herën e fundit diskutohej data e fillimit dhe e mbarimit. Anëtarët përbërës të KQZ-së nuk duhet të kenë qenë anëtarë të ndonjë partie politike ose deputetë në 5 vitet e fundit, neni 12, madje në betimin e tyre thuhet midis të tjerash “...do të tregojë profesionalizëm në kryerjen e saj”, thua se ka ndonjë detyrë që nuk e kërkon këtë kusht. Vetëm nëse emërimi i tyre do të kërkonte 3/5-at, mund të kishte ndonjë shpresë që do të zvogëlohej anshmëria dhe rritej profesionaliteti. Nga përvoja personale, pasi i kam ndjekur votimet nga të gjitha pozicionet, që nga i vëzhguesit dhe deri tek ai i kandidatit, mund të them që asnjëherë fati i zgjedhjeve nuk është vendosur nga komisionerët. Ka pasqyruar vullnetin e zgjedhësve. Këtë e vërtetojnë më së miri rezultatet e fundit në zgjedhjet lokale, ku në disa raste kryetari fitonte pothuajse me të njëjtin numër votash si koalicioni kundërshtar në këshill. Hartuesit e këtij Kodi Zgjedhor duhet ta kishin parashikuar rastin e thjeshtë të ndryshimit të mazhorancës. Ky është shkaku që PD-së i lindi e

drejta për të rregulluar balancën në KQZ. Natyrisht, duhet ta kishte kursyer linçimin publik të përfaqësuesit të LSI-së, për më tepër duke përdorur si argument shkarkimin që i kishte bërë Theodhori Sollaku, tashmë kandidat për deputet në radhët e PS-së. Zhurma e krijuar për KQZ-në krijon tymnajë tek votuesit. Nuk mund të shohin qartë as arritjet e qeverisë, por as të kuptojnë premtimet për ndryshim- përmirës-imin e opozitës. Mesa duket, fituesin këtë herë do ta përcaktojë vota kundër. Por sikur të mos mjaftonin këto, për ta larguar akoma më shumë politikën nga zgjidhjet e problemeve reale, udhëheqësi i opozitës në emisionin “Opinion” deklaroi se Kreshnik Spahiu, kryetari i AK-së, i ka kërkuar midis të tjerash që të arrestonte Berishën brenda 100 ditëve të para të qeverisë dhe ky e refuzoi sepse nuk donte ta bënte martir. Alarmante! Stalinisti i vogël,që ka qenë nënkryetar i KLD-së për më shumë se katër vjet, e ka të qartë se ajo që kërkon është e pamundur në një shtet të së drejtës, që ndikimi i paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët përbën vepër penale, por mesa duket i ka

dhënë karar, kërkon votën e të eturve për gjak, jo atë të të uriturve për bukë. Tashmë është e qartë se sa të gjatë e ka patur dorën mbi drejtësinë kur kishte pushtet mbi të, dhe se gjatë viteve që Spahiu e ka drejtuar, ai ka qenë Këshilli i Ulët i Drejtësisë. Natyrisht, më e rëndësishme ishte përgjigjja që dha Edi Rama, sesa kërkesa mjerane. Thelbi i saj ishte ky, që do ta përdorë drejtësinë për të eliminuar kundërshtarët politikë, por në këtë rast është pa dobi. Kjo tregon qartë se cila është mendësia që na la trashëgim e kaluara totalitare. Kundërshtari politik është armik dhe duhet të arrestohet, dënohet, dhe për njerëzit është normale. Për fat, ajo kohë iku njëherë e përgjithmonë. Demokracia ua hoqi armët e dhunës dhe energjinë e përballjes së grupimeve që mendojnë ndryshe e kanalizoi në ligje, rregulla dhe norma të qytetëruara, pasi në themel të saj qëndron parimi i “Moscenuesh-mërisë së Humbësit”.I vetmi ngushëllim është që thënia�Çdo popull meriton politikanët që ka” nuk është e vërtetë. Të paktën jo tek ne. Në lagje dhe në rrugë ka shumë më pak stalinistë sesa tek kasta.

Nuk është mëkat të mos dish...si të bëhesh kryeministër

Kryemiku dhe stalinistët

Më tepër sesa këto përlloga-ritje, në thelb të propozimit të zotit Rama qëndron bezdia e kahershme për të qeverisur në grup, zëti për çdolloj forme kolegjiale bashkëpunimi. Vetë qëndrimi i tij në këto vite në parti ka treguar këtë. Thellë-thellë, Rama mbetet një individualitet i fortë, të cilit i shkon ngushtë identifiki-mi me grupe e grupime, qofshin këto parti politike. Aderimi i Ramës në PS, vite më parë, ishte një ‘konvertim’ i sforcuar për të kapur majën dhe për rrjedhojë, postin e kryeministrit

klejdi këlliçi

edmoNd BaNuShi

komeNt

komeNt

Page 12: Gazeta Mapo

Përurimi12 trajnim Profesional

Drejtori i shkollës shqiptare të adminis-tratës publike, Roland Bejko zbulon detajet e funksionimit të këtij institucioni të ri

Duket se qershori nuk do të jetë vendimtar vetëm për politikën... Edhe administrata pret qersho-rin. Kësaj here jo për t’u ndërruar me kahun fitues të zgjedhjeve, por për t’iu nënshtruar trajnimeve të shkollës shqiptare të adminis-tratës publike, e cila e nis aktivite-tin muajin tjetër në mjediset e Shkollës së Bashkuar

Çfarë është shkolla e administratës publike?

Shkolla Shqiptare e Administratës Pub-like (ASPA) është institucion i krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në varësi-në e ministrit të Brendshëm. Ajo ka për qël-lim formimin profesional të nëpunësve të administratës publike dhe do të kryejë të gjitha funksionet që deri tani i kryente In-stituti i Trajnimit të Administratës Publike (ITAP), realizmin e programeve cilësore të trajnimit të administratës publike në për-puthje me nevojat reale për trajnim në niv-elin qendror dhe nivelin vendor. Të gjitha sa më sipër do të realizohen me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj, të cilët, këta të fundit do të vijnë në kuadër të part-neriteteve që ne kemi vendosur që tani me shkolla homologe (siç është rasti i ENA-s) dhe institucione të BE, duke iu referuar kurrikulave bashkëkohore.

Kur e nis aktivitetin ajo? Aktualisht jemi në fazën e rikonstruk-

sionit të godinës së shkollës dhe, nëse pun-imet ecin mbarë, do të duhet rreth një muaj kohë. Menjëherë pas kësaj, në bazë të pro-gramit të trajnimit do të fillojë aktiviteti.

Kush do të jetë pjesë e kësaj shkolle? Kjo shkollë është e ngarkuar me trajni-

min e të gjithë nëpunësve të administratës publike pa përjashtim, në nivel qendror dhe në nivel vendor. Në ndryshim nga ITAP,(i cili për të zhvilluar aktivitetin e tij normal nuk ka pasur as ambiente pune, por është instaluar nëpër mjedise hotelesh me kosto financiare të larte), numri i nëpunësve të trajnuar llogaritet të rritet rreth 3 deri në 4 herë, Gjithashtu, ASPA do të jetë e hapur për partneritete me sektorin privat dhe me shoqërinë civile, për hartimin e programeve të trajnimit dhe implementimin me sukses të tyre në terren. Në programet e trajnimit të ITAP kanë qenë të përfshirë të gjithë në-punësit e administratës publike. Deri më tani numri i nëpunësve të trajnuar nga ITAP ka qenë rreth 4600 në vit. Nga këta, rreth 4000 nëpunës të administratës kanë ndjekur temat e programit të vazhdueshëm dhe rreth 600 nëpunës të tjerë kanë ndjekur temat e trajnimit mbi integrimin europian. Shumë pak, krahasuar me nevojat për për-mirësim që ka administrata publike shqip-tare po t’iu referohemi sfidave. Me krijimin e ASPA, do të kemi një tjetër panoramë: brenda këtij viti do të jetë rreth 200 numri i nëpunësve të nivelit të lartë që do të ndjekin për 10 ditë trajnime të detyruara; rreth 7000 do të jenë nëpunësit që do të ndjekin trajnimet e vazhdueshme; rreth 1200 nëpunës, pra gati dy fish, do të ndjekin trajnimet mbi BE-në dhe rreth 1500 do të jenë kandidatët që konkurrojnë aktualisht në konkurset për të hyrë në shërbimin civ-il, të cilët do ta kenë detyrim trajnimin para se të marrin pjesë në konkursin përkatës.

Si do të jetë e organizuar shkolla? Çfarë synohet të arrihet me trajnimet e vazhdueshme dhe formimin e thellu-ar? Çfarë përfshijnë këto trajnime konkretisht?

Edhe sipas strukturës së miratuar tash-më nga Kryeministri, shkolla është organi-zuar në dy drejtori të qenësishme; Drejto-ria e Trajnimit të vazhdueshëm dhe Drejto-

ria e Kërkimeve dhe Botimeve. E para ka për detyrë të trajnojë në vazhdimësi dhe në lidhje me punën nëpunësit e administratës publike. Përveç kësaj, do të ofrojë mundësi-në e përgatitjes paraprake të kandidatëve që do të dëshirojnë të konkurrojnë për një vend në administratën publike. Ndër ob-jektivat kryesorë do të jenë trajnimet në fu-sha të rëndësishme si Sistemi i Planifikim-it të Integruar, që lidhet me mënyrën e har-timit të politikave dhe planifikimin e qën-drueshëm; Menaxhimi i Shpenzimeve Pub-like; Menaxhimi i Decentralizuar të Fond-eve të IPA-s, që do të kryhet së bashku me donatorë të huaj, me pushtetet vendore dhe me specialistë të shoqërisë civile, si dhe Menaxhimi i Institucioneve dhe Vlerësimi i Burimeve Njerëzore, temë kjo që merr vlerë të veçantë për sa kohë pretendojmë të ndërtojmë një shtet modern.

E dyta ka për detyrë realizmin e studi-meve dhe botimeve në fushën e adminis-tratës publike, duke përfshirë historikun e administratës shqiptare të trajtuar në mënyrë profesionale, përgatitjen dhe pub-likimin e revistave dhe botimeve të tjera, duke e përshtatur edhe me teknologjinë e re të informacionit dhe komunikimit. Gjithashtu, ASPA do të shërbejë edhe si “think tank”, pra, si një forum për diskutime informuese dhe debate publike për çështje që lidhen me shërbimet qeveritare. ASPA do të jetë anëtare e rrjetit europian të shkol-lave të administratës publike, ku do të ketë edhe partneritete bilaterale me shkolla të veçanta, me disa prej të cilave ka filluar bashkëpunimi që në zanafillë, siç është ras-ti i ENA-s.

Grupi i punës, i ngarkuar për kriji-min e ASPA-s, kishte parashikuar që në përbërje të shkollës do të funksiononte edhe Drejtoria e Trajnimit të Thelluar. Çfarë do të realizonte kjo drejtori dhe pse nuk u bë?

Synimi i krijimit të kësaj shkolle, përveç të tjerave është që, për herë të parë do të da-lin prej saj drejtuesit e nivelit të lartë (sek-retarë të Përgjithshëm, drejtorë të Përgjith-shëm dhe titullarë të institucioneve në varë-si të Kryeministrit apo ministrave të linjës gjithsej rreth 20-25 vetë). Por kjo do të real-izohet vetëm nëpërmjet miratimit të ligjit të ri të nëpunësit civil, që në fakt është njëri prej tri ligjeve të vendosura si kusht nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat, por që për fat të keq nuk u miratua nga opozita socialiste.

Nëse do të kishte kaluar ky ligj, do të kishim një nga risitë më të mëdha, që është ndërtimi për herë të parë në baza institu-cionale dhe ligjore i sistemit të karrierës në administratën publike. Përzgjedhja e nëpu-nësve do të bëhej nëpërmjet një konkursi kombëtar dhe emërimi i tyre do të bëhej në bazë të vlerësimit përfundimtar nga një komision i posaçëm dhe i pavarur.

Idenë e kësaj shkolle Kryeministri e ka njoftuar 4 vjet më parë. Pse po real-izohet vetëm tani?

Po, është e vërtetë. Kryeministri i Shq-ipërisë, Sali Berisha, e ka hedhur idenë e krijimit të shkollës që në fund të vitit 2008. Në shtator të vitit 2009, kjo ide u bë një nga objektivat e Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2009–2013, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI). Në të njëjtën kohë, me urdhër të Kryeministrit u përcaktua një grup pune për ngritjen e Shkollës së Administratës Publike Shq-iptare. Gjatë kësaj periudhe u realizua studimi i fizibilitetit, për të parë nëse ngritja e shkollës ishte zgjidhja më e mirë, për të formuar dhe kualifikuar më tej ad-ministratën publike me synimin e përafrimit me standardet e BE-së dhe u vendos se duhej të ndërtohej shkolla në vend të ITAP. Dhe pas kontakteve nga ana

nga qershori e gjithë administrata në shkollë

jonë, ENA së bashku me qeverinë franceze pranuan të na ndihmonin me asistencën e një eksperti të fushës.

Po pse tani dhe jo më parë? Kjo shkollë duhet ta kishte filluar aktiv-

itetin e saj që në shtator të vitit 2012, në ko-hën kur qeveria miratoi dhe dërgoi në Ku-vend ligjin e ri për nëpunësin civil. Krijimi i saj duhej të ishte patjetër i lidhur dhe pjesë e ligjit të ri të nëpunësit civil. Por duke qenë se ligji nuk u miratua, për një moment u duk se humbi shpresa për krijimin e shkollës. Por kryeministri Berisha propozoi krijimin e shkollës me vendim të Këshillit të Mini-strave, për aq sa nuk pengohej nga ligji në fuqi i nëpunësit civil për disa arsye, jo vetëm se ishte kërkesë e kahershme e Brukselit, por edhe pse ishte objektiv i strategjisë se reformës së administratës publike 2009–2013, si dhe për shkak të partneriteteve të formësuara paraprakisht me ENA-n. Nuk e kemi luksin t’i humbasim partneritetet e çmuara për shkak të grindjeve dhe vone-save që shkakton politika.

Aktualisht, si e shihni përgatitjen dhe formimin e nëpunësve të adminis-tratës publike në tërësi dhe adminis-tratës civile në veçanti?

Administrata publike është një fushë e gjerë dhe shumë e zhvilluar, që përbëhet nga një mori nëndegësh të specializuara. Është një organ ekspertize ku çdokush mund të trajnohet, vlerësohet dhe detyri-misht të shpërblehet sipas meritës. Sipas studiuesve të administratës publike, “çdo reformë ekonomike që ndërmerret, e majtë apo e djathtë, që të ketë sukses duhet të ndi-hmohet nga pasja e një shteti ligjor të drejtë dhe një administratë publike efikase”.

Deri tani në vite, është bërë goxha punë e mirë në drejtim të formimit të adminis-tratës publike, pra ka një hop cilësor në këtë drejtim. Mund të përmendim që kontribut

i kësaj administrate është edhe realizimi me sukses i reformave të kërkuara për anëtarësimin në NATO, apo liberalizmin e vizave, si dhe kapërcimin e fazave në pro-cesin e integrimit (kujtojmë këtu përgjigjet e pyetësorit). Por në dinamikën e zhvillime-ve të mëtejshme të integrimit europian, ad-ministrata shqiptare është në një provë të vështirë. Deri më tani administrata shqip-tare është formuar nga trajnimet e ofruara nga ITAP, Shkolla Rajonale e Adminis-tratës Publike (ReSPA), apo edhe nga për-pjekjet individuale të nëpunësve të caktuar. I gjithë ky proces ka qenë i pastrukturuar mirë dhe me mungesë të një strategjie kom-bëtare të integruar të trajnimit. Me krijimin e shkollës mendojmë se ky problem do të zgjidhet.

Mendoni se veprimtaria e kësaj shkolle do u japë fund abuzimeve në ad-ministratën publike?

Nuk është shkolla ajo që zgjidh problemet e administratës publike. Ajo ndihmon në për-gatitjen profesionale të nëpunësve dhe kon-tribuon në krijimin e një fryme civile në ad-ministratë, në politikë, në ekonomi, në shoqërinë civile, e reflektuar kjo edhe në ra-port me publikun që merr shërbimet e kësaj administrate. Nisur edhe nga për-voja e vendeve të zhvilluara si Suedia, Danimarka, Holanda, Franca etj., refor-mat strukturore ku përfshihet edhe refor-ma në administratën publike, i kanë real-izuar nëpërmjet një konsensusi të gjerë politik.Edhe këtë radhë Shqipëria e hum-bi shansin që të bënte një reformë mod-erne në administratë. Kjo do të ndodhte nëse miratohej ligji i “famshëm” për në-punësin civil, që për fat të keq u refuzua nga opozita socialiste me një pretekst ab-surd. Ky ligj, nëse do të ishte miratuar me konsensus, ndryshe nga ligji aktual mbi nëpunësin civil, na ofronte të pak-tën tri avantazhe; 1) depolitizim të ska-jshëm të administratës; 2) rekrutim të pu-nonjësve të rinj nëpërmjet një konkursi kombëtar, duke e quajtur të kaluar peri-udhën njëvjeçare të provës pas një vlerësi-mi teorik në ASPA; 3) krijimin dhe emëri-min e trupës së lartë drejtuese, jo nga “par-tia”, miku apo shoku, por për shkak të përfundimit me sukses të shkollës (AS-PA), në bazë të renditjes përfundimtare. Por jo detyrimisht bërja e një ligji të mirë na garanton një administratë të qën-drueshme, civile dhe bazuar mbi meritën. Duhet vullnet dhe kompromis politik. Përndryshe të gjitha ligjet, sado të mira të jenë, rrezikojnë të instrumentalizohen nga politika. Ky nuk është fenomen vetëm shqiptar, por rajonal.

roland Bejko u emërua drejtor i Shkollës Shqiptare të Administratës Pub-like (ASPA), më 19 prill 2013. Pas një përvoje pune dyvjeçare si prefekt i qarkut Berat, në vitin 2007, z. Bejko ka shërbyer si këshilltar i ish-ministrit të Brendshëm, z. Bujar Nishani, dhe më pas drejtor i Përgjithshëm për Politikat e zhvillimit dhe të Integ-rimit në këtë ministri, ku punoi si ekspert në procesin e negocimit për liberalizimin e vizave dhe në takimet e nismës për Bashki-min e mesdheut. më 2012-ën emërohet këshilltar i ministrit të Brendshëm, z. flamur Noka, për administratën publike, dhe në të njëjtën kohë ngarkohet nga kryeministri Berisha si kryetar i grupit të Punës për ngritjen e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), në partneritet me shkollën e mirënjohur franceze eNA, student i së cilës shkollë kishte qenë në vitet 2007-2008 (ecole National d’Administration. Aktualisht punon si pedagog në fakultetin Publik.

me krijimin e shkollës shqiptare të aDministratës publike

200 nëpunës të nivelit të lartë do të ndjekin për 10 ditë trajnime të detyruara

7000 nëpunës do të ndjekin trajnimet e vazhdueshme

1200nëpunës do të ndjekin trajnimet mbi Be-në

1500do të jenë kandidatët që do ta kenë detyrim trajnimin para se të marrin pjesë në konkursin e shërbimit civil

Page 13: Gazeta Mapo

1313kulturë 06.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

kritikë “Tri mendje në ankand”, me autor Ferdinand Hysi, nën regjinë e Elma Doresit është shfaqja e radhës, që tash së fundmi është dhënë premierë në Teatrin Metropol në

Tiranë. Godina e teatrit, si asnjëherë më parë i përngjason një çmendine; me muret e zhgaravitura holeve të tij, me shenja që, për ne pjesëmarrësit dhe spektatorët që

vijmë nga “bota normale”, sinjalizonin hyrjen në një botë tjetër, “jonormale”

arian krasniqi

Shfaqja “Tri mendje në ankand”, fund e krye është e ndërtuar mbi një regji kreative që mbështetet në simbolet dhe përdorimin e tyre, jo vetëm për efekt

skenik, por për më shumë, për të deshifruar suksesshëm kodin e komunikimit me publi-kun e ulur në rreth “Tri mendje në ankand”, me autor Ferdinand Hysi, nën regjinë e Elma Doresit është shfaqja e radhës, që tash së fund-mi është dhënë premierë në Teatrin Metropol në Tiranë. Godina e teatrit, si asnjëherë më parë i përngjason një çmendine; me muret e zhgaravitura holeve të tij, me shenja që, për ne pjesëmarrësit dhe spektatorët që vijmë nga “bota normale”, sinjalizonin hyrjen në një botë tjetër, “jonormale”. Një atmosferë e veçantë përshkon “skenën rrethore” si uverturë e dramës që pritet të ndodhë. Tri personazhe; një aktor, një fizikan, dhe një historian janë ngujuar brenda katër mureve të çmendinës dhe bashkërendojnë forcat mendore dhe fizike për një qëllim të përbashkët; s’i t’i mbyllin vri-mat që pikojnë ujë gjithandej çatisë gjysmë të shkatërruar. Më vonë, këtyre u bashkohen ed-he infermierja, Popi (që simbolizon popullin) dhe një i huaj. Ngarendja e tyre pas ideve për të mbyllur vrimat, është shpërfaqje e ndjenjave dhe nevojës së pashmangshme për arnimin e çatisë që pikon të një shoqërie me probleme të shumta gjatë një tranzicioni të gjatë.

Komedia dramatikeFerdinand Hysi në botën shqiptare është i

njohur si krijues, i cili tekstet e tij dramatike i motivon, ideon dhe i koncepton tematikisht, i cytur nga problemet e individit, që mund të kuptohen si pasqyrim i realitetit të hidhur mbi-zotërues, politik, social, ekonomik e kulturor. E veçanta e tekstit dramatik “Tri mendje në an-kand” buron nga idetë, mbi të cilat ndërtohen dhe mbarështrohen ngjarjet, situatat dhe ra-portet e personazheve në vepër. Kësisoj, drama e Hysit mund të konsiderohet si dramë e ideve, në të cilën artikulohet qartësisht dhe krejt ha-pur gjendja psiko-emotive e individit, e rrjed-himisht, në masë të madhe edhe të një shoqë-

rie post-traumatike. Ky tekst, i riinskenuar pas shumë vitesh, vjen në një version të ri, me një lexim krejtësisht të ndryshëm dhe autorial të regjisores Elma Doresi. Kundrejt versionit origjinal të tekstit, plotësimet që i janë bërë gjatë procesit të realizimit skenik; pra, shtimi i monologëve për secilit personazh, ku ata rrëfejnë momentet më të veçanta të përjetime-ve dhe të bëmave të tyre, gjykoj se e kanë be-gatuar tekstin, si në aspektin ideor, tematik, po ashtu edhe në atë rrëfimor. Konflikti në dramë, ngjashëm si në shfaqje, është konflikt i natyrës psikologjike dhe emotive, ku secili është në konflikt me secilin e që të gjithë janë në kon-flikt me vetveten. Ky tekst ka një strukturë jokonvencionale të rrëfimit, prandaj ka dhënë mundësinë që edhe shfaqja të ideohet, koncep-tohet dhe përfundimisht të realizohet si një shfaqje e veçantë.

Çelësi regjisorial i DoresitShfaqja “Tri mendje…” fund e krye është e

ndërtuar mbi një regji kreative që mbështetet në simbolet dhe përdorimin e tyre, jo vetëm për efekt skenik, por për më shumë për të deshi-fruar suksesshëm kodin e komunikimit me publikun e ulur në rreth. Ky deshifrim i kodit vjen nga ajo që quhet “gjetja e çelësit” regjiso-rial, me ç‘rast mendoj se ky çelës ka hapur pa problem të gjitha portat, përmes të cilave pub-liku futet në brendinë e botës së personazheve dhe, për aq kohë sa zgjat, shfaqja njëjtësohet me “banorët e çmendinës”. Çelësin e suksesit regjisorial të Elma Doresit në këtë shfaqje e shoh tek imagjinata e saj krijuese për të kon-ceptuar skenën e teatrit si një hapësirë që duhet pushtuar ngadalë, lehtë me gjetje artistike, e forma të mizanskenimit që i vënë në lëvizje të pandalshme aktorët, duke shmangur kurthet e monotonisë, në të cilat s’duhet rënë assesi. Në shfaqjen “Tri mendje…” shenjat e autorësisë regjisoriale të Doresit janë të dukshme dhe nuk mund të mbulohen, as mohohen qëllimshëm nga askush. Puna me aktorët, gjetjet skenike në situata të caktuara, thellësia e realizimit es-tetik dhe artistik, përdorimi i elementeve ske-nike, pastaj ndjeshmëria e thellë dhe prirja për

të realizuar atmosferë emotive (për të qarë e për të qeshur njëkohësisht), janë vetëm disa nga veçoritë që e shquajnë autorësinë e regjisores Doresi. Mbase kjo aftësi e saj mund të konsiderohet si “arma” më e fortë, të cilën ajo e përdor për të pushtuar hapësirën skenike. Përzgjedhja dhe puna me kastën e aktorëve ed-he kësaj radhe duket se ka qenë me interes të veçantë për regjisoren e shfaqjes. Nën “regji-min” e saj regjisorial, aktorët arritën që të re-alizojnë një lojë plot harmoni, lëvizje të koordinuara, emocion e atraksion skenik .

Lojë harmonike e aktorëveQë të gjithë, aktorët, pa përjashtim; me in-

terpretimin e tyre virtuoz e plot shpirt, iu dha-në peshë specifike karaktereve. Me anë të kësaj shfaqjeje dëshmuan potencën e tyre krijuese interpretuese; aftësitë vokale e fizike dhe një sensibilitet që krijon emocion ekstrem gëzimi e hidhërimi. Klodian Hoxha, në rolin e fizika-nit, tregoi pjekuri të interpretimit skenik, e mbi të gjitha bindshmëri, duke e përbrendësuar de-ri në detaje karakterin e personazhit me të gjitha vetitë e tij. Në këtë shfaqje ai erdhi me një transformim të jashtëzakonshëm si asn-jëherë më parë. Devis Muka transmetoi suk-sesshëm dëshpërimin e aktorit në rrethana të një realiteti të egër, ku gjithçka përvetësohet nga grykësia e pashpirtësisë njerëzore. Dori-ana Çaushi është kjo infermierja që edhe vetë përfundon në dhomën e të çmendurve, realizoi me sukses një rol goxha kompleks, ku nga një infermiere e fortë e “sundimtare” katandiset deri në ekstrem, duke u njëjtësuar me banorët e tjerë të çmendinës. Lorenc Kaja në rolin e mis-ionarit të huaj, portretizoi bukur fort figurën dhe karakterin e misionarit të rrejshëm, ng-jashëm si Alban Musa që na solli tipin e histo-rianit të cilin e rëndojnë idetë e mëdha. Elona Hyseni në rolin e saj realizoi një detyrë të vështirë. Meqë në rolin e Popit, ajo simbolizon një popull që s’flet, hesht, pra nuk reagon, asaj i ka rënë barra që ta interpretojë një personazh memec përgjatë gjithë kohës, derisa në fund vjen pika kulmore e shpërthimit me monolo-gun e saj rrëqethës. Thënë në përgjithësi, sh-

tresimet e shumta ideore, tematike, filozofike, e psiko-emotive që ka shfaqja, kanë krijuar predispozita të mjaftueshme për secilin aktor të dëshmojë sheshazi kapacitetin dhe poten-cialin e vet interpretues.

Kjo botë e çmendurSkenografia e realizuar nga Beqo Nanaj ishte

në akordon të plotë me konceptin regjisorial të Elma Doresit. Elementet skenike krijuan për-fytyrimin e një bote imagjinare në një çmendinë jo të zakonshme. Guacat e WC-ve, pjatat e met-alta dhe elementet e tjera, të konsideruara si minimaliste, e kanë mbushur “hapësirën boshe” skenike duke qenë funksionale për përdorime të shumanshme. Kostumet e ideuara nga Edlira Qyshka iu shkonin përshtati karaktereve të per-sonazheve. Ato ishin në unison dhe reflektonin gjendjen e brendshme psiko-emotive të vetë personazheve. Nuk do të mund të imagjinoja gjetje më të mirë skenike për përmbylljen e shfaqjes sesa rrethimin e spektatorëve me shu-fra hekuri duke i lënë si në çmendinë. Ndoshta personazhet e ngujuara në çmendinë janë më normale se ne jashtë çmendinës. Këtij rasti, më shumë se askund tjetër i shkon ajo fjalia e fam-shme e Hamletit kur thotë: “Kjo botë u shthur, o prapësi o dreq, që unë paskam lindur të të ndreq!” Atëherë mbase, personazhet e kësaj shfaqjeje janë Hamletë të kohës sonë. Janë ata që thërrasin për drejtësi e dashuri në një kohë e në një botë ku këto dy fjalë sikur janë harruar si asnjëherë tjetër. E kam thënë edhe në një rast tjetër, por po e ndiej nevojën që ta përsëris fak-tin se për bindjen time, Elma Doresi me shfaq-jet e saj vjen si risi dhe një befasi e këndshme në botën teatrore shqiptare. Diku thellë brenda botës së saj krijuese shoh se tashmë kjo regjisore i ka vënë vetes një mision; që ta ndryshojë ske-nën teatrore në Shqipëri, e cila në masë të mad-he akoma vuan nga skematizmi, klishetë dhe shabllonet e stërvjetëruara dhe të stërpërdoru-ra tash e shumë dekada më parë, që burojnë nga gërmadhat e një ngrehine të dikurshme soc-re-aliste. E, Teatrin Metropol e shoh në krye të këtij ndryshimi që po vjen!

*Autori është dramaturg dhe kritik teatri

Kur qesh e qan çmendina

Page 14: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected] 06.05.2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMInIStRIA E PUnËVE PUBLIKE DHE tRAnSPoRtIt

Drejtoria e përgjithshme e shërbimeve mbështetësedrejtoria e shërbimeve juridikeSEKTORI I SHPRONËSIMEVE

___________________________________________________________________________Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit do të zhvillojë proçedurat e publikimit për interes publik në zbatim të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pro-në private për interes publik, për pasuritë e paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i “Landfillit Bajkaj”.

Publikimi do të realizohet për 7 ditë duke fil-luar nga data 04.05.2013 – 10.05.2013, sipas tekstit si më poshtë:“Shpallje Kërkese për Shpronësim PublikMinistria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë pri-vate (kultura bujqësore dhe drufrutorë), që

preken nga ndërtimi i “Landfillit Bajkaj”. Sub-jekti kërkues i këtij objekti është Këshilli i Qa-rkut Vlorë. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni kon-siston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me kuadrin ligjor.

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësi-mi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llo-jin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëru-ara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit).

Vlera totale e shpronësimit është 20 865 792 (njëzet milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë.

Përsa më sipër dhe në zbatim të pikës 3 të Ven-dimit Nr. 336 Datë. 16. 05. 2012 “Për Përcakti-min e Kritereve dhe të Proçedurave të Botimit të Njoftimeve Publike , për efekt të zbatimit të ligjit Nr. 8561, Datë. 22. 12. 2012 “Për shpronësi-met dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, lu-temi konfirmimin tuaj për publikimin e kësaj kërkese për shpronësim, sipas tekstit të më-sipërm dhe listës bashkëlidhur, me qëllim autor-izimin nga ana jonë sipas pikës 3 të këtij vendi-mi. Lutemi konfirmimin tuaj brënda datës 03.05.2013.

SHPALLjE KËRKESE PËR SHPRonËSIM PUBLIK

KESHILLI I QARKUT VLORE

LISTA E PRONAREVE QE PREKEN NGA NDERTIMI I LANDFILL NE FSHATIN PALAVLI, KOMUNA VERGO

Nr PRONARI Nr. Sip m2 Cmimi VLERA Shenime

Emri Mbiemri Z.K Pas. m2 TOTALE LEKE

1 KADRI DAUTI 2864 663 399 645.6 257,594 Konfirmuar nga ZVRPP2 PETRIT DAUTI 2864 664 239 645.6 154,298 Konfirmuar nga ZVRPP3 EQEREM DAUTI 2864 665 773 645.6 499,049 Konfirmuar nga ZVRPP4 RABIJE RAÇA 2864 666 356 645.6 229,834 Konfirmuar nga ZVRPP5 SIHAT RAÇA 2864 667 310 645.6 200,136 Konfirmuar nga ZVRPP6 IDRIZ RAÇA 2864 668 528 645.6 340,877 Konfirmuar nga ZVRPP7 NESIP RAÇA 2864 669 679 645.6 438,362 Konfirmuar nga ZVRPP8 BASTRI RAÇA 2864 670 2076 645.6 1,340,266 Konfirmuar nga ZVRPP9 VESEL SINANI 2864 671 860 645.6 555,216 Konfirmuar nga ZVRPP

10 NAZIE SINANI 2864 672 1009 645.6 651,410 Konfirmuar nga ZVRPP11 TAIP SINANI 2864 673 1076 645.6 694,666 Konfirmuar nga ZVRPP12 TEKI DAUTI 2864 676/677 4038 645.6 2,606,933 Konfirmuar nga ZVRPP13 SINAN KUÇI 2864 678 892 645.6 575,875 Konfirmuar nga ZVRPP14 AGO KUÇI 2864 679 1859 645.6 1,200,170 Konfirmuar nga ZVRPP15 NEDIN KUÇI 2864 680 2349 645.6 1,516,514 Konfirmuar nga ZVRPP16 SHAHIN HADERI 2864 681 7123 645.6 4,598,609 Konfirmuar nga ZVRPP17 ARIF HADERI 2864 683 3404 645.6 2,197,622 Konfirmuar nga ZVRPP18 SHPETIM DAUTI 2864 725 22 645.6 14,203 Konfirmuar nga ZVRPP19 TENO DAUTI 2864 725 2215 645.6 1,430,004 Konfirmuar nga ZVRPP20 DAUT ALINANI 2864 725 2113 645.6 1,364,153 Konfirmuar nga ZVRPP

32320 20,865,792TOTALI

Page 15: Gazeta Mapo

1001 ditë që formësuan botën

Shkatërrimi i romëS turpëron karlin VMarrja dhe shkatërrimi i Romës në vitin 1527 nga një ushtri perandorake kryengritëse, dhe papa Klementi VII që iku për të shpëtuar jetën nëpër-mjet një kalimi sekret duke kërkuar më pas azil në Castel Sant’Angelo, ishte një ngjarje që trondi-ti Europën dhe turpëroi perandorin Karli V.

Duka i Burbonisë udhëhoqi ushtrinë gjer-mane, spanjolle dhe italiane, e cila ndodhej në Ita-li për t’u siguruar për shpërbërjen e Lidhjes së Cognac-ut, një aleancë anti-imperiale e ud-hëhequr nga Franca dhe Papati. Në prill 1527, me rrogat e prapambetura, trupat u rebeluan dhe

avancuan drejt Romës. Këmbësoria gjermane e përbërë nga mercenarët Landsknechts i priu sul-mit; shumë prej tyre ishin Luteranë të këndellur nga mendimi i shkatërrimit të qytetit të korrup-tuar papal.

Ishte Garda Zvicerane, truprojat personale të papës, që i mundësuan papë Klementit arratisjen-vetëm dyzet e dy prej afërisht 200 rojeve mbijetu-an, teksa trupat imperiale u futën në Vatikan më 6 maj. Kishat, manastiret dhe pallatet u rrënuan; kardinalët dhe prelatët katolikë u sulmuan dhe murgeshat u përdhunuan përgjatë tri ditëve të ma-

sakrës dhe shkatërrimit. Trupat nuk u tërhoqën deri më 6 qershor, kur papë Klementi u pajtua për të paguar një haraç prej 400 mijë dukatesh.

Megjithëse shkatërrimi u dënua nga Karli V dhe ishte përtej kontrollit të tij, pak u pikëlluan nga gjendja e vështirë e papës së dobësuar, Kle-menti VII, i fundit princ-papë i Rilindjes. Ai mbe-ti i burgosuri i Karlit për disa muaj dhe kur u lirua, hoqi dorë nga çdolloj kundërshtimi ndaj peran-dorisë. Në vitin 1530, ai e kurorëzoi Karlin në Bolonja, hera e fundit në histori që një papë ku-rorëzonte Perandorin e Shenjtë Romak.

Lutjet nuk ndryshojnë Zotin, por ndryshojnë atë që lutet.

Soren KierKegaard 

6 maj

1527

Alfred Lela

Një lloj kureshtjeje kombëtare, e cytur sigurisht edhe nga mediat, d.m.th edhe ky blog, pret të shuhet sot diku nga orët e mesditës deri në mesnatë, kur skadon ligjërisht edhe afati ligjor për listat e depu-tetëve. Më shumë se për fatin politik të Shqipërisë, të dy partive apo dhe të individëve, hobi i listave parlamentare duket se është një lloj i veçantë voyerism-i lokal. Duket si një garë me të panjohurën, një ankth i llojit, cilët nga ata që njoh unë ka kandiduar Berisha e Rama? Është një shtrirje e lokales (lagjes) apo grupit te kombëtarja (parla-menti), një befasi që e ndriçon nga lart zonën tënde të njohjes, kua-dratin e trishtë të monotonisë, atë që Henry David Thoreau e përku-fizon si jetë e çuar në dëshpërim të qetë.

Për një tjetër paralele amerikane (paralelet sigurisht vetëm per-andoritë mund t’i shërbejnë) listat e deputetëve që dalin sot i ngjajnë atij filmit të shumëpritur, të bërë edhe më shumë të tillë nga market-ingu guerrilas. Emri i një deputeti do të dalë nga boshi për t’iu ofru-ar kinemasë së ditës tënde, ashtu siç filmat ende të padalë në multi-plekset amerikanë lajmërohen me një zë bombastik e epshor: COM-ING SOON TO A THEATRE NEAR YOU! Sot nuk do ketë më ‘së afërmi’. Sot, diku nga mesdita deri në mesnatë, në një kinema të lagjes (virtuale) mbërrin një emër që i bashkohet një njeriu dhe një për-shtypjeje që ti ke për të.

Por i kemi edhe ca orë pritjeje në listë për LISTAT që mund të na ndihmojnë për të hartuar një listë të atyre ngjarjeve që e kanë kthy-

er fjalën apo nocionin Listë në njëfarë Totemi (simboli). Dy muaj pa-ra zgjedhjeve është transi i Listave të kandidatëve për deputetë. Kjo është Lista Totem I. Ata që dalin të fituar nga këto lista, demokratë a socialistë, në varësi të pozicionit ndaj pushtetit, mazhorancë apo opozitë, bërtasin ose mohojnë ekzistencën e njerëzve që marrin bukë ose ushqime me listë. Kjo kategori e hamendësuar ose e njëmendët përbën Listën Totem II. Një tjetër që është pjesë e fjalorit urban e sheh listën, ashtu si Berisha e Rama, si diçka që ka të bëjë me inkluz-ivitetin dhe ekskluzivitetin, d.m.th përfshirjen ose përjashtimin. Shpesh dëgjohet: ai nuk të llogarit fare; as nuk të ka në listë. Mund të jetë zënkë komshinjsh apo dashnorësh të tëhuajësuar por është Lis-ta Totem III. Emra që pasojnë njëri-tjetrin, në radhë të gjata ose jo, që mund të jenë në një renditje hierarkike ose jo, përbëjnë gjithash-tu lista me të cilat ne përballemi dhe, edhe nëse nuk na përkasin, sër-ish ua ndjejmë praninë sepse janë bërë njëfarë mjet këmbimi social. Kemi Lista të Përndjekurish që marrin Këstin e Dytë; Lista Legal-izimesh; Lista Shpronësimesh; Lista Notash; Lista Fituesish të aksh Lotarie, Shpërblimi, Shkolle, Vendpune, Emigrimi. Këto janë Lista(t) Totem IV.

Listat, sidomos ato të ngritura në totem, janë megjithatë dhe kryesisht beninje; njëfarë lirie te porta, njëfarë shpëtimi që të sig-uron, ose rankimin profesional, ose bukën e gojës. Por, pse jo edhe voyerism-in. Kështuqë: rrofshin listat. Ne i kemi në listë ato edhe kur ato nuk na kanë.

Foto dite

TiTulli: përqafim me vesh foTo: Web

AldonovA luArjevA

edvin ThomollAri

SAimir dAci

në FAcebook

Parlamenti, dyqani, lotaria: a e ke emrin në listë?hë more shokët e fejsbukut u kthyet nga plazhet?? po pse more kohëra për plazh janë këto? Ç’bëni more kështu. kontrolloni njëherë ato lista deputetësh majtas e djathtas se nuk i dihet mund të kini emrin gjakundi dhe nuk e dini. unë nuk e kisha gjëkundi për vete. u pa puna, do pres edhe katër vjet të tjera që të shkruaj “historinë e gazetares që u bë politikane”...

për sa i përket informimit, gazetarët ndonjëherë ngjajnë me ata ushtarët japonezë që s’e dinin që kishte mbaruar lufta.

Ja një pyetje e bërë nga miku im më i mirë drejtuar ambasadorit të BE-se Sequi dje gjatë një aktiviteti: “z. ambasador, ju kemi dëgjuar të flisni për pronësinë intelektuale, si një aspekt i rëndësishëm i integrimit në BE. ndërkohë, ambasada që ju drejtoni si dhe shumë ambasada të vendeve të BE kanë dhënë më shumë fond për homoseksualët se për intelektualët. a mos do të thotë se po na kërkoni më shumë një integrim përmes veseve se sa virtyteve?”

blitz

Vjet u deshën për të ndërtuar katedralen e Notre Dame-it në Paris.

400Ishte viti kur revista prestigjioze amerikane Time i kushtoi adolf Hitlerit kopertinën ‘Njeriu i vitit’.

1938

milionë dollarë kushtoi ndërtimi i anijes ‘Titanik’, ndërsa kostoja e filmit homonim ishte 200 milionë dollarë.

7

Kafshë shtëpiake kanë varret e tyre në varrezën e kafshëve në Hartsdale të shtetit New York.

12 000

[email protected] cel: 068 20 55 477

themelues: Henri Çili. kryeredaktor: arion sulo. Zv/kryeredaktor: alfred lela, aleksandra bogdani. Politika: nevila Përndoj, fejzi brausHi. Kronika: leonard bakillari, dashamir biÇaku. Speciale: Vladimir karaj. Ekonomia: blerina HoxHa. . Kultura: aida tuci. Suplement: arta Çano. Karikatura: bujar kaPexHiu. Faqosja: florenc elezi. ilir drizari, kujtim bisha. Korrektore: lila Plasari, brunilda meno. Adresa: bulevardi gjergj fishta pranë uet

marketing / Drejtore: Fiziana bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: [email protected] / Robert mane Cel: 068 20 55 440

15blog 06.05.2013Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

Page 16: Gazeta Mapo

NJOFTIM / REKLAMAGazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

06.05.2013

KONKURSI I MADH

“Unë Krijoj”

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, [email protected], www.uet.edu.al

Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET

maturantët