gazeta mapo

24
THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E HëNë, 30 PRILL 2012. NUMëR 577. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 13-19 MAPO LIBRI Tridhjetë biseda si festë e intelektit RECENSA E PREÇ ZOGAJT KOçI: BESNIKëRINë E PëRKTHIMIT? SOT NUK E çON NëPëR MEND NJERI “Bisedat”, një libër me intervista të Jorge Lui Borges FAQE 7 PRONARI MERR PENG PUNONJëSIT, DYSHONTE SE I KANë VJEDHUR 4 MIJë EURO Nuk ka gjetur paratë në vendin ku i mbante fshehur, mban të izoluar dhe kërcënon me jetë 4 vartës të tij Grupi parlamentar i PD ka vendosur që të mos miratojë dekretin e Presidentit për emërimin e Artan Zenelit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Berisha: Kandidatura ka ardhur në kundërshtim me normën kushtetuese të vendosur nga Gjykata. Mazhoranca nuk do të zëvendësojë as Petrit Plloçin në Gjykatën Kushtetuese KONFLIKTI PD RRëZON TOPIN PëR DEKRETIN E GJYKATëSIT Të LARTë Idrizi: PDIU, së shpejti me një ministër në qeveri, ja kushti ynë për Presidentin Përgjatë gjithë Evropës, nga prote- stat në Greqi, deri te vota-protestë për Marine Le Pen dhe George Gal- loway, ne shohim shenja se si njerëz- it ndjehen të tjetërsuar dhe të veçuar prej klasës politike, e cila udhëheq jetët tona e shkëputur prej nesh dhe pa një opozitë të mirëfilltë dhe jashtë çdo kontrolli demokratik. Tani më kujtohet një dokument që unë e zbulova në arkivat kombëtare... NGëRç NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 President sipas kushtetutës OPINION EDISON YPI Idhnaku Klosi Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vdekurin. Për të vdekurin flitet vetëm mirë... Quo vadis Klosi? Teksa ishte përgjigjur në pyetjen e 24-t të pyetësorit të gazetarit Mustafa Nano... KOMENT BEKIM KUPINA CEZ Shpërndarje njofton klientët se sot është afati i fundit i pagesës së faturës së energjisë për muajin Mars. Pagesa në kohë e faturës së energjisë elektrike është një detyrim ligjor, dhe mos shlyerja në kohë e detyrimeve mund të çojë deri në ndërprerjen e energjisë elektrike. CEZ SHPËRNDARJE Propozimi i së shtunës nga forca të ndryshme politike i kandidaturave të Neritan Cekës dhe Jozefina Topallit për postin e Presidentit, është për so- cialistët një skenar i mirëpërgatitur nga mazhoranca. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, me këto dy propozime si dhe me vetofrimin e Fatos Nanos në këtë garë, nuk bëhet gjë tjetër... FAQE 4 Europa përjashtuese, e parashikuar para 40 vjetësh CHRISTOPHER BOOKER KOMENT / 11 Braçe: Skenari i Berishës me Cekën e Nanon, bën Topallin Presidente FAQE 9 FAQE 2 Tregu i mobilieve në krizë, çmimet ulen 30 për qind EKONOMI Intervista/ Kreu i PDIU shprehet i gatshëm të takohet me Fatos Nanon, por shton se më të rëndësishme se emri janë cilësitë e kandidatit. Zgjidhja më e mirë, që Presidenti të ishte konsensual Mazhoranca parlamentare është e vendosur të mos tolerojë aspak në luftën e saj me Presidentin Bamir Topi, edhe tani në fund të mandatit të tij. Kështu, përveç betejës së hapur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, shumica qe- verisëse ka vendosur që të vijojë betejën e saj me institucionin e Presidentit edhe në emërimet në gjykata. Pasi i ktheu disa muaj më parë tri propozimet... FAQE 4

Upload: gazeta-mapo

Post on 18-Feb-2016

267 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, mapo, BE, kriza, vrasje, dhune, lajme, Tirana, shkodër, vlore, fier, durres, plazh, turizem, revista, reportazhe

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E hënë, 30 prill 2012. numër 577. Viti iii botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Faqe 2

FAQe 13-19

Mapo libri

tridhjetë biseda si festë e intelektit

Recensa e PReç Zogajt

Koçi: BesniKërinë e përKThimiT? soT nuK e çon nëpër mend njeri

“Bisedat”, një libër me intervista të Jorge Lui Borges

Faqe

7 pronari merr peng punonjësiT, dyshonTe se i Kanë vjedhur 4 mijë euronuk ka gjetur paratë në vendin ku i mbante fshehur, mban të izoluar dhe kërcënon me jetë 4 vartës të tij

grupi parlamentar i PD ka vendosur që të mos miratojë dekretin e Presidentit për emërimin e artan Zenelit si anëtar i gjykatës së Lartë. Berisha: Kandidatura ka ardhur në kundërshtim me normën kushtetuese të vendosur nga gjykata. Mazhoranca nuk do të zëvendësojë as Petrit Plloçin në gjykatën Kushtetuese

KonfliKti pD rrëzon Topin për DEkrETin E GjykaTësiT Të larTë

idrizi: pDiU, së shpejti me një ministër në qeveri, ja

kushti ynë për presidentin

Përgjatë gjithë Evropës, nga prote-stat në Greqi, deri te vota-protestë për Marine Le Pen dhe George Gal-loway, ne shohim shenja se si njerëz-it ndjehen të tjetërsuar dhe të veçuar prej klasës politike, e cila udhëheq jetët tona e shkëputur prej nesh dhe pa një opozitë të mirëfilltë dhe jashtë çdo kontrolli demokratik. Tani më kujtohet një dokument që unë e zbulova në arkivat kombëtare...

ngërç nga Bujar Kapexhiuop-ed / 10-11

president sipas kushtetutës

opinionediSon Ypi

idhnaku Klosi

Ashtu e kam ditur edhe unë Dan; Që nuk flitet keq për të vdekurin. Për të vdekurin flitet vetëm mirë...

quo vadis Klosi?

Teksa ishte përgjigjur në pyetjen e 24-t të pyetësorit të gazetarit Mustafa Nano...

koMEnTbekim kupinA

CEZ Shpërndarje njofton klientët se sot është afati i fundit i pagesës së faturës së energjisë për muajin Mars.Pagesa në kohë e faturës së energjisë elektrike është një detyrim ligjor, dhe mos shlyerja në kohë e detyrimeve mund të çojë deri në ndërprerjen e energjisë elektrike.

CEZ SHPËRNDARJE

Propozimi i së shtunës nga forca të ndryshme politike i kandidaturave të Neritan Cekës dhe Jozefina Topallit për postin e Presidentit, është për so-cialistët një skenar i mirëpërgatitur nga mazhoranca. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, me këto dy propozime si dhe me vetofrimin e Fatos Nanos në këtë garë, nuk bëhet gjë tjetër... FAQe 4

europa përjashtuese, e parashikuar para 40 vjetësh

cHriStopHerbookEr

KomenT / 11

Braçe: Skenari i Berishës me Cekën e Nanon, bën Topallin Presidente

Faqe 9

Faqe 2

tregu i mobilieve në krizë, çmimet ulen 30 për qind

EkonoMi

intervista/ Kreu i PDIU shprehet i gatshëm të takohet me Fatos nanon, por shton se më të rëndësishme se emri janë cilësitë e kandidatit. Zgjidhja më e mirë, që Presidenti të ishte konsensual

Mazhoranca parlamentare është e vendosur të mos tolerojë aspak në luftën e saj me Presidentin Bamir Topi, edhe tani në fund të mandatit të tij. Kështu, përveç betejës së hapur në Këshillin e

Lartë të Drejtësisë, shumica qe-verisëse ka vendosur që të vijojë betejën e saj me institucionin e Presidentit edhe në emërimet në gjykata. Pasi i ktheu disa muaj më parë tri propozimet... FAQe 4

Page 2: Gazeta Mapo

02

Idrizi: PDIU, së shpejti me një ministër në qeveri“nëse dikush kërkon votat e PDIU-së për President, ai duhet të jetë mbështetës i zgjidhjes së çështjes çame dhe ta artikulojë qartësisht dhe publikisht këtë. Këto kritere që ne kemi për zgjedhjen e Presidentit, do t’ia bëjë të qartë kujtdo që do të kërkojë mbështetjen e PDIU-së”

politika2 MAPO e hënë, 30 PRILL 2012

www.maPo.aL

“Presidenti duhet të mishërojë atë që përcaktohet në Kushtetutë, të jetë sim-bol i “unitetit kombëtar”, me gjithë kuptimin e fjalës, dhe të ketë veti in-dividuale atë që përcaktohet nga fry-ma e Kushtetutës, pra synimin tonë për bashkim kombëtar”. Kjo është deklarata e bërë nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në një intervistë për gazetën “Mapo”. I pyetur për arsyet se përse nuk ka ende një ministër çam në qeverinë shqiptare, ai u përgjigj se shumë shpejt do të ketë një të tillë.

Si po ecën marrëveshja PDIU- PD?

Marrëveshja mes Partisë Dre-jtësi, Integrim dhe Unitet dhe Par-tisë Demokratike nuk është final-izuar ende. Deri më tani është zbatuar vetëm një pjesë e vogël e kësaj marrëveshjeje. Ky doku-ment është kompleks dhe gjithëpërfshirës, ka theksin e vet në pjesëmarrjen e programit tonë politik në programin qeverisës. Deri më tani përpjekjet e të dyja palëve po shkojnë në rrugën e duhur. Komiteti i Diasporës, një ndër pikat programore prej themelimit të PDIU-së është thjesht çështje kohe, teksa është arritur dakordësia e nevojshme politike nga njëra anë dhe është përpiluar platforma juridike nga ana tjetër. Shumë shpejt, emi-grantët shqiptarë kudo që ndod-hen do të ndjejnë mbështetjen që shteti shqiptar e ka detyrim kush-tetues t’u japë, nëpërmjet një insti-tucioni kaq të rëndësishëm siç është Komiteti Kombëtar i Dia-sporës. Ky komitet do të jetë një in-stitucion koordinues që do të për-pilojë politikat për emigracionin dhe diasporën e hershme, por ed-he që do të jetë në ballë të një re-forme jetësore për kombin tonë: rishikimin e marrëdhënies së shtetit me emigrantët dhe dia-sporën. Arsimimi, ruajtja e kul-turës, identitetit kombëtar dhe zgjidhja e problemeve të përditsh-mërisë së emigrantëve dhe të dia-sporës së hershme (arbëreshëve të Italisë dhe Greqisë, shqiptarëve të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Australisë) do të jenë qendra e veprimtarisë së këtij institucio-ni. Pa dyshim që edhe meritat dhe përgjegjësitë për arritjet apo mo-sarritjet në këtë fushë do t’i përka-sin PDIU-së dhe ne do të dalim përpara qytetarëve shqiptarë me një vepër konkrete, shumë larg re-torikës boshe politike që përdoret rëndomtë në mikro-politikën e partive shqiptare. Nga ana tjetër, projekte të mëdha tonat si ndërti-mi i varrezave muzeale të shqip-tarëve të Çamërisë në Qafë-Botë,

ndërtimi i shtëpisë-muze të Hasan Tahsinit në komunën Markat, si edhe projekt-ideja e ndërtimit të një panteoni për të gjitha figurat e ndritura të Rilindjes shqiptare, ja-në duke u diskutuar në rang qe-veritar nëpërmjet zëvendësmini-strave tanë dhe pritet lëvrimi i fondeve për bërjen e tyre realitet. Pjesë e tratativave tona me ko-alicionin qeverisës është në radhë të parë çështja çame, si çështja më pak e prekur e çështjes kombëtare. Në këtë aspekt ne jemi duke ush-truar të gjithë trysninë pozitive drejt institucioneve shtetërore, që të mundësojnë veprimin aktiv të shtetit shqiptar në këtë drejtim. Ne nuk harrojmë premtimin që u kemi bërë votuesve tanë, që bren-da këtij mandati do të dorëzohet në parlament një rezolutë për çështjen çame. Si parti e shqip-tarisë, këtë zotim tonin nuk e har-rojmë në asnjë moment e brenda vitit që vjen kjo rezolutë do të dorëzohet në Kuvend.

Pritet një takim mes jush dhe Nanos, do ia jepni firmat për kandidimin?

Jam në dijeni të dëshirës së ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fa-tos Nano për një takim me të gjithë krerët e partive politike. Ne jemi të hapur të takohemi me këdo që ka ambicie për të kandiduar për President të Republikës, pasi kjo është një metodë që ne të bëjmë të qarta qëndrimet tona në këtë dre-jtim. E kam thënë edhe herë tjetër, që emri i posaçëm që do të zgjid-het president është shumë herë më pak i rëndësishëm sesa cilësitë që ai duhet të ketë. Presidenti duhet të jetë patriot në kuptimin më të gjerë të fjalës, të mund të thotë ‘jo’ kur duhet të thotë ‘jo’ në të mirë të atdheut dhe të thotë ‘po’ atëherë kur duhet thënë ‘po’, edhe pse mikrointeresat mund të sug-jerojnë të kundërtën. Presidenti duhet të mishërojë atë që përcak-tohet në Kushtetutë, të jetë pra simbol i “unitetit kombëtar”, me gjithë kuptimin e fjalës dhe të ketë veti individuale atë që përcakto-het nga fryma e Kushtetutës, pra synimin tonë për bashkim kom-bëtar. Pa asnjë mëdyshje që votat e PDIU-së kushtëzohen edhe nga një prej përbërësve të asaj që thamë më lart, që është çështja çame. Pra, nëse dikush kërkon vo-tat e PDIU-së, ai duhet të jetë mbështetës i zgjidhjes së çështjes çame dhe ta artikulojë qartësisht dhe publikisht këtë. Këto kritere që ne kemi për zgjedhjen e Presi-dentit do t’ia bëjmë të qartë kujtdo që do të kërkojë mbështetjen e PDIU-së, pa paragjykime mbi em-rat e posaçëm.

Mendoni se Nano do arrijë të marrë votat e mjaftueshme për President?

Kësaj pyetjeje kam përshtypjen se më së miri mund t’i përgjigjen analistët dhe bashkëpunëtorët e gazetës suaj, dhe nuk më takon mua si aktor aktiv në politikë të hyj në analiza mbi forca, individë dhe aleanca përtej forcës që drej-toj.

Kryeministri ka deklaruar se Presidenti do të jetë nga per-sonalitetet e PD-së. Ndërkohë që çdo ditë po shtohen zërat për një president konsensual. A do të votojë PDIU një kandi-daturë të PD, nëse ai nuk vjen si konsensual? Po Topallin si Presidente si e shihni?

Kushtet tona jua thashë më lart, PDIU s’ka paragjykime nga vjen kandidatura, me çfarë është mar-rë dhe si do të zgjidhet emri i pres-identit të ardhshëm. Padyshim që kushtëzimet që thashë më lart nënkuptojnë një individ me influ-encë të gjerë, të pastër në sytë e publikut dhe me mbështetje ma-sive ndër shqiptarë. Do të ishte zgjidhja më e mirë që një president i tillë të ishte konsensual, por më me rëndësi është mishërimi i krit-ereve që thashë, sesa burokracia e zgjedhjes së tij.

Si e shihni partinë e re të kr-ijuar nga Bamir Topi? Do ketë një aleancë ndërmjet kësaj partie të re dhe PDIU-së?

PDIU është në një aleancë ak-tualisht dhe kur themi se jemi par-ti programore e parimore, nënkuptohet vetiu që qëndrimet tona nuk ndryshojnë në bazë të in-teresave të ngushta. Nga ana tjetër kemi qenë gjithmonë të qartë se do të bënim aleancë me këdo, nëse kjo do të çonte një hap përpara çështjen kombëtare. Për sa i për-ket pyetjes suaj, unë nuk mund të flas mbi parti që nuk janë krijuar e që nuk është konfirmuar se do të krijohen. Për më tepër, është pak e rëndësishme se kush krijon një parti, rëndësi ka programi, arsye-ja e ekzistencës, për çfarë një forcë lufton. Ne luftojmë për çështjen kombëtare, përfshi në veçanti çështjen çame, e kjo është vija jo-në e kuqe, kjo na bashkon e na ndan nga forcat e tjera politike.

Bashkë me ju ka dhe tri lëvizje të tjera për “çështjen kombëtare”. Shpesh është kri-juar përshtypja se më shumë sesa aleatë, e shihni njëri-tjetrin si rivalë. Si janë mar-rëdhëniet me këto lëvizje?

Në politikë është e vështirë të japësh përgjigje të prera, edhe kur i jep, gjithmonë do të dalë dikush të interpretojë evazivitetin e tyre.

Në rastin konkret më lejoni të përpiqem të jem pakëz më i qa-rtë: Nuk ka rivalitet, nuk ka tendencë negative, shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është pro çështjes kombëtare, pa paragjykime. Nuk e di se sa i qartë isha, por dua t’ju bëj të ditur se në çdo rast ne kemi ofruar bashkë-punim me këdo që është shpre-hur pro çështjes çame, pro bashkimit kombëtar, pro insti-tucionalizimit të marrëd-hënies së shtetit shqiptar dhe shtetit të Kosovës me emigra-cionin dhe diasporën, që janë shprehur në përputhje me bindjet e rilindësve tanë. Ne nuk mund të jemi rivalë me një pjesë të kombit shqiptar, në momentin kur programi ynë, arsyeja pse ne ekzistojmë, është të punuarit në të mirë të atdheut. Koalicioni ynë më sol-id është koalicioni ynë me zemrat e 9 milionë shqiptarëve në trojet kombëtare dhe dia-sporë. Ne jemi rivalë me anti-shqiptarët, nuk mund kurrse-si të jemi rivalë me shqiptarët.

Pse nuk ka ende një ministër nga PDIU në qeve-ri?

Përgjatë gjithë viteve të de-mokracisë jemi mësuar që të shohim partiza të vogla që shkojnë në zgjedhje duke shpalosur mendime, e me të marrë deputet, shkojnë te par-

tia e ashtuquajtur e madhe dhe marrin një post ministror, kar-rige të cilën e ngrohin për katër vjet, në bazë të programit poli-tik të partisë së madhe. E kemi refuzuar këtë teatër kukullash që në fillim. Ne shkojmë në zgjedhje me një program poli-tik dhe më pas në negociata nuk negociojmë karriget në vetvete, negociojmë mënyrën e qeverisjes në institucionet përkatëse. Nuk është rastësore që dy zëvendësministrat që ka PDIU në qeveri kanë përkatë-sisht portofolin e arsimit në di-asporë, si z. Ardian Tana në Ministrinë e Arsimit dhe çështje të rëndësisë së veçantë për ne, si varrezat e Kllogjerit, shtëpia-muze e Hasan Tahsin-it, panteoni që po punohet nga z. Abas Hado, në Ministrinë e Kulturës. Nëse do të na ofrohej një ministri, atëherë duhet që ne të shpalosim programin to-në aty dhe refuzojmë që të je-mi thjesht dhe vetëm pjesë-marrës në një institucion ku veprohet sipas programit të një partie tjetër. Një ministër çam do të jetë në qeverinë shq-iptare herët, jo vonë, por kur të jetë, do të jetë pa dyshim një ministër i PDIU-së që vepron sipas programit politik të PDIU-së, në të mirë të kombit dhe atdheut, në përputhje me parimet tona.

Intervistoi: Erisa Sallaku

Do të ishte zgjidhja më e mirë që një president i tillë të ishte konsensual, por më me rëndësi është mishërimi i kritereve që thashë, sesa burokracia e zgjedhjes së tij.

Presidenti duhet të jetë patriot në kuptimin më të gjerë të fjalës, të mund të thotë ‘jo’ kur duhet të thotë ‘jo’ në të mirë të atdheut dhe të thotë ‘po’ atëherë kur duhet thënë ‘po’, edhe pse mikrointere-sat mund të sugjerojnë të kundërtën

Kreu i PDIU shprehet i gatshëm për t’u takuar me kandidatin për President, Fatos Nano, por shton se më të rëndësishme se emri janë cilësitë e kandidatit

Page 3: Gazeta Mapo

Sherbimet:

Salus Tirana Sh.Arruga Vidhe Gjata 16,

Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR,

Tiranë, Shqipëri–

per informacion:

Tel. +355 4 2390500Mob. +355 662053180Fax + 355 4 2390501Mail [email protected]

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

FALAS- Kardiologji- Gastrohepatologji- Endokrinologji-Diabetologji- Laborator Analizash

- Check-Up

- Radiologji (CT, MRI, EKO)- Okulistike- Otorinolaringologji- Ortopedi- Kirurgji e pergjithshme- Kirurgji Estetike- Neurokirurgji- Mjeksi Interne- Stomatologji- Urologji

Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji- Ortopedi- Okulistike (mbi 40 vjec)- Kirurgji e Pergjithshme- Kirurgji Estetike- Neurokirurgji (Kolona Vertebrale)

SPITALI ITALIANMULTISPECIALISTIK

02

Ftesë i është dërguar edhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Eduard Selami, por prania e tij në këtë ceremoni nuk është konfirmuar për shkak se ai ndodhej në SHBA

Lëvizja Socialiste për Integrim rrit edhe më shumë presionin ndaj aleates së saj në qeveri, Partisë Demokratike. Pas disa lëkundjeve që ka demonstruar kohët e fundit në qëndrimet dhe veprimet e saj karshi vendimmarrjeve të mazhorancës së djathtë, LSI ka hedhur hije dyshimi edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me PD-në pas 2013-ës. ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë, kreu i kësaj force, Ilir meta është deklaruar i rezervuar dje lidhur me vijimin e bashkëpunimit me PD-në edhe pas zgjedhjeve të 2013-ës. Duke folur nga Selaniku, meta, sigurinë për

përmbylljen e kontratës katërvjeçare të bashkëqeverisjes me PD-në nuk ka mundur ta japë dhe për pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke lënë të hapur mundësinë e mosripërtëritjes së këtij bashkëpunimi me demokratët. “LSI ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike. ne i jemi përmbajtur dhe do i përmbahemi me shumë seriozitet implementimit të marrëveshjes 4-vjeçare të nënshkruar me PD-në pas zgjedhjeve të vitit 2009”, - tha meta nga Selaniku, ku mori pjesë në ceremoninë e krijimit të degës së kësaj partie për

këtë qytet. ndërkohë, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, ai i ka mëshuar fort idesë se kreu i ri i shtetit duhet të jetë produkt i një bashkëbisedimi mes aktorëve politikë. “Të krijojmë mundësinë që përmes zgjedhjes së presidentit të ketë një pikë tjetër bisedimi midis aktorëve kryesorë politikë për të bashkëpunuar dhe për të vijuar disa reforma tepër të rëndësishme, ashtu siç janë ato në fushën e drejtësisë, të cilat kërkojnë në shumicën e rasteve edhe ligje apo ndërhyrje në ligje me një shumicë të kualifikuar”, - tha meta.

Ilir Meta: Presidenti, pas bashkëbisedimit të aktorëve politikë

“Fryma e Re Demokratike” është emri zyrtar i partisë që do të shpallet sot nga grupi nismëtar ku bëjnë pjesë, Oketa, Biberaj, Meksi, Shehu etj. Simboli i partisë, një syth peme i sapoçelur

Fejzi BraUshI

Merr jetë sot edhe zyrtarisht projek-ti i partisë “Fryma e Re Demokra-tike”, e njohur ndryshe si partia e presidentit Bamir Topi. Grupi nismëtar i kësaj force pritet të zyr-tarizojë sot në orën 12:00 në selinë e saj përballë Kuvendit dhe shumë af-ër selisë së Partisë Demokratike, kri-jimin e kësaj partie, e cila vjen si një grup që i shkëputet partisë më të madhe të mazhorancës. Lajmi është bëri i ditur nga dy prej nismëtarëve të këtij projekti, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj, të cilët nëpërm-jet faqeve të tyre në rrjetin social Facebook kanë njoftuar kohën dhe vendin e zhvillimit të kësaj cere-monie. “Nesër (sot) ora 12.00 në Ti-ranë zhvillohet ceremonia e zyr-tarizimit të ‘Fryma e Re Demokra-tike’. Jeni të mirëpritur t’i bashkohe-ni kësaj iniciative, e cila synon të sjel-lë një frymë të re në politikën e vjetër shqiptare”, - shprehej Gazmend Oketa në faqen e tij në Facebook, ku

anonçonte dhe finalizimin e kësaj përpjekjeje disavjeçare. Po ashtu ed-he ish-deputeti tjetër demokrat, Aleksandër Biberaj, duke lajmëru-ar vendin dhe kohën e zhvillimit të kësaj ceremonie ka ftuar dhe qytetarët e interesuar që të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje të re politike. Për rrjedhojë, dje në selinë e kësaj force në rrugën “Xhorxh W Bush” kanë vijuar punimet për të bërë rregullimet e fundit, ndërkohë që gjatë paradites së djeshme është ven-dosur emri i partisë në ballinën e kësaj godine, ku përveç emërtesës së partisë, “Fryma e Re Demokratike” gjendej dhe stema e saj, një syth peme i sapoçelur në një fushë blu,

dhe kjo jo pa simbolikë. Ndërkohë që inicialet zyrtare të saj me të cilat ajo do të regjistrohet në gjykatë dhe që do të njihet në media dhe publik do të jenë FRD, pra shkronjat e para të tri fjalëve që përbëjnë dhe emërtesën e plotë të partisë, Fryma e Re Demokratike. Po ashtu dje, në ballinën e kësaj godine është vendo-sur edhe flamuri i kësaj force, një fushë blu me sythin e pemës në mes, si dhe një flamur kombëtar. Nga burime pranë organizatorëve të kësaj force bëhet e ditur se sot do të dalin para medias një pjesë e grupit nismëtar, ndërkohë që pritet që mbështetës të saj të qëndrojnë si brenda godinës, pra në sallën ku do të zhvillohet ceremonia, ashtu edhe jashtë saj. Sipas të njëjtave burime mësohet se ftesë i është dërguar ed-he ish-kryetarit të Partisë Demokra-tike, Eduard Selami, por prania e tij në këtë ceremoni nuk është konfir-muar për shkak se ai ndodhej në SH-BA. Megjithatë, siç mësohet nga të njëjta burime, Selami ka konfirmuar se ai do e mbështesë këtë forcë të re politike. Pas zyrtarizimit të krijimit të kësaj force dhe regjistrimit në gjykatë, ajo pritet të drejtohet në m ë ny r ë t ë p ë rko h sh m e n g a Gazmend Oketa deri në mbajtjen e kongresit zgjedhor që pritet të mblidhet në vjeshtën e ardhshme, kjo për t’i krijuar mundësi angazhi-mit të plotë edhe të Presidentit aktu-al, Bamir Topi, të cilit i mbaron man-dati në korrik. Gjithashtu mbështetje ka shprehur publikisht edhe ish-ministri i Jashtëm demokrat, Besn-ik Mustafaj, i cili pak kohë më parë ka folur me superlativa për projek-tin në fjalë, por pa bërë të ditur nëse do të bëhet pjesë e saj.

shpallet partia e Topit , ja detajet e ceremonisë

3MAPOe hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

Kreu i LSI garanton bashkëqeverisjen me PD deri në 2013 dhe e lidh zgjedhjen e presidentit me reformat e tjera konsensuale

selia e re e Partisës së Topit

Page 4: Gazeta Mapo

02

politika Deputeti i PS krahason zgjedhjen e presidentit në 2007 me situatën aktuale, ku thekson se Berisha ka synim të zgjedhë Topallin presidente

Grupi i PD ka vendosur që të mos miratojë dekretin e Presidentit për emërimin e Artan Zenelit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Berisha: Kandidatura ka ardhur në kundërshtim me normën kushtetuese të vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Fejzi BraUshI

Mazhoranca parlamentare është e vendosur të mos tolerojë aspak në luftën e saj me Presidentin Bamir Topi, edhe tani në fund të mandatit të tij. Kështu, përveç betejës së ha-pur në Këshillin e Lartë të Drejtë-sisë, shumica qeverisëse ka vendo-sur që të vijojë betejën e saj me insti-tucionin e Presidentit edhe në emërimet në gjykata. Pasi i ktheu di-sa muaj më parë tri propozimet për në Gjykatën Kushtetuese, shumica e djathtë ka vendosur që të rrëzojë dhe dekretin e fundit të kreut të shtetit, atë të Artan Zenelit të pro-pozuar për anëtar të Gjykatës së Lartë. Shkaku është mosrespektimi nga ana e institucionit të Presiden-tit të detyrimit që përcakton vendi-mi i Gjykatës Kushtetuese për t’u konsultuar paraprakisht me insti-tucionin e Kuvendit.

RrëzimiMë 1 shkurt të këtij viti, kreu i

shtetit, Bamir Topi dekretoi Artan Zenelin si anëtar të Gjykatës së Lartë dhe ia paraqiti atë për dhënie pëlqimi Kuvendit të Shqipërisë. Por, pavarësisht se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për shqyrtimin e kësaj kandidature, Kuvendi nuk ka mar-rë ende një hap për përmbushjen e këtij detyrimi. Dhe shkaku nuk është pamundësia kohore apo an-gazhimi i madh i komisionit të Ligjeve për ta shqyrtuar dhe për të zhvilluar seancën dëgjimore me

kandidatin përkatës. Arsyen e kësaj “harrese” e bëri të ditur vetë kreu i mazhorancës, Sali Berisha disa ditë më parë, kur gjatë një konference për mediat deklaroi se “ajo ka ard-hur në kundërshtim me normën kushtetuese të vendosur nga Gjyka-ta Kushtetuese”. Madje, në këtë deklarim Kryeministri do të sul-monte direkt Presidentin Topi, i cili sipas tij “mendon se karrigia e Pres-identit qëndron dhe mbi gjykatën e Kushtetutën”. Deklaratë kjo që për-caktoi në mënyrë definitive fatin e kandidaturës së Zenelit dhe që shumë shpejt do të marrë formë ed-he me një vendim konkret nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

KuvendiBurime pranë mazhorancës bënë

të ditur se tashmë ka një vendim përfundimtar për rrëzimin e dekretit të Presidentit, por që për të kryer atë, do të ndiqen të gjitha pro-cedurat normale parlamentare. Pritet që kandidatura e propozuar të thirret në komisionin e Ligjeve

për t’u dëgjuar dhe më pas do t’i paraqitet seancës plenare për t’u vo-tuar. Pavarësisht se procedura është e detyrueshme për t’u zbatuar, shu-mica e djathtë e ka të qartë vendimin e saj për ta rrëzuar kandidaturën e Zenelit, dhe kjo jo si një vlerësim për kandidaturën e tij, por për shkak të procedurës së ndjekur nga Presi-denti në përzgjedhjen e tij. Në inter-pretimin që Gjykata Kushtetuese i bëri gati një vit më parë çështjes së propozimeve të dekreteve për anëtarë në dy gjykatat më të larta në vend, përcaktoi si detyruese që përzgjedhja e emrave të bëhet me konsultim mes institucionit të Pres-identit dhe Kuvendit, çka realisht në këtë rast nuk rezulton të jetë zbatu-ar. Megjithatë, ky është një qëndrim i mazhorancës, i cili nuk është zbat-uar në çdo rast, pasi thuajse në të njëjtat kushte u propozua dhe kreu i ri i KLSH-së, i cili pavarësisht se nuk erdhi si një emër i konsultuar, u votua nga mazhoranca. Por edhe për këtë rast kryeministri Berisha

dha shpjegimin se mazhoranca u detyrua ta votojë kreun e KLSH-së edhe pse erdhi i pakonsultuar, për shkak se bëhej fjalë për një institu-cion që kontrollon ekzekutivin. Duhet thënë se, në rast se mazho-ranca do ta zbatojë deri në fund këtë vendim të sajin, atëherë do kemi një rrëzim për të dytën herë të Artan Zenelit. Zeneli u rrëzua edhe në vi-tin 2008 së bashku me disa kandi-datura të tjera, dhe po atëherë për shkak të procedurave të ndjekura nga Topi.

Braçe: skenari i Berishës me Cekën e Nanon, bën Topallin Presidente

Dekreti, mazhoranca “rrëzon” Topin për artan Zenelin

Ndaj thekson Braçe, për t’i prerë rrugë kësaj skeme është e nevojshme që të ngrihet një proces për të zgjedhur një president konsensual

Propozimi i së shtunës nga forca të ndryshme politike i kandida-turave të Neritan Cekës dhe Jozefina Topallit për postin e Presidentit, është për socialistët një skenar i mirëpërgatitur nga mazhoranca. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, me këto dy propozime si dhe me vetofrimin e Fatos Nanos në këtë garë, nuk bëhet gjë tjetër veçse merr rrugë ripërsëritja e së njëjtës skemë të përdorur edhe në vitin 2007, pothuajse me të njëjtët personazhe, me të vetmin ndryshim se nuk është më Bamir Topi, por Jozefina Topalli. “Këshilltari i tij për kulturën, Neritan Ceka shpalli kandida-turën për President të Repub-likës! Pak pasi ai e bëri këtë,

Jozefina Topalli nxori si besimtarin e saj, aktorin me famë kombëtare, Zef Bushati për të shpallur tamam Jozefinën si kandidate për të qenë President i Republikës. Skema e Berishës u plotësua. Si 5 vite më parë!”, - shprehet Braçe në faqen e tij në Facebook. Më tej ai duke zbërthy-er këtë skemë, konstaton se Ceka është i përdoruri nga Berisha, ndërsa Nano, i gënjyeri. Ndaj thekson Braçe, për t’i prerë rrugë kësaj skeme është e nevojshme që të ngrihet një proces për të zgjedhur një president konsensual. “Vetëshpallej Nano- gjoja do e mbështeste Berisha! Menjëherë pas tij vetëshpallej nga Berisha, Neritan Ceka! Pas tyre bënte nevrikun ndaj Berishës dhe kandidonte

Bamir Topi, gjithnjë i mbështe-tur nga njerëzit e Berishës. Në votimin e parë të kryer, Neritan Ceka dilte i dyti -me vota të Berishës- në garë dhe digjte Fatos Nanon duke e zhvendosur të tretin. Në votimin e dytë të kryer fitonte ai që donte Berisha, Bamir Topi. I vetmi ndryshim këtë herë është që për Berishën kandidon Jozefina Topalli, jo më Bamir Topi. Nga kjo skemë: Ceka është i përdoruri i përhershëm; Nano i gënjyeri i përhershëm; Berisha i fituari i madh! Pikërisht për të dështuar këtë skemë rëndësi ka vetëm procesi. Nuk mund të ketë president pa një proces konsensual, jo numerik. Ndryshe, shteti njëpartiak është duke ardhur”.

4 MAPO e hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

Plloçi nuk do të zëvendësohet Të djathtët janë të vendosur që të zbatojnë deri në fund vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të krijuar mundësinë që ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese të bëhet me 30 % çdo 3 vjet. ndaj, dorëheqja e para disa ditëve e Petrit Plloçit si anëtar i kësaj gjykate nuk do ndikojë aspak te mazhoranca për të plotësuar vendin vakant. Pavarësisht nëse vjen apo jo një emër nga kreu i shtetit, i cili në bazë të ligjit ka dhe të drejtën e propozimit, shumica parlamentare duket se ka vendosur që të mos ecë më tej me procedurën e miratimit të tij. Kjo, pasi konsiderohet tashmë si kusht detyrues që ky vend të plotësohet së bashku me dy emrat e tjerë, të cilëve u ka mbaruar mandati, deri sa të krijohet mundësia e ripërtëritjes së kësaj trupe gjyk-uese në çdo 3 vjet. Burime pranë mazhorancës kanë bërë të ditur se kjo nuk pengon vendimmarrjen apo aktivitetin normal të kësaj gjykate, pasi ajo mund të funk-sionojë dhe me 5 anëtarë.

Dekretet për në Gjykatën e Lartë

Në 2008Kuvendi rrëzoi�Zamir Podën�altina Xhoxhajn�artan Zenelin�Kristaq Trajën�mehdi BicinNë 2010Kuvendi miratoi �mehdi BiciRrëzoi kandidaturën e �Sokol ÇomosNë 2011Kuvendi miratoi gjyqtarët:�Shkëlzen Selimi�edmond IslamiRrëzoi kandidaturën e �manjola Bejlerit

Bamir Topi

Page 5: Gazeta Mapo

kronikë autopsia, ish-polici vdiq nga infarktiPersoni i gjetur i vdekur në kryeqytet ditën e shtunë pranë një pallati në rrugën “myslym Shyri”, i identifikuar oltion Zenjo, mësohet se ka vdekur nga një infarkt në zemër . Policia e Tiranës bën me dije se 38-vjeçari oltion Zenjo u gjet i vdekur pranë motorit të tij teksa po ecte në rrugën

“myslym Shyri” në Tiranë. Sipas policisë, Zenjo po kthehej si përditë nga vrapi në Kodrat e Liqenit, kur ka humbur ndjenjat në motor dhe ka rënë në tokë. Banorë të zonës e kanë parë 38-vjeçarin dhe janë munduar ta ndihmojnë, por ai nuk është përmendur më. Ditën e djeshme burime nga

Instituti I mjekësisë Ligjore konfirmuan se edhe autopsia e kryer nga mjekët nxori si shkak të vdekjes infarktin akut të miokardit. Blutë e kryeqytetit thonë se viktima oltion Zenjo ka punuar si efektiv policie në Tiranë për disa vite, ndërsa kohët e fundit ishte shkëputur nga kjo detyrë.

Një emigrant shqiptar i moshës 36-vjeçare i identifikuar si Hasan Lika është vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se është auto-ri i vjedhjes së një vile në Salerno, ku së bashku me 3 të tjerë kanë terrori-zuar një familje. Sipas policisë thuhet se Lika me precedentë të ndryshëm penalë kishte në makinën e tij Audi A6 materiale të ndryshme të vjedhu-ra në banesën e një mjeku të njohur në qytetin e Salernos, ku gjatë gra-bitjes e kishin rrahur edhe atë edhe gruan e tij. Mësohet se në këtë sulm Lika ka vepruar së bashku me tre bashkëpunëtorët, të cilët nuk janë identifikuar ende, pasi ishin me fy-tyrë të mbuluar dhe të armatosur. Për sa i përket kësaj ngjarje, Lika u arres-tua vetëm pak metra nga banesa, ndërsa akuzohet për grabitje me ar-më, dhunim personi, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të rendit. Sipas policisë, thuhet se his-

toria e grabitjes ndodhi ndërsa mjeku flinte së bashku me familjen e tij, ku pasi hajdutët hynë në banesë u rrah dhe nën kërcënimin e armës i kishin kërkuar para dhe bizhuteri, duke e detyruar të hapte kasafortën. Gjatë kohës që mjeku dhe gruaja e tij dhu-noheshin, djali i tyre 16-vjeçar dhe vjehrra 80 vjeçe kërcënoheshin me armë që të mos bënin zë.

Pranga hajdutit 36-vjeçarqë torturonte viktimat

Vrau dhe grabiti, gjykata italiane e dënon me burgim të përjetshëm

Pasi shtyp me makinë pa dashje një shqiptar, 28-vjeçari grek kthehet dhe vret me pistoletë 53-vjeçarin A.G.

Një shqiptar ka mbetur i vrarë dje në Greqi, pas një sherri të çastit me një shtetas grek, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur. Krimi ka ndodhur në zonën Akarnes, në rrugën Sevastupoleos 22, të Athi-nës. Gjithçka nisi me një aksident, kur një makinë goditi dhe tërhoqi zvarrë për disa metra, një shqiptar 58 vjeç, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Pasi ka shtypur shqipta-rin, shtetasi grek është kthyer pas sërish me makinë, duke I shkaktu-ar plagë të tjera shqiptarit të shtrirë në tokë. Kjo skenë ka irrituar një grup shqiptarësh, që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, duke pri-tur për punë dhe që e panë të gjithë skenën. Shqiptarët janë konfliktu-ar menjëherë me shoferin e mjetit. Ky i fundit gjendej në automjet së bashku me të fejuarën e vetë dhe shqiptarëve që po e qëllonin u tha se nuk do t’ua falte gjestin që i bënë përpara të fejuarës. Pas grindjes, shoferi, një 28-vjeçar grek, u largua për t’u kthyer pa femrën që kishte në makinë dhe i armatosur me një pistoletë. Porsa është rikthyer 28-vjeçari qëlloi kundër grupit të njerëzve, që qëndronin ende në vendin e ngjarjes, madje i ndoqi ata disa metra duke i qëlluar, dhe rezul-tati i kësaj kasaphane, ishte vdekja e një shqiptari 53 vjeç me inicialet A.G. dhe plagosja e një shtetasi pak-istanez 35-vjeçar. Dy të plagosurit

janë dërguar në spital për t’u kuru-ar, ndërsa oficerët e policisë kanë shkuar në vendin e krimit dhe poli-cia tha se asnjëri prej dy personave të plagosur me armë zjarri nuk kishte lidhje me sherrin e ndodhur disa çaste përpara masakrës, por janë goditur rastësisht për shkak se ndodheshin me personat që donte të gjuante i riu grek. Nga ana tjetër mediet greke bënë të ditur dje se ka marrë në pyetje edhe të tjerë dësh-mitarë të ngjarjes dhe se ka identi-fikuar të riun grek që ka gjuajtur me armë. Ai është shpallur në kër-kim nga ana e policisë. Nga ana

tjetër mediat greke dje kanë rapor-tuar edhe detaje të dëshmive të mbledhura nga punëtorët e mbled-hur në shesh dhe që kanë asistuar të gjithë ngjarjen. Sipas këtyre ra-portimeve, mësohet se dëshmitarë të aksidentit ku mbeti i shtypur në fillim shtetasi shqiptar, kanë thënë se 28-vjeçari grek pasi ka shtypur shtetasin shqiptar është kthyer me “indietro” për t’i ardhur në ndihmë, por gabimisht e ka riaksidentuar atë. Pasi kanë parë skenën, disa shtetas shqiptarë kanë nisur t’i bër-tasin shtetasit grek dhe ky i fundit ka kërkuar falje dhe është shprehur

se u kthye për ta ndihmuar, por de-batet kanë agravuar në dhunë fizike ndaj të riut grek, që është larguar menjëherë për t’u kthyer pas pak çastesh me një pistoletë. Policia greke ka nisur kërkimet në të gjithë Athinën për gjetjen e 28-vjeçarit grek të shpallur në kërkim, ndërsa nuk janë bërë të ditur emrat e per-sonave të konfliktuar, për arsye het-imi. Mediet greke kanë raportuar dje se i riu grek i shpallur në kërkim ka patur edhe precedent penal të mëparshëm dhe ka qenë i skeduar nga policia greke si kontingjent kriminal.

I riu grek vret 53-vjeçarin shqiptar në mes të athinës

itaLi

Shpërthyen të paktën katër plumba, të shtëna që çuan në vdekjen e 23-vjeçarit Françesço Giordano. natën e 14 marsit 2010, një plaçkitje në kazinonë “Red & Blaçk Çasi nò”, bëri që jeta e të riut italian të ndërpritet në mes për më pak se 11 mijë euro nga dora e një shqiptari. Gjykata italiane ka dhënë dje burgim përjetë për 41-vjeçarin agron allmeta nga Tirana, i cili akuzohet se ka vrarë të riun italian në kohën e plaçkitjes. mësohet se në këtë sulm kishte marrë pjesë edhe 32 vjeçari nga Rumania Dan Pintilie me precedentë penalë, ndaj të cilit u kërkua 20 vite burg, pasi u dorëzua vetë në polici dhe ndihmoi për të identifikuar dhe gjetur bashkëpunëtorin e tij. në dëshminë e tyre dhënë para gjykatës dy grabitësit pranuan sulmin dhe i kërkuan ndjesë familjes. “nuk doja ta vrisja, nuk

doja të qëlloja askënd”, u shpreh allmeta para gjyqtarëve, pa dhënë shpjegim se pse qëlloi. Sakaq nga ana e Prokurorit u tha se gjithë të pranishmit në sallën e lojërave, përfshirë edhe viktimën, ishin fshehur poshtë tavolinës për t’u mbrojtur dhe se Françesço Giordano ishte varrë me gjakftohtësi të plotë.

5MAPOe hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

agron allmeta

Lika ka vepruar së bashku me tre bashkëpunëtorët, të cilët nuk janë identifi-kuar ende, pasi ishin me fytyrë të mbuluar

28-vjeçari grek pasi ka shtypur shtetasin shqiptar është kthyer me “indietro” për t’i ardhur në ndihmë, por gabimisht e ka riaksidentuar atë

Braçe: skenari i Berishës me Cekën e Nanon, bën Topallin Presidente

Page 6: Gazeta Mapo

02 MAPO 13 qeRShoR 2010www.GaZeTamaPo.com

kronikë Nëna e dy fëmijëve, nga fshati Seman, thotë se ende drejtësia nuk ka dhënë urdhër mbrojtjeje për të dhe fëmijët

7465

Vazhdon të mbetet një problem evident tregtimi i bombulave të gazit në qytetin e Fierit, ndërsa mjaft banorë janë ankuar në Prefekturë, pasi gazi shitet në ushqimore në katet e para të pallateve jashtë kushteve teknike. Shumë njësi tregtimi punojnë pothuajse jashtë çdo sigurimi teknik, ndërsa në shumë raste gazi tregtohet në dyqanet e ushqimeve dhe katet e para të pallateve. Megjithëse kohë më parë institucioni i Prefektit të Fierit, nisur nga rreziku që paraqiste tregtimi dhe shpërndarja e bombolave të gazit të lëngshëm dhe karburantet ndërmori një plan masash për kontrollet në më shumë se 150 pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm dhe karburanteve në Fier, duket se situata po përsëritet, ndërsa gjithçka ka mbetur në vend. Shefi i Emergjencave Civile në këtë institucion, Viron Balla është shprehur

se ka sërish një aktivizim të “vatrës” së kontrolleve, sidomos tani në stinën e nxehtë. “Mbështetur edhe nga vendimi i Ministrisë së Brendshme, specialistë të ngarkuar dhe njohës të mirë të gjendjes bëjnë kontrolle të imtësishme për kushtet e tregtimit të tyre dhe do të zbatojnë sanksione për subjektet që nuk zbatojnë kushtet e plotësimit të transportimit dhe tregtimit të gazit të lëngshëm dhe karburanteve”, - ka deklaruar ai. Ndërkohë kanë qenë të shumtë qytetarët që ankohen se u kanoset rrezik, çka po e vë sërish në lëvizje edhe institucionin në fjalë. “Kemi marrë parasysh dhe ankesat e banorëve, të cilat i kemi verifikuar dhe ua kemi kaluar organeve kompetente që të ndalojnë dhe mos lejojnë tregtimin e gazit të lëngshëm në ambientet e populluara. Tani jemi në marrjen e

masave”, - ka thënë më tej shefi i Emergjencave. Sipas burimeve të Prefekturës, ky aksion do të vazhdojë për çdo ditë deri në eliminimin e problemeve. “Të gjitha pikat e tregtimit, qofshin ato të shumicës, apo ato të pakicës, do të kujtohen me anë të shkresës zyrtare çdo ditë që të plotësojnë të gjitha kushtet e tregtimit, ndryshe do të ketë sanksione”, - thonë burime nga Prefektura. Shpesh ka ndodhur që bombolat e gazit të kenë qenë shkak i shpërthimit të zjarrit në banesa të ndryshme në qytet dhe rrethinat, por kjo ka ardhur jo vetëm si rezultat i tregtimit jashtë kushteve të sigurimit teknik, por edhe për shkak të cilësisë jo të mirë të gazit, mungesës teknike të masave mbrojtëse dhe mungesës së standardeve, për të cilat Prefektura ka nisur sërish kontrollet.

Tregtimi i gazit në katet e para, banorët ankohen në Prefekturë

Bashkëshorti dhunues ndiqet në gjendje të lirë, ndërsa gruaja pohon se ndjehet e frikësuar dhe ende nuk ka një urdhër mbrojtjeje për të dhe fëmijët

Një javë pas ngjarjes së rëndë të rrahjes nga ish-bashkëshorti i saj në sy të gjyqtares që po i caktonte masën e mbrojtjes në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fi-erit, gruaja 41-vjeçare thotë se ndje-het e frikësuar. Bashkëshorti i saj ndiqet në g jendje të lirë dhe ndërkohë, masa e sigurisë që duhej ta mbronte atë është shtyrë dhe ende nuk është rinovuar, nënë e dy fëmijëve, nga fshati Seman i këtij rrethi, thotë se ende drejtësia nuk ka dhënë urdhër mbrojtjeje për të dhe fëmijët. Ishte seanca e parashi-kuar të zhvillohej në fillimjavën e kaluar ajo që do të vendoste ripërsëritjen e këtij urdhri, por nuk u zhvillua për shkak të ngjarjes, e cila tronditi gjyqtaren e çështjes si dhe gjithë kolegët e saj në këtë gjykatë.

rastiQë prej të hënës së shkuar, ajo

dhe fëmijët e saj nuk mbrohen zyr-tarisht nga ligji, edhe pse u dhunua nga ish-bashkëshorti Anesti Mëngjesi, në sy të gjykatëses. Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, për shkak të cilësimit të dëmtimit si pasojë e goditjeve me grushte dhe përplasjes së kokës në mur, si “pla-gosje e lehtë” prej mjekut ligjor, policia dhe prokuroria në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, po e he-tojnë në gjendje të lirë 47-vjeçarin Anesti Mëngjesi. Kjo, pasi siç thonë burime nga policia, plagosja e lehtë cilësohet si kundravajtje ligjore dhe për këtë arsye gjithë personat që e konsumojnë këtë vepër ndiqen në gjendje të lirë. Në këto kushte, ligji nuk e ndalon 47-vjeçarin Anesti Mëngjesi, i cili e masakroi ish-bash-këshorten në prezencë të gjyqtares në zyrën e saj, që t’u afrohet të dëm-tuarës dhe fëmijëve. Ndërkaq, burime zyrtare nga Drejtoria e Pol-icisë së Qarkut të Fierit janë shpre-hur se nuk iu është përcjellë nga gjykata ndonjë vendim urdhër-

mbrojtje për të dëmtuarën Zhaneta Peto dhe dy fëmijët e saj. Burimet kanë shpjeguar se janë ngarkuar in-spektorët e zonave që operojnë në fshatrat Pojan dhe Seman që të ke-në nën kontroll situatën për çdo shqetësim të mundshëm të preten-duar nga 41-vjeçarja. “Nëse ai më dhunoi barbarisht në ambientet e gjykatës, si mund të lihet i lirë dhe çfarë sigurie kam unë apo fëmijët e mi nëse ecim rrugës? U bëj thirrje policisë, gjykatës dhe prokurorisë që të mbrojnë jetën e fëmijëve të mi”, - ka deklaruar gruaja për gazetën. Ajo është dëshmia e gjallë dhe më e freskët e asaj se çfarë po ndodh në familjen shqiptare në këtë rajon. Shifrat e policisë janë të frikshme.

statistikatVetëm në këtë tremujor të parë të

vitit janë regjistruar mbi 200 raste të dhunës në familje, të klasifikuara sipas shkallës së rrezikshmërisë. Kjo shifër, sipas statistikave të pol-

icisë i korrespondon gjithë vitit 2011. Seksioni përkatës kundër dhunës në polici ka depozituar në këtë peri-udhë mbi 40 dosje në gjyqësor, me kërkesë për nxjerrje urdhri mbro-jtjeje në favor të viktimave të dhu-nës. Burime nga policia janë shpre-hur se shtresa më e pambrojtur ndaj dhunës ngelen gratë dhe fëmijët. Ndërsa nuk ngelen pas dhe rastet e dhunimit të burrave nga bash-këshortet e tyre. Shkaku kryesor ja-në problemet ekonomike. Në gjykatën e Fierit janë në proces dhe në duart e gjyqtarëve dhjetëra dos-je që presin vendimet për urdhrin e mbrojtjes. Sipas burimeve janë nxjerrë deri tani 15 vendime mbro-jtjeje ndaj viktimave të dhunës, urdhra që kapin një periudhë ko-hore deri në gjashtë muaj.

Burri e rrahu në sy të gjykatëses, ende pa mbrojtje gruaja dhe fëmijët

Pranga 32-vjeçarit, kërkohej në Itali për trafik drogenjë 32-vjeçar nga Vlora u arrestua dje nga policia, pasi kërkohej nga homologët italianë për trafik të lëndëve narkotike. në valën e arrestimeve të të kërkuarave nga Italia, policia e Vlorës ka ndaluar dje Dorian Çelën. 32-vjeçari u vu në prangat e policisë së Vlorës pas një operacioni të nisur për kapen e tij, pasi ishte marrë më herët informacion për faktin se ai ndodhej në qytet dhe strehohej aty. Sipas policisë, Çela është shpallur në kërkim nga Interpoli sepse në vitin 2010, Gjykata e Palermos në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale “trafik ndërkombëtar droge, i kryer në bashkëpunim”. Burime zyrtare nga policia thanë se ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. ai është i katërti i shumëkërkuar nga fqinjët, i ndaluar brenda më pak se 1 muaji në qytetin e Vlorës, ndërsa ende është e pazbardhur dosja në ngarkim të tij.

Dita e Punëtorëve, ushtria pastron nga plehrat parkun e Viroit Gjirokastër- është dashur ndërhyrja e Forcave të armatosura në Gjirokastër për të pastruar një nga vendet më të bukura në Shqipëri, i cili ishte ngarkuar nga mbetjet e hedhura aty prej vitesh. Ushtria ka ndërmarrë një aksion për largimin e mbetjeve urbane nga mjediset e Parkut natyror të Viroit, në hyrje të Gjirokastrës. “Krahas iniciativave për një mjedis të pastër, kjo nismë e ushtrisë ndërmerret disa ditë përpara festës së 1 majit (Ditës së Punëtorëve), ndërkohë që Viroi është mjedisi i shëtitjes tradicionale të gjirokastritëve ditën e kësaj feste”, - thanë organizatorë të iniciativës. Sipas përfaqësuesve të njësisë së mbështetjes Rajonale, pastrimi nga plehrat i Parkut të Viroit kryhet për t’iu krijuar banorëve dhe komunitetit një mjedis të përshtatshëm çlodhjeje dhe argëtimi në këtë pikë turistike. Përpara disa ditësh efektivat e Forcave të armatosura u bënë pjesë e nismës “Shqipëria e pastër”, duke larguar mbetjet urbane nga zona të ndryshme të Gjirokastrës.

B.Sh.

shkurt

6 MAPO e hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

Ligji nuk e ndalon 47-vjeça-rin Anesti Mëngjesi, i cili e masakroi ish-bashkëshort-en në prezencë të gjyq-tares në zyrën e saj, që t’u afrohet të dëmtuarës dhe fëmijëve

shpesh ka ndodhur që bombolat e gazit të kenë qenë shkak i shpërthimit të zjarrit në banesa të ndryshme në qytet dhe rrethinat

Gruaja e rrahur, Zhaneta Peto

Page 7: Gazeta Mapo

Thirrje për projekt propozime

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA-Soros) fton organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet publike të marrin pjesë në konkurimin për projekt-propozime që lidhen me prioritetet strategjike të Fondacionit në programet e:

ArsimitRomëveMirëqeverisja dhe Integrimi EuropianShteti i së drejtës dhe të Drejtat e Njeriut

Përparësi do të kenë:

• Aplikuesit me përvojë në projekte të ngjashme;

• Projektet që konceptohen e implementohen midis dy a më shumë organizatave  që shtojnë vlerë apo plotësojnë njëra- tjetrën;

• Aplikuesit që kontraktojnë grupe ekspertësh me përvojë e reputacion;

Informacion më të hollësishëm mbi prioritetet e programeve të lartpërmendura dhe dokumentat e aplikimit për këtë fazë thirrjesh mund t’i shkarkoni nga faqja e internetit www.soros.al

Projekt propozimi dhe dokumentacioni i plotë, si dhe një kopje elektronike e projekt propozimit, duhen dorëzuar në zyrën e fondacionit deri më datë 31 Maj, ora 17:00 në adresat e referuara në fund të thirrjes.

Formularin e aplikimit dhe listën e dokumentave të kërkuara mund ta tërhiqni edhe pranë sekretarisë së fondacionit. Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt propozime, ju lutemi kontaktoni:

Valbona [email protected] Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros)Rr “Qemal Stafa, TiranëNr. 120/2; Tel: 04/ 2234621; Fax: 2235855www.soros.al

PROGRAMI I BURSAVE : THIRRJE PËR APLIKIME

PROGRAMI I SHKËMBIMIT STUDENTOR Në SHBA 2012-2013Programi i Shkëmbimit Studentor ofron Bursa të Plota për studime universitare një-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky Program mbështet studentët për një Program 2-vjeçar, i cili përfshin një vit studimi në një Universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe një vit angazhim në zba min e një projek lokal në shërbim të komunite t në Shqipëri. Qëllimi i Programit është që të asistojë zhvillimin akademik dhe civik të të rinjve në vendet e Europës Lindore dhe Juglindore duke i prezantuar studentët me një kurrikul të ‘arteve liberale’, metoda të ndryshme të mësimdhënies, punë në shërbim të komunite t si dhe me programe të shoqërisë civile.

Kriteret kryesore që duhet të plotësojnë Aplikantët :

- Të jenë residentë në një prej shtetet: Shqipëri, Kosovë ose Ukrainë

- Të jenë studentë të t të dytë universitar, në vendin e tyre të banimit, në një nga fushat : Studime

Amerikane; Histori , Studime Klasike, Antropologji Kulturore, Teori Ekonomike*, Arte, Histori, Studime

Ndërkombëtare, Gazetari, Juridik, Letërsi dhe Gjuhë të Huaja, Filozofi , Shkenca P ke, Sociologji dhe

Studime Gjinore (*Teoria Ekonomike nuk përfshin Administrim Biznesi apo Menaxhim)

- Të jenë studentë të vi t të dytë në kohën e aplikimit dhe të jenë të gatshëm për t’u kthyer për të

përfunduar studimet në vendin e tyre pas përfundimit të t studimor në SHBA

- Të kenë rezultate të shkëlqyera akademike dhe të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze, në të lexuar, folur

dhe shkruar

- Të demostr ësi drejtuese dhe të kenë eksperiencë në ak vitete në shërbim të komunite t dhe/ose

a vitete jashtëshkollore

- Të kenë jetuar dy vitet e fundit në vendin e residencës

- Të mos kenë studiuar më parë në një Universitet në SHBA

- Të mos kenë studiuar në shkollë të mesme në SHBA më tepër se një semestër.

- Të jenë të gatshëm të fi llojnë studimet ne SHBA në verën e vi t 2012

AplikimetJu mund t’i gjeni formularët te faqja online: www.soros.al, ose mund t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.

Formularët e plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Fondacionit SOROS deri më datë 1 DHJETOR 2011. Gjithashtu, brenda k j afa ju duhet të aplikoni edhe online në adresën: h p://oas.soros.org/oas/

Për më shumë informacion drejtohuni :Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërine (Soros), Rr. Qemal Stafa 120/2

Tel: +355-42-235856, 248-213Fax: +355-42-235-855 [email protected]

E përmuajshmeNr. 21, Viti II botimitprill 2012Çmimi 300 Lekë

TENDENCATPranverë romantike

Ilva TarePërtej ekranitInida Gjata Zhaku“Kur morali e tepron”

Vetëmbrojta në Tiranëja ku mësohet

Të përballosh ndarjenReceta dhe ushqime

Libra, dekor

EXTRA

Nr.

21, V

iti II

bot

imit

pri

ll 2

012

Çm

imi 3

00 L

ekë

Dashuritë, shoqëria dhe jeta nën një çati e konkurrenteve në “Dancing with the stars”

Adelina dhe AfërditaMike dhe rivale

DOSSIERLIBRAT

ELEKTRONIKËBen Blushi në provën e parë

Botuesit në s� dëVIP-at që dashurojnë

teknologjinë

Nuk ka gjetur paratë në vendin ku i mbante fshehur, mban të izoluar dhe kërcënon me jetë 4 vartës të tij. Policia arreston pronarin dhe tre bashkë-punëtorët, hetime edhe për vjedhjen e parave

Elbasan-Pronari i një servisi në Pajovë të Peqinit, mori peng katër punonjësit e tij, pasi dyshonte se i kishin vjedhur katër mijë euro, ndërsa u arrestua bash-kë me të vëllanë dhe 2 bashkëpunëtor të tij. Policia tha se ndërkohë ishte hapur një hetim i ndarë për zhdukjen e katër mijë eurove, por nuk bëri të ditur nëse kishte ndaluar ndonjë person në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë pronari i ser-visit dhe tre bashkëpunëtorët e tij u nda-luan për heqje të paligjshme të lirisë.

arrestimiNgjarja e pazakontë ka ndodhur në

Pajovë të nënprefekturës së Peqinit, ku sipas policisë pronari ka mbajtur të izoluar dhe duke kërcënuar punëtorët e tij, mes të cilëve edhe një grua. “Shërbi-met e policisë Elbasan në bashkëpunim me komisariatin e policisë Peqin arres-tuan Enkelejd Sinanin 21 vjeç, Albert Mani 36 vjeç, Durim Haka 33 vjeç me

banim në Pajovë dhe Besnik Mani 40 vjeç, pronar i servisit me banim në Bishqem të nënprefekturës së Peqinit, pasi, në bashkëpunim mes tyre kanë marrë peng në ambientet e servisit në pronësi të Manit punonjësit e këtij servi-si Dilaver Bufi, Ervehe Bufi, Erlind Dragoti dhe Spartak Abdulla, të moshës nga 25-30 vjeç me banim në Pajovë”,

njoftoi policia e Elbasanit. Sipas policisë, njoftimi i pengmarrjes është marrë nga familjarët e pengjeve që i kërkuan ndih-më policisë, pasi njerëzit e tyre nuk po kt h e h e sh i n n ë sht ë p i d h e nu k përgjigjeshin në telefon. Operacioni i koduar “Weekend 3” u realizua gjatë orëve të natës së të shtunës kur edhe u mundësua lirimi i pengjeve.

02

kronikë Pronarit i servisit thotë se është grabitur nga katër punonjës të tij, të cilët ai i mbajti peng, deri në ndërhyrjen e policisë, duke i kërcënuar me jetën

7MAPOe hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

Pronari merr peng punonjësit, dyshonte se i kanë vjedhur 4 mijë euro

PengmarrjaHumbja e valutës ishte konstatuar

nga një kontroll rutinë i pronarit, i cili i mbante në një vend të posaçëm në ser-vis. Pasi ka konstatuar zhdukjen e tyre ai ka fajësuar punëtorët. Por ata kanë mohuar që t’i kenë vjedhur paratë. Mani duket se nuk është bindur prej kësaj dhe në bashkëpunim me vëllanë Albert Mani dhe dy persona të tjerë, pronari ka izoluar punëtorët e servisit. Ata janë mbajtur në atë gjendje për disa orë dhe sipas dëshmive të dhëna në polici u është bërë presion sistematik që të nx-irrnin të hollat edhe pse ata pretendon-in se nuk i kishin. Madje, sipas burime-ve hetimore, pronari i ka kërcënuar me jetën, nëse nuk do të dorëzonin më parë Eurot e grabitura. Vonesa e kthimit në shtëpi ka shqetësuar familjarët të cilët kanë njoftuar policinë. Fill pas këtij njoftimi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur “lirim-in” e pengjeve. Pronari bashkë me bash-këpunëtorët janë shoqëruar për në komisariat. Ndaj tyre është ngritur aku-za e heq jes së paligjshme të lirisë. Burime policore bënë të ditur se njëko-hësisht po punohet për të zbuluar se kush ka vjedhur 4 mijë Euro nga kasa-forta e pronarit.

F.S.

humbja e valutës ishte konstatuar nga një kontroll rutinë i pronarit, i cili i mbante në një vend të posaçëm në servis

Drejtoria e Policisë në Elbasan

Page 8: Gazeta Mapo

monedha e përbashkët europaine euro duket se ka forcuar sërish pozitat e saj në tregun e brendshëm valutor, duke ndikuar në dobësimin e monedhës tonë kombëtare lek. Kjo fundjavë e ka kuotuar monedhën e eurozonës në nivele më të larta se javën që lamë pas. monedha euro është forcuar

vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke u tregtuar dje me 140.29 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Kurse monedha e gjelbër amerikane ka vijuar të këmbehet në të njëjtat vlera këto dy javët e fundit. Po sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është

tregtuar dje me 106.10 lekë. Sipas ekspertëve, forcimi i euros është pasojë jo vetëm e reflektimit të bursave ndërkom-bëtare, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së kërkesës për monedhën europiane në tregun shqiptar.

sot ankandi i bonove të thesarit, shiten 12,4 mld lekë

Panairi, bizneset: 1000 vende të lira pune

Mali i Zi hyn në Organizatën Botërore të Tregtisë

Ministria e Financave ka raportuar se sot do të zhvillohet ankandi i bonove të Thesarit, 3 dhe 12-mujore në Bankën e Shqipërisë. Bonot me afat tremujor maturimi do të emetohen më datë 3 maj, data e maturimit të tyre është 2 gushti dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 3.9 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë ka njoftuar paraprakisht se do të blejë 2.59 miliardë lekë dhe 1.21 miliardë lekë do të blihen nga të tjerë subjekte. Kurse, përsa i përket bonove njëvjeçare, ato do të maturohen më datë 2 maj 2013 dhe shuma e

përgjithshme e shpallur është 8.6 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë ka shpallur se do të blejë 150 milionë lekë. Referuar ankandit të mëparshëm, të fundit të muajit mars, është shënuar rritje e normës së interesit për bonot tremujore dhe një ulje shumë e lehtë për ato me afat njëvjeçar maturimi. Interesi i bonove 3-mujore në bazë vjetore ka qenë 5.3 për qind, nga 5.27%, që ishte në muajin shkurt. Sa u përket bonove 12-mujore, interesi ka zbritur në 7.33%, nga 7.34% që ishte në ankandin e mëparshëm

Çelet sot në Tiranë panairi i punës “Horizonte punësimi dhe formimi”, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Punës dhe atë të Arsimit, nga ku bizneset pjesëmarrëse pritet të shpallin më shumë se 100 vende të lira pune. Panairi përkon edhe me 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të punëtorëve. Kreu i Shërbimit Kombëtar të Punës, Thoma Miço, hedh poshtë shifrat e opozitës për 1 mln të papunë. “Njerëz që pretendojnë të bëjnë karrierë politike, ose nesër të jenë në vendim-marrje, aludojnë për shifra të cilat janë vërtet groteske për ato që thonë. Gjithsej të regjistruar në zyrat tona të punës janë 143 mijë persona, punësojmë 15 deri në 17 mijë veta, mbledhim 19 deri më 20 mijë oferta të përvitshme. Për këtë vit

pritet që ky fluks të jetë më i ulët, për arsye edhe të krizës”, është shprehur Miço. Sipas tij, për vitin 2010 janë paraqitur në zyrat e punës, në 36 rrethe të vendit, 1080 shtetas shqiptarë të papunë, të kthyer nga emigracioni. Përsa i përket Panairit të punës, ai ka thënë se “Mendonim se do kishim një fluks më të madh, nuk pritej kaq pak. Rreth 1200 emigrantë ishin vjet, shembull është Fieri, ku nga 100 biznese të reja, 30 janë ngritur nga emigrantët.”

Mali i Zi që dje është një anëtar me të drejta të plota të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), duke përmbushur kështu një prej prioriteteve kryesore të vendosura nga Podgorica zyrtare. Lajmin e ka bërë publik Ministria Malazeze e Financave. Me hyrjen e Malit të Zi në OBT, kjo organizatë numëron si anëtarë 154 shtete, ndër të cilët edhe Shqipërinë që prej vitit 2000. Sipas deklaratës zyrtare, anëtarësimi në OBT do të sjellë në mënyrë të menjëhershme një reduktim të kostos së jetesës, rritje të volumit të

tregtisë, rritje të luftës kundër korrupsionit dhe më shumë larmi shërbimesh e të mirash materiale që do t’i ofrohen popullsisë.“Anëtarësimi në OBT është një sinjal që do të inkurajojë investimet e tuaja, pasi tashmë Mali i Zi njihet ndërkombëtar-isht si një vend ku rregullat botërore të tregtisë respektohen si kudo”, shkruhej në komunikatën e Podgoricës zyrtare. Vendet e vetme të Ballkanit, që nuk janë ende pjesë e OBT-së, janë Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

shkurt

ekonomi Forcohet euro, këmbehet me 140,29 lekë

Ekspertët: Liberalizimi i parasë elektronike,nxitje e konsumit Përdorimi në masë i parasë elektronike në vend shihet nga ekspertët e ekonomisë dhe të financave si një hap pozitiv që bën Banka Qendrore

Sabina VEIZaj

Ndodh që kur u drejtohesh njësive të ndry-shme tregtare në kryeqytet, qofshin ata ofruese mallrash apo shërbimesh, dhe u kërkon të paguash me para elektronike (kartë debiti apo/ose edhe krediti), jo të gjithë e miratojnë këtë formë pagese. Një pjesë e kanë hequr aparatin POS, në të cilin vendosen kartat për të bërë pagesat, të tjerët shprehen se e kanë të prishur, kurse një pjesë shumë e vogël tregohen të sinqertë duke të sqaruar se nuk u leverdis pagesa me para elektronike, pasi ata paguajnë 3% për çdo mall të blerë nga kon-sumatori apo pagesë shërbimi. Në këtë mënyrë, tregtarët preferojnë transaksio-net në cash në një kohë kur ekonomia në vend vuan nga mungesa e kërkesës kon-sumatore, e cila ka nxitur rrezikun e de-flacionit kur në muajin shkurt kujtojmë që niveli i përgjithshëm i çmimeve (inflacio-ni) arriti në 0,6%. Përballë kësaj situate, vendimi i marrë nga Banka e Shqipërisë për liberalizimin e tregut të parasë elek-tronike, (vetë BSH do të licencojë institu-cione financiare jo banka dhe kompani të ndryshme për emetimin e parasë elek-tronike) vlerësohet si një vendim i duhur në kohën e duhur nga ekspertët në fush-ën e financave dhe të ekonomisë. Sipas Ar-tan Gjergjit, ekspert në fushën e financave publike, liberalizimi i tregut të parasë ele-ktronike në vend do të nxisë mbi të gjitha rritjen e kërkesës konsumatore duke shmangur rrezikun për deflacion. “Gjykoj që çmonopolizimi i emetimit të parasë ele-ktronike që aktualisht është ekskluzivitet vetëm i bankave të nivelit të dytë, do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e ven-

dit. Në radhë të parë do të rritet numri i operatorëve në treg, të cilët do të emetoj-në këtë formë paraje duke nxitur konkur-rencën. Si rrjedhojë, do të nxitet në të njëjtën kohë pagesa në masë me karta deb-iti apo edhe krediti, pasi konkurrenca do të ndikojë në uljen e kostove të transak-sioneve për bizneset që ofrojnë mallra dhe shërbime, duke rritur edhe sigurinë e kësaj forme pagese” – shprehet Gjergji. Kurse deputeti demokrat, anëtar në komisionin kuvendor për Ekonominë dhe Financat, Subi Hida, argumenton se lib-eralizimi i tregut të parasë elektronike do

të formalizojë më tej ekonominë e vendit, duke shmangur evazionin fiskal. “ Paraja elektronike është etike. Jashtë nuk paguhet në cash, por me kartë krediti dhe debiti. Pagesat në cash tregojnë për informalitet të ekonomisë. Ata që paguajnë në cash do të thotë që punojnë në të zezë. Në këtë mënyrë, futja në treg e operatorëve të rinj dhe të shumtë në numër, të cilët do të emetojnë para elektronike, do të nxisin në masë këtë formë pagese duke rritur kërkesën për konsum. E rëndësishme është se kjo mënyrë pagese do të ndihmo-jë të huajt që vijnë në vendin tonë, sidomos për turizëm. Ata do të mund të prenotoj-në hotelet në internet me kartë krediti, gjë që aktualisht nuk mundet ta kryejnë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në sektorin e tur-izmit dhe në të gjithë sektorët e ekonomisë në përgjithësi”- shpjegon Hida. Por, sot, kjo formë pagese, e cila është e kufizuar në vendin tonë, paraqet një sërë problemati-kash. Eksperti Gjergji thotë se kostot e transaksionit janë të larta. Gjithashtu ja-në të larta edhe interesat për pagesat kur tejkalohet shtyrja e tyre. Por, sipas eksper-tit Gjergji, me licencimin e operatorëve të rinj në treg, të cilët do të emetojnë paranë elektronike, do të shmangen këto prob-lematika. Referuar të dhënave më të fun-dit të Bankës së Shqipërisë, përdorimi i kartave të kreditit dhe të debitit ka shënu-ar rritje. Ritmi i rritjes së përdorimit ka qe-në më i lartë për kartat e kreditit, për shkak të bazës më të ulët përsa i përket gjashtë mujorit të dytë të vitit 2011. Megjithatë, kartat e debitit zënë rreth 95% të kartave në qarkullim. Gjatë 2011-ës, bankat kanë shtuar më tej numrin e maki-nave elektronike të arkës (ATM) si edhe të pikave të pakicës ku mund të kryhen tran-saksione blerjeje me karta (POS). Në fund të vitit 2011, 11 banka ofronin shërbimet e tyre për klientët nëpërmjet internetit. Numri i transaksioneve të kryera përmes kësaj teknologjie dhe vëllimi i tyre ka shënuar rritje.

avantazhet1. Liberalizimi i tregut sjell rritjen e aktorëve në treg, duke u hequr bankave ekskluzivitetin e emeti-mit të kartave elektronike2. Rrit numrin e operatorëve ne treg3. Rrit konkurrencën4. Ul kostot e transaksioneve5. Sjell rritjen në masë të përdor-imit të këtyre pagesave elektron-ike, çka sjell rritjen e sigurisë së pagesave në përgjithësi6. Stimulon rritjen e konsumit aq të nevojshëm në fazën ku jemi (rrezik deflasioni)

Problematika deri më sot e Card Payment market:1. Kosto të larta të transaksioneve2. Interesat e larta për pagesat kur tejkalohet shtyrja e pagesës3. mosinteresi i bizneseve që të përdorin PoS, sepse ka kosto të larta (bizneset preferojnë të punojnë cash)

Eksperti i Financave Publike artan Gjergji

Thoma Miço

8 MAPO e hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

Page 9: Gazeta Mapo

Kredia për shtëpi , bankat pesimiste për rritjen e kërkesësBankat lehtësojnë kredidhënien, ndërsa kërkesa për kredi për pasuri të paluajtshme mungon. Ndërtuesit presin një vit tjetër të vështirë për këtë sektor.

Sabina VEIZaj

Tregu i ndërtimit do të vuajë nga kriza edhe gjatë 2012-ës për shkak të mungesës së kërkesës. Janë vetë Bankat e Nivelit të Dytë që bëjnë parashikime pesimiste në lidhje me kërkesën për kredi për pasuri të paluajtshme, dhe pse ato raportojnë standarde më të lehtësuara të miratimit të kredisë për kreditimin total ndaj

individëve, krahasuar me fundin e vitit 2011. Në fakt, një aspekt i rëndësishëm i kredisë për blerje pasurie të paluajtshme, në gjykimin e Bankës së Shqipërisë, është edhe cilësia e saj, e cila është përkeqësuar. Referuar statistikave zyrtare të raportuara për dhjetorin 2011, raporti i kredive me probleme për pasuri të paluajtshme shënoi vlerën 12.55%, krahasuar me 9.01% të një viti më parë. Në krahasim me totalin e portofolit të kredisë ku kredia me probleme përbën 18.76% të tepricës së kredisë, portofoli i kredisë për blerje pasurie të paluajtshme është më cilësor. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky zhvillim reflekton

një disiplinë më të fortë financi-are që lidhet me kredinë për blerje banese për shkak të rëndësisë së

kolateralit për huamarrësin. Ndonëse rreziku i cilësisë së portofolit të kredive për blerje pasurie të paluajtshme shfaqet në nivele të moderuara, Banka Qendrore thekson se monitorimi i vazhdueshëm i tij është i nevojshëm në kushtet kur kjo kredi përbën rreth 20% të kreditimit total të bankave. Të dhënat zyrtare për tremujorin e fundit i vitit 2011 tregojnë se kemi patur një rënie të indeksit të çmimit të banesave me 1% në terma vjetorë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2011 indeksi shënoi një rritje mesatare prej 2.9%. Një vit më parë, ritmi mesatar i rritjes ka qenë më i lartë, me 5% në terma vjetorë. Por BSH thotë se pavarësisht ngadalësimit të rritjes së çmimeve të banesave, kreditimi

për blerje të pasurive të paluajtshme është gjallëruar gjatë vitit 2011. Në muajin dhjetor 2011,

kredia për blerje të pasurive të paluajtshme është zgjeruar me 7.2% në terma vjetorë, duke u përmirësuar me 1.4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, burime nga sektori i ndërtimit thonë se ky sektor vazhdon të mbetet në stanjacion prej një kohe të gjatë dhe nuk priten ndryshime pozitive sidomos prej frikës së krizës ekonomiko-financiare që ka përshkruar zonën euro. Ndërtuesit shprehen se megjithë uljen e moderuar të çmimeve të apartamenteve, kërkesa për blerje është pothuajse inekzistente. Të njëjtën gjë konfirmojnë edhe agjencitë imobiliare, të cilat thonë se biznesin e mbajnë me tregun e qirasë.

Tregu i mobilieve në krizë, çmimet ulen me 30 %Rënia e shitjeve të banesave të reja ka vënë në krizë tregun e mobilieve. Çmimet kanë rënë mbi 30 për qind në tre muaj. Bizneset, në vështirësi ekzistence

Blerina hOxha

Tregu i mobilieve gjendet aktualisht një ndër më të goditurit për shkak të krizës ekonomike në tërësi, por sidomos për arsye të kolapsit, në të cilin gjendet sektori i ndërtimit. Si-pas një vëzhgimi në njësitë e shitjes së mobilieve në kryeqytet, çmimet e tyre kanë rënë të paktën me 30 për qind në krahasim me muajin dhje-tor të vitit 2011. Shkak sipas sipër-marrëseve të këtij tregu është bërë rënia e shitjeve të shtëpive të reja, të cilat janë tregu kryesor i mobilier-ive. Ecuria e këtij sektori ka shkuar paralelisht me sektorin e shitjeve të banesave të reja. Lëvizjet demo-grafike të popullsisë dhe bumi i ndërtimeve në dy dekadat e fundit i kanë dhënë një hov biznesit të mo-bilieve. Por aktualisht, me qindra biznese po vuajnë mungesën e tre-gut, për shkak se shitja e banesave të reja ka rënë ndjeshëm. Si rezultat i kësaj situate, niveli i çmimeve ka rënë ndjeshëm, më shumë se 30 për qind për çdo artikull. Rënia më e madhe është shënuar për mobiliet e nivelit mesatar dhe jo për ato të luksit, për arsyen se konsumatori i këtyre mobilieve nuk është goditur shumë nga kriza, por nga ana tjetër, ai është i pakët. Por nuk është vetëm kriza e ndërtimeve të reja ajo që ka vënë në vështirësi industrinë e mo-bilieve. Mësohet se edhe kursi i këmbimit është një faktor. Për arsye se shumica e lëndëve të para mer-ren nga importi në monedhën euro, ndërsa ndryshe nga banesat, mo-biliet shiten në lekë. Forcimi i euros kohët e fundit ka rritur ndjeshëm

kostot e importit, duke ulur kështu edhe fitimet. Një tjetër goditje po vjen nga konkurrenca. Vitet e fun-dit ka nisur importi masiv i mo-bilieve nga Kina, të cilat vijnë me një kosto shumë të lirë, duke e konkur-ruar fort prodhimin vendas. Ndo-nëse një treg që punëson mijëra vetë në të gjithë vendin, ende nuk ka ndonjë studim të veçantë, por duke e lidhur me zhvillimet në sektorin e ndërtimit, tregu i mobilieve xhiron mijëra euro në vit. Sipas të dhënave nga doganat mësohet se importi i lëndëve të para për mobilieritë dhe mobil iet e gatshme ka rënë

ndjeshëm. Hovi i madh i industrisë ishte pas vitit 1998. Prodhuesit tho-në se për vite kanë siguruar fitime në një treg që ishte ende i pangopur me këto produkte. Por rënia e shitjeve të mobilieve dhe nën-produkteve të tyre gjatë kësaj peri-udhe ka edhe anën tjetër të medaljes: konsumatorët, që në këtë rast janë të fituar. Reduktimi i shitjeve ka detyruar thuajse të gjitha firmat e këtij sektori që të ulin çmimet, kryesisht duke i reklamuar në formën e okazionit. Sipas indus-trialistëve, problemi nuk qëndron thjesht te mosshitja e aparta-

menteve, por edhe te rënia e ndjeshme e kërkesës nga ana e bi-znesit, i cili ka ulur ndjeshëm shpenzimet, qoftë për investime në teknologji, ashtu edhe në arre-dim. Sipas të dhënave nga Dhomat e Tregtisë, industria është e karak-terizuar nga një numër i madh kom-panish, mbi 750, por pak prej tyre kanë mundësinë ose aftësinë për të eksportuar drejtpërdrejt në tregjet europiane. Sipas ekspertëve, kom-panitë shqiptare janë, tani për tani, jo të afta për të plotësuar kërkesat e tregut vendas, sidomos në disa as-pekte të cilësisë dhe kostove.

Pavarësisht krizës dhe efekteve të saj në vendin tonë, zëvendësministri i ekonomisë enno Bozdo, gjykon se rritja ekonomike në vendin tonë për 2012-n do të jetë më e madhe se rritja e shënuar më 2011. Sipas Bozdos, ekzistojnë të gjithë parametrat që

këtë vit të kemi rritje ekonomike edhe më të lartë se në vitit 2011, kur situata ishte më e rëndë. Bozdo argumenton parashikimet e tij me faktin se këtë vit priten investime të reja dhe privatizime strategjike, siç është ai i hidrocentraleve dhe albpetrolit

Bozdo: Privatizimet do rrisin ekonominë në 2012ekonomi

Niveli i çmimeve ka rënë ndjeshëm për mobiliet e nivelit mesatar dhe jo për ato të luksit, për shkak se klientela e tyre nuk varet shumë nga kriza. Por nuk është vetëm kriza e ndërtimeve të reja ajo që ka goditur tregun...

Një nga mobileritë e Tiranës

9MAPOe hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

Page 10: Gazeta Mapo

MAPO10 E hënë, 30 prill 2012www.mapo.al

OpEdSekreti i jetës fshihet në faktin se sa arrin të jesh i zoti i vehtvetës. TURGENIEV

për interesat e vehtvetës edhe djalli mund ta citoj Biblën. SHEKSPIR

Zemra e njeriut ka kufi në dashuri por jo në urrejtje . BALLZAK

01

0203

Opinione dhe Editoriale

President sipas kushtetutës

Nga BUjAR KAPExHIU

Idhnaku KlosiAshtu e kam ditur edhe unë

Dan; Që nuk flitet keq për të vdekurin. Për të vdekurin

flitet vetëm mirë. Sepse i vdekuri nuk dëgjon, dhe nga fjalët e mira nuk i rritet mendja. Keq, vetëm fjalë të këqija fliten vetëm për të gjallin, i cili dëgjon, kup-ton, turbullohet, dëshpërohet, ndon-jëherë aq tepër, sa bën si bëre ti.

Kjo simetri e frikshme, kjo modë, ky trend makabër, me të vdekur të cilët duhen ruajtur nga rritja e mendjes, dhe të gjallë të cilët, edhe pa asnjë shkak, duhen ndëshkuar me fjalë të këqija, tashmë në Shqipëri i ka shpërndarë aq thellë metastazat, sa “mirë” flitet vetëm për të vdekurit e këqij, dhe “keq” vetëm për të gjallët e mirë. Shtoi kësaj edhe nuancat; domethënë tmerret e pafund-me që rrjedhin nga kombinimet e pan-umërta të heshtjes memece, të folurit gjysmak, të gjallët e vdekur, të vdeku-rit e gjallë, të gjallët e gjallë, të vdeku-rit e vdekur, dhe e merr me mend vetë ti pastaj sa e bukur bëhet tabloja.

Prandaj, duke pasur parasysh këto, unë o Dan, gjatë këtij komunikimi pos-tum me ty, do veproj si di vet’, si gjith-monë, jashtë klisheve. Duke të konsi-deruar ashtu si ti në fakt je, as i ardhur e as i ikur, as i gjallë e as i vdekur, që me ty as po flas e as po hesht, do bëj diçka më të thjeshtë, do kujtoj disa dromca të lezetshme, të cilat, lidhur me sa më sipër, janë thjesht ilustruese. Dhe tani, pa humbur kohë, të futemi në temë.

Me rastin e vetëvarjes tënde, Edi Rama shkroi një redaksional. Një tekst hyper patetik. Një eksperiment intele-ktual, një sprovë grafo-logjike lakri-mogjene, për nga efektet pothuajse identike me atë që i kushtoi Gim Myf-tiut ca vite të shkuara. Ishte, si të ta them, një lloj mbishkrimi pllake varri varrezash katundi, tip; “O ju njerëz që po kaloni, ktheni kokën e më shikoni, se një ditë të gjithë këtu do vini”. Fjalë këto dhe pllakë guri varri kjo, të cilat, s’di pse më kujtuan atë që ti Dan vet’ më pate thënë një ditë se të kishte mb-etur fort hatri lidhur me një udhëtim që ti dhe Rama kishit bërë në Itali, kur gjatë atyre dy apo tri ditëve vajtje-ard-hje-ndenjje, fol o gur fol o mur, Rama s’të kishte folur asnjë fjalë.

Nejse, unë e ti jemi njohur më 1981 në Pogradec. Ku, diku buzë Liqerit t’u drejtova si e kam zakon, pa të përshën-detur;

-A e di ti Ardian Klosi se atje, të thashë duke të treguar me gisht skajin jugperëndimor të qytetit, në katin e dytë të një shtëpie të rrënuar që duket si kullat mesjetare të Frankfurtit, gjysmë shtrirë mbi një divan gdhihet e ngryset një Sovran, i fundmi Rilindas, Poeti më i madh shqiptar i të gjitha ko-hërave, Lasgush Poradeci ?

-Faleminderit. Nuk e pi.Më la pa mend kjo lloj përgjigjeje që

besoj se kishte kuptimin; “Mos më ngatërro me këto gjëra”. Me cilat gjëra ?! Por nuk e zgjata. Dhe nga ajo ditë u bëmë miq. Nga ata që takohen rrallë. Sepse unë, vëllain në burg, ti me punë

në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, nuk mund të ishim aq miq sa të dëgjonim Bitëllsat në ndonjë bodrum të Shallva-reve. Se e vërteta është, duhet thënë patjetër edhe kjo, njohja jonë ndodhi ndërkohë që pothuaj të gjithë miqtë e mëparshëm më patën braktisur.

Në ato kohë ti më tregoje qyfyre nga Shtëpia Botuese. Ja një qyfyr;

Po bëhej një mbledhje ku flitej egër dhe kërcënueshëm nëse i vlente apo jo kurvit “Viti i Mbrapshtë”. Ismaili, i strukur nga atje ku rrinte, të dërgoi ty dorë më dorë një pusulle të palosur ku kishte perifrazuar veten:

“Ç’më ka hije pena, Dan o kapedan, ta botoj “Vitin”, bytha s’po ma mban”.

Dhe qeshnim pafund me këtë e të tjera të tilla. Se, pavarësisht si u koko-lepsën punët më vonë, ti në atë kohë ishte dishepull i zjarrtë i Ismailit. Apo jo ?!

Një herë tjetër të thashë se Dritëro Agolli nuk është as shkrimtar, as poet, por vetëm inkuizitor. Nuk refuzove, por the: Kujdes me këto gjëra, se Dritëroi mund të jetë a të mos jetë si thua ti, por nuk është budalla.

Në 1988, ti, edhe pse kur binte fjala thoshe se i adhuroje, s’kishe asnjë ide ku tretej Lasgushi dhe ku dergjej Petro Zheji, ku frymonte njëri e ku mbijeton-te tjetri. Edhe tek Lasgushi, edhe tek Zheji (jo Arturi), të cilëve u bëja vazh-dimisht vizita, ty Dan të shoqërova unë.

Zhejin e dëgjove me shumë vë-mendje. Më tregove edhe se si në një tjetër mbledhje në po atë shtëpi bot-uese, në një moment kur një lektor pro-pagandistik i ardhur nga një komitet kishte përmendur “një gënjeshtër që thuhej në Bibël”, Zheji e kishte ndër-prerë duke i thënë; “Ju lutem, a mund të dal pak jashtë ?” E kishte lejuar lek-tori Zhejin të dilte duke menduar se Zhejit i duhej të shkonte në fund të kor-ridorit. Mirëpo Zheji që kishte vajtur në një apartament të ngushtë aty pra-në ku jetonte ato kohë, ishte kthyer pas pak minutash me një Bibël në duar duke i thënë komitetsit: “Ja Bibla, ku është ajo gënjeshtra ?!”

Lasgushin, edhe atë e dëgjove gjithashtu me shumë vëmendje. Gjatë asaj vizite, në një moment Lasgushi të la pa frymë kur tha: Tani mund të fla-sim sa të duam, se ai ka vdekur. Fjalë këto, për të cilat, tre vite pasi kurvi kishte ngordhur të ikte koka. Unë me këto thagma të Lasgushit isha mësuar, ndërsa ty, megjithëse nga ajo batutë u kënaqe pafund dhe qeshe sa deshe, sa s’të ra pika. Gjatë atij takimi me Las-gushin, që për mua mund të ishte i njëqindti, ndërsa për ty i pari dhe i fun-dit, ti more edhe shënime në një bllok.

Që pastaj ai bllok të humbi dhe e qave tërë kohën. Por nuk e kuptova kurrë natyrën e adhurimit tënd për Las-gushin. Sepse, ndërkohë që s’ma bëre kurrë të ditur cilën poezi apo poet preferoje, për Poezinë e Lasgushit më pate thënë disa herë se nuk e pëlqeje.

Pastaj erdhi ‘90-a, dhe ato që dihen.Në një miting në Sheshin “Skënder-

bej”, kur turma po shkatërronte klu-bin e Ministrisë së Brendshme dhe po digjte makina, t’u afrova dhe të thashë se ishte rast i mirë për ta bërë si në Shkodër, domethënë të gjenim një mënyrë për t’i thënë turmës të rraf-shonte komitetin e partisë së Tiranës, godinën ku sot është selia e Partisë So-cialiste. Në vend të përgjigjes lëshove një hungërimë refuzuese idhnake.

Pak më vonë u mor vesh prishja jote e beftë me Ismailin. Idhnimi yt i papri-tur me Ismailin më ka mbetur sot e kësaj dite më i mistershëm se origjina e unazave të Saturnit. Qarkulluan fjalë, madje një miku im e shkroi edhe në një libër se ke qenë spiun i Sigurim-it dhe ke marrë më qafë Linx Ngjelën. Këtë gjë unë nuk e kam besuar dhe nuk do ta besoj kurrë pa u hapur dos-jet, të cilat, meqë ra fjala, me dhimbje për njërin a me kruajtje për tjetrin, duhet urgjentisht të hapen. Por ti Dan disa gabime atëherë i bëre. Ju të dy, ti dhe Edi Rama, që me njëri-tjetrin ng-jani si Ipad-i me Ipod-in, u rrekët t’i ngrinit piedestal dikujt që e quajtët shkrimtar dhe disident, por që në fakt nuk ishte, as nuk është as i tillë e as i atillë. Sepse, sa i përket të qënit antiko-munist, ishte një njeri që ka vrarë me dorën e vet, dhe, sa i përket të qënit shkrimtar, është aq i paditur sa nuk thotë “pastaj”, por “mbasandaj”. Që edhe kjo tekë e juaja prej produktesh Apple, më ka mbetur pezull në pritje të ndonjë shpjegimi apo zbërthimi të arsyeshëm.

Jo për gjysmakët dhe hipokritët që sot bëjnë sikur pendohen duke thënë se bënë gabim që nuk të ndenjën afër, dhe as për pisat që mburren që po fla-sin demek mirë për ty në kafazin e bu-dallenjve që quhet Fejsbuk, por për njerëzit seriozë, duhet thënë edhe se shumicën e muhabeteve dhe shakave, ashtu i kishte ti Dan, me vdekje. Për shembull, jo rrallë kur takoheshim më thoshe: “Eh, në betejën kundra medio-kritetit, edhe unë mund të mburrem me një viktimë, Mira Meksin. Të cilën vërtet e masakrova, por nuk arrita ta vdisja dhe ta varrosja. Ndërsa ti Edi-son ke bilanc më të mirë në këtë drej-tim, dhe të kam zili. Sepse prejkur bërë atë shkrimin “Sikur Rudina...”, Xhun-ga s’e ka kapur më penën me dorë dhe as mendja i vete të thotë jam shkrim-tare, jam romanciere, pra ti Xhungën, jo vetëm e vrave, por edhe e gropose.

Vrau veten një soc-aktor që pat’ lu-ajtur role komisarësh dhe koman-dantësh trima në atë luftën që ka ekzis-tuar vetëm nëpër filma. Ky aktori, pas ‘90-ës, befas ktheu pllakën. U kujtua t’i ngjajë Klint Istvudit. Më vonë ako-

EdisoN Ypi

komENt

ma, vendosi të vetëvritet si Bekim Feh-miu. Unë, i habitur nga kjo marri’, bëra një shkrim me titull “Secili vdekjen e vet”. Ideja e këtij shkrimi ishte se askush që ka bërë jetë plehu nuk mund të pretendojë vdekje gjeniu. Ti Dan, pa ma përmendur emrin, reagove atëherë tek gazeta “Shekulli” me një shkrim të cilin, gjoja për të nderuar kujtimin tënd pas vetëvarjes, për turp të tyre, këto ditë e ribotuan disa gazeta. Titulli i re-agimit tënd idhnak ishte: “Këta s’të lë-në as të vdesësh”. Ç’ka, në fakt, nuk do-li e vërtetë. Se ti e provove më se një herë, dhe s’të pengoi askush. Por mua titulli i këtij shkrimi më tronditi për një tjetër arsye. Sepse, ti duke mos e për-caktuar cilët janë sot për ty “këta që s’të lënë të vdesësh”, ato fjalë, vetvetiu, në mendjen time u asociuan me “ata që s’të linin të jetoje”. Por s’kishte qenë punë asocimesh. Kishte qenë ku e ku më zi. Sepse pak ditë pas daljes së shkrimit tënd reagues idhnak dhe aso-cimit tim të gabuar, pronari i gazetës që botoi shkrimin tim, më tha se ti Dan, pezmin nuk e kishe pasur as me ata që në kohën e kurvit penguan të shumtët të jetonin dhe as me ata që sot, sipas teje, pengojnë ndonjë të rrallë si ty të vdesi, por me tjetër njeri. Me vet’ pro-narin e asaj gazete, i cili të kishte refu-zuar marrjen në punë si fotografe të gruas tënde Jutta, frikshëm i afërt ky emër me Jeta. Po. Kaq e thjeshtë ka qe-në. Se gjërat e kësaj bote nuk janë të gjitha po aq të mistershme dhe po aq magjepsëse sa, për shembull, Kodi i Fi-bonaccio-s.

Bëre përkthime të mira, të zgjedhu-ra, të sakta, të qarta, por disi të ftohta.

Librat e tu nuk u lexuan. Pra autor nuk ishe.

Publicistika jote, nuk ishte më e keqja, por qe kryekrejt sa propagandë në favor të njërit krah të politikës, po aq edhe tejet idhnake për krahun tjetër.

Ti Dan nuk u pajtove kurrë me ko-hën e kurvit. Dëshmitar jam unë. Le të më dali përpara kush të dojë të më thotë të kundërtën, po s’ia lava surratin me shurrë. Por ti nuk u pajtove as me këtë kohë. Dhe ky ishte problemi. Sepse nga ajo kohë në këtë kohë, ti Dan solle mbi shpinë një ngarkesë të tepërt. Një avan-tazh, një supremaci, një kult të parathë-në etërish, diçka që çuditërisht, gabi-misht dhe fatalisht, kujtoje se ishte e pacenueshme. Ishte pikërisht kjo ngarkesë dhe ky hamallëk i kotë, që s’të la të jetosh i qetë, dhe ta theu kurrizin.

Meqë erdhëm tek “etërit” dhe “avan-tazhet”, e vërteta është se s’je i vetmi. Veç teje dhe Ramës, është edhe një tjetër i spikatur, një ish i burgosur, një reduce i luftës brenda llojit. Që ju bën të treve të dukeni si Ipad-i, Ipod-i, Iphon-i. Madje ky është edhe më i lezet-shëm, më i keqkuptuar dhe më komik se ju të dy. Sepse ju bëtë si bëtë, dhe në një farë mënyre e në një farë mase i

ndreqët sa mundët budallallëqet që thatë vite më parë për Ismailin. Ky, ngaqë sa duket më së fundi i humbi shpresat e çmendura për të konkurru-ar me Ismailin si shkrimtar, pra pasi e pranoi se Ismail Kadareja është për-fundimisht i vetmi shkrimtar, hapi një ekspozitë me relikte burgu. Aq me të madh, sa u duk sikur rrihte të provon-te sikur kishte qenë i vetmi i burgosur.

Dy ditë para se të varje veten ti Dan, vdiq një kushërira ime. Por për kush-ërirën time, e cila, meqenëse e kaloi gjithë jetën internimeve, e kishte jetën me mijëra herë më dramatike se tën-den, timen dhe mijëra të tjerëve, nuk u kujtua asnjë gazetë e asnjë televizor e s’u bë asnjë homazh.

Një daja im që thoshte se ishte an-tikomunisti i dytë në botë pas Churchillit, i cili vdiq në moshë të shtyrë para pak viteve, më pat treguar një episod me babain tënd. Ai, yt atë, e kishte lënë të vdekur në vend një bal-list duke i rënë nga mbrapa drejt e në kokë me një lopatë. Ta pata thënë këtë punën e lopatës. Nuk e mohove, dhe as nuk e pranove, madje as nuk u habite. Që më le përshtypjen idhnake se s’ishte çudi të kishe dijeni për të tjera kazma e lopata e sqeparë e tortura, para e pas e anash shpine.

Kështu i dashur Dan. Këto që të ku-jtova, sigurisht që nuk përbëjnë ndon-jë tablo të përsosur. Por besoj se janë të mjaftueshme që brenda një konteksti shoqëror që flet gjithmonë mirë vetëm për të vdekurit dhe gjithmonë keq vetëm për të gjallët, është i mjaf-tueshëm për të ma rrëqethur mua mishin dhe ty kockat.

Ta pata thënë edhe tjetrën; Se bren-gat njerëzore mund të zbuten deridi-ku edhe në mënyrë deduktive-labora-torike; Kaq nga budallallëku i të gjithëve, plus edhe kaq nga edepsëzl-liku i disave, edhe aq nga padituria e disa të tjerëve, një garuzhde sherbet eruditiv, pak uthull hipokrizie, një lugë kafeje seriozitet, futi të gjitha në një kavanoz, mbyllja kapakun, tunde kavanozin, hiqja kapakun, derdhe në një pjatë, del një supë me të cilën mund të kalohet dita, por s’më dëgjove. E meqë për këtë e të tjera s’më dëgjove, unë, me plot të drejtë, në kërkim të shkakut të parehatisë tënde, duke ndjekur rrugën e kundërt të progresit fraktal, atë të kërkimit të kodit ele-mentar që ndodhet në origjinë të feno-menit, atë kod e kam gjetur pikërisht tek ajo lopatë.

Lëri Dan se ç’thonë sot të shiturit me-diatikë, që po t’i dëgjoje do të të vinte për të vjellë. Ti s’ishe as më pak e as më tepër se një mallakastriot idhnak. Që provove diçka madhështore; Se s’është për të pa-sur frikë nga vdekja, e cila është e tëra, por vetëm nga jeta, që është vetëm pjesa.

* Ky shkrim nuk përfaqëson politikën redaksionale të gazetës

Page 11: Gazeta Mapo

MAPO13 qErShor 2010ëëë.gaZEtamapo.com 11MAPO 11MAPOE hënë, 30 prill 2012

www.mapo.al 11

Me sinqeritet tronditës kjo letër parashikonte se do të duheshin 30 vjet për britanikët që të zgjoheshin dhe kuptonin natyrën e vërtetë të projektit europian në të cilin po hynin, kohë pas së cilës do ishte e pamundur për ta që të tërhiqeshin. Autori shkruante se Komuniteti do të përparonte drejt unifikimit ekonomik, monetar dhe fiskal, me një politikë të jashtme dhe mbrojtje të përbashkët, e cila do të çonte në kufizimin më të rëndë të sovranitetit të Britanisë në histori.

Përgjatë gjithë Evropës, nga protestat në Greqi, deri te vota-protestë për Marine Le

Pen dhe George Galloway, ne shohim shenja se si njerëzit ndjehen të tjetërsuar dhe të veçuar prej klasës politike, e cila udhëheq jetët tona e shkëputur prej nesh dhe pa një opozitë të mirëfilltë dhe jashtë çdo kontrolli demokratik.

Tani më kujtohet një dokument që unë e zbulova në arkivat kombëtare në janar të vitit 2002, ndërsa rrëmoja në dokumentet konfidenciale të sapopublikuara pas 30 vjetësh mbi Tregun e Përbashkët. Ishte një memoran-dum sekret, i përpiluar nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, nën titullin “Sovraniteti dhe komuniteti”.

Me sinqeritet tronditës kjo letër parashikonte se do të duheshin 30 vjet për britanikët që të zgjoheshin dhe kuptonin natyrën e vërtetë të projektit europian në të cilin po hynin, kohë pas së cilës do ishte e pamundur për ta që të tërhiqeshin.

Autori shkruante se Komuniteti do të përparonte drejt unifikimit ekonomik, monetar dhe fiskal, me një politikë të jashtme dhe mbrojtje të përbashkët, e cila do të çonte në kufizimin më të rëndë të sovranitetit të Britanisë në histori.

Ndërsa ligji komunitar do të marrë gjithmonë e më shumë përparësia para ligjit të vendit dhe gjithmonë e më shumë pushtet do t’u kalojë burokratëve në Bruksel, ndërsa roli i parlamentit lokal do të zvogëlohet, kjo do të çojë “në një ndjejë popullore përjashtimi nga qeverisja”.

Ky zyrtar civil sugjeronte më poshtë se zyrtarët më tutje do të duhej ta fshihnin faktin se Britania nuk po udhëhiqej më nga zyrtarë të zgjedhur, por nga të panjohur dhe të parëndësishëm në Bruksel, pra që po hiqnim dorë nga demokracia.

Një mënyrë për të krijuar iluzionin se sistemi ishte ende demokratik sipas këtij zyrtari, do të ishte krijimi i zgjedhjeve të reja për përfaqësues në nivel europian. Pak vite më vonë u krijua Parlamenti Europian. Ky autor ndërkohë po parashikonte se si do të humbte peshë shprehja “ne populli”, ndërsa njerëzit do të ndjeheshin të përjashtuar nga qeverisja. Tani ne shohim me mërzi konsensusin që ka dhënë qeveria për nomenklaturën e re, ndërsa të gjithë ne ndjehemi demokratikisht të pafuqishëm. E ndërkohë që pakënaqësia që po krijon kjo ndjenjë pafuqie rritet,

ata që na drejtojnë me paaftësi sublime po shohin se nuk kanë një përgjigje mbi këtë.

David Cameron duke përsëritur vazhdimisht planin e tij për të udhëhequr “qeverinë më të gjelbër të të gjitha kohërave”, ka nxjerrë në pah një nga misteret që lidhet me sovranitetin dhe politikën e kohës sonë.

Britania është angazhuar që deri në vitin 2050, ashtu si gjithë Bashkimi Europian, të shkurtojnë emetimet e karbonit dhe gazrave në atmosferë me 80 për qind. Ky është ligji më i shtrenjtë që parlamentarët e kanë miratuar ndonjëherë unanimisht, pasi i kushton vendit 18 miliardë paund çdo vit. E ndërkohë që 75 për qind e ekonomisë sonë varet ekskluziv-isht nga industri të lidhura me këto emetime karboni, do të duhet që gjithçka që ne bëjmë prej transportit urban deri te blerja e ushqimeve në dyqan të mbyllen, në mënyrë që kjo të arrihet. Mbetet mister se si do të arrihet kjo shifër, pa mbyllur gjithë ekonominë e vendit edhe pse radikalë të mjedisit sugjerojnë se deri atëherë ne do e kemi rregulluar që ta prodhojmë energjinë nga burime të rinovueshme.

Marrë nga “Sunday Telegraph”

Europa përjashtuese, e parashikuar para 40 vjetësh

Teksa ishte përgjigjur në pyetjen e 24-t të pyetësorit të gazetarit Mustafa Nano,

publicisti Ardian Klosi nga shtatori i vjetëm e kishte definuar qartë konceptin e vdekjes. Nëse kishte frikë nga vdekja, Klosi kishte thënë: “Aspak, vetëm se do të doja të mos ishte e dhunshme. Të ikësh i qetë, me vetëdije e pa dhimbje duhet të jetë një bekim. Nuk kam frikë nga vdekja, të ikësh i qetë nga kjo botë, duhet të jetë një bekim”. Pjesa dytë e fjalisë është dhe fjala e mbramë, të cilën Klosi e shkroi në formë mesazhi për gruan e tij. Ky formulim është analiza e fundit e Ardian Klosit dhe kumti se në shoqërinë shqiptare njerëzit mund ta kenë një fat të tillë. Jo për shkak të përcaktimit personal, por për shkak se, duke mos dalë nga korniza, shoqëria shqiptare ende po vazhdon të paraqesë rrezik për individin, ku ai nuk mund të shfaqet dhe ku është shënjestër e mediokritetit të pushtetit e mbase edhe shoqërisë në përgjithësi. Ai iku nga kjo botë duke lënë peng dëshirën e tij për një bisedë me Gjergj Kastriot Skënderbeun, në të cilën ai kishte dashur të ishte prezent edhe historiani Oliver Jens Schmitt, e mbase edhe Ismail

Kadare. Nuk pati qare pa pasur një dëshirë të tillë, në kohën kur u stigmatizua nga shoqëria shqiptare pse përktheu “Skënderbeun” e Schmitt-it, thuajse të ishte ai vetë autori. Klosi nuk bëri gjë tjetër, përpos që me argumentet e tij më pas, duke mbrojtur veprën e Schmitt-it, tentoi ta promovonte idenë e demitizimit historik në një vend që ende vuan pasojat e historisë. Kësisoj, Klosi i dha të dre-jtë Schmitt-it, i cili prezantoi heroin kombëtar të tillë çfarë ishte, në përmasa reale, duke e zhvendosur nga boceta gjigante. Por ama, zor që demitizimi të shkrepë si ide në Shqipëri, ku për më tepër se gjysmë shekulli njerëzit kishin ngritur në super-mit figurën e diktatorit, e cila ende sot e kësaj dite rri si shpatë Demokleu mbi vendin e trazuar. Klosi iku, por e kishte përmendur njëherë se ua kishte

zilinë gazetarëve amerikanë që e rrëzuan Niksonin nga pushteti me aferën Watergate. Me gjithë këtë zili, Klosi u dorëzua para atyre që mbajnë pushtetin në Shqipëri, para mediokritetit. I kritikoi shpesh, por në fund i la në vetminë e tyre, teksa veten e shndërroi në një mision fatal. “Qeveritarët tanë shesin. Po, po, ata janë shitësit më të mëdhenj, më të paskrupullt e më të pakontrol-luar të këtij vendi. Po të vëresh me kujdes, të gjitha veprimet më të mëdha, më të bujshme, daç të qeverive socialiste, daç të kësaj që kemi sot, janë shitjet…”, - kishte shkruar Klosi në një artikull të tij, duke e cilësuar virtuale pavarësinë e Shqipërisë. Qasja kësisoj nuk e bën atë antipavarësi, por thjesht ai merr rolin që duhet ta ketë një intelektual i mirëfilltë- të një kujdestari azhur të zhvillimit të shoqërisë. Pra, një korrektori, kritikuesi të argumentuar, i cili nuk e lë shoqërinë të sharrojë në injorancë dhe të vdesë nga padituria. Ardian Klosi e bëri punën e vet. Një vit para ikjes në amshim, në autorësi me Artan Lamen, ai bëri një libër-përmbledhje me 51 shkrime, të cilat mbronin Piramidën e Tiranës. “Është bërë e nevojshme

të dimë se si të veprojmë përballë një pushteti të tillë që nuk pyet jo vetëm elitën intelektuale, por as popullin e thjeshtë”, - kishte thënë Klosi në promovim. E pyetjet e tij për ecejaket e shoqërisë shqiptare duket se po shtereshin, sepse dhimbja e tij po e humbiste luftën. Karakteri i tij më së miri përmblidhet në titujt e veprave, ku shpërfaqet publicisti i ndjeshëm ndaj problemeve sociale në vendin e tij. Dilema ekzistenciale e shoqërisë shqiptare ishte unifikuar një me dilemën e Klosit, të cilën si hije e kishte ndjekur qëmoti. Prandaj, dorëzimi përballë realitetit kishte nisur të ngadhënjejë kohën e fundit në përditshmërinë e Klosit. Dy herë brenda një periudhe të shkurtër tentoi ta fitonte përjetësinë. Të tretën e bëri. E publicistika shqiptare mbeti pa penën e mprehtë të njeriut që nuk diti asnjëherë të zezës t’i thotë e bardhë. Prandaj, Ardian Klosi nuk u vetëvra. U vra nga shoqëria shqiptare e zhytur në mediokritet, për të cilën Klosi thoshte se “nuk të lënë as të vdesësh”. Në shoqërinë shqiptare ka ende punë për t’u bërë. Ajo nuk është as siç ishte, as sikur është, e as sikur duhej të ishte. Quo vadis Ardian Klosi…?!

Quo vadis Klosi?

BEkim kupiNa

komENt

“qeveritarët tanë shesin. po, po, ata janë shitësit më të mëdhenj, më të paskrupullt e më të pakontrolluar të këtij vendi. po të vëresh me kujdes, të gjitha veprimet më të mëdha, më të bujshme, daç të qeverive socialiste, daç të kësaj që kemi sot, janë shitjet…”, - kishte shkruar Klosi në një artikull të tij, duke e cilësuar virtuale pavarësinë e Shqipërisë...

Ky zyrtar civil sugjeronte më poshtë se zyrtarët më tutje do të duhej ta fshihnin faktin se Britania nuk po udhëhiqej më nga zyrtarë të zgjedhur, por nga të panjohur dhe të parëndësishëm në Bruksel, pra që po hiqnim dorë nga demokracia.

ChristophEr BookEr

komENt

Britania është angazhuar që deri në vitin 2050, ashtu si gjithë Bashkimi Europian, të shkurtojnë emetimet e karbonit dhe gazrave në atmosferë me 80 për qind. Ky është ligji më i shtrenjtë që parlamentarët e kanë miratuar ndonjëherë unanimisht, pasi i kushton vendit 18 miliardë paund çdo vit...

Page 12: Gazeta Mapo

cmYK

Mediat maqedonase japin lajmin për një protestë që organizohet më 19 maj, datë kur NATO mban samitin e saj në Çikago

Një protestë anti- NATO pritet të zhvillo-het më 19 maj në Shkup, vetëm një ditë pa-ra mbajtjes së Samitit të NATO-s në Çika-go. Këtë informacion e kanë publikuar mediat opozitare, duke bërë të ditur mad-je se organizatorët e këtij tubimi janë per-sonalitete të afërta me partitë maqedonase në pushtet. Deri tani ky informacion nuk është konfirmuar e as nuk është përgënjeshtruar zyrtarisht, por para-lajmërohet se protesta do të organizohet në shenjë revolte për mungesën e ftesës për Maqedoninë për anëtarësim në NA-TO. Mediat opozitare kanë raportuar se organizimi i këtij mitingu është temë krye-sore e këtyre ditëve në Shkup dhe pritet që të grumbullohen sa më shumë qytetarë në sheshin e Shkupit për të shprehur pak-ënaqësinë lidhur me mosanëtarësimin e vendit në NATO. Sipas këtyre mediave, ky tubim mund të dëmtojë interesat shtetërore përballë politikës greke. Par-tia shqiptare në pushtet, Bashkimi De-mokratik për Integrim që tani është dis-tancuar nga kjo protestë, duke e quajtur

çmenduri organizimin e saj eventual. In-formacionet për një miting anti-NATO, tani për tani janë ende në nivel të spekuli-meve dhe ne nuk kemi ndonjë informa-cion për një tubim të tillë. Edhe pse e dre-jta për protestë është e drejtë demokratike, por një motiv i tillë për protestë do të ishte provokim dhe çmenduri, thuhet në reag-imin e BDI-së. Nga ana tjetër, situata poli-tike në këtë vend mbetet e tensionuar, sidomos edhe pas vrasjes së pesë shtetasve

maqedonas por edhe disa konfliktimeve etnike të ndodhura në muajt e fundit. Par-tia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM vlerëson se pas vrasjes së pesë-fishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shk-upit, Maqedonia po përballet me sfidën më serioze të sigurisë pas konfliktit të vitit 2001. Opozita kërkon që në këtë situatë, presidentit Gjorge Ivanov urgjentisht të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për të hartuar një strategji më

02

rajoni Paralajmërohet se protesta do të organizohet në shenjë revolte për mungesën e ftesës për Maqedoninë për anëtarësim në NATO

Qeveria Gruevski po organizon protesta anti-NaTO në Maqedoni

serioze për një ballafaqim me situatën. “Aspak nuk kemi për qëllim ta dramati-zojmë situatën e tanishme në mënyrë plotësuese, as të ngremë panik apo t’i trembim qytetarët. Duam t’i bëjmë një analizë reale situatës në të cilën gjendemi. Konsiderojmë se në aspektin e sigurisë, Maqedonia që nga 2001-shi deri më sot as-njëherë nuk është gjendur para një provi-mi më serioz sesa ky”, - deklaroi Penda-rovski pak ditë më parë. Opozita po ash-tu vlerëson se organet shtetërore nuk po ballafaqohen si duhet me situatën e kri-juar. Sipas Pendarovskit, situatës së fun-dit i kanë kontribuuar përleshjet ndëret-nike të vitit të kaluar në Kalanë e Shkupit, rrahjet e nxënësve nëpër autobusë, por ed-he regjistrimi i dështuar. “Aparati shtetëror gjatë muajve të fundit nuk ofroi përgjigje sistematike për sfidat në sferën e sigurisë. Është e qartë se pjesë vitale të aparatit të sigurisë dhe aparatit zbulues nuk kanë funksionuar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, posaçërisht në planin preventiv. Është me rëndësi në këtë moment të dimë nëse këto gjëra mund të përsëriten? A është e mundur që Maqedo-nia, për shkaqe të brendshme ose shkaqe më të gjera rajonale, të futet në një spiralë të re intensive të dhunës? Kjo është pyetje, për të cilën qytetarët kanë nevojë të mar-rin përgjigje”, - tha Pendarovski.

Pas vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit, Maqedonia po përballet me sfidën më serioze të sigurisë pas 2001

12 MAPO e hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

Page 13: Gazeta Mapo

Komunikimi organizativ, Bashkëveprimi njerëzor përmes gjuhës dhe simboleve të tjera

Kur Mustafa Kruja i shkruante Kapidanit të

“Komunikimi organizativ; qasjet dhe prirjet” sjell komunikimin në organizata për t’i kuptuar më mirë ato. Libri mbështetet... Faqe 18

Botime të reja

UET-PRESS

Faqe 19

Afrim Koçi: Përkthimet, shteti nuk mund të rrijë dorëjashtë

MAPOLibri

Recensë nga Preç Zogaj

Një libër i mrekullueshëm që do t’ua rekom-andonim me të njëjtën bindje qoftë lexuesit buzëhollë, qoftë atij të zakonshëm, është përmbledhja me tridhjetë biseda të shkrimtarit të madh argjentinas Jorge Lui Borges, të folura në ra-dio dhe të zbardhura pastaj për botim në letër nga... Faqe 16

Tridhjetë biseda si festë e intelektit “Bisedat”, një libër me intervista të Jorge Lui Borges, botuar nga “Tirana times”

Pas ekspozitës së hapur në ditën e librit, atë me titull “Afrim Koçi-40 vjet përkthime”, përk-thyesi jep këtë intervistës të detajuar për mo-mente të ndryshme të jetës së tij profesionale:

Z. Koçi, ku jeni formuar? Babai na la një bibliotekë të vyer. Unë kam

studiuar për ekonomi, kam bërë shkollë treg-tare, shkollën e mesme në Tiranë, në tekniku-min tregtar “Nako Spiru”. E kam pasur qejf tregtinë. U futa edhe në fakultetin ekonomik dhe nuk shkova deri sa më përjashtuan. Në vi-tin 1972 hyra në shtëpinë botuese “Naim Fra-shëri”. Çova materialet, përkthimet e mia, i

pëlqyen edhe më morën. Atëherë ka pasur një veçori, që përkthyesit ishin të gjithë ish-intele-ktualë të vjetër. Të rinjtë nuk ishin krijuar ako-ma. Shkova edhe unë, gjysmë i deklasuar isha, pastaj erdhi brezi i të rinjve që dolën nga shkol-lat tona, Piro Misha, Shpëtim Çuçka. Në fillim kam përkthyer nga rusishtja, pastaj kam studiuar vetë gjuhët e huaja dhe fillova të përk-thej nga gjermanishtja. Kam përkthyer nga frëngjishtja, kryesisht, rrallë tek nga anglisht-ja dhe italishtja. Rusishten e mësova si gjithë të tjerët se ishte koha që të shtynte, nga librat kishte mundësi shumë të mësoje. Gjerman-

ishten e kam mësuar me tekstet e shkollës së mesme ruse, nga klasa e pestë deri në klasën e dhjetë, tekstet e nxënësve të shkollave ruse. Në tekstin e klasës së dhjetë kishte tekste nga Gëtja. E kam mësuar nëpërmjet rusishtes. Nuk e kam humbur interesin për letërsinë dhe gjuhën ruse, por e solli koha që ajo mbeti pastaj kur erdhi demokracia, nuk kishte më fare kërkesa për gjuhën ruse dhe unë i kushtova vëmendjen më të madhe gjermanishtes.

Më tej filloi puna te “Naim Frashëri”... Natyrisht që letërsia ishte nën kontroll të rrep-të. Nga pikëpamja organizative dhe profesio-

nale, shtëpia botuese ishte organizuar mirë, me kërkesa shkencore-profesionale, kjo është e pamohueshme. Unë kam punuar atje nga vi-ti 1973 deri në 1990-1991, në redaksinë që bo-tonte letërsinë e huaj. Për përkthimin e çdo ve-pre do bëheshin 2 recensione, kërkohej men-dimi i dy njerëzve të jashtëm. I lexonte edhe shefja, Donika Omari, një personalitet shumë pozitiv, e cila e ka ndihmuar punën aty. E merrte edhe redaktorja përkatëse për të parë nivelin, por më tepër për ta krahasuar me origjinalin, besnikërinë e përkthimit që sot as nuk i shkon në mend njeriut ajo...

Përkthyesi Afrim Koçi Faqe 14-15

Page 14: Gazeta Mapo

Përkthyesi bën një koment të realitetit të sotëm në fushën e përkthimeve

Pas ekspozitës së hapur në ditën e li-brit, atë me titull “Afrim Koçi-40 vjet përkthime”, përkthyesi jep këtë in-tervistës të detajuar për momente të ndryshme të jetës së tij profesionale:

Z. Koçi, ku jeni formuar? Babai na la një bibliotekë të vyer.

Unë kam studiuar për ekonomi, kam bërë shkollë tregtare, shkollën e mesme në Tiranë, në teknikumin tregtar “Nako Spiru”. E kam pasur qejf tregtinë. U futa edhe në fakulte-tin ekonomik dhe nuk shkova deri sa më përjashtuan. Në vitin 1972 hy-ra në shtëpinë botuese “Naim Fra-shëri”. Çova materialet, përkthimet e mia, i pëlqyen edhe më morën. Atëherë ka pasur një veçori, që përk-thyesit ishin të gjithë ish-intelektu-alë të vjetër. Të rinjtë nuk ishin kri-juar akoma. Shkova edhe unë, gjysmë i deklasuar isha, pastaj erdhi brezi i të rinjve që dolën nga shkollat tona, Piro Misha, Shpëtim Çuçka. Në fillim kam përkthyer nga rusisht-ja, pastaj kam studiuar vetë gjuhët e huaja dhe fillova të përkthej nga gjermanishtja. Kam përkthyer nga frëngjishtja, kryesisht, rrallë tek nga anglishtja dhe italishtja. Rusishten e mësova si gjithë të tjerët se ishte ko-ha që të shtynte, nga librat kishte mundësi shumë të mësoje. Gjerman-ishten e kam mësuar me tekstet e shkollës së mesme ruse, nga klasa e pestë deri në klasën e dhjetë, tekstet e nxënësve të shkollave ruse. Në tek-stin e klasës së dhjetë kishte tekste nga Gëtja. E kam mësuar nëpërmjet rusishtes. Nuk e kam humbur in-teresin për letërsinë dhe gjuhën ruse, por e solli koha që ajo mbeti pastaj kur erdhi demokracia, nuk kishte më fare kërkesa për gjuhën ruse dhe unë i kushtova vëmendjen më të madhe gjermanishtes.

Më tej filloi puna te “Naim Fra-shëri”... Natyrisht që letërsia ishte nën kontroll të rreptë. Nga pikëpam-ja organizative dhe profesionale, shtëpia botuese ishte organizuar mirë, me kërkesa shkencore-profe-sionale, kjo është e pamohueshme. Unë kam punuar atje nga viti 1973 deri në 1990-1991, në redaksinë që botonte letërsinë e huaj. Për përkth-imin e çdo vepre do bëheshin 2 re-censione, kërkohej mendimi i dy njerëzve të jashtëm. I lexonte edhe shefja, Donika Omari, një personal-itet shumë pozitiv, e cila e ka ndi-

hmuar punën aty. E merrte edhe re-daktorja përkatëse për të parë nive-lin, por më tepër për ta krahasuar me origjinalin, besnikërinë e përk-thimit që sot as nuk i shkon në mend njeriut ajo. Më pas i merrte korrek-tori letrar, që i shikonte nga ana gjuhësore. Përkthimet e atëhershme janë përkthime të mira, cilësore.

Në atë klimë u përkthye Tol-stoi, Gorki, Ibseni....

Të asaj kohe. Sot kam përkthyer gjermanët dhe një rus disident.

Cili është përkthimi që ka mar-rë më shumë nga mundi juaj?

Ne të gjithëve librave u kush-tonim punë. Unë edhe sot që s’më detyron njeri dhe nuk e kaloj dot masën e përkthimit që bëja atëherë, 3-4 faqe në ditë, jo më shumë. Ven-doset një autocensurë, një kod i brendshëm.

Ky regjim i vinte në ndihmë përkthyesit për jetëgjatësinë?

Kishte ligje atëherë edhe norma, si kudo edhe në shtëpinë botuese kishte norma. Mua më kishin dhënë një mesatare 4 faqe në ditë, por ishte puna e vazhdueshme.

Sa paguheshit? Për pagesat është kapitull më vete. Pagesat kanë qenë minimale, nuk konsiderohej as shkolla, as përvoja, kishim disa pa-ga fikse. Kjo ka rrjedhur ngaqë ishin intelektualë të vjetër. Gjithë kërke-save tona për të rritur rrogën, vetëm kur e bënë problem përkthyesit e ve-prave të Enver Hoxhës, atëherë u ngritën rrogat dhe detyrimisht u futëm edhe ne në atë grup. Atëherë përfituam një pagë minimale si re-daktorët, duke pasur parasysh arsi-min e lartë, gjuhët e shumta, u futëm në ‘vathë’ edhe ne.

A mund të na përmendni raste veprash që keni përkthyer dhe më vonë janë censuruar?

Unë flas për letërsinë e huaj se nuk isha në redaksitë e letërsisë origjinale.

Kishte një lloj kufizimi. Veprat që hyjnizonin kapitalizmin nuk lejo-heshin. Bëheshin edhe shkurtime nëpër libra, por nëse një autor nuk ishte i përshtatshëm, ai nuk botohej fare. Në shumicën dërrmuese, letër-sia që botonim te “Naim Frashëri”, ishte shumë e mirë. Ka pasur edhe një kategori tjetër veprash, jo ndon-jë letërsi kushedi se çfarë, si përsh-embull ajo e shkrimtarëve punëtorë komunistë. Këto ishin kushtet. Ishin vënë disa barriera, kështu që ishte e vështirë t’i futeshe punës me një veprër që nuk do të botohej.

14 MAPOLibriE hënë, 30 prill 2012

www.mapo.al

BESniKëRinë E PëRKThimiT? SoT nUK E çon nëPëRmEnd njERi

Përkthyesi: Afrim Koçi

inTeRvisTë

eqrem vlora është një personazh shumë interesant, inteligjent, edhe me kulturë, edhe objektiv. Ai e thotë vetë te “Kujtimet”-se i shkroi në një kohë që nuk kishte më as frikë, as nuk kisha se çfarë të humbiste. eqremi nuk kursehet edhe për klasën e tij. i kritikon edhe i thotë kush janë. siç nuk kursehet edhe për disa figura kom-bëtare që ne i kemi idhuj, por që ai i ka njohur edhe i ka vënë. Libri është një vështrim ndryshe i historisë shqiptare. edhe e shkroi shumë bukur, saqë lexohet si roman, jo si histori. eqrem bej vlora, bej është...

Jeta/ Formimi në familjen e Koçajve, mësimi autodidakt i gjuhëve, puna te “naim Frashëri” dhe largimi në emigracion pas viteve ‘90. çfarë ndodhi pas atyre viteve?

"Nga Shqipëria e re", e përkthyer në shqip nga Koçi

Page 15: Gazeta Mapo

15E hënë, 30 prill 2012www.mapo.al

MAPOLibri

Kur Zogu vuri kandidaturën në Mat, vëllai nuk e pranoi sepse ishte nën moshë, ishte 20 e ca vjeç, atëherë Zogu, Ministër i Brendshëm në Tiranë, e shkarkoi nënprefektin,

emëroi të tjerë dhe pas disa muajsh e vranë shyqyri Koçin

Ishin gjithë këto hallka përpara dhe skartoheshin ato që nuk na pëlqe-heshin. Ka pasur një arkiv, një dol-lap të tërë redaksia jonë me përkthi-me dorëshkrim të pabotuara. 2-3 nga librat m’i kthyen mua shokët se u largova në vitin 1991. Ka qenë “Shtatë vëllezërit” me autor Aleksis Kivin, për të cilin mora edhe një çmim nga Ministria e Turizmit, Kul-turës, Rinisë dhe Sporteve. Ka qenë “Mjekërkaltri” i Max Frisch, edhe libra të tjerë. Kanë humbur, kanë qenë botime të mira, mirëpo shtëpia botuese nuk u ruajt, në ato periud-ha tranzicioni kur ndërroheshin drejtorët, u shpërdorua edhe bib-lioteka e saj. Një nga bibliotekat më të mira.

Arsyeja konkrete që nuk u bot-uan?

Nuk u pëlqyen nga dikush dhe për të mos rrezikuar, i linin aty. Nuk rrezikonte njeri. Për një orientim që vinte nga lart, për një gjë që nuk u pëlqente atyre, bëhej katrahurë,

mbledhje pas mbledhjeje, njerëzit i kanë hequr nga shtëpia botuese. Një shoku ynë thoshte: Letërsia e huaj është pëllëmbë e minj, ku duhet të shohësh ku të shkelësh....

Me t’u mbyllur “Naim Fra-shëri” u larguat edhe nga Shq-ipëria...

Ika në emigracion dhe u ktheva në 1996-ën. Atje punoja për gjerman-ishten në shkollë. Ndryshe nga tani, unë dhe shumë të tjerë e kemi mësu-ar gjuhën vet dikur, pa praktikë, nuk kishim kontakte me të huajt. Sot ka informacion nga televizioni, librat edhe fjalorët që tanimë i kanë edhe me shqiptim. Personalisht, me gjer-manishten nuk kam pasur probleme me shqiptimin, po ashtu edhe me ru-sishten. Ndryshe është anglishtja. Ajo nuk mësohet pa mësues, nuk mësohet shqiptimi, nuk ka rregulla.

Si ia keni dalë me përkthimin nga gjuhë të dyta?

Merrnim shumë përkthime kon-frontuese. Për Ibsenin, unë kam pa-

sur pesë përkthime; rusisht, gjer-manisht, frëngjisht dhe italisht dhe kështu nuk më shpëtonte gjë. Kam përkthyer nga gjuhë të tjera, por gjithmonë nga një gjuhë e dytë. Pari-mi i përkthimit është: “Kur të lexosh një përkthim dhe të mos e marrësh vesh që është i tillë, ai është përkthim i mirë”. Pra, duhet të mos kuptohet, por të rrjedhë, siç rrjedh origjinali.

Një nga përkthimet më me rëndësi tuajat, krahas atyre le-trare, kanë qenë “Kujtimet e Eqrem bej Vlorës”...

Ç’përshtypje keni për këtë fig-urë?

Ai është një kapitull tjetër. Unë më përpara nuk kam përkthyer ve-pra joletrare, por për çështje mbije-tese dhe nuk i bënim naze, pale që kur e lexova pastaj, vepra më tërho-qi, edhe e bëra me dëshirë. Për herë të parë që u botuan “Kujtimet” ishin në dy libra, se kështu është edhe në origjinal, kurse për herën e dytë u bashkuan në një. Eqrem Vlora e kishte menduar me dy pjesë librin, ditën e fundit që ka mbaruar pjesën e dytë, vdiq. Pjesën e tretë, nga viti 1945 e deri më sot nuk arriti ta bënte. Mbase edhe më mirë, se aty do kishte prekur emra të kohës. Jemi edukuar në komunizëm me një imazh tjetër për bejlerët. Megjithëse gjithë Ril-indja është meritë e kësaj klase. Ata e bënë Shqipërinë të pavarur. Ata që kishin shkollë dhe mundësi financi-are, ata mund të punonin për këtë punë. Kishte edhe njerëz, edhe xhahila, por kishte edhe familje që ndihmuan edhe kulturën. Pra, unë e shoh pozitivisht. Edhe Zogu, bej ishte. Edhe Skënderbeu, bej ishte. Eqrem Vlora është një personazh shumë interesant, inteligjent, edhe me kulturë, edhe objektiv. Ai e thotë vetë te “Kujtimet”-se i shkroi në një kohë që nuk kishte më as frikë, as nuk kisha se çfarë të humbiste. Eqremi nuk kursehet edhe për klasën e tij. I kritikon edhe i thotë kush janë. Siç nuk kursehet edhe për disa figura kombëtare që ne i kemi idhuj, por që ai i ka njohur edhe i ka vënë. Libri është një vështrim ndry-she i historisë shqiptare. Edhe e shk-roi shumë bukur, saqë lexohet si ro-man, jo si histori. Eqrem Bej Vlora, bej është. Shumë nga ish-komu-nistët ose të lidhur me komunizmin, kanë një paragjykim. Kur kam përk-thyer Eqrem Bej Vlorën, më kanë ar-dhur njerëz që as nuk i njihja fare dhe më kanë uruar. “Kujtimet” dhe “Mali magjik” kanë qenë libra të mirë.

Sa kohë ju ka marrë “Mali magjik” i Thomas Mann-it?

Është 2 vëllime me 1200 faqe. Hyn te dashuritë e hershme, mirëpo para viteve ‘90 nuk e botonte njeri.

“Puna e përkthyesit është punë prej murgu”, tha një kolegu ynë, Ed-mond Tupja. Nuk vlerësohet. Përveç kësaj, libri nuk është për të gjithë.

Po MTKRS, ç’rol duhet të ketë?.

Të përpiqet të gjejë disa leva, disa mundësi që t’i ndihmojë për elemi-nimin e këtyre defekteve. Duhet të bëjë diçka shteti. Shteti nuk mund të rrijë dorëjashtë. Sa mirë që ka një komision survejimi për Radio dhe Televizionin. Kjo punë duhet bërë edhe për librin. Kush merret këtu me përmbajtjen e librit?

Jeta në familje nga rrëfimi i autoritLindi në Tiranë, në qershor të 1938-s, disa muaj pasi largimit të mbretit. Leka ka qenë 2 muaj më i madh se unë. ne jemi nga Burgajeti, aty janë edhe Zogollajt edhe Koçajt. Të tre vëllezërit janë kulturuar në mënyrë autodidakte. ishte e çuditshme në ato vite! Vëllai i madh, Shyqyri Koçi, ka qenë, nënprefekti i parë i matit i emëruar nga Qeveria e Vlorës. Qeveria e Vlorës i dërgoi flamurin për ta ngritur në mat.

më vonë, u bë shef i Financës dhe kryetar i Komisionit Elektoral për matin. Kur Zogu vuri kandidaturën në mat, vëllai nuk e pranoi sepse ishte nën moshë, ishte 20 e ca vjeç, atëherë Zogu, ministër i Brendshëm në Tiranë, e shkarkoi nënprefektin, emëroi të tjerë dhe pas disa muajsh e vranë Shyqyri Koçin. E vranë dhe unë e kam atë shkresën e post-komandës së matit, që i shkruan ministrisë së Brendshme: “Shyqyri Koçi u vra, filani u shpërblye me kaq para...”. Tahiri, im atë ka qenë nënpunës i thjeshtë në të gjitha shtetet, kulturësdashës. Të gjithë librat që kanë dalë para 45-s, ne i kemi në shtëpi. ne jemi muslimanë, por unë kam pasur të gjitha revistat katolike, ortodokse, pra kemi qenë një shtëpi libradashësish. ne jemi shtatë fëmijë, 3 motra dhe 4 vëllezër. jetojmë të gjithë, vetëm vëllai më i madh ka vdekur, të tjerët jetojnë.

Pagesat atëherë kanë qenë minimale, nuk merrej parasysh as shkolla, as përvoja, kishim disa paga fikse. Kjo ka rrjedhur,ngaqë ishin intelektualë të vjetër. Gjithë kërkesave tona për të rritur rrogën nuk u përgjigjej njeri. vetëm kur e bënë problem përkthyesit e veprave të enver Hoxhës rrogën. Atëherë u ngritën rrogat dhe detyrimisht u futëm edhe neve në atë grup, atëherë përfituam, një pagë minimale si redaktorët, duke pasur parasysh arsimin e lartë, gjuhët e shumta, përvojën, u futëm në vathë edhe ne.

AfRiM Koçi KuJTon:

Page 16: Gazeta Mapo

Libri16 MAPO

nga identiteti argjentinas te ndikimi i kohës në letërsi, nga mitologjia te bashkohësia, nga Dante te Kilpingu, nga paraardhësit e tij

latinoamerikanë te tradita e Japonisë, nga besimi te providenca, tek etika dhe kultura- për të gjitha këto tema Borges sjell këndvështrime shumë origjinale, të panjohura më parë, duke dëshmuar edhe njëherë se është

njëri nga autorët dhe mendimtarët me të mëdhenj të shekullit të njëzetë

“Bisedat”, një libër me intervista të Jorge Lui Borges, botuar nga “Tirana times”

preç Zogaj

Një libër i mrekullueshëm që do t’ua rekomandonim me të njëjtën bindje qoftë lexuesit buzëhollë, qoftë atij të

zakonshëm, është përmbledhja me tridhjetë biseda të shkrimtarit të madh argjentinas Jorge Lui Borges, të folura në radio dhe të zbardhura pastaj për botim në letër nga in-tervistuesi i tij. Ky libër është botuar në shq-ip nga “Tirana time”, përkthyer nga Urim Nerguti.

Ia vlen të themi dy fjalë për kontekstin e bisedave, si formë e hershme e komunikim-it të mendimtarëve me ndjekësit apo publi-kun e tyre. Në udhëtimet e tij të famshme, duke takuar njerëz e duke marrë gjithandej nderime, Borges duket se u përball me mitin e krijuar rreth tij si “mjeshtër i jetës”, si guru i ardhur nga bibliotekat dhe letërsia, drejt të cilit njerëzit i shtynte një thirrje për kuptim dhe ndriçim. Në këto udhëtime, Borges pa se kishte më shumë admirues e kureshtarë sesa lexues. Madje, ai mendonte se poezitë dhe prozat e tij të thella njiheshin e pëlqe-heshin nga një numër i kufizuar lexuesish, ndërkohë që famën dhe popullaritetin, në kuptimin kuantitativ të fjalës, ia dedikonte më shumë intervistave, sentencave, natyrës së tij të papërsëritshme si krijues. Ai ishte Poeti si i tillë. Ishte Poeti në paraqitje, në të menduar, në të folur, në të jetuar. Me mod-estinë e tij sokratike thoshte se nuk ishte bërë dot poet. Vetëm Borgesi nuk ka guxuar ta përfshijë Borgesin në listën e tre katër poet-ëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Nga ana tjetër kishte gjithnjë guximin, nderin dhe kënaqësinë të fliste si dijetar i madh për historinë, për traditat, për shkrimtarët, për kulturat, për fenomenet shoqërore, duke ofruar gjithnjë pikëvështrime dhe shtjellime të thella, sikurse edhe module të etikës dhe elegancës.

Borges e ka vazhduar këtë lloj bash-këbisedimi me bashkëkohësit e tij (padyshim edhe me brezat e ardhshëm) deri në pleqëri-në e thellë. Tridhjetë intervistat apo bisedat e tij me Osvaldo Ferrarin për radion “Munici-pal” të Buenos Aires në vitin 1984 i ka zhvil-luar pak përpara vdekjes dhe janë të fundit dëshmi që ka lënë. Këto biseda spontane dhe të lira, Ferraris i zbardhte dhe i botonte çdo javë në një gazetë të përditshme, për t’i mbled-hur më vonë në një libër me vete.

Tridhjetë biseda, tridhjetë tema të ndry-shme, ku Borges, erudit tashmë dhe më tërheqës se kurrë, zbulon pak nga pak fush-ën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimeve të tij . Nga identiteti argjentinas te ndikimi i kohës në letërsi, nga mitologjia te bashkohë-sia, nga Dante te Kilpingu, nga paraardhësit e tij latinoamerikanë te tradita e Japonisë, nga besimi te providenca, tek etika dhe kul-tura- për të gjitha këto tema Borges sjell këndvështrime shumë origjinale, të panjo-hura më parë, duke dëshmuar edhe njëherë se është njëri nga autorët dhe mendimtarët me të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Stili bisedimor u jep thjeshtësi përgjigjeve dhe trajtimeve të Borgesit, por pa humbur për asnjë çast bukurinë, thellësinë, pasurinë e referencave. Borges është një erudit i disip-linuar. Duket qartë se kujtesa e tij ka selek-sionuar dhe ruajtur një sumum dijesh, të cilat ai i përdor në funksion të një shtjellimi sa më të plotë të pyetjes që i drejtohet, por pa rënë në atë eruditizmin e kërkuar, që tregon mungesë edukate dhe e prish bisedën. Borg-es ka pikëpamjet e veta për shumë çështje. Ekziston universi borgesian, që përfaqëson një simbiozë të leximeve dhe refleksioneve

të autorit. Nuk është e thënë që çdo lexues të jetë dakord me idetë e tij, por ka një veçori ky lloj universi që, ndërsa mbështetet shumë në determinizëm (edhe për faktin se do t’i zhvillonte këto bisedat në radio, në moshën tetëdhjetë e pesë vjeçare, Borges thoshte se vendimi ishte marrë nga një instancë su-preme), është i hapur, fleksibël dhe nuk kërkon të imponohet në forma kategorike.

Nuk do donim t’i hiqnim lexuesit kënaqësinë e zbulimi paraprak të këtij uni-versi. Me bindjen se vetëm do ta shtonim nx-itjen dhe kërshërinë për të lexuar këtë libër, ia vlen të ndalemi në dy qasje tipike të auto-rit ndaj çështjeve të etikës dhe të raportit të tij me shkrimtarët e tjerë bashkëkohës apo të traditës. Janë qasje me rezonancë të gjith-kohshme, që ushqejnë qytetarinë dhe qytetërimin. Etika është një instinkt. Nuk është e nevojshme ta përkufizosh atë. Në as-pektin etik, e rëndësishme është të gjykosh çdo veprim në vetvete dhe jo nga pasoja e tij, pasi pasojat e çdo veprimi janë të pafundme, degëzohen në të ardhmen dhe me kalimin e kohës barazojnë ose plotësojnë njëra-tjetrën. “Sa për mua, të gjykosh një veprim për nga pasojat e tij është e pamoralshme”, nënvizon Borges, një pohim që derivon apo përkon në mënyrë të pavarur me pikëpam-jet e filozofit francez Rajmond Aron Robert për këtë çështje madhore të sjelljes, gjykim-it dhe komunikimit, që thoshte se kuptimi i ngjarjeve duke u nisur nga pasojat dhe duke i parë nga këndvështrimi i fitimtarit të çon në padrejtësi të tmerrshme. Për Borges-in polemikat janë të kota, sidomos nëse biseda kuptohet si një lojë ku ka një fitues dhe një humbës. “Biseda duhet të jetë një hetim dhe pak rëndësi ka që e vërteta të dalë nga goja e njërit apo tjetrit. Jam përpjekur të mendoj duke dialoguar dhe nuk ka kurrfarë rëndësie që ju apo unë të kemi të drejtë, e rëndësishme është të arrihet në një përfundim”, thotë ai.

Përsa i takon raportit me njerëzit e letër-sisë, Borges është i pritur t’i portretizojë me realizëm dhe t’i adhurojë pa ngurrim për gjithçka të bukur e gjeniale që ata kanë kri-juar. Poeti grek Pallamas ka lënë një thënie lapidare për adhurimin. “Adhuro, adhuro, se adhurimi të rrit”. Sa më shumë adhuron të

tjerët, aq më i madh bëhet dhe shfaqet Borg-es. Madje të duket se ai është lartësuar mbi të tjerët, për shkak të adhurimit. Estet i klasit të parë, ai ka një mënyrë të tijën për portretiz-imin e kolegëve. Nuk di të lëndojë edhe kur i duhet të përdorë groteskun. Priret gjithnjë të evokojë atë që është fine dhe shumë e kulti-vuar, sepse ajo mbetet në fund të fundit. Ja një shembull, kur flet për një poetin Enrikes Ure-na: “Kam përshtypjen se ai kishte lexuar gjithçka, se ai dinte gjithçka. Dhe në të njëjtën kohë ai nuk i shpaloste njohuritë e tij për të mos e penguar bisedën. Ishte një njeri tejet i sjellshëm dhe -njëlloj si japonezët- parapëlqente që bashkëbiseduesi të kishte të drejtë, çka është një veti shumë e rrallë.”

Kur lexojmë pasazhe kaq të mrekul-lueshme, vetiu na shkon mendja se botimi i librit “Biseda” është jo vetëm një festë për in-telektin, por edhe një provokim pozitiv për tharjen dhe deformimet e tmerrshme që ka pësuar kultura e dialogut dhe komunikimit në vendin tonë. Në koncepsionet e tij për jetën dhe botën, Borges është sa argjentinas, aq edhe europian, amerikan, lindor dhe perëndimor njëherësh. Në paradigmën e kozmopolitizmit, ai sheh pranëvënien dhe bashkëjetesën e vlerave më të larta të artit dhe etikës. Borgesi është një emblemë e eli-tarizmit botëror. Citimet që përdor i përgjigjen ekzigjencave të tij prej koleksion-isti perlash.

Spontane, të thella dhe të mrekullueshme janë sentecat e tij për poezinë dhe poetin. Kur një varg është i mirë, e humbet shkollën e tij. Vargu ekziston për llogari të vet. Puna e vër-tetë e poetit është më tepër në pritje. Vetëm kalimtarja zgjat. Poezia japoneze intereso-het sidomos të ndalë çastin, ta kapë atë. Për japonezët, të jesh origjinal do të thotë të jesh mburravec… “Biseda”-t e Borgesit janë plot me sentenca të tilla rrezëllitëse që të ftojnë të bëhesh pjesë e botës së një të përndrituri.

***Është e njohur legjenda e mbretit Mida,

të cilit Dionisi, në shpërblim të një shërbimi të çmuar, i fali dhuntinë të shndërronte në ar gjithçka që prekte. Jorhe Luis Borges ishte krejt e kundërta e një pretenduesi mitologjik, por kishte aftësinë të gjallëronte dhe përn-driste çdo gjë që shkruante e thoshte. Pran-daj, si askush tjetër para dhe pas tij, qe shndërruar në një lloj miti të shekullit të njëzetë për miliona lexues, dëgjues dhe art-dashës në mbarë botën. Poet, prozator, es-eist dhe mendimtar i madh, një intelektual nga më të rafinuarit e të gjitha kohërave, i fundmi i delikatëve, siç ka thënë për të Emil Cioran, bashkëkohës i përjetshëm, megjithatë, i gjenive letrarë para tij dhe, pse jo edhe pas tij, Luis Borges, i verbër si Homeri, kishte pasion të madh udhëtimet. I kapur përdore me Maria Kodamën, miken dhe bashkëpunëtoren e tij të re, me të cilën do të formalizonte martesën pak para së të ndërronte jetë në vitin 1986, në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeçare, Borges e kishte zakon të nisej vazhdimisht nga Argjentina e tij drejt Europës, Azisë, deri në Lindjen e Largët, në Japoni. Është e çuditshme si i shi-jonte dhe me sa përpikëri fliste për qytetet dhe kulturat e vendeve të ndryshme, ndërkohë që kishte humbur shikimin. Askush nuk ka ngritur ndonjëherë dysh-imin e ndonjë rrengu fantastik të këtij shkrimtari me të shikuarit, por besohet se kishte një shqisë të tijën, shqisën borgesiane, që e ndihmonte të kapte lakimin e formave, gjuhën dhe aromat e arkitekturave, rrjedhën e traditës letrare dhe artistike të çdo vendi.

E hënë, 30 prill 2012www.mapo.al

TRidhjETë BiSEda Si FESTë E inTELEKTiT

Spontane, të thella dhe të mrekullueshme janë sentecat

e tij për poezinë dhe poetin. Kur një varg është i mirë, e

humbet shkollën e tij. Vargu ekziston për llogari të vet.

Puna e vërtetë e poetit është më tepër në pritje. Vetëm

kalimtarja zgjat.

Borges është një erudit i disiplinuar. Duket qartë se

kujtesa e tij ka seleksionuar dhe ruajtur

një sumum dijesh, të cilat ai i përdor në funksion të një

shtjellimi sa më të plotë të pyetjes që i drejtohet, por pa rënë në atë eruditizmin

e kërkuar, që tregon mungesë edukate dhe e

prish bisedën.

Janë qasje me rezonancë të gjithkohshme, që

ushqejnë qytetarinë dhe qytetërimin. etika është një instinkt. nuk është e

nevojshme ta përkufizosh atë. në aspektin etik, e rëndësishme është të gjykosh çdo veprim në

vetvete dhe jo nga pasoja e tij, pasi pasojat e çdo

veprimi janë të pafundme, degëzohen në të ardhmen

dhe me kalimin e kohës barazojnë ose plotësojnë

njëra-tjetrën.

Page 17: Gazeta Mapo

“Ky botim është i pari, i veçantë dhe krejt origjinal në llojin e tij”- thotë drejtuesi shkencor artan Fuga për studimin e autorit Zylyftar Bregu mbi komunikimin në burgje, “ku për herë të parë bën objekt shqyrtimesh një realitet që shpesh është mbuluar me heshtjen”.

në qendër të studimit është tematika e komunikimit në burgje që konsiderohet si një realitet i panjohur për autorët, si dhe marrëdhëni-et midis të burgosurve dhe shoqërisë. “Teksti është ndërtuar në mënyrë polifonike, ku nuk është shkrimi i një autori të vetëm, të mbyllur në vetminë e arsyes së vet krijuese, që shkruan vetëm atë që ai mendon për objektin e vet të reflektimit”- vijon idenë e tij Fuga. në libër janë botuar edhe rrëfime nga vetë të burgosurit, si për të thyer një tabu.

“ai thyen heshtjen. Shoqëria jonë për arsye të ndryshme flet vetëm dhe kryesisht për të suksesshmin, propozon perspektiva për atë që dëshiron të bëjë lart në karrierën e vet shoqërore.”- përfundon idenë e tij për librin artan Fuga.

një libër që thyen tabutë e heshtjes

19E hënë, 27 shkurt 2012www.mapo.al

MAPOLibri

17E hënë, 30 prill 2012www.mapo.al

Te libri që po ju ofroj përpiqem t’i afrohem Tosltoit jo me duar të kryqëzuara si në lutje. Për mua ai ishte njeri

(vërtet gjenial), për të cilin asgjë njerëzore

nuk është e huaj. unë e lë atë të hedhë poshtë

idetë e veta...

Të kuptosh Tolstoin përmes marrëdhënieve bashkëshortore. në librin “Tolstoi dhe gruaja e tij” autori Tihon Polner zgjedh si bosht të

rrëfimit historinë e marrëdhënieve familjare të shkrimtarit rus. Polner i referohet ditarëve të pabotuar dhe dorëshkrimeve me

kujtime që ka lënë e dashura, kontesha sofia Andrejevna

Krijimet e Tolstoit janë të lidhura ngushtësisht me jetën e tij intime. Ky pohim nuk ka lidhje vetëm me baletristikën. Po të shqyrtosh me vëmendje punimet filozofike, letrare dhe politike të autorit të madh, kjo vërtetohet krejtësisht. Thonë: kënaquni me veprat artistike dhe lëreni të qetë autorin si individ. Por edhe kjo nuk është e saktë. Shpesh eksplorimet biografike e thellojnë të kuptuarit e veprave të artit. “Të lësh të qetë” personalitetin e predikuesit dhe profetit... kjo është krejt e pamundur. Dhe jo vetëm ngaqë fjalët pa vepra nuk të bindin. Karakteri i vetë predikimit, përmbajtja e tij, kundërshtitë, evoluimi i pikëpamjeve ndodh të mbeten të pashpjegueshme, pa studimin e hollësishëm të jetës intime të predikuesit. Ndaj një bindjeje të tillë jam prirë sa herë provoja të ndiqja fazat e zhvillimit të Tolstoit. Por më është dashur të ndalem. Për studimin e marrëdhënieve familjare të Tolstoit, natyrisht s’ka pasur vend as për së gjalli të shkrim-tarit, as mbi varrin e tij të freskët, as në të gjallë të konteshës Sofia Andrejevna. Pastaj, edhe materiale të botuara sikur nuk kishte shumë. Tanimë rrethanat kanë ndryshuar. Gjatë viteve të fundit janë botuar shumë artikuj dhe libra, ku, drejtpërdrejt apo tërthorazi, preket jeta familjare e Tolstoit. Mikja më besnike e shkrimtarit të madh i ka parashikuar qortimet e “tolstoistëve”. Parathënia e saj, në botimin “letra e kontit L.N. Tolstoi shkruar gruas” (Moskë 1913), ajo e mbyll me fjalët prekëse: “Për t’i botuar këto letra më shtyu edhe fakti që: pas vdekjes sime, e cila më sa duket do të ndodhë së shpejti, sipas zakonit të vjetër, marrëdhëniet e mia me bashkëshortin do t’i

gjykojnë dhe përshkruajnë në mënyrë të gabuar. Kësisoj, le të interesohen dhe të gjykojnë nisur nga burime të gjalla jo nga hamendjet, paragjykimet dhe trillimet. Dhe njerëzit le të tregohen më të dhembshur ndaj asaj, e cila, ndoshta që në vitet e rinisë ka qenë e pafuqishme të mbajë mbi supet e brishta detyrën e rëndë të bashkëshortes së një gjeniu dhe njeriu të madh. Gjithsesi, nuk i kam vënë vetes detyrën të rehabilitoj kujtimet e konteshës Sofia Andrejevna, as të vë gishtin mbi fajtorët për tragjedinë e jetës së Tolstoit. Me paramendim nuk do të thellohem në shumë hollësi të publikuara. Temën delikate të marrëdhënieve bashkëshortore e prek vetëm sepse kjo është e domosdoshme për të kuptuar krijimet e Tolstoit dhe, në mënyrë të veçantë, evoluimin e ideve dhe predikimit të tij. Ndërkohë do të përpiqem të jem e paanshme.

***Te libri që po ju ofroj përpiqem

t’i afrohem Tosltoit jo me duar të kryqëzuara si në lutje. Për mua ai ishte njeri (vërtet gjenial), për të cilin asgjë njerëzore nuk është e huaj. Unë e lë atë të hedhë poshtë idetë e veta. Ndërrimi i fazave të zhvillimit shpirtëror të Tolstoit, gërshetohet (si për të gjithë njerëzit e tjerë) me rrethanat e jetës së tij intime. Ja përse si sfond të rrëfimit tim zgjodha historinë e marrëdhënieve familjare të Tolstoit. Aq më tepër që kjo temë (në mënyrë të pavarur dhe me të gjithë plotësinë e mundshme) është studiuar ende pak. Unë pata mundësinë të shfrytëzoja për studimin tim jo vetëm burimet e botuara. Pata mundësinë t’u hidhja një sy edhe ditarëve të pabotuar të Tolstoit edhe kujtimet në dorëshkrim për të.

Tihon Polner (Paris 1928)

Tolstoi në kujtimet e Sofia andrejevnës

“Sfidat e poetit”, e autorit Nuri Dragoj, është monografia për krijimtarinë dhe jetën e poetit Xhevahir Spahiu, e prezantuar kohët e fundit në Akademinë e Shkencave. Autorit i është dashur të takojë shumë njerëz për të shkruar të parën monografi për Spahiun. Ideja i lindi kur ai “luftonte” me vdekjen në një ditë të zezë për jetën e tij, që la pasojat që tanimë dihen. Poeti nuk mund t’i rrëfehej dot autorit për jetën dhe peripecitë. Kështu Dragoj e sjell krijimtarinë dhe jetën e poetit përmes rrëfimit të familjarëve, miqve dhe kolegëve. Gjithkush që e

merr në dorë monografinë, njihet me jetën e vështirë dhe dëshmitë e pathëna. Edhe ai si bashkëkohësit ka historinë e tij të përndjekjes nga regjimit, çka i ka vështirësuar punën krijuese. “ Nuk mund të them që Xhevahir Spahiu ishte disident, por në krijimtarinë e tij ka patur elemente disidence”- pohon Dragoj. Xhevahir Spahiu ka lindur në Skrapar, më 1 mars 1945. Studimet e larta i mbaroi ne Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Tiranë. Para viteve 1990 ka punuar si gazetar për shumë vite dhe redaktor i revistës letrare (prestigjioze për kohën)

“Nëntori”. Pas viteve 1990 u zgjodh sekretar dhe më vonë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë e më tej akademik. Por, ja që fati ndonjëherë është fatal dhe i pamëshirshëm. Në kulmin e ngritjes së tij intelektuale (pak kohë pas zgjedhjes si akademik), ai goditet nga një sëmundje e rëndë (ishemi cerebrale), e cila i shkaktoi probleme serioze me të folurin. Falë këmbënguljes dhe vullnetit të hekurt që e karakterizon, ai dalëngadalë ka bërë shumë përparime dhe dita-ditës po e rimerr veten.

sfidat e krijimtarisë së poetitTitulli:

Sfidat e Poetit

Autori: nuri dragoj

Gjinia: monografi

Shtëpia Botuese:

‘albPaper’

Titulli: Komunikimi në institucionet e

mbyllura-burgu

Autori: Artan fuga, Zylyftar Bregu

Botime: universiteti i Tiranës/ departamenti

i gazetarisë

Titulli: Tolstoi dhe gruaja e tij

Autori: Tihon Polner

Përktheu nga rusishtja: sokrat Gjerasi

Shtëpia botuese: ‘onufri’

Page 18: Gazeta Mapo

18E hënë, 30 prill 2012www.mapo.al

MAPOLibri

KomuNiKimi orGANizATiV

ueT-PRessBotimi i ueT Press “Komunikimi organizativ; qasjet dhe prirjet”

sjell komunikimin në organizata për t’i kuptuar më mirë ato. Libri mbështetet në kërkime të mirëfillta dhe teorike në

fushën e komunikimit organizativ, të plotësuara me raste dhe shembuj të korporatave lider dhe dhjetëra përshkrime të

komunikimit në organizata rreth e përqark botës

Tradicionalistët janë të in-teresuar për raportin ndër-mjet komunikimit dhe efi-

kasitetit organizativ. Interpre-tuesit besojnë se komunikimi bën të mundur që anëtarët e organiza-tës të krijojnë dhe të rikrijojnë sistemin që bëhet konteksti i tyre social. Ky kontekst ka një rol në mënyrën sesi anëtarët e organiza-tës i interpretojnë përvojat e tyre dhe në mënyrën se si ata veprojnë brenda organizatës. Studiuesit kri-tikë i shohin organizatat si instru-mente privilegjimi dhe madje shtypjeje e manipulimi. Ata e përqendrojnë vëmendjen në mar-rëdhënien ndërmjet klasave ose kushteve dhe grupeve të shtypura organizative ose atyre që nuk zotërojnë mjete dhe privilegje.

Këto tri qasje janë përdorur për të hedhur dritë në funksionet dhe strukturën e komunikimit, kul-turën organizative, teknologjinë e informacionit, kontrollin kulturor, diversitetin dhe ndryshimin, for-mat e reja të organizimit si rrjetat dhe heterarkitë, marrëdhëniet në grup, raportet lider-vartës, push-tetin, konfliktin dhe komunikimin strategjik, si edhe reflektimet e mi-jëvjeçarit të ri rreth organizatave.

Autorët e këtij libri kanë zgjed-hur një rrugë origjinale për të tra-jtuar komunikimin në organizata. Të bazuara në tri qasje: tradiciona-le, kritike dhe interpretuese. Ky libër është në gjendje të ofrojë pam-je të ndryshme të komunikimit në organizata. Studimi i komunikim-it organizativ nuk ka për qëllim të thellohet në çdo aspekt të orga-nizimit human. Nuk është as stu-dim i teknologjisë për të përftuar një produkt ose shërbim, apo i metodave për të prodhuar apo marketuar gjëra të tilla. Nuk është studim i kontrollit të kostos dhe i financimit, ose i ligjeve dhe i rregullimit të bizneseve e të prak-tikave të punësimit. Komunikimi organizativ merret para së gjithash me përmbajtjen, strukturën dhe procesin e bashkëveprimit njerëzor në aktivitetet e përdit-shme organizative përmes gjuhës dhe simboleve të tjera.

Libri mbështetet në kërkime të mirëfillta dhe teorike në fushën e komunikimit organizativ, të plotë-suara me raste dhe shembuj të ko-rporatave lider dhe dhjetëra përsh-krime të komunikimit në organi-zata rreth e përqark botës, si për shembull General Motors, Triyo Industries në Japoni, Wal-Mart, McDonalds, Ben & Jerry’s, Enron, IBM, ExxonMobil, Grameen Bank në Bangladesh, Programet e Paqes së Carter Center, Eelectronic Dis-turbance Tehatre në Meksikë, pro-

gramet e shëndetit publik në Kana-da, programet e ndryshimit social në Indinë rurale, organizatën mbështetëse të grave “Casa de Es-peranza” dhe “Good Works”, një azil për të pastrehët dhe organiza-tën për shërbime sociale ndaj njerëzve të varfër në Appalachia. Në mënyrë që struktura e librit të reflektonte qasjet tradicionale, in-terpretuese dhe kritike, kapitujt ja-në organizuar duke u mbështetur në këto qasje. “Në disa raste ka qe-në e domosdoshme që të parash-tronim koncepte dhe ide përpara se të vijonim me seksionet tradi-cionale, interpretuese dhe kritike. Por me rëndësi është që edhe në këto kapituj reflektimi i lexuesit rreth temës së trajtuar orientohet sipas tri qasjeve në fjalë”, - shpre-hen autorët në parathënien e librit. Në kapitullin e parë, ‘Komunikimi Organizativ, një qasje orientuese’, i ofrohet lexuesit sfondi bazë dhe korniza konceptuale për të lexuar librin.

Përshkruhen zhvillimi historik dhe statusi aktual i komunikimit organizativ ashtu siç pasqyrohet në qasjet tradicionale, interpre-tuese dhe kritike të fushës.

Ky botim është një përpjekje për të përforcuar dhe shpjeguar kon-ceptimin konstitutiv të komuni-kimit organizativ.

Në fillim të kapitullin të dytë, ‘Komunikimi dhe funksionet e tij’, shpjegohet për lexuesit arsyeja e përqendrimit në funksionin dhe strukturën e komunikimit.

Libri ka edhe një seksion mbi zhvillimin e marrëdhënieve ndër-mjet punonjësve në organizata. Së fundi, ky botim i cili vjen i pasuru-ar nga botimi i parë, sjell konceptet e kapitalit social, të cilat shpjegoj-në sesi aspektet e organizimit so-cial si normat, rrjetet dhe lidhjet sociale lehtësojnë koordinimin dhe bashkëpunimin për përfitim reciprok.

Kapitulli i tretë, ‘Struktura e ko-munikimit organizativ’, përqen-drohet në sistemet formale dhe in-formale të komunikimit dhe kara-kteristikat e network-ut. Shohim gjithashtu edhe se si mund të sh-trembërohet informacioni në orga-nizata. Në vijim, është zgjeruar trajtimi i strukturave jotradiciona-le organizative me strukturat rrjetë dhe heterarkitë. Kapitulli i katërt, “Teoritë e organizatës’, nënvizon menaxhimin shkencor dhe klasik, teoritë tranzitore, lëvizjen e mar-rëdhënieve njerëzore dhe zhvilli-min e burimeve njerëzore.

Kapitulli i pestë, ‘Metaforat bi-ologjike të organizatës’, merr në shqyrtim teorinë e sistemit, teori-në e organizimit të Weick-it dhe

teorinë e sistemeve sociale të Luh-mann-it si edhe psikologjinë evo-lucionare.

Kapitulli i gjashtë, ‘Komuniki-mi dhe kultura organizative’, e pa-jton trajtimin tonë të kulturës me qasjet e dy kapitujve të fundit për të kuptuar organizatat. Pothuajse e gjithë përmbajtja e kapitullit të shtatë, ‘Teknologjia e Informa-cionit dhe organizata’ trajton teknologjinë dhe ndryshimin. Ka-pitulli i tetë, ‘Kontrolli kulturor, diversiteti dhe ndryshimi’ përsh-kruan shoqërizimin organizativ dhe asimilimin në trajtimin e rreth kontrollit kulturor, këshilla prak-tike për të përballuar problemet e lidhura me diversitetin, ngacmim-in seksual, racizmin dhe njerëzit me paaftësi fizike. Kapitulli i nëntë, ‘Marrëdhëniet në grup’, përfshin një seksion mbi cilësitë komunikuese, shoqëruar me një përshkrim të komceptencës ko-munikuese në grupe. Në kapitul-lin e dhjetë, ‘Marrëdhëniet lider-vartës”, ka një seksion të ri thelbë-sor për transformimin e lidership-it. Kapitulli i njëmbëdhjetë, ‘Push-teti në organizata’ shqyrton kon-tributin e Weber-it në marrëd-hëniet e pushtetit dhe dy pikëpam-jet e pushtetit nga Bacharch dhe Baratz. Kapitulli i dymbëdhjetë përqendrohet në qasjet tradicio-nale, si konflikti ndërpersonal dhe menaxhimi i konfliktit në organi-zata.

Kapitulli i trembëdhjetë, ‘Ko-munikimi strategjik”, është rishi-kuar me një fokus më të ngushtë në konceptin e strategjisë, në mod-elet e ndryshme të strategjive dhe në lidhjen e tyre me komunikimin organizativ. Kapitulli i katërmbëd-hjetë, ‘ Qasjet dhe prirjet e mi-jëvjeçarit të ri” nis me një hyrje pro-vokative për fundin e epokës së en-ergjisë së lirë, rritjen e vazh-dueshme të popullsisë, shterimin e burimeve natyrore të tokës, or-ganizimin femëror dhe ekonomitë e qëndrueshme të shtetit që zëvendësojnë politikat e bazuara në rritjen konstante.

Në këtë libër janë llogaritur prirjet e përgjithshme me të cilat duhet të përballen organizatat në shekullin e 21-të, përfshirë këtu edhe globalizimin e tregut dhe presionet kompetitive globale, çështjet gjinore dhe të diversitetit në punë, cilësinë dhe kënaqësinë e shërbimit ndaj klientit, presio-net politike dhe ligjore mbi orga-nizatat, stresin në punë, krahun e punës të pakualifikuar siç duhet, diskutimet kritike të vler-ave të organizatës, si edhe pers-pektivat e ndryshme të aksion-erëve dhe financuesve.

"Komunikimi organizativ

Perspektivat dhe trendet"

Autorë: michael j. Papa, Tom d. daniels, Barry K.

Spiker

Përktheu: Belina Budini

Botoi: UET PRESS

Libri ka edhe një seksion mbi zhvillimin

e marrëdhënieve ndërmjet punonjësve

në organizata. së fundi, ky botim i cili vjen i pasuruar nga botimi i parë, sjell

konceptet e kapitalit social, të cilat shpjego-

jnë sesi aspektet e organizimit social si normat, rrjetet dhe

lidhjet sociale lehtëso-jnë koordinimin dhe bashkëpunimin për përfitim reciprok.

Autorët e këtij libri kanë zgjedhur një rrugë origjinale për të trajtuar komunikimin në organizata. Të bazuara në tri qasje; tradicionale, kritike dhe interpretuese. Ky libër është në gjendje të ofrojë pamje të ndryshme të komunikimit në organizata. studimi i komunikimit organizativ nuk ka për qëllim të thellohet në çdo aspekt të organizimit human. nuk është studim i teknologjisë për të përftuar një produkt ose shërbim, apo i metodave për të prodhuar apo marketuar gjëra të tilla. nuk është studim i kontrollit të kostos dhe i financimit, ose i ligjeve dhe i rregullimit të bizneseve e të praktikave të punësimit. Komunikimi organizativ merret para së gjithash me përmbajtjen, strukturën dhe procesin e bashkëveprimit njerëzor në aktivitetet e përditshme organizative përmes gjuhës dhe simboleve të tjera.

Bashkëveprimi njerëzor përmes gjuhës dhe simboleve të tjera

Page 19: Gazeta Mapo

Duke u endur nëpër titujt e librave të bib-liotekës së xhaxhait, Bashkim Mer-likës, hasa në koleksionin e “Shejzave”.

Nuk është i plotë, mungon ndonjë numër, për arsye të ndryshme që nuk mund t’i marr me mend tani, mbas më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh që revista ka filluar të hyjë në shtëpitë e shqiptarëve që jetonin jashtë “perdes së hek-urt”. Shfletoj një nga të parat kopje: është num-ri 2-3, që i përket shtator-tetorit të vitit 1957. Në kapakun e thjeshtë jepet pasqyra e lëndës që shënon artikullin e hyrjes që titullohet “Pam-barimi”, pa autor. Më poshtë vazhdojnë emrat e autorëve të shkrimeve: Zef Valentini, Shpend Bardhi, Giuseppe Ferrari, Ekrem Vlora, Karl Gurakuqi, Francesco Crispi, Angela Cirrin-cione, Ernest Koliqi, Dushko Vetmo, Lok Limthi (Tahir Kolgjini), Faik Konica, një rresh-tim emrash që do t’i jepnin shkëlqim cilësdo të përkohshmeje, në çfarëdo vendi të botës së qytetëruar...

Botimi i librave, i studimeve, i shkrimeve të ndryshme të tyre, shërben për t’iu bërë të njo-hur shqiptarëve të sotëm përmasat e sakta të atyre figurave në dritën e së vërtetës. Megjithë ngulmimin e fortë të studiuesve komunistë për të vazhduar fushatat e zakonshme të përbaltjes së atyre personaliteteve që nuk u njëjtësuan me ideologjinë e praktikat e komunizmit, lexuesit kanë mundësi të krijojnë idetë e sakta mbi ata, rolin e ndihmesën e secilit prej tyre në histori-në e këtij vendi. Një nga këto figura, “të mallkuara” e “të nxira” nga historiografia e pro-paganda gjysmëshekullore e regjimit, është Mustafa Merlika Kruja. Personaliteti poliedrik i tij si atdhetar e politikan, si publicist, si studi-ues në nivelet më të larta të gjuhës shqipe e të historisë, është shpalosur qartë para opinionit publik nëpërmjet një vargu veprash të botuara në dhjetë vjetët e fundit, e ka gjetur një pasqy-rim dinjitoz në kumtesat e studiuesve të mirën-johur në Konferencën shkencore-përkujtimore të zhvilluar në përvjetorin e 50-të të largimit të tij nga kjo botë, të zhvilluar më 28 dhjetor 2008 në Tiranë. Mund të rreshtojmë disa tituj librash që mbajnë autorësinë e përfaqësuesit të Krujës në Mbledhjen e Vlorës më 28 Nëntor 1912: “An-thologjí Historike”, “Aleksandr’i Madh”, “Vëzhgime iliro - Shqiptare”, “Letërkëmbim”, “Kujtime vogjlije e rinije”, “Nji studim analitik”, “Probleme Gjuhe”, “Shkrime historike”.

Në revistën e lartpërmendur të tetorit 1957 ka edhe një shkrim tjetër të Ernest Koliqit, që titullohet “70-vjetori i lindjes së Mustafa Kru-jës” Ndërmjet vlerësimeve e konsideratave të ndryshme autori shpreh edhe këtë bindje:

“Aty ku Mustafa, mendoj, arrin në përsosje le-trare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij, duhet t’i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun visar i paçmim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta në të cilat nuk prânë të përshko-hen Shqipnija dhe Mustafa shkaktuen humbjen e shumicës së letërshkëmbimeve të tija të ndryshme : letrat qi i shkruente Don Lazër Shantojës, për sh-embull.”

Vërtet që letërkëmbimet e Mustafa Krujës, për vetë jetën e tij politike e vetjake, për faktin se më të shumtën e kohës e kaloi jashtë atdheut e komunikimet me miqtë apo bashkëpunëtorët i mbajti nëpërmjet letrave, pasqyrojnë një pjesë të rëndësishme të mendimit politik, kulturor e shkencor të një njeriu që, për një gjysmë qind-vjeti nuk reshti së shkruari, së debatuari, së shprehuri idetë e tij. Si në veprat, ashtu edhe në letërkëmbimet, në kundërshtim me një koncept

standard të gatuar në kuzhinat e historiograf-isë komuniste, tema qendrore e bisedave nuk është politika. Në një letër të këtij vëllimi, dër-guar Zef Nekajt më 3 dhjetor 1952, ai shkruan: “Prandej politika âsht nji gjâ e fëlliqt, qi mjerë kush asht në tê!”, prej së cilës ai ishte i zhgën-jyer plotësisht duke hequr dorë prej saj në moshën 56-vjeçare, por kultura shqiptare, his-toria, gjuha shqipe qëndrojnë në bazën e lëndës së strukturës së kombit e në majën e pi-ramidës së gjithë krijimtarisë shkencore të tij.

Në letrat, si gjithmonë e si gjithkund, gjejnë pasqyrimin e tyre më të mirë jetët e brendshme shpirtërore të njerëzve. Letrat janë shprehje jo vetëm e impiantit soc-kulturor të personit që i shkruan, por edhe e ndjenjave, shqetësimeve vetjake e familjare, parimeve njerëzore mbi të cilat mbështetet ekzistenca dhe veprimtaria e mjedisit lëndor e jashtëlëndor në të cilët prod-hohen, e kujtimeve të së shkuarës, përbërës themelorë të formimit e projekteve për të ardh-men, dukuri instinktive e pashmangshme, janë treguesi më i saktë i mikrobotës së njeriut, në të gjithë shtrirjen e thellësinë e saj. Prandaj ato paraqesin një interes të veçantë, sepse na zbu-lojnë atë mikrobotë në gjithë sinqeritetin e saj, me të gjitha nuancat, duke ndriçuar edhe sku-tat më të errëta të qenies dhe ngazëllimet më poetike të saj, dhe dhimbjen, zhgënjimin, mërz-inë, që çdo shfaqje publike gjithmonë i fsheh, duke i lënë përfytyrimit të vëzhguesit detyrën e zbulimit.

Trashëgimia e M.Krujës në këtë drejtim, që familja ka sot në dorën e saj, duke e quajtur të dobishme edhe për kulturën kombëtare e pran-daj ka vendosur ta botojë, është fryt i kujdesit e dashurisë së motrës së tij, Anxhela Muka, e cila qe engjëlli i rojës i vëllait të saj të madh në vitet e gjata e tepër të vështira, të mërgimit të hidhur 1944-1958. Ato letra, sikurse të gjitha shkrimet e autorit, janë ruajtur me shumë dashuri për dhjetëvjetësha të tërë e i janë dorë-zuar familjes së tij kur mrekullia e shembjes së komunizmit bëri të mundur bashkimin e saj jashtë atdheut.

Shumica e veprave, siç thashë më sipër, është botuar. Letërkëmbimi ka parë botimin në vël-limin me të njëjtin titull, ku riprodhohet ai me At Paulin Margjokajn. U fillua nga kjo lëndë sepse ishte më e plota e se shoqërohej nga një farë “amaneti” i letërshkruesve që, në të ardh-men të mos pengohej mundësia e botimit, nëse pasardhësit do ta dëshironin e do të kishin mundësi. Këtë “amanet” e respektuan dhe e sendërtuan fretërit që kishin në arkivin e tyre letrat e Krujës dhe familja që mbante letrat e At Paulinit. Në këtë kontekst, një falënderim i posaçëm i shkon të ndjerit At Daniel Gjeçajt, për ndihmesën themelore në miratimin e dorëz-imin e letrave të Krujës.

Vëllimi që merr në dorë sot lexuesi, është i dyti i llojit e do të pasohet nga dy, ose ndoshta tre të tjerë. Ky paraqet korrespondencën ndër-mjet Krujës dhe Kapidanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni e djalit të tij, Ndue Gjomarkaj. Ai hapet me një letër të gjetur në Arkivin e Shtetit, të shkruar nga Kruja e drejtuar djalit të madh të Kapidanit, Markut, ish-ministër dhe martir i lirisë, i vrarë në betejë me forcat e Sigurimit të Shtetit më 1946 në malet e Shqipërisë. Letërkëm-bimi që kemi në dorë, vazhdon deri më 1957-ën. Është mjaft fragmentar, mungojnë letra, mbasi në të bëjnë pjesë vetëm letrat që janë gjetur në arkivin e familjes Merlika e që janë, kryesisht, ato që janë marrë.

Nëse këto letërkëmbime ruajnë njëfarë rregullsie, kjo i detyrohet një metode pune të M.Krujës, që shpesh ruante kopjet e letrave që dërgonte. Por kjo metodë nuk ishte një ligj dhe pamundësia për të pasur letrat nga familjet letërpritëse, përcakton edhe mangësitë që paraqet botimi i këtyre vëllimeve. Po t’i shto-jmë këtij fakti edhe humbjen që koha, relativ-isht ka shkaktuar së bashku me terrorin pol-icor e psikologjik që ka shoqëruar emrin e Mustafa Krujës gjatë regjimit komunist, do të kemi kuadrin e qartë, në të cilin mund të vër-titen familja dhe botuesi.

Kemi menduar t’i titullojmë këta libra: “Kuvend letrash me Miqtë”. Mendoj se ky titull i afrohet më shumë së vërtetës, edhe se në radhët e letërshkruesve kishte njerëz me të cilët fati nuk e bëri kurrë të takohej, siç qe ras-ti i shkrimtarit Martin Camaj apo historianit Stavro Skendi. Megjithatë, respekti i ndërsjel-lët që shfaqet shkoqur në letrat, dëshmon një miqësi të pohuar e të përforcuar. Ndërmjet bashkëbiseduesve me letra, herë në numër të madh e herë të vogël, ose fare të vogël, ishin kolegët e jetës kulturore apo të Institutit të Studimeve Shqiptare si Karl Gurakuqi, Ernest Koliqi, Lazër Shantoja, Namik Resuli, Ndue Paluca, Zef Valentini etj., po ashtu sikurse ata të jetës politike si Mbreti Zogu, Luigj Gur-akuqi, Eqerem Vlora, Abaz Kupi, Fan Noli, Tahir Kolgjini, Dhimitër Berati, Ago Agaj, Kol Bib Mirakaj, Tahir Zajmi, Myftar Spahija etj. Por ka edhe të tjerë, më të rinj në moshë, të cilët i shkruajnë të parët, sepse e admirojnë, sepse “.... át atdheu e dije âsht zor me gjetë”, si-kurse i shkruante Zef Nekaj, njëri prej tyre, me të cilin letërkëmbimi zgjati rreth gjashtë vjet. Mund të përmendim emrat e Hamdi Oruçit, Genc Korçës, Hajdar Kërçikut, Prenk Grudës, Agim Karagjozit, Lekë Marashit, Fiqret Jukës, Ibrahim Kuqit etj. Kanë vlerën e tyre dhe letrat e shkëmbyera me Teqen Bektashiane të Detroitit e Baba Rexhepin.

Biseda me të rinjtë i pëlqente shumë M. Krujës e, pavarësisht ndryshimit të moshës, përvojës jetësore e formimit intelektual, ai i trajtonte ata si shokë me të cilët bisedonte për çfarëdo argumenti, edhe se ai mbizotëruesi ishte gjuha shqipe. Me botimin e këtyre vëlli-meve me letra lexuesi do të njihet me botën e mërgimit shqiptar të mbas Luftës së Dytë Botërore, me problemet e tij të brendshme që pasqyronin të metat e hershme të genit tonë, atë të grindjeve e rivalitetit mes grupeve e per-sonave, të një lufte të paprerë ndërmjet kon-

ceptimeve dhe interpretimeve të ndryshme të ngjarjeve historike e të pasojave të tyre...

Lexuesit e njëfarë moshe do të tundin kryet me skepticizëm, mbasi ideja e tyre për atë botë të mërgimit është krejt tjetër, me të tjera ngjyra. Shumë prej atyre që e kanë provuar mërgimin e këtyre njëzet vjetëve paskomuniste, do të gje-jnë diçka të ngjashme nga përvoja e tyre edhe në leximin e këtyre letrave.

Lexuesi i ri do të ketë mundësi të njihet me për-voja të panjohura për të, por që bëjnë pjesë në his-torinë e së shkuarës së vendit të tij e me person-azhet e asaj kohe të paraqitur nën një kënd vësh-trimi të shtrembër. Ky libër, ashtu sikurse të tjerë të llojit të tij, do të ndihmojë për të shpërndarë sa-dopak mjegullën e dendur të mashtrimit e pasak-tësisë që ende vazhdon të rëndojë në paraqitjen e së shkuarës sonë si komb.

Eugjen Merlika (pasardhës i Mustafa Krujës)

19E hënë, 30 prill 2012www.mapo.al

MAPOLibri

Kur mustafa Kruja i shkruante Kapidanit të mirditës

Lexuesi i ri do të ketë mundësi të njihet me

përvoja të panjohura për të, por që bëjnë pjesë në historinë e së shkuarës

së vendit të tij e me personazhet e asaj kohe të paraqitur nën një kënd vështrimi të shtrembër. Ky libër, ashtu sikurse të tjerë të llojit të tij, do të

ndihmojë për të shpërndarë sadopak

mjegullën e dendur të mashtrimit e

pasaktësisë që ende vazhdon të rëndojë në

paraqitjen e së shkuarës sonë si komb   

Ky vëllim që do të pasohet edhe nga dy të tjerë, hapet me një letër të gjetur në Arkivin e shtetit, të shkruar nga Kruja dhe

drejtuar djalit të madh të Kapidanit të Mirditës, Markut, ish-ministër dhe martir i lirisë, i vrarë në betejë me forcat e

sigurimit të shtetit më 1946, në malet e shqipërisë. Letërkëmbimi vazhdon deri më 1957

Titulli:“Kuvend letrash me miqtë”

Autori: mustafa Kruja-merlika, Familja Gjomarkaj

e Zef  V. nekaj

Shtëpia Botuese: omSCa-1

Page 20: Gazeta Mapo

sport Partizani ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për ngjitjen në Kategorinë e Parë, teksa ka arritur që të fitojë minimalisht, 1-0, me Delvinën në sfidën e luajtur në fushën e Kamzës. Tre pikë, te cilat bëjnë që diferenca me naftëtarin të mbesë në 1 pikë

të vetme, pasi edhe kuçovarët nuk kanë gabuar në ndeshjen e tyre, duke shpartalluar në “Bashkim Sulejmani” 5-0 skuadrën librazhdase të Sopotit. me shumë interes do të jetë java e parafundit, ku të kuqtë e drejtuar nga Perlat musta do të

shkojnë në cërrik, për t’u ndeshur me vendësit dhe, një triumf në “nexhip Trungu” do të vuloste thuajse zyrtarisht edhe ngjitjen e të kuqve në Kategorinë e Parë, pasi sfida e fundit në grup me Këlcyrën, pritet të jetë vetëm një formalitet.

Ndalen në rrjeta të paprekura sfidat e Ballshit dhe Durrësit, ndërsa Tirana dështon t’u afrohet korçarëve dhe “djemve të detit”. Dinamo, legjenda blu bie në Kategorinë e Parë

Në Ballsh, në një ndeshje të karakteri-zuar nga tensioni dhe mungesa e ras-teve të pastra, korçarët u ndalën nga vendasit e vendosur mirë në fushë, ndërsa në minutat e fundit pati vend edhe për nervozizëm, pasi një zënkë e Plakut me portierin Frashëri përfun-doi në përjashtimin e secilit me karton të kuq. Skuadra më e zhgënjyer e javës është pa dyshim Teuta, që kishte një rast të rastë për t’u rikthyer në krye, ndërsa priste brenda Kamzën, por Jak-upi me kokë, Hoxha me një goditje brenda zonës dhe Çota në disa raste, vetëm sa iu afruan golit, pa e gjetur as-gjëherë atë. Rezultati zhgënjyer lë skuadrën e dyshes Lika-Starova me shanse të reduktuara për titullin kam-pion, një pikë pas kryesuesve, kampi-onët në fuqi. Nuk pati shumë histori në të dyja ndeshjet ku u duk se palët po ruanin njëra-tjetrën, por nuk ishte 100 për qind kështu, pasi Teuta nuk qe në gjendje të fitonte. Skënderbeu mbetet 1 pikë para Teutës, me 51 pikë ndaj 50. Tirana, nga ana e saj shpërdoroi gjithashtu rastin për t’u afruar e për të shpresuar titullin, pasi u befasua nga një gol i vonë i Maganit, dy minuta nga fundit. Kishte qenë Cikalleshit, në të 70’, ai që u pati dhënë bardhebluve avantazhin e përkohshëm ndaj

Shkumbinit. Përsa i përket luftës për vendin e katërt, është Flamurtari që siguron biletën e Europës League, ndonëse do t’i duhet edhe një pikë e vetme në dy javët e ardhshme, për të siguruar vendin në rast se Kastrioti fiton gjashtë pikët e mbetura në lojë. Vlonjatët shënuan pesë herë në portën e Dinamos, duke dërguar skuadrën legjendare për herë të parë midis infe-riorëve në historinë e saj, ndërsa Kas-trioti u befasua në shtëpi nga Laçi, duke humbur çdo shpresë. Pavarësisht sforcove të fundit, dimovitët u kujtuan shumë vonë, ndërsa qajnë edhe tripikëshin e hequr nga UEFA, i cili do t’i kishte mbajtur në lojë për shpëtim në dy javët e mbetura. Në ndeshjet e tjera, Laçi shtangu Kastriotin në Kru-jë, duke fituar 1-0 me golin e Burhan Emurllahut, Pogradeci nuk përfitoi dot nga faktori fushë ndaj Apolonisë

duke barazuar 1-1, ndërsa Vllaznia u tregua edhe një herë e shuar ndaj To-morit të Beratit, pasi në “Loro Boriçi” përballja përfundoi 0-0.

Barazime që i buzëqeshinskënderbeut

GrUPI a – jaVa xVITëRBUnI – eGnaTIa 4-0eRZenI – SUKThI 1-5LUZI – KoRaBI 2-2PaShTRIKU – VeLeÇIKU 1-2GrUPI B – jaVa xxmemaLIaj – PëRmeTI 2-1naFTëTaRI – SoPoTI 5-0aLBPeTRoL – TePeLena 3-0B.SPoRT –DomoZDoVa 4-0PaRTIZanI – DeLVIna 1-0KëLcYRa – TURBIna 1-3

KaTEGOrIa E DyTë

Merkato

juventus nuk heq dorë nga Van PersiRobin Van Persi mbetet objektivi kryesor i juventusit për sezonin e ardhshëm, ndonëse drejtuesit bardhezi pëlqejnë shumë edhe higuain të Realit të madridit. Sulmuesit holandez, lojtari më i mirë në këtë sezon në Premier Ligë, i skadon kontrata në verë të 2013-ës, dhe me sa duket dëshiron të largohet nga Londra, fakt ky që kërkohet të shfrytëzohet nga juventusi.

Nani: Do të qëndroj te junajtidmesfushori i mançester junajtid, nani, ka konfirmuar se është në bisedime për marrëveshje të re afatgjatë në “old Trafford”. 25-vjeçari ka edhe dy vite në kontratën e tij të tanishme, por ka theksuar se është i gatshëm të qëndroj në klub për pjesën e mbetur të karrierës. “menaxheri ka besim të madh te mua, kjo është më e rëndësishmja. menaxheri im është duke negociuar me klubin rreth kontratës së re dhe gjërat janë duke shkuar mirë. Shpresoj të arrijmë marrëveshje deri në fund të sezonit. mançester junajtid është shtëpia ime”, deklaroi nani.

Kagava nuk rinovon me Dortmundinjaponezi Shinji Kagava nuk ka ndërmend të nënshkruajë zgjatjen e kontratës me kampionët në fuqi të Bundesligës, Borusian e Dortmundit. Kontrata aktuale skadon në verë të 2013-ës, por drejtuesit e Borusias tashmë nuk kanë rrugë tjetër vecse të pranojnë bisedimet me klubet e interesuara, me anglezet e mançester junajtid që kanë paraqitur prej kohësh interesin për lojtarin japonez.

aguero: reali? jam i lumtur te sitiSulmuesi i mançester Sitit, Serxho aguero, ka theksuar se është i lumtur në futbollin anglez dhe insiston se nuk planifikon të largohet nga “etihad Stadium”. Ylli argjentinas ka realizuar 29 gola në të gjitha garat për Sitin, në sezonin e tij të parë në klub pas transferimit nga atletiko madrid. “Kur kam ardhur këtu kam menduar se do të më nevojitet më tepër kohë të adaptohem, por kam filluar të shënoj nga fillimi. Kurrë nuk kam thënë se dua të luaj për Real madridin. jam i lumtur te mançester Siti”, deklaroi aguero për Sky Sports.

sUPErLIGa – jaVa xxIV

Të DIELëNPoGRaDecI – aPoLonIa 1-1BYLIS – SKënDeRBeU 0-0VLLaZnIa – TomoRI 0-0FLamURTaRI – DInamo 5-0TIRana – ShKUmBInI 1-1KaSTRIoTI – LaÇI 0-1TeUTa – KamZa 0-0

rENDITjaSKUaDRa n F B h P1) SKënDeRBeU 24 15 6 3 512) TeUTaS 24 15 5 4 503) TIRana 24 14 5 5 474) FLamURTaRI 24 12 6 6 425) KaSTRIoTI 24 11 4 9 376) LaÇI 24 11 6 7 337) VLLaZnIa 24 9 4 11 318) BYLIS 24 8 7 9 319) ShKUmBInI 24 8 6 10 3010) TomoRI 24 8 3 13 2711) KamZa 24 7 5 12 2612) PoGRaDecI 24 6 4 14 1913) aPoLonIa 24 4 6 14 1814) DInamo 24 3 7 14 13

TITUj E DINaMOsKamPIonaTe 18KUPa 13SUPeRKUPa 2

TITUjT E ParTIZaNITKamPIonaTe 15KUPa 15SUPeRKUPa 1

Mund të duket e çuditshme, por ja që është e vërtetë. Futbolli shqiptar numëron në kategoritë e ulëta thuajse gjysmën e titujve të dhënë në historinë e tij, ku Dinamo, e cila nga sezoni i ar-dhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë dhe Partizani, që aktualisht është në Kategorinë e Dytë, por dob të ngjitet në Kategorinë e Parë, kanë në total jo pak, por 64 tituj të fituar, mes kampionateve, kupave dhe superkupave. Dinamo ka arritur të fitojë gjatë historisë së saj 18 tituj kampionë, 13 Kupa të Shqipërisë dhe 2 Superkupa, ndërsa nga ana tjetër, Partizani ka në palmaresin e tij 15 tituj kampionë, 15 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë. Por çfarë mbetet në super-ligë? Tashmë, kategoria e më e madhe e futbollit shqiptar, nuk do të jetë një ndryshim të madh me ligën e saj infe-riore. Në superligë do të jenë 37 tituj kampionë, të ndarë mes Tiranës (24), Vllaznisë (9), Skënderbeut (2), Flamur-tarit (1) dhe Teutës (1). Gjithsesi, në val-

le është edhe titulli i 40-të, që do të akor-dohet këtë maj. Përsa u takon Kupave të Shqipërisë, Tirana ka 14 të tilla, Vl-laznia 6, Flamurtari 3, Teuta 3, Besa 2, dhe Apolonia 1 kupë, për një total prej 26 trofesh të Kupës së Shqipërisë, ose 3 më shumë sesa kanë në total Dinamo e Partizani të marrë së bashku (Besa është në Kategorinë e Parë, por lufton për t’u ngjitur në superligë). Gjithash-tu, është edhe Superkupa, ku Tirana ka rekordin absolut me 9 trofe, ndërsa nga

2 kanë Vllaznia e Flamurtari, që ndiqet nga Besa me nga një trofe. Si përfun-dim, 64 trofetë e Dinamos dhe Parti-zani, por edhe 5 të Elbasanit (2 kampi-onate, 2 kupa dhe 1 superkupë), që në total bëjnë 69 tituj janë përballë 81 titu-jve që mbeten në superligë (edhe më pak nëse Besa dhe Apolonia do të dësh-tojnë dhe do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardshëm, duke i zbri-tur 4 trofe superligës dhe duke ia dorë-zuar të parës), çka do të thotë se në një faë mënyre, është niveluar diferenca mes dy kategorive më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

20 MAPO e hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aL

Partizani fiton dhe mban poshtë Naftëtarin

Dinamo dhe Partizani, 64 tituj në ligat inferiore

Dinamo-Partizani

Teuta – Kamza 0-0

Page 21: Gazeta Mapo

Bardhezinjtë mposhtin 4-0 Novaran, ndërsa kuqezinjtë 4-1 Sienën, ku golin e nderit për vendësit e shënoi Bogdani. Interi përmbys Çezenën dhe ëndërron një vend në Ligën e Kampionëve

Jeton sELIMI

Nga dy gola për çdo pjesë loje dhe një Mirko Vuçiniç në formë shumë të mirë. Kështu Juventus heq qafe kundërshtarin e radhës, Novarën, dhe bën një tjetër hap drejt titullit kampion, kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i Serie A. Bard-hezinjtë nuk kanë vuajtur aspak dhe kanë kursyer energji të vlefshme për turin e mesjavës, ku do të presë në shtëpi Leçen, e cila kërkon pikë je-tike për të qëndruar në kategorinë e më të mirëve. Në minutën e 16-të, është malazezi Vuçiniç që do të real-izojë një gol të shkëlqyer për nga mënyra e ekzekutimit, pas harkimit të Pirlos nga një goditje dënimi. Go-li shtendos bardhezinjtë, të cilët ni-sin e rrisin ritmin ndaj një kundër-shtari, që vetëm matematika e mban ende në A. Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë do të jetë Marko Bor-rielo, që me kokë do ta dërgojë Juven-tusin në dhomat e zhveshjes me një avantazh prej 2 golash. Edhe në frak-sionin e dytë, nuk do të ndryshojë rit-mi. Juventusi i imponon lojën e tij Novarës, që e ka të pamundur të kër-cënojë portën e Bufonit, pasi mezi ar-rin të kapërcejë mesfushën. Vidal do të realizojë golin e tretë në të 50-ën dhe Vuçiniç do të vulosë pokerin

bardhezi në të 64-ën, me Juventusin që pas kësaj minute e ka mendjen të kursejë energjitë e saj.

Milani, “tërmet” në sienaPor fiton edhe Milani, që luante

ndaj një skuadre, e cila i kishte arri-tur objektivat e saj. Kuqezinjtë e ni-sin ndeshjen disi të hutuar ndaj vendësve bardhezinj, por sapo Ju-ventusi shënon golin e parë në No-vara, ata i mbyllin shpejt e shpejt hesapet. Në minutën e 26-të, Kasa-no do të përfitojë nga një mefshtësi e portierit sienez, për ta shtyrë topin në rrjetë, ndërsa 3 minuta më pas është Ibrahimoviç që hedh në tapet Sienën. Kundërshtari i Milanit duket i pafuqishëm që të reagojë dhe

do të shkundet vetëm në minutën e 83-të, kur i sapofuturi në lojë, Erjon Bogdani, do të ndezë një rreze shprese për një barazim në “Fran-ki”. “Bogu” ndjek me vëmendje një aksion dhe devijon saktë në rrjetë,

duke ngushtuar diferencën. Sido-qoftë, një superaksion i Noçerionos dhe të një tjetër rrjetë e Ibras, do të jenë edhe golat e fundit të një ndeshjeje që foli vetëm për Milanin.

Zikaltrit, hap Champions-iInteri ka arritur një fitore shumë

të rëndësishme me rezultatin 2-1 ndaj Çezenas në “Giuseppe Meaz-za”, duke arritur të kthehet nga dis-avantazhi për të shpresuar ende për Ligën e Kampionëve. Në pjesën e parë, Interi kishte shumë raste me anë të Pacinit dhe Shnajder, të cilët nuk kanë arritur ta gjejnë portën. Pjesa e dytë filloi keq për Interin. Çekareli me një goditje të bukur kaloi në epërsi Çezenën (57’), për të

ndezur edhe më shumë zikaltrit, të cilët pas vetëm dy minutash baraz-uan rezultatin pas një goditje të dev-ijuar të Obit (59’). Në lojë inkuadro-hen Milito dhe Zarate dhe loja e In-terit ndryshoi. Pas një aksioni ku portieri i Çezenës ndërhyri dy herë, i lirë me portën, Guarin vendosi të harkonte te Zarate, i cili me kokë shënoi për shifrat 2-1 (72’). Me këtë fitore Interi ka 55 pikë në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Na-polin që të shtunën barazoi me Romën. Interi, të mërkurën shkon në Parma, teksa fundjavën e ardh-shme pret Milanin në derbin lokal, që do të vendosë si titullin, ashtu dhe fatin e Interit për garat europiane.

Poker kryesuesish, juventus e Milanmbeten sërish në 3 pikë diferencë

australiani Kejsi Stoner fitoi Çmimin e madh të Spanjës në moto GP, duke lënë pas spanjollët horge Lorenzo (Yamaha) dhe Dani Pedrosa (honda) në “shtëpinë” e tyre. Piloti i hondës i rezistoi shumë mirë sulmeve në xhirot e fundit nga ana e Lorenzo-s dhe

tregoi supremacinë e tij si kampion në fuqi në pistën e jerez.Zhgënjeu sërish Valentino Rosi, i cili nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë me Ducati. nëntë herë kampioni i botës madje nuk arriti të kalonte as shokun e ekipit, niki hejden. amerikani përfundoi garën në

vendin e tetë. në renditjen e përgjithshme pas dy garave të para, horge Lorenzo kryeson me 45 pikë, i ndjekur nga Kejsi Stoner me 41. në vend të tretë, Dani Pedrosa me 36 pikë. Gara e tretë sezonale e moto GP do të zhvillohet pas një jave në Portugali.

stoner fiton në shtëpinë e Lorencos dhe Pedrosës

reali fiton, Mou kontestohet nga tifozëtReali i madridit vetëm pret kurorëzimin me titullin kampion, pasi i ka vënë duart te trofeu. Të dielën, “Los Blancos” kanë arritur fitore ndaj Seviljas me rezultatin 3-0, duke bërë hap të madh në luftën për titull. madrilenët dominuan pjesën më të madhe të lojës, sidomos në pjesën e parë. Serinë e golave në këtë sfidë e hapi portugezi, që është edhe golashënuesi më i mirë i “La Liga”, Kristiano Ronaldo, në minutën e 19-të. Përkundër mundësive të tjera të formacionit të murinjos në këtë fraksion, rezultati mbeti 1-0 për Realin në 45 minutat e para. Pjesa e dytë filloi furishëm për “Los Blancos”, pasi realizuan edhe dy gola të tjerë për 3 minuta, me anë të Karim Benzemasë (49’, 52’). Përfundimisht, me rezultatin 3-0 u mbyll kjo ndeshje, që shton edhe tri pikë të tjera në llogarinë e mbretërorëve të madridit.

raul Gonzales: Faleminderit shalke!ndeshja Shalke-hertha Berlin krahas objektivit për champions League për vendasit ishte edhe një homazh për Raul Gonzalez që luajti ndeshjen e fundit para tifozëve, ndërsa vetë sulmuesi u shpreh se nuk do të harrojë kurrë 2 sezonet në “Veltins arena”. “Shënova në ndeshjen e fundit dhe të shikoja dashurinë e tifozëve gjatë këtyre 2 vjetëve ka qenë shumë speciale, nuk di si ta përshkruaj. Schalke 04 është një klub special që nuk do ta harroj kurrë. është shumë e rëndësishme për skuadrën që vitin tjetër do të luajë në champions League dhe për këtë jam krenar edhe unë që kam kontribuuar”. Sulmuesi spanjoll u tha gazetarëve se nuk mund të tregonte se ku do të luajë vitin tjetër, por theksoi se brenda dy javëve do të bëjë të ditur të ardhmen e tij.

La LiGa BunDesLiGa Ferguson: Nëse humbasim me sitin, atëherë lamtumirë titullit

PrEMIEr LIGa

Të shTUNëNeVeRTon – FULham 4-0SToKe SITI – aRSenaL 1-0SanDëRLenD – BoLTon 2-2SUonSI – ULVëRhemPTon 4-4UeST BRomUIÇ – aSTon VILa 0-0UIGan aTLeTIK – njUKaSTëLL 4-0noRUIÇ SITI – LIVeRPUL 0-3Të DIELëNÇeLSI – KUInS PaRK RejnXhëRS 6-1ToTenhem – BLeKBëRn RoVeRS 1-0Të hëNëNmanÇeSTeR SITI – manÇeSTeR jUnajTID 21:00

Menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, ka pranuar se në rast se ekipi i tij pëson humbje nga Man-çester Siti, atëherë titulli do të përfun-dojë në duart e rivalit të të “djajve”. “Nëse Siti fiton në derbi, ata do ta fitoj-në dhe titullin. Edhe pse ata duhet të lu-ajnë me Njukastëll, mendoj se ata kanë rastin ideal për të fituar titullin. Nëse ne fitojmë, atëherë jemi favoritë të mëd-henj. Edhe me një barazim do ta sigu-ronim titullin. Pa dyshime për këtë. Me dy ndeshje të mbetura, një në shtëpi dhe një në udhëtim, ne do të duhet të ishim të kënaqur me barazimin. Një gjë është e sigurt, nuk po shkojmë te Siti vetëm për t’u siguruar që të mos humbasim, por më shumë shkojmë për të fituar dhe për t’u hakmarrë për ndeshjen e parë të këtij sezoni”, është shprehur Ferguson për “Sunday Mirror.” Më pas numri një i stolit të “djajve” foli edhe për derbin që luhet nesër. Ai shprehet se djemtë e tij do të bëjnë që tifozët e Sitit të përjetojnë ditën më të keqe të jetës së tyre. “Kjo ndeshje do të thotë gjithçka për një ti-foz. Për të dyja tifozeritë, kur të shkojnë të martën në punë, do të jetë dita më e rëndësishme e jetës së tyre. Njerëzit

rriten për të vazhduar traditën e ba-ballarëve dhe gjyshërve të tyre. Nuk mund të dalësh nga tradita. Është në gjakun e mbështetësve të ekipit dhe unë e di që ata do të jepnin gjithçka që ta fito-nin derbin”, – tha skocezi. Fergusoni shtoi se kjo ndeshje do të sjellë shumë keqardhje për humbësin.

Çelsi, ortek golash QPr-sëÇelsi ka copëtuar rivalin lokal QPR,

me rezultatin 6-1, për t’iu afruar më shumë se kurrë kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Ishte kjo një ndeshje që përfundoi në pjesën e parë, pasi blutë u treguan të pa mëshirshëm në një sfidë e cila shënoi fillimin e epokës Torres, i cili realizoi tre gola tjerë pas golit në “Camp Nou”. Fillimisht Daniel Starrixh në minutën e parë zhbllokoi rezultatin, pa-ra se Xhon Terri të shënonte për 2-0 (13’). Më pas Torres shënoi dy gola (19’ dhe 25’) për 4-0 dhe rezultatin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Torres kompletoi tripletën (64’), para se edhe Florent Ma-luda të realizonte për 6-0 (80’). Golin e nderit për mysafirët nga “Loftus Road” e realizoi Xhibril Sise (84’) për 6-1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit. Me këtë fitore, Çelsi grumbullon 61 pikë në

sErIE aTë shTUNëNKajLIaRI – KIeVo 0-0PaLeRmo – KaTanIa 1-1Roma – naPoLI 2-2Të DIELëNBoLonja – Xhenoa 3-2aTaLanTa – FIoRenTIna 2-0InTeR – ÇeZena 2-1LeÇe – PaRma 1-2noVaRa – jUVenTUS 0-4SIena – mILan 1-4UDIneZe – LacIo 2-0

La LIGa

Të shTUNëNeSPanjoL – SPoRTInG GIjon 0-3GeTaFe – majoRKa 1-3LeVanTe – GRanaDa 3-1ReaL SocIeDaD – SaTanDeR 3-0VILaReaL – oSaSUna 1-1Të DIELëNReaL maDRID – SeVILja 3-0ZaRaGoZa – aTLeTIK BILBao 2-0maLaGa – VaLencIa 1-0ReaL BeTIS – aTLeTIKo maDRID 2-2

BUNDEsLIGa

Të shTUNëNBajeR LeVeRKUSen – hanoVeR 1-0BajeRn mYnIh – ShTUTGaRT 2-0FReIBURG – KëLn 4-1hamBURG – maInc 0-0hoFenheIm – nURenBeRG 2-3K’LaUTeRn – BoRUSIa DoRTmUnD 2-5mUnShenGLaDBah – aUGSBURG 0-0ShaLKe – heRTa BeRLIn 4-0VoLFSBURG – VeRDeR BRemen 3-1

21MAPOe hënë, 30 PRILL 2012www.maPo.aLMOTO GP

sport rENDITja E PërGjIThshME1) hoRGe LoRenZo Yamaha 452) KejSI SToneR honDa 413) DanIeL PeDRoSa honDa 364) KaL KRUTÇLoU Yamaha 265) anDRea DoVIcIoZo Yamaha 226) aLVaRo BaUTISTa FTR 197) nIKI hejDen DUcaTI 188) STeFan BRaDL honDa 179) VaLenTIno RoSI DUcaTI 1310) heKToR BaRBeRa DUcaTI 13

vendin e pestë dhe tri javë pa përfundu-ar sezoni, ka gjasa të mëdha që të para-kalojë Njukastëllin që ka 62 pikë në ven-din e katërt.

M.United- M.City 1-6

Novara – juventus 0-4

Page 22: Gazeta Mapo

4

7

6

4

9

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!Numra me 3 shifra:210, 271, 335, 342, 557, 563, 565, 597, 618, 698, 764, 777.Numra me 4 shifra:0263, 1000, 1714, 2223, 2567, 2855, 3599, 3923, 5214, 6108, 6501, 6854, 7512, 7778, 8270, 8541.Numra me 5 shifra:08185, 18316, 23256, 28045, 34525,

35273, 41521, 48541, 54142, 54634, 68578, 78485.Numra me 6 shifra: 002563, 143863, 201525, 263596, 371822, 457533, 507256, 515204, 567178, 585495, 623005, 623210, 631111, 658745, 685478, 686622.Numra me 7 shifra: 2102563, 5652831.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së shahut

Përg

jIgj

et N

r të

dje

Shëm

gjeN

I 10

Ndry

ShIm

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit _____:_____

Koha e mbarimit _____:_____

LUANI (23/VII-22/VIII)

ShIgjetArI (22/XI-21/XII)

dAShI (20/III-20/IV)

VIrgjereShA (23/VIII-22/IX)

BrICjAPI (22/XII-20/I)

demI (21/IV-20/V)

PeShOrjA (23/IX-22/X)

UjOrI (20/I-19/II)

BINjAKet (21/V-20/VI)

AKrePI (22/X-21/XII)

PeShQIt (20/II-19/III)

gAFOrre (21/VI-22/VII)

Venusi dhe disa planetë të tjere do e mbrojnë sot jetën tuaj në çift, por disa të tjerë mund të sjellin probleme. Nëse lidhja juaj është e fortë çdo gjë do shkojë mirë, nëse jo bëni kujdes! Beqarët do mundohen të kenë sa më shumë aventura sot.

marrëdhënia juaj me part-nerin do jetë më e mirë nëse ju nuk tregoheni aq autoritare sa më parë. Pa-ra se të merrni çdo lloj ven-dimi merrni njëherë men-dimin e atij që keni në krah. Për beqarët, planetët ka-në përgatitur një program me një takim të veçantë.

Nëse bashkëjetoni me dikë, një menaxhim i keq i financave të përbashkëta mund të sjellë probleme. ata që kanë vetëm një lid-hje do kenë një ditë të qën-drueshme. Për beqarët, do të kenë gjitha kushtet për të notuar qetësisht në detin e dashurisë.

Ju që jeni në çift do mer-reni edhe më shumë me jetën sentimentale. marsi do jua shtojë edhe më shumë dëshirën për të përjetuar momente të lumtura. shmangni ske-nat e xhelozisë. Beqarët gjatë kësaj dite do kenë një takim drithërues.

Dita e sotme do jetë e zymtë për çiftet. Do keni zënka, grindje, mbase ed-he ndonjë ndarje të mund-shme. mundohuni që për çdo dyshim që keni të flis-ni me partnerin. Pasioni i beqarëve do të rizgjohet sot falë një takimi me një person shumë të veçantë.

Xhelozia do i rrethojë gjatë gjithë kohës çiftet dhe për këtë duhet të treg-oheni mjaft vigjilentë. Në fakt pak xhelozi i jep lezet një lidhjeje, por kur ajo teprohet mund të sjellë probleme. Beqaret kësaj here do të mbështeten nga Venusi dhe Plutoni.

Dita e sotme do jetë shumë e mirë dhe e favorshme për të gjithë. Planetët do ju bëjnë s h u m ë j o s h ë s d h e s h a r m a n t ë . e d h e beqarët do kenë fat me shumicë. Lëreni veten të lirë dhe do e gjeni atë që keni kohë që e kërkoni.

marsi, Planeti i gjallërisë dhe dëshirave do ju japë edhe më shumë sharm. Lumturia dhe kënaqësia në çift do jetë e garantuar sot. Beqarët do e kenë më të lehtë të joshin dhe të g j e j n ë d a s h u r i n ë e shumëkërkuar. Bëjini sytë katër në çdo moment.

saturni dhe marsi do jua shtojnë pasionin në lid-hjen tuaj. Të gjitha këto do e bëjnë marrëdhënien tu-aj edhe më të bukur dhe të ngrohtë. ata që kohët e fundit kanë pasur prob-leme, do i zgjidhin. Beqa-rët sot nuk do kenë dëshirë të dashurojnë.

Kjo ditë do jetë shumë e favorshme për ju dhe në asnjë moment nuk do keni probleme. Do kujdeseni që lidhja juaj të jetë e fortë dhe e qëndrueshme. Dashuria për beqarët do jetë shumë e lehtë për t’u arritur, mjafton që ju ta dëshironi me gjithë zemër.

hOrOSKOPI I dItëS

horizoNtalisht:1. shkaku që të shtyn për të ndërmarrë një veprim. 5. Gdhendja e gurit. 11. mineral zakonisht pa ngjyrë, i përbërë nga kristale të ndritshme. 12. Ka edhe një pyetje të tillë. 17. Partia Legalitetit. 18. Lëkura që vesh, a mbulon diçka. 20. Kafshë që therret për nder të një Perëndie. 21. Librazhdi në makina. 23. Kafshë gjitare që jeton në det. 26. Pjesa më e mirë, pjesa me e zgjedhur. 27. Qytet i vendit tonë. 30. Zakone fetare. 31. ashtu ishte Paridi. 33. Përemër vetor. 34. ai që blen diçka. 36. mënyrë veprimi, që është ndjekur e është përsëritur vazhdimisht nga dikush. 38. Koha e caktuar, kur hahet ushqimi gjatë ditës. 41. Kryeqyteti i skocisë. 43. Pjesëz mohuese. 44. Lumë i vendit tonë. 46. Organizatë revolucionare. 47. funks-dion trigonometrik. 48. shumë të hollash që jepen si paradhënie për blerjen e diçkaje. 49. simboli kimik i radiumit.

Vertikalisht:1. element kimik me simbol hg. 2. shkronjat në televizor. 3. Lëndë që përdoret për të lyer zakonisht sendet prej metali. 4. Njeri që të do të mirën. 5. skaji i sipërm i shpatullave. 6. ashtu bëjnë bimët po i le në një mjedis të mbyllur. 7. flori. 8. Liceu pa të forta. 9. Pje-sa e sipërme e shputës së këmbës. 10. Përemër vetor. 13. ent ush-qimor. 14. send, mjet. 15. mëria, zemërimi. 16. Deda, këngëtar. 18. figurë e mitologjisë, që përfytyrohej si një qenie nga mesi e sipër si burrë e nga mesi e poshtë si kalë. 19. Pjesëz mohuese. 22. Vjer-sha të sajuara aty për aty. 24. alumini në kimi. 25. Lezha në maki-na. 29. Partia agrare. 29. Besim, fe. 32. Lojë enigmatike. 33. Gradë në ushtri. 35. skuadër futbolli franceze. 36. Përgatitja ushtarake që bëhej dikur. 37. Kruja në makina. 39. Përemër vetor. 40. Nën-produkt qumështi. 42. Dëshiroj, ose... 45. skuadër ushtarake.

Fjalëkryqi klasikfjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XViii dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

11

12 13 14 15 16 17 18 19

20 21 22 23 24 25

26 27 28 29

30 31 32 33

34 35 36 37

38 39 40 41 42

44 43 44 45 46

47 48 49

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

8 1 9 2

7

9 3 6 7

7 1

3 8 1 7 4

9 2

5 4 2 8

6

9 7 4 8 2 6

9 4 8 6

1 9

3 2 9

9 2 5

7 4 2 3

1 2 8

2 3 1

5 3

7 4 2 5

K O L O N I Z I M I K O M E T A

O I F B L E G T O R M O

J E Z E R C A T K A V A J A

O M A N R R E S H T A N E S

T S P I K E R H E J C T

A D R I A T I K S J U B I L E

H H O V M O D E L L E P U R

L A V E R I R I D E I I O

I M E E L D A R K A M A I

S O R R A M I Z A P R I N D

1 2 6 3 5 9 8 7 8 4 8 5 4

1 2 0 1 2 3 2 5 6 5 9 8 6

5 4 8 5 4 7 5 1 2 0 2 6 3

5 2 9 8 7 4 8 5 1 5 2 1 0

2 3 6 3 2 5 9 6 8 5 7 8 4

1 1 1 1 1 2 5 6 6 3 2 0 1

5 2 6 3 2 0 2 3 6 9 9 9 8

7 8 4 5 1 0 1 5 2 6 3 2 9

3 2 1 9 7 8 4 3 7 8 1 0 8

2 1 9 9 3 6 2 0 1 6 4 5 7

8 5 4 1 2 4 5 2 8 6 5 2 3

2 5 9 6 8 5 1 1 4 5 8 7 2

1 4 5 7 8 9 6 5 2 1 4 7 3

SAmSUNg ShItI më ShUmë SmArtPhONe Se APPLeLajme të mira për samsungun korean – sipas analizës së strategy analytics, samsung prej së voni është bërë prodhuesi më i madh botërorë i smartophonëve. Kështu nga tërë tregu sipas këtij burimi samsungut i takon 31%, respektivisht 44.5 milion pajisje të shitura, derisa apple 24% me 35.1 milion smartphone të shitur. sipas shkrimit për këtë rritje meritat më të mëdha i kanë modelet Galaxy të samsung: Note, sii dhe Galaxy Y. Në tërësi tani samsung dhe apple së bashku shesin më shumë se gjysmën e të gjithë smartphoneve të botës, respektivisht kjo dyshe është më e fortë se të gjithë të tjerët së bashku.

meksikania Karla Vanessa Perez, e cila ka marrë nofkën ‘Nuevamom’ është duke pritur nëntë fëmijë – gjashtë vajza dhe tre djem. Perez ia ka konfirmuar lajmin agjencisë meksikane të lajmeve Notimex. “Është shumë herët të mendoj për emrat e foshnjave... së pari shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, ka deklaruar ajo. Kjo do të thotë se ‘Nuevamom’ do të thyejë rekordin e Nadya suleman (Octomom), e cila në vitin 2009 në shBa ka lindur tetë fëmijë. Karla pritet të lindë pas një muaji, megjithatë portale të ndryshme kanë ngritur dyshimin se ajo mund të mashtrojë.

MAPO22 e hËNË 30 PriLL 2012www.maPO.aL

Dielli do ndikojë mjaft në lidhjen tuaj dhe do e bëjë atë më harmonike se më parë. Partneri do ju përkëdhelë dhe do ju mbështesë. Thuajini ed-he ju sa shumë e doni! Nëse zemra juaj është e lirë, Dielli mund të zgjojë dëshirat për aventura.

Në disa momente do duket se marrëdhënia juaj është e fortë dhe mund të përballojë çdo gjë, ndërsa në disa të tjera mund të lin-din edhe probleme për gjëra të kota. Beqarët do jenë shumë të hapur dhe do futen lehtë në komuni-kim me të tjerët.

ëShtë ShtAtzëNë dhe Pret... NëNtë FëmIjë

Page 23: Gazeta Mapo

MAPO 23E hënë, 30 prill 2012www.mapo.alfaqja e funditprofil&retro SOt

lindja dhe vdekja e adolf hitlerit janë të dyja në muajin prill, mes këtyre datave ai u shndërrua në një nga diktatorët më mizorë të historisë, ndërsa përfshiu botën në luftën më të ashpër dhe më me shumë viktima të bërë ndonjëherë dhe ngriti në këmbë një sistem të tërë kampesh shfarosjeje mbi baza racore. ai u lind më 20 prill 1889, në Braunau mbi inn në austri, në afërsi të kufirit me gjermaninë, dhe vdiq më 30 prill 1945 në Berlin, kur trupat ruse sapo kishin kapërcyer kufijtë e qytetit, që do të thoshte se ai e kishte humbur luftën për të sunduar botën. adolf hitler, lideri i nazizmit, bëri vetëvrasje së bashku me të shoqen Eva Braun. adolf hitler, biri i alois hitler e Klara pölzl, u lind në orën 18:30 të 20 prillit 1889, në fshatin e vogël austriak

Braunau am inn, fare pranë kufirit gjerman. linja familjare e të atit, dhe më vonë e vetë adolf hitlerit, ka qenë pak a shumë e degjeneruar. Klara pölzl ishte mbesa e xhaxhait të aloisit, ndërsa adolf hitleri 39-vjeçar u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Dinasti kjo, që më se një herë kalon tangent me incestin. Vdekja e të atit e tronditi thellë, por ajo i solli adolfit edhe lirinë e plotë si kryefamiljar. adolfin e tërhiqte historia. teksa shfletonte përmes luftërave të gjermanisë, ai shikonte kudo triumf e lavdi, ndjenja këto që rridhnin nga nacionalizmi i verbër që kishte mbirë tashmë në mendjen e tij. në vitet e rinisë u përpoq, por pa sukses, të bëhej piktor. në vitin 1919, në moshën 30-vjeçare u

përfshi në partinë e vogël të djathtë të munihut, që shpejt pas kësaj u quajt partia nacionalsocialiste e punëtorëve gjermanë (partia naZiStE). pas dy vjetësh u bë udhëheqësi i saj (Fyhrer). nën udhëheqjen e hitlerit, kjo parti u forcua shpejt dhe në nëntorin e vitit 1923 u përpoq të përmbyste pushtetin. Kjo ngjarje njihet në histori si “puçi i mynihut”. pas dështimit të këtij puçi, hitleri u nxor para gjyqit dhe u dënua me burg, por pas një viti u lirua. në janarin e vitit 1933, hitleri u zgjodh Kancelari i gjermanisë. Duke shfrytëzuar aparatin shtetëror për të mposhtur çdo kundërshtar, hitleri vendosi shumë shpejt diktaturën. ai e drejtoi gjermaninë drejt pushtimeve të vendeve të tjera, gjë që solli luftën e Dytë Botërore.

30 prill 1945

MAPOGAZETA

[email protected] cel: 068 20 55 [email protected] cEL: 068 20 55 477

Themelues: Henri çILI kryeredaktor: Arion SULo. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BoGdANI. Politika: Nevila PëRNdoj, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HoxHA, Sabina VEIZAj. Sociale: jonida TASHI. Kultura: Aida TUcI. Sporti: jeton SELImI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEjI, mark mARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASjARI. Rubrikat: Prof. dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. dr. Adrian cIVIcI. Karikatura: Bujar KAPExHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir dRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

U vetëvra në bunkerin e tij Adolf Hitler

ishte mesi i viteve ‘90-të, kur Helga Theodhori vendosi që ta kërkonte lumturinë jashtë Shqipërisë. Vendi asokohe ishte në ethet e biznesit, për artin e kulturën mendohej shumë pak, në rrethe jo e jo: “Më mungonte një lloj ‘civilizimi’, jo në kuptimin e njerëzve që vishen mirë e kanë mjete qarkullimi, por më mungonte jeta artistike, muzetë, kultura, koncertet”.

Në punë gjermane, në shtëpi shqiptareHelga THeodHori“Sa kam ndryshuar? Besoj që edhe pa vetëdijen time, Gjermania mund të më ketë ndryshuar. Që të jesh e lumtur e t’i thuash vetes që ato dëshi-ra që kisha më janë plotësuar, duhet të ndryshosh, duhet të përshtatesh në atë vend që do vesh”, - thotë Hel-ga Theodhori. 40-vjeçarja trupvogël, me flokët e gjatë e të mbledhur bisht, dhe sytë kafe që i vezullojnë mes tu-aletit të lehtë femëror, ka marrë sot leje nga koleget e punës për të qën-druar një gjysmë ore më gjatë në pushimin e drekës.

Ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë për pikturë, por profesioni i saj ka kohë që ka dalë në plan të dytë. Tani ajo restauron mas-ka afrikane e sëndukë të vjetër gjer-manë apo objekte të tjera nga e gjithë bota; për pikturën abstrakte mbetet kohë vetëm pas pune. Nëse mbetet kohë, sepse puna në Gjermani është ndryshe nga ajo në Shqipëri: E Hel-ga Theodhori i njeh të dyja: Ajo ishte restauruese në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, kur i erdhi shansi për të ardhur në Gjermani si restauratore mysafire në Muzeun Etnografik të Munihut.

Ishte mesi i viteve ‘90-të, kur Hel-ga Theodhori vendosi që ta kërkon-te lumturinë jashtë Shqipërisë. Ven-di asokohe ishte në ethet e biznesit, për artin e kulturën mendohej shumë pak, në rrethe jo e jo: “Më mungonte një lloj ‘civilizimi’, jo në kuptimin e njerëzve që vishen mirë e kanë mjete qarkullimi, por më mungonte jeta artistike, muzetë, kul-tura, koncertet”.

Aq më i madh ishte gëzimi saj kur mësoi se do të asistonte në një vizitë të drejtorit të atëhershëm të Muzeut Etnografik të Munihut. Ai donte të hapte një ekspozitë me objekte të ar-tit shqiptar nga shekulli XII deri në shekullin XIX, dhe për këtë kërkon-te edhe objekte nga muzeu i Korçës. Nuk ishte vetëm emri i saj me pre-jardhje gjermane, që e bënte ta ndjente veten të afërt me Gjermani-në: “Im atë kishte studiuar në Lajp-cig në vitet ‘50-të për dentist dhe më kishte folur shumë për këtë vend”, - rrëfen ajo. Helga shfrytëzon shan-sin dhe arrin ta fitojë simpatinë e mysafirit gjerman brenda një kohe

të shkurtër.Kur në vitin 2000 filloi ndërtimi i

ekspozitës në Mynih, Helga Theod-hori ishte në listën e delegacionit shqiptar. Kjo vizitë e shkurtër u shndërrua në një kontratë njëvjeçare për restaurimin e ikonave shqiptare në Muzeun Etnografik të Munihut. Se ç’mund ta priste gjatë këtij viti pune në Gjermani ajo e dinte, nga rrëfimet e të atit: “Unë jam rritur që në fillim me shpjegime se çfarë është mentaliteti gjerman, si edukohen fëmijët në Gjermani, se sa të lartë e kanë disiplinën e punës. E dija që kë-tu jeta personale ndahet me rigoro-zitet nga ajo private”, - rrëfen Helga Theodhori.

Sado e përgatitur shpirtërisht, kjo ndarje kaq rigoroze mes privates dhe profesionit ishte sfida më e madhe e ambientimit në Gjermani. “Kush i përzien ato me njëra-tjetrën nuk merret seriozisht. Por ne shqiptarët jemi më njerëzorë, më të gatshëm për të ndihmuar, më të dashur, më të qe-shur, në Gjermani këto shihen si

mungesë personaliteti”.Helga Theodhori punon tashmë

që prej 11 vjetësh në muze. Kontrata e punës ndërkohë është e përher-shme dhe ajo e ka kuptuar se kjo ndarje në radhë të parë ka të bëjë me natyrën e punës. “Çdo shqiptar që punon në Gjermani, e di që nuk është e njëjta mënyrë të punuari, as për nga orët, e as për nga volumi. Kë-tu duhet një përqendrim shumë më i madh, prandaj edhe njerëzve s’u mbetet tjetër veçse të përqendrohen tek puna, për sa kohë që janë në pu-në. Kjo sjell edhe një lloj distance midis njerëzve”.

Kjo distancë nuk i pëlqen Helga Theodhorit. Prandaj edhe ajo e ka gjetur zgjidhjen: “Në punë unë jam gjermane, në shtëpi shqiptare”, - thotë ajo. Në vitin 2009, Helga u mar-tua me një shqiptar, të cilin e njihte që nga koha e studimeve në Institu-tin e Arteve. “Ne në shtëpi flasim shqip, gatuajmë shqip, kohën e lirë e kalojmë me shqiptarë. Kështu kompensoj atë nostalgji që kam për

Shqipërinë”, - tregon ajo.Kur hedh vështrimin pas, në

dekadën gjermane të jetës së saj, sheh që e ka realizuar ëndrrën e vet. Dhe vetvetiu, në këtë rrugë ajo është bërë më “gjermane”. Këtë e vëren kur shkon në Shqipëri e bezdiset nga fakti që puna atje nuk merret se-riozisht: “Nuk e di se si mund të vejë ai vend në atë nivel që pretendon, duke thënë që edhe ne do jemi si gjithë Europa, ndërkohë që Europa, e para gjë që ka për të vajtur atje ku ka synuar ka qenë puna”, - shprehet Helga.

Ç’do të ndodhte me të po të kishte mbetur në Shqipëri? “Do të përqen-drohesha më shumë në profesionin tim të parë, tek piktura”, - shton ajo. “Deri tani nuk kam pasur shumë ko-hë. Vetëm një ekspozitë kam hapur në Itali. Po përpiqem të hap së shpe-jti edhe një në Gjermani”, - thotë dhe sheh orën. Ka ardhur koha t’u kthe-het skulpturave afrikane, që dy ditë më parë i pat sjellë nga Parisi.

nga anila Shuka/ dW

Page 24: Gazeta Mapo