forma standarde e agro-kontratËs pËr transportin, … · dy ditë pune para transportit të...

21
PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM Shtator, 2013 Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes së popullit amerikan, përmes Agjencise për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 1 -

Upload: others

Post on 13-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

Shtator, 2013 Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes së popullit amerikan, përmes Agjencise për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 1 -

Page 2: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE

UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM HEQJE E PËRGJEGJËSISË Përmbajtja e këtij raporti është vetëm përgjegjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të fotokopjohet apo të incizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 2 -

Page 3: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

Tabela e Përmbajtjes FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM ........................................................................... - 4 - I. FORMULARI STANDARD ............................................................................................................. - 4 - Neni 1 - Palët ................................................................................................................................ - 6 - Neni 2 - Objekti i Kontratës ........................................................................................................... - 6 - Neni 3 - Koha e Transportit ........................................................................................................... - 6 - Neni 4 - Të Drejtat dhe Obligimet e Dërguesit ............................................................................... - 6 - Neni 5 - Të Drejtat dhe Obligimet e Transportuesit ....................................................................... - 7 - Neni 6 - Fletëngarkesa .................................................................................................................. - 7 - Neni 7 - Pagesa ............................................................................................................................. - 8 - Neni 8 - Forca Madhore ................................................................................................................ - 8 - Neni 9 - Ndërprerja e Kontratës .................................................................................................... - 8 - Neni 10 - Dëmet ........................................................................................................................... - 8 - Neni 11 - Ligi i Aplikueshëm .......................................................................................................... - 9 - Neni 12 - Zgjidhja e Kontesteve ..................................................................................................... - 9 - Neni 13 - Deklaratat dhe Garancitë ............................................................................................... - 9 - Neni 14 - Konfidencialiteti / Ruajtja e fshehtësive ......................................................................... - 9 - Neni 15 - Të përgjithshme ............................................................................................................. - 9 - PJESA II. KOMENTARI JURIDIK ...................................................................................................... - 11 - 2. Objekti i Kontratës .................................................................................................................. - 11 - 3. Koha e Transportit .................................................................................................................. - 11 - 4. Të Drejtat dhe Obligimet e Dërguesit ...................................................................................... - 11 - 5. Të Drejtat dhe Obligimet e Transportuesit .............................................................................. - 12 - 6. Fletëngarkesa ......................................................................................................................... - 13 - 7. Pagesa .................................................................................................................................... - 13 - 8. Forca Madhore ....................................................................................................................... - 13 - 9. Ndërprerja e Kontratës ........................................................................................................... - 14 - 10. Dëmet dhe Dëmshpërblimi ................................................................................................... - 14 - 11. Ligi i Aplikueshëm ................................................................................................................. - 14 - 12. Zgjidhja e Kontesteve ............................................................................................................ - 15 - 13. Deklaratat dhe Garancitë ...................................................................................................... - 15 - 14. Konfidencialiteti/Ruajtja e fshehtësive .................................................................................. - 15 - 15. Të përgjithshme .................................................................................................................... - 15 - 16. Hyrja në Fuqi dhe Kopjet e Kontratës .................................................................................... - 16 - PJESA III: UDHËZIME PËR SHFRYTËZUESIN ................................................................................... - 17 - Palët dhe informatat e tyre personale ........................................................................................ - 17 - Objekti i Kontratës ...................................................................................................................... - 17 - Detyrimet e Dërguesit ................................................................................................................ - 17 - Detyrimet e Transportuesit ......................................................................................................... - 18 - Pagesa ........................................................................................................................................ - 18 - Forca Madhore (Vis Major) ......................................................................................................... - 19 - Ndërprerja e Kontratës ............................................................................................................... - 19 - Dëmet ........................................................................................................................................ - 19 - Ligi i Aplikueshëm ....................................................................................................................... - 20 - Zgjidhja e Kontesteve ................................................................................................................. - 20 - Deklaratat dhe Garancitë ............................................................................................................ - 20 - Të përgjithshme.......................................................................................................................... - 21 -

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 3 -

Page 4: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

DATA: PALËT: 1. Dërguesi: 2. Transportuesi:

I. FORMULARI STANDARD Ky formular duhet të plotësohet me hollësi, dhe lexohet në lidhje me Kushtet e Përgjithshme të Kontratës. Shënime udhëzuese janë dhënë së bashku me Kushtet e Përgjithshme të Kontratës. Dokumente shtesë mund të jenë pjesë e Kontratës, të cilat janë shënuar në tabelën më poshtë. Nëse dokumente shtesë janë shtuar, ato duhet të jenë të listuar-a më poshtë, të iniciuar nga palët, dhe të bashkangjitura direkt në këtë formularë.

Numri i Dispozitës Shtoni detaje nëse nevojiten

Detajet Kontaktuese (të

përfshira për qëllim të lajmërimeve)

1

Dërguesi Emri dhe mbiemri:

1 Adresa:

Numri i letërnjoftimit:

1

Numri i biznesit:

Numri i telefonit:

Emaili:

1

Numri i xhirollogarisë bankare:

1

Transportuesi Emri dhe mbiemri:

1 Adresa:

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 4 -

Page 5: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

Numri i letërnjoftimit:

1 Numri i biznesit:

Numri i telefonit:

Emaili:

1 Numri i xhirollogarisë bankare:

2.1 Detajet e mallit

Malli:

2.1 Tipi/lloji:

2.1 Sasia (ton/kg)

5 Data e pranimit të mallit për

transport:

4.2

Detajet e dorëzimit

Emri i pranuesit të mallit:

4.2 Vendi:

4.2 Adresa:

3.1 & 3.2 Data:

3.4

Detajet e dërgesës

Vendi:

3.4 Data:

Data e hyrjes në fuqi të kontratës:

Data e skadimit të kontratës:

12 (1 & 2)

Institucioni i Ndërmjetësimit/Arbitrazhit që

do të përdoret në rast të kontestit:1

Oda Ekonomike e Kosovës ose Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (specifikoni njërën)

1 Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën 3: Udhëzime për përdorimin e formës standarde.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 5 -

Page 6: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

Neni 1 - Palët E nënshkruar me ___________ nga dhe ndërmjet: _______________________ (emri i kompanisë) në cilësinë e “Dërguesit”, nga ____________ me adresë _______________, numër të biznesit ______________, numri i xhirollogarisë bankare _______________ në Bankën______________ , i përfaqësuar nga ________________ ; dhe ______________________(emri i kompanisë transportuese) në cilësinë e “Transportuesit” nga ___________ me adresë _______________, numër të biznesit ____________, numër të xhirollogarisë _________________ në Bankën_________________ i përfaqësuar nga ______________.

Neni 2 - Objekti i Kontratës 1. Dërguesi kërkon shërbime të transportit të mallrave, duke përfshirë përdorimin e transportuesve të motorizuar, për transportim të _______________ton/kg të ______________ deri tek__________________(emri i pranuesit të mallrave) me adresë ___________________, në mënyrë që të përmbushen nevojat e tij të veçanta si dhe nevojat e veçanta të blerësit/klientit të tij. 2. Transportuesi është përfshirë si palë e tretë e cila ofron shërbime logjistike dhe është pjesëmarrës në punën e aranzhimit dhe ofrimit të transportit të mallrave të cekura në paragrafin paraprak të këtij neni, për një kompensim në shumë prej _____________ Euro për ton/kg/km, dhe është pajtuar t’i ofroj shërbime të tilla Dërguesit sipas kushteve të parapara më tutje me këtë kontratë.

Neni 3 - Koha e Transportit 1. Për transport brenda-kufitar, Transportuesi është i detyruar të ngarkon mallrat në vendin e biznesit/depon e Dërguesit me _____________(data), dhe t’i transportoj ato tek Pranuesi Brenda ditës. 2. Për transport ndërshtetëror, Transportuesi është i obliguar të transporton mallrat deri tek Pranuesi Brenda ______________ ditëve.

Neni 4 - Të Drejtat dhe Obligimet e Dërguesit 1. Dërguesi është i obliguar ta njofton Transportuesin për llojin e ngarkesës dhe sasinë e saj së paku dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i obliguar) njoftimin me afat më të shkurtër. 2. Dërguesi duhet ta njoftoj Transportuesin lidhur me emrin dhe adresën e Pranuesit, emrin dhe adresën e Dërguesit, si dhe për të gjitha detajet tjera për të cilat Transportuesi ka nevojë për të qenë i aftë ta kryej detyrimin e tij pa vonesë dhe pengesë. 3. Nëse ngarkesa kërkon kushte të veçanta të Transportimit, Dërguesi duhet ta njofton me kohë Transportuesin për këtë kërkesë, në mënyrë që Transportuesi të veproj në mënyrë të përshtatshme. 4. Në rast se Dërguesi dështon ta informon Transportuesin me informatat e parashikuara në paragrafët 1 deri 3 të këtij Neni, ose jep informata të gabueshme, Dërguesi do të jetë përgjegjës për dëmet e shkaktuara në këtë rast.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 6 -

Page 7: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

5. Dërguesi është i detyruar t’i paketon mallrat në mënyrë të zakonshme të paketimit të mallrave të tilla, ashtu që nuk do të shkaktohen dëme, dhe se siguria e njerëzve dhe mallrave nuk do të jetë e rrezikuar. 6. Dërguesi ka të drejtë të sistemon ngarkesën dhe ta ndryshon porosinë e paraparë me kontratë. 7. Dërguesi mund ta urdhëron Transportuesin të ndalon transportin e mëtejmë të ngarkesës, ta kthej mbrapa, ta transporton tek një Pranues tjetër ose ta dërgoj në ndonjë vend tjetër. 8. E drejta e Dërguesit për ndryshim të porosisë do të skadon kur ngarkesa arrin destinacionin, kur Transportuesi t’i dorëzon Pranuesit fletëngarkesën, kur Transportuesi kërkon që Pranuesi ta pranoj ngarkesën, ose kur Pranuesi kërkon dorëzimin e ngarkesës. 9. Kjo kontratë nuk është ekskluzive, dhe Dërguesi mbanë të drejtën të lidhë kontrata tjera me transportues tjerë.

Neni 5 - Të Drejtat dhe Obligimet e Transportuesit 1. Transportuesi duhet të konfirmoj sa më shpejtë që është e mundur pranimin e udhëzimeve për transport dhe do ta njofton Dërguesin se a do të jetë në gjendje ta përmbushë udhëzimin dhe ta respekton datën e dorëzimit. 2. Nëse për ndonjë arsye Transportuesi parasheh se nuk do të mund ta përmbushë udhëzimin për transport, për shembull nëse Dërguesi vendos kërkesa shtesë të cilat nuk mund të përmbushen për arsye të ndryshme, Transportuesi duhet ta njoftoj Dërguesin në mënyrë që Dërguesi të ketë mundësi të bëjë aranzhime tjera. 3. Transportuesi duhet të siguroj se të gjitha mjetet transportuese janë në formë të mirë të punës, të pastra, dhe në pajtim me kërkesat e sigurisë dhe kërkesat ligjore, sepse, Dërguesi mund të refuzoj të ngarkoj mallin e tij, si dhe ta konsideroj shkelje materiale të kontratës, nëse mjetet transportuese nuk janë të afta për rrugë, të dëmtuara, të përlyera me pluhur, baltë ose me papastërti tjera. 4. Transportuesi pajtohet të mos transportoj mallrat të rrezikshme së bashku me mallrat e Dërguesit. 5. Transportuesi është i detyruar t’i tërheqë vëmendjen Dërguesit për çfarëdo mungese të dukshme në paketim; përndryshe, Transportuesi do të jetë përgjegjës për dëmet që do i shkaktohen ngarkesës në këtë rast. 6. Transportuesi është i detyruar ta refuzoj ngarkesën nëse mangësitë në paketim janë të tilla që mund të rrezikojnë sigurinë e njerëzve apo pronës ose mund të iu shkaktojnë dëm tjetër. 7. Transportuesi merr për detyrë ta kryej transportin në rrugën/linjën që më së miri i shërben interesave të Dërguesit. Gjithashtu, Transportuesi do të siguroj se ngarkesa është e siguruar nga elementet klimatike, pluhuri, balta, vaji ose papastërtitë tjera gjatë transportit, si dhe se makinat transportuese dhe mallrat janë të sigurta. 8. Transportuesi do ta njofton Dërguesin lidhur me çdo rrethanë që mund të ndikoj në transport, dhe do të veproj sipas këshillave të Dërguesit, përveç nëse këshillat e tilla do të rrezikon njerëz ose pronë. 9. Në rast se nuk është e mundur të priten këshillat e parapara në paragrafin 8 të këtij Neni, Transportuesi duhet të veproj sikur të ishte në pozitën e ekonomistit të mirë, dhe duhet ta njofton Dërguesin për një gjë të tillë. 10. Transportuesi ka të drejtë në kompensim të shpenzimeve të pësuara nga pengesat e paraqitura pa fajin e Transportuesit. 11. Në rast të humbjes së ngarkesës, Transportuesi është i detyruar që përveç dëmeve, të kompensoj edhe pagesën e transportit palës e cila e ka bërë pagesën. 12. Transportuesi do të jetë përgjegjës për dëmet e pësuara për shkak të vonesës, përveç nëse vonesa është pasojë e ndonjë fakti që përjashton përgjegjësinë e Transportuesit për humbje apo dëmtim të mallrave. Transportuesi është gjithashtu përgjegjës për personat që punojnë me urdhër të Transportuesit gjatë transportit.

Neni 6 - Fletëngarkesa 1. Palët pajtohen të përpilojnë fletëngarkesën e mallrave për ngarkesën e dhënë për transport.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 7 -

Page 8: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

2. Fletëngarkesa duhet të përmbajë emrat dhe adresat e Dërguesit dhe Transportuesit, përmbajtjen dhe sasinë e ngarkesës, origjinën e mallrave, destinacionin, shumen për pagesë të transportit, si dhe datën dhe vendin e lëshimit të fletëngarkesës.

Neni 7 - Pagesa 1. Gjatë lidhjes së kontratës së shitjes, Shitësi dhe Blerësi i mallrave duhet të pajtohen se kush do t’i paguaj shpenzimet e transportit të mallrave. 2. Kjo marrëveshje duhet të reflektohet edhe në fletëngarkesë.

Neni 8 - Forca Madhore Asnjë palë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmet ose të ketë të drejtë të anuloj këtë kontratë për çfarëdo vonesë ose mos-përmbushje, nëse vonesa ose mos-përmbushja janë shkaktuar nga rrethanat përtej kontrollit të tij/saj duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në veprat e Zotit, ndalesat Qeveritare (duke përfshirë refuzim ose anulim të lejes së eksportit ose të ndonjë leje tjetër), luftërat,kryengritjet, fatkeqësitë natyrore, dhe/ose ndonjë shkak tjetër përtej kontrollit të arsyeshëm të palës, përmbushja e detyrimeve të së cilës është prekur.

Neni 9 - Ndërprerja e Kontratës 1. Cilido, Dërguesi ose Transportuesi mund ta ndërprenë këtë kontratë duke dërguar njoftimin me shkrim palës tjetër në afat prej 30 ditësh: - nëse njëra palë dështon në përmbushjen e detyrimeve të veta - për shkak të insolvencës së njërës prej palëve - për shkelje materiale të kontratës - në diskrecion të Dërguesit. 2. Në rast të shkëputjes së kontratës në diskrecion të Dërguesit, kontrata mund të ndërpritet për një pjesë të shërbimeve apo për të gjitha shërbimet. Njoftimi që Dërguesi i dërgon Transportuesit për shkëputje të kontratës duhet të përmbajë informatën së për cilen pjesë të kontratës bëhet ndërprerja. 3. Nëse vjen deri te ndërprerja e kontratës sipas paragrafit 2 të këtij Neni, Dërguesi duhet ta bëjë pagesën për shërbimet e ofruara deri në ndërprerje të kontratës. Transportuesi do të mundohet t’i anuloj shërbimet e aranzhuar-a me sa më pak dëme ndaj Dërguesit.

Neni 10 - Dëmet 1. Secila palë në këtë kontratë mund të kërkoj dëmshpërblim nga pala tjetër për shkelje të çfarëdo natyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmshpërblimi për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë të barabartë me humbjen, duke përfshirë fitimin e munguar, të pasuar nga pala tjetër si pasojë e shkeljes. Dëmshpërblimi i tillë nuk duhet të tejkalojnë humbjen, të cilën pala shkelëse parashikoi ose duhej të parashikonte në kohen e lidhjes së kontratës, duke marrë parasysh faktet dhe çështjet për të cilat ai kishte dijeni që atëherë ose duhej të kishte dijeni, si një pasojë e mundshme e shkeljes së kontratës. 3. Në rast se vjen deri tek dëmtimi, mungesa ose derdhja e mallrave, secila palë detyrohet ta njofton palën tjetër për atë që ka ndodhë, pa marrë parasysh kohen kur ka ndodhur.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 8 -

Page 9: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

4. Nëse dëmtimi, mungesa apo derdhja e mallrave vjen si pasojë e veprimit apo mosveprimit të Transportuesit apo personave të nënkontraktuar nga ai, përgjegjësia për dëmshpërblim mbetet tek Transportuesi.

Neni 11 - Ligi i Aplikueshëm Kjo kontratë i nënshtrohet dhe do të udhëhiqet nga ligji i aplikueshëm në Republikën e Kosovës.

Neni 12 - Zgjidhja e Kontesteve 1. Ndërmjetësimi Lidhur me cilën do mosmarrëveshje, kontrovers ose pretendim që dalin nga apo janë në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri, palët do të tentojnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen me ndërmjetësim para se të përdorin mundësinë e arbitrazhit. Ndërmjetësimi do të administrohet në kuadër të Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e ndërmjetësimit të Kosovës. Numri i ndërmjetësuesve do të jetë një (1). Vendi i ndërmjetësimit do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha që do të përdoret gjatë ndërmjetësimit do të jetë ____________ (gjuha). 2. Arbitrazhi 2 Në rast se ndërmjetësimi nuk do të ketë sukses në zgjidhjen e kontestit, palët pajtohen të paraqesin kontestin e tyre për arbitrazh përfundimtarë në Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Kosovës. Numri i arbitrave do të jetë një (1). Vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha që do të përdoret gjatë arbitrazhit do të jetë ____________ (gjuha).

Neni 13 - Deklaratat dhe Garancitë Palët deklarojnë dhe garantojnë se: 1. Kanë të gjitha fuqitë dhe autoritetin për të lidhur këtë kontratë. 2. Kjo kontratë paraqet detyrim të vlefshëm dhe ligjërisht të detyrueshëm i cili është i zbatueshëm në pajtime me kushtet e veta.

Neni 14 - Konfidencialiteti / Ruajtja e fshehtësive Palët pajtohen të ruajnë fshehtësinë e kushteve të kësaj kontrate, informatat e shitjes dhe ato të klientëve, dhe të mos ia shpalosin askujt detajet e çështjeve të lartpërmendura, përveç nëse kjo kërkohet me ligj ose me urdhër të gjykatës.

Neni 15 - Të përgjithshme 1. Kjo kontratë është lidhur dhe ekzekutuar në gjuhën _________________. Çdo përkthim në ndonjë gjuhë tjetër do të shërbej vetëm për çështje informative.

2 Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën 3: Udhëzime për përdorimin e formës standarde.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 9 -

Page 10: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

2. Të gjitha njoftimet lidhur me këtë kontratë duhet të jenë në të shkruar dhe t’i dërgohen palës me anë të postes, telegramit, faksit, email-it ose korrierit. 3. Kjo kontratë përmban të gjithë marrëveshjen e palëve, parasheh shpërndarjen e rrezikut, dhe paraqet deklaraten komplete dhe ekskluzive të kushteve të marrëveshjes së palëve të referuara në kontratë. Të gjitha veprimet e mëparshme duke përfshirë negociatat, punët, dhe marrëveshjet gojore apo të shkruara, shfuqizohen me këtë kontratë. 4. Asnjë ndryshim, modifikim, shpjegim ose shtesë përkitazi më dispozitat e kësaj kontrate nuk do të jenë të vlefshme, nëse nuk janë të shkruara dhe të nënshkruara nga të dyja palët. 5. Asnjë palë e tretë nuk do të ketë ndonjë të drejtë ose të drejtë të zbatoj ndonjë të drejtë që del nga kjo kontratë pa pajtimin paraprak të palëve. 6. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj kontrate to të jetë e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme nga ana e arbitrit, dispozitat tjera do të mbesin në fuqi dhe me efekt të plotë. 7. Të dyja palët pajtohen të japin informata të nevojshme të arsyeshme në rrethana të caktuara për të mundësuar përmbushjen e shërbimeve sipas kësaj kontrate, siç është dhënia e menjëhershme e informatave të kërkuara nga dogana, policia apo autoritetet tjera publike. Neni 16 - Hyrja në Fuqi dhe Kopjet e Kontratës 1. Kjo kontratë është përpiluar në katër (4) kopje identike, dhe secila kopje ka fuqinë e origjinalit. Secila palë do t’i mbajë nga dy (2) kopje. 2. Kjo kontratë hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga palët ose personat e autorizuar të palëve. Kjo kontratë skadon me ____________. __________________ (vendi) (data) NË EMËR TË DËRGUESIT: NË EMËR TË TRANSPORTUESIT: _______________________ ___________________________

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 10 -

Page 11: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

PJESA II. KOMENTARI JURIDIK

2. Objekti i Kontratës 2.1. Dërguesi kërkon shërbime të transportit të mallrave, duke përfshirë përdorimin e transportuesve të motorizuar, për transportim të _______________ton/kg të ______________ deri tek__________________(emri i pranuesit të mallrave) me adresë ___________________, në mënyrë që të përmbushen nevojat e tij të veçanta si dhe nevojat e veçanta të blerësit/klientit të tij. 2.2. Transportuesi është përfshirë si palë e tretë e cila ofron shërbime logjistike dhe është pjesëmarrës në punën e aranzhimit dhe ofrimit të transportit të mallrave të cekura në paragrafin paraprak të këtij neni, për një kompensim në shumë prej _____________ Euro për ton/kg/km, dhe është pajtuar t’i ofroj shërbime të tilla Dërguesit sipas kushteve të parapara më tutje me këtë kontratë. Secila kontratë duhet të ketë objektin e saj që paraqet arsyen pse është lidhur ajo kontratë. Në këtë kontratë formular-e objekt i kontratës është transporti i prodhimeve bujqësore.

3. Koha e Transportit 3.1. Për transport brenda-kufitar, Transportuesi është i detyruar të ngarkon mallrat në vendin e biznesit/depon e Dërguesit me _____________(data), dhe t’i transportoj ato tek Pranuesi Brenda ditës. 3.2. Për transport ndërshtetëror, Transportuesi është i obliguar të transporton mallrat deri tek Pranuesi Brenda ______________ ditëve. Në këtë formularë kemi paraparë vetëm një datë të transportit të mallrave, duke supozuar se do të jetë vetëm një dërgesë. Por, palët Brenda një kontrate mund të kontraktojnë për numër më të madh të dërgesave për një periudhë të caktuar, dhe në këtë rast mund të caktohen data të ndryshme apo të lihet në diskrecion të palëve që sipas nevojës të kryejnë transportin. Transportuesi i cili ka pranuar ta kryej transportin e mallrave, duhet ta njofton Dërguesin nëse data e transportit është e arritshme ose të propozon datë alternative. Përveç nëse Dërguesi nuk kundërshton datën alternative Brenda dy ditësh, kjo datë do të mbetët si datë e kontraktuar.

4. Të Drejtat dhe Obligimet e Dërguesit 4.1. Dërguesi është i obliguar ta njofton Transportuesin për llojin e ngarkesës dhe sasinë e saj së paku dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i obliguar) njoftimin me afat më të shkurtër. 4.2. Dërguesi duhet ta njoftoj Transportuesin lidhur me emrin dhe adresën e Pranuesit, emrin dhe adresën e Dërguesit, si dhe për të gjitha detajet tjera për të cilat Transportuesi ka nevojë për të qenë i aftë ta kryej detyrimin e tij pa vonesë dhe pengesë. 4.3. Nëse ngarkesa kërkon kushte të veçanta të Transportimit, Dërguesi duhet ta njofton me kohë Transportuesin për këtë kërkesë, në mënyrë që Transportuesi të veproj në mënyrë të përshtatshme. 4.4. Në rast se Dërguesi dështon ta informon Transportuesin me informatat e parashikuara në paragrafët 1 deri 3 të këtij Neni, ose jep informata të gabueshme, Dërguesi do të jetë përgjegjës për dëmet e shkaktuara në këtë rast. 4.5. Dërguesi është i detyruar t’i paketon mallrat në mënyrë të zakonshme të paketimit të mallrave të tilla, ashtu që nuk do të shkaktohen dëme, dhe se siguria e njerëzve dhe mallrave nuk do të jetë e rrezikuar.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 11 -

Page 12: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

4.6. Dërguesi ka të drejtë të sistemon ngarkesën dhe ta ndryshon porosinë e paraparë me kontratë. 4.7. Dërguesi mund ta urdhëron Transportuesin të ndalon transportin e mëtejmë të ngarkesës, ta kthej mbrapa, ta transporton tek një Pranues tjetër ose ta dërgoj në ndonjë vend tjetër. 4.8. E drejta e Dërguesit për ndryshim të porosisë do të skadon kur ngarkesa arrin destinacionin, kur Transportuesi t’i dorëzon Pranuesit fletëngarkesën, kur Transportuesi kërkon që Pranuesi ta pranoj ngarkesën, ose kur Pranuesi kërkon dorëzimin e ngarkesës. 4.9. Kjo kontratë nuk është ekskluzive, dhe Dërguesi mbanë të drejtën të lidhë kontrata tjera me transportues tjerë. Dispozita përkitazi me të drejtat dhe detyrimet e dërguesit është mjaftë vet-shpjeguese. Si detaje të mëtutjeshme mund të nxjerrim se Transportuesi mund ta refuzoj transportin nëse lajmërimi epet në afat me të shkurtër se dy ditë para ditës së transportit. Gjithashtu çfarëdo kushti i veçantë që mund të paraqitet nga Dërguesi duhet t’i komunikohet Transportuesit ashtu që ai të përgatitet më herët. Dërguesi ruan të drejtën ta ndryshon vijën e transportit prej një Pranuesi në tjetrin, si dhe ruan të drejtën të lidhë kontrata me transportues tjerë përveç transportuesit në këtë formular. Ndryshimet mund të ndodhin deri në momentin e fundit, përderisa është praktike për t’u përmbushur.

5. Të Drejtat dhe Obligimet e Transportuesit 5.1. Transportuesi duhet të konfirmoj sa më shpejtë që është e mundur pranimin e udhëzimeve për transport dhe do ta njofton Dërguesin se a do të jetë në gjendje ta përmbushë udhëzimin dhe ta respekton datën e dorëzimit. 5.2. Nëse për ndonjë arsye Transportuesi parasheh se nuk do të mund ta përmbushë udhëzimin për transport, për shembull nëse Dërguesi vendos kërkesa shtesë të cilat nuk mund të përmbushen për arsye të ndryshme, Transportuesi duhet ta njoftoj Dërguesin në mënyrë që Dërguesi të ketë mundësi të bëjë aranzhime tjera. 5.3. Transportuesi duhet të siguroj se të gjitha mjetet transportuese janë në formë të mirë të punës, të pastërta, dhe në pajtim me kërkesat e sigurisë dhe kërkesat ligjore, sepse, Dërguesi mund të refuzoj të ngarkoj mallin e tij, si dhe ta konsideroj shkelje materiale të kontratës, nëse mjetet transportuese nuk janë të afta për rrugë, të dëmtuara, të përlyera me pluhur, baltë ose me papastërti tjera. 5.4. Transportuesi pajtohet të mos transportoj mallrat të rrezikshme së bashku me mallrat e Dërguesit. 5.5. Transportuesi është i detyruar t’i tërheqë vëmendjen Dërguesit për çfarëdo mungese të dukshme në paketim; përndryshe, Transportuesi do të jetë përgjegjës për dëmet që do i shkaktohen ngarkesës në këtë rast. 5.6. Transportuesi është i detyruar ta refuzoj ngarkesën nëse mangësitë në paketim janë të tilla që mund të rrezikojnë sigurinë e njerëzve apo pronës ose mund të iu shkaktojnë dëm tjetër. 5.7. Transportuesi merr për detyrë ta kryej transportin në rrugën/linjën që më së miri i shërben interesave të Dërguesit. Gjithashtu, Transportuesi do të siguroj se ngarkesa është e siguruar nga elementet klimatike, pluhuri, balta, vaji ose papastërtitë tjera gjatë transportit, si dhe se makinat transportuese dhe mallrat janë të sigurta. 5.8. Transportuesi do ta njofton Dërguesin lidhur me çdo rrethanë që mund të ndikoj në transport, dhe do të veproj sipas këshillave të Dërguesit, përveç nëse këshillat e tilla do të rrezikon njerëz ose pronë. 5.9. Në rast se nuk është e mundur të priten këshillat e parapara në paragrafin 8 të këtij Neni, Transportuesi duhet të veproj sikur të ishte në pozitën e ekonomistit të mirë, dhe duhet ta njofton Dërguesin për një gjë të tillë. 5.10. Transportuesi ka të drejtë në kompensim të shpenzimeve të pësuara nga pengesat e paraqitura pa fajin e Transportuesit. 5.11. Në rast të humbjes së ngarkesës, Transportuesi është i detyruar që përveç dëmeve, të kompensoj edhe pagesën e transportit palës e cila e ka bërë pagesën. 5.12. Transportuesi do të jetë përgjegjës për dëmet e pësuara për shkak të vonesës, përveç nëse vonesa është pasojë e ndonjë fakti që përjashton përgjegjësinë e Transportuesit për humbje apo dëmtim të

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 12 -

Page 13: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

mallrave. Transportuesi është gjithashtu përgjegjës për personat që punojnë me urdhër të Transportuesit gjatë transportit. Edhe dispozita që përshkruan të drejtat dhe detyrimet e Transportuesit është qartë e definuar në këtë kontratë formulare. çka është karakteristike dhe gjithsesi e rëndësishme është parandalimi i transportimit të mallrave të rrezikshme në të njëjtin mjet transportues me mallrat tjera (në këtë formular mallrat bujqësore). Mallra të rrezikshme konsiderohen eksplozivët, gazrat, lëngjet e djegshme, substancat oksiduese, peroksidet organike, substancat helmuese, materialet radioaktive, substancat korrozive, etj., varësisht nga përkufizimet e materieve/mallrave të rrezikshme që i bënë ligji në fuqi. Kjo dispozitë gjithashtu qartë përkufizon përgjegjësinë e Transportuesit në rast të humbjes apo dëmtimit të mallrave.

6. Fletëngarkesa 6.1. Palët pajtohen të përpilojnë fletëngarkesën e mallrave për ngarkesën e dhënë për transport. 6.2. Fletëngarkesa duhet të përmbajë emrat dhe adresat e Dërguesit dhe Transportuesit, përmbajtjen dhe sasinë e ngarkesës, origjinën e mallrave, destinacionin, shumën për pagesë të transportit, si dhe datën dhe vendin e lëshimit të fletëngarkesës. Për detaje lidhur me fletëngarkesën, referohuni në pjesën III të këtij dokumenti.

7. Pagesa 7.1. Gjatë lidhjes së kontratës së shitjes, Shitësi dhe Blerësi i mallrave duhet të pajtohen se kush do t’i paguaj shpenzimet e transportit të mallrave. 7.2. Kjo marrëveshje duhet të reflektohet edhe në fletëngarkesë. Ekzistojnë mënyra të ndryshme të llogaritjes së çmimit të transportit. Njëra mënyrë është të llogaritet për peshën (ton/kg) që transportohet. Tjetra është për nga largësia (km), apo për nga lloji i mallrave. Vlera më e lartë e mallrave mund të kërkoj edhe transport më të shtrenjtë, ngase mund të kërkoj kushte speciale për transport. Në këtë formularë kemi paraparë mënyrat më të zakonshme të llogaritjes së çmimit për transport. Pasi kjo kontratë formulare është disenjuar për përdorim brenda kufijve të Kosovës, valuta e pagesës duhet të jetë EURO. Mirëpo, palët mund të përdorin edhe valutë tjetër sipas marrëveshjes së tyre. Pagesa mund të bëhet edhe paraprakisht (avans). Mirëpo këtu ekziston rreziku se Transportuesi mund të mos performoj dhe se pagesa të humbas.

8. Forca Madhore Asnjë palë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmet ose të ketë të drejtë të anuloj këtë kontratë për çfarëdo vonesë ose mos-përmbushje, nëse vonesa ose mos-përmbushja janë shkaktuar nga rrethanat përtej kontrollit të tij/saj duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në veprat e Zotit, ndalesat Qeveritare (duke përfshirë refuzim ose anulim të lejes së eksportit ose të ndonjë leje tjetër), luftërat,kryengritjet, fatkeqësitë natyrore, dhe/ose ndonjë shkak tjetër përtej kontrollit të arsyeshëm të palës, përmbushja e detyrimeve të së cilës është prekur. Për detaje të mëtutjeshme shikoni pjesën III të këtij dokumenti.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 13 -

Page 14: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

9. Ndërprerja e Kontratës 9.1. Cilido, Dërguesi ose Transportuesi mund ta ndërprenë këtë kontratë duke dërguar njoftimin me shkrim palës tjetër në afat prej 30 ditësh: - nëse njëra palë dështon në përmbushjen e detyrimeve të veta - për shkak të insolvencës së njërës prej palëve - për shkelje materiale të kontratës - në diskrecion të Dërguesit. 9.2. Në rast të shkëputjes së kontratës në diskrecion të Dërguesit, kontrata mund të ndërpritet për një pjesë të shërbimeve apo për të gjitha shërbimet. Njoftimi që Dërguesi i dërgon Transportuesit për shkëputje të kontratës duhet të përmbajë informatën së për cilën pjesë të kontratës bëhet ndërprerja. 9.3. Nëse vjen deri te ndërprerja e kontratës sipas paragrafit 2 të këtij Neni, Dërguesi duhet ta bëjë pagesën për shërbimet e ofruara deri në ndërprerje të kontratës. Transportuesi do të mundohet t’i anuloj shërbimet e aranzhuar me sa më pak dëme ndaj Dërguesit. Kjo dispozitë është e shpjeguar në Pjesën III të këtij dokumenti.

10. Dëmet dhe Dëmshpërblimi 10.1. Secila palë në këtë kontratë mund të kërkoj dëmshpërblim nga pala tjetër për shkelje të çfarëdo natyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 10.2. Dëmshpërblimi për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë të barabartë me humbjen, duke përfshirë fitimin e munguar, të pasuar nga pala tjetër si pasojë e shkeljes. Dëmshpërblimi i tillë nuk duhet të tejkalojnë humbjen, të cilën pala shkelëse parashikoi ose duhej të parashikonte në kohen e lidhjes së kontratës, duke marrë parasysh faktet dhe çështjet për të cilat ai kishte dijeni që atëherë ose duhej të kishte dijeni, si një pasojë e mundshme e shkeljes së kontratës. 10.3. Në rast se vjen deri tek dëmtimi, mungesa ose derdhja e mallrave, secila palë detyrohet ta njofton palën tjetër për atë që ka ndodhë, pa marrë parasysh kohen kur ka ndodhur. 10.4. Nëse dëmtimi, mungesa apo derdhja e mallrave vjen si pasojë e veprimit apo mosveprimit të Transportuesit apo personave të nënkontraktuar nga ai, përgjegjësia për dëmshpërblim mbetet tek Transportuesi. Përgjegjësia maksimale e Transportuesit do të jetë vlera e mallrave të transportuara e që kanë pësuar dëme (duke përfshirë çfarëdo humbje të fitimit lidhur me mallrat të cilat nuk mund të përdoren për shkak të dëmtimit/humbjes) ose nëse Transportuesi është i siguruar, përgjegjësia për dëmshpërblim do t’i kaloj sigurimit. Për të shmangur dyshimin, pala e cila duhej të paguante transportin nuk do të ketë përgjegjësi për pagesë të shërbimeve nëse Transportuesi është përgjegjës për dëmtim apo humbje të mallrave. Për shpjegime të mëtutjeshme lidhur me dëmet dhe dëmshpërblimin, shikoni pjesën III të kësaj kontrate formulare.

11. Ligi i Aplikueshëm Kjo kontratë i nënshtrohet dhe do të udhëhiqet nga ligji i aplikueshëm në Republikën e Kosovës. Pasi kjo kontratë formulare është dizajnuar për përdorim Brenda Kosovës, është e natyrshme se ligj që do ta udhëheqë këtë kontratë është ligji i aplikueshëm në Kosovë.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 14 -

Page 15: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

12. Zgjidhja e Kontesteve 12.1. Ndërmjetësimi Lidhur me cilën do mosmarrëveshje, kontrovers ose pretendim që dalin nga apo janë në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri, palët do të tentojnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen me ndërmjetësim para se të përdorin mundësinë e arbitrazhit. Ndërmjetësimi do të administrohet në kuadër të Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e ndërmjetësimit të Kosovës. Numri i ndërmjetësuesve do të jetë një (1). Vendi i ndërmjetësimit do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha që do të përdoret gjatë ndërmjetësimit do të jetë ____________ (gjuha). 12.2. Arbitrazhi Vëmendje: Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale mund të konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të realizuar të drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila parasheh zgjidhjen e kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të konsiderohet e padrejtë dhe do ti referohet gjykatës. Si rezultat, arbitrazhi nuk mund të përdoret si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në rast se njëra nga palët, subjekt i kësaj kontrate është konsumator. Në rast se ndërmjetësimi nuk do të ketë sukses në zgjidhjen e kontestit, palët pajtohen të paraqesin kontestin e tyre për arbitrazh përfundimtarë në Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Kosovës. Numri i arbitrave do të jetë një (1). Vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha që do të përdoret gjatë arbitrazhit do të jetë ____________ (gjuha). Kjo dispozitë është vet-shpjeguese. Për më shumë detaje, shikoni pjesën III të këtij dokumenti.

13. Deklaratat dhe Garancitë Palët deklarojnë dhe garantojnë se: a. Kanë të gjitha fuqitë dhe autoritetin për të lidhur këtë kontratë. b. Kjo kontratë paraqet detyrim të vlefshëm dhe ligjërisht të detyrueshëm i cili është i zbatueshëm në pajtime me kushtet e veta. Kjo dispozitë është vet-shpjeguese. Për më shumë detaje, shikoni pjesën III të këtij dokumenti.

14. Konfidencialiteti/Ruajtja e fshehtësive Palët pajtohen të ruajnë fshehtësinë e kushteve të kësaj kontrate, informatat e shitjes dhe ato të klientëve, dhe të mos ia shpalosin askujt detajet e çështjeve të lartpërmendura, përveç nëse kjo kërkohet me ligj ose me urdhër të gjykatës. Kjo dispozitë është vet-shpjeguese.

15. Të përgjithshme

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 15 -

Page 16: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

15.1. Kjo kontratë është lidhur dhe ekzekutuar në gjuhën _________________. Çdo përkthim në ndonjë gjuhë tjetër do të shërbej vetëm për çështje informative. 15.2. Të gjitha njoftimet lidhur me këtë kontratë duhet të jenë në të shkruar dhe t’i dërgohen palës me anë të postes, telegramit, faksit, email-it ose korrierit. 15.3. Kjo kontratë përmban të gjithë marrëveshjen e palëve, parasheh shpërndarjen e rrezikut, dhe paraqet deklaratën komplete dhe ekskluzive të kushteve të marrëveshjes së palëve të referuara në kontratë. Të gjitha veprimet e mëparshme duke përfshirë negociatat, punët, dhe marrëveshjet gojore apo të shkruara, shfuqizohen me këtë kontratë. 15.4. Asnjë ndryshim, modifikim, shpjegim ose shtesë përkitazi më dispozitat e kësaj kontrate nuk do të jenë të vlefshme, nëse nuk janë të shkruara dhe të nënshkruara nga të dyja palët. 15.5. Asnjë palë e tretë nuk do të ketë ndonjë të drejtë ose të drejtë të zbatoj ndonjë të drejtë që del nga kjo kontratë pa pajtimin paraprak të palëve. 15.6. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj kontrate to të jetë e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme nga ana e arbitrit, dispozitat tjera do të mbesin në fuqi dhe me efekt të plotë. 15.7. Të dyja palët pajtohen të japin informata të nevojshme të arsyeshme në rrethana të caktuara për të mundësuar përmbushjen e shërbimeve sipas kësaj kontrate, siç është dhënia e menjëhershme e informatave të kërkuara nga dogana, policia apo autoritetet tjera publike. Kjo dispozitë është vet-shpjeguese. Për më shumë detaje, shikoni pjesën III të këtij dokumenti.

16. Hyrja në Fuqi dhe Kopjet e Kontratës 16.1. Kjo kontratë është përpiluar në katër (4) kopje identike, dhe secila kopje ka fuqinë e origjinalit. Secila palë do t’i mbajë nga dy (2) kopje. 16.2. Kjo kontratë hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga palët ose personat e autorizuar të palëve. Kjo kontratë skadon me ____________. Në këtë kontratë është përcaktuar data e skadimit të kontratës. Mirëpo, palët mund ta definojnë skadimin ashtu që të thotë se kontrata skadon kur përmbushen detyrimet. Për më shumë detaje, shikoni pjesën III të këtij dokumenti.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 16 -

Page 17: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

PJESA III: UDHËZIME PËR SHFRYTËZUESIN Ky doracak për këtë kontratë formulare përmban shpjegime për secilën dispozitë të kontratës. Qëllimi i doracakut është lehtësimi i përdorimit dhe paraqitja e mundësive të ndryshimit dhe modifikimit të dispozitave kontraktuale sipas nevojës së palëve gjatë procesit të kontraktimit. Ky formular i kontratës për transport të prodhimeve bujqësore është më i përshtatshëm për transport brenda kufijve të Kosovës. Për transport ndërkufitar në shtetet tjera, është e preferueshme të përdoret formulari tjetër i cili është më i detajuar dhe i përpiluar në frymën e transportit ndërkombëtar.

Palët dhe informatat e tyre personale Secila kontratë duhet të identifikoj palët të cilat lidhen dhe marrin përsipër detyrimet që rrjedhin nga ajo kontratë. Shumica e kontratave të secilit lloj kanë nga dy palë kontraktuese, edhe pse mund të lidhet edhe kontratë me më shumë palë. Në këtë kontratë kemi Dërguesin dhe Transportuesin e produkteve bujqësore. Për arsye të thjeshtësisë emrat e plotë të palëve tregohen vetëm ne disa vende në kontratë dhe vazhdohet me përdorimin e emrit i cili e cilëson palën – Dërgues apo Transportues. Detajet si adresa, numri i xhirollogarisë, numri i biznesit, përfaqësuesi, etj., përfshihen në kontratë për arsye të identifikimit të saktë të palëve të lidhura me kontratë, si dhe për të ofruar siguri dhe lehtësim për njoftime të ndryshme të cilat dërgohen nga njëra palë tek tjetra, si dhe për shkaqe të përmbushjes më të saktë detyrimeve.

Objekti i Kontratës Çdo kontratë lidhet për ndonjë arsye dhe rregullon ndonjë çështje të veçantë për palët. Objekt i kontratës është arsyeja për të cilën dy palët e kontratës e lidhin marrëveshjen dhe marrin përsipër detyrimet që rrjedhin dhe që do të rrjedhin nga përmbushja e objektit të kontratës. Sipas ligjit, sendi apo mallrat të cilat kontraktohen në objektin e kontratës duhet të jetë send apo mallra në qarkullim. Në këtë kontratë, objekti është transporti i prodhimeve bujqësore. Përshkrimi i mallrave/ngarkesës që duhet të transportohet përmban sasinë e mallrave, llojin e mallrave, emrin dhe adresën e marrësit, dhe specifika tjera sipas nevojës. Arsyeja e specifikimit të tillë është përmbushja e drejtë e detyrimeve kontraktuale dhe shmangia nga mosmarrëveshjet dhe kontestet në të ardhmen. Sa ma qartë të specifikohen detajet e transportit të mallrave, aq më pak hapësirë do të lihet për pretendime të mos-përmbushjes.

Detyrimet e Dërguesit Secila palë në kontratë të transportit ka detyrimet e veta që duhet t’i përmbushë. Detyrimet dhe të drejtat e Dërguesit janë mjaftë qartë të parapara në vet dispozitën e kontratës në të cilën bëhet fjalë për të drejtat dhe detyrimet e dërguesit.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 17 -

Page 18: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

Në kontratat e transportit, përgjithësisht, detyrimi i Dërguesit është ta njofton Transportuesin për llojin e ngarkesës dhe sasinë e saj, emrin dhe adresën e Marrësit, emrin dhe adresën e Dërguesit së paku dy (2) ditë pune para transportit të nevojshëm. Dërguesi gjithashtu duhet ta njoftoj Transportuesin për të gjitha detajet tjera për të cilat Transportuesi ka nevojë për të qenë i aftë ta kryej detyrimin e tij pa vonesë dhe pengesë. Nëse ngarkesa kërkon kushte të veçanta të Transportimit, Dërguesi duhet ta njofton me kohë Transportuesin për këtë kërkesë, në mënyrë që Transportuesi të veproj në mënyrë të përshtatshme. Nëse Dërguesi dështon ta informoj Transportuesin me informatat e nevojshme, ose nëse i jep informata të gabueshme, Dërguesi do të jetë përgjegjës për dëmet e shkaktuara. Duhet të kemi parasysh se kjo kontratë nuk e lidhë Dërguesin ekskluzivisht me Transportuesin. Dërguesi ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me transportues tjerë siç i konvenon atij/asaj.

Detyrimet e Transportuesit Edhe Transportuesi si palë në kontratë ka detyrimet e veta. Detyrimet dhe të drejtat e Transportuesit janë mjaftë qartë të parapara dhe të numëruara në vet dispozitën e kontratës në të cilën bëhet fjalë për të drejtat dhe detyrimet e Transportuesit. Sidoqoftë, si rregull e përgjithshme që vlen të përmendet është se Transportuesi është i detyruar t’i mbajë mjetet transportuese funksionale, të pastra dhe të sigurta ngase Dërguesi mund të refuzoj të ngarkoj mallrat e veta nëse vëren se mjeti transportues nuk përmbushë kriteret normale të rregullsisë. Gjithashtu Transportuesi është i detyruar ta konfirmoj pranimin e udhëzimeve për transport dhe ta njoftoj Dërguesin se a do të mund të vazhdoj me përmbushjen e detyrimit. Një pikë me rëndësi është edhe sigurimi nga ana e Transportuesit se ai nuk do të transportoj mallra të rrezikshme së bashku me mallrat e Dërguesit. Kjo siguri kërkohet ngase mund të vijë deri tek kontaminimi i mallrave (zakonisht ushqimore pasi është kontratë për transport të prodhimeve bujqësore) nga ndonjë materie e rrezikshme e cila do të gjendej në afërsi të mallrave në transport. Fletëngarkesa Fletëngarkesa është dokument që i dorëzohet Marrësit nga Transportuesi lidhur me ngarkesën e transportuar, e cila përmban identifikimin e ngarkesës, emrat dhe adresat e Dërguesit dhe Transportuesit, përmbajtjen dhe sasinë e ngarkesës, origjinën, destinacionin, shumen për pagesë të transportit, si dhe datën dhe vendin e lëshimit të fletëngarkesës. Fletëngarkesa është e nevojshme ngase paraqet dokument i cili përmban dëshmi për transport legal të mallrave nga një pronar tek tjetri. Gjithashtu, me specifikimet që bëhen në fletëngarkesë, mund të sigurohet ligjshmëria e mallrave, origjina e tyre, sasia dhe cilësia. Nëse informatat në fletëngarkesë janë ta gabuara dhe nuk përputhen me ngarkesën e transportuar, mund të hapet kontest nga ana e Marrësit për shkaqe të mospërputhshmërisë së mallrave.

Pagesa Është e natyrshme që secili shërbim i kryer duhet edhe të paguhet. Në raste të kontratave për transportim të mallrave, pagesa definohet në mes të palëve në kontratë të shitjes së mallrave. Kjo vjen nga arsyeja se në praktikë nuk është e definuar qartë se kush do ta aranzhoj transportin – Blerësi apo Shitësi i mallrave, sepse kemi raste kur njëra apo tjetra palë kujdeset për transport.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 18 -

Page 19: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

Në raste kur dihet pala e cila do e aranzhon transportin, dispozita e këtij formulari e cila merret me rregullimin e pagesës do të definohet më qartë të reflektoj kush është përgjegjës për pagesë, kur do të bëhet pagesa, sa është pagesa, mënyra e pagesës, dhe detaje tjera. Detajet rreth pagesës duhet të reflektohen edhe në fletëngarkesë, ashtu që të jetë sa më e qartë se kujt duhet t’i drejtohet Transportuesi lidhur me pagesë për shërbimet e kryera.

Forca Madhore (Vis Major) Klauzola Vis Major apo Forca Madhore është dispozitë e zakonshme në kontrata e cila ka për qëllim t’i liroj të dyja palët nga përgjegjësia ose detyrimi në rast se vjen deri te ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme përtej kontrollit të palëve siç janë: veprat e Zotit (uraganet, vërshimet, përmbytjet, tërmetet, erupsionet vullkanike, etj.), luftërat, kryengritjet, krimet, ndalesat qeveritare (duke përfshirë refuzim ose anulim të lejes së eksportit ose të ndonjë leje tjetër), etj. Ndonjë ngjarje e tillë e paparashikueshme do ta parandalon njërën apo të dyja palët prej përmbushjes së detyrimeve të tyre sipas kontratës. Në praktikë, shumica e klauzolave të forcës madhore nuk shfajësojnë plotësisht mos-përmbushjen e detyrimeve të palës, por vetëm e suspendojnë atë deri sa forca madhore nuk kalon. Sidoqoftë, forca madhore nuk shfajëson ndonjë veprim neglizhent ose kriminal të palës. Ajo vetëm shfajëson mos-përmbushjen që vjen si pasojë e natyrshme e ndonjë force të paparashikueshme.

Ndërprerja e Kontratës Ndërprerja e kontratës mund të definohet thjeshtë si “ndërprerje/përfundim e detyrimeve të kontraktuara”. Ndërprerja e kontratës ndodhë kur palët lirohen nga detyrimet e tyre. Ndërprerja mund të ndodh në disa mënyra siç janë shkelja të kontratës, me marrëveshje të palëve, ose me mos-përmbushje të kontratës. Cilado palë në kontratë ka të drejtë ta ndërpres kontratën kur pala tjetër dështon në përmbushje të detyrimeve të veta, nëse njëra palë është insolvente dhe nuk ka mundësi t’i kryej detyrimet financiare, nëse ka shkelje materiale të kontratës, dhe nëse porositësi i transportit ka ndonjë arsye të veçantë për ndërprerje.

Dëmet Duke pasur parasysh barazinë e palëve në kontratë, si dhe dëmet të cilat mund të shkaktohen me shkelje të ndryshme gjatë përmbushjes apo mos-përmbushjes së kontratës, secila palë kontraktuale mund të kërkoj dëmshpërblim nga pala tjetër për shkelje të çfarëdo natyre të kësaj kontrate. Dëmet tentojnë që me terme financiare të masin shtrirjen e dëmtimit të cilën njëra palë ka vuajtur për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të palës tjetër. Dëmet dallojnë nga shpenzimet, sepse shpenzimet janë shpenzime të bëra nga secila palë gjatë përgatitjeve për përmbushje të kontratës. Qëllimi i dëmeve/dëmshpërblimit është rikthimi i palës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme siç ishte para se t’i janë shkaktuar dëmet. Dëmet llogariten në mënyra të ndryshme, por si rregull e përgjithshme është se dëmet konsistojnë në një shumë të barabartë me humbjen, duke përfshirë fitimin e munguar, të pasuar nga pala tjetër si pasojë e shkeljes. Deri te kërkesa për dëmshpërblim vjen nëse palët kanë kontest dhe kontesti paraqitet para institucionit të caktuar për zgjidhje të kontesteve, apo gjykatës.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 19 -

Page 20: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

Ligi i Aplikueshëm Ky formularë i kontratës është përpiluar për shitblerje të mallrave bujqësore brenda territorit të Kosovës, prandaj edhe zbatohet ligji i aplikueshëm në Republikën e Kosovës. Në rast se kemi shitblerje të mallrave në mes të dy palëve nga shtete të ndryshme, palët janë të lira të zgjedhin ligjin i cili do të aplikohet në kontratën e tyre.

Zgjidhja e Kontesteve Vëmendje: Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale mund të konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të realizuar të drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila parasheh zgjidhjen e kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të konsiderohet e padrejtë dhe do ti referohet gjykatës. Si rezultat, arbitrazhi nuk mund të përdoret si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në rast se njëra nga palët, subjekt i kësaj kontrate është konsumator. Palët kontraktuese, sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre mund të zgjedhin institucionin se ku dëshirojnë që të zgjidhet kontesti i tyre lidhur me kontratën e shitblerjes. Deri me tani ka qenë rregull që të gjitha kontestet të përfundojnë në gjykata kompetente për zgjidhje të atyre kontesteve. Mirëpo, në Kosovë tani kemi edhe mënyra alternative të zgjidhjes së kontesteve kontraktuale, siç janë ndërmjetësimi dhe arbitrazhi. Tek ndërmjetësimi një palë e tretë - ndërmjetësuesi, ndihmon palët të negociojnë ujdinë e tyre dhe faktikisht palët janë ato që e zgjidhin vet kontestin që kanë. Ndonjëherë ndërmjetësuesi mund të shpreh mendimin se çka mund të jetë ujdi e drejtë dhe e arsyeshme. Kjo ndodhë vetëm nëse palët pajtohen se ndërmjetësuesi ta ketë këtë të drejtë. Ndërmjetësimi institucional ka strukturë të vetën, ka orar dhe dinamikë të cilat i mungojnë ndërmjetësimit “të thjeshtë”. Procesi është dhe mbetet konfidencial dhe privat. Arbitrazhi është teknikë ligjore e zgjidhjes së kontesteve jashtë gjykatës. Palët janë ato që do të zgjedhin një ose më shumë persona (arbitra) të cilët do të dëgjojnë rastin dhe të marrin vendim. Palët të cilat zgjedhin arbitrazhin, paraprakisht pajtohen se vendimi i marrë nga arbitrazhi do të jetë obligues për to. Vendimi i arbitrazhit fuqi të plotë sikur edhe vendimet e gjykatave. Të dyja këto mënyra alternative të zgjidhjes së kontesteve janë shumë më të shpejta se procesi në gjykatë. Arbitrat janë persona të profesioneve të ndryshme e jo vetëm juristë, dhe shpeshherë kanë njohuri ekspertesh për lëmi të caktuara. Arbitrazhi është konfidencial dhe gjithçka që thuhet gjatë procesit mbetet e fshehtë. Është e preferueshme që palët së pari të përdorin ndërmjetësimin për zgjidhjen e kontestit të tyre, dhe nëse ky rezulton i pasuksesshëm, të zgjedhin të shkojnë në arbitrazh apo gjykatë. Të dyja këto mundësi, ndërmjetësimi dhe arbitrazhi ose gjykata duhet të jenë të përmendura në kontratë si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në mes të palëve. Në Kosovë tani kemi dy institucione të Zgjidhjes Alternative të Kontesteve dhe atë një pranë Odës Ekonomike të Kosovës dhe një pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë të cilat janë të specializuara për ndërmjetësim dhe arbitrazh.

Deklaratat dhe Garancitë

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 20 -

Page 21: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR TRANSPORTIN, … · dy ditë pune para transportit të nevojshëm. Transportuesi mund ta pranojë (edhe pse nuk është i Transportuesi mund

Palët duhet të deklarojnë dhe garantojnë se janë të afta për të lidhur kontratë. Nëse vërtetohet se ndonjëra palë nuk ka pasur aftësi juridike të lidhë marrëdhënie kontraktuale, kontrata do të shpallet nule apo e pavlefshme.

Të përgjithshme Secila kontratë, e ashtu edhe kontrata e shitblerjes, përmban detaje të përgjithshme të cilat nuk mund t’i atribuohen veçanërisht ndonjë kategorie të caktuar të palës. Për shembull, duhet të tregohet gjuha e përpilimit dhe lidhjes së kontratës, sepse dikush mund të tentoj ta përkthej dhe ta paraqes si origjinal. Pastaj, njoftimet të cilat palët i dërgojnë njëra tjetrës a duhet të jenë të shkruara apo jo. Për shkaqe sigurie dhe dëshmie më të lehtë në rast se vjen deri tek kontesti, është e preferueshme që të gjitha njoftimet të bëhen me shkrim dhe të dërgohen me mjete të ndryshme teknologjike, siç janë posta, telegrami, telefaksi, emaili apo edhe korrieri. Klauzola gjithëpërfshirëse paraqet siguri për palët se kjo kontratë është marrëveshja e plotë e palëve e cila parasheh shpërndarjen e rrezikut, dhe paraqet deklaratën komplete dhe ekskluzive të kushteve të marrëveshjes së palëve të referuara në kontratë. Kjo klauzolë paraqet ndalesën për përdorimin e marrëveshjeve, negociatave apo punëve të mëhershme si dëshmi gjatë zgjidhjes së kontestit në mes të palëve. Secila palë kontraktuese mund të tentoj të bëjë ndryshime, modifikime, shpjegime apo shtesa të ndryshme që i përkasin dispozitave të kontratës. Mirëpo, me përfshirjen e klauzolës e cila thotë se të gjitha veprimet e tilla do të jenë të pavlefshme nëse nuk janë të shkruara dhe të nënshkruara nga të dyja palët, parandalohet keqpërdorimi dhe keqinterpretimi i klauzolave të kontratës. Kjo kontratë i përket palëve të cilat e kanë lidhur. Askush që nuk është palë, nuk mund të ketë të drejtë të zbatoj diçka nga kjo kontratë, përveç nëse palët kanë dhënë pajtimin e tyre paraprak me shkrim dhe kanë njoftuar palën tjetër. Mund të ndodhë që ndonjë dispozitë e kësaj kontrate të vlerësohet e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme nga ana e arbitrit apo gjyqtarit, mirëpo kjo nuk e parandalon vlefshmërinë apo ligjshmërinë e dispozitave tjera të kontratës. Do të ishte dëm nëse do të shfuqizohej e tërë kontrata për shkak të një dispozite të vetme, prandaj me inkorporimin e kësaj klauzole, mund parandalohet shfuqizimi i tërë kontratës. Në fund duhet të tregohet edhe sa kopje origjinale i ka kjo kontratë, sa kopje do t’i mbanë secila palë dhe kur hyn në fuqi kontrata në fjalë. Kontrata nënshkruhet nga palët apo nga përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Transportin, me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 21 -