e drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të kosovës.pdf

10
8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 1/10 1 E DREJTA E AZILIT DHE RREGULLIMI I TIJ SIPAS LEGJISLACIONIT TË KOSOVËS Autor: Vilard Bytyqi PhD Cand. 1. HYRJE E drejta e azilit është një institucion i lashtë juridik, sipas të cilit një person të persekutuar nga vendi i tij për shkak bindjeve politike ose fetare të tij, mund të mbrohet dhe ti ofrohet strehim nga një autoritet i një vendi të huaj. Instituti i azilit ka një traditë të gjatë në vendet perëndimore, gjithashtu ky institut njihej edhe në kohën antike nga egjiptianët, grekët dhe hebrenjtë. 1  Tani, madhësia dhe kompleksiteti i çështjeve që rrjedhin nga azilkërkuesit dhe refugjatët,  paraqesin një sfidë globale dhe para së gjithash për vendet e botës ku ata drejtohen për strehim. Sot me miliona njerëz zhvendosen nga shtëpitë e tyre në të gjithë botën dhe janë persona që  potencialisht mund ta marrin statusin e azilantit. Situata e personave që gëzojnë të drejtën e azilit në botë, sot ka ndryshuar për të mirë. Përveç instrumenteve ndërkombëtare të cilat mbrojnë dhe proklamojnë të drejtën e azilit gjithashtu gati të gjitha shtetet garantojnë këtë të drejtë me anë të ligjeve të tyre interne. Instituti i azilit akoma nuk është përcaktuar si një e drejtë personale, me të gjitha tendencat që të  përfshihet në kuadrin e të drejtave njerëzore. Më tepër azili është konsideruar si favor mirëbërës i shtetit. Edhe deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut parasheh të drejtën e azilit, “në rast ndjekjeje, çdo person ka të drejtë të kërkojë azil dhe ta fitojë atë në secilin vend” (neni 14  paragrafi 1). Edhe Deklarata Amerikane për të Drejtat e Njeriut (1948) proklamon se çdo person ka të drejtë të kërkojë dhe të fitojë azil në territorin e jashtëm. Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut (neni 22 paragr. 7) parasheh që çdo person ka të drejtë të kërkojë dhe të fitojë azil në territorin e huaj në pajtim me ligjet e shtetit dhe konventat ndërkombëtare, në rast së është i ndjekur për vepra politike ose vepra penale të përgjithshme, të afërme me ato politike. Edhe Karta Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve (1981), proklamon se çdo individ që është i ndjekur ka të drejtë të kërkojë dhe të fitojë azil në vende të tjera, në pajtim me ligjet e tyre dhe me konventat ndërkombëtare. Gjithashtu edhe Republika e Kosovës e ka bërë rregullimin e çështjes së azilit me Ligji Nr. 03/L- 066 Për Azilin, i cili rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen, ndërprerjen, statusin, të drejtat dhe detyrimet e azil-kërkuesve, azilantëve, si dhe të personave të cilëve iu është lejuar Mbrojtja Plotësuese dhe Mbrojtja e Përkohshme. 1  Shembull argumentues për këtë mund të jetë strehimi i mendimtarëve si Dekarti i strehuar në Holandë, Volteri në Angli apo edhe strehimi i Hobsit në Francë.  

Upload: vilard-bytyqi

Post on 07-Jul-2018

232 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 1/10

1

E DREJTA E AZILIT DHE RREGULLIMI I TIJ SIPAS LEGJISLACIONIT TË KOSOVËS

Autor: Vilard Bytyqi PhD Cand.

1.  HYRJE

E drejta e azilit është një institucion i lashtë juridik, sipas të cilit një person të persekutuar nga

vendi i tij për shkak bindjeve politike ose fetare të tij, mund të mbrohet dhe ti ofrohet strehim

nga një autoritet i një vendi të huaj. Instituti i azilit ka një traditë të gjatë në vendet perëndimore,

gjithashtu ky institut njihej edhe në kohën antike nga egjiptianët, grekët dhe hebrenjtë.1 

Tani, madhësia dhe kompleksiteti i çështjeve që rrjedhin nga azilkërkuesit dhe refugjatët,

 paraqesin një sfidë globale dhe para së gjithash për vendet e botës ku ata drejtohen për strehim.Sot me miliona njerëz zhvendosen nga shtëpitë e tyre në të gjithë botën dhe janë persona që

 potencialisht mund ta marrin statusin e azilantit.

Situata e personave që gëzojnë të drejtën e azilit në botë, sot ka ndryshuar për të mirë. Përveç

instrumenteve ndërkombëtare të cilat mbrojnë dhe proklamojnë të drejtën e azilit gjithashtu gati

të gjitha shtetet garantojnë këtë të drejtë me anë të ligjeve të tyre interne.

Instituti i azilit akoma nuk është përcaktuar si një e drejtë personale, me të gjitha tendencat që të

 përfshihet në kuadrin e të drejtave njerëzore. Më tepër azili është konsideruar si favor mirëbërës i

shtetit. Edhe deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut parasheh të drejtën e azilit, “në rast

ndjekjeje, çdo person ka të drejtë të kërkojë azil dhe ta fitojë atë në secilin vend” (neni 14

 paragrafi 1). Edhe Deklarata Amerikane për të Drejtat e Njeriut (1948) proklamon se çdo personka të drejtë të kërkojë dhe të fitojë azil në territorin e jashtëm. Konventa Amerikane për të

Drejtat e Njeriut (neni 22 paragr. 7) parasheh që çdo person ka të drejtë të kërkojë dhe të fitojëazil në territorin e huaj në pajtim me ligjet e shtetit dhe konventat ndërkombëtare, në rast së është

i ndjekur për vepra politike ose vepra penale të përgjithshme, të afërme me ato politike. EdheKarta Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve (1981), proklamon se çdo individ që është

i ndjekur ka të drejtë të kërkojë dhe të fitojë azil në vende të tjera, në pajtim me ligjet e tyre dhe

me konventat ndërkombëtare.

Gjithashtu edhe Republika e Kosovës e ka bërë rregullimin e çështjes së azilit me Ligji Nr. 03/L-

066 Për Azilin, i cili rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen, ndërprerjen, statusin, të drejtat dhedetyrimet e azil-kërkuesve, azilantëve, si dhe të personave të cilëve iu është lejuar Mbrojtja

Plotësuese dhe Mbrojtja e Përkohshme.

1 Shembull argumentues për këtë mund të jetë strehimi i mendimtarëve si Dekarti i strehuar në Holandë, Volteri në

Angli apo edhe strehimi i Hobsit në Francë.  

Page 2: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 2/10

Page 3: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 3/10

3

Me azil territorial, ose siç quhet ndonjëherë azil i brendshëm, nënkupton strehimi që një shtet i

 jep një shtetasi të huaj apo një personi pa shtetësi në territorin e vet, po që së është i ndjekur përarsye politike dhe e ka jetën ose lirinë e vet në rrezik në shtetin nga i cili ka ikur. Azili

diplomatik, është strehim që një shtet i jep të ikurit në vende që janë jashtë juridiksionit të

autoriteteve vendore (në ambasada ose legata, në lokale konsullore, në lokale të institucioneve

ndërkombëtare, në luftanije, në aeroplanë luftarakë dhe në anije të tjera publike) me qëllim që tiikë juridiksionit të autoriteteve lokale.6 

4. 

Dallimi i azilit me institutin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur

Gjithashtu në teori dhe në praktikë jo rrallë herë nuk bëhet dallimi në mes personave që gëzojnë

të drejtën e azilit me refugjatët apo personat e zhvendosur dhe në këtë mënyrë krijohet huti, edhe

 pse një dallim i tillë ekziston shumë qartë. Siç e theksuam me azil nënkuptojnë mbrojtjen që një

shtet u ofron apo iu jep personave që nuk kanë shtetësi të atij shteti, jeta ose liria e të cilëve është

në rrezik, për shkak të akteve, kërcënimeve ose ndjekjeve të autoriteteve të shtetit tjetër ose të

 personave ose të masës që ka dalë jashtë kontrollit të autoriteteve të përmendura. Ndërsa refugjat  është personi i cili, për shkak të frikës së bazuar nga përndjekja, për shkak të racës, religjionit,

kombësisë, përkatësisë së grupit shoqëror ose bindjes politike, është jashtë vendit të shtetësisë së

tij dhe nuk është në gjendje ose për shkak të frikës së tillë, nuk ka vullnet të përfitojë nga

mbrojtja e atij vendi ose i cili, duke mos pasur shtetësi dhe duke qenë jashtë vendit të tij ose të

saj të banimit të përhershëm nuk është në gjendje ose për shkak të frikës së tillë, nuk ka vullnet

 për t’u kthyer në te. Dallimi këtu qëndron në atë se personi që gëzon të drejtën e azilit në shtetin

që e ka fituar këtë të drejtë i ka disa të drejta të garantuara dhe ka status më të avancuar se sa

refugjatët. Ndërsa personat e zhvendosur konsiderohen personat që e kanë lëshuar shtëpinë e vet,

 por kanë mbetur brenda kufijve të shtetit ku jetojnë.

5.  Aktet ndërkombëtare që rregullojnë institutin e azilit

Dokumenti fillestar që mbron dhe proklamon të drejtën e azilit është Deklarata universale për të

drejtat e njeriut. Ky akt ndërkombëtar në nenin 14 paragrafi 1 dhe 2 të saj parasheh të drejtën e

azilit, ku gjithkush nëse është i kërcënuar nga persekutimi duhet munduar të drejtën e azilit,mirëpo në vet Deklaratën bëhen përjashtime dhe personi i cili ndiqet për shkak të krimeve

 jopolitike apo krimeve ose veprave që janë në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara

nuk mund të gëzojë të drejtën e azilit.

Instrument mjaft i rëndësishëm i cili rregullon statusin e refugjatëve dhe atë të azilit ështëKonventa e Kombeve të Bashkuara lidhur me statusin e refugjatëve, e miratuar më 1951.7 Kjo

konventë ka hyrë në fuqi më 22 prill 1954 dhe ka qenë objekt i ndryshimit me anë të një

 protokolli të vitit 1967 për të hequr kufizimet gjeografike dhe kohore të Konventës së vitit 1951.Konventa e vitit 1951 konsolidon instrumentet e mëparshme ndërkombëtare për refugjatët dhe

azilin dhe siguron kodifikimin më të plotë të të drejtave të tyre në nivelin ndërkombëtar.

6 Po aty f. 224

7 Convention and protocol relating to the Status of Refugees. http://www.unhcr.org/3b66c2aa10.html 

Page 4: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 4/10

4

Konventa fillimisht përkufizon kategorinë e refugjatëve, rregullon parmin e mos-diskriminimit,

 jo-penalizimin dhe parimin e mosdëbimit me dhunë (non refoulment). Dispozitat e konventësduhet të zbatohen pa diskriminim ndaj racës, fesë, vendit të origjinës, gjinisë, moshës, paaftësisë,

gjinisë, ose arsye të tjera të ndaluara të diskriminimit. Konventa me përjashtime të veçanta,

refugjatët apo azilkërkuesit nuk mund të penalizohen për hyrjen e tyre të paligjshme apo të

qëndrimit në ndonjë shtet në mënyrë ilegale. Parimi i mosdëbimit (non refoulment), siguron seaskush nuk do të dëbohet ose të kthehet kundër vullnetit të tij, në çfarëdo mënyre, në një territor

ku ai ka frikë dhe është i kërcënuar për jetën dhe lirinë e tij. Së fundi konventa përcakton

standardet minimale për trajtimin e refugjatëve dhe azilantëve apo azilkërkuesve, garantohetqasja në gjykata, në arsim fillor, punësim, sigurimin e dokumentacionit8 apo të drejta të tjera.

Gjithashtu, instrument i një rëndësie të veçantë në të drejtën ndërkombëtare që rregullon të

kategorinë e azilit është edhe Deklarata e Kombeve të Bashkuara për Azilin Territorial e vitit

1967.9 Sipas kësaj deklarate, e drejta e azilit është e drejtë që buron nga sovraniteti i shtetit, tëdrejtë azili kanë personat e persekutuar, me përjashtim të atyre që ndiqen për vepra të thjeshta

 penale ose veprime që janë në kundërshtim me qëllimet dhe parime e Kombeve të Bashkuara,apo kanë kryer krime luftë apo krime kundër njerëzimit, kualifikimi i bazë së azilit i takon shtetitqë jep atë, çdo njërit duhet siguruar hyrja në shtetin e huaj nëse i rrezikohet jeta apo liria e tij,

 përjashtim një të ikuri mund ti ndalohet hyrja nëse rrezikohet siguria kombëtare apo ekzistojë

arsye serioze për të mos dhënë një leje të tillë, nëse nuk mund ti sigurohet azil më i gjatë atëherë

duhet mundësuar azil të përkohshëm me qëllim që ti mundësohet të kalojë në një shtet tjetër dhe

shteti që ka dhënë azilin nuk do të lejojë që ai të merret me veprimtari që është në kundërshtim

me parimet e Kombeve të Bashkuara.

6. 

E drejta e azilit sipas legjislacionit pozitiv në Kosovë

Instituti i azilit me kalimin e kohës është bërë objekt rregullimi i ligjeve të brendshme dhe

shumica e kushtetutave e parashohin shprehimisht këtë institut. Rast studimi mund të jetë

Kushtetuta e Italisë e vitit 1947, ku sipas kësaj ajo garanton që “...i huaji i cili në vendin e vet i

 janë mohuar liritë dhe të drejtat e tij, sipas Kushtetutës italiane ka të drejtën e azilit në kushtet e

 përcaktuara me ligj”.10  Apo edhe Ligji Themelore (Kushtetutues) i Republikës Federale të

Gjermanisë në nenin 16 paragrafi 1 garanton të drejtën e azilit ku “personat e persekutuar mbi

baza politike do të kenë të drejtën e azilit”.11 

8 Shumica e shteteve palë në këtë konventë refugjatëve apo azilantëve u sigurojnë një dokument identiteti. Më herëtkëto kategori kanë gëzuar pasaportë, e njohur si “pasaporta e Nansenit”, për shkak të Komisarit të parë për refugjatë,

Fridtjof Nansen, më 1922.9 United Nations Declarations on Territorial Asylum, The General Assembly of the United Nations on 14 December1967 (Resolution 2312 (XXII)), http://www.asylumlaw.org/docs/international/Asylum1967.PDF 10 Constitution of the Italian Republic, (art. 10).http://www.senato.it/documenti/repository/istituzione/costituzione_inglese.pdf  11 Basic Law for the Federal Republic of Germany, article 16.1.https://www.btg-bestellservice.de/pdf/80201000.pdf  

Page 5: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 5/10

5

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e ka paraparë institutin e azilit në asnjë nen të saj,

mirëpo ky institut gjen zbatim në Kosovë në mënyrë të tërthortë nëpërmes akteve ndërkombëtareqë janë drejtpërdrejt të zbatuara në Kosovë, të paraparë me nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës.

Institutin e azilit në Kosovë e rregullon në mënyrë të hollësishme Ligji Për Azilin i miratuar nga

Kuvendi i Kosovës në vitin 2008.

Sipas ligjit për azilin, me azil nënkuptohet mbrojtja që Kosova i ofron refugjatëve. Azili përfshintë drejtën për vendqëndrim në Republikën e Kosovës si dhe të drejtat tjera që parashihen me këtë

ligj. Azil kërkues është i huaji, i cili e ka parashtruar kërkesën e tij ose të saj për azil ose Mbrojtje

Plotësuese. Ai konsiderohet i tillë që nga momenti i parashtrimit të kërkesës për azil deri nëmarrjen e vendimit përfundimtar. Ndërsa me azilant   nënkuptohet i huaji, të cilit i është lejuar

statusi i azilit në Republikën e Kosovës. Ndërsa me institutin e r efugjatit  nënkuptohet personi i

cili, për shkak të frikës së bazuar nga përndjekja, për shkak të racës, religjionit, kombësisë,

 përkatësisë së grupit shoqëror ose bindjes politike, është jashtë vendit të shtetësisë së tij dhe nukështë në gjendje ose për shkak të frikës së tillë, nuk ka vullnet të përfitojë nga mbrojtja e atij

vendi ose i cili, duke mos pasur shtetësi dhe duke qenë jashtë vendit të tij ose të saj të banimit të përhershëm nuk është në gjendje ose për shkak të frikës së tillë, nuk ka vullnet për t’u kthyer nëtë.12 

6.1. Njohja, përjashtimi, ndërprerja dhe anulimi i azilit

Azili është një e drejtë e garantuar sipas ligjit mbi azilin në Kosovë dhe do ti lejohet të huajit për

të cilin është përcaktuar se ai i plotëson kriteret e përkufizimit të refugjatit dhe nuk ekzistojnë

shkaqet e përjashtimit nga kjo e drejtë sipas këtij ligji.

Përveç njohjes së kësaj të drejte një personi nuk do ti njihet e drejta e azilit, nëse ekzistojnë arsye

serioze, për të konsideruar se ai: (1) ka kryer krim kundër paqes, krim lufte ose krim kundërnjerëzimit, të definuar me aktet ndërkombëtare dhe normat e tyre lidhur me krimet e tilla; (2) ka

kryer krim të rëndë jopolitik jashtë Kosovës para ardhjes në Kosovë; (3) është fajtor për vepra në

kundërshtim me parimet dhe objektivat e Kombeve të Bashkuara.13 

Gjithashtu azili mund të përfundojë përmes ndërprerjes së statusit nga ana e organit kompetent për personin të cilit i është dhënë azili në Republikën e Kosovës. Azili mund të përfundojë

 përmes ndërprerjes së statusit nga ana e organit kompetent për personin të cilit i është dhënë azili

në Republikën e Kosovës nëse: pas humbjes së shtetësisë së tij, vullnetarisht e ka rifituar atë;merr shtetësi të re dhe gëzon mbrojtjen e vendit, shtetësinë e të cilit e ka marrë; vullnetarisht

është vendosur në vendin prej të cilit ai ose ajo ka ikur për shkak të frikës nga përndjekja; nuk

mund të vazhdoj të refuzoj mbrojtjen e vendit të shtetësisë për shkak se kushtet, në bazë të tëcilave i është njohur azili, kanë pushuar të ekzistojnë; për personat pa shtetësi, nëse ai ose ajo

është në pozitë për t’u kthyer në vendin e banimit të tij ose të saj të përhershëm, ngase kushtet që

e kanë bërë të mundur njohjen e azilit kanë pushuar së ekzistuari; azili mund të ndërpritet kur i

huaji është dashur të përjashtohet nga e drejta për statusin e tillë për arsyet e saktësuara në ligjin

12 Ligji Nr. 03/L-066 Për Azilin, Neni 2.13 Po aty, neni 5.

Page 6: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 6/10

6

 për azilin, ose për shkak të keq interpretimit ose mungesës së fakteve, duke përfshirë

shfrytëzimin e dokumenteve të rrejshme, që është arsye e bazuar në përcaktimin për dhënien eazilit.14 

6.2. Ndalimi i kthimit ose i dëbimit me dhunë Në të drejtën ndërkombëtare, sot ekziston një parim i një rëndësie shumë të madhe, që njihet si parimi i mosdëbimit (non refoulment). Ky parim ka hyrë si praktikë në të drejtën ndërkombëtare

dhe është i zbatueshëm për çdo refugjatë, azilkërkues apo të huaj që është larguar nga vendi ku

ka qenë i vendosur së fundi dhe ka nevojë për strehim. Sipas këtij parimi, shtetet nuk mund tikthejnë të huajt në territoret ku ata mund ti nënshtrohen torturës, trajtimit çnjerëzor ose

degradues, apo ku jeta dhe liritë e të drejtat e tij mund të rrezikohen.15 

 Ndalimi i kthimit ose i dëbimit me dhunë është kategori e njohur edhe për ligjin mbi azilin të

aplikueshëm në Kosovë. Sipas këtij ligji, parimisht nuk lejohet dëbimi i detyruar apo deportimi i

azil-kërkuesi apo azilantit në çfarëdo mënyre në territorin ku jeta apo liria e tij do të

rrezikoheshin për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të veçantë shoqëror osemendimit politik.

Mirëpo, përjashtimisht nga kjo, mund të mos i njihet kjo e drejtë një refugjati, azilkërkuesi sipas

këtij Ligji nëse, për të cilin ekzistojnë arsye të bazuara që konsiderohen rrezik për sigurinë e

Republikës së Kosovë, apo i cili, duke qenë i dënuar me aktgjykim të prerë për një vepër

 posaçërisht të rëndë, përbënë rrezik për popullatën e Republikës së Kosovës.

Mirëpo në këtë mes është diçka e padiskutueshme dhe se askush nuk mund të dëbojë ose të kthej

një individ në çfarëdo mënyre në territorin kur ekzistojnë arsye të bazuara për të besuar se ai do

t’i nënshtroheshin dëmtimit serioz ku përfshihet shqiptimi i dënimit me vdekje ose kërcënimi për

ekzekutim apo do ti nënshtrohet torturës trajtim çnjerëzor ose degradues të individit.

16

 

6.3. Hyrja në territorin e Kosovës dhe ndihma për azil kërkuesin

I huaji, i cili deklaron qëllimin e tij për parashtrimin e kërkesës për azil në Republikën e

Kosovës, do të trajtohet si një azil-kërkues në pajtim me këtë Ligj, pra, ai do të lejohen të hyjnë

në territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu edhe i huaji, i cili hyn ilegalisht në territorin eRepublikës së Kosovës me qëllim të kërkimit të azilit, duhet t’i parashtrojë Organit Kompetent

 pa vonesë kërkesën për azil. Dhe ai nuk do të dënohen për hyrje ilegale, qoftë duke ju shmangur

doganës/inspektimit të imigracionit ose përmes përdorimit të dokumenteve joadekuate ose false

 për të hyrë apo për të qëndruar ilegalisht në territorin e shtetit.17 Ministria e Punëve të Brendshme, me akte nënligjore përcakton procedurat dhe standardet për

trajtimin e azil kërkuesve në pajtim me dispozitat dhe parimet e përcaktuara në Instrumentet

 Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, të cilat janë direkt të zbatueshme në Republikën e

14 Po aty, neni 6.15 Stoyanova, Vladislava. “The Principle Of Non-Refoulement And The Right Of Asylum Seekers To Enter State

Territory”. Legal Studies Department, Central European University. 16 Ligji Nr. 03/L-066 Për Azilin, Neni 7.17 Po aty, neni 7.

Page 7: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 7/10

7

Kosovës si dhe Konventën e vitit 1951 për Statusin e Refugjatëve si dhe ligjin ndërkombëtar të

zbatueshëm. Aktet nënligjore përcaktojnë që Policia Kufitare t’u ofrojnë informata lidhur me

 procedurat për azil të huajve të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës.

Mbrojtja e të drejtave individuale të garantuara me standardet ndërkombëtare të të Drejtave të

 Njeriut dhe Konventën e vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatit do të përbëjnë minimumin e

standardeve të mbrojtjes, të cilat duhet t’i lejohen azilkërkuesit. Ligji në fuqi gjithmonë do tëinterpretohet në frymën e minimumit të lartpërmendur të standardeve të mbrojtjes.

Me anë të ligjit mbi azilin, personi që kërkon azil u ofrohet ndihma e nevojshme. Azil-kërkuesi

mund të kërkojë azil në gjuhën të cilën ai e kupton dhe nga ai nuk kërkohet të kërkoj azil nëndonjërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Azil-kërkuesi do të informohet për

 procedurën për përcaktimin dhe njohjen e azilit, për të drejtat dhe detyrimet e tij në procedurën e

tillë, si dhe për të drejtën të kontaktoj Komisarin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë,

UNHCR-në, dhe ndonjë Organizatë Joqeveritare, të cilat ju ofrojnë ndihmë azilkërkuesve.Azilkërkuesi e ka të drejtë të zgjedh një përfaqësues ligjor, i cili do ta ndihmojë dhe përfaqësojë

atë gjatë procedurës për përcaktimin e azilit, me shpenzime të azil kërkuesit. Përfaqësuesi ligjor iazilkërkuesit si dhe përfaqësuesi i Zyrës së UNHCR-së kanë të drejtë të kontaktojnëazilkërkuesin në çdo kohë dhe në secilën fazë të procedurës për përcaktimin e azilit.

Azilkërkuesi ka të drejtë të flas me përfaqësuesin e vet ligjor ose përfaqësuesin e UNHCR-së në

çdo kohë, si dhe të jetë i informuar për këtë të drejtë.18 

6.4. Të drejtat dhe detyrimet e azilantit

Sipas ligjit për azilin në Kosovë, nëse ndonjërit iu ka dhënë e drejta e azilit në Kosovë dhe gëzon

statusin e azilantit, atij automatikisht i njihen një mori të drejtash:

a) 

vendqëndrimin në Republikën e Kosovës për kohën sa zgjat Azili ose MbrojtjaPlotësuese;

 b) 

E drejta në ndihmën sociale, nëse ai nuk ka të ardhura, pasuri dhe nuk merr ndihmë nga

 personat e tjerë të cilët janë të detyruar ose janë në gjendje për ta ndihmuar atë, kanë të

drejtën në ndihmën sociale në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës në fuqi

c) 

E drejta në kujdesin shëndetësor elementar në shkallën që e gëzojnë shtetasit e Kosovës

d)  E drejta e arsimimit, është një e drejtë që i garantohet azilantit sikurse shtetasit të

Kosovës, ku përfshihet trajtimi i barabartë në shkollimin fillor, të mesëm dhe atë të lartë.

e)   Ndihma për tu integruar në shoqëri në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore.

f) 

Të drejtën në lirinë e mendimit dhe besimit fetar

g) 

të drejtën për punësim duke përfshirë edhe vetëpunësimin, si një e drejtë e cila është egarantuar në pajtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës

h)  të drejtën në qasje në gjykata dhe ndihmë ligjore.

i) 

të drejtën në lirinë e lëvizjes brenda Kosovës;

 j)  të drejtën për të poseduar pasuri të luajtshme dhe të palujtshme;

k)  të drejtën për të mbrojtur pronën e tyre intelektuale dhe

18 Po aty, neni 10

Page 8: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 8/10

8

l)  të drejtën e anëtarësimit në shoqata.19 

Përveç të drejtave sipas ligjit mbi azilin në Kosovë, personat që gëzon statusin e azilantit nëKosovë kanë edhe detyrime. Ata obligohen që të veprojnë në pajtim me rendin kushtetues, ligjet

dhe aktet e tjera nënligjore në Republikën e Kosovës, të njoftojnë Organin Kompetent brenda 7

ditësh lidhur me vendin e tij ose të saj të banimit si dhe për çdo ndryshim të adresës dhe tënjoftojnë Organin Kompetent për punësimin në të cilin ai ose ajo janë të angazhuar.20 

19 Po aty, neni 40.20 Po aty, neni 49.

Page 9: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 9/10

9

7.  PËRFUNDIM

Tani nuk ekziston një qëndrim unik për çështjen e azilit, kjo është parë sidomos kur janë paraqitur propozimet për të futur të drejtën e azilit në Paktet për të Drejtat e Njeriut. Dështimin

më të madh lidhur me këtë çështje është shënuar para së gjithash për shkak se nuk ka mundur tëarrihet marrëveshja rreth kategorive të personave të cilët mund tu jepet azili.

 Nga njëra anë ka ekzistuar pajtimi se shtetet duhet të jenë shpirtgjerë në dhënie të azilit, por nga

ana tjetër, përpjekjet për ta shndërruar këtë në të drejtë kontraktuese, nuk ka gëzuar përkrahje,

kështu që në projekte të pakteve nuk ka hyrë asnjë dispozitë për azilin.

 Nga miratimi i Deklaratës mbi azilin, azili nuk mund të konsiderohet si një favor mirëbërës i

shtetit, por kjo konsiderohet edhe si një e drejtë e njeriut, që ka qëllim jo vetëm shpëtimin e jetës, por edhe të dinjitetit dhe lirive të njeriut. Mirëpo, meqenëse dhënia e azilit bazohet në një sërë

faktorësh politikë dhe humanitarë, shtetet në çdo rast duhet të mendojnë për implikimet dhe për

 pasojat që tërheq në marrëdhëniet ndërmjet shtetit që ka dhënë azilin dhe shtetit të cilit i katakuar azilanti.

Pavarësisht kësaj, Kosova siç e përmendëm këtë institut e rregullon me një ligj mjaft

 bashkëkohorë dhe në pajtueshmëri me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Me nxjerrjen e

këtij ligji Kosova është futur në mesin e shumë shteteve demokratike që me anë të legjislaciont tëvet të aplikueshëm e kanë rregulluar këtë çështje juridike dhe kështu kanë përmbushur një

obligim ndërkombëtar. Në këtë kontekst vlen të theksohet se e drejta e azilit në shtetet evropiane

është e rregulluar në mënyra të ndryshme, dhe kjo si pasojë e politikave të ngushta nga ana e

shteteve të sovrane. Në të gjitha 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ekzistojnë rregulla tëndryshme në bazë të cilave një viktimë e dhunës, e dëbimit apo shtypjes meriton të drejtën për

t’u marr në mbrojtje. Disa shtete të fuqishme të BE-së ende po ngurojnë që të unifikojnë procedurat dhe përmbajtjen e të drejtës së azilit, megjithatë po vërehet tendenca e BE-së që në të

ardhmen të drejtën e azilit ta kodifikoj brenda strukturave të saj. 

Page 10: E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

8/18/2019 E drejta e azilit dhe rregullimi i tij sipas legjislacionit të Kosovës.pdf

http://slidepdf.com/reader/full/e-drejta-e-azilit-dhe-rregullimi-i-tij-sipas-legjislacionit-te-kosovespdf 10/10

10

8.  BIBLIOGRAFIA

1. 

Gruda, Zejnullah. Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Prishtinë, 20102.  Ligji Nr. 03/L-066 Për Azilin 3.  Stoyanova, Vladislava. “The Principle Of Non-Refoulement And The Right Of Asylum

Seekers To  Enter State Territory”. Legal Studies Department, Central EuropeanUniversity.

4.  Hildebrando Accioly, Tratado de Derecho Internacional Publico I . Madrid 1958, p. 504 5.  United Nations Declarations on Territorial Asylum, The General Assembly of the United

 Nations on 14 December 1967 (Resolution 2312 (XXII)),

http://www.asylumlaw.org/docs/international/Asylum1967.PDF

6. 

The Universal Declaration of Human Rights, http://www.un.org/en/documents/udhr/

7.  Constitution of the Italian Republic, (art. 10).

http://www.senato.it/documenti/repository/istituzione/costituzione_inglese.pdf

8.  Basic Law for the Federal Republic of Germany, article 16.1.

https://www.btg-bestellservice.de/pdf/80201000.pdf9.  Convention and protocol relating to the Status of Refugees.

http://www.unhcr.org/3b66c2aa10.html10.

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

http://www.assembly-kosova.org/common/docs/Kushtetuta_sh.pdf