Download - Gazeta Mapo

Transcript
Page 1: Gazeta Mapo

mapo libri

Analisti Mustafa Nano shpjegon tezën e tij të “aleancës së qelbësirave” dhe komentet që pasuan bashkimin mes Ramës dhe Metës. “Apelin për të bërë një aleancë me të gjithë qelbësirat që duan të rrëzojnë Berishën nuk ia kam bërë Mandelës, apo Dalai Lamës, apo - po të doni - Grillos. Ia kam bërë Ramës.”

personazh

Themelues henri Çili- KryeredaKTor Arion Sulo - numër 876. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiShtA"

e Shtunë-diel 6-7 prill 2013

Nano: Rama-Meta? Një gjellë që ta shpif, por e vetmja për të mbushur stomakun

Faqe 10-11

Faqe 20

Faqe 12-13

intervista e javës Zgjerim i seKToriT publiK apo shërbime publiKe cilësore

ADRIAN CIVICI

dilema zhvillimi

Faqe 26

për një fillim Të ri Të poliTiKës djaThTas

heNRI ÇILI

editorial

Faqe 3

ai që lexon heshTjen e ramës dhe hisTorinë e berishës

ALfReD LeLA

proFil / preç zogaj

Faqe 30

përgjysmohen taksat e makinave, bode prezanton projektin Ministri i financave publikoi dje projektligjin e ri për përgjysmimin e taksave të makinave. Koeficienti fiks për naftën dhe benzinën nga 25 dhe 20 lekë bëhet 12.5 dhe 10 lekë. Më këtë ndryshim përdoruesit për makinat e vjetra paguajnë 50% më pak Faqe 6 Faqe 21

aktualitet

linditA ArApi: S’iA Vlen të rendëSh pAS lumturiSë...Poetja dhe gazetarja e “Deutsche Welle”, në pyetësorin e Prustit. Përçmimi, frika më e madhe, pleqëria etj.. sipas moderatores së emisionit “europa Sot”

Ide/debat

ARDIAN NDReCAhylli i dritës

IVA tIÇosingle & the city

GjeRGj MetApelegrinus

albano bogdo: në aparTamenT nuK fToj Kurrë njerëZ

përtej privatësisë

Derisa të dalë ajo vajza me bukuri perëndeshe, sytë si det e flokët si ujëvarë që çmendet pas Albano Bogdos, aktori simpatik i Apartamentit “2XL” do të vazhdojë të jetë single, me fundjava të qeta, pa alkool dhe miq që ta bëjnë rrëmujë shtëpinë...

në Vendin ku ArmëtkuShtojnë SA një celulAr

hetimi

Ministria e Drejtësisë ashpërson dënimet për armëmbajtjen, por a mjafton kjo nismë për Shqipërinë, ku qarkullojnë më shumë se 200 mijë armë në popullatë. Çmimet në tregun e zi dhe ç’duhet bërë për krimin e armëmbajtjes

Që prej një muaj e gjysmë, hervin Çuli e nis ditëm me programin që komenton shtypin e ditës, duke ironizuar realitetin. Është në rolin e moderatorit, regjisorit dhe operatorit përballë personazheve të emisionit dhe gazetave të ditës. Vetë hervini po e shijon. Por megjithë shijen e rëndë që lënë ndonjëherë titujt, e gazetave po e po, por dhe i programit, duket se dhe shumë të tjerë po e pëlqejnë

“paçe me gaZeTa”mëngjeSi i rëndë me herVin Çulin

Moralistë vs PragMatistëDebati mbi paktin Rama-Meta dhe argumentet pro e kundër të 12 analistëve, të ndarë në fronte mes moralit dhe pragmatizmit. A është i mjaftueshëm rotacioni që presupozohet se garanton marrëveshja?! A do të forcohet një pol i tretë dhe kush do marrë përsipër të mbajë flamurin e saj?! Si e ndryshoi ky debat komunikimin e politikës me votuesit dhe si mund të ndikojë marrëveshja në mirëqeverisje, antikorrupsion apo probleme të tjera.

Faqe 18

Page 2: Gazeta Mapo

2 E shtunë - E diEl, 6-7 prill 2013 www.mapo.alNJOFTIM / REKLAMA28.02.2013 Gazeta MaPOwww.mapo.al / [email protected]

CMYK

Page 3: Gazeta Mapo

3E shtunë - E diEl, 6-7 mars 2013 www.mapo.al

Editorial

Edhe sikur të mos donte, tashmë Berisha është i detyru-ar të nisë një histori të re politike djathtas, një fillim të ri. Me aktin politik të Ilir Metës, që krejt (pa)pritshëm rig-

jeti trojet e veta politike majtas dhe vijon një fazë të re të am-bicjes së tij të përjetshme për të marrë një ditë lidershipin e së majtës, Sali Berisha ka të vetmen mundësi politike për të fitu-ar zgjedhjet: një akt politik. Në një takim elektoral dje, në rajo-nin e Durrësit, Berisha ka përmendur për herë të parë termin “E djathta e bashkuar”. Ai nuk ka më kohë për kufizime, vetëku-fizime, tabu në luftën politike për t’i dhënë vetes një shans në betejen politike të 23 qershorit. E cila është plotësisht e mund-shme, plotësisht realiste në rast se do të realizoheshin pa hum-bur asnjë sekondë kohë, pa u kalamendur në iluzionin e push-tetit të gjatë apo nën sedrën jopolitike. Sali Berisha ka përvojën, besueshmërinë dhe motivacionin për të ndërtuar një fazë të re politike të pas 23 qershorit, me një tjetër dinamikë, me të tjera raporte mes aktorëve dhe me një tjetër horizont politik për ven-din. Një akt politik i Berishës do të kishte domosdoshëmërisht disa premisa paraprake.

Premisa e parë e këtij akti të ri politik, e këtij fillimi të ri do të ishte mbështetja pa asnjë kufizim dhe pa asnjë përjashtim tek fuqitë politike, idetë dhe njerëzit e së djathtës shqiptare, nga nu-ancat liberale të spektrit të djathtë e deri tek e djathta tradicio-nale apo e ajo e djathtë e re populiste e tipit AKZ. Partia e re e ish – Presidentit Bamir Topi as që diskutohet që është brenda këtij koncepti përfshirje. Një e “djathtë plurale” që bën një konkurim taktik së bashku në këto zgjedhje dhe pas 23 qer-shorit, ripoziciohet brenda saj, rishpërndan pushtet apo influ-encë pas testimit elektoral për secilën parti brenda një koalicio-ni të madh të djathtë, që përfshin çdo votë e çdo kontribut djath-tas, “pa dallim feje, krahine dhe ideje”! Një koalicion taktik i bllokut të djathtë, përmballë një koalicioni në bllok majtas, duke ruajtur nuancën, profilin madje dhe rivalitetin djathtas, është një detyrim që të gjitha forcat politike të djathta, të mëdha apo të vogla, të reja apo të vjetra, të vogla apo të mëdha ai kanë ele-ktoratit të tyre ose shoqërisë shqiptare në tërësi. Një karrierë politike e drejtë, meritokrate dhe e fisme djathtas, pa u mbështe-tur më tek katapultimi djathtas apo diversioni majtas do të ishte pas kësaj, parimi bazë i një të ardhmeje të shëndetshme për spe-ktrin e djathtë politik në këtë vend, me një traditë modeste të së djathtës politike në 100 vjet shtet shqiptar.

Premisa e dytë e këtij akti të ri politik do të ishte një hapje ndaj shoqërisë shqiptare apo faktorëvë që shoqëria shqiptare ka prodhur në dekadën e fundit në botën e biznesit, botën uni-versitare, atë të ekspertizës apo të aktivizmit civil për çështje pro e kundër kësaj qeverisje, që kanë një interes publik, që sjell-in një kontribut publik. Pak a shumë në profilin ministrave të rinj të kësaj jave, Kosova, Zhiti e Mima, që reflektojnë secili tre flukse me rëndësi dhe impakt në jetën publike: në atë kulturore si Zhiti, në botën e teknokracisë si Mima apo në botën e profe-sionistëve me aftësi menaxheriale si rasti i mjekut të shquar dhe menaxherit të zotë të strukturave shëndetësore, Halim Koso-va. Dinamikat e reja shoqërore që kanë ndodhur në jetën soci-ale, ekonomike, kultore dhe universitare në Shqipëri mund të ishin një lidhje reale e PD-së dhe të djathtës me të gjithë ato “for-ca të gjalla të shoqërisë”, që edhe pa formacion politik, domos-doshmërisht kryejnë një funksion me tepër rëndësi në shoqëri-në shqiptare.

Premisa e tretë e këtij akti të ri politik djathtas do të ishte një program zhvillimi ekonomik për vendin për të kapërcyer ngërcin ekonomik aktual, për të përgatitur shoqërinë shqiptare për një fazë të re zhvillimi të vendit në kushtet, kur cikli eko-nomik aktual dhe struktura e deritashme e zhvillimit ekonomik i ka shterruar mundësitë e veta. Liberalizmi ekonomik mbetet e vetmja zgjidhje për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme eko-nomike, në kushtet kur një program i majtë qeverisjeje do të ishte jo vetëm mos-zgjidhje, por dhe rëndim i problemeve ak-tuale që ka ekonomia shqiptare.

Çdo inerci politike si ajo e para 1 prillit, apo çdo mendjesh-kurtësi politike e rënie në takticizëm si ai i deritashmi, çdo vazh-dim i një fushate elektorale shterpë, pa lajm e bufonadë si kjo deri tek konventa e së shtunës së kaluar për punësimin, do të ishte ishte humbje kohe dhe ndihma më e madhe një kampi të majtë, që megjithë cenet morale, po organizohet taktikisht e politikisht më mirë. Shkurt: zgjedhje të reja, zgjidhje të mëdha djathtas. Nga Berisha, me Berishën!

për një fillim të ri të politikës djathtas!

Henri Çili

edi rama dhe Koço Kokëdhima dje duke shëtitur në pedonalen e ish-bllokut

Kolona / ide/ debate

javore

56

Në breNdësi

E shtunë-diEl, 6-7 prill 2013 na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

mustafa nano: rama-meta? një gjellë që ta shpif, por e vetmja për të mbushur stomakun

Analisti Mustafa Nano shpjegon tezën e tij të “aleancës së qelbësirave” dhe komentet që pasuan bashkimin mes Ramës dhe Metës. “Apelin për të bërë një aleancë me të ...

eliza HoxHa:rrëfim për prisHtinën e Humbur

politikëFRD, Topi: Poli i Tretë? Të hapur për koalicion me AK-në

4 politikëInteresat elektorale bllokojnë Rezolutën e çështjes çame

EkonomiUlja e taksës së automjeteve, 20 mln euro minus në buxhet

12 Kriminaliteti Në vendin ku armëtkushtojnë sa një celular

19

dilEma zhvillimiadrian Civici

idi, Essi,uniYlli pango

pErEgrinusGjergj meta

hylli i dritësardian ndreca

Kolana 51 libra, 51 idEKlodiana turhani

ndërKombëtarEbill Keller

26 28 22

29 28 31

përtej privatësisëMirela Bogdani, zonja e rregullit dhe perfeksionizmit

24 mapo libriLindita Arapi: Në udhëtimetme tren lexoj me qetësi

Foto e javës

profil

Në apartamENt Nuk ftoj kurrë NjErëz

AlbAno bogdo

derisa të dalë ajo vajza me bukuri perëndeshe, sytë si det e flokët si ujëvarë që çmendet pas Albano bogdos, aktori simpatik i Apartamentit “2Xl” do të vazhdojë të jetë single, me fundjava të qeta, pa alkool dhe miq që ta bëjnë rrëmujë shtëpinë...

Page 4: Gazeta Mapo

4 E shtunë - E diEl, 6-7 prill 2013 www.mapo.al

fejzi braushi

Interesat politike për koalicio-net parazgjedhore duket se ja-në bërë shkak për bllokimin e procedurës për miratimin e

rezolutës për zgjidhjen e Çështjes Çame. Partia Demokratike dhe Par-tia Socialiste nuk kanë pranuar të shprehen pro projektrezolutës së paraqitur nga dy deputetët çamë, duke kërkuar dje, nëpërmjet dy re-latorëve të tyre në komisionin e Jashtëm, ristrukturimin e përmba-jtjes së saj në tërësi. Por veç përmba-jtjes së saj, qëndrimi i dy partive të mëdha, është diktuar dhe nga inte-resat e pastra elektorale. Qëndrimi i dy partive të mëdha ka pasur dallime të konsiderueshme, pasi demokratët kanë kërkuar kohë, duke mos u shprehur në mënyrë përfundimtare për përmbajtjen, ndërsa socialistët e kanë thënë gati në mënyrë të qartë fjalën e tyre se ajo duhet riformulu-ar në tërësinë e saj. Demokratët, megjithëse të bindur se përmbajtja e Rezolutës në këtë mënyrë si është paraqitur është gati e papran-ueshme, për shkak se iniciatorët e saj janë deputetët e PDIU, të cilët i ka në koalicion, janë treguar të ku-jdesshëm që të përfitojnë kohë për të shprehur një qëndrim të tyrin të paktën deri në përcaktimin e alean-cave parazgjedhore. “Këto vështirë-si na kanë bërë që ne sot të mos jemi ende gati për të dhënë një relacion për t’ia paraqitur komisionit. Do të ishte e arsyeshme që të na jepet më tepër kohë për të punuar më se-riozisht“, - tha relatori Kadilli. Nga ana tjetër socialistët kanë qenë më të prerë në qëndrimin e tyre, duke mbajtur deri diku krahun e PBDNJ-së, e cila si mbrojtëse e minoritetit grek është shprehur kategorikisht

koalicionet

PS ka kërkuar riformulimin e projektrezolutës në përputhje me intere-sat e fqinjësisë së mirë me greqinë. Pd ka kërkuar më shumë kohë. Mbledhja e djeshme e komisionit të Jashtëm është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të pdiu dhe Vangjel dules

interesat elektorale bllokojnë rezolutën e çështjes çame

“Me rregulloren e sotme dhe me Kushtetutën e sotme ju nuk keni asnjë mbështetje ligjore për një procedurë të tillë. Jeni tërësisht duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën“, - tha dule

dulE: Parlamenti është e vërtetë që ka votuar rezolutë, por që atëherë Kuvendi ka pasur tjetër Rregullore. Me rregulloren e sotme dhe me Kushtetutën e sotme ju nuk keni as-një mbështetje ligjore për një proce-durë të tillë.tahiri- ore, do pushosh ti, mos e ngatërron me Kushtetutën greke ai?Kemi 5 muaj që e kemi sjellë dhe jemi dhe 70 vjet që presim dhe më vjen keq që kërkoni edhe prova. Prova keni varret atje, shtëpitë e djegura dhe tokat tona. nuk po kërkojmë asgjë më tepër sesa ato që na kanë lënë të parët tanë. Kjo nuk lëviz aspak nga Karta Univer-sale e të drejtave të njeriut, pavarësisht

se ky palaço që kam këtu përpara për-faqëson atë parti.dulE: Zoti kryetar, ka mundësi që të vini normalitetin në sallën e kuvendit. Me këtë terminologji të tillë vazhdoni mbledhjen ju qofshi.tahiri: Unë jam gati t’i kërkoj falje, por kur ata t’i kërkojnë falje çamëve që i kanë vrarë e persekutuar në kaq vite.dulE: Kryetar, unë nuk mund të qën-droj në këtë komision ku ka një gjuhë rrugaçërie. Po e ktheni komisionin në një vend ku po dominon rrugaçëria dhe qofshi ju për këtë. idrizi: Unë ta tregoj dhe gjuhën e rrugaçërisë, por rrugaç je ti.

rezoluta, debate të forta tahiri-Dule

Komisioni parlamentar i politikës së jashtme

hozi. Duke hasur në këtë qëndrim gati refuzues, kreu i PDIU-t, Shpë-tim Idrizi, u shpreh i gatshëm që ta reduktonte rezolutën në 2 apo 3 ne-ne, por ku të kërkohej heqja e ligjit të luftës, riaktivizimi i traktatit të miqësisë së mirë mes dy vendeve dhe angazhimi për të drejtat e popullsisë çame. “Nëqoftëse na mbështesni, pjesa tjetër është e lehtë. Bëjini dy nene, mos e zgjatni më shumë: 1. Të riaktivizohet Traktati i Miqësisë. 2. Të çohen marrëdhëniet aty ku duhet. 3. Kthimi i të drejtave të shq-iptarëve të Çamërisë. dhe 4. Të hiqet ligji i luftës.“ - tha Idrizi. Nga ana tjetër kreu i PBDNJ-së, Dule, u shpreh kundër diskutimit të kësaj projektrezolute, duke ngritur pre-tendimin se rregullorja dhe Kush-tetuta nuk parashikojnë atribut të Kuvendit për miratuar rezoluta të tilla. “Me rregulloren e sotme dhe me Kushtetutën e sotme ju nuk keni as-një mbështetje ligjore për një proce-durë të tillë. Jeni tërësisht duke shke-lur ligjin dhe Kushtetutën“, - tha Dule. Ky qëndrim ka sjellë debate në komision, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet apo kërcënimet re-ciproke mes deputetëve të PDIU-t dhe kreut të PBDNJ-së, çka ka detyruar këtë të fundit që të lërë dhe sallën e komisionit të Jashtëm. Por tensioni ka pasur edhe mes Idrizit dhe Fatos Bejës, ku s’munguan as akuzat se nisma e PDIU-së bëhet për çështje elektorale. I vetmi që ka shprehur qartë qëndrimin e tij ka qe-në deputeti i FRD-së, Gazmend Oke-ta. Në përfundim të mbledhjes komisioni ka vendosur që ta shtyjë debatin deri në gjetjen e një zgjidhje-je të pranueshme mes tij dhe dy re-latorëve, Fatbardh Kadillit dhe Qe-mal Minxhozit, për hartimin e një drafti të ri.

kundër Rezolutës dhe të gjithë Çështjes çame në tërësi. Dhe kjo jo pa qëllim, pasi PS kërkon që të joshë me këtë qëndrim PBDNj-në për ta bërë edhe atë pjesë të koalicionit të tyre paraelektoral. “Kjo përmbajtje që është paraqitur është e papran-ueshme, prandaj duhet një rishikim apo një ristrukturim i thellë për të dhe ne jemi të gatshëm për të kon-tribuar. Duhet pasur parasysh për t’u ruajtur ekuilibrat e interesit kom-bëtar me ato të fqinjësisë së mirë me Greqinë“, - theksoi relatori Minx-

Kreu i PbdnJ-së, Vangjel dule, nga Korça ka folur për aleancat zgjedhore, duke bërë të ditur se në tryezën e tij kanë mbërritur në mënyrë zyrtare ftesat nga dy partitë kryesore. Por, sipas tij, deri më tani forca që ai drejton ende nuk ka vendosur se me kë forcë politike do dalë në koalicion. “Kemi ftesa për aleancë nga Partia So-cialiste dhe Partia demokratike. Aktualisht jemi duke shqyrtuar këto ftesa dhe do shikojmë se cila na jep më shumë hapësirë si parti politike”, tha dule, duke shtuar se vendimi që do të përcaktojë rreshtimin e PbdnJ-së do të mer-ret së shpejti. Veç bashkimit të aleancave të udhëhequra nga Pd dhe PS, alternativë e PbdnJ-së mbetet edhe poli i tretë së bashku me FRd-në.

"Kam ofertë nga pD dhe ps për koalicion"

dulE:

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një tryeze për dhunën ndaj fëmijëve, të organizuar mesditën e djeshme, kërkoi që detyrimi i mësuesve dhe nxënësve të shkollave për të marrë pjesë në mitingje politike duhet të konsiderohet vepër penale. “nuk duhet që nxënësit e shkollave të vihen në rresht dhe të shkojnë në mitingje, të konsiderohet vepër penale. një drejtor që merr me zor mësuesit dhe nxënësit dhe i dërgon në miting duhet të çohet në burg dhe mos të trajtohet si militant”, tha Rama.

Rama tha se më e rrezikshme se varfëria sot është varfëria e aspiratave për brezin e ri. “Çdokush që do të ngarkohet me edukimin e fëmijëve si mësues, do të duhet të kalojë jo testin e besnikërisë ndaj partisë, por një test të hartuar mbi kritere profesionale dhe të administruar jo vetëm nga ekspertë, por dhe nga prindër. nëqoftëse ne duam ta shpëtojmë fëmijën shqiptar sot nga çorodia, ne duhet ta transformojmë shkollën në qendër komunitare”, - tha kreu i PS-së. ndërkohë që gjatë pasdites së djeshme Rama zhvilloi

një takim me ish-ushtarakët, të cilëve u kërkoi votën më 23 qershor për të rilindur atë që ai e quajti dinjiteti njerëzor. duke u ndalur tek gjendja aktuale e ushtrisë shqiptare, kreu i socialistëve tha se forcat e armatosura janë të kapura nga një kupolë mafioze që kanë shndërruar zyrat në zyra hipoteke ku blihen, shiten e tjetërsohen pronat. “Kupola e ushtrisë shqiptare është marrë peng nga njerëz që nuk kanë lidhje me interesat kombëtare dhe as me interesat e publikut shqiptar. Kupola e ushtrisë është kthyer në një zyrë hipoteke ku merren prona, hiqen prona, jepen prona, tjetërsohen prona”, - shtoi Rama.

Rama u ndal edhe te kriminaliteti në vend, që sipas tij është në shifra alarmante, pasi strukturat e policisë janë të kapura nga krimi e korrupsioni dhe të paafta të reagojnë.

“në 300 ditët e para të qeverisjes ne do t’i japim një imazh të ri Policisë së Shtetit. ne nuk do të bëjmë mrekulli, por do t’u japim të gjithë qytetarëve shtet”, - mbylli fjalën e tij Rama.

rama: burg për ata që nxjerrin nxënësit në mitingje

Dashamir tahiri

Page 5: Gazeta Mapo

5E shtunë - E diEl, 6-7 mars 2013 www.mapo.al

qëNdrimEt

Topi për Ramën dhe Berishën: “Ata janë të njëjtë dhe bashkëpërgjegjës për ndryshimet kushtetuese 2008, për realizimin dhe amnistimin e Gërdecit, apo 21 janarit, për shkatërrimin e demokracisë së brendshme në partitë politike…”

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi publikisht dje se mbetet i hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike që synon rro-

tacionin e elitave politike. Në një konference për shtyp të mbajtur pikërisht për këtë çështje, Topi foli konkretisht për Polin e Tretë. “…Fry-ma e Re Demokratike publikisht deklaron se mbetet e hapur për bashkëpunim, marrëveshje dhe koalicion para e paszgjedhor me çdo forcë politike, organizatë, shoqatë dhe grupim civil, që ndan me ne të njëjtat qëndrime mbi nevo-jën e rrotacionit demokratik të elitave politike, nevojën e ndarjes përfundimtare nga sistemi korruptiv i tranzicionit dhe nevojën për një politikë të re për qytetarët dhe shtetin. Ne deklarojmë se për shqiptarët nuk ka më dal-lim ideologjik, moral apo vizionar midis kry-eministrit në detyrë dhe atij në hije. Ata janë të njëjtë dhe bashkëpërgjegjës për ndryshimet kushtetuese 2008, për realizimin dhe amnist-imin e Gërdecit apo 21 janarit, për shkatërrim-in e demokracisë së brendshme në partitë poli-tike, për uzurpimin e institucioneve kush-tetuese, personalizimin e pushtetit politik, për dështimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe gjendjen e rëndë ekonomike ku jetojnë shumica e qytetarëve shqiptarë”, - tha dje To-pi. Deklarata e kryetarit të FRD-së, Bamir To-pi, po i paraprin në fakt mundësisë reale të kri-jimit të një koalicioni të tretë në politiken shq-iptare, pjesë e së cilës po diskutohet të jetë ed-he Aleanca Kuq e Zi. Kryetari i AK-së, Kresh-nik Spahiu, bëri thirrje dje për të marrë pjesë në protestën e 7 prillit para Kryeministrisë, ndërkohë që përjashtoi mundësinë e një ko-alicioni me PD-në, por edhe me PS-në. I pye-

tur për AK-në, por edhe PBDNJ-në, Topi u përgjigj: “Jemi të hapur të bisedojmë për aq ko-hë sa ka mbetur. Në rast se partitë e tjera nuk i shohin interesat e tyre të njëjta me ato të FRD-së, ne jemi të vendosur të dalim të vetëm në zgjedhje. Nuk mund t’i japim oksigjen një kry-eministri dhe një qeverie që ka braktisur inte-resat e së djathtës…”. Për pasojë, kryetari i FRD-së u shpreh se mundësia për Pol të Tretë ekziston. “Kjo mundësi konsiderohet e hapur përsa kohë të ketë parti që mbështesin pozicio-nin dhe qëndrimin e FRD-së. Nëse nuk gjen-den pikat e përbashkëta, FRD-ja do të konkur-rojë e vetme me modelin e saj në shërbim të shtetit dhe qytetarit…”, shtoi ai.

bamir topi tha se FRd-ja mbetet e hapur për koalicion para e paszgjedhor me çdo forcë politike, organizatë, shoqatë apo grupim civil, që ndan me Frd-në të njëjtat qëndrime mbi nevojën e rro-tacionit demokratik të elitave politike

Frd, topi: poli i tretë? të hapur për koalicion me aK-në

tre ligjet, berisha: nuk ka më kohë për marrjen e statusit TIRANË Pas një mbledhjeje rutinë me strukturat e Partisë demokratike të qarkut Tiranë, ku u fol për çështje orga-nizative, dhe asgjë konkrete për largimin e lSI-së, kryeministri Sali berisha deklaroi për mediat se rezultati i së djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë surprizë. “Ishte mbledhje nga fjala e parë tek e fundit teknike. Së dyti, menaxhimi i entuziazmit të madh që ka përfshirë bazën e Partisë demokratike, strukturat dhe mbështetësit e saj dhe optimizmi i tyre për një fitore të thellë, fitore të shkëlqyer të 23 qershorit”, - tha dje berisha. Kryeministri komentoi edhe përfoljen gjithnjë e më shumë nga ana e PS-së të miratimit të tre ligjeve si rezul-tat i afrimit me lSI-në. “Tre ligjet janë peng me të cilat Edi Rama mori statusin e vendit kandidat. Qeveria dhe mazho-ranca kompletoi të gjitha reformat me të cilat u bë e mundur që Komisioni Eu-ropian të rekomandojë statusin. Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij, vetëm e vetëm që Shqipëria të mos marrë statusin. Tani, siç njoftuan burimet më zyrtare të brukselit, nuk ka më kohë për t’u bërë raport për Shqipërinë dhe para gjithë ministrave. Pasi u sigurua se nuk do të bëhet raporti për statusin, i për-dori këto për t’u hedhur hi syve qytetarëve Shqiptarë. I votoj, s’i votoj, por e vërteta është që po s’i votoi do t’i votojë sovrani në një votë plebishitare në referendum pas fitores dhe gjatë mandatit të ardhshëm të Partisë de-mokratike”, - tha ai. Edhe gjatë paradites e konkretisht në inaugurimin e rrugës Shijak-gjepalaj, kryeministri berisha tha se në katër vitet që vijnë Shqipëria do të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt integrimit të bE-së.

meta: ikëm me ps-në se jemi për ndarje pushtetesh TIRANË në mbledhjen e Komitetit dre-jtues Kombëtar të lSI-së, Ilir Meta deklaroi të mbyllur marrëveshjen me Pd-në. Me fillimin e zbatimit të një mar-rëveshjeje të re me PS-në, kryetari i lSI-së theksoi se një lëvizje e tillë synon t’i japë vendit një frymëmarrje të re de-mokratike dhe bashkëpunimi. duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 2009-ës, që solli për pasojë edhe vendi-min surprizë të lSI-së, Meta tha se ko-alicioni me Pd-në asokohe ka qenë i pa-pritur, i paparashikuar dhe i panatyrshëm. “Megjithatë, absolutisht që ka qenë një vendim i drejtë, i imponuar nga interesi i vendit, i stabilitetit të tij dhe besoj se koha na ka dhënë plotësisht të drejtë në këtë vendim. ne kemi treguar qartë se jemi një forcë politike e përgjegjshme, atdhetare, serioze, që u përmbahemi marrëveshjeve…ne nuk kemi asnjë qe-jfmbetje dhe asnjë pakënaqësi me Partinë demokratike, absolutisht. ne i kemi qëndruar korrekt marrëveshjes, e kemi bërë të qartë me kohë që një ko-alicion midis lëvizjes Socialiste për Inte-grim dhe Partisë demokratike në zgjedhje politike ishte i panatyrshëm…”, - tha ai. Kryetari i lSI-së tha se bashkëpunimi me PS-në mund të japë një kontribut të madh për perspektivën europiane të vendit, por jo vetëm kaq. “nuk mund ta refuzojmë, përveç edhe shumë arsyeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e një ekuilibri të ri politik në vend dhe të një ndarjeje të re të pushteteve në vend. Këtu nuk e kam fjalën për ndarjen e pushtetit ekzekutiv, por për ndarjen e pushteteve të cilat kanë të bëjnë me kolonat e shtetit, sepse qëndrimi i push-teteve në dorën e një partie të vetme natyrisht që nuk është e shëndetshme për demokracinë, por është një shqetësim dhe një problem për të”, - tha ai

ps të ftojë zyrtarisht aK-në në koalicion TIRANË deputeti Erion braçe i kërkon kryesisë së Partisë Socialiste që të ftojë zyrtarisht Ale-ancën Kuq e Zi në koalicionin opozitar. Për këtë kërkesë braçe ka dhënë edhe argumentet e tij në Facebook. “duke besuar fort në argumentin e paraqitur në fillimjavë në kryesinë e PSSH-së: ‘izolimin elektoral të Sali berishës’: I kërkoj kryesisë së PS-së që të shqyrtojë, diskutojë dhe miratojë një ftesë po aq serioze, konkrete, të barabartë e publike (siç ftesat e mëparshme), ndaj ‘Aleancës Kuq e Zi’, për ta ftuar zyrtarisht në koalicionin parazgjedhor të opozitës së drejtuar nga Partia Socialiste”, - shkruan braçe në Face-book. deputeti i PS-së thekson se një ftesë e tillë do t’i shërbejë maksimizimit të votave “anti-regjim”. “besoj se kjo do të jetë në funksion të zgjerimit të koalicionit aktual me forca të tjera opozitare kundër regjimit të Sali berishës, por edhe në funksion të maksimizimit të votave an-tiregjim”, - shkruan ai.

BraçE:

“Poli i Tretë konsiderohet i hapur përsa kohë të ketë parti që mbësh-tesin pozicionin dhe qëndrimin e FRd-së. nëse nuk gjenden pikat e përbashkëta, FRd-ja do të konkur-rojë e vetme me modelin e saj në shërbim të shtetit dhe qytetarit…”

Kreshnik spahiu

Kreu i frD, bamir topi

Page 6: Gazeta Mapo

6 e shtuNë - diel 6-7 prill 2013 www.mapo.al

aKtualitet taksa e makinave do të afektojë negativisht buxhetin me 20 milionë euro, sipas llogarive që dha ministri i Financave dje. Fatura e lehtësive fiskale të prezantuara deri më tani nga qeveria i ka kaluar të 250 milionë eurot. mirëpo në valën e nxehtë të llogarive mbi koalicionet e reja politike askush nuk po merret me atë se çfarë po ndodh me arkën e shtetit. nga njëra anë janë hapur dhjetëra fronte punimesh dhe nga ana tjetër taksa që ulen ditë për ditë, deri më tani llogarisin më shumë se 200 milionë

euro minus në buxhet. pas populizmit të taksave, buxheti i shtetit pritet të vihet pozitë të vështirë para vetëm dy zgjidhjeve, secila me kosto. e para, të shkurtohen shpenzimet. dhe e dyta, të rritet borxhi dhe të tejkalohet deficiti buxhetor. heqja e tatimeve për rrogat deri në 300 mijë lekë, heqja e tVsh-së për makineritë dhe pajisjet, dhe heqja e tVsh-së për in-putet bujqësore bashkë me përgjysmimin e taksave për automjetet e impaktojnë negativisht buxhetin me rreth 30 miliardë lekë.

ulja e taksës së automjeteve, 20 mln euro minus në buxhet

Blerina hoxha

Projekti që do të përgjysmojë taksat e makinave është bërë gati dhe shumë shpejt do të kalojë për mira-tim në qeveri. Ministria e Financave ka propozuar përgjysmimin e koe-ficientit fiks për naftën dhe benzi-nën. Sipas projektligjit që ministri Bode e prezantoi nëpërmjet Face-book-ut dje, mësohet se koeficienti për naftën nga 25 lekë do të bëhet 12.5 lekë dhe koeficienti për benzinën, nga 20 lekë do të bëhet 10 lekë.

uljaTaksa fikse për llojin e karburan-

tit është 25 lekë për naftën dhe 20 le-kë për benzinën. Për sa i përket mjeteve me vjetërsi nga 0-3 vjet, ato përjashtohen nga kjo taksë. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa llogaritet proporcional-isht për periudhën e mbetur të vitit. Ja një shembull sesi do të paguajë një person me ndryshimet e reja. Aktu-alisht një makinë me 1600 kubikë me vjetërsi 6 vjet që i përket koeficienti 0.2 dhe e përdor me naftë llogaritet: 1600 X 0.2 X 25. Pra, ky person që disponon këtë automjet me këto karakteristika aktualisht paguan një taksë prej 8000 lekësh. Me ndry-shimet e publikuara nga Bode dje, llogaritja bëhet: 1600 X 0,2 X 12,5. Pra, ky person me ligjin e ri do të paguajë një taksë prej 4000 lekësh nga 8000 lekë që paguan tani. Në të njëjtën mënyrë përfitojnë të gjitha makinat e përdorura mbi 3 vjet. Ak-tualisht përdoruesit e mjeteve paguajnë taksat vjetore të qarkul-limit dhe taksat vjetore të regjistrim-

it. Tek taksa e qarkullimit përfshihet taksa 7 lekë për litër për naftën, 5 le-kë për litër për benzinën. Taksa e regjistrimit caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llo-jin e karburantit, e cila është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Pikërisht kjo taksë do të përgjysmo-het, duke ndikuar kështu në përgjys-mimin e vlerës së taksës.

faljaNë projektligjin e ri të përgatitur

për taksat e makinave do të falen të gjitha detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Admin-istrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për qëllime përdor-imi apo rishitje. Në dispozitat kalim-tare është parashikuar që pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitin 2013, pavarë-sisht kur e kanë pasur datën e pag-esës së taksës, do të paguajnë sipas këtij ligji. Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, do të fillojë nga data 1 janar 2014. Ministra e Financave njoftoi se pro-pozimi për përgjysmimin e taksave vjetore për makinat e përdorura ka një efekt në buxhetin e shtetit prej rreth 2.5 miliardë lekësh.

projekti, bode përgjysmon taksat vjetore të makinave

I sapoemëruar në detyrën e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Florjon Mima e ka nisur punën me nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme, me konsorciumin e projekti “Trans Adriatic Pipeline”. Bëhet fjalë për marrëveshjen e vendit pritës (MQP) që nënkupton rënien formalisht dakord mbi termat e angazhimit për të ardhmen e tubacionit të Korridorit jugor të gazit. Marrëveshja me qeverinë e vendit pritës përcakton rregullat sipas të cilave projekti do të realizohet dhe do të operojë në territorin shqiptar. Kjo përfshin procese të blerjes dhe servitutit të

tokës, zbatimin e standardeve teknike, të sigurisë për komunite-tin si dhe rregulloret për lejet. Pas ratifikimit të pritshëm nga Kuvendi në javët në vazhdim, MQP-ja do të kthehet në një ligj të plotë dhe të zbatueshëm. TAP është një nga burimet më të mëdha të investimeve të huaja në Shqipëri, që do të sillte prurje madhore të ardhurash në vend. Gjatë fazës së ndërtimit, TAP do të nxisë punësimin në një sërë industrish të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta, përfshirë ato prodhuese dhe shërbimet komunale, transportin, komunika-cionet, si dhe shërbimet financiare

dhe ato për biznesin. Projekti gjithashtu do të japë kontribut për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturave të tjera në Shqipëri. Për më tepër, projekti do të luajë një rol madhor në zhvillimin e tregut shqiptar të energjisë si dhe në çuarjen përpara të objektivit të qeverisë për t’u kthyer në një nyje gazi në Europën Juglindore. Pikat e planifikuara të daljes në vend dhe një instrument i rrjedhjes në drejtim të kundërt do të ndihmojnë në përforcimin e sigurisë së furnizimit, ndërsa ekziston edhe një mundësi për zhvillimin e depozitave të gazit natyror në Fier.

projekti tap, mima firmos modalitetet e bashkëpunimit

Ministri Bode publikoi projektligjin e ri për përgjysm-imin e taksave të makinave. Koeficienti fiks për naftën dhe benzinën nga 25 dhe 20 lekë bëhet 12.5 dhe 10 lekë. Më këtë ndryshim përdoruesit për makinat e vjetra paguajnë 50% më pak. Ja shembulli

është

Bëhet

Për shembull: një makinë me 1600 kubikë me vjetërsi 6 vjet që i përket koeficienti 0.2 dhe e përdor me naftë, llogaritet: 1600 X 0,2 X 25. pra, ky person që disponon këtë automjet paguan me ligjin aktual një taksë prej 8000 lekësh.

Për shembull: një makinë me 1600 kubik, me vjetërsi 6 vjet, që i përket koeficienti 0.2 dhe e përdor me naftë, llogaritet: 1600 X 0,2 X 12,5. pra, ky per-son që disponon këtë automjet me këto karakteristika pritet të paguajë me ligjin e ri një taksë prej 4000 lekësh.

2010 8550 4725

2009 9025 4512

2008 9500 4750

2007 9975 4987

2006 10450 5225

2005 10925 5462

2004 11400 5700

2003 13300 6650

2002 15200 7600

2001 17100 8550

2000 19000 9500

1999 20900 10450

1998 22800 11400

1997 24700 12350

1996 26600 13300

1995 28500 14250

1994 30400 15200

1993 32300 16150

1992 34200 17100

sHeMbulli i një Makine 1900 kubik Me naftë, sa Paguan dHe sa do të Paguajë

jaNë bëheN jaNë bëheN

makinat e vitit 2011-2012-2013 taksa do jetë zero

marrëveshja me qeverinë e vendit pritës përcakton rregullat sipas të cilave projekti do të realizohet dhe do të operojë në territorin shqiptar.

Page 7: Gazeta Mapo

Kriminaliteti

Në veNdiN ku armëtkushtojNë sa Një celular

Moralistë PragMatistë

Çdo të shtunë e të diel www.mapo.al

mustafa NaNo:

Zhurma dhe debati i 5 ditëve (vër re më shumë se tre) të fundit përqendruar në të mirat dhe të këqijat e një marrëveshje mes PS dhe LSI dhe që ka sfumuar në një farë mase atë që do të ndodhë në fushatën elektorale, nuk duket se do të ketë në Tiranë të njëjtin rezultat që pa-ti në Itali apo gjetkë. Megjithëse një palë e tretë kundër të gjithëve, bazuar kryesisht mbi nevojën për drejtësi, an-tikorrupsion dhe moral, virtualisht është krijuar. Gjë që lexohet dukshëm në debatet e fundit në shtyp dhe medi-an sociale. Ajo nuk do jetë në gjendje të konkretizohet siç ngjau në vendet fq-inje, duke u lënë fushë të lirë politika-nëve. Debati i këtyre ditëve që “Mapo” e risjell të përmbledhur, edhe pse duket se ka vënë përballë një klase politike të korruptuar dhe të dështuar një grup jo të vogël njerëzish me influencë, duke

prodhuar edhe furtunë në media, rr-jetet sociale dhe sigurisht në jetën e vendit, veç sqarimit deri në detaje të sit-uatës dhe parashikimeve ogurzeza në shumicën e rasteve, nuk pritet të ndry-shojë shumë në arenën politike.Një forcë e tretë e madhe mjaf-tueshëm e prodhuar prej debatit pas bashkimit mes LSI deri dje në qe-verisje dhe PS në opozitë, duke cen-uar sipas shumë analistëve frymën e vërtetë të opozitës dhe vënë në rrezik ndryshimin që ata thonë se prisnin, do të zinte Pat lojtarët e vjetër të poli-tikës. Gjasat që kjo të ndodhë në këto zgjedhje janë të pakta. Aleanca Kuq e Zi dhe FRD e Bamir Topit kanë ri-aktivizuar fort këto dy ditë idenë e Polit të Tretë pikërisht për të tërhequr në rrjetën e tyre elektorale të zhgën-jyerit e paktit Rama-Meta...

rama-meta? Një gjellë që ta shpif, por e vetmja për të mbushur stomakuN

I n t e rv I st ëh I sto r I

r e p o rta z hn o sta lg j I

K u lt u r ë

Debati i javës mbi paktin Rama-Meta

dhe argumentet pro e kundër tij të 12

analistëve, të ndarë në fronte mes

moralit dhe pragmatizmit. A është i

mjaftueshëm rrotacioni që

presupozohet se garanton

marrëveshja?! A do të forcohet si pasojë

e kësaj një forcë e tretë dhe kush do

marrë përsipër të mbajë flamurin e saj?!

Si e ndryshoi ky debat komunikimin e

politikës me votuesit dhe si mund të

ndikojë marrëveshja në mirëqeverisje,

antikorrupsion apo probleme të tjera

Faqe 7

analisti mustafa nano shpjegon tezën e tij të “aleancës së qelbësirave” dhe komentet që pasuan bashkimin mes ramës dhe metës. “apelin për të bërë një aleancë me të gjithë qelbësirat që duan të rrëzojnë Berishën nuk ia kam bërë mandelës, apo dalai lamës, apo - po të doni - Grillos. ia kam bërë ramës”

ministria e drejtësisë ashpërson dënimet për armëmbajtjen, por a mjafton kjo nismë për shqipërinë, ku qarkullojnë më shumë se 200 mijë armë në popullatë. Çmimet në tregun e zi dhe ç’duhet bërë për krimin e armëmbajtjes

vs

Page 8: Gazeta Mapo

8 e shtuNë - diel 6-7 prill 2013 www.mapo.al

forumMoralistë PragMatisë

Debati i javës mbi paktin Rama-Meta dhe argumentet pro e kundër tij të 12 anal-istëve, të ndarë në fronte mes moralit dhe pragmatizmit. A është i mjaftueshëm rrotacioni që presupozohet se garanton marrëveshja?! A do të forcohet si pasojë e kësaj një forcë e tretë dhe kush do marrë përsipër të mbajë flamurin e saj?! Si e ndryshoi ky debat komunikimin e politikës me votuesit dhe si mund të ndikojë marrëveshja në mirëqeverisje, antikorrupsion apo probleme të tjera

armand shkullaku: abort dhe jo lindje e aq më pak rilindje

Ata që prisnin një ndëshkim të qeverisjes, një ndryshim të fortë pas kësaj, një dekadë apo epokë të re siç pëlqen ta quajë Henri Çili në shkrimet e tij të fundit, për fat të keq

po ballafaqohen me një déjà vu. Ndërrim vendesh dhe jo vizionesh, abort dhe jo lindje e aq më pak rilindje. Kërthiza e qeverisë së re, nëse koalicioni i ri fiton zgjedhjet, do të pritet nga gërshërët e për-dorura të Ilir Metës. Për ata që e kanë kujtesën të freskët, “ndry-shimi i madh” i Edi Ramës nuk është asgjë më shumë sesa skemat bajate të këpëdëve socialiste, ku ai njëherë i përkulej Metës e njëherë Nanos për t’u ndjerë i sigurt nën sqetullat e tyre. Edhe tani që është i madh, ose më saktë drejton një parti të madhe, Rama nuk guxoi të përballet me kundërshtarin, por po tenton thjesht t’i zërë ven-din atij duke ruajtur të paprekur gjithë sistemin. Ftesa për LSI-në i ka zhgënjyer të gjithë ata që besonin te mrekullia se Rama do ta ngrinte opozitën në nivelin e një alternative të fortë për të zëvendë-suar qeverinë Berisha. Ithtarët më të zjarrtë të këtij besimi sot ka-në ulur kokën përballë zbythjes së opozitës dhe ftesës që ajo i bëri LSI-së për t’i dhënë një dorë që të vijë në pushtet. Ata kanë gjetur si ngushëllim të vetëm ikjen e Berishës, por duket që mezi e kapërdi-jnë çorbën e prishur që Rama ua rrasi me zor në gojë. (Mapo)

alfred lela: më në fund aleancën e qelbësirave

E treta është nevoja për Rrotacion. A mund të thuhet se rro-tacioni është realizuar i plotë, transparent, moral dhe poli-tik nëse 20 për qind e pushtetit të djeshëm bëhet 30 për qind

e pushtetit të nesërm. Aq më shumë e aq më keq, kur as pesha e LSI (4-8 për qind e votës) nuk korrespondon me përpjesëtimin e push-tetit që ajo merr (20-30 për qind), por edhe sepse pushteti i saj bren-da mazhorancës është përfolur e perceptuar si më i korruptuari. Në opinion bredh lirshëm mendimi se pjesa më e molepsur e push-tetit të djeshëm ndërron krah dhe mund ta kemi edhe në qeveris-jen e nesërme. Për Muçin, si sqimatar që është, edhe një pikë e katërt që do të kërkojë prej tij pak marketing politik. Duke thirrur në ndi-hmë Preç Zogajn dhe fjalët e tij në letrën e ‘lamtumirës’ për z. Ra-ma: pakti PS-LSI i heq publikut mundësinë të gjykojë me votë, dre-jtpërsëdrejti, një histori politike të rrallë, si kjo e LSI gjatë këtyre katër viteve. Që do të thotë: askush në këtë vend nuk përballet, e (sh)paguan, as me meritat dhe as me të palarat e veta. Por Muçi e ka më në fund aleancën e qelbësirave. Atij tani i mbetet, pasi ka djersitur antiberishizmin si kalë beteje, të kapë armët edhe kundër antiqelbësirizmit. (Mapo)

mero baze: opozita dështoi

Opozita që kam mbështetur prej 4 vitesh, ka dështuar. Ko-alicioni që ka qeverisur prej katër vitesh, po ashtu ka dësh-tuar. Në mënyrë paradoksale rotacioni i 23 qershorit nuk

do të prodhohet nga beteja jonë, por nga dështimi i saj. Në mënyrë të paprinciptë, Sali Berisha nuk rrëzohet nga zullumet e vrasjeve dhe vjedhjeve, nga kapja e shtetit dhe superpushteti personal, por nga heqja e tullës nga një prej bashkëortakëve të tij në këto zul-lume. Në mënyrë të pazakontë, opozita zyrtare do të vijë në push-

tet jo nga bashkimi i faktorëve opozitarë, por nga aleanca me një pjesë të qeverisë. Unë që e kam edhe motiv politik, edhe parimor, por dhe personal largimin e Sali Berishës, nuk ndihem pjesë e të fituarve dhe nuk kam asnjë ndjesi gëzimi për këtë që po ndodh. Por përtej përjetimit tim personal, që ndoshta është emocional, kam dhe një arsyetim për opozitarët e tjerë që po e ndaj me ju sonte. Edi Rama dhe Ilir Meta me gjasa janë bashkuar në mënyrë jotransparente për ta rrëzuar, por jo për ta mundur Sali Berishën. Unë kam mbështetur dhe do të vazhdoj të mbështes një opozitë që duhet ta mundte Sali Ber-ishën. Por sot kjo opozitë thuajse nuk ekziston më. (Tema)

andi bushati: i njëjti ramë

Çuditem kur mendoj se ka ende njerëz që çuditen me piru-etat amorale të Edi Ramës. Paskan qenë jo të paktë ata që ende paskan besuar se Rama qe i ndryshëm. Se qeverisja

me bllok në dorë qe kundër parimeve të tij. Se “Rilindja” ish vërtet një qëllim. Se njerëzit që protestuan duke i shkuar nga pas më 21 janar do të gjenin një ditë një ngushëllim. Se ata që besuan te pa-rullat për një Shqipëri më të ndershme e më të drejtë, do të shpër-bleheshin në besimin e tyre. Paskan qenë jo të paktë ata që i ka përkundur deri në fund kjo përrallë, aq sa sot në forumet e popul-lit të majtë, zëdhënësit e tyre shprehin indinjatë dhe zhgënjim. Në fakt nuk ka sepse. Nuk është Rama ai që ka ndryshuar. Ai është gjithnjë i njëjti. I njëjti Ramë që pothuajse u katapultua në krye të bashkisë dhe i përdori 11 vitet e pushtetit të tij jo për interesat e atyre që e zgjodhën, por për ato të klanit të tij dhe ambicieve të tij të ar-dhshme. I njëjti që u bë servili më i madh e më pas bukëshkali i parë i tre kryeministrave socialistë me radhë. I njëjti që u ngrit në krye të partisë me një slogan: kryetari që humbet, largohet. I njëj-ti që firmosi ndryshimet kushtetuese menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit. I njëjti që largoi nga listat e 2009-s të gjithë rivalët poli-tikë. I njëjti që me frikën proverbiale nuk e lëshoi kolltukun e bash-kisë dhe refuzoi ta çonte ushtrinë e tij drejt fitores.

artan hoxha: dorëzimi i edi ramës

Edi Rama, më në fund iu dorëzua arsyes. Kuptoi se pa Ilir Metën s’mund të pretendonte fitoren. Ai besoi se fitonte i vetëm në qershor 2009. Ai i besoi ëndrrës “përtej së ma-

jtës dhe së djathtës”. Besoi se Ilir Meta do të tkurrej. Sali Beri-sha do të mundej. Kishte punuar shumë për këtë. Gabim fatal. Humbi me afro 24 mijë vota përballë koalicionit të Sali Berishës. Halli ia desh të pretendonte vjedhjen e votave. Mallkoi Saliun dhe Ilirin, patericën e Saliut, tradhtarin e 83 mijë zemrave të ma-jta. Përqasjen e re për fitoren e deklaroi në shtator 2009 kur “rikonkurroi” për postin e kryetarit të PS me kandidatin Lak-rori, të cilit sot nuk i duken kurrkund as petët e as harxhet. Plat-formën e zbatoi gjatë dy viteve të para të opozitarizmit. I duhej të rilindte me moral të ri. Librat e shenjtë të pashtershëm me këshilla: “Dora që s’kafshohet puthet”; “në të qëllofshin në njërën faqe, ktheju tjetrën”. Ishte koha e Dhiatës së Re. E vlef-shme për etapën tjetër. Rilindjen e vet e projektoi si të kombit. Nanurisi për ca kohë me ëndrra të bukura rilindëse ata që i zvar-riti për dy vite në betejat e humbura. Nuk lëshoi pe për tre lig-jet, gjithsesi. Saliu nuk duhej të festonte integrimin. I takon atij vetë kjo arritje. Pas zgjedhjeve. Veç nëse fiton. (Panorama)

Zhurma dhe debati i 5 ditëve (vër re më shumë se tre) të fundit përqendruar në të mirat dhe të këqijat e një mar-rëveshje mes ps dhe lsi dhe që ka sfumuar në një farë

mase atë që do të ndodhë në fushatën elektorale, nuk duket se do të ketë në tiranë të njëjtin rezultat që pati në itali apo gjetkë. megjithëse një palë e tretë kundër të gjithëve, bazuar kryesisht mbi nevojën për drejtësi, antikorrupsion dhe moral, virtualisht është krijuar. Gjë që lexohet dukshëm në debatet e fundit në shtyp dhe median sociale. ajo nuk do jetë në gjen-dje të konkretizohet siç ngjau në vendet fqinje, duke u lënë fushë të lirë politikanëve. debati i këtyre ditëve që “mapo” e risjell të përmbledhur, edhe pse duket se ka vënë përballë një klase politike të korruptuar dhe të dështuar një grup jo të vogël njerëzish me influencë, duke prodhuar edhe furtunë në media, rrjetet sociale dhe sigurisht në jetën e vendit, veç sqarimit deri në detaje të situatës dhe parashikimeve ogurzeza në shumicën e rasteve, nuk pritet të ndryshojë shumë në arenën politike.një forcë e tretë e madhe mjaftueshëm e prodhuar prej debatit pas bashkimit mes lsi deri dje në qeverisje dhe ps në opozitë, duke cenuar sipas shumë analistëve frymën e vërtetë të opozitës dhe vënë në rrezik ndryshimin që ata thonë se prisnin, do të zinte pat lojtarët e vjetër të politikës. Gjasat që kjo të ndodhë në këto zgjedhje janë të pakta. ale-anca Kuq e Zi dhe Frd e Bamir topit kanë riaktivizuar fort këto dy ditë idenë e polit të tretë pikërisht për të tërhequr në rrjetën e tyre elektorale të zhgënjyerit e paktit rama-meta. Gjithsesi s’janë aq të lara prej historisë politike të këtyre viteve sa të tërheqin masivisht “grinë” votuese, e cila mund të qëndrojë në shtëpi, ose do të shpërndahet nga pak në secilën forcë, duke qenë sërish jo ekzistuese. arsyeja është e thjeshtë. “Votuesit janë dele”, thotë andrea stefani, duke shfajësuar në një farë mase aleancën mes ramës dhe metës për të përmbysur matematikisht qeverinë e cila dilte fituese në zgjedhje pavarësisht skandaleve si Gërdeci apo 21 Janari. edhe pse asnjë parashikim i tillë nuk është si sigurt, debati i ngjallur në ditët e fundit, pavarësisht se është i paprece-dentë në llojin e tij, nuk ka gjasa të sjellë ndryshime më shumë sesa ç’kanë prodhuar të tjera ngjarje në shqipëri. nga ana tjetër, debati që ndoshta për herë të parë vuri përballë një mase të madhe njerëzish, për më shumë përkrahësish, me kreun e një pale politike dhe ndoshta gjithë politikën, duket se do të lërë sidoqoftë gjurmë. edi rama u detyrua të replikonte dy herë. i vetëm përballë një morie emrash të publicistikës dhe më shumë i vetëm përballë qindrave ndjekësve e përkrahësve të tij të revoltuar nga akti i bashkimit me lsi. sidoqoftë replika virtuale me ramën është mjaft për të provuar forcën e kësaj mase të re të pakënaqur me politikën pragmatiste dhe me kalkulimet matematike. debati tregoi një përfshirje më të madhe dhe më të drejtpërdrejtë të shoqërisë në politikë. replika e ramës jo vetëm me analistë dhe media, por edhe me ndjekës të tij virtualë apo të tjerë, tregon se hapja e politikës ndaj formave të reja të komunikimit nuk do të sjellë vetëm votues për atë që di t’i përdorë më mirë, por edhe më shumë probleme për politikanë që deri dje ishin mësuar të komunikonin me turma dhe salla që duartrokisnin. pragmatizmi dhe moralizmi janë dy pikat tek të cilat është përqëndruar më shumë debati mbi marrëveshjen. e para niset ndërkohë me avantazhin e një historie që është ndër-tuar mbi marrëveshje të ngjashme dhe po ashtu duket sikur premton një fitore të sigurt të palëve që e kanë pranuar këtë si zgjedhje. Kjo ka qenë ajo që ka garantuar në dy replikat e tij edhe kryesocialisti rama duke theksuar se lëvizja ishte e vetmja mënyrë për të garantuar fitoren që sipas tij do të sjellë edhe një ndryshim cilësor në qeverisje dhe zbatim të programit të saj. nga ana tjetër kreu i lsi ilir meta, pala e dytë në marrëveshje, vazhdoi të jetë cinik dhe ironik me sulmuesit e saj ndërsa tha se partia që drejton “nuk gacmohet nga mistrecllëqe, që i takojnë njerëzve të vegjël që s’kanë bërë ndonjëherë politikë”. ndërkohë përballë gjithë kësaj është një grup masiv i opinion shkruesve por edhe komentuesve virtualë, qoftë edhe i atyre që e duartrokasin marrëveshjen që i mëshojnë fort faktit se ashtu sicc shkruante disa ditë më parë mero Baze përtej pragmatizmit dhe fitores në zgjedhje qeverisja e re (e marrë e mirëqenë) nuk do të ndryshojë asgjë nga ajo që kishim. mirëqeverisja, drejtësia dhe madje dhe e drejta e votës sicc shkruante Baze do të jenë njësoj të rrezikuara. të identifikuar masivisht, ndoshta jo me të drejtë si “moralistë” pjesa më e madhe e këtij grupi sheh tek koalicioni një rotacion që nuk ndodh ose ndodh vetëm përgjysëm. Ky është në fakt vetëm shikimi “majtas”. një palë e tretë e sheh gjakftohtë ndryshimin, ndërsa kërkon një kapërcim të tillë edhe në të djathtën e politikës. në fund e gjithë kjo do të testohet në zgjedhjet e 23 qershorit.

versus

Vladimir Karaj

Page 9: Gazeta Mapo

9e shtuNë - diel 6-7 prill 2013 www.mapo.al

henri Çili: Jo më në sferën e moralizmit

Konsiderata e dytë në lidhje me koalicionin e pritshëm Ra-ma-Meta është fakti që virusi i pragmatizmit ka prekur tashmë cilindo në politikën shqiptare. Dhe kjo nuk është

gjë domosdoshmërish e keqe. Opozita e ristrukturuar tashmë me Metën brenda, nuk ka asnjë mundësi të propozojë një rend të ri moral. Berisha nuk ka asnjë mundësi të pretendojë të godasë kundërshtarët e tij Rama-Meta për mungesë morali dhe të gjithë bashkë duke kthyer përmbys historinë e tranzicionit kanë qenë së paku njëherë me të gjithë e njëherë kundër të gjithëve. Shkurt, pragmatizmi politik është bërë gjendje e re universale e politikës shqiptare. Askush nuk ka më shumë ose më pak të drejtë morale se tjetri. Beteja e ardhshme politike ka shans, në këtë mënyrë, që të zhvillohet në sferën e përmbajtjes politike, jo të moralit; në sfer-ën e kompetencës, të sigurisë, të përvojës, jo më në sferën e mor-alizmit. Dhe, sado cinike të duket, ky është ndoshta emancipimi i politikës shqiptare. (Mapo)

mentor Nazarko: me këtë sistem zgjed-hor as Krishti s’fitonte me moral

Përtej konsideratave të rrafshit moral, ky kalim i LSI-së në krahun e opozitës bart disa mesazhe më tokësore, jo do-mosdoshmërish pragmatike. Po zgjedhim ato që lidhen me

interesin publik. Nga këndvështrimi i autorit, rotacioni është in-teres publik... Një skenar i tillë italian rrezikonte të ndodhte në Shqipëri nëse PS-ja do fitonte një mandat të tretë, dhe i njëjti rrezikon të ndodhë nëse PD-ja do të fitonte një mandat të tretë. Do të kemi një pushtet personal ose familjar të Berishës, që do merrte karakterin e një republike të ish-Bashkimit Sovjetik, shtënie të gjithë institucioneve në dorë të tij; rrënim të financave publike; konfliktim të mëtejshëm me bashkësinë perëndimore etj. Por, nëse Nano më 2005-n hezitoi të bënte truke për të ndenjur në pushtet, Berisha do të bëjë gjithçka të mundur dhe të pamundur për të mar-rë një mandat të tretë. E majta do ketë më shumë kontroll legal mbi zgjedhjet, duke zvogëluar shanset e qeverisë për manipulim, veça-nërisht në fshat. Me këtë sistem zgjedhor nuk ka mundësi të fitojë asnjë alternativë mbi baza morale, as vetë Jezu Krishti. (Panorama)

shkëlzen maliqi: Gjasat për të bërë kthesë

Ky koncentrim i partive të majta, krahas çarjeve që kanë ndod-hur në bllokun e partive të djathta, ku disa subjekte të reja, si Aleanca Kuq e Zi dhe Fryme e Re Demokratike kanë gjasa që

të rrëmihin një pjesë të votës së djathtë përafërsisht në ato përqin-dje sa i shkëpuste LSI-ja bllokut të majtë kur garonte jashtë këtij blloku, pothuajse garanton rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti. Kuptohet, për një pjesë të opinionit pajtimi i Ramës me Metën pas rivalitetit të gjatë duket, nëse jo i pamundur, atëherë i dyshimtë. Por, në politikë nuk janë të rralla këto kthesa për 180 gradë! Tan-demi Rama-Meta, në fillim të viteve 2000 ka funksionuar shumë

mirë, kur Meta ishte Kryeministër i Shqipërisë dhe Rama Krye-bashkiak ambicioz, që arriti ta bëjë mrekullinë e parë të madhe në Shqipëri, duke e ringjallur kryeqytetin nga ngulfatja që e kishte kapluar gjatë anarkisë së periudhës pasdiktatoriale. Ko-alicioni i ri Rama-Meta ka gjasa që të bëjë kthesën e re në Shq-ipëri, duke ia hapur rrugën Shqipërisë për integrime europiane dhe krijimin e kushteve për tejkalimin e politikave të konfliktual-itetit të brendshëm, sepse me largimin e Sali Berishës duhet pritur edhe konsolidimi i së djathtës shqiptare. (Mapo)

sokol balla: prapë fitore është

Edi Rama do jetë aty bashkë me të, bashkë me Metën, e bash-kë me Lulin. Ai do arrijë qëllimin e tij, të bëhet kryemi-nistër, pasi të realizojë pjesërisht një mision, atë të bash-

kimit të së majtës, por jo të Shqipërisë së rilindur. Jo sepse ai nuk deshi, por sepse ai nuk mundi. Këtë e pranoi dje. Kur tha se pa LSI nuk fitohen zgjedhjet. Kur pranoi atë që gabimisht bëri më 2009-ën, kur mendonte fitoren i vetëm, në emër të pa-sionit për një Shqipëri ndryshe, përtej së majtës e së djathtës. Por ndryshe nga Berisha, Rama nuk e la shansin e dytë në dorë as të pasionit, e as të fatit, por të Ilir Metës. Duke bërë kështu edhe llogarinë më perfide të kësaj marrëveshjeje: për të ndarë me Ilir Metën mëkatin e një humbjeje të mundshme në 23 qer-shor. Për t’u thënë të gjithëve se Meta nuk ishte mjaft për fitoren, e si pasojë për t’i mbyllur atij derën e së majtës. Për të fituar më në fund e përfundimisht atë që nuk ishte kurrë e tij, Partinë So-cialiste. Së cilës i ndryshoi ngjyrën dhe stemën, stilin dhe zërin, veshjen dhe bizhutë, por jo zakonet e vjetra të mikpritjes së tradhtuar. Por, sigurisht që kjo është llogari e fundit. E dhjeta: sepse llogaria e parë dhe kryesore, e këtu s’ka ç’thotë as Tan Hoxha i ISB, është në favor të së majtës së bashkuar. Mund të hipotezojmë shifrat e sakta, por pas 23 qershorit e majta rikthe-het në pushtet. Dakord, duhet ta mundte Berishën me letërsi (frymë). E mundi me aritmetikë. Por prapë, fitore është. (Mapo)

andrea stefani: rrotacioni kundër pushtetit absolut

Po përse për të realizuar rrotacionin PS-ja ka nevojë për ale-ancë me LSI-në, qoftë edhe me koston e një imoraliteti poli-tik që nuk mund të trukohet dot? Përgjigjja është mjaft kom-

plekse, ndaj po përmendim shkarazi disa nga shkaqet: Në radhë të parë është gjakimi konstant i Berishës për pushtet absolut dhe aftësia që ka treguar ai në manipulimin e zgjedhjeve. Tjetër shkak është gabimi e lidershipit të PS-së që, në bashkëpunim me Ber-ishën, bëri ndryshimin e Kushtetutës duke e forcuar rrezikshëm pushtetin e Kryeministrit në kurriz të pushteteve të tjera. Aktual-isht institucionet janë të fosilizuara dhe nuk bëjnë dot arbitrin e paanshëm. Edhe për sa u takon zgjedhjeve. Tjetër shkak është re-fuzimi nga lidershipi i PS-së për të bashkëpunuar me LSI-në në vitin 2009, gjë që e korrekton sot, po me një kosto shumë më të madhe në rrafshin moral por, edhe me rreziqet e një kostoje poli-tike që do të shfaqet, në forma të papritura para, por edhe pas ndër-

rimit të pushtetit. Kontribut në bashkimin aritmetik, por jo moral PS-LSI, ka edhe elektorati shqiptar që ndjek partitë dhe liderët si de-let bariun dhe nuk reagon kur ata shkelin parimet e shpallura ose kor-ruptohen. (Shqip)

mustafa Nano: me rënien e regjimit, bie regjimi

Gjasat janë që qeverisja e ardhshme të jetë gjithashtu e kor-ruptuar, e në këtë kuptim, kush e ka parë Berishën thjesht e vetëm si një politikan e Kryeministër të korruptuar, nuk

ka për të gjetur ndonjë ngushëllim pas 23 qershorit. Por e vër-teta është se Berisha ka qenë shumë më tepër sesa i korruptuar. Berisha vetë, përveç plaçkitjes metodike që i ka bërë, tok me të vetët, tok dhe me Metën, pasurisë publike, ka pasur për projekt sundimin e vendit, dhe për ta sendërtuar këtë projekt nuk ka ditur të ndalet as përpara idesë për të marrë nën kontroll të gjitha institucionet e vendit e të shtetit, as përpara idesë për të vjedhur zgjedhjet (ajo që bëri me Tiranën ishte një vjedhje spektakolare), as përpara idesë për të vrarë deri dhe njerëz, faji i vetëm i të cilëve ka qenë që nuk e donin qeverinë e tij (21 janari është krimi i tij i pr-ovuar, për të cilin do të duhej t’i ishin vënë prangat me kohë). Ai ka ndërtuar gjithë këto vite - ky është emri që unë kam gjetur - “një regjim”, përballë të cilit po binin, o nga halli, o nga qejfi, tërë ak-torët e jetës publike një e nga një. Një mandat tjetër për Berishën do të jetë fatal për vendin, e prandaj personalisht nuk kam pasur as skrupullin më të vogël për të bërë pohimin se “çdo maskará që ka arsye të jetë kundër regjimit duhet parë si një resurs opozitar”. Dhe përsëris. Nuk është se më gënjen mendja lidhur me gjërat që vijnë pas rrëzimit të regjimit. As që më interesojnë në këtë moment. Për një gjë jam i sigurt, amá: me rënien e regjimit, bie regjimi. Kjo nuk është pak. (Shqip)

skënder minxhozi: Zini hundët dhe votoni

Edhe me këta, PS (dhe shumë më pak vetë LSI), duhet t’i bëjnë mirë llogaritë, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Është folur shumë kundër Metës dhe “bllokut” të tij në këta katër

vjet, aq sa një pjesë jo e vogël e votuesve të majtë e përjetojnë keq këtë afrim tani, kur opozita ndihet më e fortë përballë Berishës. Por edhe ata më skeptikët dhe më moralistët, nuk mund të qëndrojnë indife-rentë përballë ofertës së largimit thuajse të sigurt të qeverisë aktuale, që kjo marrëveshje sjell “në pajë”. Doni të ikë Berisha? Votoni për këtë aleancë – ky është premtimi “magjik” që duket se PS do të ofrojë, në këmbim të fashitjes së reagimeve negative brenda dhe jashtë kampit opozitar. E vërtetë është se një marrëveshje si kjo do të qe një triumf i cinizmit të politikës mbi moralitetin e saj. Por është gjithaq e vërtetë, në këto orë, edhe shprehja e vjetër e gazetarit të famshëm italian, Indro Montaneli, i cili shkruante në vitet ’70 “le të mbyllim hundët e të voto-jmë Demokracinë Kristiane”. Kishte frikë nga ardhja në pushtet e ko-munistëve, ashtu siç ka sot frikë opozita nga qëndrimi në pushtet i Sali Berishës edhe për katër vjet të tjerë. (Shqip)

Page 10: Gazeta Mapo

INteRVIStË

rama-meta? një gjellë që ta shpif, por e vetmja për të mbushur stomakun

Analisti Mustafa Nano shpjegon tezën e tij të “aleancës së qelbësirave” dhe komentet që pasuan bashkimin mes Ramës dhe Metës. “Apelin për të bërë një aleancë me të gjithë

qelbësirat që duan të rrëzojnë Berishën nuk ia kam bërë Mandelës, apo Dalai Lamës, apo - po

të doni - Grillos. Ia kam bërë Ramës”

Në terma të korrupsionit të gjithë janë njësoj, e prandaj, të paktën deri në një provë të dytë, nuk shpresoj se me dyshen Rama-Meta do të kemi një qeverisje më pak të korruptuar. Nuk më gënjen mendja për këtë. Por “më gënjen mendja” se Rama dhe Meta nuk janë të gjendje të vrasin njerëz në bulevard, me synimin për të mbajtur pushtetin, dhe se ata për çdo rast janë më të lehtë për t’u rrëzuar.

Aleksandra bogdani

Një tezë praktike dhe krejt amorale, e quan Mustafa Nano atë të tijën për “ale-ancë qelbësirash”. Të

shkruar ashtu troç, që edhe të pro-vokojë nausea, edhe të tregohet si rrugëzgjidhja e vetme. Por aleanca e bërë tashmë realitet mes Ramës dhe Metës duket se nuk ka sjellë kurrfarë entuziazmi për analistin që ka vulos-ur karrierën e tij me kartën antiber-ishiste. “Kjo është një gjellë që ta shpif, por është e vetmja gjë me të cilën mund ta mbushim stomakun”-thotë Nano për koalicionin e majtë. Në këtë intervistë për MAPO-n Mustafa Nano sheh përtej mjegull-najës moraliste alla-shqiptare apo utopisë se me dyshen Rama-Meta do të kemi një qeverisje më pak të kor-ruptuar. Zgjidhjen nuk e gjen tek ta, por te rrëzimi i regjimit të Berishës, pas të cilit beson se do të krijohet një premisë e mirë për një frymëmarrje të re në vend. Sa për Ramën, Musta-fa Nano nuk ka asnjë justifikim. “Në vend të Ramës, unë vetë nuk do bëhesha kurrë me Metën; përkun-drazi, do synoja ta rrëzoja tandemin Berisha-Meta”,-thotë ai, duke po-huar më tej se tezën e “aleancës së qelbësirave” e ka formuluar bash për shkak të dobësive të Ramës.

Aleanca më e fundit, ajo mes Ramës dhe Metës, duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë reagimesh në të gjitha nivelet. Ju vetë, prej ndoca javësh keni shk-ruar se është momenti që të gjithë të bëhen bashkë kundër regjimit të Berishës. Por sot, që Rama dhe Meta janë tok, cila është analiza dhe ndjeshmëria juaj?

Nuk ka ndonjë analizë për të bërë në këtë mes. Teza ime “për t’u bërë bashkë me kuç e me maç kundër

Berishës” është një tezë praktike dhe krejt amorale. Tani që kjo ale-ancë është fakt i kryer, jam me men-dimin e të shumtëve, se “kjo është një gjellë që ta shpif, por është e vet-mja g jë me të cilën mund ta mbushim stomakun”.

Në morinë e qëndrimeve të for-ta të këtyre ditëve, ai i juaji që “çdo qelbësirë që s’i ka punët mirë me regjimin duhet parë e përfillur si një resurs opozitar”,

ka tërhequr veçanërisht vëmend-jen. Pyetja është se ç’dobi mund të kemi nga zëvendësimi i një reg jimi, kur një “resurs” i ri opozitar si Meta nesër do të jetë sërish në pushtet?

Është një frazë e natyrës praktike, dhe amorale, dhe qoftë dhe për këtë arsye, nuk mburrem që e kam thënë. I qëndroj asaj, por nuk mburrem, e nuk e them me gëzim, si të kem gje-tur një deus ex machina. Thjesht kam bindjen se hë për hë nuk kemi zgjidhje të tjera, që të mos jenë të natyrës amorale. Me ngjarjen e 21 janarit, dhe me gjithçka erdhi pas (Berisha vodhi Bashkinë e Tiranës, gjyqet lidhur me Metën e Gërdecin përfunduan ashtu si përfunduan, Berisha zuri t’u thosh deputetëve të opozitës në Parlament që “rrini urtë se ua bëj prapë si më 21 janar”, dhe pas kësaj fitoi shumicën e votave të banorëve të Gërdecit, Meta nga ana e tij gati dyfishoi votat e veta në zgjed-hjet lokale, Berisha mori SHISH-in, prokurorinë, dhe të gjitha institucio-net e tjera publike e shtetërore, nervi i rezistencës po ngordh për fare, ak-torët publikë po bien e dorëzohen një e nga një etj. etj., zura të ulem me këmbë në tokë. Dhe kuptova se nuk ka një mënyrë tjetër për ta rrëzuar atë që unë e quaj regjim. Është vendi për të bërë një nënvizim lidhur me resursin “Meta”. Kush e ka parë Ber-ishën thjesht si një politikan të kor-ruptuar, nuk ka asnjë arsye të votojë as për Ramën, as për dyshen Rama-Meta; mund të votojë fare i qetë sër-ish për Berishën. Puna është se Ber-isha, sipas meje, është shumë më tepër sesa kaq.

Çfarë shije ju ka lënë tronditja masive prej aleancës Rama-Meta, e derdhur në mijëra komente on-line? A nuk reflekton kjo të

apeliPër politikën

dhe aleancat

Teza e muçit është një frazë e natyrës praktike, dhe amorale, dhe qoftë dhe për këtë arsye, nuk mburrem që e kam thënë. i qën-droj asaj, por nuk mburrem, e nuk e them me gëzim, si të kem gjetur një deus ex machina. thjesht kam bindjen se hë për hë nuk kemi zgjidhje të tjera, që të mos jenë të natyrës amorale.

reagimet nuk mendoj se duhet të gënjehemi nga reagimet on-line, megjithatë. unë po shoh botën off-line, dhe nuk është se shock-u është aq i madh. sigurisht, u është hapur barku, por vë re se janë me tezën time. “hajt, mo, se nuk ka një mënyrë tjetër për të larë hesapet me Berishën”, thonë.

nuk ka justifikim për ramën “Në vend të Ramës, unë vetë nuk do bëhesha kurrë me Metën; përkundrazi, do synoja ta rrëzoja tandemin Berisha-Meta. e nëse votuesit do preferonin prapëseprapë dyshen Meta-Berisha, unë do t’ia lija atë punë ndonjë tjetri. Nuk do t’i bëhesha ferrë politikës.”

10 e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

mustafa nano

Page 11: Gazeta Mapo

kundërtën e shkrimit tuaj të pa-ra tri ditëve, kur thoshit se imo-raliteti është kapilar në shoqëri-në shqiptare apo në fakt kemi të bëjmë me kinse moral?

Sigurisht, ka plot njerëz, të cilëve u vinë zorrët te goja nga kjo që ndo-dhi, dhe unë në shkrimin tim nuk është se i përjashtoj ata. Por dhe teza ime “e qelbësirave” nuk është lësh-uar me synimin për të ndjellë një sol-idaritet etik. Përkundrazi, ajo është formuluar qëllimisht në mënyrë të tillë (“aleancë qelbësirash”) që edhe të provokojë nausea, edhe të trego-het si rrugëzgjidhja e vetme. Kjo është njëra anë.

Së dyti, nuk mendoj se duhet të gënjehemi nga reagimet on-line, megjithatë. Unë po shoh botën off-line, dhe nuk është se shock-u është aq i madh. Sigurisht, u është hapur barku, por vë re se janë me tezën time. “Hajt mo, se nuk ka një mënyrë tjetër për të larë hesapet me Ber-ishën”, thonë.

Në analizën tuaj, Rama me Metën në krah është më afër se kurrë pranë karriges kryeminis-trore, apo kjo aleancë do të kri-jojë kosto për të? Çfarë do dëshi-ronit ju realisht të ndodhte më 23 qershor?

Shikoni, apelin për të bërë një ale-ancë me të gjithë qelbësirat që duan të rrëzojnë Berishën nuk ia kam bërë Mandelës, apo Dalai Lamës, apo - po të doni - Grillos. Ia kam bërë Ramës. Dua të them me këtë, se në terma të korrupsionit të gjithë janë njësoj, e prandaj, të paktën deri në një provë të dytë, nuk shpresoj se me dyshen Rama-Meta do të kemi një qeverisje më pak të korruptuar. Nuk më gën-jen mendja për këtë. Por “më gënjen

mendja” se Rama dhe Meta nuk janë të gjendje të vrasin njerëz në bule-vard, me synimin për të mbajtur pushtetin, dhe se ata për çdo rast ja-në më të lehtë për t’u rrëzuar. Mer-rni rastin e Metës! Ai ka ikur nja dy herë nga karrigia. E ka ikur pa e tjer-rë gjatë këtë punë. Ka shkuar dhe në gjyq pa bëzajtur. Dhe ky është një ndryshim kolosal mes tij e Berishës. Meta gjyqin e ka manipuluar më pas, por në gjyq shkoi, amá. Pyetja ime është kjo: E bëni dot Berishën që: 1. Të ikë njëherë të vetme urtë e butë nga karrigia, dhe 2. Të shkojë në gjyq për akuzat që i janë bërë (sidomos 21 janarin)?

Rama iu përgjigj me një edito-rial valës së të zhgënjyerve, duke argumentuar ndër të tjera se u bashkua me Metën pasi Saliu mund t’i vidhte fitoren Partisë Socialiste. A ishte ky një justifi-kim i gjetur?

Rama nuk ka justifikim. Ne të tjerët kemi justifikim, por Rama jo. Rama ka pasur për detyrë të mos e linte këtë pushtet të shndërrohej në regjim, dhe ta rrëzonte me një ofertë të besueshme. Tezën time unë e kam formuluar për Ramën, jo për vete. E kam formuluar për shkak të dobë-sisë së Ramës e jo për një zbythje timen morale. Në vend të Ramës, unë vetë nuk do bëhesha kurrë me Metën; përkundrazi, do synoja ta rrëzoja tandemin Berisha-Meta, e për këtë do ngrija më këmbë një opozitë që si premtim kryesor do kish një revolucion moral, ngritjen apo rekuperimin e një ndërgjegjeje civike, dhe një ribërje nga fillimi të institucioneve. E nëse votuesit do preferonin prapëseprapë dyshen Meta-Berisha, unë do t’ia lija atë pu-

në ndonjë tjetri. Nuk do t’i bëhesha ferrë politikës.

Gjatë këtyre viteve, ju keni mbajtur një qëndrim të prerë sa i përket evidentimit të së keqes më të madhe, duke treguar kur-doherë me gisht Berishën. Pas aleancës së fundit të Ramës, a mendoni se lideri i opozitës është e keqja më e vogël?

Dëgjoni, Rama është pjellë e këtij sistemi, është i korruptuar ashtu si të tjerët (nuk ka rëndësi nëse ka vë-në, apo jo pasuri; është sjellja e tij publike e korruptuar, mënyra sesi e koncepton politikën, mënyra sesi i lidh dhe i zgjidh aleancat e aleatët etj.), por unë deri në këtë pikë e njoh Ramën. Unë nuk di që ai të ketë vrarë për të mbajtur pushtetin, nuk di që ai të ketë mbajtur fjalime para nxë-nësve 12-vjeçarë për t’u thënë se kundërshtari i tij është armik i kom-bit, nuk di që ai të jetë futur në kre-vatin martesor të kundërshtarit të vet, nuk di që të ketë pushtuar insti-tucionet, që nga televizioni e deri te SHISH-i etj. E jo vetëm nuk i di këto gjëra, por edhe nuk besoj që ai mund t’i bëjë.

A e konsideroni të dështuar betejën e deritanishme të opoz-itës, që synonte të vinte në push-tet me programin e majtë të Ril-indjes, me një aleancë të gjerë an-tiregjim dhe me premtimin për reforma të thella në shëndetësi, polici e qeverisje? Ç’mbetet të presim tashmë nga koalicioni i majtë, nëse fiton zgjedhjet në 23 qershor?

Për mua, nëse rrëzohet regjimi i Berishës, krijohet një premisë e mirë për një frymëmarrje të re në çdo kup-tim. Më tej, shpresoj që jo çdo gjë do

të varet nga Rama, qoftë për mirë, qoftë për keq. Do të varet dhe nga shumë faktorë të tjerë, përfshirë me-dian e opozitën.

Ç’ndjesi të krijon reagimi i kryeministrit Berisha, pas lar-gimit të Metës? Ka shumë njerëz që mendojnë se kjo prerje në besë, më pak se 3 muaj para zgjedhjeve do t’i jepte atij pikë, ndërsa Mero Baze te Krasta shkoi edhe më tej kur tha se Ber-isha nga ana e tij po sillet në lartësinë e situatës…

Pse, si mund të sillej Berisha në këtë situatë? Do duhej të sulmonte Metën si mafioz? Apo do duhej t’i vinte prangat Metës? Ai thjesht po mbytet në baltovinën që ka gatuar vetë.

Tranzicioni i gjatë shqiptar ka rrënjosur fort idenë se në këtë vend të gjithë janë njësoj të ndo-tur. Duke përjashtuar utopinë nga ekuacioni, cilën shihni ju si një rrugë shpëtimi apo alterna-tivë që një vend si Shqipëria të ketë nesër një sistem dhe shoqëri më të drejtë?

Si rrugë shpëtimi shoh një lëvizje të re të tipit “Grillo”, por që t’mos e imitojë pikë për pikë këtë lëvizje. As liderin e saj, i cili në fakt nuk më pëlqen. Bile, po të isha italian, do ta kisha frikë.

Për një gazetar si Mustafa Na-no, që shkruan prej vitesh, por edhe jeton mes anomalive të këtij vendi, Shqipëria mbetet ende in-te r e s a nte n ga p i k ë p a mj a gazetareske apo një vend prej nga të vjen t’ia mbathësh dita-ditës?

Është një vend që ma ka sjellë në majë të hundës, por është vendi im.

Rama nuk ka justifikim. Ne të tjerët kemi justifikim, por Rama jo. Rama ka pasur për detyrë të mos e linte këtë pushtet të shndërrohej në regjim, dhe ta rrëzonte me një ofertë të besueshme. tezën time e kam formuluar për shkak të dobësisë së Ramës e jo për një zbythje timen morale.

Pse, si mund të sillej Berisha në këtë situatë? Do duhej të sulmonte Metën si mafioz? Apo do duhej t’i vinte prangat Metës? Ai thjesht po mbytet në baltovinën që ka gatuar vetë.

për ramën për berishën

ZooM

11e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

u bënë nja dy a tre muaj qysh nga momenti që kam hedhur tezën se, në rrethanat ku jetojmë, duhet të bëhen tok të gjithë ata që janë kundër këtij regjimi dhe në këtë mes kam dashur të them shtruar e shkoqur se nuk ka rëndësi motivacioni që e ka shtyrë dhe e ka mbajtur secilin në opozitë me këtë regjim, por ka rëndësi predispozicioni opozitar. Gjendjen e shoh aq dramatike sa në shkrimin e fundit arrita të bëja pohimin më amoral që mund të jetë bërë ndonjëherë këtyre anëve: çdo qelbësirë që s’i ka punët mirë me regjimin duhet parë e përfillur si një resurs opozitar. Por jo të gjithë janë dakord me këtë tezë krejtësisht amorale. Kam parë, fjala vjen, se një numër internautësh (në debatin publik nuk kam vënë re ndonjë jehonë) të hidhen përpjetë si pas një pickimi. unë i kuptoj këta që hidhen pupthi në emër të ndjeshmërive morale, vetëm se këtu është vendi për të bërë disa nënvizime. Duhet thënë se jo të gjithë këta që hidhen përpjetë janë e njëjta gjë. janë ca që e përjashtojnë apriori një aleancë dosido të ngritur mbi kritere amorale për të luftuar një regjim; e përjashtojnë në respekt të tharmit të tyre moral; kështu thonë, të paktën. “Ç’është kjo punë? Po morali ku vajti? Si guxon e na inkurajon një aleancë mes Ramës e Metës? e çfarë arrihet me këtë? Asgjë”, thonë ata. Por janë dhe ca të tjerë që kanë gjetur syzet për ta parë PS-në si bartëse vlerash e morali, e pikërisht për këtë arsye, se si iu duket që “të bëhen tok, fjala vjen, me LSI-në e ndyrë, të korruptuar etj. etj?” Këtyre, qofshin socialistë në pritje të ndonjë vendi pune, të një karriere, apo të ndonjë mundësie për të zhvatur e plaçkitur, qofshin njerëz që kanë rënë pa të keq në grackën e besimit naiv se PS-ja është ndryshe nga të tjerat, nuk kam ndonjë gjë të madhe për t’u thënë. Bëjnë sikur nuk shohin, ose njimend u ka shpëtuar, një gjë fare elementare: në politikën shqiptare imoraliteti është kapilar, askush nuk bën pis ndokënd në një aleancë (sepse secili është pis) dhe askush nuk mund t’i japë munxët tjetrit për shkaqe morale….

(Një pjesë e shkrimit të Mustafa Nanos, botuar së

pari në Shqip)

Kur moralistët bëjnë (pa dashur) lojën e regjimit

Page 12: Gazeta Mapo

12

DoSSIeR

Ministria e Drejtësisë ashpërson dënimet për armëmbajtjen, por a mjafton kjo nismë për Shqipërinë, ku qarkullojnë më shumë se 200 mijë armë në popullatë. Çmimet në tregun e zi dhe ç’duhet bërë për krimin e armëmbajtjes

dashamir biçaku

Tiranë Në Shqipëri mund të mungojnë shumë gjëra, por asnjëherë armët! Vala e krimeve të përgjakshme që pushtuan vendin këtë vit tregon më së pari lehtësinë për të gjetur pushkë, pistoleta, kallashnikovë apo eksploziv me fuqi asgjësuese në të katër anët e vendit. Specialistët e kontaktuar nga MAPO evidentojnë dy arsye për këtë situatë që s’ka fund: trashëgiminë e ’97 dhe tregun e zi që ‘ lulëzon” me çmime të volitshme dhe shumëllojshmëri zgjedhjesh. Me hapjen e depove të ushtrisë në vitin 1997, rreth 800 mijë armë luftarake nga të gjitha llojet ranë në duart e popullatës. Më të shumtat ishin automatikët kallashnikovë dhe pistoletat TT, të cilat i gjen sot lehtësisht e për pak para edhe në tregun e zi. Sipas një studimi të Small Arms Survey, rreth 200 mijë armë gjenden sot në duart e shqiptarëve. Një rrezik ky para të cilit nuk mund të mbyllësh sytë, kur vjen puna tek lufta kundër kriminalitetit.

Kapen me armë e ikin në shtëpi Vetëm gjatë vitit 2010, Policia e Shtetit ka

ndaluar rreth 900 njerëz me armë në të gjithë vendin. Një pjesë e tyre rezultojnë të jenë implikuar

në krime të ndodhura gjatë vitit të kaluar. Burime të Policisë së Shtetit thonë se në një numër të konsiderueshëm të rasteve, personat e kapur me armë kanë qenë përsëritës të kësaj vepre penale. Nga ana tjetër, dënimet që kanë marrë janë thuajse minimale. Nisur nga kjo situatë, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ndërmori një nismë sa i përket ashpërsimit të politikës penale kundrejt personave që arrestohen për armëmbajtje pa leje. Në paketën e re të Kodit Penal, kushdo që kapet me armë në rrugë do të dënohet jo më pak se 10 vjet burg. “Ne 70% të rasteve gjykata ka vendosur arrest në shtëpi ose detyrim p a r a q it j e j e p ë r r a s t e t e armëmbajtjes. Konstatohet lehtë se dënimet për këto krime janë në minimumin e tyre”,-shkruante ministri Halimi kohë më parë në Facebook, duke siguruar se me miratimin e paketës së drejtësisë kriminale, këto fenomene nuk do të përsëriten më. Specialistë në Policinë e Shtetit thonë për MAPO-n se praktika e ndjekur deri tani me krimin e armëmbajtjes ka sjellë edhe lulëzimin e tregtisë së armëve në vend, apo të atyre që vijnë nga jashtë. Edhe pse në Shqipëri, armët janë mall i lirë, trafikantët kanë mundur të gjejnë kanale të reja nga Mali i Zi apo Kosova, duke e rënduar edhe më tej, situatën e sigurisë së vend.

çmimet në tregun e zi Grabitësi serial, Viktor Gushi habiti shumëkënd

dy vjet të shkuara kur deklaroi se pistoletën me të cilën kishte vrarë pronarin e një argjendarie e kishte blerë fare lehtë, për 200 euro. Specialistët e

në vendin ku armëtkushtojnë sa një celular

Kriminaliteti Avokati: të ndjekim eksperiencën greke për armët si kallashnikovi

Isuf Shehu, avokat penalist, thotë se dënimet ndaj të akuzuarve për armëmbajtje kanë qenë në nivele

të mjerueshme. Ai propozon një mënyrë të re të ren-ditjes së masave të dënimit për personat që ndalo-hen nga policia me armë zjarri, si dhe specifikim të rrethanave. Avokati sugjeron për MAPo-n që për

armët e cilësuara si tepër të rrezikshme si “Kal-lashnikovi”, apo të tjera të barazvlefshme për nga fuqia, të merret eksperienca greke. Sipas Shehut,

legjislacioni penal grek ka masa të ashpra dënimi për personat që kapen me armë pa leje. “Nisur nga legjislacioni grek për përdorimin e armëve luftarake

nga autorët e veprave penale, të ketë një dënim shumë herë më të lartë, nëse vepra është kryer me armë zjarri e në mënyrë të veçantë me armë au-

tomatike si “Kallashnikov”, -propozon avokati. Shehu argumenton se, nëse një person që mund të kryejë një kanosje me pistoletë do të dëno-het jo më pak se 10 vjet, një tjetër që kryen të njëjtën vepër me kallashnikov të dënohet më shumë. Dënimi me burgim të përjetshëm

është një alternativë e mundshme dhe kat-egorike sipas Shehut, nëse personi nëpër-mjet kësaj arme ka shkaktuar pasoja të rën-da të jetës dhe shëndetit të personit të

dëmtuar. “Në raste të shkaktimit të vdekjes së një personi me armë të tilla të rënda duhet të parashikohet në Kodin Penal që dënimi të mos jetë më i vogël se me burgim të përjetshëm”. Avokati kërkon që organe-ve të gjykatës dhe të prokurorisë të mos iu lihet hapësirë dhe mundësi për të zbri-

tur nën minimumin e mundshëm dëni-met për vepra të tilla. Ashpërsimi i poli-

tikës penale sipas tij në këtë formë mund të sjellë edhe uljen e konsiderueshme të

nivelit të armëmbajtjes, por për rrjedhojë ed-he të krimeve të tjera të rënda.

Ashpërsimi i politikës penale sipas tij në këtë formë mund të sjellë edhe uljen e konsiderueshme të nivelit të

armëmbajtjes, por për rrjedhojë edhe të krimeve të tjera të rënda.

e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

Sipas një studimi të Small Arms Survey, rreth 200

mijë armë gjenden sot në duart e shqiptarëve. Një rrezik ky para të cilit nuk

mund të mbyllësh sytë, kur vjen puna tek lufta kundër kriminalitetit.

Specialistët e kontaktuar nga MAPo evidentojnë dy arsye për këtë situatë që s’ka fund: trashëgiminë

e ’97 dhe tregun e zi që ‘lulëzon” me çmime të volitshme dhe shumëllojshmëri zgjedhjesh

Page 13: Gazeta Mapo

13

Mijë armë mendohet se ranë në duart e popullatës në vitin 1997. Rreth 200-250 mijë mendohet se ndodhen sot të shpërndara në popullatë

800Persona u arrestuan me armë nga Policia e Shtetit, gjatë vitit 2012. Në kurbën e krimeve të ndodhura në vend, armëmbajtja pa leje kishte shënuar rritje

900Mijë lekë të reja kushton një pistoletë brezi e llojit “Miniblow” apo ‘tt’. e para konsiderohet armë jocilësore, ndërsa ‘tt’ demode

20-50Mijë lekë të reja kushton në tregun e zi të armëve një pistoletë e prodhimit gjerman, amerikan apo austriak. Këto armë përdoren nga krimi i organizuar

50-100e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

kontaktuar nga MAPO thonë se një pistoletë brezi kushton edhe më pak se aq. Thuajse sa një telefon celular në tregun e zi. Vetëm gjatë vitit të kaluar, policia e Tiranës regjistroi 30 raste të vrasjes së personave, si dhe afërsisht 238 raste të krimeve kundër personit. Një pjesë e mirë e vrasjeve si dhe e plagosjeve, kanë ndodhur me armë të vogla brezi. Hetues të Policisë së kryeqytetit pohojnë se gjetja e një arme brezi ka një kosto të ulët, që varion nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë të reja. Ndërsa pistole-tat “profesionale”, që përgjithësisht trafikohen nga jashtë kushtojnë pak më shtrenjtë. Armët më të li-ra rezultojnë ato të prodhimit turk. Një armë pis-toletë “Miniblow” i prodhimit turk arrin vlerën e rreth 15- 20 mijë lekëve të reja. Ndërsa një pistoletë e markës “TT” shkon nga 30- 50 mijë lekë. Një çmim i tillë i pistoletës “Miniblow” justifikohet me faktin se nuk është armë shumë cilësore, ndërsa për “TT”, ajo cilësohet e vjetruar edhe për faktin se ka qenë aq shumë në duart e popullsisë pas ng-jarjeve të ’97, sa askush nuk ka më kuriozitetin të blejë një pistoletë të tillë. Në të kundërt, armët më të shtrenjta janë ato të prodhimit amerikan, gjer-man, austriak apo jugosllav, që variojnë nga 500 deri në 1 mijë euro. Hetuesit thonë se tregu i shit-blerjes së armëve në kryeqytet nuk mund të kon-siderohet në kushtet e lulëzimit, megjithëse çdo keqbërës mund ta gjejë me lehtësi një të tillë.

“Të çarat” në Kod Specialistë të ndryshëm në Policinë e Shtetit

vërejnë se Kodi Penal nuk parashikon dënim për personat që mbajnë, tranzitojnë, apo tregtojnë pjesë të ndryshme armësh. Vetëm vitin e kaluar, policia ka bllokuar së paku tri raste të transpor-timit me postë të pajisjeve të armëve, por asgjë nuk është bërë në drejtim të personave që i trafiko-nin ato. Pjesët e mbërritura kanë qenë kryesisht tyta apo mekanizma të tjerë pistolete. Fare lehtë ato mund të montohen në armë të tjera të cilave iu mungon kjo pajisje dhe ato bëhen teknikisht të rregullta dhe në gjendje për të kryer qitje. E njëherazi për të vrarë. Në asnjë rast, prokuroria dhe gjykata nuk kanë dënuar persona të kapur me pajisje armësh, pasi Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë nuk ka të parashikuar një fenomen të tillë. Specialistë të Policisë sugjerojnë se futja e një paragrafi që të parashikojë dënimin e kësaj kategorie personash do të ndihmonte në paran-dalimin e ngjarjeve kriminale e njëherazi do të minimizonte qarkullimin e armëve në vend. Por a mjafton kjo masë? Rreth 200 mijë armë ndod-hen sot në duart e shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër luftën kundër krimit, do të duhet të përfshijë edhe asgjësimin e tyre.

Kanë thënë për armët eduard halimi: jo më pak se 10 vjet për këdo që kapet me armë Ministri i Drejtësisë, eduard halimi ka çuar tashmë në Kuvend paketën ku parashikohet dënim i ashpër për armëmbajtjen. “Mbi 900 raste arrestimesh ka patur në gjithë Shq-ipërinë nga policia për mbajtje pa leje të ar-mëve luftarake, dhe pjesa më e madhe nuk i ishin nënshtruar burgut!! të gjithë ne e kup-tojmë dallimin e dikujt që del me armë zjarri pa leje dhe të dikujt që del me armë zjarri me leje. Dallimi është tek qëllimi kriminal që ka personi që merr një armë zjarri dhe del në publik. të gjithë ne e kuptojmë se një person që del me një armë automatike “Kallashnikov” në publik, përbën rrezikun më të madh për të gjithë ne, familjet tona, fëmijët tanë. Siguria publike këtu vihet në rrezik të madh”, - tha ko-hë më parë ministri, i cili ktheu në projektligjin premtimin se kush kapet me armë në rrugë nuk do të dënohet më pak se 10 vjet.

paulin sterkaj: T’i legalizojmë,e pastaj t’i mbledhim Deputeti socialist, Stërkaj bëri një propozim provokativ sa i përket armëve. Në kohën që në komisionin e Ligjeve diskutohej paketa e ndry-shimeve penale, ai propozoi që në ligj të shto-hej një nen i veçantë, në të cilin të parashikohej legalizimi i armëve pa leje që mbahen të fshe-hura që nga viti 1997. Sipas deputetit të Partisë Socialiste, janë rreth 350 mijë armë zjarri që fshihen nga qytetarët dhe, sipas tij, duhet parë mundësia që këto armë të legalizohen nga qe-veria dhe në një kohë të mëvonshme të mendo-het për çarmatimin. “Do të ishte një mënyrë e mirë për çarmatimin e popullsisë që të bëhet dhe një nen, i cili të bëjë të mundur që armët që janë të paidentifikuara dhe në mënyrë të zezë të ligjëro-hen. t’u lëmë mundësinë që ato armë që kanë nëpër shtëpi, t’i legalizojmë. Prandaj të gjejmë for-ma dhe mënyra që të mbledhim armët, jo të hap-im biznese”, - theksoi deputeti i PS Sterkaj.

bilbil mema: armët e ’97, potencial i rrezikshëm Krimi, përveç anës së tij subjektive që lidhet me motivet, rrethanat dhe shkaqet e tij që ja-në sociale, ekonomike, ligjore apo pronësie, ka edhe anën tjetër: atë të mjetit me të cilin ai kryhet. Deri në vitin 2002, gjatë projektit “Armë në këmbim të zhvillimit” u arritën të mblidhen afërsisht 500 mijë armë, të cilat ishin pjesë e dorëzimit vullnetar të armëve. Mund të them se mund të kenë mbetur pa u mbledhur 200-250 mijë armë të tjera, që ishin armë të lehta të këmbësorisë, si armë brezi apo armë krahu. Kjo sasi armësh men-doj se është një potencial i fuqishëm si mjet në duart e njerëzve. Në momente të caktu-ara të krizave, situatave të gjaknxehtësisë, njerëzit kalojnë edhe në krim dhe armët për-doren, të ndikuar nga faktorë që e çojnë njer-iun deri në krim, si problemet ekonomike, so-ciale, juridike etj.

dritan dajti do të gjykohet pa avokat Nëse avokatët ishin pengesë për zhvillimin e procesit gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, gjykata ka vendosur t’i eliminojë ata, duke paralajmëruar një gjyq pa avokat. Precedent i ri në gjykimet penale është vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila u shpreh dje me vendim se i pan-dehuri Dajti tashmë do të gjykohet pa praninë e një mbrojtësi, pasi ai vetë nuk ka pranuar të zgjedhë asnjë prej avokatëve kryesisht që janë në listë. Arsyeja e këtij vendimi sipas gjykatës janë seancat e vazhdueshme që janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve të përzgjed-hur nga trupi gjykues, çka solli dhe një stopim të procesit prej 207 seancash në një hark ko-hor prej më shumë se një vit e gjysmë. Asnjë prej institucioneve nuk ka mundur të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar, dhe tashmë gjykata ka vendosur që nga e hëna e javës së ardhshme Dritan Dajti të gjykohet pa avokat mbrojtës. Deri tani, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti ka caktuar më shumë se 50 avokatë, por një pjesë e mirë e tyre nuk ka-në pranuar të paraqiten në gjykim. As kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë nuk pranoi të paraqitej në gjykatë, edhe pse u caktua nga trupi gjykues për mbrojtjen e të pandehurit Dri-tan Dajti. Ky vendim i gjykatës duket se ka ni-sur një betejë ligjore e deklaratash mes Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Dhomës Kombëtare. Një ditë më parë gjykata akuzoi

Dhomën e Avokatëve se nuk ka vënë në dis-pozicion listën e plotë të avokatëve, pasi për shumë prej tyre mungojnë adresat dhe numrat e kontaktit. Nga ana e tij, kreu i Dhomës Kom-bëtare të Avokatisë, Maksim haxhia në një njoftim për mediat e quante të gabuar vendi-min e gjykatës që caktonte atë si mbrojtës të Dajtit. tashmë çështja që “kryqëzoi” drejtësinë për një kohë të gjatë, pritet të marrë zgjidhje, pasi avokatët mbrojtës nuk do të jenë më pengesë. Kjo është e para herë që një gjykatë vendos të vazhdojë procesin ndaj një të pan-dehuri pa praninë e një avokati mbrojtës.

Page 14: Gazeta Mapo

14 E shtunë - E diEl, 6-7 prill 2013 www.mapo.al

shpallJE E rEzultatit të KonKurimit

në përputhje me nenin 15, pika 3 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës ”, znj. Matilda HAlIlAJ është fitues i konkursit për pozicionin spECialist në sEKtorin E analizës dhE rEKomandimEvE në drEJtorinë E hartimit të lEgJislaCionit në ministrinë E drEJtësisë.

departamenti i administratës publike

Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937 www.pad.gov.al

rEpubliKa E shQipërisë ministria E brEndshmE

shpallJE E rEzultatit të KonKurimit

në përputhje me nenin 15, pika 3 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës ”, z. gazmend bARdHI është fitues i konkursit për pozicionin drEJtor në drEJtorinë E oponEnCës në ministrinë E drEJtësisë.

departamenti i administratës publike

Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937 www.pad.gov.al

rEpubliKa E shQipërisë ministria E brEndshmE

shpallJE E rEzultatit të KonKurimit

në përputhje me nenin 15, pika 3 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës ”, znj. Katrin TRESKA është fitues i konkursit për pozicionin spECialist në sEKtorin oponECës në drEJtorinë E oponEnCës në ministrinë E drEJtësisë.

departamenti i administratës publike

Adresa: Sheshi Skënderbej, nr.3, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare nr.1751 Tel/Fax:+355 4 2 251241, 2 235937 www.pad.gov.al

rEpubliKa E shQipërisë ministria E brEndshmE

FTESË PËR OFERTË

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E EKONOMISË,

TREGTISË DHE ENERGJETIKËSDREJTORIA E PËRGJITHSHME RREGULLATORE

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në ligjin, nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, i ndryshuar, në VKM, nr. 27, datë 19.01.2007, “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”, i ndryshuar, në VKM, nr. 3, datë 04.01.2013 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Lajthi” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, si dhe në VKM, Nr. 268, datë 18.4.2012 “Për kryerjen në mënyrë elektronike të procedurave konkurruese të dhënies së koncesionit”, shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Lajthi”.

1. Kërkohet, që projekti të realizohet në pellgun ujëmbledhës të përroit të Thatë nga formimi i rrjedhës sipërfaqsore deri në derdhje në liqenin e Fierzës

2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkur-ruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

4. Ofertat duhet të shoqërohen me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose kopje të noterizuara, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të ngarkohen ne sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit, të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 03/05/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.

9. Ofertat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 03/05/2013, ora 12:00.

10. Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM DAEL DERVISHI

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 1001 Faqja web: http://www.mete.gov.al

Organisation for Security and Co-operation in EuropePresence in Albania

Sheraton Tirana Hotel, 1st FloorSheshi “Italia”, Tirana

A vacancy has arisen in the Headquarters of the OSCE Presence in Albania for a Temporary National Legal Officer (NP1), in the Rule of Law and Human Rights Department, OSCE Presence in Albania.

Duties and Responsibilities The incumbent will be under the direct supervision of the Head of the Rule of Law and Human Rights Department. The incumbent performs the following duties:

1. Provides legal advice on legislative reviews; proposes, develops, implements and monitors the implementation of activities and projects financed or supported by the Presence, with special focus on human rights related issues;2. Provides legal advice to State institutions, civil society, international community and assists ODIHR in carrying out its projects;3. Analyses and comments draft laws and secondary legislation, and provides legal advice and support to Civil Society and International Community;4. Provides assessments of different institutions by preparing reports on the operation of legal sector and State institutions; 5. Participates in conferences, seminars or trainings, and provides training;6. Monitors, verifies and reports regularly on legal and human rights developments throughout all regions of Albania;7. Performs any other duties as assigned.

Qualifications and Skills• First level university degree in law; advanced university degree would be an asset;• Minimum two years of relevant working experience in a related field;• Excellent legal analytical skills;• Professional fluency in English and Albanian, both oral and written;• Strong computer skills and ability to operate all Microsoft Office applications;• Ability to work independently and as part of a team;• Ability to work well under time pressure;• Ability to represent the Organization well at meetings and other outside events;• Ability to work with people of different nationalities, religions and cultural backgrounds, whilst maintaining impartiality and objectivity.

RemunerationAccording to the fixed OSCE salary scale, the remuneration is approximately 1,306.58 EURO, subject to National Social Security deductions which currently is approximately 70 Euro. Appointments are made at step 1 of the applicable OSCE salary scale.

Application procedure for this position VNALBN00241: To apply for this position, please use the OSCE’s online application link found under http://www.osce.org/employment.

1. Before applying, we strongly suggest that you review your profile to ensure completeness, especially the education and experience sections; 2. Please note that the closing date is 10.04.2013;3. Applications received after the closing date will not be considered.4. Only those candidates that are short-listed for written tests and interviews will be notified.5. Queries on this recruitment can be made by writing to [email protected]. Please do not use this e-mail to submit applications. Applications will only be accepted on the online system.6. This position is only open to Albanian Residents with a valid Albanian Passport/ID card or Residency Permit. 7. The OSCE retains the discretion to re-advertise the vacancy, to cancel the recruitment, to offer an appointment at a lower grade or to offer an appointment with a modified job description or for a different duration.

THE OSCE DOES NOT CHARGE A FEE AT ANY STAGE OF THE RECRUITMENT PROCESS (APPLICATION, INTERVIEW MEETING, PROCESSING, TRAINING OR ANY OTHER FEES). THE OSCE DOES NOT CONCERN ITSELF WITH INFORMATION ON BANK ACCOUNTS.

çdo ditë gazeta ‘MAPO’çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’PLUS

04 223 52 05 • 068 20 47 825

Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159

Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova):

JO VETËM

POLITIKË SI

ZAKONISHT

NR.

16 (

261),

VIT

I VIII

BOT

IMIT

MAR

S 2

013

ÇM

IMI 3

00 L

EKË

E PË

RMU

AJSH

ME

ALASTAIR CAMPBELL

Eshtë spin doctor-i i fushatave të Tony Blair-it. Shqiptarët e njohin nga koha e lu�ës në Kosovë,

kur mbronte vendimin e shefit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Campbell vjen në

Shqipëri pikërisht me Ditarët e atyre ditëve: Vitet e mia me Tony Blair, botim i UET Press. Në një

bashkëbisedim me Henri ÇILIN flet për librin, rëndësinë e strategjisë në politikë, e të tjera.

EKSKLUZIVE / INTERVISTA ME FILOZOFIN FRANCEZ, LUC FERRY: BOTA ASNJËHERË NUK KA QENË MË MIRË

NJERIU I RILINDJES SË EDI RAMËS

BESNIK MUSTAFAJ

Ngatërresat në

kufirin francez me

emrin Le Pen

FOTO ESSENatë shqiptare

në Oslo

STEFAN ÇAPALIKU

Gjurmët e ujkut

oriental te shqiptarët

MIRA MEKSI

Kur fatin ta

shkruajnë librat

E përmuajshme E përmuajshme

e diel

JO VETËM

POLITIKË SI

ZAKONISHT

NR. 16

(261

), VIT

I VIII

BOTI

MIT

MAR

S 2

013

ÇM

IMI 3

00 LE

E PË

RMUA

JSHM

E

ALASTAIR CAMPBELL

Eshtë spin doctor-i i fushatave të Tony Blair-it. Shqiptarët e njohin nga koha e lu�ës në Kosovë,

kur mbronte vendimin e shefit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Campbell vjen në

Shqipëri pikërisht me Ditarët e atyre ditëve: Vitet e mia me Tony Blair, botim i UET Press. Në një

bashkëbisedim me Henri ÇILIN flet për librin, rëndësinë e strategjisë në politikë, e të tjera.

EKSKLUZIVE / INTERVISTA ME FILOZOFIN FRANCEZ, LUC FERRY: BOTA ASNJËHERË NUK KA QENË MË MIRË

NJERIU I RILINDJES SË EDI RAMËS

BESNIK MUSTAFAJ

Ngatërresat në

kufirin francez me

emrin Le Pen

FOTO ESSENatë shqiptare

në Oslo

STEFAN ÇAPALIKU

Gjurmët e ujkut

oriental te shqiptarët

MIRA MEKSI

Kur fatin ta

shkruajnë librat

30 lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë 30 lekë

Page 15: Gazeta Mapo

15e shtuNë - diel 6-7 prill 2013 www.mapo.al

BiJtë e artit Fëmijët e prindërve të famshëm që janë bërë dhe vetë të famshëm, por jashtë Shq-ipërisë. Atje ku askush nuk i njeh për bijtë e dikujt, ku mbiemri nuk i ka ndihmuar dhe për suksesin e tyre nuk kanë marrë asgjë nga prindërit, përveç geneve…

pa ndihmën e mbiemrit

elina duni, me famën nga matanë maleveNjë javë më parë, këngëtarja Elina Duni bëri përsëri

një vizitë në Shqipëri për të lançuar videon e këngës “Kur të kujtosh” të albumit të saj “Matanë malit”, nga studioja e emisionit “Zonë e lirë” e Arjan Çanit…dhe zuri një pjesë të mirë të kohës televizive. Ishte një vizitë flash, jo nga ato kur parashikon dhe koncerte, të cilat kthehen në ngjarje kulturore në kryeqytet. Me të drejtë. Ajo tashmë është jo vetëm një artiste e njohur, por është nga ato të rrallat që flet për Shqipërinë në të gjithë botën nëpërmjet teksteve në shqip dhe muzikës me taban kombëtar…Kjo nuk ka si të mos e bëjë veçanërisht të dashur në Shqipëri, dhe pse është larguar që këtej që në fillim të adoleshencës dhe zor se mund të ketë ngelur në kujtesën e publikut me interpretimet në festivalet e fëmijëve që në moshën 5-vjeçare…Është e famshme prej famës së sjellë nga jashtë, nga Zvicra ku ajo këndon prej vitesh rrymën jazz, në një stil të veçantë që vjen dhe nga ndërthurja e kësaj me folkun shqiptar, e shoqëruar nga një trio instrumentistësh…Ka publikuar tri albume deri më tani; “Baresha”, “Lume, lume” dhe “Matanë malit”, ka dhënë koncerte pa fund, ku fansat e saj që mund të mos dinë ku është Shqipëria, kanë kënduar bashkë me të në shqip dhe ka fituar disa çmime. Me të vërtetë e suksesshme! Dhe për Shqipërinë, kjo ka ardhur si një nga ato surprizat e bukura artistiko-nacionaliste. Surprizë, sepse dhe pse Elina ka lindur këtu dhe pse daljet e para në skenë fëmijë i ka pasur në Shqipëri dhe po këtu ka nisur shkollimi i saj, çdo hap që ka të bëjë me famën është hedhur matanë…maleve e kufijve. Dhe vetëm pasi ka ardhur që andej me famën dhe këngët e saj, publiku ka mësuar se ajo vajza që këndon jazz me motive folku është vajza e regjisorit Spiro Duni dhe poeteshës Bessa Myftiu. Nëse Elina do kishte jetuar në Shqipëri, ky fakt do ishte mësuar që me daljen e parë e ndoshta do ishte komentuar më shumë për këtë sesa për këngët e muzikën e saj, gjë që ndonjëherë mund të kthehet në një lloj frustrimi artistik, megjithë lumturinë e justifikuar të një vajze që është bijë e babait dhe nënës së saj. Jeta larg Shqipërisë e ka mbrojtur nga mëdyshja që dhe pse nuk duam të na mbërthejë mund të bëhet e pashmangshme: “jam këtu prej vetes, apo sepse jam vajza e…?” Elina është aty ku është prej vetes dhe prej asaj që prindërit kanë kaluar tek ajo, duke nisur që me genet, por ku nuk bën pjesë fama dhe mbiemri i njohur…Ajo ka bashkëpunuar me prindërit e saj, si artistja me artistin: me të ëmën ka krijuar një spektakël letrar të shoqëruar me muzikë, disa nga tekstet e këngëve janë të së ëmës dhe me të atin ka bashkëpunuar si aktore. “Për mendimin tim, gjëja më e bukur është kur mund t’i quash prindërit e tu kolegë”, ka thënë në një intervistë, me shumë të drejtë sepse të tillë do ishin mbi çdo skenë, apo në çdo krijim, dy prindërit e njohur dhe vajza e tyre me talent e famë të mëvetë-sishme, siç është Elina Duni…

Merret me efektet vizuale dhe ka qenë artisti që i ka realizuar për disa filma të Hollywood-it,

klipe këngëtarësh të njohur, koncerte, apo reklama në SHBA, ku jeton prej vitesh. U largua nga Shq-ipëria pas përfundimit të shkollës së mesme në fil-lim në Bullgari, ku ka studiuar pak sociologji, pak letërsi e pak gazetari, e më pas në SHBA, në Los Angeles, ku u orientua plotësisht në industrinë e efekteve pamore…Po të shohësh një listë filmash të viteve të fundit të Hollywood-it, si seritë e Narnia-s, apo the “Return of Superman” e me radhë, do lexosh në titrat e fundit dhe emrin e Ergin Kukes dhe ndoshta prej mbiemrit mund të tingëllojë si një emër i njohur sepse…kush nuk e njeh në Shqipëri regjisorin Pali Kuke dhe prezantuesen Zerina Kuke?! Ergini është pikërisht djali i tyre! Por kjo është mësuar vetëm pasi erdhi në Shqipëri për t’u nderuar me një çmim mes shqiptarëve që na bëjnë të ndihemi krenarë sot në botë dhe në disa shkrime e artikuj revistash, që nuk kishin si të mos josheshin nga ideja e një djali shqiptar që vinte nga Holly-wood-i. Nuk është gjë e vogël të bëhesh pjesë e qytezës më të madhe e më të fuqishme në botë të fil-mave. Duhet talenti, përpjekja, ai elementi shtesë, një listë me cilësi të kombinuara në mënyrën e duhur, që Ergini mesa duket i ka…Ato i kanë hapur

dyert e kësaj industrie dhe të këtij vendi me pak, fare pak shqiptarë. Sepse askush atje kur ka parë në CV, në portofol punësh, në klipe e spote, emrin Kuke, nuk ka menduar asgjë. Askujt nuk i ka thë-në asgjë mbiemri Kuke, ndryshe nga ç’ndodh në Shqipëri. Tani po, kolegëve të tij, njohësve të këtij arti, Ergini e ka krijuar vetë emrin e tij!

Ajo është një nga shqiptaret më të njohura në botë dhe një nga artistet e muzikës lirike më të mëdha bashkëkohore të globit njëko-

hësisht. Bija e dy këngëtarëve operistikë, Avni Mu-la dhe të ndjerës Nina Mula, është kthyer në një emër që shqiptarët e thonë me krenari kur kanë nevojë për t’u identifikuar gjetkë. Ai është djalë i një tjetër tenori të madh; Ibrahim Tukiçit dhe vël-lai i Davidit, këngëtarit që u bë shumë i njohur me duetin me Nertila Kokën “Sagapo”, gjithaq i rritur në një familje ku këndohej dhe luhej piano…Ishte e vështirë për të dy ata të rritur në familje dhe mjedis artistësh, të mos bëheshin muzikantë, por janë bërë më shumë se kaq, janë bërë muzikantë të suk-sesshëm në botë, aty ku nuk ishin bij të askujt! Je-tojnë të dy në Paris dhe rasti u ka sjellë disa bash-këpunime profesionale. “Natyrisht që partnerja ime e preferuar është princesha e muzikës shqiptare, sopranoja Inva Mula. Është një ndjesi e vështirë të

përshkruhet të bësh muzikë me Invën, një përzier-je mes lirisë së ekspresionit me kënaqësi, shoqëru-ar me shumë rigorozitet”, - është shprehur Genci në një intervistë për botimin “Albanian Excellence” me 100 shqiptarë të suksesshëm në botë. Sigurisht që muzika është gjuhë e përbotshme dhe ndjesitë që lindin prej saj nuk kanë nevojë të pyesin për kombësinë para se të pushtojnë shpirtrat, por në këtë rast vështirë të thuash se feeling-u artistik mes dy artistëve shqiptarë nuk ka asgjë prej kësaj për-katësie të përbashkët. Sigurisht që Shqipëria, ven-di i familjeve të tyre, ku ata janë lindur, shkolluar, ku kanë interpretuar fillimisht dhe ku kanë nisur karrierën e tyre, zë shumë vend, shumë më tepër se në pasaportë e në kujtimet e hershme. Shumëçka kanë marrë prej këtej i ka shoqëruar në rrugën e tyre dhe pse diçka të rëndësishme, si mbiemrin, në fillim askush nuk e ka njohur, derisa ata, bijtë e familjeve të mëdha, ta bënin të dëgjuar!

inva mula, në piano genc tukiçi…

ergin kuke, artisti“next generation”

elina duni:për mendimin

tim, gjëja më e bukur është

kur mund t’i quash

prindërit e tu kolegë

genc tukiÇi:Vokali dhe këngëtarët më kanë që në fëmijëri, duke filluar nga babai, ibrahimi, të cilin e konsideroj një këngëtar gjigant

Page 16: Gazeta Mapo

16 E shtunë - E diEl, 6-7 prill 2013 www.mapo.al

CMYK

Page 17: Gazeta Mapo

planeti single

Çdo të shtunë e të diel www.mapo.al

Faqe 17

personzhplanetI sIngle

prIvatësIKoleKsIonIstI

Fenomen

nga iva tiço

TradhTareT gazmore

albano bogdo në apartament nuk ftoj kurrë njerëz derisa të dalë ajo vajza me bukuri perëndeshe, sytë si det e flokët si ujëvarë që çmendet pas albano Bogdos, aktori simpatik i apartamentit “2Xl” do të vazhdojë të jetë single, me fundjava të qeta, pa alkool dhe miq që ta bëjnë rrëmujë shtëpinë...

Mëngjes i rëndë Me Hervin Çulin

Që prej një muaj e gjysmë, Hervin Çuli e nis ditëm me pro-gramin që komenton shtypin e ditës, duke ironizuar realitetin. Është në rolin e mod-eratorit, regjisorit dhe operatorit përballë personazheve të emisionit dhe gazetave të ditës. Vetë Hervini po e shijon. Por megjithë shijen e rëndë që lënë ndonjëherë titujt, e gazetave po e po, por dhe i pro-gramit, duket se dhe shumë të tjerë po e pëlqejnë

mirela bogdani, zonja e rregullit

një grua e cila synon dhe ia del të mbajë rregull në jetën e saj: që nga axhenda, te financat, deri te sirtarët e rrobave ku në mëngjes gjen gjithnjë çfarë do, men-jëherë. pedagogia, që sapo ka marrë titullin “profesore e asociuar” dhe gruaja aktive në politikë e debate publike, këtë radhë rrëfen disa detaje private

përtej privatësisë

“paçe me gazeta” Çdo televizion e ka një emision mëngjesi dhe çdo emision mëngjesi ka hapësirën e leximit

të titujve kryesorë të gazetave, që normalisht janë po të njëjtat në çdo ekran: e njëjta ditë, e njëjta ofertë e shtypit të shkruar. ndryshojnë folësit sigurisht, ndryshon mjedisi: diku është studio lajmesh, diku titujt lexohen mbi një monitor touchscreen, diku mbi një tryezë televizive ku sheh veç gazetave dhe filxhanët e kafesë…me një atmosferë që u ka mbushur mendjen autorëve si më e përshtatshme për t’u zgjuar: herë ftohtësi teknologjike e herë ngrohtësi e imituar familjare…ndryshojnë dhe titujt e programeve: tituj mëngjesorë, me rreze, me zgjim, me kafe…tituj të lehtë dhe optimistë për ta nisur mirë ditën dhe pse krejtësisht në linjë të kundërt me titujt e gazetave! ...

faqe 18

faqe 19

Page 18: Gazeta Mapo

18 e shtuNë - diel 6-7 prill 2013 www.mapo.al

personaZhPrej më shumë se një muaji, Hervin Çuli e nis ditëm me programin që komenton shtypin e ditës, duke ironizuar realitetin. Është në rolin e moderatorit, regjisorit dhe operatorit përballë personazheve të emisionit dhe gazetave të ditës. Vetë Hervini po e shijon. Por megjithë shijen e rëndë që lënë ndonjëherë titujt, e gazetave po e po, por dhe i programit, duket se dhe shumë të tjerë po e pëlqejnë

Çdo televizion e ka një emision mëngjesi dhe çdo emision mëngjesi ka hapësirën e leximit të titujve

kryesorë të gazetave, që normalisht janë po të njëjtat në çdo ekran: e njëjta ditë, e njëjta ofertë e shtypit të shkruar. Ndryshojnë folësit sigurisht, ndryshon mjedisi: diku është studio lajmesh, diku titujt lexohen mbi një monitor touchscreen, diku mbi një tryezë televizive ku sheh veç gazetave dhe filxhanët e kafesë…me një atmosferë që u ka mbushur mendjen autorëve si më e për-shtatshme për t’u zgjuar: herë ftohtësi teknologjike e herë ngrohtësi e imituar familjare…Ndryshojnë dhe titujt e pro-grameve: tituj mëngjesorë, me rreze, me zgjim, me kafe…tituj të lehtë dhe optimistë për ta nisur mirë ditën dhe pse krejtësisht në linjë të kundërt me titujt e gazetave! Por ç’të bësh, lajmet e gazetat ato janë! Ndërsa idetë për emisione mëngjesi, janë këto të tjerat. Sa larg mund të shkosh? Sa ndryshe mund të jesh, në mos vetëm me ndryshimin e ngjyrës së filxhanit që qëndron mbi tryezë, apo përdorimit të një ekrani kompjuteri për t’i lexuar titujt në pdf, në vend të gazetave prej letre?

Këto me siguri i kanë kaluar nëpër mend Hervin Çulit dhe drejtuesve të “A1Report” para se të nisnin emisionin e mëngjesit, një muaj e gjysmë më parë…ku vërtet pasqyro-hen gazetat, të njëjtat gazeta si kudo, por emisioni ndryshon nga të tjerët…Përdor teknologji më të avancuar? Ndriçim më të mirë? E ka studion më luksoze? E ka titul-lin më të freskët për mëngjes? Pikërisht, për të kundërtën e gjithë këtyre! Në vend të stu-diove që konkurrojnë njëra-tjetrën për arre-dim, një mejhane prapa stadiumit “Qemal Stafa”, në vend të teknologjisë së avancuar, një kamera në duart e Hervin Çulit që foku-son titujt dhe personazhet rreth tavolinës dhe për titull, një nga ata që jo çdo stomak e tret që në orën shtatë të mëngjesit: “Paçe me gazeta”. Se vërtet titujt e gazetave vetë nuk kapërdihen që në mëngjes, por dhe titulli i emisionit ama…

a niset dita me paçe?“Titulli në të vërtetë ha debat. Kjo ka qe-

në një nga dilemat që kemi pasur që në fil-lim, se ndoshta ul më tepër sesa duhet stan-dardet e emisionit, por ne vendosëm të shkonim deri në ashtën e nivelit bazë të shoqërisë shqiptare, për mos të ngelur në ato 1000 metra katror ku jeton, le të themi, elita shqiptare e kryeqytetit, por të shkojmë te pjesa më periferike e cila, menduam ne dhe them se nuk kemi bërë gabim, është Shqipëria e mejhanes. Dhe ashtu siç ndodh në lokalet trendy të qendrës së Tiranës, ku diskutohen gazetat, lajmi, politika…dhe aty ku hyn niveli bazik i popullsisë , në me-jhane, ku hahet paçe e të tjera, diskutohet në formë më popullore për problemet e ditës dhe për politikën, sepse politika siç

dihet, hahet si paçja çdo mëngjes. Kemi rriskuar, por donim ta ekstremizonim ba-nalitetin e shoqërisë sonë edhe nëpërmjet titullit të emisionit, që ka diçka vulgare”, - sqaron Hervin Çuli, që së bashku me dre-jtuesit e televizionit është ideator i këtij programi. Kjo nuk do të thotë se “Paçen me gazeta” do e konsumojnë vetëm ata që konsumojnë llojet e tjera të paçeve në mëngjes. “Dhe në qoftë kështu, nuk ka as-gjë të keqe, emisionet nuk janë vetëm për pseudoelitën”, - thotë Çuli, por nuk ka qe-në ky synimi, për të ndarë audiencën si-pas shijeve dhe menysë mëngjesore e për t’ua lënë tipat “portokall i shtrydhur”, “vezë me proshutë” dhe “kafe e zezë”, emisioneve me tavolina xhami. Kjo nuk është një çështje stomaku. “Njerëzit in-teligjentë janë lodhur nga standardizimi i emisioneve politike që nga një televizion kalojnë te tjetri dhe duken si një seri që nuk mbaron, nga një lexim standard i gazetave, që nga një anë është skemë e pranueshme, por është diçka monotone. Le të themi që dhe gjuha televizive në Shqipëri nuk është një gjuhë elitare, kësh-tu që menduam të provojmë, emisioni ka brenda rriskun, por dhe provokimin.”

koha për të çmitizuarTashmë kjo puna e ironizimit të ngjar-

jeve, lajmeve e personazheve të tyre është kthyer në tendencë nëpër mediat tradicio-nale e të tjerat online, ku disa emisione hu-moristike e ironike mbahen pikërisht mbi këtë linjë, por askush nuk kish guxuar deri më tani të zgjohej herët e t’ia niste kësaj pune që në mëngjes me titujt e gazetave, prandaj të gjithë ishin mjaftuar me një lex-im të saktë e shumë-shumë me ndonjë ko-ment apo kritikë profesionale. Emisioni “Paçe me gazeta”, ndryshe nga këta, siç sqa-ron Çuli, është një format cinik, një formulë që bazohet te komenti i gazetave në vend që të bëhet një lexim formal i shtypit të përgjithshëm, bëhet një koment mbi titujt e gazetave, një variacion mbi lajmin e ditës. “Ne kemi zgjedhur këtë formë për të qenë më atraktivë dhe më interaktivë me publi-kun. Interesante, besoj unë, është që emis-ioni ka brenda parodinë, sarkazmën dhe përpiqet të çmitizojë gjithçka që ne e mar-rim shumë seriozisht në jetën tonë dhe ta sjellë me këmbë në tokë”. Në këtë mision Çuli ka aleat Xhevahir Zenelin, i ulur në tav-olinë me dy njerëz të thjeshtë nga populli, “tek të cilët është pikasur sensi i humorit, njëri me PD-në dhe tjetri me PS-në, për ta sjellë dhe në emision këtë konfliktin e përhershëm popullor të çdo tavoline shq-iptare” dhe ndërkohë pas kamerës, ai që vendos se ku do fokusohet, kur do kalojë nga një koment te një titull i ri, që moderon gjithë emisionin është Hervin Çuli. “Jam dhe moderator, dhe operator, dhe regjisor: moderoj, ndërtoj skemën, xhiroj me kamera

Mëngjes i rëndë me Hervin Çulin

“paçe me gazeta”

për ndërtimin e emisionit, jam dhe regjisor sepse ndërtoj ritmin, pauzat, kaloj nga një titull te tjetri…Kjo besoj se është interesante. Ndërkohë ka një kitarë që shoqëron emis-ionin, krijohet një marrëdhënie e parodisë së lajmit me muzikën”.

Lajmet e zgjedhura nuk janë vetëm ato të shkruara me shkronja të mëdha në hapje të gazetës. Hervini ‘peshkon’ dhe nga ato që mund të mos bien shumë në sy. Për këtë, i duhet ta nisë ditën më herët, meqë emisioni nis në orën 7, ai shkon gati treçerek ore më parë, që për një tip që fle vonë dhe që, duke pasur për profesion regjisurën, që do të thotë për pozicion atë të drejtorit që gjith-monë i vendos vetë oraret e provave, ishte pak e vështirë në fillim, por tani është më-suar.

Madje ka nisur t’i pëlqejë kjo rutinë e re. Në rastin e tij, nuk qëndron e gjithë puna te përgatitja sepse i duhet dhe të improvizojë. Krijon disa piketa, por aq…“Nuk është e lehtë të improvizosh 20-25 minuta, sa zgjat emisioni, por i merret dora. Tani për shem-bull jemi më mirë se në fillim”. Është mësu-ar me të gjitha ato që po i provon për herë të parë, por në këto nuk bën pjesë kontakti me median dhe gazetat, zhytja në shtypin e shkruar, në aktualitet, lajme, Hervinit nuk i kërkon të mbushet mirë me frymë para-prakisht: ai, dhe pse me profesion tjetër, është në habitatin e tij dhe qasja ka qenë krejt e natyrshme…

për gazetat, politikën dhe teatrin“Mua, komenti i shtypit më vjen natyr-

shëm sepse jam njeri i angazhuar. Shpesh-herë kam qenë prezent në kohën televizive për probleme në art dhe kulturë, por jo vetëm, edhe në politikë. Kam shkruar e shkruaj herë pas here, është një lloj mikro-bi që e kam përbrenda që nuk rri dot pa u gricur dhe pa tejkaluar profesionin tim ba-zë atë të regjisorit.” Plus që të qenit artist, për Hervin Çulin nuk do të thotë aspak që t’i qëndrojë larg politikës, përkundrazi. “Nuk jam nga ata që them se arti është ilus-trativ, unë them që arti është një proces an-gazhimi. Nuk njoh një artist të madh që të mos jetë i angazhuar. Mbi të gjitha artisti është prokurori i problemeve që ka shoqëria”. Nga 15 maji, ai do ketë gati shfaqjen e radhës si regjisor, “Kalorësin” e

Aristofanit të pagëzuar “Punishtja e salla-mit”, e cila pas përshtatjeve që i ka bërë, si-pas tij, do jetë një akuzë e fortë para zgjed-hjeve. Hervini është i njohur për qëndrim-in e tij politik në të vërtetë, për “anti-ber-ishizmin” e tij, siç e quan, gjë që tani që po drejton një program televiziv me gazeta, ku dihet që politika zë vendin kryesor, mund të pritej t’i jepte kah emisionit, por nuk po ndodh kështu. “Unë jam i deklaru-ar për anti-berishizmin tim, por përpiqem ta neutralizoj nëpërmjet dy-tre person-azheve të tjerë që votojnë djathtas. Një, e dyta është që nuk jam shumë i kënaqur nga ky qëndrim opozitar sot, kështu që përpiqem të ruaj një anë ku duket hapur se nuk jam me Berishën, por as nuk më pëlqen kjo që po ndodh në kahun opozitar. Për-piqem ta ruaj këtë balancë, por dhe po nuk e ruajta, nuk kam ç’bëj, është diçka që vjen së brendshmi”.

Ajo që e shqetëson ama përballë gazetave këtë lexues dhe fan të variantit të tyre në letër, më shumë se politika, është fusha e tij, ajo e artit… “Ajo që më vret është që nuk ka shtyp kulture në Shqipëri. Mua më dhemb kjo që ka të bëjë me profesionin tim, që nuk ka gazetarë të mirëfilltë të artit dhe kul-turës. Përgjithësisht ka gazetarë që infor-mojnë thatë, kurse në pjesët e tjera të shtyp-it, në bardhezinë e tyre gjen gjëra të bukura po të duash t’i gjesh. Po mesa duket dhe gazetaria është e gëlltitur plotësisht nga politika”. Ashtu si opinioni publik dhe bise-dat e thjeshta të njerëzve ngado. Aq më tepër në prag të zgjedhjeve, që nëse emisio-ni vazhdon deri atëherë (kontrata rinovo-het çdo muaj sepse Hervini është me idenë që nëse shiringa nuk është pozitive, të mos jepet fare dhe ky program, megjithë feed-back-un pozitiv, është ende në fazë testi) ndoshta do jetë koha për të parë dhe një kul-minacion të tij. Bashkë me gazetat mund të komentohen broshurat, posterat, lajmet që do shfaqen, sipas moderatorit-operatorit-regjisor, sepse kjo është një nga të mirat e emisionit. “Është primitive, por është e dre-jtpërdrejtë”.

Ashtu si dhe titulli i emisionit! Apo stili i bisedës së personazheve. Apo vendi ku xhirohet dhe hahet paçja e mëngjesit…me gazeta! Për të gjithë të mërziturit nga sipër-faqet dhe fjalët e lustruara.

“titulli në të vërtetë ha debat.

Kjo ka qenë një nga dilemat që kemi pa-

sur që në fillim, se ndoshta ul më tepër sesa duhet standar-

det e emisionit, por ne vendosëm

të shkonim deri në ashtën e nivelit bazë të shoqërisë

shqiptare"

"interesante është që emisioni

ka brenda par-odinë, sarkazmën

dhe përpiqet të çmitizojë

gjithçka që ne e marrim shumë

seriozisht në jetën tonë dhe ta

sjellë me këmbë në tokë”

Page 19: Gazeta Mapo

19e shtuNë - diel 6-7 prill 2013 www.mapo.al

pertej priVaTësisë

Mirela bogdani, zonja e rregullit dhe perfeksionizmit

Një grua e cila synon dhe ia del të mbajë rregull në jetën e saj: që nga axhenda, te financat, deri te sirtarët e rrobave ku në mëngjes gjen gjithnjë çfarë do, menjëherë. Pedagogia, që sapo ka marrë titullin “Profesore e asociuar” dhe gruaja aktive në politikë e debate publike, këtë radhë rrëfen disa detaje private

Cili është mëngjesi yt rutinë? Nuk ha mëngjes, vetëm një gotë

qumësht me kakao dhe mjaltë.Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?Cruasante të ngrohtë, të sapo dalë nga

furra.Jashtë shtëpisë, cili është vendi i

preferuar për kafen e mëngjesit?Bar Box-i, një bar modest afër shtëpisë

që bën makiaton më të mirë në Tiranë. Unë pi vetëm një makiato në ditë, në mëngjes, prandaj jam shumë selektive apo tekanjoze për cilësinë e asaj kafeje të vetme.

Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi?

Me miq që më hahet muhabeti, ose në ditë jave dhe me kolegë pune.

A të pëlqen puna që bën, profesio-ni që ke?

Puna si pedagoge më pëlqen, sepse është dinamike dhe interesante. Nuk është si të rrish në një zyrë, me disa fy-tyra që i sheh çdo ditë. Si pedagoge, çdo semestër apo vit shkollor shikon fytyra të reja dhe njeh njerëz të rinj. Megjithatë, preferoj shumë dhe punët që lidhen me politikëbërjen dhe vendimmarrjen.

A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore?

Unë jam person “highly-organised” (shumë i organizuar), pra person me ax-hendë dhe prandaj tentoj t’u përmbahem gjërave që vë dhe përcaktoj në axhendën ditore, pra të respektoj afatet dhe dety-rimet.

Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?

Duke qenë person i organizuar nuk më ndodh shpesh t’i devijoj planet, pra të detyrohem të përdor gënjeshtra, por nëse më dalin gjëra të paparashikuara dhe të paevitueshme, që nuk janë në dorën time, përpiqem të shpjegohem dhe të justifikohem te personat përkatës.

A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

Është nga gjërat që s’e kam pasur as-njëherë në jetën time, as në jetën shkol-lore, as profesionale, as familjare.

Përkundrazi, e vlerësoj dhe më pëlqen dinamizmi dhe eficienca.

Ku të zë dreka zakonisht? Përgjithësisht drekën e ha në shtëpi,

po ka dhe raste kur kam dreka pune apo me miq.

Cilat janë restorantet më të prefer-uara për drekën tënde?

Lista e restoranteve që më pëlqejnë po vjen gjithnjë duke u ngushtuar. Unë në një restorant shoh disa komponente: veç ushqimit, edhe shërbimin, ambien-tin dhe çmimet. Pëlqej një vend ku kë-to kombinohen mirë. Por ka shumë pak vende me një kombinim të mirë të kë-tyre komponenteve, pra pak restoran-te që më pëlqejnë, sidomos për gatimin, ndoshta ngaqë gatuaj vetë mirë apo dhe gatimet e mamit tim, me të cilat jam rri-tur.

Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?

Tentoj të jem reciproke dhe në ftesa.A je kursimtare?Jam shumë e mirë në “financial man-

agement” (menaxhim financiar), sido-mos në periudha të ardhurash modeste.

A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?

Dikur po, tani jo, sepse nuk kam ko-hë.

Kur ke qenë e vogël a ta kanë dik-tuar prindërit pushimin e detyruar të drekës?

Haha, po, ishte riti i drekës për të gjithë familjen.

Bëje rrenga për t’i shpëtuar?Jo, sepse mami im ka qenë shumë e

rreptë dhe kishte disiplinë të fortë te fëmijët.

Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?Të gjithë koleksionin e librave të fëmi-

jërisë dhe rinisë (që nga libri i parë “Ariu artist”), ditarët, korrespondenca letrash.

Cila është koha që mbart për ty ku-jtimet më të bukura?

Fëmijëria.Po kujtimet e hidhura?Kujtime të hidhura ka çdo njeri, sepse

jeta ka plot zhgënjime e të papritura, por

si periudhë të vështirë dhe stresante në jetën time kujtoj gjimnazin, ngaqë në periudhën që e kam bërë unë gjimnazin ka qenë shumë kompetitiv dhe unë lufto-ja për të dalë me rezultate të larta e për të marre “Medaljen e Artë”.

Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar?

Kam një apo dy miq të ngushtë me të cilët ndaj problemet apo sekretet. Po, kam mbajtur ditar për gjithë periudhën e 8-vjeçares, gjimnazit e deri në fakultet.

Çfarë ka në portofolin tënd?Veç parave (tentoj të mos mbaj shumë),

kartëvizitat, ndonjë karte krediti, kartën e identitetit dhe një foto të vajzës sime.

Në mëngjes e gjen gjithmonë men-jëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?

I gjej gjërat kollaj, sepse dollapët dhe sirtarët i mbaj shumë në rregull dhe të gjitha gjërat janë në vendin e tyre.

Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?

Më pëlqen të ndjek një linjë dhe krye-sisht kombinimi kafe dhe bezhë apo gold.

Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Levander.Çfarë CD ke në makinë?Nuk kam, dëgjoj Love Radio si stacio-

nin tim të preferuar, sidomos pjesën e baladave.

Çfarë muzike ke zile telefoni?Himnin e BE, “Ode to Joy” të Bethove-

nit.A ke miq të vjetër? Nëse po, a ta-

koheni shpesh me ta?Po, kam shumë dhe më pëlqen të ta-

kohem me ta, edhe për hir të nostalgjisë.A je e hapur për miqësi të reja apo

duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?

Po, jam e hapur për miqësi të reja dhe kam një balancë shumë të mirë të miqve të vjetër dhe atyre të rinj.

Ku rri zakonisht me miqtë?Varet nga situata dhe qëllimi.Në ç’orë mbyllesh zakonisht në

shtëpi? Pra, kur mbaron zakonisht dita jote?

Në mbasditet që kam mësim kthehem vonë në mbrëmje, por në ditët e tjera za-konisht pas punës, nëse nuk kam aktiv-itete apo angazhime të tjera.

Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?

Detyrat me vajzën, darka, punë nëpër shtëpi, përgatitja e leksioneve për të nesërmen, korrigjime provimesh apo dizertacionesh, nëse kam, kontrolli i e-maileve, korrespondenca me studentët.

Po idealja, cila do të ishte?Ideale në ç’kuptim? Të mundësisë së

realizimit apo të shkëputjes nga ruti-na? Ok, një mbrëmje relaksuese dhe ro-mantike me një muzikë të preferuar dhe ambient të këndshëm me qirinj me një njeri që do apo njerëz e miq të ngushtë, gjë të cilën unë e realizoj za-konisht në fundjavë.

Kur shkon për të fjetur?Shumë vonë, jo para orës një pas

mesnate, duke punuar në kompjuter dhe njëkohësisht duke parë lajmet apo ndon-jë program interesant në TV.

Cila është uniforma jote e gjumit?Pizhame me arusha.Kush është njeriu i fundit që i thua

“Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?Vajza ime.

mëngjesI Ideal

aroma

gjumI

Kruasanë të ngrohtë të sapodalë nga furra

e preferuara e saj është livandoja

Fle zakonisht me pizhame me arusha

Page 20: Gazeta Mapo

20 e shtuNë - diel 6-7 prill 2013 www.mapo.al

Me kë jeton?Jetoj me familjen...Cila është gjëja më e bukur e të qenit single?S’je i detyruar t’i thuash dikujt ku je apo pse je, apo me kë je...Do dilje në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë?Po, pse jo?! Mund të ishte pak emocionuese të dilje pa e ditur me kë. Kush e ka “problem” beqarinë tënde?Nuk e di kush mund ta ketë problem beqarinë time. S’më shkon mendja fare. Rëndësi ka që mamaja ime nuk është nga këto që thonë “martohu se të iku mosha”. Do gënjeje kur del në takim me dikë? Kë dhe si?Sigurisht që do gënjeja. Të gjithë gënjejnë. Kur dalim në takime nuk jemi ne, është përfaqësuesi ynë ideal që kemi zgjedhur për veten. Domethënë është një përmbledhje e më të mirave tona, të qena ose të paqena. Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë?Janë shumë normale, të qeta, paqësore. Pa shumë alkool dhe zakonisht pa shumë femra. Forever alone! J Në ç’orë kthehesh në shtëpi kur del natën? Varet. Por zakonisht kur dal, dal. Po nuk doli dielli, nuk iki në shtëpi. Kanë nisur të thonë “me një fat të mirë”? Ose...diçka tjetër që shpreh urimin për një partnere?Po, këto hallat, tezet, gratë komshie, kështu më thonë të gjitha. Pffff! Çfarë mendon kur e dëgjon?

Mendoj se ngaqë vuajnë nga martesat e tyre, kanë inat që ne, beqarët jemi të lumtur dhe të lirë. U vjen inat që na shohin kështu dhe na mallkojnë “U martofsh!”. Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve? Po, më pëlqejnë. Në dasma femrat bëhen shumë të bukura. J Po për dasmën tënde a mendon?Si ta mendoj dasmën kur s’kam gjetur dhëndrin akoma?! J Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?Ka edhe të martuar, edhe single. Por unë nuk gjykoj njerëzit nga kjo. Ka njerëz të martuar që janë prapë shumë të paparë, si të jenë beqarë, ka dhe beqare që janë aq të mërzitshme, a thua kanë 5 kalamaj. Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?Nuk ftoj asnjëherë njerëz në shtëpi. Asnjëherë! Për çfarë shpenzon më shumë?Më shumë shpenzoj për familjen, për mirëqenien familjare. Sa herë në javë gatuan? Për kë?Unë di të bej vetëm veze, edhe ato s’i bëj mirë. Nganjëherë harroj t’u hedh vezë, vezëve. Cilin nga këta numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi...I kam të gjithë, përveç ambulancës. Deri kur do vazhdosh të jesh single?Do vazhdoj të jem single derisa të dalë një vajzë shumë e bukur, e sjellshme, të jetë e çmendur pas meje, të jetë si perëndeshë, t’i ketë sytë si det, flokët si ujëvarë... e kështu gjërash, e ke parasysh... hahaha.

Është një nga ato fundjavat kur batanija e ngrohtë dhe filmat njëri pas tjetrit, që shoqërojnë më së shumti mbrëmjet e së premtes, të bëjnë të kuptosh se po rri më shumë nga ç’duhet brenda dhe duhet të dalësh patjetër. Të dalësh me

një shoqëri gazmore, nga ata që i takon një herë në vit, që mund të qeshësh pa fre dhe të mos thuash asgjë personale. Ndaj xhinset e ngushta, një bluzë që e ke blerë dy vjet më parë sa qimet e kokës për ta veshur në të tilla mbrëmje, por pastaj ke harruar që e ke dhe e sheh që ka ende etiketën të pa hequr, takat e larta dhe direkt në atë lokalin e ri, që si gjithë të tjerët që janë e hapur dy vitet e fundit ka prapa emrit prapashtesën “lounge”. Bashkë me mua dhe një shoqja ime e vjetër, me të cilën edhe pse shihem rrallë, gjithmonë ia kalojmë mirë, një nga ato që njihen në qytet qëkur kanë qenë të vogla për shkak të pamjes së hatashme, edhe ajo e lidhur, edhe ajo vetëm këtë mbrëmje…

Duket sikur jemi rikthyer në kohë, në vitet e shkollës, kur nuk linim klub të modës pa e hapur e pa e mbyllur në agim. Atmosferë fantastike: ne pozicionohemi në stolat e lartë te banaku dhe rreth nesh duket sikur ajri është i elektrizuar, miqtë e vjetër ja-në në formë dhe qeshim pa fund, banakieri na sjell koktejet njëra pas tjetrës, ne po që vetëm qeshim… Të kesh një lidhje, të kesh një të dashur fiks e pastaj të dalësh vetëm në mbrëmje, të bën të ndihesh sërish në “treg”. Është si të bëhesh e vetëdijshme se nëse një ditë apo një tjetër kjo do mbarojë, ti nuk do përfundosh e vetme duke qarë në shtëpi, por ke një listë të gjatë njerëzish që do donin të rrinin me ty, të dilnin me ty, të të sillnin koktejet njëri pas tjetrit. Është thjesht e mrekullueshme.

Pastaj unë kërcej pak me një ish-shok të klasës. Më tepër sesa kërcim, një tundje shkundje në vend, ku krahët e ngritur lart dhe koka lëvizin shumë më tepër sesa këmbët, që janë të ngulura fort në pllakat e dyshemesë, sepse nëse i lëviz, mund ta gjej pllakën time të zënë nga një çift që kërcen ngjitur me ne. Pasi mbarojmë këtë farë koreografie, kthehem te banaku, ku shoh se mikesha ime nuk është, po kërcen pak më tej, jo me ndonjë nga shokët tanë të vjetër, por me një çun që nuk e kam parë ndon-jëherë. Pyes baristin, që më thotë se ai është pronari i lokalit. Pasi ata mbarojnë kër-cimin afrohen tek unë dhe kemi mundësi të flasim nga pak duke i ulëritur njëri-tje-trit në vesh - tipi është me të vërtetë i lezeçëm, i veshur bukur, nja dyzetë vjeç dhe në gisht nuk i duket ndonjë rreth martese (as dhe lëkura më e zbardhur, çka do nënkupton-te se ka futur unazën në xhepin e pantallonave, në moshën tonë të bëhet talent t’i dallosh un-azat e të tjerëve edhe nëse ata e kanë dorën në xhep, jemi si metal - detector). Fakti që s’ka unazë nuk do të thotë asgjë: ai mund të jetë dhe nga ata tipat që e ka hequr unazën që të nesërmen e dasmës, duke i thënë të shoqes që ka frikë se mos e humbet atë gjë të çmuar nga dhe është më mirë ta vërë me raste… Le që ç’na hyn në xhep ne, nëse është apo jo i martuar djali… Ne jemi për vete lumturisht-të-lidhura-dhe-të-dashuruara, ndërsa sonte thjesht po zbavitemi, ndërsa ai na fton javën tjetër në një party të pa-parë në këtë lokal… Ndërkohë nis një nga ato këngët që këtë vit është shumë në modë, të gjithë ulërasin me sa kanë në kokë dhe mikesha ime dhe 40-vjeçari pa-rreth-un-aze-në-gisht, nisin të kërcejnë sërish. Uau çfarë nate!

Unë bëj llogje vërdallë, takoj ca goca që i njoh pak e që më thonë që dukem në for-më të paparë, unë u bëj komplimente që nga ngjyra e flokëve e deri te gurët e takave të këpucëve. Dalloj nga larg flokët e kuq të mahnitshëm të shoqes sime teksa kërcen, ca si më ngjitur se më parë me atë tipin… Ndoshta e ka zënë pak alkooli, ndoshta s’ka ndonjë gjë të keqe, kështu ia kërkon muzika… kërcim pas kërcimi duket sikur nuk e shoh më… Pastaj e shoh sërish, sërish duke kërcyer… Vijoj të zbavitem si kurrë ndonjëherë, teksa diku nga ora tre e gjysmë ajo afrohet duke u lëkundur te banaku, thotë “natën, të marr në telefon nesër” dhe ikën menjëherë. Në të njëjtën kohë me atë 40-vjeçarin pa-rreth-unaze-në-gisht. Si ikën bashkë?! Po ajo sikur është e lidhur dhe unë s’di të jetë ndarë?! Madje kur dolëm dhe po hanim darkë para se të vinim në këtë klubin në modë, ajo sikur i foli në telefon duke i thënë “zemër” e “shpirt”?! A nuk quhet kjo “tradhti”? Apo siç i thonë mamatë tona t’i vësh tjetrit brirë?!

Nejse, sikur nuk ia vlen ta paragjykoj tjetrën, kushedi si e ka hallin… Bëj mirë t’i tele-fonoj zemrës sime e t’i them sa gocë e ndershme jam që edhe pse ora katër e mëngjesit, edhe pse pothuajse tapë, edhe pse me një tufë admiruesish, që po më hanin me sy, unë po marr një taksi e po shkoj direkt e në shtëpi, siç bëjnë gjithë gocat e mira.

Po ky pse e ka të fikur telefonin?! Ky sikur s’e fik telefonin natën? Ç’do të thotë kjo?!Nuk është se kam shumë nerva ta mendoj. Domethënë bota po më vjen rrotull sa

mezi kam takat të lahem e të pastroj fytyrën me qumësht e tonik (mund të jesh tapë sa të duash, mund të mos dish se ku ke pizhamet, ama pastrimi i fytyrës nuk anashkalohet kur-rën e kurrës) dhe direkt në gjumë… Një gjumë, ku në ëndrra rrotullohesh bashkë me krevatin, derisa zgjohesh diku afër drekës… Dhe mezi kujton se ç’ka ndodhur mbrëmë dhe pse je kaq e këputur.

Pastaj kujtohem… Marr menjëherë mikeshën e mbrëmshme, duhet të mësoj me-doemos ç’ka ndodhur. “Zemër u mundova të sillesha si dikur… si atëherë që isha vetëm dhe s’më plaste për njeri”,- thotë ajo me një zë qaraman, - “por sapo ai nisi të më prekte, më shkoi mendja direkt tek i dashuri im… ai më prek më mirë… më dukej e çuditshme të kisha duart e dikujt tjetër në trup”. Nuk mund të rri pa e pyetur gjithë ankth: “Bëre gjë?”. “Jo, jo, as që bëhej fjalë, ia mbatha… sot sa u zgjova e mora të dashurin tim në telefon dhe i thashë sa shumë e dua. Nuk kuptoi gjë”,- psherëtin e lehtësuar. “Me vërte e ke?”, e pyes. “Po, po, do Zoti ai nuk e merr vesh kurrë… por ed-he nëse do e merrte vesh, do t’i them që më mirë që ndodhi kështu, që unë ta kuptoj sa shumë që e dua dhe se tani jemi më të bashkuar se kurrë”,- thotë ajo me ton gazmor.

Të papara jemi ne femrat, ëëëë??? Nuk ia lëmë asgjë rastësisë. Edhe kur tradhtojmë.

tradhtaret gazmore

Derisa të dalë ajo vajza me bukuri perëndeshe, sytë si det e flokët si ujëvarë që çmendet pas Albano Bogdos, aktori simpatik i Apartamentit “2XL” do të vazhdojë të jetë single, me fundjava të qeta, pa alkool dhe miq që ta bëjnë rrëmujë shtëpinë...

planetI single sinGle and the city

albano bogdo në apartament nuK FtoJ Kurrë nJerëZ

iva tiÇodrejtore e revistës madame mapo

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

mendoj se ngaqë vuajnë nga martesat e tyre, kanë inat që ne, be-qarët jemi të lumtur dhe të lirë. u vjen inat që na shohin kështu dhe na mallkojnë “u martofsh!”.

Page 21: Gazeta Mapo

Për qytetin e harruar, për shqetësimet e thel-la, për shpresat pasionante, zemërimet e mëdha dhe ëndrrat vizionare. Për të gjitha

këto arkitektja Eliza Hoxha, rrëfehet në librin e saj të parë “Qyteti dhe dashuria”, një përmbledhje e shkrimeve publicistike të Elizës, të botuara në gazetat kosovare, si “Koha ditore”, “Ekspress”, “Zëri” dhe “Lajm”, që ajo i ka cilësuar si Ditar Ur-ban. Është hera e parë që Eliza Hoxha i prezanto-het lexuesit shqiptar në publicistikë, sepse në Shq-ipëri atë e njohin vetëm si këngëtare, por Eliza Hox-ha nuk është vetëm kjo, ajo është gjithashtu në pro-fesion fotoreportere dhe arkitekte.

si lindi ditari urban?Ajo i kishte vënë vetes një detyrë gjatë studime-

ve pasuniversitare, për të shkruar për sfidat e zh-villimit të Prishtinës për 60 vjet ekzistencë si kryeqytet. “Një punë që më doli kapuç me mëngë”- thotë Eliza Hoxha. Përse?! “Imagjinoni, thotë ajo, që për 60 vjet ekzistencë të kryeqytetit kishte vetëm dy dokumente zyrtare: “Monografia e vitit 1965” dhe “Plani urbanistik i vitit 1975” dhe ky i fundit i aprovuar në vitin 1985 me validitet deri në vitin 2000. Ishte pikërisht ky moment që Eliza Hoxha,

arkitekte vendosi të mbante një ditar. “Në këtë mo-ment e kuptova sesa të varfër jemi në ruajtjen e mo-menteve të ndryshme të gëzimit dhe të hidhërimit në qytet. E kuptova sa e rëndësishme është të kesh çfarëdo gjëje të dokumentuar, sesa të mos kesh as-gjë. E kuptova se ne ishim qytetarë të një kryeqyte-ti pa histori, apo, thënë ndryshe, pa kujtesë të in-stitucionalizuar. Andaj, kur u ktheva në Prishtinë, duke parë se qyteti po vazhdonte të ndërronte fy-tyrën e tij me temp gjithnjë e më të shpejtë, i dhashë vetes një detyrë të re: të shënoj në një ditar të vogël emrat, gëzimet, shëmtitë e degradimet, të cilat di-kur dikujt mund t’i duken interesante për të mësu-ar për Prishtinën e sotme. Kështu lindi “Ditari Ur-ban”, i cili vjen me qëllimin që të ngrejë çështjet urbane në nivelin e debatit përtej jetës institucio-nale, të rikujtojë qeverisjen lokale herë pas here për premtimet e bëra dhe për veprimet në terren, të propozojë alternativa, duke ngacmuar trurin e njerëzve për gjëra që i kanë para syve, për shumë të mira të interesit publik, për të cilat re-alisht do të duhej një vetëdije më e lartë për t’i mirëmbajtur dhe për t’i gëzuar ato. Ditari urban i Eliza Hoxhës mëton kësisoj të sjellë jetën e qytetit dhe proceset e zhvillimit të tij nga perspe-ktiva e rrëfimit.

aida tuCi

Eliza Hoxha:rrëfim për prishtinën e humbur

Dikush mund të thotë: “Po çfarë Prishtine mirë, Prishtina nuk ka lumë”! Për ata që nuk e dinë, Prishtina dikur kishte dy lumenj: Vellushën dhe Prishtevkën, të cilët bashkoheshin te stadiumi i qytetit, për të vazhduar nëpërmjet qytetit në drejtim të lagjes “Kalabria”. Rrjedha e Prishtevkës kalonte nga Tregu i Vjetër i qytetit duke vazhduar më pas nëpër lagjen “Tophane” dhe në drejtim të lagjes “Arbëria”. Vellusha vinte nga Gërmia, drejt lagjes “Katër llullat”, duke kaluar buzë ndërtesës “Union” pranë Teatrit e duke vazhduar tutje mu nëpërm-jet sheshit “Skënderbeu”, për t’u bashkua me Prishtevkën te stadiumi. Por, qysh në vitet e hershme të 70-ave qyteti i dy lumenjve përmenjëherë mbeti pa asnjë lumë. Me arsyetimin se ishin shumë të ndotur ata u mbuluan. Ky është momenti i parë për t’u vajtuar se si qyteti humbi pasqyrën e tij, bashkë me një pjesë të memories kolektive.

bUZË PRISHTInËS E bREngoSUR

duke parë se qyteti po vazhdonte të ndërronte fytyrën e tij me temp gjithnjë e më të shpejtë, i dhashë vetes një detyrë të re: të shënoj në një ditar të vogël emrat, gëzimet, shëmtitë e degradimet, të cilat dikur dikujt mund t’i duken interesante për të mësuar për Prishtinën e sotme.

lumi Prishtevka ende i pambuluar

Mbulimi i lumit Prishtevka në qender te

Prishtinës në vitet '50

Çdo TË SHTUnË / dIElË www.MAPo.Al

rEcEnsëpErsonazh

pyEtsorishëniME

vitrina

lindita Arapi, paralelisht me aktivitetin e saj si shkrimtare, punon që nga viti 1997 si gazetare e bashkëpunëtore e lirë në “deutsche welle”...

libri i shkrimtarit dhe publicistit Fahri balliu është botuar së fundmi në frëngjisht nga “Favre”

intervista

lindita arapi:në udhëtimet me tren lexoj me qetësi

“arkitekti” një roman i guximshëm, i shkruar në diktaturë

pyetsori

Page 22: Gazeta Mapo

22 E shtunë - E diEl, 6-7 prill 2013 www.mapo.al

Klodiana turhani

Të lexosh librin e Michel Fou-cault Historia e seksualitetit I: Vullneti për dije, është si t’i thu-ash vetes, dua të kem vullnet

të kuptoj më mirë njeriun jo nëpërmjet tregimeve të Shereazades dhe mbretit mizor që natën e dashuron dhe ditën mendon t’i presë kokën, por nëpërmjet Michel Foucault “të diturit”, i cili për-piqet të sjellë një risi mbi analizimin e pushtetit duke thënë se pushteti është një “Janus”, i cili nuk është një instancë ndalesash, por prodhon ndalesa. Sipas Foucault, pushteti prodhon dhe përcak-ton shpërthimin seksual. Dhe se shoqëria moderne është perverse dhe kjo, jo si shmangie e sundimit të purita-nizmit viktorian e as si kundërpërgjigje ndaj hipokrizisë së tij; shoqëria moderne është perverse realisht dhe drejtpërdre-jt. Kemi kriminalizim të shumë sjelljeve, për rrjedhojë shtim të dënimeve mbi perversione të vogla dhe ku çrregullimet seksuale shihen si sëmundje mendore. Gjatë dhe mbas periudhës viktoriane kemi krijimin e normave të rrepta mbi zh-villimin seksual, kontrolle pedagogjike me kura mjekësore, kemi etiketim të sjel-ljes njerëzore nga mjekët, kemi krijimin e një tipi seksualiteti që kërkohet të jetë i dobishëm dhe politikisht konservator. Seksualiteti u pa si një fenomen i ligjshëm, martesa vjen si një marrëdhënie ku seksi i bashkëshortëve ishte i rrethuar me rregulla dhe rekomandime, dhe si të paligjshme vijnë çrregullsitë seksuale, si fe-tishizmi, zoophilia etj. Kur lexon Foucault të duket serish shumë aktual, sikur ai ka ditur ta lexojë atë çfarë po ndodh sot në shoqërinë shqiptare. Pasi ajo që ai shk-ruan na vjen e shpalosur palë-palë nga folës të ndryshëm që dikur ishin të parëndësishëm si ligjërues, të cilët tani marrin fjalën dhe rrëfehen duke treguar hapur natyrën e tyre. Kemi rishqyrtim të seksualitetit normal dhe daljen në pah të seksualiteteve periferike, të cilat dënohen më pak dhe janë zhvendosur për trajtim nga pedagoget dhe terapeutët. Foucault nuk kënaqet të konstatojë historinë e njerëzimit apo të llojeve të pushteteve në mënyrë historiciste, por ai përpiqet të sjellë nëpërmjet metodës së gjenealogjisë. Po t’i rrimë hyrjes së këtij rrëfimi, ai parashtron vijimisht rolin që ka Tjetri para Mbretit, për të vendosur norma mbi dënimin e tradhtisë bashkëshortore dhe se mbreti surprizohet nga e vërteta që vjen nga fjalët e të dënuarit, gruas që përfaqëson simbolin e tradhtisë bash-këshortore, gruas që simbolizon të dobëtin. Për 1001 netët mbreti njihet me një grua tjetër, me një grua që i tregon një tjetër histori mbi njerëzimin, një grua që i tregon dypamësinë e pushtetit. Michel Foucault përpiqet të na tregojë se seksu-aliteti është një tabu, por ritualet për ta kthyer seksualitetin në tabu e bënë atë ob-jekt akoma më të përfolur. Janë ritualet apo rolet që marrin institucionet si kisha, shteti, ligjet, politika dhe profesionet si mjeku, juristi, politikani, psikologu i dha-në legjitimitet vetes të jenë ata “zotërit”, “ekspertët” që kanë përgjigje dhe kon-troll mbi mendjen, trupin e tjetrit. Ekspertët kanë një dije, por dhe një përgjigje mbi pyetjet që ka njeriu mbi legjitimimin e seksuales, intimes, identifikimit gjinor, vetvetes. Michel Foucault është një filozof, i cili gjatë gjithë jetës së tij nuk rresht të tregojë histori mbi të përjashtuarit, të marrët, të margjinalizuarit, subjekteve tabu si mendimin e subjektit mbi kënaqësinë, mishërimin, dëshirat, por edhe mbi vdekjen, burgjet dhe luftërat. Foucault lindi në vitin 1926 më 15 tetor, në qytetin e Poitiers, dhe ndërroi jetë më 25 qershor të vitit 1984, nga sida. Ai cilësohet si post-strukturalist, i cili diti të risjellë në një formë origjinale idetë e veta, por duke iu referuar autorëve si Levi Straus, Derrida etj. Sot flasim për rrymën foukaliste, sepse vepra e tij krijoi subjektivitetin e vet si analitik. Ai së paku synonte të de-nonconte lidhjet e pushteteve okultike, të provokonte rezistencën, t’iu mundë-sonte zërave të shtypur të ekzistonin dhe të vlerësoheshin si dije joperiferike, të prodhonte dije të vërteta që të kundërshtonin format qeverisëse dominuese, të mundësonte lindjen e subjektiviteteve të reja, të përkufizonte liritë njerëzore dhe mundësitë për të vepruar, të vinte në pah historinë e sistemeve të dijes, pushtetit dhe subjektivitetit, të tregonte se asgjë nuk është fatale. Me të drejtë, kushdo që e njeh sadopak punën e këtij autori do të shtronte pyetjen: po çne një psikologe që na fton ta lexojmë kritikun e psikologjisë dhe veçanërisht psikanalizës? Michel Foucault është një filozof, i cili fillimet e tij akademike i filloi si lektor i psikologjisë, ku ndër të tjera ai ka qenë i specializuar në psikopatologji dhe psikologji eksper-imentale. Së dyti, ai ishte i interesuar të kuptonte çfarë kuptojmë me normale dhe patologjike në shoqëri duke përdorur si objekt studimi ligjërimin psikiatrik, i cili merret me të sëmurin mendor, me të marrin. Kjo pikënisje nuk u venit asnjëherë si perspektivë në mendjen e tij, aty qëndruan ndoshta dhe origjina e pyetjeve kryesore. Këto ishin disa sysh prej arsyeve që zgjodha këtë për ta prezantuar, py-etje dhe shqetësimet e të cilit janë përdorur si një pikënisje në një kontribut të bot-uar pak kohë më parë në revistën “Polis” (10), që kishte si fokus teknikat në shken-cat sociale dhe ku unë kam sjellë një shkrim kritik për sa i përket mënyrave se si përdoren teknikat mjekësore gjatë ndjekjes së shtatzënisë dhe instrumentaliz-imin në ndërhyrjen cezariane. Ku mjeku obstetri-gjinekolog neglizhon etikën profesionale dhe keqpërdor besimin që i jep pacienti “mendimit të ekspertit”. Ky është një shembull i thjeshtë për të treguar se analitika e Foucault-it është mjaft provokuese për këdo që rrëmon në lëmenjtë e humaniteteve. Libri, Historia e sek-sualitetit, Vullneti për dije është volumi i parë, i cili vjen nëpërmjet UET Press. Volu-mi i dytë i Historisë së seksualitetit është: Përdorimi i kënaqësisë (l’Usage des plai-sir, 1985) dhe volumi i tretë i këtij vëllimi është: Kujdesi për vetveten (Le souci de soi, 1984.) Në librin që kemi në diskutim, autori dëshiron të trajtojë një gjenealogji të pushtetit mbi seksualitetin. Seksualiteti është një nyje e lidhjeve sociale. Kjo e ndihmon të analizojë marrëdhëniet që krijohen midis pushtetit-dijes dhe kënaqë-sisë si elementë bazë për seksualitetin njerëzor. Tema e seksualiteti paraqitet tek Foucault jo si një ligjëratë mbi organizimin fiziologjik të trupit, as si një studim i sjelljes seksuale, por si një zgjatim për të analizuar pushtetin. Sipas Foucault-it, duke filluar nga shekulli XVIII, kemi investime të pushtetit në ligjërimet dhe praktikat e “mjekësisë sociale” në aspekte kyçe të jetës njerëzore, si shëndeti, ush-qimi, seksualiteti etj. Seksualiteti është vetëm një nga fushat e aplikimit të “bio-pushtetit”. Në libër shprehet teza se seksualiteti serviret nga pushteti si një “lojë mbi të vërtetën”. Me të cilën ai kupton se ne jemi një civilizim, i cili iu kërkon njerëzve të thonë të vërtetën mbi seksualitetin, që të dëshmojnë, rrëfejnë vër-tetësinë e tyre dhe jo seksualitetin si një zgjedhje e njeriut.

*pedagoge e psikologjisë klinike dhe psikopatologjisë në uet

kolaNa 51 liBra, 51 idE

të flesh me tabunë

Nga Prishtina e viteve ’30 ka mbetur vetëm kjo fotografi e vogël. Prishtina e vjetër ka hum-bur tashmë dhe mbi gërmadhat e saj qyteti është shkatërruar dhe ndërtuar disa herë.

“Prishtina u shkatërrua e u ndërtua sa e sa herë në emër të luftës, në emër të paqes, në emër të progresit dhe të modernes, në emër të kombit, në emër të kulturizmit, në emër të privatizimit, globalizmit, e çka jo tjetër”-thotë Eliza Hoxha. Sipas saj, kjo u bë në emër të modernes, si-pas së cilës gjithçka që i takonte të kaluarës duhej të shkonte me pluhurin e revolucionit, pasi me të nuk lan-çohej një traditë e re, por një traditë e së resë. “Edhe vetë isha e hutuar kur mësova gjithë këto për një qytet tjetër të Prishtinës, i cili për shkak të normave dhe standardeve universale paskësh qenë dashur të fshihej nga faqja e dheut. Zbulimi i qytetit të ri të Prishtinës, që në fakt ishte Prishtina e vjetër e humbur, bëri që aroma e qytetit të fëmijërisë sime të ndryshojë.”- thotë arkitektja-këngëtare. Dhe pyetja që e mundonte më shumë ishte: Si mund ta lartësonte dhe ta justifikonte qytetin që kishte rritur shtatin mbi bazën e Prishtinës së vjetër, të vrarë tashmë?... Rendi i ri socialist nën tingujt e Internaciona-les do ta shkatërronte Prishtinën e vjetër, qytetin e rrugëve me kalldrëme, bërthamën e saj Çarshinë - Ham-amin e Madh e shumëçka tjetër. “Gjallëria e Çarshisë u zëvendësua me zbrazëtinë e një sheshi të monitoruar nga të dyja anët, e që ironikisht sot jep një lidhje logjike për zbrazëtinë apo për formalitetin e platformës së “Vl-lazërim-Bashkimit” të dikurshëm të Jugosllavisë. Misti-cizmi i rrugëve të ngushta u zhduk për t’ia lëshuar ven-din bulevardit të ri, atëherë me emrin “Mareshali Tito”. Bulevardi u bë vend-skenë ku njerëzit shkonin për të parë dhe për t’u parë. Për shumicën prej nesh, ndoshta nuk ekziston nostalgjia për qytetin e vjetër, sepse është pikër-isht ky bulevard prej ku fillon rrëfimi i brezit tonë për qytetin e Prishtinës”- shkruan në librin e saj Eliza Hox-ha. Por Prishtina sot nuk është më as ai i vjetri e as ai so-cialist. Sipas Hoxhës të dy qytetet kanë shkuar; i vjetri për hir të modernes dhe i riu përsëri për hir të postmod-ernes. “Qyteti sot ndodhet pikërisht në këtë fazë tranzi-cioni, vështirë se do të mund të gjenim gramatikën e duhur në të dy shtresimet fizike dhe sociale”- thotë Hox-ha. Sot Prishtina dhe jo më pak dhe Tirana në syrin e arkitektes, është shndërruar në një punishte më vete, ku secili ndërton si dhe çfarë dëshiron për qejfin e vet; ob-jekte e qoshe, shtesa horizontale e vertikale, hunj e bar-

riera të hekurta, ngjyra e materiale që përdoren pa ndon-jë logjikë të caktuar dhe pa pikë kohezive me të kaluarën dhe me rrethinën. “Përsëri duke e mbytur të kaluarën, tash e sa kohë Prishtinën e ndërtojnë të gjithë, e thuajse nuk e menaxhon askush. Prishtina është e të gjithëve dhe në të njëjtën kohë e askujt...!”

shkëlzen maliQi

...Është tejet zhgënjyese heshtja e arkitektëve dhe urbanistëve ndaj shëmtimit që i është bërë dhe ende i bëhet Prishtinës dhe vendbanimeve të tjera në Kosovë, që shumica dërmuese e tyre nuk e thotë as një fjalë të vetme kundërshtuese për mungesat dhe defektet e planeve rregullative hapësinore, kur ato hartohen dhe aprovohen, për mosekzistimin dhe mosrespektimin e standardeve të ndërtimit, për arbitraritetin e pushtetit dhe individëve që ngulfasin trafikun, për uzurpimet e hapësirave publike etj. etj. Përgjegjësia profesionale shtrohet edhe në një dimension. në Prishtinë kohëve të fundit janë ndërtuar mijëra objekte të reja për të cilat nuk dihet kush i ka projektuar dhe ndërtuar. Zakonisht, në vendet e civilizuara është obligim ligjor që gjatë ndërtimit në ballë të objektit të shënohet se kush

është investitori, projektuesi dhe ndërtuesi i tij. në Kosovë kjo nuk ndodh, në shumicën e rasteve kemi një anonimitetit të plotë, një fshehje që lirisht mund të quhet skandaloze. dhe pastaj kur këto objekte mbijnë si kërpudhat, mungon çdo lloj i vlerësimit meritor të vlerës urbanistike, të funksionalitetit dhe estetikës së tyre, që këtë anonimitet e bën edhe më përfshirës. Pse ndodh kjo? Pse nuk kemi fare shkrime të artikuluara dhe kritike mbi temat e urbanizmit dhe arkitekturës? në shkrimet e saj, që botonte të titulluara si “ditari urban”, Eliza Hoxha bën një përjashtim. Është ndër arkitektet e rralla që e ka marrë guximin që këtë këto tema të ndjeshme dhe të dhimbshme t’i trajtojë në një mënyrë do të thosha edhe pioniere, me qëllimin që ta sensibilizojë opinionin e që deri diku e shpëton edhe nderin e arkitekturës dhe urbanistikës së ndërgjegjshme…(shkëputur nga parathënia e librit)

a e shpëton qytetin dashuria?

rrëfime nga Ditari...

pamje e rruges 'Divjanolli' dikur sheshi 'Vllazerim -bashkim', gjat; kohes socialiste, sot sheshi 'adem Jashari'

Kjo është e vetmja foto qe tregon pamje e qendres se prishtines se viteve '30

Qendra e rimodeluar e prishtines ne kohen socialiste - Bulevardi 'Marshall tito' atekohe, sot Bulevardi 'nene tereza'

Page 23: Gazeta Mapo

23E shtunë - E diEl, 6-7 mars 2013 www.mapo.al

CMYK

InTERVISTALibri i shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu botohet në frëngjisht nga “Favre”

Një roman i frymëzuar nga fati tragjik i arkitektit me origjinë shq-iptare, Mehmet Isai. Legjenda na thotë se shahu mizor e verboi në mënyrë që artisti të mos ishte më në gjendje të riprodhonte dot një kryevepër të atyre përmasave dhe asaj hijeshie. “Arkitekti”, një nga novelat më të bukura të letërsisë shqipe pas viteve ‘80, shkruar nga shkrimtari Fahri Balliu, tashmë mund të lexohet dhe në frëngjisht. Shtëpia Botuese franko-zvicerane “Favre” e ka nxjerrë në treg këtë libër nën titullin “Mehmet Isa, arkitekti i Taxh Mahallit”. Në fakt titulli i zgjedhur nga “Favre” të çon menjëherë në zemër të subjektit të kësaj vepre, të guximshme për ko-hën në të cilën është shkruar 1979-1983. Ky është libri i tretë i shkrim-tarit Balliu për lexuesin frankofon, pas botimit po nga ky ent botues të monografisë bestseller ,“Zonja e zezë” dhe romanit “Panteoni i zi”.

Si ishte rrugëtimi i “Arkitek-ti” para viteve ’90 nga shkrimi deri tek botimi?

Për herë të parë është botuar në vitin 1986, edhe pse Ismail Kadare më këshilloi asokohe që të mos e dërgoja për botim sepse ishte me

rrezik. Megjithatë, unë e dërgova bashkë me disa novela të tjera me tematikë nga fshati. Këtë novelë e kisha përfshirë diku në mes. Por sigurisht që nga të gjitha novelat e vetmja që u diskutua ishte “Arki-tekti”. Shkrimtarët u ndanë në dy pjesë, ku gjysma thoshte të boto-hej, ndërsa gjysma tjetër, jo. U bë në fund dhe një recensë shtesë nga Teodor Laço, i cili e miratoi botim-in, kështu që me një recensë pro u bë i mundur botimi i kësaj novele. Duke qenë se pas vdekjes së dikta-torit kishte një lirim të menteshave të diktaturës, kjo novelë u botua, por kurrë nuk u përmend më. Pra u la në harresë. Ndërkohë “Arki-tekti” është dhe novela e parë që një shkrimtar shqiptar hyn në botën islame. Kur unë kam shk-ruar këtë novelë, kjo tematikë nuk ishte cekur nga asnjë shkrim-tar deri në atë moment. Dy janë linjat që e përshkojnë gjithë librin; artisti në diktaturë dhe artisti e vendlindja. Pavarësisht se artisti ishte një arkitekt dhe diktatori ishte një diktator islam, diktaturat kanë të njëjtën fytyrë ndaj artit. Dhe fati i tij është fati më tipik i një artisti në botën e diktaturës. Novela

nga viti 1979 deri më 1983 është shk-ruar e rishkruar mbi dhjetë herë në dorëshkrim. Sinjalin për subjektin e mora nga një revistë amerikane që e gjeta në bibliotekën e Elbasanit. Aty lexova se arkitekti i mauzoleut të Taxh Mahallit ishte një shqiptar dhe kjo më kuriozoi që të lexoja rreth tij dhe çfarë ishte Taxh Mahalli. Lexova shumë për Indinë dhe qytetërimin indian. Kam lexuar minimalisht rreth 1000 faqe të dak-tilografuara për të zbuluar botën in-diane.

Në ç’gjuhë të huaj është përk-thyer për herë të parë?

Për herë të parë libri është përk-thyer në rumanisht, ndërsa gjuha e dytë është frëngjishtja, që është bot-uar para pak kohësh nga “Favre”.

Çfarë gjen lexuesi i huaj në këtë libër?

E para janë marrëdhëniet e ar-tistit me diktatorin, e dyta është diktatura islamike që është mjaft aktuale edhe tani. Kemi Iranin, modelin e një diktature islamike, Al Kaedan dhe gjithë katrahurën e saj anti-perëndimore. Ana tjetër shumë interesante është se arki-tekti, ndërtuesi i mauzoleut të Taxh Mahallit, një prej mrekullive

të krejt qytetërimit botëror, Mehm-et Isai, ishte me origjinë të pastër shqiptare dhe ky libër vjen si një

vlerësim për kontributin e tij dhe shumë të tjerë si arkitekt Sinani, ndërtuesi i Xhamisë Blu etj.

Si e keni ndërthurur historinë me fiction-in?

Unë jam frymëzuar nga historia e Mehmet Isait dhe fati i tij tragjik. Legjenda na thotë se shahu mizor e verboi në mënyrë që artisti të mos ishte më në gjendje të riprodhonte dot një kryevepër të atyre përma-save dhe asaj hijeshie. Libri është një fiction, por sigurisht i bazuar në një subjekt historik. Subjektet e historisë janë shumë tërheqëse për letërsinë. Padyshim që kjo është një prirje dhe një nga mundësitë më të mëdha letrare. Personalisht bëj pjesë tek ata shkrimtarë që e shfrytëzojnë historinë për me-sazhe aktuale.

nga prof. dr. tefë topalli

Puna kërkimore e Çomskit ka inkurajuar mjaft studiues, ko-muniteti i shkencëtarëve që

merren me këto probleme, pedagogë, psikologë, logjikanë, gjuhëtarë, soci-ologë, antropologë, mjekë, i kanë çuar përpara studimet e kësaj fushe në të gjithë botën. Prirjen për gjuhësinë Çomski e trashëgoi nga i ati dhe që herët iu përkushtua kërkimeve në këtë fushë. Në Universitetin e Pensil-vanisë u njoh me gjuhëtarin amerikan Z.Harris, një blumfildian nga më të njohurit e kohës dhe me rusin Roman Jakobson. Duket se pas kësaj ra në kontakt me të tjerë gjuhëtarë të mëd-henj, sidomos në Universitetin e Har-vardit, ku hartoi e mbrojti edhe tezën e tij të doktoratës. Noam Çomski u përfshi ngultas në gjuhësi, më së pari, kur hartoi dhe botoi veprën e fam-shme Syntactic Structures, e cila është botuar shqip nga Shtëpia Botuese “Di-turia”, me titull Strukturat sintaksore. Në të vërtetë, “Dituria”, që para 12 vjetësh, midis shumë botimesh në fu-sha të ndryshme, nisi në një kolanë të veçantë botimin e disa prej veprave dhe autorëve të shquar në lëmë të

gjuhësisë. Është kjo një tufë librash nga gjuhësia moderne, që e ka ndi-hmuar mjaft studiuesin dhe studen-tet e fakulteteve filologjike, së cilës iu shtua edhe Strukturat e sintaksës - një vepër që sot në gjuhësinë moderne konsiderohet si një traktat bazë, sepse shënon promovimin e shkollës lin-guistike të gjenerativizmit prej N. Çomskit. Kjo vepër, manifest i shkol-lës së re, shkaktoi një revolucion në mendimin gjuhësor të shekullit të kaluar, apo, siç shkruan në hyrjen e librit David W. Linghtfoot, “Struktu-rat sintaksore e Çomskit qe topi i borës, i cili shkaktoi ortekun e ‘rev-olucionit kognitiv’ modern”. Sipas këtij studiuesi, gjuhëtari i madh amerikan ka sjellë në jetë edhe traj-time të reja të çështjeve të vjetra filo-zofike, nocione të kuptimit e të ref-erencës, duke prirë në këtë fushë. Vetë Çomski, në parathënien e trak-tatit Strukturat sintaksore, shprehet se studimi i tij merret me strukturën sintaksore si në kuptimin e gjerë (si e kundërta e semantikës), ashtu ed-he në kuptimin e ngushtë (si e kundërta e fonetikës dhe mor-fologjisë). Ai synon të ndërtojë një teori të përgjithshme të formalizuar

dhe të eksplorojë themelet e saj lid-hur me strukturat e sintaksës. Gjuhëtari amerikan u nis të hetonte tri modele të strukturave gjuhësore e të arrinte në përcaktimin e limiteve të tyre dhe “zbuloi” modelin transfor-mues. Vepra e parë në historinë e gjenerativizmit nis si studim sintak-sor i një gjuhe të dhënë dhe ka për qëllim ndërtimin e një gramatike që mund të konsiderohet një mjet i për-shtatshëm për të prodhuar fjalitë e gjuhës në shqyrtim. Strukturat sin-taksore ka 8 krerë, një përmbledhje të studimit dhe dy shtojca të shkur-tra për terminologjinë e përdorur dhe disa modele të strukturës së sin-tagmës bashkë me rregullat trans-formuese të anglishtes. Vetë titujt e këtyre krerëve ishin një kombinim i gjuhësisë me filozofinë e gjuhës: Pa-varësia e gramatikës, Një teori gjuhë-sore fillestare, Forca shpjeguese e teor-isë linguistike e të tjera dëshmonin që një revolucion po ndodhte në këtë lëmë. Që në kreun e parë, autori jep 3 aksioma, të cilat do të jenë boshti i veprave të mëvonshme gjuhësore, si: g juhë do të konsiderohet një tërësi a bashkësi (e fundme ose e pafundme) fjal-ish, secila me gjatësi të fundme dhe e

ndërtuar nga një grup i fundmë element-esh; kriteret ku duhet mbështetur për të dalluar sekuencat gramatikore nga ato jogramatikore; nocioni “gramatikor”nuk mund të identifikohet me ‘kuptimplotë’ apo ‘domethënës’, në asnjë kuptim seman-tik. Ky tekst i Çomskit është hapi i parë që duhet të bëjnë studiuesit e kësaj teorie gjuhësore, për të kuptuar ve-pra të tjera të tij, deri te formulimi i Gramatikës Universale; një radhë studimesh në përvetësimin e gjuhës nga të vegjlit, përdorimi i gjuhës në sfera e situata të ndryshme, modele të reja qasjeje ndaj historisë së gjuhës, të g jitha të formësuara nga nocioni thelbësor i një organi g juhësor, me qendër kapacitetin mendor të qe-nieve normale njerëzore. Të hysh në studimet gjenerativiste, pa përvetë-suar këtë vepër të parë të Çomskit, është njësoj si të përpiqesh të lexosh një roman, pa mësuar alfabetin e gjuhës në të cilën është shkruar ai. Pa dyshim, që edhe vepra të pak gjuhëtarëve tanë, të hartuara sipas drejtimit gjenerativist, do t’i ndihmo-jnë studentët dhe pedagogët tanë të rinj, jo vetëm të kuptojnë këtë teori gjuhësore, por edhe se çfarë duhet zbat-uar në studimet tona filologjike prej saj.

“arkitekti” një roman i guximshëm, i shkruar në diktaturë

Titulli: Struktura SintaksoreAutor: noam ChomskyPërktheu: blerta TopalliShtëpia botuese: dituria

një vepër themelore e gjuhëtarit amerikan noam Çomski

Page 24: Gazeta Mapo

24 E shtunë - E diEl, 6-7 prill 2013 www.mapo.al

PYETËSoRI I PRUSTITLindita Arapi, paralelisht me aktivitetin e saj si shkrimtare, punon që nga viti 1997 si gazetare e bashkëpunëtore e lirë në “Deutsche Welle”. Ajo është moderatorja e emisionit “Europa Sot” në DW, e jo rastësisht heronjtë e saj janë të gjithë ata që ngritën lart Europën e sotme, BE. Përtej angazhimit si gazetare, Arapi është një ndër zërat më interesantë të poezisë së sotme shqipe.

lindita Arapi:në udhëtimet me tren lexoj me qetësiCila është ideja jote për lumturinë?

Që lumturia është një stacion ku mund të zbresësh vetëm për disa ko-hë- pra nuk ia vlen të rendësh pas lumturisë si qëllim i paarritshëm, por të gëzosh minutat e ditët e jetës sate, ashtu siç të vijnë.

Cila është frika më e madhe?Nëse vajzat e mia do të sëmureshin

rëndë...Kë person të gjallë admironi më

shumë?Prindërit e mi. Vetëm pasi jam

bërë vetë nënë, kam kuptuar se çfarë thesaresh më kanë dhënë ata me ve-te, me gjithë rreptësinë që ka shoqëruar edukimin tim, siç do va-jzë tjetër shqiptare. Fisnikëria me të cilën ata kanë ditur të përballonin një jetë të vështirë, është për mua burim i ndjenjave pozitive.

Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë?

Vogëlsia, meskiniteti janë tipare shumë të bezdisshme, por që futen për mua në kuadrin e mëshirimit.

Ekstravaganca jote më e madhe?O! Ekstravagancë! Nuk jam dal-

luar ndonjëherë për këtë, sepse unë kam nevojë për rregullin. Por ndosh-ta bërja e spagatës - familje, fëmijë, përditshmëri, dhe sërish të duash punën e vetmuar të të shkruarit, mund të quhet një leje për ekstrava-gancë!

Cili është udhëtimi yt i preferu-ar?

Me tren. Sepse lexoj me qetësi dhe e di se asnjë britmë kalamajsh nuk do të më shqetësonte. Por edhe kur shkojmë të gjithë bashkë me familjen me pushime, në det apo në malet e

Austrisë, krijohet një atmosferë e hareshme.

Në çfarë rasti mund të gënjesh?Ndoshta për të mos dashur ta lën-

doj një njeri...Personi që përçmon më shumë?Intrigantët, por në përgjithësi

nuk merrem shumë me përçmimin e të tjerëve.

Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh?

Ah, kam një fjali të tmerrshme “U bë vonë!!! U bë vonë!” Vajzat e mia e urrejnë këtë.

Pengu yt më i madh?Jam përpjekur të shërohem nga

pengjet, se janë shumë të pashëndet-shëm!

Kur dhe ku ke qenë e lumtur?Sot, dje, gjithmonë ka gjëra të vo-

gla që mund të të bëjnë të lumtur.Në ç’gjendje shpirtërore je tani?Nxitim!!Nëse do të mundeshe të ndry-

shoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte?

Të mos nxitoja.Ç’gjë e konsideron arritjen

tënde më të madhe?Nuk e di, arritja është një nocion

i gjerë, dhe varet ku e kategorizon! Por fakti që kur marr në dorë një projekt, e bëj me përgjegjësi punën dhe e dorëzoj në kohë, është për mua një cilësi që ia vlen ta theksoj.

Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe?

Në një pemë, ku vajzat të vinin dhe uleshin në hije, ndoshta...

Cili është sendi më i çmuar që

zotëron?Asgjë. Sendet nuk kanë për mua

ndonjë vlerë të çmuar, njerëzit po.Kë quan pikën më të thellë të

mjerimit?Kur njeriu humbet kontrollin mbi

veten dhe kryen akte të pafalshme.Ku do të pëlqente të jetoje?Në një shtëpizë në një kodrinë

pranë detit.Ndër veprimtaritë që merresh,

cila është e preferuara juaj?Puna me gjuhën.Cila është karakteristika juaj më

e spikatur?Drejtësia.Veçoria që pëlqen më shumë te

një mashkull?Besnikëria.Veçoria që pëlqen më shumë te

një femër?Sensi i së drejtës.Cilët janë shkrimtarët e prefer-

uar?Ka shumë, por po rendis disa, veç

shkrimtarëve shqiptarë: Milan Kun-dera, Herta Müller, Eugen Ruge, Martin Walser, Sylvia Plath etj.

Cili është heroi yt në art dhe kul-turë?

Të gjithë ata që ngritën lart Eu-ropën e sotme, BE.

Kë ke heronj në jetën reale?Nuk kam modele heronjsh!Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare?Keqdashja.Si do të të pëlqente të vdisje?Plakë kokëzbardhur, me shëndet

të mirë dhe shumë kalamaqër rreth e rrotull!

Cila është motoja juaj? Duro dhe provo!

vitriNa E liBrit

roman

Titulli: Revolta e Atlasit – Vëllimi IIIAutore: Ayn RandPërktheu: Amik KasoruhoZhanri: Roman

Kasoruho përmbyll misionin e revoltës“Revolta e Atlasit”, me elemente të ndryshme romance, misteri dhe politike, paraqet parullën më të gjerë të bindjeve politike, filozofike dhe liberale të përpunuara nga Ayn Rand-i. Ky është vëllimi i tretë i romanit “Revolta e Atlasit”. E habitur, denji zbulon një vend sekret, një luginë ku janë fshehur të gjithë njerëzit e aftë që janë zhdukur nga bota në dymbëdhjetë vitet e fundit. Ky vend është krijimi i Xhon galltit dhe përfaqëson grevën në të cilën janë tërhequr gjenitë e botës që refuzojnë të bien pre e peshkaqenëve pushtetarë. lugina është një minishtet i pavarur që furnizohet me energji falë motorit të shpikur nga gallti. Secili nga njerëzit e pranuar aty luan një rol shoqëror të bazuar në aftësitë e tij. gallti e detyron denjin të qëndrojë një muaj në luginë, në shtëpinë e tij dhe brenda saj nis një betejë e ashpër midis dashurisë për punën e për hekurudhat dhe ndjenjave të reja për galltin.

monograFi

Titulli: nelson MandelaAutori: Ilir HashorvaShtëpia botuese: Toena

mandela një histori edhe shqiptarelibri për Mandelën mendoj se ka rëndësi jo vetëm për t’u njohur me Mandelën, me këtë njeri të madh të shekullit të njëzetë, që luftoi me shumë ndershmëri, guxim dhe konsekuencë për çlirimin e popullit të tij, por edhe për të krahasuar regjimin racist të Afrikës së Jugut, kundër të cilit u ngrit gjithë bota, duke mos përjashtuar edhe Shq-ipërinë tonë totalitare komuniste, me regjimin tonë komunist; me të drejtat dhe liritë e njeriut aty dhe këtu; me sistemin e drejtësisë aty dhe këtu; me sistemin e burgjeve aty dhe këtu; me sistemin e ndali-meve aty, me sistemin e internimeve këtu; me luftën raciale që u bëhej të zinjve aty, me luftën politike të klasave që u bëhej “të deklasuarve”, “reaksionarëve” këtu. dhe, po ta shohim në këtë prizëm, do të kupto-jmë se sa poshtë kemi qenë, se çfarë regjimi brutal e tiranik kemi pasur dhe sesa të pavetëdijshëm kemi qenë për këto! (Ilir Harashova)

biograFi

Titulli: lola gjoka, një jetë mbi tastierëAutori: Hamide StringaShtëpia botuese: omsca

një jetë mbi tastierëAroma e këngës popullore e ndoqi atë gjer në Sevastopolin e largët, aty ku ajo, ende e mitur, vinte gishtat në mandolinë, duke e sjellë at-dheun tjetër nëpër udhët e këngëve. “I dëgjova në Radio Tirana... dy zana të muzikës: zonjushat Marija Paluca, këngëtarja e ëmbël, dhe lola Aleksi (gjoka), pianistja jonë e vyer... Kënga dhe tingujt e tyre u përhapën në valët e ajrit në një kumbim jehonash dredhëse që u valëvitën përmbi oqean për të shkuar deri në Amerikën e largët dhe për të çuar atje melodinë e këngës pleqërishte shqiptare.” –është shprehur Vedat Kokona për pianisten. Profesor Mustafa Krantja thotë: “Aroma e këngës popullore e ndoqi atë gjer në Sevastopolin e largët, aty ku ajo, ende e mitur, vinte gishtat në mandolinë, duke e sjellë atdheun tjetër nëpër udhët e këngëve...”

roman

Titulli: Syri më bluAuore: Toni MorrisonShtëpia botuese: dritan

një romanciere nobel“Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar përceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përm-bush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizmin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit nobel në letërsi”- shkruan, glen Meknet në “baltimore Sun”. Toni Morrison (1931) është fituese e Çmimit nobel dhe e Çmimit Pulitzer. Ajo është shkrimtarja e parë me ngjyrë, që ka marrë çmimin “nobel”, në vitin 1993. Romanet e saj shquhen për temat epike, dialogjet e gjalla dhe përshkrimet e detajuara të karaktereve.

Page 25: Gazeta Mapo

hylli i dritës

retorika e pushtetit

Ardian ndreca

peregrinus idi, essi,uni

Feja si shkak për luftë

dhuna në fëmijëri dhe pasojat; reflektim për fenomenin në vendin tonë

Gjergj meTa Ylli pango

ÇDo tË ShtuNË / DIeLË WWW.MAPo.AL

PiKëPamjeProFil

economicusideologji

esse

Faqe 25

ZgjeriM i sektorit Publik aPo shërbiMe Publike cilësore

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me

shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në

zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPo

Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të

sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh

dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë

të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the

economy, stupid!

PRofIL / PReÇ zoGAj

Cilësia dhe gjerësia e spektrit të shërbimeve të sektorit publik ka qe-në dhe mbetet vazhdimisht në qendër të preokupimeve të punës dhe objektivave të të gjitha qeverive e administratave shtetërore. Në këtë proces lidhen e ndërthuren në mënyrë organike disa nga funksio-net bazë të vetë qeverisë dhe shtetit, këtu përplasen doktrinat dhe shkol-lat ekonomike liberale, neo-liberale, intervencioniste, keynesianiste e etatiste etj., këtu krijohen marrëd-hëniet politiko-elektorale me popul-lin, këtu merr jetë një pjesë e rëndë-sishme e politikave fiskale e buxhe-tore dhe veçanërisht politikat socia-le. Për këto arsye, miradministrimi dhe modernizimi i sektorit publik ka përbërë dhe vazhdon të bëjë një nga temat më të diskutuara e analizuara dhe një nga objektivat më të qën-drueshëm të çdo qeverie e adminis-

trate shtetërore. Pyetje e pikëpyetje si: si duhet të jetë një shërbim i këtij tipi, shtetëror, d.m.th, publik apo privat?; cilat janë shërbimet që ai duhet të përfshijë?; cilët janë indika-torët që masin realisht perfor-mancën e tij?; sa për qind e buxhetit duhet të përdoret për këtë qëllim?; eksperienca e cilit shtet apo grupime shtetesh është më e mira? etj., vazh-dojnë të mundojnë e të jenë në fokus të çdo qeverie apo publikut në tërësi.

Në Shqipëri, prej fillimit të tran-zicionit e deri sot vazhdojmë të kërkojmë e propozojmë ndryshime e përmirësime të qeverisjes së sekto-rit publik dhe shërbimeve publike. Pa dyshim, që me situatën aktuale problematike në të cilën ndodhet sektori ynë publik, qoftë dhe aq min-imal sa ka mbetur, duhet të bëjë një skaner total të gjithë mënyrës së funksionimit, përbërjes...

AI QË LeXoN heShtjeN e RAMËS Dhe hIStoRINË e BeRIShËS

Page 26: Gazeta Mapo

26

dilema zhVILLIMI

Cilësia dhe gjerësia e spektrit të shër-bimeve të sektorit publik ka qenë dhe mbetet vazhdimisht në qendër të preokupimeve të punës dhe objek-

tivave të të gjitha qeverive e administratave shtetërore. Në këtë proces lidhen e ndërthuren në mënyrë organike disa nga funksionet bazë të vetë qeverisë dhe shtetit, këtu përplasen dok-trinat dhe shkollat ekonomike liberale, neo-liberale, intervencioniste, keynesianiste e etatiste etj., këtu krijohen marrëdhëniet politiko-ele-ktorale me popullin, këtu merr jetë një pjesë e rëndësishme e politikave fiskale e buxhetore dhe veçanërisht politikat sociale. Për këto ar-sye, miradministrimi dhe modernizimi i sek-torit publik ka përbërë dhe vazhdon të bëjë një nga temat më të diskutuara e analizuara dhe një nga objektivat më të qëndrueshëm të çdo qeverie e administrate shtetërore. Pyetje e pikëpyetje si: si duhet të jetë një shërbim i këtij tipi, shtetëror, d.m.th, publik apo privat?; cilat janë shërbimet që ai duhet të përfshijë?; cilët janë indikatorët që masin realisht perfor-mancën e tij?; sa për qind e buxhetit duhet të përdoret për këtë qëllim?; eksperienca e cilit shtet apo grupime shtetesh është më e mira? etj., vazhdojnë të mundojnë e të jenë në fokus të çdo qeverie apo publikut në tërësi.

Në Shqipëri, prej fillimit të tranzicionit e de-ri sot vazhdojmë të kërkojmë e propozojmë ndryshime e përmirësime të qeverisjes së sek-torit publik dhe shërbimeve publike. Pa dys-him, që me situatën aktuale problematike në të cilën ndodhet sektori ynë publik, qoftë dhe aq minimal sa ka mbetur, duhet të bëjë një skaner total të gjithë mënyrës së funksionim-it, përbërjes dhe mbi të gjitha filozofisë së ndër-timit, financimit dhe administrimit të këtij sek-tori problematik. Dilemat dhe pikëpyetjet janë të shumta. Intervali i zgjidhjeve të debatuara e propozuara, sidomos në këtë fushatë të nx-ehtë elektorale, fillon nga ruajtja e natyrës dhe thelbit shtetëror (apo dhe zgjerimit të mëte-jshëm të tij sidomos në shërbimin shëndetësor e arsimor) duke kërkuar modernizim të ad-ministrimit të tyre për t’u mbyllur me propozi-met që në emër të efektivitetit dhe cilësisë së shër-bimeve ato të privatizohen 100% dhe shteti të tërhiqet plotësisht nga ky funksion duke u ku-jdesur vetëm për aspektet ligjore rregullatore

të tij. Në ndihmë të këtij debati dhe zgjedhjeve më të mira, mund të na shërbejnë dhe eksper-iencat, politikat, sukseset por dhe dështimet e shumë vendeve të zhvilluara të cilat kanë ndër-marrë e vazhdojnë të ndërmarrin reforma të shumta në këtë drejtim. Le të fokusohemi tek eksperienca e sintetizuar e OECD-së, që për-faqëson grupin e 34 vendeve më të zhvilluara të botës.

Pse duhet reformuar sektori publik? Gjatë 2-3 dekadave të fundit, qeveritë e këtyre vendeve e kanë modifikuar në mënyrë të kon-siderueshme mënyrën e administrimit të sek-torit të tyre publik duke privatizuar pjesën dërrmuese të shërbimeve si p.sh. telekomuni-kacionin, energjinë elektrike, ujin etj., kanë zvogëluar ndjeshëm procedurat burokratike të funksionimit të sektorit, i kanë bërë admin-istratat dhe mënyrat e funksionimit të sekto-rit publik më transparente dhe krejtësisht të hapura për qytetaret. Strukturimi kryesor i tyre është orientuar nga kufizimet dhe mundësitë buxhetore të çdo qeverie, por pre-sioni më i madh për ndryshimin e tyre ka ar-dhur nga tre faktorë të tjerë: zhvillimet socia-le intensive, rezultatet ekonomike, veçanërisht efektet e krizës financiare dhe përhapja ma-sive e inovacioneve dhe teknologjive të reja. Qeveritë kanë qenë të detyruara të jenë më transparente, më tepër të orientuara ndaj kërkesave të shoqërisë se sa ndaj kufizimeve të tyre buxhetore, të pranojnë reduktimin e in-fluencës dhe rolit të shtetit në këto shërbime, por nga ana tjetër, të kërkojnë shtimin dhe kompletimin e rolit të administratës publike me funksione të reja.

Cilat janë sfidat kryesore? Në mënyrë të përmbledhur sfida kryesore në këtë fillim shek.XXI qëndron te g jetja e mënyrave dhe mjeteve për rritjen e eficencës së sektorit publik duke marrë seriozisht në konsideratë kufizimet nga politikat shtrënguese buxhetore që po prekin poth-uajse gjithë vendet e botës. Përballë çdo qeverie e administrate po qëndrojnë disa pyetje të natyrës së zgjedhjes së politikave ekonomike e fiskale të tipit: (a) shteti duhet të rrisë prezencën e tij në ekonomi që të sigurojë më shumë të ardhura për të mbështetur sektorin e shërbimeve publike?; (b) duhet të rrisë ako-ma më tej tatimet dhe taksat për të mbushur

ZgjeriM i sektorit Publik aPo shërbiMe Publike cilësore

31 ide për zhvillimin, në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet si me shenjat e krizës ashtu dhe me potencialin e kalimit nga vend në zhvillim në vend të zhvilluar, do të jetë një agorë e re në MAPo Weekend. Akademiku dhe ekonomisti Adrian Civici do të sjellë një analizë dhe interpretim të asaj që ka ndodhur, po ndodh dhe pritet të ndodhë. Për t’i dhënë shpjegim sloganit tashmë të famshëm të presidentit amerikan Klinton: It’s the economy, stupid!

6

Përballë çdo qeverie e administrate shtetërore qëndrojnë disa pyetje të zgjedhjes së politikave, të tipit: (a) shteti duhet të rrisë prezencën e tij në ekonomi që të sigurojë më shumë të ardhura për të mbështetur sektorin e shërbimeve publike?; (b) duhet të rrisë akoma më tej tatimet dhe taksat për të mbushur buxhetin?; (c) duhet të shkurtojë disa lloje të tjera financimesh për të mbështetur sektorin publik?; (d) duhet të privatizojë masivisht për të alokuar kapitalet private drejt këtyre shërbimeve?; (e) duhet të përmirësojë administrimin e sektorëve problematikë duke aplikuar metodat e sektorit privat në to?

Presidenti i uet, Prof. Dr. ADRIAN CIVICI

e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

Page 27: Gazeta Mapo

27 Kjo logjikë nuk gjen vendin e duhur në Shqipëri ku

qëndrimet e forcave politike shpesh janë diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën, dhe ashtu si pëlhura e

Penelopës, atë që end njëra gjatë një mandati, tjetra betohet se do ta prishë sapo të vijë në pushtet...

buxhetin?; (c) duhet të shkurtojë disa lloje të tjera shërbimesh për të mbështetur sektorin publik?; (d) duhet të privatizojë masivisht për të alokuar kapitalet private drejt këtyre shër-bimeve?; (e) duhet të përmirësojë administri-min e sektorëve problematikë duke aplikuar metodat e sektorit privat në to? etj.

Vende të ndryshme i kanë dhënë përgjigje specifike zgjedhjes dhe politikave të tyre në fa-vor të njërit apo tjetrit variant, por po ta shiko-jmë në tërësinë e tij, kjo problematikë ka evolu-ar sipas një trajektoreje të përbashkët për shu-micën e vendeve të OECD-së. Periudha 1945-‘80 u karakterizua nga një prezencë totale e Shtetit, i cili garantonte dhe ofronte në një pozicion pothuajse monopol pjesën dërrm-uese të shërbimeve (ujë, elektricitet, arsim, shëndetësi, transport, telekomunikim etj.). Mbas viteve ‘80, publiku u bë shumë më i ndjeshëm ndaj shërbimeve që i ofroheshin dhe mundësive të zgjedhjes, ndërkohë që fatura fi-nanciare dhe buxhetore e qeverive filloi të rritej shumë dhe të bëhej problematike dhe e papërballueshme. Shumë qeveri në pamundë-si për të financuar këtë ekspansion të shërbi-meve vendosën: (1) të reduktojnë dimensionet e sektorit të tyre publik, ose (2) të ndryshojnë strukturën e tij, por gjithmonë duke privi-legjuar privatizimin e tij, si dhe kalimin nga praktika e sektorëve publikë në atë të shërbi-meve publike, të cilat sigurohen edhe nga ak-torë jashtë sektorit publik. E rëndësishme është që shoqëria t’i marrë në cilësinë dhe sasi-në e duhur këto shërbime.

Por, surpriza më e madhe si në fushën e teo-risë ekonomike dhe filozofisë së zhvillimit ash-tu dhe realitetit të përditshëm ishte fakti se “gjatë 2-3 dekadave të fundit prezenca e shtetit në këtë sektor jo vetëm që nuk është zvogëlu-ar, por përkundrazi është zmadhuar në të gjitha vendet e zhvilluara”. Ajo që ka ndrysh-uar është roli i tij, mënyrat e ndërhyrjes dhe doza e këtyre ndërhyrjeve. P.sh., shumë vende kanë privatizuar monopolet shtetërore në fushën e energjisë, ujit, telekomunikimit, ar-simit, shëndetësisë, transportit etj., por nga ana tjetër shteti ka krijuar funksione të tjera të domosdoshme: rregullimin e tregut, elimin-imin e monopoleve të sektorit privat, garanti-min e konkurrencës dhe transparencës, uni-fikimin e standardeve bazë në shërbime etj. Krahas evidentimit “surprizë” si një zhvillim i ri, kjo konsiderohet si një eksperiencë e mirë për t’u studiuar dhe marrë në konsideratë për vendet që janë në proces reformash modern-izimi të sektorit të tyre publik.

“Leksionet” kryesore të reformave në vendet e zhvilluara. Në vijim të analizave për rezultatet e një periudhe shumëvjeçare refor-mash në fushën e modernizimit të shërbimeve publike, ekspertët i kanë sintetizuar ato në di-sa konkluzione e rekomandime të cilat, pa dys-him që janë të vlefshme për çdo vend që ndod-het në fazën e kryerjes së reformave apo ka si objektiv realizimin e shpejtë të tyre. Ja disa prej tyre: (a) rezultatet e reformave shpesh ishin larg pritshmërisë dhe objektivave fillestare, çka dëshmon si për një planifikim të gabuar të

shumë qeveri në pamundësi për të financuar ekspansionin e vazhdueshëm të shërbimeve publike vendosën : (1) të reduktojnë dimensionet e sektorit të tyre publik, ose (2) të ndryshojnë strukturën e tij, por gjithmonë duke privilegjuar privatizimin e tij; (3) kalimin nga praktika e “sektorëve publikë” në atë të “shërbimeve publike”, të cilat sigurohen edhe nga aktorë jashtë sektorit publik. e rëndësishme është që shoqëria t’i marrë në cilësinë dhe sasinë e duhur këto shërbime.

e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

tyre ashtu dhe për mosnjohje të realitetit nga strukturat përgjegjëse apo propozuese të tyre qofshin këto institucione qeveritare, parti poli-tike apo shoqëri civile. Trekëndëshi mirëqe-verisje-përfitues-kontribues kërkon harmoniz-imin me trekëndëshin performancë sektori-cilë-si shërbimesh të ofruara-para të harxhuara në mënyrë eficente; (b) reformat nuk ishin të adap-tuara me strukturën institucionale, mentalite-tin publik dhe kontekstin e përgjithshëm të vendit duke u konceptuar në mjaft raste si re-forma standarde apo thjesht duke kopjuar eksperiencën e të tjerëve pa e analizuar me ku-jdes atë nëse përputhej apo jo me realitetet konkrete të çdo vendi e shoqërie, sidomos nëse përputhej me mundësitë menaxheriale e fi-nanciare të saj. Shqipëria është vend tipik që e përdor shumë argumentin se kështu bëhet në Gjermani, kjo reformë ka dhënë rezultat në Angli, e ka provuar Amerika se vetëm kjo reformë ja vlen, apo kot e keni se e provoi Franca e Italia dhe dështuan,etj.; (c) ritmi i reformave të sektorit publik nuk përputhej në kohë dhe hapësirë me reformat e tjera të modernizimit të funk-sionimit të shtetit; (d) në mjaft raste reformat mbështeteshin në logjikën e qeverimit dhe jo në atë të qeverisjes, pra i nënshtroheshin vetëm kompetencave dhe instrumenteve qeveritare pa e zgjeruar spektrin e tyre tek grupet e in-teresit, pushteti lokal dhe decentralizimi, shoqëria civile, biznesi, bota akademike, OJQ etj; (e) vlerësimi i efekteve të reformave apo pl-anifikimi i tyre bëhej mbi një bazë treguesish dhe indikatorësh të mangët apo të pjesshëm të cilët në më të shumtën e raste ishin indika-torë opinionesh të tipit më mirë, më shumë, më shpejt, më cilësisht, më gjerësisht, në favor të më shumë njerëzve etj, por nuk ishin të matshëm konkretisht me numra apo përqindje në mënyrë që të krijonin mundësi për vlerësime thelbësore. Edhe kjo një sëmundje shqiptare që na mundon vazhdimisht. Shumë rrallë ne bëjmë një bilanc serioz të matshëm të efektit të reformave, dhe akoma më shumë, rrallë pro-pozojmë reforma të shoqëruara me koston reale të tyre; (f) reformat nuk mund të jenë sta-tike në kuptimin që bëj reformën, prit rezultatet pastaj vepro për ndryshime të tjera. Përkundra-zi, reformat duhet të jenë dinamike në funk-sion të evolucionit të realiteti; (g) domosdosh-mëria e futjes së mekanizmave të tregut në pjesën dërrmuese të shërbimeve të sektorit publik dhe kryesisht tek mënyra e shpërblim-it dhe motivimit, rekrutimit të personelit, sanksionet dhe kontrollet, konsolidimi i insti-tucionit të karrierës në ndërmarrjet e këtij sek-tori, depolitizimi dhe eliminimi i nepotizmit, dominimi i sistemit te meritave, transparence e gjere publike, eliminimi i burokracive të pa-nevojshme apo formale, etj.; (h) politikat e kombinimit dhe krijimit të konkurrencës në treg ndërmjet sektorit privat dhe atij publik për të njëj-

tin shërbim, duhet të trajtohen me shumë ku-jdes e transparencë në mënyrë që të japin re-zultate pozitive. Për arsye të faktorëve histor-ikë, gjeografikë, politikë, socialë dhe specifikë, përjashtim nga ky rregull duket se bëjnë vetëm vendet skandinave (Danimarka, Suedia, Fin-landa dhe Norvegjia) që sektorin publik e ka-në po aq performant sa sektori privat. Eksper-ienca e tyre konsiderohet shumë specifike nga pjesa tjetër e vendeve të zhvilluara dhe nuk gjykohet se ajo është e mundur të aplikohet me sukses në çdo vend tjetër, aq më pak në vendet në zhvillim; (j) reformat rrënjësore struk-turore nuk mund të realizohen pa bashkëpun-imin dhe konsensusin e nevojshëm politik e social dhe një vizion afat-gjatë e të qën-drueshëm. Kjo logjikë nuk gjen vendin e duhur në Shqipëri ku qëndrimet e forcave poli-tike shpesh janë diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën, dhe ashtu si pëlhura e Penelo-pës, atë që end njëra gjatë një mandati, tjetra betohet se do ta prishë sapo të vijë në pushtet; (k) reformat në sektorin publik nuk duhen ngatërruar dhe barazuar me reformat në shër-bimet publike, duke servirur shembullin e vendeve anglo-saksone si eksperiencën më të mirë. Ata u shquan për futjen e konceptit dhe praktikave të menaxhimit të ri publik në kuadrin e reformave globale të politikave publike, doktri-në me origjinë nga biznesi dhe sipërmarrja që synon të importojë në sektorin publik instru-mentet e sektorit privat, të fusë nocionet e per-f o r m a n c ë s , p ë r g j e g j ë s i s ë , n x i t j e s financiare,karrierës bazuar në meritokracinë, po-rosive dhe kujdesit shtetëror për të siguruar shër-bime apo funksione publike nga operatorët privatë.

“leksionet” kryesore të reformave në vendet e zhvilluara. në vijim të analizave për rezultatet e një periudhe shumëvjeçare reformash në fushën e modernizimit të shërbimeve publike, ekspertët i kanë sintetizuar ato në disa konkluzione e rekomandime të cilat, pa dyshim që janë të vlefshme për çdo vend që ndodhet në fazën e kryerjes së reformave apo ka si objektiv realizimin e shpejtë të tyre. ja disa prej tyre: (a) rezultatet e reformave shpesh ishin larg pritshmërisë dhe objektivave fillestare, çka dëshmon si për një planifikim të gabuar të tyre ashtu dhe për mosnjohje të realitetit nga strukturat përgjegjëse apo propozuese të tyre qofshin këto institucione qeveritare, parti politike apo shoqëri civile...

Page 28: Gazeta Mapo

28 e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

hYLLI I DRItËS

retorika e pushtetit

Tashma kësaj legjislature po i afrohet fundi dhe domosdoshmënisht nji ose dy prej leader-ave të saj do të dalin jashtë lojet. Ma

i konsumuemi asht Berisha e ka gjasa që me kali-min e butë e të mirëkoordinuem të Metës në ko-alicionin e majtë të ketë krijue nji farë hipoteke për pleqninë e tij e për të ardhmen e familjes së vet.

Në këto dy legjislatura e kemi pa triumfues, jus-tifikues, optimist, të nxehun, të çakërdisun, të mbaruem, dhe sidomos kohët e fundit të lodhun, tepër të lodhun për me mbajtë ma gjatë frenat e pushtetit.

Berisha ka ba shumë gjana por ende s’ka men-due dhe veprue konkretisht për mbasardhësin e fronit të PD-së. Nji figurë që të jetë shpenzue ma shumë politikisht për të se Jozefina Topalli nuk ka, edhe pse Lulzim Basha duket se asht i preferuemi i familjes. Nesër kur Berisha të mos jetë ma në gjen-dje me ndejt zgjuet natë e ditë dhe t’i dalin duersh kontrolli hermetik i partisë, jam i bindun se To-palli do të luftojë me forcë për atë që i “takon”.

Në këto vite kemi ndie deri në mërzi kozmike gjuhën, fjalorin dhe retorikën e këtij “burri shteti”, siç e ka quejt me përçmim nji diplomat i huej.

Koha e komunizmit kishte retorikën e saj me nji gjuhë të konsolidueme, me shabllone dhe me qëllime krejt të qarta ideologjike. Ndodhi që po ato njerëz vijuen aventurën demokratike dhe në nji farë mënyre e riaftësuen retorikën komuniste në kushtet e reja që ishin krijue. Ma i madhi prej kë-tyne asht padyshim Sali Berisha, i cili asht shque për nji oratorí të efektshme që gjatë viteve të para të pushtetit anestetizoi shumicën e shqiptarëve.

Ajo retorikë i ka shërbye dhe po i shërben për me shpall sukseset e rrejshme dhe për me mshehë dështimet e vërteta.

Besoj se shumica e shqiptarëve i kujton shpal-ljet bombastike të Berishës: Shqipëria 1 euro, arro-ret, boronicoret, sherbela, rigoni, dafina, për me kalue tek do gjana tjera ma pak të shëndetshme si plehnat italiane; e mandej me radhë energjia eo-like, Shqipëria superfuqi energjetike, vendi i parë me internet falas, zhvillimi i teknologjisë 3G, fer-merët me kompjutera dhe me internet, Shqipëria si Zvicra dhe si Norvegjia, privatizimet, uljet e tak-save, rritjet e rrogave dhe pensioneve, barra ma e ulët fiskale në Europë, taksa e sheshtë 10%, rritja e kursimeve në banka, rritja e investimeve, punësi-mi i 150 mijë shqiptarëve, firmosja e kontratave për koncesion për 360 HEC-e, fillimi i ndërtimit i kas-kadës së Devollit (të përgatiten devollinjtë me më-sue mirë notin dhe me ble lundra), subvencionimi prej vitit 2007 e këtej i 222 mijë familjeve fermere, krijimi i 100 mijë vendeve punë në sektorin bujqë-sor dhe në agrobiznes, rritja e bizneseve në periud-hën 2009-2012 me 30%, krijimi po në ketë periudhë i 58 mijë vendeve pune për çdo vit, në fakt ketë të fund e ka deklarue mendizi i tij Bogdani, jo ai vetë.

Mandej kemi premtimet për 4 vitet e ardhshme: 250 mijë vende pune, përgjysmimi i taksës për makinat e përdoruna, heqja e taksës 10% për to-kat bujqësore, shtimi i numrit të turistave nga 4,7 milionë në 6 milionë dhe rritja e të punësuemëve në ketë sektor me 30 mijë vetë.

Këto janë vetëm disa prej sukseseve, premtimet janë edhe ma shumë.

Megjithatë këto suksese nuk e mshehin diellin me shoshë.

Berisha s’mund të sillet sikur në Gërdec nuk janë hedhë në erë 26 qytetarë shqiptarë, që vrasësit e deputetit Xhindi ende nuk janë nxjerrë para dre-jtësisë, që ekzekutimi me stil mafioz i gjykatësit Konomi ende nuk ka autorë, që në këto vite janë vra disa dhjetra policë dhe shumë prej kriminelave as që janë gjykue ndopak, që përmbytjet kanë

kthye tashma Nënshkodrën në nji lagunë, që në mes të Tiranës janë vra me 21 janar 2011 katër të pafajshëm dhe askush nuk ka pague ende për gjakun e tyne, që kriminaliteti asht rritë në mënyrë eksponenciale, që gjykatat shqiptare janë ma të korruptuemet në botë mbas Jemenit, që ish-funk-sionarë të naltë të nomenklaturës komuniste vijo-jnë të emnohen në poste kyçe pse janë lehtësisht të kontrollueshëm për të kaluemen e tyne të errët, që asht tentue me iu falë nji pjesë e detit tonë Greq-isë, që çështja e integrimit ka dështue plotsisht, që hapja e dosjeve nuk asht ba ende dhe kjo gja i jep fuqi Berishës me kontrollue zhganin e ish-siguri-masve që e rrethojnë, që politika e jashtme në këto vite na ka kthye në nji Zululand të vërtetë, që ad-ministrata asht e politizueme në mënyrë të ska-jshme, që asht rritë numri i vrasjeve, që kapter Zy-loja i Imambajalldisë asht marrë me përgjime të paligjshme dhe me shitje armatimi, që vetë Imami, ministri ma qesharak dhe ma i kotë, mbas Bumçit dhe Bregut, nuk ka lejue komisionin e kontrollit parlamentar, që në Shqipní ka kohë që nuk zhvil-lohen zgjedhje të ndershme, që borxhi i mbrend-shëm asht rritë tej maset, që gjysma e fjalimeve të tij në parlament duhet të studjohen simbas mod-elit freudian “persona psikopatë në skenë”, që sek-tori i ndërtimit asht në krizë, që në Shqipni ekzis-ton nji “zona franca” e drogës që quhet Lazarat, që censusi ka dështue, që nacionalizmi i çmendun na damton si shtet dhe si komb, që papunësia, çmi-met dhe pakënaqësia e shqiptarëve janë rritë pa-fund, që kushtet e burgjeve nuk favorizojnë sig-urinë dhe reintegrimin e të dënuemve, që në dy legjislatura nuk ka pasë asnji politikë reale pro familjes, që në Shqipni shteti ligjor ka ikë në dre-jtim të paditun, që mbrojtja e konsumatorit nuk ekziston, që dhuna ndaj grave asht rritë ndieshëm, që legalizimet e ndërtimeve informale kanë qenë në nivele tepër të ulëta, që s’janë ba reforma insti-tucionale, që shteti/Parti i Sali Berishës asht për-dorë rregullisht në këto vite për me shpifë pranë autoriteteve të hueja kundër qytetarëve shqiptarë me banim jashtë atdheut që janë tregue kritikë ndaj politikës së Berishës.

Ka mbetë edhe ndonji gja tjetër, si për shembull emnimi i nji kukulle të pakuptimtë si president i republikës, gja që na shtyn me e shkrue me të vogël edhe fjalën “President” edhe fjalën “Republikë”.

Por duhet thanë se në këto vite gazetaria shq-iptare ka njohtë nji rritje cilësore që konsiston kryesisht në nji emën të vetëm: Mero Baze. Për ve-primtarinë e tij publicistike të këtyne viteve, opoz-ita ideale, jo PS-ja, por të gjithë ata që janë të nev-eritun prej sukseve të rrejshme dhe prej dështi-meve të suksesshme të Sali Berishës, duhet t’i tho-në nji “falemnderës” të fortë gazetarit Mero Baze.

Ka qenë i vetmi që ka ba opozitë reale në vitet e para mbas fitores së 2009-s. Gazetar i nji race të mirëfilltë e opozitar i guximshëm, para tij kolegët e tjerë opozitarë dhe ata që kanë qenë opozitarë me korrent të alternuem në këto vite, me shumë pak përjashtime, ngjajnë si kopjet kineze apo si mall-nat turq me prodhimet e markës.

Gabimi ma i madh i Sali Berishës në këto vitet e fundit ka qenë anmiqsimi me Mero Bazen. Ma mirë të ishte anmiqsue me të gjithë farirët, me të gjithë imambajallditë, me të gjithë mulat, pollot, blendërat, me të gjithë myqeremolldashobumçat se me Mero Bazen. Ky ka qenë nji gabim fatlum për të gjithë ata që nuk e durojnë ketë regjim kari-katurë, krijesë e mjerë e Ramiz Alisë.

Sali Berisha tashma asht në fundin e karrierës, shpresojmë mos t’ia zanë vendin Ilir Meta, pse asht i ri dhe do të ishte në gjendje me na dhurue edhe 20 vite të tjera tranzicion.

nga GjeRGj MetA

PeReGRINuS

nga ARDIAN NDReCA

Feja si shkak për luftë

Këtë javë vëmendja e opinionit publik mbarëshqiptar është tërhequr duk-shëm nga një seri lajmesh, madje ka qe-

në një javë mjaft e dendur në shumë rrafshe. Do të veçoj dy prej tyre, në pamje të parë larg njëri-tjetrit, por jo edhe aq. Së pari, debati për një peticion proteste të disa intelektualëve për mët-imin e qeverisë turke rreth rishikimit të tek-steve të historisë në Kosovë. Së dyti, një shkrim-ese i Ben Blushit shfaqur në gazetën ‘Panora-ma’ me datë 1 prill. Çështja e parë zuri një mori të madhe artikujsh e madje futi në arenën me-diatike zëra me autoritet në fushën e historisë, kulturës dhe opionionbërjes. Ndërsa çështja e dytë në të vërtetë nuk pati shumë jehonë në mediat e shkruara apo elektronike, sepse për fat të keq të esesë dhe të autorit të saj, ndod-hën disa ngjarje politike që e shpërqendruan pothuajse totalisht, ndoshta edhe pasi ajo re-zultoi, si thotë një miku im, “një skicë-ese pa përmbajtje”.

Në çështjen e parë dukej sikur kishim një lloj rikthimi, në sofër shqiptare, të përplasjes hun-tingtoniane të qytetërimeve, ndërsa në të dytën një lloj rikthimi të tezave marksiste apo ilumi-niste mbi fenë, edhe këto të gatuara me yndyrë shqiptare. Në të gjitha shkrimet e komentet, pa-varësisht se është thënë që nuk hyn në punë fe-ja, është folur për fenë. Ajo që pothuajse askush nuk ka dashur ta prekë, pikërisht ajo duket fja-la më e lakuar. E nuk munguan sidomos në rraf-she komentuesish virtualë përplasjet katolikë, myslimanë e ateistë. Një lloj vetëidentifikimi apo identifikimi i Turqisë me islamin, apo i mysli-manëve me turqit gjarpëroi dukshëm në këto rrjete, sikurse identifikimi apo vetëidentifikimi i të krishterëve me Europën etj. Unë mendoj se ngritja e toneve përkon me humbjen e ekuilibrit dhe gjithashtu me pasiguri të theksuara iden-titare e frikën se mos ky identitet po cenohet. Por megjithëkëtë, të dyja këto gjëra vunë në fokus faktin që problemi religjioz qëndron ende i fortë në diskutimin publik dhe asesi nuk mund të injorohet. Në këtë shkrim do të mer-rem më shumë me këtë çështje sesa me dy ng-jarjet në veçanti.

Para se të nis këtë shkrim i hodha një sy një ligjërate, të dashur për mua, të mbajtur në Mars të vitit 2005 prej Kardinalit Ratzinger, pak ditë para se ai të bëhej Papa Benedikti XVI. Me një kthjelltësi dhe mprehtësi të madhe ai i bën një skaner Europës së sotshme. Në ligjëratën e tij ai shprehet kundër tezës huntingtoniane, ose më mirë të themi i jep asaj një tjetër ngjyrim, duke thënë shprehimisht kështu: “Kundërvë-nia e vërtetë që karakterizon botën e sotme nuk është ajo ndërmjet kulturave të ndryshme fe-tare, por ajo ndërmjet emancipimit rrënjësor të njeriut prej Zotit, prej rrënjëve të jetës, nga njëra anë dhe kulturave të mëdha religjioze nga ana tjetër. Nëse do të arrihet në një përplasje midis kulturash, kjo nuk do të ndodhë ndërm-jet religjioneve të mëdha - të cilat gjithmonë ka-në qenë në përleshje me njëra-tjetrën, por që në fund të fundit kanë ditur gjithmonë të jetojnë njëra me tjetrën - por do të jetë për shkak të për-plasjes ndërmjet këtij emancipimi rrënjësor të njeriut dhe kulturave të mëdha historike.” Në të vërtetë në shumë ndërhyrje në këto ditë, ed-he pse flitej për fenë, harrohej thelbi i kësaj të fundit ose më mirë kjo e fundit përdorej në funksion të një lloj dominimi mbi të tjerët, ose reduktohej vetëm në konturet e një përkatësie sociologjike, apo si revansh kulturor, duke e quajtur atë të tjetrit subkulturë e kështu me

radhë. Rëndom si një hije e rëndë ka qëndruar dhe

qëndron mbi kryet e shumë vetëve një lloj shpate Demokleu ideologjike, që përkthehet në përqafimin e pozicionimeve të ndryshme të cilat nuk arrijnë të dialogojnë, por dinë vetëm të përplasen. Në mënyrë të veçantë e kaluara jonë kulturore dhe fetare ka qenë në fokusin e pothuajse të gjithë artikullshkruesve.

E kaluara nuk mund të jetë një faktor ngurtësues apo më keq akoma një armë mbro-jtjeje apo sulmi. E kaluara është pjesë e lin-earitetit të historisë, e cila ka një trajektore në ngjitje, që do të thotë se nuk kthehet më mbrap-sht aq sa koha nuk kthehet më. Nga njëra anë harresa e historisë dhe e së kaluarës çon në këputjen e kësaj trajektoreje dhe izolimin e njeriut vetëm në të tashmen, duke harruar se kush është e nga ka ardhur. Nga ana tjetër ngurtësimi vetëm në të kaluarën pa u vetëdijë-suar për të tashmen të heq nga aktualiteti dhe të zhvendos në një botë imagjinare që nuk është më. Kësisoj, për një katolik, të kujtojë e të ush-qehet me atë çka ka qenë në të kaluarën, është sinonim i vitalitetit, por kthehet në një ushqim dhe ujë të ndenjur nëse ajo nuk përtërihet me atë çka unë sot jam. E vetëdija e parë që sot ne duhet të kemi është se ajo societas christiana, e cila mbizotëronte në shekujt e Mesjetës në gjithë Europën, por edhe në Shqipëri, sot nuk është më e tillë. Realiteti plural në të cilin jeto-jmë nxjerr përballë nesh sfida të tjera, të reja. Pluralizmin kulturor dhe fetar, të cilin unë e prek çdo ditë këtu ku jetoj, mund ta prekësh në metropolet më të mëdha europiane, Romë, Par-is, Londër, e më gjerë, edhe pse nënshtrati i kë-tyre metropoleve është i krishterë.

Pluralizmi fetar në Shqipëri është një fakt. Mohimi i këtij fakti është së paku naivitet e së shumti dashakeqësi. Unë nuk jam prej atyre që e idealizoj fort bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Ajo është e mirë, por ka edhe problemet e veta. Më shumë sesa një fakt ajo është një proces që duhet të kërkohet e të realizohet përditë e më shumë.

Arsyetimi në baza epërsie (dhe jo ndry-shueshmërie) të njërit religjion mbi tjetrin jo vetëm ashpërson marrëdhëniet, por është thelbësisht i gabuar. Përvoja religjioze, dhe këtë historia e ka treguar, sa herë që jetohet me sin-qeritet dhe liri, çon drejt takimit të njerëzve, pa pasur nevojë të jetë sinkretiste apo relativiste, që do të thotë pa pasur nevojë që, për t’i bërë qe-jfin dikujt, unë të fsheh apo të mohoj identite-tin tim. Sa herë që religjioni është kthyer në një instrument jo i takimit me Zotin, por i sundim-it mbi tjetrin, i karshillëkut ndaj tjetrit, nga pikëpamja politike, ekonomike, etnike apo kul-turore, atëherë kemi pasur dhe kemi për të pa-sur luftëra e konflikte. Kjo gjë ka ndodhur në Mesjetë në vendet e krishtera ku katolikë e protestantë janë vrarë e ndodh sot në vendet e Lindjes së Mesme, ku shiitë e sunitë, kurdë e turq, copëtohen me njëri-tjetrin, ku një njeri në emër të religjionit hedh në erë të tjerët, ku të krishterët ikin e largohen prej tokave e vendeve të tyre, sepse nuk janë të pranuar, ku palesti-nezët vuajnë nga izraelitët etj.

Zoti dhe religjioni nuk janë e nuk mund të jenë casus dhe as instrumentum belli. Vetëm për-jetimi në liri i besimit do të lërë hapësirën e duhur për të jetuar të gjithë bashkë, të vetëdi-jshëm se nga kjo tokë do të kalojmë si shtegtarë, ashtu sikurse etërit tanë e ashtu sikurse ata që do të na pasojnë.

Koha e komunizmit kishte retorikën e saj me nji gjuhë të konsolidueme, me shabllone dhe me qëllime krejt të qarta ideologjike. Ndodhi që po ato njerëz vijuen aventurën demokratike dhe në nji farë mënyre e riaftësuen retorikën komuniste në kushtet e reja që ishin krijue...

Pluralizmi fetar në Shqipëri është një fakt. Mohimi i këtij fakti është së paku naivitet e së shumti dashakeqësi. unë nuk jam prej atyre që e idealizoj fort bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Ajo është e mirë, por ka edhe problemet e veta. Më shumë sesa një fakt ajo është një proces që duhet të kërkohet e të realizohet përditë e më shumë.

Page 29: Gazeta Mapo

29

prof.dr. ylli pango 

Dhuna dhe frika si element pasues i saj kanë një ndikim shumë të madh në zh-villimin e fëmijës. Në aspektin psikologjik, fizik, neurologjik të zhvil-

limit,.në gjithë personalitetin e aftësinë e tij të ar-dhme për të funksionuar normalisht në shoqëri. Për fat të keq, është mjedisi shtëpiak ndër vendet ku shfaqet dhuna më e madhe karshi fëmijës. Ajo shfaqet në dhunën e babait a të nënës karshi fëmi-jës, në relacionet e këqija nënë-babë që reflektohen psikologjikisht, emocionalisht në dhunë tek mend-ja e fëmijës, me pasoja të mëvonshme në person-alitetin dhe jetën e tij, por edhe fizikisht në dhunë karshi tij në rastet kur ai ndërhyn në këto relacione të ashpërsuara nënë-babë në mbrojtje të nënës, për zbutje të tyre, a nën terrorin psikologjik për të kërkuar mbrojtje etj. Veç familjes, edhe komunite-ti e shkolla, gjithnjë e më tepër në dekadat e fundit janë mjedise ku dhuna shfaqet në rritje. Këtu, veç dhunës të të rriturit shfaqet edhe dhuna e adolesh-entit ndaj moshatarëve të vet. Kështu edhe lagja e shkolla bëhen mjedise gjithnjë e më pak të sigurta..

Tek ne, në rrethinat e qyteteve të mëdha e sido-mos në kryeqytet, nga imigrimi masiv prej zonave rurale janë krijuar tashmë mjedise heterogjene, tipike për lulëzimin e dhunës e kriminalitetit ad-oleshent. Gjenden aty shembujt më të larmishëm të dhunës në familje, dhunës ndërmjet adolesh-entëve, deri të krimeve nga më të rëndat. Lëvizja migratore, me problemet e veta të mbijetesës për familjet, është një faktor stimulues për dhunën në familje karshi fëmijëve e adoleshentëve por ed-he për edukimin me dhunën të këtyre të fundit.

Media-violenca është një tjetër faktor madhor, problematik e i rrezikshëm i shtimit të dhunës karshi fëmijës në kohërat e sotme, por edhe i stim-ulimit e imitimit të saj nga prej tyre. Ajo është fak-tor i frikshëm, i ushtrimit të dhunës së vetë fëmi-jëve e sidomos adoleshentëve karshi moshatarëve të tyre por edhe më tej. Fëmijët shpenzojnë gjith-një e më shumë kohë përpara ekraneve. Dhuna në media rrit potencialin agresiv dhe shfaqjet agresive e antisociale nxisin imitimin. Në bazë të teorisë së modeleve ato formësojnë në psikologjinë fëminore e atë të adoleshentit modelin për t’u ndjekur të heroit agresiv, kriminal, i dhunshëm i fortë fiziki-sht, por edhe i pashpirt. Në përfytyrimin e fëmi-jëve skenat e dhunës mediatike e bëjnë botën reale të duket më pak e rrezikshme se ajo që shohin atje. Në realitet ai nuk gjen në mënyrë kaq të mpiksur artistikisht e të dukshme sa në media, këtë larmi krimi e përmasash të shfaqjes së tij. Kjo i bën fëmi-jët të jenë disi të përshtatur, të mësuar, më pak të ndjeshëm ndaj violencës a dhunës reale; dhunës së ardhshme ushtruar karshi tyre por edhe të tyres mbi të tjerët në një mjedis real. Fëmijët bëhen kësh-tu viktima, dhunues ose dëshmitarë të dhunës në shtëpi, lagje, shkollë. Ata rriten e përshtaten në këtë atmosferë frike e dhune. Kjo pa dyshim ndikon në zhvillimin e tyre e sjell ndryshime ba-zale në funksionimin social, njohës, sjellor, emo-cional. Fëmija bëhet më pak reagues, më pak im-pulsiv, më i menduar kur dhuna e mposht atë. Kur ai e përvetëson atë si model, rritet njëherazi dhe kapaciteti i tij individual për agresivitet, impulsiv-itet dhe për dhunë. Truri karakterizohet nga aftë-sia e zhvillimit në varësi të aktivitetit të vet. Kjo do me thënë që sa më shumë aktivizohet sistemi ner-vor aq më shumë zhvillohet e ndryshon truri. Sa më shumë aktivitet ushtron fëmija, sport fjala vjen, aq më shumë i zhvillohet aftësia për këtë aktivitet. Truri i fëmijës zhvillon kështu funksione e kapa-citete që reflektojnë përvojat e përsëritura. Për analogji kjo ndodh edhe për aktivitete të tilla si dhu-na. Fëmija i dhunuar tenton të moderojë frustrim-in, impulsivitetin, agresivitetin, e dhunën dhe truri i zhvillohet në varësi të këtyre përvojave. Dhuna e traumat ndikojnë në trurin në zhvillim dhe ndërhyjnë e ndryshojnë procesin e zhvillimit ner-vor normal. Ato ndikojnë emocionet, perceptimet, përvojat. Kështu kërcënimet e dhunës aktivizojnë formën stres-reagim. Truri në zhvillim është mjaft i ndjeshëm. Pastaj fëmija rritet dhe truri i tij për-shtatet me dhunën. Kjo d.m.th formim i një tërësie reagimesh karshi dhunës e kërcënimit. Këto sigur-isht ndikojnë, ndryshojnë mënyrën se si vepron

fëmija edhe në situatë normale. Shfaqen kështu çr-regullime funksionale në aspektin njohës, në mënyrën e sjelljes, në emocionet. Zhvillohen hiper-vigjilenca, irritueshmëria, pasiviteti, nënshtrimi.

Shfaqet edhe një mungesë angazhimi ndaj botës së jashtme dhe reagohet kryesisht vetëm me stimu-jt që vijnë nga bota e brendshme, shoqëruar me h u t i m , s h m a n g i e, m p i r j e , ë n d r r a m e syhapur,depersonalizim, derealizëm. Fëmijët që pësojnë dhunë kronike përjetojnë sikur shkojnë në një vend tjetër apo edhe ikin vërtet (fuga), ro-botizohen, vështrojnë ngultas diku. Më të vegjlit bëhen më të palëvizshëm, vuajnë më shumë dhe ndjehen të pafuqishëm për të reaguar karshi stresit të dhunës. Dhuna e përvojat traumatike sjellin ed-he ankth dhe ndjenjë rreziku të vazhdueshëm. Rreziku mund të jetë direkt fizik që paralajmëron për një kërcënim konkret dhe që nxit të bëjmë diç-ka për ta mënjanuar atë. Ose mund të jetë dhe men-dim i tipit: “A do më rrahë babai sonte?” Ka edhe shfaqje rreziku të këtyre dy tipave së bashku. Kur fëmija është i pafuqishëm të reagojë karshi rrezi-kut, ankthi rritet dhe mund të shkojë deri në depre-sion. Në këto raste duhet dhënë ndihmë profesio-nale. Më pas këto gjendje bëhen tipare të qën-drueshme të personalitetit. Kështu kur rritet njer-iu karakterizohet nga hipernxitshmëria fiziologjike e vazhdueshme, hiperaktiviteti, çr-regullimet e thella të gjumit, ankth i përgjithësuar, problemet emocionale etj. Në një kategori të dytë, fëmijët e dhunuar kanë më shumë të ngjarë të bëhen edhe vetë të dhunshëm. Kjo sepse duke për-jetuar vazhdimisht dhunë dhe frikë apo pritshmëri për dhunë, ndodhin dhe çrregullimet e sferës njo-hëse të të menduarit apo perceptimit për jetën. Kështu fëmija i dhunuar keqinterpreton edhe sjel-ljet normale si kërcënuese dhe duke u bërë kështu më reaktiv, reagon në mënyrë më impulsive, e më tej të dhunshme. Për sa kohë është ende fëmijë, kjo është e vlefshme për t’i shpëtuar dhunës, apo si re-agim e adaptim. Por duke u kthyer në tipar per-sonaliteti në moshë më të rritur, këto tipare kthe-hen në keqadaptim social. Fëmija që dhunohet i ka të ndryshme edhe përvojat sociale, emocionale e njohëse. Përderisa përvojat lidhen me dhunën edhe raportet sociale lidhen me të. Ndodhin kësh-tu ndryshime negative dhe në aftësinë për të më-suar, për të shkruar, aftësimin social etj..Kështu fëmija i padhunuar, normal, fokusohet në fjalët e mësuesit, dhe mëson të abstragojë, përfytyrojë. Ndërsa fëmija që ka pësuar dhunë aktivizon pjesë truri të tjera që përpunojnë informacion tjetër. Ai fokusohet tek informacioni joverbal, shprehjet e fytyrës e lëvizjet e duarve të mësuesit, mundësia

që së andejmi të vijë ndonjë rrezik i tipit dhunë. Kjo bëhet gati refleksive. Kështu tek ai rriten më shumë aftësitë joverbale e informacioni joverbal bëhet më me rëndësi se ai verbal. Kjo sepse duke qenë i stresuar e hipervigjilent ai përqendrohet tek gjest-et, tek rreziku, pra për rrjedhojë përfton shprehi joverbale. Vështrimi i syve për të nënkupton kër-cënim. Një prekje miqësore për fëmijën që dhuno-het, është predispozitë mashtrimi, agresiviteti, normale për botën e dhunës nga vjen i dhunuari, por jo normale për situatat e zakonshme konkrete. Duke u kushtuar vëmendje gjithnjë ngacmuesve joverbalë, ata janë në gjendje frike e alarmi të vazh-dueshëm. Këta fëmijë të keqtrajtuar e traumati-zuar mund të kenë aftësi të mira e madje talent, por nuk arrijnë t’i shfaqin këto e konsiderohen të paaf-të. Ata nuk mund të mësojnë e as të vlerësohen kurrë sepse janë në gjendje nxitshmërie të vazh-dueshme dhe nuk arrijnë të shfaqin veten. Edhe sensi i kohës ndryshon për të dhunuarin. Për të e ardhmja nuk ekziston pothuaj, e për rrjedhojë pa-sojat e sjelljes së vet agresive nuk llogariten në ko-hë. Kështu ai vijon pa vështrim perspektiv të jetës deri në kohën kur rritet dhe motua bazë bëhet ajo e tipit “vrit, ose të vranë”. Ai vepron vetëm mbi ba-zën e shpërblimit imediat. Atij që i përforcon sjel-ljen dhe që përfitohet menjëherë. Asnjë shpërblim i vonuar për aktivitete si puna këmbëngulëse, të mësuarit etj., që do i japë rezultat më vonë, sukses nuk ndikon tek ai. Në përgjithësi dhuna në fëmi-jëri sjell pra dëmtimin e zhvillimit në të gjithë sfer-at intelektuale, socialemocionale, fizike dhe lëvi-zore e që vazhdojnë në moshë të rritur. Po kështu përvojat negative të jetës së fëmijërisë funksiono-jnë më vonë si modele negative në jetë. Sa më i vogël fëmija që pëson dhunë, aq më të mëdha e mbetëse pasojat. Kjo sepse ai është në procesin e zotërimit e formimit të mjaft shprehive psikosociale, aftësive e vijave të karakterit. Në psikologji pranohet se në 5 vitet e para formohen tiparet më të qenësishme, të cilat në moshë më të vonë shumë-shumë trash-en por mbeten në thelb të njëjta. Në një plan më të thjeshtë formohen, lëvizjet e pavarura, mendimi i pavarur, analiza e thjeshtë, komunikimi nëpërm-jet gjuhës, kuptimi i hapësirës e distancës, tërheq-ja emocionale e tjetrit tek vetja, krijimi i lid-hjeve. Fëmija mëson shumë shpejt gjuhën amtare, gjuhën e huaj. Formohet në thelb dhe personalite-ti. Të gjitha këto goditen.

Shoqëria pasqyron në një masë të madhe mënyrën si janë edukuar fëmijët e së shkuarës. Kur ata edukohen keq, nuk mbrohen nga dhuna, bëhen vetë të dhunshëm, goditet shoqëria e së ar-dhmes. Fëmijët e dhunuar e bëjnë dhunën pjesë të

strategjisë së tyre të jetës së ardhshme për të real-izuar nevojat e tyre. Ata shohin se si dhuna shpër-blen agresorin në raportin midis dy prindërve e më tej në shoqërinë e rrugës apo edhe të shkollës. Kësisoj fëmijët që bëhen më vonë të rritur, krijojnë një shoqëri agresive, jo krijuese, violente. A mund të thuhet se edhe ne do të vuajmë për ca kohë pa-sojat e formimit a keqedukimit të fëmijëve të dekadës së parë të viteve ’90? A mund të gjykohet se dhuna e brutaliteti, kriminaliteti i këtyre viteve por edhe i viteve më vonë, komplekset e vazh-dueshme të frikës e konformizmit sot janë pasojë e këtyre viteve? Kjo periudhë për vetë tranzicionin e kaosin që kaluam, mendoj se frenoi kreativitetin, abstragimin, kulturimin e të rinjve, edukimin, shkollimin, i cili ishte formal dhe edukatën prindërore (sidomos në basifondet e imigrimit), elemente këto të domosdoshme të progresit hu-man. Po edhe sistemi i dhunshëm nëpër të cilin kaluam para viteve ‘90 ka ndikimin e vet në for-mësimin apo shfaqjen e agresivitetit e dhunës në shoqërinë e sotme. Një sistem i dhunshëm natyr-isht që reflekton më vonë në mendjen e njerëzve metoda të dhunës e të agresivitetit ndaj njeriut në shoqëri e familje. Edhe fëmijët e atëhershëm, bur-ra të rritur sot, mbartin të interiorizuar dhunën, sidomos atë të modeluar e shfaqur deri në qarqet më të larta të shtetit totalitar të pamëshirshëm me njerëzit. Dhuna dhe emocionet e dallimet gjinore. Ka pa dyshim probleme të mëdha për sa i takon sfer-ës emocionale dhe ndikimit të dhunës në fëmijëri. Tek meshkujt fëmijë të dhunuar, siç mund të jetë vënë re, shfaqen dy kategori: e para ka të bëjë me inferiorët, ata që dhuna i mposht krejtësisht e kthe-hen në qenie të frikësuara me tiparet e komplekset që përshkruam më lart. Kategoria e dytë, katego-ria që nga i dhunuar, në të ardhmen kthehet në dhunues apo i dhunshëm, veç pandjeshmërisë emocionale shfaq edhe zhvillimin e ndjenjave jo-humane, agresivitetit e deri në formësim të per-sonalitetit antisocial, a kriminal. Djemtë mbi të cilët është ushtruar dhunë, kategoria që nga i dhunuar në të ardhmen kthehet në dhunues, ve-projnë mbi bazën e motos “Me dhunë arrihet gjithçka. Dhuna të jep atë çka dëshiron”. Duke iu nënshtruar dhunës në fëmijëri, ata humbasin shprehitë verbale apo i kanë ato tepër të varfra e jo adekuate dhe përforcojnë ato joverbale. Nuk njohin as dialogun, as debatin e diskutimin. Aspekti emo-cional goditet rëndë dhe zhvillohet mungesa e dhembshurisë, dashurisë, mizoria, indiferenca e ftohtësia për vuajtjen e tjetrit a mungesa e empatisë. Ata mësojnë të njohin e përdorin vetëm agresivite-tin fizik, trembjen e tjetrit, dhunën në raportet me tjetrin.

Ndikimi i dhunës pësuar në fëmijëri është i fuq-ishëm tek të dy sekset, por ka dhe ndryshime a va-riacione gjinore për sa i takon goditjes së aspekteve emocionale e atyre intelektuale: Kështu vajzat, ndryshe nga djemtë, (sigurisht me përjashtime të vogla vajzash që mund të bëhen të dhunshme) i ta-kojnë kryesisht kategorisë së parë. Ato adaptohen me mendimin që dhuna është normale dhe për rrjedhojë përshtaten për të mos thënë aftësohen, për t’iu nënshtruar dhunës e për ta pranuar atë si normale a të zakonshme në marrëdhëniet e tyre të ardhshme intime a familjare. Tek ato zhvillohet kësisoj veç frikës, nënshtrimit edhe kompleksi i inferioritetit. Kur ende nuk kanë krijuar familje, ato fillojnë të praktikojnë përjashtimin a mënjani-min nga grupi shoqëror të të tjerëve që iu duken të rrezikshëm, (sidomos meshkujve) e kur nuk e re-alizojnë këtë, mënjanohen edhe vetë. Thashethe-mi ka gjithashtu ndikim të madh tek ato e përdo-ret si armë e të pafuqishmëve prej tyre. Por në përgjithësi të dyja palët, meshkujt e femrat, hum-basin ndjeshmërinë karshi sjelljes së dhunshme dhe kur rriten e pranojnë atë si normale. Po kësh-tu, kur rriten a më herët, angazhohen vetë në sjel-lje të dhunshme, si prindër apo në raport me të tjerë. Të rriturit në familje të dhunshme, qofshin meshkuj a femra, gjithashtu pranojnë më lehtë dhunën në kurrizin e vet, ose e tolerojnë atë duke mos e parë si të tillë edhe sepse në disa raste ajo mund të jetë më e vogël se ajo që kanë provuar vetë në fëmijëri. Ky është një lloj adaptimi që sjell tjetër-sim të personalitetit njerëzor.

Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas viteve ’90 dhe si lidhet ai me përshtypjet e të huajve për ne para hapjes. Reputacioni i shqiptarit të keq. Psikologu, prof. dr. Ylli Pango, në një rubrikë të përjavshme për MAPo W do të trajtojë probleme të ngjashme sociologjike e filozofike, si një lloj ure mes realitetit dhe interpretimit të tij.

të rriturit në familje të dhunshme, qofshin meshkuj a femra, gjithashtu pranojnë më lehtë dhunën në kurrizin

e vet, ose e tolerojnë atë duke mos e parë si të tillë

edhe sepse në disa raste ajo mund të jetë më e vogël se

ajo që kanë provuar vetë në fëmijëri. Ky është një lloj

adaptimi që sjell tjetërsim të personalitetit njerëzor.          

IDI, eSSI,uNI 5PSIKoLoGjIA SoCIALe ShQIPtARe

Dhuna në fëmijëri dhe pasojat; reflektim për fenomenin në vendin tonë

e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

Page 30: Gazeta Mapo

30 e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

hakerët kanë sulmuar dje të paktën dy faqe të internetit që janë nën autoritetin e Koresë së Veriut dhe të liderit Kim jong-un. Ata kanë postuar foton e tij me turinj derri dhe tatuazhin e Mickey Mouset, pikërisht në kohën kur tensionet në Gadishullin Korean janë shtuar pasi Pheniani ka dhënë dritën e gjelbër për sulmin bërthamor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në faqen uriminzokkiri.com është mundur të shihet fotomontazhi i Kimit me nënshkrimin: “(Ai) kërcënon paqen botërore me raketa interkontinentale dhe armë bërthamore/ (Ai) harxhon të hollat derisa populli i tij vdes nga uria”. Po ashtu, në fund ka figuruar edhe kjo: “Ne jemi Anonymousët”, në sfondin e zi me shkronja të bardha. Ky grup, pra Anonymous, ka konfirmuar se e kanë kryer këtë sulm dhe se kanë hyrë në 15 mijë llogari të uriminzokkiri.com dhe të një sajti tjetër nën kontrollin e Phenianit. Vërtetësia e deklaratës nuk mund të verifikohet, por fakti që dje dhe sot uriminzokkiri.com nuk mund të hapet mund të jetë dëshmi e vërtetësisë.

Kim jon-uni me feçkë derri

1

4

1

8

7

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!numra me 3 shifra:298, 320, 428, 599, 628, 711, 832, 935.numra me 4 shifra:0642, 3482, 4435, 5212, 5656, 6251, 6928, 8562.numra me 5 shifra:03216, 15223, 22530, 25632, 28251,

44142, 44152, 45124, 51549,52632, 54158, 55546, 55985, 63259, 85145, 93346.numra me 6 shifra:150534, 201563, 212032, 230265, 252122, 267161, 272219, 525811, 532026, 562541, 564562, 584784, 592555, 597548, 664215, 987451.

numërkryq

gjen

i 10

ndry

shim

eT

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

horizonTalishT1. Vendosja në vendin e vet e çdo gjëje. 7. Ëmbëlsirë që bëhet me niseshte, me gjalpë a me vaj dhe me sheqer. 12. Industria ushqimore. 13. Pronar tokash më i vogël se beu. 14. Rrugë e ngushtë ku vihen binarët e trenit. 15. organizatë Sigurimi. 16. Veshje serioze. 18. Koha e caktuar, kur hahet ushqimi gjatë ditës. 19. Shtet në Azi. 23. tregu europian. 24. Qytet i madh në Belgjikë. 27. Ka edhe një vaj të tillë. 29. Plot, përgjysëm. 30. tmerr i madh. 31. Yll kinemaje, mbrapsht. 32. Shenjë e horoskopit. 33. Radio tirana. 35. Lumë i madh në Amerikën e Veriut. 36. Agjensi Kulturore. 37. Gjëra që s'duhen, e hidhen. 41. Përemër vetor. 42. Njeri që s'bindet, e ngre krye. 43. zakonisht rri te dera e një institucioni. 45. Kolonja i njohur i këngës. 46. Sigla e elbasanit. 47. Luis, ish-futbollist i njohur portugez.

VerTikalishT:1. thirrje me zë të lartë, britmë. 2. Rregulli sipas të cilit janë vendosur pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhënie të caktuara. 3. frikësoj në dialekt. 4. Infermiere në maternitet. 5. Instituti Gramatikës. 6. Specializim pasuniversitar. 7. Beqja, psikolog i njohur. 8. Pjesëz mohuese. 9. Qytet i madh në Spanjë. 10. Disertacioni që mbrohet për të marrë gradë shkencore. 11. Ana e jashtme artistike e diçkaje, hijeshia. 14. forma. 17. Pjesë që luhet në fillim të një opere. 20. Deve në mes. 21. Me shpejtësi të ulët. 22. Njeri që kapet pas vogëlsirash a pas cikërrimash, shpirtvogël. 25. Instituti ekonomik. 26. Myler, ish-futbollist i njohur gjerman. 28. Krijuesi i një vepre. 34. Shtet afrikan në brigjet e Mesdheut. 38. Artikull i gjatë me karakter kritik. 39. Bakër në dialekt. 40. Përemër vetor. 41. Përemër vetor. 44. organizata Gruas.

fjalëkryqi klasikfjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

3 9 58 7 2 9

4 9 1 58 3 75 7 81 5 3

3 1 7 97 6 4 5

8 1 3

5 3 68 4 6 7 2

5 1 9 71 2 8

58 6 91 6 4 8

2 5 7 8 6 38 4 5

horosKopi javor

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13 14 15

16 17 18

19 20 21 22 23

24 25 26 27 28 29

30 31 32

33 34 35 36

37 38 39 40 41

42 43 44

45 46 47

luani (23/vii-22/viii) virgjeresha (23/viii-22/iX)

Do futeni në një fazë të re sot në jetën tuaj në çift. Marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Mundohuni të përfitoni sa të mundni! Për beqarët dita do jetë mjaft e favorshme dhe e mbushur me premtime. Do jetë gabim i pafalshëm nëse ju nuk përfitoni deri në maksimum. Do bëni investime të mira të cilat do ja rritin të ardhurat. Do zgjidhni edhe një problem.

Saturni do ndikoje në jetën në çift dhe do ju ndihmojë ta kaloni më lehtë krizën që ka fil-luar. Mos u bëni shumë kërkues dhe të pa-duruar! Ruani gjakftohtësinë që të mos përsëriten zënkat. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri por gjithsesi nuk duhet ta humbin shpresën. Marsi dhe Mërkuri do e ekuilibrojnë buxhetin dhe për disa financat do të kenë rritje të konsiderueshme.

binjaKeT (21/v-20/vi) gaforre (21/vi-22/vii)

të gjithë çiftet do të marrin bekimin e Ve-nusit dhe do ia kalojnë për bukuri. Mund të ketë edhe përmirësim të marrëdhënies me atë që keni në krah. jeta sentimentale e be-qarëve do jetë e paqëndrueshme. Do kenë dashuri me shikim të parë por që shumë shpejt falë neglizhencës suaj do kthehen vetëm në miqësi. Në planin financiar do ju jepen mundësi mjaft të mira. Përfitoni!

ju që keni një lidhje dhe ndiheni të lumtur për këtë, Plutoni do ju sjellë një fllad roman-tizmi. Nga ana tjetër, nëse marrëdhënia juaj me partnerin nuk po shkon si duhet, mund të ketë edhe ndonjë ndarje. Beqarët duhet të përfitojnë nga mundësitë që do ju jepen për të bërë takime. Do njiheni me dikë se-rioz por të mrekullueshëm. Mos jepni hua sepse do ju duhen shumë paratë. Ruajini!

dashi (20/iii-20/iv) demi (21/iv-20/v)

Për shkak të mungesës së ndikimit të planetëve që sillnin probleme në jetën tuaj në çift, pjesa më e madhe prej jush do kalojnë një ditë të këndshme. edhe nëse keni pasur probleme me komuniki-min gjërat do të zgjidhen. ju beqarë që po kërkoni me ngulm ndjenjat e forta do keni fat. Me financat do keni probleme, por pa pasoja të rënda.

falë jupiterit, jeta në çift do jetë e qetë dhe e disiplinuar. edhe njëherë tjetër do kupto-heni për çdo gjë me të dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Beqarët do kenë dashuri platonike. Mos u bini me shkelm mundësive reale që mund t’ju jepen. Këto të fundit do jenë edhe jetëgjata. Kujdes me menaxhimin e financave. Duke shpenzuar nuk do mund të arrini objektivat që i kishit vënë vetes.

ujori (20/i-19/ii) peshqiT (20/ii-19/iii)

A priori, prezenca e Venusit do duhet të mbronte jetën në çift, por në fakt ju do jeni të shpërqendruar dhe mendimet nuk do ju përputhen shumë me njëri-tjetrin. Për be-qarët do jetë në program joshja. Përfitoni nga kjo për të bërë për vete atë që ju pëlqen. Me pak përpjekje do ia dilni! edhe sot do je-ni të mbrojtur në planin financiar.

Mos mendoni se jeta juaj në çift është e shkëlqyer dhe asgjë nuk mund ta prishë am-bientin e krijuar. tregohuni pak më dyshues dhe do e shihni që gjerat do shkojnë më mirë. Nëse jeni vetë, do futeni në një etapë të re me perspektiva të reja. Venusi do ju bëjë më tërheqës dhe joshës. Marsi do ju nxitë të shmangni shpenzimet e mëdha.

shigjeTari (22/Xi-21/Xii) bricjapi (22/Xii-20/i)

Nëse jeni në çift partneri do ju surprizojë dhe do jua ndryshojë tërësisht jetën. Ndihmoje-ni edhe ju me imagjinatën tuaj. Më në fund do shpëtoni nga rutina! Beqarët do jenë në kërkim të emocioneve të forta dhe drithëruese, por kur t’ju jepet rasti do e keni të vështirë të angazhoheni. Sektori i financave nuk do jetë shumë i mirë por ka mundësi të merrni një kompensim nga një punë e bërë.

Marsi do ju bëjë shumë të drejtpërdrejtë në lidhjen tuaj dhe do ju mungojë durimi. Disa ed-he mund t’i pranojnë këto, por ka disa që nuk do u pëlqejë aspak kjo mënyrë të sjelli dhe do lindin debate. Beqarët nuk do ndihen më vetëm sepse Venusi do ju sjellë një takim të veçantë. fatmirësisht situata financiare nuk do jetë problematike por mirë është të treg-oheni pak të kujdesshëm me shpenzimet.

peshorja (23/iX-22/X) aKrepi (22/X-21/Xii)

falë influencës pozitive të Venusit do mund të krijoni një klimë më të ngrohtë në jetën në çift. Partneri do pranojë t’ju besojë më tepër se më përpara dhe kjo do ju bëjë të ndiheni edhe më mirë. Për shumë prej beqarëve do ketë një rilindje të pasionit. Priten edhe dashuri me shikim të parë. edhe pse nuk do keni probleme financiare, këshilla që ju japin yjet është: bëni pak kursime!

Për shkak se do flirtoni më shumë sesa duhet me dikë dhe partneri do ju shohë, do lindin mjaft debate. Kujdes sepse gjërat mund të shkojnë edhe më keq sesa mendo-ni. Beqarët do e kenë më të vështirë të ndër-tojnë një lidhje gjatë kësaj dite. Dielli do ju bëjë te keni një rritje të konsiderueshme të financave, por ju nuk do dini t’i mbani duke shpenzuar pa limit. Kujdes!

Page 31: Gazeta Mapo

31e shTunë-diel, 6-7 prill 2013 www.mApo.Al

Alfred lela

Fillimi i fushatës së zgjedhjeve më gjeti në këndin e mënjanuar të meditimeve dhe dëshpërimit. Kështu shkruan Prec Zogaj në një prej librave me ese politike botuar para 10 vjetësh, por duket sikur kjo fjali përshkruan të sotmen e tij. Meditimi më shumë se dëshpërimi duket se banojnë në mendimet e Prec Zogajt, në kokën e tij ku grija është ulur mbi flokë duke i dhënë hijen e një patrici, një shenjë e histo-risë së stuhishme të poetit-politikan. Është më vete tani. Para pak ditësh ka hedhur mbi letër ndarjen nga Opozita e bashkuar pas vendim-it të liderit të saj, Edi Rama për të ftuar në ko-alicion parazgjedhor një prej partive qeveri-tare, lëvizjen socilaiste për integrim. “Intele-ktualisht e politikisht jam kandiduar kundër kësaj aleance, kundër marrëveshjes e ko-alicionit opozitar aktual”, kumton Zogaj. Në një kafene të Tiranës, pak metra larg studios së tij ku ngjiz libra dhe bën kalkulime politike, ai herë pas here ngre kokën nga televizori në mur ku shfaqet figura pa zë e me titra e krye-socialistit Rama. Të duket disi e cuditshme që rama ka braktisur një orator e një shkrimtar si Zogaj për Ilir Metën, i cili kur e pyetën për Kurbanin tha: “Ilirin e besoj se nuk e ka lexu-ar. Iliri nuk lexon libra”. Pse, atëherë? Prag-matizëm po e quajnë këto kohë.

A e shqetëson Zogajn kjo përpjekje noncha-lante për të demistifikuar moralin e mistifi-kuar pragmatizmin politik, për të kaluar si të ishte një vesë shi një salto mortale nën shku-jdesjen e frazës ‘oh, është politikë’? “Ky është një pragmatizëm që shkon përtej termit, për kohën dhe mënyrën me të cilën u krye. Një pragmatizëm që likujdon cdo rregull, një prag-matizëm që shkon përtej edhe vetë makiavel-izmit”, përgjigjet Zogaj. Shton se pasojat e kësaj janë antiedukative sepse shkojnë në kah të kundërt me shkollën politike perëndimore që jemi munduar të imitojmë e të fusim në shq-ipëri. Është, vijon ai, shthurja e një investimi të gjatë për një kulturë politike normale.

Cfarë tjetër shkon përtej normales në këtë pakt të ri PS-LSI? Koalicioni i ri prish skemën mazhorancë-opozitë, bie kuptimi i garës, përgjigjet Zogaj duke shtuar se kjo e privon publikun nga gjykimi më vete i një partie qe-verisëse. Por, politikani që jo vetëm e jeton dhe studion por edhe shkruan për politikën, sic dëshmojnë 5 librat me ese që përbëjnë një ba-zë të antropologjisë politike shqiptare të tran-

zicionit demokratik, sheh edhe shenja të tjera te kjo lëvizje. “Nuk është thjesht koalicion, është dicka më shumë, është një shkrirje e PS me LSI”, vëren ai. Arsyetimi i kësaj ka të bëjë me atë se PS po fut në listat e saj kandidatë të Lëvizjes socialiste për Inttegrim. “Është si një kthim në fis”, ngulmon Zogaj që vazhdon ta shpërqendrohet nga televizori. Ai është mes bisedës me mua dhe sinjalit televiziv, sic ka qenë dy-tre javët e fundit mes Ramës dhe largimit prej tij. Kokën diku, e zemrën tutje. Historinë në PD, e aktualitetin në kampin kundërshtar.

BISEDA RROTULLOHET TE ATO DY JAVE të turbullta mes tij dhe Ramës. Një ece-jake komunikimesh e sqarimesh që u pasqyrua në shtyp njëanshëm: Zogaj që fliste e rama që s’pipëtinte. Zogaj thotë se ishte një përpjekje e tij për të vendosur kontakte, për ta parë në sy, për t’i lexuar heshtjen, gjestet. “Jam i vjetër në politikë’, sqaron butë sikur të thoshte se po i pëlqente kjo kafe. Shton se në komunikim e sipër po kërkonte një arsye të cilën pranon se e gjente te ajo që po ndodhte, por nuk i beso-hej. Ndodhesha, dhe citon Migjenin, përballë një mali që s’bëzan. Derikur një ditë, në mes të komunikimit që më shumë në fakt ishte ‘lex-im’ që Zogaj i bënte Ramës hyri një fjali që i shkundi të gjithë; malin e heshtur, Zogajn që qiste fallin e tij politik mbi letrat e Ramës, por edhe raportin mes tyre. Po pres LSI, i tha.

Jo se nuk e pat ditur. E pat lexuar te gjestet, shenjat, heshtja e Ramës. Sic thotë duke nxjer-rë prej sëndukut erëmirë të metaforave një maksimë ala Zogaj: Arsyetimi është më lajm se lajmi; shkon te e vërteta më shpejt se lajmi.

Komunikimi, megjithatë vazhdoi. Një lo-jtar i vjetër i politikës nuk e ka të drejtën të trembet para tundjes së parë të këmbëve. “Doja t’i transmetoja përtej fjalëve të folura, një gabim me G të madhe që po dukej në hori-zontin e aksionit tonë politik. Sigurisht me aq sa më kishte hije dhe me sa forcë kishte argu-menti im politik.” Pika G e gabimit ishte LSI. Më shumë se kaq, ishte edhe dicka e panatyr-shme, që nxirrte edhe një mungesë transpar-ence. Një Pazar mes dy njerëzve. Një after the fact për të tjerët. “Ai i dha ilir metës, një partie të mazhorancës, atë që opozitarët ia kërkuan e nuk e morën; vende në listat e PS.”

RRESHTON EDHE TE TJERA MINUSE të kalimit të LSI me Opozitën dhe njëra prej tyre është shmangia e ligjësive: cila është arsyeja e

ikjes së Metës nga qeveria? LSI iku në nxitim të madh, sipas zogajt, sepse ata nuhatën se edi rama nuk e kupton forcën e vet, nuk e kupton forcën e opozitës. Ndërkohë që Lsi, sipas tij, nuk ishte dhe aq e bindur te forca e saj. “Rezultati i 8 majit ka qenë i fabrikuar: LSI nuk ka marrë realisht aq vota dhe ata vetë nuk e besonin se do merrnin aq edhe këtë herë, dhe prandaj ikën te PS”. Por, a ka patur dicka pozitive te kjo ale-ancë ‘e pashenjtë’ mes dy forcave të majta? Zogaj e fillom me rreshtimin ideologjik: tani se-cili është në shtëpinë e vet; të majtët përballë të djathtëve. “Ky ideologjizim i garës i ka bërë mirë edhe PD: është një kushtrim për të djathtën e cila është zgjuar.”

E djathta që është zgjuar, a është e zgjuar, a e ka shqisën për Preccin një penë inteligjente dhe një ideolog, apo edhe brenda saj ndodhet një ilirmetë që e vret papushim hijen e preçzoga-jt, kujtimin e tij, bashkë me mundësinë e rik-thimit në PD? Shfletimi mbrapsht i historisë së tij me Demokratiken është një rilexim i Pre-ccit nëpërmjet librave të tij. Ai e ka dokumen-tuar në stil të hijshëm projeksionin e vet mbi skenën politike shqiptare të këtyre 20 e ca viteve, por edhe pluhurin e kësaj skene në jetën dhe aksionin e tij. Kur flet për ndarjen me PD, një divorc të palumtur të kthyer në libër, ai e kujton si një incident që lidhej me re-spektin. “Partneriteti ekzisiton kur mbështetett te respekti; nuk ka qenë një ven-dim emocional, sepse, thonë shpesh ‘ai është poet, merr vendime emocionale. Unë mund të jem emocional në poezi, por jo në politikë aty jam shumë i ftohtë.”. I tillë, i ftohtë e pa pasion, duket se ka qenë vendimi i tij për të mos e pranuar propozimin e Berishës në zgjedhejt

parlamenare të vitit 2009: i shtati në listën e Shkodrës. Një pozicion që në fakt do i kish sig-uruar katër vite si deputet i mazhorancës. Katër vjet më vonë, kur sapo ka kryer aktin e fundit të largimit nga një tjetër bllok politik, Zogaj thotë se lëvizjet e tij nuk kanë qenë zgjedhje. “Më shumë kanë qenë ikje nga një ngjarje, kanë ndodhur për të manifestuar in-dentitet.”

Identiteti i tij sigurisht shtrihet edhe te zh-vendosjet: themeluesi i Partisë Demokratike, pak pas ardhjes në pushtet të saj, u bë një prej ikanakëve gjatë skizmës së parë të Demokratëve prej nga doli PAD. Kur Demokratët humbin në zgjedhjet e vështira e të pabarabrta të 97-ës, Zogaj bëhet këshilltar i Presidentit Mejdani e më vonë Ministër në qeverinë socialiste. Pas një bashkëjetese të vështirë me të majtët, në 2005 kur Sali Berisha bën Hapjen e Madhe ai kthe-het në PD bashkë me shumicën e ikanakëve të tjerë. Katër vjet më vonë, nuk e pranon vendin e 7-të në listën e PD në shkodër. I bashkohet ak-sionit të opozitës së bashkuar ku përvec tij mili-tonin edhe ‘renegatë’ të tjerë të djathtë: Ngjela, Ndoka e Kurt Kola i të Përndjekurve. Ikën dy muaj para zgjedhjeve kur Edi Rama bën pakt me Ilir Metën.

Nga hiri titullohet një prej librave të Precc Zogajt ku interpretohet ringritja si e sfinksit e Partisë demokratike të shtyrë në margjina në zgjedhjet e vitit 1997. I tregoj dy tre fragmente të nënvizuara në libër. I lexon. “Po të kisha lex-uar librin tim ndoshta nuk do isha bërë pjesë e kampit opozitar”, thotë duke qeshur. Ndosh-ta shakatohet, ndoshta jo. Një ndoshta e mad-he është edhe e nesërmja politike e Prec Zoga-jt. Por, ai ka jetën e tij paralele. Qorron sytë para kompjuterit duke bërë shkrime për gazetat për të mbajtur familjen, sicc ka shk-ruar vetë në një koment të para do kohëve. Ndërkohë ka në dorëshkrim Plazmimin një tekst që pret të bëhet libër dhe që flet për ngjarjet e vitit 1991 dhe si ato formësuan his-torinë politike të njëzet viteve të mëpasme. “Ndoshta ky është një teskt që më pengon për t’u bashkuar me PD’, thotë sërish me të qeshur. Ka cuar në shtypshkronjë edhe bocat e librit të fundit me poezi që del së shpejti. Në të ka një poezi për të atin të cilit i thërriste nga obor-ri, sipas zakonit të vjetër: o, Gjon Zogaj! Jo nga oborri, por nga telefoni, ai ndoshta pret, nga ora në orë, një zë të vjetër që ta thërrasë për diku: o Preç Zogaj!

Profil

Ai që lexon heshtjen e Ramës dhe historinë e Berishës

Preç zoGAj

Skica nga Bujar Kapexhiu

Publiku jeton nëëpr ndodhi të shkëputura, historia në lidhjen e tyre. Publiku manipulohet. Historia jo. Publiku sheh kryesisht dukejn e gjërave, historia sheh thelbet.

Nga hiri-Prec Zogaj

“ndoshta ky është një teskt që më pengon për t’u bashkuar me pd’, thotë sërish me të qeshur. Ka cuar në shtypshkronjë edhe bocat e librit të fundit me poezi që del së shpejti. në të ka një poezi për të atin të cilit i thërriste nga oborri, sipas zakonit të vjetër: o, gjon Zogaj! jo nga oborri, por nga telefoni, ai ndoshta pret, nga ora në orë, një zë të vjetër që ta thërrasë për diku: o preç Zogaj!

Page 32: Gazeta Mapo

32 E shtunë - E diEl, 6-7 prill 2013 www.mapo.al

CMYK


Top Related