aqif isaku bota jone

135

Upload: cabej

Post on 08-Mar-2016

306 views

Category:

Documents


14 download

DESCRIPTION

Roman per femije

TRANSCRIPT

Page 1: Aqif Isaku BOTA JONE
Page 2: Aqif Isaku BOTA JONE
Page 3: Aqif Isaku BOTA JONE

Aqif ISAKU

BOTA JONË

Page 4: Aqif Isaku BOTA JONE

Biblioteka: Romane për fëmijë

Redaktor: Rami Kamberi

Recensent: Rrahim Sadiku

Ballina: Sami Beqiri

Lektor: Sahide Mustafa

Korrektor: Nevzat Zeqiri

Tirazhi: 1000 copë

Libri u botua me ndihmën financiare të Ministrisësë Kulturës në Republikën e Maqedonisë

Page 5: Aqif Isaku BOTA JONE

Aqif ISAKU

BOTA JONË(ro man për fëmijë)

Tetovë, 2009

Page 6: Aqif Isaku BOTA JONE

CIP - Katalogimi në publikimBKU "Sh. Kliment Ohridski" - Shkup 821.18(497.7)-1 ISAKU, AqifBota jonë / Aqif Isaku - Tetovë: "Çabej", 2009. 134 fq.; 20 cm. ISBN 978-9989-150-52-4

Page 7: Aqif Isaku BOTA JONE

Ka kohë që mes fushës së shpateve të Malit të Lartë gja lllëron qyteza Gorrishtë. Kullat edhe sot shikimet ikanë me gjuhën e fustanellave dhe ngjyrën blu si nëkohët e motit kur shqiponjat fluturonin qiellit për t’itreguar tokës se ne jemi rojtarët. Edhe rufetë i kapim mekthetra që në trojet tona të rriten lirshëm liridonët dheliridonat në kulmet e kullave...

Kështu kishte lexuar Era në rrasën e dytë te Shkëmbi i Fidanishtes ku tundeshin djepat e ardhmërisë.

Sa për t`u treguar të tjerëve, edhe Era tek rrasa etretë, kishte shkruar me shkronjat e tokës:

Quhem Era. Jam njëmbëdhjetëvjeçare dhe ndjekmësimet në klasën e pestë. Thonë se jam shumë e bukur!Në flokët e gjata me bishtaleca të lëshuara gjithmonëmbaj një fjongo të kuqe. Kam shumë dëshira. Dëshiroj tëëndërroj dhe të fluturoj me ëndrrat. I dua edhe lodrat. Në dhomën time të vogël kam njëmijë e një sosh.

Më të dashur e kam kukullën që për ditëlindjen edhjetë ma ka dhuruar një shoqe nga fshati i tretë imalësisë së Malit të Lartë. Unë nuk ndahem nga kukulla.Flejë dhe zgjohem me të.

5

Page 8: Aqif Isaku BOTA JONE

Çdo mbrëmje me mikeshën më të dashur gjyshja mëvë në gjumë duke më tregua përralla. Dhe, duke dëgjuarpërrallat e ëmbla të gjyshes, në syçkat e mi vjen gjumibashkë me ëndrrat. Ato më marrin me vete dhe mëshëtisin mbarë rruzullit tokësor.

Herë-herë më shëtitin nëpër vendet më të bukura,herë më çojnë edhe aty ku nuk ka shkelur këmba enjeriut. Kaloj dete, oqeane, lumenj, male të larta…!

Unë jam e lumtur, por, lumturia ka një dhembje, tëcilën duke ëndërruar kërkoj që ta shëroj, ndaj edhe jetojme ëndrrat dhe për ëndrrat. Dua që ato të vijnë çdo natëdhe të mos më harrojnë kurrë.

Jam Era si Erë! Herë e ëndrrës, herë e zhgjëndrrës.Herë pasqyra më duket rrasë, e herë rrasa pasqyrë. Gjuha s`më ndalet dot...

– Oh, harrova të them! Jetoj në një vendbanim tëshquar për nga lashtësia.

Kështu një ditë Era i thoshte vetes duke u shikuar nëpasqyrë, se pa dashur në shpirtin e saj lindi një ëndërr,ëndërr për të cilën e detyronte kukulla prej kashteShpresa, të cilën ia kishte falur shoqja Nita e bija estaneve, që një ditë iku me lot në sy drejt tokës ku bukadhe uji shijen e kishin të hidhur, por shikimet plotshpresë.

Iku edhe nga vetja, për t`u takuar me një shok tëpandarë, të cilit ia rrëfente ëndrrat që i kishte shënuar në

6

Page 9: Aqif Isaku BOTA JONE

ditar, si dhe rrëfimin e zemrës i cili fshehte një dhembjeqë pa dashje i ishte strehuar në shpirt.

– Më dëgjon mik i dashur! – e fillon bisedën Era, duke iu drejtuar Shkodranit.

Çdo natë më flasin ëndrrat! Një natë më thanë se tytë kemi zgjedhur mbretëreshë të përrallave! Shkruaj mëthoshin se dikush duhet t`i përcjellë brez pas brezi ato qëkanë ndodhur e ndodhin këtyre anëve. Ato na duhen. Dotë jenë dëshmi e shumë të bëmave dhe legjendave, tëcilat edhe sot e kësaj dite tregohen.

Mirë ju thash. Po si do të shkruaj, kur unë jam ende evogël! Për shkrime të tilla duhet të jesh shumë më e rritur seç jam unë.

Mos kij dert më thanë. Ne jemi ato që do të mësojmëtë shkruash. Ne i dimë të gjitha ndodhitë që nga lashtësia. I pasur është ky vend me to. Këtu njerëzit janë rritur melegjendat, ashtu siç do të rritesh edhe ti Era e dashur.

Ëndrrat sikur më detyronin, herë të bëhesha piktoree herë poete.

Dhe fillova në ditarin tim të shënoj atë që dëgjoja përndodhitë e viteve të ikura, për të sotmen dhe për tëardhmen e malësisë së Malit të Lartë.

Për ta plotësuar amanetin e të parëve të mi dheatyre që u flijuan për këtë tokë, për të mbledhur sa mëshumë dëshmi, mu desh që të largohesha nga shtëpia për disa ditë.

7

Page 10: Aqif Isaku BOTA JONE

Dhe, kur ëndrrat prapë fillonin me lojën e tyre, sërishdukesha në dhomë ulur pranë dritares me shikimet andej kah buzëqeshte hëna sikur fytyra e Nitës.

Nuk dija ç`të të bëja me dhembjen që ma shtontekukulla Shpresë dhe vendosa të largohesha disa ditë ngashtëpia dhe t`i bie Malit të Lartë anembanë, për tëkërkuar atë që më thoshin ëndrrat.

Mu kujtua shoku im Trimi dhe e ftova që të më pristete udhëkryqi i tretë i rrugës së shtatë, që të shpie drejtkatundit Stani të malësisë së Malit të Lartë.

Besoj se keni dëgjuar për Trimin. Ai është ngakatundet e malësisë së Malit të Lartë. Banon te stanetpranë Gurit të Shqipes, disa hapa rrugë nga buron Lumi iBardhë, që emrin e kishte marrë nga një legjendë e këtyre anëve, kur një e bukur e kësaj malësie, në kërkim tëdashurisë, duke qarë e kishte çarë Gurin e Trimave dheishte shndërruar në tri burime, kurse sytë e saj në dyliqene.

U nisa menjëherë pa i treguar askujt nga shokët dhemiqtë, pos gjyshes, madje nuk i tregova as mamit dhebabit.

Me të arritur te stanet, shoku im u habit kur iu shfaqa papritur dhe i kërkova që njërin nga stanet të ma jeptemua.

Filloi të bëjë shaka, duke menduar se jam me gjyshinose ndonjërin nga prindërit. Jam vetë i thashë.

8

Page 11: Aqif Isaku BOTA JONE

– S`ka prob lem tha, dhe më drejtoi te Stani i Pestëandej nga dukej lumi.

Nga një birucë e vogël e stanit e shikoja rrjedhën elumit dhe pranë tij sesi ngriheshin shpatet e Malit tëLartë.

I shikoja malet e larta që e rrethonin hapësirën kugjallëronin stanet dhe i jepnin hijeshi rrethinës, e ku herëpas here blegëronin delet dhe dëgjoheshin të lehurat eqenve. Kështu më kaloi dita e parë.

Por të nesërmen, mjegullat sikur donin që të mëfrikësonin! Kërkonin nga unë të isha e heshtur!? Nukdonin që në ditarin tim të rreshtoheshin vargje ose mbifletë të dukeshin peizazhe.

Një pamje e tillë me një ngjyrë të mbyllur dhe disakrakëllima zogjsh ma shtonin dhembjen e shpirtit, që padashur ngulfatej në shtatin tim.

Kjo pamje, e cila mrrolej nga minuta në minutë, mëshqetësonte edhe më shumë. Mjegullat, grija e maleve,dukej se depërtuan brenda stanit tim.

U bë kohë e gjatë që ndjeja trysninë e një trishtimi tëtillë. Duke mos dashur që në shpirt ta ushqej frikën, ngavalixhja nxora kukullën prej kashte, të cilën e kam kujtimnga një shoqe e cila e kishte kujtim nga një shoqe e ikurnë botën e jashtme. Kujtoj se edhe sot jeton diku larg nëskaj të Anadollit.

9

Page 12: Aqif Isaku BOTA JONE

Dhe, për ta mundur frikën, kukullën e vura në skaj tëkomodinës prej thuprave të cilën e ka ndërtuar gjyshi iTrimit.

Më dukej se e shihja për herë të parë. Çuditesha sesimikesha ime nga një lëvore kashte kishte bërë një krijesëqë duket sikur ka shpirt dhe të flet. Ajo qeshte dhe krahëti mbante hapur; thua se më thërret, duke më folur: ti dotë jesh Era për Erën! Do të ecish rrugëve të saja për takuptuar kukullën prej kashte dhe, në shenjë kujtimi do tëjetosh përjetësinë e saj.

Nga mjegullat e kohës, sikur edhe shoqja mu drejtuasa për të ma tregua historinë e Erës të kohës së ikur. Po,atyre moteve kur jeta jetohej ndryshe!

E qeshur llafoste me mua shoqja ime, duke mëtreguar për një ngjarje e cila kishte ndodhur para shumëviteve në një kamp, ku familja e shoqes së shoqes sime ekishte vuajtur dënimin për arsye se gjyshi i tyre, dikurkësaj ane nuk kishte lejua që ata me uniformën qëmbjellin trishtim, t’ia vinin flakën Stanit në të vetminkatund ku jeta jetohej me gjuhën e plisit dhe me shikimete shqipes.

Më thoshte, se nuk kishte lejuar që t’i vihej flaka asedhe Stanit të Pestë ku jetonin dy pleq, të cilët motit ikishin qëndruar duke iu lutur Gurit të Shqipes që t`uakthente të birin, të cilin ia morën uniformat e njëperandorie, për të cilën thuhej se shekuj të tërë i merrnin

10

Page 13: Aqif Isaku BOTA JONE

foshnjat e porsalindura, duke i lënë nënat me shikimetkah rruga që shpie deri tek buzëqeshja e shpresës.

Kështu më thoshte shoqja ime, – fliste Era parashokut të saj Trimit. Dhe vazhdonte të më tregonte, seEra Era kishte qenë e bija e Sokolit, i biri i Petrit Kodrës tëcilin uniformat blu e gozhduan ditën e tretë të fundit tërobërisë.

Më thoshte se aty moti, në një mbrëmje vere, ishinmbledhur të gjithë në lamën e kampit për të zhveshurmisër.

Nëna e shoqes sime, e cila nuk ishte më e vjetër setridhjetë vjeçe, siç dukej nga fytyra ajo, i ndihmontenënës së saj. Pranë i rrinin ulur edhe dy pleqtë e kasollessë tretë. Të gjithë punonin, por nuk dinin se çdo t`u sjellëe ardhmja! I frikoheshin një jete të tillë. Por, jeta duhejjetuar!

Ashtu më thoshte shoqja ime dhe pleqtë e kasolles.Ndaj...!?

Duke dëgjuar Era Erën, u bë shpirt i Erës dhe ushndërrua në Erë, duke e kthyer motin e kohës që shekujt ia kishin ndaluar orën.

Kështu e vazhdoi Era bisedën me Trimin, duke ithënë:

– Afrohej mesnata. Sytë na mbylleshin për gjumë.Nuk kishim urdhër që ta qëronim të gjithë misrin dhe tafusnim nëpër koshere.

11

Page 14: Aqif Isaku BOTA JONE

Kur u zgjova, në duart e mia pashë një kukull prejkashtës së misrit.

Në vend të falënderimit për kukullën, pleqtë duhejt’u përgjigjeshin pyetjeve të mia?!... Pyetjeve që doja t’idija.

– Gjysh, kukulla a mund të dënohet?– Të gjithë janë të dënuar!?– Ata që janë dënuar, a e dinë ditën e mbarimit të

tyre?....– Dënimet që t’i jep dikush, mund të jenë të

përjetshme...?!– Kukulla, a pagëzohet...?Flisja me vete sa që zëri im dëgjohej deri te guri i dytë

i Lumit të Bardhë.– Tani sa po e pagëzova, e quajnë Shpresë, – u

përgjigj plaku i maleve.Dhe, jepja e merrja unë. Pak pas mesnate, misrin e kishin futur në koshere

dhe unë me dy pleqtë u nisëm për në shtëpi.Ditët kalonin. Unë rritesha sikur të më tërhiqte njeri

për flokësh. Shkolla fillore ishte larg. Ishim shumë fëmijë.Rrugës për në shkollë ecja e zbathur, sikur edhe shumicae moshatarëve të mi.

Pas shkollës merresha me punët e shtëpisë oseshkoja tek nëna që punonte te rrafshet e Arës së Madhe.

Vrapin si gjithmonë e mbaja tek plaku i maleve dheplaka e tij. Ata kishin sajuar një punëtori të vogël dhe

12

Page 15: Aqif Isaku BOTA JONE

gjithmonë do të krijonin diçka për mua; një palë nallane,stol e kushedi sesa gjëra tjera të vogla.

Unë shpesh shfaqesha para tyre me poezi dhe ditarin e jetës sime. Ua lexoja herë poezitë, e herë pjesë ngaditari.

Ata që më torturonin i emëroja me emra kafshësh,kurse atyre që më donin, u kushtoja poezi e tregime dhe imbaja si më të dashur në ditarin tim. Ata më lëvdonin për poezitë që kishin dashuri dhe shpresë për të luftuarmllefin. Pleqtë dita-ditës pakësoheshin, kurse unërritesha e rritesha!...

Mes nesh kishte fëmijë shumë të bukur. Unëshquhesha për bukurinë e fjalës, bile më kishte dalë namipër të thënat e mia!

– Era është shumë modeste – shpesh thoshte Trimikur u rrëfente të tjerëve për mua, ndërsa të tjerët manjihnin modestinë, sepse me të vërtetë thonë se jamshumë e bukur dhe fjalët e mia tingëllojnë ëmbël si mjalti.

Edhe pse pas ca muajsh do të kaloja nëklasë të gjashtë, kukullën nuk e lëshoja nga dora, madjeasaj i thosha që të shoqërohej edhe me kukullat tjera, tëcilat i bëja nga leckat që i gjeja nëpër rrugë.

E tillë ishte jeta asaj kohe. Bukën shpesh e hanimedhe të mykur. Një copë bukë gruri ishte lumturi, e cilandonjëherë kthehej edhe në fatkeqësi. Ai më i madhi osemë i forti, ta merrte nga duart.

13

Page 16: Aqif Isaku BOTA JONE

Një ditë, nuk di babait nga i kishte rënë në duar njëbukë e grurit, të cilën ma dhuroi mua dhe unë dola nërrugë për t`i parë fëmijët sesi lozin. Njëri prej tyre, mëduket se ishte Ardiani, ma rrëmbeu bukën dhe iku.

Nga inati shkova te pleqtë që t`u tregoj se ç`mëndodhi, por ata më qortuan edhe më shumë.

– Buka duhet të ndahet me shokët dhe miqtë!– E dija këtë, – i thashë plakut të maleve, por, ai nuk

më kërkoi, ma mori me forcë.– E ka detyruar uria, – ma ktheu përgjigjen plaku.– Pse unë nuk ua rrëmbej të tjerëve kur më merr

uria?– Njerëzit nuk rezistojnë njësoj ndaj urisë dhe

fatkeqësisë, – vazhdoi të më bind plaku i maleve.Më kot pritja që të më kuptonte dhe t`i vinte keq për

mua, që të mos më quaj fajtore. Dhe mendoja me vete që të mos i flasë më. Me këtë ide shkova në kasolle.

Shpikja lloj-lloj mendimesh për të akuzuar plakundhe për ta urryer. Desha që të mbajë inat, por inati imzgjati fare pak.

Mëria ime para mirësisë së tij, shkrihej si fjollat edëborës në dritën e rrezeve të diellit. Vendosa që ta takojpërsëri plakun e maleve dhe t’ia tregoj një tregim që ekisha shkruar për këtë ngjarje.

Pasi e mbarova dhe e lexova dy apo tri herë, ku unëdukesha si heroinë, kurse Ardiani si fëmijë i egër, i cili

14

Page 17: Aqif Isaku BOTA JONE

vetëm më sulmonte. Ai sikur nuk më dëgjonte, por mëpyeti:

– A e ruan akoma kukullën prej kashte?!...– Po, – i thashë, sa për të më dëgjuar se ende nuk më

ka ikur inati i ditës së ikur.– Po lodrat tjera, a i ruan akoma?– Po, – ia ktheva përsëri. Edhe lodrat tjera i kam, por

ç`lidhje kanë lodrat dhe kukulla me tregimin që e lexova.– e pyeta plakun.

Pa iu përgjigjur pyetjes sime, ma ktheu:– Era, sot për ty do të ndërtoj një tavolinë të bukur,

ku ti do të shkruash poezi dhe tregime për Ardianin. Përëndrrën dhe dëshirën e tij për të pasur një copë bukëgruri, një palë këpucë si tuat dhe një çantë plot me li bra efletore, si dhe një tavolinë si ti që e ke në qytet, bile edhenjë shtëpi si tënden, ku oborri të duket nga larg, ndërsaArdiani duke i vaditur lulet skajeve të oborrit, me njëkëmishë si tënden dhe me pantallona ngjyrë qielli.

Nuk e kuptoja miku im, pse kjo mjegullinë mes mejedhe Erës rritej e rritej. Më dëgjon Trimi? Nuk e dija se pseshkriheshin mes vete mendimet dhe kohërat! Desha të di se për cilën Erë flet plaku i maleve.

Inati sikur filloi të më shtohet ndaj plakut! Me vetethosha se plaku s`më paska dashur kurrë, ndaj vendosaqë t’ia kthej të gjitha dhuratat që m`i kishte dhuruar,madje edhe kukullën prej kashte. Vendosa që ta bëja këtë gjest në mo ment.

15

Page 18: Aqif Isaku BOTA JONE

E doja një vendim të prerë ndaj plakut të maleve paedhe ndaj plakës e cila nuk anonte në anën time, por mëshikonte sikur unë isha e ngarkuar me faj. Nuk e merrjadot vendimin. Mendja më thoshte mos shpejto.

Ika ashtu siç e kisha zakon dhe vazhdova rrugën përte stani ku bëja gjumin. Edhe kësaj radhe nuk ndodhi gjë.

Pas dy ditësh, përsëri u duka tek Stani i Pestë. Trokitanë derë. Plaku i maleve e kuptoi se desha që t`ia kthejdhuratat, bashkë me to edhe kukullën prej kashteShpresën që e kisha dhuratë nga shoqja ime.

Ai nuk më tha gjë. I mori dhuratat dhe kukullën dhe ivendosi mbi tavolinën e tij të ndërtuar nga thuprat dhevazhdoi siç e kishte zakon.

– Era, më tha, – të lutem ma jep dorën. Nuk mendova shumë dhe dorën time e shtriva mbi të plakut. Filloi të ma ledhatojë sikur herëve tjera kur dëshironte të më thoshte diçka me rëndësi.

Nuk e di sesi më erdhi që ta tërheq dorën. Mendojase me tërheqjen e dorës sime nuk do t’i jepja mundësi për t’u pajtuar.

Ai sikur e lexoi mendimin tim dhe filloi të maledhatojë edhe më shumë, duke mu drejtuar se unë jamnjë vajzë shumë e zonja, vajzë që i duhesha kësaj ane.

Më fliste për vjershat që ia lexoja,tregimet e mia që i shkruaja për kafshët, për bukuritë elumit dhe maleve që na rrethonin. Fjalët e tij sikur mëthoshin që të mos gaboja më.

16

Page 19: Aqif Isaku BOTA JONE

Dashuria për plakun filloi të më ringjallet. Lumturiadhe dëshira për të shkruar dhe menduar qartë e më qartë e kaploi tërë trupin tim.

– Eja, Era, – më tha, dhe bashkë hymë brenda nëstan.

U afruam pranë tavolinës që ishte e ndërtuar prejthuprave dhe më tha:

– Edhe kjo tavolinë është e jotja. E shikon!? Bashkëme tavolinën tuat janë edhe fletoret dhe librat, lapsatdhe ngjyrat si dhe vizatimet, madje edhe çanta prejlëkure është e jotja.

Në cep të tavolinës e shikoja një fustan shumë tëbukur. Fustan me ngjyra të lehta vere dhe disa dredhëzaqë dukeshin nga ana e parme, bashkë me një gjethengjyrë jeshile.

– Të gjitha këto janë të miat?! – e pyeta plakun.– Po, tuat janë. – më tha.Sa kënaqësi! Sa e lumtur u ndjeva. Nga lumturia nuk

e vëreja plakun sesi i radhiste lodrat që m`i kishtedhuruar, ashtu një nga një, si edhe kukullën prej kashte të shoqes sime. Pasi i radhiti të gjitha, më pyeti.

– Era, a e di se ku i kam marrë copëzat që i kamndërtuar lodrat për ty?

– Jo, nuk e di! – iu përgjigja.– Era, bija ime! Sa herë që gjeja dërrasa apo degë

druri të baltosura ia jepja lokes që t`i lajë, ngase mendjamë rrinte tek ti dhe mendoja se çfarë lodre të të bëja.

17

Page 20: Aqif Isaku BOTA JONE

– Edhe unë gjysh e kam bërë të njëjtën gjë. Sa herë që gjeja fustane të grisura apo copëza të tjera që hidheshinnëpër baltë, i laja dhe i bëja lodra për fëmijët e qytetit.

– Po, mirë thua, – tha plaku. Por, a e di historinë e Shpresës, kukullës prej kashtës së misrit?

– Jo, – iu përgjigja.– Kjo ka lindur nga copëzat e misrit të thatë, lëvoreve

që i ndaja që të mos më shihte askush për të bërë njëkukull që të gëzoja një fëmijë. Doja që një dhembje tavrisja me një buzëqeshje.

– Era, ti nuk e di sesi duket njeriu kur i merret bukanga goja me kërbaç! Ti nuk e di sesi vritet ëndrra... ?! –foli plaku, sa për ta vazhduar bisedën.

– Jo, nuk e di! – i thashë.– Po kur ta marrin bukën nga goja dhe të rrahin, të

gënjejnë, a nuk duket se dikush ta ka vrarë edhe ëndrrëndhe jo vetëm ëndrrën, por edhe mua!?

– Nuk iu përgjigja. Mblodha krahët dhe e shikojaplakun me habi!

– Po ti çfarë duhet të bësh, Era?! – Vazhdoi plaku.Duhet ta lësh që ëndrra të vritet dhe të mbetesh epërbuzur prej të tjerëve?! Apo ...

– Jo, unë duhet të hakmerrem për ëndrrën time tëvrarë.

– Bija ime, – mu drejtua plaku përsëri. Ka ndjenja mëtë bukura dhe më fisnike se hakmarrja.

– Po, – ia ktheva.

18

Page 21: Aqif Isaku BOTA JONE

– Por, a mund që ta marrish ndjenjën e vrarë, tëbaltosur, të zhgënjyer!? A mund ta ngresh nga baltashpirtin e shtrirë dhe të krijosh një varg, ku njerëzit tëprekin, të shohin, të ndjejnë, ta kuptojnë urinë,trishtimin, zhgënjimin dhe dhembjen.

Nuk desha që të vazhdoja më shumë dhe u largovanga stani i plakut të maleve, me shpresë se nesër ndoshta do të jetë më ndryshe.

Duke ecur rrugës për te stani që ma dha Trimi, nëlamën e tij ishin disa tavolina të shtruara dhe sikur Trimimë dha shenjë se ajo pranë drurit të vjetër ishte erezervuar për mua, kurse të tjerat ishin për disa mysafirtë ardhur nga larg, të cilët, kur mësova më vonë, kishinardhur për të studiuar këto anë, se mos rastësisht këtu ka diçka, që njerëzve do t’u shërbente për shumëçka.

Përgjegjësi i cili komunikonte me një djalosh nga njëqytet i Dheut të Lulëkuqeve, sikur donte të dinte edhe më shumë nga ajo që shihte. Kështu që përkthyesit i thoshteqë të komunikojë me mua.

Sado që ai dëshironte të më pyeste, fjalët ia kthejatroç, – pa përgjigje.

Pse ke ardhur më thoshte, madje pse kaq e vogël keardhur vetë? A e di se prindërit të brengosen!? – e pyetjetë tjera.

Nuk më pëlqente të flisja. Rrija e nemitur! Nuk e di sepse!?

19

Page 22: Aqif Isaku BOTA JONE

Natyra është zemërgjerë në këto anë si njerëzit! –më thoshte i riu nga Dheu i Lulëkuqeve.

Nuk ua ktheva fjalët, por u nisa drejt stanit tim dhe ushtriva në krevat, ku rrezet e diellit shtriheshingjithandej.

Herë mendoja për plakun e herë për kukullën prejkashte dhe lodrat e tjera që i lashë te ai. Më dilte paraedhe fustani që kurrë nuk e kisha parë më të bukur.Desha të dilja nga kolibja, por nuk dilja dot. Kjo sikur mashtonte vetminë dhe pendimin. Mendoja se akoma lartnë derë të stanit është kukulla.

I kujtoja fjalët kur ma dhuroi shoqja ime, se kukullaka shpirt. Ëndërroja se flisja me të, ndaj dhe vendosa qëta pyes?

– Si shpjegohet buzëqeshja jote edhe kur trishtimi tëshkel?!

– Ajo s`më kthente përgjigje, por, një zë sikur mëerdhi nga larg.

Po, ishte zëri i plakut që e kalonte përroskën për tëardhur deri tek unë.

- Era, – më thoshte, ti shkruan poezi të bukura,tregime plot e përplot fantazi, ndaj eja se të presin lodrat, kukulla prej kashte dhe se kafshët dhe shpezët e pyllitjanë tubuar vetëm për ty, bile sonte edhe lisat, gurët dhelumi janë nisur kah stani ku ti bën gjumin! Duan që t`idëgjojnë poezitë e tua.

– Poezitë e mia?!

20

Page 23: Aqif Isaku BOTA JONE

– Po, poezitë tua, – ma ktheu zëri, duke më pyetur seku dhe kur i kam krijuar ato bashkë me tregimet.

– Janë të shkruara në momente vetmie, – ia kthevazërit. I shkruaja ditëve kur e mira dhe e keqja bënin luftëmes vete, kur trishtimi dhe pasiguria ecnin qytetit tim.

Janë të shkruara kur vuajtja më thoshte; shiko mesytë e mi! Shikoi fëmijët dhe jepu shpresë! Shikoi pleqtëdhe falu dashuri!

Era, përsëri më thërriste zëri që vinte andej nga Stanii Pestë. Mos vallë sytë dhe fjalët t’i fali vuajtja, që gëziminta kesh gjuhë shprese?!

– Po, është e vërtetë! – iu përgjigja zërit. Pastajmendova:

O zot! Mendova! Plaku i Stanit të Pestë dhe plaka,mos vallë i kanë dhënë shpirt kukullës dhe lodrave tëtjera që zëri nuk më lë të qetë!?

Nuk di sesi mu dukë kukulla në skaj të derës dhe si ianisi me pyetje:

– Era, ti nuk ke më shumë se njëmbëdhjetë vite?– Jo, nuk kam, – ia ktheva kukullës, e pastaj?!– A do që ti të jesh unë, e unë të bëhem ti?– Jo, nuk jam e gatshme për të vazhduar bisedën.– E pse nuk më përgjigjesh Era?! – Unë jam ajo që jam dhe ashtu dua të mbetem!– Vetëm edhe për ca ditë nuk do të deshe të

zëvendësohemi? – përsëri më pyeti kukulla.– As për një minutë, – ia preva troç.

21

Page 24: Aqif Isaku BOTA JONE

Nga jashtë u dëgjua një e lehur e qenit.Sa herë që qentë lehnin, mua më kujtohej

komandanti i kampit të së keqes. Shijen e shpullave të tijende e ndjej.

Dhe, sërish mendja më shkoi te e kaluara e këtyreanëve dhe një ngjarje që tregohej me vite. Po, ështërrëfimi i Erës së kohës së ikur!

Në kamp kishte një çezmë. Rrinim orë të tëra aty nëradhë për një pikë ujë. Ndodhte që ujin nuk e shijonimkurrë. Shpesh gratë e uniformave blu vinin enët e tyresipër enëve tona, e unë si zakonisht, kur pritja radhën,lexoja ndonjë libër.

Një ditë e shihja kusinë time sesi mbushej, porgëzimin ma ndërpreu gruaja e komandantit, duke ederdhur ujin e shtyrë që t`ia lëshoj vendin.

– Ti ke frikë nga njerëzit?!– me hidhërim e pyeta njëplak që ishte aty, kur pashë se s`më del në ndihmë.

– Jo, – ma ktheu plaku! Nuk kam frikë, por kjo është e vetmja rrugë që t`i ikë kërbaçit.

Desha t’u ikë fjalëve, por plaku vijoi.– Këto anë kanë shumë kampe dhe burgje, madje

edhe vende ku të vrasin dhe siç e sheh, uniformatmbjella-keqe duan vetëm heronj që të ngopen.

Më dukej se u lodha nga fjalët e mia që jepnin për -gjigje. Nuk e di se si dikush më goditi. Mbeta e shtangurdhe nga inati vuaja me mendimet se shkaktare e së keqesisha unë.

22

Page 25: Aqif Isaku BOTA JONE

Pas dy ditësh shkova që ta takoj plakun dhe plakën te Stani i Pestë dhe u tregova se ç`më ndodhi, dhe pa dashjee pyeta:

– Urtësi, a do të ishe pajtuar që dikush të të fyentedhe të të rrahë me çka do që i ofrohej në dorë?

Duke pritur përgjigjen nga plaku, me një po ose jo, aimu përgjigj lehtë.

– Unë ujë mbushi pasi dielli të ikë pas Kodrës sëPestë. Atëherë edhe uji është më i pastër dhe më ifreskët.

– Ti ke frikë nga policët apo..., – e pyeta përsëri.– Jo bija ime, – tha ai. Kështu i ikë së keqes dhe

ushqehesh me mirësi e dashuri.Si zakonisht, fytyra e plakut fliste më shumë, duke

më treguar se nuk kisha vepruar mirë, por nuk u ndala me kaq, ndaj fillova të flasë:

– Nesër do të shkoj në krahun tjetër të bjeshkës, atjeku dielli duket pas nesh. Dua që të marr një qen. Dua qëtë kem edhe një mik.

Fytyra e tij filloi të qeshet si gjithmonë, ngase ishtemësuar me çmenduritë e mia, ndaj përsëri më pyeti:

– Përse e do qenin? – Me çka do ta ushqesh?– Më duhet për t`u mbrojtur nga ata që më

ngacmojnë, si dhe nga uniformat e urryera. Do ta ushqejme...

23

Page 26: Aqif Isaku BOTA JONE

Doja të flasë edhe më shumë, por kollitja e tij mëndërpreu.

– Bija ime, ti do një qen, por?...Pa e lejuar që të më ndërpresë më shumë, vijova

mendimin:– Do ta marr një qen të vogël, por që është i shpejtë

dhe që i nxjerr dhëmbët kur dikush do t`më ngacmojë. Do ta risë mes nesh dhe pastaj do ta ndërsej kundëruniformave që të trishtojnë shpirtin!

Dua që t’u hakmerrem për babanë dhe nënën time;dhe për të gjithë ata që edhe sot varret nuk i di se ku ikanë.

Më dëgjon plak i urtë, ja po të them; se gjurmët edhëmbëve të qenit tim do të jenë hakmarrje për të gjithëata të cilët ikën ose u vranë nga uniformat gjakpirëse papikën e fajit.

Dhe u nisa andej kah dukeshin pyjet, duke mosdashur që plaku të më flasë më tutje, por ai ia nisi:

Në këtë botë ka shumë padrejtësi dhe shumë njerëzrrihen, burgosen, vriten, bile ka edhe tortura edhe më tëkëqija. Këtë të keqe nuk e zgjedh dot as edhe qeni yt, qenqë ti dëshiron ta blesh.

Pa një pa dy, iu përgjigja: e si të tjerët e bëjnë lojën etyre duke na i ndërsyer qentë të mëdhenj sa arushat!

I lodhur nga fjalët na ive të mia, plaku ma ktheu:

24

Page 27: Aqif Isaku BOTA JONE

– Po sikur gjaku i uniformave blu të jetë më i keq sedhëmbët e qenit dhe në vend që të vdesin ata, ngordhqeni yt ose ta vrasin para se ai t`i kafshojë.

Duke e ëndërruar hakmarrjen, plaku vazhdontefjalët:

– Era ime e dashur, çdokush sot apo nesër mund tëvdesë, por fjala e bukur dhe mirësia nuk vdesin kurrë.Ndaj dije se fjala e mirë dhe veprat e mira janë më të forta se qeni që dëshiron ta blesh. Ndaj urrejtjes përgjigju medashuri, dashurisë më shumë se dashuri...

Ka të drejtë, thash me vete. Tani më shumë se kurrëmë parë desha që të më urrenin uniformat mbjella-keqe.Desha që me dashuri t’i bindja, se urrejtja nuk është fjalae fundit për njeriun dhe vetes i thosha: se plaku i maleveka të drejtë.

Jashtë binte shi. Dëgjoheshin lehjet e qenve tëuniformave blu. Si dukej, lehnin për kockat e mis hit që uahidhnin kuzhinierët e tyre.

Dhe, pa dashur nga shpirti më ngacmuan ca pyetje:– A s`më thua, ti moj Era,Që buzëqesh porsi pranvera!Pse gjithmonë je e gëzuar,Dhe s`të shohë kurrë të hidhëruar!?Vazhdonin pyetjet deri sa ngjyrat e agimit filluan të

dukeshin pranë vrimave të stanit. Mora fletoren dhefillova të shkruaj.

25

Page 28: Aqif Isaku BOTA JONE

A dukemi edhe ne kur rreshtohemi që të marrimbukën si qentë?! A i lëpimë buzët edhe ne sikur qentë euniformave që vetëm në shikim mbjellin frikë e trishtim?A e kemi edhe ne lëkurën si të qenit dhe herë-herë jemimë të rrezikshëm se qentë?

Shkruaja lehtë e lehtë sa për t`i thënë plakut tëmaleve; se as poezia e as tregimi nuk janë hakmarrje, porlojë e jetës së përditshme nën thundrën e torturuesve tëpamëshirshëm.

Unë vetëm e shënova në ditarin tim, sa për të treguase Era shkruan për Erën! Erën që unë dëshiroja ta njihja!

Po, më kujtohet se ishte dita e shtatë që unëqëndroja te stanet e kësaj malësie.

Ditë me diell. Rrezet e tij trokisnin vrimave të stanit,duke më thënë zgjohu! Ashtu, duke luajtur lojën emëngjesit, pa një pa dy u hap dera e stanit dhe u dukTrimi.

– Era, më tha, – sot më duket dita më e butë se ditëttjera:

Sot kam vendosur që të ngjitem bjeshkëve...! Dua tëshkoj deri te Kodra e Tretë.

– Ku?! – e pyeta me habi.– Te Kodra e Tretë, – mu përgjigj.Do të shkoj te Burimi i Zanave. Thonë se kësaj dite

zanat dalin dhe lozin lugut të burimit dhe atij që arrin ipari i falin pavdekshmëri dhe dhurata tjera.

26

Page 29: Aqif Isaku BOTA JONE

– Do të vij dhe unë, - i thashë Trimit, duke menduarse pas kaq ditëve, ku më shoqëronin ëndrra të këqija, njëshëtitje do të më ç`lodhte, bile edhe do të kënaqesha mezanat e malit.

Duke u bërë gati për nisje, pranë portës u shfaqënedhe miqtë tjerë të ardhur nga larg, si dhe përkthyesi ngaToka e Lulëkuqeve.

– Jemi pajtuar me Trimin që të ecim deri te Kodra eTretë dhe të pushojmë te Kroi i Vashave, – tha i buzë -qeshur miku nga Dheu i Lulëkuqeve. Me ne do të vijnëedhe plaku i maleve dhe plaka e tij. Me siguri që do tëkalojmë mirë, si mendon ti?

Nuk iu përgjigja, por në vete pa lëshuar zëpëshpëritja:

– Sot do të kem një ditë sa të mirë, po aq edhe tëkeqe.

E dija se Trimi si gjithmonë është njeri i befasive.Është njeri me një pamje të qeshur! Fjalët e tij sigjithmonë ndjellin vetëm gëzime.

Edhe mysafirët e kishin pëlqyer idenë e Trimit. Upëlqente legjenda e Kroit të Vashave. U pëlqenin poezitëedhe tregimet e mia, e në veçanti romani që e shkruajapër shoqen time dhe kukullën e saj.

Njëri nga ta, që shqipen e fliste sikur fëmija në hapate parë, mu drejtua:

– Era, Trimi m’i ka dhënë shumë fletë nga romani yt. Ikam lexuar me kujdes. Më pëlqen në veçanti hyrja e

27

Page 30: Aqif Isaku BOTA JONE

romanit, ku shkruan se ne si të parët tanë jemi edhe sot.Edhe atyre u mungonte liria. Edhe neve sot na mungon,ndaj i këndojmë asaj.

Fillova të qesh me të huajin, dhe ia ktheva fjalën:– Miku im, bëhet fjalë për shoqen time e cila sot

jeton diku larg. Mendoj se është shumë larg, sa që nuk edi se edhe dielli a e takon ndonjëherë!

– Ke të drejtë, – ma ktheu dhe iku drejt rrugës që tëshpie kah malet.

Nuk e di sesi mu kujtua shoqja ime Nita. Fytyra e saj ebardhë si dëbora që shkëlqente nga sytë e kaltër, meshikimet dua... sikur deshe të më tregonte diçka!? Por...

Nga kujtesa dhe hidhërimet që më shoqëronin,kërkoja se ku ishte fshehur gëzimi. Po, desha ta gjejgëzimin e saj, gëzimin e historisë së saj.

Desha që të pyes veten, se pse këto anë dhe stanet embanin emrin Stanet e Vajit!

Kushedi se kur kishin ndodhur gjërat më të këqija nëkëto anë, e herë mendoja se mos ishin legjenda dhe vetëlegjenda i kishte pagëzuar me këtë emër.

Por, kukulla e shoqes sime dhe fjalët e plakut tëmaleve dhe plakës, sikur ishin një histori e një të vërtete.

Jo kot, më thoshte shoqja ime. Ruaje kukullën! Është e nënës sime. Mua nuk më duhet. Le t’i mbetet kësaj toke si dëshmi.

Nuk vonoi dhe marshi për të shkuar deri te Kodra eTretë filloi.

28

Page 31: Aqif Isaku BOTA JONE

Kroi i Vashave bri Malit të Pestë kishte edhe një gurtë gdhendur me pamjen e një vajze e cila quhej Qyqe.Thuhej se vajza e kishte dashuruar një djalë dikur.... Po,dikur kur nuk kishte uniforma në këto anë.

Vajza thoshin ishte shumë e pasur, madje edhekështjella e familjes së saj dukej pas Gurit të Kuq që ekishte rrasën e shpuar, ku njerëzit asaj kohe i laninmëkatet për t`u dukur sa më të dashur ndaj Zotit. Djalikishte qenë i varfër dhe banonte te Stanet e Ariut.

Edhe pse duheshin shumë kohë, babai i vajzës nuk upajtua kurrë që vajzën ta martonte për djalin e varfër.Nga plagët e dashurisë, thoshin se ai vdiq dhe se u varrosnën dheun ku vajza u shndërrua në qyqe.

Kështu thoshte edhe plaku i maleve dhe plaka.Duke i parë bukuritë e kësaj ane, shënoja në fletore. I

shënoja edhe fjalët e plakut. Duke vërejtur fytyrën time të rënduar nga legjendat

dhe historitë e kësaj ane, i huaji mu afrua dhe më pyeti.– Era, mos vallë të ka lodhur lartësia e malit?– Jo, jo– i thashë, por disi më ngacmuan legjendat për

këto anë.Pasi u kthyem te stanet, u ula pranë tavolinës dhe

fillova që t`i sajoj ato që i shkruaja. Lodhja që e përjetova sikur iku nga unë. Por,

dhembja më shtohej për qyqen dhe të dashurin e saj, emë pas për legjendat tjera të cilat edhe zanat i trishtonin.

29

Page 32: Aqif Isaku BOTA JONE

Desha që t`i mbyll pak sytë, por mu shfaq kukulla dhe bashkë me kukullën edhe shoqja ime. Më dukej se ishtezverdhur e brejtur nga koha, saqë i ngjante një vajze tëmunduar dhe të rrahur nga dikush.

Kështu herë shkruaja e herë vizatoja. Ngjyrat sikurnuk i lëshonin pe njëra-tjetrës. Herë e kuqja, e herëngjyra blu, kërkonin më shumë hapësirë.

Sa vuajtje thosha me vete ka pasur kjo anë. E herë epyetja veten, por ne të qytetit; a kemi vuajtur dhe avuajmë edhe sot!? Përgjigja sikur strehohej diku!

Kështu ika nga jeta e përditshme dhe fillova tëëndërroja një kohë të re.

Eh! Ç`të them për kohën!? Ishte një kohë qëpërgatitej të vijë mes nesh, kohë që vuajtja nuk llafosejkurrë. Se di sesi pa dashur dora më ra mbi një thesar plote përplot stoli ari dhe argjendi. U befasova!

Natyra dukej ndryshe dhe s`di pse vuajtja më shtohej disi edhe në këtë botë. Tani ajo më ka ardhur ndryshe. Jomë nga torturat e as nga trishtimi apo uria ose ngashqelmat e as nga kafshimet e qenve, por nga dikush qëas vetë nuk e dija.

U ktheva nga koha e paardhur dhe thashë me vete;se patjetër duhet ta vizitoj plakun e maleve dhe plakën teStani i Pestë.

Trokita te dera dhe pritja që të më përgjigjet plakuose plaka, por nuk merrja përgjigje. Dhe, befas Trimi udukë para meje dhe më pyeti.

30

Page 33: Aqif Isaku BOTA JONE

– Era, cilin plak e kërkon, të lutem?– Plakun e maleve. – i thashë.– Plakun e maleve!? – dhe filloi të qesh.– Po këtu moj Era nuk banon askush. Ky stan ka

mbetur i vetmuar që nga koha e luftës, më kupton?! – Jo, – iu përgjigja. Nuk të kuptoj, ngase çdo mbrëmje

unë e kam vizituar plakun. E di ti që plaku është gjyshi ishoqes sime apo jo?

– Jo, nuk e di, – ma ktheu. Por një gjë e di, se ky stanka shumë vite që rri i boshatisur.

Duke mos dashur që t`i dëgjoja fjalët e Trimit, e hapaderën e stanit dhe fillova t`i kërkoj plakun dhe plakën.Desha ta gjej edhe kukullën prej kashte si dhe lodrat tjeraqë m`i kishte dhuruar. Në moment nxora zërin dhe fillovaqë të thërras me të madhe:

– Oooo ... oooo... oho plaku i maleve, më dëgjon?!Unë jam Era. Të lutem, ma kthe përgjigjen se borxh ma ketregimin dhe lodrat, e në veçanti kukullën prej kashte,Shpresën, kukullën e shoqes sime.

Britmat e mia u dëgjuan disa herë, por më kot. Asplaku e as plaka nuk u dukën.

Dhe, rastësisht aty pranë kaloi një njeri në moshëdhe me siguri që kishte dëgjuar thirrjet dhe britmat e mia, ndaj u dukë para derës së stanit.

– Ç`ke moj bijë që bërtet kaq shumë?! Cilin plak ekërkon ti?

31

Page 34: Aqif Isaku BOTA JONE

– Plakun e maleve! Të zotin e këtij stani, më kupton?– i thashë duke mos e ndarë shikimin nga këndi i tavolinës ku si zakonisht ulej plaku.

– Të kuptoj moj bijë, – ma ktheu njeriu në moshë. Tëkuptoj, por plakun që e kërkon ti, ka mote që është lart në qiell bashkë me plakën. Ishte kohë tjetër atëherë bijaime. Ishte koha e motit të tiranisë dhe plaku bashkë meplakën dhe mbesën e tyre, pasi ia vranë të birin dhenusen, iku drejt tokës ku premtohej shpresa. Besoj se sotprehet diku në lulishtet e parajsës!

– Jo, jo, nuk është e mundur! – ia ktheva fjalën njeriut në moshë.

– Eh, bija ime! Ti me siguri nuk je mirë me kokën! OTrim, – foli plaku duke iu drejtuar Trimit. Nga e kemi këtëçupëlinë?

– Është shoqja ime e klasës, – i tha Trimi. Ka ardhur te stanet sipas amanetit të shoqes së saj, shoqes e cila ia kadhuruar kukullën prej kashte.

Shpresë e quajnë kukullën e saj. Kështu i ka thënëshoqja Nita, e cila ka ikur diku ku tirania dhe e keqja janëlarg syve të njeriut.

– Zot o Zot, mos ma keq! – pëshpëriti njeriu nëmoshë dhe iku.

Më në fund edhe Trimi më bindi se në Stanin e Pestënuk jetonte as plaku i maleve e as plaka e tij.

U ktheva te stani im dhe fillova që t`i mblidhja fletëtdhe vizatimet. Vendosa që nesër të shkoj në qytet, ngase

32

Page 35: Aqif Isaku BOTA JONE

desha që të kthehem në shtëpi. E dija se edhe Trimi nesërdo të vinte në qytet me mua.

Te shtëpia më pritnin me padurim gjyshja, gjyshi,babai dhe mami. Rruga që bëmë ishte e gjatë.

Duke ecur më kujtoheshin fjalët e plakut të maleve,historia e staneve, legjendat e Malit të Lartë, vajza Qyqedhe dashuria e saj, zanat dhe loja e tyre. Më kujtoheshintë huajt dhe përkthyesi nga Toka e Lulëkuqeve. Desha tëdija se pse kishin ardhur edhe ata tek stanet e malësisë sëMalit të Lartë!?

Duke menduar, filluan të duken fshatrat e para tëmalësisë. Pushoja nga pak dhe shkruaja ose vizatojandonjë peizazh. Herë-herë desha të flisja me banorët esecilit fshat. Nuk desha që të më mbetej asnjë fletë ebardhë apo fletë vizatimi pa ngjyra.

Me të arritur para shtëpisë, bashkë me Trimin fillovaqë t’i zbritja nga kali punimet e mia.

Trokita në derë siç e kam zakon që të kuptojnë se nështëpi kthehem unë.

– Mirë se u ktheve Era, – u dëgjua zëri i nënës ngabrenda.

Bashkë me Trimin hymë në oborr dhe filluam që tëpërshëndetemi me të gjithë.

– Era, – foli gjyshi. Më duket se asnjë fletë nga ditaridhe vizatimi s`të paskan mbetur të bardha. Me siguri keshkruar shumë poezi dhe tregime nga ato që i dua unëmë shumë.

33

Page 36: Aqif Isaku BOTA JONE

– Po gjysh, – iu përgjigja qetë. Kam shkruar poezi,tregime... bile edhe një ro man, ia priti Trimi pa e mbaruarfjalën.

Pasi pushuam pak, fillova që t`i rreshtoja nëbibliotekën time fletët dhe vizatimet. Këto janë poezi,këto tregime, këto fletë kanë të shënuara ndodhitë nëmalësinë e Malit të Lartë, moteve të uniformave qëkalonin mbi këto stane, e në veçanti motin e uniformaveqë mbillnin frikë.

Këtu janë të shkruara fjalët e plakut të maleve dhe tëplakës. Janë amanetet që mi dhuroi sesi të dukesh më edashur. Si ta mundësh të keqen me të mirë, mllefin medashuri... e këto fletë e kanë romanin që me siguri do tapagëzoj Shpresa. Po, Shpresa, ashtu siç e quajnë edhekukullën e shoqes sime që ma dhuroi për ditëlindjentime, tri ditë para se të ikte nga kjo tokë, për të arritur nëtokën e shpresës.

Natën vonë sikur nuk donte të më merr gjumi.Ndoshta e kisha nga buka që e tepruam pak me Trimin, endoshta nga ëndrra pa zhgjëndrra që te stanet nukbisedova me plakun e maleve dhe plakën e tij.

Nuk e di se pse, dhe fillova që t`i shfletoja të gjithatregimet. Më dukej sikur dikush më dëgjonte dhe fillovatregimin e parë që e shkrova para disa muajsh.

Fillova që ta lexoj tregimin “Bukuria është nëmençuri”. Lexoja me zë saqë veshët e mi kënaqeshin kur idëgjoja fjalët që më dilnin nga goja.

34

Page 37: Aqif Isaku BOTA JONE

Po, lexoja tregimin për garën që duhej filluar mesfëmijëve të cilët më në fund gjyshja duhet që t’ivlerësonte, meqë ata nuk mund ta zgjidhnin bukuroshinapo bukuroshen e shtëpisë.

Kryeneçësia kurrë nuk ka munguar tek fëmijët, edhepse njëri-tjetrin e donin dhe respektonin, dhe mes vetinuk kishin probleme. Por, të jesh i pari i shtëpisë nukështë pak, andaj gjyshja, për t`i kënaqur që të tre, iudrejtua me fjalët:

– Mirë vogëlushë të mi, atëherë të fillojmë nga më imadhi, Labinoti.

Noti është i bukur si ylberi, i ngrohtë si dielli, i butë siqengji, i ëmbël si qershia dhe sa e sa i…! Ndaj e duashumë, shumë, shumë!

Era është e bukur si hëna, e njomë si lulëkuqe, punë -tore si bleta, e ëmbël si mjalti, e shkathët si sorkadhe, ekëndshme si era, fluturon si flutur, ndaj edhe atë e duashumë, shumë, shumë!

Genti është yll, më i bukuri ndër yjet që zbukurojnëqiellin! Ka gjë më bukur se ylli?! – ndaj edhe Gentin e duashumë, shumë, shumë!

I dëgjuan fjalët e gjyshes, por nuk morën përgjigjen.Gjyshja si gjyshe, s`mund t`i ndante! Për të, të tretë ishinmë të bukurit në botë. I donte njësoj. Ndaj i thanë:

– Gjyshe, ti nuk e caktove më të bukurin. The që tëtre jemi të bukur. Të lutemi, thuaje të vërtetën. Cili ështëmë i bukuri?!

35

Page 38: Aqif Isaku BOTA JONE

– Pasi që nuk jeni të kënaqur me përgjigjen time,atëherë t`u tregoj se ku qëndron bukuria:

Ajo nuk është në sytë, fytyrën apo trupin e njeriut.Është diku thellë në zemër e mendje. Ju jeni fëmijë tëurtë, të sjellshëm e të mençur. Bukurinë e keni nëmendjen tuaj. Mos e kërkoni tjetërkund!

Kështu disi fillova që ta rikujtoj të bukurën, dhe padashur fillova edhe tregimin tjetër që ta lexoja po në tënjëjtën mënyrë.

Tregimi i dytë tregon për ëndrrën e një vajze që unëe pagëzova me emrin tim dhe me qëllim edhe e titullova“Ëndrrat e Erës”. Kështu që mes ëndrrave duken edhepoezi për nënën, babin, gjyshen, gjyshin....

Desha të dëgjoja sesi fillon tregimi, ndaj edhe zërin engrita më shumë.

Ëndrrat, që sonte i erdhën Erës, ishin paksa më tëçuditshme se të zakonshmet. Kishin dëgjuar sa e mirëështë Era dhe sa shumë i do anëtarët e familjes.

Për këtë, vendosën ta shpërblejnë. Deshën t`idhurojnë nga një poezi për çdo anëtarë dhe ta bëninpoeteshë.

Kështu ëndrrat çdo natë i sillnin nga një poezi për çdo anëtarë të familjes. Era ishte e lumtur. Ajo gjithmonëdeshe të shkruaj poezi, por nuk mundej. Dhe, gjashtë ditë radhazi ato ia sillnin, ndërsa ajo i shënonte në ditar të cilin e ruante në fshehtësinë më të madhe.

36

Page 39: Aqif Isaku BOTA JONE

Së pari, i sollën një poezi për vetë Erën, poezi tëëmbël si për zemrën e saj të butë. E kishin titullua “Dua”,pastaj me radhë, poezi për mamin, për babanë, edhe njëtjetër për lazdrakun e shtëpisë Gentin, të cilin e kishinportretizuar pikërisht si është ai tekanjoz, poezi me tënjëjtin titull, që të vazhdojnë me poezinë që rrezatontengjyra ylberi, poezi për vëllain e madh të sajLabinotin-Notin, i cili është i bukur si ylberi dhe i butë siqengji.

Për gjyshin i kishin sjellë një poezi paksa brengosë-se, ngase ai është shëndetligë. Dhe, më në fund, në natën eshtatë, kur ëndrrat deshën t`ia tregojnë poezinë përgjyshen, Era bërtiti se për të ka shkruar një poezi vetë, tëcilën edhe ua recitoi. Të mahnitura nga poezia e Erës,ëndrrat i thanë:

– Të lumtë, të lumtë, Era! Qenke bërë poeteshë evërtetë. Nuk ke më nevojë për ne. Vazhdo të shkruashdhe mos u ndal. Shkruaj për shkollën, mësuesen, shokët,atdheun dhe historinë e tij, bukuritë e natyrës; malet,fushat, lumenjtë, lulet, fluturën, bilbilin, ylberin e sa e satë tjera. Ikën ëndrrat të gëzuara.

Kaloi një javë dhe Era vendosi t`u tregojë familjarëve.Ata u habitën! Pa ngurrua fare, njëra pas tjetrës i recitoi poezitë.

Gëzimi nuk kishte fund. Më i gëzuari ishte Genti, edhe pse frikohej se ndoshta poezia për të, nuk do ishte e mirë,ngase për nga sjelljet nuk e meritonte.

37

Page 40: Aqif Isaku BOTA JONE

– Kur i ke shkruar lulëkuqja ime?! – e pyeti gjyshi.– Në gjumë, – tha Era. Ëndrrat më mësuan.– Ëndrrat! – bërtiti Genti me habi. Po pse s`më

mësojnë edhe mua?– Do të mësojnë, do të mësojnë, po si jo! Përmi -

rësohu pak, bëhu i mirë dhe ëndrrat do të shoqërojnëedhe Ty. Ato i duan vetëm fëmijët e mirë, të sjellshëmdhe të urtë.

– Eee, eee, nuk di a mund të ndryshoj! Por, unë edhe ashtu nuk i dua ëndrrat. Mbaji ti.Minutat e orës së ikur tregonin se nuk do të zgjatë

shumë dhe akrepat e orës do ta tregojnë kohën, se oraarriti numrin dymbëdhjetë.

Mua më duhej gjumi më shumë se buka, meqë ishatepër e lodhur, ndaj rashë të flejë që nesër e çlodhur tëfilloja me shkrimin e poezive dhe tregimeve, pse jo edheme romanin.

Nuk e mbaj mend si më mori gjumi, por e di se mëzgjuan të rënët e orës, madje i numëroja. Nuk ranë mëshumë se gjashtë herë.

U çova dhe u nisa për në banjë. Me siguri thash seedhe Trimi është zgjuar.

Pasi bëra banjën, u nisa për në kuzhinë. Aty pristeTrimi.

Në të ngrënë mëngjesin, Trimit i thashë se kemishumë punë. Desha që t`i botoja dy përmbledhjet mepoezi të cilat i shkrova që vitin e kaluar.

38

Page 41: Aqif Isaku BOTA JONE

U nisëm rrugëve të qytetit dhe kërkonim ndonjështëpi botuese. Duke ecur ngadalë, para syve na u dukë shtypshkronja “DRINI”.

Trokita në derë me shpresë se do të bisedojmë rrethbotimit, ndonëse jam shumë e re.

Nuk duhej pritur shumë kohë që të takoheshim mepronarin. E quanin Azgan. Nuk u vonova dhe ia dhashëshkrimet që kisha: si poezitë edhe tregimet.

S`më kujtohet si i ra atij që ta lexojë tregimin “Psenuk erdhën ëndrrat”, tregim që bënte fjalë për vajzën Erae cila si gjithmonë i thërriste ëndrrat që ta shoqëronin.

Pronari i shtëpisë botuese lexonte rrjedhshëm, ndaje dëgjoja me vëmendje.

Më pëlqeu kur ia filloi së lexuari. E dëgjoja me lakmileximin e tij të mrekullueshëm! Më dukej se kurrë sekisha dëgjuar këtë tregim më parë.

Si çdo natë, Era dëshironte t`i vijnë ëndrrat. Për çudi,sonte nuk e zinte gjumi. Si t`i vijnë ëndrrat, kur nuk mundtë flejë?! Në momentet e dëshpërimit, i afrohej dritares,sodiste qiellin e zbukuruar me hënën pesëmbëdhjetë nëshoqërimin e miliona yjeve. Ç`pamje magjike!

Sa e lumtur është hëna! – pëshpëriste në vete. Kushnuk do t`ia kishte lakminë?! Ç`të bëj unë, në vetminë enatës?!

Ndaj iu drejtua hënës:– Bukuroshe, të lutem sillma gjumin dhe ëndrrat. Me

to jam e lumtur! Ato janë mrekullitë e mia, andaj vetëm ti

39

Page 42: Aqif Isaku BOTA JONE

me rrezet tua llastore, mund të më ndihmosh e askushtjetër! Do të të jem mirënjohëse tërë jetën. Do tëshoqëroj kur të duash e sa të duash! Më ndihmo vetëmsonte! Nuk do të pendohesh! Unë, peng-ja jote, tëpremtoj!

Bisedonte me hënën por më kot. Gjumi nuk e merrte. Ç`të bënte? E shqetësuar vajti deri tek dhoma e gjyshes.Gjyshja sa e pa, u habit! Ç`kërkon Era, në këto orë të vonatë natës?!

Posa i tregoi hallin që kishte, ajo mori një hap dhe iadha për t`ia ndalë dhembjen. Pasi e piu, u shtri në krevat.

Nuk vonoi shumë dhe e zuri gjumi. Ra në gjumë tëthellë e të rehatshëm. Dhembjen ia morën ëndrrat dhe ehodhën diku larg, për të mos i`u kthye kurrë. Nuk lejuanshoqja e tyre të vuajë, ndaj Era flinte qetë.

Këtë e kuptoi mirë gjyshja e cila ishte shtrirë përkrahErës.

Sa u zgjua në mëngjes, e pyeti gjyshen:– Gjyshe, pse hapa nuk mi solli ëndrrat, por vetëm

gjumin?! – Sonte ke qenë e lodhur, prandaj nuk të erdhën. Nuk

deshën të të lodhin edhe më shumë. Kur të ç`lodheshmirë e mirë, sërish do të vijnë. Do të luajnë me ty dhe dotë të shëtisin në të katër anët e botës.

I erdhën mirë fjalët e gjyshes dhe buzëqeshi. Mezi qëpriste të vijë nata tjetër, me të edhe ëndrrat. Ç`të bësh,kur i do ato!

40

Page 43: Aqif Isaku BOTA JONE

Sa këndshëm është që t`i dëgjosh tregimet nga goja e tjetrit, tregimin që e ke shkruar vetë, dikur sa për tëthirrur ëndrrat, që nesër të dukesh ndryshe.

I ke tregimet e bukura, ma ktheu pronari. Edhepoezitë më pëlqejnë. Qe sa kohë shkruan? – më pyeti,duke i drejtuar sytë kah Trimi. Me siguri mendonte qëTrimi ta merr fjalën.

– Era shkruan që tri vite. – foli Trimi.– Që tri vite!? – dhe ktheu sytë kah unë pronari.– Po, që tri vite, – ia ktheva përgjigjen. Kam të bo -

tuara edhe shumë poezi nëpër gazeta dhe revista letrare. – Më vjen mirë! – mu drejtua pronari dhe filloi që t’i

shfletojë fletët me tregime.Nuk e di se pse, por e dëgjoja se përsëri lexonte nga

tregimet e mia. Zëri i tij sikur më jepte kurajë, e në veçanti kur i dëgjoja fjalët të cilat herë dëgjoheshin nga një anë, eherë nga ana tjetër dhe atë me shumë ndjenja!

Po, lexonte tregimin “Edhe ëndrra është hartim”. Më pëlqente kur përmendej emri im dhe me padurim prisjaqë t’i dëgjoja fjalët nga rreshti në rresht.

– Nga shkolla Era sot erdhi e mërzitur. Rrinte nëdhomë e vetmuar. Nuk fliste me askënd.

Të brengosur nga një situatë e tillë, asnjëri nuk merr -te guximin e ta pyeste se çka e mundon. Pëshpëritninngadalë sa për ta kuptuar njëri - tjetrin, por, si ta pyesnine të mos e lëndojnë, nëse ka ndonjë hall të madh.

41

Page 44: Aqif Isaku BOTA JONE

Gjyshja si më plaka u tregua më e guximshme. Eranuk ia prish qejfin edhe kur është më e nevrikosur.

– Era, shko të lutem sillmi syzet, se gati humba nëerrësirë! Nuk shoh gjë!

Era ngriti kokën, shikoi nga gjyshja. Në sy ajo kishtesyzet. U habit! Pse gjyshja kërkon syzet, kur ato i ka nësy?! Vallë, ç`ndodh me të?! A thua është bërë marroqe?!Ndoshta edhe shtiret! Ndoshta e çfarë ndoshta,mendonte në vete. Qeshi.

– Gjyshe, syzet i ke në sy, si mund të mos shohësh?!– Po ku moj bijë, ku i kam?!– Në sy i ke gjyshe.– Oboboo! – me të vërtetë i paskam, por, syzet e mia

nuk duan t`i shohin njerëzit e brengosur. Ato janë mësuar të shohin vetëm të lumtur e të qeshur. Ja tani, meqë tiqeshe, fillova të shoh më mirë.

Era vrapoi tek gjyshja dhe e përqafoi. Gëzimi ishte imadh. U hoq brenga.

I rehatuar babai e pyeti:– Sot nuk ke kaluar mirë në shkollë, ashtu më duket?!– Po babi, mësuesja për hartim na dha një temë

paksa të rëndë, ndoshta për tjerët jo, por mua ashtu mëdukej. Titullohej: ’’Kur qanë banka’’.

Shoqja ime e bankës Besa, kishte shkruar një hartimtë shkëlqyeshëm. Mori lëvdatë nga mësuesja. Edheshokët i duartrokitën gjatë. E si të ndjehem e lumtur, kurnuk munda t`i shkruaj as tri – katër rreshta.

42

Page 45: Aqif Isaku BOTA JONE

Nuk më kujtohej gjë. Mendja mu bllokua. S`kisha ide!– Qenka punë e lehtë! – tha mami. Nesër të shkon puna mbarë. Nuk do të thotë se

herën tjetër nuk do të vijnë mendime të mira. U qetësuapak, por assesi nuk mund t`i kalonte krejtësisht brenga.

Erdhi mbrëmja. Era ra të flejë më herët se çdo natë.Donte në gjumë të harronte çdo gjë, të kalonte një natëtë rehatshme.

Sa ra e zuri gjumi. Flinte qetë në natën pranverore, të shoqëruar nga meloditë e ëmbla të zogjve. Në dhomëhyri gjyshja, e puthi dhe shkoi pas punëve. Thurte ajo, njëjelek për Erën, që për ditëlindje do t`ia dhuronte.

Dhe, si rëndomë i erdhën ëndrrat. Ëndërroi pikërishtklasën e saj me shokë e shoqe, sesi shkruajnë hartiminme të njëjtën temë: ’’Kur qanë banka’’.

Për çudi, kësaj here mendimet i radhiteshin njëri pastjetrit pa kurrfarë problemi. E mbaroi hartimin. Lumturia i dha krahë, sa desh e fluturoi!

Mendonte se ia ka qëlluar temës. Shpresonte se dotë marrë lëvdatë nga mësuesja dhe do t`i duartrokasinshokët.

E lexoi hartimin. Të gjithë mbetën gojëhapur. Ishtenjë hartim fantastik, më i mrekullueshëm se ç`mendonte. Edhe mësuesja u mahnit!

Në të rrëfente se banka nuk u hidhërohet nxënësve si Era, Besa e shumë e shumë të tjerë. Por, si t`mos ihidhërohet Artanit çapkën?!

43

Page 46: Aqif Isaku BOTA JONE

Kur sa hynë në klasë, përplas çantën mbi bankë, hipëmbi të, provon sa e mprehtë është thika e tij, me kompasshkruan emrat e shokëve, me ngjyra e njollos keq e mëkeq, e lëviz nga vendi vend…!

Sa bukur i kishte shprehur këto mendime. U zgjua nëmëngjes tejet e lumtur.

– Do t`ua tregoj shokëve e shoqeve ëndrrën time. –tha duke e trimërua vetveten.

Sa vajti në shkollë e hynë në klasë, u tregoi shokëveëndrrën. Ata u mahnitën!

– Çfarë hartimi! – u dëgjuan zëra. Besa u ngrit e paradhe e përqafoi. U ngritën shokët dhe duartrokitën gjatë. Itreguan mësueses. Ajo e luti Erën që t`ia tregoj edhe asajëndrrën.

Pa ngurrim Era e tregoi. E gëzuar mësuesja tha:– Shih Era, edhe ëndrrat bëjnë hartim dhe atë,

hartim të mrekullueshëm. Ato të sjellin mendime dhe idetë shkëlqyeshme, ndaj edhe kur të shkruani hartim tëvërtetë, ëndërroni.

Ëndërroni, ngase vetëm atëherë u vijnë mendime tëmira. Edhe hartimi është ëndërr!

Xha Azgani zgjati dorën dhe m’i kërkoi edhe fletëttjera. Filloi të qesh dhe më përgëzoi për tregimet dhepoezitë.

– Vogëlushe, sot nuk mund të bëjmë asgjë, ndaj tëlutem eja nesër, ngase nesër do të jetë i pranishëm njeriui letrave. Edhe ai është si ti shkrimtar. Shkruan vjersha

44

Page 47: Aqif Isaku BOTA JONE

dhe tregime. Me siguri e ke dëgjuar emrin e tij? Ështëshkrimtar i njohur i kësaj ane. A e ke lexuar romanin përfëmijë “Zana e malit”? Besoj se po, – ma ktheu fjalënpërsëri, pa pritur përgjigjen time.

– Po, – i thashë, sa për t’u ndërlidhur në bisedë. Ekam lexuar romanin “Zana e malit”. Bëhet fjalë përshkrimtarin Gojan Goja.

Po, – tha pronari. Pikërisht ai nesër duhet të vijë nëqytet dhe do të diskutojmë për tregimet dhe poezitë etua.

Vazhduam rrugën me Trimin drejt lumit të qytetit.Nuk deshëm që kohën ta kalonim andej nga nuk ka freski.U ulëm në një qoshe dhe vështronim sesi uji i lumit bëntelojën e tij.

– Me siguri bashkë me lumin vijnë edhe peshqit ngamalet e larta. – foli Trimi.

– Me siguri, – ia ktheva dhe shfletoja fletët që i kishapërgatitur për botim.

– Të lutem, nëse ka mundësi që edhe unë të lexoj njënga tregimet! – mu drejtua Trimi.

– Me gjithë dëshirë, – pohova, duke ia ofruartregimet.

– Do ta lexoj këtë tregim që e ke shkruar me ngjyrë tëkuqe. Dhe ia filloi së lexuari.

Po, lexonte tregimin “Kush e ngacmoi Gentin”, njëtregim që e kisha shkruar kur isha te tezja në banesën esaj, te rrokaqielli më i lartë i qytetit.

45

Page 48: Aqif Isaku BOTA JONE

Sa bukur lexon Trimi thosha me mendjen time, kurdëgjoja fjalët që lexoheshin nga rreshti në rresht. Bukurmë tingëllonin fjalët për Gentin çapkën, lazdrakun eshtëpisë.

Çdo ditë kur Era dhe Noti janë në shkollë Genti luanme lodra. Bën mrekulli me to. Shpesh lëvdohet përkrijimet e tij. Për to gjyshi gjithmonë e lëvdon, ngaseGenti e do lavdin.

Me gjyshin kalon shumë mirë. Çdo mëngjes i blenëgazeta, meqë kioskën e kanë pranë shtëpisë.

Por, ç`ndodhi një ditë në banesën e tyre!? Kur Eralexonte lekturën, ndërsa Noti kryente detyrat e Gentiluante me lodra, befas doli maçorri Xhimi dhe ia derdhilodrat ashtu siç e kishte zakon. Sa u hidhërua Genti!S`dinte se ç`bënte! Hidhte lodrat pa shikuar se ku bien.Dhe, duke hedhur e qëlloi pasqyrën e derës së njëormani. Pasqyra plasi dhe u bë copë.

Në momentet e hidhërimit kur babai deshi ta qortojë Gentin për veprën e pahijshme, Era i doli në ndihmë.

- Babi, të lutem, më dëgjo mua! – tha Era. Genti nuk ka faj. Xhimi çdo ditë ia fsheh dhe derdh

lodrat. Asnjëherë s`mund t`i gjesh në një vend. Si të moshidhërohesh?! Po të isha në vend të tij edhe unë do tëveproja ashtu.

Më vjen keq për pasqyrën e thyer, por ç`të bësh,ashtu ndodhi. Edhe Genti sigurisht është penduar.

46

Page 49: Aqif Isaku BOTA JONE

Babai buzëqeshi. Ia zbutën zemrën fjalët e ëmblarrëfyese të Erës.

– S`ka prob lem, nesër e rregullojmë pasqyrën. Tëkeni kujdes herën tjetër! – s`ka falje.

I tha këto fjalë dhe iku në dhomën tjetër. Nuk iudrejtua askujt, por Genti e kuptoi se janë për të. Varikokën dhe vazhdoi lojën.

Këtë herë e shpëtoi Era. Ç`do të ndodh herën tjetër,askush s`mund ta dijë!

I ofrova Trimit edhe disa poezi që të lexonte dhe, padashur nxora nga çanta ime e vogël stilolapsin dhe disafletë, sa për t`i shënuar disa mendime.

Gjatë të shkruarit më dolën edhe disa tregime,personazhet e të cilëve sikur i pëlqenin kohës. Doja që tësajoja një dashuri mes dy të rinjve. Një e re kërkontepërgjigje nga një i ri. Priste një po ose jo.

Nuk më kujtohej se cila ishte përgjigja, por gjithsesi ugëzova për personazhet, ngase ishte tejet idile.

Mendoja, mos vallë është Trimi ky djalosh, e unëvajza që pritja përgjigjen!?

Dhe, sërish Trimit i ofrova edhe disa fletë ku ishinshkruar ca poezi, të cilat ia kisha kushtuar Kushtrimit kurishte larguar për në Gjermani verën e ikur.

Ia dhurova poezitë. E vërejta se i pëlqyen. Por, Trimisi trim që ishte, s`di pse filloi që të lexonte edhe njëtregim duke i drejtuar sytë nga unë.

47

Page 50: Aqif Isaku BOTA JONE

– Ky tregim më pëlqen shumë. Më dëgjon Era? – mëtha, dhe nisi që ta lexojë tregimin, tregim që se di se pse ipëlqeu aq shumë!? Bëhej fjalë për tregimin “Ditëlindja eGentit”.

Më kujtohet se e kisha shkruar për vëllain tim tëvogël Gentin. Dhe kështu ia nisi tregimit për ditëlindjen ekatër të tij. Po, mu ashtu ishte, siç e lexonte Trimi.

– Nesër Genti ka ditëlindjen. Në shtëpi përgatitenpër kremte. Të gjithë mendojnë për dhuratat. Asnjëri nuk shpalos dëshirat. Secili do ta befasojë tjetrin.

Edhe dhoma duhet rregulluar si i ka hije një feste tëtillë. Nuk është shaka, Genti mbush katër vjet.

Era, edhe kur nuk shihte ëndrra, kishte një fantazipërrallore. Bashkëjetonte me ëndrrat, ndaj ato eshoqëronin edhe kur ishte e zgjuar.

Vendosi që dhomën e mysafireve ta rregullojë vetë,siç ia ka ënda, bukur si në ëndërr, t`i mahnit dhe befasojëtë gjithë.

Në shitore bleu e ç`nuk bleu. Nisi punën. Tavolinatstolisi me qirinj e zbukurime të çuditshme, ndërsa nëqoshet e dhomës vari lampionë shumëngjyrësh, qëshndrisnin ngjyra ylberi, sikur ta kishte vizatuar ylberin evërtetë.

Pasi kreu punën, thirri gjyshen ta shohë dhomën ezbukuruar. Ç`të sheh ajo?! Parajsë e vërtetë!

– Ku i more këto ide, engjëllushe? Si t`u kujtuan? Mos të mësoi dikush?

48

Page 51: Aqif Isaku BOTA JONE

Pyeste e pyeste gjyshja.– Jo gjyshe, nuk më mësoi askush! Të gjitha i kam menduar vetë. Kam shfrytëzuar edhe

disa përvoja nga festimet e shoqeve të mia. Por, askushnuk e kishte zbukuruar më mirë. Besoj se të gjithë do tëbefasohen.

Zbardhi dita. Nëna nuk shkoi në punë. Përgatisteëmbëlsirat. Babai do të mungojë për festë. Patjetërduhet të jetë në punë. Kish porositur tortën, të cilën vajtigjyshi për ta marrë në ëmbëltore.

Gjyshja me Erën vendosën pijet në tavolinë. Çdo gjëishte gati për kremte. Filluan të vijnë mysafirët. E paraerdhi halla. Solli një trotinet të vogël që Genti ta ngasërrugëve. Më pas erdhi tezja me një komplet lodrash.Kishte ç`të duash. Sa u gëzua Genti!

– Atëherë ta zbuloj edhe unë dhuratën! – tha gjyshja.Nga ormani nxori një palë rroba të bukura, rroba

princi! Kishin edhe këmishë dhe kravatë.– Uh, – tha Genti! Do t`i vesh menjëherë. Dua të jem

princ i vërtetë!E ëma mori dhe ia veshi. Ç`bukuri! Edhe princërit do

t`ia kishin lakminë. E puthën të gjithë.Ehëë! – shpërtheu gjyshi. Dhurata ime është më e

bukur dhe më me vlerë. Nga xhepi i palltos nxori njëmedaljon ari.

– Nipçe i dashur! – eja tek gjyshi. Genti shkoi me vrapdhe u ndal para tij. I vari medaljonin në qafë dhe i tha:

49

Page 52: Aqif Isaku BOTA JONE

– Mbaje këtë medaljon se të bën të lumtur, të mbronnga të ligat, të bën të mirë, të sjellshëm dhe të urtë. Genti qeshi, lëkundi kokën në shenjë pohimi dhe u largua.

Meqë babai nuk ishte për festë, nëna solli dhuratën e tij. Nga rafti mori një libër me përralla dhe ia dhaGentit.Titullohej:’’Princi i vogël’’.

– Eh! – ku e dinte babai se unë jam bërë princ e ma kablerë këtë libër?!

Që tani do të filloj t`i mësoj shkronjat dhe ta lexojlibrin. Ky është libri i parë për mua, ndaj do ta kujtoj tërëjetën!

Mami i kishte blerë pa tina, ndërsa Noti një top.Më në fund i erdhi radha Erës. Në dorë mbante një

letër të palosur. E shpalosi dhe përpara të gjithëve filloi ta lexojë.

I dashuri vëlla, Genti.Vendosa të ta uroj ditëlindjen me anë të kësaj letre.

Unë nuk kam para për të të blerë dhuratë të madhe. Nukdesha t`u kërkoj prindërve. Unë do t`i fal fjalët e zemrëssime. Dua të rritesh i lumtur dhe të jetosh sa malet.

Dua të jesh i urtë e i mençur. Harroi zënkat. Ato s`tëbien të mirat. Maçorri shpesh më ankohet, andaj kijkujdes ndaj tij. Edhe mobiliet më ankohen nga sjellja jote.

Mendo për gjyshin dhe gjyshen. Ata të duan shumë,ndaj duhet t`i dëgjosh gjithmonë. Edhe me Notin sillu

50

Page 53: Aqif Isaku BOTA JONE

mirë. Mos u hidhëro edhe nëse prindët të qortojnë. Ata taduan të mirën.

Të dua sa tërë botën!Motra jote,Era,

Të gjithë mbetën me gishtin në gojë! E dinin sesa ezgjuar është Era, por se kaq, assesi.

– Kjo është dhurata më e madhe! Nuk blihet me para. – tha gjyshi.

Genti vrapoi dhe e puthi fort. Në atë çast erdhënshokët. Secili në dorë mbante nga një dhuratë. Hynë nëdhomë dhe u ulën nëpër karrige.

Nëna u solli ëmbëlsirat. Hëngrën sa hëngrën, kur nëdhomë hyri gjyshja me një tortë të madhe. E vendosi nëmes të tavolinës. Me katër qirinj stolisur madhështontefestën. Mbi të shkruante:

Gëzuar ditëlindjenE katërtGenti!

Ishte tregimi, ku fjala është më e shtrenjtë se çdodhuratë tjetër, qoftë edhe medaljon ari apo diç engjashme. Ishin fjalët e zemrës që Era ia falte vëllait. Fjalëtë ëmbla plot urtësi, që rrallë kush mund t`i shprehte nëmomentet kur dhuratat e shtrenjta zbehnin çdo gjë. Por,

51

Page 54: Aqif Isaku BOTA JONE

të gjithë ishin të lumtur me Erën dhe krenoheshin mezgjuarsinë e saj. Kështu së paku u shprehën anëtarët efamiljes.

Pasi Trimi lexoi tregimet, i thashë që të nisemi për nështëpi. Por, Trimi sikur nuk donte që të shkonim nështëpi. Më ftoi që të pimë nga një lëng në lokalin e dytë,aty te kthesa e lumit.

Nuk e fshehja dot gëzimin. Mezi prisja që të mëshoqëronte edhe më shumë Trimi.

Në katin e dytë të lokalit ku ishim të ulur, dukej edheve randa dhe lumi që kalonte pranë. U gëzova për pamjenqë shikoja.

Tani më nuk i kisha sytë kah Trimi, por shikoja veran -dën dhe rrjedhjen e lumit dhe në mo ment mu kujtualiqeni i Ohrit dhe Drini, lumi që nuk dihet; derdhet apoburon nga liqeni.

Më duket se edhe Drini edhe liqeni kanë ndjenjëntime me të Trimit. Ëndrra sikur ma riktheu kujtesën, kurpara katër viteve e kisha vizituar liqenin dhe qytetin eStrugës.

Më kujtohet se asaj kohe e kisha shkruar tregimin“Në plazhet e magjishme” dhe s`di si nxora fletën dhenisa ta lexoj.

Duke lexuar, Trimi më luti që ai ta vazhdontetregimin, kurse unë të dëgjoja siç e kisha zakon. KështuTrimi ia filloi së lexuari, e unë e dëgjoja. Po, i dëgjoja fjalët që buronin nga goja e Trimit.

52

Page 55: Aqif Isaku BOTA JONE

– Posa e zuri gjumi dhe rrezet e hënës ëmbël epërkëdhelnin, në syçkat e Erës erdhën ëndrrat. E morëndhe e çuan diku larg … larg në brigjet e një deti të madh.Ç`bukuri kishte aty?!

Plazhe të stolisura me kurora lulesh të lulëzuara nganjëqind pranvera, të rrethuara me drurë që s`të kishteparë syri. Ç`privilegj për një vajzushë?! Çfarë dhuratemund t`i dhuronin ëndrrat, veçse të gjendesh në mesin ebukurive përrallore!

Ecte Era në qetësinë kur pëshpërima paraqisteheshtje, a heshtja vetmi, në shoqërinë e ëndrrave, pashokë e shoqe plazheve e nuk ndalej. Nga të shkonte epërcillnin bukuri të rralla me peizazhe të kopshteve ngapërrallat e njëmijë e një netëve, secili më i bukur se tjetri.Por, a e gjeti lumturinë në to?!

Duke ecur, skaj një plazhi pa fëmijë që luanin nëpërrërën e nxehtë. Ç`gëzim! Më në fund do të ndantelumturinë me dikë. Teksa u afrohej atyre, ç`të shihte?!Fëmijë të bardhë, të verdhë, të zinj…! Luanin gëzueshëm.Sa bukur shoqëroheshin Bumboja i Afrikës, Azijati TangTung, Billi nga Amerika, Bono i Amerikës Latine e sa e saBumbo, Tang Tunga, Billa e Bono…! Secili fliste gjuhën evet, por çdonjëri kuptonte tjetrin!

– Si është e mundur të merren vesh, kur asnjëri nuk e njeh gjuhën e tjetrit?! – mendonte Era.

Do të luaj edhe unë me ta. Dua të flas në gjuhën time, gjuhën e nënës. A ka lumturi më të madhe se të flasësh

53

Page 56: Aqif Isaku BOTA JONE

në gjuhën tënde?! Por, si do të më pranojnë?! A do t`mëkuptojnë mua?!…

U afrua tek ta dhe buzëqeshi. Edhe fëmijët ibuzëqeshën. Sa u ul të luaj, përnjëherë u gjend në njëplazh tjetër. Ishte më i bukur se i pari! Ç`befasi?! Edhe atyluanin të njëjtit fëmijë!

U drejtua drejt tyre dhe, sa u afrua, sërish ëndrrat eçuan në një plazh tjetër!

– O ëndrra të bukura, pse më befasoni?! – foli Era. Pse s`më lejoni të luaj me një shoqëri kaq të

mrekullueshme?! Vallë, mendoni se më bëni të lumtur,duke më shëtitur plazheve të magjishme?!

Si thoni, ka fëmijë në rruzullin tokësor që lumturinë e gjen në vetmi, qoftë edhe në shoqërimin tuaj?! Jo, jo, ejo…! – andaj, më lejoni të luaj me ta.

Unë jam rritur në mesin e sa shokë e shoqeve…Lumturinë gjithmonë e kam ndarë me shoqërinë. Nuk edua vetminë. E kuptoj dëshirën tuaj për të më bërë tëlumtur dhe se vetëm për mua i keni gjetur këto plazhe. Julutem, mos dëshpëroheni! Më kuptoni, kështu jam!

– Mirë vogëlushe, nëse dëshiron ashtu, ashtu le tëbëhet.

Sonte ishim për ty e askënd tjetër. Deshëm të tëbëjmë të lumtur. Por, meqë ti lumturinë e gjen në shoqë -rim të fëmijëve, atëherë do ta plotësojmë dëshirën. Dhe,me Erën në krahë, fluturuan drejt një plazhi tjetër.

54

Page 57: Aqif Isaku BOTA JONE

Fluturuan në plazhin më të bukur që mund të shihej.E kishin ruajtur për fund të rrugëtimit. Deshën pikërishtaty Era të shoqërohet dhe të luaj me fëmijët, nëmomentin kur t`i dilte gjumi që ta mbante në kujtim samë gjatë.

Pasi që ishte lodhur dhe nuk dëshironte të shëtisë,ëndrrat e çuan atje. Edhe aty takoi të njëjtit fëmijë. Sa ugëzua!

Fluturoi si dallëndyshe dhe u gjend në mesin e tyre.Filloi të luajë. Fliste gjuhën e vet, ndërsa fëmijët tjerëgjuhët e tyre. Sa bukur që merreshin vesh. Secili ekuptonte tjetrin! Si të mos kuptohen, kur fëmijët flasinme gjuhën e zemrës!

Ikën ëndrrat të gëzuara, duke e lënë Erën në gjumin e ëmbël dhe përkëdheljen e rrezeve të hënës!

Pasi e mbaroi tregimin Trimi, ashtu pandehur, sytëmë shkuan nga dera e hyrjes së lokalit. Ishte shoqja e imeDrita. Ajo disi ma kishte inatin që nga e kaluara, kur ishimnë foshnjore.

Po, në foshnjore. E mbaj mend shumë mirë, kur migriste vizatimet qe na i jepte edukatorja. Nuk më duronteas kur lexoja ose recitoja vjersha. Se di pse, por më duketse ishte tepër xheloze. Nuk dëshironte që t’ia kalonteaskush.

Desha që të mos e shihja, por ajo më pa dhe u afruaduke e zgjatur dorën për t’u përshëndetur.

55

Page 58: Aqif Isaku BOTA JONE

– Si je Era? Dëgjova se posa je kthyer nga maletbashkë me Trimin. Kam dëgjuar se ke përgatitur disapoezi dhe tregime për botim.

U habita kur i dëgjova këto fjalë nga Drita. Sikur tëkishte qenë me ne! Nga e mori vesh! – pëshpërita nëvete. Kush i tregoi?! Mos vallë pronari i shtëpisëbotuese?...

Nuk e zgjata shumë mendimin dhe e përshëndeta sigjithmonë, duke i thënë sesa e bukur dhe e zgjuar është.

Të dua shumë kur më bën komplimente! – ma ktheuDrita. Je shumë e këndshme. Dhe, pa nja pa dy mi kërkoitregimet që t`i lexonte. Më pëlqejnë shumë tregimet tua,– më tha dhe nisi së lexuari.

Unë nuk bëra zë. Vura buzën në gaz dhe pritja se cilintregim do ta lexonte.

Dhe ia filloi. Lexonte tregimin “Pse u hidhërua Besa”.Më duket se këtë tregim ia kisha kushtuar Dritës

edhe pse emri i saj nuk duket. E dëgjoja me sa ëmbëlsi elexonte. Lexonte këndshëm!

Më pëlqeu pjesa e fundit e tregimit, andaj ia moradhe fillova ta lexoj, pikërisht aty ku tregohej për pendimin e Besës për hakmarrjen që donte t`ia bëjë Erës dhe ikjetpër t`u shoqërua me shoqe tjera.

Një natë pashë ëndërr ku luanim tenis me Erën. Nëçdo lojë ajo ngadhënjente. Assesi nuk ia dilja me të. Uhidhërova shumë. Nuk mund të duroja më, andajvendosa t`i hakmerrem.

56

Page 59: Aqif Isaku BOTA JONE

– Aha! – ky qenka shkaku i hidhërimit?! – e pyetimamaja.

– Po, mami! – iu përgjigja dhe iuktheva me fjalët:Të lutem, eja të shkojmë e të pajtohemi të dyja. Bëra

gabim të madh. Nuk e kuptova se ishte vetëm ëndërr. Emora me seriozitet. Të premtoj se kurrë më nuk do tëveproj kështu. Edhe në lojë të vërtetë po të pësoj,humbjen do ta pranoj me nder. Do t`ia zgjati dorën dhedo ta përgëzoj për fitoren.

– Eja të shkojmë çupa ime! Tani je ashtu siç duhet.Humbja duhet pranuar. Ashtu e ka gara. Sot humb, nesërfiton. Hidhërimi nuk ka vend.

Shkuan tek banesa e Erës. Trokitën në derë. Doli Era.U befasua kur pa Besën. U përqafuan gjatë. Nga sytë urrodhën lot gëzimi.

Pasi mbaroi së lexuarit, Drita mu drejtua:– Me siguri këtë tregim ma ke kushtuar mua apo jo?

Të kujtohet zënka jonë Era. – Më kujtohet, – i thashë. Por dua të di se a të ka

pëlqyer tregimi.– Me siguri që po, – ma ktheu, duke më shikuar në sy

sikur dëshironte të më thoshte se fajtore jemi që të dyja.Ia lexova mendimet ngacmuese, por nuk desha që të

zgjatem. Do të rrimë edhe pak me Trimin dhe do të ikimse kemi dalë që nga mëngjesi, – i thashë.

– E di, e di, – ma ktheu. Besoj se shpejt do t’i botoshpoezitë edhe tregimet. Aha, të mos harroj, madje edhe

57

Page 60: Aqif Isaku BOTA JONE

romanin do ta botosh. Po, po, mos u habit, romanin që eke nisur te stanet e malësisë së Malit të Lartë.

Kam idenë se do të jetë një nga romanet më tëbukura. Bile do t`ia tejkalosh edhe shkrimtarit më me zëtë kësaj ane, shkrimtarit Gojan Goja. Të kujtohen poezitëdhe tregimet e tij apo romanet?

– Po, më kujtohen, – ia ktheva fjalën, duke dashur tëdija se nga e mori vesh Drita që kisha qenë te stanet. Ngae mori vesh për romanin dhe se doja t’i botoja!?

Mbeta e heshtur për një çast, por ajo nuk heshti.Filloi ta lexojë edhe tregimin tjetër. Po, tregimin që ekisha shkruar në klasën e katër, kur nuk doja që tëëndërroja, ndaj edhe e pagëzova “Nuk i dua ëndrrat”.Lexonte sikur ajo ta kish shkruar e jo unë.

Sa i kreu detyrat e shtëpisë, Era u ul pranë televizoritdhe shikonte filma vizatimor.

Duke shikuar e zuri gjumi në karrige. Bënte gjumin eparë. Gjumin më të qetë dhe të ëmbël që ndonjëherëmund ta kaplojë fëmijën. E ëma e shikonte lakmueshëm!Kënaqej!

E mori ngadalë dhe e çoi në dhomë. E shtriu nëkrevat, e mbuloi, e përkëdheli dhe e puthi në ballë. Ulargua duke thënë:

– Pafsh ëndrra të ëmbla, princeshë e mamit!Flinte e flinte Era! Nuk e zgjonin as zhurmat e

automjeteve që pa ndalur qarkullonin pranë banesës sëtyre.

58

Page 61: Aqif Isaku BOTA JONE

Diku në orët e mëngjesit, nga dhoma e saj u dëgjuanjë piskamë. Vrapuan prindërit, vrapoi edhe gjyshja. Nëdhomë ushtonte britma:

– Nuk i dua ëndrrat, nuk i dua ëndrrat!Të habitur prindërit dhe gjyshja e pyetën:– Ç`ke engjëllushe, ç`ke?!– Nuk i dua ëndrrat, nuk i dua! – dëgjohej pa

ndërprerë zëri i Erës. Gati sa s`ishte hutuar.Babai e mori në krahë, e përkëdheli dhe filloi ta pyesë

se çka i ka ndodhur.Teksa u qetësua pak, filloi t`u tregojë se ç`kish

ëndërruar. E kishin ndjekur disa bisha të çuditshme, sa që edhe në gjumë ndjente lodhje duke ikur prej tyre. Djersa i derdhej si vesa luleve në verë.

Që nga ajo natë Era nuk i donte më ëndrrat. Ato sikure dëgjuan dhe nuk i vinin. Flinte qetë. Edhe pa ëndrrandjehej e lumtur! Por, a mund të jetonte gjatë pa to?!Gjithsesi se jo, andaj ëndrrat sërish i vijnë.

– Të lumtë Era, – foli Drita, posa e mbaroi leximin. Tëlumtë dhe jam krenare që të kam shoqe. Më beso seshkrimtare si ty të rralla janë edhe në mbarë botën. Nuk e di se nga i merr fjalët, si të vijnë ëndrrat dhe sa i donjerëzit.

– Të lumtë dhe njëherë! Më lejo që edhe një tregimta lexoj, sa që të dëgjojnë të tjerët dhe t’u them se mesnesh është edhe shkrimtarja. Më beso se të gjithë do tëhabiten. Kaq e re e plot fantazi. Dhe, nisi ta lexojë

59

Page 62: Aqif Isaku BOTA JONE

tregimin që e kisha shkruar para disa muajsh, tregimin“Unaza magjike”.

Dhe ja, dëgjoheshin fjalët, bartnin mesazhe. I dëgjoja fjalët sikur rridhte lumi.

Duke ecur rrugëve të qytetit, para Erës befas doli njëlypëse e vogël e bukur, më e bukur se Mona Liza edhe psenë trup mbante rroba të vjetra.

Sytë e saj larosh që i ngjasonin blerinës pranverore,shkëlqenin si margaritar.

Erës i erdhi keq, madje pikëllimi shtohej kur shihte seaskush nga kalimtarët, nuk kthente as kokën pas fjalëvetë saja:

– Xhaxha, ju lutem një para!Fjalët sikur i merrte era. Vazhdonte vogëlushja të

shkojë njeri më njeri, por më kot. Ndihmë si ofronte kush. Shikonte Era e hidhërohej. Nuk u besonte syve! Si është emundur, askush të mos ia zgjatë dorën?! Në vetethoshte:

– Ah, sikur të kisha para, do t`ia jepja të gjitha! Sa tëpamëshirshëm janë njerëzit! Nuk u ndihmojnë fare tëvarfërve.

Duke shikuar lypësen e vogël, iu kujtua se në gisht tëdorës së majtë mban një unazë që gjyshi ia kishte dhuruar për ditëlindje.

I kishte thënë se është unazë magjike dhe poqe se emban vazhdimisht, ia plotëson të gjitha dëshirat.

60

Page 63: Aqif Isaku BOTA JONE

Pa u mendua fare, hoqi unazën nga gishti dhe vrapoipas vogëlushes. Sa e mbërriti, e kapi për krahu dhe i tha:

– Merre këtë unazë, është e imja, ta dhuroj ty!– Po kjo, po kjo, është shumë e shtrenjtë! – ia ktheu

vajzusha e habitur.– S`ka gjë, merre! – është unazë magjike dhe t`i

plotëson të gjitha dëshirat. Do të bëjë të lumtur e tëpasur ashtu siç jam unë. Nuk do të kesh nevojë të lypësh.

Vajzusha ngriti dorën dhe Era ia vuri unazën në gisht.Vogëlushja qeshi. Qeshi edhe Era.

Lypëses së vogël, duke falënderuar Erën përdhuratën, i shkëlqyen sytë nga gëzimi. E la rrugën. Vrapoipër në shtëpi.

Që nga ajo ditë Era nuk e pa më të bredh e lyprrugëve. Ndoshta unaza e saj, me të vërtetë ishte bërëmagjike për vogëlushen.

Pasi Drita e lexoi tregimin, vendosëm që unë dheTrimi të ktheheshim në shtëpi.

Me të kthyer në shtëpi, pasi drekuam, Trimi shkoi tedhoma e tij, ndërsa unë fillova që të lexoja edhe një herëtregimin që e kisha shkruar ditën e parë që isha vendosurte stanet.

Si zakonisht, fillova të lexoj me zë. Lexoja tregimin qëmbante titullin “Ditët e para të pranverës”, por më dukejsikur zëri më thoshte dëgjo!

Me ardhjen e pranverës pritnim që të lulëzojë jeta,ashtu siç lulëzojnë lulet kopshteve e livadheve.

61

Page 64: Aqif Isaku BOTA JONE

Në vend të dallëndysheve, fluturuan plumbat dhegranatat. Jeta u bë e pamundur. Fillova ta urrej pran -verën. Në vete thosha: gjer kur tek ne pranverat do tëjenë të përgjakshme!? Gjer kur vuajtjet do zëvendësojnëgëzimin e lumturinë?!

Dhe, një ditë kur mendova se çdo pranverë do të jetë ferr dhe vuajtjet do të sundojnë zemrat tona, ndodhi ajoqë pritej me shekuj.

Duke mos durua më torturat dhe dhembjet që na ishkaktonin, filloi lufta për liri. Luftë kur dëshira për liri,ishte më e fuqishme sesa njëmijë tanke dhe raketa tëarmikut.

Ndodhi pikërisht në pranverë, në mars, ashtu siçkëndohet në këngë, të jehojë zëri i pushkës çlirimtare,pushkës që me krismat e saja ndalën çdo hov të armikutpër të mbajtur të nënshtruar një popull, popull që kurrënuk e duroi robërinë. Popull që njerëzimit i fali mijëraheronj, për të cilët u thurën vargje dhe u kënduan këngë.U kënduan këngë për trimërinë e tyre, për sakrificën dhedëshirën që atdheu të lulëzojë në liri.

Në këtë pranverë u derdh gjaku i njomë që mbuloitokën, në vend të luleve që duhej të mbinin.

Por, lulet do të mbinë mijëra pranvera! Do të jenë më të bukura, më të njoma e më të freskëta, ngase amaneti ipërcjellë brez pas brezi për liri u bë realitet.

Liria që lulëzoi në dheun tim, njomi varrezat me luletmë të bukura. Lule që kundërmonin erë lirie.

62

Page 65: Aqif Isaku BOTA JONE

Ishte tregimi im kushtuar njerëzve të dheut tim, përheroizmin e tyre për të mbrojtur vatrat tona shekullore.

Thuhej se kësi trimërie nuk ishte parë dhe nuk kishtendodhur tek ndonjë fis tjetër që nga kohërat e lashta, kuredhe toka ku është i ndërtuar qyteti im kishte qenë liqe.

Nuk e di se pse e lexova dhe se pse e shkrova këtëtregim, por shpirti më thoshte: shkruaje, kemi nevojëedhe për shkrime të tilla. Do t`u nevojiten brezave tëardhshëm, ashtu siç të parët na lanë shumë legjenda përkëto anë.

Pas kësaj nisa së lexuari tregimin ”Si u bëraalpiniste”.

Gjatë një vikendi bashkë me shokët e klasësvendosëm të ngjitemi shkëmbinjve të Lumit të Bardhë.

Dëshironim të bëhemi alpinistë, ashtu siç shikonimalpinistët e vërtetë, të cilët kanjoneve të larta tëlumenjve ngjiteshin me krenari.

Kjo kureshtje lindi edhe tek ne, andaj të tubuar nëvendin e caktuar e nisëm marshin drejt kanjoneve të lumit.

Por, kishim një prob lem. Duhej të caktonimpërgjegjësin e ekspeditës. Cili do të jetë ai, akoma nukkishim biseduar.

Papritmas, andej nga Lumi i Bardhë erdhi një zë.– Era do të jetë udhëheqësja e ekspeditës. – tha zëri.

Ajo është trimëreshë e madhe. Edhe terrenin e njeh mirë, sepse shpesh me Trimin i ka vizitua këto anë. Do t`ju

63

Page 66: Aqif Isaku BOTA JONE

udhëheq shkëlqyeshëm ngase dëshira e saj është aq emadhe sa edhe vetë Mali i Lartë.

Pasi dëgjuam fjalët që na vinin nga kanjonet e Lumittë Bardhë, pa kurrfarë dileme Erën e caktuam udhëheqëse.

E nisëm aventurën tonë duke u ngjitur shkëmbinjvetë lartë, sikur me vite të tëra të ishim ngjitësit më mepërvojë.

Duke u ngjitur, andej nga mesi i një shkëmbi tërrëpirë, Trimit i rrëshqiti këmba edhe u var për litari.Ulërima e shokëve jehoi malit!

Në një situatë kur duhej vepruar ashtu siç e kërkonnevoja, Era fluturoi si shqiponjë, po, po, si shqiponjë evërtetë! Fluturonte me krahë të shqiponjës! Dhepërnjëherë u gjend pranë Trimit.

Trimi aspak i shqetësuar edhe pse ishte në situatëtejet të vështirë, u kap për trupin e Erës dhe së bashkufluturuan mbi Lumin e Bardhë dhe u ngjitën në majën mëtë lartë të shkëmbit.

Të habitur, ne me admirim e përcillnim situatën.Pas një kohe të gjatë edhe ngjitësit tjerë arritën në

majë të shkëmbit dhe vrapuan drejt tyre, duke epërqafuar Erën dhe uruar për trimërinë e treguar.

– Nuk kam veprua ndryshe nga ajo që edhe ju do tëvepronit në situata të tilla. – tha Era.

– Jo, Era! Ne nuk do të kishim mundur të veprojmëashtu siç fluturove ti. Ne kurrë nuk do të mund të

64

Page 67: Aqif Isaku BOTA JONE

bëheshim shqiponjë e ta shpëtojmë Trimin ashtu siç eshpëtove ti. Beso Era, kjo që ta themi është e vërtetë.

Andaj e falënderojmë zërin që erdhi andej nga Lumiqë na tregoi se kush do të jetë udhëheqëse.

Duke biseduar me shokët, Erës i doli gjumi. Ndjehejkrenare për veprën që kishte bërë, edhe pse ishte vetëmëndërr.

E shkroi këtë tregim në ditarin e saj. Por, nuk deshet`ua tregonte shokëve, ngase i dukej se e lëvdonvetveten.

Por, kjo gjithsesi nuk mund të zgjaste gjatë, andajvendosi që t`ua lexojë, – foli Trimi.

Me të përfunduar tregimin, më doli edhe tregimitjetër. Po, tregimi që ia kisha kushtuar shokut tim Gonit.Më duket se e kisha shkruar tri ditë pa ikur për te stanet.Dhe, sikur doja edhe një herë që ta lexoja. Tregimin eshkruaja sipas fjalëve të Gonit i cili ndodhet në mërgim.Po, në mërgim gjendet qe disa vite. Dhe pa një pa dyfillova ta lexoja. Më pëlqen jo vetëm si tregim, por edhe si ndodhi. Kështu që zëri filloi të dëgjohej.

Mallëngjimi për vendlindjen kurrë nuk më ështëshuar. Çdo ditë i shikoj avionët të ngritur lart në qiell dhepres që edhe unë një ditë të kthehem në vendlindjentime. Të kthehem aty ku dëgjohen meloditë më të bukura të zogjve, aty ku gurgullima e lumit në syçka të sjellëgjumin më të ëmbël. Më mungojnë këta në mërgim. Ndajnjë ditë iu luta babait që të shkojnë në vendlindje. Të

65

Page 68: Aqif Isaku BOTA JONE

takohem me shokë e shoqe, me të cilët dikur ndiqjamësimet në të njëjtën shkollë. Më mungon edheblegërima e qengjave, që lazdrueshëm kërcejnëblerinave të Malit të Lartë.

Pas lutjeve të mia, një ditë vendosën që pushimetverore t`i kalojmë në vendlindje.

Dhe, nuk kaloi kohë e gjatë e u gjendëm nëvendlindje. Gëzimin tim nuk mund ta përshkruajëaskush!

Akoma pa mos i futur plaçkat në shtëpi, ika tekshokët. I takova të gjithë, ashtu siç ishim më parë nëklasë. Bisedonim e bisedonim saqë kishim harruar kohënqë kishte ikur. Tanimë muzgu kishte rënë. Por, për muadhe shokët sikur rilindi përsëri dita. Vazhduam bisedëngjer në orët e vona të natës.

I kalova pushimet verore bashkë me shokë e shoqemë bukur se kurrë. Shpeshherë i vizitoja edhe katundet eMalit të Lartë, lahesha në ujin e kthjellët të Lumit tëBardhë, e herë peshkoja aty.

Pas dy javëve u ktheva në mërgim me kujtimet më tëbukura për vendlindjen.

Që nga ky vit kurrë më nuk do të ndodh që përpushime verore, qofshin ato edhe vetëm një javore tëmos i kalojmë në vendin më të bukur e më të dashur.

Ishte ky tregimi që ma rrëfeu Goni, për mallëngjiminqë ndjente për vendlindjen, për mungesën e shokëve eshoqeve, bukurive mahnitëse të kësaj ane.

66

Page 69: Aqif Isaku BOTA JONE

Ky tregim më shtiu që ta lexoj tregimin që mëkujtonte ditët e para të shkollës, them ditët e para, kurpër herë të parë u rreshtuam si nxënës të klasës së parë.

Gëzimi fëmijëror nuk kishte fund. Me padurimpritnim cingërimën e ziles. Por, dikur gjithkund nuk ishtekështu. Kishte fëmijë që nuk e përjetonin këtë gëzim. Nuk ishin të lumtur. Nuk u lejohej të shkonin nëpër shkolla!Ishte një gjë befasuese dhe e neveritshme për mua.Assesi që ta kuptoja se pse ndodhte ashtu!?

Sot edhe ata janë të lumtur! Edhe për ta shtatorëtjanë muajt më të dashur. Nuk janë si dikur!

Këtë ma tregoi një shoqe që e takova gjatëpushimeve në Shqipëri. Quhej Ardiana. Ishte nga Dheu iLulëkuqeve. Këtë emër ia kishte vënë gjyshi për ta kujtuar një Ardianë të lagjes, një trimëreshë prej fëmije, që guxoit`i dalë në ndihmë një nëne të plagosur, duke sakrifikuarjetën, duke u bërë edhe vetë caku i snajperëve tëarmikut.

Më rrëfeu edhe për shumë gjëra që ndodhën atje, që as në mendje nuk të shkonte t`i imagjinoje e lere t`ikuptoje. Andaj, unë ia kushtova një tregim që e titullova“Shtatori në Dheun e lulëkuqeve”.

Më kujtohet se ishte ditë që Shtatori posa kishteardhur. Të rreshtuar dy nga dy me padurim prisnim që tëhymë në klasë. Gëzimi ishte i madh. Por, a ndodh kjogjithkund?

67

Page 70: Aqif Isaku BOTA JONE

Kur me gjyshërit dhe gjyshet të kapur për dorehapëronim drejt vatrave të dijes të lirë e të gëzuar, njëgjë nuk ndodhte në Dheun e Lulëkuqeve.

Ishte kohë e pakohë. Ishte kohë kur tirania dhe ekeqja kishin kaluar në mllef. Shkollat u mbyllën. Fëmijëvenuk u lejohej që të ndjekin mësimet në bankat shkollore,ndaj ishin të detyruar që të mësojnë fshehurazi që të mosi gjente më e keqja, bile t`ua burgosnin edhe mësuesit!

E tillë ishte jetë në atë kohë. Gjendja dita-ditëskeqësohej edhe më shumë. Nuk dihej se ç`të sjellë esotmja, e ku e nesërmja!

Dhe, një ditë marsi, çdo gjë u bë shkrumb e hi. Flakaflakëronte në çdo anë. Tymi si re të zeza e mbuloi qiellin.Dëgjoheshin krisma pareshtur! Shembeshin kulla eshtëpi. Njerëzit iknin në çdo anë. Piskamat e fëmijëves`kishin të ndalur. Nuk kishin as bukë për të ngrënë.

Nënat vajtonin të vrarit e mallkonin të gjallit. Ikninduke mos e ditur se ku! Mblidhnin fëmijët si klloçkazogjtë. I bartnin kë krahë e shpinë të drejtuara kah pylli,për të kërkua strehim të sigurt e t`i shpëtonin.

Bukë u duhej për të ngrënë. Ku ta merrnin atë!? Ku ta gatuanin?! Çdo gjë ishte djegur. Edhe mielli, bashkë metë edhe të gjitha pajisjet. Askush nuk guxonte të dalë ngagërmadhat të cilat ta shtonim edhe më shumë trishtimin.

Mjerimi vinte e shtohej. Një nënë, duke mos dashurqë fëmijët t`i vdesin nga uria, u kthye tek shtëpia për të

68

Page 71: Aqif Isaku BOTA JONE

pjekur bukën e gatuar që pak para e kishte lënë nëmagjen e kuzhinës.

Në të nisur për tek kuzhina, u dëgjua një krismë.Nëna e re u shtri për toke. Fëmijët filluan të bërtasin:nënë, nënë, a je gjallë?!

Por, zëri i saj nuk dëgjohej. Askush s`guxonte t`i diltenë ndihmë. Mizoria e armikut edhe më shumë shtohej.Tanket dhe granatat nuk ndalnin krismat.

Dhe, kur askush se merrte guximin, vrapoi Ardianadhe u hodh mbi trupin e pajetë të nënës së re.

Duke e ngritur nga toka dhe në t`ia vënë kokën nëkraharorin e saj, një plumb snajperi e qëlloi për vdekjeedhe Ardianën.

Vaji i fëmijëve më bëri që të mos shkruaja më. Dhetregimin nga dhembja e ndërpreva, por në kokë gjithnjëmë rri pamja mallëngjyese dhe e dhimbshme, dhe sikurmë thotë që tregimin ta mbaroj.

Ju premtoj se një ditë tregimin patjetër se do tambaroj, që të jetë dëshmi e një ngjarjeje tragjike nga ekaluara jo e largët, kohë që kurrë të mos përsëritet më.

Nuk e di pse, por ky tregim më pëlqen më shumë ngatregimet tjera.

Më duket nga dhembja apo krenaria që tregonim sikomb edhe në momentet më të vështira, sikur duket nëtregimin “Do ta kuptosh më vonë, Era”.

Duke ecur rrugës takova xha Lisin, gjyshin e Benit qëdikur kishte qenë kurbetçar në Vllahi.

69

Page 72: Aqif Isaku BOTA JONE

Kishte pasur disa dyqane në Bukuresht. Dëgjova sedorën ia kishin prerë. Po, po, ia kishin prerë dorën edjathtë, mu atë dorë që për herë të parë preku Avetarin eNaum Veqilharxhit.

Thoshin se për Avetarin i kishte falur të gjitha qëkishte pasur!

Një ditë e takova plakun duke ecur rrugës.– A u lodhe, xha Lis? – e pyeta, por plaku nuk më

dëgjonte.Iu afrova dhe e ngacmova mu në atë krah që dora i

mungonte.I lëshoi sytë nga unë dhe filloi të qesh.– A u lodhe, xha Lis?– Jo, bija ime! Por bëre mirë që më zgjove nga ëndrra.– Nga ëndrra!? – e pyeta me habi.– Po, nga ëndrra! I ëndërroja ditët kur në rrugën e

shtatë të qytetit mbet i vrarë nipi im Guximi!– Po, pse mbet i vrarë?!– Eh, Era, Era! Edhe shekulli i ikur u mbyll me plagë

për tempullin e dijes.. Ti asaj kohe me të qarë lajmërove ardhjen tënde, e

moshatarët tu mbetën në pritje të asaj që na mungonte!Unë me dorën e majtë mbaja Avetarin e vjetër që ta

pagëzoja tempullin, që ti nesër të ecish shkallëve të tij nëkërkim të asaj që ndodhi, që të ndezësh flakadanin qëterrin ta bëjë dritë!

70

Page 73: Aqif Isaku BOTA JONE

– Nuk të kuptoj, xha Lis!? Për cilin tempull e kefjalën?

– E si nuk më kupton, moj Era?! Do ta kuptosh njëditë, kur do të bëhesh pjesë e pandarë e tij bashkë memijëra shokë tuaj!

Ika në shtëpi duke u munduar t`i zbuloj të thënat exha Lisit, fjalë plot urtësi, krenari e dhembje!

Se mora vesh sesi dhe pse u hap dera, por e pashë seu duk gjyshja e cila m’i vërejti dy pika lot në faqe. Po, pikaloti të cilat më rrodhën dhe m`i lagën faqet e njoma.

Bija ime, – më foli gjyshja. Ti ke tregime të shumta,ndaj para gjumit të lutem që të lexosh tregimet ku ikujton shoqet dhe shokët.

Dhe, filloi ta lexonte tregimin që e kisha shkruar përLonën. Fillova të buzëqesh! Me vete thashë: sa ëmbëllexon gjyshja! Zëri i saj filloi që të dëgjohej...gjithandej.

Lona është çupëlinë punëtore. Shpeshherë u ndih -mon prindërve. Edhe gjyshit kur ka nevojë i ndihmon.

Një ditë, kur prindërit e saj shkuan të vizitojnë tezennë qytet, Lona mbeti në shtëpi me gjyshin e sëmurë.

Meqë gjendja e tij keqësohej, vendosi të shkojë e tathirr mjekun.

Dhe, ashtu si e hutuar, hapi derën dhe vrapoi shka -llëve teposhtë, doli në rrugë dhe u nis drejt ambulancës.

Në të mbërritur atje, filloi të bërtasë: – Më duhet mjeku! Më duhet mjeku! Gjyshin e kam

të sëmurë.

71

Page 74: Aqif Isaku BOTA JONE

Të gjithë e shikonin me habi. Çuditeshin sesi njëvajzushë aq e vogël kërkon ndihmën e mjekut për gjyshine saj dhe u larguan për t`ia lëshuar rrugën, për të arriturderi tek dera e mjekut.

Duke falënderuar njerëzit për mirëkuptimin, trokitinë derë.

– Urdhëroni! – tha mjeku. Hyr brenda.Lona hyri. Kur e pa mjeku vajzushën e shqetësuar,

me një zë të ëmbël e pyeti:– Ç`të mundon çupëlinë?!– Xhaxhi mjek, gjyshin e kam të sëmurë! I nevojitet

ndihmë e shpejtë.Duke kuptuar situatën serioze, mjeku mori çantën

dhe bashkë me Lonën ikën për në shtëpi, ku gjyshi pristendihmë.

Pasi e kontrolloi dhe i dha injeksione, para se tëlargohet, iu kthye gjyshit:

– Paskeni mbesë të shkëlqyeshme gjysh. Kjo ështëpasuria më e madhe për një shtëpi. Andaj krenohuni metë.

Kur dëgjuan për veprën e Lonës, gjatë u diskutuaedhe në lagje.

Lona u bë heroinë. Të gjithë krenoheshin me veprëne saj.

Duke lexuar gjyshja tregimet e mia, mua më kishtezënë gjumi. Më kujtohet se derën e hapi Trimi për të më

72

Page 75: Aqif Isaku BOTA JONE

treguar se duhet të nisemi për në qendër që të takohemime pronarin e shtëpisë botuese.

Dhe, porsa e hëngrëm mëngjesin, u nisëm drejtqendrës. Pronari e kishte mbajtur fjalën. Aty ishte edheshkrimtari Gojan Goja.

Pasi u përshëndetëm, shkrimtari Gojan m`i kërkoi tëgjitha shkrimet. Iu afrova dhe e shikoja sesi do të veprojë.Filloi që t’i hapë fletët një nga një dhe nisi të lexojë. Ia nisime tregimin “Lulet për gjyshen”. Sa bukur e lexonte. Edhe artistët do t`ia kishin lakminë. E mahnitur nga leximi itillë, thashë:

– Sa zë të ëmbël paska shkrimtari, – dhe sy e vesh idrejtova nga ai, ndërsa ai lexonte e vetëm lexontetregimet njeri pas tjetrit, si:

Afrohej fes ta e tetë marsit, dita e nënave. QëmotiEra kishte vendosur që mamit dhe gjyshes t`u dhurojënga një tufë me lule.

Dëshironte që tufat të kishin lulet më të bukura tëbotës, sidomos ajo për gjyshen, meqë e donte shumë dhe i tregonte përralla. Po ku t`i gjente ato?!

Lulet që rriteshin në kopshtin e tyre nuk ia mbushninsyrin. Nëpër shitore lulesh çdo ditë shikonte, por nuk ipëlqenin. Kishte rënë në hall.

Fes ta afrohej e ku të gjente lule të tilla?! Mendonteditë e natë dhe me këto mendime e merrte gjumi.

Meqë brenga si hiqej, kush tjetër përveç ëndrravemund t`i ndihmonte?! Sërish i dolën në ndihmë. E

73

Page 76: Aqif Isaku BOTA JONE

shndërruan në flutur. Sa iu gëzua ëndrrave! Tani mund të fluturonte; maleve, fushave, mund të kalonte dete eoqeane dhe t`i binte botës anembanë…

– Do të fluturoj livadh më livadh, fushë më fushë…vetëm e vetëm t`i gjej lulet që dëshiroj…! – tha Era, ndaj,hapi krahët dhe u ngjit qiellit.

Fluturoi sa fluturoi, lule si deshi nuk gjeti. U hidhërua. Si të mos gjente tani, kur mund të kalonte çdo vend tëbotës, çdo qoshe të saj! Nuk humbiste besimin. Ndajthoshte:

– Patjetër do t`i gjej! Gjyshja ime e meriton. Ajo është gjyshja më e bukur dhe më e mirë në botë, andaj edhelulet për të duhet të jenë të veçanta.

Dita ishte e bukur. Rrezet e diellit përkëdhelninfluturat dhe bletët që fluturonin lule më lule.

Në një skaj të qiellit u panë disa re që era lehtë ishtynte. Papritmas riguan pika të imëta shiu. Rrezet ediellit thuaj që mezi e pritnin këtë. Së shpejti në qiell udukë një ylber me mijëra ngjyra. Era u mahnit nga bukuria e tij!

– Ja dhurata për gjyshen! – klithi gëzueshëm.Vrapoi ta kap ylberin dhe t`ia sjellë gjyshes. Teksa i

afrohej, hop ta kap, në atë çast i doli gjumi.– Oh! – pse më ike o ylber i bukur?! Si të shkoj te

gjyshja pa dhuratë?! Ty të zgjodha prej njëmijë e sa luleve anekënd botës si dhuratën më të bukur e më tëçmueshme!…

74

Page 77: Aqif Isaku BOTA JONE

I tregoi ëndrrën gjyshes. Ajo e përqafoi dhe i tha:– Ti je zemra ime! Ti je dhurata më e bukur për mua!

Më fale përqafimin e ngrohtë që vetëm ti di të madhurosh… S`më duhet tjetër!

Mendoja se pasi e lexoi tregimin e parë do tëpushojë, por nuk ndodhi kështu. Shkrimtari vazhdoi tëlexonte me zë edhe tregimet tjera...

Në natën e kthjellët të zbukuruar me yje, pas njëkodrine hëna nxori kokën. Shkëlqeu si nuse bukuroshe.Rrezet e saja depërtuan në dhomën e Erës. Sa vinte engrihej hëna, dhoma shkëlqente më tepër.

– Eh! – tha Era. Do t`ia blej hënën gjyshes. Hënënpesëmbëdhjetë me gjithë llapëtimën e saj. Do t`ia dhurojqë t`ia sjellin dritën e syve… Sa mirë do të ishte. Do tëndjehej e lumtur. Nuk do të mbante më syze.

Por, si ta blejë?! Sa para kushton?! Kujt t`idrejtohej?!…

Në vezullimin më të bukur të saj, papritmas, disa re embuluan. Qielli u errësua. Hëna më nuk dukej. Sa udëshpërua Era! Ia plasi vajit.

Në atë çast në dhomë hyri nëna. Kur e pa duke qarë epyeti:

– Pse qanë, vogëlushe e mamit?– Retë ma morën hënën! Unë desha prej qiellit ta blej

atë. Desha t`ia dhuroj gjyshes që t`ia kthejë shikimin. Nukdua që edhe më tutje të mbajë syze. Ato e mundojnëshumë. Por ja, retë ma morën.

75

Page 78: Aqif Isaku BOTA JONE

– Jo princeshë e mamit, ato vetëm e mbulojnë pakëz. Era së shpejti do t`i largojë dhe hëna përsëri do tëshndrisë qiellit.

Pa mbarua nëna fjalën, hëna sërish shkëlqeu. EdheEra shkëlqeu nga gëzimi. Ç`ngazëllim! Nëna qeshte e nukndalej. E kuptoi sesa shumë Era e do gjyshen. Iu kthye sajme fjalët:

– Bija ime, hëna nuk blihet. Ajo është dhuratë për tëgjithë njerëzit e botës. Me të çdokush është i lumtur. Tëgjithëve ua ndriçon e zbukuron natën! Ndaj, lute tëlëshojë rrezet nëpër dritare që t`ia ndriçojë dhomëngjyshes, ndërsa Ty vogëlushe të të sjellë gjumin e ëmbëldhe ëndrrat, të cilat do të përkundin në djepin emagjishëm dhe do të rritin si lulen pranverore!

– Janë tregime të ëmbla, – foli dhe vazhdoi të lexojëtregimin “Si e gjeta Amerikën”....

Kaluan katër vite qëkur daja i Erës ka shkuar nëAmerikë. Sa e ka marrë malli!

Çdo ditë e merr në telefon dhe bisedon me të.Fotografitë e tij i ka varur në mur. Çmallet duke i shikuar.Shpesh edhe bisedon me to?!

Malli e ka marrë edhe për Erionin, djalin e dajës qëështë moshatar i saj. Edhe me te bisedon me telefon. Ai itregon për Amerikën, për jetën atje, për shokët, shkollëne shumë e shumë të tjera.

76

Page 79: Aqif Isaku BOTA JONE

Por, telefoni është telefon, fotografia fotografi, nukmund të zëvendësojnë njeriun e gjallë. Shpesh mendontë shkojë t`i vizitojë.

Por, si të shkojë?! Si ta gjejë Amerikën?! Një natë të bukur maji i erdhën do ëndrra të mira.

Nuk i kishin sjellë asnjë porosi. Sonte ishin vënë nëdisponim të Erës. Dëshironin t`ia plotësonin çdo dëshirë,ta shëtisnin ku të dojë e sa të dojë.

– Eh, moj ëndrra! Ku e dinit brengën dhe dëshirëntime?! Dua të më çoni në Amerikë, në Çikago, atje kujeton daja im Agimi. Se kam parë qe katër vite. Sa më kamarrë malli!

– Punë e lehtë, Era! Sa të mbyllësh e hapësh sytë, dotë jesh atje. – thanë ëndrrat.

Era mbylli sytë një çik dhe i hapi. Para saj u gjend njëqytet i madh e i bukur, me shtëpi të larta e rrugë të gjëra!

Qarkullonin nëpër to mijëra vetura. Secila më ebukur se tjetra. Sa u gëzua! Do të takohej me dajën që aqshumë e do. Po të mos e kishte fotografinë e tij, ndoshtaedhe nuk do ta njihte. Çfarë befasie do të jetë për të kurdo ta sheh Erën!

Duke ecur rrugës, para saj u dukë një burrë i pashëm,i lartë si lisi dhe i drejtë si qiriri. Era fërkoi sytë të sheh mëmirë. Mos është daja Agim?! Më duket i njohur! Sa vintee i afrohej atij, kuptonte se është daja i saj. U lëshuafluturimthi, hapi krahët dhe në të arritur tek ai, iu hodhnë qafë.

77

Page 80: Aqif Isaku BOTA JONE

Më në fund të gjeta! – të gjeta dajë me gjithëAmerikën!

E përqafoi fort dhe e puthte pa u ndalë. Nuk çmallejme të. Sa filluan bisedën i doli gjumi. Ç`dëshpërim!

E tradhtuan ëndrrat pikërisht kur e gjeti dhe donte të bisedonte me dajën. Nuk i lanë kohë të gjatë së bashku.Nuk e takoi as familjen e tij. Nuk e njohu mirë e mirë asAmerikën, për të cilën kishte dëgjuar fjalë të bukura. Deshi të vizitonte plazhet e magjishme të Havait, ato tëTahitit, e sa e sa …vende tjera.

Nuk i mundësuan ëndrrat të zbulojë, pse Amerikaështë Amerikë?! Pse e duan njerëzit?! Pse ajo ështëëndërr e çdo të riu?!

Mbeti me këto kujtime. Ndoshta së shpejti do të vijëdaja t`i vizitojë dhe në të kthyer e merr edhe Erën nëAmerikë.

Po të ndodhte kjo, nuk do të kishte çupë më tëlumtur në botë se Era!

Unë mbeta e heshtur dhe vetëm i kujtoja titujt etregimeve dhe gëzohesha që i pëlqenin, ngase e shikojasesa me ëndje i lexonte. Ishte i mahnitur nga tregimet emia. Dhe nuk vonoi as një minutë, ia nisi tregimit tëradhës:” Në botën e çudirave”...

Në shkollë sot kishin mësuar lekturën:’’ Liza në botën e çudirave’’.

78

Page 81: Aqif Isaku BOTA JONE

I pëlqeu shumë ky libër, ndaj edhe ajo dëshironte tëjetë Liza, mbretëreshë e xhuxhëve dhe krijesave tëçuditshme! Nga të shkonte mendja i rrinte tek ajo.

– Çdo të bëja sikur ëndrrat të ma plotësonin dëshirën e të më bënin Lizë?! A thua do të kisha bukurinë e saj?! Sido të gjendesha në atë mes?! A do të isha e lumtur?!…

Fliste në vete Era. Shpresonte në ëndrrat! Ndoshtamë kanë dëgjuar, ndoshta e ndjejnë dëshirën time…!

Me padurim e priste natën. Mrekulli shpesh i kanëndodhur, ndaj nuk do të ishte çudi që t`i ndodhin edhesonte!

Si zakonisht, sa ra të flejë, në ta kapluar gjumi, ierdhën ëndrrat. E bënë princeshë, princeshë të mijëraxhuxhëve.

Jetonte në një pallat përrallor që vetëm ëndrratmund t`ia dhuronin! Aty kishte gjithçka. Xhuxhët ishinpunëtorë të vyer. Nuk linin punë pa kryer. Çdo urdhër ekryenin me përpikëri. Ishin tejet të gëzuar. Më në fund egjetën princeshën e ëndërruar.

Dikur kishin pasur një princeshë të bukur ezemërmirë. E quanin Semiramidë. Por, një ditë ajo humbi pa mos lënë gjurmë. Sigurisht e kishin rrëmbyer princërite vërtetë. Kishin pse?!

Bukuria e saj të mahniste. I ngjante zanës së malit. Në mbretëri nuk kishte të shoqe. Nuk u kthye më tek pallati ityre, ndaj princeshën e re e emërtuan me emrin e sajSemiramidë.

79

Page 82: Aqif Isaku BOTA JONE

Kalonte jetë të lumtur me ta. Por, meqë qe bërëprinceshë dhe emri i pëlqente, ashtu në gjumë filloi tëbërtasë:

– Unë jam Semiramida! Unë jam Semiramida,princesha e xhuxhëve!

Zëri jehoi në tërë shtëpinë. U zgjuan prindërit dhevrapuan pas saj. Hyrën në dhomë, ndërsa ajo vetëmbërtiste:

– Unë jam Semiramida! Jam Semiramida!Iu afrua babai dhe e lëkundi. Gjumi filloi t`i dalë

ngadalë, ndërsa ajo nuk e ndalte britmën, por tani me njëjehonë më të vogël.

– Jam Semiiraramiidaa, jam Seemiiiraaamiiiddaaa,Seeeee… princeeeeeesha… shsshshaaaaa… dhe i dolikrejtësisht gjumi. Fërkoi sytë, pa se është në shtratin e saj dhe mbi kokë i rrinin prindërit, hapi gojën, ofkolloi njëooooooh të gjatë dhe tha:

– Uh, paskam qenë në ëndërr!Nuk deshi t`ua tregojë ëndrrën prindërve. Ata edhe

nuk e pyetën. Deshën që fshehtësinë Era ta ruajë përvete.

Je e mrekullueshme Era, u dëgjua përsëri zëri ishkrimtarit i cili nuk e çonte kokën lart, por vazhdonte tëlexonte tregimin e radhës “Në ishullin e humbur”...

– Ëndrrat sonte e çuan Erën në një ishull të largët qëse kishte parë kurrë. Mbretëronte aty një heshtje

80

Page 83: Aqif Isaku BOTA JONE

trishtuese. Sa u frikësua Era! Si të ndjehej ndryshe kurnuk takoi asnjë njeri?!

Filloi rrugëtimin nëpër labirintet e ngritura me murejo të larta për të gjetur rrugën e shpëtimit e të largohejnga ky vend i tmerrshëm.

Ecte e ecte, por rrugëdaljen nuk e gjente dot. Frikavinte e shtohej. Në mendje i rrotulloheshin mendime tëçuditshme. Nuk humbiste shpresën. Besonte se shpejt do t`ia dalë të gjendet në shtëpinë e saj.

Duke ecur në vete pëshpëriste:– Ah, sikur të kisha një llambë magjike, apo diç tjetër

të më nxirrte nga kjo situatë e vështirë, do të isha njeriumë i lumtur në botë!

Duke menduar, papritmas para saj doli një plak meshkop në dorë. Era u tremb dhe e shikonte me habi. Aibuzëqeshi, pastaj me një zë të butë e të ëmbël i`u kthyeErës:

– Kush të solli këtu, çupëlinë?– Nuk e di!– Po, a e di se ku je?– Jo, – u përgjigj Era.– Pate fat që të takova i pari! – u shpreh plaku. Ky është vendi i përbindëshave e bishave më të

çuditshme. Prej këtu nuk ka dalë i gjallë askush. Asnjëris`mundi ta gjejë rrugën dhe përfunduan në stomakët etyre.

81

Page 84: Aqif Isaku BOTA JONE

Pa u hamendur fare, plaku ngriti lart shkopin e tij,pëshpëriti ca fjalë të njohura vetëm për të dhe, para Erësu gjend një qilim i bukur.

– Hip mbi të! – tha plaku.Ajo hipi. Plaku përsëri ngriti shkopin lart dhe

pëshpëriti të njëjtat fjalë. Për çudi, qilimi bashkë me Erënfluturoi në qiell. Sa u gëzua! Me të madhe largohej nga kyishull. Në rrugëtimin që bënte, kalonte vende të bukura,të magjishme… sa që e harroi frikën dhe brengën qëkishte.

Fati i qeshi Erës. U zgjua nga gjumi duke pëshpëritur:Mbi të ligën, fiton mirësia!Si thoni? – a ka të drejtë Era?!Mendoja se do të ndalonte së lexuari, por nuk ndodhi

ashtu siç mendoja unë. Tregimet vazhdonin njëri pastjetrit, duke i përsëritur vetëm titujt e tyre. Jam duke elexuar tregimin “Princi i ëndrrave të mia” – tha xhaGojani.

Ditë e ngrohtë pranvere. Zakonisht, si çdo pasditedola të shëtis rrugëve pranë lëndinës të mbuluar mebarin më të gjelbër që mund ta shihje! Pranë saj kalontenjë përroskë e vogël me ujë të kulluar si loti. Duke kaluaraty pari, më joshi gjumi.

U shtriva në qilimin e blertë që natyra e kishtedhuruar. Nuk kaloi kohë e gjatë dhe më mori gjumi.

Flija qetë. Dhe, duke fjetur, papritmas u dëgjua një zë nga larg, aty nga ahishta:

82

Page 85: Aqif Isaku BOTA JONE

– Era, Era, – më thoshte. Prite princin tënd! Prite setë vjen me kalë të bardhë!

E gëzuar u ngrita në këmbë dhe shikoja anembanë. Për befasinë time, nëpër një dhiare princi me kalë të

bardhë vinte nga drejtimi im!E rritur për dy vite, unë me të vërtetë e ëndërroja

princin e jetës. Desha të jetë princ si i përrallave; i bukur, imençur dhe trim.

Pas ca sekondash kali i bardhë u ndal para këmbëvetë mia. Unë nuk lëviza nga vendi. E shikoja princin! Mëdukej se më në fund e gjeta princin e përrallave. Bukuria e tij të mahniste!

Duke menduar kështu, princi kërceu nga kali, muafrua dhe më puthi në ballë. Në të më puthur në ballë, më ikën ëndrrat. Më doli gjumi!

Sa u dëshpërova! E kush nuk do të ishte dëshpë -ruar!? Të të ikë princi i ëndrrave mu në momentet kur eke pranë syve, pranë zemrës!

Që nga ajo ditë fillova t`i mallkoj ëndrrat. Nuk deshatë shkruaj poezi e as tregime. Por, nga larg përsëri mëerdhi i njëjti zë. Më thoshte: shkruaj Era, shkruaj! Dukeshkruar do ta gjesh princin e ëndrrave tua, që një ditë dobëhet princ i zemrës tënde!

Dhe vazhdova së shkruari. Princin e ëndrrave do tapres! Patjetër se do të vijë, ashtu siç më thoshte zëri ngaahishta.

83

Page 86: Aqif Isaku BOTA JONE

Shkrova edhe një tregim për princin, por për atëshpëtimtar, princ i cili gjithnjë, kur dikush ishte në rrezik,u dilte në ndihmë.

Këtë, dikur ma kishte treguar si përrallë gjyshja, dheja, unë e shkrova që të mos mbetet vetëm si legjendë epërrallë e pashkruar dhe të rrëfehet brez pas brezi, por tëjetë e shkruar në fletë.

Erën e kishte rrëmbyer shtriga e maleve. Kështu mëthoshte gjyshja. Ishte e bukur si princeshë. Mbante edheemrin tim.

Lajmi për rrëmbimin e Erës mori dheun. Thuhej sevajzusha gjendet në një mal me pyje të dendura. Ishte aqi frikshim, saqë edhe ditën askush nuk guxonte të kalonteaty.

Në të dëgjuar për rrëmbimin e Erës, princi shpë -timtar vendosi që ta shpëtojë.

U vesh ashtu siç i kishte hije një princi dhe trimi qëishte, i hipi kalit dhe u nis.

Kali i tij kish një ndjenjë të çuditshme. Gjithmonënuhaste drejtimin nga duhet nisur. U kthye në një anë,duke ia bërë të ditur princit se nga gjendet rruga që tëshpie deri te shpëtimi i Erës. Dhe, fluturimthi nisi vrapin.

Nuk kaloi kohë e gjatë dhe ishin atje. Që të mos i afrohet askush shtëpisë dhe ta shpëtojë

Erën, shtriga plakë kishte vënë kurthe nga më tëndryshmet.

84

Page 87: Aqif Isaku BOTA JONE

Por, princin sypatrembur nuk mund ta ndalte asnjëpengesë. Së pari me shpatën që vezullonte si ari, ia hoqiqafën një tigri të shkathët, pastaj edhe një përbindëshi që i përngjante kuçedrës, pastaj një gjarpri të madh, kështume radhë, gjer kur shtriga ia lëshoi shqiponjën si mëbesniken dhe më trimen, por, në atë çast fluturoi thika që princi e hodhi, duke e goditur mu në zemër.

Pasi i kaloi të gjitha pengesat dhe i afrohej derës sështëpisë, doli shtriga me një shpatë në dorë.

Dhe filloi lufta për liri a vdekje. Princi trim, me disalëvizje të shkathëta arriti që ta godas me shpat shtrigëndhe ajo u shtri për toke.

Meqë më nuk kishte asnjë pengesë, u vu në kërkim të Erës.

Kërkoi dhomë më dhomë dhe më në fund e gjeti. Sa u frikësua Era kur e pa të panjohurin në dhomë.– Mos u friko, Era! Unë jam shpëtimtari yt. – Shpëtimtari im! Por, unë mendova se kurrë nuk do

të dal nga kjo shtëpi. Si është e mundur?! Kush të tregoi?! Pyeste Era.

– Era, eja të shkojmë në shtëpi, pastaj të tregoj sesiqëndron puna. Dhe me Erën, të hipur së bashku në kalë,ikën për në shtëpi.

Duke menduar për prindërit dhe anëtarët tjerë, Erësi doli gjumi.

– Oh, – paskam qenë në gjumë. Nuk do të dëshirojaqë të më ndodhte me të vërtetë.

85

Page 88: Aqif Isaku BOTA JONE

Për një mo ment desha që xha Gojani ta ndal leximin,por ai vazhdoi. I interesonte “Udhëtimi në hënë”. Deshetë dijë pak më shumë për hënën, bukuroshen e natës,dhe ia nisi:

Një ditë do të ngjitem në hënë, thoshte Era sa herëqë shihte hënën kur shkëlqente qiellit. Sa e bukur ështëajo. Edhe shoqërinë e ka të bukur. Por, pse të mos jemedhe unë një ditë pjesë e asaj shoqërie aq tëmrekullueshme?! Jo, assesi këtë shanse nuk mund talëshoj. Nëse sot kur jam e vogël jo, por, kur të rritem,patjetër. Do të bëhem kozmonaute dhe do të ngjitem nëhënë. Dua të shijoj bukuritë e saja. Dua të di nga e merratë shkëlqim, si rri në qiell e shumë gjëra të tjera. Eëndërronte një udhëtim të tillë, por kur do të ndodhte,s`mund ta dinte.

Sonte, sapo e kaploi gjumi, gjumë që çdo minutë tërrit sa një kokërr gruri siç thoshin gjyshet, Era ëndërroiudhëtimin e saj në hënë.

Gjendej në stacionin kozmik prej nga lansoheshinanijet. E veshur me rroba interesante i ngjasonte njëkozmonauteje të vërtetë. Ekuipazhin e përbënin Era dhedy kozmonautë. Përgatitjet kishin përfunduar dhe erdhimomenti i lansimit.

Hyrën në sondën kozmike dhe çdo gjë ishte gati përfluturim.

86

Page 89: Aqif Isaku BOTA JONE

Filloi numërimi: 10, 9, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1 dhe nisje.Anija fluturoi me shpejtësinë më të madhe. Kalontegjithësinë dhe për disa çaste, do t`i afrohej hënës.

Nga dritarja Era me admirim shikonte jetën në tokëdhe nuk ndjente frikë fare. Sa e bukur dukej bota nga lart!Çfarë mrekullie?! Kurrë nuk e kishte parë ashtu tokën.Gëzohej që është pjesë e saj.

Pas një rrugëtimi jo të gjatë, sonda kozmike ateroi nëhënë. Dolën kozmonautët. Doli edhe Era.

Hipën nëpër veturat që kishin marrë me vete. Me toudhëtonin nëpër hënë. Bënin mrekulli! Ishin të vetmetmakina që mund të ecnin nëpër viset jo të rrafshëta tëhënës. Si ndalte asnjë pengesë. Ecnin të lumtur.

Kaherë Era ëndërronte të fluturojë e të ngjitej atje.Shpeshherë e luste fluturën ta ngrit në qiell dhe ta çojë në hënë, ta vizitojë bukuroshen e natës, të sheh si jetohetatje, e sa e sa të tjera…!

Dhe, ja që dëshira iu plotësua, gëzimi s`kishte fund.Edhe pse e lumtur, diçka e brengoste?! Nuk takoi njeri e as shtëpi nuk pa në hënë! Kjo e

bënte kureshtare. Pse në hënë nuk mund të jetojënjeriu?!

A thua hëna që natën ndrin aq bukur, nuk i donjerëzit?! Mos vallë, bukurinë e ruan për vete?! Me tëvërtetë është një fshehtësi e pazbuluar!

87

Page 90: Aqif Isaku BOTA JONE

Duke medituar i doli gjumi. U hidhërua me gjumin. Sitë mos hidhërohet kur nuk i mundësoi ta zbulojë këtëenigmë!

Tani jam duke e lexuar tregimin, për Gentinçapkënin, “Pse Genti e do shkollën”....

Nuk dua të rri në shtëpi. Edhe unë dua të shkoj nëshkollë, – tha Genti. Sa të lumtur janë Noti dhe Era. Çdoditë kur kthehen nga shkolla, lëvdohen për notat qëmarrin. Ç’të bëj unë, vetëm me lodra ta kaloj kohën?!Edhe maçorri me qenushin më janë bezdisur.

– Po si të shkosh në shkollë, kur ti je i vogël dhe nuk di shkrim – leximin. – foli gjyshi.

– Po bre gjysh, mendon se unë nuk e di alfabetin?Dëshiron të ta them? Dhe, pa një pa dy shpërtheu:

– Ananasi është – a, banania– b, çokollata– ç,dardha– d, fiku– f, molla– m, qershia – q dhe e,e,e, eeeeiu ndal goja, nuk i kujtoheshin fjalë tjera. I tha vetëm atoqë i pëlqenin më tepër dhe gjërat që çdo ditë i hante.

– Gjysh, mjafton vetëm kaq të të tregoj se e dialfabetin. Prandaj edhe unë dua të shkoj në shkollë. Duatë marr pesëshe çdo ditë. Dua ta lexoj librin që ma kadhuruar babi për ditëlindje. Shiko sa i bukur është.

Kushedi se sa fjalë të ëmbla ka në faqet e tij. Edheemrin e ka të bukur: ’’Princi i vogël’’.

Mos u merakos Genti, – ia ktheu gjyshi. Do të vijëkoha kur edhe ti do të shkosh në shkollë.

88

Page 91: Aqif Isaku BOTA JONE

– Jo mor gjysh, nuk merakosem unë, por libri. Shih sadhimbshëm më shikon nga rafti!

Ai me flet, më flet qetë. Unë e ndjej zërin e tij sa herëqë hyj në dhomë. Më duket se më thotë: çfarë fëmijeështë Genti! Pse s`më merr asnjëherë në dorë. Shihni seçfarë pluhuri më ka mbuluar! – sigurisht nuk i pëlqej apos`më do. Ky zë më ndjek hap pas hapi. Ja, pse dua të shkojnë shkollë.

Sa i bukur duket edhe tregimi i radhës “Përsëri nëshkollë” vazhdoi shkrimtari...

Të veshur si për festë, me çanta në krahë nxënësithapëronin të sigurt drejt shkollës.

Sa vinin e i afroheshin godinës, dëgjoheshin zëra tëgëzueshëm. Oborri gumëzhinte si zgjua bletësh. Të gjithëishin të lumtur. Do të takoheshin për herë të parë paspushimit të gjatë veror. Do të tregonin për pushimet dhepërjetimet e tyre, për librat e lexuara e shumë e shumë të tjera.

Malli i ka marrë për shkollën, mësuesen, shokët,shoqet, bile-bile edhe për bankat shkollore.

Për pak kohë oborri u mbush me nxënës. Nuk vonoishumë dhe u dëgjua cingërima e parë e ziles. Së shpejtinxënësit u gjendën në klasë. Filluan përshëndetjet dhebisedat në mes tyre.

Më të rritur për një vit dhe të etur për dije, mepadurim pritnin mësuesit për të filluar mësimet.

89

Page 92: Aqif Isaku BOTA JONE

Edhe Era ishte pjesë e këtij vargani të milionëtfëmijësh, nëpër mijëra vende të botës që pareshturrrugëtonin vatrave të dijes. Minutat dukeshin të gjata samiliona orë. Nervozizmi vinte e shtohej. Mezi pritnintakimin e parë me mësuesen.

Dhe, sërish u dëgjua zëri kumbues i ziles. Mësuesjame ditar në dorë hyri në klasë. Sa u gëzuan fëmijët. Tëgjithë vrapuan pas saj. E përqafuan fort. Nuk e lanë as qët`i përshëndesë. Nga sytë u rrodhën lot gëzimi.

Teksa mori veten, mësuesja pëshpëriti:– Mirëserdhët zogjtë e mi! Gëzohem që ju shoh kaq

të lumtur. Edhe unë mezi e prisja takimin me ju. Na priftëe mbara në një vit më të suksesshëm shkollor.

I tha këto fjalë dhe u ul për t`u qetësuar. Nuk mund t`i përmbante ndryshe emocionet nga takimi i parë.

Mendoja se do të ndalojë, por jo! – zëri sërish udëgjua. Tani jam duke e lexuar tregimin “Pranverë me trilule”....

Në shtëpinë time gjithmonë kam pranverë! Me këtofjalë kryeplaka e shtëpisë, priste dhe përcillte mysafirët.

Edhe në dimrin më të ftohtë me ngrica dhe borë, unëndjej aromën pranverore. Pranvera më është më e bukurse pranvera, vera më e ngrohtë se vera, vjeshta më ebegatshme se vjeshta.

– Po si mundet që gjithmonë të kesh pranverë? – ithoshin mysafirët.

– E mundur është e mundur!

90

Page 93: Aqif Isaku BOTA JONE

Tek unë rriten tri lule të bukura që ma sjellinpranverën.

– Po moj gjyshe, nënë, hallë, teta apo siç e thërrisninata, me dy tri lule nuk del pranvera. Këtë të thënë,sigurisht e keni të njohur?

– Ha, ha, ha! – qeshi gjyshja. Po a nuk i shihni lulet emia në dhomë që çdo ditë ma zbukurojnë shtëpinë!Shikoni! Dhe u kthye nga Genti, Noti dhe Era.

A nuk janë më të bukur se zambaku, trëndafili dhelulëkuqja?!

Këta janë tri lulet që edhe dimrin ma bëjnë pranverë.Po, po, tani e kuptuam. Paskeni të drejtë. Cilës shtëpi

nuk do t`ia kishin sjellë pranverën me bukurinë dheurtësinë e tyre.

Doja që të ndërhyja por shkrimtari Gojan vazhdoi tëlexonte tregimin e radhës “Bisedë me mollëkuqen”,tregim që e kisha shkruar kur i bëja hapat e para sishkrimtare. Më kujtohet se gjyshja më thoshte semollëkuqja është një insekt shumë i bukur dhe sjell fat.

Një ditë në një qoshe të dhomës pashë njëmollëkuqe. Ishte shumë e bukur! Në ta parë iu afrova dhe ashtu me shpirtin e njomë të një fëmije, fillova bisedënme të. Kërkoja nga ajo që ta shoqërojë vëllain tim të vogël kur mbetet i vetëm në shtëpi, duke iu drejtua me një zëpërkëdhelës:

– Mollëkuqe, pse ke pika në shpinë?– Të jem më e bukur.

91

Page 94: Aqif Isaku BOTA JONE

– Po pse shkon lule më lule?– T`i zbukuroj me pikat e mia.– Pse ngjitesh e fluturon qiellit?– T`ua fal ngjyrën e kuqe yjeve!– Po pse viziton njerëzit, mollëkuqe?– T`i bëj të lumtur, Era!– Atëherë vizitoje tim vëlla Gentin, kur unë dhe Noti

jemi në shkollë.– Mirë Era, nesër do të vij. Le t`më pres. Do të bisedojmë e do të luajmë. Genti do të

numërojë larat e mia, ndërsa unë do t`i tregoj përralla. A thua se nuk do të ndjehet i lumtur?! Kush më mirë

se unë do ta argëtonte?!– Të lumtë, mollëkuqe! Me të vërtetë qenke ashtu siç

thoshin! Sa do të gëzohet Genti!Në të përfunduar tregimin, papritmas më erdhi një

zë nga mali. Më dukej se ishte i plakut të maleve. Mëthoshte:

- Era, mjaft shkrove tregime të ëmbla si për zemrëntënde! Duhet të shkruash për të kaluarën e dhimbshmetë popullit të Dheut të Lulëkuqeve, atje ku bozhuretkuqërrojnë si oqean i mbushur me ngjyrë lirie.

Shkruaj Era, se borxh ua kemi atyre që u flijuan përçlirimin e saj. Shkruaj për ata që rilindën si Feniksi nëtokën e tyre të stolisur me plagë.

– Nuk di të shkruaj asi tregimesh, – ia ktheva zërit qëmë vinte nga mali.

92

Page 95: Aqif Isaku BOTA JONE

– Mos u mërzit Era! Ëndrrat do të tregojnë. Ti vetëmmbaji mend dhe shkruaj.

Sa i dëgjova këto fjalë, zëri pushoi. Dhe për amanetin e plakut të maleve, fillova ta

shkruaj tregimin që e titullova “Liria lind nga loti”.Më kujtohen fjalët e gjyshit kur më thoshte se liria

fitohet me gjak dhe për të janë derdhur me tonë lot. Unëe shikoja me habi dhe nuk i kuptoja dot fjalët e tij. Mëdukej se tallet me mua. Në vete thosha: nuk është emundur një gjë e tillë! Nuk i kuptoja sepse isha tepër evogël.

Por, sot kur jam rritur dhe kam parë e përjetua njëgjendje të tillë, plotësisht pajtohem me gjyshin.

Sa vite iu desh popullit liridashës të Dheut tëLulëkuqeve që lotin e dhembjes ta kthejnë në lot gëzimi.

Për të u desh të luftohet e të sakrifikohet, ndaj liriaerdhi si fryt i atij loti dhe gjaku të derdhur për mbrojtjen evatrave shekullore; lot dhe gjak që u derdhën për njëardhmëri të lumtur e të ndritur.

Dhe, kur shoh sot moshatarët e mi nga Dheu iLulëkuqeve them: e gëzofshi lirinë që u fitua me gjak e lottë derdhura.

E shkrova këtë tregim, që me të vërtetë në një natëtë bukur, kur hëna ndriçonte dhomën time të vogël,ëndrrat ma dhuruan. E mbajta mend dhe e shkrova pikëpër pike, ashtu siç ma treguan ëndrrat, sepse desha taplotësoj amanetin e plakut të maleve.

93

Page 96: Aqif Isaku BOTA JONE

Por, nuk munda e mos të shkruaj një tregim përdëshmorët e shekullit tonë.

Një ditë, më kujtohet se ishte fillimi i majit, aty nëvarrezat e dëshmorëve, duke kaluar me Trimin lexova njëmbishkrim të një luftëtari të lirisë. Më dukej se ishte më iriu dhe e titullova: ”Para shtatores së dëshmorit”, të ciline lexova në vazhdim.

Ishte natë. Sa i kishte mbushur tetëmbëdhjetëpranvera. Nga dritarja vërente rrebeshe plumbash qëgodisnin kullat.

Retë e kishin mbuluar qiellin mbi kullë. Sikur donin të shihnin pika loti në sytë e luftëtarit!

I vështroi retë dhe ktheu sytë nga faqja e murit tëdhomës. E pa të varur karajfilen e gjyshit plak dhekollanin me plumba që qëndisnin sofrën nën flamurindhe bustin e Skënderbeut.

– Retë duan pushkë bir, – u dëgjua ushtima e zërit qëvinte valë-valë nga malet, drejt lugut të fshatitQafëshqiponjë, për të arritur në Drenas.

– Biro, u dëgjua edhe për të dytën herë zëri! Retëduan pushkë!...

Tri krisma u dëgjuan! Kambana e lirisë lëshoi thirrjene saj.

Rreshtoheshin të rinjtë nga dy! Bëheshin togje, çeta!U bë një ushtri!

Tufa lulesh dhe kurora nën valët e flamurit irreshtonin të rinjtë dhe të rejat!

94

Page 97: Aqif Isaku BOTA JONE

– Ku është shtati i luftëtarit të ri!? – pyeti Liridona.– Nga malësia e madhe e deri në Çamëri, – foli

Flamuri, duke drejtuar gishtin sa për të lexuar emrin edëshmorit. E puthi pllakën në shenjë kujtimi!

E qeshur Liridona drejtoi sytë nga qielli, duke lënëshikimin te kulla e luftëtarit.

Pas kësaj, xha Gojani sërish filloi me leximin etregimeve të mia, ashtu siç më thoshte ai, tregimeve tëëmbla, kësaj radhe tregimin “Pse se dua shiun”...

Ç`më duhet shiu! Unë nuk jam bar që t`më rrit. Le tëbjerr në kodrina, male e fusha. Atyre u duhet blerimi.Mua vetëm ma shton mërzinë. Si, të mbyllem në dhomë e të mos lëviz askund?!…Jo, jo, kjo nuk është e mundur!

Unë dua të shëtisë, të luaj me shoqet…e sa e sadëshira kam, kurse shiu mi ndërpret këto, ndaj si ta dua?!

– Mirë Era, edhe unë nuk e dua shumë shiun, por ç`të të bëjnë lulet, bari, drunjtë? Shiu është jetë për to, – thagjyshja.

– Le të bjerr ku të dojë, vetëm në qytete jo. – Dëgjo Era, – shiu është i dobishëm. Ai gjallëron

natyrën, e bën të bukur. – Gjyshe, le t`i duhet kujt t`i duhet, ndërsa mua e

shoqeve të mia jo! – a më dëgjove dhe pikë. – Po kush do ta vizatoj ylberin shumëngjyrësh në

qiell?– Dielli.– Po si mund dielli, pa pikat e shiut?!

95

Page 98: Aqif Isaku BOTA JONE

– Mundet gjyshe, mundet!– Gjer më tani unë nuk kam parë e dëgjuar se në qiell

mund të del ylberi pa diell e pika shiu, Era!Vrapoi Era tek çezma, mori gypin plastik, e vendoi në

rubinetë, vuri gishtin në majë të tij, lëshoi ujin dhe, paspak çasteve u vizatua një ylber i vockël e i bukur.

– Ja gjyshe, edhe pa shi mund të vizatohet ylberi.– Po, po, e vërtetë është. Por, këtë ylber mund ta

shohim vetëm unë dhe ti e askush tjetër.– Punë e madhe! – me rëndësi është që ne e shohim.Pas kësaj kokëfortësie të Erës, gjyshja nuk deshi të

bisedonte më tutje me të. Ia la kohës të dëshmojëpohimet e saja, ndërsa Era le të përpiqet ta ndal shiun,poqë se ka mundësi.

Xha Gojani e lëkundi përsëri kokën dhe sikur padashje sytë i drejtoi nga dera sa për t`u thënë të tjerëve se tregimi i radhës është “Dy pika loti në sytë e gjyshit”....

Një mëngjes shtatori gjyshi me nipërit dhe mbesëndolën në shëtitje. Ecin të lumtur brigjeve të liqenit,bisedonin, kërcenin, luanin në rërë…, ndaj nuk e hetuanse i kishin rënë plazhit rreth e përqark.

Të lodhur nga shëtitja, u ulën pranë bregut për tëpushuar. Me zili shikonin pamjet magjike që në ditët evjeshtës natyra ua kish dhuruar. Qielli i kthjellët si loti mefreski pranverore, liqeni i valëzuar…!

Bukuritë madhështoheshin me meloditë e zogjve qëpa ndalur këndonin. Sa të lumtur ishin! Nuk ndjehej vapa

96

Page 99: Aqif Isaku BOTA JONE

verore dhe gumëzhima e njerëzve. Çdo gjë frymonte nëshushurimën e qetë të erës dhe valët e buta të liqenit.

Duke shijua bukuritë mahnitëse, gjyshi kishtepërqendruar vëmendjen diku larg dhe dukej se ështëhumbur në mendime.

– Gjysh, të lutem me trego, pse je zhytur në mendime kaq thellë?! – e pyeti Era.

– Eh, bija ime! Më kujtohet një ditë e këtillë ngafëmijëria, kur me gjyshin dolëm të shëtisim si ne sot. Ishashumë i lumtur. Ai më rrëfente për fëmijërinë e tij dhepër ditët e pleqërisë. U preka shumë nga ato rrëfime. Mëthoshte se shtatëdhjetë vjet kaluan si shtatë ditë. Unënuk i besoja. Meqë sot jam në moshën e tij, ndaj me zili ikujtoj ato ditë.

– Gjysh, s`ke pse të mërzitesh! Ti je i shëndoshë si lisidhe i freskët si ditët pranverore.

Qeshi gjyshi duke përkëdhelur Erën, por, në mendje irrinte pleqëria e cila si shtrigë plakë erdhi pa e hetuarfare, me të gjitha të këqijat që vetëm ai i ndjente. Ndaj iukthye Erës:

– Dëgjo Era! – një ditë edhe ti ke për të kujtuar fjalëte gjyshit. Pleqëria vjen shpejt, është e padukshme.

I tha këto fjalë me lot në sy, gjersa fëmijët e shikoninme habi.

Era nuk deshi ta pyesë më. U kthyen në shtëpi, porfjalët e gjyshit i tingëllonin, si fjalët e një rrëfyesi të njëëndrre të çuditshme!

97

Page 100: Aqif Isaku BOTA JONE

Je e çuditshme Era! Ke fantazi të paparë! Do tëbisedojmë më vonë, sa t`i lexoj edhe ca tregime të cilatbëjnë fjalë për dhembjen tonë shekullore.

E kuptova se do të lexonte tregimet që ua kamkushtuar mërgimtarëve apo vëllezërve tanë në Dheun eLulëkuqeve, por nuk lëshova zë. Mbeta e heshtur derisashkrimtari Gojan të përfundonte leximet. Më duket se ishfletonte faqet, ku një tregim ia kisha kushtuar Editës.Dhe ashtu ndodhi.

Filloi të lexonte tregimin për Editën.Edita kohë të gjatë jeton përtej Adriatikut, në një

qytet të bukur të Apenineve. Atje kanë vajtur që kur ishtedyvjeçare.

Ajo ka një dëshirë të madhe. Mbledh figurat eheronjve kombëtarë dhe i ruan si suvenire më tëçmueshme në al bu min e saj.

Sa herë që vijnë mysafirët në shtëpinë e tyre, memburrje ua tregon ato.

Një ditë, duke e ditur dëshirën e Editës për figurat më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme, daja idërgoi disa figura të gravura në bronze të njerëzve më tëshquar siç janë: Nënë Tereza, Skënderbeu, Ismail Qemali,Naim Frashëri, Luigj Gurakuqi...

Të gjitha këta Edita i vendosi në dhomën e saj tëvogël dhe çdo natë bisedonte me to sikur të ishin tëgjallë.

98

Page 101: Aqif Isaku BOTA JONE

Bisedonte, ngase ata me veprat dhe trimërinë e tyree bënin krenare që i takon fisit të tyre. I ruante si sytë eballit. Mbi to kurrë nuk mund të shihje pluhur! Secilit ikishte kushtuar edhe nga një poezi.

Edhe prindërit e saj ishin të lumtur. Lumturia ishtemë e madhe kur e bija e tyre, duke ruajtur e çmuar figurat më të rëndësishme tonat e ruante edhe kombësinë,gjuhën dhe traditën!

Vazhdova me rrëfimin për Lizën, një shoqen time, qëerërat e këqija bashkë me familjen e çuan largvendlindjes, përtej Paqësorit në tokën e ëndërruar.

Dukeshim si dy të rritur edhe pse ishim fëmijë. Të nashihje ashtu të veshur me veshje kombëtare, të kaplontezilia!

Festonim një kremte e cila kishte të bëjë mehistorinë tonë.

Nga biseda që bënim shkriheshim së qeshuri, ndërsashikimet i kishim të drejtuara nga qielli blu, që mekthjelltësinë e tij të mahniste.

Këmbë e duar lëviznim nga shqetësimi, duke priturme padurim të fillojë kremtja.

Aty e takuam edhe Lizën me motrën e saj Qëndresën. Po, po, Qëndresën, për shkak të së cilës prindërit i kishinemigruar në Amerikë.

Ishte shumë e bukur. Bishtalecat me kordele ngjyrërozë edhe më shumë e zbukuronin.

99

Page 102: Aqif Isaku BOTA JONE

Dhe, në mo ment mu kujtuan fjalët e xha Lisit, kur mëthoshte, se kohë të errëta ishin në këto anë.

Më tregoi se babai i Lizës Astriti, kishte dashur qëfoshnjën e porsalindur ta pagëzojë me emrin Qëndresë.

Nuk iu lejua ta pagëzojë me atë emër, me gjithëinsistimin e Astritit, – më tha plaku i urtë. Emër ipadëshiruar, bijë ishte atëherë!

Listë me emra të pëlqyeshëm për kohën i jepnin.Astriti nuk u përkul. Nuk lejoi që fëmijën e tij dikush tapagëzojë si të dojë. Nuk mposhti burrërinë dhe krenarinëe tij. E la foshnjën pa e regjistruar, por me emër që çdoditë me ëmbëlsi e thërriste, Qëndresë.

– Era e dashur! – më rrëfente më tutje xha Lisi. Astritime familjen dhe foshnjën e porsalindur, një natë ashtuheshtur, mori rrugën e mërgimit. Iku në Amerikë. Iku atjeku foshnjën mund ta pagëzosh me emrin që dëshiron.

Një ditë, andej nga Bostoni, më erdhi një kartolinë.Ma kishte dërguar Astriti. Më përshëndeste dhe metregonte se Qëndresa e tij i bën hapat e para. Edhebelbëzimet i ka të ëmbla! Ashtu më thoshte.

Me tregonte se është i punësuar dhe jeton një jetë të lumtur. Kështu kuptova për fatin e tyre, Era!

Shpresoj se një ditë Qëndresën bashkë me familjen,do t`i kemi tek ne. Këtu është vendi i tyre. Këtu i kanë tëparët. Këtu flitet gjuha e ëmbël e arbrit!

E ndjej se koha e re afrohet, Era! Atëherë, mijëra emijëra të ikur do të kthehen në vatrat shekullore.

100

Page 103: Aqif Isaku BOTA JONE

Dhe, përnjëherë iu ktheva vetvetes, sa për të mos më kuptuar se jam humbur në mendime.

E shikoja Qëndresën. Më dukej më e rritur se ç`ishte!Fliste pastër gjuhën e nënës.

Por, për një kohë u përqendrova në koncertin qëmbahej.

Në një mo ment, kur dëgjonim këngë apo pjesëskenike në gjuhën angleze, Qëndresa u kthye nga unëdhe më tha:

– Era, ata që më njohin mirë do ta kuptoninbuzëqeshjen time e cila thotë: “janë të këndshme, pornuk më pëlqejnë mua”!

E kuptova mirë se çka do të thotë Qëndresa. Vurabuzën në gaz dhe e shtrëngova për dore. Buzëqeshja imedhe shtrëngimi i dorës, mu dukë se thoshin më shumë seç`priste Qëndresa.

Në të mbaruar koncerti, Liza dhe Qëndresa mëthirrën mysafire në banesën e tyre. Pa hezitim e pranovaftesën dhe të tria shkuam në banesë.

Në të arritur aty, Liza më prezantoi para nënës së saj,duke i tregua se unë jam stërmbesa e Petrit Kodrës ngaqyteza Gorrishtë, andej prej nga kanë ikur ata.

E buzëqeshur, nëna e Lizës, mu kthye:– Ajo që kam njohur më parë, ishte një vajzë

tekanjoze, plot gjallëri! Ajo ishte Era e dikurshme. Po,kështu e njihja! Sot më dukesh shumë më serioze mevitet që ke.

101

Page 104: Aqif Isaku BOTA JONE

– Po, teta Nora. E vërtetë është që kam ndryshuar.Tani botën e kuptoj ndryshe. – ia ktheva tetës Nora, qëmu kujtua nga ditët kur na vizitonte në Gorrishtë.

– Era e dashur! Më përkujtove ditët tona të lumturanë mëmëdhe, dhe dy tri pika loti iu derdhën faqeve.

E kuptova mallëngjimin e teta Norës për vendlindjendhe familjen që kishte lënë atje, për të ikur nga torturatqë u bëheshin njerëzve të kësaj ane.

Nuk desha ta pyes më, për të mos e shqetësuar edhemë shumë.

Duke kuptuar shqetësimin e nënës, Liza dheQëndresa më propozuan të dalim të shëtisim në qytet.Dhe, nuk vonuam shumë e ikëm nga shtëpia. Dolëm nëqytet.

Ecnim e bisedonim për shumë e shumë gjëra që këtui shihja, dhe ashtu në mo ment, Qëndresës iu kujtua që tëshkojmë ta vizitojmë kopshtin zoologjik.

Pasi u pajtuam, për pak kohë me taksi arritëm atje.Bëmë disa hapa në kopsht. Kur ktheva kokën nga

Liza, vërej se është e shqetësuar! Atë pamje nuk do taharroj kurrë. Ishte zverdhur dhe më dukej se nuk ipëlqente shëtitja në mes kafshëve, ndoshta frikohej!?

Duke ecur ngadalë Liza u ndal pranë një kaprolli dhefilloi ta përkëdhel. I fliste fjalë të ëmbla. I fliste sepsebutësia e shpirtit të tij ishte i njëjtë më shpirtin e fëmijës.

U frikohej egërsirave, duke kujtuar se çdo mo mentmund t`u vërsuleshin, ashtu siç vërsulen përbindëshit.

102

Page 105: Aqif Isaku BOTA JONE

Pasi e shëtitëm të tërë kopshtin zoologjik, të lumturau kthyem në shtëpi.

Por, sërish mu kujtuan fjalët e plakut të urtë, kur mëthoshte:

– Era, ka njerëz edhe më të egër se kafshët, të cilëtme vrazhdësinë e tyre, mbjellin trishtim, frikë e urrejtje.

Po, po, këto fjalë vazhdimisht më kujtohen, sidomostani, kur shoh Qëndresën e bukur, që vetëm për shkak tëemrit që babai deshe ta pagëzonte, gjendet largmëmëdheut!

Dhe sërish radhiten tregimet. Kësaj here do ta rrëfejtregimin për Lulen.

Lulja jeton në mëmëdheun e sagave, afër vendlindjes së babadimrit, aty ku sagat tregojnë më tepër se njërrëfim.

Aty tregohen shumë legjenda për trimërinëvikingëve, për urtësinë dhe gjakftohtësinë e tyre.

Duke i dëgjuar këto edhe Lulja filloi t`i admirojë.Ishin legjenda të cilat u përngjanin legjendave tona,

andaj i dukej se është në vendin e shqiponjave.Këtu mësoi edhe për babadimrin që vite të tëra, duke

kaluar botën anembanë; nëpër shi, borë, ngrica e acar,gëzon çdo fëmijë, duke u dhuruar dhuratat më të bukura.

Mësoi edhe për Hajdin dhe lojërat e saja tëmrekullueshme, të cilën e kishte shikuar në televizor dhegjithmonë e admironte, andaj shpeshherë deshe taemitojë.

103

Page 106: Aqif Isaku BOTA JONE

Edhe pse kalonte bukur, nuk e ndjente ngrohtësinëshpirtërore, ashtu siç e kishte në mëmëdhe.

Andaj, me padurim priste që të vijë vera dhe tëkthehet në atdhe, atje ku e ka lënë gjyshin, shokë e shoqeqë aq shumë i deshe.

Duke kujtuar sagat e viseve skandinave, mu kujtuanjë legjendë, të cilën gjyshja vazhdimisht ma rrëfente.

Flitej për flijimin e babait nga djali kur të mplakej.Ishte bërë zakon që plaku të hidhej prej shkëmbi nëhumnerë, ku do ta gjente vdekjen e sigurt.

Nuk dihej se për ç`mo tive. Por, kjo traditë përcillejbrez pas brezi.

Dhe kur i erdhi radha plakut të fshatit, xha Kolës, unis pa droje, por, duke bekuar zotin që ia pat marrë të atin në moshë të re. I përcjellë nga nipi, me bastun në dorë,duke thënë se ky do të më përcjellë deri në majë tëshkëmbit.

Dhe nuk munda ta lexoj më. Mu tha fyti. Sytë mumbushën me lot. Trimi dhe Drita më shikonin me habi.

Duke ndjerë habinë e tyre, vazhdova leximin.– Eh, – thash! Kjo baladë e ardhur nëpër kohëra, në

këto vise na tregon se:“Ishte muaji maj, pranverë. Blerimi dhe aroma e

kishin mbuluar Livadhin e Gjatë. Nusëronin lulet, drurëtfletënjoma. Ndiheshin këmborë, gurguj gurgullimash.Kënga e një fyelli në mes blegërimash.

104

Page 107: Aqif Isaku BOTA JONE

Diku ndali plaku dhe i tha të birit: Biro, këtë këngë edua mu në mes të gjirit dhe lërmë të pushoj, të rri njëcopë herë, sa të më ngopet shpirti me pakëz pranverë!...

Më pakëz pranverë ndër aq shumë kujtim, që sot esulmuakan bukur mendjen time. Dua të eci nëpër vite,dua të kujtoj kur vija shpesh këtu dhe, kur njomesha ngavesa sipër gjer në gju. Ah, këtu jam takuar shpesh me njëbareshë. Kishte zë të ëmbël! Ishte si laureshë! Ku i lintegjurmët, vesa përshkëndiste! Plot një mot u deshëm, easkush s`e dinte.

Nuse do ta merrja, vajzën gëzimplotë, e më pas dobëhej, biro, nëna jote. Po t`i mbyll pak sytë, s`jam ky qëmë sheh! Ndjej një zemër tjetër që në gjoks më rreh.

Po ç`t`i bëjmë jetës”?! Nuk e di se pse e shkrova dhe pse e lexova këtë

tregim, por shpirti më thoshte: shkruaje, kemi nevojëedhe për legjenda të tilla.

– Janë tregime të mira, – u dëgjua përsëri shkrimtaridhe filloi të lexonte edhe tregimin për hallet e Gjinit....

Një ditë kur Gjini mbeti i vetmuar në lagje, dhe kurndjeu mungesën e shokëve, atëherë e kuptoi sesa keqështë të jesh i vetmuar.

Nuk dilte nga shtëpia. Rrinte në dhomë dhe nuklargohej askund.

Në të kuptuar për problemin e Gjinit, gjyshi iu afruaashtu heshtur dhe filloi ta pyesë se çka e mundon.

105

Page 108: Aqif Isaku BOTA JONE

– Gjini, nuk më dukesh në rregull, diç të mundon!?Më thuaj ç`ke? – e pyeti gjyshi.

Pa i dhënë përgjigje, Gjini e pyet Gjyshin. – Gjysh, a ke qenë ndonjëherë i vetmuar?!– Jo! Po pse më pyet, Gjini?– Të pyes gjysh, sepse mendoj se më keq se të jesh i

vetmuar nuk ka. – iu përgjigj ai.– E pse të jesh i vetmuar Gjini!? – tha gjyshi. Ti ke plot

shokë e shoqe. Lagja jonë është e madhe, apo jo, Gjini?– Gjysh, gjysh, ju nuk e kuptoni se kam mbetur pa

shokë. Edhe ata pak që janë nuk shoqërohen me mua!– Ç`broçkulla thua Gjini!? – foli më me seriozitet

gjyshi.– Nuk janë broçkulla e as mahi, gjysh! E vërtetë është

se unë ndjehem i vetmuar. Edhe shokët që kanë mbeturnë lagje nuk shoqërohen me mua.

– Gjini, sigurisht ka diçka mes teje dhe shokëve. Nukmund të largohen aq lehtë. Ndoshta je hidhërua mendonjërin apo ke bërë ndonjë prob lem, kështu e kuptoj, – tha gjyshi. Andaj të lutem ma trego të vërtetën.

Gjini uli kokën për toke dhe nuk deshi të flasë.– Gjini, të lutem edhe njëherë. Tregoje të vërtetën. –

insistoi gjyshi.– Gjysh, – me gjysmë goje foli Gjini. Po unë Tonit i

dhashë një shuplakë në klasë, Lules ia grisa fletoren, Mirit ia theva vizoren, Artanin e shqelmova kur luanim futboll.

106

Page 109: Aqif Isaku BOTA JONE

Bëra edhe disa gabime tjera që nuk më kujtohen në mo -ment.

– Të lumtë, Gjini! Ti paske qenë hero i madh! Beso seedhe unë pas kësaj që më tregove, të jam hidhëruar.

Gjini vari kokën dhe heshtte. Nuk i dilte fjalë ngagoja.

Por, gjyshi nuk mbeti me kaq. Kërkonte nga ai të dijësesi do të veprojë, që shokët t`i kthehen përsëri.

– Gjysh, unë jam ky që jam! Nuk mund të ndryshoj.Andaj shokët po qe se duan të shoqërohen me mua, le tëshoqërohen pa mos u kërkua falje!

Qeshi gjyshi duke lëkundur kokën! Pëshpëriste nëvete: Eh, Gjini, Gjini im! Me këtë kokëfortësi tëndenvështirë do ta kesh tërë jetën dhe e mbaroi bisedën. E laqë problemin ta zgjidh vetë Gjini kur t`i kujtohet atij.

Tregimet lexoheshin dhe ne që ishim të pranishëmvetëm e dëgjonim shkrimtarin Gojan.

Ja e nisi edhe tregimin që ja kushtoja Dritanit,fëmijës së lagjes sime, një djaloshi shembullor që mesjelljen e tij mahniste çdo njeri.

Ishte ditë e diel. Dritani ecte rrugës së qytetit që mesnesh ishte e njohur si rruga e lojës.

I shikoi shokët dhe shoqet sesi me lojën e tyre ifrikësonin bilbilat dhe pëllumbat, madje edhe çerdhen edallëndyshes e kishin goditur disa herë me guralecë.

Sytë i drejtoi andej nga vinte një cicërimë dhe happas hapi arriti deri te një kaçubë. Aty pa dy zogj

107

Page 110: Aqif Isaku BOTA JONE

dallëndyshesh, të cilëve ende nuk u kishin dalë puplat.Cicërimat e tyre sikur i thoshin Dritanit; na ndihmo tëlutemi, se lojën tuaj nesër do ta shoqërojnë këngët tona.

Mes shputave të dorës, Dritoni i vendosidallëndyshet dhe filloi të ecë drejt shokëve. Ecte dhe përçudi, edhe një cicërimë dëgjohej.

– Drita, – thirri Dritoni! Eja të lutem të më ndihmosh. Drita nuk u vonua dhe bashkë me Redonin iu afruan

Dritanit.– Bëtë mirë që erdhët, dhe njërën dallëndyshe ia dha

Dritës e tjetrën Redonit.Ju lutem, më pritni tek çerdhja e dallëndyshes! Më

duket se edhe një cicërimë më thërret dhe hapëroi drejtqershisë.

Aty, pranë një guri, ishte një harabel i plagosur.Dukej se dikush e kishte goditur me gur!

Me harabelin dhe dy dallëndyshet Dritani dhe shokët shkuan te veterinari për t`u dhënë ndihmën e duhur.

– Keni bërë mirë foli xhaxhi Agim. Zogjtë janë pasuria jonë dhe filloi t`i mjekojë.

Dritani nuk mbahej nga gëzimi dhe bashkë meshokët u kthyen tek rruga e lojës.

– Ejani, ju lutem – foli Drita. Ejani se Dritani na ftonpër një bisedë.

Të gjithë u afruan tok. Dëgjoni foli Dritani. Sot nukkemi vepruar mirë, ndaj ju lutem që të gjithë bashkë të

108

Page 111: Aqif Isaku BOTA JONE

betohemi se kurrë nuk do të gjuajmë më pas zogjve dhese kurrë nuk do t’i lëmë pa ndihmë.

Të gjithë u betuan dhe nga ajo ditë dallëndyshet dhezogjtë si dhe harabeli i Dritonit na shoqërojnë me këngë,ndërsa ne lojën tonë e bëjmë më të këndshme.

– Nuk do të lexoj më tregime. – tha shkrimtari Gojandhe papritur i hapi edhe fletët e romanit.

– Je e mrekullueshme! – foli edhe njëherë dhe ezgjati dorën për të më uruar për punën time.

Era, nesër ti do të jesh shkrimtare me zë e këtyreanëve. Me siguri do të botohen tregimet, poezitë dheromani, por më habisin edhe shkrimet që flasin shumëpër data historike, në veçanti për motin e kohës sëuniformave blu te stanet e malësisë së Malit të Lartë.

– Era, gëzohem! Edhe njëherë të them suksese dhevetëm suksese. Ti nesër do të jesh shkrimtare me zë. Dotë krenohen me ty këto anë dhe të gjithë ata që në shpirte kanë dashurinë dhe mirësinë.

Pasi u përshëndetëm me Shkrimtarin Gojan Goja, icili më premtoi se të nesërmen do të m`i dhurojë të gjithalibrat e tij, bashkë me Trimin u nisëm të shkonim nështëpi. Isha shumë e lumtur.

Në ndërkohë, Drita dhe Trimi të cilët tinës e kishinlexuar edhe një tregim timin, më thanë:

– Era, na duket se fsheh një tregim dhe se nuk do qëta lexosh para se të të botohet, apo jo? Mos të duket vallë më i miri dhe e ruan vetëm për vete!?

109

Page 112: Aqif Isaku BOTA JONE

Mbeta e shtangur për një mo ment. E kuptova seDrita dhe Trimi e kanë lexuar dhe s`kisha nga t`ia mbajë, u ktheva nga xha shkrimtari dhe ia dhashë fletën metregimin “Ardhmëria është në ardhmëri”.

Xha Gojani e mori, e shikoi titullin dhe tha:– Era, paske një tregim me titull shumë interesant.

Sigurisht edhe përmbajtja e tij është e bukur dhe pavonuar as një minutë, filloi leximin.

Isha duke shkruar një tregim për një revistëshkollore, por Ardi dhe Gresa nipi dhe mbesa, sikur doninnga unë të kuptonin se pse dukem aq i mërzitur dhe tëqeshurën e kam humbur.

– Gjysh, – e para foli Gresa, mbesa ime. Pse dukeshsikur të kesh humbur diçka!? A mos vallë je i sëmurëapo...

– Jo, jo! Nuk kam humbur e as nuk më mungon gjë,por nuk di sesi t`ia filloj tregimit që nesër dua ta dorëzoj në redaksi.

– Të tregojmë ne, – folën njëzëri nipi dhe mbesa. Tigjysh vetëm na trego se çka dëshiron.

– Po, ja, – u thashë! Dua të shkruaj për një titull:“Ardhmëria mes ardhmërisë”...!?

– Është e lehtë ajo që do, folën që të dy. Të tregojmëne.

– Do të më tregoni ju? – Po, ne, pse çuditesh gjysh?!

110

Page 113: Aqif Isaku BOTA JONE

– Të çuditshëm jeni, – u thashë, por tregimi do mëshumë sesa që ju dini për të...

Desha të vazhdoj, por fjalët e nipit dhe mbesës mëndërprenë. Dhe nisa të shkruaj atë që thoshin nipi embesa.

– Është e lumtur! Fytyra i qesh! Sytë i flasin , se ecjet ika në kërkim të asaj që më mungon.

Vijat e ballit duket se i premtojnë shpresë. Duartsikur e presin pëllumbin që duhet patjetër të pushojë dhe t`i lajmërojë, se porosia nga qielli është e flamurtarit, ebuzët sa të mbyllura me padurim presin t`i thonë: “Babieja, të presim”!

Flokët dhe kordelja ngjyrë blu e bëjnë edhe më tëdashur, e veçmas kaçurrelat mbi supe, të lidhura mebishtaleca dhe të shoqëruara me fjolla ngjyrë ari qëkërkojnë të arrijnë deri në supe, ku duket bluza e kuqedhe në mes shqiponja dykrenore e shkruar me shkronjaqë kanë pamjen e pëllumbit: ”Unë jetoj me ty”!

Dy mollëza që i derdhen në fytyrë sikur lëshojnëngjyrë gjaku, ngjyrë që kuqërrojnë edhe mjekrën që flet,se më mungon supi i flamurtarit dhe, faqet të shoqëruarame lot sikur duan t`i thonë kohës mjaft! Mjaft ma vodhëtujin e liqenit të syrit! Mjaft ma morët gjakun e rritës!

E ngjyrave blu, që treten mes ngjyrave të ylberit derite shkronjat që shkruajnë ARDHMËRI, është fjala e cilaburon nga shpirti i Ardhmërisë “Unë jam ardhmëria”...

111

Page 114: Aqif Isaku BOTA JONE

– Ju lumtë, ju lumtë, – fola me të qeshur dhe fillovat`i puth në ballë nipin dhe mbesën.

Tregimi mbaroi.– Mbaroi!?– Po ne gjysh as që të thamë gjë të shkruash!

Bisedonim sesi duket ardhmëria në ballinën e revistës,revistë që përditë na shoqëron dhe na mëson sesi duhettë dukemi nesër.

– Mbaroi, dhe prapë fillova të qesh, duke u bërë gatiqë t`ua lexoj tregimin.

Pasi e dëgjuan, më përqafuan dhe nisën tëvallëzojnë, duke e hedhur lart e më lart shaminë e njëzete tetës, bashkë me petalet e një luleje që ma kishte falurmiku im poeti, që shkruan me penë e që shënon data mekrismë pushke, miku i Premtimit dhe Shpresës babait tëardhmërisë.

– Tani e kuptova, se pse e fsheh tregimin Era! – thashkrimtari. Këtu e gjeta mesazhin, mesazh për jetën,shpresën, ardhmërinë, për botën tuaj. Shtriu dorën dheshtrëngoi dorën time, më përqafoi dhe më uroi suksesenë punën krijuese.

Dhe ja, sot mbushet plot një vit nga dita kur shtëpiabotuese “DRINI” promovoi pesë librat e mi. Dypërmbledhje me poezi, dy li bra me tregime dhe romaninShpresa.

Mendoj se vitin që vjen do të botohen edhe dy li braqë përshkruajnë fatin historik të kësaj ane.

112

Page 115: Aqif Isaku BOTA JONE

Unë akoma shkruaj poezi, tregime dhe romane. Ngaçdo anë e kësaj toke shënoj dëshmitë e ngjarjeve tëshekujve të ikur. Më inspirojnë ëndrrat, e herë ëndrrat egjejnë inspirimin tek unë.

Nuk di pse, por Dritën sot e kam mike më të ngushtë.Ajo tregimet dhe poezitë e mia si dhe romanin i lexon çdo ditë. Më thotë se ndjen kënaqësi. Kurse me Triminjemi më shumë se shokë dhe çdo pranverë shkoj testanet e tij dhe çdo ditë ngjitemi deri te Kodra e Tretë emalësisë së Malit të Lartë.

Se di pse të gjithë më thonë se jam bukuroshe! Mëdëgjon Shkodran? Unë mendoj se jam ajo që jam, Era, ecila i do miqtë dhe të gjithë ata që falin dashuri dhemirësi.

– Je e këndshme, Era! – foli Shkodrani dhe kërkoi qët`ia lexoj fundin e romanit Shpresa.

Do ta lexoja me gjithë dëshirë, por së pari dua që tadëgjosh një tregim që ia kam kushtuar një arbëreshi tëvogël, më kupton, një vëllai që jeton larg në tokatitaliane, andaj të lutem më dëgjo.

Albi ka lindur në fshatin Albanezi, fshat diku në jug tëItalisë.

Të parët e tij kanë ardhur para disa qindra vitevekëtu.

Familja e tij, si edhe e shumë arbëreshëve e kanëruajt traditën e lashtë të dheut të shqiponjave.

113

Page 116: Aqif Isaku BOTA JONE

Edhe gjuhën e flasin në arbërishten e vjetër. Këtë ekanë amanet nga të parët e tyre dhe ky amanet përcilletbrez pas brezi.

Albi me admirim flet për prejardhjen e tij, dhe kurrënuk e fsheh atë. Lëvdohet me trimërinë dhe urtësinë,humanizmin e njerëzve të gjakut të tij që ia dhanënjerëzimit.

Kush nuk do të lëvdohej e krenohej me trimërinë ekryetrimit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, urtësinë e Ismail Qemalit, humanizmin eNënë Terezës, mprehtësinë e Naim Frashërit dhe GjergjFishtës e sa të tjerë.

Albi me babanë vite të tëra në mëngjes dalin tëshëtisin në ajër të pastër. Duke ecur arrijnë gjer te njëkodrinë pranë fshatit dhe aty, si edhe gjyshi i tyre qëvepronte dikur, kthehen nga lindja dhe i luten Zotit përdheun e të parëve, që edhe më tepër të lulëzojë, qënjerëzit të jetojnë të lumtur.

Për çudi, një shqiponjë flatërmadhe çdo ditë afrohetpranë tyre dhe shikon ritualet e Albit dhe të babait.

Në të mbaruar me ritualet, shqiponja merrte rrugëndrejt dheut të arbrit. Fluturonte ngadalë, ndërsa Albi dhebabai e shikonin me admirim. U dukej se ajo i përcjelluratat gjer te Arbëria e stërgjyshërve të tij.

Një ditë në shkollë mësuesi i gjuhës u dha një hartimme temë ; ”I bukur është atdheu im”!

114

Page 117: Aqif Isaku BOTA JONE

Albi e shkroi hartimin duke ia kushtuar rreshtat më të bukura, rreshta që ia donte zemra dhe i thoshte mendjaqë t`i shkruajë, duke ia filluar:

Ishte ditë e parë e javës. Gjini sa i qeshur, po aq edhei mërzitur. Në klasë mësuesi kërkonte nga nxënësit që t`irrëfenin për kullat e tyre.

Fliste mësuesi, ndërsa Gjini kthente kokën ngadritarja që kishte mbetur e hapur, sa për t`i thënë Gjinitqë shikimet t`i drejtojë nga valët e detit, për t`i treguar sekulla e tij edhe sot qëndron me dyer të hapura, dukepritur bashkë me rrethinën Plaka, nëse jo më shumë, tëpaktën njëherë në jetën e tij, mes dy arbëreshëve tëqëndiset lashtësia Ilire.

Nga ëndrra e zgjoi thirrja e mësuesit, duke e thirrurnë emër dhe duke i folur me një gjuhë që edhe nëAlbanezi Gjini nuk e kishte dëgjuar.

Ku ta kuptonte Gjini, kur kullat në Albanezi flasinarbërisht!

Nuk të kuptoj, – ia ktheu fjalën mësuesit.Mësuesi mbet i habitur me pamjen e fytyrës së Gjinit.

Sikur deshe të thoshte: Gjini, të sollën dallgët në këto anëdhe, për të qenë banor i kësaj toke, do ta mësosh këtëgjuhë, se s`bën ndryshe!

Por, sytë e Gjinit flisnin ndryshe! Dukeshin sa DetiJon, po aq dhe ai Egje. E mes vetullave, sikur i qëndronteOlimpi, po me atë flakë që dikur mburreshin shtretërit e

115

Page 118: Aqif Isaku BOTA JONE

pellazgëve që i kish kënduar Homeri me pellazgjishten,gjuhën e stërgjyshërve Ilir!

I shtrëngonte dhëmbët Gjini, sikur deshe t`i thotëmësuesit të zgjaste kokën tek dritarja dhe të dëgjonteedhe zërin e nositëve, se edhe ata e flisnin gjuhën e Gjinit.

– Mësues, a më dëgjon? Në shtatin tim janë malet,në kraharor janë fushat. Vaditen dhe freskohen nga gjaku blu i Pirros së madh, ai që në këto troje me shpatë i çantekokat e bajlozëve, ndërsa me shputat e këmbës zhduktegjembat që donin të kryqëzonin.

– Gjini, – foli mësuesi po me atë gjuhë që Gjini sekishte dëgjuar kurrë. Pse Gjini nuk flet?! Pse s`kupton!?

Gjini në ëndërr ia ktheu përgjigjen me lojën e fjalës,njëjtë sikur shpatat kur kryqëzoheshin ditëve të motit tëmadh, kur Dhimitër Rëra kalorësi i Skënderbeut, i bekuarnga Gjergji i madh i ndiqte hap pas hapi azhuret që donintë mposhtnin jehonën e burrërisë së Pirros.

Mësuesi sikur ia lexoi mendimin Gjinit dhe po me tënjëjtën gjuhë i foli:

– Gjini, ishin shekuj përplot bubullima kur i pari i fisittim kish lëshuar Ulpianën. Kish kaluar shtatë kodrat përtë arritur në Raguzë dhe me një anije pa vela, duke çarëujin e detit me shpatë arriti në oborret e Albanit, sa për tëlindur Konstantinin e Madh.

Por, mua sot më ka mbetur vetëm gjaku nëpërdamar, e gjuhën sikur ma kanë lidhur nyje shtatë gjar -përinjtë e kohës , që bota i emëronte kuçedrat e zjarrit.

116

Page 119: Aqif Isaku BOTA JONE

Sikur u kuptuan mes veti. Gjini filloi të qesh bashkëme shokët e klasës, të cilët kishin gjakun e Gjinit dhegjuhën e mësuesit!

Dhe, pandehur aty ia behu shkrimtari Gojan. Upërshëndetëm dhe treguam për ditët që i kemi kaluar qëprej kur nuk jemi parë.

Më pyesti se a kam vazhduar me shkrime e shumë,shumë të tjera. Unë qesha. Nuk desha të tregoj përtregimet që vazhdimisht i shkruaja, por Trimi si gjithmonë e dha përgjigjen.

– Xhaxhi Gojan, Era nuk e ka ndalë shkrimin, bile-bilee ka rritur edhe cilësinë. Tani më lexoi disa tregime. Sa tëbukura ishin! Së paku kështu mua më dukeshin.

– Eh, Era, Era! Nuk deshe të më tregosh për tregimetqë i ke shkruar, – tha xha Gojani duke lëkundur kokën.

– Jo, xha Gojan! Sa desha të të tregoj, por Trimi mamori fjalën. Andaj të lutem mos u hidhëro. Ja tërëtregimet që i kam shkruar! – dhe ia lashë përpara.

Xha Gojani i mori, u hodhi një shikim, u kthye nga unë dhe më tha:

– Të kuptoj Era! Nuk të hidhërohem! Por unë sishkrimtar i kësaj ane desha të di nga e njohe Artën eArtës!? Prandaj do ta lexoj tregimin. Dhe, pa humburkohë filloi:

Po kush nuk e njeh Artën nga Arta! Ajo ka qenë disaherë tek ne me nusen e dajës tim. Shumë herë mëthoshte se në tokën çame bukuritë nuk shterojnë kurrë.

117

Page 120: Aqif Isaku BOTA JONE

Nga ajo e mësova trimërinë e Bubulinës dhe zgjuarsinë eMarko Boçarit.

Mësova për vuajtjet e popullit të lashtë çam në tokën e arbrit. Por, një ditë ndodhi ajo që ndodhi! Ikën ngavatrat shekullore dhe u shpërndanë gjithandej. Akomanuk dihet sesa ishte numri i të ikurve. Vatrat e tyrembetën jetime. Të vetmuara duken edhe sot, edhe psejanë të banuara.

Sa i lexoi këta rreshta, zëri i shkrimtarit u shter dhenuk mund të lexonte më. Sytë iu mbushën me lot. I pikëlluar dhe i tronditur nga rrëfimet për çamët dhekatrahurat e tyre, mu kthye:

– Era moj, më bëre për të qarë! – dhe fshiu lotët. I latregimet dhe nuk deshi të lexonte më.

– Xha Gojan, ndoshta vitin e ardhshëm do t`i botojtregimet që i kam titulluar: ”Fletë nga ditari i Artës ngaArta”, – fola sa për ta gëzuar pak.

– Më qetësove Era e dashur! Beso, kësi tregimeshnuk e di a mund të shkruaj edhe unë, andaj të përgëzoj.Vazhdo të shkruash sepse tregimet i ke jashtëzakonishttë bukura.

Dhe kur u qetësua krejtësisht, u hodhi edhe njëshikim tregimeve dhe ndau për lexim tregimin: ”Botajonë”.

– Nga të lindi personazhja Diellza në këtë tregim,Era? – më pyeti Shkodrani.

118

Page 121: Aqif Isaku BOTA JONE

– Eh, more Shkodran! Diellzën ma sollën ëndrrat ngaToka e Arit të Zi, tokës ku Diellza i dashuronte moshatarët e saj si ata që jetojnë në lumin e Verdhë, duke u dhuruarbuzëqeshjet nga qyteti ku buzëqesh shtatorja e lirisë.

– Ti moj Era, s`të paska mbetur pëllëmbë e botës pa u shkrua na librat tua! Por, dua të di, pse tregimin ku sikryepersonazhe duket Diellza e ke pagëzuar “Botajonë”?!

– Shkodran, Shkodran! Ëndrrat më thonë gjithmonëse fëmijët kanë një botë dhe një ëndërr, që dielli gjith -monë të buzëqesh si zemrat e tyre me shumë dashuri!

– Era, a thua një ditë ëndrrat tua do të trokasin nëderën time?

– Si jo, Shkodran! Ëndrrat trokasin gjithmonë tekdyert e zemrave ku burojnë dashuritë! Më kuptove pra,kështu është bota jonë! Botë ku fëmijët janë të lumtur!Kanë lojëra dhe ëndrra të përbashkëta. Botë ku fjala emirë e sfidon të ligën, ku lojërat zëvendësojnë luftën e tëkeqen, prandaj e pagëzova kështu.

Sërish xha Gojanit iu mbushën sytë me lot. Por, kësajhere nuk ishin lot hidhërimi apo dhembshurie, por lotgëzimi për tregimet e mia të mrekullueshme! Nuk fliste.Vetëm lëvizte kokën e mblidhe krahët pa asnjëfarëkomenti. Nuk i besohej se një vajzushë si unë mund tëshkruajë tregime kaq të bukura.

– Më duket se këto tregime ju kanë befasuar, ngasejanë paksa më të vështira për t`i kuptuar dhe sigurisht do

119

Page 122: Aqif Isaku BOTA JONE

të thoshit; sesi Era me këtë moshë mund t`i shkruaj, – ufola me një zë të butë, kur i pashë se më shikonin mehabi.

Ju thashë që më parë, se ëndrrat janë ato që mëndihmojnë në shkrimin e tyre. Edhe këto tregime ato m`itreguan, ndërsa unë vetëm shkruaja atë që më thoshin,andaj mos u befasohuni!

Duhet t`i kuptonit edhe fjalët e Trimit kur thoshte se:Era jo vetëm që shkruan, por shkruan edhe me një cilësimë të lartë, sepse gjërat fillova t`i shikoj pak më ndryshe,ndërsa edhe fantazia ime dita-ditës vjen e zhvillohet.

Kështu vazhdoja të shkruaj herë tregime të ëmbla eherë nga ato më të dhimbshmet.

Dhe vazhdova bisedën, duke u treguar se një tregimtjetër e kam shkruar vitin e kaluar kur isha te Lulja nëvizitë dhe mua më duket se është më i bukuri ndër tëgjitha tregimet që i kam shkruar, të titulluar "Bisedë mefotografinë" dhe i luta që ta dëgjojnë leximin, sa për t`ibindur se kam të drejtë.

Sot u zgjova më herët se ditët tjera. Duhej të shkoj në qytet, andaj sa i lava sytë, dola nga shtëpia dhe nisarrugës për të arritur tek libraria ku duhej të blija ngjyra qëmë nevojiteshin për pikturat e mia.

Ecja kokëvarur e ngadalë meqë shiu i lehtë që rigonte nuk më lejonte që ta shpejtoja hapin.

Duke ecur takova shokun tim Donin që me vite nuk ekisha parë. Pasi u përshëndetëm, biseduam për ditët e

120

Page 123: Aqif Isaku BOTA JONE

bukura shkollore, për shëtitjet e përbashkëta rrugëve tëqytetit, lojërave nëpër parqe e shumë gjëra tjera.

Ashtu si në shaka i thash; se për pak nuk do ta njihjapo të mos e kishte kthyer kokën. Doni qeshi dhe më ftoipër një pije në restorantin më të afërt.

Pa hezituar fare pranova ftesën dhe shkuan nërestorant.

Aty më tregonte për ditët e kaluara larg vendlindjes,ditë që i dukeshin të gjata sa një vit.

Për ta ngacmuar pak, nxora fotografinë që e ruaja qënga klasa e tretë.

Doni i habitur ma mori prej dore dhe filloi ta shikojëme mallëngjim. Filloi t`i numërojë shokët e shoqet.

I kujtohej Gimi, kur në një lojë futbolli u hidhëruanpër një zënkë të vogël. Por, hidhërimi nuk zgjati mëshumë se pesë minuta. Ashtu kalonim ne në atë kohë.Ishim si një familje e lumtur.

– Të lutem, Era, – më tha Doni. Më trego për jetënkëtu, për shoqërinë. Ç`ndodh me ta? Ku janë? E di se kenikaluar kohë të vështira. E di se shumica janë shpërngulurnga vendlindja për të kërkuar vendin e ëndërruar, për njëjetë sa më të lumtur. Të lutem Era, më trego! Jam tejet ishqetësuar. Dua të di gjithçka për ta. Dua të di se a janë të lumtur!? A e kujtojnë vendlindjen!?

Mua, edhe pse me prindërit jetojmë mirë, mendjamë rri tek vendlindja, te shoqëria e dikurshme. Beso Era,atë jetë kurrë nuk mund ta kesh në botën e huaj. Atje,

121

Page 124: Aqif Isaku BOTA JONE

gjithmonë je i huaj. Edhe buzëqeshjet nuk janë si nëvendlindje.

– Doni i dashur, – ia ktheva me butësi. Shumica prejshokëve e shoqeve janë në mërgim. Ikën në ditët kur plasi lufta dhe nuk u kthyen më. Edhe mua më ka marrë mallipër ta. Por kam fotografitë tona dhe çdo ditë çmallemduke i shikuar. Kështu e kaloj kohën, bile për ju shkruajedhe poezi e tregime!

– Poezi dhe tregime! – tha Doni!– Po, – ia ktheva. Kam shkruar shumë. Shpresoj se një

ditë do t`i botoj sikur tregimet, poezitë dhe romaninkushtuar shoqes sonë Dita, që e titullova me të njëjtinemër.

– Të lumtë, të lumtë! – ma ktheu Doni. Ti nga e gjithëgjenerata na e paske kaluar! Qenke bërë shkrimtare.

– Po, po, Doni. Kam shkruar shumë tregime dhepoezi. Për këto kam marrë shumë lëvdata.

– Të përgëzoj edhe njëherë Era. – tha Doni.Orët kalonin e ne nuk e kuptonim se dielli ishte

ngjitur në kupën e qiellit. Atëherë mu kujtua se duhet shkuar në librari të blej

ngjyra. Këtë ia thash edhe Donit, duke i premtuar senesër shihemi përsëri.

Të nesërmen, siç u morëm vesh, dolëm te parku iqytetit për t`u takuar si takoheshim dikur. Për befasinëtime dhe të Donit, aty ishin të gjithë shokët e shoqet eklasës sime të dikurshme! Kishin ardhur për pushime

122

Page 125: Aqif Isaku BOTA JONE

përveç Dardanit, i cili dy-tri ditë para se të ndaheshim, ma dhuroi një fotografi të tij, dhe ashtu në të qeshur më tha;këtë do ta kesh kujtim gjer sa të jesh gjallë.

Është fotografi shumë e bukur. Aty Dardani mekaçurrelat ngjyrë gështenjë dhe sytë larosh, duket si njëart ist i vërtetë dhe sa herë që gjeja kohë, e shikoja dhebisedoja me të përmes fotografisë.

U përshëndeta me të gjithë dhe filluam bisedat, mëpas edhe lojërat të cilat i luanim dikur.

Aty kuptova se Dardani më nuk është gjallë. Këtë matregoi Dija, e cila kishte dëgjuar nga tezja e saj për fatin ezi të Dardanit dhe familjes së tij, në ditët kur lufta morihovin më të madh.

Një granatë e armikut e kishte goditur banesën e tyre dhe të gjithë kishin mbetur të vdekur. Ranë përjetësishtnë altarin e lirisë.

– Nuk e dija, me të vërtetë nuk e dija Dija, – thash dhe ia shkrepa vajit.

Teksa u qetësova pak, u tregova shokëve e shoqevepër fotografinë që Dardani ma kishte dhuruar.

U rrëfeva për bisedat e mia me Dardanin nëpërmesfotografisë.

Sot, kur kuptova për fatin tragjik të tij, u premtovashokëve se amanet ia kam fotografisë që të bisedoj çdoditë me të. Ashtu edhe veproj.

Çdo natë i lexoj poezi dhe tregime, ndërsa nëmëngjes ia tregoj ëndrrat e mia.

123

Page 126: Aqif Isaku BOTA JONE

Nuk e di sesa do të zgjasë, por jam e lumtur qëngushëllimin e gjej te fotografia.

– Të pëlqeu ky tregim Shkodran?! Bëhet fjalë për njëkohë disa dekada para se të lindnim ne. Atë mot, kësajane toka quhej ndryshe. Më tregonte edhe gjyshi, seqyteza ku kishin jetuar Dita dhe shokët e saj, siç e quansot, quhej Arbëri.

Këtë tregim e gjeta në ditarin e Ditës në shtëpinë etezes sime, që dikur e kishte shkruar dhe mbeti si dëshmie kohës së ikur.

Edhe ajo kishte shkruar, ashtu siç shkruaj edhe unësot.

– I këndshëm, por edhe i dhimbshëm është edhe kytregim. Tani të lutem që të më lexosh diç nga romaniShpresa, – më tha Shkodrani.

Me dëshirën më të mdhe Shkodran, por, më mirë dotë doja që romanin ta lexosh vetë kur të del nga shtypi,më kupton. Nuk dua që të jem prezentë kur ta lexosh, eaq më tepër që unë ta lexoj.

Mund të të them se Shpresa – kukulla prej kashte imbeti kohës me legjendën e vet dhe, sado që të kalojnëvitet, do të jetojë herë me emrin Shpresa, e herë meemrin Era.

– Po, Era!– E unë do të jem vetëm një emër, si Era. Ndoshta

dikush do të thotë; i lumtë Erës, që Erës i dha jetë që t’ijetojë motet, bashkë me emrin Shpresë.

124

Page 127: Aqif Isaku BOTA JONE

– Era, a nuk mund të paktën faqen e fundit të malexosh?

– Të lutem Shkodran, mos më detyro! – iu lutaëmbëlsisht.

Si duket edhe Shkodrani u pajtua me mendimin timdhe nisëm të bëjmë rrugë rreth Lumit të Bardhë, dukeshikuar rrjedhën e tij sesi me lojën i josh kalimtarët.

Ecëm deri te Ura e Gurit. Shkodranit sikur iinteresonte se... sikur donte të dinte diçka më shumë përta... Ia lexoja fytyrën se këtë e kërkonte nga unë.

– Era, të lutem, a nuk më thua diçka!?– E, ç’të të them Shkodran?!– Era, dua të di se ç`ndodhi me Trimin dhe Erën!?– Miku im, – ia ktheva fjalën duke ia zgjatur

dorëshkrimin e romanit. Ja mere dhe lexoje në shtëpi dhe do ta kuptosh.

Mua më duket se mes tyre ka diç më shumë semiqësi dhe, nisa hapin drejt shkallëve të Lumit të Bardhëqë të shpie deri te kroi i qytetit.

Dhe, papritmas e dëgjova zërin e Trimit! Më thërriste fuqishëm:

– Eraaaa.... Eraaaa.... Eraaaa....Jehona e zërit sikur trokiste te dera e kopshtit të

kraharorit tim.I hapa sytë që të shikoja, se mos vallë Trimi i staneve

të Malit të Lartë kishte ardhur në qytet, por më kot. Po, ikot ishte shikimi. Pos zërit që dëgjoja, nuk shihja gjë.

125

Page 128: Aqif Isaku BOTA JONE

Vetëm e ndija lehtë dorën e Shkodranit sesi më kapipër dore, duke më thënë fjalën që se kisha dëgjuar kurrë:

– Era, nuk mund të kuptoj se kush është Era e kushEra. A nuk më thua vallë, se cila je ti, e cila është Era!?

Nuk e zgjata shumë dhe iu drejtova Shkodranit.– Shkodran, mes meje dhe Erës nuk ka dallime. Herë

unë jam Era e Erës dhe herë, Era është Era e Erës.Sikur koka iu mbush me mjegull Shkodranit dhe pa

dashje fërkoi sytë, thuaj se ikte nga një ëndërr që nuk ekishte dashur kurrë.

Kur arritëm te skaji i udhëkryqit të tretë, upërshëndetëm. Shkodrani mori krahun e majtë, ndërsaunë krahun e djathtë të rrugës.

Kaloi më shumë se një muaj. Gati në çdo librari tëqytetit buzëqeshnin librat e mia.

Shkodrani, më thoshin shoqet e shkollës, i kishtekërkuar mësuesit të gjuhës që t’i tregonte pe për pe përlibrat e mi.

Një ditë, pas ca kohësh, papritmas u takuam.– Era, – më tha Shkodrani. E di, më beso se e di se cila

Erë je ti dhe filloi të buzëqesh, duke e hapur romanin tefaqja e njëqind e trembëdhjetë.

– Të lumtë Shkodran, – i thashë dhe ia zgjata dorënqë të ecnim buzë liqenishtes, sa për të më kuptuar seshëtitja ime ishte me ëndrrat e ëndrrave.

Biseduam gati dy orë dhe më në fund e kuptova seedhe Shkodrani e kishte kuptuar se cila Erë jam unë.

126

Page 129: Aqif Isaku BOTA JONE

Ikëm drejt shtëpive dhe nuk u pamë më.Unë, edhe sot jam me Trimin te stanet e Maleve të

Larta. Por, kësaj radhe, nuk shkruaj as poezi e as tregime.Jam duke e pikturuar kasollen e pestë, ku plaku i maleveme plakën gdhendin lodra për fëmijë të tjerë, ndërsa unëme kukullën prej kashte fjalosemi për ngjyrat që i hedh në pëlhurë.

Kukulla prej kashte i do bardhësitë, e unë e duangjyrën blu. Kacafytemi deri në orët e vona dhe më pasdalim bashkë deri te brigjet e Lumit të Bardhë për t`ufreskuar.

Bashkë pimë ujin e Lumit të Bardhë dhe qeshemi përzënkat tona, madje me zënka na merr edhe gjumi. Po,herë në ëndërr, e herë në zhgjëndërr.

Të paktën, kështu më thotë Trimi. Nuk e di sesi, por duke pikturuar, sikur filloi të duket

bari në rrasën e tretë; rrasë, ku shkruhej me një gjuhëtjetër; gjuhë të ëmbël e të kuptueshme!

127

Page 130: Aqif Isaku BOTA JONE

ËNDRRAT NË BOTËN E FËMIJËVE

Jo rrallë ngjet që për veprat mjaft voluminoze kritikumund të thotë shumë më pak sesa vetë vepra, e ciladisponon me një varg të tërë vlerash natyrash tëndryshme. Se i e tillë ajo vetvetiu të imponohet, jo vetëmme bukurinë artistike që ka, por edhe me thellësinëkuptimore, me misionin që ka zënë ta kryej, me fluksetideologjike që rrezatojnë kah një mo ment i rëndësishëmsociologjik, me dramacitetin që rezulton përmes vlerashkonfliktuoze, të cilat si zakonisht japin sintezën huma -nitare, porositë dhe zgjidhjen e situatave të ndërlikuarames alternativave të ndikuara pozitivisht.

Pra, sikur detyrohemi të mendojmë se shpeshherëvargu është personifikim i poetit, kurse tregimi apo mëmirë thënë proza është dashuria ndaj botës që tërrethon. Jo rastësisht themi kështu sa për t’u ndërlidh me romanin “Bota jonë“, të poetit dhe prozatorit Aqif Isaku icili i ka këto elemente, elemente të cilët në të shumtën erasteve brenda gjeografisë së romanit e karakterizojnëpersonalitetin atdhetar e hu man që e kultivon një shpirtqë i ka kaluar kufijtë e tokës së tij dhe mëton që të ngjitetshkallëve ku e shpie imagjinata, për të sfiduar gjuhën e sëkeqes dhe për të dhuruar gjuhën e dashurisë.

128

Page 131: Aqif Isaku BOTA JONE

E gjithë bota e romanit, na jep të kuptojmëpersonalitetin e një fëmije, botën e një vajzushe e cila pos atdheut dashuron edhe botën e ëndrrave ku jeta jetohetndryshe nga moti i kohës, botë e ëndrrave që dhuron jetëe dashuri dhe, në kërkim të ëndrrave shpalos karakteret e njerëzve si dhe shfaq dashuri për dashuri.

Era, kjo vajzushë e cila pa asnjë hezitim e vë veten nëshërbim të dashurisë ndaj njerëzores, duke mos eharruar edhe atdheun si një gjeografi ku gjendetvendlindja e saj, është simbolika e vendosmërisë,qëndresës, që kthehet në motin e kohës dhe në kërkim të mirësisë, takon motet për t`i sfiduar, duke i hedhur nëletër ëndrrat dhe dëshirat për të fituar pavdekshmërinë.Sepse vetë Era është bota e ëndrrave që brenda shpirtittë saj jeton ideali më i lartë – dashuria ndaj botës sëfëmijëve.

Kështu që romani “Bota jonë” i Aqif Isakut hapet mepamjen e një gjeografie ku jeton dhe ëndërron Era, e cilandjeshëm shpreh dashurinë ndaj tokës dhe fëmijëve,dashuri e cila shndërrohet në mall.

Ajo dashuri nuk vdes, nuk harrohet, nuk vyshket, nukshteron dhe nuk plaket kurrë. Dashuria ndaj natyrës qëajo e do dhe i mungon shumë, e shtynë të bëhet poete,tregimtare dhe romansiere, që të ushqehet më gjuhen evet, sepse fëmijët nuk mund të mbesin viktimë e natës.

Në ecje Era ka ëndrrat si dhe kujtesën që lidhettërësisht më moralin e njeriut të kësaj ane dhe

129

Page 132: Aqif Isaku BOTA JONE

përvujtëria e tyre në kërkim të lumturisë dhe dashurisësë madhe për lirinë që ndër duart e uniformave blu dheuniformave tjera nga dita në ditë shtrydhej.

Sikur për të gjithë poetët edhe për Erën në ecje, namëson shkrimtari Aqif Isaku se edhe mërgimi do tëmbetet ëndërr e shpirtit. Jeta e bashkë-vendëseve të sajnë mërgim është dimër edhe pse ndryshe e kishteimagjinuar. Në mërgim çdo stinë qenka dimër, edhe pseEra ka në shpirt edhe stinën e pestë qe e mban ngrohtëgjithnjë. Ajo është stina e dashurisë. Vetminë në mërgimpa të dashurit, në një lagje të panjohur, ku nuk ke mekënd të bisedosh dhe sytë i drejton andej nga të përcjellëmalli, meditimet. Era, kjo shkrimtare e lindur ngashkrimtari Aqif Isaku nuk e harron as edhe arbëreshin evogël Albin, i cili në dhe të huaj nuk e kupton gjuhën emësuesit, ndaj kërkon sqarim nga babai se pse mësuesinuk flet arbërisht.

Nga e gjithë kjo që u lartshkrua kuptojmë se romani“Bota jonë” i Aqif Isakut gjithsesi i takon atij grupi veprash që të hapin horizontin kontenplativ, e lënë të hapur mun -dësinë e konstatimit të qartë dhe përmes konkretësisëepisodike të paravihet me vlerën e vet, jo si e imponuar,por si eksponat para të cilit vizitori gjithsesi do të ndaletpër një kohë më të gjatë.

Ndaj lirshëm mund të themi se tematika e këtij ro -mani është marrë nga koha që e jetojmë si dhe

130

Page 133: Aqif Isaku BOTA JONE

shoqërohet me shumë mo tive e tema nga periudhat endryshme të popullit tonë.

Këtë tematikë shkrimtari Aqif Isaku e zhvillonpërmes një numri të matur personazhesh, që do të thotëse shkrimtari s’ka ambicie ta shtojë numrin e per -sonazheve pa nevojë, që pastaj shumë prej tyre të nadalin të zbehtë dhe, kjo metodë e të shkruarit as që evarfëron strukturën e romanit, për t`i lënë pezullzhvillimet e dramave brenda tij, por përkundrazi, brendaromanit gjallërojnë drama të natyrave të ndryshme.

Kryepersonazhja Era, në veçanti, dëshmon se AqifIsaku me një mjeshtri të rrallë në romanin “Bota jonë” i ka sajuar personazhet, duke i motivuar me mjeshtri tëduhur dhe, pothuaj se në asnjë rast nuk lëvizin pa ndonjëshkak.

Nga faqja në faqe vetë kryepersonazhja Era, meener gjinë e saj na dëshmon se atdhedashuria dhehumanizmi janë dy pikat që edhe vetë shkrimtarin edetyruan të krijojë një ro man të këtillë.

Ky lloj motivacioni vlen për personazhet pozitiveedhe pse personazhet e natyrës neg a tive, duken si hijeapo si sfond që mbetet i mundur nga humania.

Bota fëmijërore në romanin “Bota jonë“ ështëfaktori esencial përmes së cilës zhvillohet ideja qendrore, kështu që e tërë filozofia e romanit apo më mirë thënë etërë filozofia e strukturës ideore të romanit qëndron në

131

Page 134: Aqif Isaku BOTA JONE

konstatimin se: njerëzorja dhe kombëtarja janë pasqyrë e njeriut që tokës së vet i betohet.

Kjo ide i kthen fëmijët kah atdheu dhe njerëzorja, uaforcon ndjenjën kombëtare dhe i kthen kah patriotizmi sie vetmja komponentë mo rale të trashëguar nga të parët,duke e ngritur lart krenarinë e të parëve, për të qenë tëdashur për të tjerët.

Dhe, më në fund mund të themi se: sado që botanjerëzore i ka të metat e veta që gjithsesi edhe sot janëdominante, bota e fëmijëve sipas shkrimtarit Aqif Isakutë metat e kësaj bote sikur nuk do që t’i jetësojë.

Ndaj me romanin në fjalë shkrimtari mekryepersonazhen Era, na detyron që të keqes t’i themindal dhe mirësisë t’i hapim shtigje.

Rami Kamberi

132

Page 135: Aqif Isaku BOTA JONE